Programi i Partise Socialiste

Page 47

RIPERTERITJE E SHOQERISE më teknologjik, më konkurrues e më global.

bindjeve e përkatësive të tyre politike. Mësuesi – nxënësi – prindi do të përbëjnë një bosht të pandashëm të politikës sonë të re me arsimin.

Ne do të punojmë që universitetet, publike dhe private, të rrisin autonominë, cilësinë dhe standardet e mësimdhënies, për t’i pajisur studentët me të gjitha aftësitë e nevojshme për të përballuar sfidat e shekullit të 21. Por ne do t’i japim fund praktikës së licensimit të universiteteve, thjesht me qëllim fitimi dhe të mbylljes së syve përpara shfrytëzimit të studentëve e të prindërve të tyre vetëm si burim të ardhurash. Për këtë do të vëmë në funksionim Sistemin e Pavarur të Vlerësimit dhe Renditjes të shkollave të larta.

Shkollat do të jenë një mjedis i sigurt për fëmijët, me tolerancë zero ndaj sjelljes antisociale. Ne do t’i kushtojmë arsimit burimet e nevojshme financiare, të cilat nuk do të jenë më pak se 5 % e PBB. Sepse ne besojmë që arsimimi është politika më e mirë ekonomike. Arsimi profesional do të zhvillohet në sinergji me formimin dhe trainimin profesional, duke i pajisur të rinjtë me dijet, shprehitë, shpirtin e sipërmarrjes dhe duke nxitur integrimin e tyre në tregun e punës. Ne do të promovojmë ngritjen e kolegjeve kombëtare të formimit profesional në qytetet e mëdha, kolegjeve komunitare pranë çdo bashkie dhe qendrave profesionale të lëvizshme për komunat.

Ne do të mbështesim kërkimin shkencor, duke i dhënë përparësi zhvillimit të shkencave albanologjike, gjuhës, historisë dhe kulturës kombëtare. Mbështetja e zhvillimit të shkencës do të përfshijë subvencionimin e institucioneve akademike e shkencore, si Akademia e Shkencave dhe universitetet, si edhe kombinimin e burimeve publike me burimet private të financimit të arsimit dhe kërkimit shkencor.

Ne do t’i kushtojmë burimet dhe incentivat e nevojshme arsimimit të të rinjve në shkencat natyrore dhe inxhinierike. Aktualisht, vetëm një në pesë studentë frekuenton degët e shkencave natyrore apo inxhinierike. Ky është një raport i papranueshëm, që bie ndesh me kërkesat e rritjes së ekonomisë në një kontekst përherë e

Ne do të punojmë që shkolla shqiptare të kultivojë kulturën e mundësisë së 47


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.