Al2833

Page 94

93

# #çkÎõºît½D ESH SHEKÛR # #¿ç ÐìÂô D EL- XHEMÎL # #hç ÐYô D EL- MEXHÎD # #Ñï ì½æνD EL- VELIJ # #hç ÐÂô D EL -HAMÎD # #Õô½èÎô D EL- MEUL # #ç ìxîƽD EN-NASÎR # #«ç ÐìÂîp½D ES-SEMÎ’ # #ç ìxæM½D EL- BESÎR # #hç ÐÊît½D ESH-SHEHÎD # #N ç еîl½D ER-RAKÎB # #·ç бòl½D ER-REFÎK # #N ç Ïúlô¶½D EL- KARÎB # #N ç ÐYõ D EL-MUXHÎB # #R ç Ðì¶çÂö½D EL-MUKÎT # #N ç Ðpô D EL-HASÎB

për mirësitë që i ka dhënë Ai ia shton ato mirësi në këtë botë dhe e shpërblen në Botën Tjetër. Mirënjohësi madhështor. Punën e paktë të robërve të Tij Ai e shpërblen shumëfish. Mirënjohja e Allahut ndaj robërve të Tij do të thotë se Ai do t’ua shpërblejë dhe do t’ua pranojë adhurimin. I Bukuri. Ai është i bukur në Qenien e Tij, me emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Bukuria e Tij është absolute. Çdo bukuri e krijesave të Tij është vetëm prej Tij – i Madhëruar qoftë! I Lavdishmi. Të Atij janë krenaria, fisnikëria, madhështia, lartësia në qiell dhe në Tokë. Mbrojtësi, Kujdestari. Ai kujdeset për punët e krijesave të Tij. Ai merret me drejtimin dhe administrimin e pronës së Tij. Ai është ndihmëtari dhe ngadhënjyesi i robve dhe i të dashurve të Tij. I Falënderuari. Ai është i Lavdëruar për emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Ai falënderohet në gëzime dhe në hidhërime, në vështirësi dhe në lehtësi. Ai, i Vetmi e meriton falënderimin dhe lartësimin absolut, sepse vetëm Ai ka cilësi të plota. Ndihmëtari. Ai është Edukatori, Pronari, ngadhënjyesi dhe ndihmuesi i të dashurve të Tij. Ngadhënjyesi. Ai ia jep ndihmën e Tij kujt të dëshirojë. Askush nuk mund ta mundë atë që Ai e ngadhënjen dhe nuk ka ngadhënjim për atë që Ai e poshtëron. Dëgjuesi. Dëgjimi i Tij përfshin çdo gjë të dukshme dhe të padukshme, të fshehtë dhe të hapur. Madje edhe të gjithë zërat, sado të ulëta a të larta. Ai u përgjigjet atyre që i luten. Shikuesi. Shikimi i Tij përfshin çdo krijesë të botës së fshehtë dhe të dukshme, sado e fshehtë dhe e dukshme të jetë dhe sado e vogël a e madhe qoftë. Dëshmuesi. Ai mbikëqyr krijesat e Tij. Ai dëshmoi për veten e Tij, se është Një dhe se do të mbajë drejtësi. Ai dëshmon se besimtarët janë të sinqertë kur ata e njësojnë. Ai dëshmon edhe për sinqeritetin e pejgamberëve dhe melaikeve. Mbikëqyrësi. Ai mbikëqyr krijesat e Tij. Ai i llogarit punët e tyre. Atij nuk i shpëton shikimi i shpejtë, as ideja e papritur. I Buti. Të gjitha veprimet e tij janë të buta. Ai- Madhëruar qoftë!- i përshkallëzon veprimet e Tij. Ai sillet me robërit e Tij me butësi. Ai nuk i ngarkon ata më shumë se sa kanë mundësi; Ai- Madhëruar qoftë!i don robërit e Tij të butë. I Afërti. Ai është afër të gjitha krijesave me diturinë dhe me fuqinë e Tij. Ai është afër besimtarëve me butësinë e Tij dhe me ndihmën e Tij. Megjithatë Ai qëndron mbi Arsh dhe nuk përzihet me krijesat e Tij. Lutjepranuesi. Ai i përgjigjet thirrjes së atyre që i bëjnë thirrje dhe lutjes së atyre që i luten, sipas diturisë dhe urtësisë së Tij. Ushqyesi. Ai e krijoi ushqimin dhe riskun dhe u zotua se do t’ua japë krijesave të Tij. Ai i ruan ato, edhe punët e robërve të Tij pa mangësi. Mjaftuesi, Llogarimarrësi. Ai u mjafton robërve të Tij për gjërat që shqetësohen ata; të fesë dhe të kësaj bote. Besimtarët kanë pjesën më të madhe të përkujdesit të Tij. Ai- Madhëruar qoftë!- u kërkon llogari atyre për veprat e bëra në këtë botë.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.