Rinia si metaforë: Dekor në fushatë, përjashtim në vendimmarrje

Page 1

Rinia si metaforë Dekor në fushatë, përjashtim në vendimmarrje

Autore: Brixhilda Deda

Ku na ka vendosur politika? “Me fillimin e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021, një fokus i veçantë i është rezervuar rinisë. Jemi në një periudhë pandemie plot me masa kufizuese e rregulla, por vendi po zien. Liderët politikë po shkojnë qytet më qytet, derë më derë, po përfshihen kudo e po përfshijnë këdo. Ndryshime në struktura, strategji listash, komunikime të çdo lloj forme, përfshirje figurash të njohura, largime, zëvendësime, programe, premtime, kaq shumë zhurmë e dëshirë për vëmendje. Ndërsa rinia vetëm nëpër studime, në sfonde, në spote, kudo tjetër veçse në vendimmarrje”

Kanë thënë për ne.... Të gjithë këto deklarata qëndrojnë përballë faktit se në qeveri ka 0% të rinj që janë ministra. Po ashtu, asnjë i ri nuk është as zëvendës ministër. Në parlament ka 2.14% të rinj deputetë, ndërsa kemi 4.91% të rinj në krye të bashkive. Gjithashtu nga të dhënat rezulton se janë 41% të rinj që përbëjnë asamblenë e përgjithshme të LSI – së, dhe vetëm 7% të rinj në asamblenë e përgjithshme të PD – së. Në programin e qeverisë (2017 – 2021), vend të veçantë ka pasur synimi për zhvillimin e politikave rinore lidhur me përmirësimin e cilësisë së jetës së “…një gjë është sigurt, jam këtu për të të rinjve, përmes rritjes së luftuar për secilin prej jush, dhe për të pjesëmarrjes në jetën publike dhe në luftuar për të gjithë ne bashkë sepse unë dua vendimmarrje; rritjes së mundësive që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit tim të për punësim rinor; përmirësimit të vogël, unë dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e fëmijëve tuaj më të vegjël. Unë legjislacionit dhe të infrastrukturës në dua që Shqipëria të jetë e ardhmja jonë e shërbimin e tyre. Fuqizimi dhe përbashkët dhe Shqipëria të jetë shtëpia ku përfshirja e të rinjve në programet çdo fëmijë i kësaj republike të ndjehet kombëtare dhe ndërkombëtare, në krenar dhe të mos dojë të largohet prej saj, rrjetet e shkëmbimit të eksperiencave apo kur të largohet të ketë padurimin të evropiane, iniciativat vullnetare kthehet prapë në shtëpinë e vet”. (E. Rama, rajonale e botërore, nismat rinore Kryeministër i Shqipërisë / Kryetar i PS) sociale dhe akademike, janë cilësuar qëllimi madhor i kësaj qeverie. “Kjo është një betejë që do ta përcaktojë Gjithashtu, nxitja dhe bashkëveprimi rinia shqiptare, siç ka përcaktuar të gjitha mes institucioneve dhe organizatave ndryshimet e mëdha. Dhe kjo është betejë rinore; përmirësimi i infrastrukturës për ndryshim, nuk është thjesht betejë për nëpërmjet hapjes së qendrave rinore zëvendësim, është betejë për ndryshim. Nga në çdo qark. Të gjitha këto do të jenë ky ndryshim do të varet rruga Evropiane e lokomotiva e zhvillimit të rinisë dhe e Shqipërisë ... asnjë i ri nuk do të mbetet formimit të gjeneratës së re shqiptare, mënjanë, asnjë i ri nuk do të shohë më një gjeneratë të cilës do t’i ofrohet çdo largimin si shpresa e vetme se Shqipëria i ka mundësi për formësim evropian. mundësitë e jashtëzakonshme t’ju akomodojë, t’ju bëjë krenarë siç e bëni ju Shqipërinë krenare”. (L. Basha, Kryetar i PD)

Ky fragment i menduar si një strategji e mirëfilltë në zhvillim dhe përmirësim të jetës së rinisë hidhet poshtë nga faktet se në asnjë ministri Unë flas në emër të LSI – së që është për të nuk janë ngritur strukturat rinore, rinjtë dhe ne duam që me të rinjtë dhe të ndërsa nëpër bashki këto struktura rejat ta bëjmë Shqipërinë. (M. Kryemadhi, janë ngritur në vetëm 11 prej tyre. Kryetare e LSI) Shifrat bëhen më të frikshme kur zbulon se një numër i konsiderueshëm prej 8,600 të rinjsh nga 67,500 persona janë analfabetë dhe 15% e të rinjve rrezikojnë varfërinë. Popullsia nën moshën 30 vjeç përfaqëson rreth 40% të popullsisë totale në Shqipëri. Ndërkohë, të rinjtë (15 – 29 vjeç) përbëjnë rreth 25% të popullsisë në total (INSTAT, 2016). Megjithatë, pjesëmarrja e të rinjve në sferën politike, sociale dhe ekonomike vazhdon të mbetet e ulët. Nën kushtet aktuale, të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri janë të prirur të mbeten të pa përfshirë në politikëbërje, dhe kështu të paaftë për të influencuar në statusin e tyre social dhe ekonomik. Të gjitha këto dëshmohen qartë në studimet që janë bërë rreth e qark vendit me të rinjtë. Sa i përket interesit dhe informacionit që të rinjtë kanë për politikën 62% e tyre janë shprehur se nuk janë aspak të interesuar për politikën, nga ana tjetër një përqindje

shumë e vogël prej 3% që janë shumë të interesuar. Niveli i mosinteresimit për politikën është i njëjtë si për të rinjtë e zonave urbane dhe për ato rurale, duke dëshmuar një indiferentizëm të përgjithshëm rinor. Sjellja dhe angazhimi elektoral i të rinjve është i rëndësishëm, duke pasur parasysh se ata përbëjnë një elektorat të konsiderueshëm në Shqipëri. Kështu, në zgjedhjet e fundit parlamentare vetëm 41% e të rinjve me të drejtë vote kanë votuar. Përqindja e pjesëmarrjes në votime rritet sipas grupmoshave (18 – 21) 57%, (22 – 25) 74% dhe (26 – 29) 80%, gjë që dëshmon ndërgjegjësimin e të rinjve mbi rëndësinë e votës në një proces zgjedhor. Mosangazhimi politik i të rinjve shprehet me faktin se 90% e tyre nuk kanë marrë pjesë aktive në politike as nëpërmjet rrjeteve sociale në zgjedhjet e fundit. Mënyra se si të rinjtë i përcaktojnë dhe i vlerësojnë prioritetet e qeverisjes pasqyrojnë vetëdijen e tyre mbi procesin e zhvillimit të vendit. Të rinjtë vazhdojnë të jenë mosbesues dhe të pa interesuar ndaj procesit politik, duke dëshmuar një apati dhe indiferencë të përgjithshme. Nga ana tjetër vlen të përmendet se pjesëmarrja dhe sjellja e tyre elektorale është aktive, gjë që tregon se kanë zgjedhur procesin e votimit për të shfaqur interesin e tyre për politikën. Konceptet e tyre për liritë e të drejtat e njeriut janë në përputhje me normat e një shoqërie të hapur e liberale. Ata ndjehen krenarë për identitetin e tyre kombëtar dhe besojnë se vetëdija e tyre si evropianë do të jetë e plotë, kur të gëzojnë liritë dhe të drejtat njësoj si këta të fundit. Rinia është nismëtarja e ndryshimeve të çdo kohe duke luajtur kështu një rol të rëndësishëm në ndryshime të mëdha të shoqërisë duke përfshirë dhe ndryshimin e sistemit. Tre dekadat e fundit është përballur me sfida që erdhën bashkë me demokracinë si, papunësia, përjashtimi social, problemet e varësisë. Krahas shqetësimeve, rinia ka ngritur zërin duke marrë pjesë në shumë aktivitete. Kohët e fundit vërehet një pjesëmarrje disi më e madhe e të rinjve në politikë deri në angazhime partiake. Të rinjtë tashmë e shikojnë shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje dhe politikbërjen e vendit me motivin për t’i çuar gjërat përpara. Shumë nga ata mbështesin një kauzë të caktuar, idealizmin, por edhe krijimin e mundësive vetjake. Kështu pjesëmarrja e rinisë në politikë mbetet diçka e domosdoshme për integrimin e tyre në shoqëri. Ndërkohë politizimi i tyre mbetet çështje tjetër dhe shpeshherë e pashmangshme. Shumë e rëndësishme është të votosh, madje është detyrim. Edhe më e rëndësishme është të jesh i informuar se përse dhe për kë po e hedh atë votë. Mbetet për t’u parë roli i rinisë në këto zgjedhje që vijnë pas shumë përplasjeve me politikat e ndjekura ndaj tyre gjatë këtyre viteve. Pavarësisht pjesëmarrjes së një numri të konsiderueshëm të të rinjve në forumet politike, ky vend ka ende shpresë tek një rini e pastër, me integritet dhe me një dëshirë të zjarrtë për ta parë veten dhe vendin e tyre si Evropa. Nëse ‘Shqipëria do të fitojë’, apo nëse ‘nuk do të ketë kohë për të humbur’ këtë na mbetet ta shohim në vijim. Rinia dhe i gjithë populli duhet të jenë të ndërgjegjshëm se e kanë gjithnjë në dorë fatin e tyre, kështu që duhet të marrin përgjegjësi. Votoni për vlerat, për idealet, për të tashmen dhe për të parë vendin tuaj ashtu të bukur e të arrirë si në ëndrrat tuaja. Unë jam si ju, i di dëshirat dhe thirrjet tuaja. Le ta vendosim vetë fatin tonë në këtë vend.

Refernces: https://tvklan.al/rama-dua-qe-shqiperia-te-jete-e-ardhmja-e-djalit-tim-te-vogel/ ; https://tvklan.al/basha-takim-me-qytetaret-ne-njesine-8-ne-tirane/; https://abcnews.al/kryemadhi-ne-baldushk-rinia-shqiptare-meriton-me-shume-me-25-prill-opozitasjell-ndryshimin/ ; https://partnersalbania.org/wp-content/uploads/2017/06/raporti_vjetor_YBH-shqip.pdf; Programi Qeverisws / 2017-2021 https://kryeministria.al/wp-content/uploads/2017/11/PROGRAMI.pdf ; https://partnersalbania.org/wpcontent/uploads/2017/06/raporti_vjetor_YBH-shqip.pdf ; https://www.ndi.org/sites/default/files/IDM%20Audit%20of%20Political%20Engagement%20%28Shqip%29.pdf’ https://partnersalbania.org/wp-content/uploads/2017/06/raporti_vjetor_YBH-shqip.pdf ; http://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15257.pdf; https://albanianpost.com/rinia-shqiptare-ti-hysh-politikes-ne-fushate-zgjedhore/ ; https://euronews.al/al/programs/shqiperi/me-pak-fjale/2021/03/16/mesazhet-elektorale-te-ps-dhe-pd-ne-fushaten-e-2021/

www.cpi-al.org. Impact Centre, Rr. Abdi Toptani, Torre Drini, Z.29. info@cpi-al.org


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.