Fjala e përshëndetjes Prof. Dr. Besnik Aliaj
Ky numër i aneksit të specializuar shkencor “Habitat Magazine” fokusohet në disa nga idetë e hedhura në Seminarin Kombëtar mbi “mbrojtjen e tokës si një problem ekonomik, social dhe mjedisor” që është organizuar nga Universiteti POLIS dhe partneret e tij në kuadër të “Ditës së Tokës” një traditë tashmë e konsoliduar në institucionin tonë . Konferenca dhe ky botim janë produkt i punës së stafit akademik dhe kërkimor si dhe i studenteve të Fakultetit të Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit Urban (FPMU), përfshi këtu qendrën e inovacionit SustLab Laboratori i Qëndrueshmërisë, prane IF - Innovation Factory në universitetin tonë . Ndërkohë që kemi jetuar 2 dekada tepër intensive ndryshimesh në vend dhe një proces thuajse dramatik urbanizimi pas rënies së “Murit të Berlinit”, aktualisht dhe që pas recensionit ekonomik global shkaktuar nga kriza e “Lehman Brothers” dhe tullumbaces së pasurive të patundshme, gjithmonë e më shumë është kuptuar së modeli i zhvillimit i fokusuar vetëm të zonat urbane nuk është më efiçent dhe së sot më shumësë kurrë kërkohet një rikonceptim i ri dhe një balancë e re territoriale
4