Skip to main content

Koha 844

Page 12

KULTURË

Skënderbeu, mit dhe realitet shqiptar (2)

Simbol i shtetit, një

Nuk ka rëndësi nëse është zbuluar ndonjë risi në Vitin jubilar të Skënderbeut, mjaftojnë ato njohuri sa kemi për ta mbajtur të ndezur pishtarin e lirisë dhe ndjenjën e krenarisë në zemrat tona dhe për të dëshmuar rrugëtimin në shekuj të një populli të vuajtur, por liridashës. Shqiptarët kudo që jetojnë dhe çfarëdo besimi të ndjekin, duhet të përulen, plot respekt e dashuri para heroit të kombit

Për Koha Javore:

Fiqret Mujeziqi

(vijon nga numri i kaluar) Gjergj Kastrioti - Skënderbeu është figurë historike, të cilën gojëdhënat, tregimet, letërsia e artet tjera e kanë bërë figurë mitike, por që është si e tillë shumë e domosdoshme në përcaktimin, ruajtjen dhe valorizimin e trashëgimisë kulturore e historike shqiptare në Ballkan. Ai e njihte shpirtin liridashës të popullit shqiptar sepse me të ardhur në Krujë tha: “Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta në mesin tuaj”. Për të arritur të mirën, ai e la jetën e ëmbël në Stamboll dhe iu kthye popullit të vet për ta udhëhequr drejt lirisë, për një jetë më të lumtur. Kjo figurë është mishëruar aq shumë në qenien e popullit shqiptar saqë nuk mund të ndahet nga fati i këtij populli, andaj edhe përkrahësit e tij janë edhe përkrahësit e popullit shqiptar, kurse

“ 12

kundërshtarët e shqiptarëve janë edhe armiqtë e Skënderbeut. Ai nga një figurë historike mesjetare u kthye në një legjendë shqiptare dhe po t’i marrësh popullit shqiptar figurën e Skënderbeut dhe mitin e tij është sikurse t’i marrësh shpirtin dhe një popull i pashpirt është i vdekur. Është shumë e vështirë të ndahet figura historike e kryetrimit shqiptar nga ajo mitologjike e cila ka shërbyer në ushqimin e shpirtit të një populli të tërë. Emri i tij qëndron shumë thellë i ngujuar në themelet e vetëdijes sonë kombëtare. Autori i një studimi për Kishën Ortodokse në Shqipëri, Ardit Bido, shprehet se Skënderbeu na përket të gjithëve, pavarësisht feve. “Fakti historik që ka lindur ortodoks, është rritur mysliman e ka vijuar jetën si i krishterë, krah Papës e Patriarkut njëherazi, veç e forcon figurën e tij mbarëkombëtare pa dallime”. “Ne vërtetë kemi Bajram dhe Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë”, thoshte i ndrituri Gjergj Fishta. Ka dhe të atillë, bile njerëz të “ditur”, parlamentarë me mandatin e popullit,

Çdo gjë u shkatërrua pas vdekjes së tij, por miti i tij mbeti në vetëdijen shqiptare, duke u zgjuar sa herë që fati nuk tregohej bujar me popullin shqiptar. Këtë mit e zgjuan rilindasit tanë, kur vetëdija kombëtare po merrte formë, shteti shqiptar ishte duke lindur dhe territoret shqiptare ishin në rrezik për t’u copëtuar

Javore KOHA

E ENJTE, 13 DHJETOR 2018

që deklarojnë se “Skënderbeu nuk është hero i imi, është hero i katolikëve”, duke harruar në të njëjtën kohë se katolikët janë vëllëzerit e tij. Turp! Edhe në vendet më demokratike në botë nuk lejohet që të përdhosen simbolet e shtetit. Skënderbeu është simbol i shtetit, njëjtë si flamuri. Së paku parlamenti ishte dashur të reflektojë. Deklarimet e këtij lloji janë sa të turpshme, të prapambetura dhe kundërshtim i përparimit shoqëror ose kulturor, aq edhe antishqiptare. Shqiptarët e të gjitha feve janë vëllezër të një gjaku, një popull, një komb, pa marrë parasysh se a janë të besimit mysliman, katolik apo ortodoks. Ai i cili nuk identifikohet me Skënderbeun, nuk mund të identifikohet me shqiptarët. Edhe


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Koha 844 by fgjokaj - Issuu