Albanica 61

Page 1

Bota jonĂŤ

61/2006

1


Bota jonĂŤ

2

61/2006


Editoriali

Bota jonë

Ne, pasardhësit (e padenjë) të Skënderbeut Skënder BLAKAJ e 21 shtator një ekip i revistës “Albanica…” ishim në Plavë, në Guci dhe nëpër vendbanimet e kësaj komune. Këtu tani më bie në mend fjalia përmbyllëse e Moikom Zeqos te libri i tij për Himarën “Zoti, Zoti, kur e mbaroi së bëri Parajsën e Epërme, i mbeti në duar një copë e saj, -s’dinte ç’të bënte me të, e hodhi në brigjet e Jonit dhe e bëri Himarën…” Në qoftë se ka më shumë copa të parajsës, atëherë njëra prej tyre është këtu, përreth Liqenit të Plavës. Kjo bukuri mahnitëse e ka bërë aq të përgjakshme historinë e këtyre viseve dhe të banorëve të saj. Nga kongrese e konferenca të botës dhe nga shteti në të cilin u përfshin me dhunë çnjerëzore, shqiptarëve u vinin porosi, shpesh të egra, që ta harrojnë emrin, gjuhën e plisin. Ndonjëherë as nderin e familjes, as bukën në magje s’mund ta mbronin. Kjo e zvogëloi tragjikisht praninë e tyre aty dhe si aq shumë shqiptarë të tjerë, u shpërndanë nëpër botë. Ky vend është një cep si i shkëputur nga bota. Ngado që ecim duket sikur na shoqëron njëfarë grahme... Dhe, sidomos për botën tanë! S’i jap dot emër: është grahmë e shuarjes a e ngjalljes? Kohët, sidoqoftë, po ndërrojnë. Jemi në Martinaj. A ju kujtohet kënga ngjethëse për shkeljen e plisit, eh! Naim Prelvukaj, ekonomist i diplomuar në Prishtinë, ka gruan poashtu ekonomiste, vajzë nga Kosova, tre djem, pronën e të parëve dhe vendosmërinë që të jetojë në vendlindje. As Prishtina, as Amerika, s’ia kanë ndryshuar mendjen. Këto i mësova mbasi u përshëndetem me të. Kur po afrohej, me një kalë të madh për freri e me një capinë në dorë. Burrë i gjatë, i pashëm, me një vetëbesim nga i cili zvogëloheshe pranë tij: të vizatohej kreshniku që ka dalë nga epika e kësaj malësie që t’i dalë zot në mënyrën e tashme hises së vet të atdheut. Djemtë e Naimit i kanë lidhjet me botën shqiptare të Kosovës dhe ato do të lehtësoheshin aq shumë me rrugën nga Deçani në Plavë. Shqipëria është aty në pak kilometra dhe dalin për treg, ani se plagët e moçme sigurisht nuk mbyllen lehtë. Dhe acarohen kur na kontestojnë (...) Po sot, çfarë duan grekët që turbullojnë Himarën, maqedonasit që e tërheqin zvarrë Gonxhe Bojaxhiun dhe kur Nëna Terezën e famshme nuk mund ta vendosin në lagjet e veta,që të mos ua lënë shqiptarëve, e përplasin diku në lagjet vllahe, apo italianët, të cilët me lehtësi të neveritshme ua falin Skënderbeun tonë, askujt tjetër, pos serbëve!? Para se fuqinë e të tjerëve, kjo e pasqyron mjerimin tonë. A ndoshta frikën e tyre për fuqinë që mbase do ta kemi në rrethanat e reja botërore? Në “Dizionario enciclopedico - STORIA”, botim Rizzoli & Larousse, Milano, gusht 2003, në faqen 1141, te zëri për Skënderbeun, shkruan :”Skanderbeg, Giorgio Castriota detto Scanderbeg (in Albania verso 1403 - Alessio 1468). Guerriero Albanese. Apartenente a una famiglia principesca di origine serba…” etj. Të mos i din së paku dijetarët Italianë të dhënat themelore për Skënderbeun është më se e habitshme. Relacionet kryesore heroi ynë i pati me Vatikanin dhe me të pesë papët e kohës së tij, e shpallen edhe Kapiten të Përgjithshëm të Selisë së Shenjtë për kryqëzatën antiosmane që përgatitej. E bënë gati edhe kurorën mbretërore për Skënderbeun. Jo vetëm për vizita diplomatike Romës, Vatikanit, Napolit e qyteteve tjera, por, për ndihmë mbretit të Napolit, doli edhe me ushtri dhe u futi tmerrin kundërshtarëve të tij. “Gjergji sikur tallej me armikun”, pohojnë historianë italianë dhe u lavdërohen brezave se e kishin parë me sy “atë burrë shqiptar”, që: “vetëm vlente sa për një ushtri të tërë”. Edhe botimet më të mëdha për të, nga shqiptarë e të huaj, u botuan po në Itali. Ndoshta jo sulltan Murati, po sulltan Mehmet Pushtuesi do t’i jepte tagji kalit në altarin e Shen Pjetrit, siç kërcënohej, po të mos ia ndalnin turrin luanët shqiptarë me prijësin e vet madhështor Gjergj Kastriotin. Dhe tani, pikërisht në Itali, Kastrioti na del e ç’na del?! Skënderbeu nuk mund të futet në trastë dhe t’i falet kujtdo që ta pranojë. Por, ku është fundi i mjerimit tonë? Çfarë kemi bërë kundër vetvetes duke bërë aq pak për të? Revistat e botimet tona nuk arrijnë larg, as nuk i sheh bota. Ka krijime që janë më depërtuese sot, që të mos themi më agresive. Sidomos filmi. Dhe kemi një film të vetëm për të. Qe 52 vite ai film sillet nëpër kinema, televizione, shtëpia…megjithëse me ato mundësi të atëhershme ai mbetet film i mirë. E ka bërë pushteti socialist i Tiranës me “miqtë sovjetikë”, në kohë të mjerimit të pakufishëm social dhe nivelit të ultë kulturor. Dhe tjetër hiq. As dokumentar të mirë jo, që të na shihte bota përmes tij. Dhe ta kuptonte që mjerimi i mëvonshëm është rënie, e jo konstantë e shqiptarëve. Personalitetet e mëdha në çdo situatë i duhen kombit si ushqim i domosdoshëm shpirtëror. Kur ua rrëmbejnë ose kur ua përbaltin, kur ua grisin, kur ua shkelin, kombet e mençura u dalin zot, i mbajnë në krah e i ngritin. Shikoni çfarë i bëjmë Ismail Kadaresë, atij që e pushtoi planetin dhe kudo që mbërrin e ka me vete edhe një qytet personazhesh, dhe në krye të tyre Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Shpirtit tonë të leckosur i duhen arnime urgjente. Mjerë ata që e kanë përgjegjësinë për këtë. Prishtinë, 30 shtator 2006

M

61/2006

Mujore për dije e kulturë Viti IV/ nr.61 tetor/October 2006 • Botues

• Drejtor i përgjithshëm Selim Pacolli • Kryeredaktor Skënder Blakaj skenderblakaj@yahoo.com • Redaktorë Evliana Berani Ela Baçi (Tiranë) Besim Rexhaj • Fotografia Ruzhdi Pacolli • Disenji / realizimi kompjuterik Rrezeart Galica - Giqi • Adresa dhe komunikimi atv media company EKSKLUZIVE 10 000 Prishtinë Rr. UÇK nr 58 tel: +381 38 243 021 fax: +381 38 243 009 • Tiranë: Adresa dhe komunikimi Rr. Donika Kastrioti nr. 4 ela_baci@yahoo.it • Shtyp: “Dukagjini”, Pejë

3


Bota jonë Përmbajtja

Revistë mujore për dije e kulturë • nr 61 • Tetor/October 2006

Krahina e përmalluar

10

Dikur Plava dhe Gucia e kishin namin e madh. Gjithçka në të ishte autoktone shqiptare. Regjime të ndryshme bën të pamundurën ta nënshtrojnë. Vendorët rezistuan, e thyen edhe ushtrinë e Knjaz Nikollës për të mbrojtur vendimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. E kaluar. Asimilimi dhe shpërngulja e kanë shndërruar krahinën në një bukuri të përmalluar. Është ndryshe nga ajo që njihet. E frikëson e ardhmja

Fjala e hapjes e z. Behgjet Pacolli në Konferencën “Integrimi dhe Kooperimi në Evropën Juglindore me Kosovën si shtet”, që u mbajt në Washington:

Pavarësia e Kosovës, integrimi ekonomik i rajonit

Rezultate optimiste të turizmit në Shqipëri

23

Joachim Rucker

12

Ndërtimi i Kosovës së re

Editoriali: Ne, pasardhësit (e padenjë) të Skënderbeut.................3

Arben Rugova: Krahina e përmalluar....................................34-37

Faqja e lexuesve .......................................................................6

Alban Selimi: Si të ndryshojë gjendja e rëndë në shëndetësi?39-40

Dokumente - Kërkesa për plebishit .............................................7

Ela Baçi: Shërbimi shëndetësor në Shqipëri -

Dromca ...................................................................................8-9

në proces reformash............................................................41-43

Speciale: B. Pacolli: Pavarësia e Kosovës, integrimi ekonomik

Bota

i rajonit ................................................................................10-11 Analizë: Joachim Rucker: Ndërtimi i Kosovës së re .............12-15

Bota jonë

Meridiane ...........................................................................44-47 Richard Gowan: Marrëdhëniet speciale? ..............................46-49 Evliana Berani: Luftërat, konfliktet dhe terrorizmi .................50-53

Fadil Miftari: Mitrovica në udhëkryq ....................................16-17

Të ndërpritet dënimi me vdekje i fëmijëve ..................................54

Ibrahim Rexhepi: Nuk mjafton vetëm energjia elektrike ........18-20

Së pari kushtet - pastaj integrimi ..........................................55-57

Sadri Ramabaja: Shteti modern dhe funksionet e tij .............21-22

Evropa Qendrore megjithatë, me probleme ...........................58-60

Ela Baçi: Turizmi 2006 - shifra optimiste .............................23-25

Aksidentet në trafik shuajnë mbi 3 mijë jetë në ditë ....................61

Fejzi Hajdari: Premtimet që presin realizim ..........................26-27

Mid’hat Frashëri: Luftërat e Çezarit dhe Pompeut në Shqipëri .62-65

Bardhi Sejdarasi: Kreditimi?! Është koha për më shumë siguri!..28-29 Qashif Bakiu: Zhvillimi ekonomik – peng i kamatave të larta ......30

4

34

Monumenta Albanica

Valmira Deliu: Bankat me fuqi të vogël financiare......................31

John Hodgson: Shkëmbinjtë e vjetër zbulojnë kuptimet e tyre...68-69

Altin Ahmeti: Kredi me kamata të fajdeve .............................32-33

Luan Përzhita: Dy kolosët e Dardanisë ................................70-73

61/2006


Bota jonë Përmbajtja

62

Luftërat e Çezarit dhe Pompeut në Shqipëri

Në Durrës, dmth në Shqipëri, në vitin 48 p.Kr., është zhvilluar njëra nga episodet më dramatike të historisë botërore. Jul Çezari e kalon Rubikonin dhe niset kundër Pompeut në Romë. Pompeu, me senatin, aty edhe Ciceroni e Katoni, dhe me shumë ushtarë vendoset në Durrës. Çezari, me Mark Antonin etj. kalon në Himarë dhe nëpër Shqipëri disa muaj radhas bëhen luftime të rrepta ndërmjet tyre.

129

Kombëtarja e hapur për të gjithë

124

82

Dhjetë vajzat e baballarëve më të pasur në botë ose dhjetë vajzat më sensuale

170-vjetori i botimit të “Milosaos”

Gjeneza e poemës “Milosao” të De Radës

Shyqri Nimani: Udhëpërshkruesi Evlia Çelebi .......................74-77 Ferid Hudhri: Kostumi shqiptar i Bajronit ruhet

Të bukura, sensuale dhe tekanjoze

Shëndeti

në Bowood House, Angli ......................................................78-81

Familja: Disiplina e padhunshme ndaj fëmijëve ................118-119

Moikom Zeqo: Gjeneza e poemës “Milosao” të De Radës.....82-85

Si ta përballojmë stresin..........................................................120

Arben Llalla: Dy dokumente shqipe të arvanitasve

Diabeti - problem jo vetëm shëndetësor,

të Greqisë ............................................................................86-89

por edhe social .......................................................................121

Franc Baron Nopça: Kongresi shqiptar në Trieshtë ...............90-93

Tetë sekrete për bukurinë dhe shëndetin ..................................122

Arben Puto: Kongresi i Berlinit dhe Lidhja e Prizrenit.............94-97

Bota e yjeve

Arsim Rexhepi: H. von Karajani, Me rrënjë nga Shqipëria ....100-101

Francis Ford Coppola: Për artin ia vlen të vdiset .....................123 Të bukura, sensuale dhe tekanjoze ...................................124-125

Kulturë Besim Rexhaj: Bekim Fehmiu - Ylli i madh i qiellit tonë .....102-105 Panorama .......................................................................106-111 Vitrina e librit ........................................................................113 Arti modern i Kosovës në Galerinë e Arteve në Tiranë ..............114 Ne, artistët, në Evropë duhet të hyjmë me tiparet tona, si shqiptarë......................................................................115-116 Ansambli “Shota” në skenën e Teatrit të Operas e Baletit ..117-118

61/2006

Moda...............................................................................126-127

Sport Driton Latifi: Në kombëtaren shqiptare, nga Lushta legjendar deri te talenti Berisha .......................128-129

Humor Faqja e lehtë ...........................................................................130

5


Bota jonë Faqja e lexuesve I dashur koleg Blakaj, Po Ju shkruaj me dorë, në mënyrën e vjetër, sepse këtu në Arbanas, nuk kam kompjuter. Ju falënderoj për revistën ALBANICA. Me të vërtetë botim shumë cilësor, jo vetëm me përmbajtjen, po edhe teknikisht. Diku edhe unë përgatitesha të shkruaj diçka për Arbëneshin, por më zunë punë të tjera, dhe nuk arrita. Kështu do të zgjas edhe nja një vit derisa ta përfundojë vëllimin e tretë të librit “Historia sociale e librit te Kroatët”(Vëllimi I dhe II ) tashmë kanë dal, dhe atëherë rishtas do t’i kthehem problematikës shqiptare. Për këtë do t’ju paraqitem kur të vijë koha. Me përshëndetje të përzemërta nga Arbanasi, ku po e kaloj pushimin vjetor.

Urime, Urime për revistën “ALBANICA ekskluzive”. Nuk e kam marrë akoma, por me siguri me pret në shtëpi në Gjermani. Do të shikoj për ndonjë artikull kur kam kohë. Shpresoj se revista dhe veprimtari të tjera do të dalin me shumë sukses... Shumë faleminderit për kopjen e revistës “ALBANICA Ekskluzive” të cilën e mora para disa ditëve. Urime. Duket shumë e bukur dhe do të mbush mungesën e “Ekskluzives” së vjetër. Gëzohem që ajo u riaktivizua. me nderime, Robert Elsie

Juaji Aleksandër Stipçeviq Nga Arbanasi pranë Zarës, 23. VIII. 2006

Ju falënderoj për letrën tuaj qe sapo e lexova ne e-mail. Dëshiroj te përsëris edhe njëherë se me revistën “ALBANICA ekskluzive” ju arritët te vazhdoni atë punë të çmuar qe fatkeqësisht u ndërpre para disa vjetësh. Është një rifillim dinjitoz dhe unë kam shume besim se, duke pasur parasysh punën tuaj të mëparshme dhe përkushtimin tuaj të tanishëm, “ALBANICA ekskluzive” do të mbetet revista më e rëndësishme për kulturën shqiptare. Me shume respekt, Ferid Hudhri Tiranë 12.09.2006

Të nderuar Revistën tuaj (tani edhe tonën) e prita me padurim dhe me pëlqeu. Për dallim nga “ekskluzive”, ALBANICA ka më shumë llojllojshmëri dhe me shumë autorë te shkrimeve. Ju uroj punë të mbarë dhe suksese, jetëgjatësi dhe të mira. Nuk di sa jeni të interesuar për bashkëpunime nga jashtë. Ju falënderoj për mundësinë që na dhatë për të lexuar diçka te mirë, pas një shekulli të tërë me revista pa vlerë nëpër kiosqet tona.

Jam me te vërtetë i befasuar nga cilësia e revistës suaj “ALBANICA”, të cilën e kam lexuar me shumë kënaqësi. Zgjedhja me mjaft finesë e përmbajtjes së lëndës në përgjithësi; paraqitja grafike bashkëkohore, problematika dhe gama e gjerë e çështjeve që trajtohen, komunikojnë me profesionalizëm te larte me lexuesin. Ndryshimi i emrit të revistës është shumë i goditur dhe hap hapësira te reja për trajtimin e shume problemeve dhe ngjarjeve te kombit shqiptar. Është kënaqësi për mua qe po bashkëpunoj me Ju. Ju uroj suksese Sinqerisht Luan Përzhita

Me respekt, Drenusha Zajmi Hoxha Prizren

6

61/2006


Dokumente Bota jonë

Turhan Pasha, kryetar i Qeverisë së Durrësit, i drejtohet Zhorzh Klemanso-s, kryetar i Konferencës së Paqës, Paris 1919

Kërkesa për plebishit Nota shtesë lidhur me rivendikimet shqiptare Shkëlqesi, Gjatë pritjes që Komisioni i ngarkuar me çështjet greke na dha më 27 shkurtin e fundit, ne patëm përshtypjen se Z. Z. e deleguar vepronin me shumë ngut për një çështje që ne e gjykojmë të rëndësisë më të lartë dhe prej nga varet liria ose skllavërimi i qindra mijëra vëllezërve tanë. Gjithashtu, ne kemi konstatuar se Komisioni i mësipërm është marrë vetëm me pretendimet greke në Shqi¬përi dhe aspak me rivendikimet e drejta shqiptare për Çamërinë e pushtuar nga grekët. Rivendikimet tona janë shumë të qarta. Ne kërkojmë që vetëm pjesët e territorit tonë kombëtar ku populli ynë ka shumicë të madhe. Në krahinat, që ne rivendikoj¬më, arsyet historike, etnike dhe gjuhësore janë të gjitha në favorin tonë. Në mbështetje të tezës sonë, ne i drejtohemi kryesisht ndjenjës kombëtare të popullsive të territoreve të sakrifikuara për grekët dhe për sllavët dhe vullnetit të tyre të zjarrtë për t’u bashkuar me tokën mëmë. Nëqoftëse argumentet e paraqitura në Konferencë nuk janë dukur bindëse për të drejtën tonë, ne i kërkojmë Konferencës, për të mënjanuar skllavërimin prej fqinjëve të qindra mijëra vëllezërve tanë, të ketë mirësinë, me synimin e një plebishiti të ardhshëm, t’i japë qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës mandatin për të pushtuar dhe administruar gjatë një viti ose dy territoret e rivendikuara nga ne, për dijeni Çamarinë, të pushtuar nga grekët dhe territoret në Veri dhe në Lindje të shtetit shqiptar, pushtuar nga malazeztë e serbët dhe të treguara në memorandumin tonë të 61/2006

Një koleksion prej 34 fotografish të bëra nga Misioni Holandez në Shqipër më 1914, që ruhen në Institutin Holandez për Historinë Ushtarake, këto ditë na e dërgoi zoti Robert Elsie. Në botimin shumë të rëndësishëm Shqipëria në vitin 1927, ku janë qindra fotografi personalitetesh e pamje qytetesh, për kryetarin e Qeverisë së Durrësit 1918, Turhan Pashën, është vënë vetëm një katror me shpjegimin se nuk është gjetur ndonjë fotografi e tij. Shpresojmë të jetë kjo një gjetje e tillë.

12 shkurtit të kaluar. Masakrat dhe zjarret që kanë shpopulluar krahinat e Shqipërisë së Jugut (Epirin e Veriut) njihen botërisht, ato synonin detyrimin e një numri të madh të bashkëqytetarëve tanë që të linin atdheun,, për të kaluar kështu shumicën në anën e grekëve. Në rast se kërkesa jonë për plebishit, për të gjitha territoret që ne rivendikojmë, pranohet nga Konferenca, ne do të ishim dakord që gjithashtu t’i jepet mandati po së njëjtës Fuqi për të pushtuar dhe për të qeverisur një vit ose dy territoret e Shqipërisë së Jugut, të ri¬¬vendikuara padrejtësisht nga grekët. Popullsitë e të gjitha këtyre territoreve do të kenë kështu mundësinë për të shprehur lirisht e për ta mbrojtur

nga çdo shtrëngim vullnetin e tyre dhe të shprehen për fatin e tyre. Ne jemi të bindur se Asambleja e lartë nuk do ta hedhë poshtë një kërkesë kaq të drejtë e të ligjshme. Kryetari i Delegacionit Shqiptar Turhan Pashë Përmeti Shënim Turhan Pashë Përmeti, ishte kryeministër i tri qeverive prej 17 marsit 1914 deri në qershor të 1920. Ai ishte një politikan karriere i perandorisë turke, ishte ambasadori Turqisë për 12 vjet në Rusi. Katër vjet ishte ministër i jashtëm turk. Pas kthimit në atdhe dhe ngjitjes në kreun e shtetit të ri shqiptar, ai kryesoi delegacionin shqiptar në konferencën e paqës me 1919 në Paris, me statusin e kryetarit të qeverisë së Durrësit.

7


Prishtinë Bota jonë - New York

Tiranë

Shkup

Dromca

Kryeministri Sali Berisha analizon 365 ditët Shtëpia e prefektit Besohet se Ahtisari e qeverisjes së tij të parë shqiptar të do të rekomandojë ryeministri Sali Berisha, gjatë Shkupit bëhet hotel pavarësinë prezantimit të 365 ditëve të qeinistrat e Grupit të Kontaktit, bashkë me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkësisë Evropiane, Komisionarin Evropian për Zgjerim, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, zyrtarët e OKB-së, duke përfshirë edhe Përfaqësuesin Special të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, dhe Emisarin Special të OKB-së Marti Ahtisari, janë takuar më 20 shtator në Nju-Jork për të diskutuar procesin për statusin e ardhshëm të Kosovës. Pas përfundimit të takimit të mbajtur në Nju-Jork, anëtarët e Grupit të Kontaktit janë shprehur se “mirëpresin përpjekjet për t’u përgatitur për implementimin e një marrëveshjeje, duke përfshirë këtu vazhdimin e pranisë ushtarake për të siguruar një ambient të qetë, të sigurt, duke vazhduar praninë civile ndërkombëtare, e cila do të përkujdeset për mbikëqyrjen dhe implementimin e marrëveshjes”. Burimet e Albanica-së bëjnë të ditur se finlandezi, Ahtisari tanimë është duke punuar intensivisht në hartimin e Draftit për statusin e Kosovës, të cilin do t’ia parashtrojë për shqyrtim Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Në këtë Raport, Ahtisari do të japë një rekomandim të fuqishëm lidhur me statusin final të Kosovës. Sipas të gjitha gjasave, ky rekomandim do të jetë Pavarësia e Kosovës, ose, thënë me fjalë të tjera, nga argumentet që do t’i shtrojë ai në këtë Raport, një rekomandim se Kosova duhet të jetë e pavarur do të jetë një gjë që nënkuptohet vetvetiu”, kanë deklaruar për “Albanica” burime të larta zyrtare që duan të mbesin anonime.

M

8

K

verisjes, është shprehur se do të respektojë vendimin e Moisiut për çështjen Sollaku. “Jam i përcaktuar të respektoj kompetencat kushtetuese të Presidentit të republikës”. Poashtu tha se i takon përfundimisht Moisiut të vendosë datën e zgjedhjeve. Kryeministri Berisha i ka kërkuar Presidentit të respektojë Kushtetutën edhe në këtë rast. A e meritojnë shqiptarët për President të ardhshëm ish-kryetarin e Partisë Socialiste, Fatos Nano? Kryeministri aktual u shpreh se “nëse unë Nanon e nxora nga dera, Edvini po e kthen nga dritarja”. Për skandalin “Albatros”, i cili është konsideruar si një shantazh politik ndaj Presidentit Moisiut, Berisha është shprehur se për këtë çështje do të vendosë drejtësia. Berisha theksoi se “kam besim te prokuroria dhe gjykata për të zbardhur këtë çështje”. Pas një viti të shumëpërfolur në media për ministra që nuk punojnë, Berisha u ka dhënë fund thashethemeve për ndryshimet në qeveri.I pyetur për Lazaratin ai tha: Ne do të vazhdojmë të ndërhyjmë kundër kultivimit të drogës në vend dhe shpërndarjes së saj. Në këtë mandat qeveritar, tha Berisha, do të bëhen 2 herë më shumë investime se në 50 vitet e fundit. “Ndërtimi i rrugëve do të jetë përparësi kryesore e qeverisë”. Ndërtimi i bankës kombëtare të të dhënave dhe kartat e identitetit janë të vetmet gjëra të cilat nuk janë arritur nga qeveria, të pohuara nga vetë Kryeministri .

htëpia e prefektit të parë të qytetit të Shkupit, Jashar Bej Kumbarës, rrezikohet të shkatërrohet dhe në vend të saj të ndërtohet një hotel .Ky është alarmi për të cilin historianët shqiptarë të Maqedonisë thonë se “nuk mund të qëndrojnë indiferentë përballë akteve vandale që ndërmarrin autoritet qeveritare e komunale të Shkupit, për humbjen përfundimisht të objekteve kulturore historike shqiptare në këtë qytet”. Komuna e Çairit shtëpinë e Jashar Bej Kumbarës ia ka shitur firmës “Universal Komerc” nga Shkupi. Planet janë që në këto hapësira të ndërtohet hotel, pasi e njëjta firmë kohë më parë bleu tri shtëpitë e Sali Beut, që ndodheshin pranë shtëpisë së Jasharit. Shtëpitë e Sali Bej Kumbarës u prishën, kurse fati i njëjtë i kanoset edhe shtëpisë së Jashar Beut. Ndërkohë pas reagimit të historianëve shqiptarë, në mbrojtje të shtëpisë së Jashar e Qemal Bej Kumbarës, është vënë edhe komuna e Çairit. Kryetari i kësaj komune Izet Mexhiti thotë se është ndal procedura për ndryshimin e planit të kërkuar nga pronari i firmës “Universal Komerc”. Mexhiti është zotuar se s’do të lejojë dëmtimin e vlerave historike të shqiptarëve të Shkupit.

S

61/2006


Ulqin

SHBA

Preshevë

Bota jonë Dromca

Skënderbeu u kthye në Preshevë Shqiptarët e Malit të Zi më të fuqishëm në pushtet se sa dje jë koalicion, aspak parimor, ka sjellë në karrigen e të parit të komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinagën, deri tash ministër i Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi. Para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare, Unioni Demokratik i Shqiptarëve me në krye Ferhat Dinoshën, lidhi koalicion me subjektin e udhëhequr nga kryeministri Millo Gjukanoviq, Partia Demokratike e Socialistëve, duke prishur kështu koalicionet e deritashme të partive shqiptare në Mal të Zi. Megjithatë, pas zgjedhjeve të 10 shtatorit, shqiptarët në Mal të Zi kanë arritur që të marrin më shumë ulëse në Kuvendin republikan dhe në Kuvendet e komunave me shumicë shqiptare. Koalicioni Lidhja Demokratike Partia e Prosperitetit Demokratik, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare kanë fituar nga një deputet në parlamentin republikan. Ndërkaq, edhe dy shqiptarë do të jenë deputet në këtë parlament, por ata do të përfaqësojnë partitë malazeze. Në këto zgjedhje partia e kryeministrit Gjukanoviq ridëshmoj se nuk ka konkurrencë, ngase ajo arriti të fitojë 41 ulëse, duke e lënë kështu Listën Serbe me vetëm 12 ulëse, nga 81 sa ka ky Kuvend. Në Kuvendin e Ulqinit, këshilltarët shqiptarë janë në shumicë. Përndryshe, zgjedhjet e fundit në Mal të Zi kaluan nën hijen e arrestimit të disa shqiptarëve në Tuz, të dyshuar për terrorizëm.

N

61/2006

Përmendorja e Gjergj Kastriotit edhe në Amerikë e nderime të mëdha, në Roçester Hills, Miçigan, në oborrin e Kishës Katolike Shqiptare “Shën Pali”, zbulohet përmendorja e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Në mesin e një numri të madh të të pranishmëve në ceremoninë e inaugurimit të shtatores në oborrin e kësaj kishe, që mendohet të jetë një nga kishat katolike shqiptare më të mëdha në botë, ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, dhe kryepeshkopi i Detroitit, Kardinali Adam Maida. Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në fjalën e tij, midis të tjerash, tha: “Tashmë populli i thjeshtë amerikan mund të mësojë edhe më shumë se kush ishte Skënderbeu dhe çfare bëri ai për kombin dhe botën mbarë.”, kurse Kardinali Adam Maida, krahas theksimit të vlerave njohëse e edukative të figurës së Gjergj Kastriotit, tha: “Tani, krahas nënë Terezës, shqiptarët e Miçiganit mund të krenohen para amerikanëve edhe me Gjergj Kastrotin.” Veprimtari i njohur dhe afaristi, Ekrem Bardha, në fjalën e tij tha se ”duke qenë krenari për të gjithë, një përmendore e tillë mund të ndikojë edhe për një afrim apo bashkim të të gjitha komuniteteve shqiptare në Amerikë, pa dallim feje, krahine apo ideje”.

M

ë shkollat shqipe në Kosovën Lindore, kanë filluar të shlyhen gjurmët e fundit të sistemit të ish diktatorit serb Millosheviq. Këto ditë gjimnazit të Preshevës i është rikthyer emri i hershëm “Skënderbeu”, emri i cili dhunshëm i ishte hequr para 17 vjetësh. Asokohe heqja e emrit u bë, me shumë kundërshtime të profesorëve, të nxënësve dhe të banorëve të kësaj ane. Të prirë nga profesori i biologjisë Ali Ahmeti, dhe ai i fizikës Riza Halimi, kundërshtuan zëshëm ndërrimin e emrit të shkollës nga “Skënderbeu”, në “25 Maji”, emër ky që shënonte ditën e lindjes së komunistit Tito. Ata, edhe pse ishin të vetëdijshëm për pasojat, qëndruan burrërisht, dhe u dënuan me largim nga puna. Këto ditë gjimnazit iu kthye emri, iu kthye edhe dinjiteti. Dhe në këtë ka shumë simbolikë. Kryetrimi shqiptar, Skënderbeu, nuk është vetëm në Tiranë, Prishtinë e Shkup, por edhe në Preshevë.

N

(A.Selimi)

Në Kuvendin e Shqipërisë miratohet ngritja e një Komisioni për Verifikimin e Pasurive të Politikanëve që nga 1992 deri në 2006 Me propozim të deputetëve të shumicës, Kuvendi Shqipërisë ka votuar ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për Verifikimin e Pasurive të zyrtarëve më të lartë të shtetit shqiptar. Me kërkesën e opozitës, hetimi do të përfshijë vitin 1992 dhe do të vijojë deri në vitin 2006. Sipas burimeve zyrtare, ky hetim do të përfshijë të gjithë presidentët e Republikës, kryetarët dhe nënkryetarët e Kuvendit, kryeministrat, ministrat si dhe të gjithë drejtuesit e organeve të pavarura kushtetuese. Bujar Nishani, kryetar i këtij komisioni, shprehet se është mjaft pozitive që Komisioni hetimor të përbëhet edhe nga ekspertë të huaj. E.B. 9


Bota jonë Speciale

Fjala e hapjes e z. Behgjet Pacolli në Konferencën “Integrimi dhe Kooperimi në Evropën Juglindore me Kosovën si shtet”, që u mbajt në Washington

Pavarësia e Kosovës, integrimi ekonomik i rajonit

Zonja dhe zotërinj, uk është e nevojshme të debatohet për situatën politike dhe ekonomike në Evropën Juglindore ose për tragjeditë që ndodhën në mileniumin e tretë. Derisa bota e civilizuar sfidohej nga zhvillimet e reja në teknologji, preokupimet me ambientin dhe vazhdonte hulumtimet dhe arritjet në shëndetësi, regjimi i Milosheviqit përhapte shkatërrim, luftëra, gjenocid dhe zhvendosje të dhunshme të njerëzve në përmasa të mëdha. Regjimi politik shkatërrimtar i Milosheviqit ishte përgjegjës për këtë tragjedi dhe fakti se popujt e vegjël i ishin ekspozuar kësaj dhune dhe nuk kishin fuqi ta mbronin vetveten, rezultoi në një vuajtje shumë të madhe. Zonja dhe zotërinj, do të doja t’ua përkujtoi eksodin më të ri tragjik të popullit tim në Kosovë dhe tragjedinë në Bosnjë, Kroaci dhe në shtetet e tjera në këtë rajon. Ne i jemi përgjithmonë mirënjohës Perëndimit, në veçanti popullit dhe Qeverisë së SHBA-ve, që u angazhuan në mbrojtjen e çështjeve të drejta si: - liria për të gjithë njerëzit, - kundërshtimi i dhunës dhe terrorizmit dhe - integrimi i vlerave perëndimore të civilizimit dhe lirisë në këtë pjesë të botës. Popujtë e vegjël të Evropës Juglindore gjithashtu i kanë kuptuar këto çështje dhe ata janë duke e dhënë kontributin më të mirë drejt realizimit të këtyre qëllimeve. Këta popuj tashmë e kanë kuptuar se kjo do të jetë e mundshme vetëm nëpërmjet përkorësisë, ar-

N

10

Behgjet Pacolli

simimit, punës së zellshme, zhvillimit ekonomik dhe respektit ndaj të gjitha qenieve njerëzore të të gjitha etnive dhe feve. Por, jo nëpërmjet dhunës. Fatkeqësisht, këto objektiva të rëndësishme nuk janë realizuar në mënyrë parimore: ndonjëherë për shkak të shtypjes shoqërore, ose mungesës së respektit ndaj vlerës së njeriut, ose për shkak të nacionalizmit ose thjesht për shkak të nevojës për mbijetesë. Ata, të cilët e bllokojnë zhvillimin e shoqërisë civile në këtë rajon, janë duke shkaktuar dëme të mëdha. Ne jemi këtu sot për të diskutuar për mundësitë e integrimit ekonomik të popujve të këtij rajoni, gjë që do të ndihmonte në krijimin e vendeve të reja të punës, në krijimin e themeleve të zhvillimit ekonomik dhe në ngritjen e vetëdijes së njerëzve për të drejtat dhe detyrat e tyre. Ku ka punë, ka respekt dhe vetëdijesim. Ne duhet të punojmë me zell në

kultivimin e farës së respektit dhe të barazisë. Statusi i Kosovës si shtet i pavarur duhet të përkufizohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe, kështu, të bëhet një vend, në të cilin secili mund të jetojë dhe të kontribuojë si qytetar i lirë dhe i barabartë me të drejta dhe obligime të barabarta ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj shtetit; një shtet i cili nuk do t’u takojë vetëm shqiptarëve, por të gjithë atyre që dëshirojnë të jetojnë, të punojnë dhe të jenë qytetarë aktivë në Kosovë. Pavarësimi, jo moti, i Malit të Zi flet për gjithçka. Askush në Kosovë nuk duhet të ndjehet më pak i barabartë se tjetri. Të gjithë duhet konsideruar plotësisht qytetarë të Kosovës me të drejta të barabarta. Etiketimet e dallimeve, si shumica dhe pakica, duhet të shmangen. Kosova e pavarur mund të ekzistojë vetëm me kufi të hapur ndaj gjithë rajonit: në këtë mënyrë, të gjithë njerëzit mund të lëvizin lir61/2006


Bota jonë Speciale shëm, pa formalitete, pa doganë, licenca etj. Kjo nënkupton lëvizjen e lirë të njerëzve, të ideve, mallrave dhe kapitalit. Bashkësia ndërkombëtare duhet të sigurohet se vetëm pavarësia e plotë e Kosovës dhe njohja e plotë e kësaj pavarësie do të garantojë stabilitet, siguri dhe respekt në këtë rajon. Një Kosovë e lirë, e njohur dhe e pranuar nga të tjerët, poashtu do të tregojë respekt për të tjerët dhe do ta luftojë me sukses krimin, korrupsionin dhe terrorizmin. Kosova nuk do të pranojë kurrë më ndarjet ose bashkimet me çfarëdo shteti tjetër, Kosova do të ekzistojë e pavarur dhe do t’u takojë kosovarëve, jo vetëm shqiptarëve ose të tjerëve. Serbët, turqit, myslimanët, romët etj., do të trajtohen si qytetarë të barabartë si edhe shqiptarët. Kosova do të jetë shtet demokratik, i civilizuar dhe multietnik, multireligjioz dhe shumë- gjuhësor. Gjithkush mund të zgjedhë dhe të zgjidhet për cilëndo pozitë. Për këtë kemi shumë shembuj dhe Kosova nuk do të jetë një rast ekskluziv. Me këtë rast, do të doja t’i apeloj bashkësisë ndërkombëtare, liderëve të Serbisë, Bosnjës, Mali të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës që menjëherë të krijojnë aleancë ekonomike dhe ta fillojnë bashkëpunimin aktiv. Janë shumë mundësi të bashkëpunimit në shumë lëmi, siç është sektori i energjisë, transportit, autostradat, rrugët, i standardizimit të mallrave, shmangia e tarifave dhe e taksave etj. Jetësimi i projekteve të përbashkëta mund të sjellë përfitime të mëdha për hulumtimin rajonal të pasurive kombëtare, të rëndësishme për rajonin; mund t’i plotësojë nevojat e njerëzve, duke e zvogëluar papunësinë, duke e modernizuar mënyrën e mendimit dhe, së fundi, mund të sjellë deri te të arriturat ekonomike. Apeloj të bashkëpunojmë së bashku, ta respektojnë njëri-tjetrin në mënyrë korrekte, në fund apeloj 61/2006

Prishtina

për bashkëpunim intensiv, sepse kjo është rruga e vetme e daljes nga kriza dhe varfëria, rruga e vetme drejt paqes dhe përparimit dhe, poashtu, rruga e vetme drejt integrimeve perëndimore në komunitetin evropian. Kjo mund të arrihet vetëm përmes vullnetit të përbashkët të mirë dhe tolerancës. Sërish, iu drejtohem të gjithëve të kërkojmë mënyrën e drejtë për të ndihmuar përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtar, në mënyrë që, më mirë herët se vonë, të gjithë fëmijët, femrat, të moshuarit dhe rinia

e rajonit tonë ta kenë të drejtën të jetojnë në paqe dhe stabilitet. Në një vend pa luftë, pa dhunë dhe pa frikë, në mënyrë që, të gjithë ne, të krijojmë një vend ku ka krenari, tolerancë, zhvillim ekonomik dhe drejtësi sociale. Zonja dhe zotërinj, për gjithë këto e kam përpunuar planin, dhe vetëm më duhet bashkëpunimi dhe mbështetja juaj. I kam të përpunuara mirë këto plane, zonja dhe zotërinj, vetëm kërkoj bashkëpunimin dhe përkrahjen tuaj. Ju faleminderit shumë, zonja dhe zotërinj.

ondacioni SEED, me seli në Lugano, që është pjesë e angazhimeve të biznesmenit kosovar Behgjet Pacolli, organizoi në Uashington të SHBA-ve konferencën “Integrimi dhe Kooperimi në Evropën Juglindore me Kosovën si shtet”. Fjalën e hapjes e mbajti Z. Behgjet Pacolli. Kosovën në këtë konferencë e përfaqësoi zëvendëskryeministri i Kosovës, Lutfi Haziri, dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të shumë shteteve të Evropës Juglindore dhe nga Stejt Departamenti Amerikan. Ndër pjesëmarrësit e shumtë veçohet prania e zyrtarëve nga Unioni Evropian, të Bankës Botërore, ministri i Ekonomisë i Sllovenisë, ai i Kroacisë, ministri i Punëve të Jashtme dhe ai i Ekonomisë i Malit të Zi. Ministri i Bosnje-Hercogovinës, Adnan Perziq, e kishte një fjalim mjaft pozitiv për Kosovën. Në këtë konferencë nuk morën pjesë përfaqësuesit nga Shqipëria dhe Serbia, ndonëse ishin të ftuar. Në fillim të dhjetorit do të mbahet një konferencë e ngjashme edhe në Kosovë.

F

11


Bota jonë Analizë

Ndërtimi i Kosovës së re Ndërkohë që bisedimet për statusin final janë në vlug, Kosova vazhdon të ballafaqohet me sfida te ndryshme. Mirëpo, siç shkruan Joachim Rucker, në revistën E Sharp, Bashkimi Evropian vazhdon të punojë në krijimin e bazës për rritjen ekonomike Shkruan: Joachim Rucker hvillimi ekonomik i Kosovës sfidohet në tri fronte. Kemi të bëjmë me transformimin e ekonomisë së dalë nga lufta, me transformimin e ekonomisë dikur të centralizuar në sistem ekonomik të tregut të lirë, dhe mbi të gjitha statusi përfundimtar i Kosovës nuk dihet ende. Që nga fillimi ishte e qartë se krijimi i një ekonomie moderne në Kosovë do të ishte një hap i rëndësishëm për stabilizimin e Ballkanit, një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një shoqërie tolerante multietnike, dhe një hap i rëndësishëm drejt integrimit në BE. Më 10 qershor 1999, pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka nxjerrë Rezolutën 1244 me të cilën ka autorizuar UNMIK-un që të fillojë procesin e gjatë të

Z

ndërtimit të paqes, demokracisë, stabilitetit dhe të vetëqeverimit. E financuar nga Komisioni Evropian, Shtylla e katërt e UNMIKut (ajo e BE-së) ka punuar drejt modernizimit të kornizës ekonomike të Kosovës. Në kuadër të kësaj ajo është angazhuar për zhvillimin e instrumenteve që do të shërbejnë si bazë e ekonomisë efikase të tregut. Në mes të rezultateve të arritura nga shtylla e BE-së janë edhe lansimi i procesit të privatizimit, që ka stimuluar zhvillimin ekonomik dhe investimet; pastaj kalimi i suksesshëm në valutën euro si valutë e vetme në Kosovë; krijimi i sistemit funksional bankar me 6 banka komerciale; si dhe formimi i shërbimit efikas dhe modern doganor. BE-ja ka qenë lojtar i rëndësishëm në Kosovë në procesin e rindërtimit të vendit. Bashkimi Evropian ka ofruar asistencë të madhe ush-

Kryeadministratori Joachim Rucker

12

tarake, financiare, si dhe ndihmë në resurse njerëzore. Për të sanuar pasojat e luftës dhe të neglizhimit shumëvjeçar të investimeve, BE ka punuar shumë që të ngrejë kapacitetet e administratës lokale dhe që të përshpejtojë reformat. Prej vitit 1999, përmes kanaleve të ndryshme, përfshirë këtu edhe zyrën e Komisionit Evropian për Ndihma Humanitare dhe operacionet e tjera financiare, shtylla e BE-së ka ndarë për Kosovën mbi 1.6 miliardë euro. E shtrirë mu në mes të një tregu potencial të Evropës Juglindore (treg ky me mbi 100 milionë njerëz, Kosova është e lidhur mirë me qendrat rajonale si përmes kanaleve rrugore, hekurudhore, ashtu edhe përmes linjave ajrore (Aeroporti i Prishtinës ka mbi 1 milion pasagjerë në vit). Kosova ka popullatë prej dy milionë banorëve, nga të cilët 90 për qind janë shqiptarë e 10 për qind minoritete. Ndër këta të fundit shumica janë serbë të Kosovës. Shqiptarët dhe minoritetet joserbe janë kryesisht myslimanë, ndërkohë që një pakicë simbolike janë katolikë. Minoriteti serb ndërkaq kryesisht është ortodoks. Ky vit është viti qenësor për definimin e statusit final të Kosovës. Në nëntor të vitit 2005, KS ka caktuar presidentin e dikurshëm të Finlandës, z. Martti Ahtisarin, si të dërguar special të OKB-së për procesin e statusit të Kosovës. Ahtisari do të ketë një rol të rëndësishëm në procesin e realizimit të tetë standardeve të Kosovës, platformë kjo e ardhmërisë , e miratuar nga KS më 2003. Tetë standardet flasin për një Kosovë multietnike, në të cilën do të zotërojë demokracia, 61/2006


Bota jonë

Pamje e Prishtinës / Foto: Ruzhdi Pacolli

toleranca, liria e qarkullimit dhe trajtimi i barabartë në institucionet e drejtësisë dhe atë për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Te dyja, Grupi i Kontaktit i përbërë nga përfaqësuesit e gjashtë vendeve (Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Rusisë dhe SHBA-ve ), si dhe KS i OKB-së, kanë nënvizuar se implementimi i Standardeve është parakusht i zgjidhjes së një statusi të qëndrueshëm, që do të mundësojë që të gjitha komunitetet e Kosovës të kenë një jetë të lirë dhe të sigurt për të gjithë. Standardi i pestë është i paraparë si kornizë ligjore mbi të cilën do të mundësohet një zhvillim i qëndrueshëm i ekonomisë së tregut të lirë dhe të konkurrencës së shëndoshë. Ai disejnon funksionimin e Kosovës brenda kushteve të caktuara ligjore dhe si një vend i liruar nga diskriminimi si kundër individëve ashtu edhe ndaj kompanive. Kosova sipas këtij Standardi është një vend me rregull 61/2006

dhe atraktiv për biznesin, vend i aftë që të ketë zyrtarë qeveritarë dhe sektor privat të përgjegjshëm. Mbi të gjitha ajo parasheh infrastrukturën e cila ofron shërbimet bazë dhe kushtet për investime. Përkundër bazës solide ligjore e institucionale, performanca aktuale ekonomike në Kosovë nuk është në nivelin e kënaqshëm. Kosova po sillet në rrethin vicioz të rritjes së ulët ekonomike, të papunësisë së lartë , pastaj të disbalancave të mëdha të tregut të jashtëm, por edhe të pengesave përkatëse fiskale. Si do të tejkalohen vështirësitë si këto? Kosova ka nevojë për investime, si në infrastrukturën publike ashtu edhe në sektorin privat. Shtylla e BE-së promovon nxitjen e investimeve, bashkëpunimin me donatorë ndërkombëtarë si dhe po udhëheq programet e privatizimit. Në majin e vitit të kaluar, ajo publikisht shpalli qëllimet e saj ambicioze për vitin 2006: ambicien për privatizimin e 90 për qind të vlerës dhe 50 për qind të ndër-

marrjeve në pronë shoqërore. Mbi 500 biznese kosovare janë identifikuar si ndërmarrje në pronë shoqërore, gjegjësisht si kompani që operojnë në kuadër të strukturave të trashëguara nga sistemi i vjetër i ekonomisë së centralizuar . Kjo nuk mund të mos prekë në shumë sfera të ekonomisë, si në: hotele, miniera dhe përpunim të mineraleve, agronomi dhe përpunim të ushqimit, rindërtime dhe materiale ndërtimore, përpunim të metalit, tekstil, verari dhe vreshtari, tregti me pakicë dhe me shumicë. Meqë shumë biznese janë kategorizuar si ndërmarrje shoqërore, privatizimi i tyre dhe nxitja e investitorëve lokalë, rajonalë e ndërkombëtarë në programet e privatizimit, do të ketë ndikim pozitiv në ekonominë dhe në hapjen e vendeve të reja të punës. Agjencioni Kosovar i Mirëbesimit (KTA), që është po ashtu pjesë e Shtyllës së BE-së, bashkëpunon ngushtë me institucionet kosovare në privatizimin e ndërmarrjeve 13


Bota jonë Analizë shoqërore. KTA udhëhiqet nga bordi i drejtorëve, katër ndërkombëtarë dhe katër kosovarë. Këta të fundit janë ministra të Qeverisë së Kosovës (përfshirë edhe ministrin e komunitetit serb) dhe përfaqësues të sindikatave. Deri më tani, KTA ka shpallur 14 raunde të privatizimit, ku 12 prej tyre janë rrumbullakuar. Zgjidhja e statusit të Kosovës pa dyshim do të jetë ndihmesë për investimet private. Mirëpo, Kosova nuk është në situatë që të humbasë asnjë ditë të vetme, kurse nxitja e investimeve është esenciale për njerëzit e Kosovës, për të papunët e, sidomos për të rinjtë. Përkundrejt vështirësive të shumta, Kosova ka arritur një përparim marramendës . Shtylla e BE-së ka punuar shumë përkrah vendorëve që ta përfshijë Kosovën në një numër nismash të rëndësishme rajonale, qëllimi i të cilave është mbështetja e rritjes ekonomike dhe stabiliteti. Marrëveshjet e lira të tregtisë së lirë tanimë janë nënshkruar me Maqedoninë e Shqipërinë, e në pritje është edhe nënshkrimi i MTL-së me Bosnjë e Hercegovinën. Hapi i ardhshëm është që Kosova të integrohet në ombrellën e gjerë tregtare përmes përfshirjes në MTL-në me Evropën Qendrore, ku janë Bullgaria, Kro-

14

acia e Rumunia, që perceptohen si gurthemele të rëndësishme për integrimet ekonomike me BE-në. Mjedisi i biznesit në Kosovë në shumë aspekte tanimë është shembull për rajonin. Bie fjala, sistemi i taksave në Kosovë është i shkëlqyeshëm, si për nga thjeshtësia e tij ashtu edhe nga fakti se taksat ngarkojnë biznesin në shkallë të ulët. Pak vende në rajon janë në gjendje të ndjekin në hap shkallën e lartë të performancës që ka Kosova, ku bizneset mund të regjistrohen brenda një kohe shumë të shkurtër. Përparësi tjetër është shkalla e lartë e stabilitetit makroekonomik: inflacioni është afër zeros, buxhetet janë ligjërisht të balancuara, e sektori financiar është stabil. Po kështu, me valutën stabile të euros, Kosova është e liruar nga pasiguria e politikave monetare. Mirëpo, funksionet bazë të qeverisë si policia, arsimi, kujdesi shëndetësor, ndërtimi i rrugëve – nuk janë falas. Administrata publike duhet të paguajë “haraçin” për to: të grumbullojë fonde, t’i shpërndajë si duhet, gjë që nuk është e lehtë në kushtet e kërkesave të mëdha, siç duhet të përkujdeset që fondet të shpenzohen në mënyrë të qëlluar. Gjatë disa viteve të fundit, insti-

tucionet e reja të Kosovës janë ngritur mbi këtë sfidë. Thuajse nga zeroja, sistemi i taksave dhe shpenzimet e Kosovës janë shndërruar në një sistem modern e transparent. Krahas pjekurisë dhe zgjidhjes së statusit, buxhetit të Kosovës i mbeten edhe shumë sprova për t’i kaluar. Dëshira ekziston dhe shumë masa tanimë janë ndërmarrë në këtë drejtim. Në nëntorin e vitit të shkuar, përfaqësuesi special i OKB-së dhe kryeministri i Kosovës kanë nënshkruar dokumentin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili shtron bazat për politikat solide fiskale dhe monetare. Nënshkrimi në fakt është një zotim se mjetet publike do të shpenzohen në mënyrë efektive dhe të drejtë. Perspektiva evropiane është e përfshirë në Kornizën Kushtetuese të saj dhe e njëjta ka vazhduar të forcohet prej viti në vit. Mirëpo, pikërisht në këtë vit kyç të tranzicionit, Kosova po harton Strategjinë afatgjate të zhvillimit ekonomik. Ky proces facilitohet nga Procesi i Stabilizim Asociimit, (PSA) themel ky i politikave evropiane për Ballkanin Perëndimor. PSA ofron partneritet progresiv të multipartneritetit me qëllim të promovimit të stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon si dhe të përafrimit me BE-në. Me qëllim të arritjes së progresit brenda PSAsë , vendet pretendente duhet t’i arrijnë kriteret e Kopenhagës, pra kërkesat politike dhe ekonomike që janë parakusht për anëtarësimin në BE. Shtylla e BE-së është duke punuar drejt integrimit të plotë të Kosovës në iniciativat rajonale e, në fazë të mëvonshme, mbase edhe në iniciativat e përmasave më të gjera evropiane. Procesi i integrimit evropian ka filluar atëherë kur bashkësia ndërkombëtare u fut në Kosovë. Prej atëherë, rindërtimi dhe krijimi i institucioneve si dhe forcimi i shoqërisë civile ka synuar standardet dhe praktikat më të mira evropiane. 61/2006


Intervistë Bota jonë

61/2006

15


Bota jonë

Mitrovica në udhëkryq Fadil Miftari asim Mikullovci, 63- vjeçar, qëndron në anën jugore afër urës së Ibrit, duke shikuar pjesën tjetër të qytetit ku ka jetuar për më shumë se 50 vjet. Më 28 mars të vitit 1999 policia serbe e nxori nga shtëpia dhe ia dogji atë, ndërsa pronën tjetër që përfshin edhe gjashtë lokale afariste, ia kanë uzurpuar serbët. Që nga ajo kohë ai kurrë më nuk mundi të kthehet në pronën e tij në qendër të qytetit në veri. “ Çdo ditë dal këtu dhe shikoj vendin ku jam rritur. Më bren në shpirt që nuk mund të dal më andej. Për këtë situatë të krijuar mendoj se fajtorë janë edhe politikanët tanë që nuk kanë bërë mjaft për banorët e veriut të Mitrovicës” thotë ai. Fat të ngjashëm me të Rasimit kanë shumë banorë shqiptarë të asaj ane, dhe po ashtu shumë serbë banorë të anës jugore. Biserka Simiq, 37vjeçare, thotë se shqiptarët e kanë dëbuar nga shtëpia në qershor të vitit 1999. Ajo ka jetuar në lagjen Bair në jug të qytetit, dhe që nga ajo kohë as ajo kurrë më nuk ka qenë në shtëpinë e vet. “Kam jetuar pa asnjë problem me shqiptarët. Besoj se sërish po të rregullohet situata,

Foto: A R M E N D N I M A N I

R

do të vazhdojë të jetojë me ta. Më vjen keq që nuk kam mundur të shkoj më në shtëpinë time. Fillimisht shtëpia është uzurpuar, por në vitin 2004 babai im ia lëshoi me qira një shqiptari.”, thotë ajo. Lufta në Kosovë ka mbaruar shtatë vjet më parë, por prapa vetes ka lënë një trashëgimi të rëndë të hendekut ndëretnik, të paktën në Mitrovicë. Incidenti me bombë, i 26 gushtit, në këtë qytet është një përsëritje e skenarëve të ngjashëm, të cilët vetëm i kanë lëshuar vendin njëri-tjetrit që prej përfundimit të luftës në Kosovë dhe kanë forcuar ndarjen fizike të qytetit në veriun e dominuar nga serbët dhe jugun e dominuar nga shqiptarët. Administrata ndërkombëtare ka ndërruar shefat e misioneve në këtë qytet njërin pas tjetrit dhe ka hartuar plane pas planesh, por deri tash duket se nuk ka gjetur një “formulë” të saktë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Dhjetëra njerëz janë vrarë, ndërsa mijëra të tjerë janë dëbuar nga banesat e tyre në pjesën veriore, ngjashëm ka ndodhur edhe me banorët serbë të pjesës jugore të qytetit, në mungesë të një zgjidhjeje politike. Në fillim të muajit shkurt të vitit 2000, trazira të përgjakshme përfshinë këtë qytet,

Mitrovica

16

pas të cilave autoritetet ndërkombëtare dhe përfaqësuesit kryesorë politikë të shqiptarëve hartuan një plan, i cili synonte zgjidhjen hap pas hapi të problemeve dhe ribashkimin e qytetit të ndarë. Mirëpo ky plan, sikurse edhe të tjerët që pasuan, u zhvlerësuan nënçmueshëm nga dëshira dhe insistimi i liderëve serbë të veriut për ta mbajtur të ndarë qytetin. Një nga pengesat deri tash të pakapërcyeshme për gjithë optimistët e bashkimit të qytetit janë “Rojat e Urës”, një formacion paraushtarak serb i cili kontrollon urën kryesore mbi lumin Ibër, që shënon edhe vijën ndarëse të qytetit. Të dyja palët në Mitrovicë janë të mbushura me arsenal të fuqishëm, duke u munduar kështu t’ia mohojnë njëratjetrës mundësinë më të mirë. “ Ne duam të jemi komunë apo t`i bashkohemi Zveçanit”, thotë Milan Ivanoviq, një lider radikal i serbëve të veriut. Ai nuk mund ta imagjinojë se shqiptarët do ta menaxhojnë ndonjëherë veriun e Mitrovicës. “Jo, kjo kurrë nuk do të ndodhë”, tha ai. Gjatë procesit të negociatave për statusin e ardhshëm të Kosovës, Prishtina dhe Beogradi i thyen heshtat pikërisht për çështjen e Mitrovicës. Plani për Mitrovicën i hartuar nga ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, me të cilin u prezantua edhe Grupi Negociator i Kosovës, kur në diskutim ishte ky problem, serbët kundërshtuan fuqishëm. “Ne kemi planet tona. Nuk mendojë se ndonjë shqiptar harton plane edhe në të mirë të serbëve”, thotë Milan Ivanoviq. Por ideatori i këtij plani, Bajram Rexhepi, këmbëngul se plani i tij do të jetësohet, dhe se Mitrovica do të ketë dy komuna, me një bord të përbashkët mbikëqyrës, i cili do të udhëhiqet nga një ndërkombëtar. “Jam optimist real se me vullnetin e mirë të faktorit ndërkombëtar, Mitrovica do të jetë qytet me dy komuna, një në veri e një në jug. Kjo për fazën trevjeçare, sa do të jetë mbikëqyrëse bashkësia ndërkom61/2006


Bota jonë bëtare, ndërsa pas kësaj faze besoj se Mitrovica si qendër urbane do të ketë edhe ndonjë komunë tjetër në jug të qytetit”, thotë ai. Mitrovica njihet si qendër industriale, ndërsa kompanitë gjigante të këtij qyteti thuajse kanë vdekur. Të dy palët janë lodhur nga varfëria dhe duket se këtu të gjithë pajtohen se vetëm një zhvillim ekonomik do t`i largonte edhe paragjykimet ndaj njëri- tjetrit. Petar Miletiq përfaqëson frymën e re politike në veri të Kosovës. Ai është sekretar i partisë së pavarur liberale me seli në veri të Mitrovicës, por që është regjistruar në Prishtinë. Miletiq thotë se ai personalisht nuk e sheh asnjë problem të jetojë me shqiptarët, por, sipas tij, shumë gjëra duhet të ndërrohen për një jetë të vërtetë e të përbashkët. “Që njerëzit të kenë një jetë normale, së pari duhet të arrihen kushtet normale për jetesë, do të thotë para së gjithash siguri dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh prejardhjen apo etnicitetin. Pas kësaj edhe zhvillimi ekonomik dhe social në Mitrovicë do të ndikonte edhe në aspekte tjera jetësore, që pa dyshim do të zbuste hendekun ndëretnik”. I një mendimi është edhe Bajram Rexhepi. “Segmenti ekonomik është një indikator real i mundësisë së integrimit të qytetit. Të dyja palët janë të lodhura nga varfëria. Besoj se përmes realizimit të projekteve të vogla multietnike do të hapet mundësia më e mirë për bashkimin e qytetit”. Mitrovica herë pas here shndërrohet në qytet të gurëve, plumbave, barrikadave, telave gjemborë e gazit lotsjellës. Por a është çdo gjë e ndarë në Mitrovicë dhe gjithçka e pamundur? Kjo duket se jo. Valdete Idrizi është udhëheqëse e organizatës CBM. Nga viti 2000 kjo organizatë ka realizuar shumë projekte multietnike ku shqiptarët dhe serbët kanë punuar së bashku pa asnjë problem. “ Mendoj se njerëzit i shikojnë gjërat më tepër me paragjykime. Organizata që unë e udhëheq ka një staf multietnik, pra me shqiptarë dhe serbë. Ndoshta është e pabesueshme, por e vërteta është se ne funksionojmë për mrekulli. E para është se paragjykimet janë 61/2006

shndërruar në besim reciprok”, thotë ajo. Sidoqoftë, qytetarët shqiptarë, por edhe ata serbë, vazhdojnë të mbeten peng i mungesës së vendosmërisë për zgjidhjen e problemeve, por edhe të kalkulimeve politike. Papunësia arrin mbi 70% në të dy anët. Veriu i Kosovës tashmë kontrollohet në tërësi nga serbët. Lidhja e tyre shumë e fuqishme me Beogradin, simbolikisht pritet nga forcat paqeruajtëse që ruajnë kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mirëpo brenda këtij kufiri veprohet në bazë të ligjeve serbe dhe me udhëzime nga Beogradi. Shqiptarët duken të frikësuar për mundësinë që ndarja faktike e veriut të sanksionohet dhe i drejtojnë thirrje të “dëshpëruara” administratës ndërkombëtare që të shfrytëzojë rastin për t’ i dhënë fund kësaj ndarjeje. “Mitrovicën mund ta shpëtojë vetëm faktori

elementare për raste të rënda të operacionit”, thotë ai. Ka shumë zëra që thonë se Mitrovica mund të shndërrohet sërish në vend trazirash, të cilat tash mund të nxiten nga klanet mafioze, serbe dhe shqiptare, të cilët frikësohen se në rast të normalizimit të situatës humbin profitet e tyre të jashtëzakonshme me mallra kontrabandë. Por zëdhënësja e KFOR-it për rajonin e Mitrovicës, Sandrine Christien, thotë se 3. 000 trupat e Taske Force të Veriut mjaftojnë për t`i sfiduar të gjithë ata që mundohen të nxisin trazira në Mitrovicë. “Efekti i forcave tona nuk ka ndryshuar, pra ka mbetur i njëjtë dhe jemi të gatshëm që t`i përgjigjemi çdokujt që tenton të nxisë trazira apo ndonjë konflikt më të ashpër. Strategjia e re e KFOR-it është që në rast të përkeqësimit të situatës, shumë shpejt, për vetëm një orë, mund t`i shtojmë trupat në veri të Kosovës

Ura që ndan qytetin e Mitrovicës

ndërkombëtar. Mendoj se shansin e fundit e ka tani”, thotë studentja Lindita Ibrahimi. Mijëra studentë shqiptarë të Fakultetit XehtaroMetalurgjik vazhdojnë mësimin nëpër objekte jo të përshtatshme. Pasi lokalet e fakultetit të tyre janë përtej dhe të ndaluara për ta. Fatin e njëjtë e përjetojnë edhe qindra punëtorë të spitalit të qytetit, të cilëve në shtator të viti 1999 iu pamundësua nga serbët shkuarja në vendet e veta të punës. Dr Ilir Mecini thotë se po përballen me probleme sikurse gjatë luftës. “ Ka raste që pacientët vdesin gjatë rrugës për në Prishtinë, sepse këtu nuk ka vend dhe as kushte

nga brigadat e tjera të KFOR-it, thotë Christien. Pavarësisht zgjidhjeve të përkohshme që përmenden për Mitrovicën, Rasim Mikullovci dhe Biserka Simiq shpresojnë se një ditë do të mund të kthehen në pronat e tyre. Më 5 prill, ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Jonuz Salihaj, gjatë një takimi të përbashkët në Mitrovicë, u premtoi serbëve dhe shqiptarëve se brenda 100 ditëve të gjithë do ta fillojnë jetën e re në pronat e tyre. Ndonëse nuk është bërë asgjë në këtë drejtim, Rasimi dhe Biserka thonë se nuk i kanë humbur shpresat. 17


Bota jonë

Ekonomi

Qeveria e Kosovës ende nuk ka vizion për tejkalimin e krizës ekonomike dhe të varfërisë

Nuk mjafton vetëm energjia elektrike

Asnjëra qeveri e pasluftës nuk tregoi se cili është vizioni i Kosovës. Nuk ua bëri me dije investitorëve të mundshëm pse ata duhet të investojnë këtu. Primatin e mori Ministria e Energjisë dhe e Minierave, me strategjinë për zhvillimin e energjetikës”. Për shkak se minsitritë e tjera nuk dolën me dokumente të tilla, tash krijohet përshtypja se Kosova nuk ka prioritete të tjera pos prodhimit të rrymës Ibrahim Rexhepi akova dikur ishte simbol i zhvillimit dhe i begatisë ekonomike. Tash këtij qyteti i mungon perspektiva, e tashmja është kaotike. Realisht, me Gjakovën mund të ilustrohet gjendja e tërësishme ekonomike e Kosovës. Qyteti dikur kishte 28 mijë punëtorë, kurse tash i ka 20 mijë më pak. Të gjitha ndërmarrjet i kishte aktive, ndërsa tani e tërë teknologjia prodhuese është ndryshkur. Gjakovarët më nuk e punojnë tokën, as vreshtat. A është e qartë pse “vdiq” ekonomia e qytetit që dikur ia kishin lakmi shumica e kosovarëve? Përgjegjja është e qartë: Që nga vitit 1999 ishte i paqartë statusi i ndërmarrjeve shoqërore, sado që menaxherët gjakovarë këmbëngulin se ata kaherë e kanë bërë transformimin pronësor dhe kanë krijuar shoqërit aksionare. Në këtë pikë lindi konflikti me UNMIK-un dhe me Agjencionin Kosovar të Mirëbesimit. Por, ka edhe shumë arsye të tjera. Gjakova është shembull tipik i konceptit socialist të zhvillimit ekonomik. Ka kombinate të mëdha, të cilat më nuk e kanë tregun që e kishin dikur. Ato kishin shumë punëtorë dhe shpenzimet fikse ishin të mëdha. Këto ngarkojnë koston e prodhimit, i cili nuk do të ishte konkurrent në treg. Për aktivizimin e kombinateve duhen shumë para, të cilat nuk i japin as bankat. Prandaj, pamundësia për aktivizim të ndërmarrjeve dhe privatizimi i vonuar dalëngadalë e kanë mbytur ekonominë e Gjakovës.

Gj

18

Mirëpo, në Kosovën e krizës dhe të varfërisë ka njerëz që nuk pranojnë të identifikohen me këto rrethana. Tomë Milici, bujk nga Klina, mund të quhet kosovari më optimist. Ai secilin vit mbjell mbi 300 hektarë me grurë dhe me elb. Po të kishte mundësi teknike e financiare ai do të merrte me qira edhe 200 hektarë të tjerë. Sadoqë ai me shumëçka është i pakënaqur, megjithatë nuk lë asnjë pëllëmbë toke djerrinë, por frikësohet se nuk do të ketë mjaft para që të blejë arat e kombinatit

të dikurshëm “Malizhgani”. Sipas rregullave të privatizimit, ato mund t’i blejë edhe dikush që s’di gjë për bujqësinë. Peja ka një hall tjetër. Atje pothuajse janë privatizuar të gjitha ndërmarrjet prodhuese, por në treg është e pransishme vetëm birra. Asnjë fabrikë tjetër nuk është në prodhim. Risi është ajo se shumë fabrika kanë fasadë të re. Pronarët, në pamundësi që të bëjnë diçka më shumë, së paku kanë dashur që objektet të mos e kenë ngjyrën që

Sa para solli UNMIK-u Shtylla e Unionit Evropian në UNMIK ka nxjerrë faktin se administrata ndërkombëtare ka shpenzuar 2,6 miliardë euro për personel, mallra dhe shërbime. Prej tyre, secilin vit, 75 - 120 milionë euro janë injektuar në ekonominë e vendit. Me këto para janë financuar rreth 2,600 vende të punës të stafit ndërkombëtar dhe 3.250 të kosovarëve të punësuar në UNMIK. Krahasuar me vitin 2006, me periudhën para gjashtë vjetësh, stafi i ndërkombëtarëve (UNMIK, OSCE-ja dhe BE-ja) ka pasur ndryshime të mëdha. Në vitin 2000 ishin 3.506 veta, kurse sivjet - 3.708. Numër më të madh të të punësuarve kishte më 2002 - 6.488. Por, te pagat vërehet një lëvizje tjetër. Para gjashtë vjetësh, për pagat e ndërkombëtarëve janë dhënë 170 milionë euro, kurse për sivjet është ndarë një buxhet prej147 milionë eurosh. Sërish, para më të mëdha për këtë destinim u shpenzuan para katër vjetësh - 294 milionë euro. Fitime të majme kishin edhe kosovarët që punuan në strukturat ndërkombëtare. Në fillim ishin 4.111 veta, kurse sivjet mbetën 3.263. Ata më 2000 kishin marrë afro 2,2 milionë euro, kurse sivjet pak më shumë, 2.246 mijë euro. “Hajrin” të huajve ua panë edhe qiradhënësit. Në vitin 2000 qiradhënësit kosovarë morën 14 milionë euro, më 2001 – 24.2, më 2002 - 20.2, më 2003 - 17.6; më 2004 - 14,5; më 2005 - 12.5 dhe më 2006 do të marrin pak më shumë se 10 milionë euro. Sipas Shtyllës së BE-së, për gjashtë vjet vetëm për qira janë dhënë 113 milionë e 589 mijë euro. Nëse merret si qendër, atëherë nga qiratë më së shumti përfituan shqiptarët e Prishtinës. Për gjithë ata muaj në xhepa futën 59 milionë e 428 mijë euro. Pastaj, janë qiradhënësit nga qytetet e tjera - pak më shumë se 36 milionë euro. Serbët e Çagllavicës dhe të Graçanicës për gjashtë vjet, në emër të qirave, kanë marrë mbi 18 milionë euro. 61/2006


Bota jonë

Ekonomi nxit depresion. Ata s’kishin para për aktivzimin e fabrikave. Paratë e tyre i mori AKM-ja dhe i dërgoj diku në bankat gjermane. Pikërisht mënyra e privatizimit u reflektua negativisht në tregun financiar në Kosovë. Për këto ndërmarrje u shpenzuan rreth 250 milionë euro, të cilat dolën nga bankat kosovare. Blerësit prej tyre huazuan paratë, të cilat tash e kanë vështirë t’i kthejnë. Institucionet financiare janë bukur të shqetësuara me këto rrjedha, e posaçërisht pse huamarrësit e tyre nuk kanë fuqi materiale që t’i riaktivizojnë fabrikat. Ata tash nuk kanë para as që t’i kthejnë borxhet. Sikurse mjetet e privatizimit të ktheheshin në Kosovë, atëherë do të ndodhte këndellja financiare e tregut. Në të kundërtën ka rrezik që ndërmarrjet e krijuara pas procesit të privatizimit të falimentojnë ende pa filluar prodhimin. Ose , për të shpëtuar nga kjo rënie, pronarët do t’i shesin.

150 milionë euro në vit Gjakova, Peja, Tomë Milici e procesi i privatizimit mund të jenë shembujt që identifikojnë karakteristikat e ekonomisë së Kosovës që nga viti 1999 e deri më sot. Mirëpo, karakteristikë e përbashkët e tyre është fakti se Kosova nuk ka koncept të zhvillimit ekonomik. Sado që në ekonominë e tregut primare është liria e ndërmarrësit, megjithatë shteti duhet t’i caktojë kornizat e qarta, në bazë të të cilave identifikon se çfarë dëshiron të bëjë në planin ekonomik dhe cila është ardhmëria. Kjo nuk u bë, përkundër faktit se secila qeveri që mori pushtetin u betua se do ta hartojë strategjinë afatgjate të zhvillimit të përgjithshëm të Kosovës. Për këtë u formuan grupe punuese, u shpenzuan bukur shumë para, por nuk u punua asnjë dokument. Dikur Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë kishte nxjerrë një libër goxha të trashë, të cilin e kishte emërtuar si “strategi”. Por, në fakt, ekipi që udhëhoqi ministri Ali Jakupi, doli se kishte

61/2006

Nga emigracioni – 300 milionë euro Shtylla e Katërt e UNMIK-ut ka nxjerrë shifrën se gjashtë vjet pas luftës, ekonomia e Kosovës edhe më tej në shkallë të madhe varet nga dërgesat e emigracionit. Ky kontigjent është burmi kryesor i parasë që qarkullon në Kosovë. Dërgesat e tyre përbëjnë 23 për qind të GDP-së. Më saktësisht, vjet nga emigracioni kanë ardhur afro 300 milionë euro. bërë një përmbledhje dëshirash, kishte nxjerrë parametra që nuk përputheshin shumë me realitetin dhe me mundësinë e Kosovës. Më tutje, kabineti i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi kishte angazhuar një grup tjetër, në ballë të të cilit ishte Besim Beqaj, tash kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës. Grupi, i përkrahuar financiarisht nga donatorët, ishte tubuar disa herë, kishte shpenzuar kilogramë të tërë letër, por nuk e nxori dokumentin për strategjinë. Qeveria e re, solli njerëz të tjerë. Ata hodhën punën që kishin bërë paraardhësit. Tash Muhamet Sadiku, së bashku me njerëzit që kryesisht identifikohen si punëtorë apo bashkëpunëtorë të institutit “Riinvest”, premton se do të nxjerrë dokumentin të quaj-

tur strategji. Këto premtime datojnë që nga fillimi i vitit. Thënë troç, asnjëra qeveri nuk tregoi se cili është vizoni i Kosovës. Nuk ua bëri me dije investitorëve të mundshëm pse ata duhet të investojnë këtu dhe çfarë përkrahjeje do të kenë, cilat janë degët me prioritet. Në këtë gjendje, primatin tash e ka marrë Ministria e Energjisë dhe e Minierave. Ajo kaherë ka nxjerrë dokumentin të emërtuar “Strategjia për zhvillimin e energjetikës”. Sado që nuk është bërë shumë e ditur se cilët janë autorët e këtij “libri”, megjithatë duhet pranuar se ai është dokumenti më i kompletuar që ndonjëherë ka nxjerrë ndonjë ministri. Aty ofrohen të dhënat e domosdoshme, flitet për mënyrën e financimit të ndërtimit të objekteve dhe për relacionet e ardhshme shtet- investitorë. Për shkak se ministritë e tjera nuk dolën me dokumente të tilla, e këtë nuk po bën as grupi për hartimin e strategjisë, tash krijohet përshtypja se Kosova nuk ka ardhmëri tjetër pos zhvillimit të energjetikës. Posaçërisht po paralajmërohet kriza energjetike në rajon dhe për shkak të resurseve të mëdha të linjitit, duhet ndërtuar termocentrale me fuqi 2.100 megavat, si edhe duhet riparuar gjeneratorët e ndryshkur të termocentralit “Kosova A”.

19


Bota jonë Një pamje e Termoelektranës së Kosovës

S’ka dyshim se Kosovës i duhet energjia, me qenë se ajo është ndër pengesat kryesore të zhvillimit ekonomik. Mirëpo, menjëherë paraqitet dilema nëse vërtet i duhen asaj edhe 2.100 megavat orë prodhim? Po ta absorbonte Kosova tërë këtë energji elektrike, do të duhej të kishte shkallë të zhvillimit dhjetë herë më të madhe se që ka tani. Këtë ajo nuk ka mundësi ta arrijë as në vitin 2015, kur pritet të përfundojë ndërtimi i termocentraleve. Për këtë arsye MEM-i ka synim që rryma elektrike të jetë artikulli numër një për eksport dhe Kosovës në forma të ndryshme t’i mbesin diku rreth 150 milionë euro në vit. Çështja e përfitimeve aktualisht është vetëm në nivelin e projekcionit të ministrisë, me qenë se gjerat duhet të detajizohen me investitorin. Mirëpo, për të fituar 150 milionë euro, duhet të jepet në shfrytëzim e tërë miniera e Sibovcit, pastaj investitori do të ketë në pronësi termocentralet e reja dhe është çështje e tij se çfarë do të bëjë me rrymën- do ta shesë në Kosovë, apo do ta eksportojë. Ai ka mundësi se do të investojë tre miliardë euro, do të punësojë më së shumti dy mijë veta dhe do të 20

paguajë obligimet fiskale që ka ndaj Kosovës- asgjë tjetër. Prej të gjitha këtyre fakteve është e logjikshme dilema- a duhet të përqëndrohet e tërë qeveria vetëm në strategjinë e energjisë dhe a ia vlen që i tërë ky mund të shkojë vetëm për dy mijë të punësuar dhe 150 milionë euro përfitime.

Hapësirë e ngushtë Në mungesë të vizionit duhet pranuar si zgjidhje edhe ofertën që vjen nga Ministria e Energjisë dhe e Minierave. Mirëpo, më e kuptueshme do të ishte që zhvillimi të mbështetet edhe në degët e tjera, ndërsa të prodhohet energji aq sa janë nevojat e Kosovës, plus pak eksport. Në gjendjen aktuale “Trepça” dhe minierat e saj janë të harruara. Madje, në mes dilemës për privatizim apo ristrukturim mund të ndodhë zgjidhja e tretë dhe me e rënda- “Trepça” mund të bëhet pronë e kreditorëve që aty i kishte sjellë regjimi i Millosheviqit. As AKM-ja nuk ka të dhëna të sakta sa është borxhi i kompleksit dhe jep shifra prej 70 deri në 200 milionë dollarë. Varësisht nga vlerësimet e Odës së Veçantë pranë Gjykatës Supreme, ky borxh mund

të shndërrohet në aksion. Atëherë “Trepça” do të jetë diçka tjetër dhe e dikujt tjetër. Qeveria e Kosovës vetëm duhet të insistojë për punësim sa më të madh dhe të përfitojë nga taksat për eksploatimin e xehes dhe nga tatimet. Ambient i paprekur mbetet bujqësia. Sado që Minisia e Bujqësisë ka plot vetëlëvdata se ka arritur të heqë taksën doganore për të gjitha inputet bujqësore, megjithatëë e tëra çka është arritur në këtë degë është meritë e fermerëve dhe e prodhuesve të ushqimeve. Pikërisht për shkak të ngecjes së kësaj dege, ushqimi është artikulli me pjesëmarrje të madhe në import. Prandaj, Kosovës i ndodh që deficiti tregtar të jetë 1,3 miliardë euro. Faktet flasin se Qeveria e Kosovës nuk guxon të ketë komoditet në kërkimin e shanseve për zhvillim, apo në krijimin e ambientit për investitorë. Ajo duhet ta ketë parasysh se në tregun e punës brenda vitit hyjnë 32.116 veta , ndërsa dalin 6.585 veta; mbi 900 mijë veta në rrethana të tjera kanë mundësi të merren me bujqësi, se janë 116.972 pensionistë dhe mbi gjashtë mijë familje që jetojnë nga ndihmat sociale . Të gjithë këta ende presin zgjidhje. 61/2006


Bota jonë

Vëzhgime

Sovraniteti i ndarë si mision i ndërmjetmë

Shteti modern dhe funksionet e tij Në studimet bashkëkohore që prekin sferën e Marrëdhënieve ndërkombëtare sot trajtohet si fakt i pranueshëm se sovraniteti konvencional është plotësisht i legjitimuar. Por ai nuk po funksionon gjithkund dhe gjithmonë. Intenca për të instaluar praninë ndërkombëtare në Kosovë për një periudhë (BE-së dhe SHBA-ve ), flet në dobi të përpjekjeve për ta bërë atraktiv modelin e sovranitetit të ndarë për qytetarët e Kosovës Nga Sadri Ramabaja hteti me përmbajtje moderne, kundruall alternativave të tjera të organizimit politik, siç ishin Perandoritë, Qytetet- shtete dhe ndërlidhjet e shteteve në formën e Federatave të brishta etj., në historinë e tij të zhvillimit u tregua më efektiv. Ai në fakt u dëshmua shpejt se është në gjendje t’ i përmbushë më mirë disa detyra dhe obligime ndaj qytetarëve, duke krijuar kështu jetë më komode dhe mirëqenie më të garantuar. Natyrisht kjo formë e organizimit të qeverisjes shkoi drejt perfeksionimit, duke u përkushtuar në përmbushjen e katër qëllimeve të njohura nga teoritë mbi shtetin: • Ruajtjen dhe sigurimin e rendit dhe sigurisë së jashtme dhe asaj të brendshme, duke përfshirë në këtë kuadër edhe ambientin e përshtatshëm për jetë (Qëllimi i sigurisë); • Duke ngritur dhe ndërtuar në

S

61/2006

lartësinë edhe emocionale atë lloj sistemi që mundëson krijimin e identitetit kolektiv (Qëllimi i identitetit); • Duke krijuar raporte të atilla me qytetarët, që mundësojnë ekzekutimin e vendimeve politike (Qëllimi i legjitimitetit); • Duke ndërtuar parakushte ekonomike të atilla që mundësojnë mirëqenie të pranueshme sociale dhe rritje dhe stabilitet ekonomik, si garanci për ngritje të mirëqenies së qytetarëve në shkallë të gjerë (Qëllimi i ngritjes së mirëqenies). Këto qëllime, tek një pjesë e mirë të shteteve të Evropës Perëndimore, sidomos pas LDB, u shndërruan në vlera politike. Përkujdesi përherë i shtuar i politikës, strukturës përgjegjëse në krye të shteteve, për ruajtjen e tyre veç e veç dhe pastaj edhe tok, pas LDB krijoi stabilitet politik në pothuajse shumicën e shteteve të hemisferës perëndimore. Nëse kihen parasysh deklaratat e

përfaqësuesve të Grupit të Kontaktit si mekanizëm ndërkombëtar vendimmarrës për të ardhmen e Kosovës, për nivelin e sovranitetit për të cilin kanë arritur njëfarë konsensusi- sovraniteti gradual, të ndërlidhur në raport me procesin e afrimit dhe aderimit të Kosovës në UE, duket se edhe përmbushja e këtyre katër qëllimeve mbetet e ndërvarur plotësisht nga vetë procesi nëpër të cilin pritet të kalojë Kosova dhe Ballkani Perëndimor. Këto dhe qëllimet e tjera në Evropën e pas LDB kishin për bazë mendimin teorik të Charles Beardit të shprehur qartë në tekstin e tij Ideja e Interesit kombëtar dhe para së gjithash atë të shkollës ‘realiste ‘ e udhëhequr nga kolosi i mendimit politik Hans J. Morgenthau. Morgenthau kishte veneruar se “lloji i interesit që përcakton veprimin politik në një periudhë të përcaktuar historike varet nga konteksti politik dhe kulturor brenda të cilit formulohet politika e jashtme”. Nëse kemi parasysh këtë postulat të interesit, Unioni Evropian duket se për themeluesit e tij, sidomos boshtin e tij – Francën dhe Gjermaninë, mbetet edhe sot e kësaj dite produkt i përllogaritjeve të faktorëve kontekstualë, duke përcaktuar në radhë të parë interesin në funksion të fuqisë. Kjo përllogaritje duket se gjen vend edhe në pozicionimin e UE-së në raport me statusin e Kosovës, por në krahasim me gjendjen në prag të shpërthimit të luftës, kësaj radhe ka tendenca të qarta që faktorët kontestualë dhe në funksion të supershtetit (pra vetë UE-së. Për Morgenthaun “interesi i përcaktuar në funksion të fuqisë është një kategori objektive e cila është 21


Bota jonë universalisht e vlefshme”. Si e tillë fuqia i shërben shtetit ashtu si edhe supershtetit (në këtë rast UE-së) si busull orientuese për të përcaktuar se kush është dhe kush duhet të jetë interesi i vërtetë. Në përzgjedhjen e objektivave qenësore kombëtare (shtetërore) Martin Goldstein postuloi si më primar atë të sigurisë kombëtare. Në krye të skemës që i shërben këtij qëllimi Goldstein përcaktoi nëntë kriteret bazë që e ndihmojnë vendim-marrësin që të përcjellë zhvillimet jashtë shtetit dhe të përcaktojë peshën e tyre në raport me pasojat e mundshme në korrelacion me interesat kombëtare. Sipas tij kriteret qenësore që do të duhej të merreshin parasysh janë: 1. Afërsia; 2. Vendndodhja strategjike; 3. Posedimi i burimeve të pakta dhe atyre natyrore jetësore; 4. Tregu për mallrat e vendit; 5. Furnizimi i mallrave të pakta dhe atyre natyrore vitale; 6. Arsenali i investimeve private të

Vëzhgime 1. Funksionet minimale, 2. Funksionet e mesme dhe 3. Funksionet aktive. (Shih tabelën poshtë ). Lista nuk mund të thuhet se është e përkryer, por ajo gjithsesi ofron mundësi më të mëdha për të plotësuar gamën e obligimeve dhe detyrave të shtetit.

Sovraniteti i kufizuar - alternativë e shtetit konvencional Në studimet bashkëkohore që prekin sferën e Marrëdhënieve ndërkombëtare sot trajtohet si fakt i pranueshëm se sovraniteti konvencional është plotësisht i legjitimuar. Por ai nuk po funksionon gjithkund dhe gjithmonë. Në vende të ndryshme të botës mund të konstatojmë ndërkohë se kemi të bëjmë me një varg shtetesh - struktura të tëra të të cilëve nuk funksionojnë, janë inkompetente; madje ato marrin pjesë në veprime me karakter sabotazhi, shkelin dhe

Figura nr. 1: Funksionet e shtetit (burimi: Banka Botërore, raporti për zhvillimin botëror 1997)

vendit; 7. Popullsia; 8. Industria e shkallës së gjerë dhe 9. Fuqia ushtarake. Mbrojtja e këtyre interesave është qëllimi i shtetit funksional. Një raport i Bankës Botërore i viti 1997 (World Bank 1997) ka ofruar një listë plauzibile me funksionet moderne të shtetit të ndara në tri kategori: 22

nëpërkëmbin të drejtat elementare të qytetarëve etj., duke rrezikuar kështu jetën e qytetarëve dhe vetë funksionalizimin e mirëfilltë të shtetit. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në kufizimin e fuqisë së Shtetit (Kryeqendrës) për të ushtruar sovranitet dhe pushtet në tërë hapësirën e tij. Prandaj duket se sovraniteti konvencional në realitet po dështon. Ndërhyrjet nga jashtë

bëhen kështu të domosdoshme, të dëshirueshme. Shi për këtë mund të konsiderohet se tashmë parimi i mospërzierjes në punët e brendshme të shtetit i takon historisë. Ndërkaq administrimi i përkohshëm (të ashtuquajturat IPVQ, siç është rasti në Kosovë), po trajtohen si e vetmja alternativë e sovranitetit konvencional, përmes të cilit nuk vihen në pikëpyetje normat themelore të sovranitetetit. Mirëpo kjo formë e qeverisjes është e kufizuar në kohë dhe ka për obligim të krijojë kushte për rivendosjen, respektivisht ndërtimin e strukturave funksionale të shtetit. Kjo formë e ndërhyrjes edhe në truallin e Evropës u tregua si e domosdoshme. Bilanci i të ashtuquajturve Peacebuilding-Misioneve ka marrë përmasa dhe shtrirje të gjerë. Një studim i kohëve të fundit flet për më se 124 misione të këtilla që ka ushtruar Bashkësia Ndërkombëtare pas Luftës së Dytë Botërore. Prej tyre 43 vlerësohen si të suksesshme, ndërkaq po qe se do të shikohej edhe kriteri i demokratizimit si vlerë e veçantë, atëherë kjo shifër do të duhej reduktuar në jo më shumë se 35. Misioni në Kosovë në analet e studimeve të kësaj sfere mund të shenjohet edhe si fillim i sprovave për ta bërë më atraktiv të ashtuquajturin sovranitet të ndarë. Mirëpo sovraniteti i ndarë mund të funksionojë dhe të përfundojë me sukses vetëm nëse përmes tij arrihet një baraspeshë funksionale e interesave të faktorit të brendshëm me atë të jashtëm. Intenca për të instaluar një model të kësaj natyre të pranisë ndërkombëtare në Kosovë për një periudhë (BE-së dhe SHBA-ve ), flet në dobi të përpjekjeve për ta bërë atraktiv modelin e sovranitetit të kufizuar për qytetarët e Kosovës. Format e tjera të veprimit të pastajmë do të ketë kohë të shqyrtohen. Integrimi si proces tek pastaj do t` i kthehet substratit të tij politiko-filozofik. Në këtë meskohë do të krijohen rrethanat për anëtarësimin e Kosovës në Unionin Evropian në dy variantet e mundshme - si entitet më vete apo si pjesë e Federatës shqiptare. 61/2006


Bota jonë

Turizmi 2006 - shifra optimiste Nga Ela Baçi, Tiranë urizmi ka qenë dhe është ende një nga prioritetet më të rëndësishme të qeverisjes aktuale në Tiranë. Rezultatet e këtij sezoni turistik deri më tani, thotë zëdhënësja e ministrisë, i kanë kapërcyer parashikimet e bëra nga ky dikaster, krahasuar ato me një vit më parë. Nota të forta optimizmi duken se shfaqen nga specialistët e kësaj Ministrie. Sipas burimeve rezulton se objektivat e tyre për këtë sezon turistik ishin tepër ambicioze dhe synonin të plotësonin edhe boshllëqet nga sezonet e kaluara, si në kuadrin politikëbërës, ashtu edhe në kuadrin praktik. Aktualisht në qoftë se do t’u referohemi shifrave të regjistrimit të kalimit të udhëtarëve të huaj, në pikat tona të kalimit kufitar nga 1 Janar 2006 deri më 31 Gusht 2006, rezulton se fluksi i turistëve të huaj drejt Shq-

T

61/2006

ipërisë është më i madh gjatë këtij viti, sesa ai në të njëjtat periudhat të vitit të kaluar. Periudha

2005

2006

1 janar – 31 Maj 178666 221017 (+24%) 1 – 30 Qershor 62200 86886 (+39%) 1 – 31 Korrik 136813 171780 (+25.5%) 1 – 31 Gusht 166129 201874 (+21.5%) 1 Qershor – 31 Gusht 365142 460540 (+26%) 1 Janar – 31 Gusht

një pjesë tjetër avancoi më në jug të vendit , duke zbuluar bukurinë e peizazhit jugor dhe pastërtinë e kthjelltësinë e ujërave të Jonit.

543808 694262 (+27%)

Gjithsesi duhet thënë se sërish një pjesë e shqiptarëve zgjodhi Turqinë, Egjiptin, apo Tunizinë për të kaluar pushimet për faktin se liberalizimi i vizave, komoditeti i shërbimit dhe pakot turistike joshëse të ofruara dhe reklamuara aq shumë nga ekranet e televizioneve dhe agjencitë turistike ishin me të vërtetë tunduese, për më tepër kur çdo ditë e jeton realitetin shqiptar. Nga ana tjetër duhet thënë që gjatë këtij viti një numër i madh i shqiptarëve nga Kosova e Maqedonia sërish zgjodhën Durrësin, ndërsa

Rritet fluksi i të huajve në Shqipëri Po t’u referohesh të dhënave që vijnë nga regjistrimi i kalimit të udhëtarëve të huaj në pikat tona të kalimit kufitar dhe deponimit nga ana e tyre mbi qëllimin e vizitës në Shqipëri, nga 1 Janar 2006 deri 31 Gushtë 2006, rezulton se ka një rritje të interesit të të huajve për të vizituar Shqipërinë. Faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë rritje, kanë të bëjnë kryesisht me qetësimin e situatës politike në rajonin e Ballkanit, por edhe me rritjen dhe zgjerimin e aktivitetit të agjencive turistike shqiptare. Gjatë këtij viti janë licencuar mbi 50 agjenci të reja turistike. Nga ana tjetër, opinioni në rritje për Shqipë23


Bota jonë

rinë në shtypin e huaj, si një destinacion që vlen të vizitohet, ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e turistëve të huaj, kryesisht nga vendet e Evropës Perëndimore, por nuk mungojnë edhe turistët nga vendet e Evropës Lindore. Gjithashtu, fillimi i fluturimeve nga British Airways, ka influencuar në vendimmarrjen e turistëve britanikë për të vizituar Shqipërinë. Rritja e interesit të operatorëve perëndimorë për të punuar me Shqipërinë, referuar interesit të tyre të treguar në edicionet e fundit të dy panaireve më të rëndësishëm ndërkombëtarë të turizmit, World Travel Market në Londër Nëntor 2005 dhe ITB Berlin Mars 2006, flet se Shqipëria po shikohet gjithnjë e me tepër si një destinacion turistik me interes, ku trashëgimia kulturore zë interesin kryesor të turistëve perëndimorë. Gjithashtu, fluksi në rritje i turistëve të huaj me pushime në Kroaci dhe Mal të Zi, të cilët vizitojnë Shqipërinë për vizita njëditore deri dy-treditore, janë një tregues si i interesit ashtu dhe i sigurisë që turistët e huaj kanë për të vizituar Shqipërinë. Masat e ndërmarra në fillim të sezonit turistik, nëpërmjet një vendimi të veçantë të Këshillit të Ministrave, ku për vendet (kryesisht ato perëndimore), shtetasit e të cilëve hyjnë pa viza në Shqipëri, të kenë mundësi të kalojnë kufirin edhe me kartë identiteti, si dhe marrja e vizave të shkurtra 24

Turizëm

72- orëshe në kufi për turistë të organizuar në grupe turistike, të cilët ndodhen për pushime në vendet fqinje, ka ndikuar ndjeshëm në rritjen dhe lehtësimin e hyrjes së turistëve të huaj gjatë këtij sezoni veror.

Kosova tregu kryesor i turizmit shqiptar Tregu kryesor për Shqipërinë në fushën e Turizmit është Kosova, e cila kontribuon me 80% të të gjithë turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Ndoshta këtu ka ndikuar përveç shumë arsyeve që variojnë nga patriotizmi e deri tek kureshtja edhe aktivitetet promocionale të organizuara para sezonit veror 2006 në Kosovë dhe Maqedoni. Gjatë këtij viti, për herë të parë është vënë re prezenca e turistëve maqedonas në bregdetin shqiptar. Për herë të parë u shpërndanë informacione turistike të nevojshme në pikat e kalimit të kufirit me Maqedoninë në gjuhën maqedonase për turistët maqedonas që vinin me pushime në Shqipëri, siç u shpërndan edhe në gjuhën shqipe në pikat e kalimit të kufirit me Kosovën dhe Maqedoninë. Nga ana tjetër, mbështetja e kërkesës së diasporës shqiptare në SHBA për organizimin e Konventës Shqiptaro-Amerikane në Shqipëri, solli në Shqipëri mbi 400 qytetarë amerikanë me origjinë shqiptare. Forcimi i lidhjeve me diasporën jo vetëm krijon mundësinë e vizitave

në vendlindjet e të parëve të tyre dhe njohjen me trashëgiminë, por edhe forcimin e lidhjeve dhe krijimin e iniciativave të biznesit për investime në Shqipëri. Kuptohet që rezultatet e kësaj iniciative nuk mund të duken brenda një viti, na thonë specialistët e këtij dikasteri. Sipas tyre, ky është vetëm fillimi dhe rezultate më të mira shihen në sezonet e ardhshme. Zëdhënësja e shtypit të Ministrisë së Turizmit, Suela Musta, na thotë se nga 460540 persona të huaj që kanë kaluar kufirin për periudhën 1 Qershor – 31 Gusht 2006, 388310 persona, apo 84.3%, u përkasin atyre të ardhur për argëtim dhe pushime si dhe vizita tek miqtë dhe të afërmit. Shifrat flasin se numri i turistëve të huaj të ardhur për argëtim dhe pushime si dhe vizita tek miqtë dhe të afërmit gjatë tre muajve të verës 2006, ka qenë më i lartë edhe se vetë numri i përgjithshëm i udhëtareve të huaj të ardhur gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2005. Rreth 72230 persona u përkasin grupeve të të huajve që kanë ardhur me misione pune, kurime apo qëllime pelegrinazhi.

Mundësitë akomoduese të Turizmit në Shqipëri Studimet e fundit flasin se në gjithë Shqipërinë janë 673 njësi akomoduese (hotele dhe motele) dhe rreth 20.000 shtretër, pa llogaritur një numër të konsiderueshëm njësish akomoduese (shtëpi private ose apartamente) të cilat përdoren nga turistët, kryesisht shqiptarë ose kosovarë, me rreth 17.000 shtretër. Rreth 440 njësi akomoduese ose 68% e shtretërve janë te lokalizuar në zonën bregdetare. Rreth 80 % e këtyre njësive në Shqipëri kanë një numër dhomash që varion nga 1 në 20 dhe vetëm 48 hotele ose 7 % kanë më shumë se 40 dhoma. 68 % e tyre janë te vendosura në zona turistike dhe 12 % në Tiranë. Problemet nga sezoni Problemet e evidentuara gjatë këtij sezoni veror turistik paraqesin kryesisht po ato probleme që kanë shoqëruar këto 61/2006


Bota jonë

Dhërmi (Himarë)

vite destinacionon turistik në Shqipëri. Edhe pse janë bërë disa përmirësime, janë ndjerë dukshëm problemet e menaxhimit të destinacioneve nga pushtetet vendore dhe probleme të shërbimeve turistike ndaj klientëve. Ka pasur përmirësime të infrastrukturës në drejtim të një furnizimi më të mirë me energji në disa zona, por sërish në Durrës dhe Shëngjin janë evidentuar mungesat e ujit dhe energjisë gjatë ditës. Gjithashtu mangësitë në drejtim të grumbullimit dhe largimit sistematik dhe të vazhdueshëm të mbeturinave, probleme të vazhdimit të derdhjes se ujërave te zeza në det apo me gropa septike, për të cilat nevojiten realizimi i projekteve dhe investimeve të nevojshme. Probleme këto që, me sa duket, kërkojnë një koordinim më të madh mes dikasterësh, pushtetit vendor dhe OJF. Me gjithë masat e ndërmarra nga qeveria në drejtim të përmirësimeve infrastrukturore në zonat turistike, ku shteti ka investuar fonde të konsiderueshme, sërish infrastruktura çaloi Ndërhyrjet në rrugën Vlorë –Himarë- Sarandë, disa investime në zonën e Sarandës, në zonën e Pogradecit dhe Durrësit, nuk mund të justifikojnë mungesat e mëdha të infrastrukturës për zhvillimin e turizmit së paku në ato 61/2006

nivele që mendohet. Po kështu kur flitet kaq shumë për turizmin dhe vijohet të punohet me të njëjtin koncept të vjetruar për turizmin si det e rërë, nuk mund të priten rezultatet që duhet të arriheshin, pavarësisht shifrave të deklaruara.

Turizmi kulturor Krahas turizmit masiv të detit e të rërës gjatë këtij viti iu dha prioritet edhe zhvillimit të turizmit kulturor dhe atij mjedisor për të cilën u hartua një strategji e veçantë pa neglizhuar dhe zhvillimin e hapësirës për turizmin e biznesit, që synon zgjerimin apo shtrirjen e turizmit në Shqipëri gjatë gjithë vitit. Vendimi për t`i dhënë një rëndësi më të madhe zhvillimit të turizmit kulturor dhe mjedisor,si pjese të turizmit të interesit të veçantë, u mbështet në trashëgiminë e konsiderueshme historike, kulturore dhe natyrore dhe interesin në rritje në tregun turistik ndërkombëtar për këtë produkt turistik. Megjithatë shifra për rritje të numrit të biletave me rreth 30% më shumë në Butrint në raport me vitin e kaluar nuk justifikon mungesën e shifrave optimiste për zona të tjera arkeologjike. Në të vërtetë ky objektiv u mbështet edhe në opinionin e ekspertëve ndërkombëtarë të tur-

izmit, të cilët vlerësojnë trashëgiminë shqiptare si autentike, çfarë e bën atë të kërkueshme nga një segment i tregut te cilët përfaqësojnë njerëz kryesisht me shkallë të lartë shkollimi dhe me të ardhura të larta. Me gjithë përmirësimin e disa zonave turistike dhe vënien e tyre në shërbim të turistit, sërish u evidentuan mangësi, kjo për faktin se një pjesë e qendrave arkeologjike apo monumenteve të kulturës janë ende të pavizitueshme edhe për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe erozionit të kohës. Nga ana tjetër, gjatë këtij sezoni turistik janë organizuar edhe disa aktivitete kulturore për t’u dhënë jetë pikërisht monumenteve të lashtësisë. Në Vlorë, Durrës, Sarandë dhe Fier janë organizuar Festivale të ndryshme ndërkombëtare dhe një sërë koncertesh, bashkëpunime të suksesshme këto mes Ministrisë dhe pushtetit lokal. Kthimi në traditë tashmë dhe organizimi në Shqipëri i kampionatit të Beach Voley, flet për rëndësinë që ky aktivitet ka fituar gjatë këtij sezoni veror. Megjithatë ende nuk mund të thuash që ky objektiv u realizua. Mungesa e përvojës, trajnimit dhe eksperiencës së specialistëve kërkon pa dyshim kohë, energji dhe investim serioz e jo të limituar në shifra buxhetesh qesharake. 25


Bota jonë

Çka presin shqiptarët e Maqedonisë nga Qeveria e re

Premtimet që presin realizim Përderisa partia shqiptare në pushtet, PDSH, zotohet se do të realizojë dhe zgjidhë problemet që tangojnë shqiptarët dhe ato që janë pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, BDI-ja vazhdon edhe më tutje të injorojë dhe të mos e njohë kabinetin e ri të kryeministrit Nikolla Gruevski, për shkak të, siç arsyetohen ata, “anashkalimit të votës shqiptare” gjatë formimit të përbërjes së re të Qeverisë. Ndërkombëtarët nga Gruevski kërkojnë të vazhdojë procesi i reformave Fejzi Hajdari, Shkup ubjekti politik shqiptar në Qeverinë e re të Maqedonisë - Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), fill pas përfshirjes së saj në pushtet, gjatë këtij mandati katërvjeçar të kësaj përbërjeje qeveritare, është zotuar se me prioritet do të zgjidhë disa çështje me interes për shqiptarët. Sipas PDSH-së, po gjatë këtij mandati të qeverisë, do të zgjidhen edhe disa çështje që janë pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, e që “qeveria e mëparshme nuk ka arritur t’i zgjidhë”, si] [sht[ Ligji për polici dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve. Deklarime të këtilla janë bërë në momentin kur partia më e madhe në opozitë – Bashkimi,

S

po vazhdon edhe më tutje të injorojë kabinetin e ri të Qeverisë së Nikolla Gruevskit. Arsyetimet e partisë së Ali Ahmetit janë se ishmandatari, tanimë kryeministri, Nikolla Gruevski, gjatë formimit të qeverisë ka “injoruar votën shumicë të shqiptarëve”, andaj, sipas tyre, “nuk është legjitime për shqiptarët”.

PDSH do të zgjidhë statusin e familjeve të dëshmorëve Partia e Arbër Xhaferit, PDSH, gjatë fushatës zgjedhore dhe pas saj, premtoi se do të zgjidhë një çështje shumë të dhembshme për shqiptarët, atë të rregullimit të statusit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, çështje të cilën BDI-ja, disa herë me radhë gjatë qeverisë së mëparshme,

ishte zotuar se do ta zgjidhë. Zotimeve të këtilla, të cilat asnjëherë nuk u realizuan, në krye iu kishte dalë deputeti i BDI-së Fazli Veliu. Angazhimin e PDSH-së në këtë drejtim e ka konfirmuar edhe njeriu i dytë i kësaj partie, zëvendëskryetari Mendu Thaçi. “Prioritet i PDSH-së gjatë këtij mandati katërvjeçar, ndër të tjera, do të jetë zgjidhja e statusit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, të cilët janë lënë pasdore nga BDI-ja, pastaj Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, Ligji për polici dhe shumë çështje tjera që prekin interesin shqiptar”, tha zëvendëskryetari Thaçi. Nënkryetari i Qeverisë, Ymer Selmani, pas zgjedhjes së tij në këtë post, poashtu bëri të ditur se prioritet i ngutshëm i PDSH-së gjatë veprimit politik, në kuadër të përbërjes së re të ekzekutivit, do të jetë edhe investimi në Maqedoninë Perëndimore respektivisht në rajonet e banuara me shqiptarë. “Veprimin tonë politikë, mes të tjerash, do të fokusojmë edhe në investimin në zonat e banuara me shqiptarë në Maqedoninë Veriperëndimore dhe Perëndimore dhe do të angazhohemi për kompensim të dëmeve për rajonet e përfshira nga konflikti i armatosur i vitit 2001”, tha Selmani. Krerët e PDSH-së, poashtu kanë paralajmëruar se do të investojnë edhe në kulturën shqiptare si dhe në arsimin në gjuhën shqipe.

BDI-ja skeptike se do të realizohen premtimet e PDSH-së Partia më e madhe opozitare shqiptare - Bashkimi Demokratik për 26

61/2006


Bota jonë

Shkupi

Integrim (BDI) ka shfaqur një dozë të madhe skepticizmi për mundësinë e realizimit të këtyre premtimeve të PDSH-së gjatë mandatit të kësaj qeverie. Në BDI vlerësojnë se përbërja e tanishme e ekzekutivit “nuk ka potencial për të realizuar këto objektiva. “Kjo përbërje e qeverisë, pavarësisht premtimeve deklarative, nuk do të mundet të realizojë synimet e shpalosura. Në veçanti PDSH-ja që ka marrë përsipër një barrë të madhe s’ka se si t’i realizojë premtimet që kanë të bëjnë me problemet shqiptare”, tha nënkryetari i BDI-së, Rafiz Haliti. Sipas tij, Qeveria të cilën BDI-ja ende nuk e njeh, nuk ka disponim për t’i zgjidhur çështjet që tangojnë interesat e ishpjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK). “Premtimet se do të zgjidhet statusi i familjeve të dëshmorëve dhe i invalidëve të luftës, mund të jenë vetëm dëshirë e PDSH-së, por jo edhe realitet”. Dyshimin e këtillë për realizimin e këtyre objektivave, nënkryetari 61/2006

i BDI-së e bazon në “pozicionin e dobët të PDSH-së” në kabinetin e Gruevskit. “PDSH-ja nuk ka as platformë politikë e as nuk ka parashtruar ndonjë kusht për të hyrë në Qeveri, andaj pozicioni i saj është si asnjëherë më parë i dobët”, është shprehur deputeti Rafiz Haliti. PDSH-ja dhe BDI-ja presin që çështja e shënimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë të përfundojë para definimit të statusit të Kosovës.

Ndërkombëtarët kërkojnë vazhdimin e reformave Bashkësia ndërkombëtare pret që kryeministri Gruevski të vazhdojë reformat e filluara dhe të mos lejojë ngecjen e procesit të implementimit të tyre. Bashkimi Evropian (BE), që në Maqedoni ende ka rreth 30 këshilltarë policorë nga misioni “EUPAT”, shpreson se Qeveria do t’i përfundojë reformat në polici në afat sa më të

shkurtër. “Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe kontribuuar që sa më shpejt Maqedonia t’i afrohet BE-së“, tha Erwan Fouere, ambasador i BE-së në Shkup. Edhe OSBE pret të vazhdojnë reformat, sidomos tani pas marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE. “Presim që Qeveria të vazhdojë me reformat, në polici dhe gjyqësor. Poashtu, presim implementimin e më shumë ligjeve të cilat janë sjellë më parë, e që njëherësh ishin pjesë e ndryshimeve kushtetuese“, tha Sali Brayton, zëdhënës i OSBE-së në Shkup. Ai pret të vazhdojë edhe procesi i decentralizimit, pastaj përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike si dhe përfaqësimin më të madh të grave në politikë. “Maqedonia do të duhej të ketë një luftë të pakompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, me qëllim që vendi të ketë zhvillim të hovshëm ekonomik”, tha zëdhënësja e OSBE-së në Shkup. 27


Bota jonë

Ekonomi

Kreditimi?! Është koha për më shumë siguri! Bardhi Sejdarasi, Tiranë ur në maj të këtij viti zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Evropën, Ajai Chopra, deklaroi se shtimi i kreditimit nga bankat e nivelit të dytë rrit rrezikun e falimentimit të tyre dhe se kjo, sipas tij, sjell komplikim në menaxhimin ekonomik, zyrtarët shqiptarë e anashkaluan paralajmërimin. Dy muaj më parë, sinjalin e rrezikut të rritjes së pakontrolluar të kreditimit e kishte dhënë në Shkodër edhe Guvernatori i BSH, Ardian Fullani. Por zyrtari i Bretton Wood’s e çoi më tej. Chopra u tha gazetarëve në Tiranë së “ekonomia shqiptare ka pasur uri për kredi, tani më në fund njerëzit kanë akses në kredi dhe se është e natyrshme të kenë akses në kredi. Është e natyrshme që kredia rritet kaq shpejt, por ka gjithmonë një “por”. Ka një pikë kur rritja e kredisë kaq e shpejtë komplikon menaxhimin e ekonomisë”. Në fakt, eksperienca ka treguar se në disa vende rritja shumë e shpejtë e kreditimit, ka shkaktuar probleme në stabilitetin e sistemit bankar. I pyetur se në ç’fazë mund të vlerësohet rreziku te ne në këtë moment, Chopra tha se “në këtë pikë rreziku është portokalli”. Nuk mungojnë edhe sinjale të tjera të ndërkombëtarëve. Shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Istvan Szekely, në dy vizitat e fundit në Tiranë, ka tërhequr vëmendjen për nivelin e deklaruar të kreditimit. Çfarë po ndodh në fakt me kreditimin? Të dhënat më të fundit tregojnë se në qershor të vitit 2006, aktivet e

K

28

Ridvan Bode dhe Ardian Fullani në konferencën për marrëveshje të FMN-së

sektorit bankar arritën në 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP). Struktura e aktiveve të sistemit bankar për tremujorin e dytë tregon prirje në rritje të peshës së kredidhënies, duke rezultuar rreth 29 për qind e totalit të aktiveve të sistemit bankar. Duke iu referuar burimeve zyrtare të Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të dytë, teprica e kredisë së sistemit bankar shënoi rritje me 18.8 miliardë lekë ose 13.6 për qind, ku rritja e kredisë në lekë në terma absolutë ishte e krahasueshme me rritjen e kredisë në valutë. Teprica në lekë u rrit me 8.0 miliardë lekë ose 22.8 për qind dhe teprica në valutë me 10.8 miliardë lekë ose 10.4 për qind. Zhvillimet në portofolin e kredive dallojnë për rritje të tepricës së dhënë individëve prej 69 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, ndërkohë që struktura e kredisë sipas afatit dallon një zhvendosje të pakonsiderueshme të kredisë afatgjatë

në atë afatmesme dhe pothuaj ruajtjen e peshës për kredinë afatshkurtër. Nga analiza rezulton që raporti “kredi me probleme/tepricës së kredisë (bruto)” u ngjit në rreth 3.8 për qind , nga 3 për qind në tremujorin e mëparshëm, ndërsa treguesi “kredi me probleme / tepricës së kredisë (neto)“ llogaritet 1.9 për qind nga rreth 1.4 për qind në tremujorin e parë. Gjithashtu, aftësia e sektorit bankar për të mbuluar me kapital humbjet e mundshme nga kreditë, potencialisht pjesën e pambuluar me provizione, dhe që jepet nga treguesi “kredi me probleme neto / kapitalit rregullator”, evidentohet në nivelin 8.9 për qind nga 6.1 për qind në tremujorin e parë. Shifrat flasin sigurisht për sinjalin “portokalli’ që përmendi edhe zyrtari i FMN-së në muajt e parë të këtij viti. Ç’po ndodh atëherë me bankat? Të gjithë e pranojnë se duhet ecur përpara 61/2006


Bota jonë

Pamje nga një bankë e Tiranës

me kujdes. Duhet që bankat, kur japin kredi, të vlerësojnë besueshmërinë e klientëve, të kenë informacion të mirë për kredimarrësit në Tiranë apo firmat, të sigurohen se paratë e dhëna përdoren në mënyrë pozitive, për të parandaluar çfarëdolloj tronditjeje në sistemin bankar. Performanca e sistemit bankar në fund të tremujorit të dytë të vitit 2006 shfaqet në rënie krahasuar me fundin e tremujorit të parë apo në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në performancën e sistemit në terma absolutë ka ndikuar ndjeshëm dinamika në treguesit e shpenzimeve për provizione për kreditë. Autoriteti i vetëm monetar i vendit, Banka e Shqipërisë, ka deklaruar ndërkohë se po punon në këtë drejtim. Në konferencën e organizuar javën e kaluar nga “The Economist” me temë “Tryeza e Parë e Biznesit me Qeverinë Shqiptare: Identifikimi i mundë61/2006

sive të reja të biznesit”, Guvernatori Fullani u tha të pranishmëve se “ndryshimet e shpejta në sistemin bankar në drejtim të rritjes së kredidhënies dhe integrimi financiar në tregun global imponojnë nevojën për standarde më të larta të transparencës, të përgjegjshmërisë dhe qeverisjes së vetë sistemit bankar, jo vetëm për sa i përket Bankës së Shqipërisë, por edhe vetë publikut. Bankat duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe duhet të integrojnë stabilitetin e gjithë sistemit bankar në funksionin e tyre të dobishëm”-theksoi kreu i BSH. “Frika” që lidhet me performancën e sistemit bankar dhe që më pas komplikon menaxhimin e ekonomisë, ndërkohë, është ulur ‘këmbëkryq”. Performanca e mirë e deritashme e sektorit bankar, rritja pothuajse galopante e kreditimit të ekonomisë dhe biznesit, konkurrenca mjaft e ashpër mes bankave dhe praktikat më të mira të bankingut modern duhet, më e pakta, të sjellin

në skenë në mënyrë urgjente realizimin e projektit të hershëm dhe shumë të debatuar të agjencisë së informacionit të kredive, apo byronë e informacionit të kredive, siç kanë dëshiruar ta quajnë së fundi. Bankat e mira dhe bankierët e mirë mund të ndodhë që të ruajnë shumë mirë dhe me fanatizëm performancën e bankës së tyre, mund të përmirësojnë pa ndërprerje efikasitetin e përdorimit të burimeve financiare, të zgjerohen dukshëm në një mjedis konkurrues, por nuk mund të përballojnë dot (në kushtet aktuale) presionin e lartë që vjen nga mungesa e standardeve në drejtim të sistemit të kontrollit dhe të monitorimit, veçanërisht të portofolit të kredisë dhe cilësisë së aktiveve. Megjithatë, asnjëherë nuk është vonë. Bëhet fjalë për depozitat e shqiptarëve. Deri në fund të vitit 2005 ishin 430 miliardë lekë (ose 51% të Prodhimit të Brendshëm Bruto) që ishin “mbyllur” nga shqiptarët në banka. 29


Bota jonë

Ekonomi

Maqedonia larg trendeve të ekonomive të zhvilluara

Zhvillimi ekonomik – peng i kamatave të larta

Maqedonia vazhdon të mbetet ndër shtetet ku sistemi i kamatave aplikohet me shkallë dhe norma më të larta. Ekspertët vlerësojnë se një gjë e tillë nuk korrespondon me praktikat e shteteteve të zhvilluara, gjë që ndikon direkt në ngecjen e zhvillimit ekonomik në vend. Qashif Bakiu, Shkup istemi aktual i kamatave paraqet ngecje për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë, vend ky me kamatat më të larta në rajon. Ekspertët vlerësojnë se gjeneza e kamatave të larta qëndron në atë se Maqedonia paraqet një vend jostabil ekonomik ku nuk funksionon shteti ligjor, gjë që rrit pasigurinë tek subjektet që ofrojnë interes kundrejt kamatave. Ndërkaq, sipas ekspertëve, faktor tjetër për shkallën e lartë të kamatave gjithashtu është edhe politika ekonomike e Bankës Popullore të Maqedonisë, e cila sipas tyre parashtron norma shumë të larta për kamatat, gjë që drejtpërdrejt ndikon në politikën ekonomike të bankave më të vogla. Sipas dekanit të Fakultetit Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), Petrit Pollozhani, sistemi i kamatave është promotor kryesor i zhvillimit. “Norma e ulët e kamatave e ringjall aktivitetin ekonomik, stimulon subjektet ekonomike, sidomos ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme. Për sistemin aktual, ne kemi kritika nga Bashkimi Evropian (BE), sepse kamatat kanë qenë jashtëzakonisht të larta”, thotë Pollozhani. Ai potencon se deri para pak kohësh kamatat në Maqedoni kanë arritur shkallën e 20 përqindëshit, për të pësuar kohët e fundit një rënie deri në 12 për qind. Këtë dukuri të kamatave

S

30

të larta Pollozhani e arsyeton me faktin se Maqedonia llogaritet si vend i rrezikshëm. Sipas tij, prej 12 përqindëshit aktual të kamatave, pesë deri në gjashtë për qind është rreziku i moskthimit. Në anën tjetër, eksperti i zhvillimit të ndërmarrjeve, Naser Rrahimi, thotë se koncepti momental i kamatave në Maqedoni është shumë i çuditshëm. Ai pohon se ky koncept nuk korrespondon aspak me atë në vendet e zhvilluara. “Norma e kamatave në Maqedoni paraqet një pengesë, pasi vetë sistemi bankar është i tillë, që funksionimi i tyre nuk korrespondon me nevojat e ekonomisë së tregut, por funksionon në një formë të mbyllur dhe nuk është në funksion të zhvillimit të biznesit të vogël. Kjo gjë paraqet parakusht për zhvillimin e ekonomisë, në përgjithësi”,

thotë Rrahimi. Sipas tij, kjo rrjedh nga politika e Bankës Popullore të Maqedonisë që e dirigjon këtë lloj politike. “Vetë fakti që institucioni më i lartë bankar parashtron parakushte të rënda, ajo implikon edhe parashtrimin e kushteve të rënda nga ana e bankave të tjera. Deri më tash, tendencat për ulje të normave të kamatave janë vetëm deklarative”. Ekspertët e kësaj fushe parashohin se një sistem i tillë do të frenojë zhvillimet ekonomike në vend dhe paralajmërojnë se sistemi aktual bankar kërkon politikë më të hapur dhe më të përshtatur trendeve të ekonomive të zhvilluara botërore. Sipas tyre, parakusht kryesor për këtë është reformimi i Bankës Popullore të Maqedonisë, si dhe reformimi i sistemit gjyqësor, respektivisht funksionimi i shtetit ligjor. 61/2006


Ekonomi

Bota jonë

Institucionet i mbajnë paratë jashtë

Bankat me fuqi të vogël financiare Në fund të qershorit të këtij viti fuqia financiare e të gjitha bankave komerciale në vend ka qenë vetëm 832 milionë e 130 mijë euro, ndërkohë që në po të njëjtën periudhë kohore kreditë kanë arritur në 567 milionë e 228 mijë euro. Ndërkaq qindra milion euro të kursimeve pensionale, paratë e privatizimit dhe buxheti i qeverisë mbahen jashtë vendit Valmira Deliu Prishtinë, shtator – Principi i ruajtjes së parave “nën jastëk”, tregu i ngushtë dhe jokonkurrent dhe shumë paqartësi që përcjellin sistemin bankar ka bërë që ky sistem të mos lëvizë shumë nga vendi prej nga ka filluar. Dhe prej të gjitha këtyre është kamata ajo që më së shumti vazhdon t’i frikësojë kosovarët dhe t’i rrijë si pikë e zezë sistemit bankar në vend. Në fund të qershorit të këtij viti fuqia financiare e të gjitha bankave komerciale në vend ka qenë vetëm 832 milionë e 130 mijë euro, kurse në po të njëjtën periudhë kohore kreditë kanë arritur në 567 milionë e 228 mijë euro. Milazim Abazi, drejtor i përgjithshëm i “Kassabankës”, tha se shkaktari kryesor i normës së lartë të kamatës në vend është mungesa e parasë kesh. “Në rend të parë norma e kamatës është e lartë për shkak të mungesës së parave në Kosovë”. Sipas tij, të gjitha bankat komerciale në Kosovë kanë numër shumë të vogël të depozitave, që është shumë pak karshi vendeve të regjionit apo karshi mundësive që ka Kosova”. Një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës ende nuk i mban paratë në bankë “. Abazi, përveç popullatës rreth mungesës së madhe të parasë në vend, fajëson edhe Qeverinë e Kosovës, Agjencionin Kosovar të Mirëbesimit (AKM), si dhe Trustin e Kursimeve Pensionale (TKPT). “Është aq keq saqë as Qeveria e Kosovës nuk i mban paratë në banka, e po ashtu as AKM-ja dhe 61/2006

TKPT-ja. Të gjitha mjetet i mbajnë jashtë vendit”. Drejtori i përgjithshëm në “Kassabank” mendon se po të ktheheshin në Kosovë paratë publike, siç janë paratë e rezervave të buxhetit , ato të TKPT-së dhe të AKM-së , atëherë dukshëm do të kishte ulje të interesave në kredi . Abazi po ashtu shpreson se brenda dy apo tri vjetëve Kosova do t’i bashkohet Evropës rreth interesave të kamatave. ”Me uljen e riskut kreditor po ashtu mund të ulen edhe interesat, kështu që unë pres që brenda 2-3 vjetëve ne t’i bashkohemi Evropës edhe me interesin e kamatës ”. Por, nuk është vetëm mungesa e parasë në Kosovë ajo që shkakton normë të lartë të kamatave. Zineta Daci, nënkryetare në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), mendon se jokonkurrenca është shkaktari kryesor i kamatave të larta në vend. ” Po të vinte ndonjë bankë e fortë

dhe me kushte të arsyeshme të kamatave , jam e bindur se secila nga gjashtë bankat komerciale për gjashtë muaj do t’i zbriste normat e kamatave”. Daci për mungesën e mjeteve në banka fajëson menaxhmentin e bankave.””Duhet menaxhim serioz dhe planifikim real në banka”. Nënkryetarja e OEK-së po ashtu tha se nuk ka mjete kesh në Kosovë sepse janë futur në privatizim dhe janë burgosur, pastaj importi është aq i lartë .”Nxjerrja e keshit jashtë Kosovës e varfëron Kosovën”. Sabahudin Komoni, ekspert ekonomik, mendon se bankat në Kosovë nuk kanë aspak siguri, për shkak se klientët nuk mund t’i kthejnë kreditë, andaj edhe kemi normë të lartë të kamatave.” Shkaktari kryesor i kamatës së lartë në vend është se bankat tek ne nuk kanë siguri, për shkak se klientët nuk i kthejnë kreditë”.

31


Bota jonë

Ekonomi

Kreditë për banim - vetëm për një pjesë të vogël të popullatës

Kredi me kamata të fajdeve Me kamatë vjetore prej 11 për qind,për banesa do të mund të shfrytëzohen vetëm nga një klientelë e kufizuar,kryesisht nga njerëz që kanë paga mbi 1 mijë euro. Zineta Daci,nënkryetare e OEK-ut, thotë se këto kredi janë katastrofale dhe kamatat e tyre kanë zhgënjyer rininë. Dardan Novosella,president i kompanisë “Dardania”, thotë se nuk ka asnjë banesë aktualisht në Prishtinë që mund të merret me kredi, pasi nuk ka të gatshme. Po ashtu edhe lejet e ndërtimit, veç kamatave të larta, pengojnë shtrirjen e këtij produkti, që në çdo vend ndihmon industrinë e ndërtimit Altin Ahmeti

Klientela që mund të merrte këto lloj kredish është shumë e kufizuar. Realisht kërkesat për banesa janë të mëdha edhe me pagesa në dorë dhe ne nuk mund t’i plotësojmë ato ”,thotë presidenti i njërës prej kompanive më të mëdha në Kosovë, “Dardania”,Dardan Novosella. Sipas tij, një punëtor që punon në kompaninë e tij me një pagë prej 1.300 eurove,kur ka aplikuar për kredi, nuk mund të marrë më shumë se 30 mijë euro.” Janë shumë kredi të papërshtatshme”,shprehet ai. Nëse dikush ka vendosur të marrë kredi 100 mijë euro, sipas kushteve që paralajmëron “Raiffeisen Bank”, njëra prej bankave që ka filluar të japë këtë lloj kredish, ai duhet të ketë parasysh se në fund të afatit duhet t’i kthejë mbi 200 mijë euro. Ndërkaq, po qe se ai merr 50 mijë euro kredi nga organizata mikro-financiare “Atlantic Capital

Prishtinë, shtator – Publikimi i lajmeve nga ana e bankave komerciale për fillimin e dhënies së kredive për banesa, zgjoi eufori te një pjesë e madhe e popullatës në Kosovë, që disponon vende të qëndrueshme të punës, por që kanë probleme banimi. Një pjesë e madhe e tyre menduan se zgjidhja e problemit po bëhet, por u zhgënjyen shumë shpejt sapo mësuan nga gazetat për kamatat e larta të tyre dhe shumën që duheshin kthyer në krye të 15 vjetëve, sa është afati maksimal i kthimit të këtyre kredive. “ Janë kamata katastrofale dhe publikimi i tyre ka zhgënjyer rininë që ka menduar se do ta zgjidhë problemin e banimit përmes tyre. Nëse merr 50 mijë euro, pas 15 vjetësh duhet të kthesh 102 mijë euro, çka do të thotë se e kalon dyfishin e shumës së marrë”,thotë nënkryetarja e Odës Ekonomike të Kosovës, Zineta Daci, duke shtuar se kamatat mbi 8 për qind janë të papërballueshme për qytetarët e Kosovës. Por, edhe për shumë kompani të ndërtimit, të cilat do të duhej të ishin përfituesit numër një nga kreditimi për banim, një muaj pas lansimit ideja nuk u bën përshtypje.” Në fillim kur u publikua lajmi pati shumë interes nga ana e njerëzve për të parë mundësinë e blerjes së banesave me kamata,por kur ata i panë që janë shumë të larta, hoqën dorë. Shumë pak njerëz në Kosovë kanë paga të larta për ta përballuar kredinë. Dardan Novosella 32

Partners”, edhe kjo organizatë që ka filluar kreditimin e banesave, atëherë për 15 vjet atij i duhet t’i kthejë plot 81 mijë euro.“Raiffeisen Bank” merr pjesë me 80 për qind në financimin e banesës, ndërsa 20 përqindëshin e siguron huamarrësi. Kamata vjetore është 11 për qind ndërsa “Atlantic Capital Partners”, financon vetëm 65 për qind të banesës me kamatë vjetore prej 8 për qind. “Kjo normë e interesit është në përputhje me atë të tregjeve në rajon. Nuk mendoj se kemi të bëjmë me shkallë të lartë të interesit për aq sa koha e kthimit të kredisë është e gjatë, sepse për një kohë aq të gjatë nuk ka para të mjaftueshme në treg. Përkundrazi, do të thosha se oferta është mjaft atraktive”, thotë Dr. Herbert Stepic, kryetar i Bordit Menaxhues të “Raiffeisen International Bank-Holding AG. Njëjtë vlerëson edhe aksionari i organizatës mikrofinanciare.“Kemi licencë për dhënien e të gjitha llojeve të kredive. Jemi fokusuar në financimin e blerjes së banesave dhe të lokaleve afariste, kurse së shpejti këtë do ta bëjmë edhe për ndërtimin e shtëpive. Ne financojmë 65 për qind të shumës totale, me afat kthimi 15-vjeçar dhe me kamatë prej 8 për qind”, tha Admir Imami, njëri prej aksionarëve dhe menaxhuesve në organizatën mikro-financiare “Atlantic Capital Partners”. Për t’i përmbushur nevojat e popullsisë duhen rreth 500 milionë euro në tregun e Kosovës. Ne do të mundohemi që të financojmë sa më shumë nëpërmjet poten61/2006


Ekonomi

Bota jonë

cialit që kanë aksionarët dhe nga linjat kreditore që do t’i shfrytëzojmë”, tha Fikrie Mersini, partnere menaxhuese e organizatës “Atlantic Capital Partners”.Edhe kryetari i Bordit të “Raiffeisen Bank” është optimist se produkti i ofruar do ta gjejë veten në këtë treg. “Kemi menduar se është shumë e rëndësishme ta ofrojmë këtë produkt, sepse pjesa dërrmuese e popullatës në Kosovë është e re. Për ta është e domosdoshme banesa”, tha Stepic. Por ndryshe mendon pronari i kompanisë “Dardania”. Sipas tij, për kushtet e Kosovës,ky produkt bankar i lansuar së fundi,mund të dështojë plotësisht”. Në asnjë vend në botë industria e ndërtimit nuk mund të zhvillohet pa mbështetjen e bankave. Por aktualisht askush nuk mund të marrë banesa me kredi në qytetin e Prishtinës për shkak se nuk ka asnjë banesë me leje të gatshme. Bankat financojnë vetëm banesat e gatshme”,pohoi Novosella. Ai thotë se edhe vetë si kompani u ofron klientëve pagesën e banesave me kredi pa kamatë,me një afat kohor të kthimit brenda 5 vjetëve.

61/2006

Më mirë se në Maqedoni, më keq se në Shqipëri Prishtinë, 1 tetor - Kushtet e kredive për banesa apo për shtëpi, të cilat i japin bankat komerciale në Kosovë dallojnë nga ato në rajon. “Raiffeisen Bank” ofron 10 mijë deri në 100 mijë euro kredi, me afat kthimi për 15 vjet dhe me kamatë 11 për qind. Banka e Re e Kosovës ende nuk i ka bërë të ditura kushtet e kredive që do të japë nga tetori i këtij viti. Kredi për ndërtim apo blerje të banesave e shtëpive ofron edhe “Raiffeisen Bank” në Shqipëri. Sipas kushteve të publikuara në faqen e saj të internetit, për kredinë prej 40 mijë eurosh, pas 15 vjetëve, duhet të kthehen 76 mijë e 860 euro. Aty thuhet se maksimumi i kredisë për banim është 100 mijë euro. Kjo bankë e financon 70 për qind të vlerës së pasurisë së blerë, ndërsa nëse për kredi ofrohen garanci më të mëdha, atëherë financon 100 për qind. Si hipotekë huamarrësi e lë apartamentin apo shtëpinë e blerë. Banka Amerikane e Shqipërisë blerjen e apartamenteve e financon deri në 70 për qind, ndërsa shuma sillet prej 10 deri në 100 mijë euro. Në faqen e internetit të kësaj banke thuhet se afati i shlyerjes së kredisë për banim është 10 - 20 vjet. Interesi për 10 vjet është një kombinim i mesatares së kamatave në tregun ndërkombëtar. Banka Kombëtare Tregtare në Shqipëri lëshon kredi dhjetëvjeçare për banim deri në 500 mijë euro. Ajo financon 65 për qind të çmimit të shtëpisë apo apartamentit. Më e shtrenjtë është Banka Komerciale e Maqedonisë. Ajo në kreditë për banim aplikon kamatë 14 për qind. Niveli i kredisë varet nga mundësia e kredimarrësit dhe e vlerës së garancisë. Mirëpo, ajo parasheh lehtësi për klientët që janë të rregullt në kthimin e kredisë. Për ta banka e aplikon kamatën 8.5 për qind. Sidoqoftë, as me kredi nuk është lehtë të bësh banesë ose shtëpi.

33


Bota jonë

Foto: Ruzhdi Pacolli

Reportazh

Reportazh nga Plava e Gucia

Krahina e përmalluar Dikur Plava dhe Gucia e kishin namin e madh. Gjithçka në të ishte autoktone shqiptare. Regjime të ndryshme bën të pamundurën ta nënshtrojnë. Vendorët rezistuan, e thyen edhe ushtrinë e Knjaz Nikollës për të mbrojtur vendimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. E kaluar. Asimilimi dhe shpërngulja e kanë shndërruar krahinën në një bukuri të përmalluar. Është ndryshe nga ajo që njihet. E frikëson e ardhmja Arben Rugova Plavë, shtator – Ai është krenar që mban uniformen e policit të shtetit më të ri në botë. Është rreth të tridhjetave dhe nuk dëshiron të largohet nga vendlindja, ashtu siç bënë mijëra moshatarë të tij të kësaj ane. Para viteve të nëntëdhjeta, të punoje si polic në këtë anë, shqiptarët të vlerësonin si tradhtar. Kishin vuajtur. Për ta Plava e Gucia ishte një vend i okupuar nga Mali Zi, sepse gjithçka në të ishte autoktone shqiptare. Por tash, shumëçka ka ndryshuar. Polici shqiptar, Rafet Hakaj, përshëndetet me admirim nga bashkëkombësit e tij. Ata pak shqiptarë që kanë mbetur aty, duken 34

se janë pak apo shumë të kënaqur me të drejtat që gëzojnë. Të vetmin kërcënim duket ende e kanë emigrimin. Plava e quajtur dikur “Kështjella e Dukagjinit”, ndërsa Gucia e njohur si “Kështjella e Shkodrës”, i frikësohen së ardhmes.

Bukuria përrallore Ana e Plavës dhe Gucisë shtrihet në një luginë poshtë Bjeshkëve të Nemuna, Qafës së Diellit dhe bjeshkëve të larta të Visitorit. Nga të gjitha anët vërehet një hapësirë toke në formë elipse përmes së cilës gjarpëron lumi Luça dhe derdhet në Liqenin e Plavës, valët e të cilit i afrohen qytetit. Një fushë e rre-

thuar nga bjeshkët, që qëndrojnë mbi të si kurora madhështore, fillon te fshatrat Pepaj dhe Nokshiq, tash të populluara me malazez laramanë, pasi me votën e tyre edhe për herë të fundit i qëndruan besnik Serbisë, duke votuar muaj më parë kundër pavarësimit të Malit të Zi. Janë të tillë, pasi u kujtohet Beteja e Nokshiqit. Esat Mekuli, me pseudonimin e tij Qat Nokshiqi, ishte frymëzuar qe në fëmijëri të shkruante poezi për bukuritë e kësaj ane dhe artikuj të ndryshëm kritik kundër emigrimit. Për kritikat ndaj pushtetit të atëhershëm, u burgos disa herë. Kur kalon adej, në fillim të luginës, ku dikur të dyja fshatrat ishin etnikisht shqiptare, 61/2006


Reportazh

Bota jonë

kujton edhe poezitë mallëUjëvara e Gërles që ndodhet ngjyese të akademikut të në krye të fshatit (Katuni i ndjerë. Në fshatrat “Pepiqe” Sirum) është një nga bukue “Novshiqe”, veç banorëve ritë e rralla jo vetëm të kësaj malazez, nuk jeton më asane. një familje shqiptare. Hyrja Rënia e ujit të pastër si bora në qytetin e Plavës, një nga në një lartësi prej rreth 20 gjashtëmbëdhjetë komunat metrash, duket sikur së e Malit të Zi, fillon nga ura bashku me ushtimën do të mbi lumin Lim, i cili del nga merr me vete çdo gjë që e liqeni. Prej qytetit, pesëmshikon gjatë madhështinë bëdhjetë kilometra larg, në e saj. Ujëvara që humbet të dyja anët e luginës, rrëzë përmes kanjonit dhe del pas maleve, përmes fshatrave rreth dy kilometrash te Syni, kalojnë rrugët që çojnë në në Gjonbalaj, është pika që Guci. Nga ana e djathtë drenuk të lë të pushosh vetëm jtë kësaj qyteze, fshati Marte Liqeni i Plavës. tinaj qëndron i fortë rrëzë Visitorit. Megjithatë, Xhevat Shpërngulja është në Prelvukaj, i cili ka 19 vjet që rënie jeton në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zhvillimi i komunës së sa herë që vjen për pushim, Plavës nuk mund të parandjen keqardhje qe në hyrje mendohet pa ekonomi. Por, të këtij fshati, ndër më të fatkeqësisht veç bukurive mëdhenjtë të kësaj ane, në natyrore dhe shtëpive të reja tabelën treguese shkruan të ndërtuara nga të shpërn“Martinoviqe”. gulurit në diasporë, gjysma “Asnjë familje boshnjake e të cilave gati gjatë gjithë apo malazeze nuk ka në këvitit janë të zbrazëta, s’ka të fshat. Më vjen keq kur e Martinaj: Naim Prelvukaj, ekonomist i diplomuar në Prishtinë, me zonjën e vet, shumë për t’u thënë. Madje shoh atë tabelë. Nuk duhet poashtu ekonomiste, dhe tre djemtë, nuk është ndal në Prishtinë as në Amerikë, por edhe zhvillimi i blegtorisë, të pajtohemi me këtë emër- ka vendosur të jetojë në vendlindje, buzë Liqenit të Plavës që ka qenë burim kryesor tim. Ky fshat quhet MartiGucisë, burimet e Ali Pashës i lënë i mbijetesës për banorët e naj”, thotë i emocionuar Prelvu- përshtypje të paharrueshme secilit kësaj ane, ka rënë. Pranë Liqenit kaj, i cili çdo dy-tre vjet vjen në vizitor. Por, në Vuthaj ka shumë të Plavës pushon qyteti, që gjatë vendlindje për pushime. Duke shi- bukuri që nuk mund përshkruhen. dimrit të jep përshtypjen se është kuar drejt vëllait, të cilit ia ka ndërtuar një shtëpi shumë të bukur me të ardhurat që i ka fituar me mund në Amerikë, thotë se nuk duhet pajtuar asnjëherë me emërtimin e bastarduar nga ana e autoriteteve. Ndërsa nga ana tjetër, përballë Martinajve, matanë Luçes, fshatrat: Hakaj, Vishnjevë e Kukaj, të banuara me shqiptarë të fesë myslimane e katolike, përfshijnë pjesën kryesore të luginës. Në hyrje të Gucisë, nga e majta, në fshatin Kolinë, ende duken rrënojat e kazermave ushtarake të Ali Pashës. Gucia, qyteza ku përpjekjen lumenjtë Gërnçari dhe Vruja, ndodhet vetëm katër kilometra larg pikës kufitare me Shqipërinë. Ndërkaq në veri të saj, ende pa hyrë në fshatin Vuthaj, më të madhin e krahinës së Plavës e Plava (Foto: Ruzhdi Pacolli)

61/2006

35


Bota jonë

Reportazh

i shkretë. Bazuar në statistikat e fundit të vitit 2001 të regjistrimit të popullsisë, komuna e Plavës ka gjithsej 20000 banorë. Është i pabesueshëm fakti se në këtë krahinë, sipas të dhënave të perandorisë Otomane, në vitin 1895, kanë jetuar rreth 25000 banorë. Atëherë kjo krahinë ishte e populluar kryesisht me shqiptarë, rreth 90 për qind, ndërsa tash përbërja etnike është tjetër. Në Plavë me rrethinë jetojnë vetëm 25 për qind shqiptarë, ndërkaq 60 për qind janë boshnjak (shqiptarë të asimiluar kryesisht gjatë viteve 1912 – 1939) dhe rreth 15 për qind të banorëve janë malazez. Gjallëri këtij qyteti më së shumti gjatë vitit i japin nxënësit e Shkollës së Mesme “Beqo Bashiq” që ka mbi 600 nxënës, prej tyre vetëm 75 shqiptarë. Ka pesëmbëdhjetë vjet që ky numër i nxënësve shqiptarë është përafërsisht i njëjtë. Në fund të viteve të shtatëdhjeta, kur u hap shkolla e mesme shqipe, numri i nxënësve shqiptarë arrinte edhe deri në 300. ”Numri i nxënësve ka rënë dukshëm pas vitit 1990, kur shumë shqiptarë të kësaj ane shkuan për të jetuar në Prishtinë, ndërkaq pjesa dërmuese e të shpërngulurve

emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë Rifat Hasangjekaj, inxhinier i diplomuar i Makinerisë. Në klasën III/3, të cilës inxhinieri Hasangjekaj i jep lëndët e makinerisë, mësimin e vijojnë 25 nxënës, prej tyre 12 vajza. Ai nuk beson se numri i nxënësve do të bie më shumë, pasi sipas tij, shumica dërmuese e atyre që e mbarojnë shkollën fillore, e vijojnë pastaj edhe të mesmen. E mirë e kësaj ane është se 99 për qind e vajzave e mbarojnë shkollimin, pa u penguar nga rrethi i vet familjarë. Paralelet e Shkollës Fillore “Xhafer Nikoçeviq” në Guci, dhe ato të ciklit të ulët në Vuthaj, Vishnjevë e Martinaj, mbetën shpresë e mosshuarjes së shkollës së mesme shqipe në Plavë. Shkëlzen Ulaj, arsimtar i shkollës fillore në Guci, thotë se mungesa e teksteve është shqetësimi më i madh i mësimdhënësve të kësaj ane. Edhe ato ekzistuese, sipas tij, janë konfuze dhe të përkthyera dobët nga enti republikan. “Shpeshherë nxënësit bien në dilemë se cila është përgjigja e drejtë, ajo që thuhet në libër apo ajo që ua thotë arsimtari”. Gjatë stinës së verës, Plava dhe Gucia shndërrohen në një vend

Klasë shqipe e gjimnazit në Plavë, me profesorin R. Hasangjekaj

36

“turistik”. Në fakt ata që vinë për t’i kaluar pushimet në këtë anë, nuk janë turistë, por vendas. Qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre të reja të ndërtuara me paratë që i kanë fituar në mërgim, dhe serish kthehen atje ku ata apo prindërit e tyre kishin filluar të mërgojnë para gjysmë shekulli. Shumica e popullatës së mërguar janë shqiptarë. Pjesa dërmuese është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas statistikave numri i emigrantëve nga Plava e Gucia që jetojnë në Amerikë, është pothuajse i njëjtë me numrin e banorëve që jetojnë sot në këtë krahinë.

Shteti më shumë merr se sa që jep Tri vjet më parë, kur u hap pika kufitare në Vermosh, banorëve vendas iu ringjall shpresa për një të ardhme më të mirë. Atë ditë në ceremoni ishin tubuar së paku tre mijë veta dhe e uronin njëri tjetrin për “bashkimin e trojeve”. Nëpër këtë rrugë, para Luftës së Dytë Botërore, ecnin karvanët e gjata me kuaj nga Shkodra, që është 75 kilometra larg, drejtë Gucisë, Plavës dhe nëpër Qafë të Diellit zbritnin në Pejë. Por, deri tash nga hapja e kësaj pike kufitare mund të përmenden vetëm lidhjet miqësore, martesat e shqiptarëve dhe malazezëve me vajza nga Vermoshi. Në të përditshmen beogradase, “Vreme”, të datës 5 gusht 1940, autori sllav L. Iveziq, në një artikull për Plavën, me titull “Nën degën e Bjeshkëve të Nemuna”, sugjeron të gjithë ata që shkojnë në Mal të Zi, ta vizitojnë këtë krahinë. “Vizitojeni Plavën dhe liqenin e saj, sepse ajo krahinë ka shumë bukuri natyrore përrallore”. Historiani Elmaz Plava e ka parë me interes që ta citoj autorin sllav në librin e tij për historinë e Plavës dhe Gucisë. “Në rast se e vizitoni Plavën dhe Gucinë nuk do të pendoheni. Kur ta keni parë këtë krahinë, atëherë do të bindeni se 61/2006


Bota jonë

çfarë janë bukuritë natyrore. Plava e Gucia është pikë jashtëzakonisht strategjike, është përplot gjallëri tërheqëse, edhe pse nuk është investuar asgjë në zhvillimin e turizmit të saj”, thuhet në artikullin e shkruar nga Iveziq. Dhe deri sot, dora e njeriut nuk ia ka ndryshuar asaj pamjen. Ka ngelur natyra e bukur dhe romantike, por e parregulluar nga asnjë regjim. Për ato 468 km/2, sa ka kjo krahinë, shteti nuk është kujdesur, veçse ka mbledhur të ardhura, sidomos nga prerja e llojeve të ndryshme të drurit. Shqiptarët e kësaj ane tani nuk ikin për shkak të kushteve të vështira materiale, por për shkak se perspektiva e tyre aty është e zymtë. Edhe ata që shkollohen në Prishtinë e Tiranë, nuk kthehen, sepse ashtu si edhe gjatë kohës së Titos, ende mbeten të fundit në listën e qendrës së punësimit, pas malazezëve e boshnjakëve.

Asimilimi, ndryshimi i dhimbshëm Dëshmitë arkeologjike për Plavën kanë ekzistuar qe në kohën e Romës. Është fjala për gur e shtylla mermeri të gdhendura me finesë, që më pas u shfrytëzuan nga banorët për ndërtimin e kullave të tyre. Por, si banorë autokton, nuk ka asnjë fakt të ketë

Foto: Ruzhdi Pacolli

Reportazh

jetuar kush në këto anë përveç ilirëve. Gjatë pushtimit osman, në ndarjen administrative të shekullit XVIII dhe XIX, Plava dhe Gucia fillimisht ishin nën juridiksionin e Viljaletit të Shkodrës dhe më pas iu ndanë atij të Kosovës. Një nga betejat kryesore në mbrojtje të vendimeve të Lidhjes së Prizrenit, u zhvillua pikërisht në këtë krahinë, në fshatin Nokshiq, me 1879 dhe më 1880. Rreth 12 mijë ushtarë malazez të komanduar nga Mark Milani ikën të mposhtur nga kryengritësit e udhëhequr nga Ali Pashë Gucia dhe Jakup Ferri. Dhe deri në vitin 1912, Plava e Gucia ishin troje të pandara të Shqipërisë. Por, me gjithë përpjekjet e banorëve, Fuqitë e Mëdha vendosen që këtë krahinë t’ia falin Malit të Zi. Në vitin 1913, në qafë të Previsë, 700 shqiptarë të zgjed-

hur u pushkatuan nga ushtria e mbretit malazez Knjaz Nikolla. Ishte kjo koha kur edhe filloi asimilimi i madh i shqiptarëve. Dhuna e frika e asaj kohe bëri që fiset e dy udhëheqësve të Betejës së Nokshiqit, dhe shumë fise tjera, me kohë të harrojnë gjuhën shqipe, por edhe të humbin identitetin e tyre kombëtar - shqiptar. Veten e quajnë boshnjak, edhe pse asgjë nuk i lidh me Bosnjën. Një fije shprese se e ndjejnë veten shqiptar është parë te ta, gjatë luftës në Kosovë, kur veç shqiptarëve të kësaj ane, i hapen dyert për refugjatët edhe “boshnjakët”. Mësimdhënësit shqiptarë shprehen se në shkollë kanë raporte të mira si me boshnjakët ashtu edhe me malazezët. Ajo për të cilën ndiejnë më shumë keqardhje është se në planprogramet mësimore nuk thuhet asgjë për historinë e popullit shqiptar, dhe as për atë pjesë të lavdishme të krahinës ku jetojnë. “Domosdo që shpeshherë e kam devijuar planprogramin. Unë nuk mund t’i lëshoj nxënësit pa e mëshuar sadopak edhe historinë e popullit të vet, sidomos që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e këndej”, thotë profesori i Historisë, Bali Rugova. Ai thotë se atij e kolegëve të tij nuk mund t’ua ndaloj askush një veprim të tillë. Sipas tij, të përfundosh shkollën e mesme e të mos dish historinë e vërtetë të vendlindjes, është e turpshme për nxënësit dhe për shkollën.

Gusia 61/2006

37


Bota jonĂŤ

38

61/2006


Shëndetësi

Bota jonë

Politikat shëndetësore në Kosovë nuk përcillen as me minimumin e buxhetit të nevojshëm

Si të ndryshojë gjendja e rëndë në shëndetësi? Një herë më pak se minimumi është buxheti për shëndetësi që ka ndarë Qeveria për një kokë banori në Kosovë në vitin 2006, bazuar në një raport të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Buxheti i shëndetësisë në Kosovë, sipas raportit, është shumëfish më i vogël se në shtetet përreth, kurse i krahasueshëm vetëm me disa nga shtetet më të varfra afrikane Alban Selimi etëm 38 dollarë ka ndarë Qeveria e Kosovës për shëndetin e qytetarit të saj në vitin 2006, kurse sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të funksionuar një sistem shëndetësor është përcaktuar që të ndahen së paku 75 dollarë për shëndetin e një banori. Këto të dhëna janë bërë publike nga OBSH pak para se të fillojë faza dëgjimore në Qeverinë e Kosovës për buxhetin e shëndetësisë për vitin 2007/2008. Shifrat e OBSHsë flasin më së miri për politikat shëndetësore dhe shërbimet shëndetësore në Kosovë krahasuar ma ato në rajon, ku shihet se shuma që ka ofruar Qeveria e Kosovës për shëndetin e qytetarit të saj është dukshëm më e vogël se e shteteve përreth. Shifrat, ndërkaq, janë madje edhe më të vogla se në shumë shtete të prapambetura afrikane. “Në Shqipëri janë ndarë 153 dollarë për një banor, në Maqedoni 329 dollarë, në Turqi 378 dollarë, në Bosnjë 166 dollarë, në Serbi 282 dollarë, në Rumani 340 dollarë”. Raporti paraqet edhe të dhëna për shtetet afrikane si Angola, që për shëndetin e një qytetari të saj ka ndarë 41 dollarë apo 3 dollarë më shumë se Kosova, pastaj Xhibuti, që për një kokë banori ka ndarë 10 dollarë më shumë se Kosova, pastaj Jemeni me 37 dollarë, apo një dollar më pak se Kosova, Gana me 31 dollarë, dhe Togo e Etiopia që kanë buxhetin më të vogël – 15 re-

V

61/2006

spektivisht 12 dollarë për një kokë banori. Zëvendëskryeministri i Kosovës Lutfi Haziri, njëherëësh kryetar i Komisionit për shëndetësi në Kosovë, i pyetur nga “Albanica” lidhur me mundësinë e rritjes së buxhetit në shëndetësi për vitin e ardhshëm, ka thënë se Qeveria është duke punuar që në planifikimin buxhetor për vitin 2007-2008 shëndetësia të radhitet si njëra nga prioritetet më të rëndësishme për Kosovën. “Përkujdesja shëndetësore ndaj popullatës duhet të jetë e garantuar”, ka thënë Haziri, sipas të cilit këtë mund ta garantojnë vetëm një politikë e drejtë buxhetore, edhe një fond shëndetësor i domosdoshëm, që sipas tij është duke u përgatitur dhe do të rregullohet edhe me ligj. Haziri po ashtu ka thënë se janë në fazën dëgjimore të buxhetit. “Do të dëgjojmë çdo organizatë buxhetore”,

është shprehur ai, duke bërë me dije se kërkesat vazhdimisht shkojnë mbi 2 miliardë euro, si pjesë e dëgjimeve buxhetore, ndërsa Qeveria e Kosovës duhet të vendosë për një buxhet që është shumë më i vogël – diçka mbi 600 milion euro. Haziri thotë se ato mjete nuk janë të mjaftueshme që sistemi shëndetësor të përmirësohet në të ardhmen, por me këto mjete, sipas tij, mund të garantohet stabilitet dhe funksionalitet vetëm në këtë shkallë që është. “Kjo shkallë është e pakënaqshme për ne”. Ai beson se Kosova pas statusit do të ketë mbështetje më të forta financiare dhe do të përmirësohet ky raport, por thotë se realisht Qeveria duhet të planifikojë në bazë të mundësive që ka sot. “Këto mundësi janë dhe rekomandimi ynë është që të vendoset një prioritet i lartë për shëndetësinë”, ka thënë Haziri.

39


Bota jonë

Sigurimet shëndetësore, parakusht për shëndetësi të mirëfilltë Ndërkaq në Ministrinë e Shëndetësisë, sekretari permanent Pleurat Sejdiu në një prononcim për “Albanica” tha se përderisa qytetarët të mos paguajnë sigurime shëndetësore është e pamundur të kërkohet buxhet i mjaftueshëm për shëndetësinë. Ai thotë se MSh ka kryer punën e vet sa u përket sigurimeve shëndetësore. “Ne e kemi dorëzuar në parlament ligjin për sigurimet shëndetësore. Askush nuk mund të thotë se është ligj perfekt, por ai ligj është hartuar nga ekspertët dhe njerëzit më kompetentë që kanë përvojë në sigurimet shëndetësore”. Sipas Sejdiut, ngecjet janë evidentuar në aprovimin e kostos së implementimit të ligjit, pasi është paraparë që ai ligj ka një kosto mjaft të shtrenjtë. “Po ashtu problem tjetër është se ligji aktual i menaxhimit të financave nuk e lejon formimin e një fondi për sigurime shëndetësore”. Për këtë, Sejdiu thotë se ende nuk janë kushtet që të bëhen sigurimet shëndetësore. “Nëse kihet parasysh papunësia në Kosovë, bie që në Kosovë punojnë vetëm rreth 30 për qind e popullsisë. Nëse ky 30 përqindësh paguan sigurimet e 70 përqindëshit tjetër të papunë, atëherë kjo nuk funksionon”. Megjithatë ai është i pajtimit se duhet të lëvizet diçka në këtë drejtim. Sejdiu thotë gjithashtu se qeveria nuk guxon ta përjashtojë shëndetësinë nga lista e prioriteteve. “Dihet se situata sociale në Kosovë është mjaft e rëndë. Niveli i standardit të jetesës është duke u zvogëluar”. Ai thotë se të gjitha këto reflektohen në shëndetin e qytetarëve. “Aty ku ka standard të ulët të jetesës, aty janë edhe alkooli, prostitucioni, pastaj sëmundjet si tuberklulozi, meningjitet, hivi, të cilat e rëndojnë sistemin shëndetësor”. Sipas tij, ky është vetëm një fakt që buxheti i shëndetësisë duhet të jetë më i mirë se sa që është. Ai mendon që 40

Shëndetësi duhet bërë shkurtime në vija tjera buxhetore, në mënyrë që shëndetësisë t’i jepet prioritet.

Benzina më e rëndësishme se shëndeti? “Nëse llogaritet sesa mjete shpenzohen për vetura dhe benzinë për administratë, prej nivelit qendror deri te niveli komunal, atëherë shihet se për kokë të punëtorit ka më shumë mjete për benzinë se sa për barna”. Sejdiu gjithashtu thotë se nëpër spitale janë shumë shërbime të reja si onkologjia, koronarografia, angiografia, që duhet të hapen, kurse MSh nuk ka të holla për t’i funksionalizuar këto shërbime. Kjo, sipas Sejdiut, reflekton edhe në menaxhim. “Kur buxheti është shumë i vogël, menaxhimi nuk mund të jetë i mirë, pasi menaxheri detyrohet të bëjë prerje në mungesë të mjeteve. Kudo që bëhet prerje në shëndetësi, është e dhimb-

Pleurat Sejdiu

shme”. Sipas tij, me këtë buxhet është e pamundur të menaxhohet si duhet, pasi hallkat e menaxhimit shkëputen automatikisht. “Humb disiplina, humb përkushtimi dhe atëherë më as nuk mund të kontrollohet”. Por, Sejdiu nuk mendon që sistemi shëndetësor është i keq dhe duhet ndryshuar. “Sistemi shëndetësor është i mirë, por është i shtrenjtë dhe patjetër duhet që të përcillet me buxhet. Në momentin që nuk përcillet me buxhet, normalisht që është sistem i keq”. Ndryshe mendon për sistemin shëndetësor në Kosovë Sali Ahmeti, kryetar i Grupit parlamentar për shëndetësi në Kabinetin e

qeverisjes së mirë. Ai thotë se nuk mund të thuhet që sistemi shëndetësor është i mirë, por faji është në mbështetjen buxhetore. “Mund të bësh çfarëdo politike shëndetësore të cilitdo vendi në Evropë, mirëpo pa mbështetje financiare ato politika shëndetësore nuk funksionojnë”. Sipas Ahmetit, buxheti i shëndetësisë në Kosovë është i vogël. “Këtë buxhet e kanë vetëm shtetet e lëna pas dore”. Ai tha se për një shëndetësi të mirëfilltë, ai buxhet është nën çdo nivel. “Disa herë e kemi cekur se buxhetet e tilla janë minimale. Si Kabinet i Qeverisjes së Mirë kemi projekte, por është problem të gjinden mënyra për sigurimin e fondeve”.

Problemet zgjidhen me projekte, jo me shkop magjik Edhe Ahmeti mendon se shëndetësia duhet të shihet si prioritet nga sytë e qeveritarëve. “Duhet të bëhen projekte nga njerëzit që menaxhojnë shëndetësinë për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme si ethet hemoragjike, tuberkulozi, meningjitet, etj. Dhe në këtë mënyrë të sigurohen fonde shtesë nga OBSHja”, është solucioni i propozuar nga Ahmeti. Ai po ashtu mendon se qeveria ka dështuar sa i përket “vjeljes” së sigurimeve shëndetësore. Thotë se është koha kur duhet të fillohet me këto sigurime. “Viti 2007 ka parakushte të mirëfillta që me një program serioz të fillohet me sigurimet shëndetësore. Ne paguajmë tatime dhe sigurime për veturat që i ngasim, por nuk ndajmë as edhe një cent për shëndetin tonë”. Megjithatë Ahmeti nuk mendon që me sigurime mund të mbulohen shumë nivele, si ato dytësore dhe tretësore. Ai gjithashtu pranon edhe hallet e ministrit të Shëndetësisë sa i përket zgjidhjes së problemeve shëndetësore, por thotë se me seriozitet më të madh duhet të krijohen projekte dhe politika të qëndrueshme për popullatën. “Me një shkop magjik nuk zgjidhen gjërat, por duhen projekte, projekte, projekte…” 61/2006


Shëndetësi

Bota jonë

Shërbimi shëndetësor në Shqipëri - në proces reformash E. Baçi, Tiranë

Prioritete: reforma financiare dhe ajo spitalore Shëndet të kesh, kjo shprehje sa e vjetër aq edhe e re, kaq kuptimplote, fiton ngjyresën vetëm atëherë kur prej hallit të duhet të trokasësh në dyert e spitalit. Bluzat e bardha prej vitesh janë shndërruar në tmerr për pacientet. Infermierja, për një gjilpër, do pagesën e, po kështu, për një operacion, duhet të paguash një shifër prej 500 mijë lekësh, që të lërë të kënaqur reanimatorin, kirurgun e, pse jo, edhe asistentin, pa harruar më pas ilaqet që duhet t’i blesh vetë, se spitali nuk ka e, poashtu, edhe çarçafet që duhet ti sjellësh nga shtëpia e deri tek absurditeti i pritjes me ditë të tëra për të bërë një dializë etj. etj. Hallet, thotë populli ynë, s’mbarojnë kurrë, por sidomos hallet e shëndetit kur të duhet të udhëtosh orë të tëra me makinë për të zbritur në qytezën më të afërt për t’u vizituar apo shtruar në spital. E, pra, e tillë është një pjesë e realitetit në Shqipëri, them një pjesë sepse krahas fshatrave të largëta, ku mungojnë mjekët, ka edhe zona si Tirana ku gëlojnë klinikat private, mjafton të bësh pagesën. Për shëndetin thuajse flitet përditë, për strategji afatshkurta dhe afatgjata, për implementimin e reformës financiare dhe të asaj spitalore. Madje, kjo ka qënë edhe një ndër prioritetet e dikasterit që mbulon shërbimin shëndetsor. Megjithatë, krahasuar me vendet e tjera të Evropës, situata aktuale e shëndetësisë në vendin tonë vijon të jetë shqetësuese. Mitmarrja e bluzave të bardha mbetet problematike 61/2006

edhe pas zbatimit të një pjese të reformës financiare në shëndetësi. Pagat e mjekëve në spitale janë ende qesharake në raport me punën, vështirësinë dhe përgjegjësinë e saj, ndërsa ]mimet për të përballuar jetesën sa vijnë e rriten. Sipas studimeve dhe, sipas përvojës së vendeve të tjera kjo ]ështje sociale do të eliminohet vetëm me ndryshimin e financimit të sistemit të shëndetësisë. “Eshtë koha që ne të jetësojnë një strategji të përpunuar prej vitesh në Ministrinë e Shëndetësisë, strategji që kërkon përmirësime të vazhdueshme. Tashmë jemi gati për një kalendar, në të cilin janë të specifikuara afatet për çdo veprim - sot ne jemi për zbatimin e saj”,- u shpreh ministri Maksim Cikuli, që gjithsesi nuk e mohon realitetin, jo shumë optimist, të

shërbimit shëndetësor publik në Shqipëri. Me sa duket, tani në Shqipëri, edhe në këtë drejtim, po përvetësohen përvojat e aplikimit të reformës financiare të Hungarisë dhe Sllovenisë. Synimi, i deklaruar tashmë nga ministri Cikuli, është të shkohet drejt financimit prej një burimi të vetëm të të gjithë sistemit shëndetësor, rol të cilin do ta përmbushë Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Aktualisht, ky Institut mbulon shpenzimet e medikamenteve, shërbimin e mjekut të përgjithshëm, të mjekut të familjes dhe dy projekte pilot: Kujdesin Parësor të prefekturës së Beratit dhe spitalin e Durrësit (të përfshira tashmë në skemën e sigurimeve shëndetësore). Po a jemi gati për një zgjerim të mëtejshëm të skemës së sigurimeve shënde41


Bota jonë

tësore, që nënkupton në finale shndërrimin total të Ministrisë së Shëndetësisë në institucion politikbërës dhe të ISKSH-së në blerës të shërbimeve shëndetësore? Ministri u shpreh se kjo gjë do të bëhet gradualisht dhe se kjo kërkon së pari “shëndoshjen” e financave të ISKSH-së, që sapo ka kaluar pragfalimentimin. Ndërkaq, një tjetër prioritet i punës së këtij dikasteri është edhe reforma spitalore. Në QSUT, në të vetmen qendër terciare të shërbimit shëndetësor publik në Tiranë, tashmë ka filluar procesi i penalizimit të shefave të shërbimeve universitare, të cilët, në kundërshtim me ligjin, ushtojnë aktivitetin edhe si drejtues e edhe si mjek me klinika private. Në zbatim të ligjit mbi konfliktin e interesave, Ministri i shëndetësisë ka pezulluar dy shefa klinikash dhe, sipas zëdhënëses së shtypit, Odeta Halili – “ju takon atyre të zgjedhin nëse do të mbajnë klinikat private apo detyrën e shefit kundrejt disa orëve plus krye42

Shëndetësi

sisht konsulta private kundrejt pagesës pasdite, me kushtin që të mos kapërcejnë 20% e konsultave paradite dhe kundrejt 10% të pagesës në shtet”. Ndërkohë që është miratuar që prej 8 muaj më pare, reforma sapo ka nisur në statutin e QSUT-së. Po kështu, për lehtësimin e shërbimit ndaj qytetarit, që prej 26 shtatorit konsultat do të prenotohen përmes telefonit.

Projektet për spitale Duke qenë se nje pjesë të konsiderueshme të përgjegjësisë së saj ndaj sistemit shëndetësor e zënë investimet dhe përmirësimi i kapaciteteve infrastrukturore të sistemit, Ministria e Shëndetesisë, përmes specialistëve të saj, deklaron se po vijon punën për: • të përgatitur fillimin e ndërtimit të Spitalit të Mjekësisë Interne me një financim prej 20 Milion Dollarë Amerikane, me një financim të Bankës së Këshilit të Evropës dhe Qeverisë shqiptare;

• fillimin e ndërtimit të Spitalit të ri të Kavajës me një financim të Bankës Islamike për Zhvillim • vazhdimin e fazës së dytë të Projektit të Spitalit në Shkodër me një financim të Bankës së Këshillit të Evropës dhe Qeverisë Shqiptare për pajisje mjekësore prej mbi 2 Milion Dollarë Amerikan; • vazhdimin e projektit ndërtimor në Spitalin e Durrësit me një financim prej 9 Milion Dollarë Amerikan prej Bankës Islamike për Zhvillim; • fillimin e zbatimit të projektit të rehabilitimit të pesë poliklinikave të specialistëve mjekësor, dy në Tiranë dhe tri në Peshkopi, Korçë dhe Gjirokastër. me një financim prej 5 Milion Euro nga qeveria italiane dhe • fillimin e punimeve të rehabilitimit të infrastrukturës fizike në Shërbimet e Neurologjisë dhe Pediatrisë së Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës me një vlerë prej rreth 1 milion Dollarë Amerikan nga buxheti i shtetit etj. 61/2006


Shëndetësi

Bota jonë

E nëse projektet janë bërë e po bëhen për disa zona prioritare ku ndihet nevoja e përmirësimit, në disa zona të tjera ka rënë harresa.

12 komuna në të gjithë vendin - pa mjek Që prej disa vitesh ato vuajnë mungesën e personelit mjekësor. Harta e zonave të pambuluara me mjek të përgjithshëm fillon me disa komuna në Dibër dhe mbaron me disa komuna në Vlorë. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Parësor pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Agim Shehu, duke e pranuar këtë situatë, pohon se është e vështirë që këto zona të kenë mjekë në dispozicion, sepse shumica e tyre janë përqëndruar në qytetet e mëdha duke krijuar në këto të fundit deri edhe mbipopullim me mjekë, të përgjithshëm apo specialistë. E gjithë kjo pasqyrohet në problemin e madh që heqin banorët e këtyre zonave, kur halli ia sjell të bëjnë një vizitë mjekësore. E njëjta gjë ndodh edhe për urgjencat e ndryshme, kur për mungesë të mjekut atyre u është kërcënuar edhe jeta. Problemet e mbulimit me mjekë të përgjithshëm, sipas hartës së Ministrisë së Shëndetësisë, fillojnë nga zona e Dibrës, ku 2 491 banorë të komunës Zallnreç nuk kanë mjek të përgjithshëm. Po kështu, në komunën Fushë-Çidhën, 4 405 banorë, sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, e marrin shërbimin mjekësor në formë patronazhi, nga mjekët e zonave përreth. Listës së zezë të zonave (gjithmonë nënkuptuar banorëve) që vuajnë mungesën e mjekëve, iu renditet edhe zona e Kukësit me komunën Gjinaj, komunën Arrën dhe Klosh me rreth 2 400 banorë. Me të njëjtin problem ballafaqohen edhe banorët e disa zonave në Shkodër, ku prej vitesh ka mungesa të theksuara në mjekë. Madje, edhe komuna si Shala dhe Blerimi, 61/2006

ku numri i popullsisë është shumë i madh, e kanë ende të pazgjidhur mbulimin me mjek”, - theksojnë specialistët e Ministrisë së Shëndetësisë, pa ditur të japin një kohë për zgjidhjen e problemit. Por edhe për zonat e Jugut të vendit, harta që saktëson raportin mjek për banorë shfaq të njëjtat probleme. Poashtu njësoj pa mjek janë, në zonën e Vlorës, komuna Markat dhe në zonën e Gjirokastrës, komuna Lopëz, dhe komuna Rrasë, me 2 040 banorë në zonën e Elbasanit. Mesa duket, “mbulimi i tyre me mjek” për drejtorin e Drejtorisë së Shërbimit Parësor, Agim Shehu, “është tejet i vështirë, në mos një mision pothuajse i pamundur”. Edhepse parashikohen stimulime për mjekët që marrin përsipër të shkojnë dhe të punojnë në këto zona, thuajse askush nuk zgjedh që për një pagë më të mirë të shkojë në fshatra të thella, qofshin këto në jug apo në veri. Nuk ka një ligj që t’i detyrojë mjekët të marrin përsipër një mision të tillë. Ndërkohë, burime zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë të ditur se ky është një problem serioz, për zgjidhjen e të cilit është parashikuar një politikë shumë më e mirë stimuluese në pagë. Bashkë me këtë do të ndiqet edhe politika e rishpërndarjes së mjekëve dhe transferimi i atyre që kanë shkelur kontratat me ministrinë dhe rrethet nga janë pas mbarimit të specializimit, duke braktisur vendin e tyre dhe duke punuar përgjithësisht në kryeqytet.

Shërbimi shëndetësor privat 100 klinika - asnjë spital s’ka ende ligj „Megjithëse ka një vendim të Këshillit të Ministrave që lejon shërbimin nëpër klinika private, Shqipëria ende nuk ka një ligj për ndërtimin dhe funksionimin e shërbimit privat shëndetësor“, na thotë zëdhënësja e Ministrisë

së Shëndetit, duke na cituar edhe numrin e mbi 100 klinikave private që funksionojnë në të gjithë Shqipërinë. Aktualisht, shërbimet këtu janë të shumëllojshme dhe mjaft cilësorë krahasuar me ato në spitalin shtetëror, që nuk të ofron shumë mundësi. Gjithsesi edhe këtu ]mimi të step. Një eho (ekzaminim) kushton 2000 lekë pa llogaritu analizat etj., etj. Megjithatë, duket se zgjerimi i gamës së shërbimit dhe cilësia e shërbimit ka dhënë fryte dhe, edhe në këtë drejtim, po punohet për kushte lehtësuese.

Lehtësohen procedurat e licensimit në aktivitetin privat Ministria e Shëndetësisë ka lehtësuar në masën 50 për qind procesin e licensimit të mjekëve, stomatologëve dhe farmacistëve bashkë me tarifat përkatëse të licensave. Janë shfuqizuar një sërë aktesh nënligjore që përbënin barrierë për licensimin e profesionistëve të rinj, të cilët për një periudhë 2-3 vjeçare privoheshin nga e drejta për të ushtruar profesionin në sektorin privat, megjithëse shteti nuk mundësonte punësimin e tyre për sa kohë nuk lejonte të ushtronin profesionin privatisht. Kriteret e licensimit kanë zbritur nga 13 në 7 apo 8 të tilla. Tarifat janë njëjtësuar për të gjitha licensat. Eshtë unifikuar gjithashtu koha e licensimit. Një licensë e përfituar është e vlefshme për një periudhë 5 vjeçare, ndryshe nga dy vjet sa zgjaste periudha deri në një rilicensim më parë. Mjekët stomatologë nuk e kanë më të detyrueshme as përvojën 15-vjeçare në rrethin e tyre për transferimin e aktivitetit. “Nuk pretendojmë të zgjidhim gjithçka, por të paktën të mos bëjmë veprime, për të cilat më vonë mund të pendohemi. Ministri Cikuli thotë “Partneritete kemi, të tjerat kërkojnë pak më shumë vullnet për t’i vënë në jetë”. 43


Bota jonë

Majnmar

vendi

më represiv

në botë Përkujtohet 11 shtatori në SHBA ë përvjetorin e pestë të sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, banorët e thuaja të gjitha metropoleve perëndimore zbritën flamujtë në gjysmë të shtizës dhe organizuan ceremoniale për t’i përkujtuar mbi 3 mijë viktimat që e pësuan me rastin e sulmit terrorist, që ndryshoi rrjedhat e historisë në botë. Qindëra mijëra amerikanë të Shteteve të Bashkuara, kanë lex-

N

uar emrat e të dashurve të tyre, në vendin ku ndodheshin kullat binjake të Qendrës Tregëtare Botërore në Nju Jork. Leximi është ndërprerë për të mbajtur një minutë heshtje në kohën që përputhej me atë të para 5 vjetësh kur tre nga katër aeroplanët amerikanë të rrëmbyer nga pjesëtarë të Al-Kaidas u përplasën mbi kullat binjake dhe mbi Pentagon, ndërkohë që i katërti u rrëzua në Pensilvani.

Më 2007 Rumunia

ajnmar dhe Korea Veriore janë dy vendet që prijnë në listën e vendeve me regjimet më represive në botë. Është ky konstatimi i fundit i organizatës amerikane “Freedom House”, e cila çdo vit bën matjen e shkallës së demokracisë të shteteve anekënd rruzullit. Pas shtetit Majnmar dhe Koresë Veriore, në listën e “Freedom House” radhiten Kuba, Libia, Sudani, Siria, Turkmenistani dhe Uzbekistani. Këto ditë hunta ushtarake e Majnmarit ka arrestuar edhe dy liderë të protestave të studentëve, të cilat janë mbajtur para 18 vitesh. Atëbotë, forcat shtetërore kishin vrarë mbi 1 mijë veta.

M

dhe Bullgaria

në BE rej 1 janarit 2007 Bullgaria dhe Rumunia do të jenë dy anëtaret e reja të Bashkimit Evropian, mirëpo anëtarësimi i tyre do të bëhet nën kushte tejet të ashpra, të cilat nuk janë zbatuar deri më tani ndaj asnjë vendi tjetër. Nëse nuk i përmbushin standardet e imponuara këto vende do të humbasin të drejtën që t’i shfrytëzojnë beneficionet dhe asistencat e buxhetit të BE-së.

P 44

61/2006


Bota jonë Meridiane

Epidemia eventuale Tajlanda e gripit të shpendëve: shqetëson 2 trilionë dollarë perëndimin as grusht shtetit të Ushtrisë së Tajlandës kundër kryeministrit Thaksin, SHBAtë kanë pezulluar 24 milionë dollarë ndihma për Tajlandën. Tajlanda është partneri kyç diplomatik i SHBA-së dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit. Grusht shteti ka ndodhur më 19 shtator dhe është mirëpritur nga popullata vendore .

P

dhe pse nuk është më temë qendrore në mediat ndërkombëtare, gripi i shpendëve vazhdon të shqetësojë lidershipin e botës dhe ekspertët në fushën e shëndetësisë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreziku nga gripi i shpendëve është po aq real sot sa ka qenë edhe para gjashtë muajve. Në janarin e sivjetmë , në konferencën botërore të OBSH-së të mbajtur në Pekin, donatorët duke parë rrezikun e shpërthimit të një epidemie në përmasat globale janë zotuar se do t’i ndajnë 1.9 miliardë

E

dollarë për parandalimin e shtrirjes së gripit të shpendëve. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpaluar se rastet e gripit të shpendëve kanë vazhduar të regjistrohen, sado që në shkallë të vogël. Sipas saj, deri më tani nga gripi i shpendëve kanë vdekur 148 veta , 6 prej tyre në Egjipt, 4 në Turqi, 52 në Indonezi, 6 në Kamboxhë, 14 në Kinë, 17 në Tajlandë, 42 në Vietnam, 2 në Irak dhe 5 në Azerbejxhan. Siç ka vlerësuar Banka Botërore, kostoja e një epidemie të mundshme në rrafshin global do të kushtonte 2 trilionë dollarë amerikanë.

Turistja e parë kthehet nga kozmosi ë 29 shtator, Anousheh Ansari është kthyer në tokë, pas udhëtimit të saj në gjithësi. Amerikaneja me origjinë nga Irani hyri në histori si femra e parë turiste në gjithësi. Për udhëtimin e saj turistik 11 ditësh ajo ka paguar 20 milionë dollarë. Pas aterrimit të kapsolës Sovuz, fluturake kjo ruse, e cila ateroi në stepet e Kazakistanit perëndi-

M

61/2006

mor, Ansari i deklaroi mediave se “udhëtimi në gjithësi ishte madhështor” dhe se ajo kuptoi se gjendet në tokë, vetëm pasi kishte parë gjelbërimin. Zonja Ansari do të njihet si turistja e katërt me radhë, e cila ka vizituar Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Para saj, udhëtim të këtillë kanë bërë Dennis Tito, Mark Shuttleworth dhe Greg Olsen. 45


Bota jonë OKB-BE

Marrëdhëniet speciale? Lidhjet ndërmjet BE-së dhe OKB-së kanë lulëzuar nën mandatin e Kofi Annanit. Në prag të skadimit të mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, analisti Richard Gowan, shtjellon implikacionet eventuale për Evropën në kohën e kërkimit të trashëgimtarit të “numrit” një të OKB-së Richard Gowan ë vlugun e debatit politik në SHBA ekzistojnë një varg polemikash kundër Kombeve të Bashkuara. Sivjet titulli më atraktiv në këtë temë është “Lufta globale për armët tuaja: brenda planit të OKB-së që të shkatërrojë Deklaratën e të drejtave themelore të njeriut”. Por, ai nuk mund ta tejkalojë titullin e parvjetmë të Jed

N

46

Babinsit “Pse OKB-ja dhe Evropa e vjetër janë më të këqija sesa që ju mendoni”. Eshtë ky një lloj libri për të cilin mund të gjykoni lehtë në bazë të kopertinës së tij. Autori (zyrtar dikur i lartë në Pentagonnë kohën e Bushit) i përsëriti këtu vërejtjet e shumta. OKB-ja dominohet nga autokracitë e administruara nga mafia e korruptuar dhe e manipuluar nga Franca. Është naive se si Babini frikësohet se Franca ka trashëguar “ Dekadencë të paparë që nga koha e Madame Guillotine”. Duket se ai nuk është befasuar nga përgjigjja ndërkombëtare ndaj shpërthimit të luftimeve ndërmjet Hezbollahut dhe Izraelit sivjet në korrik. Në sami-

tin G 8 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, iu bashkëngjit ftesës së Toni Blerit për forcën paqësore multinacionale në Liban. Zhak Shirak u pajtua. Përkundër skepticizmit amerikan dhe të Izraelit, Anani vizitoi Brukselin që të përsëris propozimin, ndërkohë që të njëjtën gjë Franca e bëri në KS të OKB-së në Nju- Jork. Edhe pse dukej shumë i improvizuar dhe konspirativ, fronti i shefit të OKB-së me liderët e BE ishte i fuqishëm. Ndonjëherë krijohej përshtypja se raportet e tyre janë në prag të lamtumirës së ndërsjellë. Për një kohë thuajse të gjithë analistët kanë pritur që Bleri dhe Shiraku do të braktisin zyrën më 2007, e Kofi Anan siç dihet ka mandat vetëm deri në fund të dhjetorit të 2006. Në kohën kur debati për lindjen e mesme në KS të OKB vazhdonte, në agjendën e këtij takimi bëheshin përgatitjet e para formale për zëvendësimin e tij. Edhe pse deri më tani janë deklaruar vetëm katër kandidatë, e rregulli thotë se sekretari i ri duhet të jetë nga Azia, procesi i seleksionimit do të zgjasë më shumë dhe epilogu i tij është i paparashikueshëm. Përkundrejt telasheve për Irakun, Anani ka dëshmuar se është mik dhe njeri i dobishëm për politikën e jashtme të BE-së. BE-ja në anën tjetër ka futur fonde dhe kapital politik në iniciativat e OKB-së. Megjithatë, ende nuk është i qartë përfundimi se a do të ketë një relacion i tillë, të mirë ende. Kur Anani filloi punën në postin e sotëm, çështja për raportet e mira të OKB-së me BE-në as që duhej 61/2006


Bota jonë OKB-BE diskutuar fare. Pozicioni i OKB-së në sytë e Evropës ishte relativisht i ulët për shkak të qëndrimit të saj ndaj luftës në Bosnjë. Brenda dy vjetësh Ananit iu desh të shikojë se si NATO ndërhyri në Serbi lidhur me Kosovën – pa mandatin e OKB-së. Por, Sekretari i Përgjithshëm është i shkathët që të qetësojë evropianët. Së pari ai pati nënvizuar se është OK të luftohet Millosheviqi. Pastaj OKB qe tërhequr nga Ballkani, duke bartur kompetencat policore dhe përgjegjësitë politike për Bosnjën në BE. Zyrtarët e OKB-së tani po deklarojnë se do të jenë më të lumtur nëse lirohen nga përgjegjësitë e tyre në Kosovë dhe nëse të njëjtat kalojnë në BE. Më 2004 Ananit iu aplaudua në Bruksel për shkak të përpjekjeve që të promovojë ribashkimin e Qipros para raundit të ri të zgjerimit evropian. Afrika ndërkaq është një element tjetër shumë i rëndësishëm në raportet e OKBsë me BE-në. Në raportet mes BE-së dhe OKBsë kishte edhe burime të tjera të mospajtimeve gjatë viteve të ’90ta . OKB-ja kishte pësuar një goditje pas gjenocidit në Ruandë, por njëkohësisht ka akuzuar lojtarët evropianë, si Francën dhe Belgjikën, për rolin që kanë luajtur në Ruandë. Mirëpo në fillim të dekadës që pasoi, rrezikun nga destabilzimet e mëtutjeshme në Afrikë vazhdonte, gjë që ndikoi që të dyja, OKB dhe BE, të futen në zotimet e tjera. Anani ka parashikuar rritjen e forcave të OKB-së në Afrikë për thuajse 1000 për qind (numri i tyre arriti në 50 mijë ushtarë dhe civilë). Evropa ka ofruar mbi dy të pestat e fondeve për këto forca, por, më pak se një të njëzetën e personelit. Prej lansimit të politikave të mbrojtjes dhe sigurisë në BE që është nxjerrë në vitin 2000, Sekretari i Përgjithshëm ka bërë presion në forcat e BE-së që t’i forcojnë ato të OKB-së. Para tre vjetësh Anan ka kërkuar nga BE 61/2006

që të nisë forcat t`u bashkëngjiten helmetave Blu në Kongo. Derisa zyrtarët e BE-së insistonin se nuk mund të sakrifikojnë autonominë e forcave të tyre, Këshillit të Evropës iu deshën tre muaj që të vije me përgjigje pozitive ndaj kërkesës së OKB-së. Krahas kësaj, në raportet mes BE-së dhe OKB-së ka ekzistuar një shkrirje sistematike në ndihmat humanitare. Më 1999 BE ka lobuar tek Anani që të emërojë për numrin një të UNDP-së, një evropian e jo amerikan siç ndodh tradicionalisht. Anani qe pajtuar, mirëpo ai ka refuzuar propozimin e BEsë që Programin për Zhvillim të OKB-së ta udhëheqë danezi Poll Nillson. Anan kishte vendosur në krye të UNDP-së z. Mark Malloch Braun, një britanez dhe të preferuar të administratës së Klintonit. Sidoqoftë, fokusi i përbashkët në sigurinë evropiane dhe në politikat e ndihmave kanë bërë që Anani dhe qeveritë evropiane të minimizojnë diferencat e tyre, të cilat ishin më të theksuara ndaj çështjes së Irakut. Kooperimin e tillë politik Anani e ka arritur përmes mbështetjes së madhe politike nga miqtë e tij evropianë, si Toni Bleri. Në aspektin politik ndërkaq lidhjet e mira të OKB-së me bartësit e politikave të mbrojtjes dhe sigurisë evropiane i lihen francezit Zhan Mari Guehennos, nënsekretar në misionet paqësore. Por, Anani ka luajtur dy role kryesore politike. Duke sanksionuar forcën ushtarake evropiane dhe strategjitë zhvillimore në Afrikë, ai ka nxitur në kritika të shumta, pos të tjerave se në skenë po ripaketohet kolonializmi. Aktualisht evropianët i besojnë më shumë OKB-së se BE-së. Por,

asnjëra nga këto të dyja nuk është shumë e popullarizuar: nga fundi i vitit 2005 sondazhet kanë shpaluar se 52 për qind e të anketuarve janë deklaruar se i besojnë më shumë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kurse vetëm 45 për qind Bashkimit Evropian. Më 2003, Anani i është përgjigjur krizës në Irak duke u përpjekur që OKB të marr rol për ndërtimin e kapaciteteve. Shumë nga ata që ishin të involvuar në këtë proces kanë shpresuar se BE –ja do të udhëheqë këtë iniciativë nën mbikëqyrjen e Ananit. Mirëpo, atëbotë filluan të qarkullojnë ankesat se Bashkimit Evropian po i jepet pak rëndësi. Në fakt ekzistonte edhe një shkak i ndasive mes anëtarëve të BE-së - dëshira e Gjermanisë që të fitojë të drejtën e vendit të përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Në shtatorin e

47


Bota jonë

vjetëm liderët botërorë arritën në një kompromis lidhur me pakon e reformave në OKB, por çështja e Gjermanisë mbeti e hapur . Derisa diplomatët insistonin në progres, OKB-ja pati një vit të keq në terren. Timori Lindor, dikur i cituar si storie e suksesshme e OKB-së, në majin e sivjetmë përfundoi në dhunë. Edhe pse ishte arritur pajtimi për reformat dhe për (përgjegjësinë për të mbroj48

tur) civilët nga masakrat, Anani dhe komuniteti ndërkombëtar dështoi të bind qeverinë e Sudanit se forcat paqësore të OKB-së mund të futen në Darfur. Nëse OKB-ja dukej e paankoruar, liderët evropianë u treguan të paaftë që të sjellin një shtytje të re. Në qershor Toni Bleri kishte ftuar për përshpejtimin e reformave, mirëpo rezultati i vetëm i këtij apeli nga Uashingtoni ishte një

ndjenjë e “Deja vu”, derisa Bleri pohonte se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së duhet të ketë më shumë pavarësi në finalizimin e agjendës së saj, lista e detyrave për trashëgimtarin e Kofi Ananit vazhdonte të zgjerohej. Në muajt që pasuan para krizës në Liban, KS ballafaqohej me problemet siç janë ambiciet nukleare të Iranit dhe testimin me raketa i Koresë Veriore në Japoni. Këto 61/2006


Bota jonë kriza ishin indikatorë i prioriteteve të reja në agjendën e trashëgimtarit të Ananit. Krahas kësaj, cila do që të jetë gjendja në Lindjen e Mesme? Ai ( aspak e besueshme se mund të jetë “ajo”) duhet të ndihmojë në menaxhimin e tensioneve në mes të Iranit dhe vendeve perëndimore. Së dyti, (ai/ ajo) duhet të zgjidhë këtë problem asisoj për ta bindur Uashingtonin se OKB-ja është një mekanizëm i dobishëm në luftë kundër armatimit nuklear dhe shtrirjes së tij. Së treti, qasja e tij në çështjet nukleare duhet po ashtu të bindë Pekinin se OKB mund të luajë rol me ndikim në ndërmjetësimin me Perëndimin lidhur me Korenë. Derisa mandati i Ananit perceptohej si një çështje që është orientuar në misionet paqësore, trashëgimtari i tij duket se duhet të orientohet në luftën kundër armatimit nuklear, thembër e

61/2006

Akilit kjo për Kofi Ananin. Armatimi nuklear ishte një çështje shumë kontroverse për t`u përmendur në pakon e reformave të vitit 2005. Ç’është e vërteta, ai nuk është problem vetëm për OKB-në, por është shqetësim i madh edhe për Evropën. Nëse BE-ja dhe OKB-ja mund të ndihmojnë në përcaktimin e një kursi të suksesshëm për Iranin, rasti për pengimin e kërcënimeve nukleare përmes strukturave të OKB-së mund t`i sjellin asaj

kredibilitet më të fuqishëm. Vetvetiu krizat nukleare pashmangshëm do të hyjnë në domenin e superfuqive, jo vetëm të numrit një të OKB-së, por edhe të Kinës e SHBA-ve, të cilat dëshirojnë të vazhdojnë menaxhimin e rastit të Koresë Veriore nëpërmjet bisedimeve gjashtë-palëshe, në të cilat nuk është i përfshirë Bashkimi Evropian. Mu siç ia doli Anani, që në vitet ’90- të ta shndërrojë një OKB në shpërndarësin më të madh të forcës ushtarake, trashëgimtari i tij mund të ndërtojë mekanizmin që do të menaxhojë kërcënimet nga armatimet jo-konvencionale ( përfshirë këtu edhe kërcënimet biologjike e deri te gripi i shpezëve). Bazat legale për aksion nuk mjaftojnë nëse mungojnë të hollat dhe vullneti politik. Nëse politikë-bërësit evropianë duan të ofrojnë këtë ndihmë, ata duhet t`i tejkalojnë diferencat që dolën në shesh gjatë debatit të fundit për reformat e OKB-së, kurse Gjermania mbase duhet t`i lërë anash ambiciet e saj për statusin në Këshillin e Sigurimit. Nëse kompromiset e tilla dëshmohen të mundshme, gjenerata e ardhshme e mbështetjes së BE-së për OKB-në duhet të involvojë më shumë forca të sigurisë në misione si dhe fonde të reja kundër kërcënimeve nga rreziqet jo-konvencionale. Do të ishte mirë që z. Babin të fillojë të mendojë për një titull të ri. (E-Sharp) 49


Bota jonë

Luftërat, konfliktet dhe terrorizmi Sipas Komisionit të OKB-së për Sigurinë Njerëzore, në shekullin që e lamë pas vetëm në 25 luftërat më të mëdha janë shuar 190 milionë jetë. Ndërkaq vetëm prej vitit 1945, pra pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore e deri në 2000 vlerësohet se në rrethana të luftërave dhe konflikteve janë vrarë mbi 50 milionë njerëz. – Më 2002, nga 20 vendet me indeksin më të ulët të zhvillimit njerëzor, 16 ishin në rrethana të luftës apo konfliktit Evliana Berani ëto shifra alarmante shpjegojnë arsyen pse sot e kësaj dite njeriu vazhdon të ndjehet i pasigurt, kurse bota në përgjithësi vazhdon të mbajë në listën e lartë të prioriteteve përpjekjet për parandalimin e luftërave, konflikteve dhe akteve terroriste, që tanimë po shqetësojnë thuaja secilin banor të rruzullit. Me rastin e përpjekjeve për vlerësimin e dëmeve, qoftë të humbjeve në njerëz, qoftë të pjesës tjetër të kostos së konflikteve, shfaqen vështirësi të shumta. Para së gjithash ato janë rezultat i mungesës së termi-

K

50

nologjisë së unifikuar dhe mungesës së definicioneve të qarta rreth të cilave do të ekzistonte një koncenzus ndër ata që merren me këtë fushë. Sido që të jetë, Organizata e Kombeve të Bashkuara mes tjerash dallon dy koncepte bazë: luftërat e mëdha dhe konfliktet e tjera të dhunshme. Me “lufta të mëdha” OKB nënkupton të gjitha konfliktet ushtarake në fushëbetejat e të cilave brenda periudhës kohore një vjeçare vriten 1 mijë veta. Kurse me konfliktet violente apo të dhunshme definohen situatat në të cilat forcat e armatosura përdoren për të zgjidhur çështjet e pushtetit apo të territorit, ku së paku njëra palë

në konflikt është vetë pushteti dhe ku evidencohen 25 raste të vrasjes së drejtëpërdrejtë në konflikt. OKB si kategori të veçantë njeh edhe terrorizmin, mirëpo anëtaret e saj as sot e kësaj dite nuk janë pajtuar rreth definicionit se çka është terrorizmi. Variantet e definicionit për terrorizmin mbështeten mbi një pajtim të përgjithshëm se ai është çdo akt i dhunës i drejtuar kundër jetës së civilëve. Të dhënat e Raportit të vjetëm të Qendrës për Sigurinë Njerëzore pranë Universitetit të Columbias në Britani, janë befasuese dhe bëjnë të besojmë se bota po ecën në rrugë të mbarë. Sipas këtij raporti, 61/2006


Në fokus Bota jonë i cili nuk trajton rastin e Irakut dhe të Sudanit, që nga fundi i luftës së ftohtë e deri më 2003, numri i konflikteve të armatosura në botë ka shënuar rënie për 40 % !

Bie numri i konflikteve, por shtohen viktimat civile Se numri i konflikteve është në rënie janë pajtuar edhe një numër organizatash të tjera ndërkombëtare. Vlerësim i tyre i përgjithshëm është se anekënd rruzullit numri i luftërave mes shteteve ka rënë dukshëm, kurse numri i konflikteve interne ka shënuar trende të rritjes që nga vitet 60-të, për t`u ngadalësuar prapë pas të 90-tave. Një rënie e tillë e numrit të konflikteve është vërejtur në përmbylljen e procesit të dekolonizimit, d.m.th. kur shumë vende lirohen nga kolonizatorët u japin fund luftërave dhe i kthehen paqes. E ngjashme duhet të jetë edhe arsyeja e zvogëlimit të numrit të konflikteve pas përfundimit të luftës së ftohtë, kur një numër i vendeve është dashur të ballafaqohet me situata konflikti të armatosur për të realizuar aspiratat e tyre për pavarësi. Por, pa dyshim, çështja nuk është aq e thjeshtë dhe sigurisht se ka edhe shpjegime të tjera për këtë. Për ilustrim të kësaj mund të përmendet një e dhënë e organizatës amerikane Global Security, e cila vlerëson se më 1965 në planetin tonë kishte vetëm 10 lufta të mëdha, ndërkohë që të tjerat ishin konflikte të armatosura të përmasave të vogla, kryesisht konflikte brenda kufijve shtetërorë. Sipas po këtij burimi, nga mesi i vitit 2005 në botë zhvilloheshin 8 luftëra të mëdha, ose 7 më pak se që kishte gjatë vitit 2003. Ndërkaq, sipas Komisionit për Siguri Njerëzore të OKB-së, ndërmjet viteve 90 - 2001, në botë zhvilloheshin 57 konflikte të mëdha të armatosura dhe atë në 45 shtete. Numri më i madh i konflikteve u shfaq mes viteve 90 dhe 93, ndërkohë që numri më i vogël i tyre u shënua në vitet 96-97. Sido që të jetë, prej viteve 60 në 61/2006

rruzullin tonë rënie të madhe ka shënuar edhe numri i konflikteve të vogla, të cilat si vlerësojnë ekspertë për çështje të sigurisë, dallojnë shumë mes vete për nga intensiteti, por edhe format në të cilat zhvillohen. Pjesa dërrmuese e konflikteve të viteve të fundit, shumica e të cilave vazhdon edhe sot e kësaj dite, ishin konflikte të brendshme të motivuara nga urrejtjet raciale, etnike apo religjioze, apo që shpërthyen për shkak të bindjeve ideologjike, dhe atë kryesisht në vendet e pazhvilluara e me shkallë të lartë të varfërisë . Më 2001, bie fjala, anekënd rruzullit vazhdonin 24 konflikte të mëdha, në të cilat ishin të inkuadruara 20 shtete. Konfliktet ishin më të shtrira në Afrikë (ku atëbotë 11 konflikte kishin shpërthyer të paktën 8 vjetë më parë). Se luftërat dhe konfliktet janë më të pranishme në vendet e pazhvilluara dhe në ato me shkallë të lartë të varfërisë flasin mes tjerash edhe parametrat e zhvillimit njerëzor. Në Raportin Global të Zhvillimit Njerëzor, të publikuar më 2002, vërehet se nga 20 shtetet e botës që kanë indeksin më të ulët të zhvillimit njerëzor , 16 prej tyre ishin vende që përballeshin me konflikte dhe ku dominonin trazira e brendshme. Nëse analizohen të dhënat e organizatave të shumta që monito-

rojnë vendet në konflikt, është e pamundur të mos vërehen dallime të theksuara mes natyrës së konflikteve që janë zhvilluar në të kaluarën me ato që zhvillohen sot. Dallimet para së gjithash vërehen në teknologjinë luftarake që është përdorur në të shkuarën dhe asaj që përdoret sot. Me pak përjashtime, falë teknologjisë luftërat pa dyshim janë më pak brutale se që ishin në të shkuarën. Mirëpo, siç ka zbuluar Qendra për Sigurinë Njerëzore e Institutit të Kolumbias, dallim esencial i luftërave në të shkuarën dhe sot është edhe dallimi në shifrat e civilëve të vrarë. “Gjatë Luftës së Parë Botërore, civilët përbënin vetëm 5 % të të vrarëve, ndërkohë që në luftërat e kohës së re mbi 75 % e të vrarëve dhe e të lënduarve janë civilë”, thonë bartësit e hulumtimit.

Kërkesa për ndarje (pavarësim), shkak i shumicës së konflikteve . Dihet se që nga vitet e 60-ta vendet afrikane përjetuan më së paku 20 luftëra të mëdha. Ruanda, Somalia, Angola, Kongo, Burundi, Liberia, Sudani, e shumë të tjera, ku disa vazhdojnë të mbeten vatra të krizës. Më 1994 vetëm në Ruandë u vranë rreth 1 milion njerëz,

51


Bota jonë

shumica civilë (gra dhe fëmijë). Karakteristike është se vrasjet ndodhën për një periudhë kohore prej katër muajsh dhe ishin intensifikuar menjëherë pas tërheqjes së misionit të OKB-së. Në Azi e në Pacifik , bie fjala, vetëm në Timorin Lindor ku konflikti u përmbyll më 1999, vlerësohet se janë vrarë dhe asimiluar ndërmjet 30 dhe 40 për qind e popullatës vendore. Sërish – shumica civilë. Pak më afër, kemi rastin e luftërave në ish- Jugosllavi. Vetëm në Bosnjë janë vrarë mbi 200 mijë veta. Kur dihet se vetëm gjatë periudhës 90 -98 në konflikte ishin të involvuara rreth 275 grupe minoritare, e dhënë kjo e Projektit Minoritetet në Rrezik, atëherë mund të merret me mend se të çfarë dimensioneve kanë qenë pasojat për ata që ishin pakicë, të pambrojtur dhe të pafuqishëm, por që u gjetën në situata konflikti. Përkundrejt të dhënave shqetësuese, autori i Raportit për sigurinë njerëzore i Qendrës pranë Universitetit të Kolumbias nxjerr në shesh indikacionet pozitive që ndjellin optimizëm. Sipas Andrea Mack, në fund shekullin që e lamë pas dhe dy vitet e para të mijëvjeçarit të ri, “në botë vazhdonin 25 konflikte me synime secesioniste dhe ky është numri më i vogël që nga viti 1976”. Kjo nuk do të thotë se po zvogëlohen kërkesat për liri e pavarësi, por përkundrazi kjo e dhënë po nxjerr në dritë faktin se problemet e lirisë dhe pavarësisë tanimë janë zgjidhur në shumë vende të botës, dhe se numri i vendeve në pritje të pavarësimit po zvogëlohet për çdo vit e më shumë. Mack po ashtu 52

thekson se ndërmjet viteve 50 dhe 2002 , mesatarja e të vrarëve për konflikt është zvogëluar për 98 % dhe atë nga 38.000 veta sa vriteshin mesatarisht në çdo konflikt - në 600 të vrarë.

Terrorizmi - e gjithë bota në luftë Krahas luftërave dhe konflikteve bashkësia ndërkombëtare, por edhe qeveritë e thuaja të të gjitha shteteve, sot janë më të shqetësuara me terrorizmin. Të gjitha matjet që janë bërë lidhur me këtë fenomen po shpalojnë se aktet terroriste janë duke u shtrirë në mënyrë marramendëse dhe se nuk mund të kontrollohen. Ky term, siç dihet, gjatë një periudhe kohore që lidhet me vitet 80 e 90 është përdorur rrallë në disa media botërore, e anashkalimi i tij ka qenë rezultat i drejtpërdrejtë i vendimeve editoriale.

Arsyeja pse një periudhë kohore anashkalohej përdorimi i fjalës terrorizëm, nuk do mend ishte abuzimi me këtë term në politikat zyrtare të vendeve me sisteme diktatoriale, të cilat nuk kanë ngurruar të përdorin vend e pa vend termin “akt terrorist” për të mbuluar padrejtësitë që u bënin grupeve të vogla etnike, apo në disa raste për të mbajtur në jetë ideologjinë dhe elitat dominuese shtetërore. Sot ndërkaq, fjala terrorizëm po dominon në faqet e gazetave dhe në agjendat globale duke lënë në hije prioritetet e tjera, siç janë bie fjala çështjet zhvillimore, zhdukja e varfërisë, çrrënjosja e sëmundjeve, etj. Rikthimi në përmasa marramendëse i termit terrorizëm pa dyshim lidhet me një ngjarje të caktuar, me sulmin në SHBA të 11 shtatorit 2001, ngjarje kjo e cila u shndërrua në pikë reference thuaja për të gjithë. Ishte ajo përkujtuesi më i mirë i shkallës së pasigurisë që mund ta ndjejë njeriu. Në 11 shtatorin e sivjetmë në SHBA dhe në shumë vende tjera të botës miliona qytetarë përkujtuan sulmin e vitit 2001. Ishte kjo koha e reflektimit po ashtu. Sipas zyrtarëve të lartë të Departamentit të Shtetit në SHBA, pavarësisht nga 4 vjet pune intensive për luftën globale kundër terrorizmit dhe pavarësisht nga rezultatet e dukshme në fushën e sigurisë, grupe radikale e ekstremiste vazhdojnë të veprojnë në mbi 60 shtete të botës, duke

61/2006


Në fokus Bota jonë rrezikuar stabilitetin në përmasa botërore. Rrjeti për Sigurinë Ndërkombë_ tare, duke u thirrur në burimet zyrtare amerikane, ka shënuar se gjatë vitit 2005 numri i sulmeve terroriste është rritur marramendshëm. Më 2003 në botë u shënuan 175 sulme, ndërkohë që në vitin 2005 numri i tyre u trefishua dhe arriti në 650. Momentet e reja në fushën e sigurisë, të cilat kushtuan shumë jetë, kanë mobilizuar organizmat ndërkombëtar e rajonal që t’u kundërvihen në mënyrë të organizuar akteve terroriste, nga të cilat deri më tani kanë humbur jetën një numër i madh i njerëzve të pafajshëm. Politikat e sigurisë u rishqyrtuan dhe u ndërmorën një varg masash parandaluese, të cilat jo rrallë preknin pikërisht atë që në shumë mjedise perceptohej si e drejtë e patjetërsueshme njerëzore – e drejta në jetën private. Kësodore, shumë qeveri nxorën vendime me të cilat kufizohej e drejta në jetë private. Fjala bie, në Britaninë e Madhe ka disa vjet që ka hyrë në fuqi Ligji sipas të cilit bartësit e shërbimeve të telekomunikacionit kanë për obligim t’i ruajnë deri në

61/2006

6 muaj raportet e thirrjeve të realizuara telefonike. Ngjashëm me këtë, në shumë vende evropiane, si kundërpërgjigje akteve të mundshme terroriste, është imponuar me Ligj a me vendime ruajtja e informatave për rrugët e shkëmbimit të e - mailave, pastaj e drejta e institucioneve të hetuesisë për qasje në kontot bankiere të klientëve, etj.

Lajmi për parandalimin e sulmit me të cilin planifikohej rrëzimi i më shumë se dhjetë avionëve që udhëtonin nga Britania e Madhe për në Amerikë ka alarmuar sërish opinionin ndërkombëtar dhe i vuri në lëvizje për kush e di të satën herë qeveritë e shteteve. Menjëherë pas kësaj BE paralajmëroi një serë masash të reja në luftën kundër terrorizmit, masa këto që do të zbatohen në gjithë territorin e BE-së. Nuk do mend, jetojmë në një botë të trazuar ku siguria sot është njëlloj e brishtë në të gjitha pikat e rruzullit tokësor. E, njerëzit ndihen njëlloj, pavarësisht se ku jetojnë, në një metropol apo në ndonjë qytet të vogël turistik si Kuri Puta, dhe pavarësisht se a janë banorë të një vendi të zhvilluar si vendet perëndimore, apo të vendeve të pazhvilluara si disa vende afrikane. 53


Bota jonë Të drejtat Meridiane

Të ndërpritet dënimi me vdekje i fëmijëve endet në të cilat zbatohet ende dënimi me vdekje ndaj të rinjve nën moshën 18 vjeçare duhet ta ndërpresin një praktikë të tillë, ka deklaruar eksperti për të Drejtat e Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Gjatë dy viteve të fundit, personave më të rinj se 18 vjeç, dënime me vdekje i janë shqiptuar në Kinë, Pakistan dhe Iran. OKB-ja ka kërkuar nga Paulo Sergio Pinheiro, që të realizojë një studim të detajuar lidhur me vendet në të cilat mbetet në fuqi ende dënimi me vdekje ndaj minorenëve. Raporti synon që të ofrojë një bazë të dhënash lidhur me format e dhunës ndaj fëmijëve dhe me rrugën se çfarë duhet të ndërmarrin qeveritë e shteteve për të parandaluar abuzimin me fëmijë. Gjykata supreme SHBA-ve, ka suspenduar dënimin me vdekje kundër minorënëve madhorë qysh në marsin e vitit 2005. Atëbotë, mbi 20 shtete kanë lejuar dënimin me vdekje dhe siç shkruan agjencia e lajmeve Rojters, 70 persona janë ekzekutuar me këtë dënim për shkak të vrasjeve që i kishin bërë në kohën kur nuk ishin të moshës madhore. Një numër jo i vogël i shteteve kanë në legjislativin e tyre mundësinë për shqiptimin e dënimit me vdekje ndaj minorenëve, mirëpo si kanë theksuar zyrtarët e tyre të lartë, ato nuk kanë ndërmend që të shqiptojnë atë. Raporti i Pinheiros analizon po ashtu dhunën ndaj fëmijëve në familje, në vendin e punës, në shkolla, në institucione sikurse dhe në vetë komunitetin. Ai nuk ekzaminon rekrutimin e fëmijëve në forcat e armatosura dhe në konflikt, siç nuk ekzaminon abuzimin e tyre seksual, praktikë kjo që është zbuluar në shumë vende në konflikt, kryesisht në Afrikë. Në Raport apelohet që shtetet të ndërpresin praktikat tradicionale e të dëmshme , të cilat shtyjnë të rinjtë në martesa të hershme, etj. Mekanizmi kryesor i OKB-së për mbrojtjen e fëmijëve është Konventa për të Drejtat e Fëmijëve, e vitit 1989.

V

54

61/2006


Bota jonë Integrime

Së pari kushtet – pastaj integrimi Pasi vendet ballkanike po përparojnë drejt qëllimit të tyre për të hyrë në BE, ato duhet të përballen me implikimet ekonomike të hyrjes në bllok. Ekonomisti dhe ish- ministri rumun i financave Daniel Daianu nënvizon disa prej çështjeve që duhen piketuar. Daniel Daianu Dy vende në Evropën Juglindore Rumania dhe Bullgaria -- pritet të hyjnë në Bashkim më 1 janar 2007. Një tjetër, Kroacia, pritet të vendoset në një trase më të shpejtë. Pavarësisht nga shqetësimet mbi angazhimin e BE-së ndaj procesit të zgjerimit, vendet ballkanike akoma shfaqen se po përparojnë drejt qëllimit të aderimit të tyre. Duke pretenduar se çështja ngelet e hapur, është në dorën e qeverive rajonale të ndërmarrin rregullimet

61/2006

e duhura ekonomike, institucionale dhe politike. Le të konsiderojmë, për shembull, implikimet në politikën ekonomike. Së pari, është e rëndësishme të dallojmë midis një “ekonomie tregu funksionale” dhe një që ka kapacitetin të amortizojë goditjet në një mjedis shumë konkurrues, si në rastin e Bashkimit. Për më tepër, konkurrenca ekonomike duhet të kuptohet në një kuptim më të thellë. Ti bashkohesh klubit Evropian kërkon pajtimin me një grup rregullash që përcaktojnë prerog-

ativat tradicionale të politikave. Për shembull, lëvizja e kapitalit të lirë (liberalizimi i llogarisë së kapitalit) është një detyrim në BE, ndërsa një hapje e nxituar është e rrezikshme. Në të njëjtën mënyrë, anëtarët e rinj janë të caktuar të hyjnë në zonën euro shpejt ose vonë. Një ekonomi që nuk është në masën e duhur konkurruese do t`i duhet një kohë shumë e gjatë brenda zonës së një monedhe të vetme. Është e domosdoshme për vendet që hyjnë në BE që t`i kenë insti-

55


Bota jonë

tucione dhe mekanizmat kryesorë në funksionim: një sektor ndërmjetësimi financiar dhe një bankë qendrore e pavarur, një sektor privat të rëndësishëm ku të drejtat e pronës janë të përcaktuara dhe të mbrojtura mirë, një drejtësi funksionale dhe ligje të zbatueshme. Të jesh në gjendje të luftosh korrupsionin dhe krimin e organizuar në mënyrë efikase është po ashtu një kusht paraprak. Ekonomia duhet të jetë e qëndrueshme. Kjo do të thotë që të ulet inflacioni në një nivel të arsyeshëm me një metodë të duhur dhe të mbahet i ulët deficiti buxhetor, ndërsa deficitet pothuajse fiskale të jenë nën kontroll. Premisat për stabilitetin ekonomik janë veprimi i kufizimeve të mëdha të buxhetit dhe përhapja e praktikave të mirëqeverisjes në të dy sektorët publikë dhe privatë. Deficitet buxhetore të ulëta lënë të kuptohen shtrëngimet presione në rritje mbi sistemin e pensioneve. Pasuritë publike janë një fushë 56

e rëndësishme shqetësimi. Nuk është mënyrë e zgjuar t`i privatizosh ato verbërisht. Në realitet, ato janë pasuri që duhet të ngelen në pronën publike; ajo që duhet bërë në rastin e tyre është se duhet të futet mirëqeverisja. Këto pasuri të cilat kalojnë në pronësi private kanë nevojë të rregullohen siç duhet, në mënyrë që të mos abuzohet me konsumatorët nëpërmjet tarifave të tepruara. Megjithatë, nevojiten disa shënime porositëse për të shpjeguar vërejtjet e mësipërme. I rëndësishëm është fakti se politikëbërja ekonomike përfshin gjithmonë tregtinë. Inflacioni vjetor i ulët, në norma prej 2 deri 3 për qind, nuk është i lehtë të arrihet në ekonomitë që duhet të rriten, ku të ardhurat për kokë janë pesë deri dhjetë herë më të ulëta sesa mesatarja e BEsë (në termat e barazisë së fuqisë blerëse). Në ekonomitë që rriten më shpejt, presionet e kërkesës përplasen me dezinflacionin. Kjo mund të ndodhë sepse çmimet e shërbimeve vendëse (të pa-

tregtueshme) rriten pafundësisht i ashtuquajturi efekti Balasa-Samuelson. Si në Evropën Qendrore dhe Lindore, ekonomitë ballkanike janë rritur mesatarisht me më shumë se pesë për qind në vitet e fundit. Sidoqoftë, është e drejtë të pranohet se rritja e mbështetur kërkon më shumë kapital fiks dhe investime në kapitalin njerëzor. Deficiti aktual i ulët buxhetor mund të jetë çorientues për dy arsye. Një është se mund të fshehë mosfinancimet kronike serioze në të mirat publike, siç është infrastruktura, edukimi dhe shëndetësia. Një arsye tjetër është se mbas hyrjes në BE, anëtarët e rinj duhet të rrisin shpenzimet publike në interes të pajtimit me detyrimet e tyre në kuadër të acquis. Ndaj mund të gjenden përballë një situate ku deficiti i buxhetit del jashtë kontrollit. Derisa politikëbërësit do të arrijnë të përmirësojnë mbledhjen e taksave dhe reformimin e mirëqenies së shtetit (duke përfshirë sistemin e pensioneve) rritja e deficiteve buxhetore mund të dëmtojë sta61/2006


Integrime Bota jonë bilitetin ekonomik. Rritja e deficiteve me rritjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse nuk janë një anomali në ekonomitë në zhvillim me rritje të shpejtë. Aktualisht, deficiti i llogarisë rrjedhëse po rritet në pjesën më të madhe të Evropës Qendrore dhe Lindore për shkak të ndryshimeve të rritjes ekonomike, krahasuar me anëtarët e vjetër të BE-së, dhe për shkak të fryrjes së sektorit privat me rritjen e krediteve bankare. Kundër liberalizimit të llogarisë së kapitalit, deficitet e llogarisë rrjedhëse që nuk janë të financuar kryesisht nga investime direkte të brendshme sjellin rreziqe të rëndësishme. Është madhësia e deficiteve të jashtme që ndërlikon detyrën e politikëbërësve kur ata kanë për të vendosur se çfarë është një politikë buxhetore e matur. Kjo shpjegon pse FMN ka këmbëngulur që Bullgaria duhet të ketë një tepricë buxhetore - deficitet e llogarisë rrjedhëse kanë shkuar së fundmi poshtë

12 për qind të PKB-së dhe bordi i monedhës nuk lejon luhatjen e kursit të këmbimit. Këtu kthehemi tek çështja e konkurrencës. Për shkak se hyrjet e kapitalit mund të jenë plotësisht të konsiderueshme, ose ndryshimet e inflacionit të jenë vërtet të larta, kursi i këmbimit mund të bëhet jashtë mase i mbivlerësuar. Kjo mund të shkatërrojë konkurrencën dhe vendet e punës. Efekti mund të jetë veçanërisht i keq në ekonomitë që janë të sëmura me papunësi të lartë, si në Ballkanin Perëndimor. Rrogat e ulëta nuk janë ilaçi i duhur kur mallrat kineze dhe mallra të tjera aziatike kanë vërshuar në tregjet evropiane. Në një shkallë të gjerë, globalizimi anulon përfitimet e konkurrencës nga rrogat e ulëta në Evropë. Transferimi i informacionit të ri dhe teknologjive të komunikimit, i kombinuar me investime të rëndësishme në ndërtimin e kapitalit njerëzor, janë një detyrim për të siguruar konkur-

rencën afatgjatë. Së fundmi, por jo e parëndësishmja, migrimi masiv mund të sjellë përfitime të rëndësishme, por mund të jetë gjithashtu një telash. Remitancat e shumta (në rang miliarda euro për Rumaninë dhe Bullgarinë) mund të financojnë nga 25 për qind deri 40 për qind të deficitit tregtar. Por ato implikojnë humbjen e krahut të kualifikuar të punës, në shumë raste, përçarjen e jetës familjare. E thënë kjo, ekonomitë që vuajnë nga papunësia e lartë, si ato në Ballkanin Perëndimor, eksporti i krahut të punës është pozitiv në terma neto. Pika e fundit është se politikëbërësit në Ballkanin Perëndimor duhet të shohin përtej shifrave ekonomike të viteve të fundit, të kuptojnë rrymat e thella në veprim, të jenë pragmatikë dhe të mësojnë nga eksperienca e të gjithë anëtarëve aktualë të BE-së, të vjetër dhe të rinj. (Marrë nga SET)

Pamje e Bukureshtit 61/2006

57


Bota jonë

Evropa Qendrore megjithatë, me probleme humica e analistëve botërorë pajtohen se shtetet ish- komuniste të Evropës Qendrore, të cilat tanimë bëjnë pjesë në gjirin e familjes evropiane, kanë shënuar një shkallë modeste të progresit. Por, shumica pajtohet po ashtu se problemet në këto vende janë të shumta e në horizont nuk shihet ndonjë shkop magjik që do të ndihmonte tejkalimin e tyre të shpejtë dhe të padhembshëm. Analisti i Agjencisë së lajmeve Rojter, Matt Reynolds, në njërën nga analizat e tij përmend tri momente të rëndësishme që karakterizojnë gjendjen aktuale në rajon: Protestat masive kundër kryeministrit dhe qeverisë aktuale në Hungari,

S 58

fuqinë e nacionalistëve, që janë pjesë e pushtetit të së djathtës në Sllovaki, kolapsin e koalicionit qeveritar pas vetëm 4 muaj jete të përbashkët në Poloni, dhe mungesën e një qeverie të qartë dhe qeverisjes së qëndrueshme në Çekinë e pas zgjedhjeve të fundit që u mbajtën në qershor. Nuk do mend, këto momente janë indikatorë të qartë se anëtareve të reja të BE-së po u mungojnë prova bindëse se gjërat do të vejnë mirë. Në Poloni, dy postet më të larta shtetërore vazhdojnë t’i mbajnë vëllezërit binjakë Jaroslaw dhe Lech Kaczynski, gjë që ka shkaktuar një zhgënjim tek një pjesë e madhe e popullatës vendore. Në Hungari, ndërkaq, epilogu i

presioneve për dorëheqjen e kryeministrit është i vështirë për t`u paraparë. Në Sllovaki, hungarezët ende nuk janë të bindur se një ditë mund t’u rrezikohen të drejtat dhe liritë njerëzore, ashtu siç u qenë rrezikuar dhjetë vjet më parë. Pamja në aspektin politik pa dyshim është e zymtë. Dhe, as dy vjet pas integrimit në familjen evropiane, Polonia, Sllovakia, Çekia e Hungaria nuk na kanë bindur se janë në gjendje të instalojnë nivelin e lartë të kulturës politike dhe menaxhimit të situatave eventuale të krizës. Sido që të jetë, shumë analistë, edhe pse të vetëdijshëm se ekonomia e këtyre vendeve është ende e brishtë dhe se pakënaqësitë në 61/2006


Evropë Bota jonë

rrafshin politik janë të shumta, kanë vlerësime optimiste për Poloninë, Çekinë, Hungarinë dhe Sllovakinë. Sipas tyre, fakti se ato tanimë janë anëtare të BE do t’u ndihmojë që të ruajnë stabilitetin politik. Natyrisht ka edhe të tillë që mendojnë ndryshe dhe që janë të prirur të besojnë se ekonomia e brishtë dhe mangësitë e dukshme, para së gjithash në kulturën politike, janë shkaqet kryesore që do të mbajnë rajonin larg vendeve të Evropës Perëndimore. “Rajoni nuk do të pësojë tundje dramatike”, i ka deklaruar agjencisë Rojter Olivier Desbarres, ekonomist i bankës zvicerane me seli në Londër. Sipas tij, vendet e sipërpërmendura do të vazhdojnë të shënojnë rritje ekonomike, por si thekson ai “jo në shkallën në të cilën do të dëshironim ta shohim atë”. Edhe pse viti 2004 është menduar të jetë një kthesë historike për vendet që më në fund realizuan aspiratën e tyre shumëvjeçare – integrimin në BE, prapëseprapë vërehet se kthesa e pritur nuk po reflektohet gjithaq në jetën e njeriut. Qeveritë e të gjitha këtyre shteteve janë zotuar se do t’i implementojnë reformat që kërkon nga to Brukseli. Mirëpo, cila do të jetë dinamika e implementimit të reformave, është e vështirë të parashikohet. Sipas Reynolds, “Ekonomitë e këtyre vendeve vazhdojnë t’i gëzojnë 61/2006

beneficionet e reformave që kanë bërë më herët - para se t’i bashkëngjiteshin familjes së gjerë evropiane. Ato po ashtu gëzojnë miliarda dollarë në investime që janë futur brenda pas integrimit në BE. Ekonomia e Sllovakisë, njërit ndër

prodhuesit sinjifikantë të veturave, sivjet ka shënuar rritjen prej 6.7 për qind. Përkundrejt faktit se koalicioni në fuqi ende nuk i ka zgjidhur problemet që kishte me disa investitorë, ekonomia Sllovake gjatë vitit të ardhshëm pritet të shënojë rritjen prej 7 për qind”. Ngjashëm me këtë, edhe Polonia ka shënuar tregues pozitivë, si në fushën e zhvillimit njerëzor, ashtu edhe në fushën e ekonomisë. Agjencia Rojters shpalon se ekonomia e anëtarit më të madh në mesin e dhjetë anëtareve të reja të BE-së, Polonisë, ia doli të shënojë rritjen vjetore prej 5 për qind. Me rritjen e tillë ekonomike Polonia, përkundër vështirësive dhe konflikteve të shumta politike, ia doli të radhitet në vendet me zhvillim më të shpejtë madje edhe në krahasim me vendet perëndimore. Megjithatë, Polonisë i mbetet shume për t’i rrumbullakësuar re-

59


Bota jonë

format substanciale që e presin. Reformat që duhet jetësuar në vendet dikur komuniste kryesisht kanë të bëjnë me thellimin e ekonomisë së tregut, politikat fiskale dhe përshtatjen e vendit rrethanave të reja valutore ku dominon euro-ja. Analistët vërejnë se mungesa e stabilitetit politik dhe rënie-ngritjet e shpeshta në kuadër të përpjekjeve shumëvjeçare për reforma anekënd rajonit kanë ngadalësuar disa procese, në veçanti procesin e përgatitjes për akceptimin e valutës euro.

60

Sipas analistit Desbarres “Tri apo katër vjetët e ardhshëm mund të jenë një kthim i vogël prapa, por pasi kjo fazë të tejkalohet, në rajon do të vërehen trende optimiste drejt përshpejtimit dhe intensifikimit të reformave dhe përgatitjes për euron”. Dihet se të gjitha shtetet e reja evropiane në momentin e integrimit në BE janë zotuar fuqishëm se do t’i jetësojnë reformat e domosdoshme fiskale, që të akceptojnë euron si valutë, por po ashtu dihet se për këtë të fundit nuk është paraparë ndonjë kornizë e caktuar kohore. Per Hungarinë kjo do të jetë një rrugë shumë e gjatë, vëren Raynolds. Sipas analistëve Hungaria nuk do të mund të zbatojë valutën euro para vitit 2013. Kuptohet një zvarritje e tillë është pasojë e gjendjes së rëndë makroekonomike të Hungarisë. Deficiti buxhetor i saj për 2006 parashihet të jetë 10 për qind e produktit të përgjithshëm shoqëror (PPSH), që është më i larti në BE, ku mesatarja e deficitit të pranueshëm buxhetor është 3 për qind e PPSH-së. Pra edhe kjo është pika ku anëtaret e reja të

BE-së duhet të përvjelin mëngët. Mirëpo, përkundër dëshirës që të jenë në hap me kërkesat e Brukselit, liderët e vendeve si këto e kanë të vështirë që të zbusin deficitet buxhetore. Para së gjithash ato i kanë frikën reagimit të qytetarëve, ngase deficitet nuk do të ulen pa ngritjen e taksave dhe pa uljen e shpenzimeve publike. Nuk do mend dëshmia më e mirë e reagimeve janë ngjarjet e shtatorit në Hungari, ku dhjetëra mijëra njerëz kishin marrë rrugën me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, i cili pas shumë presioneve kishte pranuar se me qëllim të fitores në zgjedhje qeveritarët kishin shfrytëzuar edhe gënjeshtrat. Analistë të shumtë dhe media ndërkombëtare ndër pakënaqësitë e atyre që kërkuan dorëheqjen e kryeministrit hungarez Ferenc Gyurcsany kanë përmendur pikërisht rritjen e taksave. Presionet e BE-së janë njëri nga shkaqet pse kabineti i Gyurcsany insiston të inkorporojë masat për uljen e deficitit.

61/2006


Bota Histori jonë Siguria

Aksidentet në trafik shuajnë mbi 3 mijë jetë në ditë jëzet e pesë milionë njerëz kanë humbur jetën në aksidentet e trafikut anekënd rruzullit tokësor që nga viti 1896 kur ndodhi aksidenti i parë në trafik, që njihet si aksidenti i Londrës. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore për Shëndetësi në planetin tonë si pasojë e aksidentimeve në trafik çdo ditë humbin jetën nga 3,242 persona ose 1.2 milionë vetë në vit. Në raportin e fundit për parandalimin e lëndimeve nga aksidentet e trafikut, raport ky i OBSH-së, shpalohet se krahas numrit të madh të atyre që humbin jetën, brenda vitit lëndime të ndryshme trupore pësojnë mes 20 dhe 50 milionë veta. Organizata Botërore e Shëndetësisë radhit aksidentet e trafikut si shkaktarin e njëmbëdhjetë të vdekjeve në botë. Zyrtarë të OBSH-së vënë në dukje

N

61/2006

se shkalla më e madhe e aksidenteve në trafik rëndom shënohet në Afrikë, ku vetëm sivjet mesatarja e atyre që humbën jetën ishte 28 veta në çdo 100 mijë. Krahas kësaj, si veçojnë ata, diku rreth gjashtë persona(5.9) në çdo 100 mijë humbin jetën në aksidentet e trafikut në Britani, që është numër dukshëm më i vogël se mesatarja në nivel të Bashkimit Evropian, Japoni, SHBA dhe Malejzi. Në BE, si thuhet në raportin e OBSH-së, në baza vjetore humbin jetën 11 veta në çdo 100 mijë banorë të Bashkimit Evropianë, në Japoni shuhen 8.2, në SHBA 15.2, ndërkohë që në Malajzi 25 veta në çdo 100 mijë banorë. 90 për qind e rasteve të vdekjes në aksidentet e trafikut shënohen në vendet e pazhvilluara dhe në ato në zhvillim. Tri të katërtat ose 73 për qind e viktimave janë meshkuj, ndërkohë që mbi gjysma e tyre

janë të rinj të moshës mes 15 dhe 44 vjet. Vdekjet në aksidentet e trafikut janë shtuar për afro 40 për qind në Azi për periudhën 1987-1995. Në vendet e zhvilluara numri i viktimave ndërkaq është zvogëluar për 10 për qind për shkak të aplikimit të masave më të mira të sigurisë. Kostoja e aksidenteve në trafik, si vlerësojnë ekspertët, kap shumën prej 518 miliardë dollarësh-globalisht, kurse vetëm në vendet me zhvillim të ulët humbjet vlerësohen në 65 miliardë dollarë. Ekspertët e Organizatës Botërore për Shëndetësi vlerësojnë se lartësia e humbjeve të shkaktuara në rastin e aksidenteve në trafik tejkalon lartësinë e ndihmave të përgjithshme, që u jepen vendeve të pazhvilluara dhe atyre në zhvillim. (Burimi: Rojter) 61


Civilizime Bota jonë

Luftërat e Çezarit dhe Pompeut në Shqipëri Në Durrës, dmth në Shqipëri, në vitin 48 p.Kr., është zhvilluar njëra nga episodet më dramatike të historisë botërore. Jul Çezari e kalon Rubikonin dhe niset kundër Pompeut në Romë. Pompeu, me senatin, aty edhe Ciceroni e Katoni, dhe me shumë ushtarë vendoset në Durrës. Çezari, me Mark Antonin etj. kalon në Himarë dhe nëpër Shqipëri disa muaj radhas bëhen luftime të rrepta ndërmjet tyre. Mit’hat Frashëri ezari, Pompeu dhe Krasi kishinformuarTriumviratin dhe të tre bashkë morën fuqinë e Romës në dorë. Çezari në Gali (Franca e sotme) fitoi një fuqi, famë dhe pasuni të madhe duke mundur veç e veç dhe pastaj gjithë së bashku popujt e Galisë, të Belgjikës, të Helvetisë (Zvicrës). Këto fitime, luftat e tij kundër gjermanëve dhe zaptimi i plotë i Galisë i shtuan dhe një herë fuqinë dhe famën e fituar në luftat e Spanjës dhe në punët e Romës. Pompeu dhe Senati i Romës zunë të ndjejnë frikë prej këtij gjenerali të fortë dhe ta shikojnë të rrezikshëm për sigurinë e autoritetit.(...) Pas vdekjes së Krasit, Pompeu dhe Çezari kishin mbetur të vetmit kryetar të botës romake.Kryeqyteti nuk e harronte fjalën e të madhit Silla që kishte thënë: “ Ruhuni nga ky djalosh, nga Çezari, se tek ay

Ç

62

flenë një tok Marius”. (...)Senati, që po temerrohesh nga fuqia çdo ditë e më e madhe e luftëtarit të Galisë, i hoqi një nga njw titujt e tij dhe e ftoi që të përndajë ushtrinë. Po Çezari propononte heqjen dhe demisionin (dorëheqjen-red) e tij me kusht që edhe Pompeu të mërgohet nga fuqia dhe të largojë ushtrinë. Zihja mirrte një karakter të ashpër dhe Çezari me kushtet e tij të matura fitonte simpatinë e popullit, të atij populli që i jepte bukë, i ndante tokë dhe i servirte çdo ditë lodra cirku, luftime gladiatorësh. Njerëzit pa punë ose ambiciozë të Romës qenë blerë me të hollat që Çezari shpenzonte pa kursyer. Ushtarët e adhuronin këtë gjeneral të palodhur dhe e kishin thirrur imperator, kryetar të tyre, me brohori të madhe.(...)Senati nuk e pranonte këtë kandidaturë së largu (për konsull) dhe nga shumë shkaqe e quajti qeveritarin e rreptë si armik të republikës dhe kryengritës: edhe ky, duke thirrur pranë ushtarët

që kishte nën urdhër, eci drejt Romës. Kur arriti në lumin Rubikon (Rubicon) që formonte kufinë e provincës së tij, Çezari , thotë poeti i tij, Lukani (Lucanus), pa hijen e mëmëdheut në zi dhe të tmerruar. Pa dyshim importenca e çapit që po hishte e bënte të mejtohet. Plutarku thotë se u ndal një kohë të gjatë, u këshillua me shokët besnikë, peshoi të mirën dhe të keqen e sjelljes së tij. E kuptonte se, në qoftë që i bindesh Senatit dhe të vejë në Romë si një partikular, pa fuqi ushtwrie, armiqtë dhe Pompeu do ta farosnin dhe ta vrisnin, sikundërqë edhe Pompeu e kuptonte sipërsinë e Çezarit dhe favorin e tij pranë popullit , në qoftë se edhe ay e shpërndante ushtrinë. Mbi këtë Çezari tha fjalën historike: U hoq shorta ( alea jacta est) dhe përparoi drejt kryeqytetit me atë shpejtësi që ishte si një rrufe për gjithë kundërluftëtarët e tij. Pompeu, Senati dhe gjithë të parët e Romës u trembën, humbën toruan dhe ikën jashtë qytetit se gjithë ç’kish mbi udhë të tij i bindesh Çezarit, i cili kishte proklamuar; “ Kush nuk është kundër meje është me mua” Pompeu arriti buzëdetit në Brunduse , Brindizi i sotëm, nisi senatorët për në Dyrrachium (Durrësi i tanishëm) , hodhi ushtërinë me anije dhe, kur u avit Çezari, u hodh edhe vet matanë Adriatikut. Zaptonjësi i Galisë deshi të ndjekë armikun, po i mungonin anijet. U kthye në Romë, që e gjeti rrëmujë dhe në panik, qetësoi banorët e saj, u suall me butësi të madhe, fali edhe armiqtë. Pastaj u hodh në Spanjë që të përzërë të dy anëtarët e Pompeut dhe kumandantët e ushtërisë. Afranio dhe Varron : dhe, pas zakonit të tij, pa humbur fare kohë arrin në Brindizi që të kaptojë 61/2006


Civilizime Bota jonë Adriatikun. Këtu fillon për neve copa interesante e luftës midis Çezarit dhe Pompeut dhe të udhëtimeve të tyre . Çezari që ishte aq shkrimtar i mirë sa edhe orator i shquar na ka lënë vetë kujtimet e tij, luftat e Galisë (de Bello Gallica) dhe zihjet e tij me Pompenë ( de Bello Civili).(...)Çezari niset nga Brindizi me 4 janar të motit 48 para Krishtit me 12 anije të luftës që shoqërojnë barkat e tregtarëve në të cilat ka marrë shtatë legione , të nesërmen afrohet në tokë në malet Keravnë, në pikët Palaeste, Keraunet (ose Akrokeraunë) sot quhen malet i Himarës dhe limani i vogël i Palaestës ështa padyshim Palasa e Bregdetit; sapo zabarkoi vetë , Çezari dërgoi anijet prapë në Brindizi që të marrin kalorësinë dhe ushtarët e tjerë të mbetur në stere. Vetë Jul Çezari niset për në Orikum, ecën natën duke kapërcyer Qafën e Llogorasë (veprimet-red) e tij e kishte okupuar . Orikumi sot është një gërmadhë qytetin e Myzeqesë ;kjo e shtrëngoi në fund të mëngës që i themi Pasha gjeneralin romak të lërë udhën Liman; në kohët që bëjmë fjalë dhe të vejë në Durrës, qendra e ishte një qytet tregtar. Populli dhe fuqisë së tij, atje ku gjendesh Senati garnizoni romak i atij qyteti u dhanë i Romës, të mëdhenjtë e shtetit, pa kundërshtim. Ciceroni dhe Katoni, kudetin e Pa humbur kohë , vetëm duke kishte të lirë dhe nën pushtetin e qellur disa orë në Orikum,Çezari flotës së madhe.(...)Pompeu vajti ecën drejt Apolonisë .Veithi, të vuri ushtëroren e tij në zall të veriut cilin do ta gjurmojmë në itinerarin të lumit Apsus. Semani i sotëm dhe që përshkrojmë, na thotë se nga Çezari zuri vend përkundrejt tij Orikumi, Çezari vajti në Nartë të duke pasur lumin në mes të tyre. sotme; të nesermen, nga Mifoli Nuk dihet mirë ku gjendesh pika hedh lumin Aous (ose Aoos, Vjosa në të cilët të dy ambiciozët që donin e sotme) dhe arrin në Apoloni ( që të ndanin fatin e botës kishin zënë po i zbulohen mbeturinat tani pranë vend; autori që ndjekim në këtë Pojanit të Myzeqesë), edhe këtu topografi pandeh se ky vend do të popullsia iu dorëzua konsullit dhe ishte në Kuç të sotëm dhe Pompeu kumandanti i ushtarëve romakë të ndërmjet Boka dhe Seman. Në Kuç atij qyteti. Staberi, u shtrëngua të atëherë shkonte dhe e famshmja ikë. I zoti i të dy qyteteve Orikum udha militare Via Egnatia. dhe Apoloni,Çezarit iu ulen edhe të Çezari me Pompenë ndenjën buzë tjerë qytete të Epirit ,Bylis. Amantia Semanit disa kohë. Ushtërore e dhe krahina e tërë. konsullit nuk kishte gjithë mjetet e Në këtë kohë Pompeu gjendesh në duhura, kurse Pompeut nuk i munKandavi në krahinën që bashkonte gonte asgjë. Prandaj edhe Çezari qe Maqedoninë me Ilyrinë dhe sot i shtrënguar të çojë njerëz me fuqi, e quajmë Qukës. Me të dëgjuar të mbledhë ushqim . Vetë, që në se doli rivali i tij në Epir rendi të fillesë, me të marrë Orikumin dhe zërë Apoloninë, t’i presë udhën e Apoloninë , kishte vajtur në Buthrot Durrësit; po Çezari me atë shpejtësi (Butrinto, Vivari i sotëm, në jugë të që karakterizonte gjithë operatat Sarandës), për të gjetur zahire dhe 61/2006

për të siguruar bindjen e Epirit të tërë; përveç Epirit dhe Maqedonia, Akarnania dhe Etolia, gjer në golf të Korinthit , bashkë me Thesalinë, njohën autoritetin e Çezarit; vetëm kjo krahina e fundit , Thesalia anonte pak edhe nga Pompeu. E thamë më sipër se Çezari lajkëronte demokracinë, kurse Pompeu ishte me senatin dhe aristokracinë.(...)Vetë shkrimtari i De Bello Civili nuk bën fjalë për këtë anektodë, po kallëzon se i çoi fjalë Mark Antonit që të niset medoemos nga Brindizi dhe të arrijë në Apoloni. Mark Antoni ngre hekurin (spirancën-red) nga Italia për të kaptuar Adriatikun; era e kundërt e shtrëngon, me gjithë ndjekjet e flotës së Pompeut, të zabarkojë në limanin Nymphaeum (Shën Gjini i sotëm) tri mijë çape në veri të qytetit Lissus (Lesh i sotëm) dhe mori udhën e jugës që të bashkohet me kryetarin e tij. (...) Çezari sakaqherë vete dhe forcohet mbi zallin jugor të lumit. Përkundrejtë animkut të tij; tani kishte një ushtëri të mjaftë me njerëzit që i pruri Mark Antoni dhe po priste që të hyjë në luftë me armikun e tij; po, duke parë se Pompeu nuk lëvizte, Çezari u nis shpejt për në Durrës që t’i presë marrëdhëniet e këtij qyteti ose që të detyrojë Pompenë të hyjë brenda në të; ushtarët e Çezarit zunë vend mbi kodrat e katundit të sotëm Arapaj, përmbi Rrashbull. Popmeu, duke parë sepo i merreshin krahët, u ngrit nga Asparagium dhe u forcua në Petra, ku do të ishte afër Durrësit dhe nuk humbte ndihmën e flotës. Në Petra kishte një liman të vogël për barkim dhe shkarkim. Kjo pikë sot identifikohet me Shkambin e Durrësit, në jug të qytetit, i vetmi vend prej guri në atë krahinë dhe të cilin hartat italiane e quajnë Sasso Bianc; atje i madhi romak vuri një ushtërore të fortë ku asgjë nuk i mungonte. Çezari nuk hynte dot në durrës me fuqinë që kishte as edhe mund të rrinte në Arapaj dhe Rrashbull në mes dy fuqive anmike. (...)Në këto pozita dhe ishte më të afruar vera, kur një luftë ngjan në mes të pompeanëve dhe të legjionit të 9-të të kumanduar prej Mark Antonit: ushtarët e konsulit u gjetën në një situ63


Civilizime Bota jonë

Pamje e Durrësit të vjetër

atë fort kritike dhe me shumë mundim të madh munden që të shpëtojnë nga një prishje e keqe. Vendi ku ngjau koj goditje duket të jetë afër detit, mbi Leshnikën (i quajtur dhe lumi i Kavajës) në kodër të Palmohës, ndërmjet pikave ku ndodhen sot fshatrat Berberaj, Gezdaraj dhe Kodra e Keqe. Çezari na dëften se pas kësaj përpjekjeje, ushtarët e tij vuajtën nga zija e bukës, të lashtat akoma s’ishin pjekur dhe vendi qe shkretuar prej fuqisë së Pompeut. Pa ardhur konsulli, parthinët që ishin në veri të Myzeqesë kishin humbur gjithë drithët e tyre; ushtarët e Çezarit ushqeheshin më tepër me kafshët që mirrnin nga Epiri; padyshim edhe në atë shekull Labëria dhe Çamëria ushqenin shumë bagëti. Po veteranët e e konsullit kishin vuajtur edhe herë tjatër prej mungesës së bukës dhe nga ato kohë të vështira mbanin në mënd vetëm fitimet që kishin pasur mbi anmikun. Një zbulim, që u ndihmoi për të duruar më tepër akoma, qe ajo e një bime ose një rrënje, si thotë vetë Çezari, e quajtur chara , që gatuhej me miell e me qumësht dhe hahej si bukë. Heuzey është i pari që ka gjetur se chara është këlkaza, një bimë e vogël me një rrënjë të trashë si qepë në të cilën gjendet ngjitur një trung i vogël nëndhesë që i ngjan një patateje të zezë; duket se në këtë kohë zije e hanë edhe tani në Durrës, në Tiranë dhe në Malësi. Por nga ana e tyre edhe pompeanëve fati nuk u ishte më i butë; kuajt po u dobëso64

heshin dhe po u ngordhnin nga mungesa e kullotave dhe e sanës; ushtërisë i mungonte ujët; çelnin me mundime të mëdha puse që shteronin sakaqherë; ngushtiva e vendit, të qelburit e kufomave të ushtarëve të vrarë kishte pjellë sëmundje në ushtëroret. Kështu që Pompeu i cili besonte se gjendesh në siguri dhe në pozitë të favorizuar zuri të trembet për vetën e tij. I duhesh, pra, gjetur një mjet shpëtimi.(...)Teksa konsulli gjendesh në këtë mënyrë larg bazës së tij dhe ushtëria ishte nën kumandën e Publius Sylla, Pompeu filloi të vërë në zbatim planin që kishtë përgatitur: të mësyjë dhe të atakojë vendet e forcuara të Çezarit : u sul mbi krahun e djathtë të anmikut, në kodrat e Manzës nga ana e perëndimit. Në kapitull 52 dhe 53 autori i De Bello Civili na jep pak hollësina mbi rreptësinë e luftës; atë ditë, thotë, ngjanë gjashtë përpjekje: Pompeanët humbën 2000 veta, kurse veteranëve të konsullit u mbetën vetëm 20 ushtarë: por u plagosën fort shumë edhe në istikame s’mbeti njeri pa marrë plagë; katër centurionë të një kohorte ( si ta themi: katër kapitanë të një batalioni) ishin plagosur dhe verbuar në të dy sytë; ushtarët mblodhën dhe i rrëfyn kumandantit të tyre 30. 000 shigjeta që kishin hedhur pompeanët dhe kapiteni ( centurioni) Kassius Sceva kishte marrë 120 plagë mbi mburojën (skudën) e tij, ishte verbuar në një sy, një sup dhe një kofshë i ishte shpuar

me ushtë. Armiku, duke mos patur ndonjë sukses, hoqi dorë nga ataku dhe hyri prapë në vijat e forcuara të tij.(...)Nën fuqinë e madhe që i mësynte, ushtarët e konsullit zunë të kthejnë shpinën dhe ndihma që u shkonte nuk hynte në ndonjë punë; pompeanët përparonin dhe i qaseshin ushtërores së Marcelinit, ku ishin tue shtënë frikën; në këtë kohë zbret me fuqi Mark Antoni që kumandonte legjionin e nëntë në krah të mëgjër, ku po bëhesh lufta; pas pak, me anë të zjarreve të ndezur në kodra, lajmërohet dhe Çezari vetë që arrin me nxitim dhe ndalon panikun dhe prishjen. Pas Veithit, ushtërore e Marcelinit gjendesh mbi ujët Leshnikë dhe ajo e Mark Antonit pak më sipër, nga ana e katundit Rugë; Çezari vetë do të ishte në lindje të Kodrës së Keqe.(...)Çezari thotë se këto dy lufta të një dite i kushtuan 960 njerëz, një tok fisnike romanë, 32 tribunë dhe centurionë (oficerë) dhe kaq shenja (flamure). Por më të shumtët e të vdekurve ishin pa plagë, të shkelur dhe të shtypur në hendekë duke ikur nga fortesa e pompeanëve, në të cilën kishin hyrë, ose në zall të lumit. Mbi këtë fitim Pompeu morri titullin imperator(kryetar ushtërie) dhe Labieni, një shok dhe mik i vjetër i Çezarit që nga Galia i cili e kishte tradhëtuar dhe ishte hedhur në anë të Pompeut, kërkoi robërit e zënë gjallë; këta ushtarë fatzinjë Labieni i shëtiti dhe i ekspozoi te ushtria e Pompeut duke i thirrur shokë; pastaj i insultoi duke i pyetur “ A kështu e kanë zakon veteranët të ikin dhe të lënë vendin?” dhe në fund i therin. Sikur të mos kishte mënuar Pompeu, kjo luftë e Leshnikës do të ishte një fitim i plotë për të dhe Çezarit do t’i ishte fikur fati; po imperatori i ri u tremb se mos binte ndonjë ushe të anmikut të tij dhe nuk kërkoi ta shtyjë suksesin gjer në fund. Kjo luftë i dha një krenari të madhe Pompeut dhe ushtarëve.Çezari nga ana e tij, kuptoi se rreth Durrësit, në kodrat e Rrashbullit, të Manzit dhe në ujrat e Leshnikës nuk fitohesh dot lufta. Vendosi, pra, të hiqet, të kërkojë një vend më të gjerë, ta nxjerri anmikun nga këto brigje, të 61/2006


Civilizime Bota jonë gjejë një vend më të volitshëm ku të dy ushtëritë mund të goditeshin sipas rregullave të strategjisë, larg rrezikut të vendeve të ngushtë, të shtigjeve ku ushtëria e tij kishte kaq pësuar. Mblodhi ushtarët, u mbajti një fjalë inkurajimi duke u thënë se fati nganjëherë e tradhton njerinë, por nuk duhet të dëshpërohen; përkundrazi, të presin fitim nga kurajo dhe trimëri e tyre.(...)Çezari duke u nisur nga Manzi dhe Rashbulli, nuk na thotë qëllimin: kur arrin dita e pestë e ecjes së tij, (kapitulli 78 i librit të tretë) na dëften planin që mejtonte: ishte i shtrënguar të vejë për të lënë të plagosurit, të paguajnë ushtarët, të forcojë kurajon dhe besimin e aleatëve. Kishte dhe frikë për fatin e oficerit të tij, Domitius, që kumandonte një ushtëri në Maqedoni dhe që gjendesh përkundrejt një fuqie pompeane në kumandën e Scipionit; donte, pra, të bashkonte të dy fuqitë dhe kështu të mund të luftonte me Pompenë me një shans baraz, larg Durrësit, ku Pompeu kishte një ushtëri më të madhe, arsenal, zahire dhe flotë. Në qoftë se Pompeu hidhet në Itali, atëherë Çezari, i bashkuar me Domitin, mund të ecte nga Ilyria dhe të godiste anmikun brenda në Itali; në qoftë se vente të rrethojë në dhe Orikumin, Çezari do të ecte kundër Spicionit dhe kështu do

të shtrëngonte Pompenë që të rendë në ndihmë të oficerit të tij.(...)Çezari qëndron vetëm një ditë dhe niset për në Thesali duke ndjekur Vjosën; udha që ka marrë është Byllis, Ylyneci, e ngushta e qytetit Antigonia (Këlcyra e sotme); nga Përmeti ngjitet nëpërmes vendeve ku banon populli Athaman, në Imperatoria (afër Mecovës së sotme) dhe duke kapërxyer Pindin, zbret në Aeginium(Kallabakë), ku piqet me Domitin që ka hyrë edhe ay në Thesali por nga ana e veriut. *** Këtu mbaron për neve interesi i posaçëm i luftave të Çezarit , meqenëse teatri i tyre del nga vendet e banuara prej shqiptarëve. Sikundërqë e thashë në fillim, burimi më i vlejtur për neve mbetet shkrimi i vjetër i vetë Çezarit; është për të vënë se re se nga jetëshkronjësit e tij, Suetoni, në jetën e konsull-imperator-diktatorit vetëm dy fjalë thotë për luftën e Durrësit. Plutarku është pak më i gjatë . Autorët e rinjë që zumë në gojë më lart na kanë dhënë një rikonstituim të skenës me topografinë ekzakte; mjerisht natyra e tokës rreth Durrësit dhe mbi zallin e Shkumbinit (Asparagium), tokë me tinë lumi, glinë të butë, ka ndaluar rrojtjen dhe ruajtjen gjer në kohët tona

të punëve strategjike (istikamë, hendekë...) të bëra në të dy luftat, kështu që as Heuzey as edhe Veithi s’kanë gjetur dot ndonjë mbeturinë të tillë. Le të shtojmë , edhe sado që s’kemi qëllimin të bëjmë një biografi të tij, se Çezari e mundi Pompeun në Farsalë, qytet i Thesalisë; Pompeu iku në Aleksandri; Çezari e ndoqi por e gjeti të vrarë tek kishte zbarkuar nga anija. Në Egjypt Çezari qellet ca kohë, bën luftë me Ptolemenë, ku i vë zjarr arsenalit dhe digjet e famshmja bibliotekë e Ptolemejve që thuhesh se kishte 400.000 volume. Lufta të tjera në Azi të Vogël, në Siri, në Afrikë i sigurojnë fuqinë Çezarit dhe paqen Romës, e lenë të vetmin diktator të imperatorisë gjersa u vra në një mbledhje të senatit prej atyreve që donin të shpëtojnë lirinë e Romës në një kohë kur diktatori përgatitesh të mirrte fuqinë mbretnore në duart e tij. Midis cilësive të larta, një gjeni lufte i padisikutueshëm dhe kurdoherë i favorizuar prej fatit, pranë zotësisë si orator dhe shkrimtar, Çezari kishte vese të thella, ambicion pa masë dhe, me portën që i çeli demagogjisë, përgatiti dekadencën dhe çrregullimin e tmerrshëm të imperatorisë. (Marrë nga Diturija, 1927, nr.4, f.121-132.)

Bregdeti i Himarës, ku zbarkoi Jul Cezari me legjionet e veta, në vitin 48 p.Kr. 61/2006

65


Bota jonë

Përtej lajmit....

66

61/2006


Bota jonĂŤ

61/2006

67


Monumenta Bota jonë Albanica

Iliria e lashtë

Shkëmbinjtë e vjetër zbulojnë kuptimet e tyre Ancient Illyria, An Archaeological Exploration, by Arthur Evans, published by I.B. Tauris in association with The Centre for Albanian Studies, London and New York, 2006, ISBN-10: 1 84511 167 2 By John Hodgson ur Edit Durham pat udhëtuar nëpër Shqipëri në fillimin e shekullit të njëzetë, ajo pat gjetur atë çfarë ajo e pat pagëzuar si “vendi i jetëve të kaluara” – por asnjë shkrimtar para saj nuk ka mundur ta sjellë këtë të kaluar me kaq gjallëri e përpikmëri sa arkeologu i mirënjohur britanik Arthur Evans. Tani “IB Tauris” në bashkëpunim me Qendrën për Studime Shqiptare kanë publikuar, për herë të parë në një volum të vetëm, dokumentat e paarritshëm, por famose të Evansit “Antiquarian Researches in Illyricum” të cilat u botuan për së pari nga Archaeologia në vitin 1885 dhe 1886. Këto studime ishin fruti i shumë udhëtimeve të gjata nëpër Ballkan, ndërmjet viteve 1875 dhe 1882, kur Evans kombinoi “archaeology with reportage” politike për gazetën e famshme, “The Manchester Guardian” dhe punën vullnetare paslufte. Evans kujtohet më së shumti për gërmimin e kulturës Minoase në Kretë, dhe si drejtor i Ashmolean Museum at Oxford, por dashuria e tij e parë ishte relievi dhe malet e Ilirisë, të spërkatura me mbetjet e perandorive. Shkrimet e tij për Dalmacinë dhe për Shqipërinë janë të mbushura me hove dhe eventura të çapkëne rinore. Në Iliri ai kërkon gjurmët e Perandorisë se humbur Romake, në një kohë kur Perandoria Otomane ishte gjithashtu në krizën e saj përfundimtare të copëtimit dhe të rrënimit total të saj, dhe arrin të gjejë lidhje, madje vazhdimësi të paimagjinueshme ndërmjet të dyjave.

K

68

Vazhdimësia që ai gjen dhe shpjegon me kaq mjeshtri nuk është kurrë më e dukshme se në Pazar të Ri (Novi Pazar), ku Evans gjen një hamam Turk, ambient i përafërt me pishinat e sotshme. Në odën e parë të kësaj ndërtese, “qartësisht ndërtim turk”, Evans gjen vendet e posaçme ku përdoruesit e këtij ambienti pishinash çlodheshin, deri në “gërhatjen e përgjumjes të nargjileve”, përafërsisht të përngjashme me frigidariumet romake. Një rrugicë prej guri të çonte drejt një ode me tavan të rrumbullakët në formë kupe, në të cilën sulfuri i nxehtë furnizonte një pus tetëkëndësh të një pishine romake që vazhdon të mbijetojë. Turqit otomanë, pushtuesit e Bizantit i kanë përvetsuar traditat e pishinave romake dhe i kanë restauruar ato sërish në Evropë. Evans fillon udhëtimin e tij në bre-

gun e Dalmacias, duke identifikuar rrënojat dhe mbetjet e qytetit të vjetër romak Epitaurum në Raguza Vekia, Cavtatin modern dhe gjurmon qytezën e lashtë të Risianit në grykën e Kotorit të sotëm. Evansi gjithashtu gjurmon rrugën e humbur romake nëpër Mal të Zi deri në Shkodër, dhe ndjek rrugët e vjetër të Ragushës në provincën e Dardanisë, nëpër Sanxhakun e Pazarit të Ri, (Novi Pazar) dhe Kosovë deri në rrënojat e vjetra të qytetit të madh romak të Shkupit, afër Shkupit të sotëm, emri latin i të cilit ruhet mirë nga gjuha moderne shqipe – Shkup. Në udhëtimin e tij në këtë “terra incognita e Evropës”, Evansit nuk i duhet që të gërmojë shumë thellë për dëshmitë e tij. Ai gjen mbishkrime romake, që nga popullata vendore thërriteshin gur të shkruar, të cilët gjendeshin në muret e xhamive. Gurët e thyer gëlqeror vijojnë rrugët në barishtet e rritura. Arkivolet e mbishkruara dhe të skulpturuara romake përdoreshin si lugje për të ushqyer kuajt në rrugët e Shkupit. Altaret e përmbysur të Jupiterit, vazhdonin të luanin role fetare në kishat ortodokse. Interpretimet dhe shpjegimet që Arthur Evans jep për këto mbishkrime sjellin në dritë nivele të larta të kulturave të së kaluarës klasike, sofistikimi i administrata dhe valvitja e ekonomisë së të cilave mbulon aspektet “piraterike dhe barbarike” të ilirëve të lashtë që silleshin në vëmendjen tonë nga shkrimtarët klasikë. Evans kishtë marrë njohuri të bollshme mbi gjuhën latine ndërmjet lexuesve modern të asaj kohe, dhe për këtë arsye ai nuk i përkthen mbishkrimet që ai gjen. Një britanik 61/2006


MonumentaBota Albanica jonë

modern me ndoshta një latinishte në shuarje, do të ndjehej sikur po merrte pjesë në mësimet e historisë të një kulture në zhdukje kur të lexojë përshkrimet e Evansit. Por, shoqëria që Evans ndjell, është e njohur për të gjithë ata që e kanë vizituar anën romake të Britanisë. Është një vizion i humbur i një Evrope të bashkuar, me një gjuhë, me planifikimin e qyteteve, dhe linjat e komunimit të përbashkëta të një shteti. Nuk do jetë shumë e vështirë të imagjinohen ushtarët Ilirë të kenë shërbyer në Murin e Hadrianit që ndodhen në veri të Britanisë moderne, dhe ushtarët britanik të asaj kohe të shërbenin në Dardaninë mesdhetare. Dy mijëvjeçarë kanë kaluar, dhe ne sapo i rizbulojmë si diçka të përafërt me kultura të këtilla. Evans është gjithashtu i ndjeshëm për Ilirinë e kohës së tij. I pajisur me njohurine e gjuhëve bashkëkohore sllave të Balkanit, dhe të gjuhës shqipe, ai dëgjon dhe respekton traditat vendore të gojëdhanave nëpërmjet së cilave gjen shumë dëshmi gjuhësore për saktësuar historinë e këtyre popujve. Ai vë re mbijetesen e tingullit “k” të latinishtes në gjuhën e sotme shqipe, një tingull i cili “deri në shekullin e XVI ishte zbutur të tingullojë si “c” në Gaul. Lexuesi i këtij libri aq sa të rëndësishëm dhe ndriçues, do mund të vejë re trashëgiminë e varrosur të latinishtes në gjuhën moderne shqipe; është një minutë vezullues dhe 61/2006

në mënyrën Evaneske, mirënjohja për të parë në përshkrimin bashkëkohor të Terra Motus, që pat shkatërruar qytetin e Shkupit të lashtë në vitin 518, origjinën e fjalës bashkëkohore shqipe termet. Festivali i vitit të ri latin në Kalendae ruhet dhe përfaqësohet sot e kësaj dite në Gegnishten e folur me fjalën Kallnuer, dhe festivali i lashtë Latin i quajtur Rosalia, vazhdon të ruhet me emrin Rrëshajët. Përshkrimet që Evans u bën udhëtimeve të tij nëpër Dardani – Kosova e sotme – janë vërtet ndriçuese. Atëherë, ashtu siç edhe në kohët tona, Ballkani çmohej për pasuritë nëntokësore. Evans i pëshkruan qartësisht kushtet e mjerueshme që duroheshin në minierat e Dalmacisë, në të cilat punoheshin nga grupazhe sllavësh për muaj të tërë në thellësi të tokës pa parë dritë dielli. Evans gjuthashtu sjell para lexuesit, mbijetesen e emrit të lashtë Dardanian të Ulpjanës, që në Kosovën bashkëkohore njihet si Lipjani, që dikur ishte një pikë kyçe në luginën ndërmjet Danubit e Vardarit dhe ndërmjet Naissus (Nish) dhe Lissus (Lezhë). Gjithashtu, punimet romake prej guri, që vazhdojnë të jenë vizive në muret e kishës vendore aktuale, janë dëshmi të patjetërsueshme që faktojnë rëndësinë kishtare të Ulpjanës së lashtë. Mbasi Evansi pat gjurmuar rrugën romake nëpër bjeshkën e Kaçanikut deri në pjelloret e Vardarit, ai arriti

aty ku gjindeshin rrënojat e Shkupit romak, afër fshatit Zllokuqan. Evans e identifikon Shkupin me Kryeqendrën e ndërtuar nga Perandori i lindur në Iliri Justiniani (537 – 565), dhe i quajtur “Justiniana Prima” Justiniani i Parë, dhe të emëruar me emrin e tij. Kjo Kryeqendër ishte edhe lulëzimi i fundit i kulturës romake në Ballkan. Shkupi pat kaluar në duart e sllavëve rreth vitit 695, kur refugjatët e qyteteve të Dardanisë u larguan dhe qenë përplasur në muret e Selanikut. Një popullatë që fliste latinisht u qëndroi dyndjeve sllave me një ekzistencë të tkurrur Shekuj më vonë, shoqëruesi i reporterit dhe i aktivistit britanik Arthur Evans në afërsi të Preshevës, njëfarë Mustafaje, u pat befasuar nga ngjashmëria që gjuha e tij amtare, shqipja, kishte me gjuhën e punëtorëve italianë të hekurudhave; “Albanian, Italian, and Vlach ar all the same.” Ky libër është një investim dhe dhuratë e bukur me kopertinë të fortë, me shkrimet, shënimet, hartat, vizatimet e riprodhuara nga publikimet origjinale, sjell në dritë civilizimin e zhdukur romak të Ilirisë së lashtë, të mbështjellur në epokën e mrekullueshme viktoriane të kërkimeve, në një kohë kur përmbledhjet e të kaluarës klasike shtrihen në një karst të pjekur nga dielli. Nga anglishtja: Alban Bytyqi 69


Monumenta Bota jonë Albanica

Perandorët Justini dhe Justiniani

Dy kolosët e Dardanisë Në gjysmën e parë të shekullit VI Dardania u rikthye në qendër të vëmendjes së historiografisë bizantine. Dy dardanë, Justini dhe Justiniani, arritën të bëhen perandorë të Bizantit. Sundimi i Justinianit shënoi një ringritje të Bizantit në shkallën e një fuqie botërore. I ardhur nga tradita provinciale romake e perëndimit, ishte perandori i fundit bizantin i cili përdori latinishten si gjuhë zyrtare. Legjislacioni i famshëm i Justinianit mbetet ende sot në bazën e ligjeve të pjesës më të madhe të vendeve evropiane Luan Përzhita izanti është një emër i pashlyer në historinë botërore, vendosur në Azi, ishte një port i shkëlqyer natyror dhe një kështjellë e pathyeshme. Historia e kësaj perandorie gjigante fillon me Konstandinin e Madh, i cili e meritoi këtë titull pasi mori dy vendime epokale; shpalljen e krishterimit si fe zyrtare, dhe transferimin e kryeqytetit nga Roma në Bizant, në qytetin që për gjashtëmbëdhjetë shekuj me radhë do ta mbajë emrin e tij, Konstandinopol. Vetëm pas dy shekujve pas vdekjes së Konstandinit, në krye të Perandorisë Bizantine do të jenë dy kolosë dardane - Justini dhe Justiniani.

B

Në majat e Perandorisë Justini u bë perandor i Bizantit gjatë viteve 518-527. Ai lindi në rajonet ilire të Ballkanit Perëndimor, në Dardani. Duke kërkuar karrierë në shërbimin ndaj Perandorisë Bizantine, ai u zhvendos në Kostandinopojë, ku arriti të ngrihej në pozicionin e komandantit të gardës perandorake, nënë Anastasius I. Pas vdekjes së Anastasit I, në 518, Justini u zgjodh si trashëgimtari i tij në fronin perandorak. Sipas legjendës thuhet se Anastasi kishte një kërshëri të madhe të mësonte se cili nga tre nipat e tij do t’i zinte vendin. I ftoi të tre për drekë dhe për secilin përgatiti nga një shtroje për të pushuar pas ngrënies. Në njërin jastëk futi një pusullë ku qe shkruar Regnum - kush do të mbështeste kokën në atë jastëk do të trashëgonte fronin. Por dy nga nipërit u shtrinë në të njëjtin shtrat, duke lënë bosh shtratin që kishte 70

Justinian afresku

pusullën. Atëherë Anastasi vendosi që cili nga nipat do të shkelte i pari në mëngjes në dhomën perandorake, do të ishte pasuesi i tij. Hyri Justini, komandanti i rojave. Anastasi uli kokën, ishte vullneti i Zotit. Por në të vërtetë, ngritja e Justinit në fuqi ishte e njëjtë me atë të shumë perandorëve të tjerë. I vetmi fakt që ndryshonte ishte mosha rreth 70-të në kohën kur ai pasoi Anastasin I. Aftësitë e tij si ushtarak duket se kishin qenë të vetmet rekomandime për pozicionin e tij të ri. Ishte i sigurt në vetvete, ambicioz dhe dinak. Ushtria e donte dhe e respektonte. Karta e tij më e fortë ishte nipi Justiniani. I padjallëzuar në politikë, ai gjithnjë ia delegonte pushtetin politik nipit të tij, i cili më vonë do të njihej si Justiniani I. Politika më e rëndësishme e ndërmarrë prej Justinit, nën drejtimin e nipit të tij, ishte aleanca me përkrahësit e Kishës katolike romake në Romë. Ribashkimi i Kishës së Lindjes dhe

asaj të Perëndimit, i arritur nën Papa Hormisda më 519, i dha fund luftës prej gati 35 vjetësh. Viti i hipjes në fron të perandorit të parë dardan, Justinit, qe vit fatkeqësie për vendlindjen e tij, pasi nga tërmetet e fuqishme dhe të vazhdueshme që ranë në Dardani u shkatërruan 24 kështjella. Dy nga këto u fundosën së bashku me banorët. U shkatërrua krejtësisht edhe qyteti kryesor i provincës, Skupi. Në një largësi prej tridhjetë miljesh toka u hap me një gjerësi prej dymbëdhjetë hapash dhe u bë, kështu, një hendek i thellë, ku ranë shumë nga qytetarët e kështjellave. Mbretërimi i Justinit po kërcënohej nga sllavët që sulmuan Ballkanin, si dhe nga persianët, megjithëse me ta kishte lidhur një traktat paqeje në vitin 505. I ndërgjegjshëm për moshën e tij, ia delegoi pushtetin pasuesit të tij brilant, Justinian I. Më 527 Justini u sëmurë rëndë nga një plagë e vjetër që e kishte marrë në fushatat e mëparshme dhe vdiq 4 muaj më vonë. 61/2006


MonumentaBota Albanica jonë

Teodora

Sundimi i Justinianit shënoi një ringritje të Bizantit në shkallen e një fuqie botërore për kohën Justiniani I (482-565), i njohur si i Madh, called perandor bizantin (52765), i cili e shtriu pushtetin e tij në perëndim, monumentalizoi Kostandinopojën dhe përfundoi kodifikimin e ligjit Romak. Emri i tij i plotë është Flavius Petrus Sabatius Justinianus. Nipi i Justinit I, Justinian, i lindi në Iliri dhe u edukua në Konstandinopojë. Më 518 ai u bë administrator dhe Justini e shpalli pasuesin e tij. Ai u martua me Teodorën, dhe në vitin 523, pas vdekjes së xhaxhait të tij, Justiniani u shpall perandor. Menjëherë pas ardhjes në fuqi, Justiniani inauguroi një politikë reformimi të Perandorisë Romake, pjesa perëndimore e së cilës ishte humbur për shkak të invazioneve barbare të shek. V. Sapo u kurorëzua, perandori ngriti një përmendore në kujtim të dy martirëve, shenjtët Sergo dhe Bak, kaq origjinal dhe madhështor ishte sa edhe sot e kësaj dite vjen i dyti në Kostadinopojë, pas Shën Sofisë. Fronti lindor i perandorisë ishte siguruar nga një “paqe e përhershme” me Persinë e arritur në 532. Trazirat e brendshme u eliminuan falë gjeneralit të madh Belisarius. Në 533 një ushtri perandorake u drejtua kundër Mbretërisë Vandale në Afrikën e Veriut, e cila iu ribashkua perandorisë në 534. Vitin që pasoi një tjetër ushtri perandorake sulmoi ostrogotët në Itali, të cilët arritën t’i mbijetojnë asgjësimit edhe për 20 vjet të tjera. Një fushatë e tretë, kundër vizigotëve, 61/2006

solli rimarrjen e Spanjës juglindore. Kështu falë perandorit Justinian, pjesa më e madhe e territorit të mëparshëm romak në detin Mesdhe, me përjashtim të Galisë dhe Spanjës, u bë sërish pjesë integrale e perandorisë, pavarësisht nga vazhdimi i luftës me Persinë më 540 dhe infiltrimi gradual i sllavëve në Ballkan. Perandoria e centralizuar parë në syrin e Justinianit, kërkonte një sistem uniform ligjor. Për pasojë, një komision perandorak, i kryesuar nga një jurist i njohur Trebonianus, punoi për gati 19 vjet për të mbledhur dhe sistemuar ligjin ekzistues romak. Puna e tyre u inkorporua në Corpus Juris Civilis, i njohur edhe si Kodi i Justinianit,

rin e shtetit, duke siguruar fonde të mëdha për ndërtime ushtarake dhe publike. Të gjitha këto vepra u shkruan në latinisht dhe Justiniani i ardhur nga tradita provinciale romake e Perëndimit ishte perandori i fundit bizantin, i cili përdori latinishten si gjuhë zyrtare. Ai ishte njëkohësisht perandori që adaptoi përfundimisht krishterimin si religjion të vetëm të shtetit bizantin. Justiniani gjatë kohës së mbretërimit të tij kishte arritur t’i kthente perandorisë kufijtë e dikurshëm, ta kthente Mesdheun në një liqen romak dhe kishte vendosur një unitet në Kishën e Krishterë. Justiniani kishte një energji që i linte pa gojë vëzhguesit dhe një energji të pashtershme në punë. Si rrallë kush dinte të kujdesej për pamjen e tij, duke u marrë mendjen shtetasve me një shkëlqim që donte të ishte pasqyrë e lavdisë perandorake. Programet e ndërtimeve madhështore në tërë perandorinë, vepra të tilla si kisha e Shën Sofisë, Shën Irenës, si dhe ai xhevahir i çmuar siç ishte kisha e Shenjtorëve Sergo e Baku, i ndërruan faqen Konstandinopolit, i cili në këtë kohë u bë porti kryesor i tregtisë ndërmjet Evropës dhe Azisë. Në vitin 552, kur disa murgj sollën në Orient vezët e krimbit të mëndafshit, Jusatiniani ngriti menjëherë industrinë e mëndafshit e cila u bë një ndër më fitimprurëset e perandorisë. Justiniani e la perandorinë të pasur me vepra publike, zgjeroi kufijtë, thjeshtoi dhe i bëri më të përdorshëm ligjet. Ai

Monedhë e Justinianit

i shpallur më 534, të cilit më vonë iu shtuan edhe dekrete të reja, ose Novellae. Ky legjislacion i famshëm mbetet ende sot në bazë të ligjeve të pjesës më të madhe të vendeve evropiane. Në të njëjtën kohë me kodifikimin e ligjeve, Justiniani u përpoq të kufizonte edhe abuzimet administrative. Bëri një reformë financiare dhe mbushi thesa-

punoi pa u lodhur e pa pushim, si pak sovranë të tjerë në histori. Gjurmët e tij në perandori kurrë nuk u shlyen.

Pak fjalë për Teodorën Teodora, perandoreshë e Bizantit, ishte një përkrahëse e flaktë e fesë së krishterë. Asokohe, Teodora ishte 71


tridhjetë e pesë vjeçe kur Justiniani u dashurua pas saj, e më pas vendosi të martohej. Megjithëse e ëma e Justinianit, Helena, e kundërshtoi këtë martesë, pas vdekjes së saj, në vitin 524, Justiniani u martua me Teodorën në vitin 525 në katedralen e Shën Sofisë. Dy vjet më vonë, më 4 prill 527, u kurorëzuan bashkëperandor dhe bashkëperandoreshë dhe kur më 1 gusht Justini plak vdiq, u bënë sovranët më të lartë të Perandorisë bizantine. Teodora nuk ishte thjesht gruaja e perandorit, pasi vetë Justiniani kishte vendosur që ajo të mbretëronte në krah të tij, të merrte vendime dhe ta këshillonte për punët më të rëndësishme të shtetit. Ajo ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për fatet e Perandorisë bizantine, kryesisht në pikat më delikate të ngjarjeve të shumta historikë që kaloi sundimi i Justinianit. Teodora shumë herë ka marrë vendime që kanë ndikuar në krijimin e hartës politike të Evropës së sotme. Në grushtin e shtetit të 13 janarit të vitit 532, të njohur në histori me emrin Nika, që u organizua kundër Justinianit, nga opozita e asaj kohe në Hipodromin e Konstandinopojës, kryengritësit i vunë flakën qytetit së bashku me dy kishat brilante të asaj kohe, të Shën Irenës dhe Shën Sofisë. Përballë kësaj lëvizjeje masive Justinianin e këshilluan që të lëshonte kryeqytetin. Teodora ndërhyri dhe tha: Nëse arratisja qenka e vetmja mundësi shpëtimi, unë nuk do ta pranoj. Vdekja vjen bashkë me lindjen tonë, por kush ka mbretëruar s’ka sesi të jetojë pa dinjitet

Foto: Selim Pacolli

Bota jonë Albanica Monumenta

Harilaç (Prishtinë) - Fillimi i gërmimeve në njërën nga 68 kështjellat të ndërtuara nga Justiniani në Dardani

dhe pushtet. I lutem qiellit që të mos jetojë asnjë ditë të vetme pa diademën dhe porporën dhe të mos shohë më dritën nëse nuk përshëndetem si mbretëreshë. Nëse ti o Cezar vendos të arratisesh, ke përfitime: shiko detin, ke disa anije; por dridhu nga mendimi që dëshira për të jetuar do të të nënshtrojë para një mërgimi përbuzës dhe një vdekjeje të padenjë. Unë nga ana ime po i përmbahem thënies së vjetër: froni është një varr i lavdishëm. Brenda pak kohësh u vranë 30.000 kryengritës duke vendosur rendin dhe qetësinë në kryeqytetin bizantin.

Ndërtimet në Dardani ...shënuan fillimin e zbatimit të një programi të gjerë fortifikimesh, të cilat

synonin të frenonin dyndjet sllave. Gjatë sundimit të Justinianit, Dardania u kthye në një kantier ndërtimi. Ai ktheu fshatin e tij të lindjes Taurin, pranë kështjellës së Bederianës, në një qytet të lulëzuar.

Prokopi na njofton se ....Ai e rrethoi këtë në një kohë të shkurtër me një mur në formë katrori dhe ngriti katër kulla në katër qoshet, prej të cilave mori emrin Tetrapyrg. Ai themeloi këtu pranë një qytet madhështor që e quajti Justiniana Prima... Perandori ndërtoi këtu një ujësjellës madhështor, me qëllim që të kishte ujë për të gjitha stinët. Ai ka lënë gjurmë të lavdishme të madhështisë së tij në ndërtimet, me të cilat e ka stolisur qytetin, me tempujt, shëtitoret, sheshet publike, fontanat, pallatet, banjat dhe dyqanet. Më në fund ai e bëri këtë një qytet të madh, shumë të populluar dhe të pasur, në një mënyrë të tillë, që jo vetëm u ngrit në dinjitetin e metropolit, por u zgjodh edhe si qendër e kryepeshkopit të ilirëve. Njëkohësish Justiniani urdhëroi rindërtimin e Bederianës dhe të Ulpianës, së cilës i ndërroi emrin në Justiniana Secunda. Për nder të ungjit të tij ai themeloi edhe qytetin Justinopol. Një qytet të tretë me emrin Justinianopol ai e ndërtoi edhe në Epir mbi rrënojat e qytetit Hadrianopol, në luginën e Dropullit(Gjirokastër).

Ndërtimet në Konstandinopol

Ulpiana - (Justiniana Secunda) qytet i rindërtuar nga Justiniani

72

Kryeqyteti ishte bërë shkrumb e hi nga lufta dhe djegiet që kishin bërë kryengritësit, në janar të vitit 532, 61/2006


MonumentaBota Albanica jonë që u organizua kundër Justinianit. Shën Sofia do të bëhet kryevepra e ndërtimeve në qytetin metropol. Më 23 shkurt të vitit 532 punëtorët i qenë përveshur punës për të ndërtuar kishën e tretë dhe të fundit të Dijes Hyjnore. Arkitekt të saj ishin dy gjeni, Antemio i Tralës dhe Izidori i Miletit, që realizuan projektin në më pak se gjashtë javë. Në një kronikë të kohës mësojmë se u angazhuan 5000 punëtorë në anën veriore dhe 5000 të tjerë në anën jugore.

Ja si përshkruhet shkëlqimi i kishës së Shën Sofisë: Mrekullinë më të madhe e përbënte magjia e kupolës, e një lartësie dhe gjerësie të paparë, një sferë konkave me plot dyzet dritare nga të gjitha anët, që e bënin të dukej si e varur në qiell me një purtekë floriri. Pastaj ishte mobilimi i brendshëm: ikonostasi prej 17 metra i gjatë; altari i veshur me ar dhe gurë të çmuar: amvona rrethore që shkëlqente e tëra nga mermerë: llambadarë të panumërt. Ndër reliktet më të çmuara ishte Kryqi i Vërtetë që e kishte sjellë nga Jerusalemi perëndesha Helenë. Pastaj ishin pëlhurat me të cilat qe mbështjellë Krishti gjatë darkës së fundit bashkë më apostujt. Në 27 dhjetor të vitit 537, pra vetëm pas 5 vjetësh, kur Justiniani inauguroi kishën, heshti për një kohë të gjatë dhe tha:- Salamon, ta kalova.

Malala, një shkrimtar i kësaj kohe, e përshkruan kështu pamjen e perandorit Justinian ... ishte i shkurtër, me shpatulla të gjera, me hundë të drejtë, bardhosh, me flokë të dredhura, pak të rëna, me fytyrë të rrumbullakët, i bukur, i qeshur, me flokë e mjekër të thinjur, mbrojtës shpirtmadh i besimit katolik.

Vitet e fundit të Justinianit Monedhë me portretin e Perandorit Justin

duash të shprehësh me stilin tim të ulët madhështinë e ndërtimeve të perandorit Justinian...Unë do të filloj me atdheun e perandorit, meqenëse me të drejtë ai mban vendin e parë në historinë time, ashtu sikurse dhe në perandori. Dhe me të vërtetë, ai është i vetmi ndër të gjitha qytetet që mund të krenohet që nxori dhe rriti një perandor, veprat e të cilit është vështirë të tregohen me gojë dhe të shkruhen me fjalë. Një autor tjetër, Agathia, thotë se .... atdheu i tij ka qenë qyteti ilir, i cili prej kohërave është quajtur Bederiana, e më vonë iu shndërrua emri në Justiniana Prima. Mbi origjinën e vendlindjes së Justinianit është shprehur edhe Joani i Antiokisë i cili shkruan. ....Justini nga Bederiana, kështjella e cila i afrohet Naisit.

Në pranverën e vitit 542 perandoria u godit nga epidemia e murtajës, një ndër më shfarosëset në historinë e Bizantit. Edhe perandori u sëmurë dhe për javë të tëra luftoi me vdekjen. Justiniani nuk kishte trashëgimtar. Deri në shërimin e plotë të tij në atë periudhë qeveriste Teodora. Tashmë ishte 73 vjeç dhe e vetmja gjë që i interesonte ishte kisha dhe si një bizantin i vërtetë i kishte fort për zemër dhe e çlodhnin debatet teologjike. Aty nga fundi i vjeshtës, më 14 nëntor të vitit 559, vdiq papritur. Para se të vdiste, ai la si trashëgimtar nipin e tij Justinin. Me vdekjen e Justinianit kishte përfunduar një epokë. Ai ishte perandori i fundit i vërtetë romak që u ul në fronin e Bizantit, i cili sundoi me mendësinë e një latini dhe arsyetonte me logjikën e perandorisë së lashtë romake.

Historianët e kohës mbi origjinën e Justinit dhe Justinianit Diku tek dardanët evropianë të cilët jetojnë përtej kufijve të epidamnasve, pranë fortesës Bederiana, gjendet një fshat me emrin Tauris, ku ka lindur perandori Justinian, themeluesi i perandorisë botërore Historiani i oborrit mbretëror, bashkëkohës i Justinianit, Prokopi i Çezaresë, në librin Mbi ndërtimet shkruan edhe për origjinën e perandorit Justinian – Në qoftë se është rrezik të lundrosh në një det të egërsuar me një barkë të pajisur keq, nuk është më pak e guximshme të 61/2006

Katedralja Shën Sofia në Konstandinopol (Stamboll sot)

73


Monumenta Bota jonë Albanica

Udhëpërshkruesi Evlia Çelebi Shyqri Nimani rientalisti i famshëm vienez Josef von Hammer, në fillim të shekullit XIX zbuloi katër vëllimet e para (nga dhjetë sosh) të veprës Seyahatname të udhëpërshkruesit zëmadh turk, Evlia Çelebi. Është e pabesueshme që një autor aq i rëndësishëm të ketë qenë i harruar për një kohë aq të gjatë madje edhe ndër shkencëtarët turq. Ç’është e vërteta, një shënim i shkurtër për Evliya Çelebi Seyahatnamesi mund të gjendej në Islam An siklopedisi të shkruar nga Reşad Ekrem Koçu. Ndërkohë, më 1815 në veprën madhore Des Osmanischen Reiches Staatsverfassung und Staatsverwaltung, Josef von Hammer, ndër të tjera, shkruante: “Edhe sot në letërsinë osmane ekziston një vepër me rëndësi statistikore dhe gjeografike, e cila deri më tash nuk i është e njohur Evropës, madje as nga emri. Ajo vepër nuk mund të gjendet, as në librari, as në biblioteka publike. Mirëpo, ajo mund të radhitet ndër veprat më të rëndësishme të letërsisë osmane. Ky është udhëpërshkrimi i Evlia Çelebiut, turkut të shkolluar dhe njeriut afarist praktik, i cili, i shtytur nga dashuria e përhershme për të udhëtuar, gjatë dyzet vjetësh i ka kaluar anembanë trevat e largëta të Perandorisë Osmane që nga sundimi i Muratit IV, deri te Sulltan Mehmeti IV, dhe në moshë të thellë ka përpiluar udhëpërshkrimin dhe ditarin e përjetimeve të veta”. Për herë të parë në shkencën turke ishte Sami Frashëri, i cili në veprën e tij madhore Kâmûs al-àlâm – Dictionaire universel d’histoire et de geographie (1889), kishte dhënë shënime për Evlia Çelebiun dhe udhëpërshkrimin e tij. Ashtu si Hammer, edhe Sami Frashëri nuk kishte të dhëna se Evlia Çelebi kishte përkryer një korpus kapital prej dhjetë vëllimesh. Dhe së fundi, për befasi të këndshme të gjithmbarshme, botohet lajmi në gazetën e Stambollit “Ikdam” (1896) se është zbuluar kompleti Seyahatname në dhjetë vëllime të trasha. Dhe, brenda një intervali mjaft të gjatë

O

74

kohor, arrihet të botohen të gjithë dhjetë librat e kompletit Seyahatname me shkronja latine në turqishten bashkëkohore (1938). Që atëherë interesimi për veprën madhore të Evlia Çelebiut është i jashtëzakonshëm: përkthehen në shumë gjuhë evropiane sidomos pjesët dhe kapitujt që kanë të bëjnë me vendet përkatëse nën Perandorinë Osmane. Përkthejnë hungarezët, kroatët, boshnjakët, serbët…Ndërkaq, më 1930 kemi dy botime të përkthyera në shqip dhe gjermanisht që kanë të bëjnë me trojet shqiptare të përfshira në Seyahatname, atë të Sali Vuçiternit: Shqipnia para dy shekujsh, shtypshkronja “Shkodra” – Tiranë 1930 dhe të Franc Babinger: Ewlija Tschelebi’s Reiswege in Albanien, Berlin 1930. Në botimin e Sarajevës me titull Evlija Čelebi: PUTOPIS-ODLOMCI O JUGOSLOVENSKIM ZEMLJAMA (1967) në përkthim të Hazim Shabanoviqit përfshihen edhe trojet etnike shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Dhe së fundi kemi librin EVLIYA ÇELEBI IN ALBANIA AND

ADJACENT REGIONS (KOSOVO, MONTENEGRO, OHRID), botuar paralelisht në turqisht dhe anglisht të përgatitur nga Robert Dankoff dhe Robert Elsie, Brill-Leiden-Boston, Köln, 2000. Evlia Çelebi lindi në Stamboll më 25 mars të vitit 1611 (më 10 të muharemit 1020, hixhri) në lagjen Kasim Pasha. Por, emri i tij i vërtetë dhe i plotë është Evliya ibn Derviş Mehmed Zilli. Ai njihet gjithashtu edhe me emrin Evlia Efendi; Çelebi si edhe Efendi janë emra konvencionalë me të cilët atëbotë quheshin njerëzit e arsimuar që nënkuptonin kryesisht epitetin zotëri. Evlia Çelebi ka prejardhje nga një familje e vjetër turke e cila prej kohësh jetonte në qytetin Kutahi të Anadollit. Ndërkohë, pas pushtimit të Konstantinopojës (Stambollit) më 1453 familja vendoset në këtë qytet. E ëma e Evlias vinte nga fisi i abazëve të Kavkazisë. Gjatë sundimit të Sulltan Ahmedit I (1603-1617) e sjellin në oborrin perandorak me ç’rast martohet me eprorin e argjendtarëve perandorakë Dervish Mehmed Zillin. I ati i Evlias me gjasë ishte i respektuar në oborr. Sipas rrëfimeve të vetë Evlias, babai i kishte shërbyer dhjetë sulltanët – nga Sulejman Madhështori (1520-1566) e deri tek Ibrahimi i krisur (1640-1648) dhe kishte vdekur më 1648 në moshën 117 vjeçare. Pas shkollës fillore (mekteb) Evlia Çelebi kishte vijuar medresenë e shejhylislamit, Hamid Efendiut. Në mesin e një numri të madh mësuesish Evlia Çelebi përmend edhe Dervish Omerin, mësuesin e tij të njohur të muzikës. Por, mësuesi i tij më i rëndësishëm ishte imami i oborrit perandorak, Evlia Mehmed-efendiu, tek i cili kishte mësuar njëmbëdhjetë vjet. Si rrjedhojë, Evlia kishte mësuar të recitonte saktësisht dhe përmendsh Kur’an-in në shtatë dialekte arabe. Kështu, ai ishte bërë hafëz – për ta ditur Kur’an-in përmendsh. Atëbotë, kur Evlia Çelebi me zërin e tij të bukur dhe melodik po recitonte në Aja Sofi, më 26 të ramazanit 1045 (4 mars 1636) – kishte magjepsur Sulltan Muratin IV dhe ishte ftuar në oborrin perandorak për të vijuar shkollimin. 61/2006


MonumentaBota Albanica jonë Por, pas dy vjetësh largohet nga oborri perandorak si spahi i thjeshtë me meditje prej dyzet akçesh. Këtu e tutje do të fillojë të vijë në shprehje natyra e shpirtit të tij për një jetë të lirë dhe të vrullshme që do t’i japë emërtimin “udhëtari botëror” (seyyah-i alem), “joshtinjaku Evlia” (Evliya bi riya) ose “miku dhe zbavitësi i njerëzve” (nedim-i adam). Sidomos i pëlqente ky i fundit. Dëshira e flaktë për të udhëtuar, për të zbuluar dhe për t’u pajisur me njohuri nga më të ndryshmet – për Evlia Çelebiun do të bëhen aspirata të pashuara jetësore. Nga udhëtimi i tij i parë, kur ishte djalosh njëzetvjeçar, deri në ditët e fundit të jetës së tij bukur të gjatë, Çelebi do të udhëtojë gjithandej nëpër të gjitha shtrirjet e Perandorisë Osmane. Këto fushata do t’i ndërmarrë vetëm apo në përcjellje të burrështetasve të mirënjohur perandorakë. Sidomos, në kohën kur në postin e kryeministrit do të qëndrojë kushëriri i tij, Melek Ahmet pasha. Meqë ishte njeri i vullnetit të mirë, i jetës së lirë dhe të pavarur, Evlia Çelebi asnjëherë nuk ishte lidhur me punë të përhershme shtetërore. Si estet, vizatues, poliglot (pos turqishtes, arabishtes dhe persishtes, zotëronte greqishten, latinishten dhe sirkishten) dhe kaligraf i shquar që ishte – nuk kishte interesim të bënte çfarëdo karriere intelektuale. Ai i kishte të gjitha mundësitë për të arritur caqe të ndryshme me anë të lidhjeve familjare ose me ato njohje të afërta me personalitete të shumta me ndikim të madh: sulltanesha, vezirë, pashallarë… siç ishte kryeministri (me prejardhje shqiptare) Çuprili Mehmet pashai. Dhjetë vëllimet e tij kapitale të Seyahatname-s janë një thesar me të dhëna nga më të lloj-llojshmet dhe shumë të çmueshme historike, kulturore, gjeografike, ekonomike dhe etnografike që kanë të bëjnë me një shtrirje shumë të gjerë kohore dhe hapësinore të Perandorisë Osmane gjatë pesë shekujsh. Në Seyahatname, ndërkaq, mund të gjenden edhe të dhëna të gabueshme të cilat mund të kenë ndodhur nga përshkruesit e ndryshëm të veprave të Çelebiut. Por, në raste të caktuara, Evlia Çelebi karakterizohet njeri me bestytni të madhe: në përshkrimin e legjendave, çuditërive, shpjegimin e ëndrrave…, gjë që ishte në përputhje të plotë me kohën në të cilën ai jetonte. Nga ana tjetër, edhe përkthyesit e 61/2006

ndryshëm të Seyahatname-s të cilët i kemi studiuar, aty-këtu i shmangen – me qëllim apo pa të – përkthimit të disa fjalive të cilat janë shumë të rëndësishme. Në këtë drejtim po përmendim rastin e Sali Vuçitërnit i cili nuk i ka përkthyer disa fjalë e fjali të shënuara në gjuhën shqipe që kanë të bëjnë me sharjet shkodrane. Apo, rastin kur Hazem Shabanoviqi nuk e përkthen në boshnjakisht një fjali të rëndësishme që ka të bëjë me bukurinë e famshme të rinisë së Prishtinës. Për shkak të klimës së mirë, njeriu mund të gjejë këtu djem dhe vajza që janë të famshëm anembanë trojeve osmane për bukurinë e tyre”. Si poliglot që ishte, Çelebi mund ta ketë mësuar sadopak edhe gjuhën shqipe. Aq më tepër kur ai kishte vizituar trojet shq-

Shkup, ai thotë: “Populli i Shkupit flet gjuhën shqipe dhe gjuhën e Rumelisë, me një stil të folmeje që është karakteristik për këtë qytet [gjuhës osmane-turke].” Pastaj, Çelebi përmend edhe numrin e madh të shqiptarëve (eşki) të Manastirit në Maqedoni. Për Kotorin e Malit të Zi Çelebi shkruan se e rrethojnë male të larta “gjysma e të cilave emërtohet Mali i Zi (Kara Dag) ndërsa gjysma tjetër Kelmendase. Në to banojnë dyzeteshtatë mijë shqiptarë të armatosur trima, të cilët më parë i takonin sanxhakut të Shkodrës. Që nga lufta e Kretës, ata i nënshtrohen venedikasve. Ata i ndihmojnë qytetit të Kandisë. Në kepin njëkilometërsh gjenden shtatë kështjella dhe që të gjitha i nënshtrohen venedikasve, kështu që kapedanin e kanë venedikas, ndërsa ushtria e tyre janë shqiptarët.” Çelebi na informon

Liqeni dhe kalaja e Shkodrës

iptare tri herë gjatë dhjetë vjetësh: më 1660, 1662 dhe 1670. Kur ai me një korrektësi mjaft të madhe i kishte shënuar disa fjalë dhe fjali shqipe me alfabetin arab. Është interesant kur ai për emërtimin e Podgoricës shkruan: Lisān-i Arnavudca ----- demekdir (Emri është shqip dhe do të thotë -----), duke mos e shënuar domethënien e tij, siç ndodh në shumë raste në Seyahatname. Evlia Çelebi na jep të dhëna të jashtëzakonshme për praninë e shqiptarëve në afërsi dhe largësi të trojeve etnike të pastra shqiptare. Kështu, gjatë përshkrimit të vizitës që i kishte bërë Splitit në Kroaci, duke shkruar për anijet grandioze të ankeruara në limanin e këtij qyteti, thotë: “Në anën e mbrapme dhe të përparme të anijes rrinë të gatshëm treqind luftëtarë dhe ekspertë (iš erleri) kroatë, sllavonë, korushkanë, malazias, kelmendas, shqiptarë dhe uskokë”. Ndërkaq, kur shkruan për gjuhën që flitet në

se edhe në Tivar dhe Ulqin jetojnë trimat shqiptarë. Në Tivar, shkruan Çelebi, “Të gjithë ata janë trima të guximshëm shqiptarë, të cilët me fregatat e tyre pareshtur sulmojnë vilajetin e Puljas, bregdetin e Klorës, qytetet rebeluese venedikase dhe hajdutët malazias dhe kelmendas. I sulmojnë ata dhe kthehen shëndosh me prenë në qytetin e tyre, të ngopur, dhe kurrë nuk kthehen duarthatë. Në çdo rast ata duhet të vijnë prej dikah me ndonjë fitim.” Për Ulqinin, ndër të tjera, kështu na informon Çelebi: “Këtë qytet e ruajnë, pos ekipazhit të qytetit, shtatëqind luftëtarë shqiptarë. Edhe ata janë që të gjithë të vyeshëm, të guximshëm, krenarë dhe djelmosha trima. Shumica e ushtarëve të tyre janë fregatëxhinj. Duke qenë se ky qytet gjendet buzë detit, për këtë në gjiun e qytetit gjenden njëzet fragata. Këtu vinë djelmosha të vendosur shqiptarë nga kasabatë e tjera, futen në fregata dhe plaçkisin, rrëmbejnë dhe shkretërojnë bregdetin 75


Bota jonë Albanica Monumenta

e armikut. Duke sjellë pasuri të shumta dhe robër të zgjedhur kthehen në Ulqin si ngadhnjimtarë dhe ia japin sanxhakbegut të dhjetën e plaçkës.” Është me interes të kuptohet, mbase më shumë është enigmatike, përse Çelebi shkruan në dy raste se në Shtip (Maqedoni) - “nuk dinë shqip” dhe se në Ohër - “…nuk dinë fare shqip, sepse Rumelia nuk është e banuar me shqiptarë (Arnabudistan).” Nga Çelebi madje mësojmë se edhe në Osijekun e largët të Kroacisë, me rastin e parakalimit të ushtrive osmane para tentës së kryeministrit (sadriazemit) me prejardhje shqiptare Çuprili Fadil Ahmet pashait – në mesin e këtyre ushtarëve gjendeshin: “…edhe shqiptarë, të cilët secili në vete i ngjante një luani të vjetër.” Çelebi na befason edhe me një enigmë tjetër kur thotë se emri i qytetit Klobuk (Kolibruk) në gjuhën shqipe do të thotë: “Ç’është mirë të bëhet.” Ndërkaq, sa u përket të dhënave të Evlia Çelebiut për trojet etnike shqiptare, mendim të mirëfilltë kanë dhënë Robert Dankoff dhe Robert Elsie, të cilët, pos të tjerash, shkruajnë: “Seyahatname ofron material të shëndoshë mbi historinë kulturore, folklorin dhe gjeografinë nga vendet të cilat i kishte vizituar Evliya Çelebi. Për Shqipërinë e shekullit XVII, dhe në veçanti për brendinë e vendit, është xeherore të informatash dhe është një punë e vlerave të jashtëzakonshme. Burimet e tjera për historinë shqiptare të kësaj periudhe janë të rralla. Ajo pak që ka mbijetuar nga analet e mjegullta të historisë së hershme shqiptare ka qenë e kompiluar nga Zamputi 1989, 1990. Në mesin e dokumenteve të këtilla janë legale edhe korrenspondencat tregtare me Venedikun dhe Raguzën (Dubrovnikun), raportet 76

kishtare dërguar Propaganda Fidës në Romë dhe regjistrat osmane. Të gjitha këto dokumente zbehen në signifikancë, ndërkaq, kur krahasohen me seksionet relevante të Seyahatname-s të redaktuar këtu”. Mbetet, që në të ardhmen, të përkthehen në shqip edhe të dhënat e Çelebiut për vendbanimeve etnike shqiptare të Çamerisë. Në vijim japim tekstet e tërësishme të Evlia Çelebiut për Shkodrën të cilat deri tash nuk qenë përkthyer mirë.

Qyteti i Shkodrës Nga këtu ne u nisëm kah perëndimi, duke kapërcyer lumin Drin, dhe udhëtuam për në qytetin e fortifikuar të Shkodrës. Ai është themeluar nga Aleksandri i Madh dhe kështu është quajtur Iskenderiyye (Aleksandri). Më vonë ai është rrëmbyer dhe është zmadhuar nga Spanja, pastaj ka kaluar nga mbreti i Puljas në duart e doxhëve të Venedikut. Kur Mehmet Pushtuesi mori lajmin e trishtueshëm se venedikasit kishin filluar të grabitnin dhe të plaçkitnin tokat rreth Shkupit, Prishtinës dhe Vushtrrisë, ai menjëherë vendosi ta qetësojë regjionin dhe, me të arritur me një ekspeditë të forcës së madhe, e pushtoi kështjellën nga venedikasit në vitin 883 (1478) pas një rrethimi dyzet ditësh dhe netësh. Pastaj e bëri kryeqytet të një sancaku të veçantë në eyaletin e Rumelisë, duke ia dhuruar si një pronë trashëguese (ocaklik) Jusuf Begut, sancakbegut të parë të Shkodrës. Që nga ajo kohë qyteti sundohej nga ajo familje. Guvernatori i tashëm, Mehmet Pasha, erdhi për të na takuar dhe na shoqëroi deri në kështjellë ku qemë të strehuar

në shtëpinë e rojtarit të kështjellës, ----Aga. Kur Mehmet Pasha i lexoi letrat e përmallshme nga Melek Pasha të cilat ia dhash unë, ai shprehu gëzimin. “Me vullnet të Perëndisë”, briti ai, “unë do t’i përmbush obligimet e mia dhe do ta shpaguaj borxhin tim brenda dhjetë ditësh dhe ju mund ta vazhdoni udhëtimin tuaj”. Ai ma dha një qese me kuruş 1) për shpenzimet e banjos dhe për ndërresa, më dha edhe tridhjetë shoqërues dhe shërbëtorë secili nga dhjetë kuruş. Ne shpeshherë shkonim te pallati i Jusuf-beg-zades në fshatin e quajtur Bushat, ku na pritnin mirë dhe kalonim kohë të mrekullueshme. Por ne gjithnjë ktheheshim në Shkodër, sepse të pafetë venedikas ishin nën armë. Gjenden tri Iskenderune apo Aleksandri në Perandorinë Osmane. Njëra është kjo Iskenderiyye shqiptare Shkodër (Arnavud Iskenderiyyesi). E dyta, e quajtur Iskenderun, është në bregdetin e Mesdheut një shteg karavanësh nga Alepi dhe shërben liman i qytetit. E treta është Aleksandria në Egjipt, e cila në greqisht quhet Aleksandria Pyrgos ose Kështjella e Aleksandrit. Sipas kanunit të Sylejman Kanit, begu ka një grant perandorak të vlershëm 459.200 akçe, plus 19 zeamete dhe 205 timare, dhe për çdo 3000 akçe ai është i detyruar të japë një trim të armatosur (cebelü). Këta, tok me trupat e alay-begut, çeribaşit, subaşit, dhe vet pashait, kanë forca prej 4000 ushtarësh të zgjedhur nën parzmore. Në kohë lufte, këto forca vihen nën komandën e vezirit apo të ndonjë sancak-begu të Rumelisë. Dhe vërtet, të gjithë nga këta gazitë trima ishin me ne gjatë fushatave të Transilvanisë. 61/2006


Bota jonë

Pamje e brendshme e kalasë së Shkodrës

Sancak-u gjithashtu ka 40 qese për pashain i cili, me ndihmën e 1000 luftëtarëve, nën komandën e tij, e mbikëqyr dhe e mbron sancakun. Në mesin e autoriteteve şer’i në Shkodër gjenden şeyhülislam-i, nakibüleşraf-i me të shquarit dhe pasonjësit e ndryshëm të Profetit, kadi-u me një nivel rroge prej 150 akçe, udhëheqësi i sipahi-ve, komandanti i jeniçerëve, rojtari i kështjellës së bashku me ushtarët e garnizonit, inspektori i tregut, voyvoda, mbledhësi i taksave, kryeinxhinieri, kryeplaku i qytetit (şehir kethüdasi) dhe zyrtari i tagrës (harac emini). Plani i kështjellës së Shkodrës. Ajo është e vendosur mbi një shkëmb të lartë dhe shumë të rrëpirët, duke mbikëqyrur në një liqen të madh të quajtur Boyana. Ajo ka trajtë katërkëndëshe, disi të pjerrët. Kështjella u ndërtua me gurë të daltuar dhe është tërësisht funksionale, pa kurrfarë pengese në sipërfaqe të epërme në afërsi. Edhe pse e vogël, ajo është fortë dhe e papushtueshme. Ajo nuk ka hendek mbrojtës në anën e liqenit apo në cilëndo anë, por ka shumë kulla dhe bedene dhëmbore. Gjenden dy porta, njëra përballë lindjes, ndërsa tjetra mbikëqyr Küçük Ova (Rrafshin e Vogël). Brenda kësaj porte të dytë gjendet faltorja e Muyo Baba Sultan-it. Në kështjellë gjenden disa shtëpi dhe vetëm një xhami kongregacionale, pra, xhamia e shkëlqyeshme e Sulltan Mehmetit, e mbuluar me tjegulla dhe e ndërtuar në stilt të vjetër. Gjenden 7 apo 8 cisterna të cilat mbushen me ujë shiu. Duke u nisur nga kështjella 61/2006

për në Liqenin Boyana gjenden kanale uji të cilat njihen vetëm nga këta të kështjellës. Ato nuk mund t’i sheh armiku nga jashtë. Janë këto kanale nga të cilat ata sjellin ujin gjatë rrethimeve. Brenda kështjellës nuk ka dyqane, vetëm 100 shtëpi për garnizonin e ushtarëve dhe depo kosharesh për grurë. Ka gjithashtu edhe depo municionesh dhe topa të mirë perandorakë. Mund të jetë e mundshme për armikun ta bombardojë kështjellën nga mali Tarabosh, i cili ngritet sipër në anën tjetër të Liqenit Boyana, por atyre do t’u nevojiteshin topat 40 pëllembë gjatësi. Topat më të vegjël nuk paraqesin kërcënim, sepse liqeni gjendet ndërmjet. Rrëzë kështjellës, afër shkëmbinjve poshtë në liqen, ka dajlane peshkimi të ndërtuara mbi shtylla dru pishe. Këto dajlane administrohen me komisionim nga garnizoni i kështjellës. ----Qyteti i hapur i kështjellës së Shkodrës. Qyteti jashtë mureve përbëhet nga 1800 shtëpi një dhe dy katëshe dhe të punuara prej guri me kulme rrasash dhe tjegullash dhe të rrethuara me vreshta dhe kopshte. Lavdia e Liqenit të Shkodrës (Arnavud Iskenderiyye). Trupi i ujit të pastër në këmbë të kështjellës është i njohur si Liqeni Boyana. Ai shtrihet në gjatësi nga lindja në perëndim dhe është 11 mila rreth e qark. Mali Tarabosh, i cili ngritet në anën tjetër të liqenit, është largësi e cakzënies së një topi. Ishte nga aty që Mehmet Pushtuesi bombardoi kështjellën. Shpatet e tjera shtrihen në gjatësi, duke formësuar

njëfarë ngushtice me ujë të freskët, me malin Tarabosh në gojë të tij, ku uji del nga liqeni. Shumë lloje peshqi gjuhen në këtë liqen dhe në sasi shumë të madhe. Platesa, krapi, levreku dhe qefulli notojnë nga deti nëpër degën e lumit për në liqen. Ngjalat gjenden me sasi dhe cilësi që ua tejkalojnë atyre të liqeneve të Kastorisë, Ohër dhe Beşikut. Ato janë të trasha dhe kanë erë myshku që është veçanti e ngjalave të Liqenit të Shkodrës dhe që nuk mund të gjenden tjetërkund. Gjithashtu ato janë peshq me dobi të mrekullueshme. Kushdo që vuan nga ethet dhe sëmundjet mund të shërohet duke i pjekur dhe ngrënë këto ngjala, apo thjesht duke i mbajtur kokat e ngjalave mbi personat e caktuar. Sepse për shkak të pranisë së këtij lloji të ngjalave erëmyshku, populli i Shkodrës nuk vuan nga çfarëdo lloj sëmundjesh. Uji i pastër i këtij liqeni kur pihet rregullisht, sjell çlirimin e zorrëve dhe një shërim të shpretkës dhe të përmullëzës, edhe për këlbazë, kokëdhembje, kapsllëk, ënjtje dhe sëmundje të ngjashme.----Profesionet. Ka peshkatarë, ushtarë, tregtarë të cilët tregtojnë në tokë dhe në det, artizanë, shkollarë dhe ulema si dhe vreshtarë për 23.000 vreshta. Ky vend është vatër e trimave (gazi) të guximshëm dhe të zellshëm shqiptarë, të cilët, sikur Ferhadi, fitojnë për jetesën e tyre me mund të madh. Nuk ka kombësi të tjera në këtë qytet. 77


Monumenta Bota jonë Albanica

Kostumi shqiptar i Bajronit Nga Ferid Hudhri huajse të gjithë shqiptarët e dinë dhe ndjehen krenarë që romantiku i shquar anglez Bajron (G. Byron 1788-1824), gjatë udhëtimit të tij përmes vendit tonë dhe Greqisë, u mrekullua edhe nga bukuria e veshjeve shqiptare. Kur u kthye në Angli, ai mori me vete një kostum të plotë, si një nga suveniret më të çmuara që zgjodhi nga gjithë udhëtimet e tij të atyre viteve. Në letërkëmbimet e poetit me miqtë dhe të afërmit, përshkrimi i veshjeve shqiptare si nga më të bukurat në botë, është bërë i njohur në disa botime tonat dhe të huaja. Por deri vonë, në Shqipëri, nuk është dhënë ndonjë informacion i saktë se ku përfundoi Kostumi shqiptar i Bajronit. Nga mungesa e hulumtimeve ishte krijuar bindja se mund të ruhej në Muzeun e Kostumeve apo në ndonjë muze tjetër në Londër. Me dëshirën e hershme për të parë nga afër veshjet shqiptare të Bajronit, u nisa drejt Muzeut të Kostumeve në Bath të Anglisë, me mendimin se mund t’i gjeja atje, por drejtori i Qendrës së Studimeve Shqiptare në Londër, studiuesi i njohur B. Destani, i mirë informuar për gjithçka që ka lidhje me Shqipërinë në Britani, më ndryshoi drejtimin dhe më dha vendndodhjen e saktë.

T

Në Bowood House Mjetet e sotme të informimit e bëjnë më të thjeshtë gjetjen e objekteve që dëshirojmë të vizitojmë. Midis më se 2500 muzeve dhe galerive që shtrihen në të gjithë Britaninë, nuk është e vështirë për të vajtur në Bowood House. Ndodhet rreth 80 milje në perëndim të Londrës. Pas 55 minutave udhëtimi me tren zbret në Swndon. Pasi kalon përmes këtij 78

Poeti Lord Xhorxh Bajron (1788-1824) i veshur me kostumin shqiptar (Pikturë e Thomas Philipsit) Ky kostum ruhet në muzeun Bowood House, Angli

qyteti, i njohur nga Brunelli për uzinën e dikurshme të prodhimit të trenave (tashmë të shndërruar në një qendër të bukur tregtare), ndonëse gjatë gjithë rrugës gjendesh i rrethuar midis pyjeve dhe lëndinave të gjelbëruara, papritur befasohesh nga një pamje tjetër e mrekullueshme natyrore. Tabela në të majtë të rrugës të informon se sapo je futur në: Bowood House & Garden. Një kopsht me shtrirje të gjerë, ku përfshihet edhe liqeni, kaskada, një tempull i stilit dorik, lulishtja në tarracë, një parking i madh për vetura dhe

autobusë, bashkë me shtëpinë muze dhe ambiente të tjera çlodhëse dhe dëfryese, përbëjnë këtë kompleks të madh, një nga viset më të bukura të Anglisë. E ndërtuar që në shekullin e XVIII dhe e trashëguar deri në ditët tona nga disa breza familjarësh Markezë, shtëpia muze është shndërruar në një institucion të pasur me vepra arti, me libra e botime të hershme si dhe me objekte të tjera të çmuara për kulturën botërore. Nga eksponatet më të rëndësishme të këtij muzeu vlerësohen Koleksioni i pikturave dhe skulp61/2006


MonumentaBota Albanica jonë turave, Biblioteka e pasur me mbi 5000 botime nga më të hershmet, Laboratori ku u zbulua oksigjeni nga Dr. Joseph Priestley në vitin 1774, Salla e Napoleonit ku ruhen piktura, skulptura origjinale të kohës si dhe objekte të përdorura nga Perandori francez , Salla Indiana me një koleksion të shumëllojshëm nga India dhe Burma, Korridori me akuarelet origjinale të disa prej piktorëve më të njohur anglezë, koleksioni i Periudhës Viktoriane me objekte autentike etj. Midis gjithë këtyre vlerave të mësipërme, siç përcaktohet edhe në faqet e para të katalogut, Kostumi Shqiptar i Bajronit është një ndër objektet më të rëndësishme të të gjithë kompleksit muzeor.

Kostumi Shqiptar i Bajronit Ditën e vizitës sime në Bowood House & Garden ishte një kohë shumë e bukur me diell që të

Qamil Prizreni: Ali Pashë Tepelena me Lord Bajronin në Sarajet e tij

joshte për të shëtitur përmes mjediseve të gjelbëruara rreth e qark muzeut, për të soditur liqenin, kaskadën, tempullin, lulishten në tarracë, por dëshira për të parë veshjet shqiptare, të vendosura aty para shumë vjetësh, më shtynte drejt godinës

së muzeut. Si për të më nxitur më shumë, recepcionistja e kompleksit, sapo mësoi që vija nga Tirana, bashkë me biletën e hyrjes, më dhuroi dhe kartolinën “Kostumi Shqiptar i Bajronit”. Me kartolinën ndër duar, që sigurisht më shumë se më siguroi që kisha ar-

Pallati i Bowood House, Angli 61/2006

79


Monumenta Bota jonë Albanica

Kostumi shqiptar në Bowood House, Angli

dhur pranë objektit që kërkoja, më gëzoi për vlerësimin që i ishte bërë midis vlerave më të çmuara të atij koleksioni, rruga deri në 80

muze po më dukej e gjatë. Edhe kur u futa brenda mjediseve, midis gjithë atyre skulpturave, pikturave dhe objekteve të shumël-

lojshme që meritonin një vëzhgim të kujdesshëm, padurimi im më shtynte drejt sallës ku ndodhej Kostumi Shqiptar. Dhe nuk vonoi shumë. Sapo filloi ngjitja e shkallëve për në katin e dytë, menjëherë përballem me një sipërfaqe të qelqtë brenda së cilës ishte vendosur një manekin me imazhin e Bajronit, veshur me rrobat origjinale, të bardha e të ndritura në ar, që poeti i kishte sjellë nga Shqipëria në vitin 1909. Edhe pas 200 vjetësh ato dukeshin sikur sapo ishin vendosur në muze. Përveç fytyrës dhe duarve, i gjithë trupi i manekinit ishte mbuluar me petka shqiptare. Që nga shalli sipër kokës, që varej dhe mbi shpatulla, deri te çorapet, nga jeleku, fustanella, xhamadani, mëngoret, të gjitha të endura dhe qëndisura me mjeshtëri nga artizanët shqiptarë të shekullit XVIII. Në murin pas manekinit ishin vendosur edhe pjesë të tjera veshjesh shqiptare si një jelek, një feste, një mbajtëse fishekësh etj. Anash veshjeve ndodhej një pllakë mermeri ku ishte gdhendur shënimi shpjegues rreth përbërjes së kostumit si dhe të dhëna për kohën kur ishte marrë nga Shqipëria dhe kur ishte vendosur në atë muze. Në katalog përshkruhej më gjatë historia se si përfunduan ato veshje në Bowood House. Aty shkruhej se poeti, pas një korrespondence dashurie me Margaret Mercer, vajzën e Kontit Keith, në vitin 1814 i kishte dhuruar asaj kostumin që solli nga Shqipëria. Margaret, e sugjestionuar nga bukuria e atij kostumi, e kishte veshur ditën e ceremonisë së fejesës së saj. Në vitin 1817 Margaret martohet me Kontin Flahault. Vajza e tyre bëhet Markezja e katërt e Lansdowne, pra pjesëtare e familjes së famshme që trashëgonte Bowood House. Kështu, që nga ajo kohë, Kostumi Shqiptar i Bajronit është bërë pronë e tyre dhe qëndron i ekspozuar prej shumë vitesh midis veprave të artit dhe të objekteve të tjera të çmuara të kulturës së Britanisë dhe disa vendeve të tjera. 61/2006


MonumentaBota Albanica jonë

Pamje e brendshme e muzeut Bowood House

Pikturat e Filipsit Përpara se të vendosej në muze, kostumi shqiptar u pikturua nga artisti anglez Thomas Philips. Admirimin ndaj këtij kostumi Bajroni e shprehu edhe me kujdesin e veçantë që tregoi për ta përjetësuar edhe në art. Më 7 mars të vitit 1813, i veshur i tëri me rroba shqiptare, ai pozoi para artistit të njohur anglez Thomas Philips. Atë vit u realizuan tri tablo. Që nga ajo kohë dhe deri në ditët tona, thuajse në të gjitha botimet enciklopedike dhe ato të llojeve të tjera figura e Bajronit paraqitet nëpërmjet riprodhimit të kësaj pikture dhe gjithnjë me shënimin: sipas tablosë së piktorit T. Philips, Bajroni me veshje shqiptare. Sipas një letre të Bajronit më 16 nëntor të vitit 1813, mësojmë se pikturat ishin pronë e tij dhe njërën prej tyre ia dhuron botuesit Th. Moore. Nga të tri tablotë, për dy të parat dihet vendndodhja; njëra bën pjesë në koleksionin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Athinë, ndërsa tjetra, që është edhe më e njohura, qëndron gjithnjë e ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Portreteve në Londër. Që nga dita e ekspozimit kjo vepër është botuar 61/2006

dhe riprodhuar në dhjetëra libra arti, katalogë dhe guida të Galerisë si dhe në kartolina, në posterë etj. Në librarinë e Galerisë së Portreteve në Londër imazhin e kësaj Bajroni: Çajlld Haroldi: O Shqipëri ku lindi Iskanderi Këngë e rinisë fanar i të uritëve,… Lejomë të kthej sytë e mi, Mbi ty, o nënë burrash të rreptë”!

kama me dorëza argjendi. Në fund e njoftonte se kishte marrë disa kostume të tilla, që do ti sillte në Angli si gjërat më të shtrenjta nga Shqipëria. Një kostum ia kishte dhuruar Ali Pasha ditën që e pati mysafir në sarajet e tij në Tepelenë. “Betimi i Bajronit mbi varrin e Marko Boçarit, viti 1840, autor italiani Ludoviko Liparini,ruhet në Museu Civico, Treviso, Itali: Midis nja pesëdhjetë figurave që mbushin tablon me përmasa 260x 340 cm spikat figura e Bajronit, që ndrit nga ngjyrat dhe qëndisjet në ar të kostumit shqiptar: në vepra të tjera Bajroni është paraqitur me kostumin shqiptar në mjedise të ndryshme të Greqisë, si te tabloja që ndodhet në Muzeun Berraki të Athinës, duke pohuar në mënyrë figurative faktin që poeti e mbajti veshur kostumin shqiptar gjatë gjithë shtegtimeve të tij. Janë realizuar edhe vepra të tjera të figurës së Bajronit me veshje shqiptare. Vetë Th. Filips bëri tri variante të portretit, dy prej të cilave ndodhen në Londër, tjetra në Athinë. Të gjitha me titullin “ Bajroni me kostum shqiptar”. Kësisoj Bajroni u bë nxitje për shumë piktorë në trajtimin e pamjeve nga jeta shqiptare, sepse vetë Bajroni kishte një adhurim për shqiptarët. Shih si shkruan te poema “Çajlld Haroldi”.

pikture mund ta shohësh kudo; në kapakë lodrash, në kopertina të librave, të blloqeve, të lojërave me letra, në medaljone etj. Me tablonë Bajroni me veshje shqiptare, Galeria Kombëtare e Portreteve në Londër është një pikë tjetër e rëndësishme ku ndjehet krenaria shqiptare në Angli. Në vitin 1809, poeti i shquar anglez Xhorxh Bajroni i shkruShqipëri, lejomë të kthej sytë e mi mbi ty ante nënës së tij se shqiptarët i bënë përshtypje të jashtëza- o nënë burrash të rreptë konshme: Veshja shqiptare- … Armiku s’ua pa kurrizin ndonjëherë? thoshte poeti në letër është Kush e duron si ata mundimin e luftës? më madhështorja në botë. Shkëmbinjtë e tyre s’janë më të patundur Ajo përbëhet nga një fusta- Nga vetë ata në çast rreziku e nevoje. nellë e bardhë dhe e gjatë si Ç’armiq për vdekje,po sa miq besnikë! dhe nga një gunë e praruar, Kur besa e nderi i thrret të derdhin gjakun, jelek e xhaketë kadifeje me Si trima turren ku t’i çojë i pari i tyre…” ngjyrë të purpurt, të dyja të Xh. Bajroni qëndisura në ar, koburet e

81


Monumenta Bota jonë Albanica

Përvjetorë

170-vjetori i botimit të veprës “Këngët e Milosaos”

Gjeneza e poemës “Milosao” të De Radës Moikom Zeqo e Rada i madh nisi ta shkruajë kryeveprën e tij të pavdekshme “ Këngët e Milosaos” në vitin 1833. Tepër i ri, i hajthshëm dhe delikat, kurioz dhe kërkimtar, i pavendosur, i dyzuar, por dhe vizionar, De Rada, i frymëzuar nga baladat e mahnitshme arbëreshe ravizoi një roman poetik të hatashëm nga të gjitha pikëpamjet. Ai nisi të shkruajë fragmente të veçanta në formën e një ditari vetiak, jo të përcaktuar për publikim. Duke dashur të thellohet në misteret e gjuhës arbëreshe, një variant gjuhësor i shqipes në epokën kastriotase para pushtimit otoman, ai zbuloi disa struktura arkaike të lashta të ngjashme me ato të kristaleve dhe gurëve të çmuar. De Rada e ndjente, që gjuha arbëreshe qe shumë pranë katastrofës së zhdukjes së saj. Për shekuj të tërë kjo gjuhë kish mbijetuar falë dhe një lloj mbylljeje në vetvete, apo të një konservimi strukturor të brendshëm. Ky karakter ishullor i gjuhës arbëreshe nuk mund të qe përfundimisht i amëshuar. Komunitetet arbëreshe e kishin gjuhën e tyre si gjuhë orale, kurse si gjuhë e shkruar ajo mund të lartësohej në një etapë të re, me gjasa për të mbetur përfundimisht, duke zavendësuar kështu konceptimin e amëshueshmërisë të paktën në formën tekstore. De Rada u bë pishtarmbartës i gjuhës arbëreshe të shkruar, pra i arbërishtes si libër, si një status i veçantë i mbamendjes kombëtare. Procesi i krijimit të “Milosaos” i ngjan një procesi endemik, më saktë biologjik. Më ka mbetur në mendje një shprehje e arbëreshit të ditur Domeniko Mauro, i cili e ka krahasuar stilin e De Radës “me mëngjesin e vrapimit të një kali”. Ky përcaktim i mrekulleshëm ka të bëjë jo vetëm me plotfuqishmërinë e natyrës rusojane, por sidomos me lëvizjen e një qenie të gjallë mes qiellit dhe tokës, një lëvizje e vetëtimtë e vizioneve të pafundme. “ Milosao” u shkrua kur poeti qe 18 vjeç. Më 1836 “Këngët e Milosaos” përfshinin

D

82

botimin e librit 30 këngë ( kangjela) dhe tre vjershëza (që De Rada i quan graxeta, ndoshta që këndoheshin nga gratë). Fillimisht De Rada e botoi romanin poetik me titullin “ Poezi arbëreshe të shek XV”. Ai dëshironte të mbetej anonim dhe krijimin e tij ta quante si një krijim të popullit. Menjëherë u kuptua se ky libër qe kultivimi fin, i përsosur dhe i veçantë i një poeti shumë të madh, në një moshë shumë të re, siç qe De Rada. Ky libër do të bëhej kali i lavdisë dhe i famës së tij të pashtershme.Në botimin e parë të librit De Rada ve si epigraf vargjet e poetit grek Pindari: “ Muza, më ndihmon mua- që me një varg të ri të shndritshmë-ta përshtat ritmin dorik”. Epigrafi jepet në greqishtën klasike. Libri ka këtë kushtim: “ Shkëlqesisë së Tij, Gjeneral Brigadier, Komendator, Zotit Dhimitër Leka, këto këngë, që të jenë dëshmi e lidhjeve shpirtërore me zakonet e lashta ndër njerëzit e shpërndarë të Epirit (Shqipëri)”. Më 1847 “Milosao” botohet me titullin “Poezi arbreshe”, janë 39 këngë të përfshira, shtohen dhe 5 vjershëza (graxeta). Botimi merr një arkitekturë të re, formën e ditarit, duke vënë në krye të çdo kënge ditën dhe muajin, vitin e ngjarjes.

Në botimin e vitit 1873 përfshihen këngët e botimit të dytë me përjashtim të Këngës së XI, por ka dhe shtesa të disa këngëve të reja. Interesant është se në këtë botim është hequr epigrafi i Pindarit dhe janë vënë vargjet popullore: Sytë e saj një mijë dukat,/Vetulla po aq,/ Vetë ajo gjithnjë jetë. Duket që është një dedikim dashuror, për vajzën e zemrës, reale, ose të imagjinuar. Në të gjithë historitë e letërsisë shqipe, në të gjitha botimet e “Milosaos” thuhet se Milosao qe dhespot i Shkodrës. Ky titull është bizantin i përdorur në Jug të Shqipërisë. Një të tillë e kanë përdorur fjala vjen Muzakajt. Në botimet e famshme të Dhimitër Shuteriqit dhe Andrea Varfit, që kanë përshtatur “Milosaon” nuk hidhet dyshimi se gjoja Milosao qe dhespot i Shkodrës, qytetit më të madh të Veriut. Studiuesit mendojnë, se De Rada kishte për qëllim të tregonte një histori intime të strukturuar në Shkodrën e shek.XV.Kjo tezë është zotëruese në të gjitha librat e deradologëve. Këtë tezë nuk e ve në dyshim as deradologu i njohur Jup Kastrati. Kaq e vërtetë është kjo, sa që teza e mësipërme është gati një tabu e historisë së letërsisë shqipe. Duke i studjuar këto ditë me ngulm dhe kujdes të madh botimet e “Milosaos”, duke u bazuar në substancën letrare poetike të vetë veprës dua të bëj publikisht të njohur një tezë krejt të ndryshme, se “Milosao” nuk lidhet me qytetin e Shkodrës, por lidhet esencialisht me Himarën. Për ta vërtetuar këtë tezë unë natyrisht do të përdor argumente të llojit të brendshmë, argumente vetëtregues. *** Kam përpara dy përshtatje të “Milosaos” në shqipen moderne letrare. Njëra e Dhimitër Shuteriqit dhe tjetra e Andrea Varfit, të dy deradologë të ndjerë. (Ndjesë paçin përherë shpirtërat e tyre!). Të dy përshtatjet janë me nivel të lartë dhe grishin kënaqësi estetike të veçanta. Të dy dijetarët i kanë pajisur librat me shënime të hollësishme të karakterit 61/2006


Përvjetorë

Bota jonë

shpjegues, por që të dy nuk dyshojnë tek fakti se gjoja Milosao qe dhespot i Shkodrës. Në të vërtetë De Rada shkruan formën Skutari. Kjo formë është identifikuar me shqipen Shkodra. Po a kemi të bëjmë vërtet me Shkodrën? Le t’i referohemi poemës ciklike të “Milosaos”. Kënga e I e “Milosaos” fillon me një metaforë të ripërtëritjes së natyrës, kur “jeta kish ndrruar lisat, kurse uji i ri kaltëronte në det, duke paralajmëruar ditë të reja”. Që nga Tempa e lashtë, (Tempa është tempull në Thesali), vjen Lumbardha, një lloj pëllumbi detari Anakreontit dhe përplaset në qelqet e dritares së poetit. Kjo metaforë tregon që një simbol i lashtë i poezisë, siç është Lumbardha e Anakreontit që vjen në një mjedis buzë detit, mjedis, që kurrësesi nuk mund të jeta ai i Shkodrës në Veri të Shqipërisë. Topografikisht ky mjedis detar, që është shtrat i poemës, është diku në Shqipërinë e Jugut. Nuk mundet kurrsesi që Lumbardha e Anakreontit të ngjitej në një mjedis të ndryshëm, që nuk është detar. Arketipi kryesor mjedisor i poemës është deti. Ai del kudo gjithnjë pranë dhe jo larg. Në këngën e I ai është simbol i përtëritjes së jetës dhe gjithësisë, aq sa duket e mahnitshme që edhe ujët e lashtë të detit mund të përtërihet me ujë të ri. Kënga e VII nis me këto vargje: Përse të venë në det/Mendimet zemra ime/Zbardhuan anijet armike/ Vëzhguan, pastaj u fshehën../Erdhi Dita e Arbërit! Evokohet kështu një ngjarje që lidhet jo vetëm me luftën në bregdet, por

Himara

edhe me një betejë detare. Një betejë e tillë nuk mund të bëhet në Shkodër, sepse deti është larg nga Shkodra dhe Shkodra lidhet me detin ndërmjet Bunës dhe lumit Drin, që derdhet në gjirin e Lezhes. Në këngën e VIII thuhet: Ra bora përmbi det/ Dhe mbi leshterikë/ Dhe mbuloi krahët e shqitëzës. Është një panoramë e mrekullueshme, të tërheq vëmendjen detaji, që flokët e borës mbulojnë edhe krahët e pulëbardhës, (shqitëzës).Në këngën e X janë vargjet:Kundrejt kodrave dhe detit/ Buzëqeshi ditë e kaltër. Në këngën e XI thuhet: Kundrejt detit të kaltër rrinte/Zonjë e madhe dhe vërente. Kurse në këngën e XIV hënohet: Ajo detin kish ndër sy/

Shtëpia ku lindi dhe vdiq Arbëreshi i madh Jeronim De Rada (1814 - 28 shkurt 1903) 61/2006

Hijen e shtëpisë në zemër. Në të shohin/ Atdheun e dëshëruar. e në këngën e XV janë këto vargje:Zemra jote e edhembshur/le të hapet plot hare/Si anije plot me trima/Që nga mezi i detit. Kënga e XVIII nis me vargun krahasimtar:Porsi një tallaz në det.Në këngën e XXIV janë vargjet:Për së pari kur u zgjova/Nga Buzati hënënza/ Mbi det po dritëron. Ndërsa në Këngën e XXVI përgjërohet thirrja: Vëllezër hipni në anijet! E famshme është dhe Kënga XXIX ku janë vargjet madhështore:Bije po s’dua të fle/Mos ma mbyll ti derën/Të më fryjë era e detit. Kaq shpesh përmendet deti në “Milosao” saqë nuk ka dyshim në mënyrë përfundimtare se mjedisi i poemës është në një vend bregdetar në Jug të Shqipërisë dhe kurrsesi Shkodra veriore. Mendoj se arketipi i detit përcakton gjithçka. Lind pyetja: nëse bëhet fjalë për një vend bregdetar, ku ndodhet ky vend dhe ç’përfaqëson? Unë do të argumentoj se ky vend është Himara. Së pari poema i është dedikuar ushtarakut të famshëm Dhimitër Leka nga Himara. Pse pikërisht De Rada ia bëri atij këtë dedikim? Kjo është shumë e rëndësishme. Së dyti duke parë toponimet tek poema “Milosao” del qartë se këto toponime lidhen me Himarën. Për hir të së vërtetës do të them se për herë të parë një ide të tillë e ka shprehur edhe poeti Sylejman Mato, që është 83


Monumenta Bota jonë Albanica nga Bregdeti, nga fshati Fterrë. Miku im Mato e njeh nga afër toponiminë e Himarës, ai ka vëzhguar në terren dhe njeh mirë këngët popullore himariote. Është meritë e tij e padiskutueshme që është marrë me toponimin Skutari. Skutari është marrë deri tani si formë italianizuese e emrit Shkodër. Në të vërtetë përballë fshatit Vuno gjenden gjurmë të një vendbanimi më të vjetër që unë e kam parë me sytë e mij. Mato mendon që Skutari i De Radës nuk është gjë tjetër veçse Skutara e Vunoit në Himarë. Për mendimin tim kjo lidhet në mënyrë konkrete dhe substanciale me poemën “Milosao”. Skutara mund të shpjegohet si një emër i formuar nga fjala skutë, (gropë, qoshe). Më e çuditshme është se emri Skutara ose Skutari lidhet edhe me emra njerëzish. Studiuesi arbëresh M. Belushi në një libër të tij me përmbledhje folklorike përmend zonjën arbëreshe Roza Skutara, e cila ka rrëfyer shumë nga baladat arbëreshe. Mundet që kjo zonjë të ketë qenë me origjinë mga Skutara e Himarës. Vendbanimi Skutara mund t’i nënshtrohet një gërmimi arkeologjik për të dhënë fakte të reja. Por tek “Milosao” ekzistojnë dhe disa toponime të tjera shumë të rëndësishme. Në këtë poemë përmendet toponimi Stani i Marules. Mund të përkthehet në shqip si “Lulja e detit”, kompozitë e përbërë nga fjalë e mare-det dhe lule. Pikërishtë në Vuno të Himarës është dhe sot toponimi Gjilule, me kuptimin Lulja e gjirit, bëhet fjalë për një gji deti, gjë që krijon një raport identifikimi me toponimin e mësipërm Lulja e detit. Tek “Milosao” përmendet festa e Shën Mërisë së Mesosporitës, kult ky i veçantë me origjinë bizantine. Ka shumë mundësi që kjo lidhet me kishën e Shën Mërisë në këtë zonë. Një gjë e çuditshme lidhet edhe me lumin e Vodhit, lumë, ku vdiq i vrarë në betejë “Milosao” në këngën e Fundit. Vargu “ Gjaku im tek lumi i Vodhit” në origjinal është modifikuar nga përshtatësit. Fjala vjen Andrea Varfi e formon padrejtësisht në formën lumi i Obotit. Ky ndryshim arbitrar është i pashpjegueshëm. Origjinali e ka lumi i Vodhit, ose i Vodit. Realisht ekziston lumi Belo84

Përvjetorë

Jeronim De Rada

vodi pranë Vunoit të Himarës. Ky është emër sllav, një kompozitë që do të thotë Uji i bardhë. Lumi i Vodit ka kuptimin lumi i Ujit (Voda do të thotë ujë). Dihet që një lumë i tillë nuk ekziston në Shkodër. Shkodra ka tre lumej: Kirin, Drinasën dhe Bunën. Asnjë nga këta lumenjë nuk përmendet tek “Milosao”. De Rada e njihte mirë Shqipërinë, madje e ka përmendur në shkrimet e tij edhe lumin Drin. Nëse do të ishte fjalë për Shkodrën ai do të shkruante se Milosao vdiq buzë lumit drin, por natyrisht jo në bregdet. Do të ishte shumë e lehtë për De Radën që të mos bënte asnjë gabim në përcaktimin e topografisë së poemës. Arketipi më përcaktues tek Milosao është fjala “katund”. Në të gjitha rastet vendlindja e Milosaos quhet katund dhe jo qytet. Ai përmend faktin që pas tërmetit “ Skutari s’thuhet më katund”. Edhe studiuesi Andrea Varfi e ka kapur këtë gjë, kur shkruan tek shënimet e tij se në poemë në origjinal është gjithmonë fjala katund. Por ju lutem shumë të gjithë atyre që e lexojnë këtë shkrim, si ka mundësi që De Rada të ngatërrojë konceptin e katundit me konceptin e qytetit? Shkodra është qytet nga më të mëdhenjtë dhe më të rëndësishmit e Shqipërisë, madje ka qenë

edhe kryeqyteti i Ilirisë së vjetër, i Gentit të madh. Shkodra ka një kështjellë madhështore, me përmasa të dukshme dhe lartësi. Kurrsesi Shkodra nuk mund të quhet katund. Në shekullin XV Shkodra qe një kryeqendër me një numër të madh fshatrash siç del qartë nga regjistrat e kadastrave turke, por edhe venedikase. Shkodra i kapërcen qartë, në mënyrë të pamohueshme kufijtë e një katundi. Por ka edhe fakte të tjera që e plotësojnë këtë arketip të mësipërm. Rina, e dashura e Milosaos, quhet “e bija e Kallogresë”. Emri Kallogre është një emër tipik që përdoret në Shqipërinë e Jugut. Vetë Andrea Varfi, me origjinë nga Himara, thotë se në Himarë emri Kallogre është shumë i shpeshtë si emër i përveçëm. Varfi përmend edhe një familje të madhe në Qiparo që mban si mbiemër emrin Kallogre, madje Varfi shton se emri kallogre është i përhapur tek arbëreshët në Kalabri dhe Sicili. Një fragment i “Milosaos” quhet “Vjershë e së bijës së Kallogresë së Skutariotëve”. Pra origjina e Rinës lidhet me banorët e Skutarës së Himarës. Një fakt tjetër është se në poemë përmendet një lojë fëmijësh që quhet “Loja me “rrolje”. Fjala rrolja ose rrola do të thotë rrotë, disk. Fëmijët e Himarës marrin rrota ose disqe prej guri dhe mundohen t’i hedhin sa më larg. Kjo lojë që përdoret në Himarë dhe më pas dhe tek arbëreshët nuk dokumentohet në qerthullin e Shkodrës. Një arketip tjetër mbushamendës është se elementet e mjedisit si limonët, pulëbardhat, ullinjtë, janë tipik për zonën e Shqipërisë së Jugut, pra dhe të Himarës, kur dihet që limonët dhe përgjithësisht agrumet nuk kanë lidhje tipike dhe endimike me mjedisin verior të Shkodrës me një klimë më të ndryshme. De Rada u ka vënë data ditësh, muajsh dhe vitesh secilës këngë. Kënga e I e “Milosaos” mban datën 27 korrik 1435. Kënga e fundit mban datën 7 nëntor 1443. Po të vihet re me kujdes del qartë që historia e Shkodrës në këto vite lidhet me pushtetin venedikas që qe i plotfuqishëm deri në vitin 1478. Shkodra nuk qe asnjëherë nën sundimin e Gjergj Kastriot Skënderbeut në shekullin XV, kurse Himara ka qenë një zonë e lirë në këtë lak ko61/2006


Përvjetorë

MonumentaBota Albanica jonë

hor, madje nuk iu nënshtrua turqve edhe pas vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Është absurde të mendosh se gjoja De Rada duke vendosur këtë kronologji nuk e paska ditur se qyteti i Shkodrës nuk ka qenë nën sundimin venedikas? Një argument tjetër shumë i rëndësishëm lidhet me romanin tjetër poetik të De Radës, të quajtur “Serafina Topia”. Shumë këngë të kësaj poeme ciklike shënohen që kanë ndodhur në Himarë. Himara përmendet shpesh. Por unë nuk po zgjatem sepse kjo do të përbënte subjektin e një shkrimi tjetër, të një tjetre kryevepre deradiane gjithashtu të lidhur me Himarën. Kryevepra “Milosao” e De Radës qe jo vetëm një monument i shkëlqyer i letërsisë shqipe të romantizmit, por dhe një nga veprat më të shkëlqyera dhe të ndritura të letërsisë evropiane në shekullin XIX. Për këtë kryevepër shqiptare kanë shkruar me admirim Viktor Hygoi, Lamartini, Frederik Mistral etj. Fakti që subjekti i “Milosaos” lidhet me Himarën ka një karakter logjik të fortë. Nuk do të ishte pa vend dhe pa rëndësi që pikërisht mbi bregun e Himarës shqiptare të ngrihet monumenti prej bronzi i heroit Milosao, si figura më e bukur dhe më e çuditshme e letërsisë romantike të kombit tonë. **** Jeronim De Rada ka vdekur në vitin 1903. Ne, pasardhësit e tij, rikthe përherë në kujtesë çastin e vdekjes së De Radës, i cili mbylli sytë në një varfëri të frikshme, i rrënuar dhe i drobitur si Jobi biblik. Plaku 89 vjeçar kaloi në jetën tjetër gati i harruar nga të gjithë, më një cironkë të vetme në xhep. Derisa dha shpirt u mësonte gjuhën shqipe fëmijëve arbëreshë. Kur e hapën gropën e varrit aty pranë qe edhe një kumbull e lulëzuar. Kur e futën arkmortin e De Radës në dhe fryu era dhe e mbuluan lulet e kumbullës. Duket sikur funksionoi një skenar apo regjisurë transcedentale si për të imituar vargjet e vetë poetit në çastin e vdekjes së Milosaos.

Fryjti erë e detit/dhe rrëzoi hijen e lisit 100-vjetori i vdekjes së De radës nuk u përkujtua në Shqipëri dhe kudo që jetojnë shqiptarët me madhështinë që i takonte këtij poeti të madh. Por 61/2006

të gjithë ne jemi peng ndaj emrit të këtij poeti. Të gjithë i detyrohemi De Radës së pavdirë. Ne nuk mund të jemi ata që jemi, ne nuk mund të bëhemi ata që duhet të bëhemi, pa De Radën. De Rada kështu është një mjeshtër i madh i konstruktimit të pambarimtë të identitetit tonë kombëtar. Për De Radën janë shkruar shumë studime, libra, krijimtaria e tij studiohet, analizohet, ribotohet. Por si mund ta klasifikojmë saktësisht figurën e De Radës? Jeronim De Rada është një dukuri madhështore e intelektit shqiptar. Lindi në fshatin Makje më 1814. Ai është emblema përfaqësuese e arbëreshëve, emigruar në Itali që nga Shqipëria. I pajisur me një talent mahnitës ai pati ndërmend disa projekte shumë të mëdha. Projekti i parë i De Radës lidhet me mbledhjen e baladave popullore të folklorit arbëresh si dhe me idenë e tij se të gjitha këto fragmente të shkëlqyera kanë qenë të strukturuara në një epos popullor, oral, konceptual të kohës së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në këtë pikëpamje ai është një zbulues i madhështisë kulturore të popullit, dukuri kjo e romantizmit evropian. Ky konceptim është shumë i vlefshëm dhe i dobishëm edhe për sot. I mahnitur nga folklori arëbëresh De Rada ka meritën e padiskutueshme të ruajtjes së korpusit popullor të arbëreshëve për të gjithë ne pasardhësit. Sidomos të habitshme qenë strukturat e balladave arbëreshe, ndër më të bukurat në rrafshin evropian. Projekti i dytë i jetës së De Radës lidhet me gjuhën arbëreshe. Ai kërkon të ringjallë arbërishten si një gjuhë arkaike e trashëguar që nga shekulli XV, gjuhë ndërlidhëse e komuniteteve arbëreshe në Itali. De Rada e bëri arbërishten nga një gjuhë orale në një gjuhë të shkruar. Kjo është një nga mrekullitë që bëri De Rada. Ideja e tij që arbërishtja të bëhej gjuhë letrare për të gjithë shqiptarët edhe në Shqipëri nuk funksionoi, sepse me të drejtë kryemjeshtri i gjuhës shqipe moderne madje dhe i gjuhës letrare shqipe u bë Naim Frashëri. Arbërishtja e shkruar nga De Rada, por edhe nga Serembe, Gavril Dara i Riu, Zef Skiroi etj. është bërë kështu një enciklopedi gjuhësore e paçmuar për të gjithë studjuesit. Projekti tjetër i jetës së De Radës është publicistika. Ai themeloi gazetën “Flamuri i Arbërit” dhe lidhi gazetarinë me të ar-

dhmen e kombit shqiptar. Kjo është një publicistikë politike, shkencore dhe kulturologjike. Por projekti më i madh dhe më i pazëvendësueshëm i De Radës është krijimtaria poetike. Romani i tij poetik “Këngët e Milosaos” është një nga veprat më të shquara poetike të romantizmit evropian. Kjo kryevepër u çmua lart. Kjo vepër e pazakontë në llojin e vet kishte një lakonizëm të mahnitshëm dhe një imazhinizëm modern. Me këtë roman poetik De Rada u bë i denjë për të hyrë në panteonin e letërsisë botërore. Roman tjetër poetik shumë i rëndësishëm i De Radës është “ Serafina Topia”, për fat të keq jo i vlerësuar siç duhet. Të gjitha poemat dhe veprat poetike të De Radës janë të projektuara si një bashkësi me raporte të ndërlidhura midis pjesëve, titujve, emrave dhe figuracioneve. Në një farë mënyre ai ka vepruar si Balzaku, kur konstruktoi të ashtuquajturën “Komedia Njerëzore”. Në 100 vjetorin e vdekjes së De Radës ne përjetojmë ende kohët e politikës, kohë konfuze, kohë të ngatërruara dhe shpesh me cinizëm. Shpresojmë më në fund që të vijnë edhe kohët e poezisë, të ndryshme nga ato të politikës. Kohët e poezisë së De Radës lidhen me amshimin e tij si një substancë e gjallë, përherë pllenuese, krijuese dhe humaniste. Amen!

Pllaka e varrit të Jeronim De Radës

85


Monumenta Bota jonë Albanica

Dy dokumente shqipe të arvanitasve të Greqisë

Një fjalim parazgjedhor i botuar në gjuhën shqipe në gazetën greke ”TO MEΛΛΟΝ ΤΗΣ ΠΑΤΡΙΔΟΣ“ në vitin 1860 Arben Llalla ë revistën “BESA” të vitit 1993, është botuar faqja e parë e një gazete greke e vitit 1860. Dokumenti historik i vitit 1860, është botuar në revistën “BESA”, organ i “Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë” nga Petro Filipi-Angjeli, i cili në vitin 1993 ishte Kryetar i Bashkisë së Kalivias të Atikisë, njëherësh dhe hulumtues i gjuhës, i historisë dhe i folklorit arvanitas. Në këtë dokument, bëhet fjalë për një fjalim parazgjedhor në periudhën e mbajtjes së zgjedhjeve në Greqi nga dhjetori i vitit 1860, deri në mars të vitit 1861. Në atë periudhë, sipas dokumenteve historike, mbizotëronte një klimë frikësimi dhe burgimesh politike në Ballina e gazetës Greqi. Zgjedhjet e vitit 1861 në Numri i parë i kësaj gazete politike Greqi i fitoi grupimi qeveritar pro mbretit, i kryesuar nga arvanitasi dhe filologjike e Athinës u botua më Athanas Miauli, i cili u zgjodh Kry- 4 nëntor të vitit 1859 me titull ”TO MEΛΛΟΝ ΤΗΣ ΠΑΤΡΙΔΟΣ“, me eministër i Greqisë në atë kohë. kryeredaktor Odisea Jamelon dhe Athanas Miauli ka lindur në ishulvij oi të botohej me këtë titull deri lin e Hidrës, më 1815 dhe ishte djali nga mesi i vitit 1861, dhe numri 161 i arvanitasit të lavdishëm Andrea u titullua “Μελλον της Ελλαδος” (E Miaulit. Ai u rrit pranë babait në det ardhmja e Greqisë) deri kur u mbyll dhe mësoi gjuhën greke nga Filip Joanu. U bë adjutant i mbretit Oton dhe ministër i Marinës në vitin 1855. Kryeministër u zgjodh disa herë që nga viti 1857 e deri në vitin 1862. Vdiq në Paris të Francës në vitin 1867. Fjalimi parazgjedhor i vitit 1860, është botuar për herë të parë më 29 dhjetor të të njëjtit viti në gjuhën greke dhe gjuhën shqipe, në faqen e parë të gazetës greke, ”TO MEΛΛΟΝ ΤΗΣ ΠΑΤΡΙΔΟΣ“ (E ARDHMJA E ATDHEUT).

N

në vitin 1863. Zbulimi i këtij dokumenti historik ka një rëndësi të madhe meqenëse është një nga dëshmitë e pakta të shkrimeve në gjuhën shqipe me shkronja greke në shekullin XIX që ka shpëtuar deri më sot, pasi kërkuesit e shkrimit të gjuhës shqipe, siç e kemi thënë në përgjithësi, janë marrë kryesisht me mbledhjen e këngëve dhe të përrallave gojore të folklorit arvanitas. Nga teksti i fjalimit parazgjedhor dalin qartë fakte historike se një pjesë e madhe e popullatës që jetonte në Athinë dhe në rrethinat e saj ishin arvanitasë. Në shekullin XIX arvanitasit kishin ndikim të madh në jetën politike në Greqi. Nga teksti para-zgjedhor duket qartë se grupi i politikanëve kundërshtarë të oborrit të mbretit Oton dhe qeveria kryengritëse e përkohshme, që drejtonte Greqinë në vitin 1860, bënte përpjekje të mëdha për të marrë në anën e tyre arvanitasit e Atikisë dhe të Beotisë, njerëz që, sa dimë nga historia e asaj kohe, ishin konservatorë, të qëndrueshëm në bindjet e tyre të besnikërisë ndaj mbretit të atëhershëm, Oton. Në përpjekjet për të tërhequr në anët e tyre, palët bënin edhe publikimin e propagandës parazgjedhore dygjuhëshe, në greqisht dhe në gjuhën shqipe, me synimin që, nga njëra anë të informohet më mirë popullsia arvanitase dhe, nga ana tjetër, ndoshta ta kenë më të lehtë edha ata kandidatë për deputetë që nuk ishin arvanitasë, por grekë.

Teksti shqip në alfabetin grek, 1860

86

61/2006


MonumentaBota Albanica jonë (Transliterim)

Për qytetarët e katundeve të Athinës Vëllezër! heu është i lagët akoma nga gjakrat të tatëve edhe vëllezërve tuaj; dëbuam tiranin, fituam lirinë. Është shumë e madhe, pra, vëllazërimi ndaj këtij gjaku të mos jemi të denjë për lirinë. Të gjithë ata sytë që ranë në luftë do të na japin nam dhe mallkime. Ne që kemi kushtetutë. Ç’do të thotë kushtetutë? Do thotë që gjithë qytetarët kanë të drejtë të përkujdesen vetë, të qeveriset mirë atdheu, të mos ketë të rënda taksa, të bëhen të mira ligje, të mos i bëjnë konake, të mos bjerë xhandari me kërbaç edhe të tjera. Meqenëse nuk mundin të gjithë qytetarët të mblidhen, sepse janë larg njeri nga tjetri, caktojnë përfaqësues, edhe ata quhen deputetë. Ata bëjnë atë që do të bënin qytetarët në mbledhje, edhe çfarë do bëjnë ata është e mirë të bëhet. Nëse kuptuat mirë që po të kujdeseni të caktoni të mirë njerëz ata që do vështrojnë interesin tuaj, njerëz që nuk mund t’i mashtrojë, mos t’i tërheqë nga vetja e tij, do të jeni të lirë si ju do Kushtetuta. Nëse nuk kujdeseni të mendoni mirë vetëm, edhe ndonjë tjetër të kërcënon ty me frikësime e të këtilla, atëherë nuk do të caktoni ashtu përfaqësues atë që doni, do të bëhen deputetë ata që nuk do kujdesen për të mirën tuaj, por për interesat e tyre, edhe pastaj nuk do të jeni të lirë si ju do Kushtetuta. Atëherë i biri i të fortit nuk do të vejë ushtar, por do të përjashtohet për i parritur edhe sakat, edhe i biri i të varfërit do vejë vetëm? Atëherë do vijë patrulla edhe do t’u kërkojë pula, pita edhe do t’u bjerë edhe zverkut; atëherë do të vijë taksidari t’u shesë shtambën edhe do t’u

D

61/2006

marrë në burg, kurse i forti, le të ketë në borxh mijëra dhrahme* nuk do ta ngasën, edhe të tjera që nuk i dini. Por, nëse caktoni njerëz tuaj që i dinë vuajtjet tuaja edhe një e rrahur e xhandarit, fjala vjen, edhe një e vogël shkelje do të jetë një e madhe fyerje për qytetarin, sepse qytetari atëherë do vejë në të vërtetin përfaqësues të tij edhe nuk do t’i thotë “mos ki merak, do të kujdesem ... çfarë bëhet për një të rrahur ... ashtu ishte koha...”,

Arvanitasi Athanas Miauli, (1815-1867), ishte disa herë kryeministër i Greqisë

por do të vejë në Kuvend të thotë edhe deputetët do të thërrasin ministrin të pyesin çfarë u bë do t’i kërkojnë pakënaqësinë edhe do të gjykohet ai që është fajtor, në mos gjykohet, atëherë prishet ministri me Kuvendin, edhe e dini çfarë pëson ministri? Pushohet. Ashtu do të ndreqen punët edhe nuk do të bëhen padrejtësi. Qytetarë! Një herë në tre vjet u

thërret mëma juaj, atdhe, të jepni mendimin tuaj edhe të zgjidhni ata që duan atdhenë, duan lavdinë e atdheut do të zgjidhni ata që do të ruajnë të mirat tuaja, nderin tuaj, në ata do të veni të qani padrejtësitë tuaja edhe të këqijat që pësoni nga pushteti, ata do të mbrojnë të drejtat tuaja. Doni të shihni sa i madh është e drejta juaj? Vështroni sa të mira premton qeveria që do të bëjë në gjithë bashkitë; premton shkolla, premton gjyqe paqësore, premton ura, ju premton të gjitha të mirat, arën**, të jepni votën tuaj ministrit Simo edhe në kryebashkiakut Skufo, edhe pastaj i harron të gjitha, arën, të dalin deputetë njerëz që nuk dinë nga mot edhe brengat që vuan shpirti juaj nga kalimtarët edhe konduktorët. Ata nuk dinë me ç’punë edhe djersë nxirrni bukën, ju ngarkojnë me të tjera taksa! Doni të shihni sa vlen e drejta juaj? Vështroni qeverinë për të arritur qëllimin pushon kryebakëtiakët edhe emëron kryebashtjak të tretë zëvendës, dhe ligji thotë që duhet të caktojë i pari zëvendës dërgon të prerin me gërshërë*** të Bashkisë edhe të Prefekturës për t’u mashtruar ose t’u frikësojë. Qytetarë! Kushtetuta thotë që është shkelje ligjore të ndërhyjë me forcat e saj, zgjedhja është e drejta e popullit. E shihni fort mirë Qeveria për interesat e saj ndërhyn, nuk duhet pra të shtini votën në ata që propozon, sepse do t’i keni të njëjtat gjëra. Vështroni mirë pra, për një është yni Zot! Për vëllazëri! Për gjakun që u derdh për lirinë! Mendimi juaj, vota juaj është liria juaj, është jeta, nderimi edhe përparimi juaj mos e shtini kur të harrini përpara mendohuni mirë, sepse do të shkojë tre vjet mirë i keqi, si do të shtroni ashtu do të fleni. Dëgjoni edhe fjalët e Krishtit që thotë në vangjel: “Kërkoni edhe do të çoni, bini derës edhe do t’ju hapet, pse kush kërkon çon edhe kush pyet i hapet” si t‘u thom. 87


Monumenta Bota jonë Albanica

Një poemë e vitit 1889 në gjuhën shqipe, e botuar në revistën greke “ΑΠΟΛΛΩΝ“ A. Llalla

21 vjeçare. Varri i saj gjendet në faltoren Petro dhe Pavel në Petërburg (ish-Leningrad), me pjesëtarë të tjerë të familjes perandorake ruse. Më 1889 erdhi Pavli në Greqi për të marrë nusen e tij, princeshën Aleksandra, të shkojnë në Rusi, të martohen. Kjo ngjarje i jep shkas një arvanitasi, që mbetet i panjohur për ne, të shprehë poetikisht ndjenjat e tija duke e filluar poemën me vargjet e njohura:

oema e vitit 1889, e shkruar në Pire nga një arvanitas i Greqisë, për shumë arsye duhet të cilësohet e rëndësishme, se deri më sot nuk është botuar ndonjë studim për letërsinë e vjetër të shqiptarëve të Greqisë që njihen me emrin arvanitasë. Ky krijim i madh vjershëtor gjendet i botuar për herë të parë në numrin e muajit maj të vitit 1889 në revistën Të këndojmë në arbërishte, “ΑΠΟΛΛΩΝ” (APOLLON), që e që është gjuhë trimërishte, botonte D.K.Sakelaropulos në Pire të që e fliste admiral Miauli, Athinës. Në këtë revistë bashkëpunBoçari, dhe gjithë Suli. onin shkrimtarë dhe dijetarë të asaj kohe në Greqi. Poema është ribotuar për herë të dytë nga studiuesi arvanitas Jani P. Gjika në vitin 1995 në revistën “ΜΠΕΣΑ” (BESA), që e botonte “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë”. Poema është shkruar më 26 mars të vitit 1889, nga një arvanitas, i cili mbetet i panjohur deri më sot dhe, këtë poemë ia kushton fejesës së princeshës Aleksandra të Greqisë me dukën e madh të Rusisë, Pavlo Aleksandroviç, djalë i perandorit të Rusisë Aleksandrit të Dytë dhe vëlla i perandorit Aleksandër i Tretë. Poema e ka titullin origjinal “NTE EPARA VASILOPOVA GIONE LEKSANDRA” (PËR TË PARËN PRINCIPESHËN TONË LEK- Betimi i Bajronit te varri i Marko Boçarit SANDRA). Vëllimi dhe numri i revistës në të cilën është botuar Me fillimin e këtyre rreshtave, poepoema i dedikohet D. Mesallës me ti na tregon se gjuha, që flitnin shushënimin: “Mbrojtësit tepër fisnik të mica e heronjve të Kryengritjes greletrave dhe muzëdashës me respekt ke të vitit 1821, ishte shqipja. Në të thellë dhe mirënjohje i kushtojmë këto vargje përmendet admirali i vëllimin e pestë të “Apolonit”. Dremadh Andrea Miauli i cili ishte biri jtori”. Vajza e mbretit të Greqisë, Gjeorgjit i Dhimitër Bokut ose Voku me pretë parë dhe mbretëreshës Ollga, jardhje nga Eubeja. princesha Aleksandra, u martua Në vargun e mëposhtëm, përmennë vitin 1889. Martesa e princeshës det Boçari dhe bëhet fjalë për fisin e Aleksandra me dukën e madh të madh trim të Boçarëve të Sulit. Rusisë, Pavlon, zgjati vetëm dy vite, Nga kjo familje e dëgjuar, dolën sepse princesha Aleksandra vdiq shumë burra trima si: Kiço Boçari, në vitin 1891, në Rusi, në moshën Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kaped-

P

88

ani i madh i Revolucionit grek të vitit 1821, Noti Boçari. Por, më i njohuri, që mbeti në histori si luftëtar trim dhe njeri i kulturës së shkrimit shqip, ishte Marko Boçari, i lindur në Sul të Janinës më 1790. Pra, me këto vargje poeti nis poemën e tij kushtuar princeshës Aleksandra që ai në poemë e quan Leksandra. Në kohën kur është shkruar poema, ka edhe tema tjera me interes për studimet albanologjike. Në fund të shekullit XIX flitej më shumë për bashkimin e Greqisë me shtetin shqiptar të paqenë dhe për krijimin e një mbretërie greko-shqiptare. Pikërisht, për këtë bashkim, studiuesi arvanitas, i ndjeri Aristidh Kola, ka botuar në vitin 1996 dokumentin historik me titull “H ΠΡΟΚΗΡΥΞΗ ΤΟΥ ΑΡΒΑΝΙΤΙΚΟΥ ΣΥΝΔΕΣΜΟΥ ΤΗΣ ΑΘΗΝΑΣ ΠΡΟΣ ΤΟΥΣ ΑΔΕΡΦΟΥΣ ΑΡΒΑΝΙΤΕΣ ΤΗΣ ΑΡΒΑΝΙΤΙΑΣ“ (Thirrje e Lidhjes Arvanitase të Athinës drejtuar Vëllezërve arbër të Arbërisë). Ky dokument historik është shkruar në vitin 1899 dhe parashtrohen arsyet për bashkimin e grekëve me shqiptarët në një mbretëri të vetme. Pikërisht për këtë bashkim, mbretëresha e Greqisë, Ollga, dëshironte të mësonte gjuhën shqipe. Poema e vitit 1889 është shkruar në gjuhën shqipe apo arbërishte si e quajnë në Greqi gjuhën shqipe dhe ka 430 rreshta. Duhet thënë se në shekullin XIX gjuha shqipe kishte një shtrirje të gjerë në Ballkan. Në Greqi, në fund të shekullit XIX, gjuha shqipe flitej nga pjesa më e madhe e popullatës e deri brenda në oborrin mbretëror. Bile në flotën detare, ushtarake dhe tregtare greke flitej shqip.

Për të shkruar poemën në gjuhën shqipe ose arbërishte, autori në mungesë të një alfabeti të njësuar të gjuhës shqipe, në ato vite ka përdorur shkronja greke. 61/2006


MonumentaBota Albanica jonë (Transkriptim)

vijnë të parët me të shpejtë, me pëlhura të kuqe, karafila me burbuqe, dhe kur qaseshin të gjithë, sytë hedhin anembanë, kulluriotet me festet, këshillën tënde kanë në gojë, Ty Leksandra, të të shihnin, dhe nga të gjithë të të njihnin, me të tëmë që në krye, mësuan vaksinën si bëhet, si një nuse Elefsine, Megarite, Kulluriote, se e mësoi gjuhën arbërishte, e flet si flet greqishten, e krenari të madhe kemi, arbërorët sa ku jemi.

NDE EPARA VASILLOPUVA JONE LEKSANDRA Të këndonnë ndë arbërishte, Ç’ ishtë gluhë trimmërishte, Ç’ eflit nafarhu Miauli, Bocari, dhe gjithë Suli. (Transliterim) PËR TË PARËN PRINCIPESHËN TONË LEKSANDRA Të këndojmë në arbërishte, që është gjuhë trimërishte, që e fliste admiral Miauli, Boçari, dhe gjithë Suli. Doli dielli në mal, si të pa sipër në kalë, u fsheh brenda në re, të ndriçosh ti në dhe. Kur ti vije nga Tatoi,* Hëna dilte nga Imitos, duke hedhur sytë e të pa, ndriço për mua ty të tha. Drita je që s’perëndon, lulja e luleve që mbulon, vendet nga kundërmimi, nga do vete e nga do rri. Parnis* një zambak nxori, e nga aroma e hollë, erdhi një duk dhe na e mori, dhe e çoi në Petërburg. Drita luan në diamant, çel e shqep në një perlandë, brenda në sy tënd që luan? E di vetëm ai që ruan, të zgjedhë më të mirën vajzë për ty shkon në gisht unazë. Këtu e tremijë vjet, princeshë nuk u gjet, të mos ngjitej atje lart, të shihnin Lenën** në Spartë. Athinjote karafile, vashëza e para jonë, që dërgon Greqia nuse, dhe e bën Dukeshë ruse. Hënëzën e ndjek nga natë, një yll i madh që bën për shtatë, prapa asaj ecën në qiell, deri sa të dalë diell. Ti Leksandra je Hëna, nga drita e diellit e bërë,

61/2006

Faksimil i poemës

Duka Pavlo ishte yll, që të ndjek, deri te prifti, me kurorë t’u bashkojë, e unazat t’u ndërrojë. Prilli shkojë e dheu u mbulua, trandafile u ngarkua, lule u vesh pastaj do jetë, kuqëlim e zbardh nga do rrish, male, ara, vreshta, shpella, driza të egra dhe të mbjella, të thërresin se hyri, maj muaj më i miri, muaj i kundërmimit, muaj i dashurisë. Ti Leksandrë për Greqinë Ti me Dukën të madh në Rusi kur do vesh nuse, të parë do veni dallandyshe, që nga dimri mbas tanë, majë qiellit kudo vanë, majë do jesh për gjithë kur vijnë, si kur ishe edhe në Athinë Për të hyrë për të dalë, nga limani i Pireut, gjithmonë nga një fjalë për ty vajzë e mbretërisë do të thonë nga anija, që të shihnin në ai kep, që e njomën një gurë të thatë, dhe e bëri gardh ytatë, do të thonë se të shihnin, shumë herë e të njihnin me të tëmë me të tatë, dhe me gjithë vllezërit, që vështrojnë me tejqyrë, përtej në Psitaleas, gjithë sa nga Salamina

Ditët u qasën që familja mbretëria edhe pallati ndreqeshin, se ti bijë je e para që dha fati, të fejohesh, të martohesh, dhe e para të gëzohesh. Duka i madh në Aleksandri ishte e vjen për ty Leksandër, të të vërë një unazë, deri sa je akoma vajzë. Kur fregata u qas e nguli, bashin të tërë në kep thonë admiral Miauli se në varr të tij u ngjall, kur dëgjoi thirrjet nga urra, që thërrisnin kaq burra, e dëgjoi topët që bijnë, turk i ndotur se i shtijnë, përpoqi këmbët e kërceu, u hodhë jashtë nga varri, e them tymin si e pa, vu një thirrmë nga aty lart, “bini turive o trima, plumba në kuvertë dallgë, barut brenda në fishekë, mbulon detin vetëtima, digjni armatën e Turqisë, të shohim ditë të lirisë”! Ju të parët e Moresë dhe kapedanë të Steresë, Zotët e Ishujve! Ngrehuni, shihni se ç’ndodh! djemtë e mbretërisë tonë, nuse dhe dhëndër bënë, Kostandini i Gjermanisë, Aleksandra e Rusisë ngrihuni të gjithë e uroni, e gëzohuni se Fronti kombi që bëtë juve rrënjë hodhi dhe nxjerrë lule. E shkruajta në 26 Mars 1889 në Pire. 89


Monumenta Bota jonë Albanica

Kongresi shqiptar në Trieshtë Atë ditë, në të cilën, në Londër, me një vendim të Klubit të Ambasadorëve do të vërtetohej që Gucia, Peja, Gjakova, Prizreni dhe Dibra do t`i takonin Serbisë dhe Malit të Zi, me ç’rast unë vendosa të tërhiqesha nga çdo aktivitet që kishte të bënte me Shqipërinë. Franc Baron Nopça ah fundi i dhjetorit, derisa po qëndroja në Vjenë, isha lutur ta shkruaja një artikull për Shqipërinë nga stafi i revistës “Urania”, e cila që nga 1 Janari do të dilte me një dizajn të ri. Unë pranova dhe kështu lindi artikulli “Shqiptarët”. Pjesa e parë e tij trajton prejardhjen e këtij populli, pjesa e dytë ndërkaq psikologjinë e tij. Pjesën e dytë e shkrova më shumë për ta orientuar Berchtold-in rreth kësaj çështjeje, për ç’gjë edhe ia dërgova atij një kopje. Një çështje tjetër që më preokuponte gjatë vitit 1913 ishte themelimi i Komitetit për Shqipërinë. Pas një sërë këshillimesh mes meje, Stein-it dhe Chlumecky-it, arritëm të hartojmë statutin që do ta kishte për bazë Komiteti për Shqipërinë i vitit 1913. Nuk mund të them asgjë mbi ndikueshmërinë e këtij komiteti, sepse e deshi rasti që statutet e hartuara nga unë të miratoheshin nga zyra e administratës mbretërore në Austrinë e Poshtme po atë ditë, në të cilën, në Londër, me një vendim të Klubit të Ambasadorëve do të vërtetohej që Gucia, Peja, Gjakova, Prizreni dhe Dibra do t`i takonin Serbisë dhe Malit të Zi, me ç’rast unë vendosa të tërhiqesha nga çdo aktivitet që kishte të bënte me Shqipërinë. Dorëheqjen time nga Komiteti për Shqipërinë e arsyetova me mosaranzhimin e sigurisë sime nga Mbretëria, gjatë agjitacionit për Shqipërinë. Duke marrë këtë vendim unë i bija vijë gjithë aktivitetit tim në këtë fushë gjatë viteve 1905-1913, duke e trajtuar atë si anakronik. Qysh para dorëheqjes sime, prej 27 shkurtit deri më 06. mars, unë kisha përcjellë punimet e Kongresit Shqiptar në Trieste. Ky kongres ishte një punë e çuditshme. Në vitin 1913 froni shqiptar ishte ende i zbrazët, ndërsa udhëheqja e punëve shqiptare ishte në duart e Ismail Qemalit, i cili, bashkë me Berchtold-in kishte shkuar së pari në Budapest, te ekselenca e tij Hadik Janos, dhe pastaj me kërkesën dhe përkrahjen e Berchtold-it kishte shkuar në Vlorë,

K

90

Nopcsa, ky mik yni i pafat! Arsim Rexhepi Për Franz Nopscen kemi dëgjuar tashmë. Në zhurmnajën e sikletshme të identifikimit të defekteve të tragjedive dhe të copëtimit të Shqipërisë, dëshmia e tij për fatet e Atdheut tonë dhe angazhimi i tij në të mirë të çështjes shqiptare ishte një zë i veçantë. Ai ishte një pinjoll i familjes aristokrate hungareze Nopcsa, i lindur më 1877 në qytetin Deva në regjionin Siebenbuergen në Rumani. Pasiqë kishte bërë maturën në kolegjin elitar `Maria-Theresia`, i ndikuar nga paleantologjia nis studimet në Vjenë, ku shumë shpejt u etablua si një kokë e veçantë në lëminë e kësaj shkence, saqë, më vonë, do të njihet edhe si themelues i paleofiziologjisë. ku së pari kishte themeluar Qeverinë Provizore të Shqipërisë së sapokrijuar. Porse, ky, si një mik i vjetër i Greqisë dhe agjent i paguar i saj, u kishte premtuar atyre se në rast se do të mbetej

Më vonë ai do të bëhej njëri nga studiuesit më të mëdhenj të Shqipërisë. Botimet e tij të viteve 1907 deri 1932 ofrojnë njohuri të shumta rreth Shqipërisë së asaj kohe të gjuhës, dokeve dhe zakoneve shqiptare, sidomos të zonës së Veriut. Studimet e tij ende nuk janë sistematizuar tërësisht, megjithëse pas vdekjes së tij tragjike ato iu dhanë albanologut Norbert Jokl, të cilit ai, ditën që do te vriste vetën, i kishte shkruar një letër të gjatë, duke ia lënë porosinë për t`i botuar. Franz Nopça ka qenë intensivisht i lidhur me fatin e Shqipërisë. Edhe materiali në vazhdim, me autenticitetin e tij, tregon katërcipërisht se ai, jo vetëm që ishte i dhënë me tërë qenien pas kësaj çështjeje, por kishte qenë i gatshëm edhe të kandidonte për Fronin e Shqipërisë, gjithnjë duke qenë i vetëdijshëm se ishte një mik i madh i atij vendi. Po ashtu, në këtë shkrim, pos implikimeve të tij në rrjedhat e Kongresit të Trieshtës, përshkruhen edhe marrëdhëniet që ai kultivonte me figurat e rëndësishme të kombit tonë. Është sidomos i veçantë mendimi i tij për Ismail Qemalin, për një gjë, e cila po u vërtetua, do të ndikojë shumë në historiografinë tonë. Sido që të jetë, Nopcsa ka bërë vetëvrasje nw vitin 1933, duke vrarë së pari sekretarin e tij shqiptar, Pajazit Elamaz Dodën. Në letrën që kishte lënë për policinë, kishte shkruar sa vijon: “Arsyeja e vetëvrasjes sime është sistemi im nervor jostabil. Arsyeja që unë kam vrarë në gjumë dhe pa më ndier edhe shokun tim dhe sekretarin personal, Pajazit Elmaz Doda, është se nuk mund ta lija vetëm në këtë botë, ashtu të sëmurë, të shkretë dhe pa para, sepse do të vuante shumë. Dua të më djegin.” shef i Shtetit Shqiptar, do ta bënte sa më të lehtë aneksimin e Janinës nga ana e Greqisë. Se Ismail Qemali dëshironte të mbetej shef i qeverisë provizore të Shqipërisë mund të arsyetohet 61/2006


MonumentaBota Albanica jonë edhe me atë, që kjo lidhej me shuma të mëdha parash, gjë që vetëkuptohej. Më pak e kuptueshme ndërkaq ishte çështja se gjatë një takimi sy më sy me Ismail Qemalin Berchtold kishte besuar se mund ta mashtronte atë. Natyrisht, që nuk ia hodhi dot. Më 1911 Stead më kishte treguar shumë rreth kohës së Ismail Qemalit si guvernator i Tripolit dhe marrëdhënieve të tij me Greqinë, si dhe me shkrimtarin e saj Ular, i cili me Insabato-n kishte shkruar librin “Gjysmëhëna në shuarje”, ndaj dhe isha disi i sigurt se ai do ta tradhtonte Shqipërinë. Në pyetjen e Berchtold-it se ç`mendim kisha unë për Ismail Qemalin, dy javë pasi ai kishte krijuar qeverinë provizore, i thashë fjalë për fjalë “Ismail Qemali është një derr.” Tradhtia e Ismail Qemalit, që i bëri Shqipërisë, do të më vërtetohej tërësisht edhe nga Eqrem Bej Vlora, djalë i të dërguarit shqiptar në Vjenë, Sureja Beut dhe nip i Ismail Qemalit. Se a janë sjellë grekët me Ismail Qemalin pas aneksimit të Janinës sikur me një limon të shtrydhur, këtë nuk mund ta them, por më duket shumë e ngjashme. Gjithsesi, i mitosur gjer në asht dhe me shuma marramendëse parash, Ismail Qemali u zgjodh në Vlorë shef i qeverisë provizore shqiptare, ndërsa në Evropë në të njëjtën kohë agjitohej për kandidatë tjerë për fronin shqiptar. Albert Gjika, i cili më parë vetë kishte qenë pretendent për fronin shqiptar, kishte arrirë ta bindte Princin Montpensier (Ferdinand Françoise Orleans-Montpensier) të interesohej për fronin e Shqipërisë. Ai i mohoi vetes `të drejtat`, që edhe ashtu s`ia pranonte askush, dhe nisi të agjitonte për këtë princ. Shumë lehtë u arrit që të bëheshin për vete koprraci i madh Fazil Pashë Toptani dhe disa shqiptarë të tjerë, dhe kështu lindi plani, me të cilin përmes një kongresi shqiptarësh do të pretendohej që Montpensier të emërohej për sundimtar të Shqipërisë. Në të njëjtën kohë do t`i duhej Montpensier-it ta thyente bllokadën greke dhe të vihej në sundim të Vlorës dhe Ismail Qemalit. Për shkaqe farefisnie ekzistonte një frikë që Mbretëria do të vihej kundër kësaj ndërmarrjeje të tij, an-

61/2006

daj edhe u veprua në atë mënyrë, që ai të mbahej në shërbim të saj. Si kukudh për të thirrur një kongres të tillë do të përdorej me një mjeshtëri të rrallë Shtefan Zurani, i cili nuk kishte asnjë ide rreth kësaj pune, por me naivitetin e tij iu dha punës së organizimit të kongresit me shumë vullnet. Pasi një demonstratë atdhetare e shqiptarëve në tokën austriake u shkonte përshtati qarqeve të këtushme, ato edhe e përkrahën mbajtjen e këtij kongresi në Trieshtë. Përveç shqiptarëve, në këtë kongres morën pjesë edhe italo-shqiptarët, ndër ta edhe markizi Kastriota nga Napoli, me të gjithë djemtë. Po ashtu, morën pjesë edhe Albert Gjika, pastaj profesori universitar historiani nga Cernovitzi Baroni Dungern, pastaj dy parlamentarë kristiansocialistë Konti Taffe dhe z. Pantz nga Vjena, korrespondenti i Reichspost, kavalieri Mayerhoefer dhe unë. Unë kisha marrë me vete edhe Dr. Leo Freundlich, një ish-parlamentar socialist nga Vjena, i cili sapo Shqipëria do të bëhej moderne, me mjeshtëri të madhe kishte themeluar Korrespondencën Shqiptare, ndërsa tani bënte `politikë pushtuese imperialiste`. Hasan Arnauti, detektivi im privat, kishte ardhur po ashtu. Edhe një pjesë e shtypit ishte e pranishme. Dhe veç kësaj, në Trieste u shfaq njëfarë z. Jovo Weis nga Beogradi, i cili thoshte se u kishte shitur

shqiptarëve pushkë me çmim prej 90 Kr., e që shihej katërcipërisht se ishte një agjent serb. Përfaqësues i qeverisë austriake ishte këshilltari Makavetz, një njeri i mençur, i qetë dhe energjik, i cili s`trazohej lehtë. Pas mbrëmjes përshëndetëse, ditën që pasoi markizi Kastriota u zgjodh kryetar nderi, ndërsa Faik Bej Konica kryetar i kongresit, në kryesinë e të cilit u zgjodhën edhe Hilë Mosi, Fazil Toptani dhe Dervish Hima. Zgjedhja e Konicës nuk i pëlqente Albert Gjikës, dhe sapo ky deshi të dilte në podium me çështjen e kandidaturës për Fron, u pengua me mjeshtëri nga kundërshtari i tij i moçëm, Faiku. Po aq mjeshtërisht edhe Gjika, i cili si shumë rumunë kishte lënë pas vetes karrierën e një hamalli, dhe ishte vënë në shërbim të birit injorant të Ismail Qemalit. Qysh para kongresit ai kishte udhëtuar për Nicë, ku jetonte, në halle të mëdha financiare, familja e Qemalit, i cili ishte bankrot dhe e kishte dërguar të birin Tahirin me të hollat e Montpensiers në këtë kongres. Pasi Tahiri nuk kishte asnjë metelik në xhep, të gjitha gjërat, madje edhe duhanin, ia blente Gjika, kështu që Tahiri pa të ose zëvendësin e tij nuk mund të bënte as edhe një hap. Në këtë mënyrë Tahiri ishte shndërruar në një skllav të Gjikës. Se ç`synonte Gjika përmes Tahirit, kjo do të shihej më vonë. Forma e jashtme e kongresit dukej kështu: Në të djathtë të një tavoline të dekoruar me flamuj kombëtarë shqiptarë ishte vendosur një tavolinë për shtypin, në të majtë, ndërkaq një tjetër për mysafirët. Dervish Hima, i cili kur qëndronte në Evropë shitej si të ishte

91


Monumenta Bota jonë Albanica mason, ndërsa në Turqi luante myslimanin e devotshëm, kishte marrëdhënie të mira me shtypin, ndërsa unë insistoja që të gjitha raportet për shtyp të kalonin fillimisht nëpër duart e mia. Kështu arrita t`ua mbush mendjen, që raportimet zyrtare nga Kongresi dhe ato për shtypin shqiptar të bëheshin vetëm nga unë. Kjo i hidhëroi aq shumë të pranishmit nga `korrespondenca politike` por, pasi që kisha intervenuar në Vjenë, atyre s`u mbeti tjetër pos të pajtoheshin. Dervishë Himës nuk i mbeti tjetër mënyrë për të informuar shtypin, përveç përmes meje, siç i duhej të bënte edhe të painformuarit z. Freundlich. Për t`i dhënë përparësi, z. Freundlich e ulën pranë tavolinës së mysafirëve. Shpalosja e flamurit shqiptar u përcoll me ovacione të mëdha në këmbë, ndërsa që në fillim u dërguan telegrame përshëndetëse në adresë të Berchtoldit dhe të San Gulianos. Unë propozova që të mos telegrafonin mbretin, gjë që edhe e bënë. Kjo, sepse Austro-Hungaria tashmë ishte prononcuar rreth çështjes shqiptare. San Guliano dërgoi një përgjigje të menjëhershme, që bëri një ndikim të mirë. Berchtold ndërkaq reagoi vetëm pasi unë kisha kërkuar nga prefekti i Vjenës t`i bënte atij me dije një gjë të tillë. Përgjigjja e vonuar e tij ishte e pahijshme, kështu që i propozova Princit Hohenhole t’i presë gjithë Kryesinë e Kongresit në pallatin e tij. Kjo ndodhi me lejen e Berchtold-it dhe me ardhjen e konsullit italian në Vjenë. Dreka ishte e mrekullueshme, tavolinat stolisur gjithë lule. Ngaqë italo-shqiptarët fjalimet e tyre i mbanin në italisht, luta Faik Konicën që të më përshëndeste. Pata kohë disa minuta të mendoja se ç`do të thosha, pastaj shkova në podium dhe mbajta një fjalim të zjarrtë në gjuhën shqipe. Me përjashtim të gjeneralkonsullit Kral dhe disa konsujve tjerë austrohungarezë dhe italianë, asnjëri nuk mori shënim se ç`thashë. Me përjashtim të një konflikti në mes të kucovllahëve dhe shqiptarëve, gjatë të cilit nacionalitetthi ende i palindur i kucovllahëve solli shumë dëshmi të megalomanisë dhe të fantazimit ballkanik, me ç’rast nuk munguan as grindjet e Faik Konicës me maskarain Nikollë Ivanaj, në punimet e Kongresit nuk po ndodhte asgjë. Kjo më shtyri t`i afrohesha Faik Beut e t`i bëja me dije se kongresi rrezikonte të dilte i pasuksesshëm, dhe se puna më e vogël që mund të

92

presë njeriu me këtë rast ishte një rezolutë, e cila ishte dashur të bëhej patjetër dhe sa më shpejt, në mënyrë që t`u dërgohej Fuqive të Mëdha që të nesërmen. Kjo punë u krye për një gjysmë ore dhe Faiku e paraqiti atë të nesërmen para të pranishmëve si rezolutë të Kongresit. Faiku u kishte vënë një ultimatum kucovllahëve, që ata të ndërronin qëndrimet e tyre dhe, pasi kishte arritur qëllimin, rezoluta ishte aprovuar dhe unë ua shpërndava atë

F. Nopça në veshje shqiptare

të gjitha Fuqive të Mëdha. Gjatë kongresit kavalieri Mayerhoefer kishte marrë vesh nga Tahiri se po përgatitej një puç nga ana e Montpensiers. Ai këtë ma tha vetëm mua, dhe asnjë i huaj, madje as Freundlich dhe as Dunger nuk e morën vesh. U morën të gjitha kundërmasat. Mayerhoefer dhe unë folëm me Makavetz-in, ndërsa ai me pallatin Mbretëror. Atje ndërkaq u përgatit strategjia kundër këtij grushtshteti. Plani i Gjikës për të sjellë në diskutimet e kongresit edhe çështjen e Fronit veç kishte dështuar, por nuk kishin reshtur përpjekjet e tij në këtë drejtim, dhe qëllimet e Montpensiers, i cili ishte shumë i pasur, nuk diheshin. Dy ditë mbetëm në Trieste, dhe atë pa asnjë lajm nëse kandidatura e Montpensiers, për shkak të farefisnisë me Kryerhercogen Maria Dorothea, ndoshta edhe mund të ishte gjetur përkrahje në Vjenë. Shqiptarët, dhe në mesin e

tyre Faik Beu, kishin filluar të na pyesnin se si do t`u duhej atyre të vepronin përballë këtij kandidimi. Kokë më vete, unë iu thashë: ‘Ta kundërshtoni me armiqësi. Sepse unë nuk mendoj që Montpensier ka pëlqimin e Vjenës!` Më në fund mbërriti një përgjigje, që vërtetoi dyshimet e mia. Ne mund të vepronim hapur kundër Montpensiers. Rastësisht qëlluam në Hotel Palace, në një aheng të deputetëve vjenezë të Kongresit, kur gjatë një pauze, unë fola me zë të lartë: ”Po dëgjoj se Montpensier dëshiron të bëhet mbret i Shqipërisë, madje për këtë veç ka shtypur afishet! Mos ka, rastësisht, ndonjëri prej jush një të tillë në xhep? Ju e dini, zotërinj, se edhe unë mbledh folie të ndryshme që kanë të bëjnë me Shqipërinë.” Një befasi e madhe pasoi heshtjen e gjatë. Por, Fan Noli nuk ngurroi dhe nxori një fotokopje nga xhepi dhe ma dha. Fshehtësia e Montpsensiers u zbulua. Këtë ia dërguam natën Berchtold-it me postë. Por, dertet tona vetëm u pakësuan, nuk u hoqën fare. Një moment dramatik u luajt të nesërmen, kur, pasi ishte përfolur se dikush nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës ishte dërguar në Vjenë, një burrë shtatlartë, i kërrusur dhe i lodhur nga udha e gjatë, hyri i shoqëruar në punimet e Kongresit. Ardhësi ishte ministri shqiptar, Kristo Meksi. Vinte drejt nga Vlora. Ardhja e tij u përcoll me ngazëllim dhe duartrokitje frenetike. Faiku ndërkaq ishte zverdhur i tëri, sepse druante se Kryesia e Kongresit me këtë po humbte çdo rëndësi. Këtu tashti kryesonte Qeveria e Përkohshme. Ai nuk e dinte se ç`lajme sillte Meksi me vete. Në qoftë se Meksi, si i dërguar i Qeverisë së Përkohshme, do të propozonte Montpensiers-n për trashëgimtar të Fronit mbretëror shqiptar, zgjedhja e këtij do të ishte pastaj një akt i kryer. Unë mora vend te përfaqësuesi i Qeverisë austriake, Makavetzi, dhe i thashë: “Dëgjoni! Nëse Kristo Meksi tash propozon kandidaturën e Montpensiers, ne do të humbim, sepse ai me siguri edhe do të zgjidhet.” Makavetz-it ruajti qetësinë, por shihej qartë se ishte i tensionuar. Ai ishte i gatshëm të krijonte ndonjë skandal dhe kështu të kishte arsyetim ndërprerjen e kongresit. Kristo Meksi nisi fjalimin. Fillimisht i përcolli Kongresit përshëndetjet e Qeverisë së Përkohshme, dhe njoftoi të pranishmit se të gjithë anëtarët e Qeverisë ishin mirë me shëndet dhe, pa ditur as vetë se ç`mundësi vendimmarrjeje kishte në duar, nën duartrokitje frenetike, lëshoi podiumin.

61/2006


MonumentaBota Albanica jonë U kthjellua çdo gjë dhe ne kuptuam se Ismail Qemali nuk ishte në dijeni të synimeve të Montpensiers. Tash s`na mbetej tjetër, veç të ndanim Tahirin nga Gjika. Një rastësi na i lehtësoi punët tona. Gjika dëshironte të mos paguante harxhimet e qëndrimit të Tahirit. Ky kërkoi ndihmën e të tjerëve dhe shpejt u gjet një patriot tjetër shqiptar, kujtoj që ishte njëfarë Mark Kakarriqi apo Koci, i cili erdhi dhe më tha, se Tahiri, biri i kryetarit të Qeverisë Shqiptare, qenka në vështirësi financiare. Ai më luti, ngaqë më njihte si një mik të shqiptarëve, ta ndihmoja Tahirin, sepse po të dëgjohej kjo punë në Shqipëri, do të kishte hije të keqe. Tahirit i duheshin 500 deri 600 kruna. Ai nuk bënte ballë të më luste personalisht. Unë isha i gatshëm të ndihmoja menjëherë dhe i premtova se gjatë pasdites do të rregullohej gjithçka. Në mesditë drekova me Tahirin dhe Mayerhoeferin, dhe i thashë Tahirit se ai vetë ishte një vegël dhe një rob i Gjikës. Duke qenë kështu, dikush kishte bërë presion në Ismail Qemalin, se nëse dëshironte të shpëtonte jetën e djalit, do t`i duhej të merrte vendim për dorëheqjen e Qeverisë së Përkohshme, në mënyrë që t`i hapte rrugë ardhjes së Montpensiers në krye të pushtetit. Kjo e tmerroi Tahirin. Ai na i rrëfeu të gjitha pastaj, dhe pranoi se nuk kishte para, ndaj dhe nuk mund të ndahej nga Gjika. I premtova se do t`i rregulloja të gjitha. Pasdite pagova gjithë llogarinë e Tahirit në hotel dhe, paraprakisht, harxhimet e ditës së nesërme. Patriotit shqiptar, që m`i kishte kërkuar 500600 krunat i tregova pasdite, se kisha paguar gjithë llogarinë e Tahirit, e cila, ia thashë, nuk kishte kushtuar 500 a 600, por 190 kruna. Kështu ky patriot shqiptar kishte dashur të përfitonte nja 300-400 kruna të mira. Tahirin e ftova për darkë. Ngaqë banonte në të njëjtin hotel me Gjikën, u kujdesa që, as gjatë natës, të mos bëhej një takim i këtyre të dyve dhe i vura Tahirit një narkotik të rëndë në ushqim. Të trallisur e solla diku pas mesnate në hotel, ku, në hol, takuam Gjikën. Ai e nuhati menjëherë situatën dhe kuptoi se plani i tij, për aq sa kishte të bënte me Tahirin, veç kishte dështuar. Me insistimin tim, Tahiri e njoftoi se do të udhëtonte për Vjenë, ku do të banonte te unë. Pas kësaj do të pamundësohej çdo letërkëmbim mes Tahirit dhe Gjikës. Në mëngjes dërgova të merrnin plaçkat e Tahirit dhe, pak më vonë, ai po udhëtonte për në Vjenë, përsëri pa të holla, veçse tani ishte robi 61/2006

im. Atje e akomodova në një hotel. Më vonë i nxora një biletë udhëtimi për Nicë, i dhashë ca të holla që t`i qëllonin gjatë udhëtimit dhe e dërgova te nëna e tij. Që të mos përsëritej më një histori e tillë, edhe pallati Mbretëror u kujdes t`i dërgonte gruas së Ismail Qemalit një shumë të hollash, përmes së cilës asaj do t`i ndihmohej të dilte nga kriza momentale. Për të shpjeguar nivelin dituror të Tahirit, mjafton fakti që, gjatë kohës së Abdyl Hamid-it, ai ka shërbyer si oficer i marinës turke. Kjo ka qenë veprimtaria ime gjatë Kongresit Shqiptar në Trieste. Për hir të së vërtetës, më duhet të them se harxhimet e mia janë paguar nga Ministria e Jashtme. Në tërësi kam marrë katër herë të holla nga Mbretëria. Për herë të parë të holla kam marrë pas aneksionit, shumë kjo të cilën e pata shfrytëzuar gjatë muajve të agjitacionit tim në Shqipëri, më 1909. Herën e dytë, gjatë Luftës Ballkanike, kjo ministri ma mundësoi të dërgoja Saidin nga Mali i Zi në Shqipëri. Herën e tretë të holla më janë dhënë për t`i mbuluar harxhimet gjatë Kongresit Shqiptar. Herën e katërt, ngaqë isha me mision të lartë diplomatik në Bukuresht, mora një shumë të konsiderueshme të hollash. Të gjitha harxhimet tjera të udhëtimeve, të agjitacionit, informimit, etj., i kam paguar nga xhepi im. Ishte edhe një kohë në të cilën unë merresha me politikë dhe kurseja, duke ardhur andej-këndej porsi një bari. Një episod me rëndësi të veçantë gjatë Kongresit Shqiptar ka qenë ajo kur prifti Pjetër Tushaj njoftoi z. Mayerhoefer

se ai dhe kryeipeshkvi i Shkodrës, imzot Serreçi, gjatë vitit 1912, për të luftuar turqit, ishin vënë në anën e Malit të Zi, gjë të cilën kisha menduar qëmoti e që ma vërtetoi Mayerhoeferi. Ka qenë shumë humoristike situata kur unë solla në telashe agjentin serb Weis. Për karakterin e tij të dyshimtë ma kishte tërhequr vërejtjen Ali Arnauti. Weis kishte dëshiruar të njoftohej me mua. Kjo, mendoja unë, do te ishte mënyra më e mirë ta zbuloja kush ishte ai, kështu që nuk i kundërshtova. Kur mora vesh qëllimin e Weis-it për t`u takuar me mua, i dola përballë, iu përkula ndjeshëm, iu prezantova dhe e pyeta krejt profesionalisht, se si do të mund t`i ndihmoja. Siç kisha pritur, sjellja ime e befasoi plakun, të cilit unë, për shkak të moshës dhe gjendjes trupore, ia vëjn në dyshim kthjelltësinë. Ai u habit, dëshiroi të prezantohej shpejt dhe tha: ”Jov...”, pastaj duke tentuar të përmirësohej, shtoi “Johann Weis”. “Pa thoni vetëm Jovo.” e qetësova, “Unë e shoh se Ju jeni nga Beogradi.” I zënë keq në këtë situatë, ai ma pranoi se kishte jetuar në Serbi, dhe se tani kishte një proces kundër qeverisë serbe, për shkak të një prone. Pastaj më tha se ishte përfaqësues i një fabrike armësh dhe se si i tillë kishte ardhur në Trieste, në mënyrë që shqiptarëve apo shtetit të tyre t`u shiste armë. Arsyetimet e tij nuk ishin të dobëta dhe ai mendonte se unë nuk e kisha të qartë arsyen e qëndrimit të tij aty. Unë veç e kisha të ditur se qeveria austro-hungareze u kishte dhënë armë të mjaftueshme shqiptarëve. Së pari z. Weisit i sqarova se arma e tij automatike që mëtonte t`u shiste shqiptarëve, për ta ishte e padobishme, sepse shpenzonte shumë municion. Pastaj i thashë se nuk kishte qenë aspak e mençur nga firma e tij, që e kishte dërguar mu armikun e përbetuar të shqiptarëve, d.m.th një serb, t`u shiste armë shqiptarëve, ndaj i propozova atij që, për të mos e komprometuar as vetën dhe as firmën e tij, të ikte sa më shpejt nga Triestja dhe mallin e tij t`ua ofronte shqiptarëve vetëm pasi të ishin flakur të gjitha mosdurimet mes tyre. Kuptohet, kjo nuk e gëzoi aspak z. Jovo dhe ai, ngaqë kishte deshifruar kuptimin e bisedës sime, u zhduk shumë shpejt nga faqja e dheut. Marrë nga libri “ Reisen in den Balkan”/ Dukagjini, Pejë 2001

Nga gjermanishtja Arsim Rexhepi

93


Monumenta Bota jonë Albanica

Etapat kryesore të trajtimit të çështjes shqiptare në planin ndërkombëtar

Kongresi i Berlinit dhe Lidhja e Prizrenit Arben Puto ilindja Kombëtare shqiptare kap gjithë gjysmën e dytë të shekullit të XIX. Ajo merr një dimension të ri nga fundi i shekullit: përveç zhvillimeve të rëndësishme në fushën e kulturës, shkollës dhe gjuhës shqipe, ajo nxjerr çështjen shqiptare në planin ndërkombëtar, shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria osmane dhe daljen e saj si shtet më vete. Lidhja e Prizrenit paralajmëron kthesën e madhe historike, kur ajo i imponohet vëmendjes së Fuqive të Mëdha në Kongresin e Berlinit të vitit 1878. Pikërisht Lidhja e Prizrenit shënon etapën e parë kryesore të trajtimit të çështjes shqiptare në planin ndërkombëtar në kuadrin e krizës lindore që kishte si përmbajtje kryesore çështjen kombëtare në të gjithë Ballkanin, çlirimin e plotë nga zgjedha osmane. Si faktorë dhe aktorë në këtë rajon të veçuar të Evropës dalin Fuqitë e Mëdha, që hyjnë në garë për të realizuar synimet e tyre për shtrirje territoriale dhe sfera influence. E para që hyn në veprim është Rusia, e cila e mundi Turqinë në luftë dhe i imponoi Traktatin e Shën Stefanit në mars 1878. Si mbrojtëse e “sllavizmit” Rusia, me këtë traktat u siguroi përfitime të mëdha territoriale shteteve sllave, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Këto zmadhime ishin gati krejt në dëm të trevave shqiptare në veri dhe verilindje. Qëndra të tilla si Tetova, Gostivari, Dibra, Struga, Ulqini, Tivari, vise si Hoti e Gruda, Plava e Gucia, veriu i Kosovës deri në sanxhakun e Prishtinës, në afërsi të Mitrovicës, binin në dorë ose të Malit të Zi ose të Serbisë. Një “ndarje e tillë e plaçkës” nuk mund të pranohej nga Fuqitë e tjera evropiane. Sidomos Austro-Hungaria dhe Anglia kërkuan rishikimin e traktatit të Shën Stefanit në një kon-

R

94

Kongresi i Berlinit, 1878

gres të “koncertit evropian”, d.m.th me pjesëmarrje të gjerë. Kështu u arrit në Kongresin e Berlinit të qershorkorrikut 1878. Ky Kongres i gjashtë Fuqive evropiane mbaroi me nënshkrimin e Traktatit me të njëjtin emër që e rishikoi ndarjen e territoreve. Edhe këtu zona të tëra të banuara nga popullsi shqiptare u lanë në mëshirë të lakmive të shteteve fqinje. Ky është momenti i ndërhyrjes së Lidhjes së Prizrenit. Ndërhyrja është në dy drejtime. Së pari, me qëndresën e armatosur kundër copëtimit të trungut shqiptar. Së dyti, me veprimtarinë diplomatike. Lidhja i drejtoi një memorandum kryeministrit britanik të kohës Lordit Bikonsfild (Beaconsfield) duke i bërë thirrje që sundimi turk në Ballkan mos të zëvëndësohej nga hegjemonia ruse. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është çështja e së ardhmes. Shqiptarët nuk donin më të mbeteshin pjesë e Perandorisë osmane. Por nuk mund të injoroheshin edhe rreziqet e copëtimit të trojeve shqiptare, prandaj kërkohej një status i ri në raport me Stambollin: jo ende pavarësi (do të ishte e parakohshme), por autonomi e brendshme në kuadër të Perandorisë. Një moment tjetër me rëndësi në veprimtarinë diplomatike të Lidhjes është

udhëtimi i Abdyl Frashërit në Evropë në pranverë të vitit 1879. Detyra e misionit ishte që t’u dilte përpara synimeve që vinin edhe nga Greqia mbi viset jugore. Abdyli vizitoi kryeqytetet kryesore të Evropës për të protestuar kundër pretendimeve greke: nuk mjaftonin padrejtësitë e mëdha në veri, tani rrezikohej edhe jugu. Kundërshtimi Lidhjes i jepte dorë Portës së Lartë që të kërkonte rishikimin e vendimeve. Ajo iu përgjigjej presioneve të Fuqive duke vënë si argument “ndërlikimet politike që krijonte qëndresa e mirënjohur e shqiptarëve”. Stambolli e përdori këtë si pretekst për të, kundërshtuar vendimet e Fuqive që shkëputnin pjesë të zotërimeve të saj në Ballkan. Ky “bashkëpunim rrethanor” interpretohej veçanërisht nga shtetet fqinje si një provë se Lidhja e Prizrenit ishte një krijesë, ishte vegël e Portës në përpjekjet e saj për t’iu shmangur vendimeve të Fuqive. Këtë e hodhi poshtë vetë Stambolli, i cili “e duroi” Lidhjen për sa kohë ia donte politika e saj. Kur Porta e ndjente se nuk mund t’u rezistonte më presioneve të Fuqive, Lidhja bëhej pengesë dhe ajo detyrohej ta godiste. Në të vërtetë, Lidhja e Prizrenit u shtyp me forcën e armëve. Porta e quajti një rrezik për 61/2006


MonumentaBota Albanica jonë sundimin e saj në viset shqiptare edhe kërkesën e Lidhjes për autonomi, aq më tepër kur ajo e shpalli veten si qeveri e përkohshme e Shqipërisë nga fundi i vitit 1880. Ushtria turke ndërmorri sulmin përfundimtar në prill 1881 dhe pas disa ditësh luftimesh hyri në Prizren. Pasi shtypën rezistencën e shqiptarëve në veri dhe në jug, turqit filluan një fushatë terrori në të gjithë vendin. U ngritën gjyqe ushtarake që dënuan rëndë mijra anëtarë të lëvizjes për autonomi. Lidhja e Prizrenit tregoi se ishte produkt i lëvizjes kombëtare shqiptare në çerekun fundit të shekullit të XIX. Rezultati kryesor ishte dalja e çështjes shqiptare përpara diplomacisë së Fuqive të Mëdha. Lidhja ishte edhe pengesa e parë e ngritur nga nacionalizmi shqiptar kundër synimeve të shteteve fqinje për copëtimin e tokave shqiptare.

II Pavarësia e Shqipërisë dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha Lidhja e Prizrenit ishte parapërgatitja e etapës së dytë, asaj të pavarësisë së Shqipërisë. Viti 1912 është viti i aleancës së shteteve ballkanike, Serbisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Greqisë për të dëbuar Turiqnë nga Ballkani. Kjo aleancë linte jashtë Shqipërinë, ndërkohë që të gjithë këto shtete bënin plane për copëtimin e tokave shqiptare. Shtetet ballkanike e filluan luftën në tetor 1912. Përpara Lëvizjes Kombëtare Shqiptare u shtrua menjëherë çështja e qëndrimit kundrejt kësaj lufte. Shqiptarët e kishin ndarë fatin e tyre nga mbijetesa e Perandorisë osmane në Ballkan. Vitet 1910-1912 janë të mbushura me kryengritjet shqiptare kundër sundimit turk. Por disa tentativa për t’u afruar me fqinjët nuk morrën përgjigje. Rrjedhimisht qëndrimi i vetëm që mund të mbanin shqiptarët në rrethanat e reja të luftës midis aleatëve ballkanas dhe Turqisë ishte mospjesëmarrja dhe asnjanësia. Por ushtritë turke u tërhoqën në të gjithë frontin, duke lënë të zbuluara edhe tokat shqiptare. Për Shqipërinë dhe shqiptarët situata ishte kritike, kur aleatët ballkanas futën trupat e tyre në thellësi të vendeve shqiptare në veri dhe në jug. Pikërisht në kohën kur Lëvizja Kom61/2006

Foto e një tubimi pranë shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit

bëtare kishte përballë këtë krizë të rrezikshme, në skenën politike del personaliteti i shquar, themelues i Pavarësisë Ismail Qemali. Në fund të tetorit, i shoqëruar nga patrioti Luigj Gurakuqi, I. Qemali u nis prej Stamboll për në Shqipëri. Në qytetet kryesore u ngritën komitete lokale që i vunë trupat pushtuese përpara faktit të kryer duke ngritur flamurin shqiptar dhe duke zgjedhur delegatët që do të shkonin në një Kuvend Kombëtar. Tani nuk mund të bëhej më fjalë për autonomi të brendshme, duhej këputur çdo lidhje me Turqinë. Kuvendi i parë kombëtar u mblodh në Vlorë më 28 nëntor 1912. Këtu I. Qemali shpalli vendimin historik të Pavarësisë. Po aty u formua një qeveri e përkohshme nën kryesinë I. Qemalit. Qeveria filloi menjëherë përpjekjet për të organizuar një administratë të re të degëve të ndryshme duke krijuar kështu një bërthamë shteti që do të shtrinte autoritetin në të gjithë krahinat shqiptare. Qeveria e I. Qemalit filloi veprimin edhe në fushën diplomatike. Shpallja e Pavarësisë iu njoftua menjëherë Fuqive evropiane, Portës së Lartë dhe shteteve ballkanike. Vetë I. Qemali shkoi në Evropë për të mbrojtur çështjen shqiptare në Konferencën e ambasadorëve të 6 Fuqive që do të hapej në Londër më 17 dhjetor 1912. Konferenca e Londrës i dha që në fillim një karakter ndërkombëtar zgjidhjes së çështjes shqiptare. Ajo e shpërfilli faktorin kombëtar, nuk e njohu qeverinë e Vlorës dhe vendosi krijimin e një shteti shqiptar autonom të varur si më parë nga Turqia.

Vetëm pas tërheqjes së Turqisë nga pjesa perëndimore e gadishullit, më 29 korrik 1913, Konferenca e ambasadorëve e ndryshoi qëndrimin e saj dhe njohu pavarësinë e Shqipërisë. Por shteti i ri do të ishte nën kontrollin e një Komisioni ndërkombëtar me përfaqësues të 6 Fuqive dhe 1 të Shqipërisë. Administrata e Qeverisë së Vlorës u shkri dhe në vend të saj u krijuan hallka të reja pushteti, madje edhe forcat e rendit do të organizoheshin nga një strukturë policore e imponuar nga jashtë. Mbi këtë shtet shqiptar do të qëndronte Komisioni ndërkombëtar për 10 vjet. Në krye të shtetit u vendos të vihej një princ i huaj dhe Fuqitë ranë dakort t’i jepnin fronin princit gjerman Vilhelm Vidit. Ndërhyrja e Fuqive të Mëdha në organizimin e shteteve të reja në Ballkan nuk bëhej për herë të parë. Kjo pati ndodhur edhe me Greqinë, Rumaninë dhe Bullgarinë gjatë shekullit të XIX. Por “internacionalizmi” arriti shkallën më të lartë në vendimet e Konferencës së Londrës për krijimin e shtetit shqiptar. Një aspekt tjetër i vendimeve të Londrës ishte caktimi i kufijve të Shqipërisë. Lidhur me këtë pati shumë kontradikta edhe midis Fuqive, edhe midis shteteve fqinje. Pesha e këtyre kontradiktave ra në kurriz të kombit shqiptar. Padrejtësi të reja iu shtuan atyre të së kaluarës. Nuk u zbatua parimi i kombësisë dhe pjesë të tëra iu shkëputën trungut etnik. Mbi të gjitha ishte Kosova, vatër e rëndësishme e Lëvizjes Kombëtare dhe një nga krahinat më të pasura në Ballkan, që iu dha Serbisë. Një krizë 95


Monumenta Bota jonë Albanica e rëndë plasi për Shkodrën të cilën Esat Pasha ia dha tradhëtisht Malit të Zi, por që shpëtoi falë ndërhyrjes energjike të Austro-Hungarisë dhe ardhjes së skuadrës detare ndërkombëtare në brigjet e Malit të Zi. Pas dorëheqjes së I. Qemalit më 22 janar 1914 në Shqipëri mbërriti Princ Vidi. Por nuk qëndroi më shumë se 6 muaj, pas plasjes së luftës në Evropë ai u largua në fillim të shtatorit 1914 për të mos u kthyer më. Vendi u bë shesh lufte në veri dhe në jug, në kundërshtim me vendimin e Konferencës së Londrës që vendosi neutralitetin e Shqipërisë në rast lufte. Gjëndja u rëndua edhe më shumë nga trazirat e mëdha në Shqipërinë e Mesme më 1914-1915. Të nxitura nga elementë fanatikë retrogradë që kërkonin rikthimin e Shqipërisë nën sundimin turk. Megjithatë, edhe në këto rrethana vetëdija kombëtare shqiptare gjeti një shprehje konkrete domethënëse me “Republikën e Korçës” që u shpall në dhjetor 1916, kur krahina ndodhej nën pushtimin e trupave franceze. Parisi zyrtar e dënoi “gabimin” e komandantëve ushtarakë dhe lëvizja pati një fund tragjik me pushkatimin e themeluesit të “Republikës”, Themistokli Gërmenji, i akuzuar për spiunazh në favor të Austro-Hungarisë. Në diplomaci ka një rikthim të politikës së Fuqive me nënshkrimin e Traktatit të fshehtë të Londrës të vitit 1915 që paracaktonte fatin e Shqipërisë në mbarim të luftës: ndarje midis Serbisë në veri dhe Greqisë në jug. Italia merrte nën kontroll Shqipërinë e mesme, ndërsa Vlorën me rrethin e merrte nën sundim të plotë.

III Konferenca e Paqes 1919. Kongresi i Lushnjes dhe Lufta e Vlorës Fundi i luftës në nëntor 1918 e gjeti Shqipërinë të okupuar në pjesën më të madhe nga ushtria italiane. Ishte vështirë të bëhej një bilanc humbjesh në njerëz dhe në dëme materiale. Gjendja bëhej edhe më e rëndë nga planet që po bëheshin për likuidimin e vendimeve të Konferencës së Londrës për pavarësinë dhe kufijtë e saj. Rimëkëmbja e Shqipërisë së pavarur vihej në pikëpyetje nga Traktati i lart96

Abdyl Frashëri, ideatori dhe diplomati i Lidhjes së Prizrenit

përmëndur i Londrës i vitit 1915. Por ndodhën edhe ngjarje që e vunë në dyshim vetë Traktatin si një akt i diplomacisë së fshehtë dhe shprehje e politikës klasike imperialiste. Eshtë fjala së pari për vendimin që u morr menjëherë pas Revolucionit të Tetorit në Rusi, në nëntor 1917 për hapjen e traktateve të fshehta të lidhura nga ish qeveria cariste. Midis tyre ishte Traktati i Londrës që u zbulua se ishte një plan për ndarjen e tokave shqiptare si “plaçkë” tregu. Një jehonë të jashtëzakonshme patën 14 pikat e presidentit amerikan Uilson mbi rregullimin e pasluftës. Hyrja e fuqisë së madhe amerikane në skenën e politikës evropiane ngjalli shumë shpresa sidomos te kombet e vegjël, që prisnin të gjenin përkrahje për të mbrojtur të drejtat e tyre. Në këtë situatë qarqet patriotike shqiptare u vunë në lëvizje për të krijuar një qeveri të dalë nga një kuvend kombëtar. Por duhej marrë pëlqimi i qeverisë italiane që okuponte pjesën më të madhe të vendit. Ndonëse Italia ishte e interesuar për zbatimin e Traktatit të Londrës, pas shumë ngurimesh, ajo ra dakord që të formohej jo një qeveri, por një administratë e përkohshme, një “këshill”, të cilin Roma mund ta përdorte si zëdhënës të shqiptarëve në Konferencën e Paqes për të legalizuar prioritetin e interesave italiane në Shqipëri. Kështu u bë e mundur të mbahej në Durrës Kuvendi i parë shqiptar pas lufte. Ishte Kongresi i Durrësit që u hap nga fundi i dhjetorit 1918. Aty

u formua një qeveri (dhe jo këshill) ,e cila u kryesua nga Turhan Pasha. U caktua edhe një delegacion për të përfaqësuar Shqipërinë në Konferencën e Paqes që u hap në Paris në janar 1919. Kjo qeveri mbeti në fuqi gjatë gjithë vitit 1919, por nuk i shpëtoi kontrollit italian dhe u kthye në një administratë të tipit kolonial. Në Konferencën e Paqes Italia ngulmoi që në fillim për të marrë gjithë sa ishte premtuar nga Anglia dhe Franca me Traktatin e fshehtë gjatë luftës. Por aleatët nuk ishin më të gatshëm për t’i dhënë Italisë aq sa kërkonte. Planet e Italisë pësuan një goditje edhe më të rëndë nga Presidenti Uilson, i cili nuk e njohu Traktatin e Londrës si një traktat ku SHBA nuk kishte marrë pjesë. Italia nuk donte të hiqte dorë, Serbia me Greqinë pretendonin pjesën e tyre. Vazhdoi një pazar i gjatë midis palëve në konferencë gjithnjë në dëm të Shqipërisë. Në fillim delegacioni i qeverisë së Durrësit, që kishte edhe përkrahjen e emigracionit shqiptar, sidomos në SHBA, u duk sikur u vu në rrugën e drejtë duke denoncuar Traktatin e Londrës. Por, nën presionin Italian, ajo pranoi që Shqipëria të ishte nën “mbrojtjen”, “mandatin” e Italisë, madje edhe me një princ nga Shtëpia e Savojës në krye të saj. Ngjarjet në Konferencën e Parisit dhe lëshimet parimore që delegacioni i Qeverisë së Durrësit po i bënte Italisë ngjallën një zhgënjim dhe indinjatë të thellë në opinionin e vendit. Shenja e parë e lëvizjes antiitaliane ishte demonstrata e madhe popullore që u bë në Vlorë (qendër e okupacionit Italian) në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1919. Menjëherë pas kësaj qarqet më të avancuara kërkuan dorëheqjen e qeverisë së Durrësit dhe mbledhjen e një Kuvendi të ri. Ky ishte Kongresi i Lushnjës që u hap më 21 janar 1920. U krijua një Këshill Kombëtar prej 37 anëtarësh (organ ligjvënës), një Këshill i Lartë prej 4 anëtarësh (si kryesi shteti) dhe një qeveri me patriotin S. Delvina në krye (pushtet ekzekutiv). Siç shihet u ngrit një strukturë shtetërore pa ndërhyrje nga jashtë, e formuar nga forcat kombëtare brënda vendit. Ky ishte ndryshimi i parë i madh në krahasim me paraluftën, kur Fuqitë e Mëdha imponuan një shtet të tyre pasi rrëzuan Qeverinë e Përkoshshme të Vlorës. Tani faktori shqiptar ishte 61/2006


MonumentaBota Albanica jonë vendimtar si për organizimin e brendshëm të shtetit, ashtu edhe për marrëdhëniet e jashtme. Qeveria e re shfaqi menjëherë një orientim antiitalian. Brënda një kohe relativisht të shkurtër gjithë vendi u vu nën autoritetin e saj. Mbetej problem Vlora, të cilën italianët nuk donin ta lëshonin. Ata përqëndruan forcat në Vlorë dhe gjatë bregdetit të saj, ndërtuan fortifikata për të prapësua çdo sulm. Çështja e Vlorës zuri një vend qëndror në mbledhjen e pare të Këshillit të Lartë, parlamenti i parë në historinë e Shqipërisë, që u hap në fund të marsit në Tiranë, kryeqyteti i ri. Për opinionin e gjerë, si edhe për qeverinë, u bë e qartë se kishte vetëm një mënyrë për ta çliruar Vlorën: me forcë. Për oportunitet politik u mendua që të veprohej në rrugë jo zyrtare: qeveria nuk do të përzihej, nuk do të hynte në luftë me Italinë. U krijua një komitet lokal për të organizuar sulmin kundër forcave italiane. Sulmi do të ishte një inisiativë e popullsisë së Vlorës dhe rrethit të saj. Nga fundi i majit Komiteti bëri thirrje për të çliruar Vlorën. Në fillim të qershorit Komiteti i dërgoi një ultimatum komandës italiane të tërhiqej dhe t’ia dorëzonte pushtetin Qeverisë Kombëtare në Tiranë. Ajo nuk dha përgjigje. Atëhere rreth 3.000 vullnetarë të mbledhur në ullishtat e Vlorës filluan sulmin kundër trupave italiane të mbështetura edhe nga luftanijet në bregdet. Lufta e Vlorës përmendet si një nga faqet më të lavdishme në historinë e Shqipërisë së pavarur. Ajo pati një jehonë të gjerë në opinioni ndërkombëtar që e quajti aksionin e një grushti vullnetarësh të armatosur keq kundër Italisë si provën më të qartë të një populli të vogël, që guxonte të ndeshej me forcat e një fuqie të madhe për të mbrojtur atdheun e vet nga çdo rovatje për të cënuar lirinë dhe pavarësinë. Jo vetëm opinioni i gjerë evropian, por edhe qarqet brënda në Itali shprehnin solidaritet me aksionin e vullnetarëve shqiptarë dhe bënë thirrje për një tërheqje të menjëhershme të Italisë. Qeveria e Romës, e ndodhur edhe përballë vështirësive të brendshme, u detyrua të hiqte dorë nga synimet e saj mbi Vlorën dhe të merrej vesh me qeverinë shqiptare. Kështu u arrit në nënshkrimin e një protokolli të veçantë më 22 gusht 1920 në bazë të të cilit Italia angazhohej të 61/2006 60/2006

Krerët e Malësisë së Madhe në vitin 1908

tërhiqte trupat e saj nga Vlora dhe të respektonte pavarësinë dhe integritetin e Shqipërisë. Vullneti i popullit shqiptar arriti një fitore tjetër të madhe kur Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve në dhjetor 1920. Anëtarësia në Lidhje i dha ndihmë të madhe qeverisë shqiptare që të përballonte synimet e parreshtura të Greqisë mbi Shqipërinë e Jugut. Në Konferencën e Paqes u dukën tendenca për t’i marrë parasysh kërkesat greke. Por Komisionet e ardhura në vend u bindën për vullnetin e vërtetë të popullit shqiptar dhe mbi bazën e raporteve të tyre kufijtë e Shqipërisë u rivendosën ashtu sikurse janë edhe sot. Me ripohimin e pavarësisë së Shqipërisë dhe të kufijve të saj përfundon shqyrtimi i çështjes shqiptare në nivel ndërkombëtar pas Luftës I Botërore.

IV Çlirimi i Shqipërisë nga pushtimi nazi-fashist. Çlirimi i Kosovës nga genocidi serb Në shekullin XX janë edhe dy etapa vendimtare në historinë e Shqipërisë. Eshtë pushtimi Italian (prill 1939shtator 1943) i pasuar nga pushtimi gjerman (shtator -1943 - nëntor 1944). Në fund të shekullit është lufta e vendosur e popullit të Kosovës kundër

zgjedhës gati shekullore serbe. Shqipëria ishte viktima e parë pushtimeve të Luftës së II Botërore. Ky ishte agresioni i Italisë në prill 1939. Të gjitha shtetet e Ballkanit ranë nën goditjen e Gjermanisë hitleriane, madje edhe shtete të tjera në Evropën qëndrore dhe Franca. Për pasojë Shqipëria ishte në radhën e gjithë shteteve të pushtuara, që do të presin fundin e luftës për të rivendosur pavarësinë dhe nuk mund të thuhet se kemi një rikthim të çështjes shqiptare si në fazat e mëparshme të saj të trajtimit diplomatik. Shqipëria çlirohet me vullnetin e popullit të saj që i dëbon ajo vetë pushtuesit jashtë kufijve të Shqipërisë. Në nëntor 1944 Shqipëria rikthehet në statusin e saj të paraluftës me pavarësinë dhe kufijtë e saj. Në Konferencën e Paqes në 1946 u rishfaqën disa orvatje për ta rifutur në diskutim çështjen shqiptare por ato nuk kishin sukses. Një fitore tjetër e madhe është ajo e gjysmës së kombit shqiptar, popullit të Kosovës, në fund të shekullit XX, fillim i shekullit XXI. Eshtë rasti më domethënës i bashkëpunimit të faktorit të brendshëm me faktorin ndërkombëtar, angazhimit të NATO-s që u vu në mbrojtje të popullit të Kosovës duke i dhënë fund mizorive të genocidit serb. Kjo është një kthesë historike, një ngjarje e madhe për kombin: Kosova po ndërton shtetin e dytë kombëtar shqiptar. 97


Bota jonĂŤ Albanica Monumenta

98

61/2006


MonumentaBota Albanica jonĂŤ

61/2006

99


Bota jonë Albanica Monumenta

Herbert von Karajani i madh

Me rrënjë nga Shqipëria Herbert von Karajani ishte dirigjenti më i njohur dhe më i angazhuar në botë. Regjistrimet e veprave muzikore, të cilat i ka dirigjuar ai, janë më te shiturat dhe më fitimprurëset ne historinë e muzikës. Arsim Rexhepi “Dritë për të tjerët, për vete errësirë.” shtë një varg i poezisë së Kadaresë, në njërin nga shkëlqimet e panumërta të tij. Varg që u kushtohet shqiptarëve, dhe që mbërthen, shkurt dhe saktë, një të vërtetë për ne dhe historinë tonë. Jemi mësuar të dëgjojmë herë pas here për njerëz namëmdhenj nëpër botë, të cilët beftë, shpërfaqen me origjinën e tyre shqiptare. Se janë shumë, nuk është derti, çështja është se janë larg. Pasardhës mërgimtarësh shqiptarë të shekujve të shkuar, të ikur nga dhuna dhe terrori i pushteteve okupatore e diktatoriale, të shpërndarë porsi një polen i gjykuar të harrohet. Filmi i parë në mbamendjen time, dhe besoj se kështu mund të jetë me shumë moshatarë të mi, ka qenë një version i veprës homerike mbi bëmat e Odiseut, në të cilin rolin e heroit e luante aktori ynë i madh, Bekim Fehmiu. Në futboll bënte çudira Xhevat Prekazi, ndërsa, të thuash gjithë mirësinë e botës e kishte marrë mbi vete, ta bënte dhe ta mbronte Nëna Tereze. Këto ishin, vetëm tri nga figurat që ushqenin fëmijërinë tonë, ndërkaq në sfond të tyre qëndronin tregimet për bëmat e Skënderbeut, me të cilat gjyshi shtron-

Ë

100

te orët e ditëve minore. Përmasat e pafund të Perandorisë Osmane, që më shfaqeshin të frikshme në imagjinatën gjithë rrëmuja, gjaku dhe shkatërrimi i botës nën patkoit e kuajve të harbuar osmanë, dhe përballë tyre Skënderbeu, shqiptarët, fitimtarë gjithnjë, ndonëse të vetëm dhe të tradhtuar. Si të mos merrte pastaj përmasa shqiptare, në një mendje fëmi-

jërore si ajo imja, një agor të përbotshëm, madhështor? Studiuesi gjerman i Evropës Juglindore, Wolfgang Dahmen, në periodikun e Shoqatës së Evropës Juglindore, në një vështrim shkencor për Ballkanin kishte nënvizuar edhe prejardhjen e një emri të madh të kulturës botërore. Duke argumentuar për familjet me nam të Shqipërisë së 61/2006


MonumentaBota Albanica jonë shekullit 18., Dahmen përmend edhe familjen Karajani nga jugu i vendit. Kjo familje, do të jetë shpërngulur në Greqi, diku kah fundi i shekullit 17. apo në fillim të shek. 18. Emri i familjes për herë të parë zyrtarisht përmendet në qytetin Koçani më 1743. Karajanët ishin tregtarë me famë, dhe merreshin me shitjen e pambukut. Aktivitetet tregtare bëjnë që ata të shpërngulen në Saksoni, ku, në vitin 1792 u jepet titulli aristokrat i trashëgueshëm. Kështu arsyetohet edhe parafjala `von` para mbiemrit të tyre. Më vonë, një pjesë e familjes shpërngulet në Austri, dhe vendosen në Vjenë, ku më 1869 Theodeor von Karajanit, stërgjyshit të dirigjentit më me nam në botë, Herbert von Karajanit, i jepet Titulli Kalorës. Herbert von Karajan është lindur në Salzburg të Austrisë më 1908. Në Mozarteumin e Salzburgut (shkollë e njohur e muzikës) ai studioi muzikën, ndërsa më 1930 u emërua udhëheqës i orkestrës së teatrit të Ulmit, më 1935 drejtor gjeneral për muzikë në qytetin Aachen të Gjermanisë. Mrekullia e quajtur `Karajan` u shfaq në for-

61/2006

mën e saj më të mirë me inskenimin e operës së Wagnerit `Tristani dhe Isolda` në Operën Shtetërore të Berlinit. Pas kësaj rrugët e sukseseve të tij u hapën dhe nuk zgjati shumë e ai u angazhua të dirigjonte edhe në Scalan milaneze.

Pas luftës, forcat ruse që kishin pushtuar Gjermaninë, për shkak të qëndrimeve të tija politike ia ndalojnë aktivitetet muzikore, për t`ia lejuar ato prapë më 1947. Pikërisht në këtë kohë fillon edhe karriera e tij e vërtetë. Ai emërohet dirigjenti kryesor në Filarmoninë e Berlinit, duke trashëguar në këtë pozitë Srgiu Celibidachen dhe Wilhelm Fuertëaenglerin e famshëm. Këtë funksion ai e kreu gjer më 1989. Herbert von Karajani ishte dirigjenti më i njohur dhe më i angazhuar në botë. Regjistrimet e veprave muzikore, të cilat i ka dirigjuar ai, janë më te shiturat dhe më fitimprurëset ne historinë e muzikës. Ai nuk e ka fshehur prejardhjen e tij shqiptare. Është i njohur rasti i vitit 1980, kur në një intervistë për televizion gjerman ZDF ka përmendur prejardhjen e të parëve të tij nga Shqipëria. 101


Film

Monumenta Bota jonë Albanica

Bekim Fehmiu

Ylli i madh i qiellit tonë

“Bekim Fehmiu është i vetmi aktor ndërkombëtar nga vendet e lindjes komuniste, i cili, duke shpërthyer perden e hekurt, deri në paraqitjen e Gorbaaçovit dhe rënien e murit të Berlinit, ka xhiruar në Perëndim pothuajse njëzet vjet.” Francesko Skardamalja, shkrimtar dhe producent i njohur italian i filmit Nga Besim Rexhaj ekim Fehmiu, aktor i madh i kinematografisë evropiane dhe botërore, njeriu i cili i kishte shpërthyer barrierat e një jete artistike vendore e rajonale, është një personalitet më kompleks të kulturës shqiptare, posaçërisht të artit filmik e dramatik, por edhe më gjerë. Kur thuhet kështu mendohet, pos në potencialin e madh prej aktori të dëshmuar të përmasave evropiane, edhe në dimensionin njerëzor, qytetar, kulturor e politik të këtij artisti. I lindur në Sarajevë më 1936, që është rezultat i odisejadës së familjes së tij atdhetare, e cila qe ndjekur, persekutuar e dënuar politikisht nga të gjitha sistemet, si në të ashtuquajturën Jugosllavi e Vjetër, ashtu edhe në Jugosllavinë komuniste të pasluftës së Dytë Botërore, Bekim Fehmiu pranohet, pas një aktiviteti artistik në fillim të viteve ’50-të në Teatrin Krahinor në Prishtinë, në Akademinë e Teatrit në Beograd në vitin 1956. Në të vërtetë, pranohet me kushtin që të mësoj gjuhën serbokroate, gjuhë në të cilën, në karrierën e tij të mëtejme, artikulon role komplekse filmike në zhanre të ndryshme filmike. Rruga artistike e Bekim Fehmiut, për shkak të “embargos” dhe anatemës politike e cila ndjek familjen Fehmiu, nuk ishte e lehtë dhe, pas dy muaj të shfrytëzimit të bursës, nga pushteti represiv, ajo i hiqet, por Bekimi nuk ndalet dhe arrin deri te Teatri Jugosllav i Dramës. Tek është fjala për gjuhën dhe pengesat që ajo kishte paraqitur në fillim të rrugës së tij artistike, do theksuar se aktori i madh, jo vetëm ka zotëruar

B

102

disa nga gjuhët e mëdha botërore, por edhe ka interpretuar rolet e tij, krahas gjuhës shqipe e gjuhëve të tjera, edhe në gjuhën angleze, frënge, italiane, spanjishte. Njeri me kulture të gjerë, me ndjenjën për gjuhën dhe mundësitë e saj ekspesive e komunikuese, Bekimi, në një rast, pas vizitës së tij në Shqipëri në vitin 1972, jo vetëm nuk kishte mëshefur mallin për Shqipërinë, por as edhe dashurinë e tij për gjuhën, kur edhe ka thënë: “Do të doja të njihja më mirë shqipen”. Jo pse nuk e njihte, po se ishte i vetëdijshëm, që në hapat e parë të rrugës së tij artistike, për potencialin dhe domethënien e komunikimit të roleve, me të cilat mishërohej dhe i interpretonte me aq përkushtim. Bekim Fehmiu është aktori i madh i cili, për ta marrë rolin kryesor në filmin e famshëm “Aventuristët”, prodhim i shtëpisë së njohur filmike “Paramount”, në regji të regjisorit të njohur Luis Gilbert, e mëson gjuhën angleze për dhjetë javë. Pas një angazhimi dhe veprim-

tarie të dendur në vitet ’60-të të shekullit të kaluar, ku do përkujtuar role të tij të mëdha në filmat Vite të nxehta (1966), shfaqur në Festivalin e Filmit në Mannheim, Protesta (1967), Mbledhësitë e puplave, që merr një nga shpërblimet në Festivalin e filmit të Kanës dhe nominohet si filmi më i mirë i huaj (Best Foreign Picture), film i cili nominohet për shpërblimin Oskar në vitin 1968, ose në filmin Shkaku i vdekjes të mos përmendet (1969), në vitet ’70-të Bekim Fehmiu pushton skenën ndërkombëtare dhe xhiron filma, jo vertëm në Evropë, por edhe në SHBA dhe Amerikën Jugore, Afrikë dhe Azi. Sukseset e tij në këtë rrafsh të paraqitjeve e të interpretimeve filmike vazhdojnë me Aventurierët (1970), me Tradhtarin (1971), me Aventurat e Odisesë (1974), me filmin Libera, e dashura ime (1975) në të cilin luan me Claudia Cardinalen dhe me filmin Leja për të vrarë (1975), në të cilin luan me Dirk Bogardin dhe të famshmen, Ava Gardnerin. Në vitet ’80-të Bekim Fehmiu pushton nivele dhe hapësira të reja të artit të tij aktorial me filmin Betejat e shqiponjave (1981), në regji të Tom Raymonth ose me filmin La Voce (1982), të regjisorit Brunello Rondi, me partnere aktoret e njohura Marisa Belli dhe Margaret Mazzantini, film ky për jetën e të madhes Nëna Tereze. Në filmin katër orësh, të paraqitur në dy pjesë, të regjisorit të njohur Franco Rosi, Një fëmijë i quajtur Jesuz (1987) Bekim Fehmiu luan në një nga rolet kryesore bashkë me aktorin Matteo Bellina dhe aktoren e famshme Carmen San Martin. Filmi i fundit, në të cilin luan Bekim Fehmiu, është Xhingis Kani (1992) dhe, që aso kohe, 61/2006


MonumentaBota Albanica jonë

Film aktori i përmasave kombëtare e ndërkombëtare, aktori më i madh i gjysmës së dytë të shekullit 20, i krahasueshëm me aktorin tjetër më të madh shqiptar të gjysmës së parë të shekullit 20-të, Aleksandër Moisiun, nuk është angazhuar në projekte filmike. Një nga dimensionet e tjera, pa të cilat nuk mund të mendohet portreti i aktorit tonë të madh, është ai qytetar, ai dimensioni politik, i cili në mënyrë të veçantë, si gjest e si qëndrim, u artikulua, jo vetëm nga artisti, po edhe nga njeriu, Ava Gardner, aktorja me të cilën luan Bekim Fehmiu qytetari, kur, në shenjë proteste në filmin “Leja për të vrarë” (Permission to kill, 1975) ndaj fushatës së egër antishqip- e artistit përthyhet në mënyrë fare tare të udhëhequr nga qeveria e të veçantë, unikale, këtu ngre krye, Beogradit, më 1987 demonstrativ- besoj, në përgjithësi në radhët e isht heq dorë nga shfaqja Madam artistëve e intelektualëve, një dozë Kolontajn, në Beograd, gjest me të tjetër e pakënaqësisë, e protestës cilin artisti përshëndetet nga anga- lidhur me faktin se gjithë ai potenzhimi dhe veprimtaria artistike në cial i madh artistik i aktorit tonë, ish Jugosllavi. Në vitet ’90-të Be- padiskutueshëm e në përmasa kim Fehmiun fillon ta rrethojë një ndërkombëtare i dëshmuar, nuk heshtje, madje edhe për artistin, e po shfrytëzohet, nuk po kultivoçuditshme, muret e së cilës trash- het. Pa dashur për të vënë faj a për en me kalimin e kohës dhe aktori i të drejtuar gishtin në një drejtim madh, pos që tërhiqet nga jeta ar- a në tjetrin, nuk ka dyshim se faji tistike, tërhiqet edhe nga jeta pub- është i yni, i shoqërisë sonë dhe, like dhe hesht. I Biri i tij, artist i lirë mund të thuhet, edhe nëse heshtja e aktor, Uliksi, në librin Shkëlqim dhe tmerr (2001), me të cilin paksa thyhet heshtja e aktorit, artikulon një shpjegim për heshtjen e babait të tij kur thotë:” Rrënimi i Jugosllavisë, lufta e tmerrshme vëllavrasëse, shkatërrimi i Vukovarit, bombardimi i Dubrovnikut, rrethimi i gjatë i Sarajevës, lufta në Kosovë (…) kanë bërë që babai im të tërhiqet edhe më shumë. Ka hequr dorë nga fjala, që është mjeti më i fuqishëm dhe më i bukur për artistin”. Nuk do mend se pas heshtjes së këtillë hamletiane qëndron pakënaqësia, revolta, zhgënjimi, dëshpërimi me zhvillimet dhe përmbysjen pothuajse apokaliptike të fateve të popujve e, mbi të gjitha, të popullit të vet në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit të kaluar. Mënjanë perceptimin dhe përjetimin e realitetit tragjik të këtyre nënqiejve, që tek bota Bekim Fehmiu në një nga rolet kryesore në shfaqjen “Tezja e Karllit” 61/2006

dhe vetmbyllja e artistit janë akte dhe forma të protestës, padyshim se shoqëria jonë, institucionet dhe mekanizmat përkatës të saj, nuk duhej ta lejonin vetmbylljen dhe tërheqjen e artistit tonë të madh nga angazhimi artistik. Me faktin se është lejuar dhe se mund të lejohet një vetmargjinalizim artistik, në kohën kur aktori i madh ka ende vullnet dhe energji krijuese, ne bëhemi pjesa thelbësore e fajit dhe bashkëpërgjegjës për mungesë vizioni, kujdesi e qasjeje serioze kundruall vlerave tona, personaliteteve tona krijuese. Bekim Fehmiu është aktor i madh, i dëshmuar në nivel kombëtar, rajonal e ndërkombëtar, por këtu do rikujtuar faktin e dhembsshëm se në filma shqip, të kinematografisë kombëtare, qoftë në Prishtinë, qoftë në Tiranë, përkatësisht për artdashësin shqiptar, ky aktor është më pak i njohur se sa për publikun e huaj. Dhe, a nuk është ky një paradoks i llojit të vet dhe, fundja, fakti i këtillë, a nuk na obligon e thërret që, në nivel projektesh serioze kombëtare artistike të krijohen kushte për një angazhim në filma e në role të mëdha të këtij aktrori, me të cilën mund të kultivoheshin e të afirmoheshin vlerat kombëtare në rrafsh ndërkombëtar, vetëm se, kësaj rruge që e shtroj, afirmimi do të bëhej prej pozicionit dhe projekteve kombëtare. A thua duhet t’i lejojmë vertes që, nesër pasnesër, në 75 ose në një përvjetpor tjetër të aktorit tonë të madh të shtrohen çështje të ngjashme që po shtrohen e të cilat bartin një paradoks përbrenda ose do të duhej që, kur të shënohen përvjetorët e ardhshëm, aty të hyjnë projekte e realizime të mëdha filmike të realizuara në të ardhmen e afërt. Secili prej zhvillimeve të mundshme do të fliste, në kohën sa aktori i madh është ende vital e kreativ, para së gjithash për shoqërinë tonë, për qëndrimin tonë ndaj artit e artistit, për institucionet tona kulturore e artistike dhe vetëdijen kombëtare. 103


Film

Monumenta Bota jonë Albanica

Bekim Fehmiu - aktor i roleve komplekse Më poshtë po japim, krahas disa informacioneve për filmat dhe regjisorët e aktorët, me të cilët Bekimi ka luajtur në filma të ndryshëm, edhe sinopsiset e disa prej filmave më të mirë të Bekim Fehmiut, që flasin për rolet, nivelet e angazhimit, zhanret dhe sensibilitetin artistik të aktorit tonë. ë filmin Mbledhësit e puplave (1967), në botë i njohur me titullin “I Even met Happy Gypsy”, Bekim Fehmiu luan rolin e evgjit karizmatik, por shpirtlig, të martuar me një grua të nënshtruar. Përjetimet dhe aventurat e këtij çifti bashkëshortor përfundojnë në një luftë të dëshpëruar në gjyq. Autenticiteti i Mbledhësve të puplave“ është intensifikuar përmes shfrytëzimit të melodive muzikore burimore të jevgjve. Pos kësaj, xhirimi është bërë në gjuhën pothuajse të shuar të romëve, e cila ka kërkuare nga filmi të përkthehet kur është shfaqur, madje edhe në ish Jugosllavi. Mbledhësit e puplave ka marrë një shpërblim në Festivalin e Filmit të Kanës dhe më

N

vonë është nominuar si “filmi më i mirë i huaj (Best Foreign Picture). Aventurierët (1970) (”Adventur-

Claudia Cardinale, me të cilën Bekim Fehmiu luan në filmin “Libera, e dashura ime” (LIbera, amore mio, 1975)

104

ers”), i bazuar në bestsellerin e Harold Robbinsit, është një film në të cilin Bekim Fehmiu luan rolin e Porfirio Rubirosa, dytëshorit të Dax Xenos. Pasi ka vuajtur në masë të madhe si fëmijë në një vend imagjinar të Afrikës së Jugut për shkak të aktiviteteve politike të prindërve të tij, Xenos bëhet, kur rritet, një bandill (playboy) i hidhur, një manipulator seksual. Ai i hyn romancës me vejushën Olivia de Havilland, grua në mezomoshë, dhe e braktis atë pasi t’i jetë futur brenda pasurisë së saj. Ai, pastaj, i hyn lidhjes me Candice Bergenheiress, e cila ka të drejtën e trashëgimit të pasurisë dhe e cila bart në trupin e saj fëmijën e tij. Kur fëmija vritet dhe Xenos ia kthen shpinën asaj, Bergen gjen ngushëllim në lesbianizëm. Në ndërkohë, Xenos nxit revolucione që kanë për qëllim përmbysjen e despotit Trujillo (Alan Badel), përgjegjës për vdekjen e babait të tij. Aventurierët ka pushtuar një numër të madh të faqeve të revistave të ndryshme edhe për shkak të skenave lakuriqe dhe të asaj që quhen skena të luajtjes së roleve të tipit “qëlloja se kush mund të jetë ky”. Tradhtari (1971), regjia Burt Kennedy, vestern, rrëfen për një kapiten të dënuar për tradhti të ushtrisë së tij, i cili lirohet dhe udhëheq një bandë të renegatëve. Së bashku, kjo band duhet të mposhtë bandën e trimave të Apaçve. Ky film është shfaqur edhe si video me titullin Rruga deri te lavdia (Rode to Glory). Aventurat e Uliksit (1974) “Adventures of Ulysses” , aksion dhe aventurë, është film i metrazhit të gjatë, është shkurtim i 8 pjesëve të TV miniserive italiane Odiseaja (The Odyssey). Në një ambient superspektakular, projekti përpiqet 61/2006


MonumentaBota Albanica jonë

Film të mbulojë gjithçka nga epi origjinal i Homerit, me pak stilizime të shtuara. Bekim Fehmiu luan rolin e Uliksit. Në role të mëdha ndihmëse të aktrimit është Irena Papas në rolin e Penelopës dhe Marina Berti në rolin e Aretes. Asnjëherë i shfaqur në mënyrë sensacionale në Shtet e Bashkuara të Amerikës, Aventurat e Uliksit për herë të parë është parë në Amerikë më 7 gusht të vitit 1987. Në filmin Libera, e dashura ime (1975) “Libera, amore mio”, dramë, regjia Mauro Bolognini, Bekim Fehmiu luan me Claudia Cardinalen, Adolfo Celin e Philipe Leroyn. Pasi babai i saj (Adolfo Celi) është dëbuar në ekzil në një ishull të bregdetit në Itali për shkak të politikës së tij kundër Musolinit, Libera (Claudia Cardinale) është e tërbuar nga fashistët italianë dhe bën një numër të madh gjest-

Curt Jurgens, me të cilin Bekim Fehmiu luan në filmin “Cagliostro”, 1975

esh të guximshme fare personale kundër tyre. Në fillim, kjo rezulton në humbjen e punës së burrit të saj, por, në fund, ata dërgohen në ekzil në të njëjtin ishull në të cilin ishte dërguar babai i saj. Atje asaj i lind një pasion për Sandron (Bekim Fehmiu), një tjetër i internuar, por përmbahet nga një aferë me të për shkak të ndjenjës së fuqishme që ajo 61/2006

ka ndaj vlerave. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, rezistenca ndaj fashizmit fillon të bëhet më e organizuar dhe më aktive. Libera, me një numër aksionesh, i bashkohet kësaj rezistence, zakonisht kur këto aksione koincidojnë me më shumë me të afërmit e saj personalë kundër këmishëve të kafta. Cagliostro (1975), film në të cilin, krahas rolit kryesor të Bekim Fehmiut, luajnë, në role të dorës së parë, edhe Curt Jurgens, Rossana Schiaffino dhe Evely Stewart, regjia Daniele Petinari, është kombinim i zhanrit të filmit epik, historik dhe dramës. Drama epike portreton jetën e shkencëtarit Cagliostro (Bekim Fehmiu) të shekullit 18-të, i cili themelon Masonët misteriozë në Evropë para Revolucionit Francez. Ai ndërton rendin sekret të fretërve mbi një filozofi që përbëhet nga idetë e tij për reinkarnimin dhe alkiminë. Ka qenë kjo përgjigjja e tij rebeluese ndaj dominimit të Kishës Katolike. Fatkeqësisht, kasha ka qenë më e fortë dhe ai pushtohet e dënohet me vdekje nga inkuizicioni. Një papë i ri e zvogëlon dënimin e tij në burgim të përjetshëm. Leja për të vrarë (1975), regjia e Cyril Frankel, film në të cilin Bekim Fehmiu luan me Dirk Bogarde, Ava Gardner, Timothy Dalton, zhanri i dramës, portreton spiunazhin si biznes të pistë. Dirk Bogard këtu ud-

hëheq me “Ndërlidhjen e Zbulimit Perëndimor” dhe detyrë e tij është të pengojë udhëheqësin e organizatës së botës së tretë të kthehet në vendin e tij. Një fëmijë i quajtur Jezu (1987) “Un Bambino di nome Gesu, regjia Franco Rosi, zhanri i dramës, film katërorësh i produksionit italian, i filmuar në një lokacion në Tunizi, e kombinon librin e shenjtë me spekulacionin. Filmi përpiqet të fiksojë ” vitet e humbura të Jezusë, ato nga mosha prej 3 deri në 12 vjet. Kur mbreti Herod (Hateb Semlai) duke u frikësuar se Mesia vërtet ka lindur, urdhëron që të gjithë fëmijët meshkuj hebrenj nën moshën trevjeçare të vriten. Jozefi (Bekim Fehmiu) e vendos familjen e tij afër Egjiptit. Këtu Jezusi (Matteo Bellina), duke e parandier dimensionin e tij hyjnor, shpreh dëshirën të kthehet në Nazareth. Duke u kthyer në rrugën për në shtëpi me nënën e tij Marinë (Carmen San Martin), Jezusi rrezaton dritë kundruall ngjarjeve të cilat do të shpalosen në jetën e tij të ardhshme prej të rrituri (Alessandro Gassman luan rolin e Jezusë së rritur në këto skena). Fillimisht i paraqitur në dy pjesë, Një fëmijë i quajtur Jezu është shfaqur në stacionet televizive amerikane gjatë javës së fundit të nëntorit të vitit 1989. (All Movie Guide) Përgatiti: B. R. 105


Panorama Bota jonë

Në Vjenë të Austrisë

Shpend Bengu merr çmimin e madh të pikturës ë shtator, në Klagenfurt të Austrisë, Shpend Bengu mori të parin çmim që një artist shqiptar i arteve tona pamore ka marrë ndonjëherë. Askush nuk e priste këtë çmim, madje as vetë piktori shqiptar që mori udhën krejt i vetëm pa asnjë ndihmë apo sponsorizim nga institucionet shqiptare të kulturës për të prezantuar Shqipërinë në bienalin e madh të artit në Austri. Artisti Bengu kthehej me trofeun e fituar për pikturën më të mirë. “Çuditem”, thotë Bengu artist, “çuditem me zyrtarët tanë që

N

flasin aq shumë për kulturën dhe politikat kulturore. Unë për vete u ndjeva krenar” thotë ai “teksa pashë të valëvitej flamuri shqiptar bashkë me shumë të tjerë e, madje, pashë të shkruar në gjuhën shqipe edhe fjalën mirë se erdhët, që për mua ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme që nuk do ta harroj kurrë”, thotë ai. Bienali i Austrisë, do ta injoronin pjesëmarrjen e tij. Bienali i Austrisë zhvillohet rregullisht çdo dy vjet dhe në të marrin pjesë përfaqësues të artit bashkëkohor nga e gjithë bota. Në pavijonin e ekspozimit artisti shqiptar u paraqit me dy punë, njëra që titullohej “Babai”, dhe tjetra një peizazh nga Gjirokastra.

Kush është Shpend Bengu Më 1981, i mbaroi studimet në Liceun Artistik, Tiranë, dhe diplomoi me 1986, si Piktor – Grafist në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë. Për disa vjet punoi si Profesor në

Çmimi i Bienales së Austrisë

Liceun Artistik në lëndët: pikturë, vizatim, grafikë, histori e shkrimit. Gjatë viteve ‘96-97 punoi si dekan në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës dhe profesor i grafikës, vizatimit, pikturës dhe i teorisë së komunikimit. Shpend Bengu për disa vjet punoi edhe si bashkëpunëtor dhe ekspert i grafikës, pikturës dhe i teknikave multimediale për iniciativat e ndërmarra për vlerat e kulturës shqiptare, pranë Universitetit të Kalabrisë si dhe enteve të tjera të Krahinës së Kalabrisë. Ai është fitues i shumë çmimeve dhe medaljeve. (E. B.)

Edhe një rekord i ri i Guinesit

Artisti i parë shqiptar në Guines aimir Strati është artisti i parë shqiptar që u përfshi në listën e rekordeve “Guines”. Për Stratin, 4 gushti i 2006-ës, shënoi realizimin e ëndrrës së tij të kahershme, sepse pikërisht në këtë datë Kristi Skotti, i dërguari i rekordeve Guines në Tiranë, i dha atij certifikatën e fituesit. Është pikërisht dimensioni i veprës, rreth 8 metra katrore, ajo që e renditi atë tek rekordmenet. Ai u

S 106

61/2006 60/2006


Panorama Bota jonë

propozoi përfaqësuesve të rekordeve “Guines” portretin e Da Vinçit në gozhdë me dimension 4 me 2 metra dhe, më së fundi, gjithçka iu aprovua. Ai filloi punën për realizimin me gozhdë industriale të dimensioneve të ndryshme dhe nuancave të ndryshme më 4 korrik të 2006 - ës dhe e përfundoi atë më 4 gusht. Pikërisht në këtë datë iu dha edhe vlerësimi për rekordin e arritur. Tashmë ai ka një marrëveshje me përgjegjësin e rekordeve në Londër, menaxherin Amarilis Espinoza, dhe numri i

regjistrit të shqiptarit është 155731. Për Saimirin ishte disi e çuditshme që, në punën e tij, nuk e ndihmoi askush, qoftë edhe për të blerë dërrasën dhe rreth 450 mijë gozhdët që iu deshën. Në librin e Rekordeve Guines, që prej themelimit në vitin 1955, pas Agim Agushit, që ka hyrë në vitin 2005 për rekordin e mbajtjes së topit me kokë ulur, Strati është i dyti, por me sa duket i vetmi, në fushën që ka zgjedhur. (E. B.)

Ca të dhëna biografike Saimir Strati është 40 vjeç. Ka lindur në qytetin e Fierit dhe është diplomuar për pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura në vitin 1989. Po këtë vit fiton Çmimin e Parë në Konkursin Kombëtar të Arteve të Aplikuara. Ka punuar si restaurator i mozaikëve antikë të Butrintit, Apolonisë dhe Bylisit. Në 1996 hap të parën ekspozitë personale. Dy vjet më pas, në një tjetër ekspozitë, prezanton bashkë me pikturën edhe punët e para në mozaik. Prej disa vjetësh jeton dhe punon në Tiranë në studion e tij. Saimir Strati prej 15 vjetësh krijon me mozaikë, jo vetëm dy, por edhe tredimensional. Ai është kërkues i lëndës, i “gurit” të mozaikut që nga lëvozhgat e vezës, qelqi, e deri tek disqet.

Miss Kosova 2006

rishtinasja Besa Gashi, së cilës fotoreporterët ia dhanë titullin “Miss Fotogjenia”, fitoi kurorën e më të bukurës së Kosovës, ndërsa gazetarja Leonora Fejza u zgjodh “Miss Press”, dhe u shpall përcjellësja e parë e misit. “Një çmim e kam pritur, por jo kryesorin. Kam shumë emocione dhe jam shumë e lumtur”, tha Gashi.

P

61/2006

Organizatorja e “Miss Kosova 2006”, Agnesa Vuthaj, tha se Gashi e ka merituar plotësisht titullin. “Qëllimi ynë kryesor ka qenë ta zgjedhim një vajzë të bukur e të mençur, e cila na përfaqëson si në vend, ashtu edhe jashtë”. Por, Vuthaj nuk ia “përcolli” kurorën Gashit. Për të ishte përgatitur një tjetër kurorë. Në mbrëmjen e cilësuar nga moderatorët si “spe-

ktakël madhështor”, u ndanë edhe çmime të tjera. Nazlije Statovci u shpall përcjellësja e dytë, Jeta Muriqi “Mis Miqësia” dhe Leonidë Morina “Miss Publiku”. Çmimin “Miss Fotogjenia” e ka dorëzuar Mendim Rugova, djali i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai i kishte bërë edhe fotografitë zyrtare të vajzave. 107


Bota jonë

Interpretime virtuoze Koncert në Prishtinë i Inva Mulës, sopranes shqiptare me famë botërore, nën përcjelljen e “Kuartetit Gaudi” veshur me një fustan të bardhë me motive kombëtare, sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula, nën përcjelljen e “Kuartetit Gaudi”, më 23 shtator, në Prishtinë ka mrekulluar artëdashësit e muzikës lirike tradicionale. Këto manifestime kulturore gjatë këtij muaji mes Shqipërisë dhe Kosovës thellojnë lidhjet shpirtërore, të cilat, megjithë zhvillimet historike dhe pasojat e ndarjeve, ekzistojnë e po thellohen në kulturën kombëtare. Manifestimet e këtilla artistëve shqiptarë u krijojnë edhe një mundësi që t’i forcojnë edhe më shumë këto lidhje, shprehet Inva Mula. “Kultura jonë është e përbashkët, këto takime janë ura, të cilat ne do t’i mbajmë shumë të forta, për arsye se një aktivitet i tillë sjell artistë nga Shqipëria këtu dhe do të çojë artistë nga Kosova në Shqipëri. Këto lidhje asnjëherë nuk kanë munguar, janë lidhje shumë të thella shpirtërore. Do të shtoja se, duke qenë se edhe Qeveritë tona marrin pjesë në organizimin e këtyre aktiviteteve, bëhet e mundur që edhe një koncert, në këtë kuadër unë, ta jap

E

108

këtu në Prishtinë dhe jam shumë e lumtur që këtë kënaqësi po e ndaj me ju”, thotë ajo për revistën tonë “Albanica”. Interpretimi virtuoz i perlave të muzikës shqiptare nga Inva Mula, në përcjelljen mjeshtrore të“Kuartetit Gaudi”, krijoi një ambient të papër-

sëritshëm artistik, në kuadër të të cilit artistja e madhe arrinte të krijojë disponime dhe përjetime të thella muziko-artistike. Këngë si “Kroi i fshatit tonë”, “Kur më vjën burri nga stani”, “Pranvera filloi me ardh” e të tjera, nga më të bukurat, të cilat, sipas sopranos sonë, në repertorin shqiptar janë kënduar nga divat e muzikës shqiptare, u artikuluan me një ngjyrim të veçantë artistik, këngë këto të cilat më herët ajo i ka përmbledhur në një CD. “Ky koncert ka pasur qëllim që jo vetëm të bëjë kthimin e këtyre perlave shqiptare te publiku shqiptar, por t’i bëjë të njohura edhe për publikun ndërkombëtar. Kjo është muzikë e lirikës tradicionale, e cila sjell këngë nga Shkodra, Korça, Përmeti, Kosova dhe, mund të thuhet se, pak a shumë, janë prekur të gjitha trevat shqiptare dhe kjo i bën mirë imazhit shqiptar”, thotë ajo për “Albanica”. Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë ishte mbushur plot njerëz, në mesin e tyre edhe këngëtarja Nexhmije Pagarusha e cila në fund të koncertit i dhuroi një buqetë me lule Inva Mulës. (V. Dana) 61/2006


Në shenjë të Muajit të Kulturës Kombëtare Bota jonë Panorama

Festivali Nine Eleven (9/11)

Pikturë

Në shenjë të një larmie tematike “Nine Eleven” është Festivali i Filmit Kosovar me metrazh të shkurtër, që u zhvillua për herë të tretë në Prishtinë. Në këtë edicion të tretë ishin në konkurrim 18 filma, të cilët u shfaqën në sallën e Teatrit Kombëtar të Prishtinës. Ky Festival është themeluar në shenjë solidarizimi kundër sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Nju- Jork. Drejtori artistik i Festivalit, Ismet Sijarina, në hapjen zyrtare, tha se ky edicion i tretë është më i suksesshmi, pasi iu desh të provonte se ky Festival tashmë di të ecë me këmbët e veta. Juria e këtij Festivali përbëhej nga regjisori polak Greg Zglinski, që ishte edhe kryetar i jurisë, nga aktorja Eliza Dushku, drejtori i Qendrës Kinematografike, Zeqir Hamiti dhe aktori Xhevdet Doda. Disa nga filmat në konkurrim ishin “112” i Sabri Pajazitit, “Ka dekë Tita” i Biroll Urcanit, “Kam nevojë për ty” i Mentor Shalës, “OK” i Blerta Zeqirit, “Suxhuk Open” i Burbuqe Berishës, “Rasti urgjent” i Agron Hajdarit etj. Temat që u trajtuan në këtë Festival ishin lufta, fati i familjes shqiptare pas luftës dhe dilemat se ç’do të ndodhë në këtë vend që vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve. Të gjithë filmat dokumentarë kanë paraqitur një pasqyrë të shoqërisë kosovare në dekadën e fundit. Në filmin e parë të Agim Sopit, “Lufta 61/2006

mbaroi”, trajtohet absurditeti i organizatave humanitare në Kosovë, të cilat dëshirojnë t’i mësojnë shqiptarët se si lahen dhëmbët me brushë. Në filmin “112” flitet për njerëzit e keqtrajtuar nga policia serbe, ndërsa filmi “Kam nevojë për ty”, ka një trajtim interesant të invalidëve. Blerim Gjoci, pasi falënderoi sponsorët dhe filluan të shfaqen

Eliza Dushku, anëtare e jurisë së Festivalit 9/11

filmat, nuk ngurroi t’i bëjë edhe një kundërreklamë “KEK”-ut, i cili ndali rrymën në fillimin e filmit të tretë “Ka dekë Tita”. “Festivalin e fillojmë me ekspozitën e Miradije Ramiqit, ndërsa jemi shumë të privilegjuar që në mesin tonë gjatë Festivalit do të jetë edhe regjisori i filmit ‘Hotel Ruanda’ nga Afrika e Jugut, Shell Jonson, regjisori

Greg Zglinski dhe Eliza Dushku”, tha Gjoci. Filmat kishin një laramani temash, duke filluar nga prostitucioni, homoseksualizmi, rregullimi i dokumenteve për jetesë jashtë shtetit, etj. Filmi i parë “Urime” i regjisorit Amir Vitia, i cili ishte jashtë konkurrencës, kryesisht flet për maninë e xhirimit me celular, ndërkaq filmi “OK”, i Blerta Zeqirit, nga kritikët e filmit është konsideruar i mirë. Aktori Blerim Destani bëri ndarjen e shpërblimit për skenarin më të mirë, të cilin e fitoi Arian Krasniqi. Regjisori Greg Zglinski ka ndarë çmimin për kamerën më të mirë. “Kamera për regjisorin e filmit është ashtu sikurse pena për shkrimtarin”, tha regjisori polak. Ky çmim i takoi Mentor Shalës dhe filmit “Kam nevojë për ty”. Aktorja e Hollywood-it Eliza Dushku bëri ndarjen e çmimit për aktorin më të mirë, që i takoi aktorit Bislim Muçaj. Ambasadorja Kaidanov, bëri ndarjen për filmin më të mirë të festivalit “9/11”. Film më i mirë u shpall “UNKOSOVA”, me regji të Burim Baftiut. Tina Kaidanov tha se “është impresionuar me potencialin krijues të kosovarëve, sidomos me dëshirën e kosovarëve që të solidarizohen me popullin amerikan dhe Zyra e SHBA – ve në Kosovë do ta përkrahë këtë Festival edhe në të ardhmen”. Vjollca Dana 109


Bota jonë Panorama

Në 100- vjetorin e lindjes së Samuel Becketit (1906—1989) Pos shkrimit, asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Nuk ka pasur gjë tjetër për të cilën do t’ia vlente… një shenjë mbi heshtjen... (Samuel Becket) amuel Beketi, dramatist dhe prozator anglo-francez, ka shkruar para së gjithash në gjuhën franceze dhe shpesh i ka përkthyer veprat e tij në gjuhën angleze. Nga të gjithë shkrimtarët modernë të rajonit gjuhësor anglez, Beketi përfaqëson sulmin më të përqendruar ndaj traditës së realizmit. Ai, me qëllim të fokusimit në komponentet thelbësore të situatës njerëzore, më shumë se gjithkush tjetër ka

S Në 250 vjetorin e lindjes “Në qoftë se ke dell krijues, ai të brenë dhe të mundon: Ti detyrohesh të shkruash duke mos pyetur përse”(Mocarti) olfgang Amadeus Moxarti (17561791), një ndër kompozitorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, i quajtur “fëmijë çudi”, është shquar me aftësitë e tij të pazakonshme krijuese që nga mosha e hershme. Është shquar në fusha të ndryshme të artit muzikor, si në kompozim, ashtu edhe në interpretimet e tij të mrekullueshme në çembal, në piano dhe në organo. Mocarti, që nga mosha gjashtëvjeçare, ka mbajtur koncerte në të gjitha qendrat evropiane dhe e ka lënë publikun “gojëhapur”. Kompozimet e para, që i ka krijuar edhe para moshës gjashtë-vjeçare, i ka ruajtur dhe shënuar në nota i ati i tij, Leopold Mocarti, që, poashtu, ishte muzikant. Mocarti jetoi vetëm 35 vjet, por kompozoi shumë vepra (mbi 600) dhe në të gjitha gjinitë. Nga muzika e tij instrumentale, shquhen simfonitë e mëposhtme: Simfonia nr.39; Simfonia nr.40; Simfonia nr.41; koncerte për instrumente të ndryshme, sonata e vepra kamertale. Operat “Fyelli Magjik”,”Martesa e Figaros” janë kryevepra të muzikës skenike. Po ashtu nga muzika vokale instrumentale “Rekuiemi”, kantatat, oratoriot. Veprat e Mocartit përgjithësisht shquhen për nga karakteri optimist, gjallëria dhe vrulli, për meloditë e bukura dhe harmonitë e pasura dhe, së këndejmi, prej vepre në vepër, ndërron toni emocional i disponimit të tij muzikor: herë artikulohet me tone lirike, herë dramatike e herë me tone tragjike. Me një fjalë, krijimtaria e tij është muzikë e përkryer.

V

110

Samuel Becket

shpaluar mundësitë e dramës e të prozës dhe shkrimtarë si Vaclav Haveli, John Banvile e Harold Pinteri publikisht kanë pranuar ndikimet të cilat i ka ushtruar Beketi mbi ta si krijues. Beketi ka ushtruar ndikim edhe më të fuqishëm në shkrimin eksperimental të viteve ’50të të shekullit të kaluar, nëpër gjeneratën e shkrimtarëve të rebeluar, përkatësisht vitet ’60të si dhe në zhvillimet e mëte-

jme letrare. Karriera e Beketit si shkrimtar, në vija të trasha, mund të ndahet në tri periudha: veprat e tij të para, të cilat mbulojnë periudhën deri nga fundi i Luftës së Dytë Botërore më 1945; periudha e mesme, e cila shtrihet prej vitit 1945 e deri në fillim të viteve ’60-të, periudhë kjo gjatë së cilës ai shkruan veprat e tij më të njohura, dhe periudha e fundit, gjatë të cilës shkrimet e tij janë të prira të jenë më të shkurta dhe stili i tij gjithnjë e më shumë konciz. Romani i tij i parë i botuar, “Marfi (Murphy, 1938) është tipik për veprat e tij të mëvonshme, në të cilat eliminohen elementet tradicionale si fabula, personazhi dhe ambienti i përcaktuar. Në vend të këtyre elementeve, Beketi paraqet përjetimin e pritjes dhe ballafaqimin me ndjenjën gjithëpushtuese të shterpësisë. Dhembja e përjetimit të pakuptimësisë së botës është thelluar në prozën e tij të mëvonshme, duke përfshirë këtu romanin e tij Watt (194244), trilogjinë Molloy (1951), Malone vdes (1951) dhe Të paemëruarit (1953), si dhe në romanin Të humburit (1972). Në teatrin e tij të absurdit, Beketi gërsheton humorin e fuqishëm prekës me ndjenjën gjithëpushtuese të vuajtjes, të pikëllimit e të humbjes. Nga më të njohurat dhe nga më kontraverzet prej dramave të tij janë: Duke pritur Godonë (1952) dhe Fundloja (1957), të cilat janë inskenuar anë e kënd botës. Beketi shpërblehet me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1969.

61/2006


Bota jonë Panorama

Gynter Grasi, me zbulimet për të kaluarën e tij, tronditi botën gjermane Gynter Grasi, fituesi i Çmimit Nobel për letërsi (1999), shkrimtari më i madh i gjallë gjerman, ka tronditur botën gjermane me nxjerrjen para publikut të sekretit të rinisë së tij të hershme lidhur me faktin se ai ka qenë anëtar i trupave famëkëqia naziste, SS. laku 78- vjeçar, Gynter Grasi, në librin e tij “Qërimi i qepës”, i cili pritet të botohet muajin e ardhshëm, ka deklaruar se ka qenë i shtytur nga ndjenja e fajit për të zbuluar hollësi të së kaluarës së vet “të turpshme” në autobiografinë e tij. “Më rëndonte mbi mendjen time. Heshtja ime, gjatë gjithë atyre viteve, është arsyeja pse kam vendosur për të shkruar këtë libër”, i deklaron gazetës Allgemeine Zeitung, nobelisti gjerman, Grasi. Kur është pyetur se përse e ka thyer heshtjen pas më shumë se 60 vjetësh, Grasi është përgjigjur:” Më duhej ta nxirrja jashtë”, dhe ka shtuar “ Do të më njollosë për tërë jetën.“ SS-të, anëtarët e zgjedhur të të cilëve kanë qenë dënuar si kriminelë në gjyqet e Nurennbergut, në veçanti për pjesëmarrjen e tyre në Holokaust, kanë qenë forca dominuese brenda Partisë Naziste. Anëtarët e saj janë regjistruar në të vullnetarisht, por pas vitit 1944, meqë forca ushtarake e Gjermanisë po dobësohej, anëtarët e SS-ve kanë qenë zgjedhur vetëm nga radhët e meshkujve. Grasi, i cili ishte paraqitur vullnetarisht për forcat e marinës në moshën 15- vjeçare, rekrutohet në radhët e SS-ve në dimrin e vitit 1944-45. Kur e kanë pyetur se kur për herë të parë e ka kuptuar se ka qenë futur në radhët e SS-ve, Grasi është përgjigjur: “Nuk jam i sigurt se si ka ndodhur kjo...“ Por ai shton se asokohe nuk ka pasur asgjë „neveritëse“ lidhur me SS-ët për të. Grassi nuk ka dhënë asnjë hollësi nëse ai ka ditur që divizioni i tij, Divizioni i 10-të i Tankistëve i Fundsbergut, ka qenë i përfshirë në vrasje e krime, dhunime, por ai

P

61/2006

ka deklaruar se ai asnjëherë nuk ka shtënë me armë. Ai ka theksuar naivitetin e tij rinor dhe dëshpërimin e tij për të dalë jashtë trupave të SS-ve, për arsye se kanë qenë të vrazhdë. „Ka qenë shumë e vështirë. Kishte gjithçka. E vetmja pyetje, të cilën ia shtroja vetes, ishte: si të dal nga këtu? E kam infektuar vetveten me verdhëz, por kjo më ka ndihmuar vetëm për disa javë. Pastaj, sërish, vinte rutina. Sidoqoftë, më duhej të shkruaja për këtë.” Grasi thotë se ndjenjat e tij të fajit janë zhvilluar vetëm në vitet e vonshme të jetës së tij. “Ato ndjenja gjithmonë kanë qenë të kombinuara me pyetjen: A nuk ke mundur ta kuptosh aso kohe se çfarë ka ndodhur me ty në atë kohë?“ Autor i një dyzine dramash dhe i 11 romaneve, Grasi është autor i romanit “Daullja e llamarintë“, një hulumtim i kohës së luftës në Gjermani, që, për një kohë të gjatë, është trajtuar si mishërim i shpirtit gjerman të kohës. Gjatë karrierës së tij, Grasi në mënyrë të dallueshme ka

kritikuar ata të cilët nuk shfaqnin vullnetin për t’u marrë me të kaluarën naziste të Gjermanisë. Grasi në një intervistë ka thënë se ai ka dëshiruar të shmangë atë nocionin se gjermanët kanë qenë viktima të Hitlerit, që kanë vepruar pa vullnetin e tyre. Gjermanët, ka thënë ai, kanë qenë përkrahës entuziastë të regjimit nazist:” Natyrisht, ata, poashtu, kanë qenë edhe të joshur e të mashtruar, por shumë prej tyre kanë qenë të përfshirë në këtë regjim me entuziazëm. Unë kam dashur të identifikoj arsyet e këtij entuziazmi dhe arsyet që qëndrojnë pas tij. Këtë e kam bërë në “Daullen e llamarintë“ dhe, sërish, gjysmë shekulli më vonë, kjo është çështja që unë e shtroj në librin tim të ri.” Grasi thotë se të shkruarit ka qenë një mënyrë për t’u marrë me ndjenjën e tij të fajit.” Deri më sot është besuar se Grasi ka qenë në vitin 1944 një ndihmës i artilerisë kundërajrore. (K. C.) 111


Bota Panorama jonë

Rr. Bajram Kelmendi • (prapa Teatrit Kombëtar) Rr. UÇK-së nr 58 • Dardani te posta • Pejë rr. Ilirisë p.n Tel: 038 246 242 • Mob: 044 400 063

112

61/2006


Vitrina e librit

Bota jonë Uran Butka, Gjeniu i kombit, 2006, Drier, Tiranë

Zeqirja Neziri, Meshari i Buzukut, Logos-5, Shkup, 2006

ran Butka, krijues dhe historian, një nga studiuesit më të mëdhenj, në mos më i madhi, i jetës dhe i veprës së atdhetarit të madh Mid’hat Frashërit, është biografi dhe hulumtuesi i cili pothuajse i obsesionuar me këtë personalitet të formatit të jashtëzakonshëm, doli para lexuesit tonë me versionin më të ri të veprës Gjeniu i kombit. Që nga viti 1997, kur boton studimin Kthimi i Mid’hat Frashërit, nëpër studimin e zgjeruar e të thelluar për personalitetin e Mid’hat Frashërit me titullin Gjeniu i Kombit të botuar në vitin 2000, e deri te ribotimi, përkatësisht botimi i dytë i plotësuar i këtij viti i librit me po këtë titull, Uran Butka ka dëshmuar për thellimin, për zgjerimin dhe pasurimin e

r. Zeqirja Neziri, autor i një numri të madh studimesh nga fusha e albanologjisë, gjuhësisë e letërsisë, në mesin e të cilave do përmendur librin Poezia e Budit (Shkup, 1995), Letërsia gojore shqiptare (Shkup, 1997), Historia e letërsisë shqiptare 1 (Shkup, 1998), sivjet doli para lexuesit edhe me një studim fare specifik, me veprën Meshari i Buzukut, e cila trajton jo vetëm veprën dhe kontekstin e saj sociohistorik e kulturor, por edhe biografinë e Gjon Buzukut, në të cilën hedh dritë të re. Libri është organizuar në dy pjesë të mëdha, në atë që formulohet si Konteksti jetësor dhe Konteksti letrar. Secila nga këto dy pjesë përbëhet nga kapituj të veçantë studimi, si Rrethanat jetësore, Reforma, Kundërreforma, Letërsia shqiptare e përtëritjes katolike etj., kurse pjesa e dytë fokusohet, pos në kontekstin letrar, edhe në atë që është formuluar si Lënda, e cila Mesharin e trajton nga një shumësi perspektivash. Kapitujt e pjesës së dytë, Lënda, posaçërisht shquhen për qasjen e gjerë, të thelluar e të shumanshme që i bëhet Mesharit, e cila vëzhgohet si vepër e letërsisë didaktike, fetare, si kod dhe si sistem si dhe në rrafsh të polifunksionalitetit. Këto dy pjesë qendrore të librit shoqërohen nga Përfundimi, i cili artikulon projektin dhe synimin e autorit, Literatura e shfrytëzuar dhe Indeksi i emrave.

U

Zekeria Cana, Politika e Serbisë kundrejt çështjes shqiptare, 1903 – 1913, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2006 onografia Politika e Serbisë kundrejt çështjes shqiptare, 1903 – 1913 e historianit të frytshëm e të përkushtuar Zekeria Cana, përqendrohet në një nga dhjetëvjetëshat më të rëndësishëm në kuadër të zhvillimeve të historisë moderne të popullit shqiptar, në një nga periudhat kur po vulosej fati i popullit shqiptar. Ky projekt studimor, i cili, si punim monografik në formën që e kemi sot, është rezultat i një pune e hulumtimi të gjatë e të thelluar shkencor, dëshmon për karakterin kompleks të periudhës, në të cilën fokusohet interesimi i historianit Cana. Po ashtu dëshmon për gjerësinë dhe thellësinë e depërtimit të optikës së hulumtimit, e cila karakterin kompleks të zhvillimeve tragjike në dhjetëvjetëshin e parë të shekullit 20-të e ndriçon me një sistem të organizuar e të shumanshëm të kërkimit shkencor, që përqendrohet në dimensionet esenciale të kësaj periudhe. Monografia Politika e Serbisë kundrejt çështjes shqiptare, 1903 – 1913, të cilës i prin një parathënie me interes për lexuesin dhe rrethanat në të cilat u realizua ky projekt shkencor, është organizuar dhe sistemuar në pesë pjesë të mëdha, të cilat prej këndeve relevante të vëzhgimit shkencor rindërtojnë portretin e kohës e të personaliteteve të kësaj kohe: Politika e miqësisë dhe e armiqësisë kundrejt lëvizjes kombëtare shqiptare, Drejt aleancës sllavo-greke, Kryengritja e përgjithshme shqiptare, Lufta ballkanike, Konferenca e Londrës dhe Mbyllje. Një nga pjesët posaçërisht me interes për lexuesin e hulumtuesin është përkthimi në gjuhën angleze i Mbylljes, e cila në mënyrë të sintetizuar artikulon rezultatet e hulumtimit. Monografia mbyllet me Burimet dhe literaturën dhe Treguesin e emrave.

M

61/2006

D

portretit të atdhetarit të madh, i cili është ndriçuar në një dinamikë komplekse të angazhimit e të veprimit në kontekst të kohës, në dimensione e relacione, të cilat, të identifikuara e të sistemuara, ndërtojnë vizionin e plotë për personalitetin kompleks të njërit prej atdhetarëve e intelektualëve më të mëdhenj të shqiptarizmës. Lënda tejet vëllimore e librit Gjeniu i kombit është organizuar në katër pjesë të mëdha: Rilindësi, Mid’hat Frashëri përgjatë pavarësisë, Mid’hat Frashëri nëpër shtjellat e Luftës së Dytë Botërore dhe Në emigracion. Brenda këtyre pjesëve funksionojnë, në një rrafsh të sistemuar e koherent, kapituj e nënkapituj të shumtë, që ndërtojnë imazhe, ide, rrjedha, kontekste e relacione esenciale, jo vetëm për figurën e të madhit Mid’hat Frashëri, por edhe për kohën dhe dinamikën komplekse të marrëdhënieve të tij me kohën. 113


Pikturë Bota jonë

Arti modern i Kosovës në Galerinë e Arteve në Tiranë ë kuadër të Muajit të Kulturës Kombëtare, në Galerinë Kombëtare të Arteve Pamore në Tiranë, u organizua ekspozita e artit modern të Kosovës, në të cilën 33 piktorë, skulptorë si dhe artistë të rinj të video artit përcollën krijimet më të mira të viteve të fundit. Në ceremoninë e hapjes, Drejtori i Galerisë Kombëtare të Tiranës, Nestor Jonuzi, evidentoi nevojën e komunikimit përmes artit. Në të vërtetë,-shtoi ai “ Kultura dhe arti shqiptar janë unike, ashtu siç është unike edhe historia jonë e papërsëritshme me një fytyrë të sajën. Kjo vlerë unikaliteti është e rëndësishme të transmetohet e plotë”, nënvizoi ai, duke shpresuar që gjithçka që nisi nuk duhet të mbetet brenda kuadrit të një nisme. Ndërkaq, Drejtori i Galerisë së Arteve në Prishtinë, Luan Mulliqi, në fjalën e tij, përveç fjalëve të urimit për ekspozitën e bashkëpunimin, u ndal edhe njëherë në nevojën e organizimeve të tilla të përbashkëta, të cilat theksojnë edhe njëherë dëshirën për vazhdimësi dhe bashkëpunim në horizontin e njëjtë kulturor të tokave tona shqiptare. Kjo ekspozitë, përmes paraqitjes së mesazheve të saj shumëdimensionale artistikehistorike, evokoi fuqishëm një aspekt tejet të rëndësishëm shpirtëror

N

114

të Rexhep Ferrit, Adem Kastratit, Ëngjëll Berishës apo Çavdërbashës etj., - atë se muret, që dikur na ndanin, nuk janë më dhe se shpirti këndej dhe andej mureve tashmë frymon njësoj. Tashmë ka një kod të përbashkët të dhimbjes e të dashurisë, të kërkimit të shprehjes dhe të gjetjes së rrugëve individuale për t’i thënë ato thjesht dhe bukur. “Përpara historisë, arti është kërkesë”, tha në fjalën e tij Rexhep Ferri. E, me sa duket, kjo ekspozitë, më shumë se çkado tjetër, evidentoi edhe njëherë jo vetëm dimensionin e përbashkët kulturor brenda një kornize gjithëpërfshirëse kombëtare, por edhe individualitete mjaft të spikatura që tashmë kanë arritur të kenë udhën e tyre të kërkimit, shtigjet dhe qasjet e tyre tejet të veçanta. Nga shumë artistë shqiptarë të brezave të ndryshëm, me mjaft interes u pritën punimet e paraqitura. Thelbi i këtij prezantimi mbartet aq bukur në kuptimin mes rreshtash të fjalës së artistit të mirënjohur Rexhep Ferri, Arti si një pyetje: “Duke përjetuar humbje, ndarje, shqiptarët ende nuk patën fat që para botës të dalin si një popull. Nga kjo e vërtetë diçka tjetër nuk po më kujtohet. Në Shkodër, më 1883, me portretin e Motrës Tone, nis një etapë e re e artit shqiptar. Më vonë, pas Pavarësisë, krijohet atmosfera e re e një Rilindjeje Kombëtare. Ato vite paskan qenë fat i madh. Shkodra, Shkupi, Prizreni, Korça, ishin qendra dhe vendlindja e piktorëve

tanë të parë. Atëherë Tirana ishte kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve. Aty edhe mbeti të ruhet krijimtaria e këtij brezi të njohur. Pas Luftës së Dytë Botërore... Në Kosovë filloi të flitet për vlera të veçanta krijuese. Provën e prezantimeve të njëtrajtshme, disa krijues të arteve figurative dhe të letërsisë shqipe, e kaluan shpejt. Prandaj, në këtë ekspozitë s’ka asgjë të fshehur, asgjë të tepërt. Përpara historisë arti është kërkesë. U vunë edhe sa themele. Pa dyshim, kjo befasi dhe vlerë i takon gjeneratës së parë të krijuesve nga Kosova. Atëherë, kuptimi i parimeve estetike nuk ishte i njëjtë në Prishtinë e në Tiranë. Për Tiranën zyrtare arti evropian perëndimor ishte problem politik. Për 50 vjet nuk harrohen 50 vjet. Pozita dhe hapësira kulturore e shqiptarëve tash është në një kohë të dytë. Në një hapësirë të lirë e të shtrirë ku mund të takohemi të gjithë. Natyrisht, pa paragjykime e konkurrencë fisnore. Nga të dyja anët e Atdheut. Mendimi njësoj është ende larg. Artistët e rinj si në Prishtinë, ashtu edhe në Tiranë, po çlirohen nga kornizat e njohura deri tash. Për një mundësi reale rigjetja i hap sytë. Poashtu, edhe arti si një pyetje”. (E. Baçi) 61/2006


Pikturë Bota jonë

Ne, artistët, në Evropë duhet të hyjmë me tiparet tona, si shqiptarë y artistët e mirënjohur të arteve figurative, Sali Shijaku dhe Vilson Kilica, gjatë Muajit të Kulturës Kombëtare, në Galerinë e Arteve në Prishtinë, ekspozuan disa nga veprat e tyre të zgjedhura nga krijimtaria e tyre e gjatë, e cila shtrihet në një hark kohor prej disa dhjetëvjetëshash. Vilson Kilica rikthehet në Kosovë pas 34 vjetësh dhe veprat që ai ekspozoi, janë të dy periudhave të krijimtarisë së tij: ato para vitit 1990, që ai i quajti vepra realiste, dhe të tjerat, ato që nuk i përkasin realizmit socialist. Sali Shijaku është i njohur për publikun kosovar me tematikën e heronjve dhe të patriotizmit në tablotë e veta. Nga këta piktorë, për revistën

D

Vilson Kilica, piktor

tonë “Albanica”, morëm disa nga opinionet e tyre lidhur me çështje të ndryshme të artit, që flasin jo vetëm për pikturat e ekspozuara, por edhe për vizionin dhe perceptimin piktural të jetës dje e sot nga këta dy krijues: Vilson Kilica: Në fillim, t`ju them se shpirtërisht unë kam qenë i lidhur me Kosovën që kur isha tridhjetë e katër vjet përpara këtu në vitin 1972. Sinqerisht u dashurova 61/2006

Vilson Kilica, Dimër, 80x75 cm, vaj

ologjik, i piktorëve dhe edhe unë vetë e ndjeva këtë dhe fillova të merrem më shumë me peizazhe se sa me vepra që ishin tematike. Kurse sa ka të bëjë me pyetjen tuaj lidhur me atë nëse jemi në hap me zhvillimet pikturale evropiane e në hap me kohën, mund të them se mendimi im është se jemi në një hap me zhvillimet evropiane. E kam fjalën për brezin e ri, po edhe në veprat e artistëve të moshës sime ka përpjekje për të ecur në hap me kohën dhe kjo lidhet edhe me komunikimin që filloi gjatë 15 ose 16 vjetëve të fundit, kur artistët tanë hulumtojnë e identifikojnë vlerat artistike në kuadër të hapjeve kulturore. Dua të them edhe këtë: në ekspozita të artistëve tanë ka filluar të ndjehet një frymë kombëtare, por edhe evropiane e artit, e shartuar në mënyrë mekanike dhe ky evropianizim i sforcuar nuk duhet të bëhet. Ai duhet të vijë spontanisht, pa humbur shpirtin e shqiptarit.

me Kosovën, jua them këtë jo për kompliment, por nga fakti se këtu pata njohur shumë piktorë për të cilët kam shumë respekt si Myslim Mulliqi, Rexhep Ferri, Tahir Emra, Blerim Luzha e shumë të tjerë. Më duhet të them se arti shqiptar duhet ndarë në dy periudha, në atë që shtrihet që nga viti 1944 e deri në vitin 1990, kur sistemi socialist kontrollonte gjithçka dhe bëhej një art realist i realizmit socialist. Jo e gjithë kjo periudhë ishte periudhë e artit të realizmit socialist. Edhe në këtë periudhë janë krijuar vepra të rëndësishme dhe, pavarësisht nga debatet që bëhen tek ne dhe mohimeve që disa mund t’ia bëjnë kësaj periudhe, mund të them se nuk ka periudhë brenda së cilës ekziston arti e në të cilën të mos shfaqen artistët diku me vlera më të mëdha e diku më të pakta. Pas viteve 1990 Shqipëria pati një hapje të kufijve dhe erdhi sistemi demokratik dhe, bashkë me këtë demokraci, edhe një lloj çlirimi, të paktën ide- Vilson Kilica, Vjeshtë, 67x57 cm, vaj

115


Pikturë Bota jonë

Sali Shijaku, piktor

Sali Shijaku: Tash që jemi këtu në Prishtinë, vë re një ndryshim të madh. Megjithëse ne kemi ardhur me punime që kemi bërë dje, në të ardhmen, kur të vij përsëri në Kosovë, do vij me disa subjekte të tjera që unë i kam në dorë. Kam diçka nga lufta që u bë këtu, mbi gjenocidin, përpjekjet e Kosovës që u zhvilluan drejt rrugës së pavarësisë. Kam një pikturë në të cilën shihet

Sali Shijaku, Rozafa, 100x99 cm, vaj

116

një kreshnik që është si një shkëmb i madh me atë qefinin karakteristik të Kosovës që, shpresoj, në një të ardhme të afërt ta sjell këtë pikturë këtu. Një pjesë e mirë e krijimtarisë sime ka qenë me subjekte të Kosovës, dhe po këto subjekte vazhdojnë të kultivohen ashtu siç vazhdojnë të kultivohen edhe subjekte të tjera. Ne që jemi një brez më i vjetër, kemi trajtuar shumë edhe tematika që i duheshin vetë popullit, që i kërkonte vetë koha; kërkonte një tematikë, një pasqyrim edhe të një lufte që është bërë. Të gjitha këto kërkonin një realizim në pikturë. Tani të

Sali Shijaku, Portret gruaje, 47x32 cm, vaj

rinjtë kanë ato tendenca të tyre që shkëputen dhe nuk i japin kaq rëndësi tematikës siç i kemi dhënë ne dikur. Të rinjtë tani mendojnë të shkojnë pas rrjedhës së madhe bashkëkohore. Duke qenë se jemi komb i vogël, është mirë të futemi edhe ne në këtë rrjedhë, mirëpo unë them se kur të hyjmë ne në Evropë, duhet të hyjmë me tiparet tona, si shqiptarë, e jo me një fytyrë italiani apo francezi e të themi që u bëmë evropianë. Mirë është që në Evropë, kur të vijë puna, do hyjmë të dyja bashkë, edhe Kosova edhe Shqipëria, por me tipare tonat, sepse Evropa është e diversiteteve, sidomos me art. Ne do hyjmë me këngët dhe vallet tona. Arti ynë po ecën me peripeci sepse në Shqipëri është epoka e transicionit e, po ashtu, edhe Kosova ka problemet e veta. Por mendoj që problemet më të vështira i kemi kaluar dhe i kemi bërë të gjitha procedurat që duhet, qoftë për NATO-n, qoftë për BE-në, edhe pse po mundohemi të ecim në të njëjtin hap, ne jemi në prag të derës së Evropës. 61/2006


Koreografi Bota jonë

Ansambli “Shota” në skenën e Teatrit të Operas e Baletit I vendosur në agjendën e një muaji kulture të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, ky aktivitet përveç emocioneve që përcolli, shënoi edhe një nismë pozitive, që stimulon ballafaqimin, shkëmbimin e përvojës dhe nxit bashkëpunimet e mëtejshme në fushën e kulturës e të integrimeve kombëtare. itme dhe tinguj magjepsës të Dardanisë,valle të Përdrinit, motive nga Drenica, suita kosovare dhe zërat brilantë të këngëtarëve profesionistë të Ansamblit Kombëtar “Shota”, jehuan në mbrëmjen e 14 shtatorit në Tiranë. Pas shfaqjeve të Ansamblit të Tiranës të këngëve dhe të valleve popullore në Mitrovicë dhe Gjakovë, i takonte simotrës kosovare të kthente emocionin në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë. Në repertorin e zgjedhur për publikun e kryeqytetit, Fahri Beqiri, udhëheqësi artistik i ansamblit „Shota“, pohoi për “Albanicën” se kishte zgjedhur vetëm një pjesë të repertorit të tyre tejet të

R

61/2006

gjerë për t’u përfaqësuar, duke gërshetuar në program edhe krijime të koreografëve dhe këngë të trevave të Shqipërisë. Kënga “Hej Kosovë” hapi edhe natën magjike të tingujve nga Kosova. Interpretimi mbresëlënës i këngëtarit elektrizoi sallën dhe nën këtë ngjyresë kaluan 1 orë e 20 minutat e planifikuara. Nën koreografinë e Xhemail Kastratit erdhën të interpretuara mjeshtërisht suita kosovare, Vallja e Përdrinit si dhe motivet e mrekullueshme të valles epiko-lirike nga krahina e Dibrës, pastaj kënga “E kujtoj atë takim” nga këngëtari Ismet Bogujevci. Në repertorin e zgjedhur për Tiranën, trupa e ansamblit “Shota“ solli edhe vallen me motive nga

Drenica, me koreografi të Skënder Haklajt. Për Rexhep Çelikun, koncerti i këtij ansambli ishte i mrekullueshëm. “Ne kemi shumë për të dhënë dhe marrë nga njëri-tjetri” tha ai , dhe kemi pritur vetëm të institucionalizohen nisma të tilla bashkëpunimi. Bashkëpunimet tona kanë qenë më të hershme dhe, me sa duket fryt i bashkëpunimit, ishte edhe paraqitja e “Shotës” me koreografinë e mjeshtërve të Tiranës si Gjergj Prevazi e Zeki Kastrati. Është hera e dytë që artistët e ansamblit nga Kosova ngjiten në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë. Në vitin 1972 kanë interpretuar për herë të parë. (E. B.)

117


Familja Bota jonë

Disiplina e padhunshme ndaj fëmijëve Ekspertët rekomandojnë që prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve të zbatojnë një larmi të metodave të disiplinës. Ata argumentojnë se metodat e padhunshme të disiplinimit të fëmijës nuk janë vetëm më shumë humane, por janë edhe më efikase se sa dënimi trupor. kzistojnë shumë metoda dimi i sjelljes problematike. Për shemPauzat e izolimit

E

efikase në dispozicion të prindërve lidhur me disiplinën e padhunshme ndaj fëmijëve. Këto alternativa ndaj dënimit trupor nuk janë të komplikuara, por ato kërkojnë nga prindërit të kenë vullnet dhe të jenë të aftë për t’u kushtuar më shumë kohë dhe të menduar disiplinës, kërkojnë të ushtrojnë vetkontrollin dhe të jenë në masë të caktuar imagjinativ. Shumë mbrojtës të shuplakimit si pjesë e domosdoshme e edukimit të fëmijëve sugjerojnë se ata, të cilët janë kundër shuplakimit, janë, në të vërtetë, kundër disiplinimit në përgjithësi të fëmijëve. Ndërsa kjo është e vërtetë deri në masë të caktuar dhe kur shikohet prej një pozicioni të skajshëm, shumica e atyre që janë kundër shuplakimit fuqishëm kundërshtojnë këtë ide. Ata argumentojnë se metodat e padhunshme të disiplinimit të fëmijës nuk janë vetëm më shumë humane, por edhe më efikase se sa dënimi trupor. Zbatimi i një metode të vetme të disiplinimit të fëmijës bëhet më pak efikas nëse përdoret gjithë kohën. Së këndejmi, asnjëra prej metodave të mëposhtme nuk konsiderohet të jetë për përdorim ekskluziv. Ekspertët rekomandojnë që prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve të zbatojnë një larmi të metodave të disiplinës. 118

Pauzat e izolimit shpesh përdoren për fëmijët midis moshës 2 deri 5 vjeçare. Kjo metodë nënkupton izolimin e fëmijës për një periudhë të shkurtë kohe, përgjithësisht për disa minuta. Kjo metodë zakonisht keqkuptohet dhe zbatohet gabimisht nga prindërit kur ata mendojnë se qëllimi i metodës është dënimi dhe ekspertët e edukimit të fëmijëve nuk mbrojnë zbatimin e kësaj metode në këtë frymë. Në mënyrë ideale, kjo metodë ka për qëllim që t’i jep kohë një fëmije jashtëzakonisht të shqetësuar për t’u qetësuar. Teoria, pas të cilës qëndron kjo metodë, është se fëmija në këtë moshë zakonisht është i frikësuar nga mungesa vetjake e kontrollit kur përjeton shqetësime të thella e të fuqishme. Nëse fëmijës i jepet shansi vet për të rifituar vetkontrollin në një ambient të qetë, fëmija zhvillon vetkontrollin e brendshëm, kurse me zbatimin e metodave ndëshkuese, siç është shuplakimi, fëmija mbështetet në dikë tjetër që forcërisht ta kontrolloj ate.

Shpërqëndrimi Shpërqëndrimi është një metodë e ndalimit të fëmijëve të vegjël nga vazh-

bull, nëse një prind e sheh fëmijën e tij të vogël të përfshirë në një sjellje të papranueshme, prindi duhet t’i sugjeroj fëmijës një alternartivë më interesante, siç është leximi bashkë i ndonjë libri, një vallëzim në dhomë ose këndimi i përbashkët. Kjo nënkupton vazhdimin e lojës me fëmijën derisa sjellja e papranueshme të harrohet, zhvendosjen e fëmijës nga ajo fushë e aktivitetit në një aktivitet tjetër me qëllimin që fëmija të mos kthehet në sjelljen e mëhershme problematike. Kjo metodë mbështetet në faktin që fëmijët e vegjël e kanë shumë të shkurtë harkun e vëmendjes dhe, kjo metodë, së këndejmi, bëhet më pak e dobishme me rritjen e fëmijës. Shpërqëndrimi mund të nënkuptojë pëprqafimin, edhe për faktin se përqafimi është i dobishëm për fëmijët që nuk janë të aftë për të menduar. Kjo metodë përdoret kryesisht kur fëmija është i përfshirë në mënyrë të qëndrueshme në sjellje negative ose destruktive. Në raste të këtilla, fëmija mirret dhe përqafohet në një mënyrë të tillë që fëmija të mos ndjehet i lënduar, por të kuptoj se vetëm ndërpritet nga sjellja e keqe. Kur fëmija fillon të qetësohet, ndjehet i strehuar. Fëmija, pastaj, tërhiqet nga dhoma ose ambienti ku ndodhet dhe i jepet një aktivitet i cili e shpërqëndron nga preokupimet dhe sjelljet e tij të mëhershme. 61/2006


Bota Familja jonë

Rezonimi Fëmijët e arrijnë atë moshë, shpesh shumë më heret se sa zakonisht pritet, kur rezonimi i tyre është një mjet tejet efikas i disiplinës. Në këtë moshë, fëmijës mund t’i thuhet, për shembull:“ Nëse luan me një mollë të qelqit, kurse duartë tua janë të vogla, ajo mund të bjerë. Do të copëtohet e do të të pres ty dhe, së këndejmi, do të detyrohemi ta hedhim bashkë. Këto arsyetime zakonisht përcjellen me aktivitete të tilla siç është ulja në dysheme, vendosja e mollës në tepih dhe lejimi i fëmijës për ta prekur për një kohë të shkurtë mollën e pastaj ajo largohet. Kjo, jo vetëm që kënaq kurreshtjen natyrore, të shëndetshme të fëmijës si dhe hap mundësinë e komunikimit, por, poashtu, i ndihmon fëmijës të mësoj se si të vendos vet kur duhet të shmangen veprime të caktuara. Të gjitha format e tjera të disiplinës janë dukshëm më efikase kur shoqërohen nga diskutimi argumentuar, i qetë dhe i qartë lidhur me ate se pse një sjellje e caktuar është e keqe.

fëmijës sjelljen e duhur me sjelljen e vet konkrete, prindi do ta mësojë fëmijën shumë më shpejt dhe shumë më thellësisht se sa veprimi disiplinues për sjelljen e keqe. Modelimi është metodë e tillë e cila ia vlen të zbatohet nga çdo prind dhe i tregon fëmijës shembullin të cilin prindi është i gatshëm ta përqafojë. Në të njëjtën kohë, është e kuptueshme që obsesioni i fëmijës me portretin e perfekcionit prindor mund të jetë shumë i dëmshëm për fëmijën. Kur prindi gabon, ai, siç e sugjerojnë ekspertët, nuk duhet ta mëshef gabimin, por ta pranojë ate, të flas haptazi për te dhe për pasojat e gabimit. Kombinimi i përpjekjeve të përkushtuara, të sinqerta dhe të qëndrueshme nga prindërit për të modeluar sjelljen e duhur me aftësinë për të pranuar gabi-

Pasojat Shpesh, kur një fëmijë sjellet keq, kjo ka pasoja të natyrshme. Mbrojtësit e qasjes së “pasojave” deklarojnë se këto pasoja duhet të jenë disiplina e tyre dhe se, në këtë mënyrë, mësimi do të mbahet mend shumë më gjatë se sa dënimi. Shumë njerëz besojnë, së këndejmi, brenda kufijve të arsyeshëm, se fëmijët duhet të lejohen të mësojnë nga vet gabimet e tyre. Ekspertët përgjithësisht sugjerojnë se kjo qasje nuk është efikase për fëmijët shumë të vegjël, të cilët nuk mund të kuptojnë mirë shkaqet dhe pasojat, posaçërisht nëse pasoja nuk bëhet e qartë dhe e dukshme menjëherë pas sjelljes së fëmijës. Me rritjen e fëmijës, bëhet në masë të madhe një metodë e frytshme.

Modelimi Ithtarët e disiplinës së padhunshme thonë se modelimi është një metodë jashtëzakonisht efikase e disiplinimit, por, poashtu, kërkon shumë përpjekje nga prindërit. Prindi, në mënyrë konsekuente, duhet t’i tregojë fëmijës se çfarë lloji i jetës pritet nga ai duke mos bërë asgjë që ai vet nuk do t’i lejonte fëmijës për të bërë. Duke i treguar 61/2006

met dhe kërkimfaljen krijon respekt të ndërsjellë për prindin dhe parandalon hidhërimin e bazuar në dyftytrsi dhe standardet e dyfishta.

Lavdërimi dhe shpërblimet Lavdërimi dhe shpërblimet për sjelljen e mirë poashtu shkon shumë më larg si mjet disipline sa sa ndëshkimi. Thjesht, t’i dhurosh fëmijës vëmendjen pozitive dhe respektin kur fëmija nuk sjellet keq, kjo, poashtu, do të rezultojë në një përforcues të jashtëzakonshëm të sjelljes së mirë. Është fare e zakonshme, përndryshe, për fëmijët të cilët jatë të shpërfillur nga prindërit e tyre t’i kthehen sjelljes së keqe si një mënyrë e kërkimit

të vëmendjes. Psikologët e drejtimit bihejvoristik përgjithësisht parapëlqejnë mbështetjen në shpërblime e dhurata, si mënyrë më efikase e ndikimit mbi sjelljen e fëmijës se sa ndëshkimi. Ndëshkimi ka disa anë të këqija. E para, derisa është në masë të madhe efikas në afat të shkurtë, është më pak i dobishëm në rrafsh afatgjat: ndëshkimi, thjesht, shpesh do ta mësojë fëmijën se si të ruhet e të mos zihet gjatë kryerjes së ndonjë sjelljeje të padëshirueshme. Poashtu, ndëshkimi ka prirje të shkaktojë hidhërim. Jo vetëm që hidhërohet me prindin fëmija, i cili është ndëshkuar shpesh, (dhe, kështu, është më pak i motivuar të kënaq prindin e vet), por, poashtu, mund të zbrazë hidhërimin e tij në dike tjetër, si p.sh., në vëllezërit ose motrat më të vogla. Në fund, ngaqë pikërisht dënimi është aq efikas në rrafsh afatshkurtër, mund të jetë në mënyrë të rrezikshme joshës për prindërit. Shumica e ekspertëve pajtohen se, derisa dënimi është një mjet i çmueshëm për ndalimin e sjelljes së padëshirueshme, është më mire të mbështetemi në shpërblimin për sjelljen e mirë saherë që është e mundshme. Ka një hulumtim kontraverz në psikologjinë bihejvoristike i cili sugjeron se shpërblimet e jashtme (ekstrinsike) – shpërblime që janë të jashtme ndaj sjelljes – mund të minojnë shpërblimet e bendshme - (instrinsike) që rezultojnë nga vet akti i kryerjes së një sjelljeje. Fëmija, i cili kënaqet me leximin, së këndejmi, e sheh leximin si një akt të shpërblimit të brendshëm. Sipas kësaj teorie, nëse fëmijës i është dhënë para për secilin libër që ka lexuar (një shpërblim i jashtëm), kënaqësia e tij e leximit do të zvogëlohet. Sipas shumicës së ekspertëve, nxitja e jashtme minon nxitjen e brendshme vetëm nëse shpërblimi i jashtëm është i prekshëm, nëse është i pritur dhe nuk lidhet me cilësinë e sjelljes. Së këndejmi, shpërblimi i fëmijës me lavdërime dhe me vëmendjen pozitive nuk do ta zvogëlojë kënaqësinë e brendshme, që ata e marrin nga sjellja e tyre e mirë, por më shumë kujdes duhet t’i kushtohet shpërblimeve të prekshme, siç janë paraja, lodrat ose ëmbëlsirat. W.P. 119


Psikologji Bota jonë

Si ta përballojmë stresin Megjithëse të gjithë ne flasim për stresin, shpesh nuk është e qartë se çka në të vërtetë është stresi. Shumë njerëz konsiderojnë se stresi është diçka që u ndodh atyre, një ngjarje siç është lëndimi ose përparimi i mëtejmë në karrierë. Njerëz të tjerë mendojnë se stresi është diçka që ndodh në trupin tonë, në mendjen dhe në sjelljen tonë si përgjigje ndaj ndonjë ngjarjeje. Derisa stresi përfshin ngjarjet dhe përgjigjet tona kundrejt tij, këto nuk janë faktorët më të rëndësishëm. Mendimet tona lidhur me situatat, në të cilat gjendemi, janë faktorët më të rëndësishëm ecili i kundron situatat në mënyrë të ndryshme dhe ka shkathtësi të ndryshme të trajtimit të tij. Për këtë arsye, nuk ka dy njerëz që përgjigjen saktësisht në mënyrë të njëjtë kundrejt një situate stresuese. Pos kësaj, të gjitha situatat, të cilat konsiderohen si stresuese, nuk janë “negative”. Lindja e fëmijës ose përparimi në karrierë apo zhvendosja nga shtëpia dhe vendosja në një shtëpi tjetër nuk mund të perceptohen si kërcënuese. Megjithëkëtë, ne mund të ndjejmë se situatat e tilla janë stresuese, për arsye se nuk ndjehemi plotësisht të përgatitur për t’u përballur me to. Së këndejmi, megjithëse disa situata në jetë janë stresuese, janë mendimet tona mbi ato situata që përcaktojnë nëse ato janë problem për ne ose jo. Përmes të kuptuarit të vetvetes dhe të reagimeve tona ndaj situatave stresuese, ne mund të mësojmë se si ta përballojmë stresin me sukses.

janë të larta në vlera kaproteinike dhe ushqyese, por që janë me vlera të ulëta yndyrërash do të ndihmojnë në kultivimin e një shëndeti të lartë;

S

17 këshilla për përballimin e stresit dhe të trysnisë Mënyra se si ne e përballojmë trysninë e situatave jetësore në masë të madhe varet nga shëndeti ynë mendor, emocional dhe fizik. Këshillat e mëposhtme janë sugjerime përmes të cilave ju mund të filloni të menaxhoni stresin në jetën tuaj: 1. Njihni simptomat e stresit; 2. Përqendrohuni në stilin e jetës suaj dhe konstatoni se çfarë mund të ndryshohet – në situatën tuaj në vendin e punës, në familje ose në planet tuaja. 120

7. Pushoni dhe flini në masë të mjaftueshme. Bisedoni me të tjerët, me këshilltarët profesionalë, me të afërmit lidhur me atë që ju mërzit juve; 8. Ndihmojini të tjerët – puna vullnetare mund të jetë një zvogëlues efikas dhe i kënaqshëm i stresit;

3. Shfrytëzojini teknikat e relaksimit – meditimin, frymëmarrjen e thellë, masazhin ose jogën; 4. Stërvitni – aktiviteti fizik është një nga mënyrat më të mira të përballimit të stresit; 5. Menaxhim i kohës – përqendrohuni në objektivat tuaja thelbore dhe veproni sipas logjikës së prioriteteve. Kini parasysh njerëzit, të cilët mund të jenë të ndikuar efekti i vendimeve tuaja, siç janë familja ose miqtë tuaj. Shërbehuni me një listë objektivash dhe kontrolloni me kënaqësi zgjidhjen e secilës prej punëve të renditura në listën tuaj. 6. Kini kujdes për dietën tuaj – alkooli, kafeina, sheqeri, yndyrat dhe duhani, të gjitha këto përbëjnë një dëmtim në aftësinë e trupit tuaj për ta përballuar stresin. Një dietë me një balancim frutash, perimesh, të cilat

9. Largohuni ose ikni për një kohë të shkurtër – lexoni ndonjë libër, shikoni ndonjë film, luani ndonjë lojë, dëgjoni muzikë ose shkoni në pushime. Rezervoni kohë, e cila është vetëm kohë e juaja; 10. Përpunojeni hidhërimin tuaj – angazhohuni fizikisht, rrëmihni në kopshtin tuaj, përvilini mëngët dhe fillojeni ndonjë projekt; 11.Dorëzohuni sipas rastit – shmanguni zënkave kurdo që është e mundshme 12.Përqendrohuni në një gjë – të mos përpiqeni të bëni disa gjëra në të njëjtën kohë; 13.Të mos përpiqeni të jeni të përsosur; 14.Zvogëlojeni qëndrimin kriticist ndaj të tjerëve; 15.Të mos jeni tejet garues ose kompetitiv; 16.Bëjeni hapin e parë në veprimet miqësore 17.Argëtohuni! Qeshuni dhe rrini me njerëzit, me të cilët ndjeheni të kënaqur. 61/2006


Shëndeti Bota jonë

Diabeti - problem jo vetëm shëndetësor, por edhe social “Vetëm disa vjet më parë mendohej se në vitin 2025 të sëmurët nga diabeti mund të arrinin në 250 milionë. Ndihemi të detyruar të rishikojmë parashikimet tona dhe të flasim për katastrofa globale. Në vitin 2025, numri i të sëmurëve do të jetë 350 milionë, nga të cilët 80 për qind e të sëmurëve do të jenë në vendet në zhvillim”, raporton Martin Silink, president i Shoqatës Ndërkombëtare të Diabetit. ot diabetikë janë më shumë se 23 milionë në të gjithë botën, por ritmi i shtimit të tyre rreth 7 milionë të sëmurë në vit është i pandalshëm. Një rritje e pakontrolluar dhe marramendëse. Një emergjencë, së cilës mjekët dhe shkencëtarët nga e gjithë bota i janë përgjigjur me një sërë kundërlëvizjesh. Mes këtyre është edhe eksperimenti mbi një molekulë, në gjendje të kontrollojë diabetin me efikasitetit të krahasueshëm me atë të insulinës, por që, më shumë se sa insulina, të ndihmon të biesh në peshë. Emri i saj shkencor është “exenatide”. I pari i një serie të re ilaçesh “exenatide” nuk është ende në dispozicion në farmacitë e Evropës, madje në Itali mendohet të mbërrijë vetëm rreth shtatorit të vitit 2007. Megjithatë, rezultatet e dy eksperimenteve klinike të paraqitura para disa ditësh në Kopenhagen premtojnë se ilaçi i ri do të ndihmojë në prishjen e binomit “diabet-obezitet(trashësi)”.“V etëm disa vjet më parë mendohej se në vitin 2025 të sëmurët mund të arrinin në 250 milionë. Ndihemi të detyruar të rishikojnë parashikimet tona dhe të flasim për katastrofa globale. Në vitin 2025, numri i të sëmurëve nga diabeti do të jetë 350 milionë, nga të cilët 80 për qind e të sëmurëve do të jenë në vendet në zhvillim”, raporton Martin Silink, president i Shoqatës Ndërkombëtare të Diabetit. Do të goditen posaçërisht vendet me të ardhura të vogla, ku do të jetë e vështirë, ashtu siç ndodhi me të sëmurët me AIDS-in, të gjesh para

S

61/2006

dhe të hartosh strategji për të trajtuar të sëmurët. Nga ana tjetër, në vitin 2007, përballë 3,5 milionë vdekjesh për shkaqe të lidhura me diabetin, është parashikuar një harxhim global mes shumës 215 dhe 375 miliardë dollarë për kostot e sëmundjes dhe komplikacionet e saj të tmerrshme. Ndërkaq, problemi kryesor është përballmi i emergjencës. Për këtë, nga Kopenhageni diabetologët nga e gjithë bota u bëjnë apel të gjitha qeverive të shteteve të ndryshme të botës: miratimin e një rezolute nga të gjitha shtetet, që e përcakton diabetin si një sëmundje sociale. Megjithatë, deri tash asnjë vend evropian nuk ka firmosur. Për këtë duhen të paktën firmat e njëzet shteteve. Italia, që ka një shkollë diabetologjie me traditë të afirmuar, përveç tre milionë të sëmurëve (të tipit 2) dhe një milion të padiagnostikuarve, sepse në fillimet e saj sëmundja nuk ka asnjë shenjë, duhet të luajë rolin e saj. Pa folur këtu për Shqipërinë, ku numri i diabetikëve është i madh, që mund të thuhet edhe për Kosovën (red). “Do t‘u kërkojmë min-

istrive të të gjitha shteteve në botë që ta mbështesin këtë iniciativë, në mënyrë që ta përballojmë me sukses kërcënimin e kësaj sëmundjeje që na rrethon. Propozojmë, gjithashtu, të taksohen të gjitha ato ushqime që përmbajnë shumë kalori dhe si dhe ushqimet e padëshiruara, sidomos pijet dhe ato që përmbajnë shumë sheqer. Gjithashtu, duhet të dyfishohen orët që u kushtohen aktiviteteve sportive, nëpër shkolla duhet të garantojnë një qasja falas për aktivitetet sportive, sidomos të rinjve, si dhe të mos transmetohen spote publicitare me përmbajtje të rrezikshme për ushqimet e fëmijëve. Duhet të detyrohen ndërmarrjet e mëdha të shkruajnë nëpër etiketat e produkteve jo vetëm kaloritë e një ushqimi, por edhe përqindjen e yndyrave, sidomos të atyre më të rrezikshme. Duke përmirësuar stilin e jetesës reduktohen në mënyrën më të mirë të mundshme faktorët e rrezikut. Një fëmijë me mbipeshë sot, ka 30 deri në 40 për qind mundësi për t‘u bërë diabetik nesër”, përfundoi Silink. (GSH) 121


Shëndeti Bota jonë

8 sekrete për bukurinë dhe shëndetin ër të qenë të bukur dhe të shëndetshëm, asnjëherë nuk duhet të lini gjithçka në dorë të natyrës dhe është e nevojshme që edhe ju të kujdeseni për veten tuaj. Receta për të arritur këtë është shumë e thjeshtë: ushtrime dhe masazhe çdo ditë. Dita duhet të nisë e qetë dhe të mbyllet duke qenë të çlodhur. Rezultati? Lëkurë e freskët dhe e shkëlqyeshme gjatë gjithë ditës. 4 sekretet e ditës Gjithçka varet nga mënyra se si zgjoheni. Nëse dita juaj nis në mënyrë të këndshme, do të jeni të mbushur me energji dhe kështu lëkura juaj do të ketë një pamje më të bukur dhe të nuancuar. Për të arritur këtë, mjafton vetëm pak kujdes. 1. Një zgjim i qetë Vendosni dy alarme zgjimi me një distancë kohore 10 minuta nga njëri-tjetri. Kjo është koha që i duhet trupit për të kaluar butësisht nga gjendja e gjumit në zgjim. Pranë shtratit mbani një gotë me ujë për t’i hedhur disa pika ujë fytyrës, në qafë dhe te krahët. Kjo do t’ju japë një ndjesi freskie dhe do të ndihmojë edhe lëkurën të zgjohet. Më pas, pini një gotë ujë para se të keni ngrënë mëngjes, pasi kjo do t’ju ndihmojë të pastroni organizmin nga toksina e akumuluar. 2. Bëni pak gjimnastikë Ngrihuni nga shtrati ngadalë dhe pa u sforcuar. Kur të jeni ngritur në këmbë, hapini krahët duke i larguar ato sa më shumë të jetë e mundur. Më pas drejtoi lart, mbi kokë, sikur doni të kapni diçka që është shumë

P

122

lart jush. Qëndroni kështu për 20 sekonda dhe më pas çlodhuni. Ky ushtrim do t’ju ndihmojë të largoni mpirjen e trupit, të shtendosni shpinën dhe kurrizin si dhe të tërhiqni sa më shumë që të jetë e mundur shtyllën kurrizore. 3. Frymëmarrja Hapini dritaret për të lejuar ajrin e pastër të futet në dhomë. Ndërkohë, rrotulloni krahët e mbledhur në mënyrë që të shtendosen shpatullat. Mbi kokë vendosni një peshqir dhe qëndroni në këtë pozicion, duke marrë frymë dhe e nxjerrë atë qetësisht të paktën 2 minuta. Gjatë dushit, uji duhet të hapet në maksimum në mënyrë që të bjerë mbi lëkurën tuaj me forcë.

Këshillohet të mos laheni me ujë të nxehtë. Sa më i freskët të jetë uji, aq më shumë tonifikon lëkurën e trupit. Pak esencë eukalipti, e derdhur në vaskë apo në banjë, do t’ju ndihmonte të merrnit frymë më lirshëm. 4. Përdorni kremrat Pas dushit fshihuni me një peshqir të ashpër, duke e fërkuar lëkurën me forcë, në mënyrë që të ndihmoni qarkullimin e gjakut. Pasi të fshiheni, masazhoni trupin me një krem hidratues apo me një esencë aromatike dhe, në këtë mënyrë, do të keni një zgjim të këndshëm, do të jeni gati

për ditën e gjatë dhe lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e shkëlqyeshme. 4 sekretet e mbrëmjes 1. Banjë çlodhëse Pas ditës së gjatë të punës, është shumë e nevojshme të bëni një banjë çlodhëse, shumë e rëndësishme për të gjithë trupin. Mund të zgjidhni një pushim të gjatë në vaskë apo një dush të shpejtë. Sido që të jetë preferenca juaj, asnjë ditë nuk duket të hiqni dorë nga dushi pas pune. 2. Masazh për barkun Masazhoni barkun përreth kërthizës me lëvizje në formë rrethore të paktën për 2 minuta. Këtë gjë mund ta bëni ndërsa jeni duke u larë në vaskë apo në dush. Ky është masazhi që femrat aziatike u bëjnë fëmijëve të tyre për të pushuar së qari si dhe për t’i ndihmuar të flenë shpejt. 3. Masazh për kokën Pasi të keni larë dhe shpëlarë mirë kokën, masazhoni rrënjët e flokëve duke kruar lëkurën e kokës me shumë delikatesë. Më pas, tërhiqini flokët lehtë dhe pas pak nisni sërish masazhin. Kjo është një teknikë indiane që ka një efekt të jashtëzakonshëm për çlodhjen e menjëhershme të të gjithë trupit. 4. Një çaj qetësues Para se të shtriheni në shtrat, këshillohet të pini një çaj të ngrohtë me bazë bimësh. Pasi çaji të jetë gati, hidhni një lugë mjaltë dhe lëreni të ëmbëlsohet për pesë minuta, më pas është gati për t’u pirë. Çaji në mbrëmje është qetësuesi ideal për t’u çlodhur. (Moda dhe estetika). 61/2006


Bota e yjeve Bota jonë

Francis Ford Coppola

Për artin ia vlen të vdiset Jo vetëm se regjisori i madh e ka përfunduar filmin e tij të ri “Bota pa rini”, por në DVD shfaqet botimi komplet i kryeveprës së tij “Apokalipsi sot”, në të dyja versionet, në të gjatin dhe në të shkurtrin

Francis Ford Coppola

Keni thënë se kurrë nuk e keni konsideruar “Apokalipsin sot” film kundër luftës. Nëse nuk është film kundër luftës, atëherë për çka është fjala? Të gjithë filmat kundër luftës janë filma kundër luftës për shkak të faktit se përshkruajnë ngjarje të tmerrshme, mbi të gjitha, atë gjënë më të tmerrshme nga të gjitha gjërat: humbjen e njerëzve të rinj. Por, më shumë më ka interesuar hulumtimi i idesë nga “Zemra e errësirës” se shoqëria mund ta shtyjë njeriun ta vrasë dike në emër të njëfarë ideali moral.

Në këtë DVD është edhe versioni i filmit të vitit 1979, si dhe versioni i gjatë i vitit 2001. Cili version u është më i dashur?

E dua versionin e gjatë. Kur ka dalë për herë të parë, është dashur të jetë film hollivudian kundër luftës, por njerëzit e parë, të cilët e kanë parë, kanë thënë: “Ky është një film surrealistik”. Unë nga pak jam frikuar dhe, së këndejmi, e kemi shkurtuar. Vite më vonë, kam qenë në një dhomë hoteli në Londër dhe filmi po shfaqej e, natyrisht, e shikova dhe thashë: Hej, po kjo fare nuk është e çuditshme. Kam vënë re se ne, publiku, me kalimin e viteve, kemi ndryshuar.

rrjedh.

Me pasurinë dhe statusin tuaj të njeriut të Hollivudit, gjithsesi se e pakta Ju mund të krijoni film të veçantë.

vjet me atë projekt të madh e ambicioz dhe e kam kuptuar mirë se edhe nëse e formësoj këtë gjë, ashtu siç do të doja unë, kush do të donte të krijojë film, i cili është aq i pazakonshëm? Kjo është njësoj sikur të jesh i dashuruar në gruan, e cila nuk të dëshiron. Pastaj, kam menduar mirë dhe kam vendosur të bëj atë çfarë ka bërë edhe Sofija, të bëj një film modest, të cilin, thjesht, mund ta xhiroj, e i cili mund të kalojë mirë.

Jam i lumtur që kam pasur sukses në industritë e tjera, siç është turizmi dhe kultivimi i verës dhe, së këndejmi, mund ta financoj vet nga një film të vogël çdo dy-tre vjet, e kështu mund ta sendërtoj ëndrrën time dhe, ç’është e vërteta, këtë edhe e kam ndërmend ta bëj.

Përse e quani veten një plak i ri?

Është një rrëfim i shkrimtarit rumun, Mircea Eliade, të cilin e kam konsideruar provokativ. Nuk është fjala për një film për policët në jetën e tyre si civilë. Është film mbi ndërgjegjen.

Ende i kam ndjenjat e gjashtëmbëdhjetëvjeçarit. Gjithë jetën kam dëshiruar të jem shkrimtar. Tash jam duke menduar mbi një histori origjinale, të cilën dua ta respektoj për shkak të vetnderimit personal. Tema me të cilën dua të merrem është përcaktimi

A është “Rinia e parini” një film i tillë “i vogël”?

Xhirimi i “Apokalipsit..” pothuajse ju ka mbytur. Asokohe, si regjisor i ri, a keni konsideruar se ia vlen të vdesësh për artin?

Kam qenë i trishtuar dhe i frikësuar, por lajmet mbi vdekjen time pak a shumë kanë qenë të tepruara. “Kumbara” ka qenë po aq i rëndë, sepse kam pasur fëmijë të vegjël dhe përherë kam qenë afër përjashtimit. A ia vlen të flijosh për artin aq shumë? Sigurisht se po.

Cila është përqindja e filmave tuaj si rezultat i fatit të rastësishëm?

Industria e filmit është e interesuar për filmat në vazhdime. Por, teorikisht, secila vepër artistike është unikale. Gjenerata ime ka dëshiruar të krijojë filma të veçantë. Filmat e Felinit kanë qenë filma të Felinit, e askush tjetër nuk ka mundur të xhirojë filma të tillë. Me fjalorin e kultivimit të verës, këtë e quajmë terroir - vera flet për truallin prej të cilit 61/2006

Pamje nga filmi “I humbur në përkthim i regjisorit” Coppola

Fillon në vitin 1938 dhe shtrihet nëpër Luftën e Dytë Botërore, e arrin në Bukuresht e Zvicër, pastaj në Indi e deri në Maltë. Është një film i madh në kuadër të ndërmarrjes së produksionit. Por, e kam financuar përmes punës sime në kultivimin e verës dhe kam vepruar sipas modelit të bijës sime, Sofisë, e cila ka realizuar “Të humburit në përkthim” për një shumë modeste parash.

Pra, në vend se t’ju pyesim se çfarë nga arti i filmit e keni mësuar Ju Sofinë, do të duhej t’ju pyesnim se çfarë ajo ju ka mësuar Ju?

I kam rënë murit me kokë për gjashtë

ose zgjedhja. Kur kam qenë më i ri çështja e përcaktimit ose e zgjedhjes ka qenë e përkufizuar - ta kryesh shkollën, të martohesh, të kesh fëmijë. Tash ekzistojnë miliona variacione lidhur me këtë. Mendoj se më shumë më interesojnë çështjet personale.

A keni ndonjë rrëfim të veçantë vetjak, të cilin e ruani derisa…

…Derisa të mos më vdes gjithë farefisi? Të gjithë ne kemi disa histori e rrëfime familjare. Jam i sigurt se mund ta bëja të ditur ndonjërën prej tyre sikur të kisha guxim për këtë. (M. F.) 123


Bota Kultura Botajonë eeyjeve demokracisë dhe liderët

Dhjetë vajzat e baballarëve më të pasur në botë ose dhjetë vajzat më sensuale

Të bukura, sensuale dhe tekanjoze Revista e njohur “Forbes” zgjedh dhjetë trashëgimtaret më sensuale: Por çfarë kanë të përbashkët këto 10 bukuroshe? I kanë baballarët miliarderë, thuajse të gjitha e kanë kaluar pjesën më të madhe të rinisë së tyre në New York, i kalojnë pushimet në vendet më në zë dhe më të bukura të planetit.

inteligjente, punon si modele dhe ka arritur të diplomohet shkëlqyeshëm në Universitetin e

Hilton ka arritur të fitojë një popullaritet të madh falë thashethemeve dhe skandaleve të shumta. 3. Në vendin e tretë, sipas asaj që prezanton “Forbes”,

Pensilvanisë 2. Paris Hilton, mbretëreshë e padiskutueshme e jetës sociale amerikane, është trashëgimtare e një numri të madh hotelesh. Bionde, e bukur dhe sensuale,

1. Laureta Ivanka Tramp kryeson renditjen sipas “Forbes” dhe është vajza e magnatit amerikan Donald Tramp. Eshtë e re,

124

pozicionohet Xhulia LouisDreyfus, 45 vjeçe, fëmija e parë i milionerit francez Gerard Louis Dreyfus. Aktore e suksesshme, Dreyfus është edhe një nga

61/2006


Bota jonë e reklamave, pozicionohet e pesta. 6. Amanda Hearst, një nga 400 personat më të pasur të Amerikës, është stërmbesa e botuesit miliarder Uilliam Randolf. 7. Lidia Hears-Shaw, e shtata renditet modelja 21-vjeçare, që në pak vite karrierë ka arritur të fitojë miliona. 8. Niki Hilton, motra e vogël e Parisit, që në të ardhmen kërkon të bëhet një stiliste e famshme mode. 9.Aerin Lauder, 36-vjeçarja është protagonistet kryesore të programit televiziv amerikan “Arrested Development”. 4.Ana Anisimova, modelja 21vjeçare është vajza e “mbretit” rus të aluminit. Ajo punon në një shoqëri ndërtimi. 5.Xhorxhina Blumberg, vajza

madh, Ralf Loren, pozicionohet e dhjeta, sipas klasifikimit të “Forbes”.

një nga ikonat e stilimit të “NY”, një prej firmave më të mëdha në New York. 10. Dilan Loren, vajza e stilistit të e kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, që punon në sektorin

61/2006

125


Bota Psikologji Moda jonë

M

ënyra si se vishemi e dukemi, në kushte të ndryshme shoqërore, kulturore e historike, ndryshon. Veshja, stolisja dhe rregullimi kushtëzohen, sa nga ajo që quhet modë e trend, aq edhe nga rrethanat social-ekonomike. Njerëzit, me mundësi e përkatësi të ndryshme të statusit shoqëror e kulturor, shfaqen, përmes veshjes, rregullimit dhe kujdesit për pamjen e vet në mënyra të ndryshme dhe kjo flet, jo vetëm për kushtet, po edhe për mënyrën e shfrytëzimit dhe të menaxhimit me vetveten e me shijen tonë në rrethana të caktuara. Një tipar i përhershëm, i cili pothuajse nuk varet aq shumë nga kushtet tona, është shija, shija lidhur me pamjen e me qëndrimin tonë ndaj pamjes, që, pothuajse pa përjashtim, synon të të rezultojë me joshjen, jo vetëm sensuale, seksuale, por edhe shoqërore. Kjo mund të shihet edhe nga fakti kur një i njëti person mund të shfaqet në mënyra e nivele të ndryshme të pamjes. 126

61/2006


Bota ModajonĂŤ

61/2006

127


Sport Bota jonë

Historia e përfshirjes së futbollistëve jashtë Shqipërisë në kombëtaren shqiptare të futbollit

Nga Lushta legjendar deri te talenti Berisha Driton Latifi ë 12 mars të vitit 1936 në Tiranë u grumbulluan disa nga futbollistët më të mirë në drejtimin e hungarezit Samo Singer dhe me urdhër të Mbretërisë shqiptare. Në mesin e tyre kanë qenë madje edhe tre futbollistë nga Kosova, Riza Lushta, i cili luante për Tiranën, Naim Kryeziu, po ashtu me Tiranën, si dhe Mazllum Xërxa, që luante për Shkodrën. Lushta, i cili më vonë kaloi te Juventusi, duke mbetur legjendë e këtij klubi torinez, Kryeziu, që më vonë fitoi titullin e kampionit të Italisë me Romën, dhe Xërxa, janë dëshmitarë se kombëtarja ka pasur futbollistë nga Kosova që në themelim, kur u zhvillua ndeshje revyale kombëtarja A me B. Kombëtarja nuk kishte luajtur ndonjë ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare, deri më 1945 kundër Malit të Zi (5:0). Por në atë kohë Lushta ishte në Itali dhe nuk ishte paraqitur më për kombëtaren U desh të kalojnë jo më pak se 45 vite të tjera që një kosovar tjetër të veshte fanellën kuqezi. Portieri prizrenas Arian Beqaj kishte shkuar në Tiranë me bindjen se do të studionte veterinarinë, por duke parë aftësitë e tij ai ishte afruar me ekipin e Partizanit të Tiranës, prej nga mori zyrtarisht nënshtetësinë shqiptare, dhe në ekipi përfaqësues shpresa mbrojtiportënshqiptare kohë pas kohe. “Sa herë që kthehem të luajë për kombëtaren shqiptare ndiej një krenari të posaçme. Kombëtarja luan për të gjithë shqiptarët kudo që janë, prandaj edhe në mesin e saj ka vend për të gjithë talentet e futbollit shqiptarë”, Riza Lushta

M

128

Riza Lushta

tha Beqaj, i cili aktualisht mbron portën e ekipit qipriot Athorthosis Famagusta. Pas Beqajt, i cili bëri integrimin nëpërmjet talentit të treguar në një ekip të Shqipërisë, i pari që iu afrua Shqipërisë ishte Besnik Hasi. Në fund të vitit 2000, Hasi po kalonte kohën më të mirë me ekipin belg Anderlecht, duke u shpallur kampion dhe duke luajtur në Ligën e Kampionëve, kur pranoi ofertën kuqezi. Mjaftoi një vizitë e trajnerit të atëhershëm të kombëtares Medin Zhega në Bruksel, dhe të gjitha përfunduan me debutimin e tij në miqësoren e 15 nëntorit në Tiranë ndaj Maltës (3:0). Pastaj uniformës kuqezi iu afruan edhe Lorik Cana (Olympique Marseille), Mehmet Dragusha (Paderborn), Armend Dallku (Vorskla Poltava), Bekim Kastrati (Eintracht Braun-schweig), Debatik Curri (Vorskla Poltava) dhe së fundi Mërgim Mavraj (Darmstad) dhe Besart Berisha (Hamburg SV).

Zyrat e talentëve ederata Shqiptare e futbollit ka formuar disa të ashtu-quajtura zyra të talenteve të futbollit sikur ajo në Greqi, Itali, Gjermani dhe Skandinavi, prej nga të gjithë talentet shqiptarë të futbollit që janë duke u zhvilluar jashtë atdheut do të kenë mu-ndësinë që të pajisen më shtetësi shqiptare dhe për ta dyert e kombëtares kuqezi janë të hapura. “Jemi të hapur për çdo futbollist shqiptar që është në botë dhe që është i gatshëm të kontribuojë që t’i ndihmojmë me pajisjen me shtetësi shqiptare dhe mundësinë që të luajë për kombëtaren. Moto jona është se kjo kombëtare është e të gjithë shqiptarëve pavarësisht se ku luajnë e ku jetojnë”, tha Armand Duka, kryetar i Federatës Shqiptare të Futbollit.

F

Në vëzhgim 380 talentë

ërveç futbollistëve është edhe një listë me mbi 380 talentë që përcillen nga vëzhguesit e Fede-ratës Shqiptare të Futbollit, e që janë nga grupmoshat prej 15 deri 21 vjet. “Në bashkëpunim me zyrat e talenteve po përpiqemi që ata të mos shuhen për arsye të mosinteresimit”, tha Besnik Qela, shef i ekipeve kombëtare pranë FSHF-së. Sporti, e posaçërisht futbolli sikur është dëshmuar si një ndër mundësitë më të mira të integrimit të familjeve shqiptare që kanë emigruar në vitet e 90-ta në perëndim. Në Gjermani janë evidentuar mbi 150 talente nga trevat shqiptare. “Në Gjermani, në ekipet e Bundesliga I dhe II, kemi të evidencuar mbi 150 emra të futbollistëve shqiptarë që përcillen. Në të ardhmen ndër ta mund të ketë futbollistë që do t’i shërbejnë kombëtares”, tha Xhelil Musa, udhëheqës i Zyrës së Talenteve Shqiptarë të futbollit me seli në Hamburg të Gjermanisë.

P

61/2006 60/2006


BotaSport jonë

Në pritje të shtetësisë ashmë në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit është i gatshëm edhe dokumentacioni për Alban Dragushën (Besa Kavajë) dhe Genc Mehmetin (Luzern), që pritet të marrin firmën e presidentit Alfred Moisiu për të veshur fanellën kuqezi. Ndër talentet që janë në radhë për shtetësi është edhe Fitim Kaçiku, i cili luan me PSV Eindhovenin.

T Të humburit

egjithatë është edhe një numër i futbollistëve shqiptarë që është humbur dhe ata nuk mund t’i shërbejnë kombëtares së Shqipërisë. Shefki Kuqi luan me Finlandën, Ardian Gashi me Norvegjinë, Roland Gërçaliu me Austrinë, Valon Behrami, Blerim Xhemajli dhe më herët Milaim Rama me Zvicrën. Këta futbollistë që një herë kanë veshur fanellën e kombëtares së një shteti më nuk kanë të drejtë ta ndërrojnë kombëtaren. Rast i veçantë do të jetë nëse nesër Kosova bëhet shtet dhe kjo vlen vetëm për fëmijët kosovarë që kanë lindur në Kosovë.

M

Tare: Kombëtarja është e hapur

për të gjithë shqiptarët apiteni i kombëtares kuqezi, Igli Tare, i cili luan për Lazion, prej kohësh ka qenë një ndër iniciatorët kryesorë që talentet shqiptarë nëpër botë të afrohen rreth kombëtares. Rreth luftës në Maqedoni, Tare ishte provokuar nga disa gazetarë maqedonas në Gjermani. Përgjigjja e tij ka qenë “Është keq që në shekullin 21 duhet të shkrepen armët, por në Ballkan vetëm atëherë njerëzit bisedojnë për hallet që i ke”. “Ne luajmë për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Nuk është me rëndësi se nga cili vend je, me rëndësi është që të ndjehesh shqiptar dhe të jesh i gatshëm të ofrosh ndihmën. Prandaj them se kombëtarja është e hapur për të gjithë shqiptarët”, tha Tare.

K

61/2006 60/2006

129


Bota jonë Faqja e lehtë

I zorshëm udhëtimi me një kali!

Kujdes se po aterojmë

Ik në dushk ore, leri këto lodra

Lulëzo, qyteti im!

130

61/2006


Bota jonĂŤ

61/2006

131


Bota jonĂŤ

132

61/2006


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.