Visual Basic 6.0 - Liber Shqip

Page 9

Principe të Visual Basic 6.0

MSc. Genci Berati

­Lidhjet (Associations) është një klase e cila përshkruan relacionet mes dy klasave apo përfaqësuesve të klasave (objekteve). Pronësitë e Association janë pointerat apo referencat në dy përfaqësuesit. ­Modeli është një bashkësi klasash, pronësishë dhe lidhjesh qe mundëson shprehjen e një informacioni për një fushë të caktuar. Për shembull një rrjet kompjuterik përbëhet nga Network Devices dhe Logical Network. Le të shohim disa klasa dhe objekte mjaft të përdorshme në Visual Basic 6.0 ­Forma është një klase mbajtëse. Një koleksion kontrollerash të cilët paraqesin të dhena apo informacione. Format mund të përfshihen në një bashkësi formash që quhet Form Set. ­Kontrollerat (controls) janë objekte grafike si p.sh. kutite e tekstit (text box), butonat etj të cilët vendosen në form për të paraqitur të dhena, apo për të realizuar ndonjë veprim, ose për të lehtësuar përdorimin e formës. Ne do të tregojmë funksionin e kontrollerave kryesore. Ju mund të krijoni këto controller mbi një formë në VB duke përdorur kutine e instrumeteve (toolbox) Form Controls në Form Designer.

1.4 Kontrollerat më të përdorshëm në Visual Basic 6.0 Krahas përcaktimit të kontrollerave kryesor të Toolbox­it, për të lehtësuar lexuesin, paraqitet edhe një figureë në te cilën tregohet forma e secilit prej tyre. ­TextBox Control: Shpesh quhet fushë editimi, paraqitje ose kontrolli i botimit (edit control). Ky kontroll paraqet informacion që mund të futet gjatë kohes kur po krijohet aplikacioni (design time), apo gjatë kohes së ekzekutimit të programit (run time). Gjithashtu në text box mund të paraqitet informacion që mund të përcaktohet nga kodi i programit. ­Label Control: është një kontroller grafik që përdoret për të vendosur tekst në ndërfaqjen tuaj. Ky tekst nuk mund të ndrrohet nga përdoruesi i programit në run time (gjatë kohes së ekzekutimit).

13


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.