26
Arben MUKA
Shqipёria nё regjimin e Zogut kishte qenё pёrballё katastrofёs dhe ardhja e Italisё e kishte parandaluar atё”. 15) Historia e sulmit dhe degradimit tё regjimit tё mёparshёm nёpёrmjet valёve tё Radio Tiranёs u pёrsёrit nё mёnyrё ciklike: italianёt e orientuan propagandёn nga sulmi i ashpёr pёr “pragkatastrofёn”, sipas tyre, ku e çoi vendin qeverisja e Legalitetit; ndёrkohё qё nazistёt gjermanё i karakterizuan si “tё mёrzitshёm dhe shkatёrrues” mё shumё se 4 vitet e pushtimit nga ishaleatёt e tyre tё Luftёs, fashistёt italianё.
1.3 Reagimi ndaj palёs qё e kundёrshtonte regjimin Nё periudhёn e dy pushtimeve tё Shqipёrisё gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore, ka pasur nё forma tё ndryshme oponencё dhe rezistencё politike, ideologjike dhe tё armatosur, e cila kundёrshtonte nё forma tё kombinuara, ilegale dhe tё hapura, prezencёn e ushtrive tё huaja nё territorin shqiptar, qё kritikonte dhe stigmatizonte vendimmarrjen dhe angazhimin e administratёs dhe institucioneve tё kohёs. Qoftё aktiviteti subversiv kundёr regjimit, qoftё dhe lёvizja e grupeve tё armatosura nё zonat rurale apo dhe nё brendёsi tё qyteteve, nuk gjeti hapёsirё nё lёndёn informative dhe tematike tё Radio Tiranёs nё kohёn e pushtimit nga fashistёt italianё. Indiferencё dhe injorim pёr tё pranuar publikisht rezistencёn antifashiste aplikonte e gjithё media e shkruar proregjimit dhe ATSH-ja. Madje Radio Tirana, ATSH dhe organet e shtypit nuk pёrmendёn asgjё dhe e kaluan tёrёsisht nё heshtje edhe njё ngjarje shumё tё bujshme tё majit tё vitit 1941, kur nё Tiranё iu bё atentat Mbretit tё Italisё, Viktor Emanueli III. Nё kohёn e pushtimit gjerman makina propagandistike ku hynte dhe Radio Tirana ndryshoi qёndrim, duke bёrё pjesё tё agjendёs dhe ato informata qё i kushtoheshin aktivitetit tё grupeve kundёrshtare me regjimin. Ky ndryshim kursi mund tё konsiderohet si i pashmangshёm po tё merret parasysh konteksti i zhvillimeve nё terren. Nga vjeshta e vitit 1943 e deri sa qёndruan formacionet e nazistёve gjermanё nё territorin shqiptar, aktiviteti i rezistencёs antiregjim ishte zgjeruar dhe kishte efekte tё dukshme me konfrontime, sabotime dhe marrje nёn kontroll tё territoreve.
15. Historia e popullit shqiptar, volumi IV, Toena, Tiranё, 2008, faqe 24.