Koha Jone 11 maj 2019

Page 10

SPECIALE

10

E shtunë, 11 MAJ 2019

Familjarët e saj dhe krerët më të lartë të shtetit, nderuan kujtimin e saj duke ngritur në piedestal vlerat, talentin dhe sakrificën sublime të ushtarakes shqiptare që humbi jetën gjatë misionit në Letoni

Lamtumirë Zarife Hasanaj! U prehsh në paqe ‘’Dëshmorja e Atdheut’’ L

ot, dhimbje dhe nderime nga shteti dhe qindra shqiptarë për Zarife Hasanaj. Në një ceremoni të veçantë homazhesh në Pallatin e Kongreseve, nëntetares të rënë në krye të detyrës në Letoni, ju dha lamtumira e fundit. Zarife Hasanaj u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e dëshmorëve, ku do të prehet si “Dëshmore e Atdheut”. Në nder të saj, e premta u shpall Ditë Zie Kombëtare dhe flamunjtë në të gjitha institucionet e vendit, u ulën në gjysmë shtizë. Flamuri shqiptar në selinë e NATO-s është ulur në gjysmë shtizë në nder të nëntetares Zarife Hasanaj. Familjarët e saj dhe krerët më të lartë të shtetit, nderuan kujtimin e saj duke ngritur në piedestal vlerat, talentin dhe sakrificën sublike të ushtarakes shqiptare që humbi jetën gjatë misionit të kontigjentit shqiptar në Letoni, pjesë e misionit të NATO. Hasanaj humbi jetën nga shpërthimi i një mine teksa e çmontonte atë. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, Kreu i PD-së, Lulzim Basha, Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, lanë nga një shënim për të ndjerën. E veshur me të zeza dhe me një shirit të zi në krahë, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka la një shënim të gjatë në nder të Zarife Hasanajt. “Flamuri ynë kombëtar rri në gjysmë shtizë për të vajtuar në heshtjen e tij të përjetshme të parën vajzë në historinë e Forcave të Armatosura që ndahet nga jeta për shkak të detyrës, Zarife Hasanaj”. Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama, në ceremoninë e zhvilluar për t’i dhënë lamtumirën e fundit, “Dëshmores së Atdheut”, Zarife Hasanaj. Në fjalën e lamtumirës, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh se nuk është e lehtë të zgjedhësh fjalët e lamtumirës. “Asnjeri prej nesh as e kishte çuar ndërmend që, Zarife Hasanaj, me gjallërinë dhe vitalitetin që kishte, me dëshirën dhe dashurinë për jetën që e karakterizonte, do të nisej kaq papritur për t’u ndarë nga gjithë njerëzit”. Shefi

i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Bardhyl Kollçaku, tha se: “Në këtë ditë të vështirë jemi bashkë për ti thënë lamtumirë Zarifes sonë të dashur. Zarifja bija e Shqipërisë, heroina e Shqipërisë po shkon në altarin e pavdekësisë në gjirin e Nënës së Madhe Shqipëri, dëshmorët shkojnë në vendin

e shenjtë aty ku prehen të përjetshmit e pavdekshëm”. Babai i efektives që humbi jetën në shërbim të atdheut mes lotëve puthi flamurin kuq e zi. Në ceremoninë e varrimit u mbajt një mintë heshtje dhe më pas familjarët, të afërmit dhe kolegën i dhanë lamtumirën e fundit nën të shtënat e armëve.

Moment prekës ishin çastet kur u palos flamuri më të cilin ishte mbështjellë e ndjera dhe më pas iu dorëzua babait të saj. Ai me lot në sy më pas e mori dhe e puthi me ngashërim. Një numër i madh i Forcave Ushtarake kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e homazheve të nëntetares së rënë në krye të detyrës në Letoni, Zarife Hasanaj. Moment mjaft prekës ishte kur komandanti i kontigjentit EOD ku nëntetare Zarife Hasanaj ishte pjesë, kreu “apelin e fundit”, ku thirri emrin e saj tre herë rresht, sipas ritualit ushtarak por Zafire Hasanaj nuk iu përgjigj apelit të fundit të komandantit të saj, pasi ra në krye të detyrës. Komandati, më pas i dorëzoi babait të nëntetares së ndjerë Flamurin Kombëtar me të cilin ishte mbuluar arkivoli, teksa u preh tek varrezat e dëshmorëve. Hetimet për shkakun e shpërthimit në depo, teksa po demontonin predha të kalibrit të madh, vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa gjithçka flet për një aksident dhe jo sulm. Një lajm i keq vjen nga mediat letoneze, ku RIGA raporton se gjendja shëndetësore

e Major Klodian Tanushit është tepër e rëndë, ndërsa rreshter Julian Kapaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën. U prehsh në paqe heroina jonë, u prehsh në paqe në Altarin e “Dëshmorëve të Atdheut”, nga ku frymëzohemi të mbajmë të shenjtë amanetin e të rënëve, Shqipërinë e lirë, shtëpinë tonë të përbashkët. Para se trupi i pajetë të udhëtonte drejt atdheut, në bazën Camp Adazi në Letoni, u organizua ceremonia e lamtumirës me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”. Në ceremoni mori pjesë gjithë kontingjenti shqiptar në grup-batalionin e NATO-s në Letoni dhe përfaqësuesi ushtarak shqiptar në NATO. Kolegë dhe kolege të cilët nuk i ndalin dot lotët, teksa nderonin nëntetaren e rënë në krye të detyrës. Hasanaj ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Gramoz Palushi” në Babrru. Më pas ka kryer Fakultetin e bujqësisë dhe mjedisit në Universitetin Bujqësor të Tiranës 2012-2017. Më pas nëntetarja ka kryer kursin EOD, niveli i I-rë “Asgjësimi i Muncioneve me Eksplozivë”. Është mobilizuar në FA më datë 04/04/2008 si ushtare profesionist i parë dhe në datë 01/10/2013, titullohet n/oficer me gradën n/tetar. Në 20 dhjetor 2018 është dërguar me mision në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me detyrë Operator EOD. Hasanaj do të përfundonte misionin e saj të parë muajin e ardhshëm.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.