JK # 19/20 (2000)

Page 12

12

Jeta Katt olike

KORRIK - DHJETOR 2000

Një moment pushimi në Hotelin e Lourdes

edhe kur jetonte në Nazaret gjithmonë përpiqej të mos ishte qendër e vëmendjejes. Edhe në Fatima Zonja zgjodhi Cova da Iria dhe tre barinjë të vegjël nga fshati Aljustrel e jo ndonjë qytet me famë sikurse është Lisaboni. Zonja e Shkodrës zuri vend në Genazzano e jo në Romë. Lourdes e ka zanafillën që nga koha e romakëve kur një kala ishte ngritur mbi shkëmbin që mbizotëron qytetin. Por historia e vërtetë e Lourdes dhe vendi i tij në botë filloi më 11 shkurt 1858, me shfaqjen e parë të Zonjës vajzës 14-vjeçare Bernadette Soubirous, bijë e një mullisi të varfër. Ç 'prej asaj kohe miliona e miliona shtegtarë, sikurse ne, nga çdo krahinë e botës, shkojnë për t'u lutur përpara shpellës ku kanë ndodhur Shfaqjet e Zonjës. Mbrëmjen e parë në Lourdes vajtem te Grotto e Shfaqjeve, pra te shpella ku Zonja iu shfaq Bernadette-s së vogël. Megjithse turma ishte e madhe rregulli ishte i përsosur. Askush nuk shtyhej. Askush nuk shikonte tërthoras. Çdo kush mundohej të jetë sa më i konsiderushëm. Pa nevojën e kujdestarëve, njerëzit radhitënin dhe me duresë të pashoqe prisnin radhën e tyre për të hyrë në Shpellën e Mrekullive. Për të prekur gurët mbi të cilët, para më se 140 vjet kishte qëndruar Zonja e Bekuar. Asnjë fjalë nuk dëgjohej, përveç këngëve të përshpirtshme që këndonte populli në vendin e adhurimit, përpara Bazilikës së Rruzares. Dritat e qirinjve e shëndrisnin tërë vendin. Pasi që u përshkuam nëpër Grotto iu

bashkangjitëm procesionit që tani më ishte në zhvillim.

"Unë jam Zonja e Papërlyer" ("Que Soy Era Immaculada Councepciou") Më 11 shkurt 1858, e para enjte në Krezhme, në Lourdes ishte ditë e mjegulltë por pa shi. Në shtëpinë e familjes Soubirous, në Cachot (Kasho), ishte ftohtë. Bernadette dhe shoqet e saja Antoinette dhe Jeanne Abadie veten në vendin e quajtur Massabielle për të mbledhur dru zjarri. Kur erdhen tek mulliri Savy, në vend që të shkonin në pyll ato vazhduan vijen e mullirit e cila i çoi

Shpella e Shfaqjeve në Massabielle

te shpella e Massabielle. Bernadette ishte duke zbathur çorapët për të kaluar përroin kur ndodhi mrekullia e Shfaqjes. Qe si e përshkruan Bernadette ndodhinë: "Dëgjova zhurmë që i ngjante erës së furishme. Ngrita sytë drejt shpellës dhe shikova një zonjë të veshur në të bardha. Kishte fustan të bardhë dhe vello të bardhë me brez të kaltër dhe nga një trëndafil të verdhë në çdo këmbë. Edhe Rruzarja e saj ishte e verdhë… Zonja e mori Rruzaren dhe me të bëri Kryq. Edhe unë u përpoqa të bëja po të njëjtën gjë". Kjo mrekulli dhe hir do t'i shkaktojë Bernadette-s shumë telashe. Atë e quajten gënjyese, e çmendur, psikopate, djallëzore, etj. Por ajo në mënyrë stoike dhe me qëndrueshmëri të pashoqe i përballoi të gjitha. Megjithse ia ndaluan të shkuarit te shpella dhe e kërcënuan me burgosje ata nuk mund ta thyejnë shpirtin heroik të saj. Njëzet herë ajo shkoi atje dhe tetëmbëdhjetë herë Zonja e Bekuar iu shfaq asaj.

Qe disa nga ngjarjet më me rëndësi nga Shfaqjet e Zonjës: Shfaqja e tretë, më 18 shkurt, 1858, kur Zonja i foli Bernadette-s për të paren herë; Shfaqja e shtatë, më 23 shkurt: merr pjesë ateisti Dr. Dozous, i cili më vonë do të konverohet; Shfaqja e tetë, më 24 shkurt: Zonja kërkon "Pendim! Pendim! Pendim!"; Shfaqja e nëntë, më 25 shkurt: Zonja e drejton Bernadeete-n te Burimi dhe e urdhëron të pijë dhe të lahet me ujin e tij; Shfaqja e trembëdhjetë, më 2 mars: Zonja kërkon ndërtimin e një shenjtoreje mbi atë shkëmb; Shfaqja e gjashtëmbdhjetë, më 25 mars: Zonja deklaron "Unë jam Zonja e Papërlyer"; Shfaqja e shtatëmbdhjetë, më 7 prill: ndodh mrekullia e qiririt. Flaka e qiririt kalon mes gishtrinjve të Bernadette për 10-15 minuta por ajo nuk pëson kurrfarë dëmtimi as djegieje. Dr. Dozous e kontrolloi dhe vërtetoi mrekullinë. Me këtë rast ai kthehet në fe. Më 28 gusht, në mëngjes, pas Meshës në një nga kapelet e shumta, na takuan udhëzuesit vendas (local guides)


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.