Skip to main content

VIJA | 41 | LINE

Page 1

Gazetë për mjedisin natyror dhe të ndërtuar Botim i GO2Albania Nr. 41, Janar 2026 Shpërndahet falas

TROPOJË

MALËSI E MADHE

109m

HAS

FUSHË-ARRËZ

156m 158m

58m PUKË

25m

SHQIPËRIA HARTË E ZONAVE PRIORITARE PËR ZHVILLIM

345m

KUKËS

79m LEZHË

MIRDITË DIBËR

355m

KURBIN

137m

KRUJË

Kufi shtetëror Kufi bashkiak Bashki me zona prioritare për zhvillim të shpallura me VKM Zonat prioritare për zhvillim, sipas VKM të posaçme 83m Lartësia mesatare e zonave prioritare për zhvillim nën 600m

BULQIZË

DURRËS VORË

KAMËZ

83m TIRANË

50m

100m

LIBRAZHD

KAVAJË RROGOZHINË PEQIN 245m

255m 175m

DIVJAKË

LUSHNJË FIER

PËRRENJAS

200m CËRRIK 150m 150m

MALLAKASTËR

SELENICË

PUSTEC MALIQ

POLIÇAN

KORÇË

DEVOLL

MEMALIAJ KËLCYRË

VLORË

POGRADEC

GRAMSH

KUÇOVË DIMAL ROSKOVEC BERAT PATOS

GJIROKASTËR LIBOHOVË

HIMARË

GJIROKASTËR

DELVINË SARANDË

DROPULL

FINIQ

KOLONJË

Zonat prioritare të zhvillimit, të miratuara me VKM-të e posaçme, u digjitalizuan në QGIS bazuar në përshkrimet zyrtare të koordinatave dhe u gjeoreferencuan në shkallë kombëtare për të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Lartësia mesatare për secilën zonë u përllogarit përmes analizës hapësinore duke përdorur të dhëna kombëtare të relievit dhe u paraqit në këtë hartë, duke theksuar zonat nën 600 m mbi nivelin e detit, të cilat nuk konsiderohen male.

Hartë e zonave prioritare për zhvillim për Paketën e Maleve, miratuar deri më 31 Dhjetor 2025. Punoi: GO2, 2026 KONISPOL

Në këtë numër:

FAQE IV

FAQE II, VI

FAQE II, V

FAQE III, VIII

FAQE V

FAQE VII

Pas miratimit në pranverën e vitit 2025 të së ashtuquajturës “Paketa e Maleve”1, qeveria nisi menjëherë punën për zbatimin e saj, jo vetëm duke i injoruar zërat kundër2, por sidomos duke mos i informuar komunitetet malore për ligjin e hartuar dhe miratuar – pa asnjë dëgjesë publike! I pari udhëzim për Paketën – e cila tashmë u bë pjesë e programit të qeverisë së katërt me radhë të Partisë Socialiste3, doli menjëherë pas miratimit të ligjit dhe mban datën 19 Qershor 20254, ndërsa pak ditë më vonë qeveria njoftoi publikimin e platformës www.paketaemaleve.gov.al, si një mundësi për të informuar dhe udhëhequr procesin e aplikimit të të interesuarve. Pasi jep një përmbledhje të konsideratave qeveritare për ligjin e Paketës së Maleve5, në mënyrë të thjeshtëzuar, zëri “Procedura” i platformës tregon 11 hapat për aplikim, të cilët janë: 1. Kërkesa nga bashkitë; 2. Propozimi nga Ministria; 3. Propozimi nga Ministria; 4. Evidentimi në terren; 5. Vendimmarrja e bashkisë; 6. Miratimi nga Këshilli Bashkiak; 7. Regjistrimi në ASHK; 8. E drejta për leje zhvillimi; 9. Kërkesa për blerjen e pronës me vlerë simbolike; 10. Shqyrtimi dhe kontrata; 11. Leja e ndërtimit6. Platforma përmban edhe zërin “Legjislacioni”, të përbërë nga Ligji për Paketën e Maleve, si dhe Udhëzimin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Aplikimet e para nisën në fillim të muajit Korrik 2025, ndërsa herë pas here, njoftohej për rritjen e vazhdueshme të numrit të aplikimeve7, të cilat tejkaluan shifrën 5000 (pesë mijë), në fund të Tetorit 20258. Madje më 16 Korrik, vetë kryeministri, i cili i ka rezervuar vetes të drejtën ekskluzive të publikimit të çdo lajmi sado të parëndësishëm për secilit institicion, botoi në profilin e tij në Facebook, hartën e aplikimeve, duke shkruar: “Kjo është një hartë frymëzuese e aplikimeve për Paketën e Maleve, ku në vetëm 5 ditë numërohen 787 aplikantë”9 (shih hartën në faqen VII). Paralelisht me aplikimet në e-albania.al, qeveria nisi t’u kërkojë bashkive në të gjithë vendin, hartat me zonat prioritare për zhvillim10. 1) “Ligj nr. 20/2025, datë 13.3.2025 Për paketën e maleve”, në “Fletoja Zyrtare” nr. 69, dt. 18 Prill 2025 2) Arbjona Çibuku, “Paketa e Maleve, një tjetër ligj klientelist”, në “Citizens.al”, dt. 23 Janar 2025 3) Edi Rama, “Programi i Partisë Socialiste Shqipëria 2030”, në “PS.al”, dt. 29 Mars 2025 4) “Udhëzim Nr. 1, datë 19.6.2025 Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për dokumentacionin dhe procedurën e shpalljes së zonës prioritare të zhvillimit në territoret e bashkive”, në “Fletorja Zyrtare”, nr. 109, dt. 24 Qershor 2025 5) https://www.paketaemaleve.gov.al/al/about 6) https://www.paketaemaleve.gov.al/al/procedura 7) Hamit Yzeiraj, “Paketa e Maleve, 3308 aplikime në E-albania - Shkodra, qarku me interesin më të lartë. Durrësi, vetëm 96 aplikime”, në “Scan.tv”, dt. 8 Gusht 2025 8) Sebi Alla, “Si paketa e maleve ‘mori’ edhe bregdetin e kodrinat, 5520 aplikime në gjithë vendin”, në “Faktoje.al”, dt. 7 Nëntor 2025 9) Edi Rama, postim në Facebook, 16 Korrik 2025 (https:// www.facebook.com/ediramaal/photos/%EF%B8%8Fkjo-%C3%ABsht%C3%AB-nj%C3%AB-hart%C3%ABfrym%C3%ABzuese-e-aplikimeve-p%C3%ABr-paket%C3%ABn-emaleve-ku-n%C3%AB-vet%C3%ABm-5/1292171272278531/) 10) Redaksia, “Paketa e Maleve/Rama kritika kryebashkiakëve: Pse nuk keni dorëzuar hartat me zonat prioritare?”, në vijon në fq. IV “Shqiptarja.com”, dt. 23 Tetor 2025


Artan Rama

Peizazh vjeshte. Lëpushë, Kelmend, Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, Tetor 2025. Foto: GO2

Po paraqitet si reformë. Si një modernizim i nevojshëm i modelit të menaxhimit të natyrës, pyjeve dhe zonave të mbrojtura në Shqipëri. Kryeministri deklaroi se bashkimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me Agjencinë Kombëtare të Pyjeve do të sillte “menaxhim 360 gradë”, “sinergji institucionale” dhe “rritje të efikasitetit”. Në pamje të parë, këto tingëllojnë si parulla të një administrate që kërkon të ecë me kohën. Por nëse kjo lëvizje analizohet në një kontekst më të gjerë politik, ekologjik dhe institucional, qëllimet duken shumë më komplekse dhe potencialisht problematike. Shqipëria gjendet sot në një moment vendimtar për natyrën: ligji i kontestuar për Zonat e Mbrojtura (Ligji 21/2024) i ka dobësuar kufizimet e ndërtimit brenda territoreve të Zonave të Mbrojtura: presioni për projekte turistike, energjetike e infrastrukturore është më i lartë se kurrë, ndërsa besimi tek institucionet e mjedisit është i brishtë. Pikërisht në këtë pikë të tensionuar, qeveria vendos të shkrijë institucionin kryesor që deri sot ka pasur mandatin të mbrojë natyrën. Megjithatë, fillimisht, le të marrim në analizë avantazhet e kësaj lëvizje (që marrë për bazë kontekstin aktual në Shqipëri), e që sipas mendimit tim, ekzistojnë vetëm në teori. Është e vërtetë që bashkimi i dy agjencive mund të sjellë disa përfitime teknike. Në shumë vende europiane, menaxhimi i pyjeve dhe zonave të mbrojtura koordinohet për të siguruar lidhshmëri ekologjike, për të ulur fragmentimin institucional dhe për të krijuar politika të integruara të peizazhit. Në teori, një agjenci e unifikuar mund të reagojë më shpejt ndaj zjarreve, të zvogëlojë burokracinë, të kursejë fonde dhe të menaxhojë më mirë habitatet që shtrihen brenda dhe jashtë zonave të mbrojtura. Por këto janë përfitime të kushtëzuara. Ato ndodhin vetëm aty ku ka institucione të forta, transparencë, kulturë profesionale dhe respekt të palëkundur për objektivin primar të Zonave të Mbrojtura, që është ruajtja e biodiversitetit. Tani, le të shohim rreziqet reale, kur misioni i ruajtjes zhduket nën presionin ekonomik. Rreziku më i madh që vjen nga ky bashkim nuk është organizativ, por struktural dhe konceptual. Zonat e Mbrojtura kanë një mision të qartë e të panegociueshëm: të mbrojnë natyrën. Pyjet në Shqipëri, përkundrazi, historikisht janë trajtuar si burim druri, kullotash, aktivitetesh ekonomike dhe jo rrallë, si fushë influencash politike e klienteliste. Kur këto dy logjika bashkohen në një institucion të vetëm, lind pyetja themelore: cili mandat do të dominojë, ruajtja e natyrës apo shfrytëzimi i territorit? vijon në fq. VI II

41 2026

Më 5 Dhjetor, në një prej kthinave të brendshme të Piramidës së rijetëzuar të Tiranës, një bashkësi e vogël miqsh e donatorësh, mes tyre burokratë e profesorë, të ftuar nga Ministria e Mjedisit, u mblodhën për të festuar (pa shumë entuziazëm) 10-vjetorin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM). Nivelin ceremonial të jubileut, nën titullin elegjiak “Për ty natyrë”, e ngriti prania e Kryeministrit, ndonëse ai vetë nuk qëndroi deri në fund. Daniel Pirushi, drejtore ekzekutive e kësaj agjencie e mbajti fjalën e para; më pas, ministri Sofjani dhe në fund, Kryeministri Rama. Aktiviteti u përcoll live në Facebook, në kanalin e kryeministrit, me mbi një milion e gjysmë ndjekës. Pak prej çka u tha ia vlen ta trajtojmë, shkurtimisht, këtu. Në përpjekje për të promovuar vizionin e Ramës, mbi projektet e rijetëzimit të zonave të urbane, Pirushi pranoi se të tilla projekte mund të shërbenin si modele të replikueshme në rrjetin e zonave të mbrojtura, duke konkluduar, dhe fjala është për rejxhërsat e rrjetit kombëtar të këtyre zonave, se këta nuk janë rojtarë, por dashamirës të natyrës. Me të drejtë lind pyetja. Nëse nuk është administrata e zonave të mbrojtura që i ruan, kush i ruan parqet tona? Në 3 vjet e gjysmë, që prej emërimit në krye të AKZM, Pirushi ka mësuar t’u shmanget përgjegjësive. I njëjti model shmangieje është përhapur edhe poshtë në strukturat e varësisë. Ndoshta kjo u shërben më mirë interesave individuale për të mbrojtur vendin e punës, pasi mbrojtja e parqeve u rrezikon shpesh karrierën. vijon në fq. V


Varrezë në Aldeia da Luz-in e Vjetër, Shtator 2001. Foto: João Luís J. Fernandes

Ky punim përmbledh, nga pikëpamja e gjeografëve, disa aspekte që duhen marrë në konsideratë gjatë ndërtimit dhe zbatimit të digave. Është e rëndësishme të fillojmë me përmendjen e dy prej koncepteve themelore të gjeografisë: peizazhin dhe territorin. I pari ka të bëjë me hapësirën e perceptuar, të trajtuar përmes një perspektive shumëshqisore (ajo çka shihet, vëzhgohet, dëgjohet ose nuhatet). I dyti, më politik, i referohet hapësirës së përvetësuar dhe të kontrolluar. Në realitet, ndërtimi i një dige ndërhyn në të dyja këto dimensione gjeografike - te peizazhi, i cili ndryshohet në mënyrë të pakthyeshme, dhe te territoret dhe territorialitetet e popullatave lokale të prekura nga infrastruktura të tilla, të cilat sjellin me vete marrëdhënie të reja pushteti dhe aktorë të rinj, qofshin publikë apo privatë. Në këtë kontekst, po përmendim konceptin e “deterritorializimit”, siç kuptohet nga gjeografi brazilian Rogério Haesbaert. Me një trajektore të gjatë në shkencat njerëzore dhe shoqërore, ky koncept është interpretuar shpesh – përfshi edhe nga antropologu Arjun Appadurai si sinonim i “humbjes së hapësirës” dhe njëfarë degradimi të faktorëve të tillë si vendndodhja. Nga kjo perspektivë, deterritorializimi shihet si një gjendje hipermobiliteti, që rrjedh nga kompresimi i hapësirëkohës dhe përshpejtimi i ekosistemit shoqëror. Megjithatë, nocioni i “deterrito­ rializimit” i aplikuar këtu është ai që përdoret nga gjeografët: ai i referohet proceseve të “humbjes së territorit” dhe “rikonfigurimit të territorialiteteve”. Pavarësisht nëse nënkupton zhvendosje fizike apo jo, ky deterritorializim shpreh tkurrje, degradim dhe cenueshmëri territoriale. Ky kuadër teorik përputhet ngushtë me dinamikën transformuese të nxitur nga shumë diga, sikurse Diga e Tre Grykave në Kinë, e cila zhvendosi gati një milion njerëz. Shembuj të ngjashëm mund të gjenden në të gjithë botën, nga Brazili në Indi. Në rastin e fundit, ndërtimi i sistemit të digave në Luginën e Narmadës - një proces shumë i diskutueshëm i denoncuar nga shkrimtarja Arundhati Roy rezultoi në zhvendosjen e rreth 200,000 deri në 400,000 banorëve, kryesisht komunitete rurale të cenueshme. Megjithëse shifrat e sakta mbeten të vështira për t’u përcaktuar, vlerësimet sugjerojnë se që nga pavarësia e shtetit indian, digat kanë zhvendosur rreth 40 deri 80 milionë banorë vendas. Kjo shkallë pasqyron faktin se India, së bashku me Kinën, janë ndër vendet me numrin më të lartë të digave të mëdha në nivel global. 41 2026

III

Digat duhet të kuptohen si një prej faktorëve - midis disa syresh - që ka kontribuar në urbanizimin global të popullsive. Pavarësisht se është një fenomen i pabarabartë, qytetet në të gjithë botën janë rritur përmes mbërritjes së njerëzve që jetojnë në kushte gjithnjë e më të pasigurta. Edhe pse vlerësimi i balancës së ndikimeve është i vështirë dhe duhet të kryhet në shkallë lokale, digat ofrojnë burime jetësore si uji për ujitje, energjia elektrike ose zonat e zbavitjes. Në të njëjtën kohë, ato mund të shkatërrojnë shtëpi, shtigje këmbësorësh, tokë bujqësore, kullota dhe pyje. Nga kjo pikëpamje, dy koncepte të tjera janë të rëndësishme: domicidi (“vdekja” e shtëpisë) dhe topocidi (“shkatërrimi” i vendit), të cilat ngërthejnë në vetvete pasojat negative gjeo-njerëzore pas ndërtimit të digave të mëdha. Në Portugalinë kontinentale ekziston një gjeografi digash të vogla, të mesme dhe të mëdha në çdo pellg ujëmbledhës - nga Douro në Tagus, nga Mondego në Guadiana, nga veriu në jug të vendit. Kjo shpërndarje rezulton nga vendimet politike, por edhe nga klima mesdhetare, në të cilën muajt më të thatë përkojnë me më të nxehtit, gjatë verës. Për këtë arsye, përtej nevojave për energji, digat kanë luajtur rol qendror në menaxhimin e ujit gjatë gjithë vitit. Aktualisht Portugalia ka 260 diga të mëdha që përdoren për prodhimin e energjisë elektrike, ujitjen dhe furnizimin me ujë të pijshëm. Rreth shtatëdhjetë prej tyre u ndërtuan në shekullin XXI; megjithatë, lëvizja e madhe transformuese në hapësirën rurale ndodhi gjatë shekullit XX. Vitet 1950 dhe 1960, veçanërisht vitet 1950, u shoqëruan me rritjen e punëve publike gjatë regjimit Estado Novo, përfshi shumë diga për prodhimin e energjisë elektrike. Shembujt përfshijnë Digën Castelo de Bode, të ndërtuar në vitin 1951 mbi lumin Zêzere dhe që furnizon me ujë Lisbonën, dhe Digën Picote, të përfunduar në vitin 1958 mbi lumin Douro në veri. Gjatë viteve 1960 dhe 1970, u zgjerua më tej ndërtimi i rrjetit të digave në Portugali. Në vitin 1971, në veri të vendit, Diga Vilarinho da Furna u përfundua mbi lumin Homem, duke përmbytur fshatin ikonik komunal të Vilarinho da Furna, të studiuar gjerësisht nga etnografi Jorge Dias. Në këtë periudhë nisi projekti i Digës Alqueva mbi lumin Guadiana, në jug, pranë kufirit me Spanjën. “Projekti Shumëqëllimor Alqueva” u përfundua vetëm në vitin 2002, me mbylljen e portave të përmbytjeve dhe mbushjen e rezervuarit. vijon në fq. VIII


Hartë e zonave prioritare për zhvillim për Paketën e Maleve në Theth . Punoi: GO2, 2026 vijon nga fq. I Ndërkaq, brenda një kohe rekord, “propoz­i­met e bazës” (bashkive) për zonat prioritare u kthyen në Vendime të Këshillit të Ministrave (VKM). Me VKM të tilla janë miratuar 9 bashki11 (shih hartën në faqen I). Në këtë pikë, dyshimet për pasojat e ligjit u shtohen shqetësimeve të hershme që në kohën e zhbërjes së Ligjit për Zonat e Mbrojtura12. E paraprirë dukshëm prej këtij Ligji13, efektet e “Paketës së Maleve” po fillojnë të ndihen jo vetëm brenda zonave të mbrojtura, përfshi Parqet Natyrore të kategorisë II të IUCN – nga bregdeti e deri në male rreth 1000 m mbi nivelin e detit, por edhe në çdo territor tjetër, të konsideruar subjekt i Paketës evazive të Maleve. Ndonëse nuk ka një përkufizim strikt për malet14, literatura vendase15 dhe ajo ndërkombëtare sugje­ron se në varësi të rajonit gjeografik, male konsiderohen formacionet e mëdha natyrore të tokës16 që ngrihen së paku 600m17 mbi nivelin e detit dhe me 15% pjerrësi të terrenit18. Mirëpo, duke u kthyer sërish në vendimet e fundit të Qeverisë për shpalljen e zonave prioritare për zhvillim, vërehet se krahas Vaut të Dejës, Elbasanit, Përmetit, Matit, Skraparit, Shkodrës etj., këto zona përfshijnë edhe territoret e bashkive të Ultësirës Perëndimore, si Belshi dhe Shijaku, lartësia më e madhe mbidetare e të cilave nuk i kalon 300 metrat (shih hartën në faqen I). Këto zona janë shpallur me VKM-të e posaçme Nr. 624, 625, 626, 627, 714, 715, 716, 780 dhe 781 deri në Dhjetor 2025. Është e qartë pra, se ligji ka vetëm emrin “Paketa e Maleve”, sepse dukshëm tashmë, objektivi që synohet përmes tij nuk janë vetëm malet, por çdo sipërfaqe toke me potencial zhvillimi, ende të pasanksionuar me ligjet e deritashme preferenciale, sikurse famëkeqi për Investimet Strategjike19. Edhe kur bëhet fjalë për Thethin, që përfaqëson Parkun e Parë Kombëtar në Shqipëri, zona prioritare për zhvillim e shpallur në Nëntor 202520,

është mbivendosur me qendrën historike të këtij fshati, si dhe me zonën e mbrojtur kulturore, të shpallura 8 vjet më parë21. Përmes nenit 10 të rregullores që shoqëron këtë VKM, kompetenca dhe përgjegjësia për ndërhyrjet në zona i delegohen Institutit të Monumenteve të Kulturës (IMK): “Projektet shqyrtohen në Këshillin Shkencor të Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe miratohen në Këshillin Kombëtar të Restaurimit”. Mirëpo “Paketa e Maleve” dhe as 2 Udhëzimet e ministrave për këtë qëllim22, nuk e përmendin askund Institutin e Monumenteve të Kulturës. I njëjti injorim i bëhet edhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, që sipas ligjit do të duhej të kishte autoritet për të administruar Zonën Qendrore B të zonimit të Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, ku gjithashtu janë mbivendosur gjurmët e zonave kadastrale 3579 dhe 2771 me sipërfaqe totale 2712,2 hektarë, që nga burimet e Okolit në Theth e deri përtej zallit të Ndërlysës dhe krejt Kaprrenë (shih hartën këtu lart, fq. IV). Ky injorim i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura që po shkrihet me atë të Pyjeve23 vjen pothuajse dy vjet pas ndryshimeve me pasoja katastrofike të bëra në ligjin për Zonat e Mbrojtura, i cili tjetërsoi jo vetëm emërtimet, por zgje­ roi deri në aktivitetet e lejuara në këto zona. Ironikisht, neni 49 i këtij ligji ndalon ven­dosjen e posterave e tabelave në nën­ zonën e përdorimit të qëndrueshëm! Kao­ si i qëllimtë i ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura gjeneron vetëm kaos: Në Nenin 49 të këtij Ligji, për shembull, shkruhet se “Veprimtaritë e lejuara në nënzonën e përdorimit të qën­ drueshëm, përveç atyre të përcaktuara në nenin 33 të këtij ligji, përcaktohen në VKMnë e shpalljes së zonës së mbrojtur. VKM e Janarit 202224 nuk lejon ndonjë aktivitetet brenda Zonave të Mbrojtura përtej atyre vijon në fq. VII që njeh Ligji.

11) Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit/Legjislacioni/Turizmi/VKM (https://planifikimi. gov.al/index.php?id=l67t) 12) Elira Kadriu, “Qeveria mbështet hapur projektligjin për të lejuar ndërtimet në zonat e mbrojtura”, në “Citizens.al”, dt. 7 Dhjetor 2023 13) “Ligj Nr.21/2024 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.81/2017 Për Zonat e Mbrojtura”, në “Fletorja Zyrtare’ nr. 50, dt. 20 Mars 2024 14) Christian Körner, Davnah Urbach, Jens Paulsen, “Mountain definitions and their consequences” në “Alpine Botany”, Volume 131, Issue 2, Tetor 2021 15) “Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe”, 1980 16) “The Oxford English Dictionary” 1989 17) Dictionary.com 18) Council Directive 75/268/EEC, “On mountain and hill farming and farming in certain lessfavoured areas”, 28 Prill 1975 19) “Ligj Nr. 55/2015 Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, në “Fletorja Zyrtare’, N. 113, dt. 1 Korrik 2015 20) “Vendim Nr. 714, datë 26.11.2025 Për shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Shkodër”, në “Fletorja Zyrtare” nr. 223, dt. 2 Dhjetor 2025 21) “Vendim nr. 733, datë 8.12.2017 Për shpalljen e qendrës historike të fshatit Theth, Shkodër e të zonës së mbrojtur përreth saj dhe miratimin e rregullores për administrimin e saj” në “Fletorja Zyrtare” Nr. 223, dt. 20 Dhjetor 2017 22) “Udhëzim Nr. 1, datë 19.6.2025 Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për dokumentacionin dhe procedurën e shpalljes së zonës prioritare të zhvillimit në territoret e bashkive”, në “Fletorja Zyrtare”, nr. 109, dt. 24 Qershor 2025; dhe “Udhëzim nr. 2, datë 15.10.2025 Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për dokumentacionin dhe procedurën e shpalljes së zonës prioritare të zhvillimit në territoret e bashkive”, në “Fletorja Zyrtare” nr. 190, dt. 16 Tetor 2025 23) Ministria e Mjedisit, “Shqipëria prezanton modelin e ri të administrimit të mjedisit dhe pyjeve në forumin kombëtar Për Ty Natyrë”, dt. 5 Dhjetor 2025 24) “Vendim nr. 59, datë 26.1.2022 Për miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes së ekosistemeve natyrore Park Kombëtar (kategoria II) të Zonave të Mbrojtura mjedisore” në “Fletorja Zyrtare” nr. 16, dt. 1 Shkurt 2022 IV

41 2026


vijon nga fq. II Sido që të jetë, komunikimet përmes stërhollimeve të gjuhës nuk mund t’u mbivendosen përgjegjësive ligjore që i takojnë administratës së zonave të mbrojtura. Mohimi deklarativ i figurës së rojtarit përkrah keqbërësit dhe banditët që grabisin dhe shkatërrojnë parqet kombëtare. Ndërkohë që në ndihmë të shmangies ekzagjerohet edhe përkrahja ndaj të ashtuquajturit “edukim mjedisor”, duke e mbivlerësuar rolin e tij. Fakti është se rojet nuk janë edukatorë; as nuk janë mësues biologjie. Kjo është një tjetër metodë për të mbuluar përgjegjësitë, për të trushplarë opinionin mbi dobinë dhe efikasitetin e administratës së zonave të mbrojtura. Burokratët e shndërruar në edukatorë janë hipokritë. Administrata nuk është shkollë, as kishë, por organ ligjzbatues. Vetë Rama shkoi edhe më tej. Në fund të fjalës, kur iu drejtua përfaqësuesve të organizatave mjedisore, ai ironizoi përpjekjet e tyre në drejtim të mjedisit, duke nënkuptuar se e mbrojnë atë për të siguruar jetesën. Nuk është agresioni i parë që ndërmerr ndaj tyre. Në 2022, i quajti “mbrojtës të bezdisshëm”, ndërsa gjatë kohës kur liberalizoi ndërtimin e hoteleve turistike brenda parqeve kombëtare (me ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura), në përpjekje për të paralizuar reagimin e tyre, u përpoq t’i frikësojë me këto fjalë: “na respektoni nëse doni që t’ju respektojmë…”. Sido që këtë radhë u përpoq të tregohej disi më i moderuar, maska e dashamirësisë nuk arriti të mbulonte agresionin dhe cinizmin kronik për shoqërinë civile. Pavarësisht se të tilla qëndrime nuk janë vetëm opinionale dhe politike, pavarësisht se edhe e ashtuquajtura shoqëri civile vuan simptoma serioze, hipokrizia e një shoqërie nuk e rëndon ndërgjegjen e kryeministrit, por “përkushtimi” i krye­ ministrit për mjedisin natyror përbën një hipokrizi më vete që dëmton shoqërinë. Është i njëjti veprim, siç tentoi të bënte më parë Pirushi, që synon trasferimin e përgjegjësisë te tjetri; e njëjta taktikë sulmi që synon diskreditimin e kundërshtarit politik, për të zhveshur nga morali përpjekjen për mbrojtjen e natyrës në sytë e publikut. Falë kësaj mendësie, ndonëse janë shtuar në hektarë, në dhjetë vite zonat e mbrojtura janë varfëruar në biodiversitet. Dy prej zonave me mbrojtjen më të lartë (Zonë Strikte), Pyjet e Gashit (Tropojë) dhe Bredhi i Kardhiqit (Gjirokastër) e kanë humbur statusin e mëparshëm. Impiantet e prodhimit të energjisë së rinovueshme janë lejuar të ndërtohen brenda Peizazhit të mbrojtur Pishë-Poro-Nartë, aty ku ndërtohet edhe i shumë kundërshtuari: Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës. Hotele turistike, krahas veprave të tjera infrastrukturore kanë siguruar mbështetje ligjore për t’u ndërtuar brenda parqeve kombëtare. Qindra hektarë habitatesh pishash mesdhetare, përgjatë vijës bregore, janë shkrumbuar nga zjarret. Vjosa që propagandohet si lumi i fundit i egër në Europë, por që në të vërtetë është parku kombëtar i vetëm në letër në Europë, përcjell çdo ditë, përmes shtratin të tij të gjerë të gjitha fekalet e Shqipërisë Jugore drejt Adriatikut. Nuk ka të ardhme në këtë dhjetëvjetor për zonat e mbrojtura. Vitin e shkuar ndryshoi ligji për të lejuar zhvillimin. Sot kërkohet largimi i rojtarëve. Një gjë është e sigurtë: zonat e mbrojtura mbrohen, nuk rivitalizohen; kanë nevojë për roje, jo për arkitektët e oborrit të kryeministrit dhe për burokratët e planifikimit urban. Shpesh, “rivitalizimet” e trashëgimisë na kushtojnë më shumë sesa të ardhurat që mund të fitohen. Por jo të gjithë e kuptojnë këtë…

Tirana u kthye sot në qendrën e vizionit të ri mjedisor, teksa forumi kombëtar “Për Ty Natyrë”, i udhëhequr nga Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj, mblodhi në një hapësirë të vetme politikbërjen, akademinë, agjencitë zbatuese dhe partnerët kryesorë ndërkombëtarë, përfshirë IUCN dhe UNESCO. Forumi shënoi fillimin e një etape të re në administrimin e mjedisit, pyjeve dhe biodiversitetit në Shqipëri, në përputhje me rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Së bashku me Kryeministrin dhe Drejtoren e AKZM, ministri prezantoi prioritetet dhe drejtimet strategjike të reformës së re për ndërtimin e një sistemi modern, të integruar dhe në linjë me standardet europiane. Në qendër të këtij transformimi është bashkimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) me Agjencinë Kombëtare të Pyjeve (AKP), duke krijuar një strukturë unike menaxhimi për të rritur efikasitetin, transparencën dhe kontrollin mbi territorin. “Ka ardhur momenti të ndërtojmë një model të ri, transformues dhe modern për mjedisin. Ne do të bashkojmë në një strukturë të vetme AKZM dhe AKP, për menaxhim të unifikuar, vendimmarrje të bazuar në të dhëna dhe kontroll më të fortë të territorit. Natyra nuk njeh kufij administrativë. As qasja jonë.” – tha ministri Kryeministri vlerësoi reformën si një instrument kyç duke nënvizuar se modernizimi i administrimit të natyrës është themelor për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Gjatë forumit u prezantuan hapat kryesorë të reformës, që përfshijnë: forcimin e mbrojtjes së biodiversitetit përmes monitorimit shkencor dhe teknologjisë së avancuar; modernizimin e menaxhimit të pyjeve dhe digjitalizimin e të dhënave territoriale; rritjen e transparencës dhe përfshirjen e komuniteteve lokale; promovimin e ekoturizmit dhe ekonomisë së gjelbër si motorë zhvillimi; harmonizimin e plotë të kuadrit ligjor me standardet e Bashkimit Europian. Partnerët ndërkombëtarë, përfshirë IUCN, UNESCO, si dhe agjenci të zhvillimit, vlerësuan angazhimin e qeverisë shqiptare dhe vizionin e ministrit Jaupaj për krijimin e një modeli administrimi që ndërthur shkencën, inovacionin dhe menaxhimin praktik të territorit.

Daniel Pirushi, drejtore e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM), duke folur në “Për ty Natyrë”, 5 Dhjetor 2025. Burimi: AKZM Facebook.

Ministria e Mjedisit 41 2026

V


Maja e Kërtokut (1700m), në jugperëndim të James, Nikç, Kelmend, Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, Korrik 2025. Foto: GO2 vijon nga fq. II Në shumicën e vendeve ku është provuar një model i ngjashëm, pa garanci të forta ligjore, rezultati ka qenë i qartë: institucionet e natyrës humbin peshë, ndërsa ato që merren me ekonomi të territorit fitojnë terren. Në realitet, është shumë më e lehtë të justifikosh një projekt turistik apo një prerje pylli, sesa të mbrosh një habitat të rrezikuar, sidomos në një klimë politike ku zhvillimi ekonomik shpallet si justifikim suprem. Raste të tilla, mund të përmenden sot e gjithë ditën në vendin tonë. Shpesh në media janë transmetuar zhvillime projektesh, krejtësisht në paligjshmëri duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme natyrore. Ndërtime hidrocentralesh apo parqesh foto­ voltaike, të cilat jo rrallëherë kanë bërë kurban habitate të cilat mbartin pjesë domethënëse (deri në 3-4 %) të popullatave të kontinentit europian për lloje të ndryshme. Të mos harrojmë se vendi ynë, ndonëse i vogël në sipërfaqe, gëzon veçori gjeografike të tilla të cilat e bëjnë një vatër të nxehtë të biodiversitetit në kontinentin europian, dhe për fat të keq, këtij fakti nuk i mëshohet sa duhet. Për të dëshmuar se ky nuk është një rrezik hipotetik. Mund të përmenden disa raste, si p.sh., ato të Rumanisë, Polonisë dhe Turqisë, ku modele të ngjashme bashkimi institucional çuan në dobësim të ruajtjes së natyrës. Në Rumani, p.sh., parqet kombëtare u vendosën nën administratën Agjencisë Shtetërore të Pyjeve dhe rezultatet ishin katastrofike: prerje të pyjeve brenda zonave të mbrojtura, procedura të hapura nga BE, dhe humbje e pavarësisë së strukturave të ruajtjes. Në Poloni, administrata e pyjeve nisi prerje masive në Rezervatin Białowieża sapo fitoi kompetencat. Në të gjitha rastet, ekonomia e pyjeve dominoi mbi biodiversitetin. Bashkimi i agjencive krijon një paradoks: institucioni që nesër do të japë leje për përdorim pyjor, ndërtim turistik apo aktivitete ekonomike në pyje, do të jetë i njëjti që duhet të vlerësojë rrezikun e dëmit mjedisor prej këtyre aktiviteteve. E njëjta dorë firmos, e njëjta kontrollon, e njëjta raporton. Ky konflikt interesi është thelbësor dhe i pazgjidhshëm pa struktura të forta të pavarura. Ndaj kjo duhet parë jo thjesht si reformë teknike, por si ndryshim që prek barazpeshën e fuqisë midis natyrës dhe ekonomisë, një barazpeshë që në Shqipëri ka qenë përherë e brishtë. Përse konteksti politik e bën këtë lëvizje të dyshimtë? Nuk mund të injorohet fakti që ky bashkim shpallet vetëm pak kohë pas ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat: (i)zbutën ndalimet për ndërtim në shumë kategori Zonash të Mbrojtura; (ii) krijuan hapësira të vagullta për projekte turistike; (iii) zhvendosën ekuilibrin e ligjit nga mbrojtja drejt “zhvi­ llimit të qëndrueshëm” - një term që

në praktikë po përdoret shpesh për të justifikuar ndërtime brenda zonave të mbrojtura. Në këtë kontekst, bashkimi i agjencive krijon përshtypjen e një lëvizjeje që ka më shumë të bëjë me centralizimin e kontrollit politik dhe më pak me forcimin e institucioneve të natyrës. Më tej, nuk duhet lenë pa u venë në dukje rreziku i dobësimit të kulturës profesionale të ruajtjes së natyrës. AKZM, pavarësisht të metave, përfaqësonte një kulturë institucionale të specializuar: biologë, ekspertë biodiversiteti, ranger-a, projekte ndërkombëtare etj. Fshirja e kësaj strukture brenda një agjencie të madhe “pyjore” rrezikon të: (i) zhdukë specializimin; (ii) ulë pavarësinë teknike; (iii) dobësojë zërin e shkencës në vendimmarrje. Kjo është veçanërisht e rrezikshme në një periudhë kur Shqipëria duhet të përgatitet për rrjetin Natura 2000 dhe detyrimet e direktivave të BE-së. Pyetja e madhe këtu është se çfarë modeli duam për natyrën e Shqipërisë? Ka dy rrugë të mundshme: (i) Modeli i integrimit të vërtetë ekologjik dhe shkencor, ku pyjet dhe zonat e mbrojtura menaxhohen së bashku, por me garanci të forta, departamente të pavarura dhe mandat të qartë për ruajtjen dhe (ii) Modeli i centralizimit politik, ku natyra humbet rolin e saj si prioritet dhe shndërrohet në një shtojcë të projekteve të zhvillimit. Në mungesë të transparencës, konsultimit publik, analizës së impaktit dhe garancive ligjore, fatkeqësisht, gjithçka tregon se po shkojmë drejt opsionit të dytë. Nuk dua kurrësesi të kuptohet apo nënkuptohet se si specialist mjedisi jam konservator dhe kundër reformave – jo. Por sigurisht që jam kundër dobësimit të mbrojtjes së natyrës. E them këtë, sepse shpesh, lëvizjet e specialistëve të mjedisit janë paraqituar si kundërshtim ndaj reformave dhe “modernizizmit”. Shqipëria ka nevojë për reforma në menaxhimin e natyrës. Ka nevojë për unifikim të të dhënave, për teknologji, për koordinim më të mirë mes institucioneve. Por ka edhe një nevojë më të madhe për garanci të qarta se objektivi i ruajtjes nuk do të sakrifikohet në emër të investimeve oportuniste. Deri sa këto garanci nuk ekzistojnë, për mendimin tim, çdo bashkim që prek institucionin kryesor të zonave të mbrojtura nuk është reformë, por regres i maskuar si modernizim. Në fund të fundit, pyetja që duhet të bëjmë është: A do t’i shërbejë ky bashkim natyrës së Shqipërisë, apo interesave të tjera që presin hapësira të reja? Dhe përgjigjja, në këtë fazë, është shumë larg të qenit e qartë. Mirjan Topi

*) Titulli është i redaksisë. Në original: Shqipëria drejt BE-së, por mjedisi “ngec në fyt”. A po e zmadhojmë pikërisht ne “kafshatën” që duhet kapërdirë? VI

41 2026


Fontecchio është një fshat në provincën e L’Aquila-s, me origjinë pararomake, i vendosur në luginën e lumit Aterno. I pasur me ujë dhe burime, ai njihet për shatërvanin e mrekullueshëm të shekullit XIV, pjesë e një sistemi kompleks uji që përbëhet nga pellgje dhe kanale shtesë që dikur përdoreshin nga artizanët e punishteve të vendosura pranë mureve të qytetit, ose për të shuar etjen e kafshëve. Shatërvani ka një pellg poligonal, në qendër të të cilit qëndron një kolonë me figura bimësh dhe katër maska, nga gojët e të cilave dalin grykat, duke kulmuar në një fanar tetëkëndësh me dritare gotike që mbështesin një majë konike. Një vend kryesor për socializim, mund të thuhet tekstualisht se shatërvani i dha jetë popullsisë, duke siguruar ushqim dhe mundësi për takime. Një studim i kryer në dimrin e vitit 2025 si pjesë e një projekti kërkimor që synonte prodhimin e përmbajtjes multimediale për I Cammini degli Altipiani (Shtigjet e Maleve), i financuar nga USRC - Zyra Speciale për Rindërtimin e Komunave të Kraterit, Fossa (AQ), dhe në bashkëpunim me projektin europian Rrjeti Tramontana, theksoi rëndësinë e ujit të shatërvanit për banorët e Fontecchio-s, vlerën e tij si një kujtesë emocionale dhe dëgjimore, si dhe rëndësinë e tij kulturore dhe shoqërore. Tre të intervistuarit, Concetta Pellegrini, Alessio Di Giulio dhe Marzia Ippoliti, gjenerojnë një narrativë të lidhur mbi rolin e ujit në historinë e komunitetit të tyre. Concetta Pellegrini: Unë kam lindur në San Nicola, përtej kullës, por gjyshërit e mi jetonin menjëherë pas shatërvanit, kështu që gjithmonë kishte shumë njerëz atje, kryesisht vajza dhe të moshuar. Ne shkonim atje, bënim miq, njiheshim me njerëz, flisnim, tregonim histori, bënim gjithçka të ngjashme. Shpesh vajzat, e sidomos vajzat, shkonin te shatërvani për të biseduar ose për t’u takuar me miqtë dhe gjëra të tilla. Ne takoheshim te shatërvani, mbushnim ujë për shtëpinë, e derdhnim rrugës dhe pastaj ktheheshim te shatërvani për të marrë prapë ujë, në mënyrë që të mund të rrinim me vajzat e tjera, e kupton? Alessio Di Giulio: Kjo temë e ujit është themelore për Fontecchio-n. Sikurse e thotë edhe emri, Fontecchio do të thotë “shatërvan i vogël”, fonticulum. Ekziston gjithashtu një moto e bukur e shekullit XVIII që lavdëron ujin që solli lehtësim dhe i dha emrin fshatit Fontecchio: “Këtu është burimi i gjallë i ëmbëlsisë së shëndetshme nga i cili njerëzit e Fontecchio-s marrin emrin, stemën, lehtësimin dhe nderin e tyre”. Marzia Ippoliti: Fontecchio është ujë, në kuptimin që gjithmonë ka pasur ujë, jeton rreth ujit, ujit të shatërvanëve, ujit të burimeve, burimeve të fretërve, ujit të fretërve. Kishim edhe shatërvanë të tjerë të pasur me ujë, ujin e Rios, për shembull, shatërvanin e shekullit XIV jashtë mureve, jashtë këtij rrethimi me mure, le ta quajmë kështu. Pra, më pëlqen të imagjinoj njerëzit që dikur dilnin nga këto dyer për të marrë ujë nga afër. Alessio Di Giulio: Shatërvani, duke qenë kaq qendror, u bë edhe një vend takimi. Deri në vitet 1960, jo shumë vite më parë, gratë vinin me legenët në kokë për të marrë ujë për ta marrë në shtëpi, dhe ishte një vend për gratë për t’u shoqëruar, por nga sipër murit kishte djem që shikonin vajzat poshtë, duke u bërë sikur derdhnin ujin e tyre në mënyrë që të mund të ktheheshin për më shumë. Ishte një botë të tërë të lidhur me këtë. Concetta Pellegrini: Gjithçka ishte aty, uji është jetë, apo jo? Në atë kohë, uji ishte i domosdoshëm, çfarëdo që të nevojitej, duhej të shkoje te shatërvani... Sa dashuri lindnin te shatërvani! Alessio Di Giulio: Meqë ra fjala, për ata që duan të provojnë të mbajnë në kokë një legen të mbushur me ujë, është punë e vështirë, as lart nuk mund ta ngresh. Nuk e di si ia bënin këto zonja. Concetta Pellegrini: Pastaj në dimër rrëshqisnim, vendosnim lecka në këmbë që të mos rrëshqisnim në dëborë, e kupton? Pastaj bënim garë se kush mund ta mbante pa duar, apo jo? E përdredhnim në një spirale dhe e vendosnim në kokë, dhe e çonim në shtëpi. Marzia Ippoliti: Uji është jetë, apo jo? Është një burim, identifikohet me Krishtin, burimin e jetës. Ky është një fshat mesjetar, shumë elementë mund të gjurmohen edhe te shpirtërorja: uji është një burim që duhet respektuar. Uji-motër, i përdorur me kursim... është dhuratë. Bibliografi:

AA.VV., I volti dell'acqua. La fontana di. Fontecchio, Arti Grafiche Aquilane, L’Aquila 2017

Shatërvani përpara ndërhyrjes, 2015. Foto: Giorgia Gentilini

41 2026

VII

Shatërvani pas restaurimit, 2016. Foto: Giorgia Gentilini

Harta e 787 aplikantëve të parë, 16 Korrik 2025. Marrë nga Facebook.com/ediramaal vijon nga faqja IV

Mirëpo Ligji, të cilit VKM e Janarit 2022 i referohet ishte ai i vitit 2017, sepse Ligji i vitit 2024, në pikën 2 të Nenit 33 shkruan se brenda zonave të mbrojtura lejohen: “Veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të ekselencës, 5 yje ose më shumë, në fushën e turizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse ose në funksion të tyre pavarësisht nëse kjo përcaktohet në VKM-në e shpalljes së zonës së mbrojtur.” Ndërsa pika 3: “Veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të agroturizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse ose në funksion të tyre, pavarësisht nëse kjo përcaktohet në vendimin e shpalljes së zonës së mbrojtur”25. Është e qartë pra, se deri më tash, së paku në rastin e Thethit, “Paketës së Maleve” i kanë paraprirë: Rizonimi i brendshëm i Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” në vitin 2022; Ndryshimi i Ligjit për Zonat e Mbrojtura në vitin 2024. Duke dashur të mos përsërisim qasjen ndaj pronës së malësorëve vendas që i kanë mbijetuar shekujve të errët të historisë – të trajtuar në numrin 37 të gazetës VIJA26, mbetet të shpresojmë se përmes këtij shkrimi po kontribuojmë sadopak në informimin dhe ndërgjegjësimin e komuniteteve malore dhe të aktivistëve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, për rreziqet që paraqet zbatimi i “Paketës së Maleve”. 25) “Ligj Nr.21/2024 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.81/2017 Për Zonat e Mbrojtura”, në “Fletorja Zyrtare’ nr. 50, dt. 20 Mars 2024 26) “Paketa që u jep maleve goditjen e fundit”, në “VIJA”, nr. 37, Qershor 2025


Aldeia da Luz i Vjetër. Rrugë. Shtator 2001. Foto: João Luís J. Fernandes

Aldeia da Luz i Ri. Rrugë. Shtator 2001. Foto: João Luís J. Fernandes

vijon nga fq. III Zbatimi i kësaj infrastrukture prodhoi rastin më të studiuar të “deterritorializimit” të popullsisë në Portugali – domethënë humbjen e territorit të pasuar nga proceset e riterritorializimit, në të cilat territoret personale dhe kolektive riorganizohen për llogari të ndërtimit të një dige. Në atë kohë, Aldreia e Luz, me rreth 300 banorë, përmbytej. Meqenëse ky proces ndodhi nën demokraci (ndryshe nga Vilarinho da Furna), zhvendosja e familjeve përfshinte negociata të gjata. Ky dialog ishte padyshim asimetrik dhe i mbështjellë me një garanci: diga do të vazhdonte, dhe projekti ishte i panegociueshëm. Megjithatë, një vendbanim i ri - i quajtur edhe “Aldeia da Luz” - u ndërtua pesë kilometra larg, jashtë zonës së përmbytjes. Ndër aspektet më të vështira emocionale të zhvendosjes ishte transferimi i varrezave, së bashku me elementët gjeosimbolikë si kisha dhe një shatërvan i përbashkët. “Vendi” i ri, i projektuar në studio arkitekturore dhe inxhinierike, është më i hapur, i rregullt dhe higjienik, i pajisur me infrastrukturë të përmirësuar, trajtim të ujërave të zeza dhe banesa moderne. Marrëdhëniet e fqinjësisë u ruajtën gjithashtu. Megjithatë, anketat, intervistat dhe kërkimet tregojnë se ndërtimi i vërtetë i “vendit”, si një hapësirë afektive dhe e mbushur me kujtime, është një proces i ngadaltë - i dukshëm në gjallërinë e zvogëluar të jetës publike në vendbanimin e ri. Hapësira e ndërtuar është reale, por e kaluara qëndron e zhytur; vendet e fëmijërisë dhe hapësirat e jetës janë zhdukur, dhe trauma e humbjes mbetet, veçanërisht në mesin e një popullsie në plakje. Duke njohur rëndësinë e kësaj lidhjeje me të kaluarën, fshati i ri përfshin një muze ku ruhen materiale, objekte, fotografi dhe video që kujtojnë vendin e humbur. Simbolikisht, u hap një dritare e vogël - që funksionon si pikë vrojtimi dhe si një prag kohor - përballë rezervuarit, ujërat e të cilit shtrihen direkt mbi fshatin e zhytur.Diku tjetër në Portugali, procesi mori forma të ndryshme. Në Vilarinho da Furna, gjithashtu me rreth treqind banorë,

zhvendosja ndodhi para tranzicionit demokratik. Popullsia u shpërnda në disa fshatra dhe qytete fqinje, dhe komuniteti u shpërbë. Megjithatë, ishbanorët formuan një shoqatë, krijuan një muze në “Campo de Gerês” dhe mbajtën tubime, rituale fetare dhe vizita në rrënojat e fshatit. Gjatë muajve më të thatë të vitit, kur nivelet e ujit ulen, pjesë të vendbanimit të vjetër bëhen të dukshme. E njëjta gjë ndodh me kujtimet e vendeve të tilla si Foz Dão, Breda dhe të tjera, të cilat u zhdukën pas ndërtimit të Digës Aguieira në vitin 1986 mbi lumin Mondego pranë Coimbra. Në këtë rast, rreth 1,330 banorë u zhvendosën. Ata morën kompensim dhe u vendosën kryesisht në zonat përreth. Megjithatë, ritualet e kujtesës vazhdojnë - ekspozita fotografike, tubime dhe vizita në kufijtë e rezervuarit sa herë që moti i thatë zbulon gjurmë të jetës së mëparshme. Në këto sjellje kolektive, ne njohim konceptin e topofilisë - “dashurisë” dhe lidhjes afektive me vendin - të zhvilluar në Gjeografinë Kulturore nga autorë të tillë si Yi-Fu Tuan. Riterritorializimet që pasojnë projekte të tilla - ndërtimi i territoreve të reja të jetës dhe riorganizimi i rutinave të përditshme - mbështeten gjithashtu në kujtesë, në lidhjen me të kaluarën dhe në imagjinatën e vendeve të humbura që vazhdojnë në jetën e të zhvendosurve. Si përfundim, duhet theksuar se në rastin portugez, ndërtimi i digave nuk ishte forca lëvizëse pas urbanizimit të vendit ose përqendrimit të popullsisë në dy zonat metropolitane (Lisbona dhe Porto) dhe në disa korridore urbane të shpërndara. Digat - të cilat simbolizojnë shpopullimin rural që është duke u zhvilluar tashmë - mund ta kenë përshpejtuar këtë trend. Në të njëjtën kohë, ky rrjet digash zbulon një mjedis rural me më pak banorë dhe funksione të reja, shpesh të orientuara drejt urbanizimit, të tilla si prodhimi i energjisë dhe nxjerrja e burimeve. Mbi të gjitha, edhe pse komunitetet e zhvendosura kërkojnë të ruajnë lidhjet me të kaluarën e tyre, digat janë bërë simbole të një procesi më të gjerë të detra­­dicionalizimit në shumë nga këto hapësira gjeografike. João Luís J. Fernandes

Bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe Prespa Ohrid Nature Trust (PONT). Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë megjithatë vetëm ato të autorit(ve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Europian ose PONT. As Bashkimi Europian as PONT nuk mund të mbanin përgjegjësi për to.

Nr. 41, Janar 2026 Gazetë për mjedisin natyror dhe të ndërtuar Botim i GO2Albania

Organizatë për Planifikim Urban të Qëndrueshëm Sustainable Urban Planning Organization Bulevardi “Skënderbeu”, Nd34, H2, A1 4001 Shkodër, Albania vija@go2albania.org

read online

VIJA © 2025 GO2Albania dhe autorët. Të gjitha të drejtat të rezervuara.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
VIJA | 41 | LINE by GO2 Albania - Issuu