KATALOGU I PRODUKTEVE DAST

Page 56

2.2 MBUSHËS FUGASH 0-8 mm

FUGACOLOR 0-8

Njësia matëse

pcs/pallet

Konsumi

5KG/Qese 2KG/Qese

4pcs/box 10pcs/box

0.2-1.2kg/m2

CG2

Stuko për mbushjen e fugave me bazë çimentoje me granulometri të seleksionuar dhe me një qëndrueshmëri të lartë ndaj ujit shërben për mbushjen e fugave nga 0-5 mm. Karakteristikat teknike Është material në formë pluhuri me bazë çimentoje, me pluhur guri natyral me granulometri të seleksionuar, rezina sintetike, adetivë hidrofobikë dhe pigmente ngjyrues . ● Punueshmëri dhe hapje mjaft e mire. ● Pastrohet lehtësisht . ● Në përfundim jep një sipërfaqe të lëmuar. ● I papërshkueshëm nga uji. ● Rezistencë të lartë kundrejt bazave (alkaleve) dhe detergjentëve. ● Rezistente ndaj gërryerjes (korrozionit) ● Rezistente ndaj rrezatimit UV. ● Parandalon proçesin e efloreshencës. ● I disponueshëm në 24 ngjyra. • Sipas klasifikimit të EN 13888 i përket kategorisë CG2 Fusha e PËrdorimit Fugacolor 0-5 mm përdoret në këto raste si me poshtë. Stukimi i fugave midis pllakave prej qeramike poroze, monocotto, bicotto, gres porcelan dhe gur natyral me hapësirë 0-5 mm. Për stukimin e dyshemeve dhe veshjeve të jashtme, kur kërkohet një rritje e papërshkrueshmërisë, elasticitetit dhe forcës mekanike, për sipërfaqe me vibrim, për sipërfaqe me bymim dhe tkurrje (tarraca, dysheme me ngrohje, pishina, shatërvane etj) stuko Fugacolor duhet përforcuar me 500 gr adetiv DW 17 të holluar me 700-1000 ml ujë për një qese Fugacolor 5 kg. Shënime të Rëndësishme Nuk duhet të përdoret për fuga më të mëdha se sa ato të rekomanduara. MËnyra e Aplikimit Me Fugacolor 0-5 mm hapësirat midis pllakave mbushen lehtësisht duke përdorur një mallë prej gome. Heqja e masës së mbetur duhet të bëhet

56

me një sfungjer të njomë në momentin kur Fugacolor të ketë arritur qëndrueshmërinë, konsistencën e kërkuar (konsistencë kjo që arrihet për 10-20 minuta mbas aplikimit të Fugacolor 0-5 mm). Pastrimi përfundimtar i pllakave bëhet me një copë të thatë. Pastrimi përfundimtar mund të bëhet edhe mbas një dite kur materiali është forcuar disi, në këtë rast zgjidhet një copë e përshtashme për pastrim. TË DHËNA TEKNIKE NE 230C dhe 50% U.R Pamja

Pluhur

Ngjyra

24 ngjyra (shiko tabelën e ngjyrave)

Ruajtja

12 muaj në paketim origjinal në vend të thatë

Djegshmeria

0

Raporti i përzierjes

1-1.5 L ujë për 5 kg Fugacolor 7-7.5 litra ujë për 25 Fugacolor

Kondistenca e përzierjes

Përzierje fluide dhe e rrjedhshme

Dëndësia përzierjes

2 gr/cm3

pH i përzierjes

12

Koha e punueshmërisë

2 orë

Temperatura e aplikimit

+50C deri +350C

TË DHËNA PËRFUNDIMTARE Qëndrueshmëria ndaj lagështirës

E mirë

Qëndrueshmëria ndaj tretësirave dhe yndyrnave

E mirë

Qëndrueshmeria ndaj acideve

E mirë

Rezistenza në ngjeshje

≥ 25 N/mm2

Rezistenca në përkulje

≥ 8 N/mm2

www.dast.eu


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
KATALOGU I PRODUKTEVE DAST by Ermir Guzi - Issuu