RIJADUS-SALIHIN

Page 401

tënde, edhe nëse ai ta jep për një dirhem. Vërtet ai që kthehet në sadakanë e tij është sikur ai që kthehet në të vjellurit e tij.” (Muttefekun alejhi)

NDALIMI I VEÇANTË I PASURISË SË BONJAKUT All-llahu i Madhëruar thotë: “Ata, që hanë pasurinë e bonjakëve pa kurrfarë të drejte, pa dyshim hanë dhe mbushin barqet me zjarr, andaj do të digjen në flakë të këndellur.”

(en-Nisa, 10) “Mos përvetësoni pasurinë e bonjakut, përveç në mënyrën më të mirë të lejuar.” (el-En’am, 152) “Dhe të pyesin për bonjakët thuaj, më mirë është të silleni mirë me ta. E nëse jetoni bashkë me ta, ata janë vëllezërit tuaj, kurse All-llahu di të dallojë atë të prishurin nga mirëbërësi.” (el-Bekare, 220)

Hadithi 1621 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Ruhuni nga shtatë të këqija të mëdha!” (As’habët) kanë thënë: “O i Dërguari All-llahut, cilat janë ato mëkate?” Ka thënë: “T’i bësh All-llahut shok në adhurim, sihri, vrasja e dikujt e që Allllahu e ka ndaluar, përveç me të drejtë, ngrënia e kamatës, pasurisë së bonjakut, ikja nga fushëbeteja dhe shpifja për amoral të besimtares së devotshme dhe të ndershme.” (Muttefekun alejhi)

401


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.