KKRK Raporti Vjetor 2021 / 2022

Page 1

KËSHILLI I KLUBEVE ROTARY TË KOSOVËS

RAP

1
RT
VJET R

Sponsorët:

BARUTI GROUP

KËSHILLI I KLUBEVE ROTARY TË KOSOVËS

RAP

3
RT
VJET R

Pë R m BA j T j A

Lista e akronimeve Hyrje

Kryesia 2021/2022

Anëtarësia Rotary në Kosovë (D53) 2021/2022

Aktivitetet KKRK 2021/2022

Mbledhjet e KKRKsë

Visita e RIP Shekhar Mehta

Konferenca Vjetore e Distriktit

Gala mbrëmja vjetore e Distriktit

Visitat në Klubet Rotary në Kosovë

Krijimi i Rotary Klubeve të reja

Pagesa për EREY

Bashkëpunimi KKRK - BKRSH

Bashkëpunimi KKRK me rajonin Projektet KKRK 2021/2022

Visita e përfaqësuesit të RIP për Kosovë D53 dhe Shqipëri D55, në Kosovë Financat KKRK 2021/2022

Rotary në Kosovë përmes mediave

L I s TA e A k RO n I meve

RI Rotary International

RIP Rotary International President

KKRK Këshilli i Klubeve Rotary në Kosovë

BKRSH Bordi i Klubeve Rotary ne Shqipëri

RC Rotary Klub

D53 Distrikti 53 - Kosovë

D55 Distrikti 55 - Shqipëri

OJQ Organizata Jo Qeveritare

MPB Ministria e Punëve të Brendshme

4
4 5 6 8 9 9 10 11 12 13 14 15 15 16 17 18 19 20

Hy R je

Puna e Këshillit të Klubeve Rotariane të Kosovës (KKRK) gjatë vitit Rotarian 2021/2022 është fokusuar në rritjen e anëtarësisë rotariane në vend, zbatimin e aktiviteteve në funksion të ngritjes së kapaciteteve të Klubeve Rotyary në Kosovë, promovimin e aktiviteteve rotariane, organizimin dhe kordinimin mes klubeve, si dhe bashkëpunimin me Bordin e Klubeve Rotary në Shipqëri (BKRSH).

Përveç komponentës së koordinimit mes klubeve, KKRK në bashkëpunim ka punuar në promovimin e misionit dhe aktiviteteve rotariane në vend. Ky angazhim i KKRK-së ka pasur për qëllim që të promovoj imazhin e Rotary në vend duke synuar që të dinamizohet aktiviteti ynë pas ndikimit që kishte pandemia COVID-19.

Gjatë vitit rotarian 2021/2022, KKRK ka bërë edhe një hap tutje duke iniciuar themelimin e disa klubeve të reja rotariane, rotaracte dhe interacte. Ky bashkëpunim mes KKRK-së, klubeve dhe anëtarëve ka zgjeruar edhe më tej misionin e Rotary me qëllim të diversifikimit të anëtarësisë në klubet tona dhe ndikimit sa më të madhë në shoqëri. Të gjitha aktivitetet e mëposhtme në këtë raport reflektojnë përpjekjet që KKRK ka bërë për t’i shërbyer Rotary Klubeve anëtare, por edhe për të krijuar një ambient sa më të favorshëm për funksionimin e Rotary në Kosovë drejtë krijimit të Distriktit Rotarian.

KKRK falënderon të gjithë anëtarët për besimin dhe bashkëpunimin, si dhe iu uron mirëseardhje rotarianëve të rinjë që janë bashkuar me ne, për të forcuar edhe më tej kontributin përtej vetëvetës në shoqëri. Po ashtu një falënderim edhe për autoritetet publike që kanë treguar nivel të lartë të bashkëpunimit me KKRKnë.

KKRK i është mirënjohëse Përfaqësuesit të RIP për Kosovë dhe Shqipëri Radu Popescu, për gjithë kontributin e tij drejt krijimit të Distriktit shqipfolës, fuqizimit të Rotary në Kosovë dhe bashkëpunimit të sinqertë.

Po ashtu, KKRK falenderon sponsorët e aktiviteteve tona që kanë besuar dhe mbështetur punën tonë, duke shpresuar që ky bashkëpunim të na përcjellë edhe në vitet në vazhdim.

5
6 kRyes IA 2021/2022 Struktuart e Këshillit të Klubeve Rotary në Kosovë 2021/2022: Strukturat e Distriktit (Kosovë D55 dhe Shqipëri D53) gjatë vitit rotarian 2021/2022: • Radu Popescu – Përfaqësues i Presidentit të Rotary International për D53 dhe D55 • Florian Salaj – Kryetar i BKRSH • Butrint Batalli – Udhëheqësi i Komitetit për Fondacion • Ardian Hoxha – Udhëheqës i Komitetit për Anëtarësi • Petrit Dobi – Udhëheqës i komitetit për Trajnime • Agnesa Vuthaj – Udhëheqëse e komitetit për Rotaractorë kRye TAR e e kk R k Fleta Baraku RC Gjakova Qabrati s ek R e TAR I kk R k Ismajl Baftjari RC Vitia kRye TAR I kk R k 2019/20 Sylë Alaj RC Prishtina International T H es AR m BA j T ës I kk R k Abedin Hasani RC Prishtina Dardania kRye TAR I kk R k 2020/21 Xhevdet Thaqi RC Gjilani
7 Asistent Guvernatorët gjatë vitit rotarian 2021/2022 • Arjeta Pajaziti Qerimi (RC Prishtina New Born) • Florentina Dushi (RC Prishtina) • Sylejman Berisha (RC Vitia) • Shpetim Miftari (RC Gjilani) Kryetaret/ët e Klubeve Rotary në Kosovë: • RC Peja - Nebahate Asllani • RC Gjakova – Donika Batusha • RC Prishtina - Valdrin Gjata • RC Prizreni – Afërdita Morina Biffar • RC Ferizaji –Astrit Shuki • RC Mitrovica – Bekim Ismajli • RC Prishtina International – Sharon Hart • RC Prishtina Dardania – Naim Bajraktari • RC Gjilani – Fatmir Latifaj • RC Vitia – Arben Hajrizi • RC Gjakova Qabrati – Agon Dula Kryetaret/ët e Rotaract klubet në Kosovë: • Rotaract Peja – Ilir Asllani • Rotaract Gjakova – Anda Hoxha • Rotaract Prishtina – Ermal Haziri • Rotaract Prishtina Dardania – Yllrona Rrahmani • Rotaract Gjilani Anamorava – Manushaqe Latifi • Rotaract Prishtina Illyrian – Leutrim Ahemti • Rotaract Prishtina Ulpiana – Egzon Boshtrakaj • Rotaract New Born – Eros Qerimi Interact Klubet në Kosovë: Vitin rotarian 2021/2022 e filluam pa asnjë Interact Klub. Me iniciativë të disa klubeve rotariane u themelua Interact Club Gjakova, dhe operon në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë. • RC Podujeva – Shefki Selmani • RC Prishtina New Born – Luan Durmishi • RC Theranda – Xhevat Muqa • RC Kamenica – Astrit Demolli • RC Prizren Macadam – Edona Turtulla Rada • RC Prishtina Ulpiana – Besart Zhuja • RC Prishtina Dach – Mentor Latifi • RC Prishtina InsiAlb – Flamur Kuçi • RC Istogu – Astrit Rexhaj • RC Gjilan Katana – Osman Spahija

Anë TAR ës IA R OTARy në kO s Ovë ( D55)

2021/2022

Ndikimi në shoqëri fillon përmes anëtarëve tanë. Rotarianët janë ata që shohin një botë ku njerëzit bashkohen dhe ndërmarrin veprime për të krijuar ndryshime të qëndrueshme - në të gjithë globin, në komunitetet tona dhe në veten tonë.

Pandemia Covid-19 si në çdo fushë të jetës tonë, ka afektuar edhe anëtarësinë tonë edhe në përgjithësi atë të Rotary-t në tërë botën. Dy vite gjatë pandemisë, Rotary në Kosovë ishte tkurrur sa i përket numrit të anëtarëve.

Vitin rotarian 2021/2022 e filluam me 244 anëtarë rotarian dhe 67 rotaractor, dhe pa asnjë interact Ndërsa kishim vetëm 15 Rotary klube (nje klub ishte terminuar) dhe 5 Rotaract klube.

Nevoja për ndryshim erdhi nga vet anëtarët tonë, kjo ishte edhe qelësi i suksesit për rritjen e anëtarëisë dhe ndryshimet e mëdha për të ardhmen rotariane në Kosovë.

Viti rotarian 2021/2022, ishte shumë dinamik dhe rezultoi me arritjen e qëllimit më të rëndësishëm që të kemi Distriktin shqipfolës, pas shumë vitesh përpjekje dhe pune nga secili anëtarë/e dhe secila kryesi e KKRK-së.

Për arritjen e këtij qëllimi, ishim të obliguar që të arrijmë numrin e anëtarëve rotarian, në Kosovë dhe Shqipëri së bashku 1100. Ky ishte edhe premtim i Presidentit të RI –z.Shekhar Mehta, gjatë takimit me rotarianët shqiptarë në Rotary Insititue Zone në Pragë, më 14 shtator 2021.

Rotarianët shqiptarë që na përfaqësuan në këtë ngjarje dhe inicuan takimin me qëllim të diskutimit për Distriktin shqipfolës me RIP Shekhar Mehta, ishin Ardian Hoxha, Agnesa Vuthaj dhe Florentina Dushi nga RC Prishtina, si dhe Petrit Dobi nga RC Tirana. Insistimi i

tyre dhe përfaqësimi dinjitoz solli rrezultate të shkëlqyera për të ardhmen e Rotary në vendin tonë.

Pas këtij takimi në Pragë, u kordinuam dhe mobilizuam secili që të sjellim anëtarë të rinjë dhe të rrisim ndikimin në vend.

Sot, më 29 qershor 2022 rezultojmë 672 rotarian/e, 109 rotaract/e dhe 20 interact. Kemi 21 Rotary klube, 7 Rotaract klube, dhe një Interact club. Ky rezultat është fal angazhimit të secilit anëtarë dhe secilit klub. Është fal bashkëpunuimit të mirë mes klubeve nga Kosova dhe Shqipëria, frymës rotariane dhe kontributit përtej vetëvetes.

8

Ak TI v IT e T e T e kk R k 2021/2022

Gjatë vitit rotrian 2021/2022, u organizuan shumë aktivitete nga klubet rotariane. Po ashtu, edhe shumë aktivitete të përbashkëta mes KKRK-së dhe BKRSHsë, për ngritje të kapaciteteve brenda klubeve, për imazhin publik, për fuqizimin e klubeve dhe deri tek ato argëtuese.

mBL e DH je T e kk R k së

Mbledhja e parë e KKRK-së, u mbajt me 18 shtator 2021, online. Filluam diskutimin rreth situatës aktuale në KKRK dhe klubet tona, pastaj vazhduam me aktivitetet e klubeve rotariane në Kosovë për vitin rotarian 2021/2022.

Mbledhja e dytë e KKRK-së, u mbajt me 28 shtator 2021, në Hotel Swiss Diamond. Ku temë diskutimi ishte krijimi i Distrikitit, kordinimi dhe kontributi nga secili rotarian për këtë qëllim. Ky takim ishte shumë i mirëpritur, me pjesmarrje masive me mbi 40 pjesmarrës nga secili klub. Kryetarët e klubeve rotariane u zotuan që do të rrisin anëtarësin në klubet e tyre dhe po ashtu do të kontribojnë në krijimin e klubeve të reja.

Mbledhja e tretë e KKRK-së, u mbajt me 11 janar 2022, në Hotel Swiss Diamond. Ku qëllimi i takimit ishte kordinimi për vizitën e RIP Shekhar Mehta, në Kosovë.

Mbledhja e katërt e KKRK-së, u mbajt me 21 shkurt 2022, në Hotel Swiss Diamond. Ku u raportu mbi vizitën e RIP Shekhar Mehta dhe planifikimin për realizimin e premtimeve nga ai në shërbim të komuntetit. Po ashtu edhe fuqizimi i klubeve për rritjen e anëtarësis.

Mbledhja e pestë e KKRK-së, u mbajt me 22 mars 2022, në Hotel Swiss Diamond. Ku qëllim kryesor ishte rritja e anëtarësis para takimit të Bordit të RI për vendimin e krijimit të Distriktit të ri Rotarian. Po ashtu, edhe njoftimi/kordinimi për PETS që u mbajt në Tiranë, në muajin prill 2022.

Mbledhja e gjashtë e KKRK-së, u mbajt online me datën 21 prill 2022, online. Diskutuam lidhur me organizimin e Konferencës Vjetore të distrikitit që do të mbahej në Prishtinë në qershor 2022. Pjesmarrja e klubeve nuk ishte e kënaqshme. Ku pas kësaj situate, shumë shpejt ftuam takimin e radhës.

Mbledhja e shtatë e KKRK-së, u mbajt me 30 prill 2022, online për arsye të pjesmarrjes sa më të madhe të të gjithë kryetarëve të klubeve për të diskutuar organizimin e Konferencës Vjetore të Distrikitit. Gjatë këtij takimi u vendos që data e mbajtjes së Konferencës është 10-12 qershor 2022, në Hotel Emerald, Prishtinë.

9

vI s ITA e RIP sH ek HAR m e HTA

Gjatë takimit të rotarianëve shqiptarë me RIP Shekhar Mehta, në Pragë, dhe dakordimit për distriktin e ri Rotarian mes Kosovës dhe Shqipëris, Presidenti Mehta theksoj se po u arrit rritja e anetarëisë +200 anëtarë të rinjë në periudhën dy muaj, ai do të vizitoj vendet tona për të treguar mbështetjen e Rotary International në këtë aspekt.

Si rezultat i mirë i punës së secilit klub dhe përkushtimit të secilit rotarian/e, në fund të janarit 2022 Kosovën e vizitoj RIP Shekhar Mehta. Ai është Rotary Presidenti i gjashtë që viziton vendin tonë që nga fillimet tona në këtë organizatë ndërkombëtare.

Gjatë vizitës tre ditore (31 janar, 1 dhe 2 shkurt 2022) në Kosovë, RIP Shekhar Mehta takoi shumë rotarian/e, udhëheqës/e të institucioneve vendore dhe bashkëpunëtor/e të projekteve tona të ndryshme. Edhe pse në situatë të jashtëzkonshme për shkak të ashpërsimit të masave kundër Covid-19, takimet u mbajten dhe rezultuan të sukseshme për qëllimin tonë.

premtoj për shtetin e Kosovës shërimin e 100 fëmijëve me probleme në zemër, paisjen e disa spitaleve të syve me paisje profesionale, si dhe me kërkese të rotarianëve tanë u premtua edhe paisja e spitaleve me paisje profesionale për dializë. U theksua se mbetet në dorën e rotarianëve vendor dhe bashkëpunimit insititucional që të përgatit dokumentacionin për këto projekte.

I frytshëm po ashtu ishte edhe takimi me

RIP Shkehar Mehta u prit nga Presidentja e Kosovës znj. Vjosa Osmani, Kryeministri i vendit z. Albin Kurti si dhe nga Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme z.Kreshnik Ahmeti. Ku në takim u diskutua përpjekja e rotarianëve për distriktin shqipfolës, shërbimi përtej vetëvetës dhe kontributi për shoqërin që bëjnë rotarianët.

Në emër të Rotary, RIP Shkehar Mehta

rotaractorët, ku ata gjatë takimit morrën shumë mesazhe inspiruese dhe fuqizim nga RIP Shekhar Mehta. Kjo rezultoj në rritjen e klubeve rotaract dhe aktivitetit të tyre.

Vizita e Presidentit të Rotary International ishte përkrahje e madhe për rotarianët/et drejt qëllimit për të pasur distriktin shqipfolës dhe për të rritur ndikimin në vend.

Ky aktivitet u mundësua me mbështetje të Rotary Klubeve tona dhe sponsorit A&F Construction Sh.p.k..

Raportin finaciar për këtë aktivitet është tek Shtojca 1, faqja LISTA 1-Donacion te KR.

10

kO nfe R enc A v je TOR e e D I s TRI k TIT

Klubet Rotary në Kosovë dhe Shqipëri mbajtën ngjarjen më të rëndësishme, konferencën Vjetore të Rotary Distrikitit. Kjo ngjarje u zhvillua nga data 10-12 qershor 2022, në Prishtinë, Kosovë.

P r is ht i n a

Rotarian/e, rotaractor/e dhe interact/e nga mbarë trojet shqiptare u mblodhën për të shpalosur punën e tyre të sukseshme që kanë bërë gjatë tërë vitit rotarian 2021/2022 në shërbim të komunitetiti. Treguan arritjet dhe sfidat e punës një vjeqare, ndan përvojat e tyre që inspiruan të tjerët për tu bërë pjesë e kësaj familje te madhe, theksuan ndikimin që ka bërë Rotary në shoqëri përmes projekteve të ndryshme në shëndetësi, arsim, mbrojtje të ambientit dhe ofrimit të ujit të pijshëm si dhe shumë projekte të tjera anembanë Kosovës dhe Shqipërisë.

Ky vit rotarian ishte mjaft i veqantë, sepse kaluam kufijt dhe arritëm qëllimin më të madhë që të kemi Distriktin shqipfolës në familjen e madhe Rotariane, Distriktin 2485.

Sot numërojmë mbi 1180 rotarianë së bashku Kosovë dhe Shqipëri, arritje e madhe fal angazhimit të gjithsecilit rotarian/e. Kjo rritje e anëtarësisë rotariane është shpresë për të ardhme më të mirë, fuqizim të shoqëris civile dhe kontribut përtej vetëvetës në të mirën e përgjthshme.

Kjo konferncë mundësoj edhe takimin e rotarianëve nga vende të ndryshme si, Kosova, Shqipëria Rumania, Izraeli, Maqedonia e Veriut dhe më gjerë të cilët krijuan marrëdhënie miqësore dhe filluan iniciativa për projekte të përbashkëta ndërmjet tyre.

Konferenca u përmbyll me sukses, ku rotarianët u zotuan që të rrisin ndikimin e tyre edhe me më shumë projekte për komunitetin, bashkëpunim mes klubeve rotariane brenda distriktit tonë, si dhe rritjen e anëtarëisë edhe më tutje.

Konferenca vjetore e Distrikitit 2485 u mundësua me mbështetje të sponsorëve tanë: PR Solution Agency dhe Modus, Baruti Group, Arkatana, Eskavatori CompanyFerizaj, SushiCo dhe INSI.

Raporti finaciar për këtë aktivitet është bashkangjitur me emrin Shtojca 2..

2 0 2 2

G ALA m BR ëmjA vje TOR e e D I s TRI k TIT

Gala mbrëmja e Rotary Distriktit 2485 u mbajt më 11 qershor, në Prishtinë. Të pranishëm ishin rotarian/e nga Kosova, Shqipëria, Rumania, Izraeli, Maqedonia e Veriut dhe shumë miq të Rotary, ku gëzuam arritjet e këtij viti rotarian.

Gala mbrëmja u hap me fjalimin kryesor nga Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti, i cili ka vlerësuar punën e Rotarianëve një vlerë të çmueshme për shoqërinë dhe, siç ka thënë ai, edhe përmbushje të misionit njerëzor, e që është përmirësimi i mirëqenies së gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh religjionin, gjininë, moshën, etninë, apo prejardhjen.

Në këtë mbrëmje madhështore mbajtën fjalë përshëndetëse për kontributin e rotarianëve nga Kosova dhe Shqipëria: z.Jeff Hovenier

- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, z.Nicholas Abbott

- Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, znj.Marie-Christine BUTEL

– Ambasadore e Francës në Prishtinë, si dhe z.Daniel Onisor - Përfaqësues i Zyres Rumune në Prishtinë.

Kjo mbrëmje u karakterizua edhe me ndërrimin e çekanëve mes liderëve të secilit klub rotarian në distrikitin 2485.

Kjo mbrëmje u hijeshua edhe më shumë nga artistët e mirënjohur si, Lule Elezi, Meriton Ferizi, Astrit Mustafa, Aulon Naci, Besart Zhuja, Grupin nga Korca, Avenir Lleshanaku dhe shume të tjere që i falenderojmë përzemërsisht për kontributin e tyre të çmuar. Ndërsa sponsorët tanë që mundësuan që glamuri i kësaj nate të kishte shumë shije janë: PR Solution Agency dhe Modus, Baruti Group, Arkatana, Eskavatori CompanyFerizaj, SushiCo dhe INSI

Përfaqësuesei i Presidentit të Rotary International z. Radu Popescu, para të pranishmëve në fjalimin e tij theksoj arritjet e klubeve Rotary në Kosovë dhe Shqipëri, duke uruar për sukseset ai premtoj mbështetje dhe bashkëpunim me rotarianët në vazhdim.

Raporti finaciar për këtë aktivitet është bashkangjitur me emrin Shtojca 2.

12

vI s ITAT në k LUB e T R OTARy në kO s Ovë

KKRK këtë vit rotarian ka vizituar shumë klube gjatë takimeve të rregullta apo aktiviteteve të tyre të veqanta. Qëllimi ishtë të njoftohemi nga afër me aktivitetet e klubit, anëtarësin dhe sfidat që kanë klubet duke u munduar që përmes bashkëpunimit të forcojmë kapacitetet e klubeve.

Kryesia e KKRK-së ka filluar takimet me klube nga RC Theranda, që ishte klub i sapo terminuar nga RI për mos pagesë të anëtarësisë. Visita u fokusua tek kthimi i klubit në RI dhe bashëpunimi për vitin e ri rotarian. Anëtarët u dakorduan gjatë takimit që do ecin përpara por kërkuan mbështetjen e KKRK-së për arsye që borgji ishte i pa përballueshëm për arsye që shumë ish-anëtarë të pa përgjegjshëm nuk kanë kryer obligimet. KKRK pas diskutimeve vedosi që të mbështesë RC Theranda me shumën prej 500 euro nga 1900 euro sa ishte borgji ndaj RI me qëllim që të ruaj klubin dhe të ju jap një mundësi për të kontribuar në komunitet në të ardhmen.

Pastaj, kemi vazhduar me takime në RC Mitrovica, RC Ferizaji, RC Prishtina New Born, RC Vitia, RC Gjakova, RC Prizreni, RC Prishtina International, RC Prizren Macadam, RC Gjakova Qabrati, RC Podujeva, RC Prishtina, RC Gjilani, dhe RC Kamenica. Klubet që nuk kemi arrit të i vizitojmë janë RC Prishtina Dardania dhe RC Peja.

Po ashtu kemi vizituar edhe klubet e reja RC Prishtina Ulpiana, RC Prishtina Dach, RC Prishtina INSIalb, RC Istogu dhe RC Gjilan Arkatana.

Disa herë KKRK, ka marrë pjesë edhe në takimet me rotaractorët dhe ka qenë inicuese që rotaractorët të përfshihen në të gjitha aktivitet rotariane.

13

kRI j I m I

I R OTARy kLUB eve

T ë R ejA

KKRK ka qenë shtyllë kryesore për krijimin e klubeve të reja Rotary, Rotaract dhe Interact. Qëllim kryesor ishte rritja e ndikimit Rotary, në çdo cep të vendit tonë.

Shumë klube rotariane, anëtarë rotarian/e kanë kontribuar duke promovuar Rotary dhe sjellë në familjen tonë të madhe lider/e të fushave të ndryshme, që kanë pasuruar spektrin e anëtarësisë sonë. Kemi krijuar klube të reja, duke i mbështetur drejt funksionimit të tyre dhe trajnimit mbi funksionimin e Rotary.

Klubi i parë Rotary i formuar gjatë këtij viti rotarian është RC Prishtina Ulpiana, më 18 nëntorë 2021. Të cilët që në fillim ishin shumë aktiv dhe plot aktivitete. Si fillim ata formuan klubin Rotaract Ulpiana, më 22 dhjetor 2021. Klub i të rinjëve me plot energji dhe iniciativa të qëlluara për komunitetin.

RC Prishtina Ulpiana, vazhdoj edhe me inicimin e idesë për krijimin e klubit të parë Interact pas sa kohësh në Kosovë. Ky klub u formua në bashkëpunim mes RC Ulpiana, RC Prishtina International dhe RC Gjakova Qabrati, në Gjakovë me seli në Gjimnazin “Hajdar Dushi”. Interact Klubi Gjakova u formua më 18 dhjetor 2021.

Pastaj ishte iniciativa e RC Prishtina International, të cilët krijuan RC Dach të cilët kanë brenda vetës anëtarë që kanë gjuhën gjermane të përbashkët. Ky klub u charterua me 21 dhjetor 2021

Klubi i tretë Rotary u formua me iniciativë të rotarianit Ismajl Baftjari (RC Vitia) brenda kompanisë së tij. Një herit është edhe klubi i parë me karakter korporativ, ku anëtarë janë stafi i kompanisë INSI. Ky klub u emërua RC INSIalb, themeluar me 16 shkurt 2022.

Klubi RC Istogu, është klubi i katërt që u themelua me iniciativë të disa rotarianëve ga RC Prishtina International, RC Prishtina New Born dhe RC Gjakova Qabrati. Ky është klubi i parë në Istog, një nevojë e kahmotshme për tu zgjeruar në këtë qytet. RC Istogu u themelua me 29 mars 2022

Rotary klubi i pestë, por jo i fundit është RC Gjilan Arkatana,themeluar me 6 prill 2022. Si inicativë e RC Gjilani, RC Vitia sot kemi klubin e dytë në Gjilan. RC Prishtina New Born nisi fillimisht inicativën për të rinjët këtë vit, ku me 11 nëntor 2021, themeluan klubin e tyre Rotaract New Born. Të rinjë aktiv dhe shumë premtues për të ardhmen.

14

EREY nënkupton “Çdo Rotarian, Çdo vit” (Every Rotarian, Every Year) dhe është iniciativa për mbledhjen e fondeve, e krijuar për të inkurajuar mbështetjen për Fondin Vjetor të Fondacionit Rotary. EREY synon të angazhojë çdo anëtar/e të klubeve Rotary që të kontribuojnë në Fondin Vjetor, çdo vit. Duke i inkurajuar që mund të marrin pjesë në një grant ose program të Fondacionit çdo vit. Këtë vit, klubet që kanë participuar deri më tani në vlerë 5 euro / për anëtarë, janë: RC Gjakova Qabrati, RC Gjakova, RC Prizren Macadam, RC Prishtina Dardania, RC Prishtina, RC Gjilani, RC Ferizaji, RC Prishtina International, RC Vitia, RC Prishtina New Born, RC Podujeva, RC INSIalb. Mbesim me shpresë që edhe klubet e tjera do të participojnë së shpejti. Pagesa për EREY është kryer tashmë nga llogaria e KKRKsë në Fondin Rotary, në vlerë prej 3,233.10 €, ku janë mbuluar të gjithë rotarianët e Kosovës edhe nga ato klube që nuk kanë participuar ende. Në Shtojcen 1 - Raporti Finaciar gjeni sqarimet në faqen Donacion i Klubeve-TRF-EREY.

B A s H kë PU n I m I kk R k - B k R s H

Rezultatet e tilla në rritjen e anëtarësisë, krijimi i Distrikitit të përbashkët, ballafaqimi me sfidat dhe të gjitha aktivitetet e përbashkëta me klubet rotariane në Shqipëri do të ishin të pamundura pa bashkëpunimin e fuqishëm që ishte mes KKRK-së dhe BKRSH-së.

Në një vit dinamik si ky që po lëmë pas, rezultatet ishin më të arritshme dhe rruga ishte më e lehtë për bashkëpunim bazuar në raportin e profesional dhe të shëndosh mes këtyre dy institucioneve simotra.

Aktivitetet rotariane të përbashkëta gjatë këtij viti, të organizuara nga KKRK dhe BKRSH janë përpiluar në bashkëpunim të ngusht me njëra tjetrën.

Kjo frymë bashkëpunimi duhe të ruhet me shumë kujdes, pasi që është urë drejtë bashkimit për një Distrikt të fuqishëm në të ardhmen.

15 e R ey 2021/2022

B A s H kë PU n I m I kk R k

RA j O n I n

KKRK këtë vit ka

e

Fillimisht, përfaqësuesit e KKRK Ardian Hoxha (RC Prishtina) - Udhëheqës i

për Anëtarësi, Agnesa Vuthaj (RC Prishtina)Udhëheqëse e komitetit për

dhe Florentina Dushi (RC Prishtina) - Asistente e Guvernatorit, morën pjesë në Rotary Zone Institue, në Pragë, Shtator 2021. Aty u takuan me strukturat më të larta të Rotary International dhe rotarian/e të tjerë që krijuan bashkëpunim të mirë për klubet në Kosovë.

të Zonës dhe Distrikteve tjera, përmes

Po ashtu, KKRK priti në takim në Janar 2022, Guvernatorin Ardian Luca nga Distriktit 2241 (Rumania dhe Republika e Moldovës) bashkë me Liliana Cismariu - Kryetare e RC Opera, ku diskutuam për mundësit e aktiviteteve të përbashkëta dhe shkëmbimet kulturore mes vendeve tona.

Në Maj 2022, Ismajl Baftjari (RC Vitia)Sekretar i KKRK-së dhe Arben Hajrizi (RC Vitia) - Kryetar i RC Vitia morën pjesë në Konferencën Vjtore të Distriktit 2241 (Rumania dhe Republika e Moldovës), në Arad, Rumani. Ku takuan rotarian/e nga ky Distrikt dhe rajoni duke sjellur bashkëpunime të mira me rotarianët nga Rumania, Bullgaria, Israeli dhe Palestina.

me
qenë aktive në takimet rajonale
anëtarëve
saj, duke fuqizuar imazhin
Rotary
Kosovë.
Komitetit
Rotaractorë,

P RO jek T e T kk R k 2021/2022

Pandemia Covid-19 ka qenë një faktor shumë i rëndësishëm që ka ndikuar në aktivitetet e klubeve rotariane në vend. Por pavarësisht sfidave, gati të gjitha klubet kanë mbajtur aktivitete të ndryshme në shërbim të komunitetit. KKRK ka qenë e pranishme pothuajse në të gjitha aktivitetet e klubeve rotariane.

KKRK po ashtu, ka mbështetur teknikisht dhe me logjistikë Komitetin e Fondacionit në kuadër të Distrikit për projektin “Pandemia e COVID-19 në Kosovë”. Mbështetja është siguruar nga Fondi i Katastrofave të Fondacionit Rotary, të Rotary International dhe vlera e materialeve në kuadër të këtij donacioni të shpërndara nga gjitha klubet është në shumën prej 24,850 USD.

Me këtë donacion u siguruan paketa me pajisje mbrojtëse për stafin mjekësorë dhe materiale tjera ndihmëse si: maska kirurgjikale për fytyrën (3 palëshe), maska FFP2 - K95, syze mbrojtëse, doreza nitrile ekzaminuese dhe medicinale, alkool për dezinfektim, termometër balli me rreze infra të kuqe, puls oksimeter si dhe shtroja për pacient një përdorimshe.

Këto paisje janë shpërndarë në disa qytete të Kosovës, si: Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Gjakovë, Pejë dhe Istog. Klubet Rotary të Prishtinës, pjesën e tyre e kanë dhënë për qytetin e Istogut, duke qenë edhe si formë promovimi e aktivitetit rotarian në atë qytet.

Shënim: Vlen të ceket, që KKRK ka karakter kordinues dhe është formë sekretariati organizativ, për këtë arsye nuk aplikon, implementon dhe raporton grant projekte.

17

dhe

Meqë

Shtatë

Klubet si

Gjilani,

Kamenica,

Me datën 8

dhe

u takuan në Gjilan me 7

Mitrovica

Gjatë

18 vI s ITA e P ë R fA qës U es IT T ë RIP P ë R kO s Ovë D53 DH e s H q IP ë RI D55, në kO s Ovë Përfaqësuesi i Presidentit të Rotary International për Kosovë dhe Shqipëri - Radu Popescu, mori mandatin në këtë vit rotarian. Bashkëpunimi i mirëfillt mes tij dhe rotarianëve shqiptarë rezultoj me sukses për arritjen e qëllimit tonë të kahmotshëm. Z. Popescu, ishte zëri jonë në strukturat më të larta të RI, puna dhe përkushtimi i tij ishin inkurajuese për të gjithë ne drejt qëllimit tonë kryesor. Gjatë këtij viti rotarian, patëm disa takime me z. Popescu në Shqipëri dhe Kosovë. Ai po ashtu vizitoj Rotary klubet në Kosovë, prej 6-9 qershor 2022. Takimet e Përfaqësuesit të RI për D53
D55 me Rotary Klubet në Kosovë u organizuan nga KKRK.
koha ishte e shkurtër dhe numri i Rotary klubeve është rritur, takimet u mbajtën në katër regjione të ndryshme të vendit.
Rotary klubet e Prishtinës: RC Prishtina, RC Prishtina International, RC Prishtina Dardania, RC Prishtina New Born, RC Prishtina Ulpiana, RC Prishtina DACH dhe RC Prishtina INSIalb u takuan më 6 qershor, në Hotel Swiss Diamond.
RC
RC Gjilani Arkatana, RC
RC Vitia
RC Ferizaji
qershor,
Vali Ranch.
qershor, RC
dhe RC Podujeva, mbajtën takimin e përbashkët në Hotel Palac, Mitrovicë. Dhe të fundit ishin RC Gjakova, RC Gjakova Qabrati, RC Prizren, RC Prizren Macadam, RC Theranda, RC Peja dhe RC Istogu që mbajten takimin në Gjakovë tek Hotel Qarshia e Jupava, më 9 qershor.
këtyre takimeve, u diskutua mbi aktivitetet e klubeve, e ardhmja në distriktin e përbashkët me Shqipërin dhe qështjet financiare. Këto takime kanë qenë frytëdhënëse për secilin klube, duke ju mundësuar që të fuqizojnë misionin rotarian.

fI n A nc AT kk R k

Duke marë parasysh vështirësitë që na ka shkaktuar Covid-19, edhe këtë fillim viti rotarian nuk e filluam me inkasimin e mjeteve për KKRK-në nga Rotary Klubet anëtare.

Dy vite nga pandemia, KKRK nuk ka aplikuar faturimin e anëtarësisë, me qëllim të lehtësimit të situatës financiare për klubet. Situata ka qenë më lehtë e menaxhueshme gjatë pandemisë pasi që nuk kishim aktivitete të shumta dhe kemi përdorur mjetet që kishim trashëguar nga vitet e kaluar rotariane kur anëtarësia aplikohej.

Ky vit, me lirimin e masave anti Covid-19 ishte mjaft aktiv dhe menaxhimi i aktiviteteve pa mjete financiare nuk ishte aspak i lehtë. Sfida e till shkaktoj shumë polemika mes rotarianëve, se KKRK duhet të filloj inkasimin dhe nuk duhet rrezikuar funksionimi i KKRKsë për arsye të mos pagesave të anëtarësis.

Pas diskutimeve në disa mbledhje, u vendos qe të fillojmë me aplikim të pagesës për KKRK nga klubet duke filluar nga pjesa e dytë e vitit rotarian 2021/2022, por ende nuk ka rezultate në këtë aspekt. Deri më tani është vetëm një klub Rotary që ka paguar, dhe ai është RC Prishtina International.

Vitin rotarian 2021/2022 e kemi filluar me 22,806.89 € në llogarin e KKRK-së në Pro Credit Bank, apo 2,435.89 € të KKRK-së dhe 20.371,00 € donacion i projektit “Pandemia e COVID-19 në Kosovë”. Në fund të vitit rotarian, po e dorëzojm llogarin bankare të KKRK-së me 1,272.20 €

Për më shumë sqarime lidhur me lëvizjet financiare, gjeni në Shtojca 1: Raporti financiar i KKRK-së për vitin 2021/2022.

Shënim: Me dakordim nga kryesia e KKRK-së dhe aprovim nga thesarmbajtësi, KKRK ka vënë në shfrytëzim llogarin bankare të saj për Rotary Klubet e reja (RC Prishtina Ulpiana, RC Istogu dhe RC Prishtina Dach). Duke pas parasysh që klubet e reja nuk mund te kenë llogari bankare pa e regjistruar klubin si OJQ në MPB, dhe pastaj të aplikojnë për llogari të klubit në bankat e vendit. Andaj, deri në periudhën 1 vjet, klubet duhet të pavarësohen dhe nuk mund të shfrytëzojnë më këtë opsion.

Mjetet e tyre financiare si pagesat e anetarësisë, pagesat në RI për charterim dhe fatura gjysëmvjetore, si dhe shpenzimet e tjera menaxhohen nga thesarmabjtësi i KKRK-së, si i vetmi i autorizuar për këtë llogari bankare.

19
2021/2022

R OTARy në kO s Ovë P ë R mes me DIAve

Viti rotarian 2021/2022 ishte mjaft aktiv në Kosovë. Shumë nga aktivitetet tona u përcjellën në media. KKRK po ashtu ka inicur shumë prej artikujve në portale dhe ngjarjeve televizive me qëllim që të informoj drejt mbi aktivitetet e Rotary në Kosovë dhe të promovoj misionin rotarian.

TV storiet:

• T7 - “Rotary” i mundëson 1-vjeçarit nga Peja operacionin në zemër,i ftuar rotariani Mazllum Belegu (https://www.youtube.com/watch?v=wu_ymQYeOwo)

• RTK - Mysafir mëngjesi Radu Popescu - Përfaqësuesi i RIP për Kosovë dhe Shqipëri dhe Butrint Batalli - RC Gjakova Qabrati (https://www.facebook.com/rtklivecom/ videos/1063069847943315)

• tëvë - Organizata Rotary, e ftuar rotarianja Florentina Dushi - RC Prishtina (https://www. youtube.com/watch?v=7E0jYmHcefo)

• RTV Dukagjini - Rotary në Radar me Edita Doli, i ftuar Ismajl Baftjari - RC Vitia (https:// www.youtube.com/watch?v=ndZZpPdcY_g)

• ATV - Rotary në Libero me Rezul Sinanin i ftuar rotariani Butrint Batalli - RC Gjakova Qabrati ku u diskutua “Çfarë është Rotary dhe çfarë përfitimesh sjellë për shqiptarët dhe komunitetin në nevojë” (https://www.youtube.com/watch?v=0b8FCafdqrs)

• T7 - Emisioni i mëngjesit, i ftuar Sylë Alaj - RC Prishtina International (https://www.youtube. com/watch?v=lCVH_tSwzPo)

• KTV - Emsioni SOT, i ftuar Neshad Asllani - RC Peja (https://www.facebook.com/Rotariani/ videos/406124254756691)

• RTK - Mysafir mëngjesi, Mazllum Belegu - RC Prishtina Dardania dhe Fleta Baraku - RC Gjakova Qabrati ku biseduam për Rotary dhe aktivitetet në Kosovë (https://www.facebook. com/rtklivecom/videos/1475675079516337)

• Klan Kosova - Rotary “shëron” zemrat e 100 fëmijëve kosovarë - 01.02.2022 (https://www. youtube.com/watch?v=imRvhCXgTKo)

• RTK - Rotary International është e interesuar ta mbështesë sektorin e shëndetësisë (https://www.youtube.com/watch?v=6oI1vgTHBY4)

• RTK - Mysafir në emision të mëngjesit Fleta Baraku - RC Gjakova Qabrati dhe Besart Zhuja - RC Prishtina Ulpiana (https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/167730238873514)

20

Arktikujt e shkruar:

• Epoka e Re - Rotarianët mundësuan shkollimin e rreth 1000 nxënësve dhe studentëve në Kosovë (https://www.epokaere.com/rotarianet-mundesuan-shkollimin-e-rreth-1000nxenesve-dhe-studenteve-ne-kosove/?fbclid=IwAR2LuPFvrmrKfF6IqEuBixwvDk2pHp4b 7S1OW0mzwAs0XRWvx3Fk_m6SgA4)

• Telegrafi - Kurti mori pjesë në Konferencën e Distriktit të Klubeve Rotariane të Kosovës dhe të Shqipërisë (https://telegrafi.com/kurti-mori-pjese-ne-konferencen-e-distriktit-teklubeve-rotariane-te-kosoves-dhe-te-shqiperise/amp/)

• Gazeta Blic - Aktivitetet e Rotaract Klubeve në Kosovë, shembull i vullnetarizmit për të rinjtë (http://gazetablic.com/aktivitetet-e-rotaract-klubeve-ne-kosove-shembull-i-vullnetarizmitper-te-rinjte/)

• Epoka e Re - Rotary – Organizata ndërkombëtare që inkurajon standarde të larta etike në të gjitha fushat dhe ndihmon në ndërtimin e vullnetit të mirë dhe paqes në botë (https:// www.epokaere.com/rotary-organizata-nderkombetare-qe-inkurajon-standarde-te-lartaetike-ne-te-gjitha-fushat-dhe-ndihmon-ne-ndertimin-e-vullnetit-te-mire-dhe-paqes-ne-bot e/?fbclid=IwAR0BOXFqtiUQtMLoQdB3C-H7mPGTQy9pU1eYJCVFN0rDjpbHXvclDfpaT Is)

• Ekonomia Online - Rotary mundëson intervenimin e 29 operacione falas për fëmijët e lindur me probleme në zemër (https://ekonomiaonline.com/nacionale/shendetesi/ rotary-mundeson-intervenimin-e-29-operacione-falas-per-femijet-e-lindur-me-problemene-zemer/?fbclid=IwAR0BOXFqtiUQtMLoQdB3C-H7mPGTQy9pU1eYJCVFN0 rDjpbHXvclDfpaTIs)

• Telegrafi - Rotarianët nga Shqipëria dhe Kosova me 11 qershor themelojnë Distriktin e përbashkët (https://telegrafi.com/rotarianet-nga-shqiperia-dhe-kosova-11-qershorthemelojne-distriktin-e-perbashket/)

• TV Prizreni - Së shpejti themelohet Distrikti Rotary për Kosovë dhe Shqipëri (https:// tvprizreni.net/se-shpejti-themelohet-distrikti-rotary-per-kosove-dhe-shqiperi/?fbclid=IwAR 1kcBDjs9fljUiFlejWFaivL4trUF1MaW0LeOtXOadrGfVAKyituNElsxI)

• Zyra e Kryeministrit - Kryeministri Kurti priti në takim Presidentin e Rotary International ( https://kryeministri.rks-gov.net/en/prime -minister-kurti-hosted-in-a-meeting-thepresident-of-rotary-international/?fbclid=IwAR1IpCRo1-fn0oeAjrPGKygRGVrt0yuLe5PMh8vvXK-Z-HopaIRTB7yWcI)

• Telegrafi - “Rotary International” mundëson që 100 fëmijë me probleme të zemrës të operohen jashtë vendit” (https://telegrafi.com/rotary-international-mundeson-qe-100femije-probleme-te-zemres-te-operohen-jashte-vendit-2/)

• INLAJM - Kurti takon Mehten e Rotary (https://inlajmi.com/2022/02/01/kurti-dhe-mehtabiseduan-per-situaten-e-perballjes-me-koronavirus-ne-kosove/?fbclid=IwAR0q1UbpxWY iUzgWnkqaETY51k4WCxk-SUk8dWVj2avBjM4hDxAPPL064K8)

21

RAP

22
RT
VJET R
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.