
1 minute read
Biodiversiteti dhe rëndësia e tij
Biodiversiteti është shumëllojshmëria e specieve dhe lidhja midis specieve dhe ekosistemeve. Organizmat e gjallë, përmes aktiviteteve metabolike, mundësojnë jetën në planetin Tokë.1 Shkencëtarët kanë vlerësuar se ekzistojnë rreth 8,7 milionë lloje bimësh dhe kafshësh. Megjithatë, deri më tani janë identifikuar vetëm rreth 1,2 milionë specie, shumica e të cilave insekte. Kjo do të thotë se miliona organizma të tjerë mbeten një mister i plotë.2 Të gjitha speciet që aktualisht janë të gjalla, kanë evoluar tipare unike që i bëjnë të dallueshme nga speciet e tjera. E kësisoj bota përbëhet nga një rrjet i padukshëm dhe jashtëzakonisht në lidhje kuptimplotë me çdo organizëm të gjallë. Me fjalë të thjeshta, pyjet u sigurojnë shtëpi kafshëve; kafshët hanë bimët; bimët kanë nevojë për tokë të shëndetshme që të rriten; kërpudhat ndihmojnë në plehërimin e tokës; bletët dhe insektet e tjera e çojnë polenin nga një bimë te tjetra, duke i ndihmuar bimët të shumohen.3 Shkencëtarët kanë vlerësuar se ekzistojnë rreth 8,7 milionë lloje bimësh dhe kafshësh. Megjithatë, deri më tani janë identifikuar vetëm rreth 1,2 milionë specie, shumica e të cilave insekte. Kjo do të thotë se miliona organizma të tjerë mbeten një mister i plotë.
Në asnjë aspekt, planeti ynë nuk është më kompleks, më dinamik ose më i pasur sesa organizmat e gjallë që popullojnë tokën e oqeanet tona, dhe asnjë element nuk është më jetik për prodhimin global të ushqimit e më thelbësor për mirëqenien e njeriut sesa larmia e bimëve, kafshëve e mikrobeve dhe e ambientit të tyre.4 Kjo larmi është përdorur e ruajtur nga fermerët e komunitetet për mijëvjeçarë, dhe mbetet element kryesor i strategjive të jetesës së fermerëve të varfër në të gjithë botën.5 Por biodiversiteti po përjeton ndryshime dhe humbje dramatike, e kjo për një shkak të vetëm: aktiviteti njerëzor. Praktikat e paqëndrueshme të bujqësisë, sistemet dhe proceset e urbanizimit po sjellin një dëm të tmerrshëm në burimet natyrore, në përpjekjet për të përmbushur kërkesat në rritje për ushqim.6 Ritmi alarmues i humbjes së biodiversitetit do të ketë pasoja shkatërruese për njerëzimin, nëse nuk merren masa emergjente. Humbja e specieve, shtazore a bimore qofshin, dobëson lidhjet dhe mund të ndryshojë funksionin e një ekosistemi të tërë.
Advertisement