1.3 NGJITËS PËR PLLAKAT E TERRAKOTËS DHE GURIT
DW GRANDFIX
Njësia matëse
pcs/pallet
Konsumi
Ngjyra/specifikime të tjera
25KG/Thes
54pcs/pallet
3-5kg/m2
Gri I bardhë
C2 TE
Ngjitës me bazë çimentoje për vendosjen e pllakave prej klinkeri, terrakotë, gresi, pllaka tradicionale dhe pllaka guri. KARAKTERISTIKAT TEKNIKE. • Ngjitës në formë pluhuri me bazë çimentoje, rëre me granulometri të seleksionuar, rezina sintetike dhe adetivë specialë. • Kohë e gjatë e punueshmërisë, ngjitje shumë e mirë, hapje e lehtë dhe mbajtje shumë e mirë e ujit. • I përshtatshëm për shtrimin e pllakave në sipërfaqe me nivel jo të mirë. • I përshtatshëm për ngjitjen e pllakave prej klinkeri, terrakote, gres dhe pllaka tradicionale në ambiente të brendshme dhe të jashtme në suporte me parregullsi të theksuara. ELASTIFIKIMI Për veshjen me pllaka të sipërfaqeve të paqëndrueshme si pasojë e tkurrje-bymimit ose të dridhjeve siç janë pllakat e betonit të parafabrikuar, pllakat e gipsit, taraca, ballkone, sipërfaqe metali etj. Është e nevojshme që 25 kg ngjitës pllakash DW GRANDFIX të elastifikohet duke i shtuar nga 5-6 kg FLEXIT (lexoni skedën teknike FLEXIT fq.149) dhe sasinë e ujit në varësi së kërkesës së punueshmërisë
qëllimit të përdorimit. Suporti ku do të aplikohet produkti duhet të jetë i pastër pa lënde të huaja të tilla si: bojra, vajra, verniqe, materiale antingjitëse. Pastrimi bëhet në mënyrë mekanike ose manuale. Suporti duhet spërkatur me ujë përpara se të aplikohet ngjitësi në mënyrë që t’i lejojë kohën e duhur të tharjes. Vendosja e pllakave Për një aplikim korrekt të DW Grandfix rekomandohet që fillimisht të hapet një shtresë e hollë e ngjitësit me mallë të lirë. Pastaj filloni me aplikimin e ngjitësit me një mallë të dhëmbëzuar të përshtatshme për trashësinë e shtresës që dëshironi, që varet nga formati i pllakës dhe nga konfigurimi i pjesës së pasme të saj. Kushte ambientale të veçanta: rrezet e diellit, era e fortë, temperaturat e larta apo suportet me absorbim të lartë mund të reduktojnë në mënyrë drastike kohën e hapjes dhe korrektimit. Për të kufizuar probleme të tilla këshillohet të laget suporti para se të shtrohet ngjitësi ose te trajtohet me DW PRIMER. Megjithatë, në çdo rast është e nevojshme që, përpara shtrimit të pllakave, të verifikohet që ngjitësi të mos jetë fortësuar. Në rast se është fortësuar, ngjitësi duhet të rispatullohet për të riaktivizuar ngjitshmërinë.
MENYRA E PËRGATITJES SË PËRZIERJES Përziejmë 6.5-7 L ujë të pastër me 25 kg produkt, masa e krijuar rekomandohet të përzihet me një përzierës elektrik me xhiro të ulta deri sa të formohet një masë homogjene dhe me viskozitetin e dëshiruar dhe pa kokërriza. Masa e krijuar lihet në qetësi për 10 minuta dhe rekomandohet të përzihet përsëri përpara përdorimit. Koha e punueshmërisë së përzierjes është 5-6 orë. PËRGATITJA E SUPORTIT SUPORTET ME BAZË ÇIMENTOJE Suportet tradicionale me bazë çimentoje duhet të kenë një kohë maturimi të mjaftueshme prej 28 ditësh në temp 230C dhe U.R 40 %. Suportet duhet të jenë të sheshta dhe të qëndrueshme në funksion të
44
www.dast.eu