ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET Lexoni tekstin e mëposhtëm dhe ndani fjalët në pjesë më të vogla. Nëpër një deriçkë të vogël hymë në një kopsht të bukur. Aty më një kënd po rrinte një njeri me kostum pune me duar të përvjela. Ishte ulur mbi një karrige dhe shikonte një gur të gdhendur në trajtë të njeriut. Rrinte pa lëvizur dhe vetëm nganjëherë kruante kokën pas veshit me latues të hekurt. Prej se përbëhen fjalët? Si shënohen ato në gjuhën e shkruar? Teksti është formuar nga bashkimi i disa fjalive, sipas rregullave të gjuhës, ndërsa fjalitë janë formuar nga bashkimi i fjalëve në mes tyre për të shprehur një mendim të caktuar e të përfunduar. Fjalët janë formuar nga bashkimi i tingujve (fonemave) që janë shënuar me shkronja. P. sh., fjalët e fjalisë së parë janë formuar nga këto fonema: n-ë-p-ë-r, nj-ë, d-e-r-i-ç-k-ë, t-ë, v-o-g-ë-l, h-y-m-ë,n-ë, nj-ë, k-o-p-sh-t, t-ë, b-u-k-u-r. Fonemat e shënuara janë zanore dhe bashkëtingëllore. Gjuha letrare shqipe ka 36 fonema, që shënohen me 36 shkronja. Shkronjat radhiten sipas një rendi të caktuar dhe formojnë alfabetin e një gjuhe. Sa shkronja ka alfabeti i gjuhës shqipe? Shkruajini fonemat e fjalisë së dytë të tekstit të mësipërm dhe i ndani në zanore dhe në bashkëtingëllore. Zanore janë: ________________________________________________ Bashkëtingëllore janë _________________________________________ Bashkëtingëlloret ndahen: a) në të zëshme: b, d, dh, g, gj, v, x, xh, z, zh. b) të pazëshme: p, t, th, k, q, f, c, ç, s, sh. GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VII
149