Arben MUKA - 70 radio në shqip në 70 vite

Page 221

220

Arben Muka

Radio Magic është radio e dytë private në qytetin e Kavajës, 50 km larg kryeqytetit. Ajo ka nisur zyrtarisht nga transmetimet në valën FM 93.8Mhz qysh më 18 shkurt 2003. Programet e javëve të para ishin disi spontane, kryesisht muzikë të huaj dhe telefonata me dëgjuesit, përgatitja e kurioziteteve nga fusha e artit, sportit etj. Radio Magic ka patur dhe një ndërpreje të shkurtër gjatë verës së vitit 2003, për shkak të dhunimit të ambjenteve të saj nga persona dhe rrethana që ende nuk janë shpjeguar dhe qartësuar nga autoritet e policisë lokale.

Rrezja e sinjalit të Magic Radio përveç qytetit të Kavajës, shtrihet dhe në komunat përreth, në Golem dhe në qytetin e Rrogozhinës, kjo falë fuqisë prej 250W të transmetuesit të saj. Veç anës argëtuese, radio trajton dhe probleme të ndryshme lokale, si ato ekonomike e sociale, politike, kulturore, sportive etj. Jo vetëm në emisionin variete të mëngjesit, por dhe në programe të tjera me diskutime dhe intervista që transmetohen gjatë pjesës tjetër të ditës vihen në fokus tema nga aktualiteti lokal, nga gjendja e infrastrukturës, mbrojtja e mjedisit në zonën bregdetare, gjallërimi i jetës kulturore dhe artistike në qytet dhe zonat rurale, klima për biznesin e vogël dhe të mesëm, kthimi i emigrantëve në vendlindje, situata në ekipin e futbollit të qytetit, bashkëpunimi mes tre besimeve të ndryshme fetare, lufta kundër fenomenit të dhunës në familje etj., etj.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.