Policimi dhe siguria, nr. 20, nëntor 2020. Botim jubilar, me rastin e pesëvjetorit të revistës.

Page 34

Pesë vite kërkime shkencore, në njëzet numra të revistës “Policimi dhe siguria”

Dr. Xhavit SHALA Kryetari i bordit editorial të revistës “Policimi dhe siguria” Drejtor i Qendrës së Kërkimeve Shkencore, Akademia e Sigurisë

«G Shala, Xh.

« Pesë vite

kërkime shkencore, në njëzet numra të revistës “Policimi dhe siguria”

»

Policimi dhe siguria nr .20, 2020 nr.20,

32

jatë kësaj periudhë pesëvjeçare janë përgatitur dhe botuar 20 numra të revistës “Policimi dhe siguria”, revistë periodike shkencore e Akademisë së Sigurisë. Këto botime kanë pasur ndikim, dhe kanë ngjallur interes, jo vetëm në qarqet akademike dhe intelektuale në vend e në rajon, por edhe në radhët e punonjësve të Policisë së Shtetit e të strukturave të tjera të sigurisë. Në këto botime, gjithnjë e më tepër, po publikojnë shkrimet e tyre studiues e kërkues shkencorë, studentë e pedagogë të Akademisë së Sigurisë si dhe punonjës nga sektorë të ndryshëm të Policisë së Shtetit e të strukturave të tjera të sigurisë. Përveç botimeve hard copy të revistës “Policimi dhe siguria”, ka vazhduar publikimi i tyre edhe online. Për këtë janë njoftuar të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit për të pasur qasje te to. Në këto 20 numra të revistës “Policimi dhe siguria”, në përputhje dhe me misionin e saj, janë publikuar e shpërndarë edhe rezultatet e veprimtarisë kërkimore shkencore të Qendrës së Kërkimeve Shkencore.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
Policimi dhe siguria, nr. 20, nëntor 2020. Botim jubilar, me rastin e pesëvjetorit të revistës. by Policimi dhe siguria - Issuu