Page 1


Arben Muka

70 radio shqip në 70 vite 1938 - 2008

Profili dhe veçoria e çdo stacioni radiofonik në Shqipëri. Themeluesit,protagonistët,emisionetdherubrikatmëtëpëlqyera.

A B C media center Tiranë2008


2

Arben Muka

Botues:

A B C media center Qendra e Medias “ABC” Kutia Postare 1402, Tiranë Tel: 0683533348 E-mail: abc_media_center@yahoo.com Faqosja:

Bujar Karoshi

Fondi fotografik: ABC Media Center,

Fotoreporteri i njohur Gent Shkullaku, LSA, Qendra e Medias e Fondacionit SOROS, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, Arkivi i radiove që përfshihen në këtë botim. Produkt i botimeve EMAL ISBN © E drejta e autorit.

Mbështetës financiarë të këtij botimi:

Albanian Refining and Marketing of Oil Sh.a

Tiranë, 2008

Z. Arian Musa, President i “Noshi Group”

Z. Adi Fuad Haxhiymeri Drejtor i Përgjithshëm i “Prima - Bloja Co.”


70 radio shqip në 70 vite

Ja dedikoj familjes time, Edës dhe dy fëmijëve, Johanit e Amit, të cilët kanë pritur me padurim sa të lirohem nga puna voluminoze e këtij botimi.

3


4

Arben Muka

Çdo mendim ose sygjerim për plotësim a saktësim në përmbajtjen e këtij botimi është i mirëpritur. Shkruaj në adresën: Kutia Postare 1402, Tiranë. E-mail: abc_media_center@yahoo.com. Nëse je i interesuar për kopje të këtij libri shkruaj po në adresën e mësipërme të e-mail-it, ose porosit direkt në: Tel- 0683533348.


70 radio shqip në 70 vite

5

I. 70 vite në disa rradhë


6

Arben Muka


70 radio shqip në 70 vite

7

Nëvendtëhyrjes

—Transmetimi i ndeshjes së futbollit mes ekipeve të Tiranës dhe Kavallës së Greqisë, më 1 shtator 1938, nën komentin e të madhit Anton Mazreku, mendohet se është direktja e parë radiofonike në Ballkan. —Transmetimi i parë zyrtar radiofonik në Shqipëri daton më 28 nëntor 1938, në valët e Radio Tiranës. — Të gjitha pajisjet e studios së Radio Korçës u dogjën nga ushtarët gjermanë në shtator të vitit 1943, për t’u ndërtuar nga fillimi afër dy vjet më pas. — Në transmetimin e parë të Radio Gjirokastrës, më 20 mars 1945, u fol nga një megafon në ambjent të hapur dhe u lëshua muzikë nga një gramafon, aq sa njerëzit aty rreth kujtuan fillimisht se ishin prezent në një aheng. — Radio e parë private në Shqipëri është Radio Vlora, që nisi nga transmetimet më 17 nëntor 1994. — Radio Ime është stacioni i parë privat në Tiranë, më 12 mars 1997. —Radio Top Albania është stacioni më i madh radiofonik shqipfolës në Europë. —Radiot private që kanë nisur aktivitetin në banesat e themeluesve, ose pronarëve të tyre janë Radio Vlora, Radio Hot, Radio Stinët, Radio Koha, Radio Dea, Radio Ruzvelt, Radio Intervista, Radio e Parë etj.


8

Arben Muka

—Zyrtari që ka qëndruar më gjatë në krye të një radiostacioni shqiptar është Alush Ceno, që ishte prej 40 vjetësh drejtor në Radio Shkodra. — Radio 1 është stacioni i vetëm që ka transmetuar të plotë në valët e saj një bisedë të përgjuar në Shqipëri nga shërbimet sekrete, një dialog mes një diplomati të rëndësishëm përendimor të akredituar në Tiranë dhe njërit prej qeveritarëve kryesore shqiptarë, në gusht të vitit 1997. — Radio që ka marrë licencën e parë nga Këshilli Kombëtar i Radiove dhe Televizioneve është Radio Gras, në vitin 1998. — Radio Enter është stacioni i vetëm që ka ndërruar për 48 orë rresht siglat e saj identifikuese, duke përdorur ato të Radios Kontakt, në shtator të vitit 1998. —Viti 1998 ka qënë viti më pjellor për lindjen e stacioneve private, 16 të tilla, ndërkohë që një vit më parë u krijuan 14 radio. —Dita Shën Valentinit, 14 shkurti, është dhe data që kanë nisur zyrtarisht nga puna më shumë radio private në Shqipëri, 4 të tilla, madje më 14 shkurt të vitit 2004 kanë lindur 3 radio, AMC Love Radio e Super Star në Tiranë dhe +3 në Fier. — Radio Gramshi është e vetmja që ka aktivizuar për të përgatitur dhe drejtuar njërin nga programet e saj më të ndjekura, në vitin 1998, një të verbër, i diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. — Gjatë krizës së Kosovës në vitin 1999, në Radio Kukësi janë lexuar rreth 20 mijë njoftime për njerëz të humbur, apo për bashkime të familjeve kosovare që u dëbuan me dhunë nga shtëpitë e pronat e tyre nga forcat policore dhe paraushtarake serbe. — Spikeri i parë që ka folur në mikrofonin e Radio Fierit ishte bojaxhiu që lyejti ambjentet e radios, një djalë i apasionuar pas muzikës, i cili punoi afër dy muaj si DJ për programet muzikore, në vitin 1999.


70 radio shqip në 70 vite

9

— Radio Studenti u vodh dhe u plaçkit qysh në tetor të vitit 1999 dhe ende nga autoritetet policore nuk ka një variant zyrtar për autorët dhe rrethanat. — Boom Boom Radio është stacioni privat me numrin më të madh të anëtarëve të stafit që kanë punuar, ose punojnë për programet e saj, 33 vetë. —Radio e Parë, që transmeton nga qyteti i Burrelit, është i vetmi stacion që ka organizuar programin muzikor në bazë të kërkesave të dëgjuesve edhe pa linjën telefonike, duke i ftuar ata të vijnë direkt për ta shprehur dëshirën e tyre në mikrofonin e studios, në vitin 2000. —Radio Klea në Elbasan e ka siguruar reklamën e parë qysh në emisionin e parë të saj, në maj të vitit 2002, pas interesimit të drejtpërdrejtë të drejtuesit të një sipërmarrje private në qytet, i cili dëshironte të promovonte aktivitetin e vet në valët e kësaj radioje. — Radio Intervista është stacioni i vetëm që ka krijuar shoqatën e dëgjuesve dhe fansave të programeve të saj, shoqatë që ishte mjaft aktive në organizimin e veprimtarive argëtuese dhe eskursioneve edhe jashtë Tiranës. —Radio New Planet ndërtoi një marrëdhënie të veçantë me dëgjuesit e saj, duke organizuar për disa të diela aktivitetin „Magic bus”, ku një autobuz i prenotuar ishte në shërbim të fansave të radios për eskursion jashtë Tiranës, në një itenerar udhëtimi që vendosej nga vetë ata. —Radio +2 është i vetmi stacion privat që ka institucionalizuar organizimin e një festivali mbarëkombëtar të muzikës moderne shqiptare, quajtur „Mikrofoni i Artë”, qysh prej verës së vitit 2002. — Radiostacioni që ka organizuar dhe bashkëorganizuar më shumë veprimtari koncertale jashtë studios së saj me këngëtarë vendas dhe të huaj është Club FM.


10

Arben Muka

—Emisioni më i gjatë radiofonik është “Pa gjumë”, një variete 11 orëshe që transmetohej pa ndërprerje, nga ora 20.00 e ditës së shtunë deri në orën 07.00 të së nesërmes, në valët e Radios Tirana 2, në periudhën shkurt–maj 2004. —Radio Logos në Pogradec është stacioni më korrekt në zbatimin e të drejtës së autorit, për programet që ajo blen ose huazon nga të tjetrët. — Radio Alfa në Elbasan është i vetmi stacion që ka nisur nga puna me një emër tjetër (Hit FM) dhe në një frekuencë tjetër, nga ajo që transmeton aktualisht. —Radio Maria është i vetmi stacion që transmeton nga dy studio, në një distancë rreth 120 km larg njera tjetrës, një në qytetin e Shkodrës dhe një në kryeqytet.


70 radio shqip në 70 vite

11

II. Radiot në Shqipëri (1938 – 2008)


12

Arben Muka


70 radio shqip në 70 vite

1

13

RADIO TIRANA FM 99.5Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Statusi: Drejtore: Rrezja e dëgjimit:

Adresa: Kontakti:

28 nëntor 1938. FM 99.5Mhz. Qyteti i Tiranës. Radio publike kombëtare. Zamira Koleci. Mbi 70 përqind të të gjithë territorit të vendit, ndërkohë që nëpërmjet shërbimit satelitor sinjali kapet në shumë pjesë të globit. Rruga „Ismail Qemali”, nr.11, përballë ambasadës italiane, Tiranë. Tel-04225705/04222403/04223239/ e-mail - radiotirana2@yahoo.com /.

Historia 70 vjeçare e Radio Tiranës është një nga kapitujt më të rëndësishëm të gazetarisëshqiptare,tëprezantimitdheinformimitpërshqiptarëtdheShqipërinë nëtëkatëranëtebotës.Menjëndikimtëjashtëzakonshëmpërruajtjenembrojtjen e gjuhës amtare për të gjithë ata bashkëatdhetarë që kanë „notuar” rregullisht në valët e saj. Pjesë e kësaj historie janë me mijëra njerëz në detyrë, heronj të ditës, që i dhanë jetë e kuptim këtij zëri të fuqishëm në gjuhën shqipe e në gjuhë të tjera, gazetarë,redaktorë,kryeredaktorë,inxhinierë,teknikë,bashkëpunëtorënëterren, spikera,aktorë,regjisorë,imitues,kompozitorë,këngëtarë,orkestrues,dirigjentë, punonjës të nënstacioneve, të sektorëve mbështetës, arkivistë e kopistë, drejtorë e administratorë, një listë tejet e gjatë me emra të njohur dhe më pak të panjohur. Pas viteve 1990 kur në Shqipëri nisi të funksionojë tregu i radiove private shumë nga themeluesit, ideatorët e mbështetësit e këtij tregu ishin punonjësit i këtij institucionitënderuar.


14

Arben Muka

Transmetimet e para radiofonike në Shqipëri nisën në vitin 1938 dhe lidhen me një datë shumë të rëndësishme për shqiptarët, ditën e Shpalljes së Pavarësisë. Stacioni i parë ishte Radio Tirana dhe zyrtarisht inagurimi i emisioneve të saj u bë më 28 Nëntor 1938, në festimet për nder të Ditës së Flamurit. Ky akt ishte në zbatim të një dekretligji të miratuar disa muaj më parë nga ana e qeverisë së Mbretit Zog. Para kësaj date Radio Tirana kaloi një periudhë përgatitore me programe eksperimentale. Më të rendësishmet mes tyre ishin festimet me rastin e përvjetorit të dhjetë të krijimit të Mbretërisë, si dhe transmetimi për herë të parë për dëgjuesit shqiptarë i ndeshjes ndërkombëtare të futbollit që luhej në kryeqytet, mes ekipit vendas të Tiranës dhe Kavallës së Greqisë. Ajo përfundoi 7-0 për ekipin shqiptar. Sipas gazetarit të njohur sportiv Besnik Dizdari, përcjellja me valët e radios të një evenimenti të tillë të jashtëzakonshëm, më 1 shtator 1938, me komentin e të madhit Anton Mazreku, “mendohet të jetë transmetimi i parë i drejtpërdrejtë radiofonik në Ballkan!”. Publicisti Skifter Këlliçi, në librin e tij “Historia e Radio - Televizionit Shqiptar” e përshkruan në detaje momentin e fillimit të punës në Radio Tirana, më 28 Nëntor 1938, kur një nga ambientet e Bashkisë së kryeqytetit u improvizua si studio e parë. Sipas kronikave të kohës: „....stacioni prej 3KW me valë të shkurtra ishte ngritur nga shtëpia MARKONI, me famë botërore, fjala e fundit e teknikës së sotme…”; “publiku mbeti i prekur dhe prej kangëve vendase që u kënduan prej sopranove Maria Paluca e Tefta Tashko. Kjo ishte dita e parë e stacionit radiofonik të Shqipërisë”, apo “me 4000 franga, një nëpunës, mobilje të marra hua dhe 140 disqe gramafoni e filloi veprimtarinë e vet Radio Tirana…” Programet e para të Radio Tiranës ishin të kufizuara, me muzikë e lajme në rreth tri orë. Drejtori i parë i saj ishte publicisti Gjergj Bubani. Fillimi i transmetimeve radiofonike në gjuhën amtare rriti në një kohë të shkurtër interesimin tek publiku për aparatet e radios, një mall që sigurohej më së shumti nga tregu italian. Fqinjët ishin ndikues jo vetëm në zgjerimin e audiencës, por dhe në përmbajtjen e transmetimeve të të Drejtori i parë i Radio Tiranës, vetmit stacion radiofonik në Shqipëri. Ashtu siç publicisti Gjergj Bubani ndjehej prej kohësh një gjë e tillë edhe në (1899-1954).


70 radio shqip në 70 vite

15

Dy nga ikonat e Radio Tiranës dhe të gazetarisë shqiptare, Agron Çobani dhe Alfons Gurashi, nisën nga puna në këtë institucion qysh në mes të viteve ‘60. Ata brenda një kohe të shkurtër u bënë protagonistët e mikrofonit, zëra shumë të njohur për publikun nga kontributet radiofonike cilësore që kanë përgatitur për vite e vite me rradhë. Çobani dhe Gurashi janë para godinës së Radio Tiranës, 1969.

Agron Çobani dhe Alfons Gurashi gjatë një ceremonie familjare të një kolegut të tyre në RTSH, 27 maj 2007. Ishte takimi i fundit mes dy miqve të ngushtë për rreth 4 dekada. Gjysëm ore pas fiksimit të kësaj fotoje, i paharruari Alfons Gurashi pëson një atak që i mori jetën. Të nesërmen të afërmit, kolegët, miqtë, dëgjues dhe mjaft personalitete të jetës publike dhe politike e përcollën Gurashin për në banesën e fundit pikërisht nga godina e Radio Tiranës, ku ai nisi karrierën brilante të gazetarisë.


16

Arben Muka

median e shkruar, në gazetat e revistat që botoheshin atë periudhë. Pas pushtimit të Shqipërisë më 7 prill të vitit 1939, e gjithë axhenda programore e Radio Tiranës u vu hapur në shërbim të propagandës fashiste. Si kompesim për këtë qëndrim u realizuan mjaft investime në përmirësimin e ndjeshëm të inventarit teknik, në pajisjet e regjistrimit e të shpërndarjes së valëve. Në fund të vitit 1939 Radio Tirana u transferua nga ambienti me pak hapësirë në godinën e Bashkisë, në një ndërtesë tre katëshe me sipërfaqe të bollshme, po në mes të qyetit. Aq sa në kronikat e asaj kohe shkruhej dhe komentohej me mburrje se: “… Shqipëria do të ketë një nga stacionet më të fuqishme të Ballkanit…”. Kuptohet duke e vënë në shërbim të ideologjisë dhe propagandës fashiste. Në këtë kuadër ishte dhe hapja më 27 prill 1941 e radiostacionit të dytë në Shqipëri, Radio Korçës. Fillimisht me një program të shkurtër të transmetimit, ku veç lajmeve lokale e hapësirave muzikore bëhej lidhje e drejtpërdrejtë me Radio Romën dhe Radio Tiranën. Pas çlirimit të vendit u hapën dhe dy radiostacione të tjera, në Shkodër dhe në Gjirokastër (1945). Tre stacionet ekzistuese lokale, i Korçës, Shkodrës dhe Gjirokastrës, si dhe stacioni i Radio Kukësit që nisi nga transmetimet në vitin 1959, mbetën si “bijëza” të Radio Tiranës, qoftë nga konceptimi programor, qoftë nga varësia administrative. Si pjesë e makinës gjigande propagandistike pushteti autoritar komunist bënte shumë kujdes për amplifikimin e fuqisë së tyre të trasnsmetimit, duke i lëshuar valët mundësisht në çdo shtëpi e kasolle, në çdo skaj të vendit. Atë kohë Radio Tirana, së bashku me “bijëzat” jo vetëm që mbulonin me transmetim të gjithë territorin e Shqipërisë, por sinjali kapej edhe përtej zonave kufitare, në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Greqi. Pa llogaritur këtu sinjalin “Ju flet Radio Tirana!” që emetohej me valë të shkurtra në çdo pëllëmbë të globit. Spikerët e parë të Radio Tiranës ishin Kaliopi Plasari, Hysen Vendresha dhe Evanthi Ciko, ndërkohë që emisionet e para i kanë drejtuar Sterjo Spasse (Ora letrare), Anton Mazreku (Ora sportive), Hamdi Sulçebe (Ora e mjekut), Tefta Tashko (programet muzikore) e shumë të tjerë. Deri në vitin 1960 (kur nisi sinjali i televizionit shqiptar) në ambjentet e Radio Tiranës u afruan si punonjës efektivë ose bashkëpunëtorë të jashtëm, shumë krijues dhe interpretues në fushën e muzikës dhe teatrit, gazetarë, korrespondentë lokalë e teknikë, regjisorë dhe administratorë, të cilët ishin protagonistë në programe e rubrika të larmishme. Pas vitit 1960 një pjesë e tyre kaloi në stafin e televizionit shqiptar që kish nisur emetimet eksperimentale. Radio Tirana deri në vitin 1990 ishte një stacion mjaft i ndjekur nga


70 radio shqip në 70 vite

17

Godina e Radio Tiranës, 2007.

shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve. Ishte streha e një stafi gazetarësh dhe redaktorësh profesionistë, e një kaste të kualifikuar inxhinierësh dhe teknikësh të çdo niveli, të cilët siguronin mbarëvajtjen e prodhimit dhe të transmetimit në frekuenca të ndryshme për dëgjuesit. Radio Tirana ishte ambjenti i gjallë kulturor dhe artistik, ku janë kompozuar me mijëra këngë dhe melodi, të muzikës së lehtë a simfonike, pjesë orkestrale e korale, që janë prezantuar denjësisht në shumë festivale e koncerte prestigjoze, ishte një industri e tërë e radiodramatizimeve për fëmijë e të rritur, ku kanë interpretuar yjet e mëdhenj të teatrit dhe filmit shqiptar. Është e pamundur të bësh në një botim të këtij lloji listën e gjatë të mijëra punonjësve me kohë të plotë që kanë kontribuar dhe kontribuojnë ende në Radio Tirana, apo atyre dhjetra mijëve që kanë bashkëpunuar me kohë të pjesshme në rubrika e emisione, në evenimente të rëndësishme të këtij gjigandi radiofonik. Periudha e pas vitit 1990, e vendosi Radio Tiranën, ashtu si dhe 4 stacionet lokale të saj, në një mjedis tjetër. Përmbajtja dhe forma e programacionit nisi të ndryshojë, kjo në sinkron dhe me fillimin e proceseve demokratike në Shqipëri, por dhe me lindjen e radiove private alternative, ç’ka i hoqi Radio Tiranës monopolin në treg pas disa dekadash. Prej vitit 1994 nga Drejtoria e


18

Arben Muka

Studio qëndrore e transmetimit të Radio Tiranës, 2007.

Përgjithshme e Radio Televizionit (nga varen administrativisht të 5 radiot e para ‘90-s) nisi një program afatgjatë transformimi për t’i shndërruar ato nga stacione shtetërore në publike, një proces që ka lëvizur me ngadalë, por që realisht ka nisur të japë frute konkrete. Plotësimi i statusit publik për Radio Tiranën do të arrihet përfundimisht pasi të jenë garantuar 3 elementë thelbësorë në performancën e saj: pavarësia editoriale, pavarësia administrative dhe pavarësia financiare.


70 radio shqip në 70 vite

2

RADIO KORÇA FM 89.5Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Statusi: Drejtore: Rrezja e dëgjimit:

Rubrika të ndjekura: Adresa: Kontakti:

19

27 prill 1941. FM 89.5Mhz. Qyteti i Korçës. Radio publike lokale. Ornela Buleçi. Mbulonte me sinjal rrethin e Korçës, Devollit dhe Pogradecit. Aktualisht ka sinjal të limituar vetëm për qytetin e Korçës dhe rrethina. „Sipas kërkesave të dëgjuesve”, “Mikrofoni midis jush”, “Mesdita juaj”, “Një mesazh për ty” etj. Rruga „Gjon Buzuku”, Korçë. Tel - 08243170 / 08251900 / tel & fax - 08242807 / e-mail - rtvkorca@yahoo.com /.

Radio Korça është dega e parë e Radio Tiranës që u ngrit jashtë kryeqytetit me mbështetjen e Italisë për të amplifikuar mesazhet profashiste të kohës në pjesën lindore të vendit. Radio Korça është pjesë e rëndësishme e historisë, kulturës dhe traditës së krahinës. Në studiot e saj në afër 7 dekada është promovuar dhe ruajtur repertori më i mirë i këngëve, valleve e pjesëve orkestrale nga zona dhe e gjithëShqipëria.Janërregjistruarkrijimeskenikedheradiofoniketëautorëvemëtë njohur, të interpretuara nga aktorë cilësorë të Teatrit „A.Z Çajupi”, është arkivi i trajtimit të problemeve dhe shqetësimeve, gëzimeve dhe ceremonive festive të korçarëve, kolonjarëve, devollinjëve e pogradecarëve. Që pas hapjes së studios televizive në ambjentet e Radio Korçës, duket se kjo e ka zbehur disi angazhimin dhe rolin e saj, duke e konceptuar dhe trajtuar me një lloj indiferentizmi, si një „media që i ka shkuar koha!...”.


20

Arben Muka

Pajisjet për Radio Korçën u sollën nga Tirana në fillim të prillit 1941 dhe për dy javë pas një pune intesive të inxhinierit Xhevdet Verria dhe një inxhinieri italian u bë i mundur lëshimi i sinjalit, që atëhere kapej vetëm në disa nga lagjet e qytetit. Antena e transmetimit me një fuqi çerek kilovati u instalua fillimisht në xhaminë e qytetit, ndërkohë që si studio e parë shërbeu një nga ambientet e Medresesë. Përgjegjësi i parë për aktivitetin e radios ishte Sotir Kozmo dhe pas tij deri në vitin 1943 e caktua Dhimitër Fallo. Tekniku i parë që kontribuoi për mbarëvajtjen e Radio Korçës qysh në javën e Ing. Vasil Dishnica duke testuar pajisjet në studion parë të funksionimit të saj, ishte e transmetimit në Radio Korça, 1973. inxhinieri Vasil Dishnica. Atëhere një djalë i ri, por që dhe pensioni e zuri pranë aparturave, pajisjeve dhe antenave të radios. Spikerja e parë e radios qysh në vitin 1941 ishte Sofika Opari, më pas pranë mikrofonit në studion e saj punuan dhe Marika Cicko, Marika Treni, Petraq Stratobërdha etj. Përmbajtja programore e Radio Korçës në filimet e saj varej nga lidhja direkte me Radio Tiranën, disa herë në ditë, gjithashtu shfrytëzoheshin dhe disqe e shirita nga fonoteka e saj. Lidhje direkte Radio Korça bënte me një stacion shtetëror italian. Nga kjo marrëveshje ajo përfitoi po ashtu një fond të konsiderueshmëm disqesh, kryesisht me këngë italiane. Me zhvendosjen e studiove tek Metropolia e qytetit, kushtet e punës ishin më të mira, stafi kishte më shumë hapësira dhe mundësi teknike duke nisur kështu dhe rregjistrimet e para me krijimtarinë e grupeve muzikore të qytetit. Më pas historia e Radio Korçës shënoi shpërngulje tjetër dhe ndërprerje të transmetimeve. Në shtator të vitit 1943 stacioni u vu në shërbim të luftës partizane dhe u zhvendos në mal, ka pësoi fatin e djegies tërësore nga ushtria gjermane.


70 radio shqip në 70 vite

21

Në vitin 1945 në qytetin e Korçës u rikthye sinjali i radios, por me më shumë fuqi, 60W, duke u dëgjuar dhe në Kolonjë e Pogradec. Disa nga protagonistët e Radio Korçës në vite kanë qënë: Nella Sinaeri, Piro Joti, Andon Mara, Nesti Bani, Petraq Papathanasi, Aleko Skali, Hysen Agushi, Krisafqi Zeqo, Nella Karanxha. Liliana Raço, Donika Tele, Spiro Dhimitri, Vehbi Furxhiu, Fatos Shamlli, Skënder Demolli, Nesti Tili, Muharrem Meko, Ornela Buleçi (drejtorja aktuale e Radiotelevizionit Korça) etj. Gjithashtu kanë kontribuar dhe gazetarët Shirma Minga e Natasha Mandra, teknikët Niko Treni, Vasil Leshnica, Tasi Kanxheri, Eqerem Malollari, Erifili Riza, folësja Flora Bibolli etj., etj., krijues, drejtues e pjestarë të stafit inxhiniero - teknik. Aktualisht një ditë e zakonshme në Radio Korça ka këtë program: 07.00 - 09.00 Lidhje me programin shqip të Radios BBC në Londër 09.00 - 10.00 Emisioni i mëngjesit (leximi i shtypit, kuriozitete, telefonata me publikun) 10.00 - 10.15 Lajmet 10.15 - 12.00 Muzikë me këngë të ndryshme 12.00 - 13.00 Emisioni “Mesdita juaj” (telefonata, lojra fituese, kuice etj) 13.00 - 14.00 Muzikë me këngë shqiptare

Intervistë në qytetin e Pogradecit për edicionin e lajmeve, 1975.


22

Arben Muka

Studio e re në Radio Korça e instaluar në vitin 2000.

14.00 - 15.00 15.00 - 15.30 15.30 - 16.00 16.00 - 17.30 17.30 - 19.00 19.00 - 20.00 20.00 - 20.30 20.30 - 22.00 22.00 - 22.30 22.30 - 07.00

Emision për fëmijë Lajmet Muzikë me këngë të ndryshme Emisioni “Një mesazh për ty” (përshendetje direkte e mesazhe) Emisioni “Mbrëmja në Radio Korça” (lexim historish dhe opinione nga dëgjuesit) Muzikë shqiptare dhe e huaj Lajmet Balada muzikore Lajmet Muzikë.


70 radio shqip në 70 vite

3

23

RADIO GJIROKASTRA FM 102.5Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Statusi: Drejtor: Rrezja e dëgjimit:

Spikerët e parë: Adresa: Kontakt:

20mars1945. FM 102.5Mhz. Qyteti i Gjirokastrës. Radio publike lokale. Ilir Gjini. Ka mbuluar me sinjal rrethet e Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Sarandës e Delvinës, ndërkohë që aktualisht dëgjohet vetëm në qytetin e Gjirokastrës. Rusto Asqeri e Ilmi Kokona. Lagjja Varosh, Gjirokastër. Tel - 08466156 / mob – 0692064598 / e-mail - ilirgjini@yahoo.com /.

Nëse do të rimblidheshin edhe një herë në studiot e Radio Gjirokastrës gazetarët e redaktorët, së bashku me stafin teknik e mbështetës që kanë punuar në vite është e sigurtë që do të bëhej fjalë për median numër një për të gjithë Jugun. Janë shumëngaprotagonistëtegazetarisëshqiptare,njerëzpublikë,shkrimtarë,aktorë e regjisorë që kontributin e tyre në Radio Gjirokastra e kanë si një pjesë cilësore të veçantënëCV-nëetyre.Nëpërmjetvalëvetësajgjatëkëtyre63vjetëvepunë,radio ishtedheështëlajmësipërkomunitetin,pasqyruesigëzimeve,brengave,situatave shpesh herë absurde, humorit të këndshëm, përmendës i problematikës së një rajoni të rëndësishëm të Shqipërisë, i bashkëjetesës dhe respektimit të minoritetit, i fqinjësisë së mirë dhe i domosdoshmërisë së programeve ndërkufitare. Studiot e Radio Gjirokastrës janë një memorie e thesarëve të melodisë, këngës dhe valles folklorikengatëgjithëtrevatshqiptare.


24

Arben Muka

Radio e „kryeqytetit” të Jugut ka nisur nga transmetimet më 20 Mars 1945, pak muaj pas çlirimit të vendit. Dëshmitarët e ditës së parë të funksionimit të radios kujtojnë se „studio” u improvizua në një mjedis të hapur të Kalasë së qytetit të gurtë, ku u fol me megafon dhe muzika u lëshua nga një gramafon. Njerëzit u mblodhën duke bërë sehir dhe kujtuan se organizohej një aheng publik. Më pas u mor vesh që kish nisur nga puna radio e qytetit të tyre. Fillimet e punës për Radion Gjirokastra kanë qënë në kushte tejet modeste, brenda studios dhe për transmetimin e sinjalit. Antena u vendos në vendin ku u organizua performanca e parë, pra në Kalanë e qytetit. Me fuqinë që kishte kjo antenë siguronte një dëgjueshmëri vetëm në rrezen 600 metra rreth saj, por duke patur parasysh pozicionin gjeografik të qytetit aksesi për banorët ishte i konsiderueshëm.

Gazetari Fatos Puto në redaksinë e lajmeve, 1995.

Fonoteka e saj kishte vetëm pak pllaka gramafoni, të cilat „u holluan” duke u vendosur e rivendosur shumë herë gjatë ditës. Pas 5 viteve numri i tyre u shtua në rreth 400. Veç muzikës lexohej ndonjë njoftim a komunikatë nga autoritetet vendore. Folësit e parë në radio ishin Rusto Asqeri e Ilmi


70 radio shqip në 70 vite

25

Kokona, teknikët e parë ishin Shpëtim Karaulli, Jorgo Suxhondërsa, Ali Shehu, Sarandi Jorgji etj., ndërkohë që drejtori i parë i institucionit ishte Stavri Zerva, një ish partizan në formacionet e luftës. Pas tij në këtë post erdhën Hysen Pojani, Fejzo Haxhia, Resul Llogo, Fane Bita, Saimir Skënduli, Ismail Xhaferri dhe aktualisht drejtor është ish korrespondenti i Top Channel TV, Ilir Gjini. Vetëm pas 10 viteve, pra në 1955, Radio Gjirokastra arriti të krijojë fizionominë e saj, duke u vendosur në një godinë të re e të përshtashme në lagjen Varosh. Nisën incizimet e lajmeve dhe materialeve muzikore në shirita. Radio filloi të zgjeronte mbulimin me sinjal, duke u dëgjuar thuajse në të gjithë territorin e Jugut, jo vetëm në rrethin e Gjirokastrës, por dhe në Sarandë, Delvinë, Tepelenë e Përmet. Në këtë radio kanë punuar si gazetarë dhe redaktorë shkrimtarë e krijues me emër, si Tasim Gjokutaj, Foto Malo, Pano Çuka, Koço Kosta, Agim Shehu, Thanas Dino, Odise Kote etj,. Në redaksinë e lajmeve, por dhe për emisione të tjera problemore e argëtuese kanë kontribuar gazetarë të njohur si Engjëll Serjani, Violeta Duri, Fatos Puto, Rajmond Kola, Nertila Spiri, Ilir Lluri, Rita Myrto etj., ndërkohë që sot punojnë gazetarët Gentiana Brahimi, Entela Bani etj. Për mikrofonët e gazetarëve, apo si të ftuar në studiot e Radio Gjirokastrës, në intervista, biseda dhe forume kanë qënë të ftuar shumë e shumë personalitete të artit, arësimit, historisë, shkencës e politikanë. Nga seria e festivaleve folklorike kombëtare që janë zhvilluar në qytetin e Gjirokastrës është incizuar thuajse i gjithë repertori i tyre, muzika popullore nga tërë Gjatë një edicioni lajmesh shkurt të prezantuara nga krahinat e vendit, si dhe Rita Myrto, 2004.


26

Arben Muka

Ambjent pune në Radio Gjirokastra, 1988.

trevat shqiptare që kanë qënë të ftuar në këtë eveniment kulturor. Radio Gjirokastra ka qënë dhe mjeti kryesor i informimit të komunitetit. Në periudhën 1996 – 1998 redaksia e lajmeve ngriti një strukturë të specializuar që mbulonte problemet për rrethin, si dhe zona të tjera të Jugut. Trajtoheshin me profesionalizëm tema sociale, ekonomike, politike, kulturore, mjedisi, qeverisja lokale, arësimi etj. Nga rezultatet e një studimi të Institutit Shqiptar të Medias në Tiranë dilte se Radio Gjirokastra transmetonte në vitin 2000 çdo javë 87.5 orë, ndërkohë që një vit më pas orët javore të transmetimit ishin 70. Në vitet e mëpasme ndodhën lëvizje të gazetarëve nga kjo radio për në mediat e tjera private lokale, apo në mediat qëndrore në Tiranë. Gjithashtu nga drejtuesit e institucionit mori më shumë vëmëndje dhe energji puna në studiot e Televizionit të Gjirokastrës, që u hap brenda mjediseve të radios.


70 radio shqip në 70 vite

4

RADIO SHKODRA FM 92Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Statusi: Drejtore: Dy spikeret e para: Emisione të pëlqyera: Fondi aktual: Adresa: Kontakti:

27

13maj1945. FM 92Mhz. Qyteti i Shkodrës. Radio publike lokale. Paskualina Shllaku. Adili Jashari dhe Luçie Tarri, ndërkohë që Alush Ceno ishte drejtori me kohën më të gjatë në post, për 40 vjet. Cikli me 100 emisione “100 fjalë për një pare”, “Studio e Hapur “, „Programi i fëmijëve” etj. Rreth 15 mijë materiale muzikore dhe incizime të bëra ndër vite në studiot e radios. Lagjja „Vasil Shanto”, sheshi „5 Heronjtë e Vigut”, Shkodër. Tel - 02243003 / 02242775 / tel & fax – 02243593 /.

Radio Shkodra është një stacion lokal pa konkurent tjetër në tregun radiofonik të zonës. Kjo ka qënë një nga faktorët që e ka zbehur disi aktivitetin e saj në vitet e fundit.Ndonësekanjëhistoribrilantetëtransmetimeveqëdëgjoheshinjovetëmnë qarkuneShkodrës,porderinëTiranëdheKukës.Ndonësekanjëgodinëmeshumë hapësirëdhemeinventarteknikqëmundtabëninatëpafrikënjëradiomefrekuencë kombëtare.PërdëgjuesitesajRadioShkodrakujtohetmenjëprogramtëlarmishëm, kuveçinformacionittëditës,kishtehapësiratpërarëgëtim,zbavitjedheedukim,për humorin e papërsëritshëm shkodran, për dëshirat dhe opinionet e banorëve, për sportin që ka aq shumë dashamirës në Shkodër, për jetën në zonat rurale etj. Në arkivineRadioShkodrësgjendetnjëfondmjaftipasur,merreth15mijëmateriale muzikoredheincizimetërealizuarabrendanëstudiodhejashtësaj.


28

Arben Muka

Radio Shkodra zyrtarisht i ka filluar transmetimet e saj më 13 maj të vitit 1945. Në ditët e para bëhej fjalë për një program që zgjaste vetëm 4 orë, i cili emetohej në valë të shkurtëra, duke u kapur vetëm nga një pjesë e qytetit dhe rrethinat. Pionierët e parë, të cilët bënë të mundur dëgjimin e „Ju flet Radio Shkodra!”, ishin inxhinieri italian Aldo Salvi, i mbështetur nga teknikët shkodranë Maksud Basha e Mati Jubani. Me montimin e disa pajisjeve ushatarake ata krijuan dhe transmetuesin e parë. Emisionet e fillimit ishin të paktë në numër, kryesisht buletine lajmesh të shkurtëra, njoftime dhe komunikata, si dhe pjesë muzikore që luheshin nga formacionet orkestrale e këndoheshin nga këngëtarët drejtpërsëdrejti në studion e saj. Sinjali i Radio Shkodrës filloi të kapej me lehtësi nga banorët e qytetit vetëm kur transmetimi kaloi në valë të mesme, në vitin 1950. Programi i asaj periudhe dëgjohej madje deri në Tiranë e Kukës. Ishte një program i strukturuar në bazë të vetë produktit që bëhej në Radio Shkodra (7 orë). Pjesa tjetër ishte lidhja me Radio Tiranën, me emisionet e lajmeve, si dhe pjesë të tjera të programit që prodhoheshin nga gazetarët e kryeqytetit. Përmbajtja e

Dy ndër gazetarët më të njohur të Radios Shkodra, Leka Plani dhe Ardian Hoti. Prej vitesh ata punojnë dhe si korrespondentë për Veriun në radiot e huaja, Plani për programin shqip të radios gjermane Deutsche Welle dhe Hoti për BBC në shqip. Foto është e vitit 2006.


70 radio shqip në 70 vite

29

materialeve që bëheshin në Radio Shkodra, kishte karakter lokal me intervista, biseda, radioreportazhe, kronika, vëzhgime, vox - pop-e, rubrika muzikore etj. Dy spikeret e para të radios ishin Adili Jashari dhe Luçie Tarri. Ndërkohë që drejtori i radios Alush Ceno rregjistroi një rekord të vërtetë me kohën që ndejti në këtë post, për 40 vjet rresht. Më pas institucioni u drejtua nga Gëzim Podgorica, David Luka, Jetmir Shpuza, Lekë Plani, Dashamir Dini, Fatbardh Smaja, Agim Shima dhe aktualisht drejtoreshë është aktorja e Teatrit „Migjeni”, Paskualina Shllaku. Në stafin e Radio Shkodrës janë angazhuar në vite shumë emra të njohur, si Alush Kuka, Skënder Temali, Paulin Shtjefni, Ilir Resnja, Jalldyz Kastrati, Suzana Dibra, Merita Sokoli, Xhahid Bushati, Ramadan Bizga, Bujar Çanga, Lekë Plani, Adrian Hoti, Arben Zajmi, Merita Ndoka, Neritana Kraja, Adi Basha, Virtyt Omari, Adriana Zarana, Gentiana Dani etj. Radio Shkodra ka patur një traditë të emisioneve të larmishme. Veç programeve informative që transmetoheshin disa herë në ditë kishte dhe emisione të karakterit ekonomik e social, nga zhvillimet politike, emisione të

Gazetari Virtyt Omari duke drejtuar një emision në valët e Radios Shkodra, 2007.


30

Arben Muka

Në pultin e studios qendrore, 2006.

kulturës, të humorit, të rinisë dhe të fëmijëve, rubrika historike e të traditës etj. Veçanërisht në orët e pasdites dhe në mbrëmje në studiot e radios organizoheshin biseda dhe debate për çështje të ditës, probleme me të cilat përballej komuniteti, për respektimin e të drejtave të njeriut, të tolerancës fetare, të barazisë gjinore, marrëdhëniet ndërkufitare etj. Radio Shkodra i krijonte hapësirë të konsiderueshme dhe sportit, për vetë afinitetin që ka patur dhe ka qyteti i Shkodrës për aktivitete të tilla brenda dhe jashtë vendit. Në emisione i lihej vend informacioneve më të fundit nga aktivitetet lokale, kombëtare e ndërkombëtare, si dhe diskutimeve në studio, analizave, portreteve të sportistëve të shquar, opinioneve të sportdashësve, kurioziteteve etj. Ndër emisionet më të pëlqyera për dëgjuesit kanë qënë dhe cikli me 100 emisione „100 fjalë për një pare”, përgatitur nga gazetari Lekë Plani, „Studio e Hapur” që drejtohej nga gazetarja Merita Sokoli, „Programi i fëmijëve”, etj. Aktualisht Radio Shkodra i fillon transmetimet e veta në orën 07.00 të mëngjësit deri në orën 20.00 në mbrëmje. Ajo ka dhe një arkiv mjaft të pasur me rreth 15 mijë materiale muzikore dhe incizime të realizuara brenda dhe jashtë studiove të saj.


70 radio shqip në 70 vite

5

31

RADIO KUKËSI FM 100.4Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Statusi: Drejtore: Rrezja e dëgjimit:

16 tetor 1959. FM 100.4Mhz. Qyteti i Kukësit. Radio publike lokale. Nermin Spahiu. Brenda qytetit të Kukësit. Vite më parë kur transmetohej me valë të mesme dhe të shkurtëra dëgjohej në të gjithë verilindjen, në Kosovë, madje deri në vendet skandinave. Fondi aktual: Rreth 10 mijë pjesë muzikore origjinale. Protagonistët e fillimit: Eglantina Musa, folëse, Genc Musa teknik, gazetarët Hamdi Shllaku e Naim Mani dhe drejtor Jashar Haxhiu. Adresa: Rruga „Kadri Alpapa, Bulevardi „Skënderbej”, Kukës. Kontakt: Tel – 2422646 / tel & fax – 2422493 /. Nga viti 2000 e këtej shumica e qytetarëve të Kosovës që kalojnë kufirin në pikën e MorinitpërtëhyrënëterritorineShqipërisëbëjnënjëndalesënëfundtëBulevardit „Skënderbej”, në qëndër të qytetit të Kukësit. Vështrojnë për disa çaste godinën e Radio Kukësit dhe nuk harrojnë të bëjnë fotografi krah saj. Në shenjë respekti dhe nderimipërradiostacionineparënëgjuhëshqipeqëekanëdëgjuarprejviteshedhe fshehurazi, veprim për të cilin kanë marrë dhe ndëshkime absurde nga policia e gjykatat serbe. Radio që ju fliste në gjuhën amtare për Shqipërinë, për historinë, gjeografinë,kulturën,traditën,sportin,gjithshkanga „atdheumëmë”.RadioKukësi dotëmbahetmendpërangazhiminepalodhurdheprofesionalgjatëkohëssëkrizës kosovaremë1999,kurtransmetonte24orëmbifatinegatigjysëmmilioninjerëzve që u dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre prej milicëve dhe paramilitarëve. Radio transmetoirreth20mijënjoftimepërnjerëztëhumburosetëndarëngafamiljet.


32

Arben Muka

Radio Kukësi filloi transmetimet më 16 tetor të vitit 1959, një datë e shënuar për pushtetin e atërhershëm komunist, pasi ishte ditëlindja e diktatorit Enver Hoxha. Në javët e para Radio Kukësi emetonte vetëm 1 orë në ditë program, kryesisht muzikë dhe ndonjë njoftim a informacion nga krahina. Fuqia e transmetuesit ishte 1KW, por antena ishte vendosur jo në një pikë dominuese, ç’ka kufizonte marrjen e sinjalit në të gjithë qytetin dhe rrethina. Brenda 10 viteve me ngritjen e disa përsëritësve në lartësi, modernizimin e pajisjeve dhe rritjen e fuqisë së transmetimit në 16KW, me valë të mesme 245m dhe me valë të shkurtëra 45.5m, u arrit që sinjali të ishte i fuqishëm deri në zonën e Hasit, në Tropojë, në Pukë e Peshkopi, ashtu si dhe jashtë kufijve

Tekniku i parë i Radio Kukësit Genc Musa, i cili me bashkëshorten, Eglantinën, folëse e parë e radios, ishin në stafin themelues nga tetor i vitit 1959.

në Kosovë (Gjakovë, Prizren, Suharekë, Dragash, Lipjan, Podujevë, Mitrovicë, Pejë) etj. Nga transmetimi me valë të shkurtëra radio dëgjohej dhe në vendet skandinave deri në Kinë e Kore. Për ngritjen e stafit të gazetarëve në Radio Kukësi u tërhoqën punonjës të arësimit dhe intelektualë nga qyteti. Dy gazetarët dhe redaktorët e parë ishin Hamdi Shllaku dhe Naim Mani. Pas tyre erdhën Xhaferr Dobrusha e Mustaf Hoxha. Tekniku i parë ishte Genc Musa, i cili u largua nga radio kur


70 radio shqip në 70 vite

33

doli në pension, ndërkohë që për sektorin e teknikës punoi dhe Zyhafete Uka. Folësja e parë e Radio Kukësit ishte Eglantina Musa, e cila vazhdoi bashkëpunimin deri në fillim të viteve ‘70. Drejtori i parë u emërua Jashar Haxhiu, korrespondent i dy gazetave qëndrore, „Bashkimi” dhe „Zëri i Popullit”. Jashari ishte pjestar i një familje të njohur, të ardhur nga Prishtina dhe që kishte mjaft probleme politike me autoritetet serbe. Puna e gazetarëve dhe teknikëve fillimisht ka qënë e vështirë. P.sh incizimi i bisedave, intervistave, deklaratave, apo përgatitja e kronikave dhe reportazheve nga terreni bëheshin me anë të një magnetofoni tip i vjetër, prodhim rus, i cili peshonte rreth 30 kg. Më pas me mbështetjen e drejtorisë së Radio Tiranës erdhën disa pajisje më praktike dhe më cilësore që u instaluan në studio, ose ju shpërndanë reporterëve e bashkëpunëtorëve aparate rregjistrues me shirita tip UHER. Në vitet e mëvonshme në Radio Kukësi kanë punuar mjaft gazetarë, redaktorë, folës e drejtues si Hasan Pinci, Xhavit Biçaku, Luan Fejzullahu, Shpresa Ukcama, Mëhill Tanushi, Pandeli Shehu, Alfred Komino, Skënder Vaqarri, Artjan Tepelena, Zeqir Hodo, Bajazit Cahani, Zaim Basha, Qemal Demhasa, Skënder Ruçi, Neritan Muja, Ermelinda Elezi etj.

Kolektivi i radios në vitet ‘80.


34

Arben Muka

Përgjegjësi për muzikën Skënder Ruçi në sallën e arkivit të Radio Kukësit, ku ruhen afër 10 mijë pjesë origjinale muzikore, 2004.

Një nga periudhat më të vështira, por dhe më të suksesshmet për stafin e gazetarëve dhe teknikëve në radio ka qënë përballimi i krizës së Kosovës në vitin 1999. Qyteti i Kukësit ishte stacioni i parë për qindramijë njerëz në nevojë, qytetarë nga krahina të ndryshme të Kosovës, që me dhunë dhe presion nga njësitë policore dhe paramilitare serbe u zhvendosën nga shtëpitë dhe trojet e tyre. Në ato ditë të jashtëzakonshme, kur nga Kukësi i kishin sytë të gjithë shqiptarët kudo në glob, kur aty mbërritën ekipe gazetarësh, kameramanësh e fotoreproterësh nga mediat më prestigjoze ndërkombëtare, godina e Radio Kukësit ishte non stop në punë. Ishte një pikë referimi dhe mbështetje për kolegët gazetarë, por në rradhë të parë për ata familjarë që kërkonin njeritjetrin, kërkonin të zhdukurit, duke i sjellë njoftimet në ambjentet e radios. Gjatë gjithë periudhës së eksodit nga studiot e Radio Kukësit u dhanë rreth 20 mijë njoftime për bashkime të familjes dhe persona të humbur. Në stafin e atëhershëm në terren dhe në studio punonin Jonuz Hallaçi, Rexhep Shahu, Sulejman Dida, Blerina Halili, Mirjana Përzhita, Besim Çengu etj.


70 radio shqip në 70 vite

6

35

RADIO VLORA FM 104Mhz

Fillimi i transmetimeve: 17 nëntor 1994. Frekuenca: FM 104Mhz. Vendndodhja: Qyteti i Vlorës. Fuqia e radiostacionit: 50W. Rrezja e dëgjimit: Qyteti i Vlorës dhe rrethina. Pronari: Ferdinand Llambro. Rubrikat më të pëlqyera: „Plotësimi i dëshirave të dëgjuesve”, „Studio e hapur”, „Pasqyra e shtypit ditor”, „Intervista në Radio Vlora” etj. Mbyllja e sinjalit: Fillimi i nëntorit 1998.

RadioVloraështëradioeparëprivatenëShqipëri.Pavarësishtmenaxhimitjoshumë profesional,stafiisajishtemjaftipërkushtuarpërtapasuruarprograminjovetëm me emisione argëtuese ku kishte lidhje të drejtpërdrejta me dëgjuesit, por dhe edicione lajmesh dhe rubrika debatuese rreth aktualitetit. Pjesë e redaksisë nuk ishin gazetarë të mirëfilltë, por të rinj e të reja aktivë, të cilët u magjepsën dhe u emocionuan qysh në ditët e para nga efekti që krijuan tek dëgjuesit vlonjatë. Të pamësuar dhe të pafamiljarizuar me median alternative të pavarur, autoritetet lokale dhe ato qëndrore e vunë në shënjestër këtë radiostacion duke i bërë presion dhe duke i nxjerrë lloj lloj pengesash në aktivitet. Por stafi i Radios Vlora gjeti një mbështetje të madhe nga Fondacioni SOROS, i cili i akordoi një ndihmë të konsiderueshme financiare, për ta fuqizuar në inventarin teknik, për të zgjeruar rrezen e dëgjueshmërisë dhe për kualifikimin e stafit.


36

Arben Muka

Më 17 nëntor të vitit 1994 në disa prej lagjeve të qytetit bregdetar të Vlorës hyri një sinjal radiofonik i padëgjuar deri atëhere. „Kjo që po dëgjoni është Radio Vlora, në 104 Mhz!” Kjo fjali reklamë përsëritej shumë herë brenda orës dhe pasohej nga muzika vendase dhe e huaj. Cilësia e sinjalit nuk ishte e mirë në ditët e para dhe ndryshonte nga një bllok banimi në një tjetër. Por gjithësesi në qytet fjala mori dhenë brenda një kohe të shkurtër. Ishte themeluar një radio private, pronar i së cilës ishte Ferdinand Llambro, një emigrant në Greqi, që ishte kthyer në qytetin e lindjes plot ide dhe projekte. Puna si DJ në tokën helene e kishte bindur 30 vjeçarin Llambro se edhe ai mund ta kishte nje radio të tijën. Thuajse të gjitha kursimet nga emigracioni i shpenzoi për blerjen e pajisjeve, të cilat i montoi brenda apartamentit ku banonte në Vlorë. Fuqia e radios ishte vetëm 50W, duke garantuar sinjal vetëm për një pjesë të qytetit. Në kohën kur u hap Radio Vlora nuk kishte ligj për mediat private elektronike. Në këtë aspekt, të paktën formalisht nuk kishte asnjë problem me autoritetet vendore dhe qëndrore. Kjo dhe për faktin se fillimet e radios ishin disi spontane, duke emetuar muzikë, duke lexuar ndonjë njoftim familjar apo nga bashkia, duke treguar ndonjë kuriozitet për privacinë e njerëzvë të

Themeluesi i Radios Vlora, Ferdinand Llambro, duke miksuar gjatë një programi muzikor, 1995.


70 radio shqip në 70 vite

37

skenës dhe ekranit, duke dhënë rezultatet më të fundit sportive nga kampionati shqiptar dhe ato të huajat etj. Spikeret e para ishin disa vajza, të cilat filluan të përgatisin dhe emisionet argëtuese kryesisht me dëshirat e dëgjuesve. Më pas u pa e nevojshme të jepeshin dhe buletine me lajme nga qyteti i Vlorës dhe zonat përreth. Dalëngadalë pjesë e programit u bënë dhe diskutimet në studio, të cilat preknin probleme sociale, ekonomike, politike, kulturore etj. Rubrika „Studio e Hapur” me të ftuar nga fusha të ndryshme ku priteshin dhe telefonata nga dëgjuesit u bë ndër më të ndjekurat. Konsolidimi i Gazetarja Vjollca Staro në rubrikën e pasqyrës së shtypit ditor, 1995. saj, por dhe i dy rubrikave të tjera, si “, „Pasqyra e shtypit ditor” dhe „Intervista në Radio Vlora”, nisën të krijonin probleme me autoritetet vendore, që filluan ta shikonin radion si „jashtë kontrollit”. Disa herë ka patur përpjekje nga autoritetet policore për ta mbyllur Radio Vlorën, si një „aktivitet i paligjshëm”, por herë me durim dhe herë me guxim pjestarët e stafit i injoruan këto goditje duke vazhduar punën. Përballë presionit të autoriteteve radio filloi të ftonte në mikrofonin e saj dhe politikanë nga të dyja krahët, të pozitës dhe opozitës, duke i ballafaquar për mjaft probleme dhe dukuri që hasnin qytetarët. Kjo hapje e derës për politikanët e çdo ngjyre ishte dhe një zgjidhje e zgjuar që zbuti telashet nga „aktiviteti ilegal”, prapësoi vendimet policore për të mbyllur sinjalin rrebel në mes të qytetit, që guxonte të lexonte ditëpërditë për dëgjuesit veç gazetave proqeveritare edhe ato që


38

Arben Muka

ishin kritike ndaj pushtetit të kohës. Radio e parë në Shqipëri kishte mbështetje dhe jashtë qytetit të Vlorës. Fondacioni SOROS në Tiranë e futi këtë zë të pavarur në projektet e veta të asistencës për median. Kështu kish nisur dhe mbrojtja e radiostacionit nga presioni i pushtetit, duke i bërë historitë e Radio Vlorës, pjesë të raportimeve dhe ekspertizave që organizatat për mbrojtjen e lirisë së medias prezantonin brenda dhe jashtë Shqipërisë. Falë një ndihme të konsiderueshme financiare nga fondacioni SOROS, Radio Vlora u fuqizua në inventarin e saj teknik duke zgjeruar dhe rrezen e dëgjueshmërisë. Pas afër dy vjetësh nga themelimi i saj, sinjali Pamje e studios së Radios Vlora, 1995. i radios dëgjohej jo vetëm në të gjithë qytetin, por dhe në rrethina. Viti 1997, si për të gjithë qytetarët e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë, ishte krejt i pafat dhe për këtë radio. Amullia, trazirat e dhunshme që nisën pikërisht nga qyteti i Vlorës dhe u përhapën në çdo skaj të vendit, e bënë thuajse të pamundur vazhdimin normal të aktivtetit të saj. Këto efekte patën kohëzgjatje edhe gjatë vitit 1998 kur Radio Vlora herë ndalte dhe herë rifillonte nga transmetimi, deri sa sinjali i saj heshti nga fundi i këtij viti.


70 radio shqip në 70 vite

7

39

RADIO HOT FM 96.5Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Fuqia e radiostacionit: Rrezja e dëgjimit:

29 dhjetor 1994. FM 96.5Mhz. Fillimisht 50W, më pas 150W. Veç qytetit të Patosit edhe në Fier, Elbasan, Durrës dhe periferinë e Vlorës. Vendndodhja: Qyteti i Patosit. Pronari: Xhemil Beharaj. Rubrikat më të pëlqyera: „Mirëmëngjes!”, „Preferencë muzikore”, „Poezia, muzika e shpirtit tim”, „Weekend”, „Hitparade” etj. Stafi: Laureta Roshi, Majlinda Plepi, Julian Beharaj, Berton Hoxha, Klodi Crraga etj. Mbyllja e sinjalit: 31mars1998. Arësyeja kryesore për themelimin e një radioje private në qytetin e vogël të naftëtarëveishtethuajseidentikemeatëtëparaardhësessësaj,RadioVlora.Dëshira dhe pasioni i një emigranti shqiptar në Greqi për të patur nje radio të tijën në vendlindje.VeçsepronariiRadiosHot,XhemilBeharajishtemëafërmegazetarinë. Më parë ai kish punuar si korrespondent lokal për gazetat „Bashkimi”, „Zëri i Rinisë” dhe „Puna”, si dhe radiokronist për Radio Tiranën. Por në Radio Hot gjatë 4 viteve të ekzistencës së saj nuk ju kushtua ndonjë rëndësi e madhe edicioneve të lajmeve,apoprogramevetëmirëfilltainformative.Ajombetisinjëradioqëpjesën më të madhe ja linte muzikës së huaj dhe e gjithë lënda informative ishte rreth protagonistëve të saj. Radio Hot pati dhe të ftuar të veçantë në mikrofonin e vet, si aktorët Tinka Kurti, Robert Ndrenika, Fuat Boçi, Hajrie Rondo, këngëtarët Redon Makashi dhe Mira Bregu, si dhe politikanët Preç Zogaj dhe Neritan Ceka.


40

Arben Muka

Megjithëse Radio Hot shënon si datë të fillimit zyrtar të transmetimeve 29 dhjetorin e vitit 1994, duhet thënë se më herët ka patur një periudhë eksperimentale. Qysh në fillim radio u prezantua si një radio me format muzikor, ku prioritet kishte muzika e huaj. Radio Hot ishte në transmetim gjithë ditën, duke ju dhënë dëgjuesve jo vetëm kënaqësinë e pjesëve muzikore nga të gjitha kontinentet, por dhe të dhënave më të fundit për jetën e këngëtarëve, për koncertet, shkëlqimin dhe dështimin e tyre në skenë dhe jashtë saj.

Studio e Radios Hot, 1996.

Në muajt e parë të fillimit të punës radio kishte disa rubrika të përhershme, si „Mirëmëngjes!” (nga ora 07.00 deri në 09.00) dhe „Preferencë muzikore” (10.00 – 12.00), që bëheshin çdo ditë, ndërkohë që kishte dhe rubrika javore, si „Poezia, muzika e shpirtit tim” (çdo të diel 10.00 – 12.00), „Hitparade” (çdo të diel 12.00 – 14.00), apo „Weekend”, që jepej çdo të shtunë e të dielë në mbrëmje (21.00 – 23.00). Emisioni „Weekend” ishte mjaft i larmishëm në përmbajtje. Kishte të ftuar mjekë, psikologë, studiues, përfaqësues të pushtetit lokal, të cilët ishin mjaft konkretë në bisedat e tyre, duke iu përgjigjur interesimit të dëgjuesve që bënin telefonata direkt në studio, apo i shkruanin pyetjet nëpërmjet letrave.


70 radio shqip në 70 vite

41

Linja e telefonit ishte në dispozicion dhe të krijuesve dhe artistëve nga Fieri, Tirana, Durrësi, Shkodra etj. Miq të „Weekend” kanë qënë aktorët Tinka Kurti, Robert Ndrenika, Timo Flloko, Fuat Boçi, Hajrie Rondo, këngëtarët Redon Makashi dhe Mira Bregu, regjisorja Vera Grabocka, si dhe politikanët Preç Zogaj Neritan Ceka etj. Interesim tek dëgjuesit kishte dhe emisioni “Poezia, muzika e shpirtit tim” me krijime të dëgjuesve, apo edhe të poetëve të njohur shqiptarë. Pjesët poetike lexoheshin nga drejtueset në njësfondtezgjedhurmuzikor. Nga vendosja e antenës në një pikë dominuese, Radio Hot arriti të kapej dhe jashtë Patosit, duke u dëgjuar dhe në Fier, Elbasan, Durrës, deri në një pjesë të rrethinave në qytetin e Vlorës. Fuqia e transmetimit u rrit nga zëvendësimi i transmetuesit 50W në 150W. Bashkëpunëtorët kryesorë të radios ishin Laureta Roshi (sot gazetare në Televizionin Publik Shqiptar) e cila përgatiste emisionin „Nostalgji”, Majlinda dhe Eda, të cilat drejtonin emisionin „Poezia, muzika e shpirtit tim”, Majlinda Plepi drejtonte „Hitparade”, Julian Beharaj Drejtuesi i radios, Xhemil Beheraj, gjatë miksimit të një emisioni me kërkesat e dëgjuesve, 1995. ishte DJ, Berton Hoxha, Klodi Crraga etj. Menaxhimin gazetaresk dhe programor e bënte drejtori i radios Xhemil Beharaj. Radio Hot ishte bërë e afërt me banorët e Patosit, pasi ajo transmetonte drejtpërdrejtë dhe ndeshjet e ekipit të Albpetrolit, të cilat shoqëroheshin me komente e analiza, intervista me lojtarët dhe trajnerët, mendime nga tifozët vendas etj.


42

Arben Muka

Faksimile e një artikulli në një gazetë të huaj, që flet mbi aktivitetin e Radios Hot, 1997.

Një ditë e zakonshme për radio Hot kishte këtë strukturë: 04.00 - 06.00 Muzikë popullore 06.00 – 07.00 Muzikë e lehtë shqiptare 07.00 – 09.00 „Mirëmëngjes!” 09.00 – 10.00 Muzikë e huaj 10.00 – 12.00 „Përshëndetje muzikore” 12.00 – 14.00 Muzikë mix 14.00 – 16.00 Ushëtojmë nën ritmin e muzikës 16.00 - 18.00 Muzikë 18.00 – 20.00 Nostalgji, muzikë, kuriozitete 20.00 – 22.00 Muzikë mix 22.00 – 04.00 Muzikë box.


70 radio shqip në 70 vite

8

43

RADIO PESHKOPIA FM 91.3Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Rrezja e dëgjimit: Pronari: Rubrika të pëlqyera: Stafi:

Mbyllja e sinjalit:

22 prill 1996. FM 91.3Mhz. Qyteti i Peshkopisë. Veç qytetit të Peshkopisë dëgjohej dhe në pjesë të Dibrës së Madhe, Maqedoni. Shkëlqim Dauti. „Hapësira kulturore”, „Me rritmin e kohës”, „Komenti i javës”. Xhaferr Martini, Mirvet Lala, Maliq Bitri, Gentjana Xhajko, Arsen Rama, Irida Shehri, Ilir Lleshi etj. 30mars1998.

RadioPeshkopiaukrijuamesyniminpërtëqënënjëmediabiznesi.Tëishtehapësira epërshtatshmepërtëreklamuarsipërmarrjendhetregëtinënëtëdyanëtekufirit ku shtrihet Dibra. Një synim që pati disa rezultate minimale. Ajo që arriti të bënte Radio Peshkopia ishte „binjakëzimi audio” me Radion Arza në territorin e Maqedonisë fqinje, në Dibër të Madhe. (Të dyja radiot kishin të njëjtin pronar, Shkëlqim Dauti). Megjithë inventarin modest që kishte Radio Peshkopia ajo arriti të krijojë audiencë edhe për vetë zbraztinë e sinjaleve të tjera radio televizive në qytet dhe rrethina. Atë kohë mund të shikohej vetëm Televizioni Shqiptar. Radio Peshkopia ishte në një farë mënyre shkolla e parë e gazetarisë për një grup të rinjsh dhe intelektualësh dibranë, të cilët thuajse vullnetarisht iu afruan redaksisë së saj. Ajo do të kujtohet si një radio lokale që krijoi mjaft hapësira për çështjet sociale,ekonomike,historikeetëtraditëssëzonës.


44

Arben Muka

„Ju flet Radio Peshkopia!” ka nisur të dëgjohet në qytetin verilindor qysh në mes të vitit 1995, por emetimi për disa muaj ishte spontan dhe eksperimental, për aq kohë sa u fiksuan pajisjet e studios dhe të transmetimit. Fillimet e punës së Radio Peshkopisë nuk kanë qënë dhe shumë me fat, për pronarin dhe stafin. Stacionimi në një nga ambjentet e turizmit të qytetit të Peshkopisë, nuk pati jetë të gjatë, pasi forcat e rendit e larguan me forcë për siç u tha „për aktivitet të pautorizuar”. Por pronari Shkëlqim Dauti nuk u tërhoq nga iniciativa e tij mediatike duke plotësuar dokumentacionin e nevojshëm për autoritetet dhe rihapjen e studios në një mjedis tjetër, po në qëndër të qytetit, buzë Bulevardit „Elez Isufi”. Dhe më 22 prill 1996, Radio Peshkopia nisi normalisht transmetimet e programeve të saj. Më herët Shkëlqimi kishte themeluar në territorin e Dibrës së Madhe, Maqedoni, një radio private që quhej Arza dhe ideja e tij për hapjen dhe të Radio Peshkopisë ishte shkëmbimi i sinjalit në të dy anët e kufirit ku flitej e njëjta gjuhë, shqipja. Në studion e Radio Peshkopisë kishte një inventar modest tëpajisjevetëdomosdoshme,mikrofonë,kufje,rregjistrator,njëmikseripërdorur, një koleksion kasetash me muzikë shqiptare nga të gjitha trevat, si dhe mjete të tjera ndihmëse, qoftë për rregjistrimin, qoftë për transmetimin e programeve.

Studio e Radios Peshkopia, nëntor 1996.


70 radio shqip në 70 vite

45

Pronari i radios Shkëlqim Dauti, nëntor 1996.

Në kohën kur filloi punën Radio Peshkopia në qytet dhe rrethina kishte varfëri informimi dhe argëtimi mediatik. Të vetmet mjete në dispozicion të banorëve ishin gazetat e përditshme që mbërrinin në mesditë dhe ekrani i Televizionit Shqiptar, me cilësi sinjali jo të mirë për pjesën më të madhe të asaj zone. Kjo ishte një prej arësyeve kryesore që Radio Peshkopia u mirëprit që në hapat e para nga dëgjuesit dibranë. Pronari i radios për krijimin e stafit i drejtoi sytë nga gjimnazi i qytetit, duke afruar mësues e nxënës, të cilët kishin prirje për letërsinë dhe gazetarinë. Gjithashtu ai afroi dhe disa prej intelektualëve lokalë duke krijuar një bërthamë aktive që ngjante në një farë mënyre si shkolla e parë e gazetarisë për zonën e Dibrës. Programe të ndjekura nga dëgjuesit ishin psh., „Hapësira kulturore”, që përgatitej me mjaft profesionalizëm nga shkrimtari Xhaferr Martini; “Me rritmin e kohës”, një hapësirë me tema aktualiteti që drejtohej nga gazetari Mirvet Lala; „Komenti i javës” që shkruhej dhe prezantohej në studio nga mesuesi Maliq Bitri etj. Zëri më prezent gjatë ditës për dëgjuesit e Radio Peshkopisë ishte ai i Gentjana Xhajkos, por në pjesë të ndryshme të programit bashkëpunonin dhe Arsen Rama, Irida Shehri, Ilir Lleshi, si dhe dy DJ-të që krijonin një atmosferë të gjallë muzikore, Hajri Dauti dhe Sajmir Iskurti.


46

Arben Muka

Hyrja në ambjentet e radios, 1996.

Programi i nisur qysh në ditët e para të radios dhe që vazhdoi deri në fund të aktivitetit të saj, një program që i tërhiqte dëgjuesit, ishte plotësimi i dëshirave të tyre. Nëpërmjet mesazheve që mbërrinin në redaksi bëheshin përshëndetje dhe urime nga më të ndryshmet për të afërmit, shokët e miqtë. Veç buletineve të shkurtëra të lajmeve, Radio Peshkopia trajtonte në emisione të veçanta dhe tema sociale, politike, ekonomike, kulturore, të traditës së krahinës etj. Për këto trajtime radio ndjehej e afërt me dëgjuesit e saj në qytet e rrethina. Ngjarjet e rënda të cënimit të rendit dhe qetësisë publike në fillim të vitit 1997 e bënë të pasigurtë dhe të pamundur transmetimin e Radio Peshkopisë, duke i shkaktuar asaj disa ndërprerje të programit. Kjo periudhë ndalimi dhe rifillimi i programit vazhdoi deri në datën 30 mars të atij viti, kur sinjali i radios u fik për të mos u aktivizuar më kurrë. Radio Arza në territorin maqedonas qysh nga ai moment vazhdon të punojë pa „binjakun” e vet shqipfolës në anën tjetër të kufirit.


70 radio shqip në 70 vite

9

47

RADIO STAR FM 105.5Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Themelues: Rrezja e dëgjimit: Rubrika të pëlqyera: Stafi aktual: Adresa: Kontakt: Person kontakti:

28gusht1996. FM 105.5Mhz. Qyteti i Fierit. Eduart Zenuni. Qarku i Fierit, deri në Durrës dhe Gjirokastër. „Preferenca muzikore”, „Star kuic”, „Star plus” etj. Marinela Emini, Anisa Mehmeti, Aleksandër Nushi, Eriseld Hoxha, Albin Hoxha etj. Lagja „Apollonia”, sheshi „Fitorja”, pallati 9-katësh, në katin e fundit, Fier. Tel – 03424444 / tel & fax – 03425636 / mob – 0693386862 / website: www.radiostar.al /. Taulant Ismaili, tel - 0692071246.

Radio Star është ndër radiot e para private të krijuara në Shqipëri, ndër radiot e para që u legalizua pranë Këshillit Kombëtar të Radiove e Televizioneve në Tiranë për aktivitetin në bazë të ligjit përkatës të vitit 1998. Radio synoi qysh në fillim të punëstëbëhejzëriipublikutpërtrajtimineproblemevelokale,argëtimidhehapësira zbavitëse për komunitetin. Radio Star ishte nga të parat stacione që vendosi partneritet me tri radiot ndërkombëtare që kishin programe në gjuhën shqipe, Deutsche Welle, BBC dhe Zëri i Amerikës, duke transmetuar emisionet e tyre. Në studion e saj janë intervistuar ish presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, kryeministri, Sali Berisha, politikani dhe avokati Spartak Ngjela, si dhe artistë të ardhur nga Tirana e Prishtina, si Eranda Libohova, Evis Mula, pjestarët e bandës „Tingulli 3" etj. Një aktivitetet i rëndësishëm i organizuar nga radio është Panairi i biznesit „EXPO 2007" në qytetin e Fierit.


48

Arben Muka

Sinjali i Radio Star u lëshua për herë të parë më 28 gusht 1996, kur ende në Shqipëri nuk kishte ligj për licensimin e mediave audio. Por kur rreth 2 vjet më vonë parlamenti shqiptar diskutoi dhe votoi ligjin përkatës, Radio Star ishte nga të parat që bëri letrat dhe mori licencën për aktivitetin e saj. Ajo u pozicionua qysh në ditët e para në frekuencën 105.5Mhz, në të cilën vazhdon dhe aktualisht. Fillimisht radio kishte një shtrirje valore duke u dëgjuar brenda qarkut të Fierit (përfshi Fierin, Lushnjën e Mallkastrën). Kohë më pas me disa ndryshime të bëra në bordin drejtues të radios dhe falë një sërë investimesh të kryera në pasurimin dhe modernizimin e pajisjeve dhe blerjen e transmetuesve të rinj e antenave më të fuqishme u bë e mundur që programet e Radios Star të dëgjohen prej Durrësit deri në Gjirokastër, duke arritur madje edhe në zonën e Librazhdit, si dhe qytetin verilindor të Bulqizës. Radio Star bëri pjesë të programit të vet emisionet informative të stacioneve të huaja në gjuhën shqipe, si të radios gjermane Deutsche Welle, BBC nga Londra dhe radios Zëri i Amerikës. Formati i strukturës programore ishte informacion dhe argëtim. Protagonistë në vite kanë qënë Ena, e cila ka drejtuar për shumë kohë emisionin e mëngjesit, Nevila dhe Fatjona që moderonin programin „Star kuic”, Madalena për emisionin „Star plus”, Artani për rubrikën „Bisedë me psikologun”, Besa me emisionin „Nostalgji” etj.

Gjatë emisionit të drejtëpërdrejtë „Mirëmëngjes!”.


70 radio shqip në 70 vite

49

Stafi i Radios Star.

Aktualisht në stafin e radios janë: Marinela Emini në rolin e folëses dhe gazetares, që realizon emisionet „Mirëmëngjes në 105.5!”, „Preferenca muzikore” etj., Anisa Mehmeti, e cila drejton emisionet „Star kuic” dhe „Star plus, gazetari Aleksandër Nushi dhe DJ-të Eriseld Hoxha dhe Albin Hoxha. Në një periudhë kohore drejtues i redaksisë ka qënë dhe gazetari Xhemil Beharaj, ish pronari i Radios Hot. Në studion e saj janë intervistuar ish presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, kryeministri, Sali Berisha, politikani dhe avokati Spartak Ngjela, si dhe artistë të ardhur nga Tirana e Prishtina, si Eranda Libohova, Evis Mula, pjestarët e bandës „Tingulli 3" etj. Radio Star është në transmetim 24 orë. Skaleta e programit ditor të radios është: 05.00 – 07.00 Muzikë popullore 07.00 – 07.15 Hapja e programit ditor 07.15 – 08.00 Emisioni „Mirëmëngjes në 105.5!” 08.00 – 08.15 Lajmet & Publicitet


50

Arben Muka

Studio qëndrore e Radios Star.

09.00 - 10.00 Muzikë e lehtë shqiptare 10.00 – 10.10 Lajme & Publicitet 10.10 – 13.00 Emisioni „Preferenca muzikore” 13.00 – 13.10 Lajmet & Publicitet 13.10 – 15.00 Muzikë e huaj „Hite të reja” 15.00 – 15.10 Lajme & Publicitet 15.10 – 17.00 Emisioni „Star kuic” 17.00 – 17.10 Lajme & Publicitet 17.10 – 19.00 Emisioni „Star plus” 19.00 – 19.10 Lajme & Publicitet 19.10 – 21.00 Emisioni „Dedikim” 21.00 – 21.10 Lajme & Publicitet 21.10 – 05.00 Muzikë miks & Lajme & Publicitet Radio Star është e angazhuar dhe në veprimtari publike dhe biznesi jashtë studios së saj. Një aktivitet me shumë rëndësi që kjo radio ka organizuar ka qënë Panairi „EXPO 2007", që u zhvillua në qytetin e Fierit, me pjesmarrjen e shumë firmave dhe kompanive të biznesit dhe që u frekuentua nga shumë vizitorë vendas e të huaj.


70 radio shqip në 70 vite

10

RADIO IME FM 105.4Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Themelues: Drejtor: Stafi në vite:

Adresa: Kontakt:

51

12mars1997. FM 105.4Mhz. Qyteti i Tiranës. Iris Luarasi dhe Enno Alimerko. Enno Alimerko. Enno Alimerko, Iris Luarasi, Anila Mitri, Erjon Çarçani, Endri Xhafo, Darina Tanushi, Mirgena Topalli, Ermira Hoxha, Rezarta Delisula, Azem Qazimi, Odeta Mustafaraj etj. Adresa: Rruga “Fadil Rada”, pall 9/1, ap. 8, Tiranë. Tel & fax – 04227955 / mob - 0682928078 / website-www.ilma-al.net/e-mail:radioime@gmail.com

Radio Ime lindi si një iniciativë e njerëzve që e kishin pasion dhe dashuri radion dhe që donin t’u ofronin dëgjuesve të Tiranës një alternativë tjetër, të re dhe ndryshengaajoeRadioTiranës.Ështëradioeparëprivatenëkryeqytet.Frekuenca 105.4 MHz nuk ishte e rastësore. Ajo u zgjodh për ta mbajtur sinjalin në mes të valëve të radiove BBC (FM 103.9 Mhz) dhe Zërit të Amerikës (FM 107.4Mhz). Njerëzit të etur për lajme, veçanërisht gjatë asaj periudhe të trazirave të dhunshme, kalonin sa nga BBC-ja tek Zëri i Amerikës, për të dëgjuar të rejat më të fundit dhe kështu ata ndiqnin dhe programet e radios së parë private që transmetonte nga qendra e Tiranës. Në ditët e para, kur radio nuk kishte akoma siglat e saj identifikuese, një dëgjues kur u pyet se çfarë po dëgjonte në ato momente, u përgjigj se nuk po e kuptonte se ç’kishte ndodhur që „BBC-ja po transmetonte muzikë kaq të zgjedhur (!)”.


52

Arben Muka

Radio Ime është radio e parë private në kryeqytet, duke filluar nga transmetimet më12mars1997,nënjëkohë që Tirana dhe e gjithë Shqipëria ishin në kaos nga rrënia e skemave piramidale dhe trazirat e dhunshme. Ndryshe nga radiostacionet që kishin nisur nga transmetimi në qytete të tjera të vendit, Radio Ime, hyri në treg më e konsoliduar profesionalisht dhe më e pasuruar në programacion. Themeluesit e radios, Iris Luarasi dhe Enno Alimerko, ishin dy zëra të njohur për publikun me emisionet sociale në valët e Radios Tirana. Ata nuk vinin nga fusha e biznesit, apo e fraksioneve politike, por nga rradhët e komunitetit të gazetarëve profesionistë, për të bërë diçka ndryshe. Dëgjuesit ndoqën në ditët e para një cikël kronikash investiguese rreth aktivitetit të drejtuesit të një fondacioni zviceran, i cili përmes organizatës së të tij „në ndihmë të fëmijëve të varfër”, dyshohej se abuzonte me ta seksualisht. Kjo ishte dhe përballja e parë me presione nga më të ndryshmet për të ndërprerë raportimin dhe para ofertës joshëse për t’u blerë në këmbim të heshtjes. Por reporterët e vazhduan dhe e plotësuan me fakte investigimin e tyre, që u shoqërua me ndërprerjen e veprimtarisë së fondacionit dhe largimin e drejtuesit të tij nga Shqipëria. Ndër transmetimet e tjera të asaj periudhe, të cilat kanë lënë gjurmë tek dëgjuesi ishte dhe mbulimi direkt i protestës së promonarkistëve në Tiranë, në verën e vitit 1997, të cilët nuk pranonin rezultatet zyrtare të referendumit për formën e rregjimit, një intervistë eskluzive telefonike nga Franca me shkrimtarin e madh Ismail Kadare mbi këtë çështje, programin mbi vdekjen e Nënë Terezës, ku u trasnmetua zëri i saj original etj. Radio Ime që në fillim ka patur për synim mbulimin me sinjal të kryeqytetit. Akoma dhe sot ajo është e licencuar vetëm për t’u dëgjuar në qytetin e Tiranës.


70 radio shqip në 70 vite

53

Fillimisht antena e saj u vendos mbi pallatin ku ndodhej redaksia, ndërkohë që aktualisht është në një pikë dominuese në Malin e Dajtit. Në më shumë se një dekadë transmetim për këtë radio në studio, apo në terren kanë punuar ose vazhdojnë të punojnë: Enno Alimerko, Iris Luarasi, Anila Mitri, Erjon Çarçani, Endri Xhafo, Darina Tanushi, Mirgena Topalli, Ermira Hoxha, Rezarta Delisula, Azem Qazimi, Odeta Mustafaraj, Dorina Topallaj, Ledio Lala, Erina Matraxhiu, Artid Shkaba, Laura Cule, Marsida Bushi, etj. Disa nga programet dhe rubrikat që vazhdojnë t’i rezistojnë akoma kohës janë: “Shoqëria civile në Shqipëri”, një emision me tema sociale, që prodhohet nga anëtarët e Rrjetit Lokal të Radiove, i cili përmbledh 8 radio nga e gjithë Shqipëria dhe drejtohet nga Radio Ime; programi „Pa mua bota është e varfër” ka në qëndër temën e gruas; rubrikat të tilla si: „Lajme nga rajoni dhe turizmi”, e cila ndërtohet në bashkëpunim me Rrjetin e Shoqatave të Transmetuesve Privatë nga Evropa Juglindore dhe ku Radio Ime luan rolin e koordinatorit nga Shqipëria; „Në fokus”, „Mysafiri”, „Të reja nga tregu i Tiranës”, „Çfarë të gatuajmë sot” etj. Në këtë radio kanë qenë të ftuar shumë personalitete të njohur, artistë, shkrimtarë, filologë, drejtues të shoqërisë civile shqiptare, protagonistë nga komuniteti i medias, politikanë kryesorë nga i gjithë spektri, që nga

Themeluesi Enno Alimerko në muajt e parë të punës në radio.


54

Arben Muka

Gazetarja Iris Luarasi duke dëgjuar një material radiofonik të përgatitur.

Azem Hajdari, Fatos Nano, Sali Berisha, etj. Kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin informacione drejtues të pushtetit vendor, shefat e stacioneve të policisë në Tiranë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që janë të vendosur në Shqipëri, trupi diplomatik, religjioneve të ndryshme, mjekë, juristë, mësues, etj.


70 radio shqip në 70 vite

11

55

RADIO NESËR FM 94Mhz

Fillimi i transmetimeve: Vendndodhja: Rrezja e dëgjimit: Pronar: Drejtore: Programe të ndjekura:

17mars1997. Tiranë. Tiranë, Durrës, Kavajë e Fier. Gianfranco Liuzzi. Mirela Topulli. „Nostalgji italiane”, „Gatimi sot”, „Rubrika sportive” etj. Mbyllja e transmetimit: 28 shtator 2002.

Radio Nesër ishte stacioni i nostalgjikëve dhe adhuruesve të flaktë të muzikës italiane, veçanërisht krijimtarisë brilante të viteve ‘60 dhe ‘70. Ishte rikthim tek repertori që ata e kishin përcjellë me ëndje dhe rregullisht, në shumicën e rasteve fshehurazi, qysh nga koha e izolimit në periudhën e rregjimit komunist. Por radio emetonte në pjesë të ndryshme të ditës dhe muzikë shqiptare, kryesisht nga repertori i festivaleve kombëtare të këngës së lehtë. Nga stafi i Radios Nesër i kushtohej rëndësi dhe kontakteve me dëgjuesit, opinionet dhe mendimet e tyre për zhvillimet në vend. Ndaj kishte dhe një emision të posaçëm vetëm me telefonatangadëgjuesit,kudiskutohejmetapërproblemeaktuale,qofshinsocialekonomike,politike,kulturore,sportiveetj.Përçdoditëdrejtuesiiemisionitzgjidhte një top temë, për të cilën kishte një fluks të madh mendimesh dhe opinionesh, të njëjta dhe të kundërta nga ana e telefonuesve.


56

Arben Muka

Radio Nesër ka filluar zyrtarisht nga transmetimet më 17 mars të vitit 1997, në frekuencën FM 94Mhz. Më herët, për një periudhë disa mujore radio ka patur disa transmetime eksperimentale, kryesisht muzikë, të cilat kanë nisur në një kohë me hapjen e televizionit me të njëjtin emër dhe me të njëjtin pronar, i vendosur në një ndërtesë dy katëshe në qëndër të Tiranës. Aparaturat e radios ishin me një teknologji të avancuar dhe siguronin një fuqi transmetimi fillestar 500W, duke i përhapur valët vetëm brenda qytetit të Tiranës. Më pas kur fuqia u dyfishua dhe antena u ngrit pranë bllokut të antenave dhe përsëritësve në fushën e Dajtit, rrezja e dëgjueshmësirsë zgjerua dhe sinjali kapej me cilësi edhe në Durrës e Kavajë, deri në Fier.

Godina ku u vendos redaksia e Radios Nesër qysh në mes të marsit të vitit 1997.

Pronari i radios, inxhinieri elektronik Gianfranco Liuzzi, e kishte nisur shumë më herët aventurën e hapjes së radiove dhe televizioneve private në Itali, që nga vitet ’70, ndërkohë që në fillimet e viteve ’90 kishte eksperimentuar me sukses në Shqipëri themelimin e sinjalit televiziv privat, TVA, që me pas do të ishte për shumë vite me licencë kombëtare. Me Radion Nesër, ing. Liuzzi synonte një stacion biznesi, por dhe argëtues e utilitar për dëgjuesit shqiptarë.


70 radio shqip në 70 vite

57

Themeluesi i Radios Nesër, Gianfranco Liuzzi, 1998.

Duke patur lidhje dhe partneritete të ngushta me mjaft radio private në vendlindjen e tij, brenda një kohe shumë të shkurtër ai siguroi një fond të konsideueshëm me CD të këngëve dhe melodive italiane, veçanërisht të viteve ’60 dhe ’70, për të cilat kishte kërkesa të jashtëzakonshme qysh në javët e para të fillimit të transmetimeve. Pikërisht ndër programet e para muzikore që kishte dhe audiencë të madhe në valët e Radios Nesër ishte emisioni „Nostalgji italiane”, një kthim në krijimtaritë e arta të kësaj periudhe, që përcillej me shumë emocion nga dëgjuesit, sidomos ata që i kishin ndjekur rregullisht këto këngë e melodi fshehurazi qysh në kohën e diktaturës komuniste. Radio emetonte në pjesë të ndryshme të ditës dhe muzikë shqiptare, kryesisht repertori i festivaleve kombëtare të këngës. Një program tjetër që ndiqej nga dëgjuesit ishte „Gatimi sot”, një minutazh praktik i përditshëm për amvisat dhe të apasionuarit e kuzhinës. Çdo ditë në këtë program kishte shpjegimin e hollësishëm të një recete gatuese, jo vetëm nga kuzhina shqiptare e italiane, por dhe specialitete pikante nga tradita e vendeve të ndryshme të rajonit. Nga stafi i Radios Nesër i kushtohej rëndësi dhe kontakteve me dëgjuesit, opinionet dhe mendimet e tyre për zhvillimet në vend. Ndaj kishte dhe një emision të posaçëm vetëm me telefonata nga dëgjuesit, ku diskutohej me ta për probleme aktuale, qofshin social-ekonomike, politike, kulturore, sportive etj. Për çdo ditë drejtuesi i emisionit zgjidhte një


58

Arben Muka

Studio e transmetimit, 1998

temë të ditës, për të cilën kishte një fluks të madh mendimesh dhe opinionesh të njëjta dhe të kundërta nga telefonuesit. Drejtimin e stafit të Radios Nesër e kishte gazetarja Mirela Topulli, e cila veç menaxhimit të strukturës programore në tërësi, përgatiste e drejtonte dhe emisione të veçanta. Gjithashtu pjesë e stafit ishin në periudha të ndryshme kohore dhe mjaft djem e vajza të reja, të cilët megjithëse pa përvojë ishin mjaft aktivë në realizimin e rubrikave dhe hapësirave interesante, si muzikore ashtu dhe dialoguese. Radio Nesër për ndërtimin dhe konsolidimin e strukturës programore ka angazhuar për një farë kohe si këshilltarë dhe ideatorë, këngëtarin dhe prezentatorin e njohur Ardit Gjerbrea, si dhe gazetarin e publicistin me përvojë, Skifter Këlliçi. Radio Nesër i mbylli transmetimet më 27 shtator 2002, kryesisht për motive financiare. Ndërkohë që afër 1 vit më vonë televizioni me të njëjtin emër iu shit nje pronari tjetër, duke vazhduar nga puna dhe aktualisht nën logon Nesër TV.


70 radio shqip në 70 vite

12

59

RADIO PLANET FM 93Mhz

Fillimi i transmetimeve: 20mars1997. Frekuenca: Fillimisht në 92.4Mhz dhe nga viti 2000 e në vazhdim FM 93Mhz. Vendndodhja: Qyteti i Tiranës. Pronarë: Ilir Paço dhe Armand Osmanlliu. Rubrika të pëlqyera: “Kafe pa sheqer”, “Eros poetik”, „Made in Planet”, „Jurasic Park” etj. Bashkëpunojnë: Martin Leka, Enton Abilekaj e Aleksandër Çipa si komentatorë e analistë të zhvillimeve në vend, Agim Xheka si gazetar, Dj Gesi, Dj Tiku, Dj Ardi, Dj Vini etj . Adresa: Pallatet „Gintash”, godina 2, nr. 16, Tiranë. Kontakt: Tel–04266452/mob-0682080418/0682021417/ e-mail: info@planet93fm.com / website: www.planet93fm.com /. Radio Planet nisi si një hobi e dy djemve entuziastë, por që më vonë u shndërrua në një angazhim pasionant të tyre me kërkesa profesionale. Ajo nisi si „Radio e Laprakës” (lagjes së njohur në hyrje të Tiranës ku u vendos dhe redaksia), por që më vonë u shndërrua në një radio e kryeqytetit shqiptar, që synonte cilësi dhe standart, në respekt të shijeve dhe kërkesave të dëgjuesve të çdo moshe, niveli edukativ, profesioni dhe angazhimi shoqëror. Radio Planet nisi nga sajimi i një „kanoçeje” valore dhe më pas u shndërrua në një radiostacion me sinjal të pastër jo vetëm në Tiranë, por dhe në qytete të tjera. Një radio që promovon krijuesit e rinj, duke i hequr stepjen e pasigurinë e hapave të parë, duke i mbështetur pa rezerva në udhën e gjatë e të mundimshme të letërsisë dhe artit. Radio Planet përdori në kohën e duhur, duke i dhënë hapësirën e duhur muzikës së zgjedhur nga repertori ballkanik.


60

Arben Muka

Pavarësisht se dy themeluesit, njëkohësisht dhe pronarët e Radios Planet, Ilir Paço e Armand Osmanlliu kishin bërë disa prova teknike me sinjalin gjatë muajit shkurt 1997, fillimin zyrtar të punës e bënëpasdisajavësh,më20 mars. Frekuenca e transmetimit në vitet e para ishte në bandën FM 92.4Mhz, por nga viti 2000 sinjali u fiksua në FM 93Mhz, ku vazhdon dhe aktualisht. Pikënisja e Planet Radio ishte në kushte gati amatoreske, në rrethana të vështira jetësore (Shqipëria ishte në valën e paparë të trazirave të dhunshme të vitit 1997), por me një pasion të madh për ngritjen e një radiostacioni krejt të veçantë në tregun mediatik. Aparatura e ditëve të para kishte si pjesën kryesore një pajisje në formën e një „kanoçeje”, të vetësajuar e modifikuar, që për shqiptarët ishte shumë e njohur nga koha e diktaturës, kur me anë të saj arrinin të kapnin stacionet televizive të huaja nga vendet fqinjë. Nga pasiguria në ambjentet publike dhe private, antena u ul në një pozicion të mbrojtur duke u futur në një mes një hardhie rrushi për të mos rënë në sy. Në kohën e trazirave të vitit 1997 rrezja e dëgjimit ishte vetëm 3 km nga redaksia e vendosur në lagjen hyrëse të kryeqytetit, Laprakë. I vetmi program stabël ishte ai me kërkesat dhe dëshirat e dëgjuesve, i cili ju përgjigjej letrave dhe telefonave të shumtë që mbërrinin në radio. Gjithashtu në fillimet e veta Radio Planet transmetonte muzikë të zgjedhur nga repertori ballkanas. Radio i ka kushtuar shumë rëndësi zgjerimit të sinjalit. Nga rrezja 3 km e fillimit u sigurua pas 3 vjetëve dëgjueshmëria thuajse në të gjithë Tiranën, ndërkohë që pas vitit 2006 me investimin e konsiderueshëm për transmetuesit, Radio Planet dëgjohet pastër edhe në Durrës, Kavajë, Lushnjë, Berat e Fier. Nga programet e radios që pëlqehen nga dëgjuesit është emisioni i mëngjesit „Kafe pa sheqer”, një format informativ dhe analitik për atë që ka


70 radio shqip në 70 vite

61

ndodhur një ditë më parë, si dhe prognozat e ditëve që vijnë. Emisioni drejtohet nga dy gazetarët e njohur Martin Leka dhe Ilir Paço, në një bashkëbisedim mes tyre, por dhe me degjuesit nëpërmjet telefonit, duke i hedhur një sy përmbajtjes së gazetave të sapo dala në treg, duke bërë skanerin e zhvillimeve politike, ekonomike e sociale, duke mos lënë mënjanë dhe kulturën e sportin. Një emision tjetër që ka audiencë, veçanërisht mes të rinjve, është „Eros poetik”, drejtuar nga gazetari Agim Xheka. Është një hapësirë e lirë për të promovuar krijime poetike, për ti lexuar ato me mjaft ndjenjë për dëgjuesin, për të folur me vetë autorët etj. Në orët e vona të natës është programi i të pagjumëve „Jurasic Park”, lidhje telefonike me dëgjuesit, sms, muzikë e zgjedhur etj. Të ftuar në studion e Radio Planet kanë qënë politikanët Genc Pollo, Bujar Nishani, Ndre Legisi, Valentina Leskaj, Nard Ndoka, Nikoll Lesi, aktivisti i njohur i Lëvizjes „Mjaft”, Erion Veliaj, aktori dhe pedagodu i artit skenik Petrit Malaj etj.Valëve të radios i kanë dhënë dhe i japin gjallëri me muzikën e seleksionuar sipas preferencave DJ Gesi, DJ Tiku, DJ Ardi, DJ Vini etj.

Amanda duke drejtuar emisionin e saj.


62

Arben Muka

Edi dhe Labi duke komunikuar drejtëpërdrejtë me dëgjuesit.

Përmbajtja e programit ditor të Radios Planet është: 07.00 – 08.30 Program muzikor 08.30 – 09.30 Emisioni “Kafe pa sheqer” (informacion, pasqyrë shtypi, komente, intervista etj) 09.30 - 11.00 Muzikë miks 11.00 – 12.00 Ritransmetim i emisioni “Kafe pa sheqer” 12.00 – 16.00 Variete muzikore 16.00 – 18.00 Emisioni i drejtuar nga Antigona Limani 18.00 - 20.00 Muzikë 20.00 - 22.00 Emisioni „Made in Planet” 22.00 - 24.00 Emisioni “Eros poetik” (lexim poezish, promovime autorësh, intervista, telefonata) 24.00 – 02.00 Emisioni “Jurasic Park”.


70 radio shqip në 70 vite

13

RADIO NGJALLJA FM 88.5Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronësia: Drejtuese e redaksisë: Rrezja e dëgjimit: Emisione të pëlqyera:

Adresa: Kontakt:

63

11 prill 1997. FM 88.5Mhz. Qyteti i Tiranës. Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Luljeta Pjetri. Tiranë dhe Durrës. „Programi i mëngjesit”, „Emisioni shkencor”, „Bashkëbisedim me mjekun”, „Në ndihmë të gruas” etj. Rruga e Durrësit, pallati i Sh.p.k Comfort (pranë ish -Shkollës së Partisë), kati 10, ap. 1 dhe ap.6, Tiranë. Tel:04240850/04240852.

Radio Ngjallja është një radio besimi dhe edukimi për dëgjuesit. Ajo nisi të punojë në Ditën e Pashkëve, më 11 prill të vitit 1997, që ishte një lloj pagëzimi, një ogur i mirë për stafin dhe mbarëvajtjen e programeve, të cilat mund të dëgjohen përgjatë metropolit shqiptar Tiranë-Durrës. Punonjësit e Radios Ngjallja kanë bërë kujdes që kohë pas kohe të ndërtojnë një program sa më variabël dhe të pasur në përmbajtje, që prek dhe trajton me kompetencë çështje të kulturës e shkencës, të traditës e historisë ndër shekuj, probleme që lidhen me jetën e përditshme të qytetarëve, për gruan, për fëmijët e rininë, bashkëbisedime me mjekun e familjes, për gatimin, shfletim faqeve të gazetave etj. Pas 11 vjetësh të aktivitetittëvet,Ngjalljapokërkonformadhestrukturaprogramoremëatraktive për dëgjuesit, për t’i bërë dhe ata pjesë të diskutimeve dhe forumeve që emetohen në valën e tyre të preferuar FM 88.5Mhz.


64

Arben Muka

Radio Ngjallja filloi nga puna në një ditë të bekuar, më 11 prill të vitit 1997, në Festën e Pashkëve. Si një zë që kërkonte nga qytetarët më shumë paqe dhe urti, më shumë dashuri dhe solidaritet. Ky mision nisi në ditë të trazuara sociale, shkrepje armësh gjithëfarëlloj, të bastisjeve dhe hasdisjes kolektive të pranverës së zymtë të vitit 1997. Radio Ngjallja i kushtoi pjesën më të madhe programit Festës së Pashkëve, duke përcjellë mesazhet e klerikëve, besimtarëve dhe qytetarëve të thjeshtë nga Tirana. U transmetuan gjithashtu dhe disa emisione kulturore të përgatitura enkas po për Pashkët.

Drejtuesja e redaksisë Luljeta Pjetri në prezantimin e edicionit informativ.

Ditët e tjera të fillimit të punës kishin një program 3 orësh, i cili dhe ritransmetohej, pjesa tjetër ishte muzikë. Më pas u formëzuan programet dhe rubrikat ditore dhe javore, duke ndërtuar një strukturë të konsoliduar. Radio Ngjallja në 24 orë, 18 orë i ka programe të sajat, të rregjistruara ose të drejtpërdrejta në studio. Synimi ka qënë që ti jepen dëgjuesit dije kulturore, shkencore e historike bashkëkohore. I pari është programi i mëngjesit që në përmbajtje ka histori, thënie dhe postulate, të dhëna kulturore etj. Më tej është rradha e emisioneve nga fusha shkencore, rubrika e bashkëbisedimit me mjekun, i cili i përgjigjet interesimit të dëgjuesve që kanë shkruar apo telefonuar. Në emisionin në ndihmë të gruas flitet për recetat e gatimit, kujdesi për fëmijët etj. Në orët e mesditës zakonisht ritransmetohen


70 radio shqip në 70 vite

65

programet e mbrëmjes së kaluar, për t’iu dhënë një mundësi tjetër dëgjuesve që nuk kanë mundur për ti ndjekur. Gjatë orëve të pasdites ka emisione të tilla me përmbajtje enciklopedike kulturore dhe shkencore, me njohuri nga fusha e gjeografisë e historisë, mësimin e gjuhës së huaj etj. Emisionet e mbrëmjes janë të veçanta sipas ditëve: Të mërkurën është mbëmja e rinisë; të enjten është emisioni për gruan; të premten në qëndër është shkenca e arkitekturës nga lashtësia deri në ditët e sotme, me fenomene nga Shqipëria dhe bota; të dielën në mbrëmje është hapësira e muzikës klasike etj. Disa prej bashkëpunëtorëve të radios nuk janë gazetarë, por ata vijnë si ekspertë me mjaft dëshirë për të trajtuar me dëgjuesit në emisionet e tyre të drejtpërdrejta, probleme të cilat ata i njohin në thellësi dhe janë kompetentë. Në studion e Radios Ngjallja kanë qënë të ftuar historianë e restauratorë, nga gazetarët dhe bashkëpunëtorët, janë intervistuar politikanët kryesorë të vendit, personalitete të jetës publike, njerëz të shkencës dhe artit, pa harruar dhe marrjen e mendimeve të vetë qytetarëve.

Para fillimit të programit.


66

Arben Muka

Ambjent nga studio e Radios Ngjallja.

Kryeredaktori i parë në Radio Ngjallja ka qënë gazetari Agim Papaproko, i cili më parë ka qënë për shumë vjet drejtor i Radio Tiranës. Pjesë e stafit kanë në vite: Valdete Andoni, Xhorxh Plevneshi, Isidor Koti, Andrea Llukani (ka qënë dhe kryeredaktor i radios për një periudhë kohe) prezentatori dhe gazetari televiziv Bledi Strakosha etj. Kryeredaktore aktualisht është Luljeta Pjetri. Kanë qënë bashkëpunëtorë të radios dhe aktorët e regjisorët Alfred Bualjoti, Mehmet Berati etj. Redaksia e radios trajton me durim dhe seriozitet çdo letër të dëgjuesve, çdo mendim që ata japin në takimet e drejtpërdrejta me pjestarët e stafit, me anë të telefonit apo me sms. Pas 11 vjetësh të aktivitetit të vet, Radio Ngjallja po kërkon forma dhe struktura programore më atraktive për dëgjuesit, për ti bërë dhe ata pjesë të diskutimeve dhe forumeve që emetohen në valën e tyre të preferuar FM 88.5Mhz.


70 radio shqip në 70 vite

14

67

RADIO STINËT FM 106.9Mhz

Fillimi i transmetimeve: 16maj1997. Frekuenca: FM 106.9Mhz. Vendndodhja: Qyteti i Tiranës. Themelues dhe pronari i parë: Arqile Ndini. Pronari aktual: Kujtim Kapollari. Rubrika të pëlqyera: Spektakli „Kënga më e bukur e vitit”, emisioni humoristik „Një shaka në radio Stinët” etj. Stafi në vite: Alban Bala, Miron Kotani, Arianita Brahaj, Julian Bogdani, Olsi Tufa, Gentian Furxhi, Blerim Zhulali, Agim Xheka, Bardhyl Xhani, Elio Elini, Bejdo Malo etj. Adresa: Rruga e Kavajës, pranë kishës Ortodokse Autoqefale, Qëndra e Biznesit G-Kam, Tiranë. Radio Stinët nisi nga aktiviteti me synimin të ishte një radio kualiteti në tregun radiofonik privat që sapo kish nisur të gjallërohej jo vetëm në Tiranë, por dhe në rrethe të tjera. Themeluesi i saj, një nga gazetarët dhe redaktorët protagonistë të emisioneve kulturore në Radio Tirana për disa dekada, Arqile Ndini, u përpoq të ndërtonte një strukturë programore të shumëllojshme. Për t’i dhënë kohën e nevojshmejovetëmproblemevepolitike,tëpashmangshmenërealitetinshqiptar, pordhetrajtimevesociale,kulturoreesportive.Sistematikishtkalënënjëminutazh të caktuar për mendimet dhe perceptimet e dëgjuesve, duke i lënë të lirë ata të shpreheshin në telefonin e redaksisë, që ishte i lidhur direkt në transmetim. Radio Stinët përdori fondin më të mirë të muzikës kombëtare, duke ndërtuar një spektakël radiofonik për të zgjedhur këngën dhe interpretimin që dëgjohej dhe pëlqehej më shumë nga publiku.


68

Arben Muka

Radio Stinët lëshoi sinjalin për herë të parë më16 maj 1997, duke u fiksuar në frekuencën ku emeton dhe aktualisht, FM 106.9 Mhz. Ishte nga radiostacionet që hyri në treg me një fuqi të konsiderueshme transmetimi, 1KW, duke e shtrirë dëgjueshmërinë jo vetëm në Tiranë, por dhe në Durrës, Kavajë, Lushnjë, Fushë-Krujë e Mamurras. Megjithatë kushtet e punës në fillimet e saj ishin të vështira dhe nuk garantonin cilësi të prodhimit të programit. Redaksia u vendos në një shtëpi private në rrugën e njohur të Bogdanëve, në qëndër të Tiranës, një ambjent shumë i vogël për të punuar normalisht, si dhe pa garantimin e akustikës së nevojshme në studio. Por pas rreth dy vjetësh redaksia u instalua në një mjedis tjetër më të bollshëm dhe më të përshtashëm profesionalisht, ku stafi punonte në kushte më komode. Radio Stinët qysh në hapat e para tentoi të jetë një zë i lirë për mendimin demokratik, të kishte transmetim kualitativ. Ajo bëri pjesë të programit dhe edicionet informative në gjuhën shqipe të stacioneve të huaja Drejtori i Radios Stinët Arqile Ndini, pak para prestigjoze, radios gjermane fillimit të programit të mbasdites, 1998. Deutsche Welle, radios BBC te Londrës dhe Zërit të Amerikës nga Uashingtoni. Gjatë orëve të paradites i kushtohej rëndësi më shumë rubrikave rinore dhe muzikore. Në mesditë kishte diskutime të drejtpërdrejta në studio ku ishin në linjë edhe dëgjuesit. Flitej rreth temës së ditës, që ishte më shumë nga atmosfera politike e ndezur në shtabet e partive kryesore në Tiranë, nga parlamenti, nga ekzekutivi etj. Në mbrëmje kishte rubrika me format argëtues e kuice, për të cilat kërkohej një përgjigje nga dëgjuesit, telefonata përshëndetëse, intervista etj., gjithmonë duke i ilustruar me muzikë të zgjedhur me kujdes nga DJ-të.


70 radio shqip në 70 vite

69

Një nga gazetarët kryesorë që ka punuar në vitet e para të Radios Stinët ishte Alban Bala. Ai drejtonte redaksinë e lajmeve, ndërkohë që vet kishte një program me debat për çështje të aktualitetit. Ekipi i gazetarëve punonte në terren duke mbledhur informacion të freskët, duke marrë intervista, duke përgatitur kronika, reportazhe dhe vox – pop-e me mendime të lira të qytetarëve. E gjithë lënda që mblidhej ishte pjesë ose e edicioneve të shkurtëra të lajmeve që jepeshin çdo orë, ashtu dhe në emisionet informative. Emisioni i drekës ishte një program mjaft i dëgjuar, për vetë përmbajtjen e larmishme të temave, por dhe profesionalizmin dhe balancën e reporterëve. Pas emisionit informativ tema më kryesore ishte në fokus të një programi special që organizohej si një diskutim me protagonistë, por dhe duke tërhequr mendimin e vetë dëgjuesve. Një nga emisionet më të ndjekura të radios ka qënë spektakli muzikor „Kënga më e bukur e vitit” një organizim i përvitshëm në studion e saj, ku më e mira zgjidhej nga mendimi e gjykimi i dëgjuesve. Programi shoqërohej dhe me intervista këngëtarësh, lojra telefonike etj. Një program tjetër që kishte audiencën e vet ishte emisioni humoristik „Një shaka në Radio Stinët”, një kolazh me shije i materialeve gazmore të interpretuara në vite nga trupat e

Gazetari Korab Hoxha dhe Genti Furxhi, 1998.


70

Arben Muka

Këngëtari dhe prezentatori i njohur Ardit Gjebrea pas një interviste të drejtëpërdrejtë në Radio Stinët, së bashku me gazetaren Arianita Brahaj dhe redaktorin e muzikës Miron Kotani, 1997.

estradave në rrethe me histori të freskëta humoristike, duke u ndërthurrur me muzikë cilësore. Gazetarë, moderatorë programesh dhe bashkëpunëtorë të Radios Stinët në vite kanë qënë dhe Arianita Brahaj, Miron Kotani, Julian Bogdani, Olsi Tufa, Gentian Furxhi, Blerim Zhulali Agim Xheka, Bardhyl Xhani, Elio Elini, Bejdo Malo etj. Të ftuar në studio apo në mikrofonin e Radios Stinët kanë qënë shumë emra të njohur të skenës dhe ekranit si Ardit Gjebrea, Aurela Gaçe, Lejdina Çelo, Rovena Dilo, por dhe nga rradhët e politikës, si ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, Albert Brojka, ish udhëheqësi i Lëvizjes Studentore në vitin 1990 dhe ish deputeti i PD-së Azem Hajdari, ish zëvendëskryeministrat Dashamir Shehi dhe Makbule Çeço etj.


70 radio shqip në 70 vite

15

71

RADIO KLAN FM 101.5Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronari: Rrezja e dëgjimit: Rubrika të pëlqyera:

22maj1997. FM 101.5Mhz. Qyteti i Tiranës. Aleksandër Frangaj. Nga Lezha në Vlorë. „Klani i Natës”, „Emisioni i mëngjesit”, „Kafja e pasdites” etj. Stafi: Arian Çani, Aldon Lipe, Bojken Lako, Çim Daja, Indrit Çobani, Sokol Bllaca (mjeshtër i teknikës) etj. Mbyllja e programeve: Qershor 1999, duke vazhduar për disa kohë vetëm si sinjal muzikor.

Radio Klan filloi nga trasmetimet në një kohë kur në Tiranë dhe në rrethe të tjera të vendit ishte në modë ngritja e radiostacioneve private. Përballë boom-it të antenavepërsinjaletaudio,Klaninisitëfitojëterrenmeprogramekrejttëveçanta dhe duke i shtrirë ato gjatë gjithë ditës. Në fillim me programin e “shthurrur” që ndezi mjaft polemika, por dhe tërhoqi goxha audiencë “Klani i Natës”, i gazetarit ArianÇani,mëpasmeemisioninemëngjesittëAldonLipes,qëkishtenjëhapësirë enkas vetëm për seksin femër, emisionin mbi trafikun në kryeqytet, të Indrit Cobanit, emisionin e Bojken Lakos me të rejat nga muzika, apo “Kafja e pasdites” nga Çim Daja. Jetën aktive të Radios Klan, vetëm në rreth 2 vjet, e shkurtoi jo konkurrenca e të tjerëve, por lindja e televizionit me të njëjtin emër me licencë kombëtare. Televizioni Klan zhvendosi për nga studiot e veta të gjitha energjitë njerëzore dhe materiale, duke e lënë në letër dhe projektin disamujor për themelimin e Radios Klan 2, në mes të vitit 1999.


72

Arben Muka

Radio Klan nisi transmetimin më 22 maj 1997. Ishte koha kur për transmetimet private audiovizive nuk kishte një ligj të posaçëm. Mjaftonte ideja, një fond financiar modest dhe një inventar i domosdoshëm për rregjistrimin, editimin dhe transmetimin e programeve. Në kohën kur nisi të dëgjohej nëpër Tiranë Radio Klan, as që bëhej fjalë për ndonjë rregjistrim aktiviteti në organet gjyqësore a tatimore, pasi kryeqyteti dhe i gjithë vendi ishin ende nën efektet trazirave të dhunshme pas rrënies së skemave piramidale. Pronari i Radio Klan, Aleksandër Frangaj, mjaft i njohur në mesin e komunitetit të medias e filloi me shumë ambicie e grind aventurën në valën FM101.5Mhz. Në korrik të atij viti radio filloi emetimin e një programi në mbrëmje vonë, ku protagonist ishte gazetari Arian Çani, i cili deri në puntatën e fundit mbeti anonim për dëgjuesit. “Klani i Natës” ishte një emision radiofonik i importuar nga tregu frëng, por që tingëllonte shumë mirë në shqip. Një hapësirë monologu dhe dialogu me dëgjuesit e pagjumë, të cilët e bënin telef numrin telefonik kujdestar të programit: duke rrëfyer brengat e ditës, duke hamendësuar për të tjerët, duke sharë dhe duke shpërthyer në delir. Gjithshka menaxhohej me mundim nga Çani, i cili në një kohë të shkurtër ndërtoi një seri kodesh komunikimi, si dhe një galeri personazhesh tërë kolorit, më të

Një nga emisionet më të ndjekura në Radion Klan ishte „Klani i natës” i gazetarit Arian Çani. Në foto është Çani gjatë emisionit të tij televiziv „Zonë e lirë”, 2006.


70 radio shqip në 70 vite

73

cilët luante çdo natë. Lënda që përbente “Klanin e Natës”, ishte një refleksion realist i atyre ditëve të jashtëzakonshme që kalonte Shqipëria në “vitin e mbrapshtë”1997. Brenda një kohe të shkurtër Radio Klan strukturoi një set emisionesh që shtriheshin gjatë gjithë ditës. Emisioni i parë ishte ai i mëngjesit, nga ora 06.00 deri në 09.00, drejtuar nga Aldon Lipe. Pas një ore informacioni gjithfarëlloj, mbi ngjarjet më kryesore, titujt e gazetave të ditës, horoskopin, parashikimin e motit etj., pjesa tjetër e programit (07.00 – 09.00) ishte një hapësirë komunikimi e veçantë vetëm me dëgjueset femra. Aldo pranonte vetëm telefonata nga “seksi i dobët”: rrëfime optimiste, deklarata të tensionuara, gjykime të ashpra apo rrotull e rrotull, ledhatime lakonike, pëshpëritje dhe ankesa direkte për “seksin e fortë”. Më pas studion deri në orën 12.00 e kishte moderatori Indrit Çobani, (atë kohë student në degën e regjisurës në Akademinë e Arteve të Bukura), me këshillat për drejtuesit e automjeteve. Emisioni për trafikun kishte një titull domethënës „Mëndjen tek timoni, veshët tek ne dhe muzikë”. I ftuar në studio ishte një zyrtar i policisë rrugore, me të cilin diskutohej mbi probleme të qarkullimit, si dhe realizohej një lidhje Aldon Lipe drejtonte emisionin e mëngjesit në Radio Klan. Në foto ai është gjatë e tij nëpërmjet radios valore të policisë drejtimit të emisionit radio televiziv me një prej inspektorëve rrugorë në „Goodmorning Albania!”, 2005. terren që informonte për situatën konkrete. Emisioni kishte kuice të thjeshta me rregullat e drejtimit të automjeteve si dhe ilustrim muzikor. Më pas në mikrofonin e Radio Klan ishte Bojken Lako në programin e tij të përditshëm muzikor, një përzgjedhje e rrymave të ndryshme, duke e spërkatur dhe me lajmet më të fundit nga jeta dhe kalendari i angazhimeve për yjet e skenës dhe të ekranit. Sipas strukturës, pas Bojkenit ishte rradha e aktorit Çlirim Daja, me emisionin “Kafja e pasdites”. Elokuenca e Çimit, kalimet e tij të shpejta nga një temë në tjetrën, pyetjet intriguese që bënte për telefonuesit në studio,


74

Arben Muka

Indrit Çobani ka përgatitur dhe drejtuar në valët e Radios Klan emisionin për trafikun „Mëndjen tek timoni, veshët tek ne dhe muzikë”.

kujtesa për çdo rast e një barcolete pikante, krijonte një situatë tërheqëse për dëgjuesit nga ora 16.00 deri në 18.00. Një rubrikë rinore e përditshme brenda këtij emisioni përgatitej nga dy studentet e regjisurës Jona Hasija dhe Anola Lilaj. Çdo ditë secili nga drejtuesit e emisioneve respektonte orarin e programit të tij, duke hyrë e dalë nga studio kryesore e radios. Ndërkohë që njeriu që priste dhe përcillte gjithë ekipin realizues, nga mëngjesi deri në mesnatë, që menaxhonte ecurinë programore ishte i palodhuri Pal Toma. Problemet e siglave ndarëse, xhinglave, spoteve, e të tjera çështje të mjeshtërisë teknike realizoheshin nga fantazisti Sokol Bllaca. Me fillimin e punës së Televizionit Klan, radio filloi të humbë shkëlqimin e aktivitetit të saj deri sa në qershor të 1999-s struktura programore thuajse ishte suprimuar duke u shndërruar thjesht në një sinjal muzikor 24 orë. Sinjali televiziv zhvendosi në studiot dhe buxhetin e tij të gjitha energjitë njerëzore dhe materiale të ish Radio Klan, duke e lënë përfundimisht thjesht një copë letër në sirtar, projektin e bujshëm për ngritjen e Radios Klan 2.


70 radio shqip në 70 vite

16

75

RADIO 1 FM 89.9Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronësia: Rrezja e dëgjimit: Stafi:

26maj1997. FM 89.9Mhz. Qyteti i Tiranës. Grup aksionerësh. Në pjesën më të madhe të qytetit të Tiranës. Aulona Minga, Elda Bimi, Arban Hasani, Enton Abilekaj, Aurel Simoni, Arta Tozaj, Denis Dyrnjaja, Artan Santo, Sajmir Kodra etj. Mbyllja e programeve: Qershor 1999, duke vazhduar për disa muaj vetëm si sinjal muzikor.

Radio 1 ishte një nga radiot që kërkoi të dominonte në tregun e transmetimeve audio me informacionin dhe debatin politik, në një kohë ndryshimesh pushteti, në një kohë kur vendi i kishte lënë pas ngjarjet tragjike të pranverës së 97-s, por vuante ende pasojat dhe plagët e asaj çmendurie kolektive. Debatet në mbrëmje në studion e Radios 1 kishin në qëndër çështjet më të debatuara në opinion: rotacioni i pushtetit pas zgjedhjeve të përgjithshme të 29 qershorit 1997, sa duhet të shpresonin shqiptarët që kishin lënë kursimet e jetës së tyre në firmat dhe kompanitë piramidale, a i ishin realiste rezultatet e referendumit popullor për formën e rregjimit në Shqipëri, liria e shtypit etj., etj. Në valën FM 89.9Mhz u transmetua një bisedë e përgjuar mes një kryediplomati përendimor dhe një qeveritaritërëndësishëmshqiptar,njëhistorietrishtuarekomunikimitdhesjelljes në prapaskenë e njerëzve me detyra të posaçme.


76

Arben Muka

Fillimi zyrtar i transmetimit të Radios 1 është më 26 maj 1997, në valën FM 89.9Mhz, por sinjali i saj në fakt ka qënë edhe me herët prezent në një periudhë eksperimentale e prove për pajisjet modeste që kishin ardhur nga Bullgaria. Dy pjestaret e para të redaksisë ishin dy vajza të reja, Aulona Minga (më pas prezantatore dhe gazetare në Televizionin Publik Shqiptar e media të tjera) dhe Elda Bimi. Fillimi ka qënë me angazhim modest për të dyja, të cilat me rradhë qëndronin përballë pultit të transmetimit dhe rendisnin pjesët muzikore nga një dyzinë e madhe kasetash që kishin në dispozicion, me këngë e melodi shqiptare dhe të huaja. Mbasi ia morën dorën anës teknike brenda pak javëve filluan të përgatiten dhe të lexohen buletine të lajmeve, kryesisht zhvillime të ditës nga politika, ekonomia, njoftime për veprimtari kulturore në kryeqytet, sporti etj. Gjatë verës së atij viti filloi dhe zgjerimi i stafit. Erdhën disa gazetarë të rinj nga media e shkruar, të cilët me pasion i hynë dhe aventurës së mikrofonit, që prej muajsh ishte një modë mjaft e përhapur jo vetëm në nga gazetarët e parë në Radion 1 Tiranë, por dhe në rrethe të Një ishte Aulona Minga. tjera të vendit. Përveç Aulonës dhe Eldës, pjesë e stafit të Radio 1 u bë dhe ish kryeredaktori i të përditshmes „Populli Po”, Arban Hasani, i cili drejtoi radion deri në fund të muajit shtator 1997. Gjithashtu erdhën në redaksi dhe gazetarët Enton Abilekaj, Aurel Simoni dhe Arta Tozaj (po nga gazeta „Populli Po”), si dhe Denis Dyrnjaja, Artan Santo e Sajmir Kodra (aktualisht njëri prej protagonistëve të emisionit „Fiks Fare” në


70 radio shqip në 70 vite

77

Top Channel). Programi i përditshëm i radios kishte në thelb dy formate programi: që nga mëngjesi deri në orët e pasdites ishin emisionet dhe rubrikat argëtuese, për rininë, modën, klasifikimet muzikore etj., ndërkohë që nga mbasditja vonë dhe deri në mesnatë ishin emisionet e diskutimit rreth aktualitetit, me të ftuar në studio dhe interesim të drejtpërdrejtë nga dëgjuesit që bëheshin pjesë në debat nëpërmjet linjës telefonike. Radio 1 ishte një radio e kryeqytetit, jo vetëm se sinjali i saj mbulonte vetëm Tiranën, por dhe për faktin se ajo ishte hap pas hapi në zhvillimet e vrullshme politike që ndodhnin në selitë e partive kryesore, në institucionet qëndrore, në parlament, në qeveri, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (verën e vitit 1997 u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme) etj. Pjesa më e madhe e diskutimit në emisionet e mbrëmjes ishte me subjekt nga politika, nga rotacioni i pushtetit pas trazirave të dhunshme të atij viti, superçështja e nxehtë e skemave piramidale dhe fati i kursimeve të qytetarëve, referendumi për formën e qeverisjes së Shqipërisë, liria e shtypit dhe tema të tjera që ngjallnin mjaft debat. Të ftuar në studio si komentatorë ishin disa nga penat më të mira të gazetës së pavarur „Koha Jonë”, Ben Blushi, Martin Leka, Emin Barçi etj. Ndoshta emisioni më i ndjekur në atë periudhë në Radio 1, ka qënë transmetimi i një bisede të përgjuar mes njërit prej ish zyrtarëve më të lartë të shtetit shqiptar dhe njërit prej ambasadorëve kryesorë të një shteti anëtar të BE, i akredituar në Tiranë. Nuk ishte një bisedë rutinë, por me një përmbajtje esenciale, që tregonte shumë për aksionin politik dhe diplomatik në kohën e

Drejtuesi i redaksisë Arban Hasani.


78

Arben Muka

Gazetari Enton Abilekaj, ishte i angazhuar gjatë vitit 1997 në Radion 1 për edicionet informative dhe programet debatuese me tema politike.

ngjarjeve të jashtëzakonshme në pranverën e 97-s. Në fakt biseda ishte zbardhur më herët në faqet e të përditshmes „Indipendent” gjatë periudhës parazgjedhore. Por lëshimi i bisedës në variantin origjinal audio, në gusht të vitit 1997, për t’u dëgjuar nga publiku, hoqi çdo dyshim se dialogu i përgjuar nuk ishte i trukuar, por një prapaskenë e trishtë e njerëzve me misione të posaçme. Radio 1 ka patur dhe nje emision mjaft interesant për Nënë Terezën, ditën kur ajo u nda nga jeta. Një retrospektivë dhe një homazh për një bamirëse shqiptare me famë në të gjithë botën. Tjetër program që krijoi audiencë ishte dhe ai i pasdites ku protagonist në mikrofon për të pritur telefonatat që mbërrinin në studio ishte Roni, një zë i këndshëm dhe mjaft komunikativ me dëgjuesit. Roni ishte pseudonimi i njërit prej bankierëve më të njohur në Shqipëri, Artan Santo, që pas më shumë se 3 dekadash i kthehej pasionit të aktrimit (ka luajtur rolin kryesor të Qullacit tek filmi i hershëm shqiptar „Guximtarët”).


70 radio shqip në 70 vite

17

79

RADIO KOHA FM 98.1Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronësia: Drejtori i parë: Stafi në vite:

19 qershor 1997. FM 98.1Mhz. Qyteti i Tiranës. Nikoll Lesi. Adi Krasta. Adi Krasta, Enkel Demi, Artur Zonja, Mimoza Picari, Mimoza Dervishi, Arjan Çani, Ilir Gjini Sokol Bregu, Anila Jole, Gerti Çarçani, Eno Popi, Kadri Vokopola, Denion Ndrenika, Amalia Dhamo, Ornela Bego, Nazim Rashidi, Indrit Çobani, Edmond Harizaj etj. Programe të ndjekura: „Emisioni i mëngjesit”, „Radio kuic”, „Emisioni sportiv”, „Natën vonë”, „Emisioni poetik” etj. Mbyllja e sinjalit: Në fund të vitit 2005. Radio Koha do të mbahet mend si stacioni me startin më të fuqishëm në tregun radiofonik shqiptar. Ishte e para radio private që mbuloi deri në detaj një proces zgjedhor në Shqipëri, votimet e parakohëshme për parlament, të cilat u mbajtën më 29 qershor 1997. Me rrjetin e ngritur të reporterëve të gazetës „Koha Jonë”, në pikat kryesore të territorit të vendit, Radio Koha raportoi për dëgjuesit nga pjesa më e madhe e zonave zgjedhore, në një proces tejet të tensionuar elektoral, ku veç votave në duart e njerëzve kishte dhe armë të të gjitha llojeve, të rrëmbyera nga depot e ushtrisë në pranverën e atij viti. Radio mbuloi hap pas hapi dhe ngjarje të drejtpërdrejta,sikundërubëdhenjëtribunëeanalizaveprofesionalepëraktualitetin dhe prognozat e së ardhmes. Radio Koha ishte stacioni i kualiteteve gazetareske, që në një kohë të shkurtër u shndërruan në protagonistë të medias shqiptare, të botës së spektaklit në ekranet më të ndjekura shqiptare.


80

Arben Muka

Megjithëse zyrtarisht Radio Koha ka nisur nga transmetimet më 19 qershor të vitit 1997, data që konsiderohet si pikënisja e saj është 29 qershori po atij viti, kur në Shqipëri zhvilloheshin zgjedhjet e përgjithshme të parakohëshme, pas një situate mjaft të rënduar politike, sociale dhe ekonomike shkaktuar nga rrënia e skemave piramidale. Në përballimin e ditës së votimeve dhe më pas në shpalljen e rezultateve, radio shfrytëzoi rrjetin e gazetarëve dhe reporterëve të terrenit në Tiranë dhe rrethe të tjera, të së përditshmes „Koha Jonë”, të cilët nëpërmjet linjës së telefonit në studio krijuan një fluks të jashtëzakonshëm informativ për atë që ndodhte në qëndrat e votimit, në shtabet elektorale, në selitë kryesore të politikës, në KQZ, incidentet, apo betejën deklarative mes konkurentëve. Non stop në studio ishin dy gazetarët, Alban Dudushi dhe Ilir Gjini, që moderuan gjithë ndërhyrjet e korrespondentëve në terren dhe të ftuarit në studio. Suksesi i mbulimit të procesit zgjedhor ishte marketingu më i mirë për valën FM 98.1Mhz, që në mënyrë të pabesueshme, falë dhe mbështetjes publicitare që i bënte gazeta „Koha Jonë”, arriti të sigurojë një audiencë të madhe. Gjithshka u bë në kushte tejet modeste të hapësirës në studio dhe

Drejtori i parë i Radios Koha ishte prezentatori dhe gazetari i njohur Adi Krasta, i cili kishte dhe një emisioni në mbrëmje. Foto është e vitit 2007, ku Krasta drejton emisionin radio televiziv „New day!”


70 radio shqip në 70 vite

81

Stafi i Radios Koha, 1999.

inventarit teknik. Radio ishte instaluar fillimisht në një nga dhomat e shtëpisë së pronarit të saj Nikoll Lesi, dhe më pas u shpërngul në një apartament privat përballë gjimnazit „Petro Nini Luarasi” në qëndër të Tiranës, shoqëruar me investime dhe modernizime të ambjenteve dhe pajisjeve. Në një nga spotet identifikuese të saj thuhej: „Radio Koha, radio e lajmit të fundit”, që në fakt përbënte dhe synimin kryesor të stafit. Radio Koha ka patur në fillimet e saj dhe në vitet e mëpasme një kastë gazetarësh të njohur si Adi Krasta, drejtori i parë, Enkel Demi (edhe ky ka ka qënë drejtues për disa kohë), Mimoza Picari, Mimoza Dervishi, Sokol Bregu, Alban Dudushi, Arjan Çani, Artur Zonja, Amalia Dhamo, Anila Jole, Gerti Çarçani, Erion Çarçani, Eno Popi, Romina Çanga, Kadri Vokopola, Denion Ndrenika, Flutura Gjeli, Ardi Pulaj, Nazim Rashidi, Ornela Bego, Eliberta Radomi, Fjoralba Shehu, Indrit Çobani (i cila ka qënë për një vit drejtues), Edmond Harizaj etj. Me siglat, spotet dhe mjeshtërinë teknike ka punuar Sokol Bllaca, i cili në një periudhë kohore ka drejtuar dhe radion. Radio transmetonte disa buletine lajmesh në ditë, si dhe një numër programesh argëtuese, sociale, kulturore e sportive. Në situatën aq të ngarkuar politike, dëgjuesi natyrisht kishte nevojë dhe për argëtim me emisione


82

Arben Muka

Gazetarja Mimoza Picari, një reportere aktive në Radion Koha, 1997.

larg politikës, ku të trajtoheshin problemet ditore me të cilat ai përballej. Struktura programore ishte solide dhe pas miratimit nga bordi drejtues respektohej në mënyrë rigoroze. Veç buletineve shkurt të lajmeve dhe edicioneve kryesore informative në orët 14.30 dhe 19.30, Radio Koha kishte emisione të larmishme. Në emisionin e mëngjesit kishte informacion, telefonata me dëgjuesit, muzikë e zgjedhur, horoskopi, parashikimi i motit, kursi i këmbimit valutor etj. Paraditja kishte programe dhe rubrika rinore, ku binte në sy ilustrimi me muzikë shqiptare. Kadri Vokopola dhe Alban Dudushi zhvillonin emision „Radio kuic”, një minutazh që kishte shumë dëgjues, të cilët tentonin të zgjidhnin të panjohurat e Vokopolës, të thjeshta në dukje, por realisht të komplikuara dhe që kërkonin vëmendje të madhe. Çdo të mërkurë dhe të shtunë ishte emisioni sportiv i gazetarit Gerti Çarçani, ku jepeshin lajme dhe komente për aktivitetet sportive që zhvilloheshin në Shqipëri dhe në vende të tjera. Adi Krasta ka realizuar emisionin „Natën vonë”, ku ishin të ftuar personalitete dhe protagonistë nga fusha të ndryshme të jetës. Në mbrëmje për disa kohë, gazetari Pushkin Lubonja realizoi një emision poetik. Kurse programi i natës, drejtuar nga gazetarja Anila Jole, ishte një komunkim me dëgjuesit rreth një teme aktuale, ku ata tregonin opinionet dhe perceptimet personale rreth saj. „Koha e natës” ishte emisioni që vazhdoi për disa kohë nën drejtimin e gazetarit Arian Çani.


70 radio shqip në 70 vite

18

83

RADIO STUDENTI FM 89.5Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Rrezja e dëgjimit: Themelues: Bashkëpunuan: Mbyllja e sinjalit:

12gusht1997. FM 89.5Mhz. Qyteti i Tiranës. Rreth 80 përqind të qytetit të Tiranës. Saimir Mërtiri dhe Arben Gabraj. Neritan Liçaj, Dritan Boriçi dhe Romir Zalla. 16 tetor 1999.

Radio Studenti kishte si target kryesor të vetin të rinjtë e të rejat në auditorët e universiteteve dhe shkollave të larta në kryeqytet. Në programet që transmetonte kishte në thelb problematikën e të përditshmes në rradhët e studentëve, të përmirësimit të kushteve të studimit në fakultete, apo të jetesës në ambjentet e godinave dhe mjediset publike në qytetin e tyre studentor. Valët e radios ishin në funksion të informimit e argëtimit rinor, ishin hapësira e duhur për të prezantuar krijimtarinë, mendimin dhe meditimin e gjeneratës që përgatitej për detyra dhe angazhime të mëdha të së ardhmes. Radio Studenti mbeti e tillë se në stafin e saj thuajse të gjithë gazetarët e bashkëpunëtorët ishin nga rradhët e studentëve, nga DepartamentiiGazetarisë,nëfakultetinFilologjik,ngadegaeaktrimitdheregjisurës në Akademinë e Arteve të Bukura etj. Fryma e Lëvizjes Studentore në dhjetorin e vitit 1990 mbeti prezente në të gjithë aktivitetin e saj.


84

Arben Muka

Radio Studenti ishte një strukturë krejt e ndryshme nga Qëndra e Zërit që prej dekadash funksiononte në qytetin studentor. Radio ishte një formë organizmi e lirë i të rinjve dhe të rejave që vazhdonin të studjonin në auditoret universitare të kryeqytetit, për të patur një radio që fliste dhe të trajtonte aspekte të jetës së tyre të përditshme, që bënte oponencë tek autoritetet për probleme ende të pazgjidhura në fakultete dhe jashtë tyre. Veç anës problemore

Gazetari Saimir Mërtiri, bashkëthemelues i Radios Studenti.

Radio Studenti synoi që në ditët e para të ishte dhe një hapësirë zanore shlodhëse e argëtuese për studentët, plotësim i preferencave dhe shijeve të tyre të larmishme kulturore dhe artistike. Këtë mision radio arriti ta përmbushë gradualisht edhe për faktin se pjesa dërmuese e stafit ishte vetë nga rradhët e komunitetit studentor, nga fakulteti i Historisë e Filologjisë, nga Akademia e Arteve të Bukura në Tiranë etj. Dy themeluesit e Radios Studenti ishin Saimir Mërtiri (dega gazetari, viti i katërt) dhe inxhinieri i ri Arben Gabraj, duke siguruar kështu dy elementët bazikë të funksionimit: profesionalizmin e strukturës programore nga njera anë dhe zgjidhjen e çështjeve teknike të rregjistrimit e transmetimit nga ana tjetër. Radio Studenti nisi nga puna më 12 gusht 1997, në valën FM 89.5Mhz, falë


70 radio shqip në 70 vite

85

dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë të dy drejtuesve kryesorë të Bashkisë së Tiranës, Albert Brojka (kryetar) dhe Buron Kaceli (nënkryetar dhe përgjegjës për kulturën), si dhe të shoqatës joqeveritare „Vizion Studentor”. Fillimisht stafi kishte vetëm tre pjestarë, për arësye të mundësive financiare në dispozicion: Saimir Mërtiri, si drejtuesi kryesor në redaksi, ing. Arben Gabraj, që mbulonte anën teknike, ndërkohë që në pultin e transmetimit punonte

Pallati përballë fakultetit të Histori Filologjisë në Tiranë ku u vendos redaksia e Radios Studenti.

Elona Shtylla. Më pas me kalimin e kohës u afruan dhe bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët u angazhuan me rubrika të veçanta ditore ose javore. Struktura e zakonshme ditore e Radios Studenti ishte: 07.00 – 08.00 Emisioni i mëngjesit (informacion, shtypi i ditës, komente) 08.00 – 09.00 Muzikë e zgjedhur 09.00 - 12.00 Ritransmetim i emisionit të mbrëmjes së kaluar 12.00 – 14.00 Muzikë e alternuar 14.00 – 16.00 Krijimtari dhe nostalgji 16.00 – 17.00 Rubrika informative nga Qyteti Studenti 17.00 – 20.00 Vizion studentor 20.00 – 23.00 Emisioni i mbrëmjes


86

Arben Muka

Qyteti Studenti në Tiranë ishte targeti kryesor për Radion.

Pikërisht emisioni i mbrëmjes ka qënë njëri prej më të ndjekurve nga dëgjuesit. Një mikrofon pa kabëll dilte nga studio dhe lëvizte në një rreze 500 metra, pikërisht në godinat e studentëve, ku merreshin intervista të drejtpërdrejta, të cilat ndërthurreshin me skenarin e programit në studio. Mjaft atmosferë krijonin gjatë emisionit dhe tre studentët e degës së aktrimit në Akademinë e Arteve të Bukura, Neritan Liçaj, Dritan Boriçi dhe Romir Zalla, tashmë aktorë të njohur të skenës dhe ekranit. Ndërhyrjet e tyre ishin të herëpashershme duke u ilustruar me situata të një humori të natyrshëm. Një nga ngjarjet që është mbuluar hap pas hapi nga gazetarët e saj ishte një grevë urie që u zhvillua për disa ditë në Qytetin Studenti në dhjetor të vitit 1998. Radio Studenti i ndërpreu transmetimet pas rreth dy vjetësh aktivitet, më 16 tetor 1999. Shkak ishte grabitja e pjesës më të madhe të pajisjeve të studios dhe të transmetimit nga persona të paidentifikuar nga autoritetet policore.


70 radio shqip në 70 vite

19

87

RADIO KONTAKT FM 103Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Emisione të pëlqyera:

Themeluesit: Stafi i fillimit: Drejtori aktual: Adresa: Kontakti: Personi i kontaktit:

1 shtator 1997. FM 103Mhz. Qyteti i Tiranës. „Alfonns –kontakt”, „Zërat e Natës”, „Këshilla mjekësore”, „Ditari Ndërkombëtar”, „Mes miqsh”, „Shqiptarizëm” etj. Riza Rusi dhe Agron Bala. Agron Bala, Alfons Zeneli, Vjollca Vokshi, Reiz Çiço, Veli Rada etj. Bledar Komina. Rruga „Fadil Rada” pas godinës së Agjencisë Telegrafike Shqiptare, pallati i ri, kati i 5, Tiranë. Tel-04247890/04271610/mob:0682082256/ e-mail - r_kontakt@hotmail.com /. Pranvera Sheteli.

RadioKontaktukrijuathuajsenëtënjëjtënkohëmeqeverinëqëdolingazgjedhjet e përgjithshme të vitit 1997. Ajo ishte një oponente e e fortë e ekzekutivit, ishte hapësiraemendimitalternativqëvintengaopozitaekohës,sidhengapërfaqësuesit e shoqërisë civile. Ky qëndrim ka qënë jo pak herë një kosto e pamerituar që i faturohej stafit të radios nga autoritetet. Radio Kontakti në Tiranë ishte e para radioprivatenëShqipëriqëndauminutazhinesajinformativmenjëzëtëfuqishëm në Prishtinë, Radio Kosovën. Një marrëveshje e dy redaksive për shkëmbim të ndërsjelltë kontributesh profesionale në të dy anët e kufirit, të lajmeve, kronikave, analizave,deklaratavedheintervistave,singangjarjetëditës,ashtudheprognoza përditëteardhshme.Njëradionganisënkarrierënshumëgazetarëqëaktualisht janë protagonistë dhe drejtues në media të rëndësishme private dhe publike.


88

Arben Muka

Transmetimet në Radio Kontakt kanë nisur zyrtarisht më 1 shtator 1997, duke përkuar me një datë historike për Shqipërinë: shpalljen e Mbretërisë Shqiptare prej Ahmet Zogut, 69 vjet më herët. Dhe pikërisht ky ka qënë argumenti kryesor, të cilit ju kushtua pjesa më e madhe e programit në ditën e parë të funksionimit të radios. Një emision që nisi qysh ditën e parë dhe që vazhdoi për rreth 2 vjet ishte „Alfons-kontakt”, që drejtohej nga drejtori i parë i radios, Alfons Zeneli. Në ditët e para, veç dy bashkëpronarëve, Riza Rusi dhe Agron Bala, ishin dhe gazetarët e njohur Vjollca Vokshi, Reiz Çiço, Alfons Zeneli (drejtori i parë) e Veli Rada. Më pas erdhën Ilir Hoxha, Ilva Tare, DesadaMetaj,FlamurGashi,ElonaMeço,AdaHysa,EvaSimoni,ShpresaUkcama, Erton Sinani, Patrik Sadikaj etj. Ecuria e punës normale në studio, në përdorimin e pajisjeve dhe në lëshimin e sinjalit FM 103MHz u bë i mundur nga angazhimi i jashtëzakonshëm i ing. Klajd Sheldia. Duhet thënë se në momente të ndryshme të aktivitetit të saj radio ka patur dhe ndërprerje të sinjalit, që vinin nga ndëshkimi i autoriteteve, për siç thuhej dhe motivohej si: „shkelje e ligjit dhe nxitje të trazirave publike”. Por nga stafi dhe themeluesit e radios nuk pati asnjë tërheqje nga qëndrimi opozitar dhe krijimi i hapësirës së lirë për mendimin alternativ. Emisionet e lajmeve, specialet, si dhe programet tematike me debat në radio preknin probleme të ditës, më shumë nga fusha politike, por dhe nga rendi e qetësia publike, diplomacia, problemet e mprehta sociale, ekonomike, kulturore etj.

Gazetari Reiz Çiço, 1998.


70 radio shqip në 70 vite

89

Që nga emri që kishte radio, kuptohet se ideja e themeluesve të saj ishte dëshira për të hyrë në tregun radiofonik me nje format që në fokusin kryesor do të kishte kontaktin e drejtëpërdrejtë me dëgjuesit, për tu bërë përçues të shqetësimeve të tyre, për të realizuar emisione me vlera morale dhe kombëtare. Një temë mjaft prezente në programet e Radios Kontakt ka qënë dhe çështja kombëtare, zhvillimet në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe kudo ku jetonin shqiptarët. Ajo është radio e parë private në Shqipëri që vendosi një urë komunikimi me Radio Kosovën në Prishtinë, një shkëmbim i lëndës informative që përgatitej nga redaksitë respektive. Të intervistuar nga gazetarët e Kontaktit, por dhe të ftuar në studiot e saj, kanë qënë mjaft personalite të jetës publike, politikanë, anëtarë të qeverisë, artistë të skenës dhe ekranit, historianë, diplomatë, drejtues të shoqatave joqeveritare etj., etj. Struktura programore e një dite në Radio Kontakt: 00.05 – 06.00 Muzikë orientale 06.00 – 07.00 Muzikë për fëmijë 07.00 – 08.00 Hapja e programacioneve & muzikë e lehtë shqiptare 08.00 - 09.00 Emisioni “Mirëmëngjes!” (shfletimi i shtypit, informacione, muzikë)

Studio e Radios Kontakt, 2006.


90

Arben Muka

Drejtori i radios Bledar Komina, 2007.

09.00 - 11.00 11.00 - 12.00 12.00 - 12.10 12.10 - 13.30 13.30 - 14.45 15.00 - 17.00 17.00 - 18.00 18.00 - 19.00 19.00 - 19.30 19.30 - 20.00 20.00 - 22.00

22.00 – 24.00

Muzikë qytetare shqiptare (ditët e shtuna është emisioni „Shqiptarizëm”) Emisioni „Jetë të gdhendura” (hënë, mërkurë, e premte) „Ditari ndërkombëtar” (të martë, të enjte, të shtunë) Radio Kosova Muzikë miks Emisioni rinor “Mes miqsh” (e hënë, e mërkurë, e shtunë), emisioni „Info plus” (në ditët e tjera të javës) Muzikë popullore nga treva te ndryshme shqiptare Muzikë shqiptare qytetare dhe e festivaleve Emisioni “Me lokalet shqiptare” Radio Kosova Emisioni “Blic kulturor” Emisioni “Zërat e Natës” (e hënë, e mërkurë, e shtunë), program me muzikë të përzgjedhur shqiptare (ditët e tjera të javës) Album muzikor.


70 radio shqip në 70 vite

20

91

RADIO KRUJA FM 101.6Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Rrezja e dëgjimit: Pronari: Drejtori: Stafi: Emisione të pëlqyera: Mbyllja e sinjalit:

29 tetor 1997. FM 101.6Mhz. Qyteti i Krujës. Rrethi i Krujës, Lezhë, Shijak, në një pjesë të Shkodrës. Eduart Goci. Lulëzim Spata. Murat Aruçi, Ilir Qoshja, Manjola Merlika, Mide Guni, Xhumelina Dervishi, Eduart Goci, Ervin Kalaja etj. „Mirëmëngjes!”, „Ngjarjet e natës”, „Kërkesat tuaja” etj. 7 shtator 2002, për arësye të dëmtimit të aparaturave nga goditjet e tensionit të energjisë, por dhe nga vështirësitë financiare.

Radio Kruja në 5 vjet aktvitet synoi të mbetej një stacion lokal që i kushtonte rëndësi të dorës së parë problemeve të komunitetit. Referencë ishin zhvillimet e ditës,funksionimiipushtetivendor,dukuritëepapunësisë,tëintegrimittëfamiljeve që ishin shpërngulur nga zonat e thella dhe të varfëra rurale në afërsi të zonave urbane,kujdesishëndetësor,gjendjainfrastrukturësnëqyteteekomunaetj.Radio Kruja i ka lënë vend në programet e veta dhe trashëgimisë e historisë së zonës, promovimit të turizmit për njërin ndër vendet më të vizituara nga turistët e huaj dhevendas,përkalanëeqytetit,pazarinkarakteristik,prodhimetefamshmeartistike të bëra me dorë, për pikat shlodhëse dhe kurative të Qafë Shtamës, si dhe mjaft stacione nga guida shëtitëse e relaksuese në Krujë. Ishte stacioni që argëtonte dëgjuesit me muzikën e zgjedhur që përmbushte kërkesat dhe përshëndetjet e tyre.


92

Arben Muka

Në qytetin e Krujës, në Fushë-Krujë e rrethina para datës 29 tetor 1997 mbërrinin shumë sinjale radiosh dhe televizionesh në gjuhën shqipe dhe të huaj, por qysh prej kësaj date na valën FM 101.6Mhz nisi një radio lokale e re që në një kohë të shkurtër krijoi shumë fansa. Radio Kruja ishte një iniciativë private që me aktivitetin e vet ishte prezente në një moment shumë të vështirë për zonën dhe të gjithë vendin që kish filluar të marrë veten nga ngjarjet e muajve të parë të vitit 1997. Fuqia e transmetuesit prej 100W bëri të mundur që dëgjueshmëria të dilte dhe jashtë rrethit të Krujës, në Shijak, në Lezhë, në një pjesë të Shkodrës etj. Fillimet e Radio Krujës ishin të njëjta me shumicën e radiove që u hapën gjatë asaj kohe. Hapësira u dominua fillimisht nga programet muzikore. Kishte program me kërkesat e vetë dëgjuesve, si dhe përshëndetje të tyre për miqtë dhe të afërmit. Në rradhë të parë kishte preferencë për muzikën popullore të krahinës, e cila servirej në blloqe të veçanta nën komentet dhe informacionin e gazetarëve në studio për grupe, këngëtarë e instrumentistë. Por kërkesat e dëgjuesve ishin dhe për repertorin e muzikës popullore dhe të lehtë nga pjesë të ndryshme të Shqipërisë, si dhe nga trevat shqiptare, Kosovë, Maqedoni e Mal të zi. Vend në program kishin dhe emisionet problemore me të ftuar në studio, si dhe me lidhjet telefonike të dëgjuesve. Tematika e këtyre programeve ishte nga zhvillimet e ditës, nga funksionimi i pushteti vendor, për dukuritë e papunësisë, të integrimit të familjeve që ishin shpërngulur nga zonat e thella dhe të varfëra rurale në afërsi të zonave urbane, për kujdesin shëndetësor, për


70 radio shqip në 70 vite

93

gjendjen e infrastrukturës në qytete e komuna etj. Radio Kruja kishte në fokus dhe problemet e rinisë, si në sensin e argëtimit të tyre, të informimit për modën, për filmat e fundit për jetën e artistëve, për teknologjitë e reja dixhitale që po pushtonin botën etj., por dhe për problemet e frekuentimit të shkollës, të luftës kundër përdorimit të drogës, kundër SIDA-s, për emigrimin me dokumente të rregullta në vendet e BE-së dhe në shtete të tjera të botës etj. Radio Kruja i ka lënë vend dhe trashëgimisë dhe historisë së zonës, promovimit të turizmit për njërin nga vendet më të vizituara nga turistët e huaj dhe vendas, kalanë e qytetit, pazarin karakteristik, prodhimet e famshme artistike të bëra me dorë, për pikat shlodhëse dhe kurative të Qafë Shtamës, si dhe mjaft stacione nga guida shëtitëse në rrethin e Krujës. Duke përgatitur reportazhe, kronika e informacione njohëse e familjarizuese në lidhje me to, si dhe përshtypjet e vetë turistëve gjatë vizitave të tyre. Në edicionet e lajmeve apo në specialet që përgatiteshin në radio prekej dhe politika, zhvillimet nga aktualiteti, vendimet e qeverisë apo të parlamentit, nismat e partive kryesore dhe të shoqatave etj. Në periudhën e zgjedhjeve vendore në studio janë ftuar kandidatë konkurues, përfaqësues lokalë të

Radio Kruja i kushtonte rëndësi informimit rreth vlerave turistike të qytetit. Pamje e Kalasë së Krujës, një nga stacionet më të frekuentuara për turistët vendas dhe të huaj, 2005.


94

Arben Muka

Ndeshjet e ekipit të futbollit të Kastriotit zinin mjaft vend emisionin sportiv të radios.

subjekteve politike për të shpjeguar e ballafaquar programet dhe platformat e tyre për komunitetin. Në stafin e Radio Krujës kanë punuar Murat Aruçi, gazetar, Ilir Qoshja (DJ), Manjola Merlika gazetare dhe spikere për lajmet, Mide Guni, gazetare dhe spikere, Xhumelina Dervishi, gazetare, Ervin Kalaja (DJ), Eduart Goci inxhinier për studion dhe transmetimin, Lulëzim Spata (drejtor) etj. Radio vazhdoi nga transmetimet deri në 7 shtator të vitit 2002. Arësyeja e ndërprerjes së sinjalit ishte dëmtimi që kishin pësuar aparturat nga tensioni jo i rregullt në rrjetin energjitik. Por dhe vështirësitë financiare ishin një arësye tjetër e ndërprerjes së punës. Megjithatë gjatë vitit 2008 pritet të rihapet Radio Kruja, si një nismë e disa prej ish punonjësve të saj dhe simpatizantëve, për të rizgjuar një hapësirë të pëlqyer nga krutanët në bandën e transmetimeve FM.


70 radio shqip në 70 vite

21

RADIO ENTER FM 97Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronari: Rrezja e dëgjimit: Stafi: Mbyllja e sinjalit:

95

25 nëntor 1997. FM 97Mhz. Qyteti i Tiranës. Mero Baze. Tiranë, Durrës, Krujë, Lezhë, Kavajë, Lushnjë, Fier dhe një pjesë e qytetit të Vlorës. Lindita Karadaku, Alban Bala, Gjergj Koja, Gerti Selenica etj. 23 korrik 1999. Pajisjet e studios dhe të transmetimit ju dhanë një radio private në Mitrovicë.

Radio Enter në afër dy vjet aktiviteti kishte formatin e një radio informative. Ajo ishte„zëri”iagjencisësëparëprivatetëlajmeveqëkishtepoemrinEnter,themeluar disamuajmëparë.Gjithëlëndainformativeqëmblidhejnëambjenteteagjencisë, rishkruhej për t’ju lexuar dëgjuesve të radios çdo gjysëm ore. Në stafin e Radio Enter bënin pjesë gazetarë që kishin punuar më herët me lajmin, të cilët kishin krijuar burime të qëndrueshme pranë selive të politikës, në institucione publike e privatebrendadhejashtëTiranës.Ishtestacioniqëikushtonterëndësimbulimittë ngjarjeve direkt nga terreni. Radio Enter ishte burimi i vetëm informativ për disa ngjarje të bujshme që ndodhën në vitin 1998 në Shkodër, Patos e Tropojë. Si një radiostacion i afërt me qëndrimet e opozitës së kohës, Radio Enter kishte herë pas here dhe probleme me autoritetet, siç ndodhi pas ngjarjeve të dhunshme në mes të shtatorit të vitit 1998.


96

Arben Muka

Radio Enter filloi nga transmetimet më 25 nëndor 1997. Redaksia e radios punonte në një terren të gatshëm gazetaresk, në ambjentet e agjencisë së parë të pavarur të lajmeve, që kishte po emrin Enter. Themeluesi i dy mediave me të njëjtin emër, gazetari Mero Baze, kishte një eksperiencë të dyfishtë: edhe për radion edhe për agjencinë e lajmeve. Më herët Baze kishte punuar disa vjet si korrespondent në Tiranë për programin shqip të Radios Zëri i Amerikës, si dhe drejtor i departamentit të lajmeve në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, ATSH. Më 5 prill të vitit 1997 ai themeloi agjencinë e lajmeve Enter, e instaluar në një nga ambjentet e ish hotel Dajtit, në qëndër të Tiranës. Pas më shumë se 7 muajsh krijoi Radio Enter, që në fakt ishte „zëri” i agjensicë. Në studion e radios punonin një staf gazetarësh dhe redaktorësh me përvojën e lajmit, si Alban Bala, Lindita Karadaku, Gjergj Koja, Gerti Selenica etj. Që në fillimet e veta radio transmetonte buletine të shkurtëra informative 5 minutëshe çdo gjysëm ore, të cilët freskoheshin vazhdimisht gjatë ditës deri në mbrëmje. Radio Enter kishte një pajisje transmetuese me fuqi 50W dhe muajt e parë e kishte rrezen e dëgjueshmërisë vetëm brenda qytetit të Tiranës. Kur antena e radios u vendos në stacionin qëndror në malin e Dajtit, u zgjerua dhe mbulimi me sinjal duke u dëgjuar pastër jo vetëm në kryeqytet, por dhe në qytetin e Durrësit, Krujë, Lezhë, Kavajë, Lushnjë, Fier dhe një pjesë të qytetit të Vlorës. Duke qenë një radio informative, Enter aplikoi me sukses mbulimet e drejtëpërdrejta nga terreni për ngjarje të bujshme. Më 5 janar 1998 në qytetin e Patosit ndodhi një krim i rëndë ku mbetën të vrarë 3 persona. Duke shfrytëzuar një korrespondent lokal në qytet, Radio Enter ishte në transmetim direkt nëpërmjet linjës telefonike, duke informuar dëgjuesit për ngjarjen e rëndë, viktimat, rrethanat, versionin e policisë, dëshmi nga qytetarët që ishin pranë vendngjarjes etj. Versionet më të fundit të asaj që ndodhte në Patos përcilleshin dhe nga ekrani i agjencisë së lajmeve Enter. Pas kësaj ngjarje pati dhe mbulime të tjera live, siç ishte p.sh., situata e rëndë në komisariatin e


70 radio shqip në 70 vite

97

qytetit të Shkodrës në shkurt të atij viti, ku u rregjistruan përplasje mes grupeve të armatosura. Po kështu në verën e vitit 1998 një korrespondent lokal në Tropojë, çdo gjysëm ore ishte në lidhje me telefonin e studios së Radios Enter për t’i raportuar dëgjuesve sulmin e një grupi të armatosur ndaj disa deputetëve dhe veprimtarëve të opozitës që ndodheshin në qytetin verilindor. Në vendngjarje mbeti i plagosur dhe ish drejtori i përgjithshëm i RTSH-së, Bardhyl Pollo. Radio Enter është e vetmja radio që ka ndërruar për 48 orë sinjalin e saj, duke u prezantuar tek dëgjuesit si Radio Kontakt!... Kjo histori lidhet me ngjarjet që u zhvilluan në Tiranë, pas vrasjes së deputetit të opozitës, ish udhëheqësi i Lëvizjes së Dhjetorit, Azem Hajdari, më 12 shtator 1998. Dy ditë më pas në Tiranë pati trazira të dhunshme, protesta dhe sulme ndaj institucioneve. Më datën 15 dhe 16 shtator në valët e Radios Enter, dëgjohej sinjali i njohur Radios Kontakt. Meqë Radio Kontakt ishte mbyllur nga policia për qëndrimin që mbajti në datën 14 shtator, stafi i Radios Enter vendosi që

Drejtori i Radios Enter, Mero Baze dhe gazetarja Lindita Karadaku, dhjetor 1997.


98

Arben Muka

Gazetari Alban Bala, 1998.

për dy ditë të transmetonte në valët e zbrazura, për të mos lënë boshllëk tek audienca. Kjo manovër u kap nga autoritetet policore, gjë që i kushtoi Radios Enter, daljen nga zyrat në një ndërtesë shtetërore në mes të Tiranës, për t’u shpërngulur në një ambjent tjetër privat me qera. Fundi i transmetimeve të radios ishte më datën 23 korrik 1999. Shkak për mbylljen e sinjalit ishte vendimi i themeluesit për t’u fokusuar në hapjen e një gazete, që do të quhej “Tema javore”, e cila tashmë vazhdon të dalë si e përditshme. Aparaturat e Radios Enter u transferuan për në Mitrovicë, duke u vënë në shërbim të një radioje private në qytetin kosovar.


70 radio shqip në 70 vite

22

RADIO DEA FM 94.8Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Themelues: Rrezja e dëgjimit: Rubrika të pëlqyera: Pjestarë të stafit:

Mbyllja e sinjalit:

99

24 janar 1998. FM 94.8Mhz. Qyteti i Gjirokastrës. Aleksandër Çipa dhe Rajmond Kola. Në qytetin e Gjirokastrës, si dhe përgjatë Luginës së Dropullit. „Dea arkiv”, „Programi me këngë polifonike”, „Emisioni muzikor i mbrëmjes” Inxhinier Astrit Alite, gazetarët Hysni Çani, Marjeta Bako (Kola), Valbona Dhrami, Mimoza Xuhano, Artan Çekani etj. Qershor 2001, kryesisht për vështirësi financiare.

Dy gazetarët e njohur Aleksandër Çipa dhe Rajmond Kola, nostalgjikë të detit dhe adhuruestëperëndeshëssëButrinit,nukmundtëgjeninemërmëtëpërshtashëm për radion e tyre se sa Dea. Ata ndjeheshin komodë dhe të nderuar që studion e radios e vendosën për shumë kohë në një ndër mjediset më të famshme karakteristike dhe me vlera historike të qytetit të Gjirokastrës, tek shtëpia qindravjeçare e Babametove. Radio Dea ishte zëri i parë privat në Jug të vendit. I servirte gjirokastritëve të tashmen dhe thesarin kulturor të krijuar në vite. Gjatë ditëskishtemëshumëmaterialinformativmelajme,intervistaebisedaproblemore, ndërkohë që pasditja dhe mbrëmja deri vonë ishin më relaksuese dhe medituese për dëgjuesit me emisionet muzikore. Dëgjuesit pëlqenin 2 orëshin e këngëve polifonike,njëprogramqëkrijonteatmosferëtëveçantëdhenëambjentepublike, bare,restorante,pikateshërbimitetj.


100

Arben Muka

Radio Dea filloi të funksionojë më 24 janar të vitit 1998, duke transmetuar në valën 94,8 FM. Pronarët e saj ishin dy gazetarë të njohur, në atë kohë korrespondentë të Jugut për seksionet e gjuhës shqipë të radios BBC (Aleksandër Çipa) dhe Zëri i Amerikës (Rajmond Kola). Si studio e parë e Radios Dea u përdor për disa ditë një dhomë e vogël në banesën e Aleksandrit. Pajisjet dhe përsëritësi ishin siguruar në Tiranë. Më pas redaksia u vendos në një prej ambjenteve karakteristike të qytetit, në shtëpinë qindravjeçare të Babametove, ku kishte hapërsirë të bollshme për studion e transmetimit, si dhe vendet ku punonin gazetarët.

Shtëpia e karakteristike e Babametove ku u vendos redaksia e Radios Dea.

Programi i radios kishte pjesën informative (çdo orë buletine të shkurtëra lajmesh, ndërkohë që edicioni qëndror ishte në mbrëmje) dhe pjesën e programeve muzikore e argëtuese. Në programin titulluar “Dea arkiv” jepeshin intervista dhe speciale të ndryshme. Stafi përgatiste dhe tema të thelluara sociale, ekonomike, politike, kulturore, sportive etj. Ato përgatiteshin duke u trajtuar nga shumë këndvështrime, duke u ballafaquar të paktën me dy burime, duke marrë mendimin e autoriteteve përgjegjëse, të ekspertëve, si dhe të komunitetit. Në çdo rast kërkohej profesionalizëm dhe objektivitet


70 radio shqip në 70 vite

101

nga gazetarët, duke njehsuar parametrat e punës në Radion Dea me ato që aplikoheshin në stacionet BBC dhe Zëri i Amerikës. Në mikrofonin e radios u intervistuan shumë politikanë, personalitete të jetës publike, nga arti e kultura, të zgjedhur lokalë, deputetë të parlamenti etj. Radio krijoi interes dhe në komunitetin e biznesit lokal, si dhe institucionet publike, të cilat kërkonin të jepnin reklama ose njoftime nga aktiviteti i tyre nëpërmjet valëve të saj. Në pikun e vet Radio Dea arrinte deri në 20 reklama e njoftime çdo muaj, ç’ka tregonte për zgjerimin e audiencës në qytetin e Gjirokastrës. Dy pronarët e radios, Aleksandri dhe Rajmondi, u kujdesën dhe për forcimin e sinjalit dhe zmadhimin e rrezes së dëgjimit jo vetëm në qytetin e gurtë. Antena u ngrit pas disa kohësh në pikën domuniese në majën e Këcullës, duke iu dhënë mundësi dëgjimi dhe banorëve përgjatë Luginës së Dropullit. Po në Këcullë u vendos dhe redaksia, pasi nuk kishte link për të ruajtur distancë nga antena. Ngjitja në një pikë të lartë të qytetit ishte një befasi për stafin që punonte në një perlë të natyrës dhe në kushte qetësie, por kishte koston e mundimit për zbritjen në qytet dhe ringjitjen në redaksi për disa herë gjatë ditës. Veç dy themeluesve te radios, Aleksandër Çipa dhe Rajmond Kola, në stafin e Radios Dea aktivizoheshin dhe Hysni Çani, Marjeta Bako (Kola),

Gjatë një debati radiofonik drejtuar nga gazetari Rajmond Kola, 1998


102

Arben Muka

Nga veprimtaria që u zhvillua me rastin e një vjetorit të radios, 1999.

Valbona Dhrami, Mimoza Xuhano, Artan Çekani etj. Kolegë të tjerë ndihmonin për të gjetur repertorin muzikor nga krahina e Gjirokastrës dhe zona të tjera. I jashtëzakonshëm ka qënë dhe kontributi i inxhinierit të palodhur dhe mikut të redaksisë Astrit Alite, i cili nuk jeton më. Ai ideoi, instaloi dhe vuri në punë të gjitha pajisjet dhe aparaturat për rregjistrim dhe transmetim të Radios Dea. Radio Dea i ndërpreu transmetimet në qershor të vitit 2001, duke mbyllur aktivitetin e saj rreth 3 vjet e gjysëm, duke lënë të shurdhët një hapësirë të bandës në FM për qytetarët gjirokastritë, me të cilën ata ishin familjarizuar. Mbyllja e radios erdhi kryesisht nga vështirësitë financiare të krijuara, të cilat nuk mund të përballonin fondin e pagave për punonjësit, si dhe shpenzimet e tjera operative.


70 radio shqip në 70 vite

23

RADIO ANTENA JUG FM 100Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronarë: Stafi:

Drejtor: Rrezja e dëgjimit: Programe të pëlqyera: Mbyllja e sinjalit:

103

25 janar 1998. FM 100Mhz. Qyteti i Gjirokastrës. Ilirian Lluri dhe Edmond Andoni. Sokol Shameti, Jolanda Pesha, Juliana Hajredini, Aurela Berberi, Gramoz Kotroçi, Mimoza Lluri, Evjola Sherifi, Kristi Qurku, Pirro Nase, Stela Kamberi, Aurel Lulo, Sokol Memisha etj. Gentian Çela. Në qytetin e Gjirokastrës dhe rrethina. „Emisioni poetik”, „Kënga ime”, „Emisioni i natës”, „Ora gazmore” etj. 21 shkurt 2001, kryesisht për probleme ekonomike.

Radio Antena Jug nisi nga transmetimi rreth dy vjet pas televizionit me të njëjtin emër dhe me të njëjtët pronarë. Sinjali audio kërkoi të hynte në hapësira të tjera kohore,kufiguraekishtetëpamundur.Tëinformontedheargëtontekomunitetin gjirokastrit, të trajtonte problemet e ditës, t’i jepte spacio muzikës dhe traditës së krahinës, të promovonte krijimtarinë poetike më të mirë. Një nga periudhat më intensivetëRadiosAntenaJugkaqënëajoembulimittëkrizëskosovare.Nërrethin e Gjirokastrës, ashtu si në rrethe të tjera të vendit, mbërritën qindra e qindra të ardhurngaKosova,tëcilëtusistemuannëfamiljetdheambjentetpubliketëqytetit. Radio organizoi emisione të veçanta ku në fokus ishin këta njerëz në nevojë, të dëbuarngashtëpitëdhepronatetyrengamiliciadheparaushtarakëtserbë,kërkimi i njerëzve të humbur gjatë rrugës, bashkimet e familjeve të ndara, informacione mbi kushtet e tyre të strehimit, ushqimit, asistencës shëndetësore etj.


104

Arben Muka

Brenda 24 orësh në qytetin e Gjirokastrës kishte ndodhur një „bis” në tregun radiofonik lokal. Një ditë pas themelimit të Radios Dea, më 25 janar 1998, filloi nga puna Radio Antena Jug. Ilirian Lluri dhe Edmond Andoni, dy pronarët e televizionit lokal, po me të njëjtin emër, ja nisën një aventure tjetër, me një pajisje transmetimi me fuqi 40W, që mbulonte me sinjal qytetin dhe rrethinat. Radio Antena Jug u pozicionua në frekuencën FM 100Mhz. Aparatura në studio ishte mikse, duke krijuar mundësi që të përdorej për transmetim dhe me kaseta dhe me CD dhe me bobina me shirit. Më vonë u fut në sistem kompjuteri që lehtësoi mjaft punën e teknikëve në pult dhe DJ-ve. Dy themeluesit i kishin ndarë angazhimet, Lluri me programet dhe aktivitetin e stafit, ing. Andoni me problemet teknike të rregjistrimit dhe incizimit. Ditët e para transmetohej më shumë muzikë dhe nisi „Emisioni poetik”. Një hapësirë letrare dhe artistike ku lexohej dhe komentohej poezia e huaj e para viteve ‘90, perlat frënge, gjermane, austriake, ruse etj. Ndërkohë që çdo emision kishte dhe një të ftuar, krijues i njohur, i cili veç poezive të tij prezantonte dhe krijime të autorëve të rinj që mbërrinin në studio. Një nga emisionet e para i cili rezistoi deri në mbylljen e radios ishte „Kënga ime”, me plotësimin e kërkesave të dëgjuesve, që drejtohej nga Genti dhe Jolanda. Gjatë

Arkivi i Radios Antena Jug, 1999.


70 radio shqip në 70 vite

105

3 orëve të këtij programi qëllonte shpesh që të merreshin në studio edhe mbi 100 telefonata nga dëgjuesit, të cilët prisnin me padurim të bënin një përshëndetje apo të kërkonin këngën e preferuar. Program tjetër që kishte shumë dëgjues ishte „Vetëm me ne këtë mbrëmje”, që përgatitej dhe drejtohej nga Gramoz Kotroçi. Emisioni që fillonte në orën 22.00 dhe përfundonte në orët e para të mëngjesit të nesërm, kishte disa rubrika të larmishme me telefonata, me kuice, me të ftuar në studio, me përshëndetje, kuriozitete etj. Radio Antena Jug ka luajtur një rol të madh gjatë periudhës së krizës së Kosovës në vitin 1999. Në Gjirokastër, si dhe në rrethe të tjera të vendit mbërritën qindra e qindra njerëz në nevojë, të dëbuar me dhunë nga shtëpitë e pronat e tyre në rajone të ndryshme të Kosovës. Strehimi i kosovarëve në familjet gjirokastrite dhe në ambjente të ndryshme publike, ishte një fakt që nuk mund ti anashkalonte redaksia e Radios Antena Jug. Mbi këtë argument u ndërtuan disa emisione të posaçme, për drejtimin dhe përgatitjen e të cilave u angazhuan dhe djem e vajza nga Kosova. Veç lajmeve që jepeshin mbi strehimin dhe trajtimin e të mbërriturve, bëheshin dhe njoftime për njerëz të zhdukur, për familje Dy gazetarët mjaft aktivë në radio, Gentian Çela (tani Belgjikë) dhe Sokol Shameti (tani kryeredaktor i të të ndara gjatë eksodit etj. në përditshmes „Korrieri”), 1998. Hapësirë merrnin dhe rrëfimet e të zhvendosurve me dhunë, përshtypjet e tyre nga qëndrimi në Gjirokastër, aktivitetet që zhvillonin, orientimi për në pikat e asistencës shëndetësore, trajtimit social psikologjik etj. Një emision tjetër ishte „Ora gazmore”, një minutazh me anekdoda, fjalë të urta, rrëfime satirike etj. Piro drejtonte emisionin „Great Hits”, ku nga lojërat që zhvilloheshin me dëgjuesit jepeshin për dhuratë CD me këngë të njohura. Radio Antena Jug transmetonte në valët e saj dhe emisionet informative në gjuhën shqipe të radiove të huaja, si Deutsche Welle dhe Zëri


106

Arben Muka

Gazetarja Jolanda Pesha, e cila drejtonte emisionin me kërkesat dhe përshëndetjet e dëgjuesve, 1999.

i Amerikës. Në programet e saj radio kishte në fokus dhe aktivitetin e të zgjedhurve lokalë, vendime të ndryshme të bashkisë, fushata ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi, probleme të mbrojtjes së mjedisit, të restaurimit dhe konservimit të pjesës muzeale të qytetit etj. Në stafin e Radios Antena Jug punonin djem dhe vajza të përkushtuar që dhe në mënyrë vullnetare përgatisnin materiale cilësore. Genti Çela, Sokol Shameti dhe Jolanda Pesha ishin mjaft aktivë, gjithashtu dhe Mimoza Lluri, Evjola Sherifi, Piro Nase, Kristi Qurku, Stela Kamberi etj. Radio i mbylli transmetimet më 21 shkurt 2001, kryesisht për pamundësi financiare. Por logo „Antena Jug” vazhdoi ende me sinjalin e televizionit lokal.


70 radio shqip në 70 vite

24

RADIO RUZVELT FM 94.8Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronari: Rrezja e dëgjimit: Rubrika të pëlqyera:

Mbyllja e sinjalit:

107

9 shkurt 1998. FM 94.8Mhz. Qyteti i Memaliajt. Gëzim Shehu. Memaliaj dhe disa lagje të qytetit të Tepelenës. „Prezantimi i grupeve të këngës popullore”, „Rubrika sportive”, „Rubrika e humorit”, ”Emisioni për fëmijët” etj. 18 maj 2005, kryesisht për probleme ekonomike.

Hapjaenjëradionënjëqytetmerreth6mijëbanorë,memjaftproblemeekonomike e sociale dhe me një nivel të lartë emigracioni në rradhët e të rinjve ishte një ide e guximshme.Porpasdisajavëshkurlëshoisinjalinpërfamiljeteminatorëve,pronari i Radio Ruzvelt, Gëzim Shehu, kuptoi se ideja e tij funksiononte: kishte zgjuar tek dëgjuesitdashurinëpërfolklorin,kulturënetraditënezonës.Hapësirateprogramit kuprezantoheshingrupetenjohuratëmuzikës,aiiMemaliajt,iBënçës,Hormovës, Kardhiqit,Delvinës,itërinjvetëGjirokastrës,Kalivaçitetj.,ngjallninmjaftkurreshtje, ngacmonin dëshirën për ta bërë këtë repertor brilant pjesë të rasteve në gëzimet familjare.RadioRuzveltishteartopalantiidashamirësvetëfutbollit,imbështetësve të zjarrtë të ekipit të Memaliajt. Ishte treguesi më i mirë i solidaritetit në mesin e komunitetit të medias. Një pjesë e pajisjeve të studios së saj ishin dhuratë e Radios AlponëGjirokastër.


108

Arben Muka

Ora e parë e programit të Radios Ruzvelt ishte thjesht një kakofoni zhurmash. Atë pasdite të datës 9 shkurt 1998, pronari i radios Gëzim Shehu dhe dy teknikët që e kishin ndihmuar për instalimin e pajisjeve 25W të transmetimit mendonin se gjithshka shkonte në rregull. Por në fakt asgjë që lexohej në mikrofon dhe lëshohej nga magnetofoni nuk dëgjohej. Pas një ore gjithshka ishte normalizuar, i gjithë qyteti i Memaliajt kishte në bandën e FMve një stacion të ri, që fliste me gjuhën e tij. Emri Ruzvelt, ishte thjesht pagëzimi i radios me emrin e djalit të pronarit, por dhe si një dëshirë për t’u bërë pjesë aktive e rrjetit të fondacioneve dhe organizatave që mbanin emrin e ish presidentit të 32 të SHBA-ve, Franklin Roosevelt. Menaxheri i radios ishte me përvojë në fushën e gazetarisë. Gëzimi ishte korrespondent i gazetës „Koha Jonë” qysh nga viti 1992 dhe në vitin 1997 kur u hap Radio Koha raportonte dhe për redaksinë e saj nga Memaliaj dhe Tepelena. Ai kishte punuar dhe si korrespondent për Radion Gazetari Gëzim Shehu në studion e Radios Ruzvelt, e cila u vendos në shkurt të vitit 1998 në ambjentet e Gjirokastra. banesës së tij në qytetin e Memaliajt. Radio Ruzvelt ishte instaluar në njërin prej ambjenteve të apartamentit të banimit, në një pallat në qendër të qytetit, në tarracën e të cilit ishte ngritur antena. Fuqia fillestare ishte e limituar, vetëm 25W. Pas 6 muajsh radio kishte një fuqi prej 80W, ç’ka zgjeroi më shumë rrezen e dëgjueshmërisë edhe në disa lagje të qytetit të Tepelenës dhe komunat përreth. Nga 6 orë në ditë që transmetonte në muajt e parë, Radio Ruzvelt dyfishoi kohën „on air”, por haste vështirësi të mëdha me ndërprerjet e energjisë elektrike, një sëmundje që nuk ju nda deri në ditën


70 radio shqip në 70 vite

109

e fundit të aktivitetit të saj. Fondi muzikor i radios ishte mjaft i pasur me repertorin shqip. Të gjitha rrymat e muzikës, por më shumë kujdes tregohej për këngën popullore. Radio Ruzvelt promovonte sistematikisht me një minutazh të bollshëm grupe dhe këngëtarë të krahinave të Jugut, siç bëri p.sh me grupet e qytetit të Memaliajt, të Bënçës, Hormovës, Kardhiqit, Delvinës, Kalivaçit, grupit të të rinjëve të Gjirokastrës etj. Ishte një rubrikë mjaft e larmishme, ku mes çdo kënge të zgjedhur kishte intervista e meditime nga anëtarët e grupit, komente e analiza nga njohës të muzikës, ku sigurisht nuk mungonin telefonatat e drejtëpërdrejta me dëgjuesit që jepnin vlerësime të ndjera për krijimtarinë muzikore në transmetim. Qyteti i Memaliajt shquhet për afinitet ndaj sportit, veçanërisht futbollit. Një nga synimet e Radios Ruzvelt ishte dhe mbulimi tërësor i aktivitetit të ekipit vendas të futbollit që luante në kategorine e dytë. Në vitet 1998 dhe 1999 futbollistët e Memaliajt ishin pretendentë realë për t’u ngjitur në kategorinë e parë. Kjo kishte krijuar një atmosferë entuziaste në të gjithë qytetin, por që kishte marrë dhe mjaft hapësirë në radion lokale. Bëheshin diskutime në studio me të ftuar gjatë rubrikës sportive, si dhe transmetohej në valën FM 94.8Mhz direkt çdo ndeshje që ekipi luante në fushën e tij në Memaliaj. Radio kishte dhe një program të veçantë për parashikimet e

Qyteti i Memaliajt me rreth 6 mijë banorë, 2003.


110

Arben Muka

Ambjent i radios.

ndeshjeve, si ato të kampionatit shqiptar, ashtu dhe të kampionateve të tjera kryesore në vendet europiane. Emisione të tjera: Rubrika e humorit, rubrika rinore, ku drejtonin nxënës nga shkolla e mesme, emisioni për fëmijët, që kishte shumë gjëagjëza e kuice, duke u bërë atraktiv për degjuesit e vegjël, programi me dëshirat dhe përshëndetjet e dëgjuesve etj. Radio Ruzvelt pushoi transmetimet në 18 maj 2005. Arësyet ishin kryesisht ekonomike, mungesa e furnizimit me energji elektrike, por dhe një lloj presioni që bëhej nga degët lokale të partive politike në prag të zgjedhjeve të përgjithshme që ishin në prag.


70 radio shqip në 70 vite

25

TOP ALBANIA RADIO FM 100Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Statusi: Drejtor i Përgjithshëm: Kryeredaktor i lajmeve: Rubrika të pëlqyera:

Adresa: Kontakti:

111

14 shkurt 1998. FM 100Mhz. Qyteti i Tiranës. Radio private me licencë kombëtare. Hektor Pustina. Robert Prifti. “Goodmorning Albania!”, “New day!”, “Botë e çuditshme”, “Urban pro”, “Radio magazinë”, “Summer time”, “Disco lancio” etj. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, QNK, Tiranë Tel-04247492/04247299/fax:04247493/ website - www.topalbaniaradio.com / e-mail - contact@topalbaniaradio.com /.

Top Albania Radio është radio e parë private që hyri në treg qysh në fillim me një teknologji të avancuar dixhitale, të cilën nuk e kishin ende në përdorim as radiostacionetëfuqishmenëvendetballkanike,pordheqëendenukkishinmarrë shtrirje të gjërë në vendet e zhvilluara. Nëpërmjet shërbimit satelitor Top-i është radio më e madhe shqipfolëse në Europë. Top Albania Radio bëri një revolucion të vërtetënëtransmetimetaudio,njëmodelinformimidheargëtimiqëpjesërishtose plotësisht u imitua nga radiostacionet e tjera shqiptare. Fillimisht ishte radioja e të rinjve, por më pas ajo afroi dhe grupmosha të tjera, në sajë të një programi të larmishëmnëformëepërmbajtje,njësinjalzanorqëenjehedhepotakeshdëgjuar më parë vetëm pak minuta. Nga studiot e Top Albania Radios nisën projektet e para të prodhimit dhe të promovimit të muzikës alternative, nisi ideja për krijimin e ekranit më të ndjekur të shqiptarëve, televizionit Top Channel.


112

Arben Muka

Top Albania Radio ka transmetuar për herë të parë më 14 shkurt të vitit 1998, në Ditën e Shën Valentinit, në frekuencën 100Mhz. Në ndryshim nga radiot që ishin krijuar më parë, apo ato që u krijuan më vonë, Top-i nuk kishte periudhë „të vështirësive dhe mangësive të fillimit”, por hyri në treg mjaft fuqishëm, me një teknologji të fundit të pajisjeve brenda dhe jashtë studios, duke patur një sinjal tejet cilësor aty ku dëgjohej. Në një hark kohor shumë të vogël, Top Albania Radio, u bë stacioni më i dëgjuar në kryeqytet dhe më pas në rrethet kryesore të vendit, në Durrës, Vlorë, Elbasan, Shkodër, Korçë, Gjirokastër, etj. Struktura programore me emisione kryesisht muzikore u pasurua dhe me buletinet e lajmeve në çdo orë të plotë dhe më pas duke përgatitur emisione të plota informative. Një kontribut të madh në këtë drejtim ka dhënë gazetarja Zamira Koleci, e ardhur nga studiot e Radio Tiranës, e cila

Dhoma e lajmeve në Top Albania Radio, 2006.

organizoi dhe konsolidoi dhomën e lajmeve të Top-it. Detyrë që aktualisht e vazhdon një tjetër ish gazetar i njohur i Radio Tiranës, Robert Prifti. Gjatë gjithë javës nga ora 06.00 deri në orën 24.00, radio transmeton në çdo orë fikse një buletin të shkurtër lajmesh, i cili nuk zgjat më shumë se 3 minuta. Dy edicionet kryesore të ditës, me lajme, kronika, deklarata, intervista etj., jepen pasdite në orën 16.00 dhe në mbrëmje në orën 20.00. Në këtë redaksi kanë punuar në vite, ose vazhdojnë të punojnë Alma Sula, Mimoza Picari, Suela Musta, Dori Lato, Pranvera Skana etj. Afrimi në stafin e Top Albania Radios të djemve dhe vajzave të talentuar, si


70 radio shqip në 70 vite

113

gazetarë, moderatorë, redaktorë, prezentatorë, krijues, menaxherë, muzikantë etj., eci paralelisht me investime dhe rinovime të mëdha në teknologji. U hapën 4 studio post produksioni (të përshtatshme për montazh), 3 dhoma mikrofonike, 3 Studio “On air” dhe 1 studio regjistrimi muzikor (Top Albania Radio Records). Top Albania Radio ka patur dhe ka ende veçorinë e ofrimit të emisioneve cilësore në çdo segment të ditës. Deri në fund të verës së vitit 2007 dita fillonte me emisionin “Good Morning Albania!”, drejtuar me shumë sukses nga Aldon Lipe dhe ku në terren ishte Paloma (Rudina Mëneri). Një emision radiofonik që ishte dhe pjesë e spektaklit të mëngjesit në televizionin Top Channel. Tashmë kjo hapësirë është zëvëndësuar nga vjeshta e 2007-s e në vazhdim nga një program tjetër po kaq shumë i ndjekur, që përgatitet nga prezentatori dhe gazetari i njohur Adi Krasta, me titullin “New day!”. Rubrika “Botë e çuditshme” me informacione, kuriozitete e muzikë për 60 minuta, gërshetuar me ngjarje të veçanta të ndodhura në botë. Emisioni “Urban pro”, një hapësirë interaktive e përgatitur nga treshja simpatike Eno, Xhoi e Ledioni. Më pas vijnë “Radio magazinë”, drejtuar nga gazetari i talentuar Eno Popi; “Mix 2 Mix” nga Dj Aldo me gjysëm ore muzikë dance nga e hëna deri të premten; emisioni “Një këngë për ty”, që drejtohet nga Denada dhe Rudina; “Pro shqip”, që prezantohet nga Iva dhe Besi; “Summer time” një emision i stinës së verës që prezantohet nga Eno, Xhoi e Genti, “Disco Lancio” që

Stafi i radios, 2007.


114

Arben Muka

Pjestarë të stafit, 2007.

prezantohet në mënyrë profesionale nga Arbana dhe në pult Dori DJ, një nga emisionet më të mira të Top Albania Radio. Radio, e cila ka licencë kombëtare, mbulon me sinjal rreth 85 përqind të territorit të Shqipërisë, duke përmbushur kështu mbi 90 përqind të popullatës së vendit më transmetim radiofonik. Veç shtrirjes valore të përmendur më sipër, Topi-i dëgjohet me sinjalin primar (josatelitor) edhe në zona të veriut të Greqisë, në ishullin e Korfuzit, në pjesën përendimore të Maqedonisë, në jugun e Kosovës deri në Prishtinë dhe pothuajse në të gjithë Malin e Zi. Nga disa sondazhe serioze të publikuara së fundi, Top Albania Radio është media elektronike me audiencën më të madhe në vend që shkon 70–73 përqind.


70 radio shqip në 70 vite

26

RADIO CLUB FM FM 100.4Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronësia: Drejtor: Rubrika të pëlqyera: Stafi në vite:

Adresa: Kontakti:

115

20 shkurt1998. FM 100.4Mhz. Qyteti i Tiranës. Club muzikor sh.a. Arben Bylykbashi. „Gjimnastika e mëngjesit”, „Mesazhe zemre”, „Dashuri dhe nostalgji”. Sokol Balla, Adi Krasta, Anilda Kaçaçi, Alkida Llakaj, Koloreto Cukali, Belinda Balluku, Nerejada Sula, Najada Musa, DJ Piko, Elida Lazi etj. Bulevardi „Dëshmorët e Kombit”, Hotel “Rogner Europapark”, kati parë, Tiranë. Tel&fax:04235014/mob:0682054777/ e-mail: beni@clubfm.net / website: www.clubfm.net /

RadioClubFMuthemeluasinjëradioepastërbiznesi,(njëriprejortakëvepronësorë të saj kishte një radio po me të njëjtin emër jashtë Shqipërisë). Ajo hyri në tregun radiofonikshqiptarsinjëstacionqëudrejtohejtëgjithamoshavemeprogramete muzikatesaj.ClubFMtransmetonvetëmhit-e.Njëradiomekarakterpsiokologjik dhe stil të veçantë në komunikimin me dëgjuesit. Të dhënat cilësore të dëgjuesve që u drejtohet kjo radio janë: interesimi për të rejat e modës, argëtimi (kinema, koncerte,klube,partyetj),interesimipërparaqitjenejashtme,përdorimiiteknologjive tëreja(kompjuter,internet,celularë),ambicjetpërnjëjetëmëtëmirëdhetësigurtë (shkollimi, gjuhët e huaja, sigurimi). Radio Club FM është organizatore ose bashkëorganizatoreekoncertevenëskenatshqiptaretëgrupevetënjohura: „Boney ‘M”, „Shaft”, “London Beat”, “Antique”, “Touch and go” etj.


116

Arben Muka

Radio Club FM ka nisur zyrtarisht transmetimet më 20 shkurt 1998, në valën FM 100.4Mhz. Njëri prej bashkëpronarëve të radios, Arben Bylykbashi kujton nga dita e parë e punës: „Pasi kishim përfunduar procesin e instalimit të aparaturave në një nga stacionet e antenave në Malin e Dajtit, zbritëm në qytet. Të lodhur u ulëm në një lokal të Tiranës të pijmë një kafe. Ishte e pabesueshme.Dëgjuamngafoniae lokalit pikërisht transmetimin e Club FM. Kishte vetëm dy orë që ishte hapur...”. Rregulli i parë profesional që u vendos qysh ditën e parë për përmbajtjen e radios ishte që në fondin e saj të ketë vetëm hit-e. Nga kualiteti muzikor i muajve të parë, kush kaloi qoftë dhe për pak sekonda në valën FM 100.4Mhz, „mbeti brenda”, duke e memorizuar si një stacion të preferuar. Radio ka patur dhe një proces konsolidimi gradual të rubrikave informative kulturore. Për shumë kohë pjesë e stafit të Club FM kanë qënë dhe dy emra të njohur të gazetarisë, Adi Krasta dhe Sokol Koloreto Cukali (Kolo) gjatë programit të tij Balla. Deri në verën e vitit 2007, „Gjimnastika e mëngjesit”, një nga më të çdo të shtunë në orën 14.00 deri ndjekurit në valët e Radios Club FM, 2007. në 17.00 ishte emisioni „Krasta show”, nën kredon: Fundjava fillon me Adi Krastën! Gjithashtu ka qënë dhe emisioni „Sokol Balla Live”. Rubrika periodike në Club FM kanë patur dhe Alkida Llakaj, „Energy”, Belinda Balluku, “Me sytë e Anës” etj. Programet kryesore ditore që transmeton Radio Club FM nga e hëna në të premte janë: „Zgjohu gjumash!”, nga ora 07.00 deri në 08.00, një emision që drejtohet nga Najada Musa. Parashikimi i motit, temperatura në kryeqytet, trafiku, kalendari, kuriozitete, informacione kulturore, si mund të kaloni ditën në Tiranë, kinema, teatër, ekspozita, koncerte, shfaqje të ndryshme, balet opera, kënga


70 radio shqip në 70 vite

117

më e transmetuar në Club FM e shumë të tjera për të kaluar një mëngjes herët argëtues në shoqërinë e valëve të radios. “Gjimnastika e mëngjesit!”, nga ora 08.00 deri në orën 10.00, nën shoqërinë e Kolos (Koloreto Cukalit). Një nga emisionet më të ndjekura, një mundësi për t’u njohur me shtypin e ditës, por të lexuar në një mënyrë tjetër, plot fantazi e krijimtari, duke vënë thekse në mjaft dukuri tipike sociale, duke prezantuar personazhe të ndryshme, duke mbajtur për ilustrim një muzikë brilante. „Muzikë e zgjedhur”, nga ora 10.00 deri në orën 15.00, nën shijen dhe mjeshtërinë e DJ Piko. „Radio Club FM kujton”, një program i DJ Leo, nga ora 15.00 deri në 17.00. Vetëm muzikë e viteve të shkuara ‘70, ‘80, dhe ‘90. Në nostalgjinë e këtyre viteve gjithkujt i kujtohet fëmijëria, dashuria e parë, ato vite kur shqiptarët mezi gjenin mundësinë të dëgjonin një këngë të huaj. “Music Line”, nga ora 17.00 deri në orën 19.00, një hapësirë argëtuese nga Nerejada Sula. Hit-e të reja, shumë variante të një hit-i, kënga më e transmetuar e javës, intervista, informacion, këngëtarë, koncerte, saund traks, gjithçka për të kaluar një pasdite çlodhëse. „Mesazhe zemre”, emision i gazetares me përvojë Anilda Kaçaçi, nga ora

DJ Piko qysh nga viti 2002 kujdeset për inventarin me muzikë të zgjedhur të Club FM, 2007.


118

Arben Muka

Pulti qëndror i radios, 2007.

19.00 deri në 22.00. Thënie për dashurinë, lojra, dhurata, informacione kulturore, këngëtarë, kinematografi etj. „Dashuri dhe nostalgji”, ora 22.00 – 06.00, non stop muzikë e zgjedhur romantike. Nga e hëna në të premte nga ora 08.00 deri ne orën 15.00, çdo një orë jepet edicioni i lajmeve shkurt, nga gazetarja Elida Lazi. Gjithçka që ndodh në Shqipëri e në mbarë botën. Në radion Club FM ka dhe rubrika informative kulturore, si “Club Drive”, në orët 07.30, 09.30 dhe 17.30 (arritjet më të fundit të shkencës së automobilave, gara, formula 1, pilotë të njohur, ambicje, rekorde, kuriozitete, e shumë informacion tjetër nga bota e makinave); “Guiness”, në orët 08.30 dhe 11.30 (rekorde botërore në formën e kuriozitetit nga fusha të ndryshme, të çuditshme, por të vërteta). “High tech time”, 2 herë në ditë nga e hëna në të premte (arritjet më të fundit të shkencës në fusha të ndryshme: kompjutera, celularë, multimedia, mjekësi, astronomi,etj); „Sport time” në orët 13.30 dhe 19.30 (më të fundit që kanë ndodhur nga futbolli, formula 1, basketboll etj); “Club goes to Hollyhood”, në orët 14.30 dhe 21.30 (histori filmash të cilat kanë dalë, ose që do të dalin së shpejti, prapaskena, thënie, parashikime etj.); “Top 5 of the week”, në orët 10.30, 15.30 dhe 21.30 (transmetimi i 5 refreneve të 5 këngëve më të zgjedhura në radion Club FM) etj.


70 radio shqip në 70 vite

27

RADIO +2 FM 101.6Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronar: Statusi: Rubrika të pëlqyera:

Drejtore: Adresa: Kontakt:

119

25 shkurt 1998. FM 101.6Mhz. Qyteti i Tiranës. Koço Kokëdhima. Radio private me licencë kombëtare. „Gol në Radion +2", „Klithma e lepurit”, „Punë të mbarë me Edi Ramën”, „Sound Revolution”, „Si të bëhesh milioner” etj. Besa Kokëdhima. Rruga: “Aleksandër Moisiu”, Nr.76, ish ambjentet e Kinostudios “Shqipëria e Re”, Tiranë. Tel – 04368299 / website: www.plus2radio.com.al / e-mail: info@plus2radio.com.al /.

Radio +2 mbetet në pararojën e audiogazetarisë, duke i garantuar dëgjuesve të saj një sinjal të qartë, të pasuruar me informacion dhe me muzikë të zgjedhur. Ekipi i gazetarëve dhe DJ-ve në radio ka ecur me hapin e kohës, duke iu përgjigjur tendencavedheprirjevemëtëfunditnëzhvillimetkulturoreeartistikebrendadhe jashtë vendit. Në 10 vjet aktivitet Radio +2 ka patur një kastë cilësore gazetarësh të lajmit, redaktorësh të programeve, krijues e DJ fantazistë, si dhe një personel të kualifikuar për teknikën dhe teknologjinë në studio dhe jashtë saj. Radio +2 qysh prej vitit 2002 ka një prodhim të vetin origjinal: një festival mbarëkombëtar të muzikësmoderneshqiptaremenjëemërtënjohurpërpublikun:„MikrofoniiArtë”. Për çdo vit ky aktivitet që e nis garën në studiot e radios dhe e përfundon në një spektakëlskeniketeleviziv,synonpromovimindhezbulimineartistëvetëmuzikës shqiptarengatëgjithatrevat.


120

Arben Muka

Radio +2 u pozicionua në frekuencën FM 101.6Mhz, duke filluar nga aktiviteti më 25 shkurt 1998. Ishte plotësimi i një dëshire të hershme të biznesmenit Koço Kokëdhima, një nga njësitë mediatike në pronësi të tij. Radio ka licencë kombëtare dhe në bazë të sondazheve të kohëve të fundit është ndër radiostacionet kryesore në tregun vendas. Radio e ka ndërtuar lëndën programore me informacion dhe muzikë, me laryshi formatesh të emisioneve, që ndryshojnë, pasurohen, spostohen në varësi të kërkesave të dëgjuesve.

Veç flash-ve informative që transmeton çdo orë të plotë, +2 Radio ka disa emisione që jepen gjatë ditës: 07.00 – 08.00 Emisioni „Punë të mbarë me Edi Ramën”, (ku kryetari i Bashkisë së Tiranës pret shqetësimet dhe kërkesat e dëgjuesve nëpërmjet telefonatave në studio) 08.00 – 09.00 „Shqiptaromania” (vetëm muzikë shqiptare) 12.00 – 14.00 „Klithma e lepurit” (një program i aktualitetit, info nga show biz-i, të ftuar në studio nga bota e artit, moda, mënyra e të jetuarit) 15.00 – 17.00 „Jukebox” (program me kërkesa muzikore, sms nga dëgjuesit dhe informacione mbi muzikën dhe artistët) 19.00 – 19.30 „Latina club” (muzikë latine) 20.00 – 21.00 „Sound revolution” (tendencat e muzikës botërore, revolucioni i tingullit) ose „Technospace” (program me info të teknologjisë së fundit shoqëruar nga muzika elektronike) 23.00 – 23.30 „Buddha spirit” (muzikë buda) ose „Jazz Club” (jazz në +2) 00:00 – 06:00 „Muzikë gold” Ndërkohë që gjatë fundjavës ka një strukturë të veçantë programore, më argëtuese dhe reklasuese për dëgjuesit e radios. Jepen klasifikimet e charteve më të rëndësishme botërore, European top 5, Billboard top 5, Rock chart top 5, R&B & Hip-hop top 5, +2 Top 5 e Hitlist UK top 5. Gjithashtu informohet


70 radio shqip në 70 vite

121

mbi aktivitetin kulturor javor në kryeqytet, përmbledhja e zhvillimeve më të rëndësishme në vend gjatë javës që mbyllet. Për fundjavën janë dhe dy programet „Sitrep”, me DJ-të e famshëm hollandez të muzikës elektronike Pako & Frederik dhe programi „Thashetheme VIP”, me thashethemet më të fundit mbi personazhet e protagonistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Një nga emisionet javore që ka patur audiencë të madhe ka qënë „Gol në Radion +2", një panoramë e plotë radiofonike e ndeshjeve të futbollit, drejtuar nga gazetari sportiv me shumë eksperiencë, Ahmet Shqarri. Komente, rezultate, intervista, parashikime, klasifikime, kuriozitete, në studion e radios ku kishte të ftuar, por dhe lidhje të njëpasnjëshme me të gjitha fushat e blerta ku luheshin ndeshjet. Ky emision ka vazhduar për afër 3 vjet. Në stafin e Radios +2 në vite kanë punuar dhe punojnë dhjetra gazetarë, krijues, DJ dhe drejtues. Redaktorë lajmesh: Ornela Miçi, Nertila Spiri, Klara Dervishi, Anila Jole, Zilie Feçi. Gazetarë: Ermir Hoxha, Denion Ndrenika, Ejona Kulla, Harbi Aliaj, Ilir Kondakçi. Emisione: Rezarta Reçi, Rela Bozo, Erida Gjermeni, Xhoalma Beja, Drini Zeqo, Migena Shehaj, Mimoza Këngëtarja Besa, e cila drejton aktivitetin e Radios +2, 2006. Allaraj, Olti Curri, Bora Kokëdhima, Adela Danaj, Amantia Bekteshi, Etelina Nikolla. Montazh & DJ: Ervin Hoxha, Erion Ekmekçiu, Klodian Hysa, Elton Koçi, Sokol Mëniku, Herbi Minga, Gerion Bozo, Andi Dhoska. Redaktor muzike: Gëzim Osma. Radio +2 është organizatori i Festivalit Mbarëkombëtar të muzikës moderne shqiptare, „Mikrofoni i Artë”. Ai u organizua për herë të parë në verën e vitit 2002. Qëllim kryesor i festivalit të përvitshëm është promovimi


122

Arben Muka

Faqja në internet e Radios +2.

dhe zbulimi e artistëve të muzikës shqiptare nga të gjitha trevat shqiptare. Në fillimet e tij u konceptua si një festival veror dhe vazhdoi të rritej, duke kapur një shtrirje 3-mujore në fazën e radio përzgjedhjes që kulmon me spektaklin e madh në skenë dhe television, ku shpallen dhe fituesit. Formula e „Mikrofonit të Artë”, përbëhet nga faza e parë, ku të gjithë konkurentët, të njohur dhe të panjohur, prezantojne këngët e tyre, të cilat transmetohet në puntatat e emsionit „Radio Show” në valët e +2 Radio. Gjatë kësaj faze çdo krijim i nënshtrohet votimit të dëgjuesit, vlerësimi i vetëm që i jep të drejtën për natën finale. Faza e dytë është spektakli i madh i organizuar dhe transmetuar nga stacionet kryesore televizive, ku këngëtarët konkurrojnë mes tyre.


70 radio shqip në 70 vite

28

RADIO GRAMSHI FM 106.5 MHz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Pronar: Dëgjueshmëria: Stafi: Emisione të pëlqyera: Mbyllja e sinjalit:

123

20mars1998. FM 106.5Mhz. Astrit Kosturi. Qyteti i Gramshit, komunat përreth, si dhe në disa prej komunave të rrethit të Skraparit. Ardian Ceci, Arjon Kosturi (DJ), Besnik Laze (teknik), Skënder Lumshi, Shaban Kllogjeri etj. “Për ju emigrantë”, “Radioloja shpërblyese”, „Emisioni për problemet sociale të qytetit” etj. 23 dhjetor 2004, kryesisht për vështirësi financiare.

Hapja e një radio lokale në Gramsh ishte një ngjarje e shënuar për qytetin me 15 mijë banorë. Për qytetin mes maleve ku depërtonte dobët vetëm vala e Radio Tiranës,sidhendiqejvetëmekraniiTelevizionitPublikShqiptar.Përqytetinqëderi atëhere përmendej rrallë e më rrallë në këto dy media. Që edhe kur kishte ndonjë informacion a lajm të thatë mbi këtë qytet a mbi këta njerëz, flitej sikur të bëhej fjalëmbinjëterritorepopullatëqëjetontedikujashtëRepublikës.Ndajdheiniciativa e shkrimtarit dhe biznesmenit lokal Astrit Kosturi në mars të vitit 1998 u përkrah dhe u përshëndet menjeherë nga komuniteti gramshiot. Paçka se nga autoritetet lokalehapjaeradiostacionitupritdikumebezdiedikumemosbesim,Kosturidhe stafi i tij i dha hapësirë të madhe problematikës së përditshme të qytetarëve dhe fermerëve,tërinjve,biznesmenëve,intelektualëve,veteranëveetj.


124

Arben Muka

Radio Gramshi u hap më 20 mars të vitit 1998, një inciativë private e shkrimtarit dhe biznesmenit vendas, Astrit Kosturi. Pranvera e atij viti në vend të një botimi të ri nga Astriti, siç kishte ndodhur më parë, solli një aventurë të re, një zë alternativ për qytetarët. Sinjali i Radio Gramshit u pozicionua në frekuencën FM 106.5Mhz dhe shtrihej në të gjithë qytetin, duke u kapur dhe në komunat përreth, si dhe në disa komuna të rrethit të Skraparit. Audiogazetaria ishte diçka e re për Astritin, pasi ai më parë ishte marrë vetëm me median e shkruar, duke bashkëpunuar me gazetën lokale „Përparimi”, apo dy të përditshmet qëndrore „Shekulli” e „Koha Jonë”. Risi në stafin e tij ishte afrimi i Ardian Cecit, një i verbër që nuk pajtohej me fatin e tij, por vetëm guxonte të punonte sa të mundte. I diplomuar në Letërsi, Ardiani, mori drejtimin e njërit prej emisioneve më të dëgjuar të Radios Gramshi, atë të radiolojës. Me komunikimin e butë dhe të përzëmërt, me kuicet interesante që i propozonte dëgjuesve, si dhe me bonuset që ofroheshin për fituesit, ky emision kishte rekord dëgjuesish, sidomos nga rradhët e të rinjve. Një emision tjetër që kishte shumë dëgjues ishte ai për emigrantët. Gramshi është një ndër qytetet që ka numër të lartë emigrantësh, kryesisht në dy vendet fqinjë, Itali dhe Greqi. Madje ekspertët e ekonomisë e

Themeluesi i Radios Gramshi, Astrit Kosturi në studio, 1998.


70 radio shqip në 70 vite

125

konsiderojnë si një qytet që rron nga ndihma e emigrantëve. Në kohën kur u hap radio telefonat celularë ishin diçka luksi, e rrallë, ndërkohë që numrat fiks ishin të limituar. Shumë nga emigrantët e kishin telefonin e Radio Gramshit si një pikë kontakti, si një mënyrë përshëndetje dhe urimi për familjet e tyre, një mjet adresimi kur u duhej të lëviznin nga një vend në një vend tjetër për të punuar. Pikërisht për këtë emisioni i mbrëmjes për emigrantët kishte audiencë, si dhe thirrje të shumta telefonike nga Italia e Greqia, por dhe nga vende te tjera europiane. Radio Gramshi transmetonte çdo ditë 6 orë program të vetin dhe pjesën tjetër të kohës bënte lidhje me stacione të huaja, kryesisht për të transmetuar muzikë. Programi ditor i radios pak a shumë ecte në këtë linjë: emisioni mëngjesit (informacion, kuriozitete, telefonata, muzikë e zgjedhur); lajmet; radioloja me kuice dhe fitues; emisioni i fëmijëve; emisioni me muzikë popullore; emisioni për emigrantët etj. Brenda javës kishte dy ose tre emisione për problemet sociale të qytetit, rubrika për sportin, kuriozitet etj.

Qyteti i Gramshit, 98 km larg Tiranës.


126

Arben Muka

Ambjent nga studio e radios, 1998

Radio Gramshi ka patur një bashkëpunim shumë të ngushtë me pallatin e kulturës së qytetit, me krijuesit dhe punonjësit e tij, të cilët kishin hapësirën e tyre në program. Në studio ishin të përhershëm kompozitori Skënder Lumshi dhe regjisori Shaban Kllogjeri. Gjithashtu pjesë e stafit të Radio Gramshit ishte dhe Arjon Kosturi si DJ, për programet muzikore. Mjaft mbresa ka lënë tek dëgjuesit e radios një bisedë që ka bërë në studio kompozitori i madh Tish Daia, i cili bëri një analizë profesionale për fyejt e Gramshit, një perlë e thesarit të krijimtarisë popullore në Shqipëri. Gjithashtu dhe biseda e këndshme me dy humoristët e njohur nga Tirana, Mariana Kondi dhe Met Bega. Duke qëndruar tek të ftuarit në studio, duhet thënë se në më shumë se 5 vjet të aktivitetit të radios, dera e saj ishte e hapur për të gjithë politikanët e çdo spektri, që vinin nga Tirana për veprimtari të ndryshme në Gramsh. Stacioni u mbyll në 23 dhjetor 2004. Mbajtja nga pronari dhe e radios dhe e televizionit (po me të njëjtin emër që kish nis transmetimin nga viti 2000) ishin të papërballueshme nga ana financiare.


70 radio shqip në 70 vite

29

RADIO AMANTIA FM 90.3Mhz.

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Pronar: Dëgjueshëria: Drejtor: Stafi: Programe të pëlqyera: Mbyllja e sinjalit:

127

15 prill 1998. FM 90.3Mhz. Jashar Lamaj. Vlorë dhe rrethina deri në Lushnjë. Genci Demiraj. Esmeralda Tahiri, Klara Hasani, Dorian Kaso, Erion Muçostepa, Ilir Rexho etj. Emisioni i mëngjesit, cikli e emisioneve sociale, kuici muzikor etj. 4 dhjetor 2000.

Emërtimi i radios ishte një huazim e emrit të qytetit të lashtë Amantia, (pikërisht në fshatin Ploçë të Vlorës), një qytet me një histori dhe kulturë të lashtë. Ndër emisionetmëtëndjekuratëRadiosAmantiaishteaiimëngjesit.Tëftuaritdhevetë dëgjuesit trajtonin tema nga më aktualet, që ishin shqetësim për komunitetin, si niveli i shërbimit në zyrat e administratës, sistemimi i rrugëve kryesore të qytetit dheatyredytësorenëbrendësitëlagjeve,kanalizimetdheujësjellesi,ndotjaemjedisit, zhvillimi turistik etj. Temat që diskutoheshin në program në pjesën më të madhe propozoheshin nga vetë dëgjuesit, të cilët nëpërmjet valëve të Radios Amantia apelonin tek instancat përgjegjëse për zgjidhjen sa më shpejt të problemeve që i shqetësonin.Programipëlqyerishtedhecikliiemisionevesociale,njëbashkëpunim mes stafit të radios dhe qendrës psiko–sociale „Vatra”, pranë Universitetit „Ismail Qemali”nëVlorë.


128

Arben Muka

Radio Amantia nisi nga transmetimet më 15 prill 1998, në frekuencën FM 90.3Mhz. Aktiviteti i radios ishte pjesë e shoqërisë „Farola”, në pronësi të Jashar Lamajt, i cili veç sinjalit audio kishte dhe televizionin me të njëjtin emër. Radio kishte një transmetues me fuqi 500W, që siguronte dëgjimin në qytetin e Vlorës dhe rrethina, por dhe në Orikum e Novoselë, si dhe pjesën e Ultësirës Përendimore, deri në Lushnjë. Radio Amantia ndërtoi një profil programesh me muzikë dhe informacion. Në ditët e javës transmetimi zgjaste nga ora 06.00 deri në 24.00. Gjatë fundjavës programi ishte 24 orë. Çdo orë të plotë kishte buletine të lajmeve shkurt, kurse ne orën 19.30 dhe në 22.00 jepeshin edicionet qëndrore të lajmeve, të cilat ishin të përbashkëta me ato të televizionit.

Në studion e Radios Amantia.

Ndër emisionet më të ndjekura ishte ai i mëngjesit, ku në dispozicion të dëgjuesve kishte linjë telefonike direkte me studion. Në emisionin e mëngjesit të ftuarit dhe vetë dëgjuesit trajtonin tema nga më aktualet, që ishin shqetësim për komunitetin, si niveli i shërbimit në zyrat e administratës, sistemimi i rrugëve kryesore të qytetit dhe atyre dytësore në brendësi të lagjeve, kanalizimet dhe ujësjellësi, ndotja e mjedisit, zhvillimi turistik etj. Temat që diskutoheshin në program në pjesën më të madhe propozoheshin nga vetë dëgjuesit, të cilët nëpërmjet valëve të Radios Amantia apelonin tek instancat përgjegjëse për


70 radio shqip në 70 vite

129

zgjidhjen sa më shpejt të problemeve që i shqetësonin. Program i pëlqyer ishte dhe cikli i emisioneve sociale, një bashkëpunim mes stafit të radios dhe qendrës psiko–sociale „Vatra”, pranë Universitetit „Ismail Qemali” në Vlorë. Gjithashtu shumë dëgjues i tërhiqte dhe programi me kuice muzikore. Në stafin e përhershëm të radios ishin 5 vetë, ndërkohë që ndihmë jepte dhe ekipi i gazetarëve të televizionit. Pjesë e stafit radiofonik ishin Esmeralda Tahiri, si folëse, Klara Hasani, si drejtuese e shumë emisioneve, Dorian Kaso e Erion Muçostepa, të cilët aktivizoheshin si teknikë dhe inxhinieri Ilir Rexho. Bashkëpunëtorë të Radios Amantia ishin mjaft studentë nga Universiteti „Ismail Qemali”, që drejtonin emisione të veçanta. Stafi i përhershëm dhe bashkëpunëtorët e radios kanë patur mbështetje për kualifikim profesional nga Instituti Shqiptar i Medias, programi amerikan IREX, radiot e huaja, BBC, Zëri i Amerikës, Free Europe etj. Në aktivitetet trajnuese janë zhvilluar çështje që kishin të bënin me shkrimin e lajmit për radion, format e ndryshme të dhënies së informacionit, përdorimi i pajisjeve personale në terren, performanca në studio, mbulimi i ngjarjeve direkte, përdorimi i programeve dixhitale në editimin e kontributeve radiofonike etj. Të ftuar në studion e Radios Amantia, apo në mikrofonin e saj, kanë qënë

Duke miksuar një program muzikor.


130

Arben Muka

Gjatë një emisioni të drejtëpërdrejtë.

mjaft protagonistë të jetës publike, politikanë, artistë, sportistë etj. P.sh, ish kryetari i parlamentit, Skënder Gjinushi, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, deputetët Arben Malaj e Spartak Ngjela, personazhe të artit e kulturës si Zhani Ciko, Edit Mihali, Tish Daia etj. Shpesh gjatë bisedave me ta ka patur dhe ndërhyrje me pyetje e komente nga vetë dëgjuesit, duke i dhënë më shumë gjallëri. Mbyllja e sinjalit të radios u bë më 4 dhjetor 2000. Shkak ishte aplikimi i ligjit për radiotelevizionet, ku kërkohej licencë më vete për radion dhe televizionin. Meqë gjatë vitit 1999 pronari i Radiotelevizionit Amantia ndëroi jetë, atëhere familjarët e tij vendosën që licencë të merrnin vetëm për televizionin lokal dhe jo për radion. Kështu u mbyll kapitulli afër 2 vjeçar i Radios Amantia, që megjithëse emetoi në një kohë të shkurtër la një emër të mirë tek dëgjuesit. Ky argument i ka ngacmuar sërish pronarët e rinj të televizionit Amantia që ta rihapin sinjalin e radios. Ata shpresojnë se pas kapërcimit të procedurave ligjore me KKRT-në në Tiranë, do t’i kthehen edhe një herë transmetimeve të sinjalit të njohur për publikun vlonjat.


70 radio shqip në 70 vite

30

RADIO PERLA FM 105Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Pronësia: Dëgjueshëria: Drejtori i parë: Stafi: Emisione të pëlqyera:

Mbyllja e sinjalit:

131

24 korrik 1998. FM 105Mhz. “Valëzëri” sh.a. Durrës, Tiranë e Krujë. Adi Gjordeni. Kozeta Kurti, Ergys Dino, DJ Maks, Dj Roy, Albana Mustafaraj etj. Me plotësimin e kërkesave të dëgjuesve, „Radio miks”, „Një mesazh, një takim”, „Maratona e hit-eve” etj. 19 shtator 2004, kryesisht për probleme financiare.

Radio Perla ishte mjaft aktive veçanërisht gjatë sezonit turistik veror, nga fundi i majit deri në fund të shtatorit, periudhë kur në vijën bregdetare të Durrësit dhe të Kavajës mbërrinin qindra mijë turistë nga rrethe të ndryshme të vendit, por dhe ngaKosova,Maqedoniadhedispora.Radiokishtemëshumëprogrameargëtuese memuzikëtëçdorryme,pordheinformacioneutilitarepërpushuesit,parashikimi imotit,kalendariiinstitucionevekulturoreeartistike,orareteudhëtimittëtrageteve dheautobuzëve,tëdhënaefaktengagjeografia,historia,traditaetj.Njëngaaktivitet që Radio Perla zhvilloi jashtë mjediseve të saj ka qënë koncerti madhështor që u organizua në Pallatin e Kulturës „Aleksandër Moisiu” në Durrës, me rastin e dy vjetorittëfillimittëtransmetimeve.Koncertitiparapriumëherëtnjëprogramspecial në valët e radios me intervista e të ftuar, me lidhje direkte me dëgjuesit, duke u finalizuar me koncertin në pallatin e kulturës


132

Arben Muka

Radio Perla filloi nga transmetimi më 24 korrik 1998, në valën FM 105Mhz. Deri në atë moment në qytetin bregdetar të Durrësit mbërrinin sinjale të radiove të tjera, shqiptare dhe të huaja, ndaj themeluesi i radios Arjan Laçi, synonte që qyteti i dytë më i rëndësishëm në Shqipëri të kishte një stacion të vetin. Që në javët e para të fillimit të punës stafi ndjeu menjëherë efektin e pritjes mirë të programeve në metropolin durrësak. Gjatë vitit të parë Radio Perla dëgjohej vetëm në qytetin e Durrësit, ndërkohë që audiencën më të madhe e kishte gjatë sezonit turistik veror, përgjatë vijës bregdetare të Durrësit dhe të Kavajës. Me fuqizimin e transmetuesit, si dhe ripozicionimin e antenave, sinjali i Radios Perla më pas u arrit të kapej edhe në Tiranë e Krujë. Prezantuesja e parë e Radios Perla ishte Kozeta Kurti, e cila më pas u bë e njohur për publikun në valët e Radios RASH dhe si protagoniste në Top Albania Radio e televizionin Top Channel. Kozeta përgatiti dhe drejtoi emisionin e parë në Radio Perla, që quhej „Radio miks”, një variete me rubrika të ndryshme: me informacione mbi njerëz të famshëm, kuriozitete, rekordet guinnes, si të gatuajmë, horoskopi, moda, parashikimi i motit etj. Pak më vonë filloi dhe një program në mbrëmje, i cili ishte një komunikim direkt me dëgjuesit rreth një teme të caktuar që propozohej nga drejtuesja e tij Jonada.

Stafi i Radios Perla, korrik 1999.


70 radio shqip në 70 vite

133

Programi i mbrëmjes trajtonte dhe mjaft probleme social ekonomike të qytetit, infrastruktura, turizmi, papunësia, emigracioni etj. Për ilustrim muzikor përdoreshin këngë dhe melodi të viteve ‘60, ‘70 dhe më pak e viteve ‘80. Këto dy programe ishin të përhershme, siç ishte dhe emisioni i drekës me plotësimin e kërkesave të dëgjuesve dhe përshëndetjeve, një nga programet më të ndjekura në valët e Radios Perla. Gjatë ditës transmetohej dhe „Një mesazh, një takim”. Programacioni i fundjavës ishte edhe më dinamik dhe argëtues. Ku i lihej më shumë hapësirë klasifikimeve muzikore në vende të ndryshme europiane, hiteve më të dëgjuara (emisioni „Maratona e hit-eve”), jepeshin lajme dhe komente sportive, emisione rinore etj. Radio Perla ishte mjaft aktive veçanërisht gjatë sezonit turistik veror, nga fundi i majit deri në fund të shtatorit, periudhë kur në vijën bregdetare të Durrësit dhe të Kavajës mbërrinin qindra mijë turistë nga rrethe të ndryshme të vendit, por dhe nga Gazetarja Kozeta Kurti, e cila ka drejtuar Kosova, Maqedonia dhe dispora. Radio emisionin e parë në Radio Perla. kishte më shumë programe argëtuese Foto është e muajit janar 2001. me muzikë të çdo rryme, por dhe informacione utilitare për pushuesit, parashikimi i motit, kalendari i institucioneve kulturore e artistike, oraret e udhëtimit të trageteve dhe autobuzëve, të dhëna e fakte nga gjeografia, historia, tradita etj. Të ftuar në studion e radios kanë qënë këngëtarët e njohur, si Ardit Gjebrea, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, grupi Spirit Voice, aktori i famshëm nga qyteti i Durrësit Guljem Radoja etj. Në stafin e radios ishin Adi Gjordeni, drejtori i parë, Ergys Dino, që punonte në pult dhe në produksion, Genti, i njohur si DJ Maks, Miti (DJ Roy), Eva, e cila më parë kishte punuar në televizionin lokal Teuta, Lida, që erdhi nga Shijak TV,


134

Arben Muka

Një kujtim i stafit në ditën e fundit të vitit 2000.

Albana Mustafaraj, një gazetare e njohur më pas në Top Channel TV dhe Alsat TV. Më vonë pjesë e stafit u bënë dhe Jeta, Migena, që më pas ka drejtuar Radion +2 etj. Një nga aktivitet që Radio Perla zhvilloi jashtë mjediseve të saj ka qënë koncerti madhështor që u organizua në Pallatin e Kulturës „Aleksandër Moisiu” në Durrës, me rastin e dy vjetorit të fillimit të transmetimeve. Koncertit i parapriu më herët një program special në valët e radios: me intervista e të ftuar, me lidhje direkte me dëgjuesit, duke u finalizuar me koncertin në pallatin e kulturës


70 radio shqip në 70 vite

31

RADIO FANTAZI FM 94.7Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Rrezja e dëgjimit: Pronari: Stafi: Rubrika të pëlqyera:

Mbyllja e sinjalit:

135

15gusht1998. FM 94.7Mhz. Qyteti i Kavajës. Kavajë dhe rrethina. Sajmir Bagosi. A. Shima, F. Ferizaj, F. Efica, S. Shala, DJ Piro, DJ Mandi, DJ Eva, F. Gjepali, A. Gjoci etj „Bisedë me ekspertin Fadil Kepi”, „Sot luan Besa” (mbulim direkt i ndeshjes së futbolllit për ekipin e qytetit, komente, intervista etj), „Plotësojmë kërkesat tuaja” etj. Në qershor të vitit 2003, kryesisht për vështirësi financiare.

RadioFantazikishteformatinenjëradiokomuniteti.Palakmuarzgjeriminpakufij tësinjalit,radiokërkoigjatëpesëviteveqëishte„onair”,tëmbetejradioekavajasve, tëtrajtonteproblemetetyredukeinformuarmepërgjegjësi,dukejuofruarkënaqësi dhe relaks me programet argëtuese, të cilat në çdo rast kishin në taban traditën e krahinës. Radio Fantazi ishte dhe mjaft e dobishme në transmetimet e saj, pasi silltengaTiranapërtaulurnëmikrofoninesajnjërinprejekspertëvemëtënjohur tëpensioneve,sigurimeveshoqëroreeshëndetësorenëShqipëri,dr.FadilKepin.Një emision që mbytej nga pyetje nga më të ndryshmet dhe që gjithmonë merrte përgjigje të qarta dhe të sakta. Radio Fantazi do të kujtohet dhe për hapësirën që i linte ekipit të zemrës për kavajasit. Ndeshjet e futbollistëve të Besës mbuloheshin direktnëvalëteradios,mekomente,analiza,intervistameprotagonistët,opinione të tifozëve etj.


136

Arben Muka

Radio Fantazi ishte sinjali i parë radiofonik privat në qytetin e Kavajës dhe fillimet datojnë më 15 gusht 1998. Pas instalimit të pajisjeve dhe antenës, kryerjes së provave teknike në studio, Fantazia u dëgjua për herë të parë në orën 16.00 të asaj dite në një program thuajse eksperimental, me muzikë dhe disa spote për promovimin e valës dhe identifikimit të radios. Pronari i Radios Fantazi ishte Sajmir Bagosi, i cili prej kohësh ishte emigrant në Italinë fqinje. Emri i radios ishte i njëjtë me një kanal privat italian, të cilin Sajmiri e dëgjonte me shumë pasion. Ëndrra e tij për të patur një Radio Fantazi edhe në vendlindje ishte bërë realitet. Fillimisht radiostacioni kapej vetëm në qytet dhe komunat përreth. Një vit më pas u vendos një transmetues më i fuqishëm, 250W, që bëri të mundur forcimin e sinjalit në Kavajë, madje duke u ndjekur deri në Durrës e Lushnjë. Në edicionet e lajmeve apo në rubrikat e debateve në studio, në qëndër ishin ngjarjet që ndodhnin në qytet Fadil Kepi, një njohës i mirë i problemeve, por dhe një komunikues i durueshëm dhe i pasionuar në valët e dhe komuna, lajme nga Radios Fantazi. kronika e zezë, veprimtari të pushtetit lokal, prezantim i të dhënave social ekonomike, papunësia, të pastrehët, kontigjenti i fëmijëve që braktisnin shkollën, përhapja e fenomeneve të drogës në rradhët e të rinjve, SIDA, prezantimi i projekteve dhe programeve nga organizatat joqeveritare vendase dhe të huaja etj. Radio i linte hapësirë dhe njoftimeve dhe sqarimeve nga Bashkia e qytetit dhe komunat, si dhe emisioneve të veçanta në rastet e festave fetare. Redaksia e radios kishte në përbërje gazetarët vendas, një pjesë e të cilëve prej vitesh punonin si korrespondentë dhe reporterë për mediat qendrore, të shkruara dhe elektronike. Pjesë e stafit ishin A. Shima, F. Ferizaj, F. Efica, S. Shala, e cila drejtonte emisionet muzikore për të rinjtë, S. Xhakalliu prezantues dhe DJ, Mandi si DJ, E. Kondakçiu, drejtuese për emisionet që trajtonin probleme sociale, F. Gjepali dhe A. Gjoci, dy drejtuesit e emisionit të natës etj.


70 radio shqip në 70 vite

137

Një nga emisionet më të ndjekura të Radios Fantazi ishte biseda me ekspertin e njohur të pensioneve dhe sigurimeve, Fadil Kepi. Një emision i drejtëpërdrejtë që bazohej në interesimin e dëgjuesve për problemet e tyre personale apo të familjes. Kavaja, është një nga qytetet me nivel shumë të lartë të emigracionit, kryesisht në Italinë fqinje. Të shkëputur nga punët në Shqipëri, të afërmit e tyre kërkonin të dinin nëse përfitojnë pension dhe në çfarë mase. Fadil Kepi një njohës i mirë i problemeve, por dhe një komunikues i durueshëm dhe i pasionuar sqaronte dhe risqaronte në minutazhin e tij procedurat e reja në lëmin e sigurimeve, ndryshimet në legjislacion, mënyrat e përllogaritjes etj., etj. Po emision që kishte dëgjues të shumtë ishte dhe programi i natës, me Florin dhe Albanin. Dëgjuesit kishin dëshirë jo vetëm të dëgjonin intervistat me të ftuar, muzikën e këndshme, por ata dëshironin të ishin dhe vetë protagonistë nëpërmjet telefonit kujdestar në studio. Duke u shprehur rreth temës së ditës, për mbresat dhe emocionet e tyre nga ngjarje të rëndësishme të jetës së tyre. Struktura e përditshme e programeve kryesore në Radio Fantazi ishte: Në orën 07.00 deri në orën 09.00 ishte „Emisioni i mëngjesit”. (informacione lokale, njoftime, pasqyrë e shtypit, muzikë, publicitet etj); në orën 10.00 deri në orën 12.00 programi me muzikë bashkëkohore; në orën 12.00 lajmet; në

Radio Fantazi i kushtonte vëmendje problemeve social ekonomike të qytetit të Kavajës.


138

Arben Muka

Atmosfera e ndezur në stadiumin e Kavajës transmetohej dhe në valët e Radios Fantazi për të gjithë qytetin dhe komunat përreth.

orën 14.00 deri në orën 16.00 emisioni rinor (përshëndetje, telefonata, sms, kuriozitete nga bota e filmit, pasarelat e modës etj); në orën 16.00 deri në orën 18.00 emisioni „Plotësojmë kërkesat tuaja”; në orën 20.00 dhe 22.00 transmetohej edicion lajmesh; pas orës 22.00 programi i natës. Gjatë fundjavës, zinte një pjesë të madhe të programit sporti, veçanërisht ndeshjet e ekipit të futbollit të qytetit Besa.


70 radio shqip në 70 vite

32

RADIO INTERVISTA FM 98.7Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronari: Rrezja e dëgjimit: E veçanta:

Rubrika të pëlqyera:

Mbyllja e sinjalit:

139

11 tetor 1998. FM 98.7Mhz. Qyteti i Tiranës. Artan Kristo. Tiranë dhe Krujë. Krijoi shoqatën e dëgjuesve, mjaft aktive në veprimtari, eskursione jashtë Tiranës, festimin e gëzimeve të anëtarëve etj. „Llampa e Aladinit”, „Vajza e djem përballë njeritjetrit”, „ Program për të vetmuarit”, „101 mënyra për të thënë Mirëmengjes!”, „ Më fal, faleminderit!” etj. 20 shtator 2001, për arësye ekonomike.

Megjithëse Radio Intervista e kishte mbyllur sinjalin më 20 shtator të vitit 2001, thuajse dhe një vit më pas në ish telefonin e studios, 04250613 ka patur thirrje nga dëgjuesit, interesim të tyre se ç’bëhej me radion dhe a do të rihapej për t’ju dhënë kënaqësinë e komunikimit thuajse në çdo orë të ditës. Radio Intervista ishte radioeparëqëinstitucionalizoimarrëdhënietdëgjues-redaksi,dukeformuarmadje dhenjëshoqatëtëdëgjuesve,aktivenëorganizimineveprimtarivetëpërbashkëta, eskursione jashtë Tiranës, festime të ditëlindjeve dhe rasteve të tjera të gëzimit mes anëtarëve të vet. Puna tek studio e Radio Intervistës ishte fillimi i angazhimit për disa nga emrat që më vonë u bënë shumë të njohur për publikun në median elektronike. Aty nisën Arbana Osmani e Rudina Mëneri (Paloma), protagonistët e Top Albania Radio dhe Top Channel, Albert Dumani, prezentatori e gazetari i Tv Klan, Ola Bruka e televizionit News 24 etj.


140

Arben Muka

Radio Intervista në valën FM 98.7Mhz, ka nisur nga transmetimi më 11 tetor 1998, në kohën kur gazeta e përjavshme me të njëjtin titull ishte në kulmin e saj. Pronari Artan Kristo, një gazetar mjaft i njohur në median e shkruar qysh para viteve ‘90, tentoi ta zgjeronte aktivitetin dhe në median audio, duke e ngritur radiostacionin po në të njëjtën vilë dykatëshe private në rrugën e Dibrës, ku ishte redaksia e gazetës. Synimi ishte për të patur një

radio ndryshe nga të tjerat. Ky objektiv përsëritej me dhjetra herë në ditë në njërin prej spoteve identifikues të radios: “Radio Intervista - ndryshe nga të tjerat!”. Në raportin muzikë dhe komunikim Radio Intervista ishte e ndryshme nga radiot e tjera, pasi programi bazohej kryesisht në emisione, konkurse e biseda me dëgjuesit dhe muzika ishte thjesht për ilustrim a pauzë. Ndërkohë që tek stacionet e tjera ndodhte në përgjithësi e kundërta. Radio Intervista kishte çdo ditë 16 orë kohë emisionesh, të drejtpërdrejta ose të rregjistruara. Sinjali i radios mbulonte me dëgjim qytetin e Tiranës dhe të Krujës. Në stafin e saj u afruan djem dhe vajza të papërvojë, por me një dëshirë të jashtëzakonshme për mikrofonin, për komunikimin me dëgjuesit. Radio Intervista ishte zbulimi i talentit dhe aftësisë për gazetarë të spikatur të radios e televizionit më vonë. Kjo ndodhi me Arbana Osmanin dhe Rudina Mënerin (e njohur me pseudonimin televiziv Paloma), që audienca shqiptare i njeh aktualisht si protagonistët e programeve të Top Albania Radio dhe Top Channel Tv. Në studion e Radios Intervista kontribuoi dhe Albert Dumani, që më pas do të jetë prezentatori e gazetari i spektakleve rinore në Tv Klan. Gjithashtu për emisionet e Radio Intervistës ka punuar dhe Ola Bruka, tashmë gazetare e Tv News 24. Struktura programore e një dite në Radion Intervista kishte këtë përmbajtje: 08.00 – 09.00 „101 mënyra për të thënë Mirëmengjes!” (telefonata, shtypi i ditës, parashikimi i motit dhe i veprimtarive kryesore në Tiranë, horoskopi etj.)


70 radio shqip në 70 vite

09.00 – 10.00

141

„Llampa e Aladinit” (emision për dëshirat e njerëzve dhe realizimin e tyre) 10.00 – 11.00 „Ju bëftë mirë!” (emision për amvisat dhe të interesuarve për gatimin) 11.00 – 12.00 „Mikrofoni juaj” 12.00 – 13.00 „Melankoli vargjesh” 13.00 – 14.00 „Kënga jonë - zëri juaj” 14,00 – 16.00 „Vajza e djem përballë njeri-tjetrit” 16.00 – 17.00 „Emision për fëmijë” 17.00 – 18.00 „Pasditja juaj”, (emision argëtues) 18.00 – 19.00 „Një orë, një grup, një këngëtar” 19.00 – 20.00 „Më fal, faleminderit!” 20.00 – 22.00 „Histori të vjetra e të reja dashurie” 22.00 – 24.00 „Program për të vetmuarit” Radio Intervista mbetet dhe një nga radiot e pakta që institucionalizoi marrëdhëniet dëgjues - redaksi, duke formuar një shoqatë të dëgjuesve, aktive në organizimin e veprimtarive të përbashkëta, eskursione jashtë Tiranës,

Gjatë një aktiviteti sportiv me dëgjuesit e Radios Intervista, 2000.


142

Arben Muka

Themeluesi i radios, Artan Kristo, duke përshëndetur anëtarët e shoqatës së dëgjuesve gjatë një eskursioni jashtë Tiranës, 2001.

festime të ditëlindjeve dhe rasteve të tjera të gëzimit mes anëtareve të vet. Aktivitetet e përbashkëta që zhvilloheshin ishin dhe pjesë e emisioneve në ditët e mëpasme, ku ata tregonin emocionet dhe përshtypjet për dëgjuesit e tjerë. Radio Intervista u mbyll në 20 shtator 2001, për arësye ekonomike. Aparaturat e saj ju shitën një institucioni arsimor privat, që vazhdoi transmetimin nën një emër tjetër.


70 radio shqip në 70 vite

33

RADIO VAL E KALTËR FM 103.3Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronari: Drejtor: Rrezja e dëgjimit: Emisione të pëlqyera: Stafi: Adresa: Kontakti:

143

2 dhjetor 1998. FM 103.3Mhz. Qyteti i Vlorës. Robert Hoxha. Pavllo Mosko. Vlorë dhe rrethina deri në qytetin e Fierit . „Të bisedojmë së bashku”, „Problemet sociale të qytetit”, „Emisioni i kulturës” etj. Pavllo Mosko, Vangjel Sako, Sadian Hoxha, Redi Myftiu etj. Lagjia „24 Maji”, Rruga „Enver Jaho”, Vila 172, Vlorë. Tel-03326548/mob:0682068788/0682062008/ email: radiovalekalter@yahoo.com / pavllomosko@yahoo.com /.

E themeluar në një qytet bregdetar që tërheq në çdo stinë vizitorë nga e gjithë Shqipëria, dhe nga vende të tjera të botës, Radio Val e Kaltër në afër një dekadë aktivitet ka synuar dhe synon promovimin e vlerave turistike, historike, kulturore dhe të traditës për qytetin e Vlorës. Të jetë përherë një tribunë e problemeve të vlonjatëve,tëmbajëgjallëkëngënlabe,këngëndhemelodinëshqiptaretëtëgjitha trevave, muzikën e gjallë të fqinjëve ballkanikë dhe vendeve të tjera. Val e Kaltër fton në studion e saj personazhe të politikës nga i gjithë spektri, të të zgjedhurve lokalë, personalitete të kulturës, artit, shkencës e sportit, të cilët bashkëbisedojnë me dëgjuesit, i përgjigjen interesimit të tyre, duke e bërë radion gjithnjë e më të afërt. Target për radion janë të gjitha grupmoshat, gjë që e ka bërë strukturën programore të jetë edhe e larmishme edhe fleksibël në formë e në përmbajtje.


144

Arben Muka

Radio Val e Kaltër ka nisur nga transmetimi më 2 dhjetor të vitit 1998. Pronari Robert Hoxha kishte eksperiencë nga puna në radio, pasi gjatë qëndrimit në Italinë fqinje kish punuar atje në një stacion radiofonik. Për emrin që do të kishte radio ai nuk pati asnjë hezitim: të kishte lidhje me detin. Radio nisi nga puna duke kërkuar që të servirte diçka të veçantë dhe të ndryshme tek dëgjuesi. Kredoja e fillimit ishte: Pse dëgjyesi duhet të qëndronte në valën FM 103.3Mhz?

Studio kryesore e radios Val e Kaltër.

Një nga emisionet e para që ka transmetuar Radio Val e Kaltër ka qënë një diskutim i hapur për çështjen çame. Ishte një cikël bisedash ku merrnin pjesë historianë, përfaqësues të komunitetit çam, përfaqësues të organizatave joqeveritare, studiues për çështjet e minoriteteve etj. Pa teprime dhe slogane nacionaliste, por me gjuhën e fakteve dhe dokumenteve të së kaluarës dhe të së sotmes, emisioni u ndoq me vëmendje nga dëgjuesit, të cilët telefonin në redaksi si gjatë programit ashtu dhe jashtë tij. Një tjetër emision i fillimit, që i dha njohje valëve të radios ka qënë transmetimi i albumit të këngës vlonjate. Ishte një ndërthurrje e brezave të vjetër me ata të rinj në këngën vlonjate, si atë qytetare ashtu dhe atë polifonike. Pjestarët e stafit ndjeheshin mirë kur konstatonin që makinat, lokalet qëndrat


70 radio shqip në 70 vite

145

e tjera publike ishin fiksuar në Radion Val e Kaltër, jo vetëm për ta dëgjuar këngën e tyre, por dhe për ta bashkëshoqëruar në interpretim. Është një veçori e vlonjatëve që e shfaqin emocionin e krahinizmit menjëherë sapo veshi iu kap notat e para nga këngët e tyre. Radio ka qënë dhe organizatore e veprimtarive jashtë studios së saj, duke organizuar koncerte në pallatin e sportit të qytetit me këngëtarë dhe me grupe të muzikës së lehtë dhe popullore. Në muajt e parë të transmetimit Radio Val e Kaltër dëgjohej vetëm në qytet dhe komunat përreth, më pas sinjali u kap deri në pjesën dërmuese të qytetit të Fierit, duke krijuar edhe atje fansat e vet. Programi ditor hapet me emisionin e mëngjesit, „Të bisedojmë së bashku”, një përzjerje mes informacionit nga ngjarjet kryesore që kanë ndodhur dhe priten të ndodhin, me pyetje e përgjigje e rubrika argëtuese dhe muzikë. Në emision bëhet një kalim i shpejtë i lëndës kryesore të gazetave të ditës, përmendet horoskopi, tregohen kuriozitete dhe histori nga të famshmit e artit dhe të sportit dhe pasi dëgjuesve u janë hapur sytë e u ka dalë gjumi, në pjesën tjetër të emisionit bëhen lidhje telefonike të drejtpërdrejta me ta. Diskutohet rreth një teme të caktuar, e cila ka lidhje me një çështje sociale ose ekonomike që është shqetësim për qytetarët, si p.sh., papunësia, ndërtimet pa leje, ndotja e ambjentit,

Antena e transmetimit të radios.


146

Arben Muka

Editimi dixhital i programit.

furnizimi me ujë dhe energji elektrike, dhuna në familje, cilësia e shërbimit nga administrata lokale, legalizimi i ndërtesave të pas viteve 90 etj., etj. Në studion e radios kanë qënë gjithmonë prezentë politikanë nga të gjitha krahët, drejtues lokalë të partive politike, deputetë të zonave elektorale të Vlorës, të zgjedhur lokalë etj. Ata janë në komunikim të drejtëpërdrejte jo vetëm më gazetarin që zhvillon bisedën, por dhe me dëgjuesit, të cilët pyesin dhe bëjnë komente nëpërmjet telefonit të radios. Shpesh biseda të tilla kanë dalë jashtë parashikimeve kohore, jo vetëm nga interesimi i dëgjuesve për të pyetur, apo për t’u shprehur në lidhje me qëndrimin e të ftuarve, por dhe për vetë gatishmërinë e këtyre të fundit për të mos lënë asnjë pyetje pa përgjigje. Gjithashtu të ftuar në Val e Kaltër janë dhe personalitetet e artit e të kulturës, aktorë, humoristë, regjisorë, këngëtarë etj., të cilët e ndjejnë veten shumë komodë në studion e radios. Në stafin e Radio Val e Kaltër punojnë Pavllo Mosko, (drejtor), Redi Myftiu (spiker), Vangjel Sako e Sadian Hoxha si redaktorë etj.


70 radio shqip në 70 vite

34

147

RADIO ABC FM 98Mhz

Fillimi i transmetimeve: 25 dhjetor 1998. Frekuenca: FM 98Mhz. Vendndodhja: Qyteti i Korçës. Pronar dhe drejtor i përgjithshëm: Armand Baze. Drejtor ekzekutiv: Artur Leka. Stafi në vite: Keti Bezhani, Leon Menkshi, Irena Karamelo, Daniela Zisi, Joni Gusho, Ledia Gjoka, Besa Ombashi, Eva Thomallari, Nastila Mano, Ardit Sholla etj. Adresa: Bulevardi „Shën Gjergji”, Qendra e biznesit „Baze”, kati 4, Korçë. Kontakti: Tel - 08248600 / 08244990 / mob - 0692061123 / 0692170257 e-mail: info@electrobaze.com / mateoleka@hotmail.com / website: www.electrobaze.com/. JopaqëllimradioeparëprivatenëKorçëmoriemrinABC.VetëKorçaështësimbol imësimittëABC-së,ihapjessëshkollëssëparëshqipenëvend.RadioABCsiepara radioalternativeprivatenënjëqytetmetraditatëhershmekulturoredhehistorike, synoiqyshnëditëteparatëprekëproblemeteqytetaritkorçar,tiservirëprograme me etikë profesionale, ti japë një hov edukimit të dëgjuesve me muzikën bashkëkohore. Të japë mesazhet e fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, të ndikojë në forcimin e tolerancës dhe bashkëjetesësës fetare, t’u japë kënaqësinë e vendlindjes emigrantëve që kthehen në Korçë qoftë dhe për pak ditë. Në studion dhe mikrofonin e Radios ABC janë afruar të komunikojnë me publikun elita e artistëve të skenës dhe ekranit shqiptar. Një radio që ka vënë në shërbimnjëteknologjitëpërparuartërregjistrimitdhetransmetimitqyshnëditët epara.


148

Arben Muka

Në qytetin e Korçës Krishtlindjet festohen në një mënyrë të veçantë, masive dhe mjaft të gëzuar. Në kulmin e tyre në vitin1998, qytetit të serenatave ju shtua dhe një zë radiofonik alternativ, veç stacionit publik të Radio Korçës. Radio private ABC ka nisur nga puna më 25 dhjetor të atij viti, me transmetim në valën FM 98Mhz. Fillimet e radios ishin me një programacion thuajse krejtësisht muzikor, ku përdoreshin më së shumti këngët më të mira të viteve ‘80. Më pas nisën disa programe me lojra telefonike, të cilat afruan shumë dëgjues që kërkonin të bëheshin pjesë e transmetimit. Ndërkohë që filluan të përgatiten dhe edicione me lajme shkurt. Hap pas hapi u eksperimentuan dhe emisione problemore, në formën e debatit, ku merrnin pjesë nëpërmjet telefonit dhe vetë dëgjuesit. U fut dhe shfletimi i gazetave kryesore të ditës, si dhe vox – pop-e me mendime të lira të qytetarëve. Pas afër 6 muajsh Radio ABC arriti të ndërtojë një program ditor me emisione dhe rubrika stabël, pas afrimit dhe të disa bashkëpunëtorëve. Pak a shumë me këtë përmbajtje: Emisioni i mëngjesit / Shtypi i ditës / Edicionet

Themeluesi i radios, Armand Baze, duke ndjekur procesin e editimit të një edicioni lajmesh, 2000.


70 radio shqip në 70 vite

149

Në transmetim të drejtëpërdrejtë, 2001.

lajmeve shkurt (çdo 60 minuta) / Mesazhet nga dëgjuesit / Debat në studio për probleme të ditës / Rubrika me kuriozitete / Edicionet qendrore (një në drekë dhe një në mbrëmje). Nisi kështu produksioni i vetë radios me emisione të drejtpërdrejta ose të rregjistruara. Emisionet më pikante ritransmetoheshin në orët më të përshtashme, si një mundësi tjetër për t’u ndjekur nga dëgjuesit. Të tilla ishin bisedat dhe intervistat speciale me të ftuarit në studio, vëzhgimet problemore, rubrikat e kulturës etj. Në arkivin e Radios ABC janë mjaft biseda e intervista të bëra në vite me personalitete dhe emra të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar, si aktorët Violeta Manushi, Margarita Xhepa, Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Zamira Kita, Luftar Pajo, Arben Dervishi, Marko Bitraku, këngëtarët Eranda Libohova, Eneida Tarifa, Dejvis Xherahu, Adrian Trebicka, Ervin Bushati, grupi “The Dreams”, Soni Malaj, Rovena Stefa etj. Ndër emisionet e Radios ABC që janë pëlqyer e pëlqehen nga dëgjuesit janë psh., “Fokus” , drejtuar nga Irena Karamelo, (ku në qëndër janë problemet që ngrenë dëgjuesit, opinionet e tyre, ndërkohë që shfletohet dhe shtypi i


150

Arben Muka

ditës, për të sjellë një problematikë më të gjërë); emisioni i përjavshëm “Një vesh që dëgjon”, drejtuar nga Keti Bezhani dhe Leon Menkshi (të ftuarit në studio, ekspertë, të zgjedhur nga pushteti lokal, apo përfaqësues nga institucione të tjera publike i japin përgjigje interesimit që kanë dëgjuesit duke i informuar dhe sqaruar ata në lidhje me procedurat, legjislacionin etj); emisioni social – kulturor “Dimension”, përgatitur nga gazetari Artur Leka; emisioni “Shoqëria civile”, që përgatitet nga stafi i Radios ABC në kuadër të bashkëpunimit me një rrjet të radiove lokale shqiptare etj. Në stafin e ABC-së kanë punuar dhe punojnë mjaft gazetarë dhe bashkëpunëtorë të fushave të ndryshme, si Daniela Zisi, Joni Gusho, Ledia Gjoka, Besa Ombashi, Eva Thomallari, Nastila Mano, Ardit Sholla etj. Drejtor ekzekutiv i Radios ABC është Artur Leka, ndërkohë që drejtor i përgjithshëm është Armand Baze. Radio ABC i ka kushtuar dhe i kushton vëmendje dhe fuqizimit dhe shtrirjes më të madhe të sinjalit. Nga mbulimi vetëm për qytetin e Korçës në vitet e para, tashmë radio dëgjohet dhe në një pjesë të qytetit të Pogradecit në Bilisht deri tek Qafa e Qarrit.

Ambjent pune në Radion ABC, 2004.


70 radio shqip në 70 vite

35

RADIO GRAS FM 90Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronësia: Drejtor: Rrezja e dëgjimit: Emisione të pëlqyera: Mbyllja e sinjalit:

151

29gusht1999. FM90Mhz. Qyteti i Gjirokastrës. Motrat „Bija të Krishtit Mbret”. Theodhor Bilushi. Lugina e Drinos. „Të ndjehemi ndryshe”, „Fjala për të jetuar”, „Refleksion mbi ditën” etj. Në dhjetor 2003, për arësye ekonomike.

Radio Gras në katër vjet transmetimi do të kujtohet si një radio që hyri butë në shijetdhepreferencatedëgjuesve.Pavarësishtseishtenjënismëenjëkongregacioni katolik,ajondiqejlirshmëmnganjerëzmebesimetëndryshme,madjedheateistë që ju rrinë larg ambjenteve të kultit. Kishte përmbajtje edukuese me ndjenjën e toleracës dhe solidaritetit njerëzor, por dhe informacion të bollshëm për qytetin, sportin, aktivitetet kulturore e artistike etj. I është përmbajtur linjës për të emetuar larmimuzikore,tëtëgjithashijevedhepasioneve,ecilamiksohejpakrijuarkakofoni të rëndomë a rritëm të bezdishëm për veshin e dëgjuesve. Një pjesë e fondit muzikor ishte dhuratë e bashkëpunëtorëve dhe dashamirësve në Shqipëri e Itali. Radio Gras ishte radio e parë që mori zyrtarisht nga Këshilli Kombëtar i Radiove dhe Televizionit në Tiranë licensën e aktivitetit sipas ligjit të vitit 1998.


152

Arben Muka

Radio Gras ka nisur transmetimet më 29 gusht të vitit 1999, në frekuencën FM 90Mhz. Radiostacioni ishte një dhuratë nga Italia, i përdorur dhe me fuqi transmetuese 50W. Sinjali kapej fillimisht në qytetin e Gjirokastrës, më pas akses për të ndjekur programet Radios Gras kishte e gjithë zona në Luginën e Drinos, ku banojnë rreth 60 mijë banorë. Radio Gras mban licencën me numër 1, dhënë nga Këshilli Kombëtar i Radios e Televizionit, pra ishte i pari stacion shqiptar që e kryente aktivitetin radiofonik sipas ligjit të miratuar nga Parlamenti në vitin 1998. Radio ishte nismë dhe mbështetej nga shoqata kulturore italo-shqiptare me të njëjtin emër, e cila drejtohej nga murgeshat „Bija të Krishtit Mbret”. Emrin Radio Gras e ka marrë në shenjë nderimi dhe kujtimi për themeluesin

Radio Gras është stacioni i parë që është licencuar nga KKRT.


70 radio shqip në 70 vite

153

Drejtuesi i radios Theodhor Bilushi para edicionit të lajmeve, 2002.

e kongregacionit të motrave që quhej At Giuseppe Gras, i njohur dhe për aktivitetin e tij si gazetar. Fillimi i transmetimit ishte me disa rubrika të improvizuara dhe eksperimentale. Më shumë kishte transmetim muzikor nga fondi që u krijua nga dhuratat e dashamirësve dhe bashkëpunëtorëve të radios, si dhe disa CD që u siguruan në Itali. Hap pas hapi filluan emisione të qëndrueshme tematike, të cilat u vendosën në orare të përshtatshme, sipas preferencave të dëgjuesve. Ermir Shehu, përgatiste emisionin „Radio Gras për ju”, një përmbledhje formatesh të larmishme informative e argëtuese: lajme të ditës, sport, ekonomi, politikë, parashikimi i motit, kalendari, kuriozitete, të dhënat më të fundit nga bota e muzikës etj. Oriana Çenko, drejtonte emisionin „Të ndihemi ndryshe”, një variete me kuriozitete nga kultura, muzika e kinematografia, muzikë e lehtë, poezi, anekdota, intervista në studio, të reja nga prodhimet diskografike. Desela Nuredini kishte emisionin „Fjala për të jetuar”, kurse rubrika „Kalendari” përgatitej po nga Desela se bashku me Eli Viton.


154

Arben Muka

Studio e transmetimit në radion Gras, 2002

Struktura programore gjatë një dite e Radios Gras ka patur këtë përbërje të emisioneve kryesore: 07.10 Lidhje me Radio Vatikanin dhe lajme / të dielën: „Fjala për të jetuar” 07.40 Refleksion mbi ditën dhe kalendari 07.45 Kolona zanore dhe melodi 08.15 Program muzikor 13.30 „Radio Gras me ju” 14.00 Lajme / vazhdon „Radio Gras me ju” 17.00 Lajme / „Të ndjehemi ndryshe”, program kulturor 19.00 Program muzikor / të premten „Fjala për të jetuar” 21.00 Lidhja me Radio Vatikanin 21.30 Në botën e muzikës, klasike, jazz 24.00 Mbyllja e programit Transmetimet e radios Gras janë ndërprerë në dhjetor të vitit 2003. Gjithshka ndodhi për arësye ekonomike, pamundësia për të paguar shpenzimet, sidomos ato vjetore, ku vetëm e drejta e autorit ishte 300 mijë lekë.


70 radio shqip në 70 vite

36

RADIO TOP GOLD FM 100.8Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Rrezja e dëgjimit: Statusi: Adresa: Kontakt:

37

155

RADIO MY MUSIC FM 97.3.Mhz

1 tetor 1999 / 22 shtator 2004. FM 100.8Mhz / FM 97.3Mhz. Qyteti i Tiranës. Tiranë, Durrës, Kavajë, Lushnjë etj. Radio private lokale pa ndërprerje publicitare. Qëndra Ndërkombëtare e Kulturës, Bulevardi „Dëshmorët e Kombit”, Tiranë. Radio Top Gold, tel – 04247492 / 04247299 / fax – 04247493 / e-mail – ardian.spahija@topgold.al/ website – www.topgold.al /. Radio My Music, tel - 04267409 / fax – 04247493 /.

Dy radiot Top Gold dhe My Music janë stacione të formatit 24 orë muzikë, të ndryshmenëpërmbajtjendhestilinepërzgjedhjessërepertoritqëpërdorin.Radio Top Gold është radio e nostalgjisë. Fondi muzikor i saj përbën një arkiv shumë të pasur, që do ta kishte zili çdo radio tjetër shqiptare ose e huaj. Krijime të rrymave rock,pop,souleblues,metëgjithahit-etegrupevedhekantautorëvemëtëmëdhenj ndërvite.PërkrijiminekëtijfondiqëemetohetaktualishtngaRadioTopGoldështë shpenzuar energji disavjeçare nga ana e stafit. Muzika është e të gjitha brezave, dukeebërëvalënFM100.8Mhzprezentesisfondnëambjentetfamiljareepublike, në bare e restorante, në automjete etj. Pjesë e programit të radios është dhe krijimtariaeditëvetëfundit,epërzgjedhursipaskriterevestriktetëlinjëseditoriale. NdërkohëRadioMyMusicështëradioemuzikësmesdhetare,njëmenyezgjedhur ekëngëvedhemelodiveshqiptare,italiane,grekeetj.


156

Arben Muka

Radio Top Gold filloi nga trasmetimin më datën 1 tetor 1999, në frekuencën FM 100.8Mhz. Një stacion i mirëfilltë muzikor, që përdor kryesisht krijime të para viteve 2000, si një përzgjedhje e më të mirave në vite. Top Gold nuk ka një ndarje të veçantë, veç faktit se këngët dhe meloditë janë çmuar dhe afirmuar më parë. Qëllimi i themeluesve të radios është të kënaqë gustot e dëgjuesve të saj, duke i servirur një muzikë të selektuar deri në detaj. Radio Top Gold nuk hyn tek stacionet komerciale: ajo nuk transmeton të gjitha rrymat muzikore që janë sot në treg, gjithashtu nuk ka ndërprerje publicitare. Fondi muzikor i radios përbën një arkiv shumë të pasur, që do ta kishte zili çdo radio tjetër shqiptare ose e huaj. Krijime të rrymave rock, pop, soul dhe blues, me të gjitha hit-et e grupeve dhe kantautorëve më të mëdhenj ndër vite. Për krijimin e këtij fondi që emetohet aktualisht nga Radio Top Gold është shpenzuar energji disavjeçare Poster i Radios Top Gold. nga ana e stafit. Muzika është e të gjitha brezave, duke e bërë valën FM 100.8Mhz prezente si sfond në ambjentet familjare e publike, në bare e restorante, në automjete etj. Pjesë e programit të radios është dhe krijimtaria e ditëve të fundit, e përzgjedhur sipas kritereve strikte të linjës editoriale. Disa nga emisionet më të ndjekura janë: „Made in Italy”, që transmetohet çdo të mërkurë, ora 22.00, një emision ku jepen hit-e nga aktivitetet e njohura


70 radio shqip në 70 vite

157

Stafi i radios: Ardian Spahija, Dritan Duraj, Elton Bala dhe Saimir Kosta, 2006.

në shtetin fqinj, si „Sanremo”, „Festivalbar”, apo evenimente të tjera muzikore italiane; „Gold romance”, që transmetohet çdo të enjte në orën 22.00, një hapësirë që përmbledh muzikën më të bukur romantike, krijuar ndër vite nga kanautorët më të mirë të rruzullit; „The next door”, që transmetohet çdo të premte, po në ora 22.00, një emision që bazohet në perlat e muzikës rock dhe hard rock, kryesisht në vitet ‘70 e ‘80, atëhere kur kjo muzikë ishte në kulmin e vet. Megjithatë në program ka dhe rock të kohëve të fundit, ndërthurrur me shije me performancën e kantautorëve dhe grupeve më në zë të kësaj rryme. Në stafin e Radios Top Gold bëjnë pjesë: Ardian Spahija, drejtor artistik, i cili punon në radio qysh prej fillimit, Dritan Duraj, DJ Postproduksioni, i cili u bashkua me ekipin në vitin 2002, Elton Bala, DJ, që nga viti 2001 dhe Saimir Kosta, DJ Programacioni, që nga viti 2000.


158

Arben Muka

Poster i Radios My Music.

Një stacion tjetër që transmeton 24 orë muzikë është Radio My Music. Kjo radio nisi nga puna më 22 shtator 2004, në frekuencën FM 97.3hz. My Music është radio e muzikës mesdhetare, një repertor i zgjedhur i këngëve dhe melodive shqiptare, italiane, greke etj. Dëgjueshmëria e të dy radiostacioneve është jo vetëm në kryeqyetet, por dhe në Durrës, Kavajë, Lushnjë etj.


70 radio shqip në 70 vite

38

RADIO MAGIC STAR FM 107Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronari: Rrezja e dëgjimit: Emisione të pëlqyera: Stafi në vite:

Adresa: Kontakti:

159

19 dhjetor 1999. FM 107Mhz. Qyteti i Korçës. Spiro Zguri. Qyteti i Korçës. „Emisioni i mëngjesit”, „Prezantimi i serenatës korçare”, „Programet muzikore” etj. Orjon Nano, Mamica Cepa, Ardit Sholla, Mikel Llogori, Alnada Damjaneci, Daniela Zisi (kryeredaktore lajmesh), Mitalda Mano, Gjergji Koki, Vinjol Zguri etj. Rruga „Rexhep Telhia”, Vilat e reja, nr.1, Korçë. Tel – 08243695 / mob – 0693273691 / e-mail: magic_rtv@yahoo.com /.

NëqytetineKorçësfunksiononprejviteshnjëtregradiofonikmjaftkonkurues,një ofertëdinamikepërdëgjuesiteçdomoshedheçdoniveliedukativekulturor.Njera prejtyre,MagicStar,kapatursiveçanësinëaktivitetinesajaplikiminenjëteknologjie të avancuar aparturash dhe pajisjesh, të cilat kanë siguruar gjithmonë një sinjal lokalcilësor.RadioMagicStarbëndallimdhepërstrukturënprogramore,përshijet muzikore të DJ-ve, për format e informimit dhe të zbavitjes që drejtuesit e programeve i ofrojnë publikut. Disa vajza dhe djem të apasionuar, të cilët kanë punuarsigazetarëebashkëpunëtorëtekMagicStar,aktualishtvazhdojnëkarrierën me sukses duke studjuar e punuar jashtë vendit. Pas më shumë se 4 vitesh nga themelimi, ambjenti i radios u bë një shtëpi më e madhe për median elektronike, dukeuprezantuarpërkomunitetinkorçarsiradiotelevizionilokalMagicStar.


160

Arben Muka

Radio Magic Star ka filluar nga puna më 19 dhjetor të vitit 1999, në valën FM 107Mhz. Ajo që u pëlqye më shumë në transmetimet e para të radios ishte muzika, e cila përzgjidhej dhe renditej me shumë gusto, duke prekur në shijet e të gjitha brezave. Folësi i parë në Radio Magic Star ishte Orjon Nano, zëri i të cilit u bë shumë i njohur nga dëgjuesit korçarë. Orjoni ishte gazetari i ngarkuar me mbulimin e programeve informative, edicionet me lajme të shkurtëra dhe edicionet kryesore. Si program të tijin ai kishte emisionin e mëngjesit, një format i përzjerë me biseda telefonike, me të ftuar në studio, me informacione, kuice, kuriozitete dhe muzikë. Pjesë e emisionit ishin trajtimi i çështjeve sociale dhe ekonomike të qytetit dhe zonave rurale. Orjoni tashmë është në Greqi, por dhe aty nuk e ka shkëputur bashkëpunimin me stafin duke qënë korrespondent i radios dhe televizionit Magic Star.

Një emision i ndjekur për disa vjet ka qënë dhe ai i Mamica Cepës, e cila harmonizonte tingujt muzikorë, me histori protagonistësh, këngëtarë, grupe, krijues, si dhe duke prezantuar klasifikimet muzikore në vendet kryesore europiane. Njohëse mjaft e mirë e rrymave të reja muzikore, por dhe nga tradita, me mjaft siguri dhe stil të veçantë komunikimi, Mamica, ishte një „kompjuter” i vërtetë informacioni, një „data base” që nuk i mungonte asgjë nga kultura muzikore, nga kalendari i skenave të mëdha dhe të vogla në çdo cep të globit. Megjithëse ajo kohët e fundit është shkëputur nga radio për të ndjekur studimet në Itali, fansat janë duke pritur një rikthim tjetër të saj në valën FM 107Mhz. Një tjetër gazetar protagonist i radios që ka shtegtuar jashtë vendit (në SHBA) është Ardit Sholla, drejtuesi i emisioneve argëtuese, veçanërisht në programin e mbrëmjes, ku me durim dhe zgjuarsi priste deri në mesnatë


70 radio shqip në 70 vite

161

telefonata, pyetje, rrëfime të pagjumësh, deklarata të përçarta, histori të sinqerta të sapondodhura etj. Arditi diti të shfrytëzojë humorin e tij të hollë në gjallërimin e komunikimit me dëgjuësit. Gazetari Mikel Llogori angazhohet që për sportdashësit të ketë sa më shumë informacion, jo vetëm në edicionet e lajmeve, por dhe në rubrikën sportive me më shumë minutazh, për deklarata, për intervista, parashikime, klasifikimet etj. Gjithashtu ai është eksperti i sjelljes tek dëgjuesi i serenatës korçare, me një prezantim emocionues për këngët e meloditë që janë kënduar e këndohen brez pas brezi nga korçarët. Programe muzikore drejton dhe Alnada Damjaneci që angazhohet njëkohësisht dhe për emisionet me çështje sociale. Daniela Zisi në rolin e kryeredaktores për edicionet informative, mbulon vetë në terren ngjarjet kryesore të ditës. Emisionin poetik e drejton Mitalda Mano, e cila është në mikrofon veçanërisht në ditët e festave, apo në ngjarje të shënuara. Radio i kushton rëndësi dhe aplikimit të teknologjisë së avancuar në prodhimin e spoteve, xhinglave e reklamave cilësore. Për këtë kontribuojnë dy DJ-të prej vitesh në Magic Star, Gjergji Koki dhe Vinjol Zguri, të cilët janë mjaft dinamikë me idetë dhe perfomancën profesionale të tyre.

Studio e Radios Magic Star.


162

Arben Muka

Që prej vitit 2003 Magic Star ka dhe sinjalin e vet televiziv lokal.

Pas më shumë se 4 vitesh nga themelimi, Radio Magic Star u bë një shtëpi më e madhe e medias elektronike. Po me të njëjtin emër, pronari i saj, Spiro Zguri, i apasionuar pas medias ka hapur dhe televizionin lokal, me një inventar teknik e teknologjik të kohës së fundit dhe që mbulon me sinjal të gjithë qytetin e Korçës. Kështu që Magic Star tashmë prezantohet në tregun e medias elektronike si radiotelevizion lokal, një hapësirë dhe një zë i fuqishëm për problematikën e komunitetit, tribunë e mendimeve dhe gjykimeve të qytetarëve, skaner për angazhimet konkrete të të zgjedhurve vendorë etj.


70 radio shqip në 70 vite

39

RADIO SARANDA FM 96.1Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Themelues: Stafi:

Rubrika të pëlqyera:

Adresa: Kontakti:

163

1mars2000. FM 96.1Mhz. Qyteti i Sarandës. Shkëlqim Hajno dhe Arben Vogli Shezie Hajno, Elida Vogli, Panajot Boli, Isida Nelaj, Rudina Premti, Silda Nika, Jerina Hajno, Ilva Kapxhiu, Besmira Gjoni etj. „Një orë për ju”, “Libri për fëmijë”, “Fokus”, “Mysafiri i mesnatës”, “Ora e bashkisë”, “Minoriteti etnik grek sot” etj. Rruga “Skenderbeu”, Sarandë, Tel-0682064684/0692235026/ tel & fax - 08525678 / 08525252 / e-mail - radio_saranda@yahoo.com /.

RadioSarandaemetonngaskajimëjugoriShqipërisëprejrreth8vjetësh.„Rrethuar” ngasinjaletëshumtaradiofonikeqëmbërrijnënëqytetineSarandësngaterritori helen, kjo radio është zëri në shqip i sarandiotëve, duke krijuar në të njëjtën kohë dhe hapësirat e domosdoshme për minoritarët grekë në gjuhën e tyre amtare. Radio Saranda është një mundësi informimi dhe për shumë e shumë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Korfuz dhe në ishuj të tjerë jonianë brenda kufirit grek. Radio Saranda është një guidë e dobishme për fluksin e madh turistik që dyndet gjatë muajve të verës në pjesën e fundit të vijës bregdetare, është promovueseaktiveeperlavetënatyrës,zbulimevearkeologjikemefamëbotërore, vendeve të panumërta për relaks e zbavitje. Një radio me format të larmishëm programesh:lajme,opinionetëkomunitetit,skanerpërpunënepushtetitlokaletj.


164

Arben Muka

Radio Saranda filloi nga transmetimet më 1 mars 2000. Ajo e vendos në frekuencën FM 100Mhz, por programi sistematikisht kishte ndërhyrje nga stacione greke që emetonin nga Korfuzi. Në pamundësi për t‘u marrë në mbrojtje nga autoriteti i KKRT-së në Tiranë, stafi vendosi të shpërngulet në frekuencën ku është dhe aktualisht FM 96.1 Mhz. Antena e Radios Saranda ka lëvizur nga tarraca e pallatit ku ishte redaksia, deri në një pikë dominuese në malin e Milesë, 822 metra mbi nivelin e detit. Kjo ka bërë që sinjali i radios të kapërcejë qytetin e Sarandës dhe rrethinat, deri në Konispol, Delvinë, Livadhja, Shën Vasil e Llogara, madje deri në ishullin grek të Korfuzit.

Sipas bashkëpronarit të radios, Shkëlqim Hajno, një gazetar me shumë përvojë në mediat lokale dhe qëndrore, ideja për krijimin e saj „ishte dëshira që qyteti më jugor i Shqipërisë dhe zona përreth të kishte radiostacionin e vet për t’u informuar, për t’u argëtuar dhe zbavitur. Qysh në fillim kishim të qartë një fakt: të informonim mbi atë që ndodhte në këtë rajon, ç’ndodhte me rendin e qetësinë, ç’bëhej pas dyerve të bashkisë, ç’mendim kishin banorët për cilësinë e jetës, etj.” Struktura programore e Radio Saranda është e larmishme. Veç edicioneve informative e buletineve me lajmet shkurt ka një sërë rubrikash të konsoliduara siç janë: „Fokus”, që është një emision problemor mbi zhvillimet e zonës, por dhe me profile të figurave të spikatura të jetës publike;


70 radio shqip në 70 vite

165

„Mysafiri i natës”, një vështrim humoristik e satirik i ngjarjeve të ditës, ku protagonist bëhet ndonjë aktor profesionit nga Estrada e Sarandës; „Libri për fëmijë” me interpretime dhe komente nga letërsia e përzgjedhur për fëmijë, nga autorë shqiptarë a të huaj; “Ora e bashkisë”, që siç mund të kuptohet nga titulli ka në qëndër aktivitetin e pushtetit lokal, informacion, intervista, vëzhgime, mendime të komunitetit; “Dritë-hijet e ushqimit dhe shëndetit”, një minutazh utilitar për dëgjuesit, ku ekspertët e ftuar iu përgjigjen pyetjeve dhe shqetësimeve të tyre; “Minoriteti etnik grek sot” një program që ka nisur nga viti 2003 dhe që transmetohet rregullisht dy herë në javë nga 60 minuta; “Radio Saranda sport”, një përmbledhje e lajmeve më të fundit nga aktivitetet sportive brenda dhe jashtë Shqipërisë, analiza, parashikime dhe bilance në disiplina të ndryshme të sportit. Në stafin e Radio Saranda janë afruar shumë gazetarë dhe bashkëpunëtorë gjatë këtyre viteve të aktivitetit të saj: Shezie Hajno kryeredaktore, Elida Vogli,

DJ Genci, 2005.


166

Arben Muka

Gazetari Viktor Avdia duke drejtuar programin e tij, 2006.

Panajot Boli, Isida Nelaj, Rudina Premti, Silda Nika, Jerina Hajno, Ilva Kapxhiu, Besmira Gjoni, Floriana (Haxhiaj) Koka, Viktor Avdia, Polikseni Jovani, Mirela Braculla, Ina Vogli, Sofika Luzi, Vjosana Hajno, Shuaip Mehmeti, Agron Mema, Mehmet Xhaferri, Elvika Peta, Jana Kore, Zana Guri. Prezentë në program kanë qënë dhe DJ-të Erion Latifi, Ledio Memo, Dritan Kermezi, Edmond Çumani, Elton Hyska, Devoll Spaho e Genc Koçi.


70 radio shqip në 70 vite

40

RADIO FIERI FM 107.2Mhz.

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronarë: Stafi:

Emisione të pëlqyera:

Adresa: Kontakti:

167

21mars2000. FM 107.2Mhz. Qyteti i Fierit. Josif Pelari e Alket Pelari. Vasil Prifti, Aurora Damini, Alket Pelari, Daniela Çepele, Adriatik Golemi, Mikel Mbriçaj, Përparim Gjika, Redion Myftari etj. „Këndi poetik”, „Unë anonimati”, „Poli pula e Lleshit në kaçile të leshit”, „Qesh e ngjesh”, „Perla popullore”, „Rubrika sportive” etj. Lagjia „11 janari”, Shtëpia e ushtarakëve, Fier. Tel - 03428260 / 03430111 / mob - 0692063809 / 0682137444 / e-mail: radio_fieri@yahoo.com / radio_fieri@hotmail.com /.

Në një nga ambjentet e Radio Fierit është vendosur një set pajisjesh rregjistruese dhe transmetuese që janë përdorur në fillimet e punës dhe që ju tregohen tashmë sirelikeçdotëftuariavizitoritërastësishëm.Ështëkonfirmimiiavancimitteknologjik në këtë radiostacion që mbulon me valë prefekturën e Fierit, është një argument i pronarëvesenuktërhiqenngaaktiviteti.RadioFierikabërëgjithashtupërmirësime nëstrukturënprogramore,përtëqënëafërshijevetëkomunitetit,përt’iinformuar, por dhe për ti argëtuar me muzikë e humor fin, për të prekur tema që kanë lidhje me rininë, emigrantët, vlerat e hershme të zonës, fëmijët, sportin etj. Është radio e vetme shqiptare që e ka bërë traditë festimin e përvjetorëve të krijimit me një koncert të përvitshëm që zhvillohet për dëgjuesit në sheshin qëndror të qytetit, ku ftohen të marrin pjesë grupe muzikore, këngëtarë, valltarë, humoristë nga Fieri e rrethe të tjera.


168

Arben Muka

Radio Fieri ka filluar zyrtarisht transmetimet më 21 mars të vitit 2000, në frekuencën FM 107.2Mhz. Por duhet thënë se ka patur një periudhë eksperimentale që ka nisur me lëshimin e sinjalit në një ditë të shënuar për Shqipërinë, 28 nëntor 1999. Radio fillimisht dëgjohej në qytet, në komunat përreth, në Patos dhe deri në në një pjesë të Lushnjës. Pajisjet me të cilat filloi punë Radio Fieri ishin modeste dhe tashmë ato janë vendosur në një ambjent të dukshëm të radios, si relike për vizitorët, ndërkohë që janë zëvëndësuar nga pajisje dixhitale shumë të avancuara, që kanë përmirësuar cilësinë dhe e kanë zgjeruar sinjalin (mbulohet gjithë territori i prefekturës Fier), si dhe i kanë bërë më komode kushtet e punës për stafin. Një nga gjërat me të cilat u mor në ditët e para themeluesi i Radios Fieri, Josif Pelari, ishte logo e saj. Përmbajtja grafike e logos me tre elementë përbërës (amfiteatri i lashtë i Apollonisë, kalliri i grurit dhe kollona e naftës), përbënin dhe kredon e stafit që do të ishte në shërbim të fierakëve, historisë, traditës, kulturës, zhvillimit të biznesit, zonave rurale etj., një program gjithëpërfshirës. Zëri i parë që ka folur në mikrofonin e Radio Fierit ishte bojaxhiu që lyejti ambjetet e radios, një djalë mjaft i pasionuar pas muzikës. Për dy muaj ai punoi si DJ për programet muzikore. Njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të radios është Mësuesi i Merituar Vasil Prifti, njohës shumë i mirë i vlerave letraro-artistike të trevës së myzeqëse dhe më gjerë. Ndërkohë që mësuesja e letërsisë, Aurora Damini drejton emisionin “Këndi poetik”, një minutazh ku promovohet krijimtaria e atyre që tentojnë të shkruajnë poezinë, ku lexohet dhe komentohet me shumë ndjenjë poezia. Juli Koci (DJ) është drejtues i emisionit me këngë dhe përshëndetje nga dëgjuesit. Daniela Çepele përgatit emisionin humoristik “Polli pula e Lleshit


70 radio shqip në 70 vite

169

në kaçile të leshit” dhe Adriatik Golemi drejton emisionin e mbrëmjes “Unë anonimati”. Redion Myftari përgatit emisionin muzikor “Perla popullore”, ku veç këngëve të zgjedhura me mjaft shije, ka dhe komente në lidhje me to, të cilat bëhen nga Redioni dhe Aurora. Ky është dhe emisioni që rregjistron më shumë telefonata në Radio Fieri. Mikel Mbriçaj, bashkëpunëtor prej vitesh i medias qëndrore, përgatit në Radio Fieri rubrikën sportive, duke sjellë rezultate, komente, intervista, parashikime, portrete sportistësh protagonistë etj. Për fëmijët radio ka një emision të veçantë që drejtohet nga Përparim Gjika. Pjesë kryesore e stafit janë dhe Alket Pelari, i apasionuar pas programeve të avancuara dixhitale që përdoren në media dhe Renaldo Dhima (DJ), që asiton në fushën e informatikës. Audiencë ka gjithashtu dhe emisioni humoristik “Qesh e ngjesh” me humoristët e famshëm të qytetit, si Fuat Boçi, Vasil Vaso, Todi Llupi e Miola. Një nga temat që ka hapësirë të konsiderushme në programet e radios është ajo e emigracionit. Fieri është një zonë me nivel shumë të lartë emigrimi

Gjatë transmetimit të një emisioni debatues.


170

Arben Muka

Pamje e studios kryesore të Radio Fierit.

në Greqi e Itali, por dhe në vende të tjera të BE-së deri në SHBA, Kanada e Australi. Ka qëlluar që radio është bërë ndërmjetëse për lidhjen mes emigrantëve dhe familjes, kur për një kohë të gjatë nuk ka patur komunikim mes tyre. Në vitin 2004 për disa muaj Radio Fieri ka patur një bashkëpunim me Radion Jeta në gjuhën shqipe në Çikago, të SHBA-së, ku shkëmbeheshin programet informative mes dy stacioneve në mbrëmje. Radio Fieri prej vitit 2003 është pjesë e një rrjeti radiosh lokale në Shqipëri, që përgatisin dhe shkëmbejnë mes tyre kontribute radiofonike, informative dhe tematike. Çdo 21 mars, në përkujtim të fillimit të transmetimeve, Radio Fieri ka kthyer në traditë organizimin e një koncerti të hapur në qëndër të qytetit me pjesmarrjen e grupeve dhe këngëtarëve të njohur, humoristë, kërcimtarë, orkestrantë etj.


70 radio shqip në 70 vite

41

RADIO E PARË FM 100.4Mhz

Fillimi i transmetimeve: Vendndodhja: Frekuenca: Mbulimi me sinjal: Themelues dhe drejtor: Stafi në vite: Emisione të pëlqyera:

Adresa: Kontakti:

171

28mars2000. Qyteti i Burrelit. FM 100.4Mhz. Rrethi i Matit dhe disa komuna të Mirditës. Genc Murataj. Shpëtim Leskaj, Majlinda Zeqiri, Elona Bushi, Elona Murataj etj. „Loja telefonike”, „Konkursi poetik”, „Kërkesat e dëgjuesve dhe përshëndetjet”, „I ftuari i mbrëmjes”, „Emisioni me çështje sociale” etj. Tek kullat në qendër të qytetit, Burrel. Tel – 02172720 / mob – 0692193486 / e-mail - genci30@yahoo.com /.

Një radio private në një qytet të vogël si Burreli, ka ndikim të madh në jetën e komunitetit. Radio e Parë prej rreth 8 vjetësh që është në trasnmetim ka bërë dhe po bën në një farë mënyre dhe rolin „zbutësit të varfërisë” që ofrojnë institucionet kulturore dhe artistike për matjanët, është informuesi e argëtuesi publik i tyre, është mjedisi i përshtatshëm për të ngritur problemet e shqetësimet e ditës, është tribunaepoetëvetëdrojturdheëndrrimtarëngatëgjithagjeneratat.RadioeParë është e para dhe ndoshta e vetmja në Shqipëri që ka bërë program me kuice në valët e saj edhe kur nuk kishte linjë telefoni në studio, duke i ftuar dëgjuesit ta thonin përgjigjen e tyre direkt në mikrofonin e studios. Është një radio private që mbijeton edhe pse autoritetet lokale janë treguar dhe tregohen indiferentë për prezencën e saj në transmetim, edhe pse fuqia e biznesit që reklamon prodhimet e shërbimet në qytet e rrethina është thuajse e pandjeshme.


172

Arben Muka

Radio e Parë ka nisur nga puna më 28 mars 2000, në frekuencën FM 100.4MHz. Fillimi i punës ishte thuajse një aventurë e vërtetë për kushtet e punës dhe të transmetimit. Studio e radios u instalua në një ambjent ende të papërfunduar në shtëpinë private të pronarit Genc Murataj. Mjedisit të pa izoluar mirë dhe që nuk kënaqte parametrat akustike i shtohej dhe mungesa e linjës së telefonit fiks, një domosdoshmëri për një stacion radioje. Megjithatë hapja e radios për hobi dhe biznes nuk mund të kishte kthim prapa nga këto

Studio e ditëve të para, 2000.

pengesa. Një nga emisionet e para që nisi nga transmetimi ishte loja radiofonike, si dhe përshëndetjet nga dëgjuesit. Me mungesën e linjës telefonike fikse, emisioni bëhej duke i ftuar dëgjuesit direkt në studio. Pra, emetohej kuic-i i rradhës në valët e radios dhe ata dëgjues që dëshironin të jepnin përgjigje vinin vetë në studio e flisnin. Ka qëlluar një herë që për të njëjtën pyetje erdhën për t’u përgjigjur thuajse në një kohë rreth 50 vetë, të cilët ishte e pamundur t’i ftoje të gjithë të hynin brenda në studio. Atëhere u improvizua lëvizja e mikrofonit jashtë në oborr dhe të gjithëve ju sigurua e drejta e përgjigjes. Pikërisht kjo mangësi në infrastrukturën e radios kishte bërë një reklamë pozitive në qytetin e Burrelit, për natyrën e veçantë të komunikimit


70 radio shqip në 70 vite

173

që radio kishte me dëgjuesit e vet. Një pengesë tjetër ishte dhe fakti që muzika në transmetim lëshohej vetëm nga kasetat. Drejtuesi i programit të përshëndetjeve bënte në një kohë dy punë: lexonte letrën e dëgjuesit të rradhës dhe kërkesën për programin dhe nga ana tjetër gjente në kasetë (duke e çuar para ose prapa) pikërisht këngën që preferohej, për ta lëshuar atë në transmetim menjëherë pasi mbaronte së lexuari. Në periudhën e fillimit shfaqej dhe dukuria e oshilimit të nivelit të zërit disa herë gjatë ditës, ç’ka nuk ishte shumë komode për ndjekësit e programeve. Por pas 6 muajsh këto vështirësi u kapërcyen, pasi u vendos linja e telefonit fiks, u ble një kompjuter cilësor, si dhe u bënë përmirësime në pajisjet e studios dhe të transmetimit. Radio e Parë ka patur dhe ka një fuqi 100W, që siguron mbulimin me sinjal të gjithë rrethit të Matit, si dhe disa komuna të Mirditës. Si radiostacioni i vetëm në zonë, i ka kushtuar dhe i kushton rëndësi afrimit dhe bashkëpunimit me njerëz të kulturës dhe artit, historianë, studiues dhe intelektualë të krahinës, por dhe të zgjedhurit lokalë në parlament. Megjithëse është një media vendore, pjesë e mjeteve të pakta informuese e edukuese të komuniteti matjan, Radio e Parë asnjëherë nuk ka marrë ndonjë shenjë bashkëpunimi, mbështetjeje dhe interesim nga të zgjedhurit e pushtetit lokal.

Elona Murataj në studion e transmetimit, 2006.


174

Arben Muka

Themeluesi i radios Genc Murataj, 2006.

Jo për subvencionim, se ajo është radio private e pavarur, por për tu përdorur nga pushteti vendor, si çdo media tjetër lokale gjithëkund për informim e sqarim të qytetarëve, për ti njohur ata më vendime e procedura që ndërrmeren nga autoritetet, për fushata ndërgjegjësuese etj. Një radiostacion konsiderohet mjaft efektiv në përcjelljen e mesazheve, apo aplifikimin e tyre për tek publiku, një dobi me kosto minimale që ende përcillet me indiferentizëm nga zyrat e pushtetit matjan. Në stafin e radios në vite kanë punuar ose vazhdojnë të punojnë: Shpëtim Leskaj, Majlinda Zeqiri, Genc Murataj, Elona Bushi, Elona Murataj etj. Struktura programore e radios shtrihet në 10 orë transmetim nga ora 14.00 deri në orën 24.00. Pak a shumë ka këtë përbërje: 14.00 – 18.00 Muzikë e zgjedhur 18.00 – 21.00 Kërkesat e dëgjuesve dhe përshëndetje 21.00 - 22.00 I ftuari i mbrëmjes / emisioni me çështje sociale 22.00 – 24.00 Loja telefonike / konkursi poetik Në çdo orë fikse jepet buletini i lajmeve, ndërkohë që në hapësira të ndryshme të programit jepen njoftime apo reklama biznesi.


70 radio shqip në 70 vite

42

RADIO ALPO FM 94.1Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronari: Emisione të pëlqyera: Stafi në vite: Adresa: Kontakti:

Person kontakti:

175

18maj2000. FM 94.1Mhz. Qyteti i Gjirokastrës. Aristotel Petro. „Mirëmëngjes në Radio Alpo!”, „Emisioni poetik”, „Emisioni me përshëndetjet e dëgjuesve” etj Odise Kote, Ilia Petro, Daniel Marko, Blerim Kore, Kristina Fidhi, Luljeta Xhaxhi etj. Lagja „Varosh”, rruga „Misto Mame”, pallati 159 (ALPO), Gjirokastër. Tel-08463163/08465600/08467330/ fax - 08463163 / e-mail - alportv@yahoo.com / website - www.alpo-center.com /. Aristotel Petro / mob -0692086120 /.

Radio Alpo vazhdon të jetë një stacion ku stafi punon në kushte komode rrethuar menjëtekonlogjitëavancuartëpajisjevenëstudio.Ështënjëredaksiqëkavendosur njëpaketërregullashprofesionalenëpërgatitjendhetransmetiminekontributeve radiofonike, me një komunikim etik e njerëzor me dëgjuesit. Në studion e Alpo-s janë vazhdimisht të ftuar drejtues dhe përfaqësues nga bashkia e prefektura, intelektualë, përfaqësues të shoqatave të biznesit, deputetë të zonës, këngëtarë, aktorë,krijues,sportistëetj.Kagjithmonëilustrimemeopinionetevetëqytetarëve, si dhe ekspertëve të fushave të ndryshme, në trajtimin e problemeve sociale, ekonomikeekulturore,përpunënetëzgjedhurvelokalëetj. RadioAlpoështëpjesë errjetittëradiovelokale,njëprojektqëpërgatitdheshkëmbenkontributeradiofonike me tema të ndryshme nga aktualiteti shqiptar.


176

Arben Muka

Radio Alpo transmeton në frekuencën FM 94.1Mhz qysh prej 18 majit të vitit 2000. Sinjali ishte fillimisht i dobët nga një transmetues me fuqi 20W, por më pas ka ndodhur një revolucion i vërtetë duke e rritur gradualisht fuqinë e transmetimit në 200, 400 dhe aktualisht është 1KW, ç’ka me vendosjen dhe në pikën dominuese të qytetit (Këcullë), siguron akses dëgjimi për qarkun e Gjirokastrës, përveç Përmetit. Pronari Aristotell Petro ka qënë sistematik dhe në përmirësimin e inventarit të pajisjeve brenda studios, duke instaluar një rrjet me tre kompjutera cilësorë, rds, mikrofona profesionalë, gjenerator stereo etj.

Në studion e transmetimit.

Ai thotë se synimi për ngritjen e Alpo-s ka qënë „plotësimi i kërkesave të dëgjuesve, i kënaqësive të tyre, për ndërtimin e një programi që të përfshijë tema sociale, edukative, informative etj. Emri i radios rrjedh nga bashkimi i inicialeve të emrit tim (AristoteL PetrO - shënim i autorit), por që përkojnë dhe me dy gërmat e para të shprehjes Albania Power, një nga dëshirat e mia më të mëdha: për ta parë vendin tim njëlloj si vendet e tjera europiane nga pikpamja e zhvillimit ekonomik e infrastrukturor...” Emisionet e para ishin ato për plotësimin e kërkesave muzikore të dëgjuesve, nga të cilat u tërhoq dhe impakti i parë nga audienca, përshëndetjet e tyre për hapjen e një stacioni të ri, si dhe dëshira që Alpo të ishte një zë publik për trajtimin e problemeve të komunitetit. Më pas nisi ndërtimi i strukturës programore, qofshin emisionet ditore, qofshin ato javore, apo


70 radio shqip në 70 vite

177

specialet. Në këtë proces një kontribut të madh ka dhënë kryeredaktori i radios Odise Kote, një gazetar i njohur që ka punuar në median lokale, por dhe për atë qëndrore, si dhe prej më shumë se një dekadë si korrespondent për Jugun i radios gjermane Deutsche Welle (në gjuhën shqipe). Në programet informative kishte lajme të ditës, por dhe trajtime tematike, vëzhgime, reportazhe, analiza etj. Në kontributet radiofonike respektohen standartet profesionale e etike, ku për lajmet e kronikat ka gjithmonë verifikim nga burime të ndryshme. Ka gjithmonë ilustrime me opinionet e vetë qytetarëve si dhe ekspertëve të fushave të ndryshme në trajtimin e problemeve sociale, ekonomike e kulturore, për punën e të zgjedhurve lokalë etj. Në studion e Alpo-s janë vazhdimisht të ftuar drejtues nga Bashkia e Prefektura, intelektualë, përfaqësues të shoqatave të biznesit, deputetë të zonës, këngëtarë, aktorë, krijues, sportistë etj. Radio Alpo është pjesë e rrjetit të radiove lokale, një projekt që përgatit dhe shkëmben kontribute radiofonike me tema të ndryshme nga aktualiteti shqiptar. Skaleta programit ditor në Radion Alpo ka pak a shumë këtë përmbajtje: -„Mirëmëngjes në Radion Alpo!” (muzikë, shtypi i ditës, telefonata, të ftuar në studio etj)


178

Arben Muka

-„Emisioni poetik” (prezantimi dhe leximi i krijimeve të poetëve të rinj, të ftuar në studio) -„Hit-parade” (klasifikimet kryesore në vendet europiane, kuriozitete, prapaskena etj) -„Quick start” (emision me pjesmarrjen e dëgjuesve nëpërmjet telefonit) -„Emisioni social” (përgatitur nga rrjeti i radiove lokale) -„Rubrika sportive” (lajme, klasifikime, deklarata, mendime të fansave, vëzhgime, parashikime etj) -„Emisioni me përshëndetjet e dëgjuesve” -„Emisioni sms” etj. Në stafin e Radios Alpo në vite kanë punuar ose vazhdojnë të punojnë dhe Ilia Petro (ndërtues dhe drejtues programesh argëtuese deri në vitin 2006), Daniel Marko (DJ), Blerim Kore, Kristina Fidhi, Luljeta Xhaxhi etj.


70 radio shqip në 70 vite

43

RADIO NACIONAL FM 93.4Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronari: Rrezja e dëgjimit: Rubrika të pëlqyera:

Stafi në vite: Adresa: Kontakti:

179

20 qershor 2000. FM 93.4Mhz. Qyteti i Tiranës. Flamur Buçpapa. Nga Tirana deri në Lezhë në veri, dhe deri në Vlorë në pjesën jugore. „Zgjohu me mua në mëngjes”, „Mesazhe zemre”, „Përshëndetje nga gurra popullore”, ”Një kafe turke” etj. Enea, Albi dhe Driada si gazetarë, Landi dhe Xaj si DJ. Godina e ish të përndjekurve politikë, rruga e Elbasanit, nr. 17, Tiranë. Tel – 04256159 / mob – 0682272700 / e-mail: smsnacional@yahoo.com /.

RadioNacionalështëshfaqurqyshnëfillimetesajsinjëradiokuçështjakombëtare merrpjesëneluanitnëminutazhinerubrikaveinformative,tëemsionevemedebat dhe të ftuar. Është e ndjeshme jo vetëm për zhvillimet e brendshme në Shqipëri, por dhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e kudo ku jetojnë e punojnë shqiptarët nëpërbotë.Kanëfokusmarrëdhënietmesvendevefqnijetërajonit,pordhezgjidhjen estatusitpërfundimtartëKosovës,tënjohjesligjoretëpronavetëçamëvenëGreqi, trajtimin në bazë të kartave ndërkomëbtare të shqiptarëve në Maqedoni e Mal të Zi, trajtimin dinjitoz të emigrantëve shqiptarë pa ksenofobi e përbuzje për kontributin që ata japin në vendet pritëse. Radio Nacional qysh në çastet e para të fillimit të punës ka ofruar me kujdes të veçantë muzikën shqiptare, popullore e të lehtë, por dhe krijimet alternative në rryma e stile të ndryshme.


180

Arben Muka

Themelimi i Radios Nacional në Tiranë, më 20 qershor 2000 ishte një ide e mbështetur nga Fondacioni „Azem Hajdari”, një veprimtari private në pronësi të njërit prej studentëve të Lëvizjes së Dhjetorit, Flamur Buçpapa. Ajo u pozicionua në valën FM 93,4Mhz duke zgjeruar gradualisht rrezen e dëgjimit nga Tiranë deri në Lezhë, në pjesën veriore dhe deri në Vlorë në jug të vendit. (Sinjali kapet dhe jashtë kësaj zone, por jo me cilësinë që dëgjohet në territoret e mësipërme). Inventari fillestar i pajisjeve për gazetarë ishin vetëm dy magnetonë dhe disa kaseta. Por me kalimin e kohës ka patur një transformim të teknologjisë dhe kushteve të punës për stafin.

Studio e transmetimit të Radios Nacional.

Programet informative të Radios Nacional, bisedat dhe intervistat me të ftuar dhe me pjesmarrjen e dëgjuesve nëpërmjet telefonit, kanë në fokus jo vetëm zhvillimet e brendshme në Shqipëri, por dhe ato në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Radio është mjaft e ndjeshme ndaj problematikës koherente në Kosovë, forcimi i institucioneve, bashkëpunimi me ndërkombëtarët, kthimi i të shpërngulurve dhe gjetja e të humburve, në fund të fundit çështja e përcaktimit të statusit final të Kosovës. Në lidhje me këto tema në studion e Radios Nacional kanë qënë gjithmonë prezent personalitete politike dhe të jetës publike nga Shqipëria e Kosova, historianë e studiues, analistë e gazetarë.


70 radio shqip në 70 vite

181

Gjithashtu hapësirë në programet e Radios Nacional kanë marrë dhe trajtimi në bazë të kartave ndërkombëtare dhe të Marrëveshjes së Ohrit të shqiptarëve në Maqedoni, për pjesmarrjen e shqiptarëve në jetën politike dhe institucionale në Mal të Zi. Nuk është lënë jashtë vëmendjes dhe gjendja e emigrantëve shqiptarë në Greqi e Itali, apo në vende të tjera pritëse në Europë a kontinente të tjera. Për një trajtim të tyre pa urrejtje, pa ksenofobi e përbuzje, siç ka ndodhur në jo pak raste. Nga mëngjesi deri në mbrëmje në Radio Nacional ka disa emisione që kanë krijuar audiencë të madhe, kjo duket nga reagimet e dëgjuesve me telefonatat apo sms-të që dërgojnë në redaksi. Në orët e para të ditës është emisioni „Zgjohu me mua në mëngjes”, një fluks informativ, telefonata, lexim i titujve kryesore të gazetave të ditës, parashikimi i motit, kursi i këmbimit valutor, horoskopi, si dhe njoftime të tjera utilitare për dëgjuesit. Një emision variete që të shoqëron jo vetëm në ambjentet e shtëpisë, por dhe në makinë, lokale e mjedise të tjera publike e private. Një emisionin tjetër i pëlqyer është dhe ai me kërkesat dhe përshëndetjet e dëgjuesve për muzikën

Gjatë një emisioni me muzikë shqiptare.


182

Arben Muka

Edicioni i lajmeve flesh, 2007.

popullore, ku ka përshëndetje, urime, opinione dhe komente për krijimtarinë popullore. Radio Nacional qysh në çastet e para të fillimit të punës dhe në vazhdim ofron me kujdes të veçantë muzikën shqiptare, popullore e të lehtë, por dhe krijimet alternative në rryma e stile të ndryshme nga autorët më të rinj. Në mbrëmje nga ora 22.00 deri më 02.00 të mëngjesit është programi „Studio e hapur”, që ka disa nënrubrika që i japin variacion dëgjuesve që nuk flenë herët. Lexohen krijime poetike të dërguara në adresën e redaksisë, të ftuar në studio, ose nëpërmjet linjës së telefonit, tregimi i historive humoristike dhe barcaletave më të fundit, komunikim me dëgjuesit, pritje të sms-ve të dërguara nga brenda dhe jashtë vendit etj. Radio Nacional i kushton vëmendje dhe festave dhe ceremonive nga komunitetet fetare, duke propaganduar tolerancën dhe bashkëpunimin mes besimeve të ndryshme, në një vend multifetar siç është Shqipëria. Pjesë e stafit të Radios Nacional në vite janë DJ Landi dhe DJ Xaj, si dhe gazetarët Enea, Albi dhe Driada.


70 radio shqip në 70 vite

44

RADIO RASH FM 97Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronari: Drejtore: Emisione të pëlqyera: Stafi:

Adresa: Kontakti:

183

3 janar 2001. FM 97Mhz. Qyteti i Tiranës. Carlo Bollino, Shoqëria Edisud sh.a. Alba Malltezi. „RASH nëpër lagje”, „Engjëll dhe Djall”, „Intervista me politikanë”, „Trafiku në RASH” etj. Arian Çani, Majlinda Çullhai, Edvin Parruca, Rezarta Delisula, Ilir Mati, Kozeta Kurti, Adi Gjordeni, Anila Jole, Dorian Hotova, Isida Gjata, Agim Xheka, Arben Hasanaj, Gerti Shella, Elona Spahiu etj. Ish Uzina Autotraktorëve, Shkozë, Tiranë. Tel – 04359104 / 04356401 / fax – 04359116 / mob–0682053122/.marketing_news24@balkanweb.com

RadioRASHkapaturnëfillimetevetanjëobjektivmjaftambicioz:Tëbëhejradioe kryeqytetit.Nëpërmbushjetëkëtijmisioniajoinxorrigazetarëtebashkëpunëtorët në terren, duke ia drejtuar mikrofonin vetë qytetarëve, lagje më lagje aty ku ishin problemeteshqetësimetetyre,dukeiadrejtuarmikrofoninmëpasdhepersonave përgjegjësnëadministratëneinstitucionetlokaleeqëndrore,nëpërgjigjetëkërkesave dhe nevojave të komunitetit. Duke shfrytëzuar rrjetin e korrespondentëve dhe bashkëpunëtorëve të së përditshmes „Gazeta Shqiptare”, radio përgatiste dhe transmetonteedicionetëshkurtëralajmesh,pordheemisionekryesoreinformative, të cilat përmbanin raportime nga terreni, kronika problemore e ballafaquese, intervista,vox–pop-e,deklarata,materialengafushaepolitikës,socialeeekonomike, sportive, kulturore etj. Në valët e Radios RASH transmetohen audio disa prej emisioneve kryesore të televizionit NEWS 24.


184

Arben Muka

Radio RASH është licencuar më datën 3 janar 2001 nga Këshilli Kombëtar i Radiove dhe Televizioneve, datë kur dhe ka nisur për herë të parë transmetimet në frekuencën FM 97Mhz. Gazetari i parë që punoi në studion e saj ishte Arian Çani, që në të njëjtën kohë ishte dhe kryeredaktor i të përditshmes „Gazeta Shqiptare”, po pjesë e shoqërisë Edisud sh.a. Ai drejtonte një emision me telefonata të dëgjuesve si dhe të politikanëve, apo personaliteteve të jetës publike. Duke shfrytëzuar rrjetin e korrespondentëve të Gazetës, radio kishte edicione të shkurtëra lajmesh, por dhe emisione kryesore informative, të cilat përmbanin raportime nga terreni, kronika problemore e ballafaquese, intervista, vox – pop-e, deklarata, materiale nga fusha e politikës, sociale e ekonomike, sportive, kulturore etj. Pak kohë pas krijimit të RASH-it (ishte shkurtim i Radio Shqiptare), ka nisur një emision krejt i veçantë, i padëgjuar më parë në transmetimet audio, i quajtur „RASH nëpër lagje”. Gazetari Edvin Paruca, që më pas u mbështet dhe nga dy kolegë të tjerë, Rezarta Delisula e Ilir Mati e „shpërngulën” studion në ambjente të ndryshme të komunitetit në kryeqytet. Studio mobile vizitonte pika të ndryshme të qytetit, nga qendra në periferi, duke ja dhënë mikrofonin banorëve të cilët hapur shprehnin opinionet e tyre, tregonin në vend mjaft probleme të pazgjidhura, apo të lëna përgjysëm nga autoritetet, prezantonin për dëgjuesit fakte dhe shifra nga e përditshmja e tyre, duke e bërë emisionin mjaft dinamik dhe të gjallë. Mikrofoni iu drejtohej më pas dhe personave përgjegjës për çështje që ishin prekur dhe trajtuar nga qytetarët më herët. Shumë shpejt „RASH nëpër lagje” u bë një nga emisionet më popullore në Tiranë, që kohë më mbrapa u shdërrua në një cikël maratonë telereportazhesh në televizionin informativ lokal NEWS 24, përgatitur nga gazetari i talentuar Ilir Mati. Radio i kushtonte rëndësi, por gjithësesi në


70 radio shqip në 70 vite

185

Në studion e Radios RASH.

plan të dytë dhe hapësirës muzikore, transmetimit të hit-ve, lojërave me telefonata etj. Radio RASH nga radio e kryeqytetit e ka shtrirë sinjalin dhe në zona të tjera duke mbuluar prefekturën e Tiranës, Durrësin, rrethin e Lezhës dhe rrethin Lushnjës. Në redaksinë e RASH-it kanë punuar në vite, ose vazhdojnë të punojnë shumë gazetarë të njohur. Kryeredaktore Alba Malltezi, gazetari Arian Çani, siç e përmendëm më lart drejtonte emisionin me telefonata dhe intervistat me politikanët, Majlinda Çullhai drejtonte emisionin „Ëngjëll dhe Djall”, ku trajtoheshin me dëgjuesit probleme të emancipimit të gruas në përgjithësi, si dhe probleme të tjera pikante me karakter social, Edvin Parruca, Rezarta Delisula e Ilir Mati kujdeseshin për emisionin „RASH nepër lagje”, Adi Gjordeni përgatiste rubrikën me informacione mbi gjëndjen e trafikut në rrugët e kryeqytetit, gazetarët Anila Jole (ka drejtuar për një vit radion), Dorian Hotova dhe Isida Gjata punonin për edicionet e lajmeve dhe specialet, gazetari Agim Xheka përgatiste dhe drejtonte emisionin me krijimet poetike, ndërkohë që në terren dhe në studio punonin e bashkëpunonin gazetarët Arben Hasanaj, Gerti Shella, Elona Spahiu etj. Ndër të parët që u aktivizuan në radio ishte dhe Kozeta Kurti.


186

Arben Muka

Aktualisht Radio RASH vazhdon sinergjitë me televizionin NEWS 24, ashtu si në fillim i kryente me Gazetën Shqiptare. Shumë edicione lajmesh të NEWS 24 përcillen direkt çdo orë dhe në radio. Gjithashtu në valët e RASHit përfshihen dhe shumë emisione të televizionit, që nga debatet politike, deri te ato sportive. Transmetohen emisionet interesante “5 pyetje nga Babaramo”, “Studio 24, Minuta 24”, si dhe në mesdite jepet emisioni i suksesshëm i NEWS 24 „Me zemër të hapur”, nga e hëna në të premte.

Ambjent pune në radio.


70 radio shqip në 70 vite

45

RADIO PRESPA FM 100.8Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronar: Rrezja e dëgjimit: Emisione të pëlqyera: Stafi: Adresa: Kontakti:

187

7 shtator 2001. FM 100.8Mhz. Komuna Liqenas, Korçë. Llazi Nikolla. Të gjitha fshatrat e komunës Liqenas, buzë Prespës. „Dritare në radio”, „Plotësojmë kërkesat dhe dëshirat e dëgjuesve” etj. Llazi Nikolla, Krisantha Jorgji, Mihallaq Apostoliçi, Pali Kolevski etj. Godina e ish spitalit, pranë zyrave të Komunës Liqenas, kati i dytë, Prespë, Korçë. Mob:0682357234.

RadioPrespaështëevetmjaradiokomunarenëShqipëri.Programetesajjanë90 përqindnëgjuhënmaqedonase,tëcilatidrejtohenafër5mijëbanorëvenëfshatrat ekomunëssëLiqenasit,nërrethineKorçës.Ajoështëradioepakicësmaqedonase, prekdhetrajtonproblemesocialekonomiketëkomunitetit,tëarësimimitnëgjuhën amtare,tëfqinjësisësëmirë,tëprogramevezhvilluesendërkufitareetj.Pavarësisht mungesavetëmëdhanëinfrastrukturë(palinjëtelefonikefiksedhemendërprerje të shumta në furnizimin me energji elektrike), Radio Prespa mbijeton për të mos ndalur informimin dhe argëtimin e banorëve të zonës, për të plotësuar kërkesat e dëshirat e tyre, si dhe përshëndetjet për njëri-tjetrin. Radio ka krijuar partneritet me stacione të tjera që transmetojnë nga territori i Maqedonisë, si Super Radio e Radio Bitola, duke transmetuar dhe emisione të radios gjermane Deutsche Welle, nëgjuhënmaqedonase.


188

Arben Muka

Fillimi i punës së Radio Prespës ka shkaktuar një furtunë të vërtetë mediatike dhe politike në Shqipëri. Hapja e një radiostacioni me fuqi 20W në qëndër të Komunës së Liqenasit në Korçë, më 7 shtator 2001, megjithëse në një distancë mbi 200 km nga kryeqyteti u shndërrua në një top temë „2000W”, për mediat kryesore në Tiranë, shoqëruar dhe me komente e opinione nga më të ndryshmet nga protagonistët e politikës. Në fshatrat e komunës Liqenas

Kryeredaktori Llazi Nikolla në ambjentet e Radios Prespa.

jeton një popullsi e pakicës maqedonase, rreth 5 mijë banorë, të cilët deri në atë kohë thuajse ishin në një „terr informativ” nga transmetimi i radiove e televizionet shqiptare, madje nuk kapnin as sinjalin e një programi të veçantë periodik që transmetonte në gjuhën maqedonase Radio Korça(!). Në aparatet e radiove dhe të televizorëve të vetëm dy fshatrave që ishin buzë liqenit mbërrinin valët e stacioneve maqedonase apo të fqinjëve të tjerë. Ndërkohë që ata pak njerëz që kishin ngritur mbi çati një parabolë satelitore shkonin dhe më tutje, qendrës e cepave të botës. Për këtë arësye shumë bindëse u ndërmor iniciativa për ngritjen e një radio të komunës, e cila do t’u fliste banorëve të Liqenasit në gjuhën amtare dhe në shqip, do të transmetonte fondin e vyer të folklorit të krahinës, muzikën


70 radio shqip në 70 vite

189

e melodinë e krijuar në vite, por dhe repertor të larmishëm nga vende të tjera. Me kalimin e kohës ankesat e një pjese të politikës dhe të medias shqiptare, për gjoja iniciativë „qëllimkeqe e me frymë seperatiste” të pakicës maqedonase u ngjirën deri në fashitje, përballë një realiteti normal, ashtu siç kishte ndodhur dhe ndodh me hapjen e çdo radiostacioni tjetër brenda territorit të Republikës. Kur diskutohej mbi emrin e radios, pati një propozim që të quhej „Sterjo Spasse”, në kujtim dhe nderim të shkrimtarit të njohur nga zona e Liqenasit, por në fund u vendos të quhej thjesht Radio Prespa. Ajo u vendos në valën FM 100.8Mhz dhe në hapat e para kishte një transmetim 3 - 4 orë në ditë, kryesisht muzikë dhe disa lajme me karakter lokal dhe kombëtar. Në javët e para në studio ishte vetëm pronari i radios, Llazi Nikolla, i cili merrej me gjithshka brenda dhe jashtë saj. Kur u punësua dhe një gazetar i dytë, përveç edicioneve të lajmeve nisën transmetimet e emisioneve, nga një për çdo ditë, si emisioni për të rinjtë, me të ftuarit në studio për problemet e komunës, emisioni për sportin, me përshëndetjet që dërgonin dëgjuesit me anë të letrave, ose drejtëpërdrejt në redaksi etj.

Stafi dhe bashkëpunëtorë të radios gjatë një workshop-i me trajnerë nga Instituti Shqiptar i Medias, 2002.


190

Arben Muka

Godina ku është vendosur Radio Prespa, në qendër të komunës së Liqenasit në rrethin e Korçës.

Dy emisionet më të ndjekura janë: „Dritare në radio”, me përgjigjet dhe trajtimin e problemeve që ngrenë banorët e komunës dhe emisioni argëtues „Plotësojmë kërkesat dhe dëshirat e dëgjuesve”. Prej 6 vjetësh aktivitet, Radio Prepsa përballet me dy mangësi të mëdha, mungesën e një linje të telefonisë fikse (ky është problem dhe për të gjithë komunën), si dhe ndërprerjet e shumta të energjisë elektrike në ambjentet e studios. Këto kanë sjellë pamundësinë e komunkimit të drejtëpërdrejtë me dëgjuesit nëpërmjet telefonit, si dhe pamundësinë e aksesit për të përdorur internetin. Jo pak herë nga lëkundjet e tensionit të energjisë elektrike janë goditur e dëmtuar pajisjet e rregjistrimit dhe të incizimit të radios. Në stafin e Radios Prespa kanë punuar ose vazhdojnë të punojnë: Llazi Nikolla, Krisantha Jorgji, Mihallaq Apostoliçi, Pali Kolevski etj. Radio ka krijuar partneritet me stacione të tjera që transmetojnë nga territori i Maqedonisë si Super Radio (Ohër), Radio Bitola (Bitolë) etj. Ajo transmeton prej disa vitesh dhe emisionet informative të radios gjermane Deutsche Welle, në gjuhën maqedonase, si dhe ka organizuar gjatë vitit 2007 një intership me redaksinë e lajmeve në Radio Tirana.


70 radio shqip në 70 vite

46

RADIO ALSAT FM 103.1Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronar: Drejtor: Stafi në vite: Programe të pëlqyera: Adresa: Kontakti:

191

25 dhjetor 2001. FM 103.1Mhz. Në qytetin e Tiranës. Vehbi Velia, Kompania „Veve Grup”. Arqile Ndini. Anila Logu, Luan Shtëpani, Ajkuna Begeja, Jenla Godole, Erion Dragoni etj. Koncerti „10 nga 10", “Kënga ime”, “Të pathënat e yjeve” etj. Ruga „Siri Kodra”, pranë zonës së ish Frigoriferit, Godina e RTV Alsat, Tiranë. Tel–048301286/048301285/048301280/ tel & fax: 04271738 / mob – 0692088606 / website - www.tvalsat.com /.

Radio Alsat është themeluar si një stacion mbarëshqiptar që nëpërmjet shërbimit satelitortëdëgjohejjovetëmnëterritoretkubanojnëejetojnëshqiptarëtnërajon, por dhe në të gjithë botën.Ajopromovonkëngëndhemelodinëshqiptaretëkrijuar dheinterpretuarnëvite.JepatmosferëneskenavedhesheshevekoncertoretëTiranës, Shkodrës, Gjirokastrës, Tetovës, Strugës, Prishtinës, Gjakovës, Ulqinit etj., duke e konsideruar shkëmbimin kulturor dhe artistik, si një mjet efikas të integrimit dhe bashkëjetesës të trevave të ndryshme shqipfolëse. Radio Alsat kryen dhe rolin e informuesittëaktualitetitdheproblematikësjovetëmnëShqipëri,pordhenëKosovë, Maqedoni, Mal të Zi e diasporë. Së bashku me televizionin që mban të njëjtin emër ato janë burim serioz dhe i qëndrueshëm, me zë dhe figurë, mbi realitetin dhe perspektivën e botës shqiptare, sfidat integruese rajonale, europiane e më gjerë.


192

Arben Muka

Data 25 dhjetor 2001 futi në bandën e FM-ve dhe sinjalin e ri të Radios Alsat. Në frekuencën FM 103.1Mhz, me një fuqi 1KW, radio krijoi një rreze dëgjimi nga Tirana në Mamurras, (duke përfshirë Fushë-Krujën), si dhe deri në Lushnjë në pjesën jugore, (duke përfshirë Durrësin e Kavajën). Radio Alsat emeton dhe nëpërmjet shërbimit satelitor (shfrytëzon kanalin e dytë audio të televizionit Alsat), duke e lëshuar sinjalin e saj shqip në të gjithë botën, një mundësi për shqiptarët dhe shqipfolësit kudo ku jetojnë e punojnë. Përveç

E ftuar në studion e Radios Alsat është banda e njohur muzikore „West Side Family”, 2003.

Shqipërisë, ajo ka depërtuar shumë shpejt dhe në tregun konkurues të Kosovës dhe Maqedonisë, si një stacion i veçantë, ku janë promovuar e promovohen krijimet muzikore shqiptare, ku prezantohet me dinjitet kultura dhe arti shqiptar në vite. Për herë të parë në Kosovë dhe Maqedoni janë prezantuar dhe janë bërë të njohur shumë interpretues të këngës popullore dhe të kultivuar si Tuna, Eliza Hoxha, Mimoza Mustafa, Shyhrete Beluli, Leonora Poloska, Mimoza Shkodra etj. etj. Këngëtarë dhe krijues të tjerë kanë qënë prezent si të ftuar specialë në studion e Radios Alsat, në biseda dhe intervista interesante, ku kanë treguar mbi krijimtarinë më të fundit të tyre, për bashkëpunimet, për planet e


70 radio shqip në 70 vite

193

aktiviteteve dhe prodhimeve të reja muzikore etj. Të ftuar kanë qënë Irma Libohova, Kastriot Tusha, Myfarete Laze, Françesk Radi, banda „West side family” etj. Emisionet me të ftuarit janë ilustruar me këngët dhe interpretimet më të mira të tyre duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe argëtuese tek dëgjuesi. Këta të fundit përcjellin mendimet dhe opinionet e tyre në studio, duke u bërë pjesë e emisionit dhe duke qënë në komunikim të drejtëpërdrejtë me të ftuarit. Disa nga programet që janë pëlqyer në valët e Radios Alsat janë koncerti „10 nga 10", „Kënga ime”, “Të pathënat e yjeve” etj. Radio Alsat ka në strukturën programore dhe informacionin, duke trajtuar lajme dhe kontribute radiofonike me aktualitetin nga shqiptarët në rajon. Nga zhvillimet politike, ekonomike e sociale në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Përcaktimi i statusit përfundimtar të Kosovës, negociatat mes shqiptarëve dhe serbëve, roli i ndërmjetësues i trojkës, si dhe qëndrimet e Beogradit, Prishtinës, Moskës, Brukselit e Uashingtonit kanë patur rol prioritar në informacionin e kohëve të fundit. Ashtu sikundër është dhe gjendja e shqiptarëve në Maqedoni, aksioni politik në bashkëqeverisje dhe në parlament, këmbëngulja për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, pozita e shqiptarëve në administratën vendore dhe qëndrore etj. Në valët e Radios Alsat gjen hapësirë dhe problemi i trajtimit të emigrantëve shqiptarë në vendet e Bashkimit

Personaliteti i kulturës shqiptare, Mimoza Ahmeti, gjatë një interviste të drejtpërdrejtë me drejtorin e radios Arqile Ndini, 2002.


194

Arben Muka

Gjatë emisionit të mëngjesit, 2007.

Europian, si dhe në vende të tjera të botës. Së bashku me televizionin që mban të njëjtin emër, ato përbëjnë një burim serioz dhe të qëndrueshëm, me zë dhe figurë, mbi realitetin dhe perspektivën e botës shqiptare, sfidat integruese rajonale, europiane e më gjerë. Radio Alsat është në kërkim të formave të reja të strukturimit programor gjatë gjithë ditës, duke mbetur kështu një radiostacion dinamik e fleksibël për dëgjuesit, për afrimin e sa më shumë prej tyre në valën FM 103.1Mhz, për një komunikim profesional dhe etik me ta. Në stafin e radios kanë punuar ose vazhdojnë të punojnë: Anila Logu, Luan Shtëpani, Ajkuna Begeja, Jenla Godole, Erion Dragoni etj. Drejtori i Radio Alsat është gazetari dhe redaktori Arqile Ndini, një emër i njohur nga aktiviteti rreth 35 vjeçar në studiot e Radio Tiranës dhe Radio Stinët.


70 radio shqip në 70 vite

47

RADIO EMANUEL FM 95.7Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Drejtues i redaksisë: Rrezja e dëgjimit: Emisione të pëlqyera:

Stafi: Adresa: Kontakt:

195

1shkurt2002. FM 95.7Mhz. Qyteti i Korçës. Meritan Baraku. Korçë dhe në disa zona të Pogradecit dhe Ersekës. „Të ndryshojmë vetëveten”, „Fokus në familje”, „Të mësojmë gjuhën angleze”, „Emisioni i fëmijëve”, „Programi i fëmijëve, „ Emisioni i Dr. Megi” etj. Mikel Bogdani, Grigor Lako, Manjola Agolli etj. Rruga „Thimi Mitko”, nr 13, Korçë. Tel – 08252552 / mob – 0692074243 / e mail - radioemanuel@gmail.com /.

Radio Emanuel në Korçë hyn tek mediat që i kushtojnë rëndësi të dorës së parë edukimit, thellimit dhe argumentimit të besimit, mbrojtjes së vlerave të familjes, afirmimit të cilësive humane, të tolerancës dhe solidaritetit mes anëtarëve në komunitet. Sinjali cilësor për tek dëgjuesit dhe përmbajta e programit kanë qënë dhe mbeten dy nga angazhimet permanente të stafit dhe drejtuesve të radios. Ashtu sikundër i kushtohet vëmendje e veçantë jo vetëm afrimit të sa më shumë dëgjuesve,pordhekontaktevesistematikemeta,evidentimittëçdoopinioniqëata thonë, çdo mendimi e sygjerimi që bëjnë për strukturën programore, për secilën pjesë të rubrikave e emisioneve. Çdo gjë fiksohet në një data base së bashku me adresateçdodëgjuesitërregullt.Nëmënyrësistematikeorganizohendhetakime në grup ose individuale me ndjekësit e valës FM 95.7Mhz.


196

Arben Muka

Radio Emanuel nisi nga aktiviteti më 1 shkurt të vitit 2002, duke transmetuar në frekuencën FM 95.7Mhz. Përmbajtja programore me elementë edukues, për të nxitur e mbrojtur tek audienca vlerat e familjes, të humanizmit dhe tolerancës brenda komunitetit, u shfaq që në emisionet e para që u përgatitën nga gazetarët e bashkëpunëtorët e saj. Përveç materialeve muzikore, rubrikat e para, një pjesë e të cilave vazhdojnë të transmetohen edhe aktualisht janë: „Të ndryshojmë vetëveten”, „Fokus në familje”, „Fjalët e shpresës”, „Të mësojmë gjuhën angleze” etj. Në muajt e fillimit radio ka patur akses dëgjimi vetëm në qytetin e Korçës dhe rrethina. Më vonë me ndërhyrjen për amplifikimin e fuqisë transmetuese u bë e mundur mbulimi dhe për disa zona në Pogradec dhe Ersekë. Sinjali cilësor tek dëgjuesit dhe përmbajta e programit kanë qënë dhe mbeten dy nga angazhimet permanente të stafit dhe drejtuesve të Radios Emanuel. Nga programet aktuale më të ndjekura janë p.sh „Rritmet e mbrëmjes”, përgatitur dhe drejtuar nga gazetari Mikel Bogdani, programi „E shtuna sportive”, përgatitur dhe drejtuar nga Grigor Lako (DJ), emisioni me muzikë të zgjedhur, që drejtohet nga Manjola Agolli, cikli: „Libri në mikrofon”, programi edukativ për moshat 12-13 vjeç „Adventures in oddesy” etj. Në studion e Radios Emanuel janë ftuar apo intervistuar mjaft personazhe të jetës publike të qytetit, të zgjedhur lokalë, nga komuniteti i biznesit etj. Një

Studio e transmetimit.


70 radio shqip në 70 vite

197

ditë transmetim në valët e radios ka këto programe kryesore: 07.00 Emisioni „Mirëmëngjes!” 07.30 Fokus në familje 08.00 Emisioni i Dr. Megi 08.30 Më të mirat e muzikës pop 09.00 Fokus në familje, anglisht 09.40 Emisioni i fëmijëve 10.00 Cikli: „Të ndryshojmë vetëveten” 10.20 Fokus në familje, shqip 10.40 „Fjalët e shpresës” 11.00 Program edukativ për komunitetin Rom 11.20 Cikli: „Libri në mikrofon” 12.00 Programi „Shpresë për ty” 13.00 Hit-et më të mira 15.00 Kursi radiofonik i mësimit të gjuhës angleze 17.00 „Adventuresinoddesy”,(programedukativpërmoshat12-13vjeç) 19.00 „Fjalët e shpresës” (në gjuhën rome)


198

Arben Muka

20.30 Programi informativ 21:00 Prekja e Zotit 22:00 Vetëm muzikë hard rock Radio Emanuel i kushton vëmendje jo vetëm afrimit të sa më shumë dëgjuesve, por dhe kontakteve sistematike me ta, evidentimit të çdo opinioni që ata thonë, çdo mendimi e sygjerimi që bëjnë për strukturën programore, për secilën pjesë të rubrikave e emisioneve. Të gjitha këto mbahen në një data base të veçantë së bashku me adresat e kontaktit të dëgjuesve. Në mënyrë të rregullt organizohen dhe takime në grup, ose individuale me dëgjuesit e rregullt.

Në fokus të programeve në radio janë dhe zhvillimet në qytetin e Korçës.


70 radio shqip në 70 vite

48

199

RADIO 7 FM 97.7Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Rrezja e dëgjimit:

17maj2002. FM 97.7Mhz. Qyteti i Tiranës. Tiranë, Durrës, Lushnjë, Krujë, prefektura e Elbasanit, Librazhd, prefektura e Fierit, Gramsh, Kuçovë etj. Emisione të pëlqyera: “Krash”, “Morning show”, “Me ne është ndryshe”, “Përmes Biblës”, “Shpresë për ty”, “Rruga” etj. Stafi: Erion Prendi, Jonida Kumaraku, Artemida Hina, Ardian Sipri etj. Drejtore e Përgjithshme: Enkelejda Kumaraku. Adresa: Kutia Postare 2914, Tiranë. Kontakt: Tel & fax – 04239477 / e-mail - info@radio-7.net / website - www.radio-7.net /.

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitivpërjetën,përmesmuzikësdheprogrameveinformativedheedukative.Për Radion7çdodëgjuesështëshumëirëndësishëmdheshumëiveçantë.Nëprograme iështëdhënëdhevazhdohettijepetrëndësieveçantëmirëqeniesfizike,emocionale dhe shpirtërore të çdo personi. Është quajtur Radio 7, sepse simbolika biblike e numrit 7 “është dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore”. Nëpërmjet transmetimevetësajradiokërkontijapëdëgjuesvepushimdhepaqe,pavarësisht sesa e zhurmshme është dita në qytetin e tij. Një nga veprimtaritë që zhvillohet jashtë studios së Radios 7 është “Së bashku për një ditëlindje”, i cili mbështetet financiarisht nga ajo. Qysh prej vitit 2004 në këtë aktivitet që zhvillohet për Krishtlindjet marrin pjesë rreth 5000 fëmijë, nga shkolla të ndryshme të Tiranës dhe të disa rretheve të tjera të vendit.


200

Arben Muka

Radio 7 e mori licencën nga Këshilli Kombëtar i Radiove dhe Televizioneve në muajin nëntor 2001, por transmetimet rregullisht i ka nisur më 17 maj 2002. Programi i parë ka qënë „Krash”, një prezantim i muzikës bashkëkohore. Më pas filloi një emision për fëmijë “Me ne është ndryshe”. Prezantuesit e këtij programi realizuan në datën 1 qershor, festën e fëmijëve, një roadshow, që ishte një shëtitje e tre kllounëve nëpër lagjet e kryeqytetit, duke shpërndarë dhe dhurata për vogëlushët. Ky aktivitet tashmë është shndërruar në një ritual të përvitshëm, organizuar nga stafi i Radios 7. Një nga veprimtaritë që zhvillohet jashtë studios së Radios 7 është “Së bashku për një ditëlindje”, i cili mbështetet financiarisht nga ajo. Qysh prej vitit 2004 në këtë aktivitet që zhvillohet për Krishtlindjet marrin pjesë rreth 5000 fëmijë, nga shkolla të ndryshme të Tiranës dhe të disa rretheve të tjera të vendit.

Studio qëndrore e transmetimit.

Fillimisht radio kishte një transmetues në malin e Dajtit, që mundësonte përhapjen e sinjalit në frekuencën FM 97.7Mhz në Tiranë, Durrës e Krujë. Më pas stacioni mori një licencë tjetër për rrethin e Elbasanit, ku u ngrit një antenë në pikën dominuese të Petreshit. Në frekuencën FM 102.3 FM valët e Radios 7 dëgjohen në qytetin e Elbasanit, Librazhit, Cërrikut, ndërkohë që në


70 radio shqip në 70 vite

201

frekuencën FM 88.2Mhz sinjali i saj kapet në Lushnjë, Fier, Kuçovë, Gramsh e Mallakastër. Stafi i Radios 7 përbëhet nga Enkelejda Kumaraku, drejtore e përgjithshme, Erion Prendi, drejtues teknik, Jonida Kumaraku, redaktore muzikore dhe gazetare e programit “Krash”, Artemida Hinaj, gazetare e programit për fëmijë “Me ne është ndryshe”, Ardian Sipri, spiker etj. Në studion e Radios 7 ka qënë i ftuar një personazh i shquar i botës akademike, Dr, Ravi Zacharias, autor i shumë librave, orator në universitetet më të njohura të botës, i ftuar i veçantë në shumë parlamente, përfshi këtu edhe parlamentin shqiptar. Një tjetër personazh i rëndësishëm i ftuar në studion e radios është këngëtarja norvegjeze Solveig Henderson dhe grupi muzikor Garness. Të gjithë dëgjuesve që i ndoqën live, ose që dëgjuan intervistat e tyre, u la një mbresë shumë të veçantë përkushtimi i tyre për përmirësimin e jetës së vajzave e grave shqiptare, vendosmëria në luftën kundër dhunës ndaj grave. Është quajtur Radio 7, sepse simbolika biblike e numrit 7 “është dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore”. Nëpërmjet transmetimeve të saj radio kërkon ti japë dëgjuesve pushim dhe paqe, pavarësisht sesa e zhurmshme është dita në qytetin e tij.

Veprimtari e organizuar nga Radio 7 për festën e Krishtlindjeve, 2006.


202

Arben Muka

Veprimtari i zhvilluar nga Radio 7, shtator 2006.

Në Radion 7 janë realizuar rregjistrimet e disa albumeve muzikore për fëmijë, me këngëtaren dhe kantautoren braziliane, Ana Paola Valadeo, si dhe rregjistrimi i Dhjatës së Re nga këngëtari e regjisori i talentuar shqiptar Saimir Braho, një nga evenimentet më të rëndësishme të radios. Programi i një dite të zakonshme në valët e Radios 7 nis me programin e mëngjesit, një talk show nga ora 07.00 deri në orën 10.00. Më pas vijohet sipas rradhës me emetimin e programeve „Krash”, “Çelësi im”; në orën 14.30 është programi “Rruga” me Dr. Michael Youssef; duke vazhduar me hapësirën për mësimin e gjuhës angleze „Spotlight”. Në orën 15.00 është programi për fëmijë “Me ne është ndryshe”; në 15.30 vijohet me “Përmes Biblës”, një program që shpjegon detaje të librit më të lexuar në botë; në 16.30, „Krash live”; në 17.00 „Fjalët e Shpresës” etj. Të shtunën dhe të dielën, transmetohet programi “Shpresë për ty”, i cili ndalet në problemet me të cilat ndeshen gratë dhe vajzat shqiptare.


70 radio shqip në 70 vite

49

RADIO KLEA FM 93.9Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronari: Stafi në vite:

Adresa: Kontakt:

203

24maj2002. FM 93.9Mhz. Qyteti i Elbasanit. Taulant Pilavi. Afrida Uruçi, Mirena Umizaj, Anjeza Metalla, Rovena Arani, Eni Karina, Denada Myftaraga, Brixhilda Toska, Dorina Laçi, Endrit Balliu, Julian Çepa, Behar Trumi, Aldo Curri, Taulant Kullolli, Spartak Lengo, Gentian Muça, Irena Allai, Adela Ruvina, Mirela Biba, Ola Tashi, Jonida Hoxha, Mersi Bardhi etj. Lagja “28 Nëntori”, rruga “11 Nëntori”, pallati 422/6, kati 9, Elbasan. Tel - 05446650 / 05453816 / fax – 05446651 / mob – 0692061747/e-mail- klea_radio@yahoo.com/

. Radio Klea si media e parë private audio në Elbasan synoi dhe ja arriti të thyejë një mentalitet në tregun e transmetimeve elektronike: se mund të mbijetonin vetëm televizionetlokale.Eideuarsi njëradiodinamike,meemisionetërheqësepërpublikun qëbanonnëPrefekturëneElbasanit,RadioKleatërhoqivëmendjenebiznesmenvëve vendorë qysh në javën e parë të transmetimit kur siguroi dhe reklama e mesazhe promocionalë,njëmarrëdhëniekooperimimeinterestëndërsjelltëqëukonsolidua në vitet e mëpasme. Radio është anëtare e rrjetit „Balkan Media Network”, BMN, si dheështëpjesëerrjetittë8radiovelokaleshqiptarenëSarandë,Vlorë,Fier,Elbasan, Tiranë, Korçë e Shkodër, që shkëmbejnë mes tyre produkte radiofonike. 1 vjetori i transmetimevetëradiosukremtuamenjëkoncerttëmadhnëpallatinesportittë qytetit,kuishintëftuarkëngëtarë,humoristë,valltarëeinstrumentistëtënjohur.


204

Arben Muka

Radio Klea pas disa provave teknike që bëri më 19 maj të vitit 2002, nisi transmetimin zyrtarisht si radio e parë private në Elbasan, më 24 maj, në frekuencën FM 93.9Mhz. Emisioni i parë zgjati 2 orë, me një natyrë prezantuese për radion e re, valët, kontakti etj. Po në atë emision u prenotua dhe reklama e parë nga një subjekt privat. Brenda javës u afruan dhe u interesuan dhe sipërmarrje të tjera në qytet, për të reklamuar biznesin e tyre. Më vonë procesi i marketingut u konsolidua duke thyer dhe një tabu se hapësirë reklame mund të kishin vetëm tre televizionet lokale. Me vendosjen e antenës në katin e pestë të një pallati, Radio Klea siguronte dëgjueshmërinë vetëm brenda qytetit, por pas investimeve të njëpasnjëshme për përmirësimin e inventarit teknik brenda dhe jashtë studios dhe me vendosjen e 4 antenave në pikën dominuese të Petreshit, u arrit mbulimi me sinjal i gjithë Prefekturës (Elbasan, Gramsh, Librazhd, Peqin e Cërrik).

Ambjent pune në Radion Klea.

Ndër folëset e para të Radios Klea ka qënë Afrida Uruçi, e cila drejtonte dhe një emision me telefonata të dëgjuesve, kuriozite, lajme kulturore, të rejat e modës etj. Gjithashtu në fillimet e punës në radio, Mirena Umizaj ka drejtuar dhe përgatitur emisionet “Summer time” dhe atë të mëngjesit, si dhe Anjeza Metalla e Rovena Arani. Aktualisht punojnë gazetarët Eni Karina, Denada Myftaraga, Brixhilda Toska, Dorina Laçi, teknikët e transmetimit Endrit Balliu


70 radio shqip në 70 vite

205

Themeluesi i radios Taulant Pilavi.

e Julian Çepa. Pjesë e stafit kanë qënë dhe Behar Trumi, Aldo Curri, Taulant Kullolli, Spartak Lengo, Gentian Muça, Irena Allai, Adela Ruvina, Mirela Biba, Ola Tashi, Jonida Hoxha, Mersi Bardhi etj. Duke shfrytëzuar një aktivitet tradicional që zhvillohet në Elbasan, Takimi Ndërkombëtar i Teatrove, janë intervistuar apo ftuar në studiot e radios yjet e skenës shqiptare si Kadri Roshi, Margarita Xhepa, Violeta Manushi e shumë protagonistë aktorë e regjisorë vendas e të huaj, pjesmarrës në këtë veprimtari. Gjithashtu janë zhvilluar biseda dhe me këngëtarët Mehdi Zena, Mustafa Mehja, Poni, Shpat Kasapi, Silva Gunbardhi, Sajmir Çili, Edmond Rrapi (kompozitor), Blerim Narazani (kompozitor, dirigjent, drejtor i qendres kulturore Elbasan), Miljanov Kallupi (kryetar i lidhjes se shkrimtareve të rrethit), drejtues të pushtetit lokal, deputetë, biznesmenë etj. Një ditë e zakonshme në valët e Radios Klea ka këtë strukturë programore: 07.00 Hapja e programit / 08.00 Emisioni i mëngjesit / 10.00 Muzikë e lehtë shqiptare / 11.00 Muzikë popullore / 13.00 Muzikë e huaj mix / 14.00 Emision me preferenca popullore / 16.00 Muzikë e lehtë shqip / 17.00 Emision


206

Arben Muka

me preferenca mix / 19.00 Muzikë Gold / 20.00 Emisioni poetik / 22.00 Mbyllja e programit / 22.00 deri në 07.00 Muzikë mix. Radio Klea është anëtare e rrjetit „Balkan Media Network”, BMN, si dhe antëtare e rrjetit të 8 radiove lokale shqiptare në Sarandë, Vlorë, Fier, Elbasan, Tiranë, Korçë e Shkodër, që shkëmbejnë mes tyre produkte radiofonike. Aktiviteti i saj është i njohur në Elbasan dhe jashtë studios. Kur festoi 1 vjetorin e fillimit të transmetimeve, Radio Klea organizoi një koncert të madh në Pallatin e Sportit, ku ishin të ftuar këngëtarët: Mehdi Zena, Redon Makashi, Erjon Korini, Gena, Artan Kola, Rovena Stefa, apo humoristët Fadil Hasa, Behar Mera, Muharrem Hoxha e Edmond Halili, si dhe instrumentistë e këngëtarë të tjerë. Në Maratonën Rinore 2006, të zhvilluar në Teatrin Skampa, Radio Klea dha çmimin special për shkollën më të mirë në Elbasan. Gjithashtu gjatë aktivitetit me talentet e reja të këngës dhe kërcimit që Orfeo Club ka zhvilluar në qytetin e Elbasanit, njëri prej çmimeve u sponsorizua nga Radio Klea etj. Veçori është mbulimi live nga radio i evenimenteve të rëndësishme kulturore e sportive.

Nga aktiviteti për 1 vjetorin e Radios Klea, maj 2003.


70 radio shqip në 70 vite

50

BOOM BOOM RADIO FM 101.2Mhz.

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Themelues: Pronar aktual: Stafi në vite:

Drejtori: Adresa: Kontakt:

207

19gusht2002. FM 101.2Mhz. Qyteti i Tiranës. Neritan Hazizaj dhe Besnik Goxhaj. Neritan Hazizaj. Burbuqe Xhuvani, Adela Mansaku, Lorenc Filaj, Borana Lushaj, Laura Hanku, Inida Gjata, Eva Idrizllari, Mirela Milori, Elton Demiri, Ejona Kulla, Adi Sipri, Florenca Nani, Ledio Orozi, etj. Vasjan Lami. TAR Tenda, kilometri 3 në autostradën Tiranë – Durrës, Yrshek, Tiranë Tel–048202634/fax–04202635/mob–0684040161/ e-mail - bbrdialog@yahoo.it / bbr@tar-tenda.com/.

Mjedisi i një klubi jazz-i në qëndër të Tiranës dukej gjithmonë e më i ngushtë nga adhuruesit dhe fansat që shtoheshin dita ditës. Kjo ka qënë një nga arësyet që dy themeluesiteklubitvendosëntëhapinnjëradioqëdotëkishtenëqëndërpomuzikën jazz.BoomBoomRadioishtededikimipërlegjendënJohnLeeHooker,ishtememorie për këngën e tij „Bom Boom Boom”, ishte një mënyrë për të përmbushur kërkesat kësajrrymemuzikore.NëredaksinëeBoomBoomRadiokanëpunuardhepunojnë shumëemratënjohurtëgazetarisë,skenës,apoprotagonistëtëekranit.Siradioe vetmenëShqipëriqëidedikohetkryesishtmuzikësjazzdheblues,ajokambështetur të gjitha aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare që organizohen brenda kësaj fushe si: Tirana Jazz Festival, Etnic Jazz Festival, Shkodra Jazz Festival, koncerte të muzikantëvesolistëtëkësajrrymeetj.


208

Arben Muka

Boom Boom Radio është licencuar nga Këshilli Kombëtar i Radiove dhe Televizioneve si një radio lokale për të transmetuar në Tiranë e Durrës. Por vendosja e një transmetuesi të fuqishëm 3KW në Fushë Dajt siguroi një sinjal të pastër që shkonte deri në rrethin e Lezhës në veri të vendit dhe deri Vlorë në pjesën jugore. Transmetimi zyrtar filloi më datën 19 gusht 2002, në orën 09.00 të mëngjesit në frekuencën FM 101.2Mhz, ndërkohë që transmetime eksperimentale ishin bërë qysh nga fillimi i atij muaji. Radio mori emrin e një klubi shumë të njohur në qëndër të Tiranës, Boom Boom Room, në atë kohë një ambjent atraktiv ku muzika jazz performohej me mjaft profesionalizëm. Themeluesit e radios ishin adhurues të legjendës John Lee Hooker, i cili veç klubit të tij Boom Boom Room në San Francisko, kishte kompozuar këngën e njohur „Boom Boom Boom”. Radio Boom Boom në Tiranë pavarësisht se ishte një radio jazz, paraditeve transmetonte dhe rryma të tjera muzikore, por gjithmonë në bazë të një seleksionimi që bëhej në mënyrë rigoroze, për të ruajtur imazhin dhe sqimën e stacionit.

Stafi i radios.


70 radio shqip në 70 vite

209

Emisionet e para të radios kanë qënë „Blue Gardenia”, ideuar dhe drejtuar nga Inida Gjata, një album poetik i autorëve të shquar në vite, si dhe emisioni „Shadows on the wall”, i ideuar dhe drejtuar nga Lorenc Filaj, një prezantim i kantautorëve të njohur etj. Në stafin e Boom Boom Radio kanë punuar në vite, ose vazhdojnë të punojnë aktualisht: Besnik Goxhaj, Burbuqe Xhuvani, Adi Gjordeni, Elton Demiri, Adela Mansaku, Ejona Kulla, Lorenc Filaj, Borana Lushaj, Laura Hanku, Aleksandër Ikonomi, Inida Gjata, Eva Idrizllari, Mirela Milori (ish drejtoreshë e radios), Vasjan Lami (drejtori aktual), Ejona Kulla, Adi Sipri, Reinold Bakalli, Ilir Kazaferi, Florenca Nani, Ledio Orozi, Ida Xoxa, Blerta Kambo, Olesja Lami, Iva Strati, Alfred Trebicka, Violeta Banushi etj. Një ditë pune në studion e radios nis në orën 07.30 në mëngjes ku gazetarët fillojnë të përgatisin lajmet dhe informacionet. Në orën 08.00 bëhet lidhja me programin shqip të Radios BBC të Londrës. Në orën 10.00 fillon emisioni i drejtpërdrejtë „Mirëmëngjes BBR!” që zgjat deri në orën 12.00. Përballë folësit Ledio Orozi qëndron në pult për menaxhimin teknik Elton Demiri. Ndërsa Blerta Kambo ka Aktori dhe regjisori Vasjan Lami, që prej vitit 2005 drejton stafin e Boom Boom Radio. bërë përzgjedhjen e të gjithë materialit që shfrytëzohet në emision. Në intervalin 13.00 deri në 15.00 është emisioni “Boom Boom Collection”, përgatitur dhe drejtuar nga Iva Strati. Në orën 16.00 fillon emisioni „VIP personazh” që zgjat deri në 40 minuta. Më pas, sipas ditëve të javëve, vazhdojnë të trasnmetohen emisionet e mbrëmjes deri në orën 23.00. Në studion e Boom Boom Radio janë intervistuar mjaft personalitete të artit shqiptar e të huaj. Kanë qënë aktorët e njohur: Tinka Kurti, Roza Anagnosti, Fatos Sela, Dritan Boriçi, Fadil Kujovsa, Ahmet Pasha, Pirro Malaveci, Timo


210

Arben Muka

Gjatë një emisioni të drejtëpërdrejtë në Boom Boom Radio.

Flloko, Ema Andrea etj., apo muzikantë të huaj e vendas të muzikës jazz, si Bob Albanese, Hell’s Cobra Band, Genti Rrushi, Elina Duni, Altin Shehu e të tjerë. Stafi i Boom Boom Radio i kushton rëndësi opinioneve të dëgjuesve mbi strukturën programore në përgjithësi, apo për emisione e rubrika të veçanta. Mendimet, sygjerimet dhe verëjtjet mbërrijnë në redaksi nëpërmjet postës elektronike, takimeve të drejtpërdrejta, apo bisedave telefonike. Ndërkohë Boom Boom Radio, si radio e vetme në Shqipëri që i dedikohet kryesisht muzikës jazz dhe blues, ka mbështetur të gjitha aktivitetet që organizohen brenda kësaj fushe si: Tirana Jazz Festival, Etnic Jazz Festival, Shkodra Jazz Festival, koncerte të muzikantëve solistë të kësaj rryme etj.


70 radio shqip në 70 vite

51

211

RADIO KRISTAL FM 98.7Mhz

Fillimi i transmetimeve: 19 shtator 2002. Frekuenca: FM 98.7Mhz. Vendndodhja: Qyteti i Tiranës. Pronari: Ahmet Muça. Themelues të programit: Alma Dema dhe Elton Kristo. Rrezja e dëgjimit: Në Tiranë. Emisione të pëlqyera: „Mirëmëngjes i dashur mik!”, „Këshilla mjekësore”, „Mesdita poetike” etj. Ndërprerja e programit: 20 qershor 2004.

Radio Kristal ishte stacioni i vendosur në ambjentet e një kolegji arsimor privat në Tiranë dhe që qëndroi në transmetim afër 2 vjet. Nuk ishte thjesht një qëndër zëri për informimin dhe argëtimin e klasave dhe grupeve brenda kolegjit, por realisht valët e Radios Kristal ndiqeshin dhe nga të rinj e të reja, nxënës e studentë, nga shkolla të tjera të kryeqytetit. Radio pati një favor në krijimin e audiencës qysh në javët e para, pasi ishte vazhduese e të njëjtës valë të Radios Intervista, e njohur deri atëhere për publikun e kryeqytetit. Fillimi i punës në Radion Kristal ishte në kushtetëvështira,sipërvëniennëfunksionimtëaparaturavenëstudio,ashtudhe për fondin muzikor fillestar, i cili ishte i pakët (vetëm disa kaseta dhe CD). Më pas arkiviupasuruamehyrjetëreja,ndërkohëqëupërmirësuadheinventariteknologjik nëstudio.Krahaskësajfilloitëkonturohejprogramiditor,meemisioneerubrikaqë shtriheshinnëçdosegmentkohor.


212

Arben Muka

Radio Kristal nisi nga transmetimet më 19 shtator të vitit 2002, në orën 07.30, në frekuencën FM 98.7Mhz. Ishte një stacion krejt i veçantë në Tiranë, pasi ishte instaluar në ambjentet e një kolegji arsimor privat, që kishte fëmijë dhe të rinj në sistemin parashkollor, fillor dhe të mesëm. Nuk ishte thjesht një qëndër zëri për informimin dhe argëtimin e klasave dhe grupeve brenda kolegjit, por realisht valët e Radios Kristal ndiqeshin dhe nga të rinj e të reja, nxënës e studentë, nga shkolla të tjera të kryeqytetit. Radio pati një favor në krijimin e audiencës qysh në javët e para, pasi ishte vazhduese e të njëjtës valë të Radios Intervista, e njohur deri atëhere për publikun u kryeqytetit.

Poster për aktivitetin e Radios Kristal.

Dy protagonistët kryesore të Radios Kristal ishin Alma Dema dhe Elton Kristo. Alma, e cila merrej dhe me botimin e gazetës së kolegjit, u angazhua me ndërtimin strukturor të programit të radios, me drejtuesit e çdo emisioni a rubrike të veçantë, me redaktimin e teksteve e skenarëve, si dhe me respektimin e skaletës ditore të transmetimit. Kurse Eltoni mbulonte problemet teknike dhe ato të transmetimit, prodhimin e xhinglave, spoteve identifikuese të radios etj. Për disa muaj në rolin e drejtueses së redaksisë ishte Violeta Gjoka, e cila përgatiste dhe emisonin e përrallave. Fillimet e punës në Radion Kristal ishin në kushte të vështira, si për vënien


70 radio shqip në 70 vite

213

në funksionim të aparaturave në studio, ashtu dhe për fondin muzikor fillestar, i cili ishte i pakët (vetëm disa kaseta dhe CD). Më pas arkivi u pasurua me hyrje të reja, ndërkohë që u përmirësua dhe inventari teknologjik në studio. Krahas kësaj filloi të konturohej programi ditor, me emisione e rubrika që shtriheshin në çdo segment kohor. Në mëngjes në orën 07.00 bëhej hapja e programit, që ndiqej për çdo ditë nga një program 30 minutësh me këngë e melodi popullore. Nga ora 07.30 deri në orën09.00ishteemisioni„Mirëmëngjesidashurmik!”,njëprogram informativo-kulturor, ku jepeshin lajme, kuriozitete, kalendari i aktiviteteve artistike në Tiranë, të rejat nga moda, parashikimi i motit dhe kursi i këmbimit valutor etj. Specifike ishte informimi mbi aktivitetet e shkollave të kryeqytetit, aktivitete që ishin realizuar, apo priteshin të zhvilloheshin. Rubrika më e pëlqyer i emisionit të mëngjesit ishte „Këshilla mjekësore”. Mjeku i ftuar kishte hapësirën e vet për t’u folur fëmijëve dhe të rinjve për sëmundjet më të përhapura, simtomat dhe këshillat për parandalimin e tyre etj. Nga ora 09.00 deri në orën 11.30 transmetohej një program muzikor miks, kryesisht sipas preferencave të nxënësve dhe mësuesve të kolegjit. Pas këtij programi fillonte emisioni „Mesdita poetike” që vazhdonte deri në orën 12.00. Ishte një emision që i dedikohej krijuesve të rinj dhe adhuruesve të

Konkurs me fëmijët, që transmetohej dhe në valët e Radios Kristal, 2003.


214

Arben Muka

Alma Dema duke drejtuar një veprimtari kulturore me nxënësit, 2003.

vargjeve. Gjatë minutazhit në studio bëheshin dhe recitime të pjesëve të autorëve të njohur, vendas dhe të huaj. Në mesditë deri në orën 14.30 jepej një program muzikor, derisa fillonte më pas pjesa e emisioneve që përgatiteshin dhe drejtoheshin nga vetë të rinjtë e kolegjit. Të ndarë në bazë të grupmoshave, ata ishin protagonistë të studios, sipas të ideve të propozuara e skenarëve që parapërgatisnin në konsultim me Almën. Pjesa më interesante e emisioneve të përgatitura nga vetë anëtarët e kolegjit ishin konkurset, për fusha të veçanta, të cilat tërhiqnin mjaft vëmendjen e dëgjuesve. Emision tjetër ishte dhe „Playlist”, që përmbante këngët më të mira në qarkullim, të rrymave të ndryshme muzikore. Duke i shoqëruar dhe me informacione e komente për këngëtarët, instrumentistët, turnetë në vende të ndryshme të botës etj. Çdo mbrëmje në orën 19.00 ishte fiksuar emisioni i përditshëm „Përrallëza juaj”. Përzgjedhjen dhe rrëfimin e tyre e bënte Violeta Gjoka. Në programet për fëmijë, ka qënë i ftuar dhe shkrimtari Viktor Canosinaj. Kurse këngëtari Flori, këngën e tij ”Ka natë, ka dhe ditë” e ka publikuar për herë të parë në valët e Radios Kristal.


70 radio shqip në 70 vite

52

RADIO NEW PLANET FM 89Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronari: Rrezja e dëgjimit: Programe të pëlqyera: Stafi: Ndërprerja provizore: Adresa: Kontakt:

215

21 dhjetor 2002. FM 89Mhz. Tiranë. Gazmir Mango. Tiranë e Durrës, deri në Lezhë e Vlorë „Pentagrami italo-latin”, „On air”, „Fundjavë” etj. Irma, Gjergji, Elona, Gledi, Zani (menaxher). Shkurt i vitit 2007. Rruga „Todi Shkurti”, kompleksi „Grand”, afër qytetit Studenti, Tiranë. Tel & fax - 2370 000 / mob - 0692390223.

Radio New Planet, ashtu si Radio Intervista kohë më parë, arriti të ndërtojë një marrëdhënie të veçantë me dëgjuesit e rregullt dhe fansat dhe ata që ishin fitues të lojërave radiofonike. Ajo ka aplikuar për një kohë të gjatë formulën argëtuese „Magic bus”, (ose autobuzi magjik). Çdo të dielë në mëngjes, një autobuz nisej nga AkademiaeArteveteBukuranëTiranë,dukeqënënëdispoziciontëdëgjuesve.Aty përatyvendosejdestinacioniieskursionit,njëdistancëemjaftueshmepërt’ukthyer në mbrëmje. Ishte një aktivitet i këndshëm, një variacion për cilindo që bëhej pjesë eitenerarittë„Magicbus”.Qëngafillimiivitit2007RadioNewPlanetkandërprerë programindheështënënjëprocesriorganizimitëstafitdhetëstrukturësprogramore. Idejaështëpërndërtimineemisionevecilësore,qënëbazëdotëkenëkomunikimin me dëgjues, plotësimin e preferencave dhe shijeve të tyre në orare të caktuara të ditës dhe natës.


216

Arben Muka

Radio New Planet filloi nga transmetimi më datën 21 dhjetor të vitit 2002, duke u pozicionuar në bandën FM 103.1Mhz. Ndërhyrja në valët e një stacioni ekzistues i kushtoi radios një gjobë prej 500 mijë lekësh nga KKRT-ja dhe zhvendosjen në FM 89Mhz. Themeluesi i radios, Gazmir Mango, kishte idenë e ndërtimit të një radioprogrami kulturor, ku muzika do të kishte rolin kryesor, por në dallim nga radiot e tjera, për zgjedhjen e repertorit, do të kishte kritere profesionale për ta mbajtur menynë sa më elitare. Ai kishte fituar eksperiencë në disa stacione greke, gjatë periudhës së qëndrimit në shtetin helen. Fuqia e transmetuesit ishte 1KW, duke e shpërndarë sinjalin jo vetëm në Tiranë e Durrës, por deri në Lezhë, në veri të vendit dhe deri në Vlorë në pjesën jugore. Drejtuesi i parë i Radios New Planet ishte një personalitet e kulturës në Shqipëri, prof. Zhani Ciko, një reformator i vërtetë në Liceun Artistik, në Radio Televizionin Shqiptar, si dhe në institucione të tjera ku ka kontribuar. Emisionet muzikore kishin lëndë nga krjimtaria e viteve ‘50 deri në vitet ‘80, jazz, blues e rock, shoqëruar herë pas here me komente e analiza, background-e për krijuesit dhe perfomatorët në koncerte live, ose studiot e rregjistrimit. Programe të pëlqyera kanë qënë „Pentagrami italo – latin” dhe programi „Fundjava”, që Prezantuesja e lajmeve Irma Konomi, 2005. organizohej tri ditët e fundit të javës deri në mesnatë dhe „On air” një dialog me dëgjuesit dhe plotësim i menjëhershëm i dëshirave të tyre muzikore. Në një stad të mëvonshëm u konsoliduan dhe programe të tjera, përfshi dhe edicionet informative. Çdo dy orë kishte nga një buletin lajmesh dhe çdo mbrëmje në orën 22.00 kishte një edicion informativ në gjuhën angleze, në shërbim të shtetasve të huaj që gjendeshin në Shqipëri. Ashtu si Radio Intervista, edhe New Planet ndërtoi një marrëdhënie të


70 radio shqip në 70 vite

217

veçantë me dëgjuesit e rregullt dhe fansat që ishin shpallur fitues në lojrat radiofonike. Ajo ka aplikuar për një periudhë kohe formulën argëtuese „Magic bus”, (ose autobuzi magjik). Çdo të dielë në mëngjes, një autobuz nisej nga Akademia e Arteve te Bukura në Tiranë, që ishte në dispozicion të dëgjuesve. Aty për aty vendosej destinacioni i eskursionit, një distancë e mjaftueshme për tu kthyer në mbrëmje. Ishte një aktivitet i këndshëm, një variacion për cilindo që bëhej pjesë e stacioneve të „Magic bus”. Një mënyrë atraktive për të afruar dëgjues për valët e radios ishte dhe funksionimi i një ambjenti ngjitur me studion, një lokal i quajtur „Cinecaffe Pentagram”, një vend argëtimi e relaksi, ku edhe diskutohej për tema të lira, por dhe ofrohej një shërbim elegant për të pirë a ngrënë diçka. Muzika nëpërmjet impiantit, apo live krijonte një atmosferë të ngrohtë mes të pranishmëve, të cilët rrinin për orë të tëra aty. Që nga fillimi i vitit 2007, Radio New Planet është në një proces riorganizimi të stafit dhe të strukturës programore. Ideja është për ndërtimin e emisioneve cilësore që në bazë do të kenë komunikimin me dëgjuesit, plotësimin e preferencave dhe shijeve të tyre në orare të caktuara të ditës

Menaxheri i radios Zani Çela, 2004.


218

Arben Muka

Gledi në postproduksion, 2005.

dhe natës. Nga formati i viteve të kaluara, do të mbetet aktiviteti „Magic bus”, eskursioni pa plan e pa skenar i adhuruesve të radiostacionit, një marrëdhënie argëtuese dhe zbavitëse krejt e veçantë jashtë valëve të radios mes stafit dhe dëgjuesve. Në stafin e Radios New Planet kanë punuar në vite Irma, Gjergji, Elona, Gledi, ndërkohë që në rolin e menaxherit ka qënë Zani Çela.


70 radio shqip në 70 vite

53

RADIO MAGIC FM 93.8Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronari: Rrezja e dëgjimit: Emisione të pëlqyera:

Stafi në vite: Adresa: Kontakt:

219

18 shkurt 2003. FM 93.8Mhz. Qyteti i Kavajës. Kujtim Hasani. Qyteti i Kavajës dhe komunat përreth, Golemi e Rrogozhina. „Perlat shqiptare”, Mirëmëngjes Kavajë!”, „Vetëm futboll”, „Gold collection”, „Udhëtim në botën magjike të artit” etj. Flutra, Erjoni, Merita, Antjana, Klara, DJ Jimmy, DJ Adi, DJ Veo, DJ Endri etj. Lagjja „Salibeg”, Kavajë. Tel – 05545122 / mob - 0682138477 / 0683646500 / e-mail - radiomagic@yahoo.com /.

Radio Magic është një radio private në qytetin e Kavajës. Jo vetëm në emisionin variete të mëngjesit, por dhe në programe të tjera me diskutime dhe intervista që transmetohengjatëpjesëstjetërtëditës,vihennëfokustemangaaktualitetilokal, ngagjendjaeinfrastrukturës,mbrojtjaemjedisitnëzonënbregdetare,gjallërimii jetës kulturore dhe artistike në qytet dhe zonat rurale, klima për biznesin e vogël dhe të mesëm, kthimi i emigrantëve në vendlindje, situata në ekipin e futbollit të qytetit,bashkëpunimimestrebesimevetëndryshmefetare,luftakundërfenomenit tëdhunësnëfamiljeetj.,etj.JashtëstudiossësajRadioMagicmbulondirektndeshjet e ekipit vendas të futbollit, shoqëruar me komente e informacione të shumta. Gjithashtu në valët e saj transmetohen live aktivite artistike, të cilët zhvillohen në ambjentetëhapuranëqytetineKavajës,mepjesmarrjenekëngëtarëvedhegrupeve nga krahina të ndryshme të vendit.


220

Arben Muka

Radio Magic është radio e dytë private në qytetin e Kavajës, 50 km larg kryeqytetit. Ajo ka nisur zyrtarisht nga transmetimet në valën FM 93.8Mhz qysh më 18 shkurt 2003. Programet e javëve të para ishin disi spontane, kryesisht muzikë të huaj dhe telefonata me dëgjuesit, përgatitja e kurioziteteve nga fusha e artit, sportit etj. Radio Magic ka patur dhe një ndërpreje të shkurtër gjatë verës së vitit 2003, për shkak të dhunimit të ambjenteve të saj nga persona dhe rrethana që ende nuk janë shpjeguar dhe qartësuar nga autoritet e policisë lokale.

Rrezja e sinjalit të Magic Radio përveç qytetit të Kavajës, shtrihet dhe në komunat përreth, në Golem dhe në qytetin e Rrogozhinës, kjo falë fuqisë prej 250W të transmetuesit të saj. Veç anës argëtuese, radio trajton dhe probleme të ndryshme lokale, si ato ekonomike e sociale, politike, kulturore, sportive etj. Jo vetëm në emisionin variete të mëngjesit, por dhe në programe të tjera me diskutime dhe intervista që transmetohen gjatë pjesës tjetër të ditës vihen në fokus tema nga aktualiteti lokal, nga gjendja e infrastrukturës, mbrojtja e mjedisit në zonën bregdetare, gjallërimi i jetës kulturore dhe artistike në qytet dhe zonat rurale, klima për biznesin e vogël dhe të mesëm, kthimi i emigrantëve në vendlindje, situata në ekipin e futbollit të qytetit, bashkëpunimi mes tre besimeve të ndryshme fetare, lufta kundër fenomenit të dhunës në familje etj., etj.


70 radio shqip në 70 vite

221

Stafi i Radios Magic është ripërtërirë vazhdimisht me elementë të rinj, të cilët kanë punuar si për programet informative ashtu dhe për ato muzikore. Në hapat e para kanë kontribuar DJ Jimmy, Dj Adi, DJ Veo dhe DJ Endri, kurse si gazetarë provizorë kanë punuar Flutura dhe Erjoni, për emisionin „Gold collection”, të cilët u shkëputën duke ndjekur studimet për degën e gazetarisë në Universitetin „Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Aktualisht në emisione dhe rubrika të veçanta punojnë Merita, e cila drejton për 2 orë „Perlat shqiptare”, Antjana që përgatit dhe drejton „Udhëtim në botën magjike të artit”, Klara që ka emisionin „Mirëmëngjes Kavajë!” etj. Të ftuar në Radion Magic kanë qënë artistët shqiptarë, si Irma dhe Eranda Libohova, Erjon Korini, Sabiani, humoristët e njohur Muharrem Hoxha, Behar Mera etj. Programet ditore kryesore dhe koha e transmetimit të tyre në valët e Radios Magic janë: 08.00 – 10.00 „Mirëmëngjes Kavajë!” (telefonata, shtypi i ditës, lajme lokale, horoskopi, moda) 10.00 – 11.00 Muzikë e zgjedhur 11.00 - 13.00 Gold Music 13.00 – 14.00 Mix to mix 14.00 – 16.00 „Perlat shqiptare”


222

Arben Muka

16.00 – 18.00

Rubrika social kulturore (përfshi dhe hapësirën e besimeve fetare) 18.00 – 20.00 Rubrika „Vetëm futboll” (gjatë fundjavës dhe ditën e hënë) 20.00 – 22.00 Kuic në Magic Radio (program me lojëra radiofonike ku fituesve ju dhurohet një CD apo një kasetë nga ARD Studio). Programet që janë mjaft të dëgjuara në valët e Magic Radio janë „Mirëmëngjes Kavajë!”, „Vetëm futboll”, „Kuic në Magic Radio”, „Plotësimi i kërkesave me muzikë popullore” etj. Jashtë studios së saj, Radio Magic mbulon direkt ndeshjet e ekipit vendas të Besës, shoqëruar me komente e informacione të shumta. Gjithashtu radio transmeton live dhe aktivitet artistike që organizohen në ambjente të hapura në qytetin e Kavajës.


70 radio shqip në 70 vite

54

RADIO MARIA FM 91.4Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Rrezja e dëgjimit: Stafi: Drejtori: Adresa: Kontakti:

223

19 korrik 2003. FM 91.4Mhz. Qyteti i Tiranës dhe Shkodrës. Në një pjesë të mirë të territorit të Shqipërisë, si dhe në Podgoricë, Ulqin e Kosovë. Dodë Marinaj, Orselina Paluca, Jolanda Trumza dhe shumë bashkëpunëtorë. Don Prenkë Lazraj. Shoqata Radio Maria, lagjja “Selvia”, rruga “4 Dëshmorët”, nr. 48, Tiranë. Tel. në Tiranë – 04260466 / fax 04260112 / nëShkodër-02241808/sms–069555550/0695555502/ e-mail – info.alb@radiomaria.org / drejtor.alb@radiomaria.org/ website - www.radiomaria.org.al/.

RadioMariadëshirontëndihmojëndërtiminshpirtërortëbashkësisë,dukevlerësuar veçanërisht familjen. U drejtohet fëmijëve, të rinjve, prindërve dhe të gjithë atyre personaveqëjanëtëpamundur,tëvjetërve,tësëmurëve,tëbraktisurve,njerëzve qëjanëshpirtërishttëplagosursepsendjehentërefuzuarprejtëgjithëveetj.Shoqata Radio Maria në Shqipëri nga fillimet e saj vepron si një shoqatë jofitimprurëse dhe jopolitike. Veprimtaria e saj themelore është radiofonike, të cilën shoqata e bën përmes Radio Marisë, ndër radiostacionet e parë në Shqipëri me program fetar dhe kulturor. Radio mbështetet kryesisht nga ndihmat vullnetare të dëgjuesve e saj, si edhe nga puna vullnetare që bëjnë bashkëpunëtorët e saj. Transmetimi nis nga ora 7.00 e mëngjesit e deri në orën 22.00 të mbrëmjes, ku rreth 70% e tyre të drejtpërdrejta me mundësinë që çdo dëgjues të marrë pjesë në secilin prej tyre.


224

Arben Muka

Radio Maria ka sinjal radiofonik në pesëdhjetë vende të botës. Çdo gjë filloi në Itali, në vitin 1983 dhe pastaj u përhap dhe në vendet tjera, duke ndihmuar njëra-tjetrën, por duke vepruar në mënyrë krejtësisht të pavarur në baza kombëtare. Aktualisht rrjeti i tyre është shtrirë: në Evropë 14 radio, në Afrikë 11, në Azi dhe Oqeani 3, në Amerikë 22.

Godina e studios së Radios Maria në qytetin e Shkodrës.

Radio Maria në Shqipëri ka filluar nga transmetimet më 19 korrik të vitit 2003, në orën 18.00, në qytetin e Shkodrës, në valën FM 102.2 Mhz. Sinjali i saj dëgjohej edhe në Malësinë e Madhe, Dukagjin, Pukë e Tropojë, madje dhe në Podgoricë e Ulqin. Në ditën e parë të transmetimit të Radio Marisë nga studio e saj në Shkodër, ishte i pranishëm dhe Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës dhe President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, si dhe shumë të ftuar të tjerë. Ishte planifikuar që radio të emetonte si fillim 2 orë paradite dhe 2 orë pasdite. Por nga fluksi i jashtëzakonshmëm i telefonatave dhe mesazheve që mbërritën në redaksi, u vendos brenda tre ditëve të para që transmetimi të vazhdonte nonstop, 24 orë. Më 1 gusht të vitit 2005 u hap dhe studio e Tiranës, ku është dhe qëndra zyrtare e Shoqatës Radio Maria. Veç frekuencës FM 102.2Mhz që përmendëm më sipër, Radio Maria


70 radio shqip në 70 vite

225

emeton dhe në FM 91.4Mhz për Tiranën, Durrësin, Kavajën, Peqinin, Rrogozhinën dhe Beratin; në FM 89.6Mhz për Krujën, Mamurrasin, Laçin, Milotin, Lezhën dhe Mirditën; në FM 90.0Mhz për pjesën verilindore të Shqipërisë dhe në disa pjesë të Kosovës. Gjithashtu Radio Maria mund të dëgjohet në internet në mbarë botën nëpërmjet shërbimit të saj on-line në www.radiomaria.org.al. Radio Maria nuk do të ishte në Shqipëri pa angazhimin e Presidentit të World Family of Radio Maria, z. Emanuele Ferrario, i cili e pranoi ftesën e Arqipeshkvit të Shkodrës dhe Presidentit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Angelo Massafra për të filluar punën Radio Maria në Shqipëri. Imzot Angelo Massafra emëroi Dr. Don Prenkë Lazraj, si drejtor të radios. Që nga ky moment në staf bënin pjesë zonjushë Orselina Paluca, asistente e drejtorit, ish Presidenti i Radio Marisë z. Dodë Marinaj, si edhe Presidentja aktuale, zonjushë Jolanda Trumza, të cilët filluan punën për ta realizuar këtë projekt të panjohur krejtësisht në Shqipëri. Për mbështetjen teknike ka kontribuar ing. Artan Xhori.

Diskutim në studio.


226

Arben Muka

Pjestarë të stafit dhe vullnetarë të Radios Maria.

Programet e Radio Marisë fillojmë më lutje dhe mbarojmë po me lutje, një aspekt mjaft tërheqës për dëgjuesit e rregullt të saj. Transmetimi nis nga ora 7.00 e mëngjesit e deri në orën 22.00 të mbrëmjes, ku rreth 70% e tyre të drejtpërdrejta me mundësinë që çdo dëgjues të marrë pjesë në secilin prej tyre. Programet më të pëlqyeshme për dëgjuesit janë trajtimet e temave biblike, të cilat shndrisin pyetjet themelore, të cilat gjithësecili i ka në vetvete e shumë herë nuk është i vetëdijshëm për to. Shumë të pëlqyeshme janë edhe programet që trajtojnë problemet familjare, të të rinjve, problemin e drogës, alkoolit, të edukimit seksual etj. Sa i përket vlerësimit të dëgjuesve, ata kanë mundësi dy herë në javë që drejtëpërsëdrejti të japin vërejtjet dhe vlerësimet e tyre për programet e Radio Marisë. Këtë gjë kanë mundësi ta bëjnë edhe me letra dhe përmes postës elektronike. Kontaktet me dëgjuesit mbahen më anë të letrave, të cilat ju dërgohen në mënyrë personale duke i falënderuar për çdo gjë që ata bëjnë për radion. Radio Maria mbështet të gjitha kremtimet e kishës katolike kudo në Shqipëri dhe në botë me transmetime të drejtpërdrejta. Po kështu dhe festivalet, inagurimet e ndryshme, simpoziumet etj.


70 radio shqip në 70 vite

55

227

RADIO LEZHA FM 92.6Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Themeluesi: Rrezja e dëgjimit:

20 nëntor 2003. FM 92.6Mhz. Qyteti i Lezhës. Gjovalin Dushaj. Qyteti i Lezhës dhe komunat përrreth, deri në zonën hyrëse të qytetit të Shkodrës. Emisione të pëlqyera: „Mirëmëngjes Lezha!”, „Si të gatuajmë”, „Tinguj nga Ballkani”, „Rinia sot”, „Mjeku në familje” etj. Stafi në vite: Nina Kalthi, Ndoc Gjetja, Zef Ymeraj, Alfred Ymeraj , Kastriot Kodheli etj. Ndërprerja e përkohshme: 16 janar 2005.

Radio Lezha për më shumë se një vit në transmetim ka qënë mjaft e ndjekur në qytetinverilindor,sinjëzëqëtrajtonteproblemetdheshqetësimetekomunitetit,që ijeptehapësirëkëngëvedhemelodivengakrahina,pordhekrijimevemëtëfundit ngarrymatëndryshmemuzikore.Emisionindjekurkaqënëaiimëngjesit,kuzinin njëvendtëveçantëdhetematsociale,problemetëprekshmengaqytetarët,raportet e tyre me pushtetin lokal, fenomenet e papunësisë, të furnizimit me ujë e energji elektrike,tëmbrojtjessëmjedisit,turizmit,legalizimiizonaveinformaleetj.RadioLezha ështënënjëprocesristrukturimiprogramordheriaplikimipranëKKRT-sënëTiranë, pasndërprerjessëpërkohshme.Njëngaprojektetemundshmeështëpërfshirjaesaj në aktivitetin e televizionit lokal me të njëjtin emër, si një alternativë, që brenda 6 mujorit të parë të vitit 2008, të bëhet riorganizimi e stafit dhe të ndërtohet një set emisioneshtëpërditshmepërtëgjallëruarsërishvalënFM92.6Mhz.


228

Arben Muka

Radio Lezha ka nisur nga transmetimet më 20 nëntor 2003, në frekuencën 92.6. Që në ditët e para të lëshimit të sinjalit, radio u mirëprit nga banorët e Lezhës, të cilët prisnin nga stacion i parë lokal në rreth, që të trajtonte problemet dhe shqetësimet e tyre, ti jepte hapësirë këngëve dhe melodive nga krahina, por dhe krijimeve më të fundit nga rryma të ndryshme muzikore. Radio Lezha përveç qytetit dhe komunave përreth kapej dhe në zonën e hyrjes për në qytetin fqinjë të Shkodrës. Një nga emisionet e para në radio ishte „Mirëmëngjes Lezha!”, një variete rubrikash informativeeargëtuese nga ora 07.00 deri në 09.00. Gjatë dy orëve jepej informacion për zhvillimet më të fundit në qytet e komuna, prezantoheshin titujt e faqeve të para të gazetavekryesore,jepej parashikimi i motit, lajme nga bota e muzikës, filmit, pasarelave të modës, portrete protagonistësh të koncerteve e veprimtarive të sukseshme etj. Një vend të veçantë në varietenë e mëngjesit, zinin dhe temat sociale, probleme të prekshme nga vetë qytetarët, raportet e tyre me pushtetin lokal, fenomenet e papunësisë, të furnizimit me ujë dhe energji elektrike, të mbrojtjes së mjedisit, turizmit, legalizimi i zonave informale etj. Emisione të tjera që kishin audiencë ishin dhe „Si të gatuajmë” e „Rinia sot”, në një kohë që ndiqeshin dhe programet muzikore „Tinguj nga Ballkani”, apo ai me kërkesat dhe përshëndetjet e dëgjuesve. Radio Lezha ka transmetuar në harkun kohor nga ora 05.00 në mëngjes


70 radio shqip në 70 vite

229

dhe deri në orën 24.00. Struktura programore ditore e saj kishte këtë përmbajtje: 05.00 – 07.00 Hapja e programit dhe muzikë miks 07.00 – 09.00 „Mirëmëngjes Lezha!”, emision variete 09.00 – 10.00 Emisioni „Si të gatuajmë” 10.00 - 10.05 Edicion i lajmeve shkurt 10.05 – 11.00 „Tinguj nga Ballkani” 11.00 - 11.05 Edicioni i lajmeve shkurt 11.05 – 12.00 Muzikë rinore 12.00 - 12.05 Edicioni i lajmeve shkurt 12.05 – 13.00 Rubrika me kuriozite dhe muzikë 13.00 - 13.05 Edicioni i lajmeve shkurt 13.05 - 15.00 Emision „Rinia sot” (pjesa e parë) 15.00 - 15.05 Edicioni i lajmeve shkurt 15.05 – 16.00 Emisioni „Rinia sot” (pjesa e dytë) 16.00 - 17.00 Muzikë e krahinës (pjesa e parë) 17.00 - 17.05 Edicioni i lajmeve shkurt 17.05 - 18.00 Muzikë e krahinës (pjesa e dytë) 18.00 - 18.05 Edicioni i lajmeve shkurt

Intervistë me piktorin e njohur lezhjan Pashk Përvathi.


230

Arben Muka

Një objekt kulti në qytetin e Lezhës.

Më pas vijojnë emisionet e mbrëmjes me telefonata me dëgjuesit, diskutime për çështjet sociale, politike, ekonomike, kulturore etj., ku në çdo orë vazhdonte të transmetohej dhe edicioni i lajmeve shkurt. Në ditë të veçanta jepej emisioni „Mjeku në familje”, „Albanian hip-hop & dance” etj. Në stafin e Radios Lezha kanë punuar Nina Kalthi, si gazetare dhe drejtuese programesh, ndërkohë si bashkëpunëtorë për emisione të veçanta kanë qënë Ndoc Gjetja, Zef Ymeraj, Alfred Ymeraj, Kastriot Kodheli etj. Radio Lezha është në një proces ristrukturimi programor dhe riaplikimi pranë KKRT-së në Tiranë, pas ndërprerjes së përkohshme. Një nga projektet e mundshme është përfshirja e saj në aktivitetin e televizionit lokal me të njëjtin emër, si një alternativë, që brenda 6 mujorit të parë të vitit 2008, të bëhet riorganizimi e stafit dhe të ndërtohet një set emisionesh të përditshme për të gjallëruar sërish valën FM 92.6Mhz.


70 radio shqip në 70 vite

56

RADIO TIRANA 2 FM 95.8Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Emisione të pëlqyera:

Stafi i fillimit:

Drejtor: Adresa: Kontakt:

231

8 dhjetor 2003. FM 95.8Mhz. Qyteti i Tiranës. „Pa gjumë”, “Novela muzikore”, “Mëngjes me 95.8 Mhz!”, “Vitrina e dytë”, „Radio show”, „3 Këngë nga 1 temë” etj. Gëzim Bardhi, Erjon Nastasi, Ermal Husha, Neritana Kraja, Flora Xhamani, Mimoza Allaraj, Marsejda Braho, Sava Lena, Kreshnik Hajdari, Admir Qose e Vladimir Thano. Adrian Basho. Rruga „Ismail Qemali”, nr.11, Tiranë. Tel–04222403/0694031601/ website – www.radiotirana2.blogspot.com /.

Rreth 17 vjet pasi u hap sinjali i Programit të dytë të Radio Tiranës me 5 orë transmetime çdo ditë, në fund të vitit 2003 ai u transformua në një stacion të veçantë,24orësh,mepesëfishmëshumëfuqi,qënëpërmbajtjenevetmbështetej tek muzika e kohës, argëtimi dhe zbavitja. Duke qënë një radio me frymë rinore, atëheredhehapjazyrtareetransmetimevetëRadiosTirana2,sinjëstrukturëmë vete, u bë në mëngjesin e datës 8 dhjetor 2003, që njihet dhe si Dita Kombëtare e Rinisë. Sprova më e madhe e Radios Tirana 2, për krijimin e hapësirave të saj të audiencës ishte varieteja radiofonike „Pa gjumë”, një emision që emetohej në një kohë kur shumnica e stacioneve radiofonike të tjera shqiptare në bandën FM ose „flinin”,oseprogramonininsertemuzikorederinëfillimtëditëstjetër.Ngapikpamja kohore„Pagjumë”ishtenjëemisionmaratonë,qënistenëorën20.00tësështunës dhembyllejnëmëngjesintjetër,nëorën07.00.


232

Arben Muka

Radio Tirana në fillim të qershorit të vitit 1986 nisi transmetimin e një programi të dytë, i cili ishte kryesisht argëtues, me muzikë, lajme të shkurtëra, radioreportazhe, emisione kulturore etj. Programi ishte 5 orësh dhe emetohej në valën FM 95.8Mhz. Një nga emisionet e para të këtij programi ishte “Për ju pushues”, një emision variete gjatë sezonit të verës. Kjo skemë e njëjtë në kohëzgjatjen e transmetimit, por me ndryshime të herëpashershme në përmbajtje vazhdoi deri në tetor të vitit 2003, kur Drejtoria e Përgjithshme e RTSH-së vendosi që ky program alternativ të funksiononte si një departament më vete, si një sinjal radiofonik 24 orë, nga 5 orë që ishte më parë, madje duke bërë dhe ndyshimin e emërtimit, nga „Programi 2 i Radio Tiranës” në „Radio Tirana 2". Në këtë periudhë u ngrit një staf gazetarësh dhe DJ, kryesisht në moshë të re, me pasion për të punuar në radio. Fuqia e transmetimit nga 1KW shkoi në 5 KW, duke zgjeruar mbulimin me sinjal të territorit të vendit, madje deri në Ulqin. Duke qënë një radio me frymë rinore, atëhere dhe hapja zyrtare e transmetimeve të Radios Tirana 2, si strukturë më vete, u bë në mëngjesin e datës 8 dhjetor 2003, që njihet dhe si Dita Kombëtare e Rinisë. Studio kishte rregjim të dixhitalizuar, duke lënë për arkiv pajisjet me shirit e bobina. Struktura programore e Radios Tirana 2 u projektua të ishte një stacion që do të mbështetej tek muzika e kohës, argëtimi dhe zbavitja. Ajo e filloi punën e saj me këtë staf: Adrian Basho drejtor departamenti, Gëzim Bardhi, Erjon Nastasi dhe Ermal Husha si DJ, Neritana Kraja, Flora Xhamani, Mimoza, Allaraj, Marsejda Braho dhe Sava Lena, si gazatare të kulturës, Kreshnik Hajdari, Admir Qose dhe Vladimir Thano si gazetarë të lajmeve. Nga emisionet e para të Radios Tirana 2 ishte “Novela muzikore”, i përgatitur dhe drejtuar nga Adi Basho, një emision që më pas u asimilua nga programet e reja kulturore dhe muzikore të përgatitura nga pjestarë të ndryshëm të stafit. Emisione të tjera ishin: “Mëngjes me 95.8 Mhz!” prezantuar nga Sava Lena; “Vitrina e dytë”, prezantuar nga Neritana Kraja; „DJ for you”,


70 radio shqip në 70 vite

233

prezantuar nga Mimoza Allaraj; „Hitparade 20", prezantuar nga Marsejda Braho; „Radio show”, prezantuar nga Flora Xhamani; „Gjithëshka shqip”, përgatitur nga Sava Lena; „3 Këngë nga 1 temë” etj. Sprova më e madhe e Radios Tirana 2, për krijimin e hapësirave të saj të audiencës ishte varieteja radiofonike „Pa gjumë”, një emision që emetohej në një kohë kur shumnica e stacioneve radiofonike të tjera shqiptare në bandën FM ose „flinin”, ose programonin inserte muzikore deri në fillim të ditës tjetër. Nga pikpamja kohore „Pa gjumë” ishte një emision maratonë, që niste në orën 20.00 të së shtunës dhe mbyllej në mëngjesin tjetër në orën 07.00. Gjatë 11 orëve kishte rubrika dhe nënrubrika të larmishme, që krijonin variacion dhe rritëm, meditim dhe ngacmim për ata që nuk kishin gjumë, apo që duke punuar mbanin si sfond valën FM 95.8Mhz. Një nga pjesët më të ndjekura në këtë emision ishte „Hapësira e Karaokes”, ku u angazhun më dhjetra të rinj,

Stafi i Radios Tirana 2.


234

Arben Muka

Drejtuesi i Radios Adrian Basho.

disa prej tyre sot janë këngëtarë të njohur të skenës shqiptare dhe pikënisjen e tyre në rrugën e artit e kanë patur pikërisht tek prezantimi dhe performanca në këtë program. Gjithashtu një rubrikë që ndiqej nga dëgjuesit ishte ajo me të ftuarit, përgjithësisht protagonistë të programeve të natës në Radio Tirana, apo në stacione të tjera, si Adi Krasta, Enkel Demi, Arian Çani, etj., si dhe shumë emra të njohur të skenave muzikore. Emisioni „Pa gjumë” kishte dhe një minutazh të caktuar gjatë paradites për marrjen e opinioneve të dëgjuesve për atë që kishin ndjekur mbëmjen e kaluar. Ky spektakël radiofonik zgjati rreth katër muaj (shkurt – maj 2004), deri në shpalljen e fituesit të karaokes që ishte konkurentja Greta Koçi, e cila u përzgjodh nga vleresimi i vetë dëgjuesve me telefonatat e mesazhet që i dërgonin emisionit. Radio Tirana 2 në bashkëpunim me Radio France International, qysh nga viti 2007 po realizon një proces rinovimi teknologjik dhe programor.


70 radio shqip në 70 vite

57

235

RADIO NRG FM 106.6Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Emisione të pëlqyera:

24 dhjetor 2003. FM 106.6Mhz. Qyteti i Tiranës. „NRG Arena”, „What’s up!”, „Roadtrip”, „Akademia”, „E indinjuara”, „Gossips”, „Fiuu Fiuuuu!”, „NRG Playlist” etj. Stafi: A.N.D.Y. DJ, Flori Mumajesi, Dasara Karaiskaj, Sony - NRG, Ardit Roshi, Kozeta Kurti, Elektra, Olsa Maze, Eni Shehu, Anjeza Maja. Drejtore e Ekzekutive: Julka Gramo. Adresa: Rruga „Dervish Hima”, Nr.1, Tiranë. Kontakt: Tel – 04259454 / 04259444 / e-mail info@radionrg.net / reception@radionrg.net / website: www.radionrg.net /. RadioNRGkonsiderohetsinjëstacioneskluzivpërrininë,dukenisurqëngamuzika që ofrohet në çdo segment kohor të ditës, deri tek struktura e programacionit dhe personazhet.Radiokanëpërbërjenjëstafnëmoshëtëre,dukejuafruarkështusa më shumë dhe target audiencës. Ata e prazantojnë përmbajtjen e emisioneve që përgatisin si „energjike 100 % që në embrion”. Radio NRG është protagoniste dhe në zhvillimin e aktiviteteve jashtë studiove të saj, siç ka qënë psh, “NRG Summer Tour 2006”, një turne nëpër të gjithë vendet bregdetare, me emrat më në zë të muzikës shqiptare, si dhe me DJ-të më profesionistë. Radio ka bashkëpunuar në evenimentetërëndësishme,si„StarAkademi”,„KëngaMagjike”,„EuroVideoGrand Prix”, „Miss Albania” etj. Në strukturën e saj ka një studio produksioni muzikor, “NRG Recording Studio”, ku punojnë dy nga producentët më të mirë të muzikës bashkëkohore,FlorianMumajesidheA.N.D.Y.DJ.


236

Arben Muka

Radio NRG, si shkurtim i fjalës „energy” (energji), ka nisur transmetimet më 24 dhjetor 2003, në frekuencën FM 106. 6 Mhz. Emisionet e para në valët e saj ka qënë „First Play”, drejtuar nga Elektra, si dhe „NRG Arena”, drejtuar nga dy personazhe të njohur të muzikës, A.N.D.Y DJ dhe Flori Mumajesi. Disa nga emisionet kryesore në Radion NRG janë: “Aldo Morning Show”, nga ora 07.00 deri në 09.00, emision që transmetohet direkt dhe në televizionin kombëtar Klan e që drejtohet me mjaft shije nga Aldo Lipe, me doza të larta dhe të veçanta të humorit. “Flashback”, nga ora10.00derinë11.00, një emision i veçantë nga bota e hit-eve, që përgatitet dhe drejtohet nga Eni, një rikthim në kohë me shumëstil. “Energy Club”, transmetohet në oraret 13.00 – 14.00 dhe 18.00 – 19.00 dhe që përgatitet nga A.N.D.Y. DJ për të gjithë fansat e muzikës house dhe jetës së club-eve më të famshme në të gjithë botën. “What’s up!”, nga ora 19.00 – 20.00, një program që prezantohet në një mënyrë shumë speciale nga Julka, me rubrika interesante mbi modën, muzikën, marrëdhëniet në çift, gossips, kinema, teknologji, letërsi, high-tech, kuzhinë, astro etj. “First Play”, çdo ditë në oraret 11.00 – 12.00 dhe 20.00 – 21.00, drejtohet nga prezantuesi me një zë lehtësisht të dallueshëm, Eni, si një dhuratë e jashtëzakonshme për të gjithë “manjakët” e muzikës se re të të gjitha rrymave. “Life & Style”, nga ora 21.00 – 22.00, prezantuar nga Elektra, një prej personazheve radiofonikë më popullore në vitet e fundit, një udhëtim i këndshëm me kolorit, p.sh., nga të mësuarit e të shijuarit e verës, tek celularët më të përdorshëm; nga shpikja e këpucëve e deri tek parfumet; nga djathërat e deri tek aksesorët; nga legjendat urbane e deri tek ajo që duan meshkujt e femrat; nga librat klasikë e deri tek ato të ndaluar etj., etj.


70 radio shqip në 70 vite

237

“Gossips”, një program që transmetohet çdo të dielë, nën drejtimin e Kozeta Kurtit, një kolazh thashethemesh që qarkullojnë poshtë e përpjetë rreth personazheve publikë shqiptarë, të rrëfyera jo me stil të rëndomtë, por me profesionalizëm. “NRG Playlist”, nga ora 15.00 deri në 16.30, program që drejtohet nga Ardit Roshi dhe ku protagonistë janë personazhe të njohur të spektaklit, sportit, modës, si dhe me pak fat dhe politikanët shqiptarë, të cilëve ju bëhet një trajtim ndryshe, duke përfshirë dhe një test inteligjence.... “Fiu Fiuuu”, nga ora 13.00 deri në 15.00, të shtunë e të dielë, një program pa rregulla e pa korniza, i denjë për të qënë pjesë e fundjavës, ku dy personazhe të krisur, „Ai” dhe „Ai tjetri”, ju tregojnë në mënyrë humoristike ato që kanë ndodhur gjatë javës në Tiranë. “E indinjuara”, çdo të shtunë nga ora 17.00 deri në orën 18.00, një emision që drejtohet nga Kozeta, e cila ka vendosur të mos heshtë, por të shpërthejë ndaj gjithshkaje që e shqetëson, sidomos ndaj nonsenseve „made in Albania”. Emisione të ndjekura kanë qënë dhe „Roadtrip”, ku një personazh shumë i njohur udhëton me makinën e radios nëpër rrugët e kryeqytetit, duke zbuluar sekrete të tij / saj në një intervistë të pazakontë, që realizohet nga Sony dhe

Programi „Arena” në studion e parë të Radios NRG.


238

Arben Muka

Gjatë një programi të drejtpërdrejtë në NRG.

Elektra, si dhe „Akademia”, një program i përditshëm shumë argetues, ku protagonistë kanë qenë pjesëmarrësit në serialin televiziv „Star Akademi”, të televizionit kombëtar Klan. Radio NRG është protagoniste dhe në zhvillimin e aktiviteteve jashtë studiove të saj, siç ka qënë psh, “NRG Summer Tour 2006”, një turne nëpër të gjithë vendet bregdetare, me emrat më në zë të muzikës shqiptare, si dhe me DJ-të më profesionistë. Radio NRG ka bashkëpunuar dhe në evenimente të tilla si „Star Akademi”, „Kënga Magjike”, „Euro Video Grand Prix”, „Miss Albania”, koncerti “Të dua” me rastin e ditës së Shën Valentinit etj. Radio ka në strukturën e saj dhe një studio produksioni muzikor, “NRG Recording Studio”, ku punojnë dy nga producentët më të mirë të muzikës bashkëkohore, Florian Mumajesi dhe A.N.D.Y. DJ.


70 radio shqip në 70 vite

58

239

RADIO +3 FM 91.1Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronari: Emisione të pëlqyera:

14 shkurt 2004. FM 91.1Mhz. Qyteti i Fierit. Dilaver Kamberaj. „Aspirina”, „Një mesazh për ty”, „”Poezia më e mirë e javës” etj. Stafi: Ervin Vani, Endrita Vani, Nevila Çepele, Jonida Kollutra, Marsela Banaj, Enkelejda Troka, Romir Saraçi dhe Mario Ndreko. Drejtore e Përgjithshme: Irma Hoxhaj. Adresa: Lagja „11 Janari”, pallati 11 katësh pranë ish Kinemasë Verore, Fier. Kontakt: Tel – 03422060 / mob - 0693317353 / 0683391919.

Radio+3kandërtuarnjëstrukturëprogramorekuhapësirateinformimitdheato muzikorejanënëpropocionthuajsetëbarabartë.Njëmediaqëipërgjigjetinteresave dhe preferencave të një qyteti dinamik siç është Fieri dhe zonave rreth tij. Një stacion që lindi në ditën e Shën Valentinit, ditë që i kujton çdo moshe një emocion dhe përjetim njerëzor, një zë më tepër për ti prekur e trajtuar problemet e shqetësimet e komunitetit. Studio e +3-shit ka krijuar traditën e intervistimit, apo të zhvillimit të bisedave me personazhe aktive në fushën e artit dhe kulturës. Kanë qënë p.sh., aktorët e programit më të ndjekur televiziv „Portokalli”, motrat Gjoni, (InisidheIngridi),Soni,SilvaGunbardhi,EvisMula,aktorëtHajrieRondo,DritaPelingu, BujarAsqeriu,LuftarPaja,etj.Radioështë mbështetësedheeaktivitetevekulturore e të biznesit jashtë studios së saj, si „Sofra ilire”, Festivali i aktrimit “Apollon”, “Miss Dea”, Panairi “Klik ekspo klik” etj.


240

Arben Muka

Radio +3 filloi nga transmetimet më datën 14 shkurt 2004, në valën FM 91.1Mhz. Iu vu ky emër pasi pronari dhe njëkohësisht presidenti, Dilaver Kamberaj, në kohën e hapjes së radios kishte dhe dy aktivitete të tjera biznesi. Mbulimi me sinjal i radios ka qënë fillimisht për Fierin dhe Lushnjën. Më pas me instalimin e transmetuesve më të fuqishëm u sigurua kapja e valëve dhe në Mallakastër, në Berat, Kuçovë, Rrogozhinë e Vlorë. Në ditë të veçanta telefonata në studio kanë mbërritur dhe nga dëgjues në Elbasan.

Studio e Radios +3.

Programi i parë ka qënë edicioni i lajmeve. Për pamundësi të rregjistrimit dhe montazhit edicioni jepej direkt në dy orare, në 16.00 dhe 19.00. Një program tjetër i ditëve të para dhe që vazhdon edhe aktualisht është „Kënga e zemrës sime”, i cili plotëson kërkesat dhe dëshirat muzikore të dëgjuesve. Programi është pasuruar me mjaft elementë të tjerë, si telefonata, të ftuar në studio etj., duke e quajtur „Aspirina”. Shkrimtari Maku Pone për afër 1 vit ka përgatitur dhe drejtuar emisionin e përrallave, ndërkohë që në strukturën programore të fillimeve të Radios +3 është dhe emisioni poetik, me krijime


70 radio shqip në 70 vite

241

të autorëve të rinj e të njohur të rrymave të ndryshme, krijime që interpretoheshin nga aktorja Miola Seitaj. Stafi në hapat e para ka qënë: Irma Hoxhaj (gazetare), Maku Pone (shkrimtar), Miola Sitaj aktore, Valbona Ferko dhe Florian Ferko (spikerë e DJ), si dhe Arben Velo (gazetar). Aktualisht kontribuojnë Ervin Vani (DJ, montazhier, teknik), Endrita Vani (spikere dhe drejtuese emisionesh), Nevila Çepele (spikere dhe drejtuese emisionesh), Jonida Kollutra (spikere dhe drejtuese emisionesh), Marsela Banaj (gazetare, drejtuese emisionesh), Enkelejda Troka Poster mbi aktivitetin e radios. (menaxhere reklamash), Romir Saraçi (gazetar, drejtues emisionesh) dhe Mario Ndreko (DJ). Irma Hoxhaj është drejtore e përgjithshme e radios. Skaleta ditore në Radion +3 është: 03.00 – 06.30 Këngë popullore 06.30 – 08.00 Muzikë shqiptare 08.00 – 10.00 Emisioni „+3 Info” (nga e hëna në të shtunë) 10.00 – 11.00 Muzikë ballkanike 11.00 – 12.00 Muzikë shqiptare 12.00 – 14.00 Hitet më të bukura botërore 14.00 – 15.00 Emisioni „Një mesazh për ty” 15.00 – 15.15 Edicioni kryesor i lajmeve 15.10 – 16.00 Emisioni „Një mesazh për ty” 16.00 – 17.00 Hitet më të bukura botërore 17.00 – 18.00 Muzikë popullore (Turbofolk) 18.00 – 19.00 Hitet më të bukura botërore 19.00 – 19.15 Edicioni kryesor i lajmeve


242

Arben Muka

19.15 – 20.00 Hitet më të bukura botërore 20.00 – 22.00 Emisioni „Ritëm vere” 22.00 – 24.00 Muzikë romantike & Gold 24.00 – 03.00 Muzikë mix Në studion e Radios +3 është krijuar tradita e përfshirjes në biseda, ose intervista të drejtpërdrejta të personazheve të artit e kulturës. Kanë qënë p.sh., aktorët e programit televiziv „Portokalli”, motrat Gjoni, (Inisi dhe Ingridi), Soni, Silva Gunbardhi, Evis Mula, aktorët Hajrie Rondo, Drita Pelingu, Bujar Asqeriu, Luftar Paja, etj. Radio +3 është protagoniste dhe në mbështetjen e aktiviteteve kulturore e të biznesit jashtë studios së saj, si „Sofra ilire”, Festivali i aktrimit “Apollon”, “Miss Dea”, Panairi “Klik ekspo klik” etj.

DJ gjatë një programi muzikor.


70 radio shqip në 70 vite

59

AMC LOVE RADIO FM 90.7Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronësia: Rrezja e dëgjimit: Statusi: Adresa: Kontakt:

60

243

ALBA KARTA RADIO FM 96.1Mhz

14 shkurt 2004 / 5 gusht 2006. FM 90.7Mhz / FM 96.1Mhz Qyteti i Tiranës. Kompania e telefonisë celulare AMC. Tiranë e Durrës. Radio lokale biznesi. Bulevardi „Bajram Curri”, kati i 9, Europian Trade Center, Tiranë. Tel-04275851/04272670/04273789/ fax – 04275855 / e-mail - info@ amcloveradio.net / website - www.amcloveradio.net / website - www.albakarta-radiodj.net /.

AMC Love Radio dhe Alba Karta Radio Dee – Jay janë dy stacione biznesi ku mbisundon muzika dhe mesazhet promocionale. AMC Love Radio përzgjedh për fansatevetmuzikënslowdhekëngëtedashurisë,dukeafruarnëmënyrëtëveçantë tërinjtëdheadoleshentët.Edhe„ditëlindja”eradiosështënëDitënetëDashuruarve. AjoështëradioetëftuarveeskluzivësiçkanëqënëAnnaVisi,GoranBregoviç,Ardit Gjebrea,AlketaVejsiu,KlodianaShalaetj.Ndërsaradiotjetërponëpronësitëkompanisë AMC,AlbaKartaRadioDee–Jay,tentontëjetëfrekuencamëdinamikeeradiofonisë shqiptare qysh nga 5 gushti i vitit 2006 kur nisi nga transmetimi për herë të parë. Nënlogon„NonStopRrythm”kjoradioemetonzhanretëtillamuzikoresi“House”, “Latin house”, “Dance”, apo “R&B”. Ajo vlerësohet si një stacion radiofonik i konceptuar jo vetëm për një shekull të ri, por edhe për një moshë të re.


244

Arben Muka

Një stacion radiofonik që ka për target rininë dhe që ka nisur aktivitetin në një datë që pëlqehet nga të rinjtë. Ky është fillimi i punës së AMC Love Radio më 14 shkurt 2004, pikërisht në Ditën e të Dashuruarve, në frekuencën FM 90.7Mhz. Ka patur një periudhë të gjatë kohe eksperimentale deri në lëshimin e sinjalit, ku u ndërtua një koleksion këngësh e ku mbizotëronte muzika slow dhe këngët e dashurisë. Pikërisht ky ka qënë dhe objektivi i themeluesve dhe dizainuesve të programit, për të mbajtur një profil krejt të veçantë në ofertën për dëgjuesit. AMC Love Radio fillimisht u mendua se do të tërhiqte në valët e saj moshën e pjekur, ose mbi 25 vjeç, por në fakt ajo u bë stacioni i rinisë e adoleshentëve.

Poster i AMC Love Radio.

Studio e AMC Love Radio është ambjenti i të ftuarve eskluzivë. Aty ka folur për dëgjuesit një nga personazhet e spikatur të muzikës ballkanike, Goran Bregoviç, i cili dhuroi dhe qindra autografë e buzëqeshje për fansat që e pritën jashtë studios së radios. Gjithashtu studion e AMC Love Radio e ka vizituar dhe këngëtarja greke Anna Visi. „T’i këndosh ndjenjës, dashurisë, njërës prej forcave më të mëdha njerëzore, është një gjest fisnik, por e tillë është edhe përcjellja e saj tek dëgjuesit. Kjo është shprehja më e fortë e dashurisë së njeriut”, u shpreh mes të tjerave Anna Visi gjatë bisedës së drejtpërdrejtë që zhvilloi në mikrofonin e AMC Love Radio. Miq të radios kanë qënë dhe kantautori dhe prezentatori i njohur shqiptar Ardit Gjebrea, prezentatorja Alketa Vejsiu, sportistja e niveleve ndërkombëtare Klodiana Shala etj.


70 radio shqip në 70 vite

„Radio është një mjet informues e argëtues, e konsiderohet dhe si një mik i mirë që të shoqëron gjatë gjithë ditës në forma të ndryshme.Shqipëriaështë një vend që ka mjaft forcë, është një vend që ka një mesatare mjaft të re të moshës dhe si e tillë do të ketë nevojë edhe për ritëm dhe pse jo për një mik që i përcjell muzikë dinamike”. Pak a shumë kështu e shpjegojnë lindjen e idesë për radion e tyre të re, themeluesit e Alba Karta Radio Dee – Jay. Ajo filloi nga puna më 5 gusht 2006, në frekuencën FM 96.1Mhz. Nën logon „Non Stop Rrythm” albumi muzikor i radios konsiderohet si i fortë, por dhe i selektuar me shije dhe profesionalizëm nga DJ Diamond, i cili drejton dhe koleget e tjerë të stafit. Alba Karta Radio Dee –Jay transmeton muzikë ritmike dhe dinamike, në zhanre të ndryshme si “House”, “Latin house”, “Dance”, apo edhe “R&B”.

245

Ardit Gjebrea, i ftuar në studion e AMC Love Radio.

Goran Bregovic, jep autografe pas intervistës në radio.

Alketa Vejsiu duke drejtuar një program në FM 90.7Mhz.


246

Arben Muka

Poster i Alba Karta Radio Dee – Jay.

Të dyja radiot janë të pajisura me një inventar teknologjik të avancuar çka iu siguron një sinjal cilësor dhe mundësi pafund në prodhimet radiofonike, rregjistrime të muzikës, të përgatitjes së spoteve dhe mesazheve promocionale etj.


70 radio shqip në 70 vite

61

RADIO SUPER STAR FM 98.7Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronari: Rrezja e dëgjimit: Rubrika të pëlqyera:

Stafi aktual: Adresa: Kontakti:

247

14 shkurt 2004. FM 98.7Mhz. Qyteti i Tiranës. Dritan Dama. Tiranë, Durrës, Kavajë, Lushnjë, Fier, Vlorë, Krujë, Lezhë etj. “Një kafe me Marinelën”, “Dimension.com”, “Mbrëmja juaj në Super Star”, “Hits star 20”, “Festa jonë” etj. Marinela Bundo (prezantuese dhe organizatore), Ilda Mërkuri (prezantuese),Besart Gegaj, (DJ) etj. Rruga „Muhamet Gjollesha”, pallati përballë Doro Hotel, Tiranë. Tel:04233971.

„Nenukjapimlajme.Nenukmerremimepolitikë.Transmetojmëmuzikëdhevetëm muzikë shqip, 24 orë në 24. E para dhe e vetmja në llojin e saj që njeh të drejtën e transmetimit!”.Kyështënjëspotqëpërsëritetdisaherëngamëngjesinëmbrëmje në Radion Super Star. Në thelb ky është dhe synimi i stafit të radios: për të afruar sa më shumë dëgjues, për ti argëtuar dhe zbavitur ata me të gjithë menynë e muzikës shqiptare. Duke qënë dhe zëri i shtëpisë diskografike me të njëjtin emër, radiokakarakterbiznesi,përpromoviminekëngëtarëvedhegrupevemuzikoreqë produktetetyrejakanëbesuarkësajkompanieprivate.Krijimtariadheperformanca muzikorenëSuperStarRadionukshkonthjeshtnjëpasnjëdukembushurkohën, pornënjëstilprezantimitëveçantë,meintervista,melojëraradiofonike,meplotësimin ekërkesavetëdëgjuesvenëpërmjetsms-veetj.


248

Arben Muka

Radio Super Star është një stacion i mirëfilltë muzikor, që ka nisur nga transmetimi më 14 shkurt 2004, në valën FM 98.7Mhz. Repertori i saj është i gjithi në gjuhën shqipe, pavarësisht se ka dhe këngë a melodi që megjithëse iu është vënë stampa „Made in Albania”, origjina e tyre është diku tjetër, në vendet fqinjë ose diku larg kontinentit. Nëse ka informacion në valët e radios, ky është vetëm në funksion të muzikës, krijuesve, këngëtarëve, arranxhuesve, poetëve të teksteve etj., çfarë e ka bërë programin relaksues dhe argëtues për ata që parapëlqejnë një format të tillë radiofonik. Nga reagimet që vijnë në studio, dëgjuesit më të shumtë janë drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk i ndjejnë distancat dhe kualitetin e rrugës nga shoqëria që ju bën radio e tyre. Aktualisht radio ka shtrirje të sinjalit në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lushnjë, Fier, Vlorë, Krujë, Lezhë etj. Dita në valët e Super Star Radio nis me programin e mëngjesit, që përgatitet dhe drejtohet nga njëra prej protagonistëve të stafit, Marinela Bundo. Për çdo ditë “Një kafe me Marinelën” nga ora 09.00 deri në 11.00 ka disa nënrubrika interesante: kuice, kuriozitete, informacione, bashkëbisedim, mesazhe me sms etj. Boshti i programit është prezantimi i dy lojërave për të cilat kërkohet një përgjigje nga dëgjuesit. Për ata që janë të saktë ofrohen CD nga Super Star, një drekë ose darkë në një lokal cilësor, apo ndonjë seancë trajtimi në sallonet e bukurisë. Një „grep” që shkakton një lumë të vërtetë sms-sh në studio. Pasdite nga ora 15.00 deri në 17.00 është një emision tjetër, „Dimension.com”, ku jepen të rejat më të fundit nga muzika shqiptare, forume kuriozite e thënie etj. “Mbrëmja juaj në Super Star” është programi në vazhdim nga ora 18.30 deri në 21.30, i ndërtuar tërësisht nga kërkesat dhe përshëndetjet e dëgjuesve. Fundjava ka disa emisione ekstra: Është “Hits star 20”, që transmetohet të


70 radio shqip në 70 vite

249

shtunën në ora 09.00 dhe është një përmbledhje hit-esh dhe këngësh nga më të kërkuarat gjatë fundjavës në Super Star Radio. „I ftuari i javës” jepet çdo të shtunën, në ora 15.00. Një bashkëbisedim me një protagonist të muzikës shqiptare, këngëtar, kompozitor, apo orkestrant. Pyetje – përgjigje, vlerësime të fansave të tyre, kuriozitete nga aktiviteti i tyre etj. Të dielën në ora 13.00 është emisioni “Festa jonë” me këngë popullore, të cilat janë pjesë e repertorit të festave familjare në Shqipëri, dasmave, fejesave, ditëlindjeve dhe gëzimeve të tjera në një ditë pushimi. Disa thënie të këngëtarëve të njohur të muzikës shqiptare për Radion Super Star: Irma Libohova: „Njeri!? Të jesh i tillë është e vështirë. Të bësh të tjerët të ndjehen të tillë akoma më e vështirë! Unë midis jush jam ndjerë njeri! Faleminderit Super Star Radio dhe suksese”!

Marinela Bundo, drejtuesja e emsionit më të ndjekur në Radio Super Star, „Një kafe me Marinelën”, nga ora 09.00 deri në 11.00.


250

Arben Muka

Ilda Mërkuri drejton emisionin „Mbrëmja juaj në Super Star”.

Sinan Hoxha: „Super Star Radio? Magji më vete!” Rozana Radi: „Një studio e vogël, por me të rinj shumë profesionistë të mëdhenj. Super Star, gjynah që e keni studion në tokë. Star-ët rrinë në qiell!”. Valbona Mema: “Super Star Radio ka bërë për vete një popull duke transmetuar muzikë popullore. Të zgjohesh dhe të flesh me Super Star-in do të thotë të ndihesh Super Star”. Veç këtyre këngëtarëve të ftuar në studion e Super Star Radios kanë qënë dhe Irini Qirjako, Silva Gunbardhi, Gjergj Jorgaqi etj. Stafi aktual i radios është Marinela Bundo (prezantuese dhe organizatore), Ilda Mërkuri (prezantuese), Besart Gegaj (DJ) e shumë bashkëpunëtorë të tjerë.


70 radio shqip në 70 vite

62

RADIO HOUSE OF ARTS FM 107.7MHz.

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronari: Rrezja e dëgjimit: Emisione të pëlqyera: Drejtori: Adresa: Kontakt:

251

18mars2004. FM 107.7MHz. Qyteti i Tiranës. Fidel Ylli. Nga Tirana në Vlorë, në pjesën jugore të vendit dhe deri në Shkodër në veri. „Klani i natës”, „Bota e hip hopit”, „Preferenca të dëgjuesve dhe përshëndetje”, „Rubrika sportive” etj. Ajert Çeloaliaj. Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, tek Akademia e Arteve, Tiranë. Tel - 04240766 / mob – 0682056170 / e-mail-ejegeni@hotmail.com/celoaliaj@yahoo.com/

E konsideruar si „një shtëpi e artit”, radio mban larg informacionin dhe analizën mbi zhvillimet politike. Edhe të ftuarit në studion e Radios House of Arts janë nga fushatëtjera,p.sh,ngasportiearti,siçkanëqënësportistjaenivelitndërkombëtar Klodiana Shala, protagonistët e drejtimit të sportit shqiptar, Hysen Domi e Stavri Bello, prezantuesja e njohur televizive, Alketa Vejsiu etj. Radio ka dhe një favor për pasurimineprogramittësaj,veçanërishtgjatëmbrëmjeve.Dukeqënëseaparaturat e studios së saj janë të lidhura dhe me impiantin e lokalit të natës „House of Arts”, atëhere muzika live dhe atmosfera e ndezur që krijohen atje përcillet po me të njëjtat ngjyra argëtuese dhe në valët e radios për dëgjuesit. Studio e radios ka një set pajisjesh cilësore, si për transmetim, ashtu dhe për rregjistrim e montim, duke garantuar prodhime audio dhe kontribute radiofonike me standart të lartë.


252

Arben Muka

Radio House of Arts është licencuar nga Këshilli Kombëtar i Radiove dhe Televizioneve në shtator të vitit 2003, por zyrtarisht nga transmetimi në valën FM 107.7Mhz ka nisur më 18 mars të vitit 2004. Sinjali i radios kapet në Tiranë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Lushnjë, Fier, Vlorë, ndërsa në drejtimin për në veri dëgjohet në Laç, Lezhë e Shkodër. Ditët e para ishin thjesht një program muzikor,kungaora 08.00 deri në orën 15.00, çdo një orë transmetohej një buletin lajmesh shkurt. Derisa u ndërtua struktura programore kishte dhe të papritura, siç ishte rasti kur pati „një lajthitje” nga programi në kompjuter dhe në pikun e verës, kur temperaturat shënonin deri në 40 gradë, radio transmetoi disa herë një spot ku ftoheshin qytetarët të prenotonin për festimin në lokal të natës së krishtlindjeve dhe për atë të ndërrimit të viteve...(!?). Pas disa muajsh nisën të emetohen emisione të veçanta, siç ishte p.sh „Klani i Natës”, me gazetarin Arian Çani, „Bota e hip hop-it”, „Europian Top Twenty”, rubrika sportive etj. Radio ka dhe një favor për pasurimin e programit. Duke qënë se aparaturat e studios së saj janë të lidhura dhe me impiantin e lokalit të natës „House of Arts”, atëhere muzika live dhe atmosfera që krijohen atje përcillet dhe në valët e radios për dëgjuesit. Studio e radios ka një set pajisjesh cilësore, si për transmetim, ashtu dhe për rregjistrim e montim, duke garantuar prodhime audio dhe kontribute radiofonike me standart të lartë. Në stafin e radios kanë punuar në vite ose punojnë aktualisht: Ajert Çeloaliaj, (drejtor), Arian Çani, drejtues i „Klani i Natës”, DJ Toni, i cili ka fituar çmimin si „DJ më i mirë” në një nga kompeticionet e rëndësishme në Tiranë, Niku, Lira, Artur Selmani që kujdeset për teknikën dhe Elona Jegeni si administratore dhe përgjegjëse marketingu. Programi në Radion House of Arts është 24 orë në 24 orë dhe brenda një dite të zakonshme ka në thelb këtë përmbajtje: 06.00 – 07.00 Hapja e programeve dhe muzikë e lehtë 07.00 – 10.00 Muzikë pop, latine të lehta, R&B etj 10.00 – 12.00 „Preferenca të dëgjuesve dhe përshëndetje”


70 radio shqip në 70 vite

253

Gjatë një emisioni direkt.

12.00 – 17.00 Muzike mix 17.00 – 18.00 „Sonar club me muzikë house”, DJ Toni 18.00 – 19.00 Muzikë e lirë 19.00 – 20.00 „Bota e hip hop-it”, DJ Niku 20.00 – 22.00 Muzikë të ndryshme 22.00 – 24.00 „Klani i natës” 24.00 – 06.00 Hapësirë muzikore Ditën e premte në orën 19.00 deri në 20.00 është programi „Europian Top Twenty” me drejtuese Lirën. Emisione që ndiqen më shumë nga dëgjuesit janë dhe „Bota e hip hopit” dhe „Preferenca të dëgjuesve dhe përshëndetje”. Gjatë emisionit të parë zhvillohet një kuic në fund të emisionit, ku i ofrohen dëgjuesit tri këngë të miksuara nga DJ Toni, për të gjetur titujt e tyre. Fituesit e lojës marrin një CD falas me përmbajtje të muzikës hip pop, e përgatitur në studion e House of Arts Radio. Edhe gjatë emisionit të dytë me kërkesat e dëgjuesve, në studio mbërrijnë një numër i madh telefonatash në bazë të të cilave ndërtohet dhe programi me këngët e preferuara.


254

Arben Muka

E konsideruar si „një shtëpi e artit”, radio mban larg informacionin dhe analizën mbi zhvillimet politike. Edhe të ftuarit në studion e Radios House of Arts janë nga fusha të tjera, p.sh, nga sporti e arti, siç kanë qënë sportistja e nivelit ndërkombëtar Klodiana Shala, protagonistët e drejtimit të sportit, Hysen Domi e Stavri Bello, prezantuesja e njohur televizive, Alketa Vejsiu etj.

Artur Selmani, i cili kujdeset për teknikën.


70 radio shqip në 70 vite

63

RADIO ALFA FM 90.9Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronar: Rubrika të pëlqyera:

Stafi ndër vite:

Adresa: Kontakt:

255

8 qershor 2004. FM 90.9Mhz. Qyteti i Elbasanit. Arben Kote. “Mirëmëngjes!”, “Muzikë qytetare elbasanase”, “Panorama artistike”, “Programi me kërkesat dhe përshëndetjet e dëgjuesve”, “Kolazh poetik” etj. Denada Shkodrani, Odeta Gjevori, Sokol Qoli, Tomorr Jolldashi, Arsa Gashi, Anjeza Tirana, Brikena Xhamaqi, Silvana Mato, Klejda Shypheja etj. Lagjja “Luigj Gurakuqi”, rruga “28 Nëndori”, pallati 18/2, ap.18, Elbasan. Tel & fax – 05457328 / mob – 0692046470 / e-mail - akote@albmail.com /.

Deri tek themelimi i Radios Alfa, që transmeton aktualisht në FM 90.9Mhz, ka kaluar një proces i tërë eksperimental dhe konkretizimi idesh nga themeluesit. Katër inxhinierë elektronikë nga qyteti i Elbasanit vendosën të ngrimin një radiostacion lokal, në mars të vitit 2003, të cilin e pozicionuan në frekuencën FM 96.6Mhz dhe e quajtën Hit FM. I vendosur në Hotel “Skampa” me një fuqi transmetimi 100W dhe që dëgjohej vetëm në qytetin e Elbasanit, Hit FM vazhdoi derinëmarstëvitit2004.Njëriprejkatërideatorëvetëradios,ArbenKote,vendosi tëvazhdojëinvestimin,dukezgjeruardhemodernizuarambjentetebrendshmetë radiosdheteknologjinëepërdorur,sidhedukerriturfuqinëetransmetimitderinë 500W. Ky hop cilësor u shoqërua dhe me ndërrimin e frekuencës dhe të emrit të radios.KështulindisinjaliradiofonikAlfanëfrekuencënFM90.9Mhz.


256

Arben Muka

Nga marsi i vitit 2004 Radio Alfa ishte në transmetim eksperimental, deri sa pas marrjes së licensës nga KKRT-ja në Tiranë, nisi zyrtarisht programet më 8 qershor të atij viti. Antena u vendos në pikën dominuese të Petreshit, ç’ka zgjeroi rrezen e dëgjimit, e ku sinjali kapej veç Elbasanit dhe në Librazhd, Peqin, Lushnjë, Fier, Kuçovë, në një pjesë të Beratit etj. Emisionet e para të

radios ishin “Hit-i juaj”, një emision i ndërtuar me kërkesat e dëgjuesve; “Planet music”, një hapësirë me muzikën më të fundit; “Mix to mix”, një program me miksim live me muzikën më të dëgjuar në pub-et e qytetit të Elbasanit; “Alfa club”, një përzgjedhje muzikore nga stafi i radios; “Natën vonë”, një emision me kuriozitete dhe me telefonata të dëgjuesve etj. Një nga emisionet më të ndjekura në Radion Alfa është emisioni i mëngjesit, i cili ka shumë rubrika brenda një harku kohor prej rreth dy orë e gjysmë. Lexohen titujt kryesore të gazetave të ditës, thuhen fjalë të urta, parashikimi i motit, horoskopi, një bllok lajmesh lokale dhe nga rajone të tjera të vendit, informacion mbi oraret e udhëtimit, kalendari historik, kursi i këmbimit valutor, aktivitetet e pritshme kulturore, politike, fetare, artistike, sportive etj. Në emisionin “Realiteti social”, që ka krijuar audiencë, trajtohen me të ftuar në studio dhe me komunikim me dëgjuesit, tema aktuale për zhvillimin e infrastrukturës, papunësinë, probleme të shëndetit, të të rinjve, të komunitetit të biznesit, gruas, arsimit etj. Emision i ndjekur është dhe “Kolazh poetik”, i cili është një ndërthurrje e poezisë me muzikën, informacione mbi


70 radio shqip në 70 vite

257

jetën dhe krijimtarinë e poetëve të shquar, si dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit të poezisë. Një herë në javë radio ka edicionin “Dita poetike”, në të cilën prezantohen poezi të reja, si zhvillimi i një konkursi me poetët e rinj, për t’u dhënë atyre mundësi që ti bëjnë publike krijimet e para. Në stafin e Radios Alfa kanë punuar ose punojnë aktualisht si gazetarë Denada Shkodrani, Odeta Gjevori, Sokol Qoli, Tomorr Jolldashi, si folës Arsa Gashi, Anjeza Tirana, Brikena Xhamaqi, Silvana Mato, Klejda Shypheja, Florenc Pisha, Altin Cenolli, Rinald Kasko, si DJ Erion Dervishi, Ermal Kafazi, Bruno Cani, si regjisorë Eduard Cala, Fatbardh Marku, Adonis Filipi etj. Dashi Haxhiymeri është drejtor i radios, ndërkohë që Gentian Kote është bashkëfinancues në aktivitetin e saj. Në mikrofonin e Radios Alfa janë ftuar vazhdimisht personazhe të jetës publike dhe politikë të qytetit të Elbasanit, p.sh drejtuesit e degëve lokale të partive, si Agim Leka (PS), Aurel Bylykbashi (PD), Kristaq Mosko (PK), Gjergji Kaçani (PDS) etj., apo rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, prof. Jani Dode, drejtori i drejtorisë arsimore të qytetit Roland Cerjepi, drejtues të shkollave, të organizatave joqeveritare etj.

Pulti i DJ në Radio Alfa.


258

Arben Muka

Studio e montazhit.

Programi ditor në valët e Radios Alfa ka këtë përmbajtje: 06.30 – 06.35 Hapja e programit dhe prezantimi e emisioneve gjatë ditës 06.35 – 09.30 Mirëmëngjes! 09.35 – 10.30 Midis këngësh (këngë të lehta shqiptare) 10.35 – 12.30 Hit parade 12.35 - 13.30 Muzikë qytetare elbasanase 13.35 – 14.30 Tingujt e ballkanit 14.30 – 15.00 Panorama artistike 15.00 - 15.30 Hapësira e vogëlushëve 15.35 - 16.15 Zëra të rinj (në muzikë dhe letërsi) 16.15 – 17.00 Emisioni social 17.00 – 19.00 Programi me kërkesat dhe përshëndetjet e dëgjuesve 19.00 – 20.00 Kolazh poetik 20.35 – 23.00 Bisedë në studio.


70 radio shqip në 70 vite

64

RADIO DIBRA FM 90Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronari: Rrezja e dëgjimit: Programe të pëlqyera: Stafi: Mbyllja e sinjalit:

259

17mars2005. FM 90Mhz. Qyteti i Peshkopisë. Mentor Roçi. Rrethi i Dibrës. „Politika plus”, „Emisioni i rinisë”, „Plotësimi i dëshirave të dëgjuesve” etj. Mirvet Lala, Erëblina Cami, Eduard Muça, Adriatik Sula, Eduard Strazimiri, etj. 24 Mars 2006, kryesisht për vështirësi financiare e mungesat në furnizimin me energji elektrike.

Radio Dibra ishte një radio që ju kushtua në mënyrë të veçantë pasqyrimit të zhvillimeve politike në vend, duke ndjekur hap pas hapi fushatën elektorale për zgjedhjetepërgjithshmeparlamentaretëvitit2005.Ajoukonsideruasinjë„foltore” për shumë nga protagonistët politikë lokalë, apo dhe për ata që vinin nga selitë qëndrore në Tiranë, për kandidatët për deputetë të zonës së Dibrës etj. Temat që trajtoheshinnëstudionesajkishintëbëninmeinfrastukturën,furniziminmeujëe energji elektrike, punësimin, tregëtinë ndërkufitare dhe lëvizjen e lirë të shtetasve, kushtet e nxënësve dhe mësuesve në zonat më të thella të krahinës, përmirësimet nëskematepërkrahjessocialepërfamiljetnënevojëetj.,etj.,çështjengaaktualiteti, të cilat gjatë periudhave elektorale janë mjaft të lakueshme brenda komunitetit, por dhe nga ata që kërkojnë të marrin mandatet e politikbërësit e vendimarrësit.


260

Arben Muka

Pas 8 viteve në Peshkopi rishfaqet një radio tjetër lokale në frekuencën FM 90Mhz. Radio Dibra filloi nga puna pikërisht më 17 mars të vitit 2005, si një iniciativë e njërit prej ish themeluesve të televizionit lokal me të njëjtin emër, Mentor Roçi. Fillimi i punës së Radios Dibrës përkonte me një situatë mjaft të elektrizuar politike, jo vetëm në Dibër e komunat saj, por në të gjithë vendin. Ishte prag fushate elektorale për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Ky eveniment politik ishte në qëndër të përmbajtjes së lëndës informative apo tematike qysh në ditët e para të krijimit të redaksisë. E vendosur në një nga ambjentet e Pallatit të Kulturës, në mes të qytetit, studio e Radios Dibra u kthye në një „foltore” elektorale për shumë nga protagonistët politikë lokalë, apo dhe për ata që vinin nga selitë qëndrore në Tiranë, për kandidatët për deputetë të zonës së Dibrës etj.

Themeluesi i Radios Dibra Mentor Roçi.

Një nga emisionet e para që transmetoi rregullisht radio ishte „Politika plus”, një minutazh special dhe eskluziv që i kushtohej platformave, alternativave nga të gjitha krahët e politikës, që shpjegonte në detaje qëndrimet për problemet kryesore lokale, infrastrukturën, furnizimin me ujë dhe energji elektrike, punësimin, tregëtinë ndërkufitare dhe lëvizjen e lirë e shtetasve, kushtet e nxënësve dhe mësuesve në zonat më të thella të krahinës, skemat e


70 radio shqip në 70 vite

261

përkrahjes sociale për familjet në nevojë etj., etj., tema nga aktualiteti, të cilat gjatë periudhave elektorale janë mjaft të lakueshme brenda komunitetit, por dhe nga ata që kërkojnë të marrin mandatet e politikbërësit e vendimarrësit. Emisioni „Politika plus”, përgatitej dhe drejtohej nga gazetari Mirvet Lala, një bashkëpunëtor prej vitesh në median lokale dhe atë qëndrore. Mjaft interes ngjallnin dhe bisedat, ose intervistat në studio me politikanët kryesorë të Tiranës, të cilët vinin në Dibër në kuadër të angazhimit të tyre elektoral në terren, por që ftoheshin nga gazetari Lala në emisionin e tij. Të ftuar kanë qënë p.sh ish nënkryetari i PD-së, Bamir Topi, lideri socialdemokrat Skënder Gjinushi, ai i Reformatorëve Genc Pollo, kreu i Partisë Aleanca Demokratike Neritan Ceka etj. Veç prononcimeve dhe shpjegimeve që ata bënin për pyetjet e moderatorit në studio, kishte dhe pyetje të shumta nga dëgjuesit, të shoqëruara në shumë raste dhe me komente e përshtypje nga më të ndryshmet. Emisioni „Politika plus” jo rrallë i kalonte caqet kohore të planifikuara, për vetë përmbajtjen interesante dhe polemizuese të bisedave e intervistave. Veç hapësirës që zinte politika, në programin e Radio Dibrës kishte dhe emisione të tjera me karakter argëtues dhe shlodhës, siç ishin emisionet e rinisë dhe të fëmijëve, të problemeve social – kulturore, sportit, muzikës së të gjitha zhanreve etj. Program i ndjekur ishte ai me kërkesat dhe përshëndetjet

Kryeredaktori Mirvet Lala.


262

Arben Muka

Politikanët Skënder Gjinushi (PSD) dhe Bamir Topi (PD), të cilët ishin në Peshkopi gjatë fushatës elektorale të vitit 2005 u intervistuan dhe nga Radio Dibra.

e dëgjuesve, një transmetim dinamik që merrte shumë telefonata, letra dhe opinione të drejtpërdrejta nga dëgjuesit dibranë. Preferencat nuk ishin vetëm për repertorin e pasur të këngëve, melodive e valleve nga krahina, por dhe për muzikën e Jugut, të Shqipërisë së Mesme, të Çamërisë, të shqiptarëve të Kosovës, të Maqedonisë fqinje, Malit të Zi etj. Duke qënë se Dibra është një zonë kufitare, në programet e radios i kushtohej rëndësi dhe bashkëpunimit rajonal e ndërkufitar, më specifikisht për mundësitë e kooperimit të biznesit, të institucioneve kulturore artistike e sportive etj., në të dy anët e kufirit. Në stafin e Radios Dibra bënin pjesë Mirvet Lala, kryeredaktor, Erëblina Çami e Eduard Muça, gazetarë, Adriatik Sula e Eduard Strazimiri, DJ, etj. Periudha e dimrit në fillim të vitit 2006 solli mjaft peripeci dhe vështirësi ekonomike e financiare për këtë radiostacion lokal. Plus kësaj një faktor pengues ishte dhe ndërprerja e vazhdueshme e furnizimit me energji elektrike. Më 24 mars të 2006-s, një vit pasi kish nisur nga puna, Radio Dibra i pushoi transmetimet.


70 radio shqip në 70 vite

65

RADIO ALSION FM 106.3Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronari: Rrezja e dëgjimit: Emisione të pëlqyera: Stafi: Adresa: Kontakt:

263

30maj2005. FM 106.3Mhz. Qyteti i Elbasanit. Vrano Bejkova. Elbasan dhe rrethina. “Good Morning Elbasan!”, “Love story”, “Emisioni humoristik” etj. Ilirjan Sadiku, Ismail Çala, Gravlin Brett, Bruno Cani etj. Lagja “Sul Parpri”, rruga “Syrja Dylgjeri”, Qendra e Biznesit “ALSION”, Elbasan. Tel–05442467/mob-0682261842/0692083167/ e-mail - radioalsion@yahoo.com / info@alsionbusinesscenter.com / website: www.alsionbusinesscenter.com /.

Radio Alsion është një stacion e destinuar për të rinjtë, transmeton për ta muzikë që ndryshon tonalitetet dhe ngjyrat në çdo orë të ditës dhe të natës, ofron rock, blues, pop, country etj. Kjo menu muzikore gërshetohet mjeshtërisht dhe me programe të tjera që kanë në bazë fjalën dhe dialogun, programe që informojnë rrethrealitetit,diskutojnëdheanalizojnëtëtashmendhetëardhmen.RadioAlsion ështëdhenjëradiokomerciale,dukeofruarpërkrijuesdheperformatorëteknologjinë e saj të avancuar në studio, për të përgatitur spote e mesazhe promocionale për aktivitetet e biznesit, për të promovuar talente të reja në fushën e artit, për të realizuar rregjistrime të çdo lloji në parametra optimale. Prezentë në studion e saj kanë qënë për biseda e intervista personazhe të spikatur të jetës publike, të artit, politikës e sportit, të zgjedhur lokale dhe protagonistë të shoqërisë civile.


264

Arben Muka

Radio Alsion nisi aktivitetin më 30 maj të vitit 2005, në valën FM 106.3Mhz. Studio e saj është instaluar në një adresë të njohur në Elbasan, në qëndrën e biznesit që mban po të njëjtin emër dhe po të njëjtin pronar, Vrano Bejkova. Radio Alsion mund të dëgjohet me sinjal të fortë në qytet dhe rrethina. Stafi i radios e ka patur parasysh që në ditët e para të punës se target audienca për programet që emetohen është rinia. Një stacion i destinuar në rradhë të parë për gjeneratën e re, ose ata që ndjehen të rinj. Duke iu ofruar një variacion muzikor, që ndryshon tonalitetet dhe ngjyrat në çdo orë të ditës dhe të natës, ofron rock, blues, pop, country etj. Një pjesë e rrjetit të shërbimeve në qytetin e Elbasanit përdorin si sfond në ambjentet e tyre muzikën e miksuar nga DJ-të e Radios Alsion. Çfarë përbën dhe një argument më tepër për punonjësit e marketingut në sigurimin e reklamave dhe mesazheve promovuese brenda valëve të radios. Falë teknologjisë së avancuar dhe pajisjeve cilësore që ka studio e radios, nga stafi ofrohen për krijues dhe performatorë të muzikës rregjistrime dhe miksime të standartit të lartë. Gjithashtu përgatiten spote e materiale promocionale për çdo lloj aktiviteti e sipërmarrjeje, apo për të promovuar talente të reja në fushën e artit. Menuja muzikore gërshetohet mjeshtërisht dhe me programe të tjera që kanë në bazë fjalën dhe dialogun, programe që informojnë rreth realitetit vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar, diskutojnë dhe analizojnë të tashmen dhe të ardhmen. Radio Alsion transmeton emisione me tematikë të ndryshme, si problemet social ekonomike, historike, për rininë e fëmijët, programi humoristik etj. Emisioni parë i ditës është “Good Morning Elbasan!”, një variete formatesh, lajme, intervista, lidhje telefonike, njohje me përmbajtjen e faqeve të gazetave kryesore të ditës, horoskopi, moda etj. Më pas është një program me plotësimin e kërkesave të dëgjuesve, të cilët i shkruajnë preferencat e tyre me sms. Mbrëmjeve të vona të së premtes dhe të shtunës është programi relaksues “Love story”.


70 radio shqip në 70 vite

265

Prezente në studion e saj kanë qënë për biseda e intervista personazhe të spikatur të jetës publike, të artit, politikës e sportit, të zgjedhur lokalë dhe protagonistë të shoqërisë civile. Kështu mund të përmendim aktorin Guljem Radoja, regjisorin Spiro Duni, këngëtarët Redon Makashi, Shpat Kasapi e Dashnor Diko. Ndërkohë që në valët e Alsion Radio ka qënë disa herë i pranishëm grupi “Preludes”, me anëtarët dhe me menaxherin e të cilit janë realizuar disa herë lidhje telefonike direkt nga Gjermania, për përshtypjet dhe emocionet e tyre, aktivitetet më të fundit, planet dhe kalendarin e pritshëm të koncerteve dhe prodhimeve muzikore etj. Në stafin e Alsion Radio ndër më aktivët kanë qënë Ilirian Sadiku, redaktor, Ismail Çala, përgatitës dhe drejtues për emisionet me tema historike, Gravlin Brett, i ftuar rregullisht në studion e Alsionit për një periudhe 2 vjeçare, duke u angazhuar me konceptimin e realizimin e spoteve dhe mesazheve promocionale, Bruno Cani, DJ, etj.

Studio e radios.


266

Arben Muka

Radio Alsion ka një faqe aktive interneti për dëgjuesit dhe fansat.

Për të vlerësuar mbi nivelin e dëgjueshmërisë në pjesë të ndryshme të programit, apo në segmente të caktuara kohore, stafi i Radios Alsion zhvillon anketime sistematike në ambjente publike, në bare e lokale, në vende ku ka grumbullime, si në shkolla, universitetin e qytetit, me kalimtarë të rastit në rrugë, etj. Efekti i programit dallohet dhe nga telefonatat dhe sms-të që mbërrijnë në studio. Në bazë të rezultateve të këtij procesi matës të audiencës bëhen dhe lëvizje a përmirësime në strukturën programore.


70 radio shqip në 70 vite

66

RADIO SPORT FM 92Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Emisione të pëlqyera:

Stafi: Drejtoreshë: Adresa: Kontakt:

267

1 qershor 2005. FM 92Mhz. Qyteti i Tiranës. “Emocione dhe gola minutë pas minute në Radio Sport”, „Jashtë kornizave”, „Bllofi”, „Calcio mercato”, „Yjet e sportit në bulevard”, „Sfidat në fokus” etj. Amalia Dhamo (shefe e programacionit), Agron Kaja, Alborent Rama, Dritan Rama (gazetarë) etj. Elda Kasapi. Qendra Argëtuese „Blur”, kati i tretë, komuna Lundër, Tiranë. Tel – 048810130 / fax – 048810130 / mob-0692030100/0692079072/ vetëmsms:0683258899/.

Radio Sport është një stacion i profilizuar, një hapësirë e jashtëzakonshme me të rejatefunditngabotaesportit,parashikimedhehamendësimepërrezultatet,shifra, komente,klasifikime,portretekampionësh,protagonistëshdhetitullarësh.Njëradio qënëçdomomenttëmbannëkorrentmeatëqëndodhnëfushateblerta,nësalla të mbyllura a të hapura, njihesh me sfiduesit në gara e kampionate, fituesit dhe humbësit. Një nga emisionet që ka audiencë të madhe është “Emocione dhe gola minutëpasminutenëRadioSport”,qëpërgatitetngagazetariAgronKaja,kunuk mungojnë si të ftuar ekspertë e komentatorë të futbollit. Emisioni është në ditën e zhvillimit të ndeshjeve të Ligës Superiore (zakonisht të shtunën). Ditën e premte që luhet një ndeshje, ajo komentohet nga Alborent Rama. Në valët e Radio Sport gjen dhenjëmuzikëtëkëndshmeqëndërthurretnatyrshëmmeemocionetsportive.


268

Arben Muka

Duke qenë e para dhe e vetmja radio sportive në vend, Radio Sport synon të informojë dëgjuesit me gjithshka që ndodh në fushat dhe terrenet sportive, në çdo garë që zhvillohet në ambjente të hapura ose të mbyllura, minutë pas minute, në Shqipëri, a në vende të tjera. Radio Sport veç edicioneve të lajmeve shkurt, që i trasmeton rregullisht çdo dy orë, transmeton live rezultatet e ndeshjeve të kampionatit shqiptar të futbollit, si dhe kampionateve të vendeve europiane, duke plotësuar kurreshtjen e kënaqësinë e çdo fansi, apo të apasionuari të parashikimeve dhe lojës në skedina. Radio Sport ka një staf prej 10 vetësh, drejtori, shefi i programit, 3 gazetarë, 4 teknikë të gatshëm të transmetimit dhe inxhinieri. Pjesa më e madhe e punonjësve është me eksperiencë afër 5 vjeçare në radio duke iu përgjigjur kërkesave në rritje të teknologjisë radiofonike.

Studio kryesore në Radio Sport.

Disa nga emisionet dhe rubrikat kryesore që transmetohen në valët e Radio Sport janë: Ora 11.00 – 13.00 „Info Sport”. Çdo ditë lajmet dhe kuriozitetet më të fundit nga bota e sportit, të cilat ndërthurren me muzikë të zgjedhur. Ora 19.30 - 21.00 „Jashtë kornizave”. Të ftuar në studio, të cilët rëfehen për sukseset, ambicjet, pse jo dhe të fshehtat e tyre. Në këtë program që


70 radio shqip në 70 vite

269

Duke komentuar aktivitetet sportive të fundjavës.

organizohet çdo të mërkurë janë ftuar titullarë, kampionë e protagonistë të sportit shqiptar, si dhe gazetarë e analistë të njohur, si p.sh Kreshnik Tartari, Sulejman Demollari, Ela Tase, Mehdi Bushati, Medin Zhega, Gudar Beqiraj, Klodiana Shala, Fetije Kasaj, Indrit Fortuzi, Vasil Bici, Erkan Qerimaj, Bejkush Birçe, Fidel Ylli, Alfred Ferko, Fatmir Mneri, Tritan Kokona, Aurel Pepa, Bedri Alimehmeti, Erjon Todhe, Gjergj Cicani etj. Ora 21.00, çdo të hënë emisioni „Bllofi”. Komente për ato rezultate ndeshjesh, të cilat dalin jo sipas parashikimit të tifozëve dhe në veçanti të atyre të cilët luajnë në skedinat sportive. Dëgjuesit bëhen pjesë e emisionit nëpërmjet linjës telefonike dhe sms –ve. Ora 13.00 – 15.00, çdo të shtunë është „Calcio mercato”. Një hapësirë informative dedikuar transferimeve, shitjeve dhe blerjeve për ekipet shqiptare dhe ato të huaja. Ora 10.00 – 11.00, çdo të martë transmetohet emisioni „Yjet e sportit në bulevard”. Hit-et më të reja nga muzika e huaj, si dhe komunikim me dëgjuesit nëpërmjet sms-ve. Ora 10.00 – 11.00, çdo të dielë është emisioni „Top 10". Klasifikimi korrent shoqëruar me komente dhe kuriozite për këngëtarët dhe grupet, si dhe fati i albumeve të tyre më të fundit. Ora 11.30 – 12.30, çdo të dielë është programi „Blic”. Gjithshka rreth yjeve të kinemasë, protagonistëve të pasarelave të modës dhe skenave muzikore.


270

Arben Muka

Ora 14.30 – 15.30, çdo të martë është „Të mëdhenjtë e muzikës në Radio Sport”. Hit-et më të mira në vite. Larmi rrymash muzikore. Një nga emisionet që ka audiencë të madhe në valët e Radios Sport është “Emocione dhe gola minutë pas minute në Radio Sport”, që përgatitet nga gazetari Agron Kaja, ku nuk mungojnë të ftuar ekspertë e komentatorë të futbollit. Emisioni është në ditën e zhvillimit të ndeshjeve të Ligës Superiore (zakonisht të shtunën). Të premten që luhet një ndeshje, ajo komentohet nga Alborent Rama. Ora 12.30 – 14.30, çdo të shtunë është „Sfidat në fokus”, një emision mbi parashikimet në prag të zhvillimit të tyre. Krijon larmi dhe ndërthyrja e bisedave me këngët që transmetohen herë pas here. Emisione të tjera janë dhe „Sport magazine”, përgatitur dhe drejtuar nga Dritan Rama, i cili gjithashtu është dhe autori i programeve „Personazh” dhe „Barometri i javës”.

Gjatë një programi të drejtëpërdrejtë në valët e Radios Sport.


70 radio shqip në 70 vite

67

RADIO EGNATIA FM 100.6Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Rrezja e dëgjimit: Programe të pëlqyera: Stafi: Adresa: Kontakt:

271

14 dhjetor 2005. FM 100.6Mhz. Qyteti i Elbasanit. Elbasan, Gramsh, Librazhd, por edhe në një pjesë të Lushnjës e Kuçovës. „Mirëmëngjes!”, „Emisioni humoristik”, „I ftuari në studio” etj. Arbri, Tina, Ana, Olti, Nardi etj. Lagja „Partizani”, sipër Drejtorisë Arsimore, Elbasan. Tel – 05454060 / mob – 0692060921 / e-mail: radioegnatia@yahoo.com /.

Radio Egnatia është një stacion i ri në tregun radiofonik shqiptar, por që përpiqet tëkrijojënjëprofiltëveçantëdheatraktivpërdëgjuesitbrendadhejashtëElbasanit. Meemisionemuzikore,informativeetematike,kundiqenkritereprofesionaledhe etike, për ti qëndruar larg vulgaritetit dhe spontanitetit në komunikimin e drejtëpërdrejtë me publikun, ose argëtimin e tij. Objekt debati në Radion Egnatia bëhen fenomene të ditës që kanë të bëjnë me çështje social – ekonomike të pazgjidhura, ose që zvarriten nga administrata vendore e qëndrore, rrugët e kanalizimet,furnizimimeujëtëpijshëmdhemeenergjielektrike,cilësiaeshërbimit në tregje, në mjediset shëndetësore, në zyrat e gjëndjes civile etj. Këto tema të së përditshmesebëjnëmëtëafërtradionmedëgjuesit,pasijujapinatyrenjëmundësi të shprehjes së mendimit, gjykimit dhe alternativës publikisht në dobi të vetvetes dhekomunitetit.


272

Arben Muka

Radio Egnatia është pjesë e grupit mediatik lokal, radioteleviziv, me të njëjtin emër, që ka nisur nga puna më 14 dhjetor të vitit 2005, në valën FM 100.6Mhz. Për elbasanasit, apo dhe banorët e zonave fqinje logo „Egnatia”, ka qënë e njohur më herët nga emetimet televizive, ndaj sinjali audio ishte i njohur që në ditët e para. Pas marrjes së lejes për aktivitet nga autoriteti i Këshillit Kombëtar të Radiove dhe Televizioneve, dhe me vendosjen e transmetuesit në një pikë të lartë të Qafë Krrabës, Radio Egnatia arrihet të kapet përveç Elbasanit dhe në Gramsh e Librazhd, por dhe në disa pjesë të Lushnjës, Kuçovës etj.

Studio e radios.

Programet e Radios Egnatia fillojnë herët në mëngjes, me një kolazh të këngëve popullore, jo vetëm nga zona e Shqipërisë së Mesme, por dhe nga Veriu e Jugu, madje dhe nga trevat ku banojnë shqiptarët, në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Kjo është hapësira më e pëlqyer e moshës së tretë, që zgjohet herët dhe që dëshiron të pijë kafen në shoqërinë e valës FM 100.6Mhz. Muzika e përzgjedhur herët në mëngjes është prezente dhe në baret, apo lokalet e qytetit, të cilat sapo kanë nisur nga shërbimi për klientët. Emisioni i rradhës është „Mirëmëngjes!”, një program i larmishëm, që ka disa rubrika të përhershme, si titujt e gazetave kryesore, lajme lokale dhe kombëtare të ditës


70 radio shqip në 70 vite

273

së kaluar, si dhe ato që pritet të ndodhin, kuriozitete, histori humori, telefonata, sms, këngë dhe melodi, parashikimi i motit, minutazhi kulturor dhe sportiv etj. Në emisionin e mëngjesit trajtohen shpesh dhe probleme apo ngjarje me karakter lokal. Objekt debati bëhen fenomene të ditës që kanë të bëjnë me çështje social – ekonomike të pazgjidhura, ose që zvarriten nga administrata vendore, rrugët e kanalizimet, furnizimi me ujë të pijshëm dhe me energji elektrike, cilësia e shërbimit në tregje, në mjediset shëndetësore, në zyrat e gjëndjes civile etj. Këto tema aktualiteti e bëjnë më të afërt radion me dëgjuesit, pasi ju japin atyre një mundësi të shprehjes së mendimit, gjykimit dhe alternativës publikisht dhe në dobi të komunitetit. Dy herë në javë Radio Egnatia transmeton një emision humoristik, i cili ka gjithmonë lidhje nëpërmjet telefonit me dëgjuesit. Emisioni ngre argumenta dhe ide në një këndvështrim të veçantë, të cilat bëhen objekt i komunikimit mes studios dhe audiencës, duke u karakterizuar me nota humori dhe satire, duke krijuar një atmosferë të këndshme argëtuese dhe relaksuese. Emisioni ka dhe materialin muzikor që është në funksion të përmbajtjes dhe situatës që krijohet. Pjesë e emisioneve janë dhe të ftuarit nga fusha e muzikës, krijues dhe këngëtarë të njohur në rrethin e Elbasanit. P.sh në studion e Radios Egnatia janë intervistuar, ose është zhvilluar bisedë me pjesmarrjen e dëgjuesve nëpërmjet telefonatave me këngëtarin Mehdi Zena, kompozitorin me eksperiencë Edmond Rrapi, apo me njërin nga zërat e rinj më të dashur për elbasanasit, Arbër Arapi. Programet e mirëfillta muzikore janë të specifikuara sipas llojit të lëndës dhe orarit kur transmetohen. Gjatë ditës jepet muzikë Gold e miksuar me kujdes nga DJ-të, ndërkohë që në mbrëmje muzika është kryesisht për gjeneratën e të rinjve. Nga ora 13.00 deri të nesërmen në orën 09.00, para se të fillojë emisioni „Mirëmëngjes!”, Radio Egnatia jep në çdo orë të plotë një


274

Arben Muka

buletin lajmesh nga vendi dhe bota. Në stafin e radios punon një ekip të rinjsh. DJ Arbri ka qysh nga dita e parë e transmetimit të Radios Egnatia dhe është „truri” i miksimeve dhe përzgjedhjes së muzikës. Gjithashtu për emisione apo rubrika të veçanta punojnë Tina, Ana, Olti, Nardi etj.


70 radio shqip në 70 vite

68

275

RADIO SOT FM 98.1Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Pronari: Rrezja e dëgjimit: Programe të pëlqyera:

1 qershor 2006 FM 98.1Mhz. Qyteti i Tiranës. Arjan Prodani. Tiranë dhe Durrës. „Emisioni i mëngjesit”, „Kuzhina sot”, „Sot s’ka gjumë” etj. Stafi: Griselda Bano, Gazmend Agai, Keti Bashhysa, Gëzimi dhe Luani si DJ etj. Drejtuesja e parë: Vasilika Dini. Mbyllja provizore e sinjalit: 24 nëntor 2006.

Radio Sot mbetet më jetëshkurtëra në tregun audio. Por gjithësesi ajo ka lënë gjurmë me programin e saj informativ, debatues e argëtues, në një kooperim të frutshëm me gazetën e përditshme që kishte po të njëjtin emër. Çdo mbrëmje transmetohej një emision me tema sociale. Drejtuesi i programit propozonte një temëpërdiskutim,përtëcilëndëgjuesitjepninmendiminetyrenëpërmjettelefonit. Kyprogramishtenjëhapësirëqëafronteshumëdëgjues,qëjujepteatyremundësinë për të shprehur lirshëm opinionin mbi çështje që preknin ata personalisht dhe komunitetinkubanoninosepunonin.Programigjatëfundjavësishtemëipasuruar me elementë argëtues e zbavitës, ku spikaste emisioni „Sot s’ka gjumë!”, nga ora 23.00derinëorën03.00tëmëngjesittënesërm.Emisioniishtenjëkomunikimme të pagjumët, që i bënin shoqëri valëve të Radios Sot, në pjesën më të madhe vetëm dukedëgjuardialogundheilustriminmuzikor,ashtusikundërnukmungonindhe ata që kërkonin të ishin pjesë e programit me anë të linjës telefonike.


276

Arben Muka

Radio Sot nisi nga puna më 1 qershor 2006, në frekuencën e njohur 98.1, ku për vite më parë ka transmetuar Radio Koha. Në javët e para Radio Sot emetonte kryesisht muzikë, derisa u ndërtua stafi i gazetarëve dhe teknikëve, si dhe u konceptuan emisionet e para. Redaksia e radios u ngrit në ambjentet e gazetës së përditshme me të njëjtin emër, e cila ishte po në pronësi të biznesmenit Arjan Prodani. Në këtë aspekt Radio Sot kishte një suport të fuqishëm nga rrjeti i reporterëve që gazeta kishte në redaksinë qëndrore në Tiranë, apo bashkëpunëtorët në rrethet kryesore të vendit. Radio tentoi të hynte vrullshëm në tregun e radiofonik me programet informative, të debatit me dëgjuesit dhe ato argëtuese, në një transmetim 24 orë që dëgjohej në dy rrethet kryesore të vendit, në Tiranë dhe Durrës.

Studio e Radios Sot.

Pas një periudhe provash dhe eksperimentesh filluan edicionet e lajmeve, si dhe emisioni i mëngjesit. Gjatë ditës kishte tre edicione informative, të cilat ishin mbulim i ngjarjeve kryesore nga vendi, rajoni dhe bota. Kryesisht kishte lajme nga zhvillimet e brendshme politike, aktiviteti në parlament, tema sociale, kulturore, sportive etj. Një pjesë e lëndës së edicioneve informative ishte të nesërmen prezente më e thelluar dhe e plotësuar në faqet e gazetës „Sot”. Kështu radio dhe gazeta ishin në lidhje organike me njera tjetrën, duke informuar, analizuar e vëzhguar aktualitetin, si dhe progonozuar për zhvillimet


70 radio shqip në 70 vite

277

e pritshme. Nga ora 07.00 deri në orën 08.00 ishte emisioni i mëngjesit. Pasqyra e shtypit të ditës pasohej nga telefonata të drejtëpërdrejta me dëgjuesit, të cilët të ngacmuar nga titujt kryesorë të gazetave trajtonin probleme të ditës, jepnin opinionin e tyre për zhvillimet e një dite më parë, por dhe ngrinin shqetësime nga jeta e tyre e përditshme në familje e komunitet. Emisioni i mëngjesit jepte dhe informacion për parashikimin e motit, horoskopin, paralajmërimi për ndonjë aktivitet me rëndësi që pritej të zhvillohej gjatë asaj dite etj. Rritëm emisionit i jepte dhe muzika e zgjedhur, që shërbente dhe si kalim nga një pjesë e programit në një tjetër. Në orën 11.00 ishte emisioni „Kuzhina sot”, një hapësirë në ndihmë të gatimit në familje, ku prezantoheshin receta gjithëfarëlloj, të çdo vakti dhe sebepi në shtrimin e tryezës. Në orën 17.00 transmetohej intervista e ditës, ku i ftuar ishte një personazh i njohur i jetës kulturore e artistike në Shqipëri. P.sh janë intervistuar në mikrofonin e Radios Sot, prof. Zhani Ciko, Eli Fara, Alida Hisku, Dave Gjergji, Gëzim Nika, Poni, Nertila Vreto, Petrit Lulo, Greta Koçi etj. Intervistat e tyre, të plota ose të pjesshme botoheshin të nesërmen në faqet e gazetës „Sot”, të ilustruara dhe me fotografi.

Prof. Zhani Ciko i ftuar në Radion Sot.


278

Arben Muka

Ambjent studioje.

Në orën 20.00 deri në 21.00, për çdo ditë ishte emisioni me temat sociale. Drejtuesi i programit propozonte një temë për diskutim, për të cilën dëgjuesit jepnin mendimin e tyre nëpërmjet telefonit. Ky program ishte një hapësirë që afronte dëgjuesit, që ju jepte atyre mundësinë për të shprehur lirshëm opinionin mbi çështje që preknin ata personalisht dhe komunitetin ku banonin ose punonin. Programi gjatë fundjavës ishte më i pasuruar me elementë argëtues e zbavitës, ku spikaste emisioni i natës „Sot s’ka gjumë!”, nga ora 23.00 deri në orën 03.00 të mëngjesit të nesërm. Emisioni ishte një komunikim me të pagjumët, që i bënin shoqëri valëve të Radios Sot, në pjesën më të madhe vetëm duke dëgjuar dialogun dhe ilustrimin muzikor, ashtu sikundër nuk mungonin dhe ata që kërkonin të ishin pjesë e programit me anë të linjës telefonike. Në stafin e Radios Sot bënin pjesë Vasilika Dini, si drejtuese, Griselda Bano, që përgatiste dhe drejtonte emisionin „Kuzhina sot”, Gazmend Agai, i cili drejtonte emsionin e mëngjesit, Keti Bashhysa, që për disa kohë ka qënë drejtuese e redaksisë, dy DJ-të Gëzimi dhe Luani, pa harruar dhe reporterët e bashkëpunëtorët e redaksisë së të përditshmes „Sot”. Radio është në një proces gjyqësor me KKRT-në. Pronari i radios planifikon që brenda 6 mujorit të parë të vitit 2008 të riorganizojë stafin dhe të ristrukturojë të gjithë strukturën programore.


70 radio shqip në 70 vite

69

RADIO X FM 93.1Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Pronar dhe drejtor: Vendndodhja: Programe të pëlqyera: Stafi: Kryeredaktor: Adresa: Kontakti:

279

7 korrik 2006. FM 93.1Mhz. Petref Velçani. Qyteti i Fierit. „Shqip dhe shkoqur”, „Ora juaj’”, „ X në mes”, „Emisioni humoristik”, „I ftuar në studio” etj. Keidi Velçani, Alen Bregovina, Elta Velçani etj. Adriatik Golemi. Lagjja „Konferenca e Pezës”, kompleksi „ Mërtiri Tragjas”, Pallati 2, Seksioni 2, kati 11, Fier. Tel – 03429990 / mob – 0692821121 / e-mail - keidi_dj@hotmail.com / website www.radiox-al.com /.

Radios X, si sinjali i katërt radiofonik në Fier, iu desh të shfaqte qysh në ditët e para të transmetimit të veçantat në profilin e saj, për të marrë hapësira në audiencën lokale. „Është quajtur X për dy arësye thelbësore. Së pari, në teoritë e marketingut thuhet se emri i produktit duhet të jetë sa më i shkurtër dhe më i përdorshëm nga konsumatorët. Së dyti, duke bërë një shpjegim filozofiko-matematikor thuhet se „x”-i është një variabël i funksionit, në bazë të vlerave të të cilit ndryshon dhe vlera e funksionit. Atëhere, me programet e saj Radio X synon të ndikojë në evoluimin e mentalitetit të çdo dëgjuesi, synon ndryshimin pozitiv të të gjithë komunitetit”. Për tërheqjenemendimittëdëgjuesve,stafiorganizontakimemegrupetëndryshme dëgjuesish, në një kohë që për preferencat dhe mendimin e të rinjve shpërndahen herëpashere në shkollat e mesme të rrethit të Fierit pyetësorë të detajuar.


280

Arben Muka

Radio X filloi nga transmetimi më 7 korrik 2006, në frekuencën FM 93.1Mhz. Radio mbulon me sinjal, veç rrethit të Fierit dhe Lushnjën, Mallakastrën dhe Beratin. Stafi e nisi punën me një veprimtari promovuese, një koktej festiv me pjesmarrjen e gjërë të gazetarëve lokalë, intelektualëve, përfaqësuesve nga komuniteti i biznesit, të zgjedhur të pushtetit vendor, dashamirës të transmetimeve radiofonike etj. Një pjesë e tyre u intervistua drejtpërdrejtë në valët e Radios X, duke shprehur besimin se stacioni i sapo themeluar do të ishte në shërbim të komunitetit, për informim dhe argëtim. Qysh gjatë atij aktiviteti stafi shprehu objektivin për të ndërtuar një media të lirë dhe pa çensurë.

Shiritin e inagurimit të Radios X e preu një nga personalitetet më të njohura të arsimit në Fier, mësueja veterane e gjuhë letërsisë, Vjollca Omari, korrik2006.

Themeluesi i radios, gazetari Petref Velçani shpjegon emrin e radios: „Është quajtur X për dy arësye thelbësore. Së pari, në teoritë e marketingut thuhet se emri i produktit duhet të jetë sa më i shkurtër dhe më i përdorshëm nga konsumatorët. Së dyti, duke bërë një shpjegim filozofiko-matematikor them se „x”-i është një variabël i funksionit, në bazë të vlerave të të cilit ndryshon dhe vlera e funksionit. Atëhere, me programet e saj Radio X synon të ndikojë në evoluimin e mentalitetit të çdo dëgjuesi, synon ndryshimin pozitiv të të gjithë komunitetit”.


70 radio shqip në 70 vite

281

Programet ditore hapen me emisionin e mëngjesit „Shqip dhe shkoqur”, nga ora 07.00 deri në 09.00. Për dy orë transmetim në qëndër të vëmendjes është komunikimi me dëgjuesit rreth një teme të caktuar, që në fakt ka lidhje me problemet që shqetësojnë komunitetin, nga fusha social ekonomike, por dhe politike, kulturore, sportive etj. Gjatë emisionit i lihet vend dhe shfletimit të faqeve të gazetave kryesore, përmbajtja e të cilave bëhet shpesh objekt debati nga ndërhyrjet telefonike të dëgjuesve. Shumë interes krijon rubrika „Thashethem apo e vërtetë?!”, ku sërish janë telefonuesit e drejtpërdrejtë në studio që komentojnë dhe shprehin opinione rreth një ngjarje apo dukurie aktualiteti. Diskutimi në këtë pjesë të emisionit bëhet brenda normave të etikës, duke mos spekuluar në trajtimin e çështjeve që preken. Gjithashtu pjesë e programit është dhe informimi rreth çmimeve kryesore në treg, parashikimi i motit, horoskopi, kursi i këmbimit valutor dhe të tjera të dhëna që i vlejnë dëgjuesit në fillim të ditës. Një emision tjetër i përditshëm është „Ora juaj”, që transmetohet nga ora 14.00 deri në 16.00. Ky është një program argëtues muzikor, ku repertori zgjidhet nga vetë dëgjuesit nëpërmjet sms-ve që dërgojnë në studio. Gjithashtu

Themeluesi i radios Petref Velçani dhe kryeredaktori Adriatik Golemi.


282

Arben Muka

Këngëtari i njohur Erjon Korini është njëri prej miqve më të ngushtë të Radios X.

me guston e tyre bëhet dhe zgjedhja e të ftuarit për emisionin e rradhës në këtë emision, i cili mund të jetë prezent në studio, ose mund ta zhvillojë intervistën nëpërmjet telefonit. Nga fluksi i madh i sms-ve dhe telefonatave që ka „Ora juaj”, mbetet nga programet më të ndjekura në Radion X. Nga ora 21.00 deri në orën 23.00 është emisioni „X në mes”, i cili veç informacioneve nga zhvillimet e ditës, kuriozitetet dhe njoftimet kulturore nga vendi e bota, lë në dispozicion të dëgjuesve dy numra telefoni në studio, një për djemtë dhe një për vajzat. Iu jepet kështu mundësia që të jenë në komunikim të drejtpërdrejtë një djalë dhe një vajzë, të cilët krijojnë një atmosferë interesante, me drojtje apo pa lidhje fare, por që në disa raste ka shërbyer dhe si një fillim i miqësisë së ngushtë me njeri-tjetrin. Për tërheqjen e mendimit të dëgjuesve, stafi organizon takime me grupe të ndryshme dëgjuesish, në një kohë që për preferencat dhe mendimin e të rinjve shpërndahen herëpashere në shkollat e mesme të rrethit të Fierit pyetësorë të detajuar. Në stafin e Radios X punojnë: Adriatik Golemi, kryeredaktor, Elta Velçani, gazetare dhe drejtuese emisionesh, Alen Bregovina, montazhier dhe teknik, Keidi Velçani, DJ e administrator etj. Drejtor është Petref Velçani.


70 radio shqip në 70 vite

70

RADIO LOGOS FM 94.2Mhz

Fillimi i transmetimeve: Frekuenca: Vendndodhja: Rrezja e dëgjimit: Programe të pëlqyera: Adresa: Kontakt:

283

5gusht2007. FM 94.2Mhz. Qyteti i Pogradecit. Qyteti i Pogradecit dhe zonat rreth liqenit të Ohrit. „Pogradeci sot”, „Në faqet e librave”, „Emisioni për gruan” etj. Lagja 1, ndërtesa dy katëshe, në krah të Internet Caffe-në në qëndër të Pogradecit. Tel – 08326417 / mob – 0682231763 / vetëm sms – 0692406312 / e-mail - radiologos@asamblejabiblike.com / website: www.asamblejabiblike.com /.

Radio Logos është një radio edukative, nga më të rejat në Shqipëri, që ka në fokus tëprogrameveevidentiminevleravenjerëzore,tëindividitdhetëfamiljes,diskutimit e analizës së çështjeve bazë në ekzistencën dhe transformimin e njeriut, marrëdhëniet e tij shpirtërore, pozita në komunitet etj. Duke patur një gjatësi vale qëebëntëkapshmenëdypjesëteLiqenittëOhrit,atëshqiptaredhemaqedonase, RadioLogosështësinjëurëkomunikimimesfqinjëve,njëpasqyruesibashkëpunimit mes njerëzve të origjinave të ndryshme, të përkatësive të njëjta e të ndryshme të besimit etj. Në programin e radios i kushtohet rendësi e madhe dhe temave që shpesh konsiderohen si „të vogla” në shoqërinë shqiptare, si ndihma e kujdesi për gratë e vajzat, për fëmijët, për minoritetin rom, mësimi i gjuhës së huaj etj. Radio Logos është modeli i radios që respekton me fanatizëm të drejtën e autorit në transmetiminesaj.


284

Arben Muka

Themelimi i Radio Logos ishte një ngjarje e veçantë për qytetin e vogël buzë liqenit. Është radio e parë private që ka nisur të punojë më 5 gusht të vitit 2007, (pak javë më parë ka patur një periudhë transmetimi eksperimental e spontan), e pozicionuar në FM 94.2Mhz. Duke aktivizuar e afruar një staf të rinjsh e të rejash nga qyteti i Pogradecit, Radio Logos ishte për ta në një farë mënyre kursi i parë trajnues për gazetarinë, për konceptimin e lajmit dhe çdo produkti tjetër audio, për transmetimet e drejtpërdrejta, për emisionet e rregjistruara etj. Pasiguritë apo ngatërresat e ditëve të para në lëshimin e muzikës, në leximin e teksteve para mikrofonit, janë kapërcyer dhe kujtohen si me shaka nga gazetarët e bashkëpunëtorët. Gradualisht është strukturuar një program solid, i larmishëm në formë dhe përmbajtje, duke i sistemuar në orare të përshtatshme emetimi, duke siguruar ofrimin në kohën e duhur të temës së duhur dëgjuesve të Radio Logos.

Lenci Tona në pultin qëndror.

Redaksia i është përshtatur dhe infrastrukturës reale në qytet, duke futur në sistem gjerneratorë dhe pajisje alternative në përballimin e ndërprerjeve të shumta të furnizimit me energji elektrike që ndodhin në të gjithë zonën. Sinjali i Radio Logos kapet jo vetëm në qytetin e Pogradecit, por dhe në komunat përreth, si dhe në zonat rreth liqenit të Ohrit, në territorin shqiptar e atë maqedonas. Duke luajtur në një farë mënyre rolin e urës së komunikimit


70 radio shqip në 70 vite

285

Sarah Sturm në studio.

mes dy fqinjëve, një pasqyrues i bashkëpunimit dhe solidaritetit mes njerëzve të origjinave të ndryshme, të përkatësive të njëjta apo të ndryshme të besimit etj. Emri Logos (që në greqisht do të thotë „fjalë”) përbën dhe thelbin e misionit të këtij radiostacioni: dëshirën që radio të ketë një mesazh, diçka që të inkurajojë e frymëzojë dëgjuesit e vet në jetën e tyre personale e familjare. Radio nuk ka qëllime komerciale, por thjesht edukative tek njerëzit, tek komuniteti. Shumica e programeve të Radios Logos është në gjuhën shqipe, por në pjesë të veçanta ka transmetime në gjuhën angleze, rome e maqedonase. Çdo orë të ditës janë renditur emisione specifike, të cilat kanë problematika të ndryshme, si psh., për familjen, për gratë e fëmijët, për arkitekturën, restaurimin dhe historinë e ndërtimeve në shekuj, për muzikën klasike, lexime nga libra të autorëve të mëdhenj etj. Ka një raport të drejtë mes programeve me të folur e diskutim në studio dhe atyre argëtuese me bazë lëndën muzikore, duke e bërë radion fleksibël dhe jo të lodhshme për dëgjuesit e rregullt, si dhe atraktive për ata që hyjnë rishtaz në valët e saj. Një nga emisionet më të ndjekura është „Pogradeci sot”, ku gjithmonë është një i ftuar i veçantë. Kanë qënë pjesë e emisionit drejtues të pushtetit vendor, politikanë të forcave të ndryshme, deputëtë të parlamentit, autorë të famshëm amerikanë, disa mësues


286

Arben Muka

profesionistë, të cilët kanë qënë për vizitë në Pogradec etj. Radio Logos është nga të paktat njësi mediatike elektronike që tregohen fanatike në respektimin e së drejtës së autorit për programet që bëhen pjesë e transmetimeve të saj. Nga stafi i radios përgatiten në çdo rast kërkesa të veçanta për sektorin e të drejtës së autorit pranë Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit në Tiranë, për ato programe ose krijime të ndryshme që janë të huazuara. Në respekt të ligjit shqiptar për të drejtën e autorit, radio vetëm kur merr o.k nga KKRT-ja, bën pjesë të transmetimeve të saj programet, ose krijimet e huazuara, duke qënë kështu një model i korrektesës maksimale, në atmosferën jo fort korrekte të medias shqiptare në këtë aspekt.

Godina në qëndër të qytetit të Pogradecit ku është instaluar Radio Logos.


70 radio shqip në 70 vite

287

III. Radio të tjera


288

Arben Muka


70 radio shqip në 70 vite

289

Listaplotësueseeradiove

Në periudhën e lulëzimit të radiove private në Shqipëri pas gjysmës së dytë të viteve ‘90, veç atyre që janë përmendur në kapitullin e kaluar, janë evidentuar dhe të tjera stacione radiofonike, për të cilat, për fat të keq ka mungesë të dhënash rreth aktivitetit të tyre. Disa prej radiove që listohen më poshtë, duket se nuk kanë patur fat në veprimtarinë e tyre, pasi kanë qëndruar „on air” vetëm në një periudhë të shkurtër, aq sa nuk kanë mundur të mbijetojnë në tregun e audiomedias, duke mbetur thuajse në parametrat e një altoporlanti, pa formë e pa identitet. Ka prej tyre dhe stacione me vite të tëra në transmetim, por nga pronarët e menaxherët nuk u pa e udhës dhënia e informacionit për këtë botim. Por gjithësesi të 18-a mbeten pjesë e historisë së radios shqiptare. Krahas emrit të saktë të stacioneve të tjera private lokale është shënuar qyteti ku janë instaluar dhe viti i fillimit të punës së tyre. 71. Radio Plus

Shijak

1996

72. Radio Teuta

Durrës

1997

73. Radio Antena

Tiranë

1997

74. Radio Bashkia

Tiranë

1998

75. Radio Alba

Tiranë

1998

76. Radio Iliria

Tiranë

1998

77. Radio Alfa & Omega

Tiranë

1999


290

Arben Muka

78. Radio 101

Tiranë

1999

79. Radio Calvin

Tiranë

1999

80. Radio Jon

Vlorë

1999

81. Radio Real

Durrës

1999

82. Radio Skorpion

Tiranë

2000

83. Radio Ohnezmi

Sarandë

2000

84. Radio Butrinti

Sarandë

2001

85. Radio Oxygen

Tiranë

2001

86. Magic Radio Aldo 03

Tiranë

2002

87. Radio Rock

Tiranë

2003

88. Radio Euro Star

Tiranë

2003


70 radio shqip në 70 vite

291

IV. Programet në shqip në valët e radiostacioneve të huaja


292

Arben Muka


70 radio shqip në 70 vite

1

293

RADIO ZËRI I AMERIKËS

Fillimi i transmetimeve: Vendndodhja: Kryeredaktor: Stafi në vite:

Gazetarët në terren: Adresa: Kontakt:

13maj1943. Washington DC, USA. Arben Xhixho. Elez Biberaj, ish kryeredaktor, Ilir Ikonomi, Laura Konda. Zamira Edwards, Izabela Çoçoli, Astrit Lulushi, Kejda Kostreci, Ardita Simiçi, Arben Zajmi, Rudina Dervishi, Kastriot Haxhiaj etj. Armand Mero, Ilirjan Agolli, Pëllumb Sulo, Rajmond Kola, Besim Abazi, Edona Demaj e Isak Ramadani. 330 Independence Avenue SW, Room #3720, Washington, DC 20237, USA Tel – 0012023825494 / fax - 0012023825504 / e-mail - shqip@voanews.com / www.zeriamerikes.com /.

Për gati 5 dekada Shqipëria u sundua nga një prej regjimeve më shtypëse në Evropën Lindore. Në asnjë vend tjetër regjimi nuk ishte në gjendje të ushtronte një kontroll kaq të fortë dhe të vazhdueshëm ndaj shtypit sa në Shqipëri. Mungesa e besimittekshtypivendasibërishumëshqiptarëqëtëktheheshinpërinformacione tek Zëri i Amerikës. Përmes mbulimit të temave të ndryshme, politike, ekonomike dhekulturore,shërbimishqipiZërittëAmerikësshpresontetënxistedhendikonte mbi ata anëtarë të elitës politike në Shqipëri, që mund të bëheshin nismëtarë të ndryshimeve në sistemin e ashpër të vendit të tyre. Një ndihmesë e madhe për historinë e shërbimit shqip erdhi në pranverën e vitit 1990, kur Shqipëria vendosi lidhjetëdrejpërdrejtatelefonikemeShteteteBashkuara.Përherëtëparë,shërbimi ishte në gjendje të realizonte intervista telefonike me njerëz dhe në Shqipëri.


294

Arben Muka

Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe filloi nga transmetimet më 13 maj të vitit 1943. Ato u ndërprenë më 1945 dhe rifilluan pas 8 viteve, më 13 maj të vitit 1951, duke vazhduar pandërprerje dhe në ditët e sotme. Shumë njerëz në Shqipëri mendojnë se Zëri i Amerikës ka luajtur një rol kyç në nxitjen e zhvillimeve demokratike. Ish korrespondenti i Nju Jork Tajmsit, David Bajnder, shkruante në atë kohë: “Në vitin 1990, shqiptarët filluan të ngrihen kundër

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani gjatë interviste për programin në shqip të Radios Zëri i Amerikës, tetor 2007.

diktaturës 46 vjeçare të Enver Hoxhës dhe pasuesve të tij. Shërbimi shqip i Zërit të Amerikës luajti një rol të madh dhe personeli, relativisht i vogël i këtij shërbimi, ishte burim informacioni duke u bërë jehonë jo vetëm lajmeve që arrinin të dilnin nga Shqipëria, por edhe duke u treguar shqiptarëve, përfshirë edhe atyre në qeveri, se çfarë po ndodhte në të vërtetë në këtë vend të izoluar”. Një ndihmesë e madhe për historinë e shërbimit shqip, erdhi në pranverë të vitit 1990, kur Shqipëria vendosi lidhje të drejpërdrejta telefonike me Shtetet e Bashkuara. Për herë të parë, shërbimi ishte në gjendje të realizonte intervista telefonike me njerëz në Shqipëri. Pikërisht në emisionet e këtij programi të


70 radio shqip në 70 vite

295

ndjekur nga shqiptarët kudo ndodhen, intelektualë dhe veprimtarë të njohur shprehën pikëpamjet e tyre të kundërta me vijën zyrtare. Në vjeshtë të vitit 1990, këta intelektualë dhe veprimtarë dolën si udhëheqësit e partive të opozitës. Momente të rëndësishme nga shërbimi shqip, janë mbulimi i ngjarjeve të demonstratave të studentëve në dhjetor të vitit 1990, që çuan në legalizimin e partive të opozitës, greva e urisë e studentëve, që çoi në heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga UniversitetiiTiranës,grevaeminatorëvetëValiasit,eorganizuar në mbështetje të kërkesave të opozitës për ndryshime të shpejta ekonomike e politikedhezgjedhjetemarsit1991,qëishinzgjedhjeteparapluralistenëShqipëri që nga vitet ’20. Moment tjetër kulmor ka qënë dhe pranvera e vera e vitit 1999 gjatë luftës në Kosovë, kur dhe shërbimi shqip i Zërit të Amerikës i shtoi transmetimet e veta në 6 emisione në ditë. Pikërisht në këtë kohë, më 9 nëntor të vitit 1999, Zëri i Amerikës në shqip filloi edhe programin televiziv Ditari, i cili në pak kohë u bë emision shumë i ndjekur. Ditari ishte dhe një veçori e Zërit të Amerikës në raport me radiot e tjera të huaja që transmetojnë në gjuhën shqipe, duke afruar shumë ndjekës që tashmë kishin mundësinë që ti ndiqnin informacionet dhe kronikat tematike nëpërmjet ekranit. Aktualisht shërbimi në shqip i Zërit të Amerikës transmeton tri herë në ditë: 07.00 – 07.30 (në

Gjatë programit informativ të orës 18.00që jepet dhe në valët televizive dhe në radio, nëntor 2007.


296

Arben Muka

Faqja e internetit të programit shqip të Radios Zëri i Amerikës.

valët e radios); 18.00 – 18.30 (në valët televizive dhe në radio) dhe programi i fundit është në orën 20.30 deri në 21.00 (në valët e radios). Ndër emrat që kanë qënë pjesë e stafit në vite në shërbimin shqip të Radios Zëri i Amerikës është Elez Biberaj, kryeredaktor dhe protagonist i emisioneve deri në vitin 2003, kur u emërua në një post më të rëndësishëm në Zërin e Amerikës, si Drejtor për Euro – Azinë, Arben Xhixho, aktualisht kryeredaktor, Ilir Ikonomi, Laura Konda. Zamira Edwards, Izabela Çoçoli e Astrit Lulushi. Më pas i janë bashkuar stafit gazetarë më të rinj si Kastriot Haxhiaj, Kejda Kostreci, Ardita Simiçi, Arben Zajmi, Rudina Dervishi etj. Shërbimi në shqip i Zërit të Amerikës ka dhe një rrjet të korrespondentëve në rajon, si Armand Mero dhe Ilirjan Agolli në Tiranë (kanë punuar më parë Xhevdet Shehu dhe Mero Baze), Pëllumb Sulo nga Shkodra, Rajmond Kola nga Gjirokastra, Besim Abazi dhe Edona Demaj nga Kosova dhe Besim Abazi nga Maqedonia. Intervista të personazheve publike dhe politike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, si dhe nga SHBA dhe institucionet e rëndësishme ndërkombëtare që transmetohen në valët e Zërit të Amerikës, botohen të plota ose të pjesshme nga mediat kryesore në gjuhën shqipe, ose shërbejnë si referenca për analiza dhe komente, që ato bëjnë për zhvillimet në rajon.


70 radio shqip në 70 vite

2

RADIO VATIKANI

Fillimi i transmetimeve: Vendndodhja: Kryeredaktor: Stafi në vite:

Adresa: Kontakt:

297

3 tetor 1951. Vatikan. Don David Gjugja. Mons. Zef Shestani, Zef Pali, Andrea Shuli, Luçia Laca, Gjon Gjomarkaj, Ana Luka, Katarina Nushi, Klaudia Bumçi etj. Piazza Pia 3, 00120, Città del Vaticano. Tel-00390669884302/003900669883098/ e-mail - alban@vatiradio.va website: www.radiovaticana.org / www.vatican.va /

.

Emisioni i parë i Radio Vatikanit në gjuhën shqipe ka qënë “Udha e Krygjes”, afër 57 vjet më parë, një emision që fliste për udhën e mundimeve të Krishtit deri në vdekjen e Tij në kryq. Kjo ishte e lidhur dhe me fatin e popullit shqiptar që jetonte atë kohë nën diktaturën komuniste. Rregjimi bënte çmos të mbyllte çdo gojë që fliste në emër të Zotit, kur persekutonte ose ekzekutonte priftërinj, murgesha e besimtarëkatolikë(pordhengabesimetetjera),porRadioVatikanifilloitëçojëtek shqiptarët zërin e fesë e të Atit të Shenjtë, ngushëllim e shpresë, duke i shoqëruar me emisione për shenjtërit e festat liturgjike, të përcjella në mbarë botën, por jo në Shqipërinë ateiste. Shumë shtëpi katolikësh u kthyen në kisha të vogla, ku çdo të shtunë thuhej Rruzarja Shenjtë, sëbashku me Mons. Zef Shestanin, përgjegjësi i parë i programit shqip të radios, me Atë Daniel Gjeçajn, meshtar françeskan, i strehuarpolitiknëItali,menjëgrupmurgeshashebesimtarëshshqiptarë,qëluteshin përpopullinshqiptarngamikrofoniiRadioVatikanit.


298

Arben Muka

Programi shqip i Radio Vatikanit filloi nga transmetimi mbrëmjen e 3 tetorit 1951, duke u përcjellë për dëgjuesit në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e kudo ku jetojnë e punojnë shqiptarë me valë të shkurtëra, të mesme dhe FM. Programi që zgjaste 14 minuta jepej fillimisht 3 herë në javë, deri sa më pasupërditësua.Pasluftësnë Kosovë programi shkoi në 19 minuta dhe për arësye teknike ky program nuk dha më në FM, por emetohet on line nëpërmjet internetit në www.radiovaticana.org dhe me satelit. Ai që vuri themelet e programit shqip të Radio Vatikanit ishte pa dyshim Mons. Zef Shestani, meshtar dioqezan nga Shkodra, që ndodhej në mërgim në Itali. Ideja ishte t’i jepej popullit shqiptar, ajo që i ishte ndaluar nga regjimi komunist: pikat e referimit mbi fenë katolike. Tematikat e para ishin krejtësisht liturgjike - kishtare. Më pas programi u pasurua me veprimtarinë dhe shtegëtimet e Atit të Shenjtë, me veprimtarinë e Kishës Katolike në trevat shqiptare e në botë, me shqyrtimin e problemeve të rëndësishme të etikës, të shoqërisë, të politikës, të kulturës, letërsisë e artit, parë në këndvështrimin e Ungjillit. Mons. Zef Shestani thirri më vonë si bashkëpunëtorë të brendshëm të programit, Zef Palin, Andrea Shulin, motrën engjëllore Luçia Laca dhe si bashkëpunëtor të jashtëm, Atë Daniel Gjeçajn, emëruar nga Selia e Shenjtë “Përfaqësues shpirtëror i shqiptarëve katolikë të mërguar”. Mons. Zef Shestani e drejtoi programin deri në vitin 1988, ku u largua për arësye moshe dhe shëndeti. Si pasues i tij ishte Gjon Gjomarkaj, i cili qëndroi në detyrën e kryeredaktorit deri në daljen e tij në pension në vitin 1992. Nga ky vit e në vazhdim programin e drejton meshtari shqiptar nga Kosova, Don David Gjugja. Në redaksi punojnë Ana Luka nga Shkodra, Katarina Nushi nga Prizreni dhe Klaudia Bumçi nga Tirana. Në periudha të ndryshme kanë qenë bashkëpunëtorë të jashtëm: Franc Pali nga Shkodra, Engjëll Koliqi nga Kosova, Ines Angjeli Murzaku nga Tirana dhe kohët e fundit Arben Marku nga Shkodra. Radio ka patur dhe ka bashkëpunëtorë në terren: nga kryedioqeza metropolite e Shkodrës filluan të flasin Pal Tedeskini e Gjovalin Stefa, ndërkohë


70 radio shqip në 70 vite

299

që vijon edhe sot bashkëpunimin Jolanda Baba; nga kryedioqeza e Durrës Tiranë filluan bashkëpunimin Ferdinand Samarxhiu, Mira Tuci e Ferdinand Ndocaj, Aurela Nomani e Rezar Xhaxhiu (të gjithë kumtues të ngjarjeve të kryeqytetit); nga Durrësi ka folur fillimisht Entela Gjeluci e më pas Matish Gjeluci; nga Elbasani, bashkëpunëtorja e parë ka qenë Esmeralda Çekrezi, më pas Gjuliana Lurthi e tani Mariza Strati; në Vlorë Gjon Meshi; në Kosovë vazhdon edhe sot Rabije Ibraj, në një kohë që më parë kanë bashkëpunuar

Mikrofoni i parë i përdorur nga Radio Vatikani.


300

Arben Muka

Stafi aktual në programin shqip të Radios Vatikani.

Lekë Musolli, Zef Komani, Afrim Gjonbalaj, Augustin Paloka; nga Mali i Zi motra Ollga Dulaj; nga arbëreshët e Italisë, Alfredo Frega e Zef Chiaramonte etj. Disa nga ngjarjet e ndjekura nga programi shqip i Radio Vatikanit:1989, vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri; 1990, kremtimi i meshëve të para të pas diktaturës në Shkodër (don Simon Jubani) e në Tiranë (Atë Zef Pllumi); 1991, vizita e delegacionit të parë të Selisë së Shenjtë në Shqipëri, vendosja e marredhenieve diplomatike; 1993, ambasadori i parë shqiptar në Vatikan, Willy Kamsi, paraqet letrat kredenciale para Papës Gjon Pali II; 25 prill 1993, Papa Gjon Pali II viziton Shkodrën dhe Tiranën dhe i dhuron Kishës hierarkinë e saj të parë pas komunizmit; 1994, Ati i Shenjtë krijon kardinalin e parë të Shqipërisë, Mikel Koliqin; 1999, lufta në Kosovë; 2003, Lumnimi i Nënë Terezës etj.


70 radio shqip në 70 vite

3

301

PROGRAMI JEHONA E SHQIPES

Fillimi i transmetimeve: 20 shkurt 1986. Vendndodhja: Bruksel, Belgjikë. Dëgjueshmëria: Në kryeqytetin belg dhe në rajone të tjera të vendit . Mbështetëse: Ministria e Kulturës Frankofone. Themelues: Sakip Skepi. Stafi në vite: Idriz Basha, Avni Islamaj, Durak Duraku, Ali Islamaj, Gani Sheta, Naim Lika, dr. Elmi Manuka, Elona Zhana, Genti Metaj, Viron Gjymshana, Bashkim Trenova, Ymer Abazi etj. Të intervistuar: Ismail Kadare, Leka Zogu, Fuad Myftia, Mentor Qoku, Liri Begeja, Sali Berisha, Fatos Nano, Ibrahim Rugova, Dom Simon Jubani, Dom Lush Gjergji etj. Radio Panik në Bruksel është një stacion i themeluar për të përfshirë emisionet e komuniteteve të huaja që jetojnë në Belgjikë. Ka qënë ideja e një grupi të rinjsh belgë, të cilët nxisnin integrimin e emigrantëve në vendin e tyre. Aktualisht Radio Panik është nën administrimin e Ministrisë së Kulturës Frankofone në Bruksel, e cila ka vendosur në dispozicion ambjente pune dhe transmetimi për stacione në gjuhë të ndryshme. Mbulimi i shpenzimeve për prodhimin radiofonik përballohet nga vetë stafet. Një prej stacioneve përberës të Radios Panik në Bruksel është dhe Jehona e Shqipes. Prej më shumë se dy dekada, ky program në gjuhën amtare është në shërbim të komunitetit shqiptar në Belgjikë, për ta informuar atë dhe për ta mbajtur në korrent me gjithshka që ndodh në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e diasporë. Një dritare e hapur për të gjithë personalitetet publike e politike, protagonistët e kulturës, artit, shkencës e sportit nga bota shqiptare.


302

Arben Muka

Programi Jehona e Shqipes nisi nga transmetimi më 20 shkurt 1986, në valën FM 105.4Mhz. Kjo ishte frekuenca e Radios Panik, që krijonte hapësira transmetimi për komunitetet e emigrantëve në Belgjikë. Programi Jehona e Shqipes jepej fillimisht nga ora 15.00 deri në 17.00, çdo të dielë. Rrezja e dëgjimit ishte vetëm në kryeqytetin belg, ku dhe ishte përqëndruar më shumë komuniteti shqiptar. Më pas, nga disa marrëveshje që u arritën me stacione partnere radiofonike, u arrit zgjerimi i sinjalit dhe në rajone të tjera të Belgjikës.

Gjatë përgatitjes së programit të rradhës.

Duke qënë se Shqipëria në atë periudhë ishte e izoluar nga diktatura e Enver Hoxhës, Jehona e Shqipes ka luajtur një rol antikomunist në rradhët e emigrantëve shqiptarë. Ishte një zë në mes të Europës, që dëshmonte për gjëndjen e rënduar dhe të pashpresë ku e kishin futur vendin pjestarët e kastës staliniste. Jehona e Shqipes ishte mjaft aktive në pasqyrimin e zhvillimeve demokratike pas dhjetorit të vitit 1990 në Shqipëri, ashtu sikundër ka qënë po aktive dhe gjatë zhvillimeve të vrullshme në Kosovë, Maqedoni etj. Emisionet e para të programit ishin lajmet, rubrika mjekësore, hapësira muzikore nga të gjitha trevat shqiptare dhe përshëndetjet nga dëgjuesit. Në lajme kishte informacion të bollshëm nga veprimtaritë e komunitetit shqiptar në Belgjikë, por dhe raporte telefonike nga hapësira të tjera ku jetojnë shqiptarët, nga Prishtina, Tirana etj. Rubrika mjekësore përgatitej dhe drejtohej


70 radio shqip në 70 vite

303

nga dr. Elmi Manuka, i cili iu përgjigjej pyetjeve dhe interesimit të dëgjuesve për sëmundje dhe simptoma të ndryshme. Mjaft audiencë krijoi rubrika e përshëndetjeve të dëgjuesve, një mundësi komunkimi dhe argëtimi për komunitetin. Repertori muzikor i Programit Jehona e Shqipes ishte një ndërthurrje tingujsh dhe interpretimesh nga gjithë krahinat ku jetojnë shqiptarët, si një argument bindës për misionin e radios në mbrojtje dhe kultivim të vlerave më të mira foklorike, apo të krijuara në vitet e fundit. Një aspekt i rëndësishëm ku është fokusuar Programi është integrimi i komunitetit shqiptar në shoqërinë belge. Ajo është një dritare informimi për institucionet kryesore në Bruksel, për procedurat e aplikimit për dokumentacione të ndryshme, punësimin, kulturën europiane etj. Stafi i radios i kushton rëndësi dhe tërheqjes së mendimeve dhe opinioneve që kanë anëtarët e komunitetit, duke i pasqyruar ato në rubrikën „Këndi i dëgjuesit”, çdo vlerësim, pyetje, sygjerim që ata kanë për programin, ose jashtë tij. Në Belgjikë aktualisht besohet se jetojnë me dokumente të rregullta afër 50 mijë shqiptarë. Themelues i Programit Jehona e Shqipes në Radion Panik është Sakip Skepi. Ai së bashku me familjen nga Dibra u arratisën nga Shqipëria në kohën

Plotësimi i kërkesave muzikore të dëgjuesve.


304

Arben Muka

Drejtuesi i Radios Sakip Skepi (djathtas), duke zhvilluar një intervistë në studio.

e rregjimit komunist dhe mbërritën në Bruksel në vitin 1967. Sakipi është diplomuar për financa dhe ekonomi dhe udhëheq një biznes të tij në investime bankare dhe sigurime. Gjatë më shumë se 20 viteve në transmetim të pandërprerë, në staf kanë kontribuar dhe Idriz Basha, Avni Islamaj, Durak Duraku, Ali Islamaj, Gani Sheta, Naim Lika, dr. Elmi Manuka etj. Gjithashtu pas rrënies së komunizmit në Shqipëri, në fillim të viteve ‘90, Programi Jehona e Shqipes angazhoi si korrespondentë nga Tirana, Edmira Rrumbullakun, kurse në Prishtinë aktivizoi ish punonjësin e Televizionit të Kosovës, Shaban Arifi. Për një periudhë kohe kanë punuar si gazetarë dhe Viron Gjymshana e Bashkim Trenova. Aktualisht për këtë stacion radiofonik në gjuhën shqipe punojnë si gazetarë Elona Zhana dhe Genti Metaj, si përgjegjës i teknikës dhe materialit muzikor Ymer Abazi. Drejtor është Sakip Skepi. Të ftuar në studion, ose mikrofonin e Programit Jehona e Shqipes përpara viteve ‘90 kanë qënë mjaft personalitete, si pretendeti për fronin mbretëror, Leka Zogu, kryetari i Lëvizjes së Legalitetit, dr. Fuad Myftia, prof. Mentor Qoku dhe regjisorja e njohur Liri Begeja (Jehona e Shqipes ka dhënë një kontribut të madh dhe në realizimin e filmit të asaj periudhe të Begesë, „Prilli i thyer”). Pas viteve ‘90 janë intervistuar mjaft protagonistë të politikës në Shqipëri dhe në Kosovë, si Sali Berisha, Fatos Nano, Ibrahim Rugova etj., apo figura të njohura publike, si shkrimtari me famë botërore, Ismail Kadare, klerikët Dom Simon Jubani, Dom Lush Gjergji etj.


70 radio shqip në 70 vite

4

RADIO DEUTSCHE WELLE

Fillimi i transmetimeve: Vendndodhja: Kryeredaktor: Stafi në ditët e para:

Adresa:

Kontakt:

305

1 qershor 1992. Bon, Gjermani. Fabian Schmidt. Adelheid Feilcke Tiemann, kryeredaktore e programit, Auron Dodi, Vilma Filaj - Ballvora, PandeliPani,LediaDhrima,NolianBregu,IsmetDacietj. Redaksia qëndrore, Kurt – Schumacher str.3, 53113, Bonn, Gjermani. Studio në Tiranë, rruga „Abdyl Frashëri”, nr. 11/5. Tel - 00492284294061 / 4605 / 4690 / tel në studion e Tiranës: 04252065 / website:www.dw-world.de/

Ndryshimet politike në Evropën Lindore dhe në Shqipëri, si dhe shpërbërja e Jugosllavisë sollën në fillim të viteve ‘90 një riorganizim të seksioneve të Radios Deutsche Welle që mbulonin rajonin tonë. Misioni i Radios Deutsche Welle ka qënë dhe mbetet përçimi i këndvështrimit të Republikës Federale të Gjermanisë për ngjarjet brenda territorit të saj dhe në botë. Pjesë e këtij misioni është integrimi në skemënprogramoretëinformacionevengarajonetëndryshmetëbotës,kudëgjohet kjo radio. Përveç kësaj synohet dhe pasqyrimi i zhvillimeve në Shqipëri me informacione të konceptuara, hartuara dhe shkruara sipas standarteve më të përparuara të gazetarisë evropiane në ndërtimin e shoqërisë së re demokratike. Këtu ka bërë pjesë edhe vështrimi kritik për zhvillime të ndryshme në botë dhe në Shqipëri. Tekstet e materialeve audio të përfshira në faqen on line të saj, botohen në shkallë të gjërë nga mediat e shkruara në gjuhën shqipe në rajon, të cilat njëkohësisht i referohen shumë komenteteve e analizave që emeton DW.


306

Arben Muka

Programi shqip i Radios Deutsche Welle filloi transmetimin më 1 qershor 1992. Disa kohë përpara kësaj date një ekip i përzgjedhur nisi në formë përgatitore konceptimin e prodhimin e emisioneve. Në ndërtesën qëndrore të DW, në atë kohë në Këln, prodhoheshin për efekte eksperimentale emisione që nuk transmetoheshin, por që kishin synim familjarizimin e ekipit me kushtet e transmetimit në një radio gjermane të nivelit të DW-së. Emisioni i parë i DW në gjuhën shqipe kishte një format prej 15 minutash. Ai u transmetua për publikun për herë të parë nga ora 22.45 deri në 23.00 të datës 1 qershor 1992. Emisioni përmbante ndër të tjera buletinin e lajmeve, përshëndetjen e drejtorit të përgjithshëm të DW-së, Dieter Weirich, si dhe tekste politike dhe sociale. Në stafin e ditëve të para bënin pjesë: Adelheid Feilcke Tiemann, kryeredaktore e programit, Auron Dodi, Vilma Filaj - Ballvora, Pandeli Pani, Ledia Dhrima, Nolian Bregu, Ismet Daci (ndihmoi për regjinë) etj. Kohëzgjatja e emisionit pas disa muajsh avancoi në 30 minuta. Në këtë periudhë nisi edhe ngritja e rrjetit të korrespondentëve në terren, fillimisht në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, më vonë edhe në disa vende të Evropës Perëndimore si në Itali, Belgjikë, Greqi, Francë etj. Prej fillimit dhe deri në vitin 2006 programi shqip i DW-së është

Stafi i ditëve të para të programit në shqip të Radios Deutsche Welle, 1992.


70 radio shqip në 70 vite

307

Mbledhje në redaksinë qëndrore në Këln, 2000.

transmetuar kryesisht në valë të shkurtra. Mënyrë tjetër ishte dhe transmetimi satelitor përmes satelitëve Astra dhe Eutelsat, si dhe nëpërmjet radiove partnere në rajon, të cilat përmes satelitit e merrnin sinjalin e DW-së dhe e ritransmetonin në valët FM. Në një marrëveshje të posaçme, Radio Tirana ritransmetoi prej vitit 1995 në kuadër të programit të saj „Radio pa kufij” pjesë të zgjedhura nga programi 30 minutësh në gjuhën shqipe të DW-së. Orët më të shënuara për dëgjueshmërinë e një radioje për botën e jashtme janë momentet e kthesave politike e të konflikteve në rajonet për të cilat ajo transmeton. Ngjarjet në Shqipëri në vitin 1997, në Kosovë më 1998 dhe 1999, në Luginën e Preshevës më 1999-2000 dhe në Maqedoni më 2001 kanë qenë momentet që kanë rezultuar me dëgjueshmërinë më të madhe për programin në gjuhën shqipe të DW-së. Kjo është konstatuar në bazë të anketimeve të organizatave të pavarura mediatike evropiane. Aktualisht për programin punojnë: Fabian Schmidt, kryeredaktor, Vilma Filaj – Ballvora, Auron Dodi dhe Pandeli Pani. Sekretare e redaksisë është Katy Flügel. Bashkëpunëtorë të lirë në redaksinë qëndrore në Bon janë: Mimoza Cika-Kelmendi, Angjelina Verbica, Bahri Cani, Esat Ahmeti, Eliana Xhani, Elert Ajazaj, Lindita Arapi, Sonila Sand. Nga Berlini raportojnë Anila Shuka e


308

Arben Muka

Aida Cama (ka raportuar më parë Suzana Starikova). Për vite me rradhë kanë qënë pjesë e stafit në redaksinë qëndrore dhe Islam Spahiu, Mirela Oktrova, Franko Egro, Ismet Daci, Halil Rustemaj, Alfred Mane etj. Në rrjetin e korrespondentëve në terren punojnë Arben Muka dhe Ani Ruci në Tiranë (më parë kanë qënë Ben Blushi dhe Apollon Baçe), në Gjirokastër Odise Kote, në Shkodër Leka Plani (më parë ka punuar Andrea Hila), në Prishtinë Bekim Shehu, Ajete Beqiraj e Agim Zogaj (më parë ka punuar Afërdita Saraçini – Kelmendi), në Maqedoni Fatos Musliu (ka qënë më parë Teuta Arifi), në Mal të Zi Vera Katana, në Luginën e Preshevës Jeton Ismaili, në Bruksel Viron Gjymshana, në Paris Artan Kutra, në Athinë Niko Anagnosti, në Londër Kimete Bytyçi. Nga Roma ka raportuar për disa vjet Artur Zheji, nga Prizreni dhe Prishtina Fadil Gashi etj. Materiale audio të DW-së, të përfshira në faqen on line të saj, botohen si tekste në shkallë të gjërë nga mediat e shkruara në gjuhën shqipe në rajon, apo bëhen referenca për shumë nga komentet dhe analizat që emeton DW. Prej më shumë se një dekade Radio Deutsche Welle është e njohur në komunitetin e gazetarëve radiofonikë shqiptarë dhe për kurset kualifikuese që ka zhvilluar për çështjet bazë të profesionit. Prej vitit 1993, DW transmeton sistematikisht një kurs të mësimit të gjuhës gjermane, „Deutsch - Warum nicht?” (Gjermanisht - pse jo?), që shoqërohet me metodat përkatëse, të përshtatura dhe të prezantuara për dëgjuesit nga Auron Dodi. Programi në shqip i Radios Deutsche Welle ka marrë nga ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, Medaljen e Mirënjohjes, me motivacionin „Për kontributin e veçantë në konsolidimin e imazhit pozitiv të Shqipërisë, njohjen e historisë së lashtë dhe të vlerave kulturore të popullit shqiptar, kuptimin e aspiratave të larta të tij për liri, demokraci e integrim dhe forcimin e miqësisë midis Shqipërisë e Gjermanisë”. Foto është nga ceremonia e dorëzimit të Medaljes, të cilën në Tiranë e mori Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Welle-s, Erik Beterman, 28 qershor 2007.


70 radio shqip në 70 vite

5

309

RADIO BBC

Fillimi i transmetimeve: 28 shkurt 1993. Vendndodhja: Londër, Mbretëria e Bashkuar. Kryeredaktorë në vite: Tim Cooke, Gabriel Partosh, Julia Goga, Bela Dajka, Diana Koçi etj. Stafi në ditët e para: Tim Cooke, Julia Goga, Franko Egro, Arben Manaj, Gëzim Guri, Rudi Bobrati, Veton Surroi, Diana Koçi etj. Adresa e redaksisë në Shqipëri: Rruga „Brigada e Vll”, ndërtesa nr.2, 2/3, Tiranë. Kontakt: Tel & fax – 04243958 / tel – 04274614 / e-mail - bbcalb@icc-org.al / albanian@bbc.co.uk / bbctirana@bbc.org.al / website: www.bbcalbanian.com /. Programi në shqip i Radios BBC qysh në emisionin e parë dhe në vazhdim mbetet fanatik në respektimin e standarteve dhe rregullave strikte të informimit, të sanksionuara dhe pasuruara prej shumë dekadash në „biblën e gazetarisë” së shërbimit botëror të BBC-së, një manual që është studjuar dhe dhe vazhdon të studjohet në trajnime e kualifikime profesionale në të gjitha kontinentet. BBC në shqip u shfaq qysh në fillim si stacioni i të vërtetës me shumë burime për proceset demokratikeqëkishinnisurdhenëShqipëri,njësinjalqëdëgjohejmevëmendjetë madhepërtëkuptuarseçfarëndodhterealishtnëvend,rajondhemëgjerë.Analizat dhekomenteteBBCnëshqipmbetenreferimejovetëmpërmedianshqiptare,por dhe për klasën politike, shoqërinë civile e vëzhguesit e rëndësishëm të zhvillimeve në Shqipëri e shtete të tjera të rajonit. Raportet nga terreni të korrespondentit të BBCnëshqipngatragjediaetmershmenëkanalineOtrantos,nëvitin1997, ishin i vetmi burim për të gjithë median shqiptare brenda dhe jashtë Shqipërisë.


310

Arben Muka

Radio BBC filloi transmetimet në gjuhën shqipe më datën 28 shkurt 1993. Nëpërmjet valëve të shkurtra dhe ato në FM emisionet e saj ndiqeshin në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, si dhe nga shqiptarët që jetonin në vende të ndryshme europiane apo kontinente të tjera. Në Shqipëri BBC u vendos në frekuencën FM 103.9Mhz duke u dëgjuar në Ultësirën Përendimore. Për rajone të tjera të vendit emisionet jepen nga radio lokale që janë në partneritet me BBCnë. Në stafin e redaksisë qendrore në Londër në fillimet e punës ishin: Julia Goga, Franko Egro, Arben Manaj, Gëzim Guri, Rudi Bobrati, Veton Surroi, Diana Koçi, Ragip Lutaj etj. Kryeredaktori i parë i programit ishte Tim Cooke. Më vonë këtë detyrë në periudha të ndryshme kohore e kanë kryer dhe Gabriel Partosh, Julia Goga, Bela Dajka, Diana Koçi etj. Në ekipin e zyrës së Tiranës kanë Ndërtesa e famshme Bush House në Londër ku është punuar qysh në fillim vendosur Radio BBC. Aleksandër Furxhi e Ilir Kadia, më pas u bashkua dhe Fatos Ahmati. Nga Jugu i Shqipërisë ka raportuar Aleksandër Çipa (tani Kristina Fidhi), nga Shkodra raporton Adrian Hoti, nga Kukësi Jonuz Hallaci, ndërkohë që janë aktivizuar në vite dhe mjaft bashkëpunëtorë të lirë në përgatitjen e kontributeve radiofonike me tema sociale, ekonomike, kulturore, sportive etj. Në ekipin e Prishtinës kanë qënë


70 radio shqip në 70 vite

311

si fillim Blerim Shala dhe Blerim Reka. Sot punojnë si korrespondentë Muharrem Nitaj, Arbër Vllahiu e Violeta Hyseni. Në Maqedoni janë Harun Ibrahimi dhe Nazim Rashidi (më parë ka punuar Seladin Xhezahiri), në Athinë Robert Goro, në SHBA Shkëlqim Beqari etj. BBC në shqip u shfaq qysh në fillim si stacioni i informimit me shumë burime rreth proceseve demokratike që sapo kishin nisur dhe në Shqipëri. Një sinjal që dëgjohej me vëmendje të madhe për të kuptuar se çfarë ndodhte realisht në vend, rajon dhe më gjerë. Analizat dhe komentet e BBC në shqip ishin dhe janë referime jo vetëm për median shqiptare, por dhe për klasën politike, shoqërinë civile e vëzhguesit e rëndësishëm të zhvillimeve në Shqipëri e shtete të tjera të rajonit. Redaksia qëndrore në Londër ka qënë dhe një shkollë kualifikimi për dhjetra gazetarë shqiptarë, të cilët kanë punuar në periudha të ndryshme kohore, duke u rikthyer në Shqipëri e duke kontribuar në pozita të protagonistëve, ose drejtuesve në median kryesore. Trajnerë dhe gazetarë profesionistë nga BBC janë aktivizuar në mjaft trajnime me gazetarët radiofonikë në Tiranë dhe rrethe të tjera, për çështjet bazë të punës në terren dhe në redaksi, për format e të shkruarit për radion, për performancën në studio, për mbulimin e ngjarjeve live etj.

Stafi i seksionit shqip të Radios BBC, 2003.


312

Arben Muka

Programi „Auditorium” i drejtuar nga gazetari Aleksandër Furxhi, në qytetin e Fierit, prill 2007.

BBC në shqip ka patur në vite një dinamikë ndryshimesh në formë e përmbajtje, në varësi të kërkesave të dëgjuesve. Nga një set emisionesh që transmetoheshin një nga një në segmente të ndryshme kohore gjatë ditës, tashmë BBC po aplikon emisione të përqëndruara, njëri 5 orësh, 07.00 deri në 12.00 dhe tjetri 1 orë, 17.00 deri në 18.00. Emisioni 5 orësh „BBC Sot” është i ndarë në disa rubrika dhe nënrubrika që përfshijnë lajmet nga bota, nga rajoni, lidhjet me zyrat në Tiranë, Prishtinë e Shkup, njoftime nga Athina, komente e analiza për zhvillime nga rajoni e bota, intervista me të ftuar specialë, reportazhe nga terreni, mësimi i gjuhës angleze etj. Kanë patur sukses disa materiale të transmetuara në vite nga ky program, si mbulimi i tragjedisë së Otrantos në vitin 1997, kur ish korrespondenti i BBC-së në Itali, Ilir Gurakuqi, mbeti i vetmi burim i ngjarjes për median shqiptare, për familjarët dhe të afërmit e viktimave, për autoritetet; mbulimi i ngjarjeve të vitit 1997 në Shqipëri; kriza e Kosovës në vitin 1999; analizat dhe komentet e Gabriel Partosh, forumet që organizohen nga zyrat rajonale etj. Prej vitit 2003, BBC në shqip organizon jashtë studiove të saj aktivitetin debatues „Auditorium”, ku një panel përfaqësuesish të vendimarrjes dhe të politikbërjes i përgjigjet publikut dhe grupeve të interesit për çështje të aktualitetit dhe perspektivës. „Auditorium”, që moderohet nga shefi i zyrës në Tiranë, gazetari Aleksandër Furxhi, ka udhëtuar në rajone të ndryshme të Shqipërisë, si dhe në Kosovë dhe transmetohet në Shqipëri në valët e Televizionit Top Channel.


70 radio shqip në 70 vite

6

RADIO FRANCE INTERNATIONAL

Fillimi i transmetimeve: Vendndodhja: Kryeredaktore: Stafi në vite:

Adresa: Kontakt:

313

5 qershor 1993. Paris, Francë. Klara Buda. Arif Krasniqi, Altin Lazaj, Genci Burimi, Marin Haxhimihali, Anila Poher, Artan Kutra, Artan Përnaska etj. 116, Avenue du Président – Kennedy, 75016 – Paris, Francë. Tel - 0033(0)156401598 / e-mail - redaksia.shqipe@rfi.fr / website: www.rfi.fr /.

Radio France International, RFI, filloi nga transmetimi në gjuhën shqipe si pasojë e një sërë zhvillimesh në rajon. Ballkani konsiderohej si një zonë me tension të lartë, ndajnevojitejnjërrugëinformimiepaanshmeprofesionaledhedemokratike.Kosova sapo kishte dalë nga një konflikt i përgjakshëm nga ish – Jugosllavia. Grupr shqiptarësh në Maqedoni kishin marrë armët e kërkonin një trajtim më dinjitoz e tëbarabartë.NdërsaShqipëriasapokishtehyrënërrugënedemokracisë,pornga ndërkombëtarët nuk konsiderohej akoma si një demokraci e vërtetë e tipit perëndimor. Materializimi i parë i idesë për hapjen e programit shqip të RFI-së më 5 qershor të vitit 1993 u bë i mundur me iniciativën e disa deputetëve francezë me qëllimqëtëmbulohejboshllëkuimediavenëShqipërienëKosovë.Pasdisavjetësh, pikërisht në kohën e luftës në Kosovë e të bombardimeve të NATO-s në Serbi, RFI rihapisërishemisioninnëgjuhënshqipe.


314

Arben Muka

Transmetimi i parë i programit të gjuhës shqipe në Radion France International është bërë më 5 qershor të vitit 1993. Propozimin dhe mbështetjen e hapjes së programit e bënë një grup deputetësh francezë, që sipas argumentit të tyre bazë „ do mbulohej një boshllëk i mediave në Shqipëri e në Kosovë”. Fondet e akorduara për këtë emision ishin rreth 600 mijë franga franceze. Në përbërjen e stafit të parë të gazetarëve që punuan për realizimin e këtij programi ishin Klara Buda dhe Arif Krasniqi. Emetimi i tij vazhdoi deri më 10 shkurt të vitit 1994. Pas disa vjetësh, pikërisht në kohën e luftës në Kosovë e të bombardimeve të NATO-s në Serbi, Radio France Internationale rihapi emisionin në gjuhën shqipe. Transmetimi i parë u bë më 29 mars të vitit 1999. Që nga ky moment, emisioni në gjuhën shqipe kishte një karakter të mirëfilltë informativ, me formë të plotë e moderne, një konkurues i fortë në tregun radiofonik në Shqipëri e në Kosovë. Ndër intervistat e para të marra në terren nga një intelektual kosovar, theksohej ideja se një emision i tillë „është si një dritare e re e domosdoshme, nga ku mund të mbërrijë më tepër dritë e ajër, si dy elemente të forta të shpresës për të ardhmen”. Emisionet e para iu kushtuan gjatë tre muajve vetëm Kosovës. Aty përmblidheshin reagime nga Franca, nga Bashkimi Evropian, nga

Gazetarët Genc Burimi (djathtas) dhe Artan Kutra pak para fillimit të programit informativ.


70 radio shqip në 70 vite

315

Kosova, nga Shqipëria etj. Ndër të ftuarit e parë të rëndësishëm në studion e programit shqip të RFI-së në Paris ishin figura të spikatura si Ismail Kadare, Ibrahim Rugova, Rexhep Meidani, Sali Berisha, Bernard Kushner, Joakim Ryker, Edi Rama, Kastriot Islami, Fatmir Mediu, Hashim Thaçi, Agim Çeku, Veton Surroi etj., etj. Po ashtu, gjatë luftës në Kosovë janë kryer intervista me anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në zonën e Llapit ne Kosovë, si komandant „Remi”, e shumë drejtues e aktivistë në terren. RFI gjatë muajve të ndezur të krizës së Kosovës, mbuloi me transmetime të posaçme edhe qendrat e refugjatëve nën patronazhin e Organizatës Humanitare të Kryqit të Kuq. Një emision 20 minutësh, ku jepeshin emrat e personave të humbur, apo të atyre që kërkonin familjet. Pra një lloj informacioni ndihmës e orientues për gjetjen e personave të humbur dhe bashkimet familjare.

Studio e transmetimit për programet në gjuhën shqipe të Radios France International.

Gjatë tre viteve të para, në Kosovë RFI është transmetuar vetëm në valë të gjata 41 metra. Në Tiranë, që në nëntorin e vitit 1999 emisioni u transmetua në frekuencën FM 102Mhz. (Aktualisht programet ndiqen në valët e Radios Tirana 2). Disa muaj më vonë valët e RFI –së në gjuhën shqipe mbuluan edhe qytetin e Korçës dhe Elbasanin. Në Kosovë e Mitrovicë RFI transmeton aktualisht në FM 107.1Mhz. Ndërsa në Maqedoni, në Kumanovë në valën FM 92.5Mhz e FM 89Mhz etj. Treshja e parë për ndërtimin e emisionit përbehej nga Klara Buda, Altin Lazaj dhe Genci Burimi. Disa ditë më vonë iu bashkangjit emsionit dhe Marin Haxhimihali. Në vazhdim pjesë e redaksisë u bënë edhe Anila Poher, Artan


316

Arben Muka

Në redaksi janë Genc Burimi dhe Altin Lazaj.

Përnaska e Artan Kutra. Kontributi i të gjithëve konsiston në përgatitjet e rubrikave, buletineve informative, pasqyrën e shtypit, kryerjen e intervistave etj. Që prej tetorit të vitit 2006, programi në shqip i RFI-së e përgatit dhe transmeton 2 emisione me nga 30 minuta secili. Në bazë qëndrojnë buletini informativ, pasqyra e shtypit, fakti i ditës dhe rubrikat nga fusha të ndryshme të jetës si sociale, ekonomike, kulturore, shkencore etj. Emisioni i parë është në orën 16.30 deri në orën 17.00. Ndërsa emisioni i dytë transmetohet në orën 17.30 deri në 18.00 . Rubrikat më të pëlqyera nga publiku janë: „Fakti i Ditës” dhe „Rubrikat kulturore”. Në këto rubrika pëlqehet më së shumti zëri i Evropës së Bashkuar, mbi ngjarjet e ndryshme që lidhen me situatën dhe të ardhmen e rajonit të Ballkanit.


70 radio shqip në 70 vite

7

317

RADIO SUEDIA NË SHQIP

Fillimi i transmetimeve: 4 janar 1994. Vendndodhja: Stockholm, Suedi. Stafi: Shuquri Sejdijaj, Albana Birinxhikaj, Muhamed Krasniqi, Ramadan Reshitaj etj. Adresa: Sveriges Radio, Albanska Redaktionen RH – 1 B, 105 10 Stockholm, Suedi. Kontakt: Tel - 004687842092 / 468784 20 93 / e-mail - jehona@sr.se / shuquri.sejdijaj@sr.se / albana.birinxhikaj@sr.se / muhamed.krasniqi@sr.se/ website - www.sr.se/albanska / www.sr.se/ international/jehona /.

Sveriges Radio International është një kanal ndërkombëtar dhe multikulturor i Radio Suedisë, që për momentin prodhon programe në 18 gjuhë të ndryshme. Programetndërkombëtarekanëpërqëlliminformiminesuedezëvejashtëvendit, por edhe një pjesë të publikut të huaj mbi Suedinë. Kurse programet kombëtare jepennëgjuhëtëndryshme,janëshumëetnikeeshumëkulturoredheudrejtohen parasëgjithashmërgimtarëvenëSuedi.Programetshumëkulturoreeshumëetnike kanë për qëllim t’i ndihmojnë mërgimtarët dhe pasardhësit e tyre që ta kuptojnë më mirë njëri tjetrin. Këto programe bëhen në gjuhët: shqip, arabisht, asyrianosiriane,kurde,persisht,serbo-kroato-boshnjakeesomaleze.Përprograminnëgjuhën shqipe, ashtu si edhe për të gjitha programet e etniciteve dhe kulturave të tjera, synim kryesor është perspektiva suedeze, por pa harruar edhe lajmet nga vendet eorigjinës.


318

Arben Muka

Përpara fillimit të programeve në shqip të Radio Suedisë në 4 janar 1994, është krijuar e para redaksi në gjuhën shqipe pranë radios qysh më 15 tetor 1993, ku punonin dy gazetarët Shuquri Sejdijaj dhe Milaim Zeka (Zeka punoi deri në fillim të vitit 2000). Fillimisht programet janë transmetuar 2 herë në javë nga 15 minuta. Programi ka qenë i tipit informativ dhe mbante emrin Ditari dhe emtohej në kanalin e dytë të Radio Suedia duke krijuar dëgjueshmëri në gjithë Suedinë dhe në pjesët kufitare të Norvegjisë, Finlandës dhe Danimarkës. Më vonë minutazhi i Ditarit u dyfishua në një orë program në javë, (katër herë nga 15 minuta), si rrjedhë e ngjarjeve të bujshme në Kosovë dhe Shqipëri. Nga fillimi e deri më 2005, programet e Ditarit kryesisht kanë mbuluar ngjarjet nga Suedia dhe vendet e prejardhjes së shqiptarëve. Në janar të vitit 2006, formati i Ditarit shndërrohet në magazinë javore, në program aktualitetesh duke ndryshuar dhe emrin nga Ditari në Jehona, dy herë nga 30 minuta në javë dhe kryesisht i përkushtohet perspektivës suedeze, duke mos anashkaluar ngjarjet e mëdha botërore.

Gazetari Muhamed Krasniqi interviston ministrin e financave Anders Borg.


70 radio shqip në 70 vite

319

Në studion e incizimeve.

Në Jehona aktualisht punojnë gazetarët Shuquri Sejdijaj, Albana Birinxhikaj, Muhamed Krasniqi dhe Ramadan Reshitaj (bashkëpunëtor nga qyteti i Malmö në jug të Suedisë, ku ndodhet numri më i madh i emigrantëve shqiptarë në Suedi). Deri në vitin 2000 redaksia shqipe në Radio Suedia ka pasur bashkëpunëtorë të rregullt në Prishtinë Arbër Vllahiun, kurse në Tiranë, fillimisht Bujar Skëndo e pastaj për një kohë edhe Lindita Arapin. Aktualisht Jehona bën pjesë në redaksinë Sveriges Radio International ku veprojnë dy grupe redaksish: Radio Sweden që transmeton jashtë Suedisë (suedisht, anglisht, gjermanisht, rusisht) dhe redaksinë e gjuhëve mërgimtare që transmeton vetëm në Suedi: shqip, boshnjakisht e serbo-kroatisht, arabisht, persisht, si dhe në gjuhën rome, kurde e somaleze. Jehona transmeton aktualitete nga të gjitha fushat e veprimtarisë politike, ekonomike e kulturore. Po ashtu fokusohet edhe në aktualitetet e botës shqiptare nga perspektiva suedeze. Viteve të fundit kjo perspektivë gati është bërë prezente aq shumë gjë që vërehet me angazhimet gjithnjë në rritje të Suedisë në Kosovë, Shqipëri dhe në Maqedoni. Më shumë se gjysma e programit i kushtohet jetës së mërgimtarve shqiptarë në Suedi. Ndaj në programet e Jehonës gjithnjë dëgjon zërin e tyre, që sa vjen e më shumë po depërtojnë në strukturat e ndryshme të organizimit shoqëror dhe ekonomik të Suedisë. Komuniteti shqiptar në Suedi sigurisht që ka edhe halle, brenga e shqetësime, ndaj shpesh flitet edhe për këto në Jehona


320

Arben Muka

dhe jo vetëm për sukseset. Nga 1994 e në vazhdim të programit shqip në Radio Suedia kanë qenë me mijëra vetë, të cilëve iu është drejtuar mikrofoni si një mundësi të informojnë, komentojnë, vlerësojnë, apo edhe të rrëfejnë për shumë e shumë nga angazhimet e tyre, për gëzimet ose hidhërimet, lehtësitë apo mundimet, por nganjëherë iu është krijuar hapësirë edhe për çlodhje dhedëfrim. Të intervistuar, ose të ftuar në mjediset e programit në shqip të Radios Suedia kanë qënë mjaft personalite publike të botës shqiptare, kryeministra, presidentë, kryetarë të parlamenteve, si dhe protagonistë të letrave, artit e kulturës, si Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Angjelin Prelocaj, Ehat Musa etj., etj. Redaksia shqipe në Radio Suedia ka zhvilluar e zhvillon sistematikisht aktivitete me publikun, me dëgjuesit. Këto takime mbahen së paku dy herë në vit në qytete të ndryshme të vendit. Vëmendje kanë zgjuar edhe trasnmetimet publike njëherë në vit nga një shesh, rrugë ose mjedis me ndonjë veprimtari interesante kulturore.

Pamje nga redaksia shqipe


70 radio shqip në 70 vite

8

321

RADIO ALBA

Fillimi i transmetimeve: Vendndodhja: Pronari: Të ftuar në studio:

11 Mars 1995. Detroit, SHBA. Petrit Musolli. Ismail Kadare, Ibrahim Rugova, Rexhep Mejdani, Fatmir Sejdiu, Pjetër Arbnori, Azem Hajdari, Naim Maloku, Ridvan Bode, Sander Levin e David Bonior, Joseph Dioguardi, Ekrem Bardha, Tinka Kurti, Ardit Gjebrea, Irma Libohova etj. Ndërprerja e përkohshme : Korrik 2006, kryesisht për vështirësi financiare. Adresa: Tel:0012487039275/0012485571460. Kontakt: E-mail:radioalba@msn.com.

Një nga qëllimet kryesore të programit në shqip të Radios Alba ka qënë për të mbajur lidhje të ngushta të dëgjuesve në Amerikë me atdheun e tyre. Kjo u arrit të bëhejpërmestrajtimittëtemavetërëndësishmekombëtare,përmesinformacioneve të shpejta dhe të bollshme nga të gjitha territoret ku jetojnë shqiptarët, si dhe me muzikën e zgjedhur nga të gjitha krahinat. Programi në gjuhën shqipe i Radios Alba zgjaste 2 orë, e pikërisht kjo ishte një vështirësi për stafin, që në 120 minuta duhet të thoshte gjithshka për bashkëatdhetarët, të jepte lajme nga trevat, të kishte të ftuar të veçantë në redaksi, ti linte vend dhe rubrikave zbavitëse me kuriozite,lojrashpërblyese,kalandarit,prezantimittëCD-vemëtërejangakrijuesit shqiptarë, të përshëndeste e të plotësonte dëshirat e dëgjuesve të rregullt etj., etj. Emri Alba për radion ishte në shërbim të synimit kryesor: edhe jashtë atdheut të jemi të lidhur me Shqipërinë.


322

Arben Muka

Fillimi i punës në Radion Alba, më 11 mars 1995, përkoi me një datë të rëndësishme për Kosovën, përvjetorin e demonstratave të vitit 1981, që ishin një kthesë e rëndësishme në zhvillimet e shoqërisë kosovare. Pikërisht ky argument zuri pjesën më të madhe të programit të parë. Ndërkohë që i ftuari i parë në studion e Radios Alba ishte biznesmeni shqiptaro-amerikan Ekrem Bardha, një protagonist i çështjes shqiptare, që ka mbështetur dhe aktivitetin e kësaj radioje. Programi i Radios Alba deri në fund të korrikut 2006, kur u ndërpre për një afat të pacaktuar, është dhënë çdo të dielë dhe ka zgjatur 2 orë. Pronari dhe kryeredaktori i programit, Petrit Musolli e ka patur një dëshirë të hershme themelimin e një stacioni radiofonik.

Elisabeta dhe Petrit Musolli gjatë programit 2 orësh në Radion Alba, 2006.

„Ardhja në Amerikë, largësia nga atdheu mëmë, mungesa e informacioneve nga ngjarjet që kalonte Kosova, malli për muzikën dhe komunikimin në gjuhën amtare, më dha më tepër shtytje të bëja realitet ëndrrën time, për të ngritur e drejtuar një radio. Një nga synimet kryesore të programit ka qënë të mbajë lidhje të ngushta të dëgjuesve në Amerikë me atdheun e tyre dhe këtë jam përpjekur ta bëj përmes trajtimit të temave të rëndësishme kombëtare, përmes informacioneve të shpejta dhe të bollshme nga të gjitha territoret ku jetojnë shqiptarët, si dhe me muzikën e zgjedhur nga të gjitha krahinat. Emri Alba për radion ishte në shërbim të synimit tim: edhe jashtë atdheut të jemi të lidhur


70 radio shqip në 70 vite

323

me Shqipërinë.” - është shprehur gjatë një interviste me një media në Tiranë, Petrit Musolli. Sinjali i radios ishte shumë i fortë dhe dëgjohej në pjesën më të madhe të shtetit të Michigan-it, sidomos në zonat ku është i koncentruar komuniteti shqiptar i ardhur nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Mali i zi etj. Funksionimi i stacionit në gjuhën shqipe është bërë i mundur falë dhe mbështetjes që ka patur nga përfaqësues të këtij komuniteti, biznesmenë dhe sipërmarrës të suksesshëm, si Gjergj Dedivanaj (Agjencia e udhëtimeve „World Wide Travel Connection”, Ali Ramolli (Kompania „Ramollis Coffe”), Rrok Lulgjuraj & Pal Shkreli (Kompania „Classic Home Mortgage”), Osman Makolli (Kompania „Art Satellite”), këngëtari Aleksandër Gjelaj etj. Programi në gjuhën shqipe i Radios Alba zgjaste 2 orë, e pikërisht kjo ishte një vështirësi për stafin, që në 120 minuta duhet të thoshte gjithshka për bashkëatdhetarët, të jepte lajme nga trevat, të kishte të ftuar të veçantë në redaksi, ti linte vend dhe rubrikave zbavitëse me kuriozite, lojra shpërblyese, kalandarit, prezantimit të CD-ve më të reja nga krijuesit shqiptarë, të përshëndeste e të plotësonte dëshirat e dëgjuesve të rregullt etj., etj. Programi ka filluar gjithmonë me një këng hymn, që ishte dhe sigla hyrëse: „Udhët e Atdheut”, një interpretim brilant i këngëtares Anita Take. Nën tingujt e kësaj

Në rubrikën „I ftuari i ditës” zhvillohet një bisedë me dr. Bajram Berishën, specialist për çrregullimet e të folurit, zërit e dëgjimit, 2006.


324

Arben Muka

Renditja e programit.

kënge bëhej përshëndetja, prezantimi i përmbajtjes së programit, përmendja e mbështetësve financiarë etj. Pastaj në mënyrë kronologjike vijonin rubrikat, ku më kryesoret kanë qënë: „Kalendari enciklopedik”, „Lajme nga komunitetit”, „Kuici i javës”, „Pyetja e programit”, „Të rejat nga shkenca, kultura dhe jeta”, „Horoskopi”, „Rubrika e të ftuarit në studio” (që shpesh shoqërohej me lojë shpërblyese dhe zhvillohej drejtpërdrejtë me pyetje dhe përgjigje të dëgjuesve), „Rubrika informative nga trevat shqipëtare” (raporte telefonike të korrespondentëve të rregullt nga Tirana, Prishtina, Shkupi, Tuzi i Malësisë dhe Nju Jorku). Radio Alba ka patur një traditë të konsoliduar të intervistimit, ose të sjelljes në studio të një të ftuari të veçantë, i cili mund të ishte protagonist i komunitetit shqiptar në SHBA, zyrtar i administratës amerikane, si dhe politikanë dhe njerëz të shquar nga trevat. Me mjaft interes janë ndjekur në valët e Radios Alba, psh. Ismail Kadare, Ibrahim Rugova, Rexhep Mejdani, Fatmir Sejdiu, Pjetër Arbnori, Azem Hajdari, Naim Maloku, Ridvan Bode, Sander Levin, David Bonior, Joseph Dioguardi, Tinka Kurti, Ardit Gjebrea, Irma Libohova, Redon Makashi, Sinan Hoxha, Eli Fara etj. Radio Alba ka qënë iniciatore, apo mbështetëse e disa aktiviteteve jashtë studios së saj, si koncerti „Zërat e rinj në komunitet”, kremtimi i Ditës së Flamurit etj.


70 radio shqip në 70 vite

9

325

ZËRI I KOMUNITETIT SHQIPTAR NË FLORIDA

Fillimi i transmetimeve: 17 Maj 1998. Vendndodhja: Florida, SHBA. Themelues dhe pronar: John K. Lulgjuraj, president i Albanian-American National Organization. Stafi: Alfred Kanini, Ilirian Meçe dhe Elona Rapo. Rubrika që pëlqehen: „Kalendari historik”, „Bota shqiptare”, „Kuriozitete” etj. Adresa: 5601 Mariner St. Ste 475, Tampa, FL 33609, USA Kontakt: E-mail - tsitampa@ msn.com / website - www.tantalk1340.com /.

Programi shqip Zëri i komunitetit shqiptar në Florida synon për të qënë si një resurs bashkimi për të gjithë shqiptarët, veçanërisht ata të cilët kanë emigruar kohët e fundit. Përmbajtja e programit ka elementë që përsëriten çdo të dielë, ashtu sikundër herë pas here bëhen dhe modifikime apo futet ndonjë rubrikë e re për të sjellë larmi. Mjaft të ndjekura janë dhe konkurset radiofonike me dëgjuesit. Atyre iu jepen pyetje nga fusha të ndryshme, nga historia, nga fusha e muzikës, e letërsisë, filmit etj., ku në thelb qëndrojnë krijime dhe interpretime nga shqiptarët. Në stafin e Zërit të komunitetit shqiptar në Florida bëjnë pjesë Alfred Kanini, ish gazetar dhe drejtues i njohur në Radio Televizionin Publik në Shqipëri, Ilirian Meçe dhe Elona Rrapo, të cilët përgatisin e drejtojnë pjesë të veçanta të programit, duke sjelle variacion zërash dhe konceptimesh të materialeve radiofonike gjatë një ore transmetim.


326

Arben Muka

Zëri i komunitetit shqiptar në Florida, si program në gjuhën shqipe, nisi nga transmetimi më 17 maj të vitit 1998. Për dëgjuesit në Floridan Qëndrore ai transmetohet në valët e Radios WTAN 1340AM, çdo të dielë, nga ora 20.00 deri në 21.00, (ora lokale). Ndërkohë që nëpërmjet faqes së internetit www.tantalk1340.com programi emetohet on line për cilindo që ka akses në internet. Zëri i komunitetit shqiptar në Florida është i pari program radiofonik atje, një nismë e pronarit John K. Lulgjuraj. Por kjo nuk ishte diçka e re për Lulgjurajn. Ai dhe më parë ka patur një nismë të ngjashme në një shtet tjetër të Amerikës. Në mars të vitit 1971, John K. Lulgjuraj themeloi të parin program radiofonik në gjuhën shqipe në shtetin e Michigan-it, të quajtur Zëri i komunitetit shqiptar në Detroit. Ky program u transmetua pa ndërprerje për 25 vjet me rradhë, deri në vitin 1996. Radio ishte një kontribut i madh në diasporën shqiptare, por dhe shtysë për hapjen e një stacioni tjetër në Detroit, Radio Alba, nga Petrit Musolli më 11mars të vitit 1995. John K. Lulgjuraj veç angazhimit me radion ka qënë dhe një aktivist e lobist i njohur për çështjen shqiptare. Është president i Albanian American National Organization, AANO,

John K. Lulgjuraj, drejtor i programit.


70 radio shqip në 70 vite

327

Gazetari Alfred Kanini bashkëpunon me programin qysh nga viti 1998.

e cila festoi 60 vjetorin e themelimit në vitin 2006 në Tiranë. Gjithashtu Lulgjuraj drejton dhe Lëvizjen “Atdheu na bashkon”, një organizatë që merret pikërisht me çështjet e Shqiptarëve në Mal të Zi. Puna e Zërit të komunitetit shqiptar në Florida synon për të shërbyer si një resurs real bashkimi për të gjithë shqiptarët, veçanërisht ata të cilët kanë emigruar në kohët e fundit. Të kontribuojë në integrimin e tyre në jetën e re, por në të njëjtën kohë të ndihmojë në mosasimilimin e tyre. Synim tjetër kryesor i këtij programi radiofonik në gjuhën shqipe është për të ndikuar për ruajtjen e trashëgimisë e gjuhës, kulturës dhe identitetit në mërgim. Një orë program në transmetim, çdo të dielë në mbrëmje, përmban një larmi rubrikash, të cilat i japin rritëm dhe e bëjnë atraktive për dëgjuesit. Të tilla janë p.sh „Kalendari historik”, një rikthim në ngjarje e data të shënuara për kombin shqiptar dhe për gjithë botën ndër vite; „Bota shqiptare”, një kolazh informativ mbi zhvillimet në trevat shqiptare, pikëvështrime dhe diskutime mbi ngjarje thelbësore që kanë ndodhur, apo pritet të ndodhin, portrete e intervista me protagonistë etj.; „Kuriozitete”, një rubrikë që zbavit dhe argëton dëgjuesit me ndodhi të çuditshme që kanë ndodhur në rruzullin tokësor etj. Gjatë gjithë kohës së transmetimit bëhet dhe ilustrimi muzikor, një repertor,


328

Arben Muka

kryesisht me krijime në gjuhën shqipe, i zgjedhur me mjaft profesionalizëm, duke i dhënë programit ngjyra emocionale. Përmbajtja e programit ka elementë që përsëriten çdo të dielë, ashtu sikundër herë pas here bëhen dhe modifikime apo futet ndonjë rubrikë e re për të sjellë larmi. Mjaft të ndjekura janë dhe konkurset radiofonike me dëgjuesit. Atyre iu jepen pyetje nga fusha të ndryshme, nga historia, nga fusha e muzikës, e letërsisë, filmit etj., ku në thelb qëndrojnë krijime dhe interpretime nga shqiptarët. Në stafin e Zërit të komunitetit shqiptar në Florida bëjnë pjesë Alfred Kanini, ish gazetar dhe drejtues i njohur në Radio Televizionin Publik në Shqipëri, Ilirian Meçe dhe Elona Rrapo, të cilët përgatisin e drejtojnë pjesë të veçanta të programit, duke sjelle variacion zërash dhe konceptimesh të materialeve radiofonike gjatë një ore transmetim.

Ilirian Meçe është pjesë e stafit nga viti 2003.


70 radio shqip në 70 vite

10

RADIO FREE EUROPE

Fillimi i transmetimeve: Vendndodhja: Kryeredaktor: Stafi aktual: Analistë të programit: Adresa: Kontakt:

329

8mars1999. Pragë, Republika Çeke. Melazim Koçi. Fatmir Bujupi, Ilirjana Bajo, Vullnet Poshka etj. Patrick Moore, Janosh Bugajski, James Doobins, Morton Abramovitz, Daniel Serwer, Lutfi Dervishi etj.. Vinohradska 1, Praga, Czech Republic. Fax:00420221123059/ 00420221123064/ website - www.europaelire.org /.

NjëveçoriqëdallonprograminnëshqiptëRadiosFreeEurope,ngaatoqëemetojnë stacione të tjera ndërkombëtare, si Deutsche Welle, BBC, Zëri i Amerikës, Radio France International, Radio Vatikani etj., është fakti se nga hapësira shqiptare në rajon,Shqipëri,Kosovë,MaqedonieMaltëZi,nëtargetkryesorështëKosova.Synimi kryesoritransmetimevetëprogramitshqiptëRadiosFreeEuropeështë informimi objektiv dhe mbështetja e lëvizjeve dhe zhvillimeve demokratike në Kosovë dhe rajon. Një karakteristikë e transmetimeve të programit gjatë krizës në Kosovë ka qënë fakti se pas fillimit të bombardimeve redaksia mbeti pa asnjë reporter nga Prishtina, përkatësisht për të mbuluar zhvillimet në Kosovë. Reporterët e Free EuropenukguxonintëlajmëroheshinmestudionqëndrorenëPragë,përshkaktë rrezikuttëmadhngaforcatserbe,osengaqëkishinbraktisurKosovënegjendeshin në Shqipëri ose Maqedoni.


330

Arben Muka

Radio Free Europe (Evropa e Lirë), nisi nga transmetimet më 8 mars të vitit 1999, në orën 21.00, në një emision 30 minutësh. Zhvillimet në Kosovë ishin në qëndër të programit, madje acarimi i situatës ishte shkak që Free Europe do ta niste emetimin e programit të gjuhës shqipe disa javë para planifikimit. Konferenca e Rambujesë, si dhe pritja e ndëhyrjes së NATO-s në Kosovë, kanë qënë në fokus të emisioneve të para. Një veçori që dallon programin në shqip të Radios Free Europe, nga ato që emetohen nga radio të

Ndërtesa e Radio Free Europe në Pragë.

tjera ndërkombëtare është fakti se nga hapësira ku jetojnë shqiptarët në target kryesor është Kosova. Synimi primar i transmetimeve të programit shqip të Radios Free Europe është informimi objektiv dhe mbështetja e lëvizjeve dhe zhvillimeve demokratike në Kosovë dhe rajon. Një karakteristikë tjetër ka qënë fakti se pas fillimit të bombardimeve programi mbeti pa asnjë reporter nga Prishtina, përkatësisht për të mbuluar zhvillimet në Kosovë. Ishte shumë e çuditshme transmetimi i një programi dedikuar një rajoni ku nuk kishe asnjë reporter. Reporterët e Free Europe nuk guxonin të lajmëroheshin me studion qëndrore në Pragë, për shkak të rrezikut të madh nga forcat serbe, ose ngaqë kishin braktisur Kosovën e gjendeshin në Shqipëri ose Maqedoni. Në atë kohë shfytëzoheshin si alternativë raportet e korespondentëve në Tiranë, Shkup, Bruksel, shtypi ndërkombëtar dhe realizimi i intervistave me ato personalitete që u arritën të kapen me telefon nga Kosova.


70 radio shqip në 70 vite

331

Stafi në redaksinë qëndrore në Pragë, qysh nga 8 marsi 1999, kur nisi programi i gjuhës shqipe përbëhej nga Ismet Hajdari (kryeredaktor), Melazim Koçi dhe Evliana Berani. Në rrjetin e reporterëve nga terreni ishin: Arbana Vidishiqi, Rrahman Paçarizi dhe Zenel Buzuku, në Prishtinë, Mero Baze raportonte nga Tirana, (më vonë Alban Bala, Alma Çupi dhe aktualisht Suela Musta), ndërsa nga Brukseli, Agustin Palokaj. Nga gushti i vitit 2000 kryeredaktor i programit është Melazim Koçi, ndërkohë që në redaksinë qëndrore në Pragë aktualisht punojnë si redaktorë/gazetarë: Fatmir Bujupi, Ilirjana Bajo dhe Vullnet Poshka. Më herët kanë punuar edhe Shkëlzen Maliqi (shef i zyrës në Prishtinë), ndërsa në Pragë Ulpiana Lama, Ismet Hajdari, Halil Hyseni etj. Oraret e programit në shqip të Radios Free Europe janë: 09.00 – 09.15; 12.00 – 12.15; 16.00 – 16.30 dhe 21.00 – 21.30. Hulumtimet në rradhët e audiencës dëshmojnë se ndër rubrikat më të pëlqyeshme nga dëgjuesit janë intervistat me analistët ndërkombëtarë. Njëri nga më të pëlqyerit është analisti që është i pranishëm prej vitit 2000 me një intervistë të rregullt javore, ditën e shtunë, Patrick Moore. Analizat dhe vështrimet e tij për zhvillimet në Kosovë,

Presidenti i Radios Free Europe, dr. Jeffrey Gedmin (në mes), duke i akorduar një çmim special programit shqip të kësaj radioje. Në foto janë drejtorja e programit Michele Dubach, dr. Jeffry Gedmin dhe drejtuesi i programit shqip, Melazim Koçi, duke marrë çmimin.


332

Arben Muka

Faqja në internet e programit në shqip të Free Europe.

apo në të gjithë rajonin botohen rregullisht dhe nga gazetat kryesore në gjuhën shqipe që dalin në Tiranë, Prishtinë, Shkup, apo në diasporë. Patrick Moore është aktiv dhe në tryeza të rrumbullakta, konferenca e simpoziume që organizohen në vende të rajonit ose jashtë tij. Në vitin 2005 nga një gazetë e përditshme kosovare është shpallur personalitet i vitit në Kosovë. Mjaft të ndjekur nga audienca e programit janë dhe analistë të tjerë të njohur si Janosh Bugajski, James Doobins, Morton Abramovitz, Daniel Serwer etj. Komente javore për zhvillimet në Shqipëri përgatit rregullisht analisti Lutfi Dervishi. Materialet e tyre merren gjithshtu për botim nga gazetat kryesore në gjuhën shqip, si dhe janë referencë në mjaft komente e vështrime që bëjnë media të tjera elektronike, apo të shkruara në shqip. Nga kërkimet dhe anketimet që Radio Free Europe bën për nivelin e dëgjueshmërisë në të gjithë territorin e Kosovës merr rezultate shumë të larta nga ky aspekt.


70 radio shqip në 70 vite

11

333

RADIO EMIGRANTI

Fillimi i transmetimeve: 20 korrik 2006. Vendndodhja: New Jork, SHBA. Statusi: Radio on line 100 % shqip. Themelues: Bekim Xhaferri, SHBA e Xhemil Meço, Francë. Bashkëpunëtorë të programeve: DJ Visi, Fationa, Lira, Fabiola etj. Kontakt: e-mail: info@radioemigranti.com, website: www.radioemigranti.com, telefon Skype: radioemigranti?call, forum: http://excoboard.com/ exco/index.php?boardid=16178 Pershendetjet: www.vlorenj.com.

RadioEmigrantisinjëradioonline,synontëplotësojëjetënshoqëroretëemigrantëve shqiptarë në të katër anët e globit, të mbajë gjallë lidhjet e tyre me njeri-tjetrin dhe mevendlindjen,megjuhënshqipe,kulturën,muzikëndhetraditënshqiptaresinjë komponenteedomosdoshmedheeshëndetshmepëridentitetinshpirtërortëtyre. Radio është bërë edhe një qendër informacionesh për shqiptarët në komunitetin e tyre të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit dhe ka formuar lidhje të mira me këngëtarët dheartistëtshqiptarë,siAurelaGaçe,EliFara,ShpatKasapi,RovenaStefaetj.Duke përcjellëtekdëgjuesitjovetëmkëngëtetyre,poredheatmosferënekoncerteveqë ata kanë zhvilluar në vende të ndryshme në Amerikë, si dhe projektet e tyre të ardhme nëpërmjet intervistave të zhvilluara me ata. Gjithashtu ajo ofron dhe një shërbimtëkualifikuarpublicitetipërpromovimineartistëve,aktiviteteve,bizneseve etj.


334

Arben Muka

Radio Emigranti ka filluar të transmetojë on line qysh më 20 korrik të vitit 2006. Një surprizë e fillimeve të punës së saj ishte interesi dhe mbështetja e emigrantëve shqiptarë, që në numër ishte mjaft i lartë, tendencë kjo dhe e punës në vijim. Nëpërmjet emetimit të programeve dhe rubrikave të komunikimit on line është arritur të krijohet komuniteti i Radios Emigranti, njerëz që janë në kontakt të vazhdueshëm, që i shkruajnë njeri tjetrit, që bisedojnë me zë dhe figurë mes tyre, që dërgojnë urime dhe përshëndetje për gëzime dhe festa. Një lidhje e ngushtë që ushqehet çdo ditë e çdo javë nëpërmjet mesazheve në komunikimin virtual. Radio Emigranti si një radio on line, synon të plotësojë jetën shoqërore të emigrantëve shqiptarë në të katër anët e globit, të mbajë gjallë lidhjet e tyre me njeri-tjetrin dhe me vendlindjen, me gjuhën shqipe, kulturën, muzikën dhe traditën shqiptare, si një komponente e domosdoshme dhe e shëndetshme për identitetin shpirtëror të tyre. Aktualisht programet e Radio Emigrantit krijojnë mundësinë e mbledhjes dhe komunikimit të të gjithë mërgimtarëve që nga Nju Jorku deri në Australi, nga Evropa deri në Zelandën e Re. Radio është bërë edhe një Fationa në logon e programit të saj për qendër informacionesh për prezantimin e hit-eve të javës. shqiptarët në komunitetin e tyre të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit dhe ka formuar lidhje të mira me këngëtarët dhe artistët shqiptarë, si Aurela Gaçe, Eli Fara, Shpat Kasapi, Rovena Stefa etj. Duke përcjellë tek dëgjuesit jo vetëm këngët e tyre, por edhe atmosferën e koncerteve që ata kanë zhvilluar në vende të ndryshme në Amerikë, si dhe projektet e tyre të ardhme nëpërmjet intervistave të zhvilluara me ata. Radio Emigranti ka pasqyruar gjerësisht dhe Festën e Flamurit në Nju Xhersi e Nju Jork, festimet për Vitin e Ri, ceremoninë e përurimit të linjës ajrore Nju Jork - Tiranë dhe Nju Jork - Prishtinë me anë të kompanisë „Adriatic Eagle Air”, si


70 radio shqip në 70 vite

335

dhe mjaft aktivitete e ngjarje të shënuara të komunitetit. Radio gjatë aktivitetit të vet ka promovuar dhe përcjellë tek dëgjuesit veprimtari të ndryshme të shqiptarëve në Amerikë e Kanada, dhe një gjë të tillë do ta bëjë dhe për veprimtaritë e komunitetit në Europë, Australi etj. Radio është krijuar nga Bekim Xhaferri në SHBA dhe Xhemil Meço në Francë. Kanë bashkëpunuar në realizimin e programeve: DJ Visi, Fationa, Lira, Fabiola etj. Radio Emigranti transmeton kryesisht muzikë popullore nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, nga Kosova, Maqedonia, Mal i Zi si dhe nga Çamëria, por edhe muzikë të lehtë dhe moderne nga këto treva. Emisione të përditëshme në Radion Emigranti (sipas orës në Tiranë) janë: -Program sipas kërkesave të dëgjuesve (ora 11.00; 17.00 dhe 23.00) -Këngët e javës -Këngë të zgjedhura etj. Disa nga programet kryesore javore të radios, (po sipas orës në Tiranë) janë: -Urime & përshëndetje (e premte dhe e martë, ora 12.00; 18.00 dhe 24.00)

Bekim Xhaferri pas një interviste me këngëtaren Aurela Gaçe, gjatë një koncerti në Nju Jork.


336

Arben Muka

DJ Bekimi duke miksuar në studio.

-Hitet e javës (e dielë dhe e mërkurë, ora 12.00; 18.00 dhe 24.00) -Studio virtuale -Radio refugjati humor (e premte dhe e dielë, ora 04.00; 20.00 dhe 24.00) -Remikse nga DJ Bex (e premte dhe e dielë, ora 13.00, 19.00 dhe 01.00) -Emisione speciale etj. Gjithashtu Radio Emigranti ofron dhe një shërbim të kualifikuar publiciteti për promovimin e artistëve, aktiviteteve të emigrantëve, por edhe të bizneseve të tyre.


70 radio shqip në 70 vite

337

V. Si licencohet një radio nëShqipëri?


338

Arben Muka


70 radio shqip në 70 vite

339

Aplikimidhekonkurimipërfrekuencë

Nëse kërkon të hapësh një stacion radiofonik privat brenda territorit të vendit, të drejtën eskluzive për të të dhënë licencë për ushtrim aktiviteti, në një frekuencë të caktuar, e ka vetëm Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, KKRT, në Tiranë. Dhënia e licencave bëhet me konkurim të hapur duke u bazuar në ligjin me nr. 8410, miratuar nga Parlamenti në vitin 1998, përfshi dhe ndryshimet përkatëse që janë miratuar më pas, si dhe rregullores mbi procedurat e licencimit të operatorëve privatë radiofonikë. Licencimi i operatorëve privatë lokalë kalon në këto etapa kryesore: -Departamenti Juridik dhe i Licencave, pranë KKRT-së shpall publikisht në faqen e vet të internetit, si dhe në gazetat kryesore një njoftim për organizimin e konkurimit të operatorëve të interesuar, në frekuencat që konsiderohen të lira. -Operatorët e interesuar duhet të bëjnë një aplikim brenda afatit kohor që është shpallur në njoftimin e KKRT-së. -Aplikimi, i cili sistemohet në një dosje të veçantë nga operatori privat radiofonik, duhet të përmbajë këto elementë: tabelën e lëndës / emërtimin e subjektit dhe vendndodhjen / vendimin e gjykatës për rregjistrimin e aplikantit, si dhe depozitimet e kryera në rregjistrin tregëtar / të dhëna të mjaftueshme për kapitalin financiar / deklaratë që vërteton se aplikanti nuk zotëron një licencë të mëparshme për radio lokale, apo të ketë aksione në një radio a televizion kombëtar / një deklaratë për vërtetësinë e të dhënave të mësipërme / plani ekonomiko-financiar për periudhën e vlefshmërisë së licencës / garancinë bankare për shumën 10 % të derdhur në një llogari të saj / projektin teknik të instalimit / të dhëna për programin javor / orët e transmetimit në një ditë / ora e fillimit dhe përfundimit të programit / raporti mes emisioneve të prodhuara vetë dhe kohës totale të transmetimit / të dhëna statistikore për programet që do të jepen / bordi drejtues i radios, CV-të e tyre / të dhëna mbi numrin e punonjësve që planifikohet të angazhohen, kualifikimi i tyre etj.


340

Arben Muka

Ndërtesa e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit në qendër të Tiranës, 2006.

-Gjatë shqyrtimit të të gjitha aplikimeve në datën, orën dhe vendin që është shpallur publikisht nga KKRT-ja, janë të ftuar të jenë prezent gjatë gjithë zhvillimit të procesit operatorët radiofonikë që kanë dorëzuar dokumentacionin, ose përfaqësuesit ligjorë të tyre. -Për fazën e mëpasme të konkurimit të subjekteve që janë konsideruar me dokumentacion të rregullt, KKRT-ja ju siguron atyre paraprakisht një set dokumentash të domosdoshëm njohës dhe familjarizues me procesin final të konkursit. Këto dokumente janë: Kriteret për dhënien e licencave për transmetime radio FM, rregulloren e licencimit, ku përfshihen dhe kriteret e vlerësimit, rregulloren mbi procedurat e licencimit për operatorët privatë radiofonikë dhe kushtet teknike të instalimit të pajisjeve transmetuese për secilën zonë të shpallur (pika e transmetimit, fuqia, kanali etj). -Përcaktimi i operatorit fitues shpallet publikisht në faqen e internetit të KKRT-së dhe në gazetat kryesore. Për më shumë hollësi çdo i interesuar mund të kontaktojë në: Departamenti Juridik dhe i Licencave, pranë Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit. Rruga „Abdi Toptani”, ish godina e Hotel „Drinit”, Tiranë. Tel - 04233370 / fax - 04226287.


70 radio shqip në 70 vite

341

Bibliografiadhenavigiminëinternet:

— Të dhëna mbi median shqiptare (1991 -1998) - botim i Qendrës së Medias

pranë Fondacionit SOROS, 1998. — Media lokale, peizazh dhe udhëzues – botim i Institutit Shqiptar të Medias me mbështetjen e Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, 2003. —Monitorimi i peizazhit të medias shqiptare (janar - dhjetor 2000) - botim i Institutit Shqiptar të Medias, 2001. —Monitorimi i peizazhit të medias shqiptare (janar - dhjetor 2001) - botim i Institutit Shqiptar të Medias, 2002. —Monitorimi i peizazhit të medias shqiptare (janar - dhjetor 2002) - botim i Institutit Shqiptar të Medias, 2003. — Skifter Këlliçi – Historia e Radio – Televizionit Shqiptar, 2003. —Arben Muka- Informacioni në Radion Lokale - botim i Institutit Shqiptar të Medias, 2002. — Arben Muka – Gazetar në Radio – botim i Institutit Shqiptar të Medias, 2007. —Besnik Dizdari – Historia e transmetimeve radiofonike shqiptare – artikull i botuar në Revistën Media Shqiptare, nr. 14 / 2004. — Henri Çili – Radiomania, „virusi” i megahercëve – artikull i botuar në Revistën „Klan”, 18 janar 1998. — Gazeta „Koha Jonë” – 20 prill 2003, faqe 13. — Gazeta „Panorama” – 4 gusht 2007, faqe 14. — Gazetarë dhe publicistë shqiptarë – Fjalor enciklopedik, botim i Unionit të Gazetarëve Profesionistë të Veriut, 2005. — www.institutemedia.org —www.kkrt.gov.al — www.radiostar.al — www.planet93fm.com


342 —www.topalbaniaradio.com — www.clubfm.net. —www.plus2radio.com.al — www.electrobaze.com — www.alpo-center.com — www.ilma-al.net — www.radio-7.net — www.radionrg.net —www.topgold.al — www.amcloveradio.net — www.alba-kartadj.net —www.radiomaria.org.al —www.alsionbusinesscenter.com —www.asamblejabiblike.com — www.radiox-al.com —www.radiovaticana.org — www.dw-world.de —www.zeriamerikes.com —www.bbcalbanian.com — www.europaelire.org — www.rfi.fr —www.sr.se/albanska —www.tantalk1340.com —www.radioemigranti.com

Arben Muka


70 radio shqip në 70 vite

343

PËRMBAJTJA: I. 70 VITE NË PAK RRADHË Në vend të hyrjes............................................................................................7

II. RADIOT NË SHQIPËRI (1938 – 2008) 1.Radio Tirana 2.Radio Korça 3.Radio Gjirokastra 4.Radio Shkodra 5.Radio Kukësi 6.Radio Vlora 7.Radio Hot 8.Radio Peshkopia 9.Radio Star 10.Radio Ime 11.Radio Nesër 12.Radio Planet 13.Radio Ngjallja 14.Radio Stinët 15.Radio Klan 16.Radio 1 17.Radio Koha 18.Radio Studenti 19.Radio Kontakt 20.Radio Kruja 21.Radio Enter 22.Radio Dea 23.Radio Antena Jug 24.Radio Ruzvelt

FM 99.5Mhz.......................................................13 FM 89.5Mhz........................................................19 FM 102.5Mhz.....................................................23 FM 92Mhz .........................................................27 FM 100.4Mhz......................................................31 FM 104Mhz.........................................................35 FM 96.5Mhz........................................................39 FM 91.3Mhz........................................................43 FM 105.5Mhz......................................................47 FM 105.4Mhz......................................................51 FM 94Mhz ..........................................................55 FM 93Mhz ..........................................................59 FM 88.5Mhz .......................................................63 FM 106.9Mhz ..................................................67 FM 101.5Mhz ...................................................71 FM 89.9Mhz .......................................................75 FM 98.1...............................................................79 FM 89.5Mhz ......................................................83 FM 103Mhz ........................................................87 FM 101.6Mhz .....................................................91 FM 97Mhz ..........................................................95 FM 94.8Mhz ......................................................99 FM 100Mhz .....................................................103 FM 94.8Mhz ....................................................107


344

25.Top Albania Radio 26.Radio Club FM 27.Radio +2 28.Radio Gramshi 29.Radio Amantia 30.Radio Perla 31.Radio Fantazi 32.Radio Intervista 33.Radio Val e Kaltër 34.Radio ABC 35.Radio Gras 36.Radio Top Gold 37.Radio My Music 38.Radio Magic Star 39.Radio Saranda 40.Radio Fieri 41.Radio e Parë 42.Radio Alpo 43.Radio Nacional 44.Radio RASH 45.Radio Prespa 46.Radio Alsat 47.Radio Emanuel 48.Radio 7 49.Radio Klea 50.Boom Boom Radio 51.Radio Kristal 52.Radio New Planet 53.Radio Magic 54.Radio Maria 55.Radio Lezha 56.Radio Tirana 2 57.Radio NRG 58.Radio +3 59.AMC Love Radio 60.Alba Karta Radio DJ 61.Radio Super Star

Arben Muka

FM 100Mhz.......................................................111 FM 100.4Mhz.....................................................115 FM 101.6Mhz....................................................119 FM 106.5Mhz....................................................123 FM 90.3Mhz......................................................127 FM 105Mhz.......................................................131 FM 94.8Mhz......................................................135 FM 98.7Mhz......................................................139 FM 103.3Mhz....................................................143 FM 98Mhz ........................................................147 FM 90Mhz ........................................................151 FM 100.8Mhz....................................................155 FM 97.3Mhz........................................................155 FM 107Mhz.......................................................159 FM 96.1Mhz......................................................163 FM 107.2Mhz....................................................167 FM 100.4Mhz....................................................171 FM 94.1Mhz......................................................175 FM 93.4Mhz......................................................179 FM 97Mhz .......................................................183 FM 100.8Mhz......................................................187 FM 103.1Mhz.....................................................191 FM 95.7Mhz.......................................................195 FM 97.7Mhz.......................................................199 FM 93.9Mhz ......................................................203 FM 101.2Mhz......................................................207 FM 98.7Mhz.......................................................211 FM 89Mhz ............................................................215 FM 93.8Mhz.......................................................219 FM 91.4Mhz.......................................................223 FM 92.6Mhz.......................................................227 FM 95.8Mhz.......................................................231 FM 106.6Mhz.....................................................235 FM 91.1Mhz.......................................................239 FM 90.7Mhz........................................................243 FM 96.1Mhz........................................................ 243 FM 98.7Mhz........................................................247


70 radio shqip në 70 vite

62.Radio House of Arts 63.Radio Alfa 64.Radio Dibra 65.Radio Alsion 66.Radio Sport 67.Radio Egnatia 68.Radio Sot 69.Radio X 70.Radio Logos

345

FM 107.7MHz.....................................................251 FM 90.9Mhz.......................................................255 FM 90Mhz .......................................................259 FM 106.3Mhz......................................................263 FM 92Mhz .......................................................267 FM 100.6Mhz.......................................................271 FM 98.1Mhz.........................................................275 FM 93.1Mhz.........................................................279 FM 94.2Mhz.........................................................283

III. RADIO TË TJERA Lista plotësuese e radiove............................................................................289

IV. PROGRAMET NË SHQIP NË VALËT E RADIOSTACIONEVE TË HUAJA 1. Radio Zëri i Amerikës.............................................................................293 2. Radio Vatikani...........................................................................................297 3. Programi Jehona e Shqipes......................................................................301 4. Radio DW.................................................................................................305 5. Radio BBC.................................................................................................309 6. Radio France International........................................................................313 7. Radio Suedia në shqip..............................................................................317 8. Radio Alba.................................................................................................321 9. Zëri i komunitetit shqiptar në Florida ....................................................325 10. Radio Free Europe..................................................................................329 11. Radio Emigranti....................................................................................333

V. SI LICENCOHET NJË RADIO NË SHQIPËRI? Aplikimi dhe konkurimi për frekuencë.....................................................339 Bibliografia dhe navigimi në internet ..........................................................341


346

Arben Muka


Profile for arben.muka

“70 radio në shqip në 70 vite”  

Advertisement