Matura 2010 - Letersi dhe Gjuhe Shqipe FINAL

Page 20

Shpjegues i Programit të Orientuar

LETËRSI DHE GJUHË SHQIPE

IX. Ese Testi i Letërsisë dhe Gjuhës shqipe përmban edhe një ese. Kjo mund të jetë e tipit përshkrues, argumentues ose krahasues. Ese përshkruese 1. Ç’mund të ketë ndodhur pasi personazhi kapërcen kopshtin? Rrëfeni vazhdimin e ngjarjes, duke renditur dhe përshkruar veprimet dhe ndjesitë e shkaktuara. ( Kumbulla përtej murit) 2. Fishta përcjell mesazhe të fuqishme. Përshkruani mesazhin e kësaj poezie duke u ndalur te motivi i adhurimit të gjuhës së nënës. 3. Përshkruani marrëdhënien midis Mersoit dhe nënës së tij. Në përgjigjen tuaj përqendrohuni në detaje që përdor Kamy në dhënien e elementeve të veçantë të kësaj marrëdhënieje. 4. Përshkruani se si e përfytyroni skenën e vrasjes së mbretit Dunkan në tragjedinë “Makbeth”. Në përgjigjen tuaj përqendrohuni në teknikat, gjuhën dhe imazhet e përdorura nga Shekspiri për ta bërë sa më të gjallë këtë skenë. 5. Përshkruani me fjalët tuaja bukurinë e Tanushës te “Martesa e Halilit”. Përpiquni të ruani përmasën që bukuria femërore ka në përshkrimin popullor.

Ese krahasuese 1. Mbështetur në fragmentin e dhënë më sipër, shkruani një ese krahasuese për Makbethin me zonjën Makbeth. Ku ndryshojnë dhe ngjajnë ata të dy? Si ndikojnë detajet e përzgjedhura dhe imazhet e krijuara nga Shekspiri për të dhënë këtë ndryshim? 2. Krahasoni Makbethin dhe Bankon. Ku ngjajnë dhe ku ndryshojnë ata të dy? 3. Jozef K është personazhi që dënohet pa kryer asnjë faj. Nga ndryshon ai nga dy burrat që vijnë dhe e marrin për të çuar në vend ekzekutimin. 4. Krahasoni dy poezitë që i këndojnë gjuhës shqipe. (poezinë e Fishtës “ Gjuha Shqype” dhe poezinë e Naim Frashërit “Gjuha jonë”. 5. Duke u nisur nga veprat e tyre, krahasoni absurdin e Kamysë me absurdin kafkjan. __________________________________________________________________________________________________________ © MASH, Prill ‘2010 Faqe 20 nga 59 www.mash.gov.al


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.