KLS Broshura Shqip

Page 1

“MËSIMI TËRHEQËS” 14,15,16 TETOR NJË PROJEKT I ORGANIZUAR NGA AMERICAN SCHOOL OF KOSOVA NË BASHKËPUNIM ME DREJTORATIN KOMUNAL TË ARSIMIT NË PRISHTINË - KOSOVË

1


VIZIONI: Të përkrahim bashkëpunimin ndërmjet kolegëve brenda dhe jashtë Kosovës, në mënyrë që mësimdhënësit e ASK-së dhe Shkollave Publike në Kosovë të inspirohen dhe të angazhohen fuqishëm për zbatimin e plan-programeve të reja dhe metodave efektive të mësimdhënies, të cilat janë zhvilluar në bazë të hulumtimeve të fundit në fushën e arsimit dhe praktikat më të mira botërore.

HYRJE: Meqenëse shkollat publike të Kosovës kanë në fokus të qëllimit të tyre zbatimin e Plan-programit të Ri, pritet që ato të kenë nevojë për mbështetje shtesë, për të kuptuar atë që kërkohet. Për këtë, bashkëpunimi me mësimdhënës të tjerë, të cilët kanë kaluar më parë në këtë proces, do të ishte një mundësi e mirë përfitimi për këto shkolla. Përveç kësaj, ky bashkëpunim i mundëson mësimdhënësve dhe drejtorëve të ASK-së që të ndajnë shkathtësitë dhe përvojën e tyre, në mënyrë që edhe mësimdhënësit e tjerë në komunitet të mund të rriten.

LOKACIONI: American School of Kosova, e cila g jendet përkrah monumentit të famshëm “Newborn” në Qendër të Prishtinës dhe vetëm pak minuta në këmbë nga shumica e hoteleve në Prishtinë.

PËRMBLEDHJE: Kjo konferencë do të zg jasë dy ditë e g jysmë dhe do t’i ofrojë pjesëmarrësve 20 orë Zhvillimi Profesional dhe trajnimi. Afati për reg jistrim është data 7 tetor 2016 dhe numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në 250. Pjesëmarrja është falas për të g jithë mësimdhënësit e shkollave publike të Kosovës dhe 75 Euro për mësimdhënësit nga shkollat private jashtë Kosovës. Gjatë pushimeve do të shërbehet kafe dhe drekë e stilit bufe, e cila do të shërbehet në restorantin e shkollës.

REGJISTRIMI: Për Reg jistrim ju lutemi kontaktoni Znjsh. Fjolla Ruhani në: fjollar@askosova.org Për Pyetje ju lutemi kontaktoni Znj. Shannon Bruce Ramaka në: shannonr@askosova.org Vendet janë të kufizuara prandaj ju lusim që të reg jistroheni sa më parë! Përkthim i drejtpërdrejtë do të sigurohet sipas kërkesës g jatë reg jistrimit.

2


MIRËSEVINI - “VIZIONI I SAMITIT KOSOVAR PËR MËSIMIN” nga Shannon Bruce Ramaka, M.Ed. Faleminderit të g jithëve për pjesëmarrjen në Konferencën e parë Ndërkombëtare për Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve në Kosovë. Ne shpresojmë se do të inspiroheni nga diskutimet, materialet dhe miqësitë e reja që do të krijoni. Ne g jithashtu shpresojmë se diskutimet rreth “Mësimit Tërheqës” do të shpërndahen në të g jitha shkollat e Prishtinës dhe në fund do të provokojnë një ndryshim pozitiv dhe përmirësim të dukshëm në shtetin e Kosovës. Për mua është kënaqësi shumë e madhe t’ju uroj mirëseardhje në këtë konferencë dhe një nder i veçantë t’ju prezantoj me këta mësimdhënës të shquar dhe të pasionuar, të cilët po japin prej vetes për të qenë këtu me ne dhe për të ndarë përvojat e tyre. Punëtori: “Hyrje në Zonën e Mësimit” nga Shannon Bruce Ramaka, M.Ed. I g jithë procesi i mësimit fillon me një g jendje të hapur dhe të relaksuar të mendjes “vëmendje e relaksuar”. Në ditët e sotme, të cilat janë shumë të ngarkuara dhe stresuese, mësimdhënësit dhe nxënësit e kanë të vështirë që të ruajnë këtë g jendje të mendjes së tyre dhe të fokusohen. Në këtë punëtori, pjesëmarrësit do të ushtrojnë me Teknikat intensive të mësimit, aktivitete që angazhojnë g jithë trupin, joga, Gjimnastikë të Trurit dhe pyetje refleksive për të ndërtuar vetëdijen brenda vetes dhe nxënësve të tyre.

Biografi e Shkurtër

Shannon Bruce Ramaka ka punuar me të g jitha grup-moshat e nxënësve dhe të g jitha lëndët mësimore; prej atyre parashkollorë, g jatë viteve të studimeve, nëpër shkollat publike të shtetit Oregon - SHBA, dhe shkollave private Ndërkombëtare jashtë SHBA-së (Zambia, Hungari, dhe Marok). Ajo është Mag jistër i Shkencave (MS) për Zhvillimin, Prezantimin dhe Mbikëqyrjen e Plan-Programeve dhe mban gradën akademike universitare (BS) në Administrim Biznesi, nga Universiteti “Southern Oregon University” me studime të g jera në artet e bukura. Në vitin 1999 ajo ka themeluar Shkollën e Privileg jeve të Rilindjes (Renaissance Charter School) në Oregonin e Jugut, ku në fokus të plan-programeve të shkollës u vendos integrimi i arteve dhe mësimit me bazë projektet. Nga viti 2005 deri në 2007 ajo ka punuar si Ndihmës-Profesoreshë e Mësimit të Arteve në Universitetin e Oregonit të Jugut. Në rolin e udhëheqëses në fushën e edukimit ajo ka punuar si Zëvendës Drejtoreshë e Shkollës së Mesme në GWA në Marok. Drejtoreshë e Shkollës së Mesme Ndërkombëtare (International High School) në BLIS në Turqi, dhe momentalisht ajo punon si Drejtoreshë e Shkollës Amerikane të Kosovës. Momentalisht, ajo është duke punuar për të Doktoruar në Edukim, në Universitetin Wilkes, me fokus të veçantë në sistemet dhe udhëheqjen që do të largonin shkollat ndërkombëtare nga kriza organizative. Pasioni i saj është të përmirësojë dhe të transformojë komunitetet e mësimit nëpërmjet udhëheqjes autentike, bashkëpunimit, zg jidhjes së problemeve në mënyrë kreative, dhe komunikimit të mëshirshëm. Ajo ka publikuar në Amazon. com librin “Liri në Zambia – Tregime nga një Grua Perëndimore” (Breaking Free in 3 Zambia-Tales of a Western Woman).


SESIONI KRYESOR MËNGJESI I SË PREMTES: “Si të përfitojmë sa më shumë nga të Mësuarit Profesional” nga JT Rehill Ne e dimë se mësimdhënësit më të mirë nxjerrin edhe nxënësit më të mirë dhe ashtu sikurse diferencojmë udhëzimin për nxënësit tanë, është e rëndësishme që të identifikojmë dhe pranojmë nevojat dhe interesat tona kur është fjala për zhvillim profesional. Duke i hedhur një vështrim mësimit – nga bota reale në klasën e mësimit - JT Rehill do të diskutojë se çfarë dimë dhe çfarë nuk dimë rreth mësimit profesional dhe kontributit të tij për arritjet e nxënësve. Ky sesion do t’ju përgatisë se si të përfitoni sa më shumë nga koha e kufizuar që duhet të shpenzoni për përgatitjen tuaj (kryesisht pjesa tjetër e konferencës). PUNËTORI: “Shkathtësitë Ndër-Kulturore të Shekullit të 21-të: Dispozitat Bashkëkohore për Sukses”, nga JT Rehill Edhe pse duket se bota po ndryshon në mënyrë shumë të shpejtë, nxënësit e sotëm nuk kanë ndryshuar shumë nga g jeneratat e kaluara, sikurse do të mendonin disa prej juve. Në realitet, në edukimin e shekullit të 21-të ndryshimet po vijnë nga rritja më shumë se kurrë e të kuptuarit të mësimdhënies dhe të mësuarit efektiv nga ana jonë. Në këtë sesion, pjesëmarrësit do të shqyrtojnë disa nga këto ndryshime, në praktikat e mësimdhënies dhe zhvillimit të dispozitës nëpërmjet lentës së zhvillimit kulturor dhe ndër-kulturor, me qëllim që t’i përkrahim sa më mirë nxënësit në klasë, në ditët e sotme, dhe t’i përgatisim ata për një të ardhme të suksesshme.

Biografi e Shkurtër JT është themelues dhe Drejtor i LEAD|Turkey, një kompani këshilluese në fushën e arsimit në Stamboll, e cila ofron shërbime për zhvillim profesional të mësimdhënësve dhe shërbime për rritje të kapaciteteve të shkollave. Ai është një mësimdhënës me përvojë në lëndën e Gjuhës Angleze, trajnues, konsulent dhe instruktor, si dhe ka punuar në zhvillimin e udhëheqjes, transformimin e kulturës së shkollave, dhe zhvillimin e sistemeve të performancës. Një prezantues energ jik dhe tërheqës, JT punon që të inspirojë mësimdhënësit me punën e tij në LEAD|Turkey dhe si një Ndihmës Profesor në Fakultetin e Edukimit të Universitetit Wilkes.

4


SESIONI KRYESOR MËNGJESI I SË SHTUNËS: “Hartimi i Plan-programeve Autentike dhe Tërheqëse” nga Dr. David Reese PUNËTORIA 1: “Hartimi i Detyrave Autentike për të Nxitur Transferimin e Dijes dhe të Kuptuarit” nga Dr. David Reese Pjesëmarrësit do të angazhohen në hartimin e një detyre duke përdorur të Kuptuarit, nga shablloni GRASPS. Ky proces do t’i mundësojë mësimdhënësit të dizajnojnë mundësi autentike të të mësuarit të cilat i nxisin nxënësit të përdorin njohuritë, ndërkohë që demonstrojnë të kuptuarit e qëllimeve të identifikuara të mësimit. Nëpërmjet këtij procesi nxënësit do të duhet të shfrytëzojnë shkathtësitë dhe inovacionet e mësimit të shekullit të 21-të për të g jetur zg jidhje për problemet dhe temat autentike. Detyra do t’i ofrojë pjesëmarrësve mundësi të hartojnë një shumëllojshmëri produktesh për një audiencë specifike. PUNËTORIA 2: “Dizajni i Vlerësimeve Autentike për Vlerësimin e të Kuptuarit dhe Shkathtësive të Nxënësve” nga Dr. David Reese Pjesëmarrësit do të angazhohen në vlerësimin e kryerjes së detyrave (performancës) duke u bazuar në procesin dhe produktet e krijuara nga nxënësit. Pjesëmarrësit do të marrin në konsideratë drejtimin e pyetjeve për të vlerësuar të kuptuarit e procesit, produktit, dhe përmbajtjes nga ana e nxënësve. Pyetjet udhëzuese do të shqyrtohen në bazë të secilës pjesë të Ciklit për Mësim Autentik. Për vlerësimin e produktit të zhvilluar do të merren parasysh rubrikat analitike dhe listat kontrolluese, duke u bazuar në të Kuptuarit, në struktura e Dizajnit. Struktura për një rubrikë analitike do të krijohet duke u bazuar në një produkt të zg jedhur nga pjesëmarrësi. Produktet e zg jedhura (spirancë) do të diskutohen, ndërsa shfrytëzimi i rubrikës si njësi matëse e të nxënit të nxënësve në një sistem arsimor do të vlerësohet.

5


Biografi e Shkurtër David L. Reese, Ed. D Dr. David L. Reese punon si Drejtor Akademik për Mësimin e Përcaktuar. Ai ka krijuar një vizion dhe udhëheqje akademike për kompaninë, që në krijimin e saj. Burimi parësor i Mësimit të Përcaktuar është STEM i Përcaktuar dhe momentalisht ai shfrytëzohet nga më shumë se 5000 shkolla në g jithë Amerikën. Suksesi i këtij burimi arsimor bazohet në një formulë të zhvilluar për të krijuar përvoja autentike, të cilat nxisin mësim-nxënien duke shfrytëzuar kryerjen e detyrave, detyrave g juhësore dhe burimeve multimediale për të siguruar aplikimin e përmbajtjes. Gjatë njëzet e pesë viteve të fundit, Dr. Reese ka punuar me nxënësit e klasave të 12-ta si mësimdhënës i shkencës, drejtor i plan-programeve dhe pozita të ndryshme të administratës qendrore. Puna e tij e fundit ka dhënë rezultate të shumta sa i përket rritjes së zg jidhjes së problemit dhe shkathtësive të mendimit kritik për nxënësit e rinj duke u bazuar në një hulumtim të kohëve të fundit, i cili do të publikohet së shpejti. Dr. Reese ka dhënë disa lëndë mësim në Programe të Masterit dhe Doktoratës në SHBA, Turqi dhe Oman, të cilat lidhen me fushat e plan-programeve dhe udhëheqjen. Këto kurse i kanë krijuar mësimdhënësve mundësi mjaft të mira që të hartojnë misionin dhe vizionin e tyre, për të ndihmuar nxënësit të arrijnë shkathtësitë e shekullit të 21-të g jatë angazhimit në sistemet shkollore. Së fundmi, ai dhe Jay McTigue kanë hartuar një udhëzim ku kanë treguar me hollësi lidhjet ndërmjet të Kuptuarit nga Dizajni dhe STEM i Përcaktuar, si dhe kanë bashkëpunuar për krijimin e moduleve të zhvillimit profesional online, me qëllim të përforcimit të këtij procesi. Duke punuar me metodën Të Mësuarit e Përcaktuar Dave ka pasur mundësi të bashkëpunojë me aktorë të ndryshëm të fushës së edukimit dhe të sintetizojë idetë për të shtyrë në mënyrë të vazhdueshme pasionin e tij për krijimin e mësimit-të përqendruar, shprehës, kuptimplotë, dhe përvojat autentike për nxënësit në mbarë botën.

6


SESIONI KRYESOR MËNGJESI I SË DIELËS: “Ne me të vërtetë nuk e dimë” nga Aimée Meditz Shkollat lokale dhe ndërkombëtare janë pasuruar dhe sfiduar si kurrë më parë nga kualifikimi i ndryshëm dhe i shumëllojshëm i atyre që shërbejnë. Krijimi i një kulture produktive mësimi midis nxënësve me sfond të ndryshëm g juhësor dhe kulturor është një punë komplekse. Më nuk mjafton që mësimdhënësit të pajisen me dije dhe instrumente të praktikave më të mira. Mësimdhënësit kanë nevojë për më shumë kur e marrin rolin e mësuesve të g juhës, specialistëve të mësimit, këshilltarëve dhe ekspertëve ndër-kulturorë. Gjatë këtij mëng jesi ne do të nënvizojmë elementet kryesore të një klase (ore mësimi) efektive / ambienti të punës i cili ushqen besim, mirëkuptim dhe dinamikë të proceseve të mësimit kreativ. PUNËTORI: “Shkathtësitë Gjuhësore për Grupet Bashkëpunuese të Mësimit” nga Aimée Meditz Pjesëmarrësit do të eksplorojnë vlerën e komunikimit dhe praktikave bashkëpunuese të qëllimshme në një klasë (orë mësimi), e cila ushqen marrëdhëniet dhe reflektimin ndërmjet nxënësve. Kjo punëtori do të ofrojë qasje, strateg ji dhe burime për praktikën e përg jeg jshme të dëg jimit dhe të folurit, e cila zhvillon shkathtësitë e g juhësore dhe kapacitetet bashkëpunuese.

Biografi e Shkurtër Aimée Meditz punon aktualisht si Drejtoreshë në Shkollën Amerikane Kasablanka në Marok. Udhëtimi i rritjes së saj profesionale është influencuar shumë nga mësimi dhe praktikumi i diferencimit të instruksioneve dhe vlerësimeve, duke ndërtuar shkathtësitë e g juhës dhe bashkëpunimit si dhe zhvillimin e projekteve që i shërbejnë mësimit. E diplomuar në Linguistikë studimet e saj janë bërë një me pasionin e saj për g juhën, letërsinë dhe mësimin.

7


SESIONI KRYESOR E PREMTE PASDITE: “Revolucioni i Mësimit” nga Dr. Jeannette Vos Dr. Jeannette Vos, bashkë-autore e The Learning Revolution (Revolucioni i Mësimit) – mbi 10 milion kopje të shitura në mbarë botën – është themeluese e Revolucionit të Mësimit Ndërkombëtar dhe një autore e mirënjohur ndërkombëtare, eksperte e mësimit intensiv, folëse kryesore, mësimdhënëse, hulumtuese e mendjes/trurit, dhe një profesioniste e certifikuar për ushqim dhe shëndet. Dr. Jeannette J. Vos ka lindur në Hollandë, është rritur në Kanada dhe ka Doktoruar në Amerikë në Edukim. Si një mësimdhënëse dhe trajnuese mjaft e kualifikuar ajo ka punuar me njerëz të kulturave dhe niveleve të ndryshme socio-ekonomike, nga të g jitha fushat e jetës dhe me të g jitha grup-moshat – nga fëmijët e vegjël deri në nxënësit e shkollës së mesme, universitet, botën e korporatave dhe të moshuarit. Ajo ka punuar g jithashtu me nxënës që kanë pasur vështirësi në mësim dhe ata që kanë qenë të rrezikuar. Në vitin 1993, ajo ka doktoruar në Universitetin e Arizonës së Veriut (Northern Arizona University) pas një studimi shtatë vjeçar kua ka hulumtuar metodat e mësimit me performancë të lartë të bazuar në neuro-shkencë dhe praktikat më të mira në mbarë botën. Menjëherë pas kësaj, ajo bashkë-themeloi Institutin Kombëtar për Ekselencë në Mësimdhënie së bashku me Dr. John Grassi, në Koleg jin Kembrixh (Cambridge College), Boston, Massachusetts. Më pas ajo u bë Profesoreshë e Edukimit në Koleg jin e Kembrixhit në Ontario, Kaliforni. Si pjesë e një programi të Nivelit Master ajo ka marrë pjesë në trajnimin e mësimdhënësve të cilët i jepnin mësim nxënësve të rrezikuar. Si konsulente mësimi për shumë kompani dhe shkolla, hulumtuese dhe bashkautorë e një nga librave më të shitur në nivel ndërkombëtar, Revolucioni i Mësimit, (me mbi 10 milion kopje të shitura) dhe librin përforcues të titulluar thjesht I Pakufizuar, Dr. Vos ka trajnuar në nivel ndërkombëtar mijëra persona në metodat e mësimit konceptual, integrues dhe intensiv. Prezantimet e saj të shumta mediave kanë tërhequr shumë audiencë në disa vende të botës. Si udhëheqëse botërore në këtë fushë, ajo ka kaluar më shumë se pesëmbëdhjetë vjet në një seri pothuajse të pandalshme të prezantimeve përreth globit: në korporata, organizata arsimore dhe shkolla. Ajo g jithashtu ofron trajnime të plota katër-ditore për Revolucionin e Mësimit (Nivelet Një, Dy dhe Tre) për certifikim. Libri i saj i ri, që do të publikohet së shpejti, është bazuar në hulumtimin më të ri në neuro-shkencë dhe biolog ji, me mbi 100 instrumente strateg jike për të përshpejtuar aftësinë e vetë-mësimit.

SESIONI KRYESOR E SHTUNË PASDITE: Julie Woloshin Oseku “Njihni veten dhe nxënësit tuaj duke përdorur DISC” OSE REFLEKTIMI PROFESIONAL PËR RRITJE 8


SESIONI KRYESOR E SHTUNË PASDITE: “Ndikimi i iPad-ave dhe Tabletave në Mësimin e Bazuar në Projekte” nga Garland Green Disa teknolog ji sikurse iPad dhe teknolog jitë e tjera të Tablet kanë ndikuar në mësimin e individualizuar. Përdorimi i këtyre teknolog jive në klasë (orën e mësimit) i ka ofruar mësimdhënësve një mundësi për të zhvilluar mësimin e individualizuar dhe përmirësuar, i cili është më i përshtatshëm për orët e mësimit të fokusuara apo orientuara (PBL). Në këtë bashkëbisedim tridhjetë minutash ne do të diskutojmë se pse mësimdhënësit që kanë filluar të zbatojnë ketë teknolog ji në klasat e tyre po e shikojnë rritjen e rezultateve të mësimit me nxënësit e tyre. Ne do të diskutojmë dy studimet e fundit që lidhen me ndikimin e angazhimit dhe relevantes në mësim dhe se si përdorimi i tabelave teknolog jike është një mjet shumë i mirë për të përkrahur dhe forcuar arritjet e nxënësve.

9


PUNËTORITË E KEC-it Punëtori: “Promovimi i Diversitetit Nëpërmjet Mësimit Aktiv” nga Petrit TAHIRI Edukimi është një mjet i fortë në duart tona për të promovuar vlerat e qytetarisë demokratike dhe të drejtat e njeriut. Në shoqëri multi-kulturore sikurse e jona, promovimi i diversitetit nëpërmjet edukimit është një instrument i fortë për pajtimin etnik, zhvillimin e paqes aktive, zg jidhjen konstruktive dhe jo të dhunshme të konflikteve, luftimi dhe parandalimi i të g jitha parag jykimeve, steriotipeve në familje, institucione arsimore, në literaturën e shkollës dhe në planprogramin mësimor. Ky seminar do të fokusohet në informimin e mësimdhënësve me disa strateg ji në lidhje me promovimin e diversitetit në klasë. Nëpërmjet një aktiviteti të veçantë, mësuesit dhe pjesëmarrësit do të fitojnë informacion për këtë temë.

Biografi e Shkurtër Z. Tahiri punon momentalisht si Menaxher i Projekteve në Qendrën e Kosovës për Arsim - KEC, një OJQ që ofron mbështetje për zhvillim profesional të mësimdhënësve dhe shërbime për ngritjen e kapaciteteve në shkolla. Ai është diplomuar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Sociolog jisë. Z. Tahiri ka më shumë se dhjetë vjet përvojë në fushën e arsimit dhe trajnimit. Ai ka një përvojë të g jerë dhe të shkëlqyer në zhvillimin e hulumtimit dhe analizimit në fushën e sektorit të arsimit dhe në zhvillimin dhe mbajtjen e trajnimeve për mësuesit dhe profesionistët e arsimit.

10


Punëtori: “Ndërlidhja e Teknikave Instruktuese si një Qasje Efektive për Angazhimin e Nxënësit” nga Melinda Mula Mësimdhënësit dhe zhvillimi i tyre profesional, dhe kreativiteti, janë faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në procesin e mësimdhënies dhe mësim-nxënies tek nxënësit e tyre. Pjesëmarrësit do të bëhen pjesë e një ore mësimi dhe do ta diskutojnë atë nga këndvështrime të ndryshme, të tilla si: planifikimi, zg jedhja e teknikave, ndërlidhja e tyre dhe ndikimi që kanë teknikat në rritjen e pjesëmarrjes aktive të nxënësve g jatë mësimit dhe procesin e të mësuarit. Ata do të diskutojnë rëndësinë e identifikimit të teknikave më të përshtatshme që mundësojnë zhvillimin e kompetencave të nxënësve dhe rezultatet e të nxënit të parapara në Planprogramin e Kosovës.

Biografi e Shkurtër Melinda Mula punon në Qendrën për Arsim të Kosovës për më shumë se 15 vjet si një eksperte arsimore. Ajo është edhe menaxhere e programeve të ndryshme të trajnimit të mësuesve që janë të fokusuara në zhvillimin profesional të mësimdhënësve për të zbatuar metodolog ji të reja në procesin e mësimdhënies dhe mësim-nxënies. Ajo është certifikuar si trajnuese për shumë programe ndërkombëtarë në shërbim të trajnimit të mësimdhënësve, të tilla si: Leximi dhe Shkrimi për Mendimin Kritik, Matematikë dhe Mësimdhënie e Matematikës, Edukimi kundër Korrupsionit, Edukimi për Qytetarinë Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, etj. Ajo g jithashtu ka diplomuar edhe në Nivelin Master në Matematikë.

11


PUNËTORI: “Ndikimi i Komunikimit Efektiv në Vetëbesimin e Nxënësit” nga Hana Zylfiu-Haziri Mënyra me të cilën mësuesit komunikojnë me nxënësit ka një ndikim të fortë mbi atë se si e sheh nxënësi veten në këtë botë. Dëg jimi me kujdes dhe e folura me respekt i tregojnë nxënësit se ai / ajo është një qenie e rëndësishme dhe është i/e denjë për kohë dhe vëmendje. Me këtë seminar pjesëmarrësit do të fillojnë të fitojnë teknikat efektive të dëg jimit; do të mësojnë që të nxisin vetë-konceptin tek nxënësit nëpërmjet komunikimit; do të praktikojnë komunikimin e duhur me të tjerët.

Biografi e Shkurtër Hana Zylfiu-Haziri është duke punuar në Qendrën për Arsim të Kosovës si Menaxhere e Projektit dhe është një trajnuese e certifikuar e programeve të ndryshme trajnuese të arsimit. Ajo ka më shumë se 18 vjet përvojë pune në fushën e arsimit. Ajo është diplomuar në Arte dhe ka një diplomë Mag jistër i Arteve (MA) në Pedagog ji. Hana beson se arti i komunikimit ka një rol të rëndësishëm në ndjekjen e një karrierë të suksesshme.

12


PUNËTORI: Si Mund të Rrisin Standardet Efektivitetin e Mësimdhënësve dhe të Përmirësojnë të Mësuarit e Nxënësve për Shekullin e 21-të? nga Rebecca J. Dahl, M.Ed. Ky seminar do të fokusohet në zbulimin e efektivitetit të mësimit të bazuar në standarde nga ana e mësimdhënësve për të rritur të mësuarit e nxënësve dhe zhvillimin e aftësisë si qytetarë globale të shekullit 21 - me konsideratë dhe respekt për kulturën dhe trashëgiminë lokale.

Biografi e Shkurtër Rebecca J Dahl, M.Ed. Udhëheqja Arsimore Si një mësimdhënëse amerikane, kam kaluar karrierën time në SHBA dhe botë, në mjedise të ndryshme kulturore dhe socio-ekonomike duke mësuar rreth mësimit dhe infrastrukturës që lehtësojnë suksesin në arsim, cilësinë e jetës, dhe në botën e punës. Kjo i ka vënë themelet e suksesit tim në sigurimin e mundësisë maksimale për çdo nxënës, profesionist, dhe institucion që të ketë sukses në botën tonë globale të shekullit të 21të - me respekt për kulturën dhe trashëgiminë lokale. Si mësuese, këshilltare, drejtore, drejtore e plan-programit, drejtore dhe instruktore në universitet, hartuese dhe menaxhere e granteve, si dhe këshilltare, i kam shërbyer individëve dhe institucioneve nga klasat parashkollore deri në klasën e 12-të nëpërmjet universitetit, nga arritja më e lartë në arritje me rrezik të lartë, nga jo-tradicionalja tek profesionisti. Fokusi i përpjekjeve të mia është të jem një shembull dhe të krijoj një ambient në të cilin të tjerët përjetojnë suksesin. EDUKIMI Udhëheqje & Mbikëqyrje e Arsimit Universiteti i Alaskës & Shtetit të Montanës Instituti për Lidership -Universiteti i Harvardit Mag jistër i Edukimit – Psikolog jisë/Këshillimit-Universiteti i Shtetit të Montanës Diplomë Koleg ji - Edukim - Universiteti i Shtetit të Montanës

13


SEMINAR: “Puna me Klasën ESL/ELL dhe Diferencimi i Mësimdhënies” nga Dr. Steven Hudson Një qasje g jithëpërfshirëse për të punuar me nxënësit e g juhës angleze sipas koncepteve bazë të diferencimit nga Marzano, Karen Hile, mësues të ESL, shkollat e Oxfordit, Oxfordi, MI, Kathie F. Nunley, dhe Qendra e Re e Mësimdhënësve. Mësimdhënësit do të punojnë në grupe të vogla bashkëpunimi dhe duke përdorur informacionin dhe ushtrimet ata do të zhvillojnë disa strateg ji, të cilat do t‘i aplikojnë në klasat e tyre. Mësimdhënësit do të përshkruajnë shkurtimisht strateg jitë që ata zbatojnë zakonisht dhe që japin rezultate pozitive me grupin, si një ushtrim për ndarje të përvojave.

Biografi e Shkurtër Dr. Steven E. Hudson Steve është lindur dhe rritur në pjesën e skajshme të Teksasit, e njohur si lugina e Rio Grandes, vetëm pak minuta larg nga Meksika. Zona ka një kulturë të pasur dyg juhëshe në shekuj. Ishte pikërisht kjo g juhë e pasur dhe shumëllojshmëria kulturore ato që nxitën zhvillimin e dëshirës së tij për të udhëtuar dhe për të ndihmuar të tjerët. Një lexues i pasionuar, Steve e mori shansin për të vizituar shumë vende me mendjen dhe imag jinatën e tij dhe kur ju dha mundësia për të udhëtuar ai e kapi atë me të dy duart.Një mësimdhënës që punon me nxënësit e ESL / ELL, Dr. Hudson është i martuar me gruan e tij, e cila flet rrjedhshëm pesë g juhë, me të cilën ka edhe një djalë, shtatë vjeçar, i cili flet rrjedhshëm katër g juhë. Kur nuk udhëton ose nuk bashkëpunon me shkolla, ​​ai banon në zonën Visayan të Filipineve me gruan dhe djalin e tij. Një nxënës që mëson g jatë g jithë jetës Dr. Hudson ka diplomuar në Administratë Publike, Infermieri, Administrim të Plan-programeve, Edukim dhe Mësim. Si një mësimdhënës profesionist, ai ka shërbyer si mësues, trajner, mësues, administrator shkolle, ndihmës inspektor dhe profesor universitar. Ai është i pasionuar pas mësimit dhe marrjes së përvojës nga dora e parë, sa i përket kulturave, popujve dhe vendeve ekzotike si rezultat i udhëtimeve të tij të shumta.

14


SEMINAR: “Grepat e Kureshtjes” nga Arlene Clark Nxënësit angazhohen në mësim, kur ata adresojnë në mënyrë aktive pyetje të rëndësishme për ta. Mësuesit mund të shërbejnë si udhëzues kur nxënësit zhvillojnë kërkimet e tyre për të g jetur përg jig je. Ky seminar do të shqyrtojë disa mënyra se si mësimdhënësit mund të udhëzojnë nxënësit në mjedisin e të mësuarit me bazë projektin.

Biografi e Shkurtër Përvojat e Arlene Clark në kompani korporatash të prodhimit, shitjes së drejtpërdrejtë, organizata publike jo-fitimprurëse dhe institucione mjekësore të pasuara nga 22 vjet pune në shkollat e mesme publike në Michigan dhe në shkolla private ndërkombëtare në Bullgari, Liban, dhe Turqi, bënë që ajo të lidhet ngushtë me filozofinë e John Dewey-it, “Të Mësuarit Duke Vepruar”. Diplomimi i saj në letërsi angleze, me një influencë të vogël në Studime për Lindjen e Mesme, e hodhën atë në perspektivat akademike të cilat e preokupuan që me krijimin e familjes së saj dhe më pas g jatë dhjetë viteve në ag jencitë private / publike. Perspektiva e Dewey u kristalizua pasi ajo studioi edukimin si një alternativë profesionale në Koleg jin Hope në Holandë, Michigan, dhe në Universitetin e Miçiganit, ku ajo përfundoi Magjistraturën (MA) në Arsimin Profesional dhe ka përfunduar kursin e po vazhdon studimet për Doktoratë (PhD) në Edukimin Krahasues. Ajo vlerëson në mënyrë pragmatike zhvillimin e shkathtësive të mendjes, duarve dhe zërit, në bazë të përvojës dhe veprimit.

15


SEMINAR: “Shkrimi dhe Tregimi Kreativ” nga Nancy Jo Marcet Ktheni në klasën tuaj ndjesinë dhe lehtësoni leximin, shkrimit dhe tregimit të historive (tregimeve) duke i ndriçuar dhe nxitur nxënësit të krijojnë dhe të tregojnë një histori të tyren. Për zhvillimin e pjesës kryesore, stilin e personazheve dhe shtrirjen e tregimit filloni me tregimet për fëmijë. Duke i bërë të kuptojnë se si funksionon modeli i ng jarjeve dhe më pas duke i mësuar si të shtojnë detaje, ju do të bëni audiencën tuaj t’ju dëg jojë me kërshëri dhe tregimi juaj do të jetësohet. Ju lutem SILLNI në seminar librin tuaj të preferuar për fëmijë, të cilin edhe do ta përdorni g jatë seminarit.

Biografi e Shkurtër Mag jistër i Arteve (MA) në Plan-program dhe Mësimdhënie dhe e Diplomuar (BA) në Edukim dhe Gjuhë Angleze, Matematikë, dhe Shkencë për Shkollën e Mesme, dhe një Assoc. në Menaxhim Biznesi dhe Kontabilitet. Ajo është aktualisht mësuese e g juhës angleze për Shkollën e Mesme si dhe Koordinatore e Plan-programeve për Shkollën Amerikane të Kosovës. Nancy ka dhënë mësim në klasa dhe nivele të ndryshme jashtë vendit, në Korenë e Jugut, Poloni, Turqi dhe Brazil, por para se të bëhej një mësuese ndërkombëtare, ajo ka dhënë mësim në lëndët e Gjuhës Angleze për Shkollën e Mesme, Matematikë dhe Shkencë në Michigan, SHBA. Ajo filloi prezantimin e Mësimi në Bashkëpunim dhe Ekip duke përdorur Stilet e të Mësuarit, nëpërmjet një fondi (grant) nga Daimler / Chrysler dhe ka vazhduar me mbajtjen e seminareve për shkrim nëpër konferenca TESOL, duke përfshirë tematikat si: Si të Bëjmë Pyetje të Nivelit të Lartë, Ndërtimi i Strukturës së Fjalisë nga Poshtë Lart, Forcimi i Lexuesve ESL përmes Grafikëve Organizues dhe Tregimit, dhe Të Ndihmojmë Studentët të Shkruajnë një Ese të Organizuar. Nancy shpesh i ndan idetë e saj dhe i pëlqen të integrojë përmbajtje në lëndë mësimore, së bashku me mësimdhënës të tjerë. Email: nancym@askosova.org ose nancyjo2015@gmail.com.

16


SEMINAR: “Forcimi i të Mësuarit me Aktivitete Praktike Gjithëpërfshirëse në Shkencë” nga Susan Enders Shpesh mësimdhënësve ju kërkohet që ta jetësojnë përmbajtjen e lëndës së tyre (në orën e mësimit) nëpërmjet mësimit praktik / g jithëpërfshirës dhe ata as nuk e kanë as idenë më të vogël ku ta fillojnë këtë proces dhe nuk kanë buxhet për të përdorur. Ky sesion do të shqyrtojë të qenit një shkencëtar praktik në mjedisin e shkollës suaj me një buxhet shumë të vogël. Ejani të zbuloni mënyra praktike për të jetësuar shkencën jashtë teksteve të vjetra e me pluhur të shkencës!

Biografi e Shkurtër Susan Enders është aktualisht mësuese e Kimisë e trajnuar në IB dhe IGCSE, si dhe një mësuese e trajnuar në IB në Sistemet e Mjedisit dhe Shoqërive në Laboratorin Bilkent dhe Shkollën Ndërkombëtare në Ankara, Turqi. Ajo ka dhënë mësim në të g jitha lëndët e shkencës nga klasa e 6 deri në klasën e 12 në disa shkolla në Turqi, në sistemin e Shkollës Publike Milwaukee dhe Kryedioqezën e Milwaukee. Susan beson se shkenca është e g jallë dhe dëshiron që të g jithë nxënësit ta kuptojnë mag jinë dhe mrekullinë e botës natyrore. Ajo ka një Diplomë Universitare (BA) në Kimi/ Biolog ji nga Universiteti i Indianës dhe certifikim për mësimdhënie nga shteti i Wisconsin.

17


SEMINAR: “Teknolog jia e Integruar në Shkollën e Mesme” nga Dardane Nuka dhe Meghan Lukens Në këtë botë g jithnjë e në ndryshim në të cilën jetojmë, teknolog jia na rrethon në baza ditore, me shpikje të reja dhe të përmirësuara që bien në kategorinë e teknolog jisë duke u përfshirë në jetën tonë të përditshme. Për të përgatitur nxënësit që të jenë të suksesshëm në këtë atmosferë të madhe, teknolog jia duhet të integrohet në planet ditore mësimore të mësuesve të mëdhenj. Ky sesion do të inkurajojë mësuesit për të shqyrtuar mundësitë e ndryshme për integrimin e teknolog jisë në klasat tona, si dhe do të diskutojë përfitimet, sfidat, dhe teknikat për krijimin e një ambienti mësimor të bazuar fort në teknolog ji.

Dardane Nuka Biografi e Shkurtër Dardane Nuka ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës në Gjuhë dhe Letërsi Angleze dhe ka marrë diplomën Master në Menaxhimin e Shërbimeve nga Universiteti Amerikan në Kosovë. Dardanja g jithashtu është certifikuar me TESOL, ku ajo u prezantua me idenë e integrimit të teknolog jisë në klasë. Ajo punon në ASK që prej 10 viteve, ku ka dhënë mësim në lëndët e g juhës angleze, italiane dhe Biznes. Aktualisht, ajo është mësuese e g juhës angleze për klasat e juniorëve dhe seniorëve. Që nga viti 2009, ajo jep mësim për përgatitjen në TOEFL dhe SAT të ofruara nga Qendra Amerikane për Këshillim - AAC që vepron në kuadër të ASK-së. Ajo ka qenë shefe e Departamentit të Gjuhës Angleze që nga viti 2013 dhe përveç kësaj në vitin 2010, Dardanja u bë anëtare e bordit dhe koordinatore e projektit të IPE - International Progressive Education, një OJQ që punon në projekte të lidhura me arsimin. Dardanja ka punuar edhe si pedagoge në koleg jin privat “Universum”, për tre vjet, ku ka dhënë mësim në lëndën e Gjuhës Angleze për Biznes. Përndryshe, Dardanes i pëlqen shumë udhëtimi, duke vizituar vende të reja dhe të takojë njerëz të rinj. Ajo është g jithashtu e interesuar në leximin e biografive, si dhe artikujve në astrofizikë.

18


Meghan Lukens Biografi e Shkurtër Meghan është mësuese e shkencave shoqërore për shkollën e mesme në Shkollën Amerikane të Kosovës. Ajo u shpërngul në Prishtinë në gusht, e ngazëllyer të eksplorojë Kosovën dhe g jithçka ofron Evropa Lindore. Ajo ka diplomuar së fundmi në Universitetin e Kolorados në Boulder me gradën Bachelor (BA) në Histori dhe është e Licencuar në Studime Shoqërore për Shkollat e Mesme, Meghan g jithmonë ka dhënë mësim në klasa ku teknolog jia ka qenë një normë, dhe shumica e kurseve të saj në koleg j mbështetej kryesisht në dokumentet elektronike, video biseda me profesorët , dhe kurse të g jera të arsimit në integrimin e teknolog jisë në një klasë të shkollës së mesme. Meghan ka qenë Kapitene e Ekipit të Femrave “Ice Hockey” të Universitetit të Colorados, ku ka ndërtuar mendësinë e adoptimit dhe natyrën entuziaste. Përveç kësaj, Meghan ka udhëtuar në mbi 31 vende g jatë g jithë jetës së saj, duke udhëtuar dhe eksploruar traditat arsimore të kulturave të ndryshme përg jatë rrugës.

19


SEMINAR: “Angazhimi i Nxënësve me Teknolog ji Minimale” nga Stefanie Hutchins, Lauren Mather, dhe Rhett Morrell Seminari jonë është projektuar për mësuesit që janë të gatshëm të zhvillojnë mësimin e tyre në botën dig jitale. Ekipi ynë do t’ju tregojë se si të përdorni një teknolog ji të thjeshtë dhe të gatshme dhe ta përdorni atë për menaxhimin e klasës, mësimit, praktikumin e nxënësve, dhe detyrat e shtëpisë. Qëllimi ynë është që t’i prezantojmë mësuesit me mjete pak të kushtueshme dhe argëtuese për mësimdhënie dhe të nxënit në mënyrë që të g jithë nxënësit të hyjnë në botën kibernetike. Ky seminar do të mbahet me mjete teknolog jike, prandaj ju lutemi që të sillni kompjuterët tuaj portativ, telefonat e mençur apo tabletët nëse është e mundur!

Stefanie Hutchins Biografi e Shkurtër Stefanie Verderaime është staf i ri në Shkollën Amerikane të Kosovës, dhe i jep mësim klasës së katërt. Ajo është me orig jinë nga Kolorado, ku dhe ka përfunduar studimet universitare në Universitetin e Kolorados Veriore dhe është diplomuar si Mësuese për Shkollën Fillore. Kohët e fundit, Stefanie ka dhënë mësim edhe në klasën e pestë në një shkollë ku mësohej me metoda të përziera tranzicionale, e cila e ka frymëzuar atë të diplomohet si Mag jistër i Teknolog jisë Arsimore. Pasioni i saj është t’i ndihmojë nxënësve të të g jitha moshave të rriten dhe të bëhen të përg jeg jshëm, anëtarë kontribuues të shoqërisë me anë të punës së madhe dhe respektit të ndërsjellë. Stefanie e sheh teknolog jinë si një urë që lidh nxënësit me botën rreth tyre, të cilën përndryshe nuk do të mund ta përjetonin.

20


Lauren Mather Biografi e Shkurtër Lauren Mather është mësuese e klasës së parë në American School of Kosova. Ajo është me orig jinë nga Kansas City, Missouri ku edhe u shkollua në William Jewell College. Lauren është e specializuar Arsimin Fillor dhe Aplikimin e Mendimit Kritik dhe Hetimit para se të çërtifikohej si të mësimdhënëse për moshat e fëmijërisë së hershme. Gjatë periudhës së studimeve ajo punonte si prezentuese e teknolog jisë së iPad, në shkollat e zonave rurale të Missouri. ndjekin William Jewell Koleg jin koleg ji shkoi një-për-një me iPads dhe studentë. Pastaj g jatë mësimdhënies së saj studentore Lauren ka punuar për të futur iPads në shkollë Misuri rurale ajo ka punuar me të. Lauren beson se teknolog jia në arsim mund të jetë një mjet i fuqishëm për të fuqizuar dhe angazhuar nxënësit, pasi që teknolog jia mund të lidhë nxënësit dhe mësimdhënësit nga e g jithë bota, si dhe të lejojë diferencim brenda klasës.

Rhett Morrell Biografi e Shkurtër Rhett Morrell është mësuese e klasës së 2-të në Shkollën Amerikane të Kosovës. Ky është viti i saj i parë në Prishtinë. Ajo sapo ka diplomuar në Koleg jin Berry në Romë, Gjeorg ji në nivelin Bachelor Dega Shkenca e Edukimit për Fëmijërinë e Hershme dhe Gjuha Angleze si Gjuhë e Dytë e Aprovuar. Gjatë g jithë studimeve të saj në Programin e Edukimit për Mësimdhënës, ajo ka qenë e ekspozuar në një shumëllojshmëri të teknolog jisë së përdorur për të përmirësuar rritjen e studentëve dhe suksesin. Rhett ka parë dhe përjetuar nga dora e parë të mirat, kur teknolog jia është përdorur në mënyrë të përshtatshme, dhe ajo pret me padurim që të bëjë bashkë njohuritë dhe përvojat e saj me kulturën dhe sfondin në Prishtinë.

21


SEMINAR: “Strateg jitë e Mësimdhënies dhe Mësim-nxënies” nga Kadrije Berisha Biografi e Shkurtër Znj. Berisha është mësuese e Gjuhës Shqipe. Ajo ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës dhe ka mbrojtur temën e Mag jistraturës në “Strateg jitë e Mësimdhënies dhe Mësim-nxënies”. Ajo ka punuar si mësimdhënëse për 16 vjet në shkollat publike para se të fillonte punën në ASK. Ky është viti i saj i 11-të në ASK, ku dhe jep mësim në klasat 6, 7 dhe 8. Kadrija ka punuar me nxënës të të g jitha moshave për katër vjet në Cambridge School në Prishtinë dhe ka përfunduar me sukses trajnimin për Mendimin Kritik në Lexim dhe Shkrim projektuar dhe administruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknolog jisë. Ajo është certifikuar edhe nga Këndi Amerikan në Prishtinë, si Studente e KEDP dhe në modelin mësimor Hap pas Hapi. Ajo ka qenë anëtare e ekspertëve të plan-programit g jatë vitit 2003 në Ministrinë e Arsimit në Prishtinë. Përveç kësaj ajo është certifikuar nga Ministria e Arsimit si Mentor për studentët praktikantë. Ajo është nënë e 3 fëmijëve të moshës 34, 28 dhe 27 vjeç dhe g jithashtu një g jyshe me një nip dhe një mbesë.

22


Seminar: “Përfitimet e Mrekullueshme të Disiplinës dhe Rigorozitetit” nga Ana Cristina Oliveira Medeiros de Madureira Në një epokë ku pothuajse çdo g jë është e lejuar, ku prindërit dhe mësuesit kërkojnë udhëzime dhe orientime dhe shumica e nxënësve nuk e dinë me të vërtetë kuptimin e kufijve të sjelljes, ku ajo që ka rëndësi më shumë është ekspozimi se sa të qenit ose të jetuarit, fjalë të tilla si rigorozitet dhe disiplinë duken të vjetruara, jashtë modës dhe shumë tradicionale. Meg jithatë, rëndësia e vënies në praktikë të këtyre fjalëve në teatrin e arsimit është e madhe. Pjesëmarrësit do të eksplorojnë se si t’i hapin rrugë lirisë dhe shprehjes së nxënësve për potencial të plotë nën elementet kryesore si kontrolli dhe disiplina, duke ndërtuar një proces autentik, krijues dhe të kujdesshëm të mësimit/të mësuarit. Dinamika e një lidhje empatike ndërmjet mësuesit dhe nxënësit ndodh në një mjedis mirëkuptimi, por ajo nxitet g jithmonë nga respekti dhe drejtimi.

Biografi e Shkurtër Ana Cristina Oliveira Medeiros de Madureira është nga S. Miguel, Azores - Portugali dhe ka jetuar 4.5 vitet e fundit në Prishtinë, Kosovë. Ajo është diplomuar si Mësuese e Historisë dhe Filozofisë dhe është Magjistër i Mjekësisë Bioetike. Që në vitin 1999, ajo ka filluar karrierën si mësuese në sistemin publik të shkollimit, e më pas e ka vazhduar atë në sistemin privat. Ajo ka punuar si Shefe e Mësimdhënësve - Drejtor Pedagog jik në një shkollë Profesionale. Ajo është mjaft e interesuar për disiplinën e pedagog jisë, veçanërisht në menaxhimin e arsimit, të kuptuar nga një perspektivë demokratike dhe të ndryshme, që i lejon nxënësit të zhvillojnë mendim më kritik dhe të lidhen me çështjet e komuniteteve. Së fundmi ajo ka qenë e përfshirë, në baza vullnetare, në një OJQ lokale në Kosovë ku ka dhënë mësim në lëndën e Gjuhës Angleze nëpërmjet Artit për Fëmijë dhe Gra dhe ka marrë pjesë në klasat e shkrim-leximit për fëmijët në komunitetet e rrezikuara. Ajo është shumë e pasionuar me potencialin e zhvillimit në shkolla, nga moshat e hershme, një temë që lidhet me Filozofinë për Fëmijët. 23


LIGJËRATË: “IT dhe Siguria e të Dhënave në Botën Moderne – Kërcënimet dhe Zg jidhjet” nga Dr. Zoran Gacovski Sot, të g jitha organizatat ballafaqohen me një numër të kërcënimeve të sigurisë si mashtrimet kompjuterike, zjarret, përmbytjet, përmbysjet, rrjedhja e të dhënave, etj. Dëmet në formën e humbjes së të dhënave, hakimi i kompjuterëve dhe mohimi i shërbimit - rritet çdo ditë në organizata. Një fakt i rëndësishëm është se humbjet financiare që lidhen me shkeljet e sigurisë rriten nga viti në vit dhe shuma është disa miliardë dollarë. Në këtë diskutim do të diskutohen aspektet kryesore të sigurisë së IT-së – konfidencialiteti i të dhënave, integritetin e të dhënave dhe legalizimi i përdoruesit. Konfidencialitet i të dhënave – nënkupton se organizatat duhet të sigurohen se të dhënat e tyre janë private dhe të sigurta, integritet i të dhënave do të thotë se këto të dhëna private nuk duhet të ndryshohen, humben ose vidhen, dhe legalizimi i përdoruesit siguron se të g jithë përdoruesit që kanë qasje në të dhënat e korporatave – duhet të provojnë identitetin e tyre.

Biografi e Shkurtër Dr. Zoran Gacovski është profesor në Universitetin Evropian të Shkupit, Maqedoni. Lëndët e tij mësimore përfshijnë inxhinierinë Software dhe sigurinë e IT dhe fushat e kërkimeve/hulumtimeve të tij janë: sistemet e automatizimit, kontrolli intelig jent, të mësuarit e makinës, dhe ndërveprimi njeri-kompjuter. Ai ka fituar shkallën e doktoratës PhD në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, Shkup. Në karrierën e tij, ai ka fituar bursë për edukim post-diplome nga shoqëria Fulbright (2002) për një hulumtim me qëndrim në Universitetin Rutgers, SHBA. Ai ka fituar g jithashtu edhe çmimin më të mirë në letër në Olimpiadën Baltike për kontrollin e Automatizimit (2002), grantin NSF të U.S. për kryerjen e një hulumtimi të veçantë në fushën e ndërveprimit njeri-kompjuter në Universitetin Rutgers, SHBA (2003), dhe grantin DAAD për një hulumtim me qëndrim në Universitetin e Bremenit, Gjermani (2008). Dr. Gacovski ka marrë pjesë aktive në disa projekte ndërkombëtare, si: “Një ndërveprimit multimodal njeri-kompjuter dhe modelimi i sjelljes së përdoruesit” (për Rutgers University, 2002-2003) - të sponsorizuar nga ushtria e SHBA dhe Ford, “Sistemet intelig jente analitike dhe jo-analitike për të vendosur dhe kontrolluar proceset e pasigurta komplekse” (për Ministrinë e Shkencës të Maqedonisë, 1995-1998), etj. Ai është autor i tre librave (përfshirë botimin ndërkombëtar “Robotët Mobil”), 12 artikujve shkencorë, mbi 40 artikuj Konferencash, dhe është g jithashtu një recensues/redaktor për revistat IEEE dhe Konferenca.

24


LIGJËRATË: “Mënyrat e Angazhimit të Studentëve të Universitetit dhe Shkollës së Mesme ndërsa Shkruajnë Artikuj Akademikë Kërkimorë” nga Yesim Kuzanili Kjo lig jëratë prezanton llojet e ndryshme dhe të shumta të sjelljes së IBDP dhe studentëve universitarë në lidhje me shkrimin e artikujve akademikë shkencorë dhe diskuton mënyrat e angazhimit të tyre në kryerjen këtyre kërkimeve.

Biografi e Shkurtër Yesim Kuzanli e cila është një mbështetëse e feminizmit dhe të drejtave të njeriut ka dhënë mësim në lëndët “Hyrje në Letërsinë Amerikane”, “Histori e Shkurtër Amerikane”, “Përkthimi nga Gjuha Angleze në Gjuhën Turke dhe nga Gjuha Turke në Gjuhën Angleze” dhe “Përbërja I dhe II” në klasa të ndryshme të nxënësve të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze dhe Amerikane në Universitetin Bilkent për pesë vjet. Ajo ka dhënë mësim në lëndën e g juhës angleze për qëllime akademike (EAP) të tilla si “Shkathtësitë e Shkrimit Akademik (ENG 101)” dhe “Teknikat e Hulumtimit (ENG 102)” për studentët e Universitetit Bilkent për g jashtëmbëdhjetë vjet. Më vonë, ajo ka udhëhequr shkrimin e Eseve të Zg jeruara të studentëve të IBDP-së për dy vjet në Laboratorin Bilkent dhe Shkollën e Lartë Ndërkombëtare. Ajo është g jithashtu Vlerësuese e Provimit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze IBDP. Ajo është diplomuar në nivelin Bachelor dhe Master në Letërsi dhe Kulturë Amerikane.

25


LIGJËRATË: MËSIMI I GJUHËS AMTARE nga Feime Llapashtica LIPSCOMB Qëllimi i kësaj pjese të punës është që të adresojmë vështirësitë dhe problemet me të cilat ballafaqohemi në mësimin e g juhës amtare në bazë të plan-programit dhe planin mësimor. Duke pasur parasysh faktin se edhe pas hartimit të plan-programit të ri mësimor për g juhën amtare, niveli i fitimit të saj, në mesin e nxënësve në shkolla është vlerësuar si jo shumë i kënaqshëm. Ky notim dhe niveli i ulët i përvetësimit të g juhës amtare ndodh për shkak të faktit se shumica e mësimdhënësve nuk i kanë përdorur programet për planifikimin e mësimit, por në vend të kësaj, ata kanë bërë planifikimin e mësimit të g juhës amtare në bazë të përmbajtjes së teksteve. Një planifikim i tillë nuk i plotëson kërkesat në arritjen e rezultateve të parapara në plan-programin mësimor. Nga ana tjetër, vështirësitë dhe problemet janë vënë re në përgatitjen dhe trajnimin e mësuesve për të përcjellë ndryshimet në përmbajtjen e planit të punës së g juhës amtare për nxënësit me kompetencë profesionale. Përmbajtja e shtjelluar në këtë pjesë të punës lidhet me vështirësitë në mësimin e g juhës amtare dhe do t’i ndihmojë mësimdhënësit të zhvillojnë dhe të përdorin aftësitë profesionale dhe didaktike në procesin e mësimdhënies dhe mësimit.

Brief Biography Feime Llapashtica LIPSCOMB është lindur në vitin 1965 në Marevc, komuna e Prishtinës. Ajo u diplomua në 1992 në Fakultetin Filolog jik të Prishtinës. Ajo ka përfunduar studimet e Mag jistraturës në të njëjtin universitet në vitin 2006. Ajo është duke e përgatitur disertacionin e saj të Doktoratës PhD në fushën e Gjuhës në tekstin e Kanunit të Lekë Dukag jinit. Ajo ka punuar si mësuese nga viti 1997 deri në 2000, dhe nga vitit 2000 deri më tani, ajo punon si Hartuese e Plan-Programit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknolog jisë në Kosovë. Gjithashtu, ajo është eksperte në filolog ji dhe arsim filolog jik, autore e teksteve shkollore, duke mbajtur seminare / leksione, mësuese, trajnuese, etj. Ajo ka marrë pjesë në shumë punëtori dhe seminare, konferenca dhe aktivitete të tjera në Kosovë dhe vende të tjera.

26


Lig jëratë: “Edukimi Ndërkombëtar dhe Mundësitë për Bursa për Nxënësit dhe Mësimdhënësit Kosovarë” nga Erëblir Kadriu Ky është një prezantim informues mbi mundësitë që kanë nxënësit dhe mësimdhënësit kosovarë për arsim cilësor ndërkombëtar dhe zhvillim profesional. Këtu do të prezantohet dhe diskutohet rreth trendëve të mobilitetit (lëvizjes) të përgjithshëm të studentëve ndërkombëtarë në SHBA dhe në mbarë botën, dhe në veçanti mobiliteti ndërkombëtar i studentëve kosovarë. Prezantimi do të përfundojë me informacione që kanë të bëjnë me mundësitë e veçanta arsimore dhe profesionale dhe programet në dispozicion për studentët dhe mësimdhënësit e interesuar nga Kosova (45 min).

Biografi e Shkurtër Mr. Ereblir Kadriu ka përvojë të g jerë në aktivizimin social/rinor dhe arsim, si formal ashtu dhe jo-formal. Ai mban titullin akademik Mag jistër i Filozofisë në Psikolog ji dhe Edukim nga Universiteti i Kembrixhit, Britani e Madhe. Ai ka përfunduar studimet universitare, në Koleg jin e Shën Marisë në Kaliforni, SHBA, në Psikolog ji, Sociolog ji dhe Antropolog ji. Që nga viti 2004 ai ka qenë shumë i përfshirë në sistemin e arsimit të Kosovës. Z. Kadriu është Profesor Asistent i Psikolog jisë Sociale në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Ai g jithashtu ka dhënë mësim lëndën e Psikolog jisë dhe Sociolog jisë në Shkollën Amerikane të Kosovës, ku aktualisht shërben si Këshilltar për Udhëzime. Përveç kësaj, Z. Kadriu është Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Amerikane për Këshillim, një Qendër zyrtare Amerikane për Edukim nga Departamenti i Shtetit nëpërmjet Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe është i autorizuar për të administruar iBT TOEFL, SAT, GRE dhe teste të tjera të standardizuara. Z. Ereblir Kadriu ka qenë anëtar i bordit të rrjetit ndëretnik të të rinjve “Postpessimists”, në Prishtinë, një shoqatë që ka fituar çmimin e OKB-së për paqe dhe tolerancë në fushën e aktivizimit sociale në nëntor të vitit 1999. Ndërsa, në SHBA, Z. Kadriu ka qenë anëtar i Bordit Këshillimor të Rinisë së Ballkanit. Përveç kësaj, ai është bashkë-themelues dhe drejtor i Konferencës Studentore kosovare dhe rajonale rreth Çështjeve Sociale. Kohët e fundit, Z. Kadriu ka qenë i nominuar dhe i njohur për Çmimin Ndërkombëtar të Paqes në Bremen - Unknown Worker Peace 2011. Z. Kadriu është aktualisht kandidat për Doktoratë (PhD) - Psikolog ji Sociale dhe Ekonomike - në Universitetin Johannes Kepler, Linz, Austri.

27


28


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.