Company profile - Albanese

Page 1

aGSm proFiLi i Company Profile 2016 2016 NDËrMArrJeS VerSion Shqip



PËRMBAJTJA E LËNDËS NDËRMARRJA HISTORIKU.......................................................................4 CILËT JEMI.......................................................................6 ORGANIGRAMI.................................................................7 MISIONI............................................................................8 VEPRIMTARITË MBËSHTETËSE.......................................9

SHËRBIMET ENERGJIA ELEKTRIKE, DETAJET E IMPIANTEVE.............................................. 12 Shpërndarja e elektricitetit............................... 16 SHPËRNDARJA E GAZIT............................................... 17 NGROHJA QENDRORE................................................. 18 HIGJENA URBANE........................................................ 19 TELEKOMUNIKACIONI DHE SMART CITY.................... 20 QENDRA E KONTROLLIT TË OPERACIONEVE............. 21 HARTA........................................................................... 22 TË DHËNAT EKONOMIKE............................................. 23

ETIKA SISTEMET E MENAXHIMIT. ........................................... 28 MJEDISI......................................................................... 29 SIGURIA......................................................................... 30 STAFF-I.......................................................................... 30 VEPRIMTARIA TREGTARE............................................. 31 CILËSIA.......................................................................... 32



NDËRMARRJA HISTORIKU CILËT JEMI ORGANIGR AMI MISIONI VEPRIMTARITË MBËSHTETËSE


AGSM PROFILI I NDËRMARR JES 2016

Historiku Zanafilla e Grupit AGSM dhe zhvillimi i tij, në më tepër se një shekull jetë, kanë qenë gjithmonë të lidhura ngushtë me territorin dhe historinë e qytetit. Themelimi i Ndërrmarrjes Elektrike Komunale zë fill në Gusht të vitit 1898 me furnizimin e energjisë së parë për zhvillimin industrial. Qysh prej fillimeve të ‘900-s AGSM ka mbledhur bashkë të gjitha shërbimet kryesore për jetën e përditshme, duke hyrë ne çdo shtëpi veroneze. Ndërmarrja e Përgjithshme e Shërbimeve Komunale të Bashkisë së Veronës, e quajtur qysh në fillim AGSM, u themelua zyrtarisht më 24 Tetor 1931 me grupimin e parë të rëndësishëm të Ndërmarrjes Elektrike, Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe Fabrikës së Akullit, Ndërmarrjes së Gazit dhe Ndërmarrjes Tramviare. Zë fill në 1923 ndërtimi i digës në lagjen Chievo dhe i centralit të parë në Tombetta, ku derdhej kanali Camuzzoni, me burim nga diga, duke sjellë kështu energji hidraulike nga lumi Adige, e shëndrruar më pas në energji të çmuar elektrike.

4


AGSM PROFILI I NDËRMARR JES 2016

Në1952, me rindërtimin e plotë pas luftës së dytë botërore, kërkesa për energji ishte më e lartë se disponueshmëria. Për këtë, në Raossi të Vallarsa-s (Rovereto), në 800 metra lartësi, AGSM përuroi një rezervuar artificial prej 10 milionë metër kub dhe një digë çimentoje 156 metra të lartë. Nga këtu, një tubacion i nëndheshëm bën akoma sot ujin të vejë në centralin hidroelektrik të Ala-s. I përkasin asaj periudhe edhe impiantet e Valbona-s dhe San Colombano-s. Përgjatë viteve të lulëzimit ekonomik, nga 1958 në 1964, me regjistrimin e dyfishimit te kërkesës për energji, AGSM vihet zellshem në kërkim të burimeve të reja energjetike. Nga 1964 në 1972 kërkesa pësoi akoma rritje vertikale. Këtyre nevojave të reja Ndërmarrja iu përgjigj me centralin termoelektrik në Ponti sul Mincio, afër Peschiera del Grada, përfunduar në 1966, fuqizuar në 1983 e në 2003. Në 1984 nis ndërtimi i centralit të parë fotovoltaik Zambelli, në Cerro Veronese, fuqizuar e rimodernizuar në 2009. Në vitet që pasojnë (1988 e 1989) Grupi AGSM ka ngritur impiante fotovoltaike në lartësi pranë bunit Biasi al Bicchiere, afër Vipiteno-s, në lartësi prej 3.200 metra, dhe bunit Val Martello në lartësi prej 2610 metra tek Parco Nazionale dello Stelvio. Një ndihmesë vendimtare për zhvillimin energjetik nisi në1974 me ndërtimin e centrali të pare të bashkëgjenerimit dhe ngrohjes qendrore në shërbim të qytetit, në zonën e Forte Procolo-s, të cilit iu shtuan dhe katër centrale të tjerë: ai i Golosine-s (1984), ai i Borgo Venezia-s (1987), ai i Qendres së qytetit në Basso Acquar (1989) dhe, së fundmi, ai i Borgo Trento-s (1994). Prodhimi i centralizuar i energjisë dhe nxehtësisë bën të mundur kursimin vjetor të rreth 20 mijë tonelatë nafte, duke ruajtur mjedisin nga shperhapjet që shkatohen gjatë djegjes së tyre. Nis në 2000 transformimi i Agsm në shoqëri aksionesh e nga aty fillon zotimi serioz në prodhimin e energjisë nga burime ripërtëritëse. Në 2001 instalohet një impiant fotovoltaik në çatinë e selisë së AGSM dhe në 2007 hyn në funksion parku eolik Monte Vitalba, në Provincën e Pisa-s. Jemi në fillesat e përvojës në fushën eolike, që do të vazhdojë me hyrjen në funksion në 2008 të gjashtëmbëdhjetë aerogjeneratoreve (turbinave me ere) të Casoni di Romagna-s. Ndërkohë, gjithnjë në 2008, Grupi AGSM bën të tijën degën e shpërndarjes së gazit në komunat e Illasi-t, Tregnago-s, Badia Calavena-s e Selva di Progno e vazhdon me rifuqizimin e centralit të bashkëgjenerimit të Forte Procolo me instalimin e dy motoreve të rinj me gaz. Në 2009 AGSM ndërton çatinë fotovoltaike të integruar mbi stadiumin Bentegodi, e para në llojin e saj në Itali, përveç dy impianteve të bashkëgjenerimit brenda spitaleve veroneze dhe instalimit të një impianti të ri hidroelektrik në gropën e lundrimit të lumit Adige, tek diga e Chievo-s. Është i 2010-s instalimi i një impianti të madh fotovoltaik mbi 11 kapanone industriale në Consorzio Zai të Veronës dhe fitohet me tender leja për shpërndarjen e gazit metan në zonën e Gioto-s (MN). Ndërsa janë të 2012 dy impiantet eolike të Riparbella-s dhe Carpinaccio-s në Toscana, instalimi i çative fotovoltaike në shkollat veroneze, vënia në funksion e centralit fotovoltaik në ish bazën ushtarake të Roncà-s dhe marrja e rrjetit të shpërndarjes së gazit në gjashtë komuna te Vicenza-s (Chiampo, Arzignano, Nogarole Vicentino, S. Pietro Mussolino, Altissimo e Crespadoro). Në prill të 2013 hyjnë në funksion katër aerogjeneratorë (turbina me ere) mbi Monte Mesa, në Rivoli Veronese dhe në 2015 nis të prodhojë energji elektrike centrali hidroenergjetik i Belfiore-s, në Provincën e Verona-s.

5


AGSM PROFILI I NDËRMARR JES 2016

Cilët jëmi Grupi AGSM është shkëndija që ndez Veronën. Nga 1898 i siguron qytetit disponueshmërine e shërbimeve kryesore, motorë të rritjes sociale dhe zhvillimit industrial. Grupi AGSM ka përftuar në kohë një njohje të thellë të tregut ku vepron dhe nevojave të Klienteve, që i kanë lejuar atij të bëhet pikë referimi në territor për larminë e ofertave. Veprimtaria e Grupit AGSM karakterizohet nga shpërndarja e shërbimeve të energjisë elektrike me prodhim si nga burime tradizionale ashtu dhe nga ato ripërtëritëse, prodhimit të nxehtësisë dhe ngrohjes qendrore, ndriçimit publik, përçimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike dhe shpërndarjes së gazit, higjenës urbane dhe mjedisore, kartografisë dhe telekomunikacionit, e përfshin si menaxhimin operativ të impianteve teknologjike ashtu dhe operacionet e raportimit teknik e tregtar me klientelen siç janë: preventivimi i punimeve, menaxhimi i kontratave dhe lidhjeve, matja e konsumit dhe faturimi i tij. Nga 2012 bëhet pjesë e Grupit AGSM Shoqëria Amia sh.a. që merret me menaxhimin në tërë lëmin e mjedisit (shih Sektori i higjenës urbane në faqet që vijojnë). Falë zotësisë perparuese Grupi AGSM perfaqëson sot një nga ndërmarrjet më të rëndësishme shumëshërbimore në Itali. Grupi AGSM është një shoqëri aksionare në pronësi, sot per sot, të Bashkisë së Veronës me 100% të kuotave. Grupi AGSM është anëtar i Confindustria-s.

6


AGSM PROFILI I NDËRMARR JES 2016

Organigrami

MEGARETI (99.75%)

2V ENERGY SRL

AGSM ENERGIA SPA

(50%)

(94,85%)

CONSORZIO IND. CANALE G. CAMUZZONI SCARL (75%)

PARCO EOLICO CARPINACCIO SRL

TRANSECO SRL

(63%)

(100%)

PARCO EOLICO RIPARBELLA SRL

AMIA CONSULTING SRL

(63%)

(100%)

AGSM LIGHTING

SERIT SRL

LOMBRICA SRL

(100%)

(60%)

(99,74%)

MANTOVA AMBIENTE SRL

AGSM

Verona SpA

AMIA SPA

DRV SRL

(100%)

EN.IN ESCO SRL (100%)

CONSORZIO GPO (33,46%)

(11%)

(50%)

4,19%

ESA-COM SRL (50%)

BOVOLONE ATTIVA SRL (40%)

ACQUE VERONESI SCARL (46,72%)

VEGA SRL (51%)

IEG SRL (51%)

CENTRALE TERMOELETTRICA DEL MINCIO SPA (45%)

PARCO EOLICO MONTE VITALBA (15%)

7

9%


AGSM PROFILI I NDËRMARR JES 2016

Misioni Grupi AGSM pajis me shërbime thelbësore qytetarin dhe zhvillimin e sipëmarrjeve, enteve dhe institucioneve të territorit. Ruajtja e mjedisit dhe vëmendja ndaj nevojave të klientelës janë parimet udhëheqëse të qasjes së tij në tregun e lirë. Misioni i Grupit AGSM qëndron në zotimin për të arritur rezultate ekonomike dhe operative, që mundësojnë prodhimin dhe shpërndarjen e pasurisë, duke garantuar ndërkaq, respektin ndaj nevojave të ndryshme të territorit. Grupi AGSM njeh vlerën e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe është i mendimit se suksesi i tij matet me arritjen e rezultateve ekonomike, sociale dhe mjedisore, që u përgjigjen pritshmërive të bartësve të interesit. Roli i Grupit AGSM shquhet pra, nga natyra shumëshërbimore, nga cilësia dhe ekonomiciteti në shërbimet e ngarkuara publike, nga konteksti normativ dhe ekonomik i sektorëve në menaxhim dhe nga kërkesat që rrjedhin prej pikësynimeve në përgjithësi, për të kënaqur Klientin.

8


AGSM PROFILI I NDËRMARR JES 2016

Veprimtaritë mbështetëse Grupi AGSM Verona merret me prodhimin e energjisë elektrike dhe nxehtësisë, shpërndarjen e energjisë elektrike, gazit dhe ngrohjes, e shitjen e energjisë elektrike, gazit dhe ngrohjes, e me shërbimet e telekomunikacionit dhe higjenes urbane. Veprimtaritë e Grupit ndahen në bazë të kriterit të përdorshmërisë e nyjtëzohen nëpër shoqëri të ndryshme: Kreu i grupit, AGSM Verona Sh.a. menaxhon veprimtarinë e staff-it dhe korporatave për tërë Grupin, si edhe veprimtarinë e prodhimit dhe zhvillimit ripërtëritës Megareti Sh.a. menaxhon asset-et e rregulluara të energjisë elektrike dhe gazit; AGSM Energia Sh.a., shoqëri tregtare për shitjen dhe trading e energjisë elektrike, gazit dhe ngrohjes Lighting Shpk menaxhon impiantet e ndriçimit publik Grupi AMIA menaxhon shërbimet e integruara të grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve, kujdesin për gjelbërimin dhe higjenën urbane Veprimtari të staff-it dhe korporatave Administrata dhe Financa • Planifikimi dhe Kontrolli • Resurset Umane dhe Organizimi • Sistemet Informative dhe Telekomunikacioni • Projektimi dhe Zhvillimi i Qëndrueshem • Punimet dhe Trashëgimia • Cilësia Siguria dhe Mjedisi • Harta dixhitale •

9



SHËRBIMET ENERGJIA ELEKTRIKE, DETA JET E IMPIANTEVE Shpërndarja e elektricitetiT SHPËRNDARJA E GAZIT NGROHJA QENDRORE HIGJENA URBANE TELEKOMUNIK ACIONI DHE SMART CIT Y QENDR A E KONTROLLIT TË OPER ACIONEVE HARTA TË DHËNAT EKONOMIKE


AGSM PROFILI I NDËRMARR JES 2016

Energjia elektrike, detaje të impianteve Zhvillimi energjetik i Veronës ndahet në tri faza themelore: energjia hidroelektrike, energjia e bashkëgjeneruar, energjia termoelektrike, të cilave u shtohet kërkimi dhe zhvillimi i burimeve prodhuese ripërtëritëse. Sot, falë kesaj larmishmërie dhe liberalizimit të tregut elektrik, Grupi AGSM ka kompetencë dhe profesionalizëm për të përmbushur çdo lloj nevoje që ka të bëjë me energjinë. Grupi AGSM ka impiante prodhuese me kapacitet të instaluar në total prej 388,7 MW.

Energjitë ripërtëritëse 25% e energjisë elektrike që prodhohet nga AGSM vjen nga burime ripërtëritëse. Kjo përqindje është në rritje e sipër sidomos, në sajë të ngritjes së impianteve të rinj hidroelektrik (me ujë), eolik (me erë) dhe fotovoltaik (diellor).

Energjia hidroelektrike Prodhimi i energjisë hidroelektrike të Grupit AGSM përbën 17% në total. Centrali hidroelektrik i Tombetta-s (VR) përdor prurjen e Canale Camuzzone dhe ka një kapacitet të instaluar baraz me 12 MW. Centrali i Chievo-s përdor ujin me lëshim rrjedhjeje jetike minimale dhe ka një kapacitet të instaluar prej 1,45 MW (50% në pronësi). Centrali i Ala-s mbledh ujë në përroin Leno në rezervuarin e krijuar nga diga e Speccheri-it dhe ka një kapacitet të instaluar prej 40 MW. Centrali i San Colombano-s, (TN, 50% në pronësi) mbledh ujë nga përroi Leno në rezervuarin e krijuar nga diga e Toldo-s dhe ka një kapacitet të instaluar prej 20 MW. Centrali me ujë rrjedhës nga Valbona (TN) mbledh ujrat e Rio Ala-s dhe ka një kapacitet të instaluar prej 2 MW. Centrali hidroelektrik me ujë që rrjedh në lumin Adige, ne Belfiore (VR), ka një kapacitet të instaluar prej 5,865 MW.

12


AGSM PROFILI I NDËRMARR JES 2016

Impiantet eolike Në Monte Vitalba (PI) punon një central eolik me shtatë turbina ere. Kapaciteti total i centralit është 6 MW. Që nga viti 2009 është në funksion centrali eolik i Cassoni di Romagna (BO), në Apeninët tosco-emilianë me gjashtëmbëdhjetë turbina ere. Kapaciteti totale është 13 MW. Në Rivoli Veronese AGSM, 4 turbinat e erës kanë një kapacitet total prej 8 MW. Në Riparbella (PI), impianti eolik përbëhet nga 10 turbina ere dhe ka një kapacitet total prej 20 MW. Në Carpinaccio (FI), 17 turbina ere prodhojnë energji me një kapacitet total prej 13.6 MW. Janë gati për t’u instaluar dy turbina ere të tjera, me kapacitet 2 MW secila, në komunën e Affi-it (VR), në afërsi të impiantit eolik në Rivoli Veronese.

Impiantet fotovoltaike Në stadiumin Verona Bentegodi AGSM ka ngritur një impiant të madh fotovoltaik me 13,328 panele. Kapaciteti i instaluar është 996 KW. Në Cerro Veronese AGSM ka rifuqizuar impiantin fotovoltaik Zambelli mbi malet veroneze. Adoptimi i teknologjisë moderne ka bërë të mundur, ne masen e zones se zene, një rritje të kapacitetit të instaluar nga 70 deri 178 KW. Në më shumë se 70 mijë metra katrorë, që mbulojnë njëmbëdhjetë godinat e Konsorciumit Zai, AGSM ka ngritur një impiant fotovoltaik me kapacitet 3.5 MW. Impianti ka hyrë në funksion në vitin 2010. Në ish bazën ushtarake në Ronca (VR) është ngritur një impiant fotovoltaik me kapacitet prej 593 MW. Agsm ka hapur gjithashtu përvojën e tij në fushën fotovoltaike edhe për klientët vendas me ofertën „Dielli Agsm“.

13


AGSM PROFILI I NDËRMARR JES 2016

Energjia e bashkëgjeneruar Pesë centralet e bashkëgjenerimit, të vendosura në rrethe të ndryshme të qytetit, me një kapacitet të instaluar ne total prej 60 MW, bëjnë të mundur prodhimin e njëkohshëm të energjisë elektrike (240 GWh / vit) dhe asaj termike (250 GWh / vit). Dy impiantet e reja të instaluara në spitalet e Verona-s kanë respektivisht një kapacitet prej 0.8 MW (Borgo Trento) dhe 1.4 MW (Borgo Roma). Energjia e bashkëgjeneruar e Agsm është 38% e totalit.

Ndriçimi publik Prej gati një shekulli ndriçimi i qyteti i është besuar Grupit AGSM. Në vitin 1845 Këshilli i Qytetit vendosi zëvendësimin e fenerëve të naftës me ato të gazit. Në Itali, shembujt e para konkrete u përuruan në Torino më 1838, në Milano më 1845, në Firence më 1847. Prëdorimi i energjisë elektrike nis më 1907, kur Komuna i ngarkon shërbimin e ndriçimit publik Ofiçines Elektrike Komunale. Sot Grupi AGSM menaxhon mbi 37.000 burime ndriçuese të shpërndara në më shumë se 1000 kilometra rrugë në Komunën e Veronës. 4200 te tjera janë pika të ndriçimit që menaxhohen në Provincën e Veronës. Agsm Lighting ka vënë në dispozicion financimin e projekteve të shumta në disa komuna të Provincës së Veronës (rreth 90,000 banorë të interesuar). Në sajë të ndriçimit të qendrave, rrugëve dhe shesheve, Grupi AGSM përmirëson cilësinë e jetës dhe e bën mjedisin urban më të sigurt, përveç vlerësimit të trashëgimisë artistike dhe arkitektonike. Kujdes i veçantë është bërë për të kontrolluar ndotjen ndriçuese dhe kursimin energjetik, duke përdorur pajisje me rendiment te lartë.

14


AGSM PROFILI I NDËRMARR JES 2016

Prodhimi i biogazit dhe metanit (Ca ‘del Bue) Grupi AGSM do të nxjerrë energji elektrike dhe gaz metan nga mbetjet. Është miratuar nga Rajoni Veneto projekti për fuqizimin e trajtuesve anaerobike të impiantit për të mundësuar trajtimin e pjesëve organike të mbetjeve, duke nxjerrë energji dhe gaz metan. Në seksionin e biogazit do të përpunohen çdo vit 40,000 ton mbetje organike për prodhimin e biogazit, vlerësuar me rreth 4.3 milionë metra kub / vit, që do të destinohen për prodhimin e energjisë elektrike (rreth 7 milion kWh / vit). Seksioni i trajtimit te mbetjeve me destinacion prodhimin e KNM (karburantit nga mbetjet) mund të trajtojë çdo vit deri në 200,000 ton mbetje.

15


AGSM PROFILI I NDËRMARR JES 2016

Shpërndarja e elektricitetit Megareti Sh.a. menaxhon në komunën e Veronës dhe Grezzana-s më shumë se 2000 km rrjet të tensionit të ulët dhe 1200 km rrjet të tensionit të mesëm dhe 184 km rrjet të tensionit të lartë. Mandej ka rreth 1700 kabina të shëndrimit të tensionit të mesëm e të ulët, shtrirë në gjithë territorin, gjithmonë të monitoruara dhe menaxhuara 24 orë pa pushim, në çdo ditë të vitit, nga shoqëria.

16


AGSM PROFILI I NDËRMARR JES 2016

Shpernadrja e gazit Çdo vit, Megareti Sh.a merret me transportin e më shumë se 300 milionë metra kub gazi në industri, ndërtesa, banesa dhe në impiantet e ngrohjes qendrore në Komunën e Veronsë, në disa komuna të Provincës së Veronës, në komunën e Goito-s (MN) dhe në komunat e Val di Chiampo-s. Megareti Spa furnizon metan në Verona, Illasi Tregnago, Badia Calavena, Selva di Progno, Goito (MN) dhe në qytetet e Vicenza-s, duke e tërhequr nga rrjeti kombëtar, nëpërmjet rrjetit të shpërndarjes, i telekontrolluar dhe telekomanduar 24 orë në 24 nga qendra operative e kontrollit. Prej këtu nxirren të dhënat në kohë reale për t’u dhënë Klientëve te tij një shërbim të pandërprerë e të sigurt. Megareti Sh.a. garanton sigurinë e rrjetit nëpermjet monitorimit parandalues i gjendjes së tubacioneve, kontrollit të impianteve të gazit të klientëve dhe (nëpërmjet) skuadrave të ndërhyrjes së shpejtë.

17


AGSM PROFILI I NDËRMARR JES 2016

Ngrohja qendrore Ngrohja qendrore përdorur nxehtësine që rimerret nga ftohja e centraleve elektrike, duke sjellë nëpërmjet tubacioneve me izolim termik ujin e ngrohtë, i domosdoshëm për funksionimin e impianteve të ngrohjes në godina. Grupi AGSM vepron në këtë sektor që nga viti 1975 dhe sot ka pesë centrale në lagje të ndryshme të qytetit, përveç dy centraleve të instaluar në spitalet e Veronës (Borgo Roma dhe Borgo Trento). Impiante e Grupit AGSM sigurojne një ndikim mjedisor të reduktuar në sajë të teknologjive moderne. Grupi AGSM zë vendin e 4 në renditjen kombëtare të qyteteve italiane me ngrohje qendrore. Zhvillimi i rrjetit ka kapur 240 km. Godinat e lidhura janë më shumë se 1400 për nje planimetri me ngrohje qendrore në total prej 12 milionë metra kub. Epërsitë e këtij shërbimi inovativ nuk kufizohen me përdorimin më së miri të burimeve energjetike dhe, si rrjedhojë, me nje vëmendje më të madhe ndaj mjedisit, por garantojnë më shumë siguri dhe thjeshtësi ne menaxhim.

18


AGSM PROFILI I NDËRMARR JES 2016

Higjena urbane Sektori i mjedisit, i menaxhuar dhe kontrolluar nga Amia Sh.a., së bashku me SERIT, kryen shërbimin në 66 komuna, duke mbuluar rreth 70% të komunave të Provincës së Veronës. Shërbimi u vlen një totali prej më shumë se 745.000 banorëve (më shumë se 80% të të gjithë banorëve të provincës). Në muajt e parë të 2015 është përsosur blerja e 40% të aksioneve të shoqërisë Bovolone Attiva Shpk, shoqëri aksionere e komunës, që vepron për ruajtjen e higjienës urbane të territorit të Bovolone-s (VR). Sektori i mjedisi vepron gjithashtu në territorin montovan nëpërmjet aksioneve në Mantova Ambiente Shpk. Angazhimi në grumbullimin e ndarë të mbetjeve ka bërë që qyteti i Veronës të rreshtohet ndër të parët në Itali përsa i përket numrit të banorëve. Grupi ka vazhduar gjatë 2015 zgjerimin e shërbimeve të mbledhjes së diferencuar, duke fuqizuar sistemet e grumbullimit dhe materialet e gjetura. Me materialet e mbledhura veçmas Grupi është shquar në lëmin e nismës së promovuar nga Legambiente dhe sponsorizuar nga Ministria e Mjedisit. Në vitin 2015 Amia ka investuar në mjete mbledhëse me ndotje te gazit metan dhe mjete me ushqim elektrik. Transeco, shoqëri e kontrolluar nga Amia Verona Sh.a. vepron në rekuperimin dhe trajtimin e mbetjeve të veçanta. Në vitet e fundit ka krijuar hapësira të rëndësishme me veprimtarinë e riciklimit, ripërdorimit dhe trajtimit të mbeturinave që vijnë nga përpunimi industrial. Transeco, npërmjet disa impianteve në pronësi, është në gjendje të stokojë dhe trajtojë çdo lloj mbetje të veçantë të padëmshme dhe është pikë referimi në sektorin e bonifikimeve dhe restaurimeve të vendeve të ndotura, duke ndërhyrë në të gjitha fazat e bonifikimit. Ka mandej konventa me disa impiante në Itali dhe jashtë që i lejojnë të nisë rekuperimin dhe trajtimin e çdo lloj mbetjeje që vjen nga çfarëdo procesi prodhues.

19


AGSM PROFILI I NDËRMARR JES 2016

Telekomunikacioni dhe Smart City Ne sajë të rreth 300 kilometrave fibër optike të shtruar, Grupi AGSM ka një rrjet me valë të gjerë komunikimi nëntokësor, lidhës me rrjetin e internetit kombëtar dhe ndërkombëtar dhe u paraqitet enteve dhe kompanive të Veronës si partner çdo ditë i besuar. Grupi AGSM ofron shërbime të personalizuara me qëllim per të lehtësuar veprimtarinë e klientit, duke i garantuar atij asistencë të plotë globale dhe shpejtësi në ndërhyrje. Falë teknologjive të përparuara, oferta e AGSM nuk kufizohet me shërbimet tradicionale të përçimit të të dhënave dhe hyrjes së shpejtë në internet, por vë në dispozicion të klientëve të tij aftësi projektimi dhe realizimi multi-disiplinore dhe shërbime të reja cloud based (email , hosting, storage, desktop virtualization, etj). Gjithashtu është një partner i kualifikuar për realizimin e projekteve të integruara, siç janë sistemet e sigurisë dhe video survejimi.

20


AGSM PROFILI I NDËRMARR JES 2016

Qendra e kontrollit tË operacioneve Nga Qendra e Kontrollit të Operacioneve, Grupi AGSM menaxhon të gjitha impiantet e shërbimeve të ofruara nëpërmjet një sistemi të sofistikuar telekontrolli. Të telekontrollosh impiantet do të thotë të centralizosh në një hapësirës të vetme fizike të dhënat që vijnë nga vende të ndryshme. Nga Qendra e Kontrollit të Operacioneve është pra, e mundur të dihet në kohë reale çdo e dhënë në lidhje me centralet e telekontrolluara dhe të ndërhyhet në to nëpërmjet komandave të caktuara në rast prishjeje ose emergjence. Ky shërbim është aktiv 24 orë në ditë gjatë gjithë vitit. Telekontrolli i impianteve mundëson menaxhimin më efikas të shërbimeve të ofruara.

21


AGSM PROFILI I NDËRMARR JES 2016

Harta Harta dixhitale përditësohet vazhdimisht nga Grupi AGSM edhe për administratën bashkiake, bën të mundur pershfaqësimin e territorin në format dixhital dhe përllogaritjen e siperfaqes dhe volumit të godinave në sajë të shoqërimit për çdo element me një kod identifikimi. Që nga viti 1989 Grupi AGSM shfrytëzon një sistem GIS që mundëson shfletimin, përditësimin, përshfaqësimin, shqyrtimin dhe hartimin e të dhënave tipografike për menaxhimin e dokumentacionit të rrjeteve elektrike, ndriçimit publik, gazit, ngrohjes qendrore, fibrës optike dhe të gjitha gërmimeve rrugore. Të dhënat mund të merrën nga çdo kompjuter, gjithashtu dhe me anë të hartave tradicionale prej letre. Me rëndësi të veçantë është sistemi i ri, si per web ashtu dhe për App, i menaxhimit dhe monitorimit te kantiereve rrugore direkt ne hartat Agsm.

22


AGSM PROFILI I NDËRMARR JES 2016

Te dhenat ekonomike 2015 Në vitin 2015 Grupi AGSM ka arritur një vlerë të prodhimit në shumën 784,5 milionë euro. Marzhi (koeficienti ose norma) operativ bruto, treguesi më domethënës në lidhje me përfitimin, arrin vlerën e 81,810 milionë euro, e barabartë me 10% të vlerës së prodhimit (xhiros).

permasat e grupit-agsm 2015 AGSM renditet ne vendin e 6° nder Grupet industriale veroneze per faturim disa shifra

• Vlera e prodhimit • Marzhi Operativ Bruto (MOB) • Marzhi Operativo Neto (MON)

784,5 milioni di euro 81,8 milioni di euro 29,7 milioni di euro

23


AGSM PROFILI I NDËRMARR JES 2016

Te Dhenat Ekonomike e Financiare 2015

Milionë euro

Vlera e prodhimit

784,5

Marzhi Operativ Bruto (MOB)

81,8

Marzhi Operativo Neto (MON)

29,7

Fitimi para tatimit Fitimi neto Kapitali neto

26 14,4 297,2

Kapitali i investuar neto

663

Investimet 2015

40,4

Pozicioni financiar neto

303

Investimet Ne 2015 Agsm ka investuar 40,5 milionë euro në impiante të prodhimit, në infrastrukture të rrjetit, në ngrohjen qendrore, telekomunikacion dhe ndriçim publik Sektorët e veprimtarisë Investimet Prodhimi i energjisë elektrike Shpërndarja dhe matja e energjisë elektrike Shpërndarja dhe matja e gazit Shpërndarja e nxehtësisë

15,2 mln 6,7 mln 5 mln 1,4 mln

Veprimtari të tjera - Higjena mjedisore

8,2 mln

- Telekomunikacioni

0,8 mln

- Ndriçimi publik

0,5 mln

Struktura dhe të tjera

2,3 mln

TOTALE

24

40,5 mln


AGSM PROFILI I NDËRMARR JES 2016

Investimet 2011-2015

Nga 2011 në 2015 Grupi Agsm ka investuar: 243 milionë euro në

• Impiante te reja të prodhimit (impianti hidroelektrik i Belfiore-s; impiantet eolike të Riparbella-s, Carpinaccio-s, Rivoli Veronese-s; impiantet fotovoltaike të Komunes së Grezzana-s, Bazës ushtarake të Roncà-s, çative në shkollat veroneze

• Infrastruktura e rrjetit (përfundimi i zëvendësimit të rrjetit të gazit me gizë) • Ngrohja qendrore • Telekomunikacioni • Ndriçimi publik

25



ETIKA SISTEMET E MENA XHIMIT MJEDISI SIGURIA STAFF -I VEPRIMTARIA TREGTARE CILËSIA


AGSM PROFILI I NDËRMARR JES 2016

Sistemet e menaxhimit AGSM zbaton një model organizimi, menaxhimi dhe kontrolli bazuar në dekretin legjislativ 231/01. Element thelbësor i këtij modeli është „Kodi i Sjelljes.“ Nga korriku 2007 krijohet mandej Organizmi i Mbikqyrjes, të cilit i ngarkohet detyra për të mbikqyrur funksionimin dhe efektshmërinë e „Modelit të organizimit, menaxhimit dhe kontrollit“ dhe respektimin e rregullave që përmban „Kodi etik i Sjelljes“, vënë në zbatim nga AGSM. Për të koordinuar organizimin Grupi AGSM ka vënë ne levizje disa prej sistemeve të formalizuara e certifikuara të menaxhimit sipas standardeve referuese. Elementët thelbësore të sistemeve të menaxhimit janë:

• politikëbërja • percaktimi i qëllimeve • planifikimi i veprimeve për të arritur pikësynimet dhe për të përmbushur kërkesat

• • përmirësimi i vazhdueshëm

kontrolli i plotësimit të kërkesave

28


AGSM PROFILI I NDËRMARR JES 2016

Mjedisi

Grupi AGSM i ka kushtuar gjithmonë kujdes të veçantë mjedisit ngaqë pjesa më e madhe e veprimtarisë së kryer nga Ndermarrja lidhet fort me tërë ekosistemin. Ndikimet mjedisore nuk kanë të bëjnë aq shumë me produktet e pajisura, sa me proçeset e prodhimit dhe shpërndarjes së shërbimeve të ofruara, të cilat përcaktojnë konsumin e burimeve natyrore, emetimeve në atmosfere, shkarkimeve te ujit dhe prodhimit të mbetjeve. Zgjedhjet mjedisore te Grupit AGSM orientohen drejt respektimit të mjedisit falë teknologjive të reja dhe gjithë përmirësimeve në impiante. Mungesa ose mbajtja në nivele minimale e ndotjes garantohen nga nevoja për leje te posaçme prej autoriteteve dhe nga monitorimi periodik.

29


AGSM PROFILI I NDËRMARR JES 2016

Siguria Ngritja dhe përhapja e kulturës së sigurisë janë pikësynime të detyrueshme të menaxhimit të biznesit. Nga rritja e njohurive vijnë masat e sigurimit teknik, organizativ dhe procedural në mbrojtje të shëndetit dhe sigurisë në punë. Mbajtja e standardeve të larta të sigurisë në veprimtari dhe në impiantet e menaxhuara nga Grupi AGSM përbën një garanci për sigurinë dhe vazhdimësinë e të ushtruarit ndaj Klientëve dhe Qytetarëve.

Staff-i Kompetenca, profesionalizmi, serioziteti dhe specializimi i lartë janë pikat e forta të staff-it të Grupit AGSM, çka përbën vlerën e shtuar më te rëndësishme të Ndërmarrjes. Pjesa më e madhe e të punësuarve janë marrë me kontratë të përhershme. Punonjësit e Grupit AGSM janë më shumë se 1.500. Trainimi i tyre është kryesisht i llojit teknik në fushat e inxhinierise mekanike dhe elektroteknike apo të atij ekonomik. Përditësimi dhe motivimi i staff-it ndihmojnë në arritjen e pikësynimeve.

30


AGSM PROFILI I NDËRMARR JES 2016

Veprimtaria tregtare Përmbushja e nevojave te klientëve është pikësynimi kryesor i Grupit AGSM, gjithnjë e më shumë i orientuar për të kuptuar kërkesat dhe përmirësuar ofertën e tij. Menaxhimi i klientëve, qoftë shtëpiak apo të biznesit, i është besuar plotësisht Ndërmarrjes tregtare AGSM Energjia. AGSM Energjia menaxhon më shumë se 340.000 furnizime të energjisë elektrike dhe gazit në të gjithë Italinë dhe është i pranishëm në 5000 komuna. Lëshon më shumë se 2 milionë fatura çdo vit dhe menaxhon më shumë se 290,000 kontakte me klientelën. Klientëve u jepen edhe mundësi për të pranuar oferta të reja në sajë të proçesit të liberalizimit të tregjeve dhe unifikimit të pagesës për shërbimet e energjisë elektrike dhe gazit. Në menaxhimin e shërbimeve drejtuar klientëve, Grupi AGSM i mbetet besnik traditës që ndjek parimet e transparencës, pjesëmarrjes dhe përfshirjes, të cilët mundësojnë përcjelljen me efikasitet te informacionev mbi veprimtarine e tij, duke u kushtuar vëmendje të veçantë veprimeve te ndërmarra për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe, më ne përgjithësi, zhvillimin e qëndrueshëm.

31


AGSM PROFILI I NDËRMARR JES 2016

CILËSIA Grupi AGSM jo vetëm që siguron disponueshmërinë e shërbimeve të tij, por mbarështon edhe proceset duke garantuar cilësinë nëpërmjet sistemeve të menaxhimit. Shqyrtimi i këtyre elementëve i mundëson Ndërmarrjes të qenurit në gjendje për të ndërhyrë në organizimin dhe procedurat për arritjen e pikësynimeve të përcaktuara nga politikat e tij me synim që të kënaqë klientin. Nivelet e cilësisë së shërbimit të ofruar krahasohen me kushtet diktuar nga organet mbikëqyrëse (të tilla si Organi për Energjinë Elektrike dhe Gazin), nga dokumentat e shërbimeve (të cilat Grupi AGSM i ka me kohë) dhe nga kontratat e posaçme të furnizimit. Cilësia e perceptuar nga klientët matet nëpërmjet sondazheve të opinionit publik mbi kënaqësinë dhe monitorimit të sinjalizimeve dhe ankesave.

32



AGSM Verona Spa Lungadige Galtarossa, 8 37133 Verona Tel. +39 045 8677111 www.agsm.it


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.