Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
19
Nё vrullin e kёtyre zhvillimeve qё kanё lёnё gjurmё nё historinё e Shqipёrisё, ka vendin e vet dhe Radio Tirana. Radiostacioni i parё zyrtar, tё cilin pushteti i kohёs e lakmoi pёr ta pёrdorur si njё instrument efikas propagandistik nё pёrhapjen e ideve, qёllimeve dhe jetёgjatёsisё sё sundimit tё vet. Nga ana tjetёr, nё njё vend me deficite serioze nё agjendёn e kulturёs dhe artit, me njё infrastrukturё mjerane tё sallave dhe ambienteve ku mund tё organizoheshin koncerte, diskutime a performanca live pёr publikun, Radio Tirana nё vitet e Luftёs sё Dytё Botёrore ishte institucioni qendror ku u afruan dhe kontribuan shumё krijues, instrumentistё, regjisorё, aktorё tё dramёs dhe humorit, solistё etj., njё sinergji pozitive pёr ruajtjen e zhvillimin e kulturёs e traditёs kombёtare.
1.1 Shqipёria me radiostacion si shtetet e tjera tё rajonit Radio Tirana nisi zyrtarisht transmetimet mё 28 Nёntor 1938. Ideja pёr tё hapur njё stacion radiofonik nё Shqipёri ka qarkulluar qё nё mesin e viteve ‘30, por procedurat konkrete tё autoriteteve kanё nisur nё vitin 1936. Nё atё periudhё cilido qё zotёronte njё aparat radioje kishte mundёsinё tё ndiqte njё emision nё gjuhёn shqipe, qё emetohej jashtё territorit tё Shqipёrisё, nga pjesa jugore e Italisё fqinje. Emisioni i Radio Barit zgjaste gjysmё ore, kryesisht i strukturuar me lajme dhe muzikё. Lёnda informative pёrgatitej nga zyra e shtypit pranё Ministrisё sё Jashtme nё Tiranё dhe nёpёrmjet redaksisё sё Gazeta Shqiptare, edicioni nё shqip i Gazzeta di Puglia, 1) pёrcillej nё studiot e stacionit nё Bari, pёr t’u shndёrruar nё njё program tё pёrditshёm pёr dёgjuesit shqipfolёs brenda territorit tё Shqipёrisё. Vendet e tjera tё rajonit ishin mё tё avancuara nё transmetimet radiofonike. Italia fqinje nёpёrmjet Bashkimit Radiofonik Italian, Unione Radiofonica Italiana, URI, nisi emetimet mbrёmjen e 6 tetorit 1924. Fqinji tjetёr i Shqipёrisё, Mbretёria Jugosllave pёr herё tё parё lёshoi tingujt nё efir mё 15 maj tё vitit 1926 nёpёrmjet Radio Zagrebit, i cili u shtetёzua nё 1. Filloi tё qarkullojё nё Shqipёri mё 10 korrik 1927. Sipas botuesve tё saj, qёllimi do tё ishte jo vetёm informacioni i shpejtё dygjuhёsh, shqip dhe italisht, mbi ato qё ndodhnin nё Shqipёri, por dhe “do tё kujdesemi tё shoshisim problemet e mёdhaja tё sajat, veçanёrisht nё pёrpjekje me botёn e jashtёme”. Hapur Gazeta Shqiptare luante rol tё jashtёzakonshёm nё propagandimin e ideve dhe kulturёs italiane dhe mё pas si promotore e pёrhapjes sё ideologjisё dhe frymёs fashiste nё vend.