Aftësi të Gjelbra për Punë të Gjelbra

Page 1

GEAR

AFTËSI TË GJELBRA PËR PUNË TË GJELBRA NË SHQIPËRI



AFTËSI TË GJELBRA

PËR PUNË TË GJELBRA NË SHQIPËRI MANUAL MBI AFTËSITË E GJELBRA DHE EKONOMINË E GJELBËR NJË UDHËTIM DREJT ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

TIRANË 2020


Ky botim është mbështetur nga:

GEAR

Në kuadër të projektit “Ekonomia e Gjelbër për një Zhvillim Rajonal”

GEAR

Zbatuar në Shqipëri nga Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN)

GEAR

dhe përgatitur nga Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri

Ky dokument është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi e Qendrës Burimore të Mjedisit në Shqipëri (REC Albania) dhe nuk mund të konsiderohet asnjëherë si pasqyrim i pozitës së Bashkimit Evropian dhe Qendrës EDEN


PËRMBAJTJA

17-18

19-28

29-70

EKONOMIA E GJELBËR NGA TEORIA NË PRAKTIKË

PSE NA DUHET NJË EKONOMI E GJELBËR?

FAQE

EKONOMIA E GJELBËR RRUGA DREJT ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

FAQE

FAQE

KONCEPTI I QËNDRUESHMËRISË

FAQE

14-16

FAQE

12-13

FAQE

07-11

MUNDËSITË E PUNËSIMIT NË UDHËZIME PËR NJË STIL TË NJË EKONOMI TË GJELBËR QËNDRUESHËM JETE


6

#AftësiTëGjelbra


KONCEPTI I QËNDRUESHMËRISË Qëndrueshmëria është një kombinim dhe sinergji e drejtësisë sociale, shëndetit ekologjik dhe vitalitetit ekonomik. Ky botim i përgjigjet një interesi në rritje për një zhvillim të qëndrueshëm, dhe adreson çështje urgjente që përcjellin nevojën për veprim. Pavarësisht se në dhjetëvjeçarin e fundit flitet shumë për zhvillimin e qëndrueshëm, ndihet nevoja e një kuptimi më të saktë në lidhje me vetë konceptin. Pyetje të shumta ngrihen e kërkojnë përgjigje si për shembull: Cili është thelbi i Zhvillimit të Qëndueshëm? A janë veprimet e mia të qëndrueshme? Si mund të bëhem i qëndrueshëm? A e shpëton ky lloj zhvillimi Planetin dhe a jep zgjidhje ai për të gjitha problematikat me të cilat po përballemi? Një nga përkufizimet më të arrira për zhvillimin e qëndrueshëm është ai i formuluar nga Komisioni i Brundtlandit:” Zhvillimi i qëndrueshëm është zhvillim i cili plotëson nevojat e së tashmes pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre” (Komisioni Botëror mbi Mjedisin dhe Zhvillimin, 1987). Zhvillimi i qëndrueshëm ka tre komponentë: mjedisin, shoqërinë dhe ekonominë. Përmbushja e këtyre tre komponentëve është e pandarë dhe bëhet në sinkron. Konsiderohet e mirëqenë ideja që: një shoqëri e shëndoshë ndërtohet mbi një mjedis të mirëadministruar, me një ekonomi referuar burimeve natyrore, nevojave dhe dëshirave të brezit, për një jetë të shëndetshme, në standardet e konfirmuara nga vetë shoqëria. Ky manual synon t’u ofrojë të rinjve, mësuesve dhe OJF-ve që punojnë me të rinjtë, mjetet, informacionin dhe frymëzimin e nevojshëm për të zbatuar një larmi të gjerë të praktikave të qëndrueshme, të cilat duhet të jenë pjesë e përditshmërisë së jetës tonë. Mbi të gjitha, të rinjtë kanë fuqi të pashfrytëzuara për të frymëzuar komunitetet, duke luajtur rolin e shembullit model që ndihmon në transformimin e qëndrueshmërisë në një realitet të prekshëm nga të gjithë.

7

#PunëTëGjelbra


Në një botë gjithnjë e më të globalizuar është thelbësore të marrim parasysh ndikimet e mëdha të blerjeve, veprimeve dhe praktikave tona. Duhet të jemi të vetëdijshëm për kompleksitetin e lidhjeve dhe ndërvarësive midis mirëqënies shoqërore, ekonomike, dhe mjedisore. Për shembull, puna për drejtësinë sociale përfshin të punuarit për një mjedis të pastër; puna për drejtësinë mjedisore përfshin të punuarit për barazi gjinore. Ne besojmë se duke njohur këto ndërvarësi globale dhe pasojat e gjithçkaje që bëjmë, si dhe duke u përpjekur për të zvogëluar ndikimet negative të të gjitha veprimeve tona, ne do të krijojmë bashkërisht një shoqëri të drejtë. Ky manual ju ofron dhe një përmbledhje faktesh dhe të dhënash nga studime shkencore por dhe shumë këshilla praktike që vijnë nga mençuria popullore. Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Albania) ju nxit ta ndani këtë botim me shokët dhe miqtë tuaj por dhe mësuesit në mënyrë që këto njohuri të dobishme dhe të vlefshme të qarkullojnë dhe të bëhen pjesë e kulturës tonë personale.

8

#AftësiTëGjelbra


QËNDRUESHMËRI DO TË THOTË TË KURSESH PARA

Disa gjëra, siç janë prodhimet organike, mund të kushtojnë më shumë. Megjithatë, duke blerë më pak, duke ripërdorur më shumë, duke blerë sende të dorës së dytë dhe duke kursyer energji, do të kurseni para dhe burime natyrore.

QËNDRUESHMËRI DO TË THOTË TË JETOSH SHËNDETSHËM

Konsumimi më i ulët i kimikateve, ushqyerja me më shumë ushqime organike dhe më pak produkte shtazore, ecja, çiklizmi dhe marrja e ajrit të pastër, zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, frymëmarrjes, diabetit, kancerit, astmës dhe alergjive. Kalimi i kohës në natyrë zvogëlon stresin, i cili është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve në ditët e sotme.

QËNDRUESHMËRI DO TË THOTË TË KRIJOSH NJË ZAKON TË RI

A e dini që për të krijuar një zakon të ri duhen vetëm 21 ditë? Pas 21 ditëve, as nuk do ta kujtoni mundin që ju desh për t’u bërë më të “gjelbër”.

QËNDRUESHMËRI DO TË THOTË TË BËSH ÇFARË KE MUNDËSI

Edhe po të praktikosh të jetuarit në mënyrë të qëndrueshme me kohë të pjesshme, është më mirë se sa të mos bësh asgjë.

QËNDRUESHMËRI DO TË THOTË TË DUASH NATYRËN

Deri sa të fillojmë ta vlerësojmë natyrën për atë çka është dhe jo për mënyrën sesi ndikon tek ne, do të jemi duke krijuar vazhdimisht probleme mjedisore.

QËNDRUESHMËRI DO TË THOTË TË KËNAQESH ME PAK

Edhe pse mund të duket si një sakrificë, të kënaqurit me pak mund të jetë një çlirim. Shkëputja nga rutina e konsumit e bën jetën më të thjeshtë, më të lirë dhe më pak stresuese.

QËNDRUESHMËRI DO TË THOTË TË FOKUSOHESH TEK QËNDRUESHMËRIA.

Mos hiqni dorë nëse ndeshni ndonjë vështirësi dhe ju duket sikur veprimi juaj është diçka e pa rëndësishme për botën apo planetin. Është e vërtetë që problemet globale mund të duken të frikshme, por cdo gjë fillon nga ne. Pikënisja jonë më e mirë për të filluar është duke marrë përgjegjësi të plota mbi veprimet tona personale.

QËNDRUESHMËRI DO TË THOTË TË KRIJOSH MUNDËSI

Nga ana intelektuale, sociale, por edhe shpirtërore, të praktikuarit e një jete të qëndrueshme në harmoni me mjedisin mund të hapë dyert e një bote krejt të re dhe të panjohur për ju.


MËSONI TË NDRYSHONI

ZVOGËLONI NDIKIMIN

PËRDORNI ALTERNATIVAT “E GJELBRA” PROMOVONI DHE NXISNI TË TJERËT DREJT QËNDRUESHMËRISË


Mësoni të refuzoni, të zvogëloni, të ripërdorni, të ricikloni – gjithmonë duke ndjekur këtë rend. Përpara një blerjeje mendoni nëse mund të ripërdorni gjërat duke riparuar, përshtatur, shkëmbyer, huazuar, blerë në dyqanet e dorës së dytë etj.

Zvogëloni konsumin e energjisë, ujit, kimikateve dhe kështu do të krijoni më pak mbetje.

Përdorni produkte natyrale, të ripërdorshme, të rinovueshme, prodhime vendi, organike, eficiente me ujin/energjinë dhe që nuk krijojnë ndotje.

Kërkoni të edukoni veten dhe të nxisni të tjerët të ndjekin këto rregulla.

11 #PunëTëGjelbra


EKONOMIA E GJELBËR RRUGA DREJT ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

12

#AftësiTëGjelbra


Ekonomia e gjelbër mund të shihet si një rrugë drejt zhvillimit të qëndrueshëm, një zhvillim i cili plotëson nevojat e së tashmes pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të përmbushur nevojat e tyre. Në një ekonomi të gjelbër, mjedisi është një faktor përcaktues i prodhimit ekonomik, vlerës, qëndrueshmërisë dhe prosperitetit në terma afatgjatë, si një burim i rritjes dhe një nxitje për inovacion. Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) e përcakton një ekonomi të gjelbër si ajo ekonomi që “çon në përmirësimin e mirëqenies njerëzore dhe barazisë sociale, ndërsa zvogëlon ndjeshëm rreziqet mjedisore dhe përdor me efiçencë burimet natyrore”. Pra, kjo është një ekonomi që shkarkon pak karbon, me burime të efektshme dhe përfshirje sociale. Në një ekonomi të gjelbër, rritja e të ardhurave dhe punësimi nxiten nga investimet publike dhe private që zvogëlojnë shkarkimet e karbonit dhe ndotjen, rrisin efiçencë e energjisë dhe efikasitetin e burimeve dhe parandalojnë humbjen e biodiversitetit dhe vlerësojnë drejt shërbimet që ofron ekosistemi. Këto investime duhet të katalizohen dhe mbështeten nga shpenzimet publike të synuara, reformat e politikave dhe ndryshimet rregullatore. Ky lloj modeli i ekonomisë së qëndrueshme duhet të bazohet në njohuritë ekzistuese dhe ato tradicionale, duke shtuar ide dhe teknologji të reja. Ai duhet të ruajë, forcojë dhe, kur është e nevojshme, të rindërtojë kapitalin natyror si një pasuri kyçe ekonomike, si një burim i përfitimeve publike, veçanërisht për të varfërit, jetesa dhe siguria e të cilëve varet fuqimisht nga natyra. Ekonomia e gjelbër nuk është një zëvendësim i Zhvillimit të Qëndrueshëm. Sidoqoftë, sot të gjithë e kuptojnë që për të arritur tek zhvillimi i qëndrueshëm, duhet të fillojmë me rimodelimin e sistemit të ekonomisë, për të cilin duhet thënë që është hapi thelbësor për arritjen e qëndrueshmërisë. Pjesë e zhvillimit të qëndrueshëm është mënyra për të arritur tek një botë që përdor me efikasitet burimet, siguron gjithëpërfshirje shoqërore dhe mjedis të qëndrueshëm. Kjo është një ekonomi që i përgjigjet çështjeve urgjente siç është ndryshimi i klimës, nevojës për “sisteme me qark të mbyllur”, për shembull: ne mund të ripërdorim dhe riciklojmë duke zgjatur ciklin e jetës së produkteve të konsumit, ne gjithashtu mund të rimodelojmë dhe riprojektojmë këto produkte në mënyrë që të minimizojmë mbetjet dhe ndotjen. Por në këtë proces sfidues të cilin do të duhet me patjetër ta fitojmë, për një jetë të shëndetshme e cilësore, të gjithë kanë një rol për të luajtur që Ekonomia e Gjelbër të gjejë zbatim dhe të bëhet realitet. Kjo rrugë e re për rimodelimin e ekonomisë mund të kërkojë një qeveri që inkurajon ekonominë e gjelbër duke krijuar një politikë të re, kërkon që bizneset të kuptojnë që administrimi i burimeve natyrore duhet të bëhet në mënyrë të qëndrueshme, por gjithashtu kërkon që të rinjtë të ndërmarrin veprime konkrete duke krijuar komunitete të qëndrueshme.

13 #PunëTëGjelbra


PSE NA DUHET NJË EKONOMI E GJELBËR?

Sot, brezi i ri, ndoshta më shumë se çdo grup shoqëror është i ekspozuar ndaj mesazheve dhe imazheve mediatike që promovojnë rritjen e konsumit, që do të thotë një përdorim më i madh i burimeve natyrore, ndërkohë që ekonomia botërore ka ngecur në një sistem plot ndotje, me një të ardhme aspak premtuese, sidomos përsa i përket burimeve natyrore. Sipas Rrjetit Ndërkombëtar të Gjurmës Ekologjike, shkalla me të cilën ne po përdorim burimet e Planetit kërkon 1.6 planete për të mbajtur këtë stil jete që ne gëzojmë sot - Tokës tonë i duhet një vit dhe gjashtë muaj për të rigjeneruar burimet natyrore që ne përdorim vetëm gjatë një viti. Nëse ne do të vazhdojmë të jetojmë me të njëjtin stil jetesi, si deri më sot, me trendet aktuale të popullsisë dhe konsumit, deri në vitet 2030 do të na duhen ekuivalentët e dy planetëve për të na mbështetur. Kjo është e paqëndrueshme. Humbja e biodiversitetit dhe degradimi i ekosistemit po prek shumë sektorë, përfshirë bujqësinë, peshkimin dhe pylltarinë - sektorët tepër të rëndësishëm sidomos për grupet dhe komunitetet e varfëra. Aktualisht, 836 milion njerëz jetojnë në varfëri ekstreme dhe rreth 1 në 5 persona në rajonet në zhvillim jetojnë me më pak se 1.25 dollarë amerikanë në ditë. Është shtresa e varfër në botë që paguan kostot e larta ekonomike dhe sociale për zhvillimin ekonomik, shumica e të cilave nxitet nga shfrytëzimi i tepërt i burimeve natyrore si ujërat e ëmbla dhe pyjet, nga të cilat varet jeta e këtyre shtresave të varfëra të shoqërisë. Një tranzicion drejt një ekonomie të gjelbër synon të rrisë aksesin në shërbimet themelore dhe infrastrukturat si një mjet për të lehtësuar varfërinë dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës. Për të jetuar në mënyrë të qëndrueshme, ne duhet të sigurohemi që ne kemi një jetë të mirë sot, nesër dhe më tej, duke përdorur burimet në mënyrë efikase. Një botë e qëndrueshme dhe një ekonomi e gjelbër gjithashtu duhet të jetë gjithëpërfshirëse, duke bërë të mundur që të gjithë të kenë burime të mjaftueshme për një jetë të lumtur dhe të shëndetshme, përmes jetës sonë të përditshme, p.sh. përmes aftësive që fitojmë, punët tona, si zgjedhim të harxhojmë paratë dhe ndërveprimet tona me të tjerët. Bëhet fjalë për të siguruar që të gjithë janë pjesë e komunitetit në nivel lokal deri në atë global.

14

#AftësiTëGjelbra


PSE EKONOMIA E GJELBËR ËSHTË E RËNDËSISHME PËR TË RINJTË? Të rinjtë nën moshën 25 vjeç janë gati gjysma e popullsisë së botës dhe kanë një rol të rëndësishëm në kalimin e nevojshëm në një ekonomi të gjelbër. Bota po përballet me një krizë të përkeqësuar të punësimit të të rinjve: pothuajse 73 milion të rinj kërkojnë punë. Mënyra se si kjo gjeneratë është e integruar në fuqinë punëtore aktive është një faktor përcaktues në suksesin e kalimit drejt një ekonomie të gjelbër. Një ekonomi e gjelbër ofron mundësinë që të krijohen vende të reja pune dhe vendet e punës ekzistuese të ndryshojnë, gjë që kërkon ndërhyrje në aftësitë përkatëse për punë të gjelbra. Këto mundësi punësimi janë të rëndësishme për të rinjtë, energjia dhe krijimtaria e të cilëve është e nevojshme për krijimin e një të ardhme të qëndrueshme dhe të orientuar drejt punësimit.

PSE TË RINJTË JANË PJESË E RËNDËSISHME E EKONOMISË SË GJELBËR Të rinjtë janë aktorët kryesorë që preken nga bizneset e mëdha dhe të vogla. Ata janë fëmijë të punonjësve, punëtorë të rinj, konsumatorë, punonjës të ardhshëm dhe drejtues të biznesit, dhe ata ndajnë me njëri-tjetrin komunitetin dhe mjediset në të cilat operojnë bizneset. Duke menduar për të drejtat e fëmijëve mund të ndihmojë bizneset të kuptojnë ndikimet e tyre në shoqëri dhe të pasqyrojnë perspektivat e fëmijëve dhe të rinjve. Në vitin 2012, “UNICEF”, “Save the Children” dhe “Kombet e Bashkuara” zhvilluan Parimet e të Drejtave të Fëmijëve dhe Biznesit për t’u bërë thirrje bizneseve të respektojnë dhe mbështesin të drejtat e fëmijëve në të gjitha aktivitetet e tyre.

15 #PunëTëGjelbra


KA ARDHUR KOHA QË TË RINJTË TË NDËRMARRIN HAPAT E DUHUR PËR EKONOMINË E SË ARDHMES, E CILA PADYSHIM QË DO TË JETË EKONOMI E GJELBËR

16

#AftësiTëGjelbra


EKONOMIA E GJELBËR NGA TEORIA NË PRAKTIKË Kalimi në një ekonomi të gjelbër ka të bëjë me ndryshimin në të gjitha nivelet shoqërore: individuale, në komunitet, në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. E gjithë veprimtaria njerëzore është e përfshirë në këtë ndryshim: teknologjia, prodhimi, konsumi dhe mbetjet. Nevojitet ndryshim i sistemeve sociale dhe ekonomike për të thyer ciklin e varfërisë dhe për të siguruar punësim të barabartë dhe të drejtë për të gjithë. Një kalim i suksesshëm në një ekonomi të gjelbër kërkon një vizion kolektiv, kreativitet, veprim dhe mbështetje nga çdo aspekt i shoqërisë, përfshirë qeveritë, sektorin privat dhe konsumatorët. Qeveritë mund të prezantojnë politika që mund të nxisin investime të gjelbra dhe të mundësojnë një tranzicion të gjelbër ekonomik; sektori i biznesit mund të prezantojë politika që lejojnë kompanitë të integrojnë sistematikisht zhvillimin e qëndrueshëm në strategjinë e tyre; dhe konsumatorët mund të ushtrojnë fuqinë e tyre blerëse duke kërkuar mallra dhe shërbime që nxisin një ekonomi të gjelbër. Organizata Botërore e Punës dhe Qendra Evropiane për Zhvillimin e Aftësimit Profesional (CEDEFOP) kanë identifikuar nevojat kryesore për zhvillimin e një ekonomie të gjelbër: 1.

Ndërgjegjësimi mjedisor si një komponent kyç i edukimit dhe trajnimit

2.

Bashkëpunim efektiv midis qeverisë dhe shoqërisë civile

3.

Decentralizimi i burimeve për të rritur impaktin lokal

4.

Përparësia që i duhet dhënë krijimin të aftësive të gjelbra dhe trajnimit

5.

Përmirësimi i trajnimit për fuqinë punëtore.

17 #PunëTëGjelbra


18

#AftësiTëGjelbra


FORMULA E NJË PUNE TË GJELBËR? Organizata Botërore e Punës e përkufizon një punë të gjelbër si punë që “ndihmon në zvogëlimin e ndikimit negativ mjedisor duke çuar në ndërmarrje dhe ekonomi të qëndrueshme nga aspekti mjedisor, ekonomik dhe social. Më saktë, punët e gjelbra janë punë që zvogëlojnë konsumin e energjisë dhe lëndëve të para, kufizojnë shkarkimet e gazrave serrë, minimizojnë mbetjet dhe ndotjen dhe mbrojnë ekosistemet.” Duket se ka një përhapje masive të punëve të gjelbra që përfshijnë sektorët tradicionalë, siç është sektori i ndërtimit. Sipas një raporti nga Nisma e Punëve të Gjelbra, një kalim në një ekonomi më të gjelbër mund të gjenerojë 15 deri në 60 milion vende pune në nivel global gjatë dy dekadave të ardhshme dhe të largojë nga varfëria dhjetëra miliona punëtorë.

19 #PunëTëGjelbra


MUNDËSITË E PUNËSIMIT NË NJË EKONOMI TË GJELBËR Zhvillimi i Ekonomisë së Gjelbër do të krijojë disa profesione të reja, të cilat në vitet në vijim do të jenë profesionet më të kërkuara nga tregu i gjelbër i punës. 1. Do të krijohen vende pune të reja siç janë teknikët e energjisë së rinovueshme teksa tregjet e reja zgjerohen drejt aspektit teknologjik dhe shërbimeve me qëllim zvogëlimin e shkarkimeve të gazrave serë; 2. Do të ketë ndryshime për shkak të rregulloreve dhe modeleve të blerjeve. Disa vende pune do të jenë të reja, si në rastin e kalimit nga lëndë djegëse në energji të rinovueshme; 3. Disa punë mund të eliminohen pa zëvendësim të drejtpërdrejtë, për shembull, nëse materialet e paketimeve do të ndalohen dhe prodhimi i tyre zvogëlohet; 4. Shumë punë ekzistuese (veçanërisht hidraulikët, elektricistët, punëtorët e metalit dhe punëtorët e ndërtimit) do të shndërrohen dhe do të ripërcaktohen metodat e punës dhe aftësitë e tyre për praktika prodhuese më miqësore ndaj mjedisit. Siç mund të kuptohet, të gjithë sektorët kanë nevojë për një ndryshim të qëndrueshëm teksa politika të reja të qëndrueshme miratohen. Kjo do të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, me investimet e mundshme në industri të qëndrueshme duke krijuar kërkesë të shtuar për punonjës të kualifikuar. Në lidhje me këtë, qeveritë po pranojnë se ekziston nevoja për të investuar në trajnime, arsim dhe programe të gjelbra, veçanërisht në përshtatjen, funksionimin dhe zhvillimin e shkencës, teknologjisë dhe aftësive inxhinierike të orientuara drejt zhvillimit të shoqërive të gjelbra. Sigurisht, një nga nevojat kryesore sot për ekonominë e gjelbër është rritja e numrit të mësuesve që janë në gjendje të integrojnë çështjet e mjedisit dhe të qëndrueshmërisë, përfshirë ekonominë e gjelbër, në orët e tyre mësimore.

20 #AftësiTëGjelbra


Ndoshta nuk mund të flasim aktualisht me detaje për mundësitë e ardhshme të punës, por mund të këshillojmë të rinjtë se si mund të zhvillojnë njohuritë dhe aftësive për sektorë të ndryshëm të punësimit. Ashtu siç tregojnë shembujt më poshtë, nuk janë vetëm kompanitë që kërkojnë zhvillimin e aftësive të ekonomisë së gjelbër por edhe sektorët e shërbimeve gjithashtu. Disa nga sektorët që pritet të luajnë një rol kryesor në ekonominë e gjelbër janë:

BUJQËSIA - Me një popullsi në rritje në të gjithë botën, sektori i bujqësisë duhet të hulumtojë mënyrat e përmirësimit të teknikave të blegtorisë dhe të korrjeve, duke minimizuar kërkesat e përdorimit të ujit dhe zvogëlimin e përdorimit të plehrave kimikë teksa e gjithë bota lëviz drejt një ekonomie të gjelbër. Të rinjtë e shkollave profesionale duhet të zhvillojnë njohuritë dhe kompetencat për menaxhimin e eko-sistemeve duke hequr nevojën e përdorimit të pesticideve, plehrave kimike dhe makinerive që funksionojnë më anë të karburanteve me lëndë djegëse, apo hormonet për rritjen e bagëtive. Kjo kërkon trajnim dhe njohuri në menaxhimin e tokës, përdorim më të efektshëm dhe të qëndrueshëm të ujit, menaxhimin e të korrurave dhe bagëtive dhe një rishikim të mekanizmave. Të qënurit pjesë e këtyre ndryshimeve nënkupton mbështetje të metodave të bujqësisë së qëndrueshme dhe organike dhe të qënurit inovator në zhvillimin e ndërmarrjeve që promovojnë këto metoda. ARKITEKTURA DHE SEKTORI I NDËRTIMIT - Do të thotë të punosh si zhvillues i gjelbër që favorizon përdorimin e materialeve ndërtimore që janë miqësore ndaj mjedisit dhe i japin përparësi efiçencë së energjisë dhe ujit në ato ndërtesa. Kjo përfshin shndërrimin në ndërtesa ekologjikisht të qëndrueshme duke përmirësuar izolimin dhe instalimin e paneleve diellore. EDUKIMI - Do të thotë të kontribuosh në mësimdhënie në lidhje me qëndrueshmërinë, ekonominë e gjelbër dhe zhvillimin e qëndrueshëm duke mbështetur nxënësit apo studentët për të bërë zgjedhje të përgjegjshme gjatë plotësimit të nevojave të tyre të përditshme. Mësuesit që integrojnë këto çështje në kurrikula dhe aktivitete ekstra-kurrikulare mund të fuqizojnë nxënësit, veçanërisht rininë, që të përshtasin stilin e një jete më të qëndrueshme dhe të përhapin më tej këtë mesazh. ENERGJIA - Kalimi në energji të rinovueshme, në vend të lëndëve djegëse që nënkupton zhvillimin dhe instalimin e pajisjeve me efiçencë të energjisë në mënyrë që të përdoret më pak energji në përgjithësi. MODA - Veshje dhe aksesorë të bërë nga përbërës të ricikluar dhe blerja e veshjeve të dorës së dytë janë vetëm disa shembuj se si industria e modës po e përqafon ekonominë e gjelbër. Më shumë dizenjues të shtëpive të modës po përdorin pëlhura natyrale të qëndrueshme dhe po e rimendojnë procesin se si prodhohen rrobat e tyre.

21 #PunëTëGjelbra


FINANCA: Kompanitë e financave po zhvillojnë gjithnjë e më shumë analiza dhe informacione në lidhje me energjinë e pastër dhe tregjet e karbonit, të cilat ndihmojnë investitorët të marrin vendime të informuara në lidhje me zhvillimin e bizneseve të qëndrueshme dhe inovacionin në teknologjinë e pastër teksa fitojnë të ardhura. INDUSTRIA E USHQIMIT: Disa restorante përdorin vetëm produkte të qëndrueshme dhe vendase në përpjekje për të zvogëluar shkarkimet e karbonit që prodhohen nga transportimi i tyre. Disa janë gjithashtu duke punuar për të parandaluar dhe zvogëluar mbetjet ushqimore. PYJET: Menaxhimi i pyjeve në mënyrë të qëndrueshme, në mënyrë që prerjet e paligjshme të ndalen, dhe pemët të mbillen për të zëvendësuar prerjet e mëparshme. Integrimi i skemave të certifikimit ndihmon mbështetjen e tregtisë së produkteve pyjore të qëndrueshme. TURIZMI - Ekzistojnë mundësi për nxitjen e transportit të gjelbër, duke siguruar që bizneset e hotelerisë të ndjekin parimet e gjelbra, dhe që bashkitë të inkurajojnë miratimin e skemave që tregojnë se plazhet menaxhohen në të mirë të njerëzve dhe mjedisit. PRODHIMI INDUSTRIAL - Do të thotë ndryshimi i mënyrës së prodhimit të produkteve në mënyrë që të përdoret më pak energji dhe të jenë më të lehta për tu mirëmbajtur dhe ricikluar; rregullimi i proceseve industriale në mënyrë që nënproduktet nga një proces të mund të përdoren për të bërë diçka tjetër; riciklimi ose riprodhimi i produkteve në vend që të prodhohen nga lëndët e para (siç janë rimbushja bojës së printerit). Krijimi dhe mbështetja e sistemeve ose teknologjive që na çojnë nga riciklimi i thjeshtë, në zvogëlimin dhe ripërdorimin e mbetjeve, teksa sigurohet që punëtorët të jenë të sigurt nga ekspozimi ndaj kushteve të dëmshme të punës. TRANSPORTI - Përdorimi i transportit hekurudhor dhe publik dhe zhvillimi i mjeteve motorike dhe avionëve me efiçencë në përdorimin e karburantit dhe shakrkime të ukta karboni deri dhe tek përdorimi i mjeteve elektrike që kanë sisteme operimi neturale ndaj karbonit.

22 #AftësiTëGjelbra


SIPËRMARRJA E GJELBËR

Një sipërmarrës është një person që ndërton dhe zhvillon një biznes, duke marrë përsipër rreziqe financiare me shpresën e fitimit. Një sipërmarrës i gjelbër punon brenda kufijve të burimeve, bazohet në njohuritë tradicionale, dhe gjeneron fitim brenda këtyre kufizimeve. Sipërmarrja e gjelbër kërkon risi sociale, e cila përfshin ide dhe inovacione siç janë produktet dhe shërbimet që plotësojnë nevojat sociale duke zgjidhur sfidat ekzistuese sociale, kulturore, ekonomike dhe mjedisore. Inovacioni shoqëror përfshin ndryshime që janë të mira për shoqërinë dhe rrisin aftësinë e shoqërisë për të vepruar.

TË RINJTË DUHET TË UDHËHEQIN TË ARDHMEN

Angazhimi në risi sociale dhe sipërmarrje të gjelbra është një mënyrë për të kontribuar në një ekonomi të gjelbër. Të rinjtë duhet të ndihmojnë në drejtimin e këtij ndryshimi ekonomik dhe të mendojnë se si të krijojnë bashkëpunime kyçe në arsim, institucione qeveritare dhe biznese vendase. Bashkëpunimet mund të ndihmojnë në zhvillimin e strategjive që u mundësojnë të rinjve të krijojnë biznesin e tyre. Tani është koha për të filluar të mendoni për krijimin e biznesit tuaj ose sipërmarrjes sociale për t’i dhënë mundësinë komunitetin tuaj lokal të përfitojnë nga ideja juaj ose për të mbështetur projekte mjedisore.

ZVOGËLIMI I HENDEKUT TË INOVACIONIT SOCIAL Mund të jetë e vështirë të përcaktoni punët me vlerë të së nesërmes, por mund të themi se në çdo rast do të kërkohet risi sociale. Aktualisht, sektorë të tillë si transporti, menaxhimi i mbetjeve dhe furnizimi me energji po përshtasin teknologji që ndryshojnë mënyrën e bërjes së biznesit. Risia vjen nga të menduarit për hapin tjetër që do të duhet të zhvillohet nga idetë dhe zgjidhjet aktuale. Në punësimet e viteve të ardhshme do të duhet të marrim parasysh ndikimin e rritjes së popullsisë, ndryshimet klimatike apo mungesa e burimeve. Ne kemi nevojë për pionierë të rinj për të hartuar dhe testuar modele të reja biznesi dhe qasje të reja financimi që mund të nxisin risi përballë këtyre sfidave mjedisore.

23 #PunëTëGjelbra


24 #AftësiTëGjelbra


SI TË FILLONI BIZNESIN TUAJ

Sipërmarrja është diçka që mund të inkurajohet. Ju mund të filloni biznesin tuaj, duke ndjekur si fillim këto hapa: 1. Mendoni për idenë tuaj; a adreson ajo një sfidë apo nevojë vendore, apo zgjidh disa probleme me të cilat përballet një grup i komunitetit tuaj? 2. Ndiqni pasionin tuaj, identifikoni produktin ose shërbimin tuaj dhe filloni punën me hap të vegjël por të sigurt. Kjo ju lejon të mësoni nga gabimet, para se të zgjeroni biznesin dhe të filloni të shpenzoni më shumë para. 3. Interneti sot e ka bërë më të lehtë promovimin e biznese të reja, siç mund të jetë sipërmarrja juaj. Në fund të fundit baza e cdo sipërmarrje është produkti apo shërbimi që ju ofroni, ai që ju mundëson mbulimin e shpenzimeve tuaja mujore. Ju gjithashtu mund të konsultoheni me institucione apo dhe persona të gatshëm dhe të aftë të mbështesin të rinjtë që duan të krijojnë biznese ose sipërmarrje. Ata shpesh mund t’ju ofrojnë zgjidhje për sfidat ekonomike, mjedisore apo sociale me të cilat mund të përballeni. 4. Përgatitja e një plani biznesi është thelbësor për fillimin e biznesit tuaj. Para se të filloni të zhvilloni planin tuaj të biznesit ju mund të vizitoni faqe interneti të cilat mund tju ndihmojnë me udhëzime të dobishme në sipërmarrjen tuaj: p.sh: www.greenforall.org/ , http://www.sba.gov/green-business-guide Këshilla se çfarë duhet të kini parasysh →→ Kujt po i shisni produktin apo shërbimin? →→ Si do të kontribuoni në shoqëri dhe ekonomi? Hidhini një sy Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për ide ose çështje që mund të adresojë biznesi juaj, p.sh. qëndrueshmëria mjedisore ose varfëria. →→ Jini transparent dhe shmangni gënjeshtrat! →→ Bëni një provë për të provuar idenë tuaj - kjo nuk kërkon investime të mëdha - veçanërisht një faqe interneti (website) dhe një llogari pagese (siç është PayPal) që mund të jenë të thjeshta për tu realizuar. →→ Filloni të promovoni idenë tuaj duke përdorur mediat sociale, fletëpalosje ose një fushatë me postera. Shihni se si reagojnë të tjerët dhe merruni me zhvillimin e planit tuaj.

25 #PunëTëGjelbra


AFTËSI TË GJELBRA PËR PUNË TË GJELBRA Ju tashmë keni ose po zhvilloni aftësi që mund të ndihmojnë në zhvillimin e një ekonomie të gjelbër; ju jeni pjesë e procesit të kalimit në një ekonomi të gjelbër. Çdo gjë që bëni pasqyron stilin e jetës tuaj. Ju jeni agjenti i ndryshimit kryç i shoqërisë dhe promovuesit e një ekonomie të gjelbër, pavarësisht nëse jeni në shkollë, kolegj apo duke punuar diku. Filloni të merrni në konsideratë qasje të ndryshme për të mbështetur një ekonomi të gjelbër. Aftësi të tilla si të menduarit kritik, vlerësimi dhe zhvillimi i ideve që informojnë dhe na bëjnë të reflektojmë mbi veprimet tona, na lejojnë të vlerësojmë rreziqet dhe të mendojmë për zgjidhje të reja. Përdorni të njëjtat aftësi për të vlerësuar atë që blini, si të shpenzoni paratë tuaja, të kurseni, të zgjidhni llojet e produkteve që përdorni, rrobat që vishni etj. Përpos këtyre, ju duhet të bëni tuajat aftësitë e duhura duke pyetur veten: A ndihmon zgjedhja ime që bota të jetë sot më të qëndrueshme? Shumë prej jush kanë tashmë shumë aftësi që mund të aplikohen në sektorë të ndryshëm, siç janë aftësitë e menaxhimit të projekteve, të fituara përmes një sërë aktivitetesh, përfshirë organizimin e një ekipi sportiv për shembull. Këto aftësi, dhe krijimtaria për t’i përdorur ato në sektorë të ndryshëm, janë të dobishëm për të gjetur një vend pune ose për vendimet që marrim në menaxhimin e jetës sonë të përditshme. Me ekonomitë që ndryshojnë me shpejtësi, të jesh në gjendje të aplikosh këto aftësi në mjedise të ndryshme do të thotë që punëtorët mund të përshtaten më mirë ndaj ndryshimeve.

AFTËSITË E GJELBRA NUK NËNKUPTOJNË VETËM AFTËSI PËR “BOTËN E PUNËS”, POR EDHE AFTËSITË PËR “JETËN”, TË CILAT JANË TË RËNDËSISHME PËR SA I PËRKET MENAXHIMIT TË PUNËVE PERSONALE DHE JETËS SË PËRDITSHME.

26 #AftësiTëGjelbra


CILAT JANË AFTËSITË QË JU NEVOJITEN PËR TË ARDHMEN? Mendoni se si mund t’i riformoni aftësitë tuaja për punësim, në një drejtim më të gjelbër. Kjo është thelbësore për çdo punë që është pjesë e ekonomisë së gjelbër, jo vetëm për punë në sektorë të lidhur me mjedisin si energjia e rinovueshme. Një ekonomi e gjelbër ka nevojë për aftësi që ne të gjithëve na duhen në shumë vende pune, por disa transformime dhe zhvillime janë të nevojshme përderisa vendet e punës bëhen më të gjelbra. Raporti i Organizatës Botërore të Punës përmbledh aftësitë kryesore të nevojshme për punët e gjelbra si: →→ Aftësi përshtatshmërie që i mundëson punonjësve të mësojnë dhe të përdorin teknologjitë dhe proceset e reja që nevojiten në ambientin e punës së tyre; →→ Aftësi strategjike dhe udhëheqëse për të ndihmuar politikë-bërësit dhe biznesin të vendosin stimujt e duhur dhe të krijojnë kushte të favorshme për prodhim më të pastër, transport më të pastër etj. →→ Ndërgjegjësim mjedisor dhe gatishmëria për të mësuar rreth zhvillimit të qëndrueshëm; →→ Koordinimin, menaxhimin dhe aftësitë e biznesit për të lehtësuar qasjet gjithëpërfshirëse dhe ndërdisiplinore që përfshijnë objektiva ekonomikë, socialë dhe ekologjikë; →→ Aftësi sipërmarrëse për të shfrytëzuar mundësitë e teknologjive me përdorim të ulët karbonit; →→ Aftësi inovacioni për të identifikuar mundësitë dhe për të krijuar strategji të reja për t’iu përgjigjur sfidave të gjelbra; →→ Aftësi marketingu për të promovuar produkte dhe shërbime të gjelbra; →→ Aftësi këshillimi për të këshilluar konsumatorët në lidhje me zgjidhjet e gjelbra dhe për të përhapur përdorimin e teknologjive të gjelbra; →→ Aftësi të teknologjisë së informacionit dhe të gjuhëve të huaja për të performuar në tregjet globale.

27 #PunëTëGjelbra


28 #AftësiTëGjelbra


NJË STIL JETE I QËNDRUESHËM Ne mund të kemi një mënyrë jetese të qëndrueshme duke bërë zgjedhje dhe duke ndërmarrë veprime që minimizojnë përdorimin e burimeve natyrore, gjenerimin e shkarkimeve, mbetjeve apo ndotjes. Krijimi i një jetese të qëndrueshme do të thotë të rimendoni mënyrat tuaja të të jetuarit, mënyrën se si ne blejmë dhe si e organizojmë jetën tonë të përditshme. Studimet kanë treguar që, përtej një pike, rritja e të ardhurave dhe konsumit nuk i bën njerëzit më të lumtur dhe më të kënaqur. Në fakt, mirëqenia është e lidhur ngushtë me ndjenjën e të qënurit pjesë e dobishme e një komuniteti, grupi shoqëror. Ajo ka të bëjë me mënyrën se si ne shoqërohemi, shkëmbejmë, ndajmë, edukojmë dhe ndërtojmë marrdhënie me njëri- tjetrin, pra me stilin e jetës tonë. Ndjenja e përkatësisë në komunitete dhe shoqëri që janë në ekuilibër me mjedisin tonë natyror është thelbësore për inkurajimin e mirëqenies dhe ndjenjën e përkatësisë: të qënurit i shëndetshëm dhe i lumtur. Adresimi i sfidave mjedisore si ndryshimet klimatike, fillon me ju dhe veprimet që ju ndërmerrni në shtëpi, në shkollë, në punë dhe në përditshmëri. Çdo aspekt i jetës sonë mund të kontribuojë në nxitjen e një mënyre jetese të qëndrueshme. Mendoni se cila janë disa nga ndryshimet që mund të bëni në jetën tuaj, si ushqimi, shtëpia, lëvizja, transporti, mallrat e konsumit dhe aktivitetet e kohës së lirë. Është thelbësore të ndërmarrësh hapa të vegjël që do të ndihmojnë në hapjen e rrugës drejt një ekonomie të gjelbër dhe shoqërie të qëndrueshme. Aftësitë e gjelbra duhen njohur dhe duhen bërë pjesë e ndëgjegjshme e vetëdijes sonë. Veprime të tilla si zgjedhja e blerja e produkteve miqësore ndaj mjedisit, produkteve të prodhuara lokalisht, apo dhe produktet e certifikuara si të gjelbra, mundësojnë jo vetëm përfitime mjedisore por ato nxisin prakikat e qëndrueshme të punës. Duke kaluar nëpër faqet vijuese të këtij botimi ju do të mund të mësoni se si të përvetësoni dhe të bëni tuajat disa prej aftësive të gjelbra, të domosdoshme për të punuar në një ekonomi të së ardhmes, e cila më patjetër duhet të jetë e gjelbër.

29 #PunëTëGjelbra


30 #AftësiTëGjelbra


SI TË ZVOGËLOJMË PËRDORIMIN E LETRËS

Organizmat e parë që kanë prodhuar dhe përdorur letër janë grerëzat. Që nga zbulimi i letrës rreth vitit 100 p.e.s në Kinë, letra si një material që shpërndan informacion ka patur një kontribut të madh në zhvillimin dhe përhapjen e civilizimit. Edhe në kohën e sotme të informacionit dixhital, me median të pranishme në çdo shtëpi, zyrë apo edhe në xhepat tanë, letra vijon të luajë një rol të rëndësishëm. Truri ynë e përpunon informacionin në mënyra të ndryshme nga letra dhe ekrani. Informacioni i paraqitur në letër përfshin më shumë përpunim emocional dhe prodhon më shumë përgjigje në tru të lidhura më ndjenjat e brendshme. Kjo gjë mund ta bëjë materialin e printuar më efektiv dhe mund të mbahet mend më lehtë se media dixhitale. Sigurisht, letra vazhdon të përdoret, dhe konsumi global pritet të rritet. Por përdorimi i letrës shkakton probleme serioze në mjedis. Përgjegjshmëria mjedisore në përdorimin e letrës lidhet me zvogëlimin e mbetjeve, mbrojtjen e pyjeve dhe biodiversitetin, zvogëlimin e shkarkimeve të karbonit dhe më pak ndotje të ujit dhe ajrit. Një nga mënyrat më të mira për këtë qëllim është përdorimi i letrës së ricikluar. Çdo ton letër e ripërdorur ose e ricikluar parandalon shkarkimin e mbi 1 ton dioksidi karboni në atmosferë, zvogëlon sasinë e mbetjeve urbane me rreth 3 metër kub, ndikon në kursimin e energjisë dhe shpëton rreth 17 pemë nga prerja. Shumica e letrës prodhohet nga celuloza e drurit, por ajo gjithashtu mund të prodhohet dhe nga kenafi, kërpi, kashta e grurit, kërcelli i bananeve, pambuku organik, kallami i sheqerit, tapat e drurit, por edhe nga mbetjet e xhinsit dhe riciklimi i kartmonedhave.

31 #PunëTëGjelbra


6 ARSYE PSE DUHET TË ZGJEDH LETËR TË RICIKLUAR 1. 2.

konsumon 44% më pak energji

3.

shkarkon në atmosferë 41% më pak grimca ndotëse

4. 5. 6.

redukton ndotjen e ujit me 50%

prodhon 38% më pak shkarkime të gazeve me efekt serë

prodhon 49% më pak mbetje të ngurta nuk pritet asnjë pemë për prodhimin e saj

DISA FAKTE MBI LETRËN →→ 42% e drurit industrial përdoret për të prodhuar letër. →→ Pyjet depozitojnë rreth 50% të karbonit në botë (me pak fjalë, ato janë “rezervuare karboni” shumë të rëndësishme që zvogëlojnë ndotjen, e cila përndryshe do të çlirohej në atmosferë. →→ Gjysma e pyjeve të botës tashmë janë shfarosur apo djegur, dhe 80% e asaj që ka mbetur ka degraduar në mënyrë kritike. →→ Letra përbën 25% të mbetjeve në venddepozitimeve ose një të tretën e mbetjeve urbane. →→ Afërsisht 1 milion ton letër konsumohet çdo ditë në nivel botëror. Sasia e letrës së konsumuar pritet të rritet edhe më shumë në të ardhmen.

32 #AftësiTëGjelbra


NDIKIMET MJEDISORE TË LETRËS

A e dini që një punonjës i thjeshtë administrate që punon në zyrën e marrëdhënieve me publikun përdor rreth 10,000 fletë A4 në vit. Sigurisht kjo varet nga karakteristikat e veçanta të institucionit/organizatës, megjithatë secili prej nesh mund të kursejë shumë letër, të zvogëlojë kostot dhe të minimizojnë gjurmën ekologjike duke ndryshuar sjelljet tona në përditshmëri dhe duke bërë zgjedhje të zgjuara dhe të qëndrueshme.

Cilat janë disa nga këto vendime të zgjuara dhe të qëndrueshme: →→ Zgjidhni letër të ricikluar ose nëse nuk keni mundësi të keni një letër të tillë, zgjidhni letër të çertifikuar e cila ka të shënuar kodin FSC. FSC është një kod i cili tregon që pemët e përdorura për prodhimin e kësaj letre nuk vijnë nga mjedise natyrore të botës së egër, por janë mbjellë për këtë qëllim nga prodhuesit e industrisë së letrës. →→ Duke ulur sasinë e letrës që përdorni, ju shmangni ndikimin tuaj mbi ndryshimet klimatike. Industria e letrës është një kontribuese e madhe në shkarkimet globale të dioksidit të karbonit dhe gazeve të tjera serë. Ju mund të zvogëloni sasinë e letrës së konsumuar, pa ulur numrin e fletëve të përdorura, thjesht duke përdorur letër më të hollë dhe më të lehtë. Ndryshimi nga 80 në 70 gram për m2 zvogëlon konsumin tuaj të letrës me 14%, ndërsa nga 100 deri në 80 gram për m2 zvogëlon konsumin me 20%. →→ Blini letër kërpi - letra e bërë nga kërpi konsumon vetëm një të katërtën e sipërfaqes së tokës që nevojitet për të prodhuar letër nga druri dhe letra është me cilësi shumë më të lartë. →→ Përdorni letër të pazbardhur, kështu zvogëloni shkarkimet afatgjata, toksike dhe kancerogjene të dioksinave në ujërat e përdorura të fabrikave të përpunimit të letrës. Nëse letra e pazbardhur nuk është e mundur për çfarëdolloj arsye, atëherë përdorni letër pa klor, e cila ka kodin TCF ose PCF që do të thotë se gjatë prodhimit të letrës nuk është përdorur aspak klor. →→ Përdorni peshqirë prej lecke nëpër tualete në vend të letrave të duarve. Sipas nevojës, mund të blini produkte letre me përbërje të lartë materiali të riciklueshëm (përfshi këtu edhe letrat higjienike). →→ Në printerin tuaj zgjidhni opsionin për të printuar ose për të fotokopjuar në të dyja faqet ose përdorni letër që është përdorur njëherë nga njëra anë. Gjithashtu mund të ripërdoret në pajisjet e thjeshta të faksit, pasi ato kanë nevojë vetëm për një anë të pastër letre. Ju mund të shfrytëzoni letrat e përdorura për të mbajtur shënime, mesazhe telefonike ose dokumente, si skica apo shënime takimesh.

33 #PunëTëGjelbra


→→ Përdorni versione elektronike në vend të përdorimit të letrës së shkruar. Përdorni telefonin dhe postën elektronike, bëni prezantime me programe online, merrni abonime elektronike, përdorni burimet e internetit, dërgoni dhe mbani shënime dixhitale, kontrata, fatura dhe regjistrime sa më shumë të mundeni. Fakset, referencat elektronike apo dhe databazat e tjera si CD-ROM janë gjithashtu mënyra të mira. Nëse versionet elektronike nuk janë të mundura, qarkulloni shënime apo draftraporte në vend të kopjeve të printuara. →→ Merrni laptopin tuaj në takime dhe përdorni tabelat e bardha ose projektorët, në vend të letrës për të shmangur printimin e materialeve që do të duhet të prezantoni. Ofroni kopje nëse ju kërkohen, ose dërgoni versione elektronike të dokumenteve. →→ Ndryshoni opsionet për të zvogëluar madhësinë e shkrimit dhe marxhinat e faqes për të përdorur 25% më shumë tekst në çdo faqe. Duke përdorur opsionin e zvogëlimit të madhësisë së shkrimit, ju mund të printoni dy faqe libri ose dokumenti në një të vetme. →→ Përdorni opsionin “Zgjidhni Printimin” (Print Selection) për të shmangur printimin e faqeve që nuk janë të nevojshme. →→ Sipas Microsoft, Times New Roman dhe Arial janë disa nga shkrimet më efikase sepse përdorin më pak hapësira. →→ Paguani faturat online ose regjistrohuni për të marrë fatura në version elektronik. Nëse të gjithë amerikanët do të merrnin dhe paguanin faturat e tyre online, atëherë 18,5 milion pemë do të kurseheshin çdo vit. →→ Fshini abonimin e reklamave postare, faqeve të gjelbërta dhe abonime të tjera të ngjashme. →→ Sigurohuni të vini një shënim në çdo email zyrtar me tekst “Mos printoni emailet dhe dokumentet e bashkëngjitura nëse nuk është e nevojshme”. →→ Përdorni teknologjitë “prepress” që eleminojnë ose zvogëlojnë materialet e rrezikshme, si printimi “direkt mbi pllakë”. →→ Blini letër që prodhohet nga një kompani me një qëndrim dhe politika të kujdesit për mjedisin.

34 #AftësiTëGjelbra


Kam një ide të gjelbër për ty Një mënyrë e bukur për të ricikluar letrën e përdorur duke bërë kartolina për dikë ose për një ngjarje të vecantë. Ju mund të krijoni vetë një kartolinë të personalizuar duke ricikluar letra të përdorura më parë! Ajo çka e bën më interesante personalizimin e kësaj kartoline, është vendosja e disa fara lulesh në përbërjen e kësaj kartoline. Përdorni ngjyrat për të krijuar një dizajn ose mesazh më tërheqës mbi këto kartolina. Mos harroni të vendosni një shënim në kartolinë që ajo mund të mbillet në vazo ose në tokë.

SI MUND TA REALIZOJMË KËTË? Çfarë nevojitet →→ Letër e printuar, e përdorur më parë, e prerë në copa të vogla nga një grirëse letrash. Përdorni 1-1 / 2 gota për çdo kartolinë; →→ Një tas i madh me ujë të ngrohtë; →→ Rrjetë për të kulluar masën e përgatitur (për këtë mund të përdoret një kornizë ku kemi vendosur një rrjetë mizash); →→ Ngjyruesë ushqimorë ( jo të detyrueshëm); →→ Përzierës; →→ Pako me fara të luleve të egra, ose ndonjë lloj tjetër; →→ Peshqir ose ndonjë lloj tjetër cope që mund ta përdorni për tharje; →→ Letër kalku; →→ Lapustila me ngjyra;

35 #PunëTëGjelbra


Procedura:

1.

Lërini copat e letrës të zbuten në tasin me ujë përgjatë natës

2.

Futini letrat e zbutura në përzierës, dhe më pas shtoni ujë të freskët.

3.

Lëreni mikserin të punojë derisa letrat dhe uji të perziehen bashkë.

4.

Shtoni pak ngjyrues ushqimor, nëse keni dëshirë, dhe përzieni edhe për pak kohë.

5.

Mbusheni ¼ e tepsisë me ujë, pastaj hidhni brenda përbërjen e letrës së miksuar.

6.

Kullojeni përbërjen në rrjetë, duke krijuar një shtresë të hollë nga kjo përzierje.

7.

Ngrijeni rrjetën me ngadalë, që uji të kullojë dhe më pas zhvendoseni në një peshqir që të thahet.

8.

Spërkasni disa fara mbi masën e lagësht dhe prekeni lehtësisht që te ngjiten me sipërfaqen e masës.

9.

Kur peshqiri të ketë thithur sasinë e tepërt të ujit, ngrijeni kornizën dhe vendoseni përmbys në një letër kalku që të thahet.

10. Ndoshta mund t’ju duhet që ta gjuani lehtësisht kornizën mbi tavolinë ose banak për ta cliruar masën e letrës nga korniza.

11. Lëreni letrën që të thahet për të paktën 24 orë në diell. 12. Nëse letra nuk del e sheshtë, vendosini sipër diçka të rëndë për disa orë që ta sheshojë, si psh. ndonjë libër.

13. Dekorojeni kartolinën në pjesën tjetër pa fara, duke përdorur ngjyra. Mos harroni të shënoni mesazhin ose urimin tuaj.

Për të mbjellë lulen: Vendoseni kartolinën në një vazo me dhe, dhe mbulojeni me një shtresë dheu. Mos harroni ta ujisni derisa farat të fillojnë të lëshojnë rrënjë. Më pas prisni derisa të çelin lulet.

36 #AftësiTëGjelbra


SI TË ZVOGËLOJMË PËRDORIMIN E UJIT

Uji është një komponim që i jep jetë planetit tonë. Ai është gjithashtu i lehtë për t’u shitur dhe menaxhuar. Ai është objekt i shumë interesave ekonomike të diskutueshme, si dhe i një sërë marrëdhëniesh sociale. Uji përdoret për qëllime të ndryshme, për shembull, në bujqësi për vaditje, në industri për prodhimin e të mirave materiale, po ashtu dhe si faktor ftohës apo ngrohës në proceset e ndryshme teknologjike. Një përdorim të gjerë ai ka edhe në shtëpi (për t’u pirë, për higjienë personale, për të larë, për çlodhje etj.). Toka quhet Planeti Blu për shkak të përhapjes së madhe të ujit në sipërfaqen e këtij planeti, megjithatë, vetëm 0.6 për qind e kësaj sasie uji është e përshtatshme për t’u pirë. Vetëm 3 për qind e ujit që ne përdorim është i nevojshëm për nevojat njerëzore. Pjesa tjetër mund të kontrollohet dhe të kursehet. Njerëzit janë bërë të ndërgjegjshëm se përdorimi i panevojshëm dhe i tepërt i ujit, si dhe rritja e ndotjes së burimeve të ujit të pijshëm mund të çojnë në një katastrofë mbarëbotërore në të ardhmen e afërt.

37 #PunëTëGjelbra


TË GJITHË E PËRDORIM UJIN, TË GJITHË JEMI PËRGJEGJËS PËR TA KURSYER ATË

38 #AftësiTëGjelbra


Dy parimet bazë për të mbrojtur burimet ujore nga secili prej nesh janë:

KURSE DHE MBRO

Sot shkencëtarët deklarojnë që përdorimi i teknologjive moderne ka zvogëluar mjaftueshëm konsumin e ujit, për shembull, konsumi i ujit në shtëpi është zvogëluar me një të tretën, në bujqësi gati gjysma dhe në industri me 90 për qind! →→ Riparimi i tubacioneve të ujit minimizon sasinë e ujit që humbet gjatë transportimit të tij. →→ Zbatimi në bujqësi i metodave të vaditjes me pika rrit përdorimin efikas të ujit dhe minimizon humbjet nga avullimi. →→ Sistemet e pastrimit të ndërtesave për ujërat e zeza. →→ Përdorimi i pajisjeve të qarkullimit të ujërave industriale. →→ Vendosja e një takse mjedisore për ujin, e cila mbulon çdo shpenzimet për shpërndarjen, menaxhimin dhe pastrimin e tij.

DISA KËSHILLA SESI TË ZVOGËLONI FATURAT DHE TË KURSENI MË SHUMË UJË NË KUZHINË: →→ Përdorni një makinë për larjen e enëve që ka klasë të lartë energjie A++, që tregon se ajo e përdor energjinë në mënyrë efikase. →→ Pastrojini lehtë tenxheret dhe tiganët, në vend që ti shpëlani para se t’i vendosni ato në makinën larëse. Vendoseni në punë vetëm kur ajo është e mbushur plot. →→ Nëse i lani enët me dorë, mbushni njërën anë të lavamanit me ujë për të larë dhe tjetrën me ujë për të shpëlarë, duke shmangur rrjedhjen e tepërt të ujit gjatë shpëlarjes. →→ Lajini frutat dhe perimet duke përdorur një enë (apo tas) të mbushur me ujë. →→ Mbani një shishe me ujë në frigorifer në vend që të mbani rubinetin hapur deri sa të ftohet uji për të pirë ujë të freskët.

39 #PunëTëGjelbra


NË BANJË:

→→ Kontrolloni të gjitha pajisjet hidrosanitare në shtëpi dhe mjediset e punës si tubat dhe rubinetat ku kalon uji. Shkarkuesi i një tualeti që rrjedh apo pikon mund të konsumojë deri në 750 litra ujë në ditë. Për të zbuluar nëse ka rrjedhje të shkarkuesit të tualetit, shtoni ngjyrues ushqimor tek depozita e tij. Nëse uji i ngjyrosur shfaqet në WC apo lavaman, atëherë tualeti juaj rrjedh.

→→ Nëse tualeti është instaluar para vitit 1992, bëni mirë të instaloni një tualet më efikas që përdor 6 litra ujë ose më pak për çdo shkarkim. →→ Mos e përdorni kurrë tualetin tuaj si kazan mbetjesh. →→ Instaloni ajrosës me fuqi të ulët, pajisje të zgjuara që e mbushin ujin e rrjedhshëm me ajër në mënyrë që të zvogëlohet përdorimi i ujit gjatë larjes së enëve ose pastrimit të duarve tuaja. →→ Kur lani duart apo dhëmbët mos e lini ujin të rrjedhë, ndërkohë që ju lani duart apo dhëmbët.

NË UDHËTIM: →→ Për të larë makinën duhen rreth 570 litra ujë, kështu që duke e larë më rrallë, ju mund të zvogëloni përdorimin e ujit. →→ Për të prodhuar 3,8 litra benzinë duhen rreth 49 litra ujë. Ju mund të përdorni navigatorin e telefonit tuaj smart për të udhëtuar në qytetin tuaj apo të gjeni rrugën më të shkurtër për në destinacion. Ju mund të përdorni makinën së bashku me kolegët për të shkuar në punë, ose përdorni transportin publik për të zvogëluar përdorimin e ujit dhe energjisë. →→ Një udhëtim me aeroplan (përafërsisht 9000 km) është më shumë se 1,700 shkarkime standarte të tualetit.

Më shumë... MËNYRA MË E MIRË PËR TË MOS SHPËRDORUAR UJIN ËSHTË BLERJA E PRODUKTEVE TË RICIKLUESHME. PËR TË PRODHUAR NJË LAPTOP DUHET NJË SASI UJI E BARABARTË ME VËNIEN NË PUNË TË MAKINËS LARËSE PËR 70 HERË. PRANDA J, DUHET TË KUJDESEMI SA MË SHUMË PËR LAPTOPIN DUKE I RRITUR ATIJ JETËGJATËSINË. DUHEN 3 LITRA UJË PËR TË PRODHUAR 1 LITËR UJË TË PAKETUAR NË SHISHE, PRANDA J SA HERË TË KENI MUNDËSI, SHMANGNI KONSUMIN E UJIT NË SHISHE.

40 #AftësiTëGjelbra


SI TË ZVOGËLOJMË PËRDORIMIN E ENERGJISË


Ndoshta keni dëgjuar shumë këshilla për kursimin e energjisë nga burime të ndryshme, dhe këto janë mënyra shumë të lehta që mund t’i praktikoni në vendin tuaj të punës. Ndriçimi, ngrohja dhe ftohja janë objektivat më të lehtë që mund të përdoren për të kursyer energji në vendin e punës; ato përfaqësojnë rreth 54-71% të përdorimit të përgjithshëm të energjisë në ndërtesa e zyra, sigurisht në varësi të klimës së vendit ku jetoni dhe punoni. Elektroshtëpiaket zënë vendin e katërt nga të gjithë objektet dhe orenditë që mund të përdoren për të kursyer energji elektrike, pasi edhe pajisjet që janë eficente ndaj energjisë mund të përdoren në mënyrë akoma më efikase. Duke zvogëluar sasinë e energjisë së konsumuar ju mund të kurseni para.

KËSHILLA TË TJERA →→ →→ →→ →→

Fikni dritat kur nuk ju duhen. Instaloni ndriçues me sensorë lëvizjeje. Instaloni llamba tavoline. Lyeni muret e dhomave dhe tavanet me ngjyra të lehta dhe të çelura për të ndihmuar dritën të reflektojë.

42 #AftësiTëGjelbra


PAJISJET ELEKTRIKE

KOMPJUTERI

→→ Mos përdorni opsionin e Screen Saver. Ai nuk e lë monitorin e kompjuterit të zbehet dhe kështu vazhdon të harxhojë energji. Screen Saver i ekranit nuk është i nevojshëm tek monitorët e kohëve moderne. →→ Opsioni i ekranit më të ndritshëm mund të konsumojë dyfish energji në krahasim me atë të ekranit më të zbehtë, kështu që uleni pak ndriçimin e ekranit. →→ Zvogëloni email-et e panevojshme (Junk) për të kursyer energji. Një studim i bërë nga ICF International zbuloi se në vitin 2008 energjia e harxhuar në të gjithë botën nga email-et e panevojshme (rreth 33 miliardë kilovat-orë) është e barabartë me shumën e energjisë elektrike të përdorur në 2.4 milionë familje amerikane. →→ Zvogëloni kostot e procesimit në mënyrë të konsiderueshme duke u munduar që të jenë deri në 11 persona që ndajnë një kompjuter (duke përdorur procesorin CPU për shumë përdorues). Këto sisteme ndonjëherë quhen kompjuterë virtualë, pasi përdorin programin e virtualizuar për të optimizuar shfrytëzimin efikas të procesorit (CPU) të një kompjuteri të vetëm në mënyrë që të bëjë shumë detyra dhe të mundësojë disa përdorues njëkohësisht.

PAJISJET E TJERA ELEKTRIKE

→→ Një mit popullor thotë se duke lënë dritat, kompjuterat dhe pajisje të tjera ndezur, konsumohet më pak energji se sa ti fikësh, gjithashtu i bën ato më jetëgjata. Në realitet, vala e vogël e energjisë që krijohet kur disa pajisje ndizen është shumë më e vogël se energjia e shpenzuar nga përdorimi i panevojshëm i pajisjes. →→ Instaloni programe ose alarme që fikin printerat dhe fotokopjet në një kohë të caktuar. →→ Hiqini nga priza karikuesit e telefonave celularë, përshtatësit etj. sepse ata vazhdojnë të shpenzojnë energji edhe nëse nuk janë në përdorim. →→ Analizoni përdorimin e energjisë të pajisjeve te zyrës, duke përdorur një pajisje që mat fuqinë e rrymës. →→ Përdorimi i një printeri prej disa përdoruesve mund të kursejë 30-40% ose madje deri në 60% të kostove (kosto më të ulëta për pjesët mekanike të kompjuterit, materialet e konsumit: letër, bojë dhe toner, energji elektrike dhe mirëmbajtje). Eshtë më e lehtë për ta bërë këtë, nëse lidhni një printer qendror (që mund të printojë mundësisht nga të dyja anët) me rrjetin kompjuterik të zyrës, duke shmangur kështu konsumin e energjisë prej printerave që rrinë kot. →→ Përdorni shkallët sa herë të mundeni në vend të ashensor.

43 #PunëTëGjelbra


#DILEMA

ÇFARË LLAMBE TË PËRDORIM?


NDËRTESA ZYRASH TË GJELBRA DHE ALTERNATIVA TË TJERA Ndërtimi i Gjelbër është praktika e krijimit të strukturave dhe e përdorimit të proçeseve që janë miqësore me mjedisin dhe kanë burime me efikasitet përgjatë gjithë ciklit të jetës së një ndërtese; nga gjetja e vendit të projektimit, ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes, rinovimit dhe rikonstruksionit. Ndërtesat e Gjelbra janë krijuar për të zvogëluar ndikimin e sektorit të ndërtimit në jetën e njeriut dhe mjedisit natyral duke: →→ përdorur në mënyrë efikase energjinë, ujin dhe burimet e tjera. →→ mbrojtur shëndetin dhe duke përmirësuar produktivitetin e punonjësve. →→ zvogëluar mbetjet, ndotjen dhe degradimin e mjedisit.

TË ZGJEDHËSH NJË NDËRTESË TË RE TË GJELBËR

Nëse vendosni për të lëvizur zyrën në një ndërtesë të re, të gjelbër dhe keni të vështirë marrjen e vendimit, ju mund të kërkoni ndihmën e këshilluesve profesionistë mbi ndërtesat e gjelbra. Ndër ndërtesat kryesore që janë etiketuar të gjelbërta janë ndërtesat e ashtuquajtura me “zero-energji” ose “zero-karbon”, të cilat siç mund të kuptohet nga vetë emri, kanë konsum zero të energjisë dhe nuk kanë shkarkime karboni. Nga ana tjetër, çmimi për ndërtesa të tilla me këtë eficiencë energjie është shumë i lartë, por disa studime kanë dalë në përfundimin se këto ndërtesa e shlyejnë dhe “paguajnë veten” në një periudhë kohe afatgjatë, sidomos pas përdorimit më efikas të pajisjeve të ndryshme. Kjo gjë çon në zvogëlimin e faturave të energjisë.

DISA KËSHILLA TË VLEFSHME →→ Gjatë motit të ftohtë temperatura optimale është 21°C gjatë ditës dhe 16°C gjatë natës. Filloni ngrohjen vetëm në kohën kur njerëzit futen në ndërtesë dhe filloni t’a ulni temperaturën një orë përpara se të dilni nga ndërtesa. →→ Në verë, temperatura optimale është 24°C. Ftoheni ndërtesën vetëm kur ka njerëz në të. →→ Gjatë natës, sa herë keni mundësi përdorni ajrin e jashtëm për ftohje dhe ajrosje. →→ Përdorni një kod veshje jo-zyrtar gjatë verës, për të shmangur nevojën për më shumë freskim të mjedisit të ndërtesës në periudhën e nxehtë.. →→ Mirëmbajini pajisjet që përdorni për ngrohje dhe ftohje, sepse kështu mund të kurseni deri në 30% të energjisë kur ventiloni ajrin dhe deri në 10% të energjisë gjatë ftohjes së ajrit. →→ Mbyllja e vetratave ose perdeve gjatë verës ju ndihmon të zvogëloni nevojën për ftohje. →→ Izoloni termikisht ndërtesat dhe zyrat tuaja.

45 #PunëTëGjelbra


“ÇATITË E GJELBRA” NJË TREND I RI NË TIRANË Bashkia e Tiranës ka nisur nga zbatimi nismën “Çatitë e gjelbra”, duke e zbatuar së pari në godinën e saj, dhe që shumë shpejt pritet të shtrihet në të gjithë qytetin. Tarraca e Bashkisë së Tiranës është shtruar me tapet bari dhe mbushur me pemë dekorative. Ky projekt synon që t’i vijë në ndihmë gjelbërimit të qytetit, uljes së nivelit të ndotjes së ajrit dhe kursimit të energjisë që përdoret për ngrohjen dhe ftohjen e godinave. Kjo nismë e re e Bashkisë së Tiranës, për të shtuar hapësirat e gjelbra në qytet, synon të mbështesë sa më shumë tarraca ndërtesash për t’i kthyer çatitë e tyre në tarraca ekologjike mbi sipërfaqen e tokës. Është diçka që po ndodh dhe në vende të tjera me problematika të theksuara me ndërtimet. Edhe Nju Jorku, Londra e shumë qytete të zhvilluara, i kanë krijuar tarracat e gjelbra, të hapura për publikun. Një çati e gjelbër është çatia e një ndërtese e mbuluar pjesërisht ose tërësisht me bimësi të mbjellë mbi një sipërfaqe të hidroizoluar. Ajo mund të përfshijë edhe shtresa të tjera, si një barrierë rrënjësh dhe sisteme të kullimit dhe të ujitjes. Çatitë e gjelbra sot njihen edhe si “eko-çati”. Përveç efekteve në gjelbërimin e qytetit dhe në pastërtinë e ajrit, ato ndikojnë dhe në zvogëlimin e konsumit të energjisë për ngrohjen në dimër dhe për ftohjen në verë të ndërtesës në nivelin 50-90 %. Shtimi i çative të gjelbra në zonat urbane mund të ndikojë në zvogëlimin e temperaturave mesatare të qytetit gjatë verës. Përfitimet mjedisore të “çative të gjelbra” janë: →→ përmirësimi i eficiencës së energjisë së ndërtesës, duke funksionuar si shtresë mbrojtëse prej faktorëve atmosferikë. →→ përmirësimi i cilësisë së ajrit dhe zvogëlimi i smogut në zonën pranë godinës. →→ krijimi i një barriere mbrojtëse nga përmbytjet dhe rrebeshet e shiut. →→ përmirësimi estetik i ndërtesës dhe rritja e vlerës së saj. →→ ndërgjegjësimi i të gjithë aktorëve për përfitimet e zbatimit të tarracave të gjelbra. →→ përmirësimi i cilësisë së mjedisit në tërësi dhe i cilësisë së jetës së komunitetit.


LËVIZJA DHE TRANSPORTI MIQËSOR PËR MJEDISIN & SHËNDETIN Lëvizshmëria është karakteristika dalluese e shekullit të 21-të. Në këtë çast ka rreth 12,000 avionë në qiell. Ne udhëtojmë për punë dhe për qëllime argëtimi. Në këndvështimin mjedisor, lëvizshmëria e shton presionin mbi natyrën e planetin. Ajo kontribuon në shkarkimet e gazrave serrë, zhurmës dhe ndotjes. Për më tepër, sektori i transportit shpesh përfshin rritjen e prodhimit të mbetjeve, siç ndodh kur marrim sanduiçë të paketuar ose ujë në shishe plastike nga stendat e ushqimit në rrugë. Këto ndikime mund të zvogëlohen në masë të madhe nga vendimet e mençura të cilat mund të ndërmerren me pak përpjekje. →→ Nxisni sa herë të jetë e mundur udhëtimin e stafit tuaj me transport publik. →→ Sigurohuni të shmangni fluturimet sa më shumë të jetë e mundur. Avionët, edhe pse të shpejtë dhe të rehatshëm, janë ndotësit më të mëdhenj të mjedisit. Në Europe, 45% e udhëtimeve ajrore janë në distanca nën 500 km. Në këtë mënyrë ju mund të vendosni një rregull strikt që çdo udhëtim nën 1000 km të bëhet pa avion. →→ Njerëzit që janë më miqësorë me mjedisin meritojnë respekt dhe duhet t’u “njihet” merita. Në këtë mënyrë, ju duhet ti vlerësoni ata në organizatë. →→ Nëse dikush vjen në ndonjë aktivitet me makinë personale dhe jo transport publik, atëherë nxisni ndarjen e makinës nga disa persona të ndryshëm për të zvogëluar ndotjen për person. →→ Nëse dikush duhet të shkojë në ndonjë aktivitet dhe të përshkojë “gjithë Europën” atëherë ju mund ti rekomandoni udhëtimin me tren dhe ti ofroni ndonjë dietë shtesë për të shlyer orët e gjata. →→ Nëse asnjë nga alternativat e mësipërme nuk është e realizueshme atëherë kur të përdorni fluturimin me avion duhet të “shlyeni” ose kompensoni mbrapsht shkarkimet e gazrave. →→ Si përfundim, duhet nënvizuar se ka shumë aktivitete ku mund të merrni pjesë online, pra pa udhëtuar dhe pa qenë të pranishëm fizikisht. Sot teknologjia e bën të mundur këtë gjë prandaj mund tju jepet përparësi këtyre aktiviteteve.

47 #PunëTëGjelbra


48 #AftësiTëGjelbra


BIÇIKLETA MJETI MË MIQËSOR PËR MJEDISIN DHE SHËNDETIN

30 vjet më parë prodhuesit e makinave predikonin se makina do të zëvendësonte biçikletën, si mënyra numër një në botë e transportit personal. Por e kishin gabim! Sot, numri i biçikletave në botë e tejkalon dyfish numrin e automjeteve dhe çdo vit prodhohen rreth tri herë më shumë biçikleta. Në trafikun urban, makinat dhe biçikletat ecin gati me të njëjtën shpejtësi. Në një korsi vetëm për biçikleta, një çiklist mund të kryejë një udhëtim të gjatë më pak se 10 km, më shpejt se një shofer. Nëse nuk keni një biçikletë dhe nuk doni ta blini, atëherë mund të përdorni biçikletat me qera të qytetit. Zakonisht, 20-30 minutat e para të transportit janë falas. Kjo periudhë është mjaftueshëm për të shkuar në punë nëse distanca është më pak se 5 km. Përveç ndotjes, biçikletat do t’ju ulin kostot e palestrës. Nëse jetoni më larg se 5 km nga vendi i punës, atëherë një mundësi e mirë është transporti publik. Një autobus mund të mbajë aq njerëz sa mbajnë rreth 50 makina; kështu që mjedisi do të ndotet 50 herë më pak nëse këto persona nuk do të udhëtonin individualisht me makinat e tyre, por me transport publik. Mundësia e fundit dhe më e mirë është të punosh pa shkarkuar fare. Kjo u ndodh shpesh personave që punojnë nga shtëpia, edhe pse shumë vetë e konsiderojnë punën nga shtëpia si diçka të mërzitshme.

Mënyra më miqësore me mjedisin për të udhëtuar nga një vend në tjetrin është duke ecur ose duke pedaluar. Praktikisht, çdo distancë nën 2 km duhet bërë me këmbë, ndërsa ekspertët thonë që çdo person duhet të bëjë të pakten 10,000 hapa në ditë.

49 #PunëTëGjelbra


PUNA NGA SHTËPIA

Të punosh nga shtëpia ka shumë përfitime, siç janë kursimi i naftës, zvogëlimi i shkarkimeve të karbonit në mjedis si dhe zvogëlimi i ndotjes së ajrit. Shpeshherë, shumë prindër harxhojnë më shumë kohë duke udhëtuar për në punë se sa duke kaluar kohë me fëmijët e tyre. Edhe nëse nuk keni fëmijë, ju e dini mirë se çfarë të bëni me kohën e kursyer nga udhëtimi për në punë ose shtëpi. Ka ditë që nuk ndiheni mirë kur zgjoheni herët për të shkuar në punë. Këtë argument mund ta përdorni për të bindur stafin tuaj që të punojë nga shtëpia, të paktën me kohë të pjesëshme. Ky fleksibilitet bën që të zvgëlohen shkarkimet e gazeve pasi ju nuk do të udhëtoni në oraret me trafik të rënduar. Përparësia më e madhe e punës nga shtëpia se kurseni para. Pavarësisht se është alternativa më e lirë, duke punuar nga shtëpia ju jep fleksibilitet më të madh. Duke punuar në zyrën tuaj në shtëpi ju lejon të punoni në çdo kohë që dëshironi, në mënyrën që dëshironi. Mund të punosh me pizhame, ose të veshësh kostum. Ju mund të rregulloni hapësirën tuaj të punës me tavolina dhe karrige si nëpër zyra, përshtatni ndriçimin e zyrës së shtëpisë tuaj ose shtoni dekorime që ju frymëzojnë. Në varësi të banesës suaj, ju mund të keni kontroll të plotë të zhurmës së mjedisit gjatë punës (ose jo!). Shumë punonjës në zyrën e shtëpisë gëzojnë aftësinë për të punuar në heshtje të plotë ose përdorin zhurmën artificiale të tyre të preferuar për të stimuluar krijimtarinë e tyre. Natyrisht, duke qëndruar me zyrën e shtëpisë dhe duke u larguar nga puna juaj nuk është e gjitha kaq e thjeshtë. Ka disa probleme të padukshme që vijnë së bashku me punën në shtëpi. Si fillim, ka më pak mundësi për të marrë burime të nevojshme nga mjedisi juaj, për të punuar. Kur kalon në vendin tuaj të preferuar të kafesë ose në hapësirën e përbashkët çdo ditë, kjo ju ndihmon të përgatiteni mendërisht. Hyrja në një mjedis të ri për të punuar mund tju ndihmojë ju dhe trurin tuaj për të qënë më krijues. Shpërqëndrimet janë një tjetër e metë e madhe e punës në shtëpi – lavatricja, partneri juaj, fëmijët, lista vazhdon dhe më tej. Këto pengesa, së bashku me izolimin e zyrës së shtëpisë dhe faktorët e varfër të llogaridhënies, mund të çojnë në katastrofë. Ju do të filloni mëngjesin me qëllimin për të punuar, dhe pastaj të gjeni se disi keni kaluar një 45 minutsh duke u përhumbur në faktorë që ju shpërqëndrojnë. Kjo ndodh pothuajse me të gjithë. Në përgjithësi: Puna në shtëpi mund të jetë një zgjedhje e shkëlqyeshme për ata që kanë buxhet të kufizuar. Megjithatë, është e rëndësishme të pranojmë edhe dobësitë e vërteta të punës në shtëpi. Nuk ka vend për të takuar klientët, shpërqëndrimet e shtëpisë gjithmonë gjejnë një mënyrë për të të thirrur, dhe ekziston një rrezik real për t’u bërë një punëtor pa ndarje midis punës dhe jetës.

50 #AftësiTëGjelbra


GJURMA EKOLOGJIKE E USHQIMIT

Ushqimi i shëndetshëm është miku “më i mirë i trurit”, të ushqehesh shëndetshëm do të thotë edhe të mendosh shëndetshëm. Studimet në këtë fushë konfirmojnë se ekziston një lidhje ndërmjet asaj çfarë hamë dhe asaj çfarë mendojnë, veprojnë dhe mësojnë. Si çdo sistem tjetër në trup, trurit tonë i nevojitet ushqim të mirë. Truri shpenzon 20-25% të energjisë totale që një njeri harxhon dhe sa më mirë të ushqehet truri aq më mirë punon. Ushqim i shëndetshëm “ndërton” tru të shëndetshëm. “Furnizimi” i organeve me energji dhe lëndë ushqyese ka një hierarki të caktuar, ku truri vjen i pari, pastaj gjithë të tjerët. Pra, në njëfarë mënyre, truri ynë është VIP ndër organet tona.

USHQIMI NDIKON TRURIN TONË

Qelizat kanë nevojë për ushqim të përshtatshëm, “Mielina” që luan rolin e izolantit që mbështjell neuronet dhe izolon elektricitetin që ai përcjell, përbëhet kryesisht nga acide yndyrorë esenciale. Trupi ynë nuk i prodhon dot vetë këto yndyra dhe mangësia e tyre mund të sjellë vonesa në transmetimin e impulseve nervore. Neuro-përcjellësit si serotonina, dopamina dhe adrenalina transmetojnë mesazhe nga një qelizë në tjetrën dhe ndikojnë në gjendjen tonë shpirtërore si dhe në mendimet dhe veprimet tona. Disa nga lëndët ushqyese që ne marrim me ushqimet bëhen pjesë e këtyre lëndëve kimike tejet të rëndësishme për performancën tonë mendore. Me shumë gjasa, janë pikërisht këto neuro –transmetues shpjegimi biologjik për lidhjen “ushqimmendim”. Secili nga këto 3 monopate ka nevojë për lëndë ushqyese specifike të cilat, së bashku mundësojnë mbarëvajtjen e punës dhe rolin jetik që truri luan për organizmin tonë. Mendojeni si një qark elektrik ku mjafton një shkëputje e vogël për të shkaktuar dëmtim në funksionimin e tij. Pra ushqimi jo vetëm që është një nga kënaqësitë e jetës, por në rradhë të parë ai është karburanti që vë në lëvizje trupin dhe mendjen tonë. Prandaj rëndësia e një ushqimi sa më të shëndetshëm e të pastër biologjikisht është kryesore për të gjithë ne.

51 #PunëTëGjelbra


52 #AftësiTëGjelbra


Sipas Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (FAO) llogaritet se janë 795 milionë njerëz të kequshqyer në botë. Në fakt, FAO e klasifikon urinë dhe kequshqyerjen si rrezikun numër një për shëndetin. Kequshqyerja e përditshme ndodh kur njeriu konsumon më pak se kaloritë e rekomanduara ditore për një jetë të shëndetshme. Trupi e kompenson kequshqyerjen ditore duke ngadalësuar aktivitetet fizike dhe mendore dhe kjo ndikon aftësinë e personit për të punuar dhe studiuar. Fëmijët e kequshqyer shpesh nuk janë në gjendje të mbajnë hapin me moshatarët e tyre në shkollë. Uria kronike ndikon edhe sistemin imunitar duke i bërë njerëzit më të prekshëm ndaj sëmundjeve. Ҫdo vit prodhohet mjaftueshëm ushqim për t’u siguruar të gjithë banorëve të planetit një dietë të shëndetshme. Por ushqimi i prodhuar nuk u shpërndahet në mënyrën e duhur njerëzve, duke humbur si mbetje dhe nuk konsumohet. Ky mund të jetë ushqim që kurrë nuk është korrur nga fusha, ushqim që është prishur ose që shkatërrohet gjatë transportit për në treg, ushqim që është çuar dëm gjatë përpunimit, ushqim që nuk është shitur dhe është hedhur, apo ushqim që është blerë dhe nuk është konsumuar. Në çdo fazë të procesit të prodhimit të ushqimit ka ushqim që shkon dëm. Llogaritet se 30% e ushqimit të prodhuar në mbarë botën nuk konsumohet dhe përfundon në kosh si mbetje.

PRODHIMET LOKALE DHE TË STINËS MBËSHTESIN EKONOMINË LOKALE

Ne jetojmë në një vend me klimë të mesatare dhe temperatura që shkojnë nën zero në dimër. Megjithatë, kur shkojmë në supermarketin e lagjes në mes të janarit, raftet janë të mbushura me fruta shumëngjyrëshe të stinës së verës. Duket e mrekullueshme që ju ofrohet një zgjedhje kaq e gjerë, gjatë gjithë vitit, megjithatë, këtu ka disa arsye të mira për të blerë më shumë ushqime lokale të stinës: →→ Për të ulur kilometrat e përshkruara nga transporti (që kontribuon në shkarkimet e gazrave serë) që nevojitet për të sjellë ushqimet nga vende të ndryshme në pjatat tona. →→ Për të shijuar freskinë dhe aromën: shumica e frutave dhe perimeve “nga distanca të largëta” janë prodhuar në masë, gjë që shpesh rezulton në humbjen e shijes dhe cilësisë ushqyese. Shumë prej tyre mblidhen ose vilen para se të piqen dhe ruhen për periudha të gjata, shpesh me kimikate shtesë, për të zgjatur artificialisht jetën e tyre. →→ Të shpërbleni fermerët vendas me çmime të drejta për prodhimet e prodhuara në vend, dhe sezonale, në vend që të paguajnë për kostot e transportimit, frigoriferit dhe paketimit. →→ Për të mbështetur kulturën e ushqimit: në një botë gjithnjë e më të globalizuar ne shpesh harrojmë për shumëllojshmërinë e mrekullueshme të kuzhinave lokale, integrale në kulturën dhe peisazhin tonë.

53 #PunëTëGjelbra


PRODUKTET ORGANIKE Mënyra se si prodhohet ushqimi ynë ka ndryshuar shumë gjatë shekullit të 20-të. Kërkimi shkencor dhe zhvillimi i teknologjisë ka promovuar përdorimin e shumë pesticideve dhe kimikateve, praktikën e monokulturës. Përdorimi i lartë i pesticideve lidhet drejtpërdrejt me sëmundjen e kancerit tek njerëzit. Përdorimi i kimikateve ka sjellë degradimin e mjedisit, degradimin e tokës, erozion, mungesëne ujit, etj. Një alternativë interesante janë fermat organike. Më poshtë listohen disa përfitime nga prodhimi organik i ushqimit: →→ Ka nivele më të ulëta mbetjesh të pesticideve sesa frutat dhe perimet që tregtohen. →→ Ushqimi organik është më i shëndetshëm se ushqimi i prodhuar në mënyrë konvencionale. →→ Punon me natyrën dhe jo kundër saj duke promovuar biodiversitetin dhe tokën e shëndetshme; bujqësia konvencionale çon në degradimin e tokës dhe mund edhe të rezultojë në shkretëtirëzim. →→ Bujqësia organike respekton mirëqënien e punëtorëve bujq dhe kafshëve të fermave.

54 #AftësiTëGjelbra


ÇFARË MUND TË BËNI JU PËR TË MBËSHTETUR PRODHIMIN ORGANIK?

Ushqimi “i ngadaltë” (Slow food) është një lëvizje ndërkombëtare e themeluar për promovimin e produkteve vendase dhe tradicionale, bujqësisë tradicionale, aftësive në përgatitjen e ushqimit, kuzhinave dhe shijeve lokale, ruajtjen e varieteteve të trashëgimisë dhe edukimin e qytetarëve për rreziqet e monokulturës dhe rreziqet shëndetësore të fast-foodeve si dhe lobim kundër përdorimit të pesticideve dhe kulturave të modifikuara gjenetikisht. Shpesh herë, çertifikimi i produkteve organike, është i kushtueshëm dhe kërkon shumë përpjekje dhe dokumente nga fermerët. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ushqimi i paetiketuar apo i pacertifikuar nuk është domosdoshmërisht organik ose tregtohet padrejtësisht. Njëqind vjet më parë, të gjithë ushqimet tona kultivoheshin në mënyrë organike dhe shumë fermerë të vegjël nuk përdornin kimikate. Kujdesuni për prodhuesit e vegjël në komunitetin tuaj; ata mund t’ju lejojnë të vizitoni fermën e tyre dhe të shihni vetë se si prodhohet ushqimi dhe të siguroheni se është rritur në mënyrë natyrale.

55 #PunëTëGjelbra


#1 #2 #3 #4 #5 #6 #7 #8 #9

MOS BLINI GJËRA TË PANEVOJSHME Nëse blini vetëm gjërat që ju nevojiten, atëherë ju kurseni materiale për prodhimin e tyre si dhe energjinë e konsumuar për këtë proçes. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer edhe për të zvogëluar mbetjet. Në vend që vetëm të blini, ju mund të merrni me qera apo të shkëmbeni ose ndani me dikë tjetër. Për shembull, mund të ndani një printer apo një pajisje për të bërë kafen midis disa zyrave.

ZVOGËLONI PAKETIMET Shmangni sa më shumë përdorimin e çantave plastike. Përdorni çanta plastike të riciklueshme ose çanta pazari prej pambuku (shumëpërdorimshe).

PËRPIQUNI TË SHMANGNI SUPERMARKETET Ata përdorin forcën e tyre financiare për të ulur çmimet. Në këtë mënyrë ata i detyrojnë prodhuesit dhe shpërndarësit e produkteve të gjejnë zgjidhje “anti-mjedisore” për të ulur çmimet. Por, nëse ju shkoni tek to, atëherë flisni me menaxherët e supermarketeve që të ulin kostot e paketimeve.

BLINI PRODUKTE TË RICIKLUARA Në këtë mënyrë plotësoni proçesin/ciklin e riciklimit.

ZVOGËLONI NDIKIMIN NË MJEDIS Duke blerë produkte “të gjelbërta”, ndihmoni më shumë prodhuesit dhe tregtarët e produkteve bio.

BLINI ONLINE Në këtë mënyrë zvogëloni ndotjen e mjedisit të shkaktuar nga makina juaj.

SHMANGNI BLERJEN E PRODUKTEVE QË PRISHEN SHPEJT Investoni në produkte që zgjasin dhe kanë cilësi të lartë.

MENDONI “LOKALISHT” Blini në dyqanet e vogla vendase sepse në këtë mënyrë zvogëloni ndotjen e mjedisit të përdorur për transportin e tyre.

BLINI PRODUKTE TË PËRDORURA Blini nga dyqanet e sendeve të përdorura, nga ankandet, nga shitjet e produkteve të konfiskuara nga policia.

56 #AftësiTëGjelbra


MIRË MENAXHIMI I MBETJEVE

Menaxhimi i mbetjeve përmbledh prodhimin, parandalimin, klasifikimin, monitorimin, përpunimin, trajtimin, ripërdorimin dhe asgjësimin e mbetjeve të ngurta. Ai është procesi i trajtimit të mbetjeve të ngurta dhe ofron një shumëllojshmëri zgjidhjesh përsa i përket riciklimit me qëllim zvogëlimin e sasisë së mbetjeve që duhet të kalojnë në asgjesim. Parimet e zakonshme për një menaxhimin të mirë të mbetjeve janë: →→ PARIMI I PARANDALIMIT - Përqendrimi i fondeve dhe përpjekjeve për të ulur prodhimin e mbetjeve, sepse ka më tepër kuptim dhe është më eficiente se sa përmirësimi i metodave të përpunimit të mbetjeve. →→ PARIMI “NDOTËSI PAGUAN”- Ata që janë përgjegjës për prodhimin e mbetjeve duhet të jenë të detyruar të mbulojnë kostot totale të përpunimit të mbetjeve. →→ PARIMI PARASHIKIMIT- Disa prej problemeve me të cilat ne ndeshemi sot mund të parashikohen. Duhet të analizojmë me kujdes të gjitha mundësitë që lidhen me gjenerimin e mbetjeve dhe me pasojat që vijnë prej tyre. →→ PARIMI I AFËRSISË - Mbetjet duhet të trajtohen sa më afër që të jetë e mundur nga burimi i tyre. Ka disa mënyra për të trajtuar mbetjet, të tilla si ulja e konsumit të energjisë dhe lëndëve të para; riciklimi i mbetjeve; ripërdorimi i produkteve sa më shumë herë të jetë e mundur; djegia e mbetjeve në mënyrë që të shfrytëzohet e gjithë energjia e mundshme dhe zvogëluar madhësinë e tyre; groposja e mbetjeve në venddepozitime; dhe kompostimi i lëndës organike.

57 #PunëTëGjelbra


HIERARKIA E MENAXHIMIT TË MBETJEVE

Hierarkia e mbetjeve përbëhet nga 4R-të të cilat mundësojnë arritjen e qëndrueshmërisë mjedisore

REFUZO

Kjo është alternativa më e preferuar: refuzo cdo gjë që nuk të duhet, jeto si minimalist, sa më pak të prodhohet dhe konsumohet, aq më pak mbetje do të ketë më pak për të ricikluar dhe ripërdorur. Procesi i refuzimit fillon me pyetjen nëse ai send apo produkt është jetik për ju, a ju duhet vërtet të shpenzoni për ta pasur?

REDUKTO

Kjo është alternativa më e preferuar e të katër alternativave: sa më pak të prodhohet dhe konsumohet, aq më pak mbetje do të ketë më pak për të ricikluar dhe ripërdorur. Procesi i reduktimit fillon duke shikuar atë që ju jeni duke përdorur, dhe atë për çfarë përdoret. Ka tre hapa të thjeshtë për vlerësimin: →→ A keni nevojë për një pajisje tjetër, apo mund të përdorni thjesht diçka që ju tashmë e keni? Për këtë gjë mund tju ndihmojnë artikujt me shumë përdorime. Për shembull: në aparati i bërjes së kafesë nuk është shumë i ndryshëm nga ai që bën dhe kapucino. Ju mund të blini një aparat kafeje që ka dhe një pajisje të vogël për të krijuar avull, pra në një pajisje realizohen dy funksione. Nëse ju blini vetëm një artikull, ai zvogëlon vëllimin e prodhimit, si dhe sasinë e materialeve të kërkuara për paketim. →→ A është vërtet e nevojshme? Shumë mbetje prodhohen nga artikuj që konsiderohen si “artikuj që mund të hidhen pas një përdorimi”. Disa artikuj të tillë janë të pashmangshëm, si në rastin e pajisjeve mjekësore. Megjithëse, disa produkte që blejmë janë projektuar për t’u hedhur pas një përdorimi të vetëm, ndërkohë ka shumë produkte që blejmë nuk kanë ndonjë kuptim apo ndonjë qëllim të vërtetë në vehtvete.

58 #AftësiTëGjelbra


RIPËRDOR

Ky është trendi “eko-miqësor” për transformimin e mbetjeve në objekte të reja. Për më tepër, është një mënyrë e shkëlqyer për të zvogëluar konsumin tuaj të energjisë dhe shterimin e lëndës së parë. Ju mund të keni një kuti me sende të thyera, ose sende që keni kohë që nuk i përdorni për shumë kohë, por të cilat i mbani dhe ruani ende vetëm sepse ato mund të jenë të vlefshme ndonjë ditë. Ka shumë artikuj që mund të ripërdoren ose mund t’u kalohen të tjerëve për t’u përdorur.

RICIKLO

Procesi i shndërimit të mbetjeve në produkte të reja për të zvogëluar energjinë e përdorur si dhe për të shmangur konsumin e materialeve të reja të lëndës së parë, për të ulur volumin e mbetjeve në fushëdepozitim, për të zvogëluar ndotjen e ajrit dhe ujit, për të ulur shkarkimet e gazrave, dhe për të ruajtur burimet natyrore për të ardhmen. Ky është një komponent kyç i administrimit modern të mbetjeve dhe një mënyrë e zvogëlimit të konsumit të materialeve dhe lëndës së parë, duke ulur ndjeshëm përdorimin e energjisë, zvogëluar nivelin e ndotjes së ajrit (nga djegia në incenerator) dhe pakësuar ndjeshëm ndotjen e ujit (nga venddepozitimet), dhe duke mos krijuar kështu aspak mbetje. Ka shumë pak materiale në Tokë që nuk mund të riciklohen. Një vështirësi për komunitetet që janë të prirura për tu marrë me riciklimin është se, edhe pse grumbullimi dhe procesi i ndarjes mund të jenë të përballueshme, por duhet të ekzistojnë impiante teknologjike të përshtatshme për ti transformuar mbetjet në materiale të përdorshme apo lëndë të parë për industrinë e riciklimit. Në këtë drejtim çdo ditë e më shumë ka progresi - nëpërmjet marrëveshjeve dhe kredive nxitëse për këtë lloj industrie – duke lidhur industrinë e riciklimit me industritë që mund të përdorin produktin e riciklimit si lëndë të parë.

59 #PunëTëGjelbra


KEMI NJË RRITJE TË VRULLSHME TË MBETJEVE ELEKTRONIKE NGA 3 % - 5% PËR QIND ÇDO VIT, PËR SHKAK TË ZVOGËLIMIT TË JETËGJATËSISË SË KOMPJUTERAVE NGA 5 VITE DERI NË 2 VITE. 60 #AftësiTëGjelbra


MBETJET ELEKTRONIKE Kërkesa e shpejtë për teknologji ka çuar në përmirësimin e vazhdueshëm të pajisjeve elektronike dhe elektrike siç janë dhe telefonët smart (celularët). Vetëm në Evropë, dalin jashtë funksionit dhe zëvendësohen me miliona celularë çdo vit. Mbetjet-Elektronike janë një nga llojet më të shpejta të mbetjeve të prodhuara dhe prandaj nevoja për ti menaxhuar ato dhe për ti ricikluar po bëhet gjithnjë e më urgjente. Çdo ditë pajisjet elektrike po përdoren në masë dhe jetëgjatësia e produkteve po bëhet gjithnjë e më e shkurtër. Në vitin 1990, Bashkimi Europian e ndaloi hedhjen e pajisjeve elektronike në landfill dhe sipas Direktivës për mbetjet e pajisjeve elektike dhe elektonike (WEEE), vazhdon të kërkojë mënyra më të mira për ndarjen dhe riciklimin e mbetjeve, si dhe uljen e shkarkimeve në vendet në zhvillim. Problemi i trajtimit të mbetjeve elektronike është një problem në rritje. Bota prodhon 50 milionë tonë mbetje elektronike në vit, por vetëm 25 për qind e kësaj mase riciklohet në vendin ku gjenerohet. Qeveritë e vendeve të ndryshme kanë kapacitete të kufizuara dhe nuk kanë zhvilluar ende praktika për t‟i menaxhuar këto mbetje. Largimi i mbetjeve-elektronike është veçanërisht problematik pasi njerëzit dhe mjedisi ekspozohen ndaj kimikateve të rrezikshme gjatë proçesit të çmontimit të produkteve elektronike. Mbetjet elektronike përmbajnë rreth 1,000 kimikate, përfshirë mërkurin, oksidet e plumbit, kadmiumin dhe klorurin polivinil, të cilët janë veçanërisht të rrezikshëm për shëndetin e njeriut. Gjenerimi i mbetjeve elektronike në landfille, rrit rrezikun e ekspozimit ndaj përqendrimeve të larta të kimikateve dhe metaleve të rënda, të cilat më pas migrojnë në tokë dhe në ujërat nëntokësore duke përfunduar tek njerëzit. Shpesh vendet e zhvilluara i dërgojnë mbeturinat elektronike në vendet në zhvillim në Azi dhe Afrikë për riciklim duke përfituar nga kosto më e ulët të punës dhe mungesa e rregullave mjedisore. Heqja e materialeve të çmueshme si ari, argjendi dhe platini nga mbetjet elektronike në këto vende bëhet në kushte jashtëzakonisht primitive duke çuar në ndotjen e gjerë të ajrit, ujit dhe ushqimeve duke dëmtuar seriozisht shëndetin e njerëzve. Problem tjetër shqetësues mbetet djegja e pajisjeve elektronike në mjedise të hapura duke u bërë shkas për prodhimin e kimikateve toksike dhe metaleve e rënda. Disa nga këto kimikate toksike përfundojnë veçanërisht tek peshqit, të cilët pastaj mund të tregtohen në nivel lokal dhe global.


ÇFARË MUND TË BËJMË PËR MIRË MENAXHIMIN E MBETJEVE


BLINI CILËSI

Kur zgjidhni produkte cilësore, investoni në cilësi dhe produkte jetëgjata, me garanci dhe për të cilat ofrohen shërbime riparimi në zonën tuaj.

INVESTONI NË ELEKTRONIKËN “E GJELBËR”

Informoni veten për politikat mjedisore dhe praktikat e kompanive para se të bëni një blerje.

TREGONI KUJDES

Trajtojeni pajisjen tuaj me kujdes. Lexoni udhëzimet me mençuri për të njohur produktin tuaj dhe për të siguruar kohëzgjatjen e tij.

QËNDRONI BESNIK

Përdorni pajisje që ju shërbejnë për një kohë të gjatë dhe mos i zëvendësoni ato vetëm për shkak se doli një version i ri.

RIPËRDORNI & RIPARONI

Para hedhjes së elektronikeve, sigurohuni që ato nuk riparohen më dhe pjesë të tyre nuk mund të përdoren më. Shumë pjesë mund të përdoren për produkte të tjera, të jepen për bamirësi ose të përdoren në ndonjë mënyrë tjetër krijuese.

RICIKLONI

Shumica e pajisjeve elektronike të vogla mund t’i rikthehen shitësit. Për ato më të mëdha, gjeni vendin e riciklimit të mbetjeve që është më afër shtëpisë tuaj.

SHKËMBENI

Një nga mënyrat kryesore për të zvogëluar përdorimin e burimeve ( jo vetëm ato financiare) dhe për të zvogëluar sasinë e mbetjeve që prodhoni, është të gjeni alternativa përveç blerjes së produkteve të reja. Ju mund të organizoni një aktivitet të tillë për zyrën tuaj. Të gjithë të ftuarit në aktivitet sjellin rroba, libra, aksesorë dekorimi etj. dhe aty në çast mund të shkëmbeni. Një shembull suksesi janë panairet e shkëmbimit të librave; ata jo vetëm që nxisin pjesëmarrësit që të sjellin librat e tyre, por edhe të marrin libra nga bibliotekat dhe libraritë, kështu që të gjithë pjesëmarrësit largohen me më shumë se sa erdhën në fillim!

BAMIRËSI DHE DHURIM

Dhuroni gjërat tuaja të vjetra që janë ende në gjendje të mirë. Në çdo qytet ka disa vende dhurimi dhe shoqata që mbledhin sende të cilat kanë ende vlerë. Megjithatë, qëndroni kritikë ndaj qëllimit të shoqatave dhe sigurohuni që produktet tuaja me të vërtetë arrijnë në destinacion dhe nuk shiten në rrugë.


64 #AftësiTëGjelbra


SI TË PËRMIRËSOJMË PUBLIKIMET DHE REKLAMËN Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve të printuara ka qenë dhe ende është metoda më e përdorur për shpërndarjen e informacionit dhe promovim. Edhe pse jetojmë në një epokë dixhitale, organizatat jofitimprurëse ende printojnë mijëra e mijëra botime, fletëpalosje, postera, kartolina, libra, broshura, manuale, afishe etj. Me ngjyra apo jo, në të gjitha format dhe madhësitë, këto printime kanë për qëllim të komunikojnë një mesazh të caktuar. Sapo ky mesazh të jetë komunikuar, këto botime e humbasin qëllimin e tyre. Por çfarë ndodh më pas? Problemi me shumë botime është se ato kanë një jetëgjatësi shumë të shkurtër. Mendoni në këtë mënyrë: Çfarë ndodh me ato fletëpalosje që jepen në rrugë? Çfarë ndodh me gazetat ditore pasi lexohen? Çfarë ndodh me kartolinat festive pasi dërgohen? Me shumë gjasë, ato përfundojnë shumë shpejt në kazanin e mbetjeve. Në rastin më të mirë ato riciklohen, kurse në rastin më të keq ato shkojnë në një landfill. Është e pabesueshme sa letër, bojëra dhe fuqi punëtore konsumohet vetëm për të shpërndarë reklama të shtypura që askush nuk do ti lexojë ndonjëherë! Natyrisht, ka edhe botime që i rezistojnë kohës. Librat janë një shembull i mirë për këtë, megjithëse ato nuk janë formati më i përdorur i publikimit nga organizatat jofitimprurëse. Pse? Eshtë më e shtrenjtë për tu bërë, kërkon më shumë kohë dhe energji dhe arrin audienca më të vogla.

Pra, çfarë do të thotë të bësh një publikim të qëndrueshëm? Ka shumë elementë për t’u mbajtur parasysh dhe nuk ka një përgjigje të vetme për këtë. Secili publikim i shërben një audience të caktuar dhe ka një qëllim të caktuar. Idealisht, një publikim i bërë në mënyrë të qëndrueshme bëhet: →→ duke marrë parasysh specifikat e audiencës së synuar; →→ duke ndikuar sa më pak në mjedis; →→ Me idenë se do të përdoret më shumë se një herë dhe nuk do të hidhen në kosh menjëherë ose do të përfundojnë në një raft librash për vite. Ne do t’ju këshillonim të kini parasysh disa parime udhëzuese dhe kërkoni mundësi alternative përpara se të merrni një vendim.

65 #PunëTëGjelbra


NDALONI PËR NJË ÇAST DHE MENDONI “PSE” DHE “ÇFARË?” Para se të prodhoni një botim, ka disa çështje që mund ti merrni parasysh. Ato mund t’ju ndihmojnë të zgjidhni formatin e publikimit tuaj, të formoni përmbajtjen dhe materialet e tij. Duhet të kujtojmë se ndonëse vetë botimi mund të duket si një ndërmjetës për të dërguar mesazhin tuaj, ai është gjithashtu pjesë e vetë mesazhit dhe kjo mund të luajë rol pro ose kundër jush. Është si puna e paketimeve: Shtresa e jashtme ju ndihmon të krijoni një ide se çfarë ka brenda. E njëjta gjë vlen edhe për botimet, kështu që mendohuni dy herë dhe me mençuri!

1.

PËRSE MË DUHET KY PUBLIKIM?

Filloni me pyetjen: A kemi nevojë për këtë botim? Ka raste kur botimet bëhen “vetëm për shkak se ne duhet të bëjmë diçka”, pa menduar as për mënyrën se si do të përdoret më pas ky publikim. Pra, cili është qëllimi për ta printuar? A është qellimi edukimi i publikut, për të tërhequr donatorët, për të tërhequr anëtarë të rinj, për të promovuar ngjarje apo për të raportuar tek financuesit? A është ky publikim i shtypur mënyra më e mirë për të realizuar qëllimin tonë? Mendoni rreth saj kur të hartoni projekt propozimin tuaj. Shumë organizata planifikojnë botime të shtypura si një mjet për të shpërndarë rezultatet e projektit të tyre; por a është me të vërtetë kjo mënyra më efektive?

2.

CILI ËSHTË MESAZHI JUAJ?

Çfare doni të thoni konkretisht? A është një lajmërim i shkurtër, një histori më e gjatë, apo lajmërim për diçka që po ndodh diku? Për disa publikime të printuara, si p.sh. kartolinat, posterat, broshurat etj., përfshirja e sa më shumë referencave mbi një aktivitet sjell më pak shance që publikimi të përdoret më shumë se një herë nga audienca. Me pak fjalë, nëse dërgoni një kartoline ku ftoni dikë në një konferencë në një datë të caktuar, atëhere kjo kartolinë do të përdoret shumë më pak dhe nga më pak njerëz se sa do të përdorej nëse do të kishte ndonje foto interesante dhe më shumë informacion në lidhje me konferencën.

66 #AftësiTëGjelbra


3.

KUSH ËSHTË AUDIENCA JUAJ?

Kë doni të arrini dhe kush do ta përdorë atë publikim? Përgjigjia për këtë pyetje do t’ju ndihmojë të bëni një publikim lehtësisht i përdorshëm që i shërben qëllimit të tij. Për shembull, të rinjtë mund të pëlqejnë kartolinat dhe afishet, ndërsa njerëzit e moshës së mesme mund të preferojnë broshurat klasike. Para se të botohet një botim, do të ishte e dobishme për të bërë një sondazh të vogël, duke i kërkuar auditorit tuaj ç’lloj printimi mund t’u duket më i dobishëm dhe më pas bëni printimin e duhur. A i pëlqejnë audiencës ato broshura me ngjyrë gri, me historinë e një organizate? A botohen fletëpalosje për një ngjarje të veçantë? Sa shpesh lexohen raportet vjetore të shtypura? Mendoni për formatin, ngjyrat, përmbajtjet që janë më të dobishme dhe të këndshme për syrin tuaj dhe do të merrni një ide se çfarë do të jetë e përshtatshme dhe e dobishme për të tjerët.

4.

A MUND TA BËJMË KËTË GJË NË MËNYRË DIXHITALE NË VEND TË PRINTIMIT?

Shumë materiale të shtypura mund të zëvendësohen me versione dixhitale, por a duhet bërë kjo gjë? Çfarë i shërben më mirë qëllimit tuaj dhe nevojave të publikut të synuar? Nëse vendosni për një version dixhital, si do të siguroheni që njerëzit ta dinë për botimin tuaj dhe ta gjejnë lehtësisht atë në internet? Nëse publikimi është interesant vetëm për një grup të vogël njerëzish, ndoshta është më mirë ta botoni atë në internet (për shembull, një raport vjetor apo rezultatet të veçanta të një projekti). Nëse parashikoni që publikimi juaj të ketë shumë përdorues që do ta përdorin disa herë, duhet të konsideroni printimin e tij. Për çdo rast, nuk është shumë e vështirë për ti bërë të dy versionet dhe secili mund të ketë alternativa zgjedhjeje. Gjithashtu, nëse mendoni të përdorni CD, DVD apo USB si mënyrë shpërndarjeje të informacionit, mendoni për sasinë dhe qëllimin e informacioni,mendoni për burimet e përdorura për të krijuar këto mënyra shpërndarjeje dhe sa herë do të lexohet ky informacion. Pra, një USB mund të jetë një dhuratë e mirë për tu ripërdorur në të ardhmen nga audienca juaj, por një CD apo DVD do të hidhet në kosh sapo të merret informacioni në kompjuter. Megjithatë, ka mënyra më të mira dhe të shpejta që mund të dërgojnë informacion me sasi të madhe në internet dhe duke përdorur të tilla mënyra ju nuk keni nevojë të përdorni një transferues si USB/CD/DVD.

67 #PunëTëGjelbra


5.

A MUND TA BËJMË PUBLIKIMIN TË AKSESUESHËM NGA GRUPET ME AFTËSI NDRYSHE?

A mund të bëjmë një version audio të publikimit tonë? A mund të vendosim titra në videot e përdorura? E vërtetë që mund të ketë kosto shtesë por do të jetë gjithëpërfshirës dhe ju ndihmon të shpërndani informacionin në një audiencë më të madhe. Le ta printojmë! Nëse e dini se çfarë doni të thoni, kush do ta lexojë dhe dini saktësisht sesi ta përcillni mesazhin tuaj, ky është momenti që të mendoni për hapat e ardhshëm. Ja një listë e gjërave që duhet të kihen parasysh, në mënyrë që të zvogëlohet ndikimi në mjedis. Nëse ndiqni këto hapa, mund të bëni një shembull vërtetë të mirë të një publikimi të qëndrueshëm.

6.

PARAQITJA DHE DIZAJNI

Në mënyrë që të bëni një publikim të qëndrueshëm, duhet të mendoni për paraqitjen dhe dizajnin: si do të vendoset informacioni në letër, cilat ngjyra dhe forma do të përdoren, sa hapësirë do të jetë e dedikuar për fotot, etj. Këto aspekte do të përcaktojnë të gjithë rezultatin përfundimtar. Flisni me dizenjuesin tuaj përpara se të bëni një publikim dhe tregojini atij idetë që keni në lidhje me një publikim të qëndrueshëm. Kërkojini atij të bëjë një kërkim të vogël në lidhje me qëndrueshmërinë si koncept dhe më pas punojeni paraqitjen dhe dizajnin së bashku. Disa këshilla për të bërë një dizajn sa më të qëndrueshëm: →→ Mendoni si të përdorni hapësirën. Mos e harxhoni letrën për hapësira boshe kështu që sigurohuni mos të keni faqe me një ose dy fjalë në to. →→ Zgjidhni një format dhe madhësi shkrimi që janë më të përshtatshme; mendoni se si do të përdoret nga audienca e synuar (a është e lehtë për t’u lexuar dhe përdorur, a janë shkronjat të mëdha sa duhet, etj.). →→ Përpiquni të zvogëloni përdorimin e ngjyrës së fortë, kjo do të zvogëlojë sasinë e bojës së përdorur. LETRA Industria e letrës ka një ndikim të madh në mjedis; çdo vit rreth 4 miliardë pemë priten për te prodhuar letër. Nëse është e mundur, përpiquni të përdorni letër të ricikluar, kërkoni letër me çertifikime të njohura ndërkombëtarisht (FSC) dhe mundohuni të përdorni letra të prodhuara brenda vendit tuaj ( jo të importuar).

68 #AftësiTëGjelbra


Letra e ricikluar është një mundësi e mirë për shumë printime të ndryshme. Ju mund të zgjidhni lloje, ngjyra dhe struktura të ndryshme letre, siç përdorin shumë kompani printimi. Jo gjithmonë keni mundësi ti realizoni të gjitha alternativat e mësipërme, por nëse bisedoni me furnitorin tuaj mund të gjeni zgjidhje në përputhje me strategjinë tuaj për mbrojtjen e mjedisit. BOJA Do të çuditeni kur të mësoni sa lloje të ndryshme bojërash për printime ka. Mundohuni të zgjidhni bojëra me bazë bimore ose soje në vend të bojërave me bazë nafte. Përpiquni të shmangni bojëra me përmbajtje zinku apo bakri, pasi ato mund të shkaktojnë probleme shëndetësore. Mund të zvogëloni dhe sasinë e bojës që përdorni nëse vendosni të printoni me 1 ngjyrë ose 2 ngjyra. SASITË Zakonisht sa më shumë fletë të printosh aq më shumë ulet kosto për çdo fletë. Por realisht, a na duhet të printojmë aq shumë? Nëse printoni aq sa ju duhen, do të kurseni shumë para. Nëse printoni më shumë sesa ju nevojitet, sigurohuni që ato çka printoni ti ripërdorni për diçka tjetër. Dhe gjithmonë, do të ishte mirë nëse fletët, të ishin të riciklueshme. ÇËSHTJE TË TJERA Ka disa çështje të tjera që duhet ti keni parasysh nëse doni të printoni në mënyrë të qëndrueshme, në përputhje me parimet e ruajtjes së mjedisit. Shmangni printimet në letra me shkëlqim. Këto lloj letrash janë shumë të vështira për tu ricikluar. Shmangni adezivët e ndryshëm, ngjitësit dhe kapset plastike. Zgjidhni një kompani printimi “të gjelbër” nëse është e mundur dhe sigurohuni që ata bëjnë punë të mirë përpara se ti kontraktoni. Bëhuni krijues me publikimet dhe printimet tuaja. Ka plot ide se si mund të bësh një publikim ekologjik apo duke ricikluar një publikim të vjetër.

Tiranë 2020 Fotogafitë e këtij botimi janë ©https://www.canva.com/

69 #PunëTëGjelbra


Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Albania) është një entitet juridik shqiptar i regjistruar në bazë të Ligjit për organizatat jofitimprurëse (2001). REC Albania punon për të përmbushur misionin e organizatës duke mbështetur OJQ-të, institucionet mjedisore dhe palët e interesuara në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal. Qendra gjithashtu promovon proceset pjesëmarrëse dhe shkëmbimin e informacionit. Misioni i REC Albania është të kontribuojë në transparencën, qëndrueshmërinë dhe integrimin evropian, zbatimin e projekteve që ndërtojnë qëndrueshmëri ndaj ndryshimeve klimatike, promovimin e zgjidhjeve të energjisë së pastër, përkrahjen e lëvizshmërisë së qëndrueshme dhe forcimin e qeverisjes mjedisore në Shqipëri dhe më gjerë. REC Albania promovon bashkëpunimin midis grupeve të ndryshme të interesit, siguron këshillim profesional për vendimmarrësit; shpërndan njohuri mbi politikat dhe mjetet e Edukimit për Zhvillimin e Qëndrueshëm; zhvillon paketa inovative multimediale në formate online dhe të printuara për përdorim në klasë; ndihmon në ndërtimin e kapaciteteve të palëve të interesuara lokale dhe kombëtare; dhe lehtëson pjesëmarrjen e publikut në hartimin e politikave. REC Albania kontribuon drejtpërdrejt në Planin Global të Veprimit të UNESCO-s 2013 për Arsimin për Zhvillim të Qëndrueshëm (ESD) dhe Strategjinë e UNECE për ESD dhe lehtëson arritjen e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara duke ndërtuar kapacitete në lidhje me Agjendën e Kombeve të bashkuara 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të përdoret për qëllime përfitimi Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Albania)


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.