Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
73
autoriteteve qё tё mendojnё pёr procesin e pashmangshёm tё transformimit tё saj si njё media publike. Nё periudhёn para dhe pas miratimit tё kuadrit ligjor pёrkatёs, u pasurua tipologjia e radiostacioneve duke tentuar profilizimin, si njё mёnyrё e mbijetesёs nё njё bandё tё tejmbushur FM-je, pёr tё modeluar programacionin nё funksion tё target-it, por duke u ndeshur dhe me fenomene tё reja, tё pakonceptueshme deri atёherё pёr tregun shqiptar, respektimin e tё drejtёs autoriale pёr materialet e pёrdorura nё transmetimet radiofonike.
5.1 Fillesat nё tregun privat të transmetimeve Stacioni i parё privat nё Shqipёri, Radio Vlora, nisi nga transmetimet mё 17 nёntor 1994. Ky ёshtё njё ndёr momentet shumё tё rёndёsishme nё transmetimet radiofonike nё vendin tonё, ёshtё fillimi i rёnies sё monopolit shtetёror nё kёtё sektor, nxitje pёr gjallёrimin e tregut tё brendshёm nё larminё e shtrirjes sё sinjalit dhe pёrmbajtjes sё programeve. Atё periudhё Shqipёria pёrjetonte frutet e kthesёs sё madhe, kalimit nga diktatura nё proceset demokratike, tё shumёfishimit tё titujve nё median e shkruar, por ishte ende pa eksperiencё, kuadёr ligjor dhe institucione qё rregullonin aktivitetin nё tregun e medias elektronike. Nёse do tё hedhim njё vёshtrim tё shpejtё me atё qё ka ndodhur nё vendet e rajonit, Shqipёria nuk dukej shumё e vonuar gjithsesi. Nё Turqi, Kent FM, e lokalizuar nё Stamboll, si radio e parё private transmetoi nga 4 qershori i vitit 1992. Nё Bullgari, Radio FM+ nё kryeqytetin Sofje, daton pak mё vonё fillimin e “on air”, mё 15 tetor 1992. Kurse Greqia dhe ajo qё ёshtё konsideruar nё atё kohё si ish-Jugosllavia, janё mё tё hershme nё hapjen e tregut privat tё radiove: Top FM e inaguruar nё maj tё vitit 1988, nё pronёsi tё grupit mediatik Lambrakis, shёnon fillimet e radiofonisё private nё shtetin helen; njё vit mё pas mё 15 maj 1989 nisi tё emetojё Radio B92 nё Beograd. Nё Kosovё stacioni i parё privat qё nisi nga transmetimet nё maj tё vitit 1998 ishte Radio Koha, pjesё e kompanisё mediatike me tё njёjtin emёr, themeluar nga publicisti i njohur Veton Surroi. Duke iu kthyer tregut vendas, bёn pёrshtypje fakti qё tri radiot e para lokale private nё Shqipёri ishin njё “import eksperience” nga vendet fqinje. Themeluesi i Radio Vlorёs dhe Radio Hot (nё qytetin e Patosit) ktheheshin nga emigracioni nё Greqi, ku kishin pasur mundёsinё tё shikonin aktivitetin