VIJA | 13 | LINE

Page 1

Nr. 13, 2017

Parimet Dizajnit: banesa, çatia, fasada, dyert, dritaret, kreveti, muret dhe gardhet Lagjet si konstrukt shoqëror Arkitektura lokale (status quo): modelet pozitive Kulla, forma dhe funksioni i saj Tipologjitë e kullave në Theth

Planifikuese urbane Eksperte në hartimin e Kodit të Dizajnit Theth

Karakteri i vendbanimit, peizazhi kulturor i Thethit

Eltjana Shkreli

Përse duhet Kodi i Dizajnit?

Kodi i Dizajnit, një hap drejt kthimit të kullës në simbol të Alpeve Shqiptare

Kompleks kullash në Sukaj, lagjja Grunas, Theth

Teksa shkel në Theth, shikimi të ngatërrohet me malet e larta që e mbështjellin fshatin dhe ndihesh i përhumbur në natyrë. Dy forma arkitetkurore rrinë në harmoni mes tyre: e maleve dhe ajo e shpîve. Njëra nga natyra e tjetra nga njeriu. Në këtë harmoni, mes gjiganteskes së maleve dhe groteskes së shpîve, zgjedh këtë të dytën për t’i qëndruar përballë shpîsë gri – kullës. Njeriu dhe natyra, mistikja e mbijetesës brenda dhe krijimi i kësaj strehe përmes formës së saj të thjeshtë katërkëndore, jo më shumë se 3 kate dhe me një mbulesë prej druri pishe. Burrat e shpîve ngjitnin thepat e majave për të gjetur gurin e përshtatshëm për gdhendje dhe sidomos pishën e shkëmbit për mbulesë - duke mos mundur të bartë më shumë se një gur për çdo rrugë. Rrugë-rrugë e gurë-gurë janë ngritur këto shpî që presin të restaurohen. Këto materiale të natyrës kanë rregullat e tyre të përpunimin, duan daltën, por më shumë e shpirtin e mjeshtrit, duan vetveten... Duan ruajtjen e traditës shekullore të ndërtimit të këtyre objekteve, që me status ose jo, janë secila një monument kulture. Por kjo nuk është aspak e thjeshtë sepse zhvillimi e merr shpagimin e vet përmes ushtrimit të një trysnie të tillë që banorët e këtyre anëve po përpiqen ta përballojnë me stërmundim të madh. Disa prej tyre kanë ndërhyrë në kullat dhe komplekset banesore duke çuar më tej traditën - dhe është pikërisht për këtë, që ky Kod i Dizajnit (pjesë prej të cilit po botohen në këtë numër të gazetës VIJA) i rekomandon shembujt pozitivë, në përpjekje për të përcaktuar një herë e mirë standardet e ndërtimeve në Theth dhe në të ardhmen, në të gjithë Alpet Shqiptare. Le të jetë ky, fillimi i kthimit të kullës në njërën prej simboleve më autentike të Alpeve Shqiptare, sepse aty nis gjithçka, sepse “Shpîja e Shqyptarit âsht e Zotit e e mikut”.

Materiali që përmban ky numër i gazetës VIJA është vetëm një draft i Kodit të Dizajnit që po hartohet për Thethin. Më pas, për një periudhë disamujore do të vijojë procesi i planifikimit me pjesëmarrje, përmes diskutimeve me komunitetin dhe palë të tjera të interesuara (vendimmarrës qendrorë dhe lokalë, institucione publike, biznese). Botimi i këtij drafti në gazetën VIJA bëhet në kuadër të transparencës së procesit të planifikimit me pjesëmarrje. Çdo sugjerim, opinion apo vërejtje është i mirëpritur vetëm me email, në adresën: vija@go2albania.org Ju bëjmë me dije se si pjesë e medias, gazeta VIJA nuk është palë e përfshirë në këtë proces. VIJA do ta përcjellë me paanshmëri dhe korrektesë pranë grupit të punës, çdo reagim të ardhur në adresën e mësipërme elektronike. Bashkëpunim të mbarë!


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
VIJA | 13 | LINE by GO2 Albania - Issuu