Page 1

LETËR KREDIA Letër Kredia është një instrument pagese në formën e një angazhimi të pakthyeshëm të bankës lëshuese. Letër Kredia lëshohet në emër të blerësit/ importuesit (i quajtur ndryshe aplikanti), në favor të shitësit/ eksportuesit (i quajtur ndryshe përfituesi) për kryerjen e pagesës së mallrave / shërbimeve. Pagesa e Letër Kredisë do të kryhet kundrejt paraqitjes së dokumenteve sipas kushteve të përcaktuara në të. Bankat kujdesen që dokumentacioni i paraqitur në Letër Kredi të jetë në përputhje me kushtet që specifikohen në të. Ato nuk mund të jenë përgjegjëse për ndonjë mospërputhje mes mallrave/ shërbimeve dhe dokumenteve të paraqitura për Letër Kredinë.

Leter Kredia 1. Marreveshje

Applicant /Urdheruesi (Importuesi)

5. Dergesa e mallit

Beneficiary / Perfituesi (Eksportuesi) 6. Dergim i Dokumentanve

2. Kerkese per leshimte Leter Kredise

9. Dorëzim i Dokumenteve k

Issuing Bank Banka Lëshuese

10 Pagesa 10. 8. Pagese 7. Dergim i Dokumentave 3. Leshim i Leter Kredise

4. Njoftim/Konfirmim dhe percjellje te L Leter Kredise K di

Advising/Confirming Bank Banka B k Njoftuese/Konfirmuese


KONFIRMIMI I LETËR KREDISË 1. Letër Kredi e pakonfirmuar - mbart vetëm angazhimin e bankës lëshuese për pagesë. 2. Letër Kredi e konfirmuar – me kërkesë të përfituesit përveç angazhimit të bankës lëshuese për të paguar shtohet edhe angazhimi i një banke tjetër (banka konfirmuese).

MËNYRAT E PAGESËS 1. Pagesë e menjëhershme - pagesa kryhet menjëherë nga banka kundrejt paraqitjes së dokumenteve të rregullta. 2. Pagesë e vonuar (e shtyrë) – pagesa kryhet në një datë të mëvonshme sipas kushteve të vendosura në Letër Kredi.. 3. Pagesë mikse – kombinohen të dy mënyrat e mësipërme, një pjesë e pagesës është e menjëhershme kurse pjesa tjetër është pagesë e vonuar (e shtyrë). Letër Kredia është subjekt i Rregullave Standarte dhe Praktikës për Kreditë Dokumentare (UCP nr.600), botim i Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, Paris, të cilat janë në fuqi nga data 1 Korrik, 2007.

Kolaterali i nevojshëm dhe kostot do të vlerësohen rast pas rasti. Për më shumë informacion ju lutemi të drejtoheni pranë sporteleve të bankave.

Leter kredia  

Leter kredia

Advertisement