3.2 HIDROIZOLUES DY KOMPONENTËSH
IZOFLEX
Njësia matëse
pcs/pallet
25KG/Thes 8kg/Bidon 13KG/Thes 4kg/Bidon
54pcs/pallet 60pcs/pallet
Konsumi
Ngjyra/specifikime të tjera
2-4kg/m2
Komponenti A Komponenti B Komponenti A Komponenti B
EN 1504-2
Material dy komponentësh me bazë çimentoje dhe hidroizolues elastik me funksion mbrojtës për pishina, taraca themele dhe bodrume. KARAKTERISTIKA TEKNIKE Hidroizolues dy-komponentësh me bazë çimentoje, inertesh me granulometri të seleksionuar, aditivësh specialë dhe polimere sintetike në dispersion ujor. Duke përzier dy komponentët, përftohet një masë që mund të aplikohet edhe në sipërfaqe vertikale, me një trashësi deri në 1 mm për shtresë. Falë përmbajtjes së lartë të rezinave sintetike dhe cilësive të tyre, ai garanton një ngjitje të shkëlqyer në të gjitha sipërfaqet e betonit, tullave dhe qeramikës (të parapërgatitura). Pas fortësimit, ai krijon një shtresë hidroizoluese dhe elastike, rezistente ndaj agjentëve atmosferik. Fusha e zbatimit ● Shtrimin e membranave hidroizoluese përpara vendosjes së pllakave për brenda dhe jashtë. ● Mbrojtje fleksibile dhe rezistente ndaj ujit e lagështirës për sipërfaqet e betonit dhe suvatë. ● Sa më i madh është presionit i ujit aq më i trashë duhet aplikuar produkti. ● Veshje hidroizoluese dhe mbrojtëse e sipërfaqeve të betonit, subjekt i agresionit kimik, si kripërat anti-ngricë, sulfatet, etj. ● Nivelim hidroizolues dhe elastik i suvave të plasaritura. ● Veshje hidroizoluese dhe mbrojtëse e mureve në themele. ● I përshtatshëm për hidroizolimin e sipërfaqeve të cilat janë subjekt i vibrimeve dhe i deformimeve të ndryshme. ● Hidroizolim i pishinave me beton të maturuar (mbi 6 muaj) VËREJTJE TË RËNDËSISHME ● Përdorni shirit ngjitës në fugat ndërmjet dyshemeve dhe mureve ● Përdorni shirit ngjitës për hidro-izolimin e fugave të gjera. ● Mos e aplikoni IZOFLEX për restaurime me trashësi të madhe (mbi 1 mm për çdo shtresë). ● Mos e aplikoni IZOFLEX në temperatura më të ulta se +5°C ose më të larta se +30°C.
70
● Mos e përzieni IZOFLEX me materiale të tjera (çimento, agregate apo ujë). ● Të mbrohet nga shiu apo uji aksidental në 24-48 orët e para pas aplikimit. ● Në stinë n e nxehtë shmangni ekspozimin e materialit (pluhurit dhe lëngut) ndaj diellit përpara përdorimit. ● Në rastet kur aplikohet në dyshemetë dhe muret ekzistuese të veshura me qeramike, klinker, terrakotë, etj, sigurohuni që pllakat të jenë të fiksuara mirë në suport dhe të pastra nga yndyrnat, dylli, vajrat apo bojërat, të cilat mund të reduktojnë forcën ngjitëse. ● Suportet që do të hidroizolohen duhet të kenë pjerrësi të përshtatshme. ● Mbi taraca dhe çati të mëdha të ndërtuara me materiale te cilat ruajnë lagështi, si argjila apo plastika, përcaktoni pika shkarkimi, të pozicionuara sipas lagështisë. ● Sipërfaqja që do të trajtohet duhet të jetë plotësisht e pastër dhe e qëndrueshme: për pastrimin përdorni pompë uji, fërkues ose thjesht pastrim me ujë me presion. Aplikimi i matErialit Aplikimi i materialit bëhet me furçë ose me rrul në disa duar në varësi të mbrojtjes që duam të sigurojmë ndaj ujit. Materiali aplikohet 1 mm për shtresë. Shtresa pasardhëse aplikohet mbasi të jetë tharë shtresa para-ardhëse. Mbasi të keni aplikuar materialin duhet ta mbroni atë nga temperaturat e larta, shiu, etj. Në këndet lidhëse midis dyshemeve dhe mureve apo në sipërfaqet me shumë shtypje dhe mikrocarje etj, IZOFLEX ka nevojë për përforcim duke mbuluar sipërfaqet me një shirit rrjete me fibra 10 cm dhe nëqoftëse sipërfaqja është shumë difektoze atëherë të mbulohet komplet me rrjetë me fibra xhami nga 65-125 gr për m2. Gjithashtu rrjetë përdoret dhe për pishina apo tarraca. Rregulla pËr zbatim pas aplikimit Pas aplikimit, në kushtë thatësire të madhe, të nxehtit apo kushte me erë të fortë, rekomandohet që të mbroni sipërfaqen nga avullimi përmes një mbulese të njomë.
www.dast.eu