1. Hyrje Revista shkencore “Policimi dhe siguria”, botohet nga Qendra e Kërkimeve Shkencore (QKSH) e Akademisë së Sigurisë (AS). Kjo akademi e filloi aktivitetin e saj, bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 185, datë 25.2.2015, “Mbi organizimin dhe funksionimin e Akademisë së Sigurisë”1; dhe, bazuar në urdhrin e ministrit të Punëve të Brendshme, nr. 294 datë 5.6.20152, e miratimit të dhënë nga drejtori i Policisë së Shtetit, me nr. 4434, i datës 9.7.2015. QKSH-ja është pjesë e AS-së që nga çelja e akademisë: “Njësitë kryesore të Akademisë së Sigurisë janë: a) Fakulteti i Sigurisë Publike; b) Fakulteti i Hetimit të Krimit; c) Qendra Kërkimore Shkencore”3, dhe që nga ky moment, kjo qendër ka pasur në strukturën e saj sektorin e botimeve4, i cili, ndër të tjera, kishte mision edhe realizimin e botimeve. Misioni i qendrës për kërkim shkencor dhe për botime shkencore, si pjesë e aktivitetit të AS-së jepet që në “Hyrjen” e statutit: “Akademia e Sigurisë, është një institucion publik që synon arsimimin e punonjësve të Policisë së Shtetit e të institucioneve të tjera ligjzbatuese. Kjo akademi do të merret me studime, kërkime shkencore dhe botime në fushat e policimit dhe të sigurisë” 5. Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 185, datë 25.2.2015, “Për organizimin dhe funksionimin e Akademisë së Sigurisë” (f. 1566-1567), Fletorja Zyrtare e Republikës së Shqipërisë, botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare, viti 2015 - numri 34, Tiranë: 12 mars 2015. 2 Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, Urdhër nr. 294 datë 5.6.2015 “Mbi miratimin e strukturës organike të Akademisë së Sigurisë”, Republika e Shqipërisë, Ministria Punëve të Brendshme, Tiranë: 2015. 3 Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 185, datë 25.2.2015. 4 Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, “Struktura e Akademisë së Sigurisë, Skema nr 1 dhe Skema nr 2” në: Urdhër nr. 294 datë 5.6.2015 “Mbi miratimin e strukturës organike të Akademisë së Sigurisë”, Republika e Shqipërisë, Ministria Punëve të Brendshme, Tiranë: 2015. 5 Statuti i Akademisë së Sigurisë, miratuar me Urdhër nr. 490, dt. 21.9.2015, të ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri dhe të ministrit të Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla “Për miratimin e statutit të Akademisë së Sigurisë”, Ministria e Brendshme nr. 6732 prot., Ministria e Arsimit dhe Sporteve nr. 7014 prot. 1
Hitoaliaj, A.
« Botimet
shkencore të Akademisë së Sigurisë, kontribut i qenësishëm akademik në fushën e sigurisë
»
Policimi dhe siguria nr .20, 2020 nr.20,
91