Shtator, 2014
Të zbulojmë Shqipërinë
Jemi në Shtator! Muaji i vjeshtës së artë! Natyra merr ngjyrat e një pikture të kuqërremtë ! Rrugët mbulohen nga gjethet. Plazhet qetësohen nga zhurmat e pushuesve të vrullshëm dhe bëhen "pronë" e atyre që kanë qenë të duruar për të pushuar atëhere kur shumica i kthehen punës dhe shkollës. Në vjeshtë Shqipëria ofron shumë për turistët vendas dhe të huaj, por ne do të veçonim:
1
Shtator, 2014 1. Pogradecin , qytetin që ka frymëzuar piktorë e poetë, me liqenin e tij të bukur, fshatrat e mrekullueshëm qark tij, njerëzit bujarë e nikoqirë, pastërtinë dhe lulet; 2. Një udhëtim nga Tirana në Pogradec; 3. Shijen e veçantë që asnjë nuk e harron lehtë të tavës së koranit me arra; 4. Vendet e rralla, të panjohura ende prej shumicës prej nesh të Gramshit; 5. Ekspozitën e artistit Simon Shiroka.
Pogradeci, më i bukuri i vjeshtës! Ky qytet "palcërisht shqiptar" – siç thotë Lasgushi i madh, - "i futur në gjirin e maleve si truri në kafkën e njeriut", buzë liqenit të Ohrit është vendi ku çdokush mund të shijojë natyrën, ta prekë dhe të bëhet pjesë e saj. Fëshfërimat e gjetheve, cicërimat e zogjve, gjelbërimi, varkat, mjellmat, shelgjet lotuese e bëjnë këtë vend poetik nga më të preferuarit në Shqipëri. E reja dhe e vjetra, modernia dhe tradicionalja në këtë qytet bashkëjetojnë në harmoni pa cënuar njëra-tjetrën.
Pogradeci është një nga pikat turistike më të rëndësishme të Shqipërisë. Ka një dritë të magjishme në të katër stinët e vitit ky qytet por ne kemi zgjedhur vjeshtën për t’ju thënë se duhet të shkoni ta vizitoni patjetër! Pogradeci shtrihet në juglindje të Shqipërisë, në anë të bregut jugperëndimor të liqenit të Ohrit. Kufizohet në veri me rrethin e Librazhdit, në lindje me Maqedoninë, në jug me rrethin e Korçës dhe në perëndim me rrethin e Gramshit. Përshkohet nga male të larta që janë vazhdim i maleve të Mokrës dhe formojnë rreth tij një kurorë mahnitëse. Në të dyja skajet bregliqenore të qytetit pozicionohen dy pika shumë të frekuentuara: hunda shkëmbore e Linit dhe fshati i peshkatarëve me të njëjtin emër, ndërsa në lindje, 5 km larg ndodhet pika turistike Drilon dhe fshati Tushemisht, ku gjenden dhe burimet e shumta të kristalta që dalin nga rrëzët e kodrave.
2
Shtator, 2014 Një qytet plot histori Zona e Pogradecit rezulton të jetë banuar që në Neolitin e Vonë (6000-2000 vjet para Krishtit). Zbulimet në Lin dhe në lumin e Lekës e bëjnë më të besueshme këtë teori. Në antikitet, krahina e Pogradecit ka qenë e banuar nga fiset ilire, Enkelejtët dhe Desaretët. Sipas të gjitha gjasave, këto fise arritën të organizojnë një shtet të fuqishëm, duke ndërtuar edhe një sistem të tërë fortifikimesh antike ku bënin pjesë kështjellat e Enkelanës, Baosës, Seljanës dhe Pelionit. Zbulime arkeologjike janë bërë dekadat e fundit në vendbanime të ndryshme si në Bllacë, Tushemisht, Selcë e Poshtme, Lin dhe në kalanë e Pogradecit. Vetëm 40 kilometra larg Pogradecit, në zonën malore të Mokrës, në Selcën e Poshtme ndodhen 5 varre monumentale 2400-vjeçare, të ndërtuara nga fundi i shekullit V para Krishtit. Varret janë më të veçantat në Evropë, për nga aplikimi i tyre mbi shkëmb. Bazilikat kristiane në fshatin Lin dhe mozaiku i ndodhur po aty, datojnë që nga shekullujt e VI dhe VII të erës tonë. Ato janë vepra të kulturës bizantine.
Nga gjetjet arkeologjike dëshmohet se banorët e kësaj zone janë marrë me bujqësi, peshkim dhe zeje të ndryshme. Ata kanë pasur marrëdhënie tregtare me qendrat fqinje.Në kohën e sundimit të perandorit sllav, Stefan Dushan, qyteti u rigjallërua duke marrë një pozitë shumë të favorshme ekonomike si një pikë lidhëse për të gjithë krahinën. Shumë studiues mendojnë se pikërisht në këtë kohë, qyteti njihej me emrin që më pas e mori malësia e tij, Mokra. Në kohën e pushtimit Osman qyteti u zhvillua shumë, falë tregtimit të produkteve të shumta bujqësore dhe blegtorale. Në 1878 Pogradeci kishte 2.000 banorë të cilët merreshin me bujqësi, vreshtari dhe artizanat. Zejet më të përhapura kanë qenë marangozë, rrobaqepës, leshpunues, bakërxhinj. Në këtë periudhë qyteti formoi fizionominë e tij si qendër tregtare dhe zejtare me tiparet thelbësore të një qyteti të ngjashëm me ato të zonës përreth si Korça, Ohri, Kosturi, Manastiri etj.. Në kohën e mbretërisë së Ahmet Zogut (vitet 30-ë të shekullit të kaluar) Pogradeci ishte Bashki më vete.
3
Shtator, 2014 Plazhet Më i njohuri, është ai që shtrihet përgjatë shëtitores së qytetit. Është i bukur me rërë e zhavorr të imët. Ditëve të nxehta, diellit “mund t’i shpëtoni” nën hijen e parkut aty pranë. Plazhe të tjera janë edhe ai i Pojskës dhe i Tushemishtit.
Përgjatë gjithë bregut, që nga Lini e deri në qytet, keni mundësi të pushoni në hotelet e vogla aty pranë. Mes Volorekës dhe Tushemishtit, do të gjeni të tjera plazhe që dallohen për qetësinë dhe bukurinë e tyre.
Kishat
Xhamitë Nëse shkoni në Pogradec, do të jetë e pashmangshme vizita juaj në xhamitë e qytetit. Qyteti ka dy xhami, njëra ndodhet në qendër dhe tjetra në lagjen e quajtur Goricë.
Pogradeci ka kishën e vjetër ortodokse, që quhet Kisha e Shën Mërisë dhe kishën e re, të ndërtuar me një stil të veçantë. Mund t’i vizitoni në çdo kohë, por atmosferën e vërtetë të një kishe ortodokse mund ta shijoni të dielat e meshave, gjatë martesave apo pagëzimeve.
4
Shtator, 2014 Varret monumentale të Selcës Janë unike nga pikëpamja arkitektonike dhe mënyra e ndërtimit. Datojnë 400 vjet para Krishtit dhe ndodhen 40 km larg qytetit të Pogradecit. Varre të ngjashme me to janë zbuluar vetëm diku në Liban. Janë të vendosura në një kodër të lartë mbi fshatin Selcë e Poshtme.
Ato paraqesin skena të bëmave të mbretërve ilirë në luftë me maqedonasit e lashtë. Në njërin prej tyre thuhet se është varrosur Kliti, Mbreti Ilir i Pelionit.
Mozaikët e Linit Ndodhen në gadishullin e Linit dhe datojnë në shekullin VI pas Krishtit. Gjenden vetëm 22 km larg qytetit të Pogradecit. Mozaiku bizantin i shekullit VI-VII është mozaiku më i madh në Ballkan, me sipërfaqe 220 metra katrorë. Vizitoni dhe kishën e vjetër aty afër, nga e cila ju
shpaloset një pamje të jashtëzakonshme e liqenit. Veç mureve rrethuese të kishës dhe mozaikut do të shihni edhe një sterre antike , rreth 3 metra të thellë. Ajo është përdorur për të mbledhur ujë si në periudhën romake ashtu edhe në atë bizantine.
5
Shtator, 2014 Kalaja e Pogradecit Në kodër, sipër qytetit ndodhet kalaja e Pogradecit. Nga kalaja e dikurshme nuk ka mbetur shumë, por aty është një vend i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që duan ta shohin nga lart sipërfaqen e liqenit. Ndodhet 789 m mbi nivelin e detit. Ajo ka filluar të banohet që nga shekulli V para Krishtit. Këtë peruidhë, kjo qendër banimi ilire u pajis me mure mbrojtëse. Dikur ka qenë e vogël, me banesa të larta të tipit kasolle dhe ka shërbyer si kështjellë e zonës përreth. Kalaja e Pogradecit konsiderohej nga studiuesit si kala iliro-shqiptare,
meqë jeta në të ka zgjatur deri në formimin e kombësisë shqiptare. Kalaja e Pogradecit vazhdoi të banohej edhe gjatë pushtimit romak, por pa e fortifikuar dhe pa atë intensitet që kishte përjetuar më parë. Nga fundi i shekullit V para Krishtit u ngritën sërish mure mbrojtëse dhe kështjella i shërbeu sërish popullsisë vendase, për t’u mbrojtur nga dyndjet e barbarëve. Si një kështjellë me pozicion të mirë strategjik, ajo u bë sërish qendër e rëndësishme banimi duke mbetur e tillë deri në pushtimet sllave të shekullit IX.
Aty ku duhet të shkoni patjetër
6
Shtator, 2014 Driloni Emri i vjetër i të cilit është Volorekë, ndodhet rreth 4 km nga qyteti i Pogradecit, në skajin jugor të tij ku derdhet në liqen një lumë i vogël. Burimet e pastra dhe peizazhi do t’ju mahnisin.Rreth e rrotull ka shelgje vajtuese dhe pemë gjetherënëse.
Mjellmat ja shtojnë akoma më shumë bukurinë. Nëse jeni adhurues të natyrës, në Drilon mund të shkoni në këmbë, duke u nisur nga parku i qytetit e duke ndjekur rrugën përgjatë bregut të liqenit.
Tushemishti Nga Driloni në Tushemisht shkohet fare mirë në këmbë. Tushemishti është i njohur në krejt zonën, për numrin e madh të burimeve që vërshojnë
shtëpive të fshatit, duke ardhur nga kodrat e liqenit. Fshati nuk ka shumë shtëpi, por kisha e vjetër e shekullit XIX frekuentohet shumë nga banorët e zonës.
Lini Lini i sotëm është një fshat piktoresk buzë liqenit të Ohrit. Ka një përbërje thuajse të barabartë banorësh, myslimanë dhe të krishterë. Kisha dhe xhamia, fare pranë njëra-tjetrës janë treguesit më të mirë të harmonisë fetare. Shtëpitë janë të vendosura thuajse të gjitha buzë liqenit. Lini është i njohur jo vetëm për bukurinë por edhe për historinë e tij. Këtu mund të bëni banjo dielli në një plazh të virgjër rëre, ku shkohet pasi keni kaluar disa kopshtije të këndshme.
7
Shtator, 2014 Potkozhani Është një fshat shumë interesant në rajonin e Pogradecit. Shtëpitë janë shumë të bukura, të bëra prej guri dhe të mbuluar me plloça. Rrugët mes tyre janë të ngushta dhe të mbuluara me
kalldrëm. Në mes të fshatit ndodhet kisha e Shën Premtes, me varrezat e vjetra që kanë kryqe guri të gdhendura me mjaft mjeshtëri.
Ura e Golikut Kur kthehesh në të majtë të rrugës Qafa e Thanës - Tiranë dhe ndjek udhën e fshatit, ju mund të shijoni luginën piktoreske të Lumit Shkumbin.
Në afërsi të fshatit Golik do të gjeni një urë të lashtë që daton në shekullin XVII, e njohur si ura e Golikut, e cila ka tre harqe karakteristike
Pranë saj kalon rruga Egnatia, një nga arteriet më të njohura të Perandorisë Romake, e cila përfundonte më pas afër Selanikut, duke vazhduar në një segment tjetër drejt Kostandinopojës.
Rruga e vjetër dallohet prej gurëve më të mëdhenj që i gjejmë ende në grykën e Llëngës, pranë luginës së lumit Shkumbin.
8
Shtator, 2014
Liqeni i Ohrit Liqeni i Ohrit, bashkë me rajonin përreth, shkëlqen si një ekosistem unikal. Për vlerat historike, florën dhe faunën unike. Romakët e kohës së Jul Çezarit e pagëzuan me emrin Lyhnidas (liqeni i dritës). E veçanta e këtij ekosistemi i detyrohet moshës shumë të vjetër të liqenit prej 2-4 milionë vjetësh. Ai konsiderohet si njëri prej katër liqeneve më të vjetra në botë. Liqeni ka një sipërfaqe prej 358 kilometra katrorë, nga e cila një e treta i takon Shqipërisë. Forma e tij është vezake, me brigje të rregullta dhe me gadishullin e bukur dhe piktoresk të Linit. Bregu shqiptar i liqenit zgjatet nga fshati i Tushemishtit deri në atë të Linit, me një vijë bregliqenore prej 88 kilometrash. Liqeni ka thellësi mesatare 145 metra dhe maksimale 289 metra. Derdhjet vijnë kryesisht nga Liqeni i Prespës. Ai ka jo vetëm rëndësi mjedisore, por edhe ekonomike.
9
Shtator, 2014
Ekonomia dhe Turizmi Pogradeci është një rreth me mundësi të mëdha të zhvillimit të ekonomisë dhe turizmit. Qyteti tërheq në numër të madh vizitorësh, sidomos gjatë verës. Turizmi ka nisur qysh herët në Pogradec. Në vitet 20-30 të shekullit të kaluar, klasa e kamur nga qytetet më të afërta, kryesisht nga Korça dhe Elbasani ndërtoi shtëpitë e para të verimit. Që atëherë nisi të formohej në Pogradec dhe rrethina, kultura e të priturit të miqve të verës..
Në rrethin e Pogradecit gjendet pellgu ujëmbledhës i liqenit të Ohrit, që shtrihet nga Mali i Thatë deri në Lin, duke përfshirë edhe luginën e Çërravës Kjo zonë shquhet për peizazhet karakteristike bujqësore, ato me bimësi pyjore dhe veçanërisht për sipërfaqet ujore të rrethuara nga kurora e maleve, gjithnjë tërheqëse për turistët.
10
Shtator, 2014 Transporti Pogradeci është një nyje e rëndësishme transporti. Këtu kalon rruga automobilistike Elbasan– Korçë, e cila lidh rajonet juglindore të
vendit me Shqipërinë e Mesme dhe Maqedoninë e Greqinë. Rrethi i Pogradecit lidhet edhe me rrjetin hekurudhor.
Industria dhe Bujqësia
Në qytet është e zhvilluar industria ushqimore, e cila përfaqësohet nga fabrikat e miellit, qumështit, verës, pijeve alkolike e freskuese, konservimit të frutave e perimeve. Industria ushqimore favorizohet nga një bujqësi ku vendin kryesor e zënë perimet dhe frutat, bimët foragjere dhe
drithërat e bukës. Zhvillim të mirë ka vreshtaria, kurse rritja e gështenjës po merr përparësi. Në blegtori zhvillim ka rritja e lopëve dhe e të imtave. Pogradeci shquhet për cilësinë e mjaltit. Po kështu është e zhvilluar edhe industria në shërbim të turizmit.
11
Shtator, 2014 Burime Natyrore Pogradeci është i pasur me pyje dhe kullota të cilat zënë mbi 27.000 hektarë. Ndër llojet kryesore përmendim ahun, dushkun, bredhin e pishën. Pylli i gështenjave është kurora e qytetit dhe liqenit të Pogradecit, zë një sipërfaqe prej 1050 hektarë dhe është në ripërtëritje. Një burim i madh natyror e turistik është liqeni. Ai shquhet për peshkun koran dhe belushkë, por edhe për ngjalën e skobuzin. Rreth 60% e organizmave të gjallë janë unikë në botë. Ndër llojet e zogjve ujorë përmenden pelikani, mjelma, kormorani, guzat, rosat e egra që ushqehen me peshk, organizma bimorë etj...
Traditat dhe zakonet
Në zonën e Pogradecit veshjet popullore janë shumë të larmishme. Tipike është veshja e grave të Mokrës së Sipërme me gurë të bardhë me qëndisma në gjoks, çorape leshi të gjata dhe me ngjyra. Mokra e poshtme dhe Lini tipike kanë jelekun e bardhë me pala, çorape me ngjyra e motive gjeometrike. Në Nice e Llëngë mbahet guna e zezë, përparësja dhe shamia e zezë.
Veshjet popullore më të spikatura janë fustanella e malit të Thatë, veshja e krahinës së Gorës, veshja e Mokrës, duke veçuar Rodokalin. Vallet janë të ndara. Ato luhen veç për burrat e veç për gratë. Përgjithësisht vallet në zonën e Pogradecit shoqërohen me këngë. Karakteristike janë vallet dyshe.
12
Shtator, 2014 Moti dhe veshja Qyteti dallohet për klimën mesdhetare paramalore dhe malore. Renditet ndër qytetet më të thata të Shqipërisë për sa i përket reshjeve. Sa për borën, nis të mbulojë shpejt qytetin dhe rrethinat e tij.
Aty nga fundi i shtatorit dhe fillimi i tetorit, temperatura mesatare vjetore shkon nga 8-11 gradë celsius.
Një udhëtim nga Tirana -Pogradec Mund të vini në Pogradec nëpërmjet ajrit nga aeroporti i Rinasit , rreth 30 km larg Tiranës, dhe më pas duhet të ndiqni rrugën automobilistike në drejtim të Lindjes, duke kaluar nga Elbasani. Pogradeci ka linja të rregullta autobusi dhe minibusi me kryeqytetin. Oraret e këtyre linjave nuk janë të përcaktuara por i gjen në çdo orë të
ditës, nga mëngjesi herët deri pasdite vonë. Vendi i nisjes nga Pogradeci është Agjencia ose siç e quajnë pogradecarët vetë, “Axhensia”. Pogradeci është stacioni i fundit i linjës hekurudhore që niset nga Tirana, duke e kaluar qytetin e Durrësit, Elbasanit, Librazhdit deri te Guri i Kuq.
13
Shtator, 2014 Shijen e veçantë që asnjë nuk e harron lehtë të tavës së koranit me arra Pogradeci njihet për gatimin e tij të veçantë. Vetëm me koranin, peshkun e rrallë të liqenit mund të bëhen mbi 10 gatime të ndryshme: me qepë, tavë peshkatari, i zgarës, fileto korani, sallatë korani, koran i pjekur në hell, koran në tavë me arra. Gatime të tjera janë belushkët e skuqur me arra, qofte të rreme me hudhra dhe kos. Të gjitha lokalet kanë kuzhinë evropiane, orientale
dhe të traditës. Karakteristikë e pijeve është vera e butit, e bardhë dhe e kuqe e prodhuar në mënyrë artizanale nga vendasit, që mund ta shijosh në të gjitha familjet dhe lokalet e zonës. Por, në lokale mund të gjeni dhe provoni edhe rakinë e rrushit, kumbullës, manit dhe pijeve të prodhuara në kantinat me traditë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Greqia.
Korani me arra Koran të gatuar në disa forma mund të gjeni në të gjitha lokalet e Pogradecit. Korani pastrohet, pritet në racione lyhet me miell dhe vendoset në tavë. Spërkatet me lyrë dhe piqet në furrë.
Pastaj i hidhet pak ujë i nxehtë, lihet të marrë 2-3 valë, hidhen arra të shtypura në havan dhe lihet për pak minuta në furrë. Sipas dëshirës mund t’i hidhen hudhra të shtypura.
14
Shtator, 2014 Për 4-5 persona duhen Peshk nga 1 racion, miell 2 lugë gjelle, vaj 2-3 lugë gjelle, arra të shtypura 2-3 lugë gjelle, pak kripë.
Ponç si i Lasgushit Lasgush Poradeci, poeti më i famshëm i qytetit e kishte zakon një shëtitje të gjatë mëngjesore në anë të liqenit. Pas kësaj, ulej në hotelin më të madh të qytetit dhe porosiste diçka të veçantë. Pastaj ulej e shkruante në blloqet e tij poezitë që e bënë të famshëm. Porosia ishte: dy gota raki e fortë rrushi perlë, të përzier me ujë të ngrohtë dhe pak sheqer. Që nga koha e poetit kjo pije e veçantë u quajt nga kamerierët e vjetër “Ponçi Lasgush”. I shoqëruar me një kafe të fortë turke ponçi bën mirë si në mëngjeset e freskëta anës liqenit gjatë verës , ashtu edhe në ditët e ftohta me dëborë.
Gramshi vendi i rrallë e i panjohur Ky qyteti i vogël, me njerëz të dashur, të qetë, bujarë, mikpritës dhe me kulturë, duket si ajo mjellma e vetmuar, e strukur nga mosvëmendja dhe inferioriteti i kohës. Edhe pse në hartën turistike të Shqipërisë nuk ka shumë informacion për Gramshin si destinacion turistik, ky qytet jo më larg se tri orë udhëtimi nga Tirana, të ofron shumë më tepër për të soditur e zbuluar nga ajo që mjaft
prej nesh kishin dëgjuar e lexuar për të më parë. Gramshi i vogël është vërtet mbresëlënës. Kështu do të thoni pasi ta keni vizituar. Edhe pse ka një ujëvarë mahnitëse nuk është i përmendur sa Thethi, dhe pse ka shumë liqene, nuk e njohim sa Lura. Kanionet e tij janë madhështore, por nuk njihen sa ato të Osumit, e ka ura po aq të vjetra sa ajo e Mesit dhe Tabakëve.
15
Shtator, 2014 Thesaret e paçmuara të Gramshit Liqeni i Zi, krijuar nga akullnajat ndodhet 4 km larg fshatit Lenie dhe 1634 m mbi nivelin e detit. Ka një sipërfaqe rreth 3 ha, është 1000-1200 m i gjatë dhe 2000-3000 m i gjerë. Rrethohet me një kurorë të gjelbër prej ahu dhe rrobulli. Liqeni ka ngjyrë blu të thellë dhe për shkak të mineraleve të shumta që gjenden në fundin e tij, ka veti kurative. Vendndodhja përbri Malit të Komjanit, ja zbukuron edhe më tej pamjen. Nëse të ndodh ta vizitosh në gusht këtë liqen për të cilin mund të kishe dëgjuar shumë pak, do të habitesh që nuk je i vetëm. Përkundrazi, zona është e populluar.
Liqeni i Dushkut Një bukuri e rrallë, kolorit pafund dhe mbi të gjitha një vend i paimagjinueshëm. Një liqen mbuluar me gjethet e zambakëve, aq sa hera-herës, të duket sikur je në përrallë. Shumica e sipërfaqes së tij është e mbushur me kallamishte duke krijuar
kështu një shumëllojshmëri ngjyrash ku kombinohet natyrshëm e arta, e gjelbërta, jeshilja e errët, bluja dhe kadifeja e Malit të Komjanit. Liqeni ndodhet 1105 m mbi nivelin e detit, është 22 ha dhe përbën një ekosistem mjaft të pasur.
16
Shtator, 2014 Ujvara e Sotirës Ndodhet në verilindje të Tomorrit dhe është një thesar ku mund të shijosh dy bukuri në të njëjtin vend: Ujëvarën dhe kataraktin e Sotirës, krah për krah por aspak kopje të njëra-tjetrës. Ujërat e ujëvarës vijnë nga dy të çara kryesore të malit Tomorr dhe secila nga këto bukuri ka personalitetin dhe veçoritë e veta. Lartësia e rënies së ujit varion nga 5-20 m, kurse peizazhi i shpatit nga ku del uji është me disa shkallëzime në disnivel 150 m.
Kjo ujëvarë është një bukuri e pakrahasueshme që këshillohet të vizitohet në periudhën e pranverës dhe fillimverës, sepse ushqehet me burime ujore nëntokësore, të cilat kur bien nën një nivel të caktuar sjellin edhe tharjen e saj. Përbri ujëvarës është një hapësirë e blertë që rrethohet nga pyll dushku dhe bimësi e pasur, e cila të krijon idenë e një ballkoni të përkryer natyror nga ku mund të kundrohet më së miri e gjithë pamja spektakolare.
Grabova Ndërsa i vijmë vërdallë Shkëmbit të Kopaçit arrijmë në Grabovën e Sipërme ku ajri i pastër, kurora e gjelbër, kullotat, livadhet dhe burimet janë të pafundme. Por në Grabovën e Sipërme, përveç pamjeve mbresëlënëse të Malit të Valamarës dhe maleve përreth, ke mundësi të njohësh vlerat e saj historike e kulturore. Lulëzimi i Grabovës i takon periudhës së Mesjetës së Vonë. Në kulmin e zhvillimit të saj kishte 12000 banorë. Dëshmi të gjalla janë sot, prania e tri urave me gurë, njëra prej të cilave e periudhës antike. Në vazhdimësi, në Malin Valamarës, gjenden tre liqene me përmasa të ndryshme, në lartësi 2200 m mbi nivelin e detit që ofrojnë një pamje tepër relaksuese dhe bukuri mahnitëse.
17
Shtator, 2014 Kalaja e Irmajit Fragmentet e mureve të mbetura me gurë masivë janë dëshmitarë të një historie të lashtë të qytetit ilir të Kodrionit. Qyteti është i pozicionuar në Malin e Tunjës, 979.4 m i lartë. Ofron një pamje spektakolare të të gjithë horizontit.
Kanioni i Holtës Është formuar nga karsti dhe erozioni i përroit të Holtës. Ka gjatësi 3 km, është i gjerë 10 m dhe gjendet midis fshatrave Bardhaj dhe Kabash. Teksa futesh në brendësi të kanionit e ndjen menjëherë që pak mund të kenë shkelur aty para teje. Me një thellësi mbresëlënëse, ai ka në shpatet anësore të tij guva të shumta që ende nuk janë eksploruar. Stalaktitet dhe stalagmitet kanë krijuar një vend të rrallë për t’u vizituar. Brenda kanionit gjendet një ekosistem më vete me mikroklimën e tij. Ndërsa nga njëra anë, së bashku me rrymat e ujërave të ftohtë që zbresin nga malet e Poroçanit, të përshkojnë edhe erërat e ftohta, fare pak metra më tutje, në rrëzë të shkëmbit, burojnë ujërat termale të ngrohta me ngjyrën dhe erën e tyre karakteristike. Përveç kanionit, janë për t’u eksploruar dhe shpellat e shumta në të dyja anët (Tervolit dhe Kabashit) si dhe rrënojat e kalave të tyre.
Kanioni i Sinecit Është i gjatë 2 km, i thellë rreth 200 m dhe 20-30 m i gjerë. Në të ndodhen guva dhe shpella ende të paeksploruara. Tek shikon format e ndryshme që ka gdhendur natyra mbi shkëmbinjtë, pamja që të rrethon është sa mahnitëse edhe rrëqethëse. Vaskat e shumta me ujë të kristaltë dhe të ftohtë të rrethuara nga shkëmbinj të vijëzuar në ngjyrë të bardhë, të krijojnë idenë sikur janë veshur me gurë dekorativë të kohëve moderne. Bardhësia e veshjes së shkëmbinjve është një vepër arti më vete.
18
Shtator, 2014 Në ekspozitën e artistit Simon SHiroka Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor dhe artistik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës në Prishtinë përuron ekspozitën retrospektivë të
artistit, e cila do të hapet ditën e premte, më 19 shtator 2014, ora 19.00. Ekspozita “Simon Shiroka - Retrospektivë” kurohet nga z. Erzen Shkololli, Drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës. Veprat e ekspozuara janë pjesë e koleksionit privat të familjes Shiroka.
Artisti Simon Shiroka (1927-1994), i lindur në Prizren, është mjeshtër i madh i artit të realizuar në teknikën e filigramit. Akademiku Eqrem Basha shkruan se nga tradita popullore, Shiroka nuk mori vetëm mjeshtërinë e përpunimit të argjendit dhe materialeve të tjera fisnike, por edhe figuracionin, ornamentikën popullore, etnografinë, por edhe psikologjinë dhe besimin e njeriut tonë. Nuk është vetëm folklori, mistika dhe ornamentika e shpirtit të kësaj treve dhe këtij populli ajo që e dallon krijimtarinë e tij artistike, por edhe një shpirt i veçantë i artistit, që me dashuri dhe fanatizëm të pazakonshëm digjej dhe jetonte për të.Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 5 tetor 2014.
19
Shtator, 2014
20
September, 2014
Discover Albania
It’s already September The month of golden autumn.Nature offers the colors of a redish painting! The leaves covers the streets. The coast calms down from the chaotic tourism and gently offers it self to those who have waited out the summer month to enjoy by themselves only its solitry beauty. In Autumn Albania pleanty to local and foreign tourists, but we would set apart:
1
September, 2014 1. Pogradec, the city that has inspired painters and poets, with his beautiful lake, authentic villages that sorrount it, generous and hostige people, its cleanes and its flowers; 2. A trip from Tirana to Pogradec; 3. The exquisite taste not easily forgotten of koran fish with nuts; 4. Rareand unknown places from most of us in the city of Gramsh; 5. The exposition of artist Simon Shiroka.
Pogradec, the most beautiful of autumn! Pogradec, the most beautiful of autumn! This city, “Albanian to the marrow” – as the great Lasgush describes it – “immersed in the bosom of the mountains like brains in a human skull”, on the bank of Ohrid Lake, is the place where everyone can enjoy nature, touch it and be part of it. The whisper of leaves, the tweets of birds, the green landscape, the boats, the swans and the willows make this poetic city one of the most preferred in Albania. New and old, modern and traditional coexist in harmony in the city without taking away from one another.
Pogradec is one of the most important tourism points in Albania. This city has a surreal light during all four seasons of the year: but we have chosen autumn to tell you about and why you should definitely go to visit. Pogradec lies in southeast Albania, on the south-western bank of Ohrid Lake. In the North it borders with the region of Librazhd, in the East with Macedonia, in the South with the region of Korca and in the West with the region of Gramsh. It is outlined by high mountains, extensions of Mokra Mountains, forming a stunning crown. On both waterside borders of the city, there are two very much visited attractions: the rocky extension of Lin and the village of the fishermen which bears the same name, while in the east of the city, 5 km away, is Drilon tourism point and Tushemisht village where innumerable crystal clean water springs flow from the bases of the hills.
2
September, 2014 A city full of history The Area of Pogradec has been inhabited from the Late Neolithic period (6000-2000 years before Christ). Discoveries in Lin and Leska River give more credibility to this theory. In antiquity, the region of Pogradec was inhabited by Enchelei and Dassareti Illyrian tribes. Most likely, these tribes were able to organise a powerful state by building an entire system of antique fortifications, including the castles of Enkelana, Bausa, Seljana and Pelion. Archaeological excavations have been commissioned in recent decades in different settlements such as in BllacĂŤ, Tushemisht, Selca e Poshtme, Lin and in the Castle of Pogradec. Only 40 kilometres from Pogradec, in the mountainous area of Mokra, in Selca e Poshtme, there are 5 monumental 2400-years-old tombs, built at the end of the V century B.C. These tombs are among the most special tombs in Europe, as they are carved into the rocks. The Christian Basilicas in Lin village and the mosaic in the very same place as the basilicas date back to VI and VII century A.D. Archaeological excavations show
that the inhabitants of this area were engaged in agriculture, fishing and different crafts. They had trade relations with the neighbouring centres. During the reign of the Slav Emperor, Stefan Dushan, the city was invigorated and acquired a very favourable economic position, serving as a point of connection for the entire region. Many researchers think that is was at this time that the city was known by the name of Mokra which was later adopted also by its mountainous region. During the Ottoman invasion, the city developed rapidly as it traded many of its agricultural and livestock products. In 1878, Pogradec had 2.000 inhabitants who were engaged in agriculture, crafts and viticulture. The most widespread crafts were carpenters, tailors, wool-weavers and coppersmiths. At this period of time the city acquired it physiognomy as a trade and artisan centre with all the essential features of a city, similar to the surrounding region, such as Korca, Ohrid, Kostur, Manastir, etc. During the reign of Ahmet Zog (1930s) Pogradec was a Municipality.
3
September, 2014 The beaches The entire lake shore, from Lin (20 km) to Tushemisht (5 km), is a big beach. The most famous is the beach lying along the city’s promenade. It is beautiful with fine sand and gravel. The shade of the nearby park provides “an
escape” from the sun during hot days. Another beach is Pjoska beach. Along the entire beach, from Lin to the city you can rest in the small hotels nearby. Between Volorekë and Tushemisht you will find beaches that stand out for their beauty and quietness .
Churches
The Mosques If you go to Pogradec, your visit to the city’s mosques will be hard to avoid. The city has two mosques, one is in the centre and the other one is in the Gorica neighbourhood.
Pogradec has the old Orthodox Church, called the church of Saint Mary and the new church, built with a special style. You can visit them any time, but you can enjoy the true atmosphere of an Orthodox Church during Sundays’ mass, weddings or baptisms.
4
September, 2014 The monumental tombs of Selca They are unique from the architectonic point of view and the way they were built. They date back 400 years before Christ and are 40 km away from the city of Pogradec. Tombs similar to them were discovered only somewhere in Lebanon. They are situated on a high hill, above Selca e Poshtme Village.
They feature scenes of deeds of the Illyrian kings at war with the ancient Macedonians. Legend has said that in one of the buried ones is Kliti, the Illirian king of Pelion.
The Mosaics of Lin They are in the Lin peninsula and date back to the VI century before Christ. They are 22 km away from the city of Pogradec. Lin, the Byzantine mosaic from the VI-VII centuries, is the biggest in the Balkans, covering a surface area of 220 square metres. A visit to the nearby church will
unveil before your eyes an exceptional view of all the directions above the lake. Besides the surrounding walls of the church and the mosaic, you will notice an antique cistern, about 3 metres deep. The cistern was used to collect water both in the Roman and Byzantine periods.
5
September, 2014 The Castle of Pogradec On the hill, above the city is the castle of Pogradec. Not too much has remained of the former castle, but the place is exceptional for all of them who want to see the lake surface from above. It is 789 m over the sea level. It was first inhabited in the V century Before Christ. At this time, the castle was fortified with protective walls. Once it was small with barn-style high buildings and it was used as a citadel for the surrounding region. The castle of Pogradec was considered by the researchers as an Illyrian-Albanian castle,
because life here continued until the formation of the Albanian nationality. The castle of Pogradec continued to be inhabited even during the Roman invasion, although not fortified and not with the same intensity it previously had. At the end of V century B.C. the castle was fortified again with walls and it served to the local population to protect from the barbarian invasions. Because of its good strategic position, it became once again an important habitation centre and remained so until the Slavic invasions in the IX century.
Where you should definitely go
6
September, 2014 Drilon Its old name is Voloreke, and is 4 km from the city of Pogradec, on its southern end where a small river flows into the lake. The crystal clean streams and the landscape are amazing. All around there
are willows and deciduous trees. Swans add more to its beauty. If you admire nature, you can go to Drilon on foot, following the street from the city park along the lake shore.
Tushemisht Tushemisht from Drilon is well within walking distance. Tushemisht is known in the entire area for the great number of streams flowing under the village houses from the lake hills.
The village does not have a lot of houses, but the old XIX century church is very much visited by the inhabitants of the area.
Lin Today, Lin is a picturesque village on the shores of Ohrid Lake. The percentage of the Muslim and Christian inhabitants are almost equal. The church and the mosque, almost very close to another are the best indicators of religious harmony. The houses are almost all on the lake shores. Lin is not only known for its beauty, but also for its interesting history. Here you can sunbathe on a virgin sandy beach which you can reach after going through some pleasant gardens.
7
September, 2014 Potkozhan It is a very interesting village in the region of Pogradec. The houses are very beautiful made of stone and covered with flagstones. The streets in between the houses are narrow and covered with
cobblestones. In the middle of the village there is the Church of Saint Friday with old graves that carry stone crosses carved with great skill. .
The Bridge of Goliku If you turn left on Qafa e Thanes – Tirana road and continue on the village road, you would be able to enjoy the picturesque valley of Shkumbin
River. Near Golik village you will see an ancient bridge dating back from the XVIII century, known as Goliku Bridge with three characteristic arches.
Near goes the Egnatia Road, one of the most renowned arteries of the Ottoman Empires. This road ended near Thessaloniki and continued to another segment towards Constantinople. The old
road can be identified from the big stones which we still find in the LlĂŤnga gorge, near the Valley of Shkumbin River.
8
September, 2014
Lake Ohrid Lake Ohrid, along with the surrounding region, shines like a unique ecosystem. Because of its historic values, and its unique flora and fauna, the Romans from the time of Julius Caesar named it Lyhnidas (the lake of light). What makes this lake special is its old age, 2-4 million years old. It is considered to be one of the four oldest lakes in the world. The lake is 358 square kilometres and one third of its entire surface falls in Albania. It has an oval shape with regular shores and the beautiful and picturesque Lin peninsula. The Albanian shore stretches out from the village of Tushemisht to the village of Lin, with a shoreline of 88 kilometres. The lake has an average depth of 145 metres and a maximal depth of 289 metres. It is mainly fed by Lake Prespa inflows. It is important not only environmentally but also economically.
9
September, 2014
Economy and Tourism Pogradec is a region with great potentials for developing economy and tourism. The city attracts a great number of visitors, especially during summer. Tourism developed early in Pogradec. In the 1920-1930s, the rich classes of the nearby cities, mainly from Korca and Elbasan, built the first summer houses. Since then, the culture of welcoming guests during the summer started to develop in Pogradec and in the regions. In the region of Pogradec is the Lake Ohrid watershed region, laying from Mali i ThatÍ to Lin, including the valley of Çerrava.
This area stands out for its characteristic landscapes, either agricultural or with forest vegetation and for its water surfaces surrounded by the crown of mountains, always very attractive for tourists.
10
September, 2014 Transportation Pogradec is an important transportation junction. Through the city goes the Elbasan-Korรงa car road which connects the southeastern regions of the
country with Middle Albania and Macedonia and Greece. The region of Pogradec has a railway network too.
Industry and agriculture
The food industry is very much developed in the city. The factories of flour, wine, alcoholic and refreshment drinks, as well as food and vegetable preservation factories best represent this industry. The food industry is favoured by an agriculture, which is mostly dominated by fruits and
vegetables, forage plants and cereals. Viticulture is very well developed while chestnuts are becoming a priority. Cows and cattle are mostly grown for animal farming. Pogradec is famous for its honey quality. The tourism industry is also very much developed.
11
September, 2014 Natural resources Pogradec is rich in forests and pastures which cover 27.000 hectares. The main types of trees are beech, oak, fir and pine. The chestnut forest is the green crown of Pogradec city and its lake, and it lies on a surface area of 1050 hectares and is still being regenerated. A great natural and tourism resource is the lake. It is famous for the Ohrid trout and belvica fish as well as for the lake eels. About 60 % of living organisms are unique in the world. Some of the water birds are the pelicans, swans, cormorants, ferruginous ducks, spotted eagles, eastern imperial eagles and wild ducks which feed on fish and other water organism.
Tradition and customs
In the area of Pogradec, the folk costumes are very diverse. A typical dress is the women’s costume from Mokra e Siperme, with white stones and embroideries on the chest, long and colourful wool socks. A typical costume from Mokra e Poshtme and Lin consists of a white vest with pleats and colourful socks with geometric motifs. A back cape, apron and kerchief were worn in Nice and Llëngë.
The most distinguished folk costumes are the kilts from Mali i Thatë, the costume from the region of Gora, the costumes of Mokra, and especially those from Radokal. Women and men dance separately. In general, dances in the region of Pogradec are accompanied by songs. Twin dances are characteristic.
12
September, 2014 Climate and clothing The city is known for its Mediterranean alpine and pre-alpine climate. It is ranked among the driest cities of Albania in relation to precipitations. Snow
starts to fall early in the city, near the end of September and the beginning of October. Average annual temperature is 8-11 degree Celsius.
A trip from Tirana to Pogradec You can come to Pogradec from the air, from the Rinas airport, about 30 km away from Tirana, and then you should take the Highway (140 km) that goes east, through Elbasan. Pogradec has regular bus and minibus lines with the capital. The bus schedule is not fixed, but you can find transportation each hour of the day, from early
morning to late afternoon. The departure from Pogradec is at the Agjencia or “Axhensia” as the locals call it. Pogradec is the last station of the railway line that departs from Tirana and goes through the cities of Durrës, Elbasan, Librazhd and ends in Guri i Kuq.
13
September, 2014 Food Pogradec is famus for its special food. Ten different dishes can be cooked only with the trout, the rare fish of the lake: with onions, trout on a fisherman pan, grilled, trout fillets, trout salad, trout on a stick, and pan-roasted trout with walnuts. Other dishes include fried belvica with walnuts, fake meatballs with garlic and yogurt. All the restaurants have European, traditional and oriental cuisine.
A characteristic drink is Buti wine, red or white, handmade by the locals with different varieties of grapes, such as Pamid, Muscat etc., and which you can enjoy in all of the families and restaurants of the area. In restaurants and bars you can also find and enjoy raki made of grapes, plums, mulberries and also drinks produced from factories with a long tradition in Albania, Macedonia and Greece.
The special dish of Koran with walnuts In all of the restaurants of Pogradec you can find trout cooked in different ways. The fish is cleaned, cut and coated with flour and then put on a baking pan. Then, it is sprayed with fat and roasted in the
After a while, hot water is poured in and the oven. food is left to simmer. Mortar crushed walnuts are then poured in and the food is left to cook for a few minutes in the oven. Crushed garlic can be added if you like.
14
September, 2014 For 4-5 people Fish - 1 portion, Flour – 2 tablespoons Oil – 2-3 tablespoons Crushed walnuts * 2-3 tablespoons A little salt Lasgush Punch Lasgush Poradeci, the most famous poet of the city, made it a habit to have a long morning walk on the side of the lake. After, he would go and sit in the biggest hotel of the city and order something very special. Then he would write in his notebooks the poetries that made him famous. His order was: two glasses of strong raki from pearl grape, mixed with warm water and a little sugar. Since the time of the poet, the waiters have called this special drink “Lasgush Punch”. Accompanied by a strong Turkish coffee, the punch is good during cool summer mornings along the lake and during cold snowy days.
Gramsci the unknown rare country This small city, with kind, quiet, generous, welcoming and educated people, looks like a lonely swan, withdrawn from the inattention and inferiority of the time. Even though the tourism map of Albania does not have much information on Gramsh as a tourist destination, this city, not more than three travel hours from Tirana, offers much more to see and discover than what we have heard and read before.
Small Gramsh is indeed impressive. This is what you will have to say after visiting it. Even though it has a stunning waterfall it is not mentioned as much as Theth; even though it has many lakes, we do not know it as much as Lura. Its canyons are splendid, but not as known as Osum canyons are, and it has bridges as old as Mesi and Tabakëve Bridges.
15
September, 2014 The invaluable treasures of Gramsh The Black Lake, created by ice glaciers, it is 4 km away from Lenie village and 1634 m above sea level. It covers a surface of 3 ha and is 1000-1200 m long and 2000-3000 m wide. It is surrounded by a green crown of beech and mountain pine trees. The lake has a deep blue colour and because of its numerous minerals underneath, it has curative benefits. Its location next to Komjani Lake, adorns even more its view. If you happen to visit this littleknown lake in August, you would be surprised of not being alone. On the contrary, the area is very much populated.
Dushku Lake It is a rare beauty with endless colours and, above all, an unimaginable place. A lake covered with the lily leaves which from time give you the impression of being in a fairy tale. Most of its surface is covered with reeds which create a
variety of colours where the golden, the green, the deep green, the blue and the velvet colour form Mount Komjani are naturally combined. The Lake is 1105 m above sea level. It is 22 ha and it consists of a very rich ecosystem.
16
September, 2014 Sotira Waterfall It is southeast of Mount Tomorri and it is a treasure where you can enjoy two splendours in one place: the Sotira Waterfall and Sotira Cataract, hand in hand with one another but not copies of each other. The waters of the waterfall flow from two springs in Mount Tomorri and each of these attractions have its own personality and qualities. The heights of the waterfall vary from 520 m. The landscape of the mountainside, from where water springs forth, has several gradations.
This waterfall has an unmatched beauty which is better to be visited during spring and the beginning of summer because it feeds on underground water resources that cease to feed water after it reaches a certain level. Next to the waterfall is a green area surrounded by a beech forest and rich vegetation which gives the impression of being a perfect natural balcony from where the entire spectacular view can be contemplated and enjoyed.
Grabova If we pass around the Kopaรงi Rock we will reach Grabova e Siperme where fresh air, the green crown and the pastures, valleys and water sources are endless. In Grabova e Siperme, besides the impressive views of Mount Valmara and the surrounding mountains, you can see up-close its cultural and historic values. Grabova flourished during the Late Medieval Age. At the peak of its development it had 12.000 inhabitants. Three stone bridges, one of them dating back to the antiquity period, are vivid testimonies. In Mount Valmara there are three lakes with different sizes, 2200 above sea level, offering a relaxing view and stunning beauty.
17
September, 2014
The castle of Irmaj The Holta Canyon The fragments of the remaining wall build with huge stones testify the ancient history of the Illyrian city of Kodrion. The city is located in Mount Tunja, 979.4 metres high. It offers a spectacular view of the entire horizon.
It is formed by the karst and erosion of the Holta stream. It is 3 km long, 10 metres wide and it lies in between Bardhaj and Kabash villages. Once you go inside the canyon you immediately feel that few people might have set there before you. With an impressive depth, on its mountainsides there are numerous niches that are not yet explored. The stalactites and the stalagmites have created a special place to be visited.
The Sinec Canyon It is 2 km long, 200 metres deep and 20-30 meters wide. Inside it, there are niches and caves which are not yet explored. With all the different forms nature has carved into the rocks, the view is as stunning as awe-inspiring. The numerous tubs with crystal clear and cold water surrounded by white-coloured rocks, give the impression as if it is paved with decorative stones from modern times. The white colour of rocks is a work of art in itself.
Inside the canyon there is an entire ecosystem with its microclimate. On one side, cold winds blow along with the currents of cold waters coming from the mountains of Poroรงan, while on the other side, a few metres away, warm thermal water spring forth with their characteristic colour and smell.
18
September, 2014 Besides the canyon, the numerous caves on both sides (Tervol and Kabash) should be explored as
well as the ruins of their castles.
In the exhibition of the Artist Simon SHiroka In the context of the joint cultural and artistic calendar between Albania and Kosovo, the Ministry of Culture in Albania and the Ministry of Culture, Youth and Sports in Kosovo, the National Arts Gallery in Tirana in collaboration with the National Art Gallery of Kosovo in Prishtina, inaugurate the retrospective exhibition of the artist,
which will open on Friday, September 19 2014, at 19.00 o’clock. Mr. Erzen Shkolodhi, Director of Kosovo National Gallery, is the curator of the “Simo Shiroka - Retrospective” exhibition. The exhibited works are part of the private collection of Shiroka family. Simon Shiroka (1927-1994) was born in Prizren. He was a great master of filigree art.
Academic Eqrem Basha writes that Shiroka drew from the tradition, not only the mastery of processing silver and other noble metals, but also folk figuration and ornamentations, the ethnography, the psychology and the faith of our people. It is not only the totemism, the folklore, the mystics and the ornamentation of these people and region that makes his artistic creativity so distinguished. It is also his special artistic soul who longed and lived for his creativity. The exhibition will remain open until October 5, 2015.
19
September, 2014
20