Skip to main content

Koha 868

Page 7

VËSHTRIM & OPINION hur gjakun deri te njeriu i fundit...”. Dhe në vendimin që mori Lidhja Shqiptare për Jugun në mbledhjen që u bë në Janinë me 24 korrik, 1878 për ti kërkuar qeverisë osmane bashkimin e trojeve shqiptare në një vilajet të vetëm për të mbrojtur tokat shqiptare nga copëtimi, theksohet se, “Shqiptarët, të udhëhequr nga ndjenjat e natyrshme patriotike, e gjithë Toskëria dhe Gegëria, u betuan dhe lidhën besën me shkrim për të mbrojtur tokën e shenjtë të vendlindjes...”. (Citimet e mësipërme marrë nga libri “Lidhja Shqiptare e Prizrenit, 18781881”, Kristo Frashëri). Në parathënien e librit të Krsito Frashërit, “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, thuhet se, “Sipas traditës së lashtë shqiptare, sa herë që vendin e kërcënonte armiku i huaj, çdo krahinë mblidhte kuvendin e saj popullor dhe aty merrej vendimi për të rrëmbyer armët kundër agresorit të jashtëm. Pastaj njëri prej tyre i ftonte të gjitha krahinat e kërcënuara në një kuvend të jashtëzakonshëm ndërkrahinor. Secila krahinë dërgonte në këtë kuvend të madh përfaqësuesit e vet, të cilët, pasi pleqëronin çështjen që shqetësonte vendin dhe pasi miratonin vendimin për një rezistencë të përbashkët, formonin e një besëlidhjeje ndërkrahinore dhe zgjidhnin një kryesi për drejtimin e saj...Zotimi që merrnin pjesëmarrësit e besëlidhjes konsakrohej me besën tradicionale shqiptare. Kush e shkelte besën poshtërohej përballë shoqërisë dhe si i tillë dënohej moralisht...”. Ja ku jemi sot! Është qershori i vitit 2019, çereku i parë i shekullit 21. Shqipëria as Kombi shqiptar nuk përballen me ndonjë kërcënim të jashtëm serioz, por fatkeqësisht përballen me atë që At Gjergj Fishta e ka cilësuar dikur si rrezikun e përbrendshem. Burrat e Lidhjes së Prizrenit ishin më të përparuar dhe më patriotë se përfaqësuesit e sotëm të klasës politike shqiptare, megjithëse kushtet politike, ekonomike dhe shoqërore ishin shumë më të vështira për ta, në krahasim me gjendjen e sotme të shqiptarëve. Besëlidhja e tyre kundër armikut dhe sfidave të përbashkëta konsakrohej me besën shqiptare! Mjafton t’i hedhësh një sy medias shqiptare kudo, për të parë se ku e ka katandisur Kombin sot, kjo

klasë politike. Ku janë sot burrat e besëlidhjes dhe të besës shqiptare? Përballë këtij rreziku të brendshëm, udhëheqësit shqiptarë, në vend që të lidhin besëlidhje në emër të interesave madhore të Kombit për zgjidhjen e sfidave dhe të kundërshtimeve politike, i shkruajnë njëri tjetrit letra nga larg dhe trokasin dyerve të kancelarive evropiane -- jo për të mbrojtur interesat kombëtare kundër synimeve armiqësore të të huajve -por për tu ankuar kundër njëri tjetrit, para autoriteteve të jashtme. Në qoftë se qershori i vitit 1878 ishte muaji i shpresave për Kombin shqiptar, i besëlidhjes dhe i besës për të shpëtuar Kombin nga kërcënimet e armiqve të jashtëm, qershori i vitit 2019 -- ndonëse Kombi shqiptar nuk kërcënohet nga ndonjë armik i jashtëm -- pa dyshim është muaji dhe viti i zhgënjimeve politike e shoqërore, mos më keq, pasi rreziku është i brendshëm dhe i shkaktuar nga vetë klasa politike aktuale e shqiptarëve, vetëm e vetëm për hir të interesave të tyre personale e partiake. Zëri i burrave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u bën sot jehonë, në këtë 141-vjetor të saj. U bën thirrje, në emër të karakterit kombëtar, që të dilni ngadhënjimtare nga ky kaos dhe egërsi politike në të cilën e keni hedhur vendin. Ashtu si në kohën e Lidhjes së Prizrenit, të “udhëhequr nga ndjenjat e natyrshme patriotike” të shqiptarëve dhe jo “në kundërsh-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

tim me historinë e tij, me interesat e tij dhe me dëshirat e tij...”. Besoj se duhet të jeni të vetëdijshëm se, në qoftë se me të vërtetë reflektoni mbi veprimet tuaja politike sot, ato janë në kundërshtim të plotë me historinë e Kombit shqiptar, me interesat e tij dhe me dëshirat e tij kombëtare dhe politike. Në këtë përvjetor, burrat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u bëjnë thirrje ju – klasës politike aktuale të shqiptarëve, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë -- që të vendosni interesat e Kombit mbi të gjitha, të zgjidhni problemet tuaja politike bazuar në një besëlidhje të konsakruar me besën tradicionale shqiptare, ashtu siç bënë ata në kohën e tyre, me qëllim sipas Abdyl Frashrit, “Që t’u presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë” – “si një detyrë të shenjtë të diktuar nga e drejta e tij dhe nderi kombëtar...” Për ndryshe, jeni në udhën e gabuar dhe në kundërshtim të plotë me historinë e shqiptarëve, në përgjithësi, përfshirë angazhimet dhe zotimet e burrave të Lidhjes së Prizrenit, 141 vitë më parë. Si të tillë, në qoftë se vazhdoni në këtë rrugë, do të poshtëroheni politikisht dhe do të dënoheni moralisht –si politikanë individë dhe si grup politikanësh -- nga ky brez dhe nga brezat e ardhshëm të shqiptarëve. E ENJTE, 20 QERSHOR 2019

Javore KOHA

7


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook