Revista Shkollore - botimi i dytë

Page 1

BOTIMI 2

27/05/2020

REVISTA SHKOLLORE GJIMNAZI "HAXHI ZEKA" ISTOG

KLUBI I KARRIERËS KA FILLUAR MBAJTJEN E SESIONEVE ONLINE Klubi i Karrierës - "Haxhi Zeka" ka filluar mbajtjen e sesioneve informuese online rreth profesioneve të ndryshme dhe orienti...

MËSIMI ONLINE Është duke vazhduar mësimi online si shkak i pandemisë në vend, interesimi i nxënësve është jashtëzakonisht i madh si çdo herë tjetër ....

THËNIE NGA NXËNËSIT Thënie të përzgjedhura nga nxënësit tanë ...

THËNIE NGA NXËNËSIT

MËSIMI ONLINE

KLUBI I KARRIERËS KA FILLUAR MBAJTJEN E SESIONEVE ONLINE

KAMPANJA "DHURO NJË LIBËR PËR BIBLIOTEKËN E GJIMNAZIT "HAXHI ZEKA"


27/05/2020

KLUBI I KARRIERËS KA FILLUAR MBAJTJEN E SESIONEVE ONLINE Klubi i Karrierës - Gjimnazi "Haxhi Zeka" Istog ka për qëllim aftësimin e të rinjëve për të zgjedhur profesionin e tyre të ardhshëm, të mbajnë punë praktike, të vijojnë aktivitete të ndryshme lidhur me orientimin në karrierë, përgatitjen e nxënësve për të zgjedhur rrugën e tyre pas përfundimit të gjimnazit dhe të vijimit të studimeve etj.

Ky klub nga java e kaluar ka filluar mbajtjen e sesioneve online rreth profesioneve të ndryshme, e që deri më tani kanë mbajtur dy të tilla, dhe parashihet të vazhdohet edhe me të tjera deri në kthimin në bankat shkollore. Sesionet kanë pasur prezencë të madhe të nxënësve të gjimnazit tonë por edhe nga gjimnazet e tjera të Kosovë e që janë partnere në programin ASSET (AFTER SCHOOL SUPPORT FOR TEENS)

Klubi i Karrierës mbështetet nga Programi "Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt"- ASSET i cili financohet nga USAID dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës - KEC, në partneritet me FHI360 dhe Crimson Capital Corp. #Skilled21stCenturyTeens

ASSET USAID Programi i USAID-it "Mbështetja e adoleshentëve pas mësimit të rregullt" (ASSET) është një program 5 vjeçar i USAID-it, i menaxhuar nga Qendra e Arsimit e Kosovës (KEC), në partneritet me FHI 360 dhe Crimson Capital Corp. Qëllimi kryesor i ASSET është të zhvillojë punësueshmërinë dhe aftësitë sipërmarrëse në Rini dhe një qëndrim pozitiv për të ardhmen e tyre. Slogani i ASSET është: "Përgatitja e Rinisë së Kosovës për Jetën dhe Veprën e Shekullit 21".


MËSIMI ONLINE Mbyllja e shkollës, si një nga masat shtrënguese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ka krijuar një mënyrë të re për nxënësit, dhe vetë mësuesit për mbajtjen e mësimit. Këto javët e fundit, mësimi “online” u ofrua si mënyra për të qëndruar “i lidhur” me shkollën në kohën e izolimit, nga MASHT.

PLATFORMA ZOOM

Të zgjedhësh metodën e saktë të mësimit është si të zgjedhësh veglën e duhur për punë. Metodat e mësimit, e sidomos metodat më bashkëkohore, përmes teknologjive të komunikimit që i kanë përfshirë shkollat e të gjitha vendeve në zhvillim, janë të rëndësishme, sepse e sigurojnë mjetin të cilin mësimdhënësit dhe nxënësit do ta përdorin për të arritur objektivat e mësimdhënies dhe nxënies, si dhe rrisin procesin e mësimit duke i mbajtur nxënësit të angazhuar dhe të interesuar në hulumtime për mësim. Forumet në internet janë mënyra të komunikimit që nxënësit komunikojnë në grup për çështjet që i nevojiten për mësim. Komunikimi i tyre bëhet për tema të caktuara. Ai mund të jetë asinkron, privat apo publik, i hapur apo i mbyllur. Nxënësit janë të gatshëm të kontribuojnë në kohën kur atyre u konvenon. Përmes forumeve edhe mësimdhënësit /mentorët kanë mundësi të vlerësojnë kontributet e tyre.

Zoom Video Communications, Inc. (Zoom) është një kompani amerikane e teknologjisë së komunikimit me seli në San Jose, California. Ajo siguron shërbime videotelefonike dhe biseda në internet përmes një platforme softuerësh të bazuar në cloud, dhe përdoret për telekonferencë, telekomunikim, arsim në distancë dhe marrëdhënie shoqërore.


THËNIE

"Të gjithë kemi lindë të mrekullueshëm tragjedia më e madhe është me u bindë për të kundërtën"- Rupi Kaur (Rita Fetahi) "Nëse ke lindë me dobësinë e ranies ke lindë gjithashtu me fuqinë e ngritjes përsëri" -Rupi Kaur (Rita Fetahi) "Librat janë avioni treni dhe rruga ata janë destinacioni dhe udhëtimi ata janë shtëpia" -C.S Lewis (Rita Fetahi) "Mos harroni se ndonjëherë mënyra se si mendoni për një person nuk është ashtu siç janë në të vërtetë" -John Green (Arvnesa Shatri) "A ka ma t`fortë se zemra e njeriut që thyhet sa e sa herë dhe ende jeton" –R.H Sin (Ersa Ahmetaj) "Një libër është një kopsht, një pemishte, një depo, një festë, një kompani nga rruga, një këshilltar, një mori këshilltarësh." Charles Baudelaire (Arvnesa Shatri) "Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, andaj kujdesu të shkruash mirë, sepse një faqe e keqe e ndyn gjithë librin!Sami Frasheri (Indira Fejzaj) "Ajo lexonte libra sikur dikush qe merrte frymë për të jetuar"- Elisa Balaj "Jeta është një varg i gjatë i fillimeve të reja. Shëno të kaluarën dhe krijinjë të ardhme më të mirë"- Alisa Frank (Elisa Balaj)


THËNIE “Vetëm përmes zemrës mund të shohim qartë; Gjërat më të rendësishme nuk shihen dot me sy” - Antonie de Saint Exupéry (Marigona Gegaj) "Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm ;ata janë këshilltarët më të gjindshëm dhe më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm."- Charles William Eliot (Bleona Alijaj) "Të mësosh të lexosh është si të ndezësh një zjarr; çdo rrokje që germëzohet është një shkëndijë" -Viktor Hugo (Bleona Alijaj) "Ju duhet të jeni ndryshimi që dëshironi të shihni në botë. – Mahatma Gandhi (Erjona Pukaj) "Rreziku më i madh për shumicën prej nesh , nuk është se qëllimi ynë është shumë i lartë dhe nuk e mbërrijmë dot atë , porse është shumë i ulët dhe e arrijmë lehtësisht"– Mikelanxhelo (Erjona Pukaj) "Ditën që ke gjithçka shpresoj të kujtosh kohën kur s’kishe gjë". – R.Kaur (Erjona Pukaj) "Njeriu është i fortë aq sa kujton Zotin". – Elhaid Cufi (Erjona Pukaj) "Besoj se gjithçka është e mundur të arrihet , nëse keni mendësinë e duhur dhe dëshirën për të arritur diçka si edhe nëse vendos të shpenzosh kohën tënde me të".– Roger Clemens (Erjona Pukaj) Bota nuk do të kujdeset për vlerësimin tuaj personal.Bota pret që ju të bëni diqka,përpara se të ndjeheni mirë me veten.-Bill Gates (Mejreme Myrtaj) -Koha është një mësues i mirë, por i vret të gjithë nxënësit e saj.-Xhorxh Bernard Shou (Mejreme Myrtaj) Deri sa shqiponjat vdesin, Krimbat mbizotërojnë...-Hivzi Sylejmani Si mund të jem i sigurt se nesër do jem gjallë? Arkivolin e një të riu sapo varrosën pak më parë. -A.Mahir Pekshen(Ilirjada Fejzaj) E mbajta tërë rrugën në krahë, dhe zemër i dhashë mbahu. Të nesërmen kur shkuam në fshat, iu tha të tjerëve më rrahu.-Dritëro Agolli (Erinosa Pacaj) Mirësia e njeriut është një flakë që mund të fshihet, por nuk zhduket. –Mandela "Pavarësisht nga çdo gjë, unë ende besoj se njerëzit janë me të vërtetë të mirë në zemër."


JAN 2020 | VOL 12 ISSUE 1

KURIOZITETE "Kur jeni kurioz, gjeni shumë gjëra interesante për të bërë"

Gjirafa eshte e vetmja kafshe e cila mund te dalloje ngjyrat, sepse syri i saj eshte perafersisht i njejte me syrin e njeriut.

Xhejson Pitri nga Mexburgu (SHBA), plot 13 vite nuk beri asnje mungese ne shkolle.

Gjaku ne organizmin e njeriut udheton shume shpejte: prej zemres deri te gishterinjte e kembes arrin per 16 sekonda, deri ne tru per 8s, deri ne mushkeri vetem per 6 s.


27/05/2020

Qyteti kinez planifikon të krijojë një aplikacion të përhershëm të coronavirusit, i cili do të monitorojë gjendjen shëndetësore të njerëzve TEKNOLOGJI

Një qytet kinez planifikon të krijojë një aplikacion të përhershëm të coronavirusit , i cili do të jetë në shërbim për 10 milionë banorët e këtij vendi. Sipas mediave të huaja, deri më tani disa versione të aplikacionit janë përdorur në të gjithë territorin e Kinës. Aplikacioni përmban një kod që tregon mbi gjendjen e një individi nga virusi, dhe mund të përdoret për të përcaktuar shkallën me të cilën individi lejohet të qarkullojë përreth.Ndërkaq autoritetet në qytetin e Hangzhou kanë njoftuar se do të kërkojnë të lansojnë një version më të gjerë për të monitoruar shëndetin e njerëzve.Lidhur me këtë rast drejtori i komisionit shëndetësor në Hangzhou, Sun Yongrong, tha të premten se ka pasur përparime në administratën e kujdesit shëndetësor përmes aplikacionit për monitorimin e gjendjes shëndetësore.Përveç tjerash, gjendja e një individi do të kodifikohej me ngjyra e cila do të pasqyrojë të dhëna të tjera mjekësore, përfshirë nivelet e aktivitetit, pirja e duhanit.Fotografitë e aplikacionit të propozuar do të paraqesin një shirit numerik me ngjyra që tregon shëndetin relativ të përdoruesit, që tregon numrin e cigareve të tymosura në ditë, ose edhe sa orë gjumë ka shpenzuar.


FAKTE Ne Muzeun Britanik jane te ekspozuara vetem 1% e artefakteve qe ne te vertete mbahen ne kete muze

Vetem brenda nje jave shkallet levizese ne metron e Londres pershkojne nje gjatesi sa dy here perimetri i Tokes

Bullgaria eshte shteti me i vjeter ne Evrope dhe shteti i cili nuk e ka ndryshuar emrin e tij qe nga viti 681 i eres sone

Ndertimi i Kishes Sagrada Familia ne Barcelone ka zgjatur me shume se ndertimi i piramidave (ndertimi i kesaj kishe ka filluar ne vitin 1882 dhe ende nuk ka perfunduar).


KUIZ Dita pas ditës së ditës së nesërme është katër ditë para ditës së hënë. Çfarë dite është sot? Tri pula i bëjnë 3 vezë për 3 ditë. Sa vezë i bëjnë 12 pula për 12 ditë?

Sasia e ujit që derdhet në një rezervar dyfishohet çdo minutë. Rezervari mbushet plot për fiks një orë. Për sa minuta rezervari është i mbushur vetëm deri në gjysmë?


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.