anontikteam.tk 0 vullnete të ndrydhuna! 0 vullnete të shtypuna! Tash shëgjetat e flakta të shprehjes suej zharitse drejtoni kah qiella në ball të hyut a të dreqit, i cili fatin tonë mbytte në mnijë të vet përpise a dijë se të Birt' e Shqipes folen ia ngrehën vetvetit. KANGA E RINIS Rini, thueja kangës ma të bukur që di! Thueja kangës sate që të vlon në gji. Nxirre gëzimin tand' të shpërthejë me vrull... Mos e freno kangën! Le të marri udhë. Thueja kangës, rini, pash syt e tu... Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu me zjarrm tand, rini... Dhe të na mbysi dallga prej ndjenjash të shkumbzueme q'i turbullon kanga. Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi Kumbi i zanit te përplaset për qiellë dhe të kthejë prap te na - se hyjt ta kanë zili e na të duem fort si të duem një diell. Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote! Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote. KANGET E PAKENDUEME Thellë në veten teme flejnë kangët e pakëndueme të cilat ende vuejtja as gëzimi s'i nxori, të cilat flejnë e presin një ditë ma të lumnueme me shpërthye, m'u këndue pa frigë e pa zori. Thelltë në veten teme kangët e miajesin... e unë jam vullkani që fle i fashitun, por kur t'i vijë dita të gjitha ka me i qitun në një mijë ngjyra të bukra që nuk vdesin. Por a do të vijë dita kangët me u zgjue? Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?