Page 1


PD Mesila Doda - PD Lindur më 16.02.1971. E martuar, me dy fëmijë. Ka studiuar në Universitetin Urbaniana në Romë, ku ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Filozofi. Ka studiuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Ka punuar për një kohë të gjatë në median e shkruar dhe atë audiovizive. Gjatë viteve 2006-2009, ka kryesuar Këshillin Kombëtar të Radio-Televizionit. Anëtare e Parlamentit të Shqipërisë gjatë legjislaturës 2009-2013. Zv/kryetare e komisionit të Integrimit, Kryetare e Delegacionit Parlamentar në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së. Pjesmarrëse në Lëvizjen e Dhjetorit, organizatore e grevës së urisë së studentëve në shkurt 1991. Aderon në Partinë Demokratike, forcë për të cilën kandidon në qarkun e Fierit, e dyta në listë.


PS Vasilika Hysi - PS

Lindur në Tiranë, më 13.01.1963. Diplomuar për drejtësi në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike në Universitetin e Tiranës ku ka punuar si pedagoge, Drejtuese e Departamentit të së Drejtës Penale, Përgjegjëse e Seksionit të Kriminologji-Kriminalistikës por edhe si Dekane në periudhën 2008 – 2010. Ajo është autore e shumë teksteve universitare, botimeve shkencore e studimeve dhe mban titullin akademik “Profesor.” Krahas aktivitetit akademik, Vasilika Hysi ka qenë për vite me radhë një aktiviste e njohur në fushën e të drejtave të njeriut dhe ka shërbyer si Drejtore Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Ajo ka qenë po ashtu anëtare e Komisionit Europian kundër Diskriminimit e Intolerancës dhe nënkryetare e këtij komisioni. Është zgjedhur deputete për Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. Aktualisht, anëtare e Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut dhe Nënkryetare e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Kandidon për PS-në, në qarkun e Tiranës, e treta në listë.


PS Eglantina Gjermeni - PS Lindur më 24.11.1968. E martuar, me dy fëmijë. Ka përfunduar studimet në degën e Historisë, në Fakultetin Histori-Filologji. Ajo ka kryer Studimet në Kursin Pasuniversitar në “Punë Sociale” pranë Fakultetit të Punës Sociale dhe më pas studimet “Master në Punë Sociale” në Grand Valley State University, në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktualisht ajo mban gradën shkencore Doktore e Shkencave në Punë Sociale nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Për shumë vite, ajo ka dhënë kontributin e saj në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale pranë Universitetit të Tiranës, jo vetëm si lektore, por edhe si autore e programeve dhe lëndëve të ndryshme. Për një periudhë dhjetë vjeçare ka qenë drejtore ekzekutive e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim. Ajo është autore ose bashkëautore e disa librave, si edhe një sërë artikujve në revista shkencore kombëtare edhe ndërkombëtare. Eglantina Gjermeni është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. Ajo është anëtare e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale. Nga janari i vitit 2012, anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste. Kandidon për këtë forcë politike në qarkun e Fierit, e treta në listë.


PS Olta Xhaçka - PS Lindur në Tiranë, më 25.12.1979. Ka kryer studimet e larta Bachelor dhe Master në Clark University të Shteteve të Bashkuara për shkenca politike, nga ku u diplomua me titull nderi. Në Shtetet e Bashkuara punoi si hartuese projektesh për disa organizata jo-qeveritare. Pas kthimit në Shqiperi, punoi si lektore pranë Universitetit të New Yorkut, Tiranë, në fushën e marrëdhenieve ndërkombetare dhe të drejtës ndërkombëtare. Olta Xhaçka ka qenë aktive si veprimtare e shoqërisë civile në fushën e të drejtave të njeriut dhe mirëqeverisjes. U zgjodh deputete për Qarkun e Korçës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. Aktualisht është kryetare e Forumit të Gruas Socialiste të Shqipërisë dhe anëtare e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë. Kandidon për Partinë Socialiste, në qarkun e Korçës, e treta në listë.


PS Milena Harito - PS Lindur më 04.10.1966. Diplomuar në Fakultetin e Shkencave në Tiranë. Doktore e shkencave në Universitetin Paris VI, në telekomunikacione. Ka mbajtur disa poste në operatorin europian France Telecom në inovacion, strategjinë e zhvillimit të telekomunikacioneve dhe marrëdhëniet me entet rregullatore. Aktualisht aderon në PS dhe kandidon për këtë forcë politike në qarkun e Tiranës.


LSI Klajda Gjosha - LSI Lindur më 28.07.1983. Mbaruar studimet jashtë vendit. Master për Studime Europiane. Stazh pune pranë Parlamentit Europian. Ka punuar në administratën shtetërore shqiptare duke mbajtur për disa kohë edhe postin e zv.ministres në MPÇSSHB. Aktualisht Kryetare e Forumit të Gruas së LSI-së dhe kandidate e LSI-së për qarkun e Tiranës, e dyta në listë. Ajo shprehet : ‘Në këtë kandidim të parë timin e konsideroj Votën Tuaj si Sfidën Time, sfidë për të ecur më shpejt drejt një Shqipërie Europiane. Do dëshiroja të isha një zë i fuqishëm për shumë gra dhe vajza, dhe duke qenë në një moshe të re pse jo edhe zëri i rinisë’.


LSI Nora Malaj – LSI Lindur në Tiranë, më 29.11.1964. E martuar, me një fëmijë. Diplomuar në Fakultetin Filologjik, Dega Gjuhë-Letërsi dhe Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Master në Shkencat Psiko-sociale. Ka kryer studime të thelluara pasuniversitare në filologji (letërsi e krahasuar); politika gjinore; psikologjinë e komunikimit (terapi pozitive). Aktualisht është duke kryer doktoraturën për sociologji. Ajo është autore e një sërë studimesh, artikujsh e botimesh si edhe redaktore e disa veprave letrare dhe psikologjike. Aktive në shoqërinë civile, jetën akademike e politike dhe në komunitet. Përveç punës si pedagoge në disa universitete, ajo ka mbajtur pozicione të rëndësishme në administratën shtetërore si kryetare e Komitetit për Mundësi të Barabarta në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, n/drejtore në Institutin e Monumenteve të Kulturës, Zv/Ministre e Arsimit dhe Shkencës, etj. Që prej vitit 2004 aderon në Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku ka mbajtur poste si anëtare kryesie dhe Sekretare e Përgjithshme për Shanse të Barabarta. Ka qenë kandidate për deputete për këtë forcë politike në zgjedhjet e vitit 2005 dhe 2009. Edhe në këto zgjedhje kandidon përsëri për LSI-në në qarkun e Shkodrës, e dyta në listë.


LSI Brunilda Paskali - LSI Lindur më 05.09.1965, në Korçë. Diplomuar në Universitetin e Tiranës, në degën Anglisht. Ka mbrojtur provime pasuniversitare në Psikologji, Didaktikë, Filozofi e Gjuhë Italiane. Master i Shkencave në Diplomaci në Universitetin Norëich, Vermont, SHBA. Anëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim që nga viti 2005. Anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar nga viti 2007 e vazhdim. Anëtare e Kryesisë së LSI-së nga viti 2007 e në vazhdim. Sekretare e marrëdhënieve Ndërkombëtare të LSIsë 2007-2012. Zv/Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim Tiranë nga 2012 e në vazhdim. Aktualisht kandidon për LSI-në në qarkun e Tiranës.


PR Elkida Sinani - PR Lindur me 07.02.1986 në qytetin e Elbasanit. E martuar, nënë e një djali të vogël. Mbaruar studimet e larta ns degën e Shkencave Politike, Politikë dhe Qeverisje, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Prej vitesh aktive në Partinë Republikane, pranë strukturave rinore, të gruas si dhe shtypit të kësaj partie. Anëtare e Kryesisë së partisë. Eksperiencë në fushën e gazetarisë dhe administratës publike. Kandidate nën siglen e PR, njësia nr. 7 në Tiranë.


PR Denilda Turhani - PR Lindur më 26.04.1979. Nëna e një djali 9 vjeçar. Diplomuar pranë Universitetit të Tiranës, për Gjuhë e Letërsi shqipe dhe Juridik. Ka pasur karrierë të suksesshme profesionale si moderatore në disa media që prej vitit 1998. Aktualisht drejtuese lajmesh pranë UTV. Njëkohësisht edhe biznesmene e suksesshme. Aderon pranë Partisë Republikane, forcë politike për të cilën kandidon në qarkun e Tiranës, njësia nr. 3. Ajo shprehet : ‘Gratë dhe vajzat kanë një rol të rëndësishëm në politikën shqiptare dhe une besoj se duke shkuar në parlamentin e ardhshëm do të jem zëri i qytetarëve të zonës të cilën unë perfaqesoj dhe jo vetëm’.


PDIU Vjollca Braho - PDIU Lindur në Tiranë më 24.02.1965. Ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës dega Financë. Aktualisht Drejtoreshë e Përgjithshme e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë. Kryetare e Forumit të Gruas të PDIU-së. E treta në listën e kandidatëve për deputetë të PDIU-së në qarkun e Tiranës.


AK Lumturi Ratkoceri - AK Lindur më 20.12.1963, në Tiranë. Nënë e dy fëmijëve 28 dhe 17 vjeç. Diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i shkencave natyrore, dega matematikë dhe në Shkollën e lartë të Menaxhimit (HES), në Gjenevë. Karrierë profesionale brenda dhe jashtë vendit. Për disa vite profesoreshë matematike në shkollen Politeknike Tiranë; më pas drejtoreshë e Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë; Këshilltare pranë qendrës së Trajnimit për karrierën Hestia & Partners, Gjenevë; Anëtare e Komisionit të arsimit publik pranë Ministrisë së Arsimit në Gjenevë, etj. Aktualisht aderon pranë Aleancës Kuq e Zi. Kandidate e kësaj force politike në Qarkun e Tiranës, e treta në listë.


AK Asije Koprencka - AK Lindur më 08.07.1955. Mbaruar studimet në UT, Fakulteti Ekonomik, Dega Ekonomi Politike. Master në “ Lidership dhe Menaxhim Burimesh Njerëzore”. Pedagoge në Universitetin “ Marin Barleti”. E martuar, me 2 fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Aktualisht aderon në AK dhe kandidon për këtë forcë politike në qarkun e Tiranës.


FRD Entela Binjaku - FRD Lindur më 28.03.1977. Ka kryer studimet në Fakultetin e Sociologjisë dhe Asistencës Sociale, Departamenti i Sociologjisë, Universiteti i Bukureshtit. Master në “Institucionet dhe menaxhimi i programeve evropiane”, Rumani, Universiteti i Bukureshtit, Fakulteti i Sociologjisë dhe Asistencës Sociale, Departamenti i Sociologjisë. Aktive ne shoqërinë civile, drejtuese e Fondacionit Social “Harriet Martineau”. Pedagoge pranë “Universitetit të Arteve” për lëndën e Pedagogjisë dhe Didaktikës dhe pranë Universitetit të Tiranës, për lëndën e Sociologjisë në Fakultetin e Mjekësisë dhe Stomatologjisë, Historisë dhe Filologjisë. Anëtare e FRD-së që prej shtatorit 2012. Kandidate pranë kësaj force politike në Qarkun e Tiranës, njësia 4 dhe komunat: Farkë, Petrelë, Krrabë, Bërzhitë.


FRD Alketa Mati - FRD Lindur më 21.09.1974. Ka kryer studimet për Interdisciplinary Studies (Studime mbi drejtësinë dhe shkenca politike), në Northeastern Illinois University, SH.B.A. Aktualisht Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë pranë FRD dhe kandidate e kësaj force për qarkun e Tiranës. Ajo shprehet : ‘Përfaqësoj ish të përndjekurit politikë që kurrë nuk u dëmshpërblyen nga partitë që kanë ardhur në pushtet për më se 23 vjet të tranzicionit, si dhe të gjithë emigrantët që jetojnë në diasporë, sidomos ata që shkollohen jashtë shtetit dhe kur kthehen në atdhe i pret e njëjta histori, papunësia’.

VOTO NJË GRUA  

NË VIJIM TË MBËSHTETJES SONË PËR PJESËMARRJE DHE PERFAQËSIM MË TË LARTË TË GRAVE NË POLITIKE DHE VENDIM-MARRJE SOT PO BËJMË PUBLIKE KARTOLIN...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you