Skip to main content

Koha 838

Page 26

LETËRSI

Prozë për fëmijë (1)

Princesha Albionë Për Koha Javore:

Asllan Bisha

Sa herë që e merr gjyshja në prehër nipin e saj të vogël, Gjeton, ai i kërkon asaj t’i rrëfejë ngjarjen e Princeshës Albionë. Gjyshja porsa e dëgjon lutjen e tij, e puth në të dyja faqet e kuqe si mollë dhe ia nis rrëfimit. “Në kullën dykatëshe që qëndron mbi liqenin ngjyrë jeshil t’Shasit, pingul mbi muret e kështjellës afër Kishës së Shën Gjonit, edhe sot ka mbetur një dritare, e cila vështron nga ana e jugut. Është dritarja e princeshës Albionë. Ajo e zgjodhi këtë dritare kur vogëlushja Albionë mbushi shtatë vjet. Ishte stina e pranverës kur rrezet e diellit puthnin ngrohtësisht faqet e kuqe të vogëlushes. Era e maestralit i ledhatonte Albionës ballin dhe luante me flokët e saj të gjata. U bë gosti e madhe në shtëpinë e vajzës. Në tavolinën ovale qëndronin shtatë qirinj. Ajo mezi i fiku ato. Të pranishmit ngritën dollitë e verës së kuqe nga vreshtat e Anës së Malit. Gëzimi me familjarë dhe miq e të ftuar, me verë të kuqe, vazhdoi gati deri në mëngjes. Zonjat shijuan verën, por më shumë tortën e dhuruar nga tezja e Albionës e cila e kishte përgatitur tri ditë e tri net. Vera u derdh gërmazeve të mysafirëve, të cilët festonin dhe uronin princeshën Albionë për shtatë pranverat në qytetin e Shasit. Asaj të gjithë mysafirët i kënduan këngën e ditëlindjes: Për shumë mot ditëlindjen Albionë, U bëfsh 100-vjeçare, princesha jonë.

26

Javore KOHA

E ENJTE, 1 NËNTOR 2018

Ajo e lumtur e ndau ëmbëlsirën. Mysafirët e gëzuar e duartokitën Albionën. Puthjen e parë ia dhuroi së ëmës, tezes, babait, dajës. Të gjithë ishin të gëzuar dhe të lumtur. Këshilltari i qytetit të Shasit e puthi atë në ballë dhe e uroi Albionën të bëhet mbretëreshë e Shasit. Ajo qytetit do t’i sjellë begati, paqe në tokë dhe në ujë. Begati në tokë dhe lundrim të mbarë në ujëra të ëmbla dhe në det. Ushtri të fortë dhe miqësi me qytetet tjera - Ulqinin, Tivarin dhe Shkodrën. Miqësi edhe me principata më të largëta. Të lumtur do të jenë qytetarët e Shasit me Albionën. E ngriti lart Albionën këshilltari, ndërsa duartrokitjet e mysafirëve s’u ndalën. Qytetarëve të Shasit i duhej paqja sepse ky qytet ishte shkatërruar nga vandalët sa e sa herë. Ata nuk munden t’i ndalojnë armiqtë që i turreshin qytetit të Shasit për ta nënshtruar dhe grabitur pasurinë e tij. U bëfsh princeshë dhe mbretëreshë e Shasit”, uroi ai nga zemra. Gjyshja u ndal për një çast, kurse Gjetoja hapi sytë dhe tha: “Vazhdo Gjyshe. Mos u ndal!” “Mirë të pastë gjyshja”, tha ajo. Fërkoi ballin duke rrëfyer për historinë e Shasit ndaj të cilit armiqtë kishin qenë të pamëshirshëm dhe të dhunshëm. “Qytetin e kishin shkatërruar, zaptuar, djegur e pjekur mongolët. Pas ikjes së tyre, Shasi përsëri ishte rimëkëmbur. Pranë liqenit me dashuri e kishin bërë të bukur. Kishin ndërtuar shumë kisha. Dhe qyteti kishte përjetuar zhvillim të hovshëm. Në Shas farkoheshin monedha ari. Banorët ishin të lumtur, jetonin me punën dhe për punën. Kishin liqenin e pasur me peshq, i cili shitej i freskët, i terur, në

qytetet fqinje, por edhe andej brigjeve të Adriatikut - në Napoli, Venedik, Romë dhe sidomos në Raguzë. Tregtarët e Shasit me anije përmes Bunës e shitnin peshkun në Ulqin, por edhe prodhimet tjera. Shitej dhe në zë ishte djathi i Shasit. Ai ishte specialitet për elitën e prijësve të qytetit të Romës. Ishte i kërkuar edhe në Senatin e lartë. Vlerësohej ngase shëronte tuberkulozin. Sherbela dhe barërat e rrethinës së Shasit kishin bimë aromatike dhe shëruese. Dhitë e Shasit dhe qumështi i dhenve është edhe sot i mirë dhe mjekues. Në këtë anë s’mbahej mend që njerëzit të sëmureshin nga veremi”. Gjetoja i hapte veshët ngase gjyshja i fliste për vendlindjen dhe pasurinë e qytetit. E Gjetos i dukej se në rrudhat e saj ishte fshehur e kaluara, kurse ajo i shpaloste rrjedhshëm. Albiona dëgjonte historinë e qytetit. Gjyshja u ndal, fërkonte ballin, zgjidhte fjalë. Dëshironte ta kuptojë Gjetoja, por edhe Albiona. “Çka ndodhi me Shasin?”, pyeti Albiona. “Tani, shkoni e pushoni. Herën tjetër do t’u flas për qytetin plak të Shasit”. Gjeton e mashtroi gjumi i pasdites. Mbylli sytë si pëllumb. Princesha doli në dritare. Natyra i buzëqeshte Albionës, ndërsa Gjetoja fjeti në dhomë nga hynte fresku i Barbanës që vinte nga Fraskanjeli. Princesha Albionë nga dritarja kundronte lejlekët këmbëgjatë, të cilët në zhavor e kallamishte ndërtonin foletë e bukura. Pulëbardhat shpeshherë në bredhjet e tyre fluturonin mbi kështjellë. Ndaleshin te dritarja dhe lëshonin krrokama. Princesha i gostiste me ushqime. Ato ndaleshin dhe ngopeshin. Dhe ashtu ktheheshin në


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Koha 838 by fgjokaj - Issuu