Lutfi Alia | Leksione Obstetrik - gjinekologjia

Page 11

LINDJA E PARAKOHESHME Prof. Nicola CARRETTI Departimenti i Obstetrike-Gjinekologjise dhe i Mjekesise te Riprodhimit. Fakulteti i Mjekesise dhe i Kirurgjise Universiteti i Sienes Itali Perkufizohet premature apo e parakoheshme (pretermine), lindja qe ndodh para javes se 36 ose para javes se 34 per autore te tjere. Graviteti i gjendjes qe rrjedh nga lindja e parakoheshme eshte i lidhur ne menyre inverse me periudhen e shtatzanise, pra sa me e hershme periudha gjestacionale aq me te renda pasojat per fetusin qe eshte imatur per te perballuar para kohe jeten ekstrauterine. Nga kjo panorame kuptohet se objektivi paresor eshte te fitojme sa me shume kohe shtatzanie, pra te zgjasim barren sa me shume per te arritur limitet e normes e keshtu te shmangim nderlikimet e padeshirueshme per shendetin dhe jeten e foshnjes. Shenjat klinike qe shprehin lindjen e parakoheshme jane hiperkontraktimi uterin ose ruptura e membranave amniotike, te cilat mund te shfaqen te izoluara ose se bashku. Keto shenja te dukeshme dhe sugjestive qe perceptohen lehtesisht edhe nga nena shtatzene, mund te shoqerohen dhe me shenja klinike objektive te tilla siç jane modifikimet e qafes se uterusit, te vleresueshme me viziten gjinekologjike; si dhe alterazione kardiotokografik (shenja instrumentale). Ne raste te renda mund te shfaqet dhe hemoragjia e prezantuar ne faza fillestare ne subjekte me placenta previa ose gjate fazes se avancuar te lindjes se parakoheshme. Diagnoza bazohet ne vleresimin e modifikimeve qe peson qafa e mitres gjate progredimit te lindjes. Linda premature mund te jete: 1) e shoqeruar me ruptura te parakoheshme te membranave 2) ndodh dhe pa rupturen e parakoheshme te membranave. Etiopatogeneza.  Ruptura premature e membranave (forma e vertete ose fallse), shkakton reduktim te likuidit amniotik. Nga ky demtim membranor, nganjeher dalin sasi te pakta likuidi amniotik sa qe shtatzena i ngaterron duke i referuar si shfaqie e leukorrese. Per te vertetuar se keto sekrecione jane likuid amniotik kryhen keti ekzaminime: - Testi me blu Nili, qe konfirmon prejardhjen fetale te sekrecioneve ne tampon. - Testi me fibronectina, qe lejon te zbulohen qelizat e deskuamuara nga tegumenti fetal. - Ekografia, qe konfirmon pakesimin e likuidit amniotik. Pergjithesisht keshillohet te behet diagnoza diferenciale ndermjet pakesimit endogen te likuidit amniotik qe ndodh nga prodhim i reduktuar i likuidit nga ana e amnion-it dhe e chorionit, gjendje kjo qe mund te simuloje rupturen e membranave. Duhet te rikujtojme se ne keto raste mungojne humbjet e jashteme te likuidit, pra shtatzena nuk ankon dalje sekrecionesh. Ruptura e membranave mund te jete: - e poshteme (poli inferior), pozicion qe favorizon mundesine e shfaqies se infeksioneve fetale. - e siperme, qe shprehet me mungese shenjash klinike te humbjeve te likidit, por qe manifestohet me kontraksione uterine. Keto diferenca sugjerojne te vleresohet rendesia e vendit te ndodhjes se ruptures e cila nga nje here mund te jete e thjeshte, por here te tjera mund te jete e veshtire te diagnostikohet sidomos kur humbjet e likuidit nuk jane abondante, ndersa ne viziten qe i behet shtatzenes konstatohet poli inferior i membranave. Nuk duhet te harrojme se nga nje here instaurohet i ashtuquajturi mekanizmi i valvules, qe karakterizohet me zbrazjen e likuidit me dallge sipas impenjimit te fetusit me levizjet intrauterine. Shkaqet qe provokojne lindje premature nga ruptura e membranave jane si me poshte:  Infeksionet: perfaqesojne si shkaqet, por jane dhe pasoje e ruptures se parakoheshme te membranave, sidomos kur çarja e membranave ka ndodhur 24 - 48 ore para se shtatezena t’i nenshtrohet vizites gjinekologjike. Ne keto raste, pasi eshte vene diagnoza, keshillohet te pritet, dhe pas vizites se pare nga mjeku, te mos behen vizita te tjera, por te kryhet 11


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.