MOZAIK
Nxënësit po shijojnë pushimin dimëror
SHF “Mahmut Lekiq” e kyçur në projekte të reja
Tuz- Nxënësit e SHF “Mahmut Lekiq” në Tuz dhe ata të Gjimnazit “25 Maji”, po i shijojnë pushimet dimërore që nga data 29 dhjetor ashtu sikurse nxënësit e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në Mal të Zi. Në SHF “Mahmut Lekiq”, gjatë pushimit dimëror janë duke u hartuar disa projekte të cilat priten të realizohen në gjysmëvjetorin e dytë si dhe po punohet në përmirësimin e ambienteve të brendshme të shkollës të cilat janë dëmtuar nga nxënësit gjatë pjesës së parë të vitit. Drejtori i këtij institucioni edukativo-arsimor, Nikollë Dukaj në prononcimin për “Kohën Javore” vë në dukje se për cilat projekte bëhet fjalë si dhe cili është objektivi i realizimit të tyre dhe përfitimi që kanë nxënësit e kyçur në to. “Kryesia e shkollës me një grup të arsimtarëve po punon në dy projekte, për kuizin shkollor i cili do të përfshijë nxënës të 20 paraleleve nga klasa e gjashtë deri në të nëntën e që në shkollën tonë zhvillohet për të dytën herë, ndërsa grupi tjetër i arsimtarëve në krye me koordinatorin e shkollës
34
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
po përgatit tabelën inter-aktive e cila do të shfrytëzohet nga të gjithë arsimtarët dhe nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën. Tabela inter-aktive ka për qëllim lehtësimin e mësimdhënies dhe të mësimnxënies pasi çdo njësi mësimore do të paraqitet në mënyrë vizuale, një praktikë kjo që përdoret për herë të parë në shkollën tonë dhe është një metodë shumë e avancuar të cilën pak shkolla në Mal të Zi e aplikojnë”, theksoi Dukaj. Ai shtoi se në gjysmën e dytë të vitit shkollor, krahas projekteve të sipërpërmendura, po planifikojnë edhe botimin e numrit të gjashtë të revistës shkollore “Horizonti” si dhe përgatitjet për manifestimin “Karnavali i fëmijëve” i cili do të mbahet në muajin shkurt e që tubon afro pesëqind nxënës si dhe po përgatiten për gara në recitime në nivel të të gjitha shkollave fillore në Malësi. Sa i takon suksesit të nxënësve në gjysmëvjetorin e parë, Dukaj shpreh kënaqësinë për suksesin e treguar të nxënësve, duke thënë se suksesi do të avancojë në pjesën e dytë të vitit, atëherë kur dhe nxënësit janë më të
angazhuar dhe më të impenjuar për rezultate sa më të larta. Nga ana tjetër, drejtoresha e Gjimnazit “25 Maji”, Miliana Daboviq, në prononcimin e shkurtër, i tha “Kohës Javore” se krahas suksesit të mirë që kanë shënuar gjimnazistët në pjesën e parë të vitit, shqetësuese për të mbeten mungesat e paarsyetuara të nxënësve, kryesisht nga maturantët. Daboviq tregoi dhe disa punime që priten të kryhen edhe në këtë shkollë me synim përmirësimin e kushteve për të githë nxënësit. “Në ditët në vijim presim tenderin se kush do të kryejë punimet në rikonstruksionin total të lokalit të nxënësve i cili pritet të jetë me standarde evropiane si dhe do të kryhet rikonstruksioni total i sallës së edukatës fizike të cilën do ta financojë Agjencia turke për bashkëpunim dhe koordinim “TIKA”. Gjysmëvjetori i dytë shkollor për të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Mal të Zi do të fillojë më 22 Janar 2018. t. u.