Kako da uspešno javno zagovarate/zastupate?

Page 25

PËRFAQËSIMI PUBLIK DHE NOCIONET E AFËRTA OJQ-të në mbarë botën shfrytëzojnë shkathtësitë dhe teknikën e përfaqësimit publik me vite të tëra. Megjithatë, përfaqësimi publik përzihet shpesh me konceptet tjera të cilat ndajnë elementet e ngjajshme. Këto koncepte janë: informimi, arsimimi dhe komunikimi (IAK), marketingu social; marrëdhëniet me publikun etj. Shumica e njerëzve është e njohur me atë se çka janë marrëdhëniet me publikun (PR) ose fushatat e reklamave të cilat kompanitë e mëdha private i shfrytëzojnë për të shitur prodhimet e tyre. Për ti kuptuar më qartë dallimet i shqyrtojmë se çka kanë të përbashkët dhe për çka dallohen. Elementet e përbashkëta për të gjitha këto qasje/koncepte janë: • Të gjitha janë strategji për promocionin e ndryshimeve; • Të gjitha janë më të suksesshëm kur janë të planifikuara në mënyrë sistematike; • Të gjithë përfshijnë identifikimin e publikut qëllimor dhe formulimin e mesazheve ndaj saj Përfaqësimi publik dallohet prej koncepteve/qasjeve tjera sepse gjithmonë tenton të ndryshojë politikën ose programin, ndërsa koncepti i fushatës informative arsimore dhe komunikative ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe ndryshimin e sjelljeve, në fushatat PR qëllimi është përmirësimi i autoritetit dhe shtimi i shitjes së kompanisë, e cila i organizon. Si edhe IAK, përfaqësimi publik kërkon mes-hap të ngritjes së vetëdijes të publikave kyçe por ai këtu nuk ndalet. Procesi i përfaqësimit publik është i suksesshëm vetëm kur bartësit e vendimeve ndërmarrin akcionin e parashkruar politik. Për shembull, organizatat e shoqërisë civile në Serbi kanë paraqitur nevojën e miratimit të ligjit të ri për shoqatat, e cila përfundoi me sukses pas 9 viteve të avokimit (në korrik të vitit 2009 është miratuar Ligji i ri për shoqatat). Shpesh theksohet se publiku i përgjithshëm mund të jetë publiku i fushatës së përfaqësimit publik. Në shumicën e rasteve vetëdija e publikut ngritet për të bërë presion në kreatorin e caktuar të politikës. 25


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.