RIJADUS-SALIHIN

Page 55

MATURIA NË DËGJUESHMËRI All-llahu i Lartmadhërishëm thotë. “Ta Ha. Nuk ta shpallëm Kur’anin për të të munduar.”

(Tâ Hâ, 1-2) dhe thotë: .”.. All-llahu ju dëshiron lehtësim e nuk ju dëshiron vështirësi.”

(el-Bekare, 185)

Hadithi 146 Nga Aishja r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. hyri në dhomën e saj, ku gjendej një grua, dhe i tha: “Kush është kjo?” Tha: “Kjo është filan gruaja, e kryen me kujdes namazin e saj.” (Pejgamberi) Tha: “Mos e obligoni veten se nuk keni mundësi, se pasha All-llahun, Ai nuk mërzitet derisa të mos ju mërzitë juve së tepruarit. All-llahu më së shumti e do devotshmërinë e përhershme tek ai që e kryen.” (Muttefekun alejhi)

“All-llahu nuk do t’i ndërprejë thevabet e Tij dhe shpërblimin për veprat tuaja dhe nuk do të mërzitet për këtë, siç ndodh kjo me krijesat, përderisa ju të mos mërziteni e ta ndërpritni ibadetin. Andaj është e domosdoshme që prej ibadeteve vullnetare të merrni vetëm ato që mund t’i kryeni vazhdimisht e pa ndërprerje, në mënyrë që edhe shpërblimi i All-llahut mbi ju të rrjedhë pandëprerë.”

Hadithi 147 Transmetohet nga Enesi r.a.: “Tre njerëz prej të afërmve erdhën në shtëpitë e grave të Pejgamberit s.a.v.s. dhe pyetën për ibadetin e Pejgamberit s.a.v.s. e pasi morën përgjigje, atyre iu duk se kjo është pak dhe thanë: “Ku jemi ne e ku është Pejgamberi s.a.v.s.? All-llahu atij ia ka falur të gjitha mëkatet e mëparshme dhe ato të ardhshmet.” Njëri prej tyre tha: “Sa më përket mua, unë gjithnjë tërë natën do të falem.” I dyti tha: “Unë vazhdimisht 55


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.