Kako da uspešno javno zagovarate/zastupate?

Page 5

PARATHËNJE Pranë jush është Doracaku për përfaqësimin publik, i cili ka lindë si pjesë e projektit njëvjeçar “forcimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për pjesëmarrje në formësimin, zbatimin dhe përcjelljen e politikave publike”. Këtë projekt Gragjanske inicijative (Inisiativat Qytetare) e filluan në dhjetor të vitit 2008 në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për të Drjetën Joprofitabile të Budapestit – ECNL, e me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Qëllimi i këtij projekti është që të kontribojë në pjesëmarrjen e shtuar të organizatave të shoqërisë civile (OSHC), të cilat përfaqësojnë interesat e grupeve jo mjaftë të përfaqësuara në formësimin, zbatimin dhe përcjelljen e politikave publike, sidomos të atyreve të cilat kanë ndikim në statusin e këtyre grupeve. Në përputhje me këtë, janë zhvilluar aktivitete të llojllojshme për të iu mundësuar këtyre OSHC përfaqësimin më efikas publik në proceset e politikave publike dhe për të krijuar mjedisin më të volitshëm për pjesëmarrjen e qyetarëve/reve në proceset e marrjeve të vendimeve publike. Këto aktivitete kanë përfshirë: hartimin e hartave të nevojave të OSHC të grupeve jo mjaftë të përfaqësuara, katër seminare triditore për përfaqësimin publik të dizajnuara në bazë të nevojave të përcaktuara, shtypjen e broshurave dhe mbajtjen e konferencës për pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e politikave publike, hartimin e rekomandimeve për zhvillimin e mekanizmave për pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e politikave publike, të paraqitura në tryezën e rrumbullaktë dhe të dërguara të gjithë marrësve relevantë të vendimeve, si dhe në hartimin e Strategjisë së përfaqësimit publik të ASHC në sferën e formësimit, zbatimit dhe përcjelljes së politikave publike (më tepër për projektin në sajtin e Gragjanske Inicijative, www.gradjanske.org). Gragjanske Inicijative deri më tani kanë marrë pjesë në hartimin e dy doracakëve për përfaqësimin publik. Njëri ka të bëjë me përmirësimin e pozitës së OSHC në bashkësinë lokale (2006), e tjetri në përfaqësimin e të drejtave të pakicave në Evropën Juglindore (në kuadër të Programit Regjional DIANET, 2007). Ky doracak dallohet prej atyre të mëparshëm, sepse është fokusuar në përfaqësimin publik të OSHC të grupeve jo mjaftë të përfaqësuara. Gjithashtu, edhepse përfaqësimi publik, në kuptim të gjerë, duhet ti mundësojë qytetarëve/reve dhe grupeve të interesit, që në publik dhe para organeve të pushtetit të artikulojnë dhe mbrojnë interesat e përgjithshme, ashtu edhe in5


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.