Gjendra Tiroide (Thyroidja) Anatomia Kirurgjikale & Struma

Page 83

Raportimet e hershme të operacioneve janë të paqarta. Celsus, Gallen, Leonidha, Aetios, Albucasis ju është atribuar paraprakisht kryerja e operacioneve të strumës (gushës). Tiroidektomia e parë e njohur është përshkruar në vitin 1646 nga Wilhelm Fabricius në Gjenevë (9,10). Tiroidektomia e parë e pjesshme e dokumentuar mirë për një tumor të gjëndrës tiroide, u krye në vitin 1789, gjatë Revolucionit Francez, nga P. S. Dessault (1744 1795) në Paris. Disa vjet më vonë, në 1808, Guillance Dupuytren (1777-1835) kreu një tiroidektomi totale për një tumor të gjendrës së tiroides, dhe në 1880 Ludwig Rehn (1847-1930) ka kryer tiroidektominë e parë të suksesshme për strumën (gushën) egzoftalmike (11).

***

Gjëndra tiroide Gjëndra tiroide është gjëndra më e madhe e trupit të njeriut, ndodhet në pjesën e përparme të bazës së qafës, ka formën e një fluture e peshon rreth 20-35 gr. Gjendra tiroide përbëhet nga 2lobe, i majti dhe i djathti, lobi i djathtë është paksa më i madh se lobi i majtë, të dy këto lobe janë të lidhura me njëri-tjetrin me anë të istmusit i cili perbëhet nga ind parenkimatoz (12,13).

Elementet funksionale të gjendrës tiroide janë vezikulat të cilat prodhojnë hormonet e jonizuara dhe elementi tjetër janë qelizat parafolikulare C, që sekretojnë hormonin e kalçitoninës me natyrë polipeptidike. Ky hormon luan rol hipokalçeminant dhe hipofosfominant. Gjendra Tiroide

© Prof. Dr. Arben Gjata, Kirurg, Lektor, QSUT “Nene Tereza”

83


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.