Ngjarje Javore
Qeveria e Republikës së Shqipërisë vendos për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin
Vendim që i shërben ruajtjes së identitetit kombëtar Tiranë – Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka vendosur për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin. Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social facebook. Ai ka treguar se vendimi i Këshillit të
4
Javore Koha
e enjte, 28 nëntor 2019
Ministrave është marrë me nismën e Ministrisë që ai drejton. “Ky vendim do t’i shërbejë veçanërisht ruajtjes së identitetit kulturor e kombëtar dhe kohezionit shoqëror e politik të faktorit shqiptar në Mal të Zi! Ne do të vazhdojmë punën përmbajtësore në funksion të objektivit kombëtar të thellimit të marrëdhënieve mes shqiptarëve në rajon dhe themelimit të platformave të
përbashkëta politike”, ka shkruar ai, duke e cilësuar këtë si një lajm fantastik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ky vendim është përshëndetur nga forcat politike shqiptare në Mal të Zi, të cilat kanë kërkuar vazhdimisht hapjen e përfaqësive diplomatike të Shqipërisë dhe Kosovës në trevat ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, si mbështetje e popullatës shqiptare në (Kohapress) këto mjedise.