Page 1

1


Dr.sc. Hamdi Mediu

KONTRIBUTI I NEXHMEDIN B. SEZAIRIT NË ORGANIZATËN NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE

Çabej 2


Autor: Dr.sc. Hamdi Mediu Recensent: Mr. Qerim Lita Prof. dr. Zeqirja Idrizi

Radhitje teknike Sami Beqiri Lektor Aqif Isaku Botoi dhe shtypi “Çabej” - Tetovë

3


R ece n s io n NEXHMEDIN BESIMI – SEZAIRI, INTELEKTUAL DHE ATDHETAR I HARRUAR SHQIPTAR Rrethanat politike të krijuara në Trevat Lindore e Verilindore shqiptare menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, nxitën inteligjencën e atëhershme shqiptare të mendojë seriozisht për themelimin e një organizate kombëtare shqiptare, qëllimi final i së cilës do të ishte “Çlirimi dhe bashkimi i tokave të robëruara shqiptare me Shqipërinë”. Për rrjedhojë, në fillim të vitit 1945 në Shkup u themelua Organizata “Nacional Demokratike Shqiptare”. Themelues të kësaj organizate ishin intelektualët dhe atdhetarët e shquar shqiptar: Azem Marana, Hasan Bilalli dhe Mahmut Dumani. Së shpejti organizatës iu bashkëngjitën edhe një numër i madh i intelektualëve dhe atdhetarëve shqiptar nga Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari, Dibra, Kërçova, Struga, Manastiri, Resnja etj. Vepra: “Kontributi i Nexhmedin B. Sezairit në Organizatën Nacional Demokratike Shqiptare” të autorit Dr.sc. Hamdi Mediut, përbën një punim serioz dhe me rëndësi të veçantë kombëtare që i ka munguar historiografisë shqiptare. Vetë titulli i librit lë të kuptosh se kemi të bëjmë për një personalitetet i cili ka lënë 4


gjurmë të thella në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare para, gjatë dhe menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Ai së bashku me Shuaip Kamberin ishte themelues i organizatës studentore “Besa”, pastaj njëri ndër udhëheqësit e komitetit të “Lidhjes II të Prizrenit” për qarkun e Tetovës, dhe së fundi, anëtar i komitetit të NDSH-së për Tetovë me rrethinë. Si i tillë, në procesin gjyqësor të zhvilluar në mars të vitit 1947 në Tetovë, nga gjyqi ushtarak u dënua me burg të rëndë në kohëzgjatje prej 18 vjetësh. Autori për rrumbullakimin e kësaj vepre, krahas literaturës shkencore ka shfrytëzuar shtypin e kohës, faktorin njeri, burimet arkivore përfshi edhe fondin personal të Nexhmedin Besimit. Është nder dhe përgjegjësi e madhe të shkruash një vepër kushtuar një personaliteti të shquar siç është Nexhmedin Besimi, i cili tërë jetën e tij ia kushtoi çështjes së pazgjidhur kombëtare shqiptare. Mirëpo falë punës së palodhshme hulumtues-kërkimore, autori ia del me sukses ta zbardhë veprimtarinë atdhetare jo vetëm të Nexhmedin Besimit, por edhe të shumë atdhetarëve tjerë nga Pollogu, siç janë: Hafëz Etem Tahiri, Xhevahir Veseli, Mehmet Bushi, Jonuz Balla e shumë të tjerë, të cilët në kushtet e atëhershme politike morën guximin që t`i prinë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, përkatësisht Organizatës “Nacional Demokratike Shqiptare”. 5


Autori Dr. Hamdi Mediu, për nga metodologjia e punës shkencore, librin prej rreth 130 faqesh tekst, krahas pjesës hyrëse e ka pa të arsyeshme ta mbarështojë si më poshtë: katër pjesë, shtojca e dokumenteve, përfundimi, burimet dhe literaturën e shfrytëzuar dhe përmbajtja. Duhet të vënë në dukje faktin se, në këtë vepër, Dr. Hamdi Mediu, përmes dokumenteve të shërbimeve sekrete të atëhershme jugosllav-maqedonase: OZN-a dhe UDB-ë, të cilat ai i paraqet si të plota dhe pa asnjë ndërhyrje, zbardhë në tërësi politikën antishqiptare të autoriteteve komuniste të Shkupit e të Beogradit. Një politikë e tillë, veçmas do të zbatohej kundër inteligjencës shqiptare, që siç vë në dukje edhe autori, atë e konsideronte “armikun” e përbetuar të tyre, përkatësisht, të ashtuquajturës “vetëqeverisje socialiste”. Në këtë mënyrë u veprua edhe kundër Nexhmedin Besimit, jo vetëm gjatë vuajtjes së dënimit, por deri në shpartallimin e federatës së atëhershme komuniste jugosllave. Me gjithë presionin të paparë psikik-fizik nga ana e autoriteteve policore maqedonase, Nexhmedin Besimi ngeli deri në fund besnik ndaj idealeve të NDSH-së, për çka dëshmon edhe letra protestuese e të punësuarve maqedonas në administratën e komunës së Tetovës, dërguar në vitin 1968 kryetarit të Këshillit Ekzekutiv të RS të Maqedonisë. 6


Duke mos dashur të futem në detaje, dëshiroj të theksoj se autori i veprës “Kontributi i Nexhmedin B. Sezairit në Organizatën Nacional Demokratike Shqiptare”, përmes argumenteve të bollshme arkivore ka arritur të zbardhë kontributin atdhetar, në rrethanat e atëhershme politike, duke krijuar një imazh të qartë mbi personalitetin e Nexhmedin Besimit. Në fund, përgëzoj autorin për punën e madhe që e ka kryer me botimin e kësaj vepre me peshë historike, duke i dëshiruar që së shpejti të del me një vepër tjetër po kaq të rëndësishme. Mr. Qerim Lita

7


Recension NEXHBEDIN BESIM SEZAIRI Zhvillimi i ngjarjeve historike, pjesëmarës i të cilëve ishte populli shqiptar karshi popujve të tjerë në ish Jugosllavi, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ngjarjet me peshë historike që popullin shqipatr e vunë para dilemave të mëdha, posaçërisht lidhur me pjesmarjen e shqiptarëve në këtë luftë si dhe pasojat katastrofale që i pësuan këta, është temë trajtimi e Dr. Hamdi Midiut në monografinë e tij studimore “Kontributi i Nexhmedin Besim Sezairi“. Ky studim monografik është fryt i punës shumëvjeçare të autorit, i shkruar me një stilt ë qartë dhe të rrjedhshëm, dhe paraqet një punim serioz, që përmban një problematikë të ndieshme nga historia shqiptare gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, e që deri më tash lexuesit dhe studiuesit e kësaj fushe nuk e patën. Duke iu rrëfyer një pjese të faktografisë historike të kohës, e cila deri më tash për qëllime të caktuara injorohej me përbuzje Hamdi Mediu e pershkruan trajektoren që ka ndjekur populli Shqipatr në Jugosllavi të cilët kishin krijuar substraktin dhe i kishin ndërgjegjësuar ata për domosdoshmërinë e një organizimi mbarëpopullor. 8


Patriotët shqiptarë që mbanin një peshë të rëndë kombëtare (sidomos anëtarët e ONDSH-së dhe simpatizantët e saj), gjithnjë kanë qenë të rrezikuar për likuidimin fizik, pasiqë shqiptarët nuk kanë pasur kurrë një qendër t’i mbrojë. Ndërkaq, armiqtë tanë përreth nuk kanë pasur frigë se do të pësojnë nga “hakmarrja” flakë për flake ose dhëmb për dhëmb. Kështu që, është një varg tepër i gjatë i ndjekjeve dhe i vrasjeve të atdhetarëve e intelektualëve të shquar s’ic ishte Nexhbedin Besim Sezairi në këto 100 vitet e fundit, që nga pavarësia e Shtetit Shqiptar. “ Është sakrifica që është dashur të paguhet, pa të cilën nuk është çliruar asnjë popull e asnjë komb” Shqiptarët e mbetur jashtë kufijve etnik atëhëherë, asnjëhëerë nuk pushunan dhe nuk u pajtuan me fatin e tyre të cilin ua imponoj koha dhe forca, por ata duke kujtuar patriotët e tyre e nje ndër to edhe Nexhbedin Besimin gjithnjë e mbajtën të ndezur flakën e Luftës për Pavarësi e Bashkim Kombëtar. Në këtë mënyr rrugëtoj edhe pavarësia e Kosovës dhe konflikti në Maqedoni, të cilat ende janë të hapura, sa për ilustrim ua përmendi tubimin në shkup të tre liderëve shqiptar: Kryeministrit të shqipërisë Z. Sali berisha, Kryeministrit të Kosovës Z. Hashim Thaçi dhe Kryetarit të BDI-së Z. Ali Ahmeti, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, të cilët njëzëri u dakorduan të punojnë në bashkimin e trojeve etnike shqiptare, që është edhe një 9


porosi e O.N.D.SH-së dhe anëtarëve të saj, por ndër ne e kishte brumosur Nexhbedin Besimi. Gjithashtu autori erdhi në përfundim se historiografia e deritashme jugosllave si dhe një pjesë e asaj shqiptare me qëllime ideologjike, kanë bërë falsifikime, keqpërdorime dhe manipulime të shumta për të treguar se populli shqiptar, përmes organizimeve politike dhe ushtarake gjat Luftës së Dytë Botërore, ishte kundër lëvizjeve çlirimtare në Ballkan dhe në Evropë, dhe se favorizonte okupatorin italo-gjerman. Kundër këtij keqpërdorimi të historisë autori ofron një varg dokumentesh burimore arkivore si dhe subjektin njeri pjesmarrës të këtyre ngjarjeve historike. Kjo vepër paraqet një kontribut të ri historiografik lidhur me ndriçimin e kontributit të Nexhbedin Besimit në Luftën për çlirim e bashkim kombëtar. Andaj mbetemi borxhli këtyre figurave markante dhe ngjarjeve të lavdishme të kësaj periudhe, jo vetëm t’i përkujtojmë e të shkruhet për ta, por edhe t’u ndërtojmë kudo përmendore, në grykat e famshme historike, në sheshe, disa metra të larta dhe përgjithmonë të nguliten në këtë trevë të bekuar. Prof. dr. Zeqirja Idrizi Fakulteti i Shkencave Politike Universiteti “FON”, Shkup 10


11


NË VEND TË HYRJES Fillimi i Luftës së Dytë Botërore shqiptarët nën pushtimin e Mbretërisë jugosllave i gjeti në një gjendje të vështirë ekonomike, politike, arsimore, kulturore etj. Të dhënat e fundit që ofrohen nga disa historian shqiptar tregojnë se brenda periudhës 1919-1941, në universitetet e Beogradit e të Zagrebit kishin diplomuar vetëm 11 shqiptar, në mesin e tyre edhe Nexhmedin Besimi – Sezairi. Se në çfarë gjendje të rëndë ishte popullsia shqiptare në atë kohë, më së miri e përshkruante Ali Cungu, drejtor i “Institutit Bujqësor” në Kavajë, i cili në tetor të vitit 1941 qëndroi në Tetovë për ta shqyrtuar gjendjen e arsimit shqiptar në Pollog. Në raportin që më pas ia dërgoi Ministrisë së Arsimit Popullor të Qeverisë Shqiptare, veç tjerash shkruante: “Shkolla asht fusha e ushtrimit të rinisë në mjeshtërinë e të jetuemit mirë e me nder në qarkun e saj. Kur ka bamë këtë shkolla e ka krye ma së miri misionin e sajë. Por në Tetovë, për arsye të disa rrethanave krijueme me shtrëngesa nga sundues të huaj, ky mision modifikohet në mënyrë që të theksojë jo aq fort kulturën “për se” se sa kulturën arbërore. Mësuesi sllav i ndihmuar nga gjandari sllav, tregtari sllav, gjykatësi sllav e nga tagrambledhësi sllav, ka mujt me i imponua brenda një kohe tridhjetë vjeçare gjuhën dhe mentalitetin sllav gjithë popullsisë së këtij qarku. Për me e zëvendësue këtë gjuhë dhe këtë mentalitet në një kohë 12


sa ma të shkurtë është nevoja që mësuesi të marr me vete një pjesë të mjeteve të klasave shkollore, një grup nxënësish që duke u përzie me rininë e atyre viseve të përhapin mjetin kryesor të kulturës arbërore, gjuhën 1 shqipe.” Është e rëndësishme të vihet në dukje roli dhe angazhimi i diplomacisë së atëhershme të Mbretërisë Shqiptare në ngritjen e vetëdijes kombëtare te popullsia shqiptare nën Mbretërinë Jugosllave. Ky angazhim erdhi në shprehje, sidomos pas nënshkrimit të Paktit për miqësi”, Tiranë 26 nëntor 1926 dhe menjëherë më pas “Pakti Aleanca e Mbrojtjes” (22 mars 1927) midis Shqipërisë dhe Italisë, e që dukshëm acaroi marrëdhëniet politike midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së atëhershme Serbo-Kroato-Sllovene (Jugosllave)./2 Mbreti Ahmet Zogu dhe qeveria e tij menjëherë ndërmorën aktivitete serioze edhe në mbrojtjen e interesave nacionale të shqiptarëve në Kosovë dhe viset tjera shqiptare në Jugosllavi. Për këtë qëllim u porositën përfaqësuesit diplomatik të legatës 1 Qerim Lita, Dokumente: Çfarë i shkruanin studentët e Pejës inspektorit të Arsimit shqiptar, Koha, Shkup, 10 qershor 2013, fq. 14-15. 2 Masar Kodra, Shqiptaret e Maqedonisë gjatë Luftës se Dytë Botërore (1939-1944), Kumanovë, 1996, fq. 5.; Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë-Agjencia Shtetërore e arkivave të Kosovës, Politika e Mbretërisë Jugosllave ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, përmbledhje dokumente nën redaktimin e Qerim Litës, Shkup-Prishtinë 2012, fq.7

13


shqiptare në Beograd si dhe të konsullatave në Shkup dhe Manastir që të mbajnë kontakte me krerët shqiptar. Njëkohësisht, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të autoriteteve qeveritare shqiptare u riaktivizua Komiteti i 3 Kosovës me Sali Vuçitërnën në krye. Në ndërkohë, në vitin 1935 në Beograd me ndihmën e Legatës shqiptare themelohet organizata studentore shqiptare, e njohur në historiografinë shqiptare me emrin “BESA”. Ndër themeluesit e organizatës ishin edhe dy studentët e atëhershëm shqiptar nga Pollogu, Shuaip Kamberi dhe Nexhmedin Besimi. Ja sesi e përshkruante rolin atdhetar të Nexhmedin Besimit në organizatën “Besa” një agjent i UDB-së jugosllave: “Që në fillim brenda kësaj shoqërie në skenë doli shovinizmi shqiptarmadh. Me propozim të Esad Dokos, Nexhmedin Sezairit /sot i dënuar nga grupi i NDSH-së/ Abdulla Saqipi e ndonjë tjetër, në njërën ndër mbledhjet e para në të cilën kryesonte Abdylqerim Ibrahimi, u vendos që në mbledhje të shoqatës të flitet shqip. Meqenëse një pjesë e anëtarëve të shoqatës nuk e njihnin gjuhën shqipe, kërkuan të flitet gjuha serbo-kroate, e cila ishte e kuptueshme për të gjithë. Esad Doko dhe Nexhmedin Sezairi u ngritën kundër kësaj dhe insistuan të flitet shqip, 3 Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë – Agjencia Shtetërore e arkivave të Kosovës, po aty fq. 9.

14


ndërsa ata që këtë nuk e dëshirojnë mund ta lëshojnë shoqatën…”4 Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945, në kuadër të Federatës Jugosllave u formua Republika e Maqedonisë. Kjo republikë u formua në një territor ku gjysma e popullsisë përbëhej nga shqiptarë autokton.5 Gjendja e rëndë që u krijua në Kosovë dhe në trojet tjera të banuara me shqiptarë, pas përfundimit të luftës bëri që aty të marrë hov qëndresa kundër shtypjes dhe maltretimeve të pushtuesit të ri Jugosllav. Për organizimin e qëndresës popullore, për përpunimin e programeve e të kërkesave të popullit shqiptar në trevat e banuara me popullatë shqiptare, u formuan dhe u riaktivizuan grupe dhe organizata politike. Ndër Organizatat më të rëndësishme të asaj kohe ishte “Besa Kombëtare” dhe “Organizata Nacional Demokratike Shqiptare”, e njohur në historiografinë shqiptare me shkurtesën “NDSH”, e cila shtrihej në tërë rajonet të 6 banuara me shqiptar dhe në diasporë. Lidhur me veprimtarinë politiko-ushtarake të Organizatës Nacional Demokratike të Shqiptarëve në Kosovë e Maqedoni, janë bërë shumë lëvizje pozitive për 4 ДАРМ. Ф. УДБ - РСВР. Д. 10243, 5 Zeqirja Idrizi, Pozita e Shqiptarëve në Maqedoni pas Luftës së Dytë Botërore, Tetovë, 2003. fq. 29. 6 Po aty, faq.30.

15


ndriçimin e ngjarjeve me karakter kombëtar të kësaj periudhe.7 Kështu për mbrojtjen e territoreve etnike nga hordhitë ushtarake serbo-maqedonase dhe për të organizuar luftën e vendosur për jetësimin e aspiratave shekullore të popullit shqiptar për bashkimin kombëtar në territorin e Maqedonisë, një grup aktivistësh dhe atdhetarësh me Azem Moranën në krye vendosën të formojnë organizatën Nacional Demokratike Shqiptare.8 Pas formimit të organizatës së Shkupit, shpejt u formua edhe në Tetovë, shtrirja e organizatës përfshiu shumë qytete të Maqedonisë Veriperëndimore.

7 Qerim Lita, KQ i NDSH-se dhe Azem Morana, Shkup, 2011, faq. 9. 8 Azem Morana u lind më 1923, në fshatin Moranë të Karshijakës së Shkupit. Prej orëve të para të formimit të NDSH-së ishte anëtar dhe udhëheqës politik i saj, përkatësisht sekretar. i Komitetit Qendror të NDSH-së me seli në Shkup. Në veprimtarinë e vet atdhetare ishte i patrembur. Bashkëpunoi ngushtë me Nexhmedin B. Sezairin si dhe shumë atdhetar tjerë nga mbarë trojet shqiptare. Q.Lita, po aty. fq.

16


KONTRIBUTI I NEXHMEDIN BESIM SEZAIRIT NË ONDSH E Djathta shqiptare ka pasur dhe akoma ka shumë figura të shquara të nacionalizimit të vërtetë, të cilat për shumë arsye kanë mbetur, të thuash në harresë apo ndërkohë është thurur një imazh destruktiv nga persona qëllimkëqij për t'ua mohuar vlerat që kanë pasur disa intelektualë shqiptar, që pas ardhjes së komunizmit në fuqi në këto anë të tokave shqiptare pësuan shumica prej tyre. Një fat të tillë plot hidhërime dhe brenga e përjetoi edhe intelektuali dhe atdhetari Nexhmedin B. Sezairi.

Nexhmedin B. Sezairi 17


Nexhmedin B. Sezairi rrjedh nga një familje me tradita kombëtare. Lindi më 18 maj të vitit 1916, nga i ati Hafës Besim Efendi Sezairi (1877-10.02.1953) dhe e ëma Shehzade (1885-27.06.1969). Nexhmedini ishte i martuar me Atifete Alishemsi nga qyteti i Gostivarit. Hafës Besim Efendiu ka pasur dy djem e tri vajza. Djali më i madh, Remzi B. Sezairi i lindur më 20.10.190409.11.1980, kurse djali i dytë, Nexhmedin B. Sezahiri. Vajzat, Ibisha (1910-1990, e martuar në fshatin Pirok), Ferdeze (1911-1981, e martuar në fshatin Negotinë) dhe më e vogla Naxhije B. Sezairi, (e martuar në fashatin Pirok). I ati i Nexhmedin B. Sezairit, Besim Efendi Sezairi (1877-10.02.1953), i cili kulturën fetare dhe kombëtare e mori që në hapat e para të jetës nga oda shqiptare, e më vonë edhe si nxënës i shkollës së mesme (medresenë), ku ra në kontakt me shumë të rinj nga mbarë trojet tona shqiptare. Edukata fetare do të jetë udhërrëfyes e jetës së tij për të nxënë dije, si dhe për të interpretuar vlerat kuranore dhe besimin në zot. I vetëdijshëm se pa shkollim nuk mund të ketë dije, dhe pa dije nuk mund të gjesh rrugën e drejtë të jetës, ndaj, për dije ai do të apelojë tek mbarë qytetarët shqiptarë që t`i përkushtohen shkollimit pa dallim gjinie, duke e konkretizuar së pari në gjirin e familjes së vet, duke lënë një numër të madh nipërish, stërnipërish e stërmbesash me shkollim, prej arsimtarëve e deri tek 18


doktorë shkencash të të gjithë profileve. Më pas ndikoi shumë në nxitjen e shkollimit të fëmijëve në mbarë rrethinën ku ai jetoi. Kujtesa për Besim Efendiun, na dëshmon duke ripërsëritur edhe fjalët e tij: “Dija dhe qytetërimi janë dy shtyllat kryesore që bëhen gjeneratorë të lëvizjeve të mëdha, qofshin ato kombëtare apo fetare”. Gjatë jetës së tij si nëpunës fetar (imam në fshatin Pirok), që nga viti 30.08.1930 gjer në vdekjen e tij më 1953, pos obligimeve fetare, ai pati edhe rolin e ofiqarit, duke u dalë në ndihmë qytetarëve për t`i gëzuar të drejtat e tyre në kuptimin administrativ në Pirok dhe fshatrave përreth. Ata që nuk ia donin të mirën e kësaj popullate, duke e vërejtur autoritetin dhe rolin e Besim Efendiut që gëzonte në shoqëri, jo vetëm personalitetit të tij, por edhe pasardhësve do t`iu hakmerren në mënyra të ndryshme, e në veçanti të birit Nexhmedinit, duke e burgosur dhe duke e maltretuar si një atdhetar dhe jurist i parë i diplomuar në trevat e kësaj ane, që të mos luajë rolin e mbrojtësit të së drejtës qytetare dhe kombëtare. Nuk do portret të veçantë zoti Besim Efendiu, ngase shtati i tij u shkri në mesin e popullatës së kësaj ane, dhe të gjithë ata që patën vesh e sy ecën drejt rrugës që trasoi ai, si në aspektin fetar, po ashtu në atë arsimorë e kombëtarë. Edhe sot e kësaj dite gjallëron portreti i tij si

19


sinonim i asaj që shpie drejt dijes, arsimimit dhe zgjidhjes së çështjes kombëtare.9

Besim Efendi Sezairi Nexhmedini shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollimin e vazhdoi në Medresenë e Isa beut në Shkup (“Drzhavna velika medrese Kralja Aleksandra I u Skoplju”), shkollimin e mesëm e mbaroi në vitin 1935/36. 9. Bisedë me nipin e Nexhmedin B. Sezairit, Irfan B. Sezairi, me datë 03.11.2012.

20


Menjëherë vazhdon studimet në Beograd në fakultetin e drejtësisë dhe më 09 nëntor të vitit 1940 mbaron me studimet, kurse diplomën e lëshuar nga Universiteti i Beogradit e pranon më 03 maj të vitit 1943, me numër rendor 815. Prej datës 06.04.1941 deri më 15.08. të vitit 1942 u burgos nga okupatorët fashistë dhe në këtë periudhë qëndroi në llogoret e Gjermanisë dhe Italisë. Nexhmedi B. Sezairi ishte anëtar i shoqatës bamirëse shqiptare “Merhamet” në Mitrovicë të Republikës së Kosovës, si anëtar i kësaj organizate bamirëse dha një kontribut të bollshëm për popullin shqiptarë.

Libreza e anëtarësisë së Sh.bamirëse “Merhamet”

21


22


Diploma e Fakultetit

Indeksi i N.B. Sezairit

Indeksi i N. B. Sezairit 23


Që në moshën e rinisë ka vërejtur padrejtësitë ndaj popullit shqiptar, të cilat në mënyrë institucionale dhe me qëllime të caktuara i bënte regjimi i asaj kohe. Këto padrejtësi, si: diskriminimet në fushën e arsimit, kulturës, punësimit, burgosjet, torturat, presionet që bëheshim ndaj popullatës shqiptare për shpërngulje në viset e Turqisë, dukuri që ndodhnin edhe në viset tjera të banuara me shqiptarë, jo vetëm në Tetovë e rrethinë, Nexhmedini i përjetonte thellë në shpirt. Shtypjet e popullit shqiptarë nga regjimi i kësaj kohe, ishin bërë preokupim shpirtëror dhe kombëtar i Nexhmedin B. Sezairit, duke menduar pareshtur sesi të çlirohej populli i tij nga politika kolonizuese dhe asimiluese sllave. Për këto arsye Nexhmedin B. Sezahiri qysh në moshën e re kishte krijuar një aversion dhe urrejtje ndaj regjimit të Mbretërisë Jugosllave. Kujtimet nga Zotëri Daut Ibrahimi nga fshati Pirok për personalitetin e Nexhmedin B. Sezairit. I lartpërmenduri Nexhmedin, djali i Efendi Besimit në vitin 1944-45 ishte një ndër gjashtë shqiptarët e rajonit më të gjerë të Maqedonisë Perëndimore që kishte kryer fakultet në kohën e mbretërisë Jugosllave, të quajtur si Jugosllavia e S.K.S. Sa më kujtohet në atë kohë intelektual shqiptarë që kishin kryer fakultet mund të numëroheshin në gishta. Në rajonin e Maqedonisë Perëndimore me fakultet të kryer ishin vetëm këta persona: 24


1. Dr. Nexhat Agolli - jurist nga Dibra, 2. Kadri Salia - jurist nga Gostivari, 3. Nexhmedin Besim Sezairi - jurist nga f. Pirok, 4. Zyrap Haxhihasni - mjek nga f. Pirok, 5. Shoip Kamberi - jurist nga f. Gajre dhe 6. Xhafer Sulejmani - mjek nga Tetova Sa i përket Nexhmedin B. Sezairit nga fshati Pirok, ai në kohën e okupacionit Italian të vendit tonë, vitet 1942-1943, ka punuar si jurist në prefekturën e Tetovës, jo me ndonjë funksion të dalluar, por si një nëpunës i kategorisë së mesme, gjegjësisht si noter. Pas çlirimit të vendit nga okupatori fashist italian dhe ai gjerman, të vitit 1944-1945, Nexhmedini inkuadrohet në administratën e rrethit të Tetovës, në detyrë periferike dhe jo të profesionit të tij përkatës. Nexhmedin B. Sezairi gjatë vitit 1946 për shkak të pjesëmarrjes së tij në organizatën-lëvizjen Nacional Demokratike Shqiptare (NDSH), si shumë intelektualë tjerë shqiptar të atëhershëm, nga diktatura e pushtetit edhe regjimit të egër komunist burgoset dhe dënohet me më shumë se 10 vjet burg. Në burgun famëkeq të Idrizovës dergjet afër 9 vite, dhe sa më kujtohet më një amnisti të vogël në vitin 1955 ose 1956 lirohet prej burgut. Pas lirimit nga burgu punësohet në Gjykatën për kundërvajtje në komunën e sapoformuar në fshatin 25


Zherovjan rrethi i Tetovës. Po në këtë komunë në vitin 1962 ose 1963 Nexhmedini emërohet sekretar komune. Në këtë mandat pune në Komunë unë Daut Ibrahimi kam qenë i zgjedhur nga Kuvendi i komunës Kryetar i Komunës së Zherovjanit. Sa i përket detyrës si kryeshef i administratës në Komunën e Zherovjanit, mund të them se Nexhmedini e kryente detyrën me një përgjegjësi dhe me një profesionalizëm të nivelit më të lartë cilësor. Me kalimin e kohës, në vitin 1965, sistemi komunal që u formua në atë kohë sipas konceptit të ideologut dhe teoricienit Jugosllav të atëhershëm Eduard Kardelit u suprimua, thënë më thjesht, komunat rurale u ndërprenë, kështu që në të gjithë rajonin e Pollogut u formuan vetëm dy komuna dhe atë, ajo e Gostivarit dhe Tetovës dhe me këtë rast territori i Komunës së Zherovjanit iu bashkëngjit Komunës së Tetovës. Në atë kohë disa nga nëpunësit e Komunës së Zherovjanit u sistemuan në administratën e Komunës së Tetovës, ndërsa disa nëpunës fituan të drejtën e pensionit administrativ, kurse një numër më i vogël i nëpunësve u vetë punësuan në forma të ndryshme. Sa i përket Nexhmedin B. Sezairit ai u inkuadrua në administratën e Komunës së Tetovës dhe u emërua nënsekretar i

26


komunës. Në këtë vend pune, sa më kujtohet, ngeli derisa për shkak të moshës u pensionua.10 Pas kapitullimit të Jugosllavisë mbretërore nga forcat gjermane, Tetova me rrethinë dhe pjesa më e madhe e territoreve të banuara me shqiptarë në Maqedoninë e sotme Perëndimore, në bazë të marrëveshjes gjermano italiane mbeten nën administrimin Italian. Organizimi i administratës Italiane në territoret shqiptare, edhe pse ishte okupuese ka qenë shumë më progresive dhe më e avancuar në krahasim me atë të regjimit të Beogradit, pasi që në këtë kohë për herë të parë filluan të hapeshin shkollat në gjuhën shqipe; u vendos administrata në gjuhën shqipe, valonte flamuri kombëtar. Për herë të parë shqiptarët e këtyre anëve filluan të mësonin për kulturën, traditat dhe historinë kombëtare. Në këtë mënyrë te një popull i shtypur shekuj me radhë, fillon një ndërgjegjësim dhe vetëdijesim kombëtar, i cili rezulton me mbrojtjen e kufijve administrativë dhe me bashkimin e një pjese të trojeve etnike në një shtet të natyrshëm shqiptar sipas platformës së Ballit Kombëtar. 10 Disa kujtime modeste për Nexhmedin B. Sezahirin, nga Daut Ibrahimi, (i lindur më vitin 1928 ) pensionist, nga f. Pirok, të marra me datë 12.12.2012.

27


NEXHMEDIN B. SEZAIRI në vitet e studimeve në Beograd 28


Nexhmedin B. Sezairi duke qenë i frymëzuar me ndenja kombëtare, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për formimin e Organizatës Nacional Demokratik të Shqiptarëve (O.N.D.SH.).

29


RRETHANAT POLITIKE Sasia e fitores së arritur të shqiptarëve nën sundimin e huaj me sakrifica të mëdha dhe me gjakun e derdhur të shumë brezave, nuk i realizoi aspiratat shekullore të popullit të robëruar. Por edhe kjo fitore pjesore nuk është rezultat i një gjenerate të një harkut kohor, por është rezultat i disa gjeneratave të një periudhe të gjatë historike, gjenerata të cilat e flijuan jetën për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut tonë. Mirëpo, ne do të fillojmë me ngjarjet të ndodhura pas Luftës së Dytë Botërore. Tentativa e parë shqiptare për çlirimin kombëtar nga pushtuesit serbo-sllavë në Jugosllavinë socialiste ka qenë formimi i Komitetit të parë në përbërje të këtyre anëtarëve: Feti Selanica, Shoip Kamberi, Mendu Mustafa, Usein beg Deralla. Në një mbledhje të mbajtur në Komunën e Tetovës, personat e lartpërmendur ishin të zgjedhur nga popullata vendase. Pas një jave u thirr një konferencë ku u plotësua komiteti edhe me dy anëtarë të rinj: Selman Shoipi dhe Rexhep haxhi Ferati./11 Komiteti e kishte tërë qeverisjen e vendit në duart e veta. Anëtarët e komitetit të dytë ishin: Ali Raifi, Abas Mejdiu, Minir Tershana, Jakup Adili dhe Ismail Emini. Ky komitet veproi një muaj e 11 Jovan Pavllovski “Sudenjata kako posleden poraz”, Tetovo, 1979, fq. 287.

30


gjysmë dhe brenda kësaj kohe u zgjodhën edhe katër anëtarë të cilët do ta përfaqësonin Tetovën në kuluaret e Tiranës për qeverisjen e ardhshme të Tetovës: Abas Mujdini, Sherif Mina, Usein Beg Deralla dhe Qashif Aliu, pas ardhjes së tyre nga Tirana Komiteti u reformua dhe në vend të Minir Tërshanës u emërua kryetar Shoip Kamberi. Anëtarët e komitetit të tretë ishin: Shoip Kamberi, Nexhmedin B. Sezairi, Jusuf Jaja, Ali Raifi dhe Islam Zhelina. Ky komitet kishte për detyrë të mobilizojë popullatën vendase për mbajtjen e rendit dhe mbrojtjen e qytetit nga partizanët. Organizata e NDSH-së(1945) në krye me Azem Moranën, Gjon Sereqin, Mahmut Dumanin, Ibrahim Kelmendin, Nexhmedin B. Sezairi etj./12 Organizata e dytë në radhë që u ngrit kundër okupatorëve serbo- malazezo-maqedonase, ka qenë ajo e vitit 1948 kur u shpallë Rezoluta e Informbirosë kundër udhëheqjes jugosllave në krye me Josip Broz Titon. Një numër i komunistëve shqiptarë duke u thirrur në Rezolutën e Konferencës së Bujanit (31 dhjetor 1943 deri më 2 janar 1944), ku u morën vendimet për zgjidhjen e drejtë të çështjes së trevave të okupuara shqiptare, shpresuan se tani ishin krijuar rrethanat e volitshme për bashkimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare me 12 Po aty, faq. 288.

31


Shqipërinë. Personalitetet më të dalluara të kësaj lëvizjeje kanë qenë Omer Çerkezi, Xhafer Kodra, Shaip Mustafa etj. Pas Marrëveshjes së Mukjes (1943) kundër Ballit Kombëtar si forcë politike kombëtare zhvillohet një fushatë komprometuese, duke e akuzuar drejtpërdrejt si bashkëpunëtore të fashizmit dhe pas kësaj do të lindë nevoja që krerët e saj të mblidhen dhe me ndihmën e misionarëve diplomatikë të shërbimeve informative angleze, në nëntor të vitit 1943 në Gjakovë të iniciohet formimi i Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare. Kjo lëvizje sikurse edhe Balli Kombëtar veprimtarinë e vet e ndërlidhte me persona që ishin të orientuar nga ideologjia perëndimore, si ajo e Anglisë, SHBA-ve, Francës, Turqisë etj. Dhe gjatë tërë kohës që vepruan në ilegalitet patën përkrahjen e tyre morale. Gjendja e rëndë që u krijua në Kosovë dhe në trevat e tjera shqiptare pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pas tradhtisë dhe gjenocidit të paparë që bënë dhe po bënin ndaj popullit shqiptar forcat e instaluara të sistemit të ri jugosllav, bëri që të marrë hov rezistenca e popullit shqiptar kundër shtypjes dhe okupuesit të ri. Pra, ndërkohë që Tirana zyrtare nuk parashihte asnjë veprimtari për Shqipëri Etnike, Beogradi dhe Shkupi po vendosnin pushtetin ushtarako-policorë në Kosovë e Maqedoni, duke përshkallëzuar çdo ditë e më shumë reprezaljet dhe dhunën fizike. Shaban Polluzha pat dhënë 32


një shembull tejet domethënës për rrezikun e madh që kërcënonte trojet shqiptare, por kryengritja e tij në pranverën e vitit 1945 u shtyp me zjarr e hekur prej ushtrive nacionalçlirimtare të Beogradit e Tiranës. Edhe në trevat e Maqedonisë Perëndimore mbaheshin ende në këmbë disa çeta luftëtarësh të udhëhequr prej Xhemë Hasës, Aqif Reçanit, Lok Llakavicës, Bajram Dobërdollit, Syl Hotllës etj. Por edhe këto çeta u rrethuan e u asgjësuan me një terror shtetëror të paparë askund në histori. Edhe pse viset shqiptare përbënin një kontinuitet gjeografik dhe historik, ato në kundërshtim të plotë me Kartën e Atlantikut si dhe Deklaratën e Teheranit, u ndanë midis njësive federale të Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Në këtë mënyrë zemërimit mbarëkombëtar të shqiptarëve të këtyre trevave i duhej dhënë me shpejtësi një kahe veprimi për organizimin e qëndresës popullore. Tekefundit më mirë se çdokush interesat e shqiptarëve mund t’i mbronte Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare. Organizatat që lindën dhe u rritën nëpër etapat e kësaj lëvizjeje, pavarësisht prej programit që udhëhiqeshin në thelb synonin lirimin e tokave shqiptare nga Jugosllavia e Titos dhe bashkimin e tyre në një Shqipëri Etnike. Organizimi i kësaj lëvizjeje në Shkup e rrethinë i ka fillimet e veta në nëntorin e vitit 1944, atëherë kur nacionalistët shqiptarë të Maqedonisë e parashihnin 33


tejet të vështirë lirimin e trojeve shqiptare. Por ky organizim do të merrte formë më të plotë në janarin e vitit 1945.

Nexhmedin B. Sezairi Në dyqanin e vogël të Qemal Skënderit në ato ditë plot terror sllavo-maqedonas, shiheshin ende disa prej burrave të shquar të atyre anëve si: Azem Morana, Mulla Idrizi, Halim Orana, Mehmet Bushi etj. Dokumente të publikuara edhe më parë flasin për atë se grupi i parë ilegal i kësaj lëvizjeje në qytetin e Shkupit ishin pikërisht 34


Hasan Bilali, Azem Morana dhe Qemal Skënderi. Ceremoniali i fshehtë është kryer pikërisht në mbrëmjen e 28 janarit 1945 në shtëpinë e Qemalit./13 Betimin solemn e lexonte Hasan Bilali, ndërsa Qemal Skënderi dhe Azem Morana përsërisnin: „Betohem në Kuran, në flamurin kombëtar dhe në armë se do të punoj me besni-këri e sakrificë me çmim të jetës për kombin shqiptar dhe për bashkimin e tokave shqiptare në Shqipninë Etnike“. Në takimin e fshehtë të 28 janarit 1945, Qemal Skenderit do t’i ngarkohej pos të tjerave detyra për kriji-min e grupeve ilegale për t’i dhënë lëvizjes dimensione të reja. Organizata Nacional Demokratike Shqiptare edhe pasi përfundoi lufta do ta vazhdojë aktivitetin e vet. Në fillim të vitit 1945 formohet ilegalisht ONDSH-ja. Kjo organizatë hap një kaptinë të re në lëvizjen për çlirim dhe bashkim kombëtar. Mirëpo pas vitit 1945 rrethanat dhe kushtet kishin ndryshuar, andaj imponohej një strategji e re veprimi. ONDSH-ja ishte një organizatë me program të qartë dhe me aspirata po ashtu të qarta politike kombëtare, që bazoheshin në traditën e besëlidhjeve të moçme shqiptare. Pas një aktiviteti të dendur të atdhetarëve, më vonë në janar të vitit 1945 arrihet që në Prizren të formohet Komiteti Qendror i NDSH-së, me të cilin fillon organizimi i ri politik e ushtarak i shqiptarëve. 13 Qerim Lita “KQ i NDSH-së dhe Azem Morana”, Shkup, 2011, fq,66.

35


ESAT SULEJMAN SELMANI, PIROK U lind më 1897, nga i ati Sulejmani dhe e ëma Razije, kurse u nda nga jeta më 10 Nëntor të vitit 1976. Esat S. Selmani pasi ishte i njoftuar me situatën në vend për formimin e komitetit të Organizatës së N.D.SHsë nga ana e Memet Bushit, Xhevahir Vejseli dhe Nexhmedin Sezairi. Esat S. Selmani u dha një mbështetje dhe i përkrahu në këtë rrugë të shenjtë që kishin marrë këta atdhetarë e patriotë të kombit.

36


Esat S. Selmani njëkohësisht mori pjesë në takimin e dytë që u mbajt në shtëpinë e Etem Hafëz Tahirit në Reçicë të Madhe. Në këtë mbledhje themelohet Komiteti i NDSH-së për Tetovën dhe rrethinën e saj, si dhe zgjodhën kryesinë e Komitetit. Kryetar zgjodhën Mehmet Bushin, zëvendës kryetar Junuz Ballën, kurse sekretar zgjodhën Nexhmedin B. Sezairin dhe Hafëz Etem Tahiri anëtarë, përveç që zgjodhën kryesinë Kuvendi mori vendim që të: 1. Themelohen nënkomitetet e NDSH-së në të gjitha vendbanimet shqiptare të rajonit të Tetovës, të cilët do të përbëhen prej 5 anëtarëve. 2. Të mblidhen ndihma materiale dhe financiare për mirëmbajtjen e nënkomiteteve, zyrat, shpenzimet e rrugës së korrierëve, të cilët do të mbajnë lidhje me K. Qendror të Shkupit dhe komitetit të Gostivarit. 3. Të themelohen njësi ushtarake. Në fund të mbledhjes u ndanë detyrat, të cilat përfshinin aktivitetet në të ardhmen për afirmimin dhe zgjerimin e organizatës në vendbanimet tjera të rajonit të Tetovës. Nexhmedin B. Sezairi mori përsipër rajonin prej Tetove në Gostivar, që t`i realizojë detyrat e marra nga komiteti, që të organizojë miniçetat për mbrojtjen e popullatës shqiptare nga hordhitë partizane, dhe atë 37


fshatrat: Pallçisht, Kamjan, Bogovinë, Pirok, Urviç, Gradec, Negotinë, Llomnicë, Gorjanë, Rakovec. Në këtë aktivitet Esat S. Selmani i ka dhënë një mbështetje të pa rezervë Nexhmedinit për realizimin e këtyre detyrave të marra nga ana e komitetit N.D.Sh.

38


VEPRIMTARIA E KOMITETIT TË NDSH-SË NË TETOVË DHE RRETHINË Në frymën e dekalogut të Ballit Kombëtar të shkrirë në programin e Lidhjes së dytë të Prizrenit që u mbajt në shtator 1943-44, në fillim të tetorit të vitit 1944 në Tetovë u mblodhën disa personalitete të nacionalizmës shqiptare, antikomunist të përbetuar për të shqyrtuar mundësinë e formimit të NDSH-së. Pas formimit të Komitetit Suprem të Kosovës të Adem Gllavicës më 1 Dhjetor të vitit 1944 lindi ideja që edhe në Shkup të formohet një organizatë Politikoushtarake, e cila do ta udhëhiqte lëvizjen e rezistencës shqiptare. ONDSH-ja menjëherë pas formimit të saj filloi misionin e vet të shenjtë. Detyrat që ia parashtruan vetvetes ideologët e organizatës nuk ishin të lehta, mirëpo falë angazhimit dhe vendosmërisë së tyre shpejt do të arrihen edhe rezultatet e para./14 Në kuadër të organizimit sa më të mirë politikoushtarak, në fillim të muajit tetor të vitit 1944, Xhafer Deva kryetar i komitetit Qendror të Lidhjes së II të Prizrenit, viziton qytetin e Tetovës, Gostivarin dhe Shkupin, i cili u prit nga autoritetet vendore me nderime më të larta. Në kuadër të kësaj vizite në Tetovë mbajti mbledhje Komiteti i qarkut të Tetovës të Lidhjes së II të 14 Q. Lita, KQ i NDSH-së dhe Azem Morana, Shkup, 2011, faq, 121.

39


Prizrenit, ku me kërkesë të Xhafer Devës bëhen disa ndryshime në këtë udhëheqje, ku numri i tyre shtohet për tre anëtarë, kështu Komiteti qarkor i Tetovës përbëhej nga Shoip Kamberi, Jusuf Jahja dhe Islam Izahiri nga Tetova./15 Në kuadër të Lidhjes së II të Prizrenit funksiononte Rinia Nacionaliste shqiptare, e cila formohet me iniciativën dhe angazhimin e Mentor Qokut, Remzi Beut nga Struga, Shemsi Hatipit dhe Shoip Kamberit. Udhëheqja e kësaj rinie në momente më të vështira do të arrijë që të organizojë popullatën shqiptare, sidomos atë rinore duke e inkuadruar në formacionet ushtarake./16 Filloi përfshirja e shumë mësuesve, hoxhallarëve, intelektual dhe shumë nacionalistë shqiptarë të anëtarësohen në Organizatën NDSH. Për formimin dhe fillet e aktivitetit të mirë të organizatës do të informohen qarqet patriotike në Tetovë dhe Shkup, të cilat do t`i hyjnë një organizate të fshehtë me detyrë parësore: të depërtojë në Brigadën e Shtatë Shqiptare të Maqedonisë dhe të nxiste rebelimin e saj për t’iu bashkuar luftës së Drenicës udhëhequr nga Shaban Polluzha./17 Patriotët shqiptarë: Hasan Bilalli, Hafëz Hetem Tahiri, Mahmut Dumani, Azem Marana, Jonuz Balla, Ibrahim Hakiu, Memet Bushi, Halim Orana, Demir 15 Po aty, faq. 47. 16 Po aty, faq, 48. 17 Po aty, faq.121.

40


Shabani, Xhemail Bllaca, Hafëz Beqiri, Qemal Skenderi, morën vendimin për formimin e organizatës politikoushtarake me një shartim të emrit Organizata Nacional Demokratike Shqiptare me shkurtesën ( NDSH). 18 Azem Marana dhe Xhavit Abdullai ranë në kontakt me Xhevahir Vejsel Shaqirin, i cili ishte anëtar i besueshëm i organizatës që më herët. Gjatë bisedës që kanë zhvilluar mes veti Xhevahir Vejsel Shaqiri i ka informuar për aktivitetin e marrë për formimin e komitetit të NDSH-së në Tetovë. Disa ditë pas vizitës që ia bëri Azem Marana Tetovës dhe Gostivarit, Jetish Vishi shkon në Shkup ku takohet me Azem Maranën dhe e njofton se anëtarët e NDSH-së i kanë kryer të gjithë parapërgatitjet për themelimin e NDSH-së në Tetovë, përndryshe Jetish Vishi ishte mësues në fshatin Zhelinë, që njëkohësisht ishte edhe anëtar i organizatës.19 Komiteti i parë që u formua në Tetovë ishte i formuar prej këtyre anëtarëve: Feti Selenica, Shoip Kamberi, Menduh Mustafa dhe Husein Deralla.20 Në një tubim qytetarësh që u mbajt në lokalet e Bashkisë së Tetovës dhe u zgjodhën këta personat e lartpërmendur. Pas një jave u thirr përsëri tubim ku u zgjerua anëtarësia 18 Fejzi Bojku, Tetë ditë gjykimi, dënime edhe me vdekje” Flaka Vëllazërimit” Shkup, 27.2.1995,f.11. 19 Deklarata e Jetish Vishit, Tetovë 1997. 20 Gazeta “Nova Makedonia”, 03.06.1945.

41


e Komitetit me dy anëtarë të rinj, edhe atë me Selman Shoipi dhe Rexhep Haxhi Ferati.21 Qëllimi i këtij komiteti ishte që ta mbrojë popullatën Shqiptare nga hordhitë serbo-maqedonase të cilët masakronin popullatën e pafajshme Shqiptare. Anëtarët e komitetin të dytë të Tetovës ishin: Ali Raifi, Abas Mejdiu, Minir Tërshana, Jakup Adili dhe Ismail Emini, kurse anëtarët e komitetit të tretë u zgjodhën: Shoip Kamberi, Nexhmedin Besim Sezairi (Pirok), Jusuf Jahja, Ali Raifi dhe Islam Zhelina. Detyra kryesore e këtyre patriotëve të komitetit ishte: të organizojnë mbrojtjen e Tetovës me rrethinë prej hordhive serbo-maqedonase. Në këtë periudhë Shoip Kamberi së bashku me anëtarët tjerë të komitetit, botojnë gazetën” Zani i Sharit “, ku popullata e Tetovës me rrethinë njoftohet për së afërmi me ngjarjet aktuale.22 Me vendosjen e regjimit totalitar e policorë të PKJsë, i cili nuk lejonte pluralizmin politik, e vetmja mënyrë për t`i bërë rezistencë terrorit ishte formimi i organizatës sekrete politike ushtarake. Azem Marana dhe Xhavit Abdullai në Tetovë takohen me Xhevair Vejselin-Shaqirin, i cili i informon për aktivitetin e NDSH-së në Tetovë, që pastaj Xhevair Vejseli 21 “Sudenjata kako posleden poraz” J.Pavlovski, Tetovë, 1979, fq. 287. 22 Gazeta “Nova Makedonia”, Shkup 1945.

42


së bashku me Memet Bushin, Junuz Ballën formojnë komitetin e NDSH-së në Tetovë. Pas një diskutimi të gjatë që bënë këta patriot, Azem Morana kërkoi prej Xevair Vejselit që t`i ofrojë një njeri të besueshëm nga Gostivari. Xhevair Vejseli i propozoi Azemit që në Gostivar të bisedohet me Nexhadi Purde, sepse ky person nga natyra është nacionalist i vërtetë. Në fund të bisedës që zhvilluan mes veti, Azemi e njofton Xhevairin për mbajtjen e kongresit të NDSH-së në Shkup, duke ia dorëzuar vendimet e kongresit që t`i shqyrtojnë anëtarët e komitetit të NDSH-së të Tetovës, ku këta anëtarë do të veprojnë në bazë të këtyre vendimeve.23 Në rezolutën e kongresit të mbajtur në Shkup u sollën dy dokumente të rëndësishme për organizatën e NDSh-së. Në njërin dokument ishte programi organizativ i NDSH-së që ishte përgatitur nga kapiteni Hysni Rudi, kurse dokumenti tjetër ishte programi politik i organizatës së NDSH-së, i cili përmbante pesë pika. Dokumenti i parë paraqiste skemën e organizatës ku parashihej që në çdo qytet të formohen komitete. Komitetet e qyteteve i raportonin Komitetit Qendror në Shkup, komitetet e qyteteve e kishin për detyrë të formojnë komitete nëpër fshatrat, të cilët do t`i raportojnë komitetit të qytetit. Çdo komitet duhej të 23 Azem Morana dhe NDSH, botim publicistiko historik, Dr. Daut Bislimi Shkup 1997.

43


përbëhej prej katër anëtarëve edhe atë: kryetar, sekretar, arkëtar dhe folës. Anëtari i katërt do ta luajë rolin e sigurimit dhe do të vendosë për anëtarësimin e të interesuarve në organizatë, kurse detyra e komiteteve të fshatrave ishte që të formojnë mini-çeta të cilët do të armatosen, dhe se këta Çeta do të paraqesin forcën ushtarake të Organizatës NDSH-së.24 Ndërkaq dokumenti i dytë që paraqiste program politik që përbëhej prej pesë pikave, dhe atë: - Liri dhe pavarësi të plotë me të drejtë vetëqeverimi në bazë të vullnetit të shfaqur lirshëm. - Nën tokat shqiptare (ku banojnë shqiptarët me 60% pa dallim se si emërtohet krahina e vendi dhe nga kush është i pushtuar. - Lëvizja nuk ka qëndrim armiqësor kundër asnjë populli fqinj apo ndonjë partie politike, vetëm insiston që në mënyrë të kulturuar dhe me armë do të përpiqet të arrijnë idealet shekullore të kombit shqiptar që të jetë i lire dhe vetë sundues në shtet të vet në kufi etnik. - Pasi të vendosen kufijtë etnik pa marrë parasysh tjerat kushte të kufijve edhe atë: strategjik, ekonomik, politik etj. në mënyrë miqësore do të shkëmbehet popullata e pakicave nacionale, duke tërhequr shqiptarët 24 “Azem Marana dhe veprimtaria e NDSH-së në Maqedoni”,Botim publicistiko-historik, Dr.Daut Bislimi, Dr. F. Shabani, Qerim Lita. Shkup,1997.

44


që do të mbeten jashtë kufijve në vend të atyre që do të shpërngulen dhe të përcillen jashtë. - Në kohë paqeje Lëvizja nuk do të pushojë, por do të vazhdojë si shërbim roje të të drejtave të popullit shqiptar, si të atyre të brendshëm, ashtu edhe atyre të jashtëm, ndërkombëtare, duke u organizua për regjim me të vërtetë demokratik dhe për relacione miqësore me popujt Ballkanik.25 Duke iu referuar faktografisë historike, si: urdhëresat, raportet e njësive ushtarake serbomaqedonase dhe veprimtarisë famëkeqe të OZN-ës, terroristët e OZN-ës që përgatitnin materialet lidhur me veprimtarinë dhe aktivitetin “kontrarevolucionar” të ndërgjegjes shqiptare. Komanda supreme e “UNÇ” 135 me urdhrin e posaçëm të 8 shkurtit 1945, në territorin e Kosovës së sotme vendosi administrimin ushtarak. Administrimi ushtarak në Kosovën e okupuar nga forcat serbomalazeze dhe maqedonase udhëhiqej prej një grupi të caktuar njerëzish të besuar të KQ të PKJ-së, të cilët ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe gjyqësorë. Me anë të veprimtarisë urdhërdhënëse në emër të shtetit serb Kosova u shndërrua në një poligon ushtarak ku zbatohej diktatura sllavo-komuniste ndaj popullit të pambrojtur shqiptar. 25 Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idriz Gjilani dhe mbrojtja kombëtare e Kosovës Lindore, Prishtinë, 1995, faq,337.

45


Në të njëjtat rrethana edhe shqiptarët e Maqedonisë Perëndimore jetonin në trojet e tyre. Madje në disa raste në fshatrat e Maqedonisë Perëndimore etnikisht të pastra me shqiptarë të ndihmuar nga okupatori u shpartalluan disa çeta të nacionalizmit shqiptar, ku ushtria serbo-maqedonase bëri disa masakra masive.26 Në një pozitë jashtëzakonisht të vështirë dhe kërcënimin për të likuiduar fizikisht patriotët shqiptarë që nuk u pajtuan dhe dënuan hapur shtypjen antishqiptare. Ata patriot shqiptar që ishin caktuar nga OZN-a për t`u ekzekutua veçoheshin nga masa e të arrestuarve nën pretekstin se do t`i dërgonin për t`i plotësuar vendet ushtarake ose për t`i transferuar në kampe të tjera, (pushkatoheshin). Sipas dëshmive të bashkëkohësve, vetëm në kampin e përqendrimit në Tetovë (monopoli) nga 10.000 shqiptarët e arrestuar OZN-a pushkatoi pa gjyq 1200 prej tyre, pa bërë fjalë për ato që vdiqën në burgje. Vrasjet masive u shtrinë edhe në fshatrat e Fushëgropës së Pollogut si në: Zhelinë, Zhegër, Presekë, Toplicë, Pirok, Gradec, Negotinë, Reçicë e Vogël, Reçicë e Madhe etj. ku terrorizmi sllavo-maqedonas mori forma jashtëzakonisht ç`njerëzore.27 26 Dr. Daut Bislimi, broshurë për NDSH-në, Shkup 1997 fq. 45-46. 27 Lefter Nasi, Ripushtimi i Kosovës, Tiranë, 1994, fq, 136, 137.

46


Masakra masive u bënë në brigjet e Vardarit pranë Tetovës. Shpeshherë ekzekutimet bëheshin në vende publike për të terrorizuar popullin shqiptarë dhe të mbjellë frikën tek populli për shpërngulje nga trojet e tyre. Terrori ishte shumë i shprehur dhe me përmasa të mëdha.

47


KUJTIMET E IDRIZ IDRIZIT Më 22 mars të vitit 1945, diku kah ora 12 një fshatar nga Reçica e Vogël me emrin Neshat Ziberi ma solli një letër të mbyllur në kuvertë. Kur e hapa letrën kuptova se ma dërgonte Azem Morana dhe më shkruante me këto fjalë: Idriz, të lajmëroj se nesër në mbrëmje më 23 mars 1945, në Reçicë të Madhe, në shtëpinë e hafëz Etemit do të vijnë mysafirë, andaj patjetër duhet të jesh edhe ti. Për më tutje do të bisedoni me mysafirët. Nga ora 9 e mbrëmjes u mblodhën mysafirët dhe atë: Mehmet Bushi, Mexhit Zyberi, Nexhmedin Besimi, Idriz Idrizi, Etem Tahiri, Esat Sulejmani, Junuz Balla dhe Qemal Hyseini. Ky grup njerëzish e përbënte qelizën e parë të Organizatës ”Nacional Demokratike Shqiptare” në Komunën e Tetovës. Pas një fjalimi të shkurtër nga ana e Mehmet Bushit për kryetar u zgjodh Mehmet Bushi, kurse nënkryetar u zgjodh Junuz Balla. Pasi u bë zgjedhja filloi akti solemn i betimit. Mbi tavolinë u venduan Kur,ani, pistoleta dhe flamuri Shqiptar. Pas këtij momenti u dëgjuan fjalët e Mehmet Bushit duke thënë: “Të gjithë të ngrihemi në këmbë dhe zotëri mësuesi i Reçicës Idriz Idrizi, ta lexojë tekstin e betimit, kurse ne të tjerët t`i përsërisim fjalët e mësuesit dhe në fund të gjithë ta nënshkruajmë tekstin”. Teksti i betimit e kishte këtë përmbajtje: “Betohemi në Kur,an, në Flamurin Kombëtar dhe në armë, se do të punoj me besnikëri e vetë-sakrificë 48


me çmimin e jetës për kombin shqiptar dhe për çlirimin dhe bashkimin të tokave shqiptare në Shqipërinë Etnike”. Sipas bisedës që bëmë paraprakisht me Azem Moranën teksti u nënshkrua nga të gjithë anëtarët që merrnin pjesë në mbledhje. Pas dy ditëve unë shkova në Shkup në restorantin Maqedonia dhe aty u takova me Hasan Billalin, anëtar i Kryesisë qendrore të Organizatës. Aktin e nënshkruar nga anëtarët e Komitetit të Tetovës ia dorëzova atij.28 Duhet theksuar se kemi pasur shumë fat për arsye se kjo mbledhje e parë nga se është mbajtur në rrethana shumë sekrete, është zbuluar shumë më vonë se mbledhja e dytë, e cila është mbajtur në shtëpinë e Qemal Hyseinit në Reçicë të Madhe në vitin 1946. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë afro 40 anëtarë. Fatkeqësisht në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe një spiun shqiptar, i cili qysh në ditën e nesërme ua ka dorëzuar listën me emrat dhe mbiemrat e të gjithë pjesëmarrësve në mbledhje organeve të sigurimit (UDBA). Në këtë mbledhje unë nuk kam marrë pjesë pasi në vitin 1946 shkova në shërbimin ushtarak. Pas kësaj tradhtie menjëherë fillojnë gjykimet, burgosjet dhe dënimet edhe me vdekje. Ndër të parët që u dënuan me vdekje kanë qenë Azem Morana dhe 28 Kjo pjesë është marrë nga libri i Idriz Idrizit, fq. 53,54. “Kujtime”, i botuar në vitin 2011.

49


Mehmet Bushi, vendvarrimet e të cilëve edhe sot e kësaj dite ende nuk dihet se ku gjenden. Në kohën kur është mbajtur kjo mbledhje unë nuk kam pasur mundësinë që të marr pjesë pasi në atë kohë kam qenë në shërbimin ushtarak.

50


AKTAKUZA NDAJ ANËTARËVE TË ORGANIZATËS NDSH-së Prokuroria Ushtarake Divizionit të II Tenkist Nr.14/47,me datë 11.III.1947. Aktakuza nga Gjyqi i Divizionit Ushtarak, Shkup Lënda e të akuzuarve, kundër: Mehmed Sulejman Suad, Ali Tahir Hetem, Nexhmedin Besim Sezairi, Vishi Salih Jetish, Sadik Qemal Imeri, Adem Beqir Abdulfari Xhevahir Vejsel Hoxha, të gjithë civil, shtetas të F.N.R.J. të cilët mbrohen nga burgu hetues për shkak të veprave penale kundër popullit dhe shtetit, të paraparë dhe të dënueshme nga neni 3. pika, 1.8 dhe pika 10, si dhe neni 9. pika 1, dhe neni 8. ligjit për veprat penale kundër Popullit dhe Shtetit me verifikimin dhe ndryshimin e të njëjtit ligj prej datës 16.VII. 1946, si dhe në bazë të nenit 2. pika 2, të ligjit të prokurorisë ushtarake, në lidhje me nenin 21. UVS-. PADIA: 1. Mehmed Sulejman Suad, ish mësues në fshatin Rashçe, i lindur në Shkup më datë 10.I. 1926, nga i ati Sulejman dhe e ëma Fatime Hasani, me kombësi Shqipare, shtetas F.N.R.J., përkatësia fetare Muhamedane, i pamartuar, gjendja materiale i varfër, nga Shkupi, i 51


arsimuar, të mbaruara pesë vite shkollim të mësuesisë, deri tani i pagjykuar dhe i padënuar, në burgun hetues gjendet nga data 24.VII.1946, vit. 2. Ali Tahir Hetem, hoxhë, ish kryetar i Këshillit popullor i qarkut të Tetovës, i lindur më 15.V.1909 në Reçicë të Madhe, qarku i Tetovës, nga i ati Tahir dhe e ëma Xhulije Dauti, me kombësi Shqiptare, shtetësi F.N.R.J., përkatësia fetare Muhamedane, i arsimuar, ka të mbaruara 8-vite shkollim privat të Medresesë në Tetovë, i martuar me Mersije Rafeti, baba i pesë fëmijëve, gjendja materiale e mesme, deri tani i pagjykuar, në burgun hetimor gjendet nga data 01.VIII.1946,vit. 3. Nexhmedin Besim Sezairi, Jurist i diplomuar, ish nënkryetar i mbrojtjes sociale pranë Këshillit popullor të qarkut të Tetovës, i lindur më 18.V.1914 në fshatin Pirok rrethi i Tetovës, nga i ati Besim dhe e ëma Shaze Miftari, me kombësi Shqiptar, shtetas F.N.R.J. përkatësia fetare Muhamedane, i arsimuar, ka të mbaruar fakultetin Juridik, i martuar me Letafet Alishemsi, pa fëmijë, gjendja materiale e dobët, deri tani i pagjykuar, në burgun hetues gjendet nga data 24.VII.1946,vit. 4. Vishi Sali Jetish, mësues në fshatin Zhelinë, i lindur më 15.V.1910 në fshatin Vrsa, qarku i Gjilanit, rrethi i Prishtinës, nga i ati Sali dhe e ëma Kadire Hamedi, jeton në fshatin Vrba, me kombësi Shqiptare, shtetas F.N.R.J, përkatësia fetare Muhamedane, ka të mbaruar katër vite shkollimi në medresenë private, i martuar me 52


Ajshe Mehmedi, baba i pesë fëmijëve, gjendja materiale e dobët, deri tani i pagjykuar, në burgun hetues gjendet nga data 09.VIII.1946 vit. 5. Sadiki Qemal Imer, ish mësues në fshatin Bojanë, i lindur më datë 03.III.1924 në Tetovë, qarku i njëjtë, nga i ati Qemal dhe e ëma Magbule Abdulvahiti, me kombësi Shqiptare, shtetas i F.N.R.J. përkatësia fetare Muhamedane, i arsimuar, katër vite shkollim, i pamartuar, gjendja materiale e mesme, deri tani i pagjykuar, në burgun hetues gjendet nga data 09.VIII.1946,vit. 6. Adem Beqir Abdulfari, ish mësues i përkohshëm në fshatin Bukoviç, qarku Gjorgje Petrov, rrethi i Shkupit, ku edhe jeton, nga i ati Beqir dhe e ëma Gjunsahe Jusufi, me kombësi Shqiptare, shtetas F.N.R.J, përkatësia fetare Muhamedane, i arsimuar, të mbaruar katër vite shkollim fillor dhe dy vite ka ndjekur kursin pedagogjik, i martuar me Ajshe Faiku, baba i një fëmije, gjendja materiale mesatare, deri tani i pagjykuar, në burgun hetues gjendet nga data 09.VIII.1946,vit. 7. Xhevahir Vejsel Hoxha, ish mësues në fshatin Nerasht, qarku i Tetovës, rrethi i Shkupit, nga i ati Vejsel dhe e ëma Zulfije, i moshës 23 vjeçare, i lindur në fshatin Nerasht, me kombësi Shqiptare, shtetas F.N.R.J, përkatësia fetare Muhamedane, i arsimuar, ka të mbaruar tetë vite shkollim të mesëm dhe maturën e madhe, i pamartuar, gjendja materiale e dobët, deri tani i pagjykuar, në burgun hetues gjendet nga data 24.VII.1946, vit. 53


SHKAKU: a. Të akuzuarit Ali Tahir Hetem dhe Besim Suzair Nexhmedin nga vjeshta e vitit 1945, kurse të akuzuarit e tjerë Mehmed Sulejman Suad, Vishi Sali Jetish, Sadik Qemal Imer, Adem Beqir Abdulfari dhe Xhevahir Vejsel Hoxha nga pranvera e vitit 1946 u lidhën me organizatën ilegale-kundër popullore “NACIONAL DEMOKRATIK SHIPTARE”, e cila qendrën e kishte në Shkup. Organizata përfshinte veprimet e veta në Kosovë dhe në Maqedoni. Po kjo organizatë kishte lidhje me tradhtarët e popullit tonë të cilët ikën në Bari, Kajro dhe Greqi, dhe po e njëjta organizatë ishte e lidhur me organizatën e Vanço Mihajllovit në diasporë, mandej me të mbeturit Ustashë të Paveliçit në Kroaci, me çetnikët e Drazha Mihajloviçit në Serbi. E gjithë kjo në drejtim të rrëzimit të sistemit të Federatës Popullore të Republikës Jugosllave. b. Të akuzuarit nga neni 1 deri në nenin 7, si pjesëtarë të organizatës ilegale kanë vepruar në terrene të qarkut të Tetovës dhe Gjorgje Petrovit me detyrë dhe direktiva të organizatës qendrore të “NACIONAL DEMOKRATIK SHQIPTARE” e cila gjendej në Shkup, që nën patriotizmin e rrejshëm dhe propagandën dhe agjitimin shovinist të përfshijë numër sa më të madh shqiptarësh nga këto qarqe, t`i anëtarësojnë në organizatë, të organizojnë grupe të armatosura, të organizojnë komitete Qarku dhe komitete të fshatrave të organizatës N.D.SH., që me ndihmën e rretheve 54


reakcionare të diasporës të përgatisin kushte për intervenime nga jashtë, që kështu të rrezikojnë integritetin e FNRJ. c. Edhe pse nga direktivat e marra prej kreut më të lartë të organizatës N.D.SH, dhe atë nga: Qemal Skender Alia, Azem Idriz Morana, Mehmed Bushi, Spiro Halil Teodosija, të akuzuarit iu bashkëngjitën organizatës N.D.SH dhe filluan aktivisht të merren dhe t`i zbatojnë direktivat e mara nga qendra, po ashtu formuan komitete të organizatës ilegale në Qarkun e Tetovës dhe të Gjorgje Petrovit duke u përpjekur që të afrojnë sa më shumë njerëz. d. Të akuzuarit, nga neni 1 deri në nenin 7, si bartës kryesorë të organizimit të organizatës dhe udhëheqës të organizatës ilegale së lartpërmendur për qarkun e Tetovës dhe Gjorgje Petrov, në veçanti dhe atë: I. I akuzuari Mehmed Sulejman Suad, se në muajin prill të vitit 1946 iu bashkua organizatës ilegale N.D.SH-së, sipas sugjerimit të Spiro Teodosit, qëllimi i të cilit ishte sipas dispozitave të lartpërmendura në aktakuzë dhe, po në këtë kohë në fshatin Çajlane në konferencën ilegale ku bëri betimin para organizatës N.D.SH. Prej asaj kohe e deri më ditën e burgimit me datë 24.VII.1946 ka qenë aktiv si anëtar i organizatës, duke ushtruar veprimtari armiqësore, duke mbajtur referate nëpër konferenca ilegale dhe atë: “populli shqiptar dhe si rrodhi emri Shqipëri”, si dhe referat për “Shqipëri etnike”, të bazuara 55


në fakte historike dhe përshkrim të rremë për gjendjen faktike të tanishme. Si i tillë ka marrë pjesë në formimin e komiteteve të “Nacional Demokratik Shqiptare” për qarkun e Gjorçe Petrovit, i cili u emërtua kryetar i komitetit në prill të vitit 1946 në bashkëpunim me Spiro Teodosijun, Adem Beqir Abdulfarin dhe Sadik Qemal Imerin. Aktivisht ka punuar për këtë organizatë ilegale. I gjithë aktiviteti i orientuar në rrënimin e sistemit aktual të shtetit, me të cilin veprim ka kryer vepër penale nga neni 3, pika 1 dhe 8, si dhe neni 9. pika 1. ligji për vepra penale kundër popullit dhe shtetit. II.I akuzuari Ali Tahir Hetem, se në vjeshtën e vitit 1945, me direktivën e Mehmet Bushit u kyç në organizatën ilegale të N.D.SH-re, po në fshatin Rashçe ku edhe e dha betimin për besnikëri dhe lojalitet ndaj organizatës. Prej vjeshtës të vitit 1945 e deri në mesin e Majit të vitit 1946, kur edhe udhëtoi për në shtetin e Çekosllovakisë, aktivisht është marrë me aktivitete për organizatën, ishte anëtar i këshillit i të njëjtit për qytetin e Tetovës, me detyrë së bashku me Nexhmedin B. Sezairi, Junus Balla nga Tetova, si dhe mësuesi Mufit nga Xhepçishti, Vejsel Vela, mësues nga Gajra, të organizojë në radhë të parë këshill dhe komitet për qytetin e Tetovës, i cili do të ishte përgjegjës për Tetovën me rrethinë, mandej të formojnë komitete fshatrash në tërë rajonin, të grumbullojnë mjete për mirëmbajtje të administratës të komiteteve, për paga të korrierëve, të 56


cilët do t`i mbajnë lidhjet me komitetet e Gostivarit dhe të Shkupit dhe sipas nevojës të mbahen lidhjet edhe me Kosovën, si dhe detyrat për formimin e njësive ushtarake. Me këtë veprim ka kryer vepër penale nga neni 3. pika 1,7 dhe pika 8, neni 9. pika 1, të ligjit për vepra penale kundër popullit dhe shtetit. III. I akuzuari Nexhmedin Besim Sezairi, se në vjeshtën e vitit 1945 u kyç në organizatën “Nacional Demokratik Shqiptare” në bisedë me Mehmet Bushin, Junuz Ballën dhe Hetem Tahirin, kur dhe e dha betimin për besnikëri dhe lojalitet ndaj organizatës,në fshatin Rashçe. Në këtë aktivitet dhe punën që ka bërë për këtë organizatë ai zgjidhet anëtarë i këshillit të komitetit të Tetovës së bashku me Hetem Tahirin, Junuz Ballën, Mufitin, mësues nga Xhepçishti, si dhe Vejsel Velën mësues nga Gajra. Në fillim të muajit prill të vitit 1946 ndihmoi dhe u kyç në komitetin e qytetit të Tetovës, i cili ishte në përbërje prej Junuz Ballës, Ismail Said, nxënës po ashtu i akuzuar. Komiteti kishte për detyrë të formojë treshe dhe të shtrinte aktivitetin nëpërmes të tresheve për grumbullimin e materialeve të nevojshme për veprimtaritë e organizatës, për administratën, për harxhimet rrugore të korrierëve, si dhe për financim të çetave të cilat duheshin të organizoheshin e të dilnin në male, mandej të formohen komitete nëpër fshatrat dhe të organizohen njësi informimi të emërtuara “Sigurimi Botëror”, e cila kishte për detyrë të mbledhë të dhëna 57


për ata që nuk e simpatizojnë lëvizjen e “Nacional Demokratik Shqiptare”. Me këtë veprim ka bërë vepër penale të nenit 3.pika 1,7 dhe 8, neni 9. pika 1. të ligjit për vepra penale kundër popullit dhe shtetit. IV. I akuzuari Vishi Sali Jetish, se në pranverën e vitit 1946, të datës së padefinuar ishte i njoftuar për qëllimet dhe veprimet e organizatës “Nacional Demokratik Shqiptare”, si dhe ndihmoi dhe veproi në ngritjen e saj. Nga fundi i muajit maj e njoftoi Azem Moranën nga Shkupi për veprimtarinë e organizatës së Tetovës. Po ashtu në ditë të pacaktuar në verën e vitit 1946 dërgoi letrën nga Mehmet Suad Sulejmani të cilën ia dorëzoi Zefit, shërbëtor në konsullatën Angleze në Shkup. I urdhëroi Zefit që t`ia dorëzojë personalisht në dorë Konsullit. Me këtë veprim ka bërë vepër penale të nenit 3. pika 2 dhe neni 8. të ligjit për vepra penale kundër popullit dhe shtetit. V. I akuzuari Sadik Qemal Imer me rekomandimin e Spiro Teodosit në muajin prill të vitit 1946 u kyç në organizatën N.D.SH-re ku edhe e dha betimin për besnikëri dhe lojalitet ndaj organizatës në fshatin Çajlane. Ka ndihmuar organizatën duke bërë propagandë; ka marrë pjesë në mbledhjet dhe atë në fshatin Rashçe, Matkë dhe në Shkup. Ka marrë pjesë aktive në formimin e komitetit të organizatës “Nacional Demokratik Shqiptare” për qarkun e Gjorgje Petrov, ku u emërtua arkëtarë në muajin prill të vitit 1946 në bashkëpunim me Spiro 58


Teodosin, Mehmet Suad Sulejman dhe Abdulfari Beqir Adem. Me këtë veprim ka bërë vepër penale të nenit 3. pika 1 dhe pika 8, si dhe neni 9. pika 1. të ligjit për vepra penale kundër popullit dhe shtetit. VI. I akuzuari Adem Beqir Abdulfari, për shkak se në prill të vitit 1946 u kyç në organizatën “Nacional Demokratik Shqiptare”, ku e dha betimin për besnikëri dhe lojalitet në fshatin Çajlane. Aktivisht është marrë me organizimin e organizatës ilegale në fshatin Çajlan, fshatin Seminishtë dhe Matkë, si dhe ka kontribuar për formimin e komitetit të qarkut Gjorgje Petrov në bashkëpunim me Spiro Teodosijun, Mehmed Sulejman Suad, Sadik Qemal Imeri. I akuzuari në këtë Komitet ishte i emëruar sekretar. Në mbledhjen e tretë të organizatës të mbajtur në fshatin Seminishtë ka propaganduar dhe përgatitur referat me temë: “Robëria e popullit Shqiptar gjatë 30 viteve”, duke u referua në fakte të rrejshme historike për gjendjen aktuale të vendit. Më tej, gjatë veprimtarisë ka mbledhur fshatarë dhe ata kanë dhënë betimin para organizatës nën ndikimin e tij, dhe atë: Ibrahim Sherif nga fshati Bukoviq, Faik Zeqirja nga fshati Arnaqi dhe Miftar Çelebija nga fshati Seminishtë. Me këtë veprim ka bërë vepër penale të nenit 3. pika 1 dhe pika 8, si dhe neni 9. pika 1. të ligjit për vepra penale kundër popullit dhe shtetit. VII. I akuzuari Xhevahir Vejsel Hoxha, në muajin prill të vitit 1946 kishte njohuri për organizatën ilegale “Nacional Demokratik Shqiptare” në Tetovë, të cilën e 59


drejtonte Junuz Balla; ka njohuri për veprimet dhe luftën që drejtohej nga kjo organizatë, nuk bëri përpjekje që të njoftojë pushtetin për veprimet e organizatës, përkundrazi i ndihmoi shumë kësaj organizate. Me rekomandimet e Junuz Ballës ai u kyç në organizatë, duke vepruar në Tetovë e rrethinë. U angazhua për mbledhjen e materialit dhe para për nevojat e organizatës. Me këtë veprim ka bërë vepër penale të nenit 3. pika 1dhe pika 8, si dhe neni 9. pika 1. të ligjit për vepra penale kundër popullit dhe shtetit. Në bazë të fakteve, propozoj: 1. Të bëhen hetimet kryesore, të privohen të akuzuarit nga burgu i Shkupit dhe të thirret prokurori i nënshkruar. 2. Që në bazë të materialit hetues, të lexohet materiali i kongresit të “Organizatës Nacional Demokratik Shqiptare”, i cili është në aktet me numër rendor 10. 3. Pas mbarimit të hetimeve publike të realizuara nga ana e prokurorisë, të gjithë të akuzuarit të shpallen të fajshëm dhe të dënohen në bazë të ligjit me dënim të rëndë. 4. Përgjegjësia e gjyqit bazohet në nenin 7 dhe nenin 10 të ligjit për rendin dhe rregullimin e gjyqit ushtarak.

60


ARSYETIM Që veprat e kryera në dispozitiv nga ana e të akuzuarve verifikohen në bazë të deklarimeve të tyre. Kur analizohet materiali hetues kundër të akuzuarve bie në sy një fakt i cili është shumë karakteristik për vepra penale të cilat i kanë kryer të akuzuarit. Të gjithë të akuzuarit gjatë katër viteve të luftës nacional - çlirimtare nuk kanë marrë pjesë në lëvizjen e luftës nacional - çlirimtare. Përkundrazi, disa nga të akuzuarit si: Besim Sezairi Nexhmedin, Xhevahir Vejsel Hoxha në kohën e okupimit u kanë takuar atyre organizatave të cilat okupatori i kishte formuar në popullatën Shqiptare, që edhe më shumë t`i robërojë dhe ta shtyp popullin Shqiptarë. Ata kanë pranuar ideologjinë fashiste në organizatat e tilla dhe me të i kanë shërbyer dhe ndihmuar okupatorit. Disa nga të akuzuarit si: Vishi Sali Jetish ka marrë pjesë aktive në luftë kundër luftës nacional - çlirimtare, në fakt kundër popullit të vet. Të gjithë të akuzuarit në kohën e luftës heroike nacional çlirimtare të popullit të vet kanë qenë pasivë, si në luftë kundër okupatorit ashtu edhe në përkrahje të okupatorit dhe tradhtarëve vendas. Të gjitha këto fakte drejtohen në karakterin e të akuzuarve, ashtu që edhe pas çlirimit të vendit të vet ata akoma kanë shenja të edukatës fashiste, nuk e vërejnë demokracinë e drejtë, aksionet e punës në masë të gjerë të shtetit të tyre. 61


E vërteta është se vendi ynë Federata Popullore e Republikës Jugosllave, u krijua me luftën e të gjithë popujve, me gjakun dhe eshtrat e bijve tanë më të mirë në luftë kundër okupatorit dhe tradhtarëve të brendshëm. Në këtë luftë u kalit vëllazërim-bashkimi i popujve; i afroi në një bashkësi vëllazërore, bashkësi të barabartë, ku populli shprehet lirshëm, ashtu si atyre u konvenon për rregullimin e sistemit shtetëror. Gjëja më e shenjtë e lëvizjes së popujve për luftën nacionalçlirimtare krijoi Republikën Federative Popullore të Jugosllavisë, shtet popujsh me një demokraci të vërtetë, e lirë dhe e pavarur; e cila nga dita e parë ka treguar një dinjitet në drejtim të zgjedhjeve nacionale, ku çdo popull ka të drejtë dhe mundësi të zhvillohet për shkak se vunë tërë potencialin e vet në ndërtimin dhe ngritjen e vendit i cili ishte i rrënuar, i plaçkitur dhe i djegur nga okupatori. Në ruajtjen e luftës së përgjakur të popujve tanë, kjo bashkësi popullore-shtet e një tipi të ri FNRJ u bë ferrë në sy për të gjithë armiqtë e lirisë, paqes dhe demokracisë në botë. Ja pse të akuzuarit e urrejnë Republikën Federative Popullore të Jugosllavisë, e urrejnë dhe japin imperialistëve të shteteve të ndryshëm që të krijojnë plane të ndryshme kundër shtetit tonë, vetëm se popujt tanë nuk do të kthehen mbrapshtë në të kaluarën, nuk do të jenë robër të punojnë për interesat e të tjerëve dhe përfitimet e huaja, prandaj nuk është çudi që nën 62


ndikimin e armikut të lirisë dhe demokracisë në botë fshihet bashkëpunimi i të akuzuarit Spiro Teodosiju, Adem Beqir Abdulfari dhe Sadik Qemal Imeri. Shihet qartë se i akuzuari me vetëdije i ka kryer veprimet e lartpërmendura dhe nuk ka qenë i detyruar, sepse ai është person me shkollim të kryer pesëvjeçar (gjimnaz), që mund lirisht me fjalë ta përshkruante situatën, shihte punën dhe jetën në R.P.F. të Jugosllavisë, ku qartë tregohet se ai gjatë kohës së formimeve të organizatave ilegale të quajtura komitete fshatare “Nacional Demokratike Shqiptare” për fshatin Rashçe, duke e ndjekur ish nënkryetarin e organizatës të Këshillit popullor të të njëjtit fshat Rasim Dauti, duke u shërbyer me propagandë të rrejshme armiqësore, duke folur për formimin e Shqipërisë së Madhe me ndihmën e Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjitha veprimet e Mehmed Sulejman Suadit, tregojnë se me vetëdije të gjitha aftësitë e veta që ka disponuar i ka investuar në drejtim të formimit të “Organizatës Nacional Demokratik Shqiptare” me qëllim të përmbysjes së pushtetit aktual të Republikës Popullore Federative të Jugosllavisë. I akuzuari i dytë Ali Tahir Hetem, duke mbajtur lidhjet me Mehmet Bushin, Nexhmedin Besim Sezairi, që në vjeshtën e vitit 1945 me vetëdije u kyç në organizatë. Gjatë hetimit para organeve të Udbës së Shkupit, me datë 10.VIII.1946 pranon që ka dhënë betimin në të njëjtën 63


mënyrë si Mehmet Sulajman Suad, vetëm që tekstin e betimit vetë e ka formulua, gjatë qëndrimit në mbledhjen e organizatës që u mbajt në fshatin Rashçe në vjeshtë të vitit 1945, në të cilën mbledhje ishte prezent edhe i akuzuari Hetem Ali Tahiri, Nexhmedin Besim Sezairi, Mehmed Bushi, Qemal Baftjari nga fshati Reçicë e Madhe dhe mësuesi Mufit. Pranon se organizata ilegale që ai i ka takuar, e Qarkut të Tetovës, kishte obligime dhe atë: 1. Formim të këshillave vendore nëpër fshatrat e tërë rajonit të Qarkut të Tetovës dhe se çdo këshill do të përbëhet nga pesë anëtarë. 2. Grumbullimi i mjeteve materiale për mirëmbajtjen e këshillave, për materiale zyrash, për pagat e korrierëve dhe harxhimet rrugore të tyre, të cilët do t`i mbajnë lidhjet me këshillat kryesor si Gostivar dhe Shkup, e në rast nevoje edhe në Kosovë. 3. Formim të njësive ushtarake. Pranimi i të akuzuarit qartë tregon veprimet e tij, si dhe i akuzuari Ali Tahir Hetem, nuk ka vepruar pa vetëdije, pikërisht se ai është njeri i moshës së pjekur, njeri që në jetën publike është i pashëm dhe zë një vend funksion në pushtetin popullor. Sipas kësaj, i akuzuari ka vepruar me vetëdije të plotë një periudhë të gjatë kohore dhe nuk është se ka qenë i pakënaqur, por vepër e paramenduar e drejtuar kundër popullit. Në këto veprime për Qarkun e Tetovës, mbështetjen kryesore e ka pasur nga Mehmet Bushi dhe Nexhmedin Besim Suzairi, të cilën e pranon i akuzuari në seancën hetimore. 64


I akuzuari i tretë, Besim Sezahir Nexhmedin, jurist i diplomuar, njeri me një kulturë të lartë, me vetëdije u kyç në organizatën “Nacional Demokratik Shqiptare” që në vjeshtën e vitit 1945, ku në bashkëpunim me të akuzuarin e dytë Hetem Tahir Ali dhanë betimin për besueshmërinë ndaj organizatës. Gjatë hetimit të datës 26.VII.1946 nuk pranon se është kyçur në radhët e organizatës ilegale së bashku me Hetem Ali Tahir, Junuz Balla, Mufit mësues nga fshati Xhepçishtë, si dhe Vejsel Vela mësues nga Gajra. Në prill të vitit 1946 u kyç në organizatën “Nacional Demokratik Shqiptare”, të cilën e formoi Junuz Balla, mësues, Ismail Sadik, nxënës dhe i akuzuar. Komiteti kishte për detyrë të formojnë treshe, si që thotë i akuzuari, që të grumbullojnë mjete nëpërmes tresheve për harxhimet e organizatës, për mirëmbajtjen e njësive ilegale ushtarake, mandej për formimin e komiteteve nëpër fshatra dhe formimin e shërbimit kundërzbulues për të marrë informacione nga banorët e vendbanimeve për ata të cilët janë kundër organizatës “Nacional Demokratik Shqiptare”. Kanë ndarë territoret, i akuzuari mori anën e djathtë prej Tetove deri në Gostivar për formimin e komiteteve “Nacional Demokratik Shqiptare”, dhe atë fshatrat: Reçicë e Madhe, Pallçisht, Kamenjan. Bogovinë, Pirok, Gradec, Negotinë, Llomnicë, Gornjan, Rakovec, Urviç, Jelovjan, Gajre dhe Shipkovicë. Në bashkëpunim me tregtarin nga fshati Reçicë, Qemal Baftjari, aktivisht u angazhua për formimin e komiteteve 65


në fshatrat e lartpërmendura, mandej për ngritjen e vetëdijes tek popullata Shqiptare për mbrojtje dhe liri popullore kundër pushtetit të sotëm. Në bazë të të dhënave që i akuzuari i dha para organeve hetimore, shihet qartë se veprimet e të akuzuarit janë bërë me vetëdije të plotë, mirë të menduara për shkak se të gjitha këta veprime janë nga një person me shkollim dhe me një kulturë të lartë, përveç kësaj ai kishte një pozicion të lartë në pushtetin popullor, si dhe ka mundur të jetë i vetëdijshëm për veprimet e tij kundër veprimeve popullore. I akuzuari i katërt, Vishi Sali Jetish, me datë 24.IX.1946 pranon para organeve hetimore të Udbës së Maqedonisë se në pranverën e vitit 1946 kishte njohuri për organizatën “Nacional Demokratike Shqiptare”, për veprimet dhe qëllimet e saja dhe që dy herë i ndihmoi saj. Një herë pati shërbye si korrier, gojarisht ia dërgoi Azem Moranës në Shkup lajmin për punën e Junuz Ballës në Tetovë, si dhe që ka njohuri se çfarë veprimesh ka organizata. Pas një kohe përsëri i shërbeu organizatës, e dërgoi letrën e cila u shifrua nga ana e të akuzuarit të parë Mehmet Sulejman Suad, e dorëzoi te shërbëtori Zefi i cili punonte në Konsullatën Angleze në Shkup që t’ia japë Konsullit në dorë, duke ditur se çfarë përmbajtje ka letra. I akuzuari i pestë, Sadik Qemal Imer, po ashtu pranoi që në prill të vitit 1946 kyçet në organizatën 66


“Nacional Demokratike Shqiptare”, dha betimin për besnikëri. Në bashkëpunim me të akuzuarin Mehmet Sulejman Suad dhe Adem Qemal Abdulfari, mundohen që të forcojnë pozicionet e organizatës, si anëtarë i tretë arkëtarë u kyç në komitetin e qarkut të Gjorgje Petrovit në bashkëpunim me të akuzuarit e lartpërmendur. Lidhja e parë për organizatën ishte i dënuari i mëhershëm Spiro Teodosi. I akuzuari i gjashtë, Adem Beqir Abdulfari, i shënuar në procesverbalin e datës 12.VIII.1946 para organeve hetuese të Udbës së Maqedonisë pranoi në tërësi aktakuzën përse është i ngarkuar. Në muajin prill të vitit 1946 u kyç në organizatën “Nacional demokratik Shqiptare”, si dhe dha betimin për besnikëri ndaj organizatës. Mori pjesë aktive në veprimet e organizatës në fshatin Çajlane, Semenishtë, si dhe kontribuoi për formimin e komitetit të Gjorgje Petrovit, në të cilën ai ishte sekretar i komitetit me të akuzuarin Mehmet Sulejman Suad, Sadik Qemal Imeri, se në mbledhjen e tretë të organizatës mbajti referat me temë: “Robëria e popullit Shqiptar në 30 vitet e fundit”, si dhe kyçi disa fshatarë në organizatë; dhanë betimin dhe atë: Ibrahim Sherifi nga fshati Bukovik, Faik Zeqirja nga fshati Arnaki dhe Miftar Çelebija nga fshati Seminishtë. I akuzuari i shtatë, Xhevahir Vejsel Hoxha, para organeve hetuese të Udbës së Maqedonisë pranoi se prej muajt prill të vitit 1946 ka pasur njohuri për veprimin e 67


organizatës “Nacional Demokratik Shqiptare”, si veprimin e saj në Tetovë të cilën drejtonte Junuz Balla. Me rekomandimin e tij ai u kyç në organizatë dhe veproi për degëzimin e saj në rajonin e qarkut të Tetovës. Iu besua detyrë e rëndësishme për grumbullimin e mjeteve për nevojat e organizatës dhe për harxhimet e korrierëve të organizatës. Aktakuza pas një hetimi të mirëfilltë dhe të kujdesshëm, grumbullimit të materialeve hetuese, u vunë në dispozicion të aktakuzës vetëm ato materiale që u zbardhën në tërësi gjatë procesit hetimor. Pranimi i plotë nga ana e të akuzuarve që ata dhanë para organeve hetuese, e të njëjtat në tërësi i pranuan para organeve hetuese të Prokurorisë Publike të qarkut të Shkupit, si dhe para organeve hetuese ushtarake. Me rëndësi është të përmendet sesi kanë vepruar të akuzuarit në organizatën ilegale, si intelektual, njerëz të arsimuar, shihet qartë se pikërisht për këto veprime humbën ndikimin, me këtë edhe shpresën e fundit që të mashtrojnë masën e gjerë për të ardhur përsëri në pushtet, në llogari të errëta imperialiste të shteteve të jashtme, që me intervenimet e huaja, në çmim të humbjes së pavarësisë nacionale të popullit në F.N.R. Jugosllave përsëri të marrin pushtetin dhe të kthejnë regjimin e mëhershëm; të vendosin diktaturën dhe shtypin popullin. Vetë dëshmojnë dhe shihet nga materiali hetimor se me kë kanë pasur lidhje, kush u ka 68


dhënë direktiva, nga vinin këto direktiva, se ata njerëz kanë braktisur metodat e luftës politike. Pas kritikave të shëndosha konstruktive kalojnë në organizimin e organizatave terroriste, mënyrë spiunimi, me të cilën dëshmohet dorëzimi i letrës në konsullatën e Anglisë në Shkup nëpërmjet të akuzuarit të katërt Vishi Sali Jetish, si dhe organizimin e intervenimit të huaj kundër F.N.R. Jugosllavisë, duke u shndërruar në agjenturë të zakonshme reakcioni ndërkombëtarë, të gatshëm që për pushtet të tradhtojnë dhe shesin lirinë e popullit të vet. Në fund të aktakuzës duhet përmendur edhe këtë, se në materialin hetues mund të shihet se Hetuesia në shumicën e rasteve është gjetur në situata, ku përveç të akuzuarit nuk ka mundur të zbulojë materiale tjera për të vërtetën e veprimtarisë së të akuzuarve kur e kishin patjetër të pajtohen me përgjigjet e tyre. Këto janë hetime normale të organeve hetimore për çdo vepër kriminale të cilat zhvillohen në baza konspirative në drejtime të qëllimeve të kësaj natyre. Sipas dëshmive të të akuzuarve shihet qartë veprimtaria e tyre, sipas materialit hetimor shihet qartë e kaluara e tyre, qartë është se kjo organizatë është kundër popullit. Fatkeqësisht ky grup njerëzish ishin të pushtetit popullor; këta njerëz deshën të pengojnë ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit tonë, duke penguar që shteti ynë të zhvillohet në drejtim nga është drejtua populli i Jugosllavisë. Jugosllavia e vjetër, dukuri normale ishte që 69


të politizohet, kanë bërë shpifje kundër popullatës së vet, kanë bërë stërkëmbëza kundër popullit, kanë spiunuar kundër vendit të tyre në dobi të të huajve në kurriz të popullit të vet. Kurse në anën tjetër, para popullit kanë propaganduar një ideologji anti - popullore, anti ekonomike dhe shtypje të popullatës vendase. Po të njëjtën situatë e ka pasur edhe populli Maqedonas, si dhe pakicat tjera në Maqedoni në kohën e ish Jugosllavisë. Asisoj shteti u rrënua bashkë me institucionet e veta. Lufta nacional çlirimtare e popujve tanë, krijoi një aparat pushteti të ri -pushtet popullor. Shtet të ri, plotkuptimet e reja dhe detyrat, si dhe përgjegjësitë e atyre që populli i zgjodhi për udhëheqjen e vullnetit të tyre. Nëpunësit shtetërorë që me përkushtim t’i shërbejnë popullit, të punojnë natë e ditë për të, për mirëqenien e popullit dhe shoqërisë. Në bazë të fakteve të dhëna, akuza është mbështetur në ligj, në bazë të asaj që prezantohet, kërkoj që gjyqi t’i dënojë të akuzuarit me dënim më të rëndë, çdonjërin sipas rëndësisë së veprave të tij. VDEKJE FASHIZMIT – LIRI POPULLIT Gjyqi i divizionit ushtarak Paditës Ushtarak- kapiten Dragutin Popoviç nr. 70/47 11-12.III.1947. V. V. Shkup 70


Gjykimi: Maqedoni, nr. 1541, viti 1946. Nexhmedin B. Sezairi dënohet, heqje lirie, me burg 20 vite, me punë të detyrueshme 5 vite, humbje të drejtave qytetare dhe politike. Vendimi gjyqësor, R.S. nr. 70. nga data 20.II.1947 vit. Akti, nr. 3879, nga data 24.XI.1947 vit, në seksionin pranë M.P. BrendshmeShkup.

71


72


73


74


75


76


77


78


79


80


81


82


NJË VENDIM KUNDËR LUTJES SË NEXHMEDIN B. SEZAIRIT, DREJTUAR GJYQIT USHTARAK TË DIVIZIONIT II TANKIST, SHKUP. Gjyqi Ushtarak, nr.70/47 Gjyqi i qarkut i qytetit të Shkupit, në përbërje prej: kryetar i gjyqit, Vangel Acev, anëtarë të rregullt të gjyqit: Miladin Çaparoski dhe Smako Muderizoviq, procesverbalist, Julijana Beshkova, pjesëmarrës me ndërrim të Prokurorit për qarkun e qytetin të Shkupit, Saltir Koshevalioski, duke vendosur në bazë të lutjes së të dënuarit Nexhmedin B. Sezairi nga Tetova. Në bazë të mbledhjes së mbajtur më 27.IV.1951 vit, solli këtë: VENDIM Nuk pranohet lutja e të dënuarit në bazë të paraqitjeve për falje të personit ushtarak nga 09. Maj, 1947 vit. U.940, lëshuar nga presidiumi i Kuvendit Popullor të R.F.P. e Jugosllavisë, në bazë të veprës penale me të cilën pranon dhe dënohet me gjykimin e gjyqit të Divizionit Ushtarak më 20. Mars të vitit 1947, i gjyqi nr. 70/47 SHKAQET: Me aktgjykimin e cituar në dispozitiv, lutësi Besimi Nexhmedin, është i gjykuar për vepër penale, në fakt me atë që është lidhur me organizatën ilegale dhe kundër popullore “Nacional Demokratik Shqiptare”, dhe si 83


anëtarë i së njëjtës ka vepruar në terren të rrethit të Tetovës dhe të Gjorgje Petrovit në drejtim të qëllimeve të organizatës. I gjykuari dorëzoi lutjen dhe u lutë që vërejta e cituar në dispozitiv për shkak se bazë të tyre ekzistojnë kushtet për: Gjyqi i qarkut të qytetit të Shkupit të shqyrtoj lutjen dhe aktgjykimin e cituar, nuk ka vazhdim të në rastin e vërejtjes së cituar, i cili për shkak se e njëjta nuk thirret në vepra penale, spiunim, por prapë Lutësi është i gjykuar në këto vepra penale, për shkak se organizata e lartpërmendur është kategorizua si organizatë spiunimi në lidhje me ligjin e R.F.P. e Jugosllavisë. Ja pse është vendos si në dispozitiv. Proçesverbalist,

Kryetar, V.V.

Vërejtje: kundër këtij vendimi ana e pakënaqshme ka të drejtë të ankohet në afat prej 8-ditëve nga pranimi i të njëjtës, dhe atë nëpërmjet këtij gjyqi deri te gjyqi i shkallës së lartë të R. së Maqedonisë në Shkup.

84


BASHKËVEPRIMTARËT E NEXHMEDIN B. SEZAIRIT

Xhevahir Vejsel Shaqiri Xhevahir Vejsel Shaqiri, ka lindur në fshatin Nerasht të Tetovës, më 23.04.1923, ndërroi jetë në vitin 2007. Shkollën fillore katërvjeçare e kreu në vendlindje në gjuhën serbe, ndërsa shkollën fillore dhe të mesme e filloi në medresenë e Shkupit, por meqenëse kjo medrese mbyllet, Xhevahir Shaqiri shkollimin e ka vazhduar në Prishtinë ku edhe ka diplomuar në vitin 1944. Punoi si mësues në Tetovë dhe shquhet për veprimtarinë e tij për 85


arsimin shqip në këto anë, duke kontribuar për mposhtjen e analfabetizmit dhe errësirës së arsimit që mbretëronte në trojet tona etnike. Ishte njëri ndër iniciatorët e parë për hapjen e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe në gjimnazin e Tetovës. Punoi 10 vjet në shkollën fillore “Liria” në Shkup. Gjatë kësaj periudhe studioi dhe diplomoi në Universitetin e Shkupit në fakultetin e gjuhës dhe letërsisë frënge. Pas diplomimit punësohet si profesor i gjuhës frënge dhe latine në gjimnazin e Tetovës. Në vitin 1972 pranohet profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës, ku edhe punoi deri në pensionim. Gjatë kësaj kohe është marrë edhe me përkthime të literaturës frënge për nevojat e studentëve. Ka përpiluar dhe botuar librin “Fjalor emrash të përkthyer dhe të komentuar në gjuhën shqipe”, ndërsa viteve të fundit ka botuar fjalorin “Shqip-Frëngjisht”. Përveç kontributit të tij në sferën e arsimit shqip, profesor Xhevahir Shaqiri ka dhënë kontribut të madh edhe në lëvizjen e çështjes kombëtare. Në atë kohë mjaft të vështirë politike ishte rëndë për të vepruar, pasi që çdo intelektual ndiqej nga OZN-a famëkeqe. Në aktin e themelimit të organizatës N.D.Sh. merr pjesë profesor Xhevahir Shaqiri së bashku me anëtarët tjerë dhe atë: Memet Bushi, Imer Balla, Hafës Hetem Tahiri, Esat S. Sulejmani, Nexhmedin B. Sezairi e disa patriotë të tjerë. 86


Profesor Xhevahiri në atë kohë ka qenë mësues i ri, por entuziazmi dhe dëshira e madhe për të kontribuar drejt çështjes kombëtare e ka shtyrë profesorin që të ketë kontakte të pandërprera me Nexhmedin Sezairin, Jonuz Ballën dhe veprimtarë të tjerë. Profesor Xhevahir Shaqiri aktivitetin e tij në O.N.D.SH e ka zhvilluar nëpër fshatrat e Tetovës për themelimin e nënkomiteteve të NDSH-së. Xhevahir Shaqiri për veprimtarinë atdhetare në Organizatën Nacional Demokratike Shqiptare u dënua me tre vjet burg dhe pesë vjet heqje liri qytetare. Por, ky dënim nuk e mposhti profesorin. Ai vazhdoi me veprimtarinë e tij kombëtare.

87


QEMAL HISEN BAFTJARI Qemal Hisein Baftijari, i lindur në shtator të vitit 1912 në Reçicë të Madhe, Tetovë, nga i ati Hisen dhe nënës Fetije. Hisen Baftjar ka pasur nëntë fëmijë: Qemali, Nafi, Sabrie, Nakie, Hatixhe si dhe vëllezërit nga njerka Hyrmuz – Muhamedi, Mevaipi, Qanie dhe Musheref. Ka marrë pjesë në shumë aktivitete në organizimin e përgjithshëm të jetës në fshat. Ka punuar si bujk dhe si tregtar me një dyqan ushqimoresh në kohën kur ka qenë vështirësi të kesh ushqim të mjaftueshëm edhe për në shtëpi. Ka marrë pjesë si anëtarë i Ballit Kombëtar në Maqedoni në vitet 1940-1945. Gjithashtu ka kontribuar me aktivitet fetare nëpër xhami të ndryshme. Ka qenë i burgosur 2 herë, një herë ishte në kohën e Jugosllavisë serbe (kur Serbia ka qenë mbretëri) dhe në 88


kohën e Jugosllavisë komuniste të Titos tek monopoli (ku shumë prej të burgosurve i kanë vrarë). Në vitet e 1980, në kohën e sistemit monist Gjyshit tim (Qemal Baftjarit), ai sistem ia konfiskon tërë tokat pjellore. Ka qenë aktiv në demonstratat e 68 me vëllanë e vet Nafi Baftjari. Rast i një gjykimi në Tetovë dëshmoi trimërinë dhe burrërinë e tij kur një gjykatëse me një mbiemër Serb i tha (gjyshit tim) kur e pa Qemalin që hyri në sallë dhe ia tërhoqi vërejtjen që ta nxjerrë kapuçin (Plisin e bardhë), e mandej mund të pranohet në sallë të gjykimit, mirëpo ai është përgjigjur “Unë kam hyrë në sallë te Titoja dhe nuk e kam nxjerr plisin e bardhë, edhe tash në këtë sallë nuk e nxjerri”. Dhe gjykatësja e ka përjashtuar me rojet e gjykatës nga salla e gjykimit. (këto të dhëna mi ka përcjellë gjyshja ime). Qemal Baftijari ka qenë anëtarë i lëvizjes kombëtare (ONDSH) me disa shokë të tij si: Azemi Moranën, Nexhmedin B. Sezairin, Jetish Vishin, Junuz Ballën e shumë të tjerë. Mbledhja e dytë është mbajtur në vitin 1946 në shtëpinë e Qemalit në Reçicë të madhe, ku kanë vendosur kuranin dhe flamurin kombëtar dhe janë betuar për besnikëri dhe lojalitet ndaj organizatës N.D.SH-re, si dhe për bashkimin e tokave Shqiptare dhe mbrojtjen e popullatës së këtyre anëve. Në këtë mbledhje ka pasur shumë anëtarë të organizatës NDSH-re, ndërsa njeri prej atyre ka spiunuar, 89


(Sipas thënieve të gjyshes sime). Këta janë zbuluar shumë shpejt për shkak se njëri nga ato ka qenë spiun dhe Qemali asnjëherë nuk e ka përmendur emrin e atij në jetën e vet. Të nesërmen policët serbë menjëherë kanë bastisur shtëpitë e anëtarëve, gjithashtu shtëpinë e Qemalit; disa i kanë burgosur kurse të tjerët i kanë vrarë, ku edhe sot nuk dihen se ku gjenden.29

29 Këto të dhëna janë të marra nga nipi i Qemal Baftjarit, Agon S. Baftjari. me datë 06.01.2013, Tetovë.

90


SAID ISMAILI Said Ismaili u lind në Tetovë (1925-1989), shkollën fillore e kreu në vendlindje. Para luftës N.Ç. ndoqi mësimet në Medresenë e Gazi Isa Beut në Shkup, kurse gjatë kohës së luftës e kreu shkollën e Normales në Prishtinë. Karrierën e mësuesit e filloi në fshatin Dobrosht në vitin 1943/44, ku edhe shërbeu deri në vitin 1946. Po në këtë vit ai burgoset si anëtarë i organizatës “Nacional Demokratik Shqiptare”. Pas gjashtë muajve të hetimeve gjyqësore lirohet nga hetuesia, por në vitin 1952 burgoset përsëri dhe u dënua me katër vjet e gjysmë burg të rëndë, të cilët i vuajti në burgun famëkeq të Goli Otokut të Kroacisë. Pasi që e kreu burgun, ai lirohet dhe dy vjet mbeti papunë, pastaj përsëri u kthye në arsim dhe shërbeu si arsimtar në shkollat e Tetovës.

91


VEJSEL VELA Vejsel Vela, u lind në fshatin Gajre në vitin 1915, shkollimin e kreu në vendlindje edhe atë në gjuhën serbokroate, ndërsa gjimnazin e kreu në Tetovë në vitin 1934, po ashtu në gjuhën serbokroate. Pas kryerjes së gjimnazit emërohet si punëtor administrativ në komunën e Shipkovicës. Në vitin 1942 inkuadrohet si nëpunës administrativ në gjyqin e shkallës së parë në Tetovë, gjer në mbarimin e Luftës Nacional Çlirimtare, pastaj emërohet mësues në fshatin e lindjes Gajre. Në vitin 1952 shërben si mësues në fshatin Reçicë të Madhe, që pas dy viteve të transferohet si mësues në shkollën fillore “Liria” të Tetovës, ku punon deri në pensionim në vitin 1972.

92


HAFËZ ETEM TAHIRI ALIU Procesverbali i hetuesisë i zhvilluar më 10 gusht 1946 nga organet e UDB-së për Maqedoni Nga dëgjimi i Etem Tahir Aliut nga Reçica e Madhe –Tetovë, 36 vjeçar, i martuar, baba i 5 fëmijëve, shqiptar, i besimit mysliman, shtetas i Jugosllavisë, di shkrim-lexim, me profesion klerik-hoxhë, gjendja ekonomike mesatare. 93


I është tërhequr vërejtja nga organi i UDB që ta thotë të vërtetën Nënshkrimi i të akuzuarit Etem Tahiri A ndihesh fajtor që je në burg? Po, ndihem, për shkak se kur erdh Mehmet Bushi dhe më tha që të formojmë organizatë unë nuk e refuzova, përkundrazi pranova të veprojmë së bashku me të. Kjo ishte në vjeshtën e vitit 1945 para zgjedhjeve, kur Mehmet Bushi u kthye nga Brigada e VII shqiptare në qytetin e Tetovës, për shkak se ishte i plagosur. Me të u takova në lokalin e Servetit, ndërsa me të ishte Hashim Toplica – mësues i cili jeton në Tetovë dhe ishin edhe dy tjerë, por nuk më kujtohen se cilët ishin. Në lokal nuk shtruam asnjë çështje të karakterit politik dhe pas një kohe të shkurtë unë u ndava prej tyre. Në mbrëmje përsëri e takova Mehmet Bushin dhe e ftova të vijë në vizitë tek unë në Reçicë të Madhe. Ai u dakordua dhe në mbrëmje së bashku shkuam në shtëpinë time. Në mbrëmje erdhën edhe disa persona nga fshati, fëmijët e të cilëve ishin në Armatë dhe të njëjtit interesoheshin për ta, kështu që biseda më së shumti u zhvillua sesi ishin zhvilluar betejat, kush i udhëhiqte dhe si kanë kaluar. Kësaj here përsëri nuk biseduam asgjë rreth politikës, e as që më tha diçka mua Bushi për organizatën. Në mëngjes përsëri u kthyem në Tetovë. Pas tre apo katër 94


ditëve përsëri u takova me Bushin në lokalin e Servetit, ku me të ishte Nexhmedin Besimi – jurist dhe ndenja pak me ta, ndërsa më pas i ftova të vijnë në f. Reçicë e Madhe në shtëpinë time. Të njëjtit u dakorduan dhe bashkërisht u nisëm për në shtëpinë time. Para se të hamë darkë pati edhe disa njerëz nga fshati, ndaj nuk patëm mundësi të flasim asgjë për politikë, mirëpo pas darkës kur fshatarët shkuan filloi të flet Mehmet Bushi dhe tha si vijon: “Është koha e fundit të organizohemi, ndërsa gjithashtu edhe të ngjallet vetëdija te masat shqiptare për bashkimin e kombit shqiptar nga Kosova, Gostivari, Tetova dhe viset tjera me Shqipërinë e vjetër. Për këtë qëllim duhet të formojmë një këshill i përbërë nga persona më të mirë dhe më të besueshëm”. Mirëpo, për përpjekjet e tij atë mbrëmje unë dhe Nexhmedini nuk u pajtuam, sepse ajo paraqiste një veprimtari të rrezikshme. Dhe, atë mbrëmje kjo çështje ngeli me kaq; nuk ndërmorëm asgjë për t’u organizuar. Në mëngjes u kthyem për në Tetovë. Pas tre apo katër ditësh Nexhmedini më thirri mua dhe Bushin që të shkojmë në shtëpinë e tij. Atë mbrëmje nuk hapëm asnjë bisedë për organizatën, sepse arritëm shumë vonë në fshatin Pirok ku banonte Nexhmedini. Meqenëse të nesërmit ishte festë e diel, ne nuk u kthyem në Tetovë por ngelëm në Pirok. Gjatë ditës shëtitëm nëpër fshat, ndërsa në mbrëmje qemë të ftuar te fqinji i Nexhmedin Besimit i quajtur Esat. Te Esati përveç nesh qe edhe Haxhi 95


Shaip Asani nga fshati Pirok, Ibrahimi nga fshati Pirok dhe Besim Efendiu, babai i Nexhmedinit. Në mbrëmje erdhi miku i Nexhmedinit nga Gostivari dhe e ftoi të shkojë për në Gostivar sepse kishin ardhur disa miq. Nexhmedini shkoi, ndërsa unë dhe të sipërpërmendurit ngelëm. Biseduam gjëra të rëndomta, asgjë nuk u tha për organizatën. Në mëngjes unë me Mehmet Bushin shkuam për Tetovë; gjithashtu u kthye edhe Nexhmedini. Precizoje, në mbledhjen e mbajtur në shtëpinë tënde në f. Reçicë në vjeshtën e vitit 1945 kur themeluat këshill dhe cilët persona merrnin pjesë? Siç pohova më lart, Mehmet Bushi në mbledhjen e shtëpisë sime në f. Reçicë në të cilën mbledhje morën pjesë: 1. Etem Tahiri 2. Nexhmedin Besimi 3. Mehmet Bushi 4. Qamili nga f. Reçicë 5. Mufit mësuesi Mehmet Bushi na tha se duhet të themelojmë një organizatë, e cila do të veprojë në bashkëngjitjen e të gjitha viseve ku jetojnë shqiptarët me Shqipërinë. Për këtë qëllim, tha se duhet të formohet këshilla, si nëpër fshatra ashtu edhe në qytet, të cilat do të numëronin nga 96


pesë vetë. Ato këshilla nëpërmjet njerëzve të besuar të tyre do të punojnë me masat për ta ngjallur vetëdijen nacionale, të kemi administratën tonë e ngjashëm. Në radhë të parë duheshe të themelojmë këshill në qytetin e Tetovës, i cili do të jetë kryesori dhe do të udhëheq, si me qytetin ashtu edhe me rrethin. Detyrat e këshillit ishin: 1. Të themelojë këshilla vendore fshatare në mbarë rrethin; 2. Të grumbullojë mjete materiale për mirëmbajtjen e vetë këshillit, për materiale shpenzuese, për pagesën e shpenzimeve rrugore të korrierëve, të cilët do të mbajnë lidhje me këshillat tjerë si në Gostivar, Shkup e në rast nevoje edhe në Kosovë; 3/ për themelimin e njësive ushtarake. Këtë e bëjnë vetë këshillat me direktivën e këshillit qendror. Kur ai e paraqiti planin në këtë formë ne me të u pajtuam dhe në mbarim të mbledhjes Mehmet Bushi kërkoi që të japim betimin që të mos e tradhtojmë organizatën. Tha se edhe me çmim të jetës nuk do të jepet sekreti i organizatës, e nëse ndonjëri me qëllim e tradhton veprimtarinë tonë do të dënohet me vdekje nga ana e organizatës. Më pas tha se nuk guxon të bëhet asnjëfarë plaçkitje ndaj popullsisë në momentin kur do ta marrim pushtetin në duart tona. Pas kësaj e shkroi betimin përmbajtja e së cilës ishte si më poshtë: “Betohem te Zoti, te Kurani dhe Flamuri se do të jem besnik i organizatës, se do t’i plotësoj të gjitha detyrat e shtruara prej organizatës dhe jetën do ta jap, 97


ndërsa organizatën dhe anëtarët e saj nuk do t’i tradhtoj”. Akti i pranimit të betimit ishte si vijon: kur Mehmet Bushi filloi ta lexojë betimin ne të gjithë qëndronim në këmbë, të gjithë e vendosëm dorën e djathtë te Kurani dhe te një flamur i vogël që qëndronte pranë nesh dhe secili nga ne i përsëriste fjalët që i thoshte Bushi. Kuranin e dhashë unë sepse si klerik – hoxhë e mbaja në shtëpi. Flamurin e solli mësuesi Mufit. Po atë natë ne sollëm vendim që më pas të thirret një konferencë më e zgjeruar dhe në atë konferencë të themelojmë Këshill për Tetovë i cili do të jetë kryesori, si për qytetin ashtu edhe për rrethinën. Për këtë qëllim duheshe të gjejmë njerëz më të sigurt, si nga qyteti ashtu edhe nga rrethina. Këtë na e shtroi Bushi në atë mbrëmje kur u betuam. Kjo mbledhje mbaroi me kaq. Pas një jave përsëri erdhi Mehmet Bushi te unë në f. Reçicë, ndërsa përveç tij ishte edhe Esad Sulejmani nga fshati Pirok. Mua Bushi më pyeti se çka kemi bërë dhe a kemi gjetur njerëz. Unë i thash se ende nuk kemi ndërmarrë asnjë masë. Për organizatën biseduam pasi shkoi Esati. Më pas erdhën edhe fqinj tjerë dhe me ta biseduam gjëra të rëndomta. Në mëngjes të dy u kthyem në Tetovë. Kjo ishte mbledhja e fundit. Bushi u kthye në brigadë, ndërsa tek ne u kthye përsëri në muajin prill të vitit 1946. 98


Të dhënat e sipërme i kam deklaruar personalisht dhe për besueshmërinë nënshkruaj. Inspektori – nëntoger T. Trajkovski

I arrestuari – di shkrim lexim Etem Tahiri

Vazhdimi i dëgjimit të Etem Tairit Kur përsëri erdhi Mehmet Bushi? Aty përafërsisht në muajin prill të vitit 1946, përsëri erdhi Mehmet Bushi nga brigada e Tetovës. Herën e parë u pamë në selinë e Myftinisë dhe ai atëherë bisedoi me Nexhmedin Besimin për organizatën, madje ai u hidhërua shumë me ne përse nuk kemi punuar asgjë. Ne i thamë se nuk kemi pasur mundësi që të bëjmë diç më shumë, por i premtuam se prej tash do të angazhohemi më shumë. Mirëpo, unë nuk ngela gjatë kohë në atë takim, sepse shkova në Konferencën e Këshillit Popullor të Rrethit. Pas meje e vërejta se edhe ata dolën, por se ku shkuan, bashkërisht apo të ndarë nuk më është e njohur. Përveç atij takimi të shkurtë përderisa ishte në qytetin e Tetovës ne takoheshim shpeshherë, qoftë në rrugë apo nëpër kafene, ndoshta ka ardhur edhe në shtëpi te unë, por nuk më kujtohet. Gjatë atyre takimeve kur na jepej 99


rasti e hapnim bisedën e organizatës sesi të veprohet dhe cilët njerëz të futen, mirëpo edhe atëherë më së shumti ishte i angazhuar Mehmet Bushi, i cili dëshironte t’i aktivizojë mësuesit për atë veprimtari. I njëjti me ta kishte biseduar edhe më herët, si me Jonuz Ballën, Xhevahir Veselin, Mehmet Dushkun, Mufitin etj. për të cilët nuk më kujtohet. Pas këtyre takimeve ai shkoi në banjat e Dibrës për mjekim, ku ngeli 10-15 ditë dhe përsëri u kthye në Tetovë. Kur erdhi përsëri filluam të takohemi dhe të bisedojmë për organizatën. Një ditë tregu, nuk më kujtohet data e saktë, unë atëherë pata rreth dhjetë punëtorë për ta punuar misrin dhe unë atë e pashë në rrugë në Tetovë dhe i thash sesi e kam punën dhe se duhet të shkoj në fshat, e nëse dëshiron të shkojmë bashkë. Ai pranoi dhe u nisëm së bashku të dy. Kur arritëm në fshat së pari shkuam tek punëtorët e më pas u kthyem në fshat, ndërsa Bushi shkoi në shkollë deri te Mehmet Dushku, mësues i atij fshati. Në mbrëmje unë dhe Bushi përsëri shkuam te Mehmet Dushku në shkollë. Meqë ishte koha që unë duheshe të shkoj në xhami, unë nuk qëndrova gjatë me ta, sepse shkova në xhami. Më pas përsëri u ktheva dhe ngela edhe pak në shkollë. Njëlloj edhe kësaj here filluam të bisedojmë për organizatën dhe me këtë rast Bushi nuk ishte i kënaqur, duke na sulmuar se nuk kemi bërë asgjë. Mësuesi Mehmet Dushku e vërtetoi atë që e tha ai, i njëjti ishte në organizatë. Atë mbrëmje nuk ndenjëm 100


gjatë, por shkuam për të fjetur te unë, ndërsa në mëngjes u kthyem në Tetovë. Pas kësaj u morëm vesh që pas disa ditësh të mbajmë një konferencë më të zgjeruar, ku do të marrin pjesë edhe disa mësues. Një ditë rastësisht e takuam Qemal Hysenin, shitës /i cili tash gjendet në burg/ dhe në shaka i thamë se kur do të na thërret. Aty ishin Jonuz Balla, Xhevahir Veseli, mendoj se ishte edhe Hashim Toplica. Qemali u pajtua të na thërrasë për çka do të na lajmërojë se në cilën ditë do të jetë darka. Unë dëshiroja që te ai të vijë edhe Murtezan Kacadej, i cili është në këshillin ekzekutiv të Këshillit të Qarkut. Ai premtoi, prandaj duheshe të shkojmë, mirëpo ai nuk erdhi sepse kishte qenë i zënë me punë. Nuk kaluan as katër ditë Qemali ishte përsëri në Tetovë. Gjatë qëndrimit këtu ai u takua me mua dhe me të tjerët, duke na thënë: Nesër mbrëma ju pres në shtëpi, të vini. Të nesërmit ne u morëm vesh dhe u nisëm këta persona: Unë – Etem Tahiri, Jonuz Balla, Mehmet Bushi, Nexhmedin Besimi, Xhevahir Veseli dhe Mehmet Dushku. Atje arritëm para se të erret. Sa hëngrëm darkë erdhën disa nga fqinjët dhe biseda nuk pati karakter politik. Pasi shkuan fqinjët ne menjëherë filluam në punën organizative. I pari e mori fjalën Mehmet Bushi, i cili tha se prej këtij momenti në veprimtarinë tonë do të shkohet me sistemin e tresheve. Së pari tha se do të zgjedhim komitet për qytetin e Tetovës, i cili njëkohësisht do të jetë përgjegjës edhe për rrethin. Secili anëtarë nga 101


komiteti, i cili do të ketë tre anëtarë dhe se është i obliguar të gjejë nga një anëtarë për lidhje. Pas kësaj ai anëtar të gjejë edhe dy dhe të formojë tresh. Më pas personat nga treshi njëlloj do të gjejnë nga një person dhe i japin si detyrë që të gjejë edhe dy, dhe kështu formohen treshet tjera të radhës. Kështu e përshkroi sistemin e tresheve. Pasi e paraqiti sistemin Mehmet Bushi tha se në komitetin kryesor për qytetin e rrethinën do të jenë këta persona: 1. Jonuz Balla - mësues 2. Nexhmedin Besimi – jurist 3. Xhevahir Veseli – mësues Kur e vendosi në atë mënyrë komitetin u tha se ata janë përgjegjës për zgjerimin e organizatës – veprimtarinë për krijimin e tresheve, si në qytetin e Tetovës ashtu edhe në rreth, ndërsa për këtë Jonuz Balla iu përgjigj “Do të shohim”. Të gjithë personat të cilët i emëroi në komitet dhanë pajtueshmëri për të vepruar. Pas përfundimit të mbledhjes unë bashkë me Mehmet Dushkun dolëm, ndërsa të tjerët ngelën te Qemali. Se a vazhduan më tej të bisedojnë për organizatën nuk më është e njohur. Në mëngjes thuajse të gjithë u kthyem në Tetovë. Përsëris se ajo mbledhje u mbajt në mbarim të muajit maj të këtij viti. Pas kësaj mua nuk më është e njohur se a kanë mbajtur takime tjera. Veprimtaria e mëtejme e komitetit, çka është bërë dhe në cilët vende kanë formuar komitete tjera nuk më është 102


e njohur, sepse unë me 15 maj e mora pasaportën për të shkuar në Çekosllovaki dhe bëhesha gati për atë udhëtim. Në fillim të qershorit udhëtova, prandaj me ta më nuk e pashë të udhës për të biseduar rreth organizatës. Nënvizoj se shkuarja ime, përveç arsyeve tjera ishte dhe fakti që unë e vërejta se do të vijë deri te një akt i padëshirueshëm, që pushteti do ta kuptojë dhe i frikësuar për gabimin tim që lejova Bushi të më orientojë në rrugë të gabuar shkova për në Çekosllovaki. Atje ngela deri më 1 gusht 1946. E, kur u ktheva këtu qesh arrestuar nga ana e organeve të UDB-së në Shkup në stacion. A e dije se përse të arrestoi pushteti? Përafërsisht e dija, mirëpo përsëri nuk më ishte aq e qartë. Kur arrita në Beograd, meqenëse duheshe të ngeli një natë shkova deri te Sabit Saliu nga Reçica e Vogël, i cili ka gjellëtore në Zemun. Aty e takova Sabit Limanin nga Reçica e Madhe, i cili ato ditë ishte kthyer nga shtëpia. I njëjti, meqenëse u interesova se çka ka të reja në fshat dhe në Tetovë, më tha se janë burgosur Nexhmedin Besimi dhe Mehmet Dushku. Më pas kur arrita në Shkup, gjithashtu u ndala një ditë dhe u takova me Nexhat Agollin në Çarshi dhe ai filloi të më tregojë se janë burgosur Nexhmedin Besimi, Jonuz Balla dhe Mehmet Dushku. 103


Kur kuptova për personat e sipërpërmendur, si në Beograd ashtu edhe në Shkup, mua më ishte e qartë se për cilën arsye janë burgosur, mirëpo duke e pasur parasysh se unë nuk isha treguar shumë aktiv nuk kisha përse të frikohesha për të ikur. Prej nga tek ju janë gjetur 109.880 dinarë, dhe 11 napolona arri dhe 18 copë gjysmë Napolona dhe si i keni kaluar nëpër kufij? Kur isha në Baqa të Çekosllovakisë erdhën më shumë vizitorë nga ana ime dhe më lutën që tua përcjell një sasi të hollash familjarëve të tyre, ndërsa disa edhe nga Zemuni dhe Beogradi gjithashtu më dhanë. Në Çekosllovaki më dhanë para për këta persona: 1. Ramiz Veliu nga Reçica e Madhe më dha 42.000 dinarë për familjen e tij; 2. Halim Zejnullahu nga f. Reçica e Madhe nga Tërnova – Sllovaki, më dha 5.000 dinarë. 3. Osmani nga Tetova, punon në Tërnovë-Sllovaki, më dha 1.500 dinarë. 4. Bejluri nga Tetova, punon në qytetin ZhelinëSllovaki, më dha 1170 dinarë që t`i përcjell në shtëpinë e tij. 5. Ruzhdiu nga fshati Shipkovicë-Tetovë, i cili punon në Bratislavë, më dha 6.100 dinarë. 104


6. Idrizi nga fshati Urviç-Tetovë, i cili punon në Bratislavë, më dha 5.000 dinarë. 7. Ramadani nga fshati Zherovjan, i cili punon në Bratislavë, më dha 5.000 dinarë. 8. Fejzullau nga fshati Vrapçisht-Gostivar, më dha 5.000 dinarë. 9. Xhabir Demiri nga fshati Reçicë e Madhe, më dha 1.500 dinarë, i cili punon në Ollnup. 10. Mazllami nga Tetova m’i dha 1.200 dinarë, i cili punon në Ollamp-Sllovaki. 11. Dauti nga fshati Pirok m’i dha 5.500 dinarë i cili punon në Pragë. 12. Idriz Media nga fshati Reçicë e Vogël – Tetovë, ai punon në Bratislavë, m’i dha 4.000 dinarë. Pastaj në Zemun gjithashtu më dha para për t’i dërguar në shtëpi personi Rafet Asipi nga fshati Reçicë e Vogël. Ai m’i dha 4.060 dinarë. Pastaj në Beograd Zeqir Ademi m’i dha 1.000 dinarë, Qemal Emini nga fshati Reçicë 800 dinarë. Harrova të them se në Bratislavë m`i dha 15.000 dinarë Elmaz Tahiri që t’i dorëzoj deri te Avziu në fshatin Reçicë e Madhe dhe Abedin Shabedinit nga fshati PirokTetovë/për të parin ishin 5.000 dinarë ndërsa për të dytin 10.000 dinarë/. Gjithashtu nga vëllai, i cili gjendet në Bratislavë-Sllovaki, mora personalisht për mua gjithsej 20 napolona ari edhe atë: 11 napolona dhe 18 copë nga 105


gjysmë napoloni. Gjatë kalimit të kufirit i pata në xhep dhe askush nuk më kontrolloi. Tjetër nuk kam çka të them përveç të mësipërmes, të cilën e dhashë vullnetarisht para organeve të UDB-së, dhe për besueshmërinë e së njëjtës nënshkruaj. Inspektori, nëntoger T. Trajkovski

Di shkrim - lexim Etem Tahiri

Përfundoi më 11.VIII.1946 në ora 18.00 në zyrë të UDB për Qarkun e Shkupit.30

30 Qerim Lita, KQ i NDSH-së dhe Azem Marana, Logos-A, Shkup, 2011, fq. 32-327.

106


DEKLARATAT E NEXHMEDIN B. SEZAIRIT Veprimi në ilegalitet kundër pushtetit popullor, luftë dhe përgatitje të armatosur kundër pushtetit popullor. Që para muajit nëntor të vitit 1945 u lidhë me Memet Bushin, ish oficer, i cili e informoi për formimin e organizatës ilegale dhe luftën kundër pushtetit popullor, për krijimin e Shqipërisë së madhe. Në këto deklarata ai (Nexhmedini) u pajtua. Pas këtyre takimeve ai takon edhe Jonuz Ballën, kurse më vonë formojnë komitete nëpër fshatra, po ashtu formohet komitet edhe në qytetin e Tetovës, në të cilin hynë si anëtarë ai (Nexhmedini), Jonuz Balla dhe Ismail Saiti. Pas formimit të komitetit, Nexhmedini punon aktivisht për përhapjen e organizatës dhe për pranimin e anëtarëve të tjerë. Takime ka pasur shumë shpesh me qëllim të forcimit të organizatës, si dhe përpunimi i direktivave dhe të tjera. Në takimin e mbajtur në shtëpinë e Qemal Baftjarit, tregtar nga Reçica e Madhe, në prill pas ardhjes së Mehmet Bushit, në këtë mbledhje u mbajt një plenum për zgjedhjen e anëtarëve të komitetit. Plenumi na zgjodhi: mua, (Nexhmedin) dhe junuz Ballën që ne ta zgjedhim anëtarësinë e komitetit për Tetovën. Pas tre ditëve të mbajtjes së takimit që patëm në Reçicë të Madhe takohem me Junuz Ballën dhe Xhevahir Vejselin, 107


ku ata më njoftojnë për anëtarësimin e disa anëtarëve të ri në komitetin e Tetovës. Unë u bëra pyetje se çfarë mendojnë ata për këtë veprim të marrë nga ana e jonë, Xhevahiri mu përgjigj se gjithçka do të shkojnë mirë dhe se anëtarë i komitetit është edhe nxënësi Ismail, nga Tetova. Morën për sipër që ata të bisedojnë me atë dhe të më informojnë mua për rrjedhën e bisedës. Pas dy-tre ditëve vjen tek unë Ismaili dhe më informon për mbledhjen që do të mbajmë në oborrin e Junuz Ballës. Deklaroi: Nexhmedin B. Sezairi Punuar në zyrat e UDB-së për qytetin e Shkupit, filluar më ora 15, më 26.07.1946 (dosje nr.10243) Marje në Pyetje I akuzuari Nexhmedin Besim Sezairi, i lindur në Pirok-Tetovës, mosha 30 vjeç, i martuar, jurist i diplomuar, Shqiptar, religjioni Muhamedan, shtetas Jugosllav, gjendja ekonomike e/i padënuar., i arsimuar, Në muajin qershor të vitit 1943 u ktheva nga kampi nazist i Gjermanisë, edhe pse akoma nuk e kisha marrë diplomën e fakultetit të drejtësisë të Beogradit, nuk munda në kohën e duhur të punësohem. Pushteti Italian nuk më dha pasaportë që të shkoj në Beograd e të 108


ngrejë (marr) diplomën, ashtu që unë kalova kufirin ilegalisht ndërmjet Prishtinës e Mitrovicës dhe kalova në territorin e Serbisë. Shkuarja e ime iu interesonte shumë pushtetit Italian, prandaj kur u ktheva më morën në pyetje, pse dhe për çfarë arsye kam qenë në Serbi. Gjatë marrjes në pyetje nuk u tregova se kam qenë në Beograd. Në muajin shtator të vitit 1943 gjatë kapitullimit të Italisë u emërova gjyqtar i qarkut të Tetovës nga ana e Ministrisë së drejtësisë të Tiranës me dekret të regatës. Në atë detyrë qëndrova deri në muajin korrik të vitit 1944. Prej muajt korrik të vitit 1944 deri te çlirimi i vendit kryeja detyrën e noterit dhe regjistrues publik pranë të njëjtit gjyq. Po ashtu në periudhën e pushtetit shqiptar, me udhëzime të disa personave dhe atë: Gligora Gjika, Osman Tetova dhe të tjerë pranova të anëtarësohem edhe në Komitetin Nacional-Lidhja e dytë e Prizrenit. Në muajin maj të vitit 1944, gjithashtu isha i dërguar si delegat në qytetin e Prizrenit ku u mbajt Kongresi. Në këtë kongres kryetar i Ligës së Prizrenit u zgjodh Xhafer Deva. Në komitetin e Tetovës unë isha anëtarë dhe nuk isha akoma i ngarkuar me detyra. Pas çlirimit të vendit isha i angazhuar në Kuvendin e përkohshëm të Kuvendit Nacional-Çlirimtarë të Tetovës deri në mars të vitit 1945, kurse prej muajt mars isha i emëruar referent për ushqim në Kuvendin popullor të qarkut deri në fund të muajt maj. Pastaj u emërova nënkryetar i sektorit financiar pranë Komitetit Popullor të 109


rrethit deri në fund të muajt nëntor. Prej dhjetorit e deri te burgimi i im isha nënkryetar i sektorit për mbrojtje sociale pranë komunës së Tetovës. Në vjeshtën e vitit 1945 u takova me Memet Bushin në Tetovë. Ai ishte një oficer i ushtrisë Jugosllave, i cili gjatë kohës së okupuar kishte qenë kryetar në fshatin Stençe të Tetovës. Memet Bushin e kam njohur më herët gjatë kohës së okupimit. Pas ardhjes së tij në Tetovë ai takon Jonuz Ballën mësues dhe më vonë edhe me Hetem Tahirin nga Reçica e Madhe, kryetar i komitetit të qarkut të Tetovës. Memet Bushi u vendos te Hetem Tahiri në Reçicë të Madhe, mua më njoftoi Hetem Tahiri. Gjatë mbrëmjes kanë biseduar me Mehmet Bushin në lidhje me organizimin e organizatës “Nacional Demokratike Shqiptare”, dhe se Memet Bushi e ka njoftuar për organizimin e shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri dhe në viset tjera të banuara me shqiptarë, prandaj është e domosdoshme që edhe në këto anë të organizohen shqiptarët. Një ditë pas, diku mbas dite, në dalje nga zyra e ime në korridor e takova Hetem Tahirin dhe me këtë rast ai më ftoi në një darkë ku ishte i ftuar edhe Memet Bushi te Qemal Baftjari, tregtar nga fshati Reçicë e Madhe. Po atë mbrëmje shkuam bashkë me Hetemin në fshatin Reçicë të Madhe në shtëpinë e Qemalit. Atje u takuam me Junuz Ballën, Mufit nga Gjirokastra e Shqipërisë, i cili ishte mësues në fshatin Xhepçishtë, i moshës afër 25 vjeç. Mehmeti, mësues në fshatin Reçicë e Madhe, nga rrethi i 110


Gilanit, Idriz Idrizi nga fshati Gajre, mësues në Reçicë të Madhe. Pas darke u mblodhën shumë fshatarë në muhabet. Pasi shkuan fshatarët, Mehmet Bushi filloi diskutimin ku dhe elaboroi për aktivitetet e marra nga anëtarët e komiteteve të shumë viseve të banuara me shqiptarë, dhe tregoi se është i dërguar nga qendra e organizatës të Shkupit (N.D.SH.) për formimin e organizatës së “Nacional Demokratik të Shqiptarëve” në Tetovë e rrethinë. Në këtë takim u bisedua gjerë e gjatë, edhe pse shqiptarët luftuan krahë për krah me popujt tjerë, por nuk u përfillën në vendosjen e pushtetit popullor. 26.VII.1946. i Shkup.

Nexhmedin B. Sezairi

Vazhdimi i marrjes në pyetje të Nexhmedin B. Sezairit Me rastin e formimit të organizatës ilegale e cila u formua në Tetovë deklaroj: Në muajin mars apo prill erdhi në Tetovë Mehmet Bushi i cili ishte vullnetar në brigadën e Shtatë Shqiptare, e cila së bashku me brigadat tjera të popujve Jugosllav luftuan kundër ushtrive fashiste. Pas disa ditëve Mehmet Bushi ishte i thirrur në një darkë te një tregtar në Reçicë, ku edhe unë isha i ftuar. Pas darke biseduam për 111


pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftë, ku u derdh shumë gjak shqiptarësh për lirinë e të gjithë popujve. Pasi fshatarët që ishin prezent shkuan, ne vazhduam me bisedat. Meqë lufta katërvjeçare nuk i solli popullit shqiptar për atë që luftoi, në princip çdo popull duhet t`i gëzojë të drejtat dhe lirinë e vet, dhe në liri në mënyrë procentuale të participojë në pushtetin popullor. Këtu në Tetovë është anashkalua popullata Shqiptare, prandaj duhet të mobilizohet popullata shqiptare edhe në këto anë si në vendet tjera, në Shqipëri, Kosovë dhe në Shkup. Në këto vise janë formua organizata për realizimin e qëllimeve të tyre. Çdo kund ku popullata shqiptare është mbi 60% të arrihet bashkimi dhe t`i bashkëngjitemi Shqipërisë, ashtu duhet edhe në Tetovë e rrethinë të organizohemi. Shqiptarët në Shkup janë të organizuar, prandaj edhe tek ne duhet të formohet organizata, për shkak se rrethanat janë të nevojshme. Mehmet Bushi fliste për organizatën, prej sa anëtarëve duhet të jetë dhe si të organizohet, duke na dhënë detyra që deri në ardhjen e tij të dytë të jemi më të organizuar. Për këtë përgjegjës ishte Junus Balla. Pas kthimit të Memet Bushit nga Dibra, ai u takua me Junus Ballën, ndërsa edhe ai vetë kishte marrë pjesë në organizatën e Shkupit, ku kishte marrë direktiva që në çdo organizatë të formuar do të emërtohen nga tre persona. Në organizatën e Tetovës u emërova unë (Nexhmedini), Junus Balla dhe Xhevahir Shaqiri. Pastaj, 112


sipas udhëzimeve në vijim, do të formohen edhe organizata të tjera nëpër fshatrat e rrethit të Tetovës. Në organizatë do të pranohen vetëm ata të cilët janë të ndershëm dhe të besueshëm, që nuk kanë pasur lidhje me okupatorin. E gjithë ecuria e punës do të udhëhiqet nga direktivat e mara prej Shkupi. Pas formimit të organizatës u takuam dy herë dhe atë në shtëpinë e Junus Ballës, ku u desh të marrim vendim për formimin e organizatave nëpër fshatrat e rrethit të Tetovës. Herën e dytë me iniciativë të Junus Ballës e lamë takimin te stacioni i trenave një orë para shkuarjes së trenit për në Gostivar, ku unë pas këtij takimi u nisa për në fshatin tim Pirok. Kur u ktheva nga fshati u takova me Mehmet Bushin; nuk patëm shumë kohë për bisedime, shkaku se shumë mësues kishin shkuar në kurs që mbahej në Shkup. 26.VII.1946. Shkup

Deklaroi: Nexhmedin Besimi

113


Deklaratë, “Komiteti Nacional Demokratik Shqiptar” fillimisht u formua në Kosovë, prej nga më vonë duhej të përhapet edhe në trojet tjera të banuara me shqiptar. Për formimin e këtij komiteti në Kosovë më informoi Azem Morana, i cili vitin e kaluar më pat treguar se në Kosovë është formuar një organizatë politike dhe se qëllimet e saj janë për të çliruar viset e banuara me popullatë shqiptare nga pushteti Jugosllav, me qëllim që të bashkohemi me Shqipërinë. Kurse këtë vit në muajin prill vjen në Tetovë një person të cilin nuk e kisha njohur më herët, Junuz Balla e njihte këtë person, ai ishte Mehmet Bushi, i lindur në Shqipërinë e vjetër. Ai në këtë kohë kthehej nga fronti ku kishte qenë i plagosur dhe një kohë të gjatë kishte qëndrua në Kosovë për shërim. Atje ishte informuar për veprimtarinë e komitetit dhe, menjëherë pas ardhjes së tij në Tetovë ftoi disa persona që i ka njohur më herët, në mesin e tyre edhe Junus Ballën, i cili më njoftoi edhe mua. Së bashku morëm pjesë në një konferencë në fshatin Reçicë të Madhe në konakun e Hafëz Hetem Tahirit. Në këtë konferencë na njoftoi për punën e deritanishme të komitetit të Kosovës dhe mënyrën e veprimit të saj. Pas këtij takimi Mehmet Bushi udhëtoi për në Dibër, që pas disa javësh të kthehet përsëri në Tetovë. Ka fundi i muajit Maj të vitit 1946, Junus Balla ftohet nga ana e komitetit të Shkupit dhe më 1 Gusht ai 114


merr pjesë në një takim të rëndësishëm të Komitetit të Shkupit. Junus Balla dhe unë (Nexhmedini) thirrëm një takim ku edhe i ndamë detyrat për veprimet e mëtutjeshme të organizatës. Junuz Balla thirret për të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm që do të mbahet në Shkup, të cilin e udhëhoqi Halim Orana, ish sekretar i organizatës legale për Zagrebin. Halim Orana, të cilin Junuz Balla nuk e njihte më herët, dhe as emrin nuk ia dinte për shkak se emrat mbaheshin në fshehtësi. Sipas kësaj që u ekspozua, shihet qartë se edhe ky komitet ishte në shërbim të të huajve. Si shumë organizata politike në kohën e okupimit shërbenin në dobi të okupatorit. Anglezët dhe Amerikanët nëpërmjet të këtyre organizatave mundoheshin që të depërtojnë në brendinë e vendit. Vazhdimi i marrjes në pyetje Filluar më ora 10.30 minuta më datë 28.VII.të vitit 1946. Pas shkuarjes së Mehmet Bushit, për shkak se nuk patëm pranuar detyra të reja për punën e mëtutjeshme të organizatës në fjalë, edhe pse ishim tepër të ngarkuar me punët e përditshme profesionale, prandaj nuk patëm asnjë takim të organizatës deri në muajin prill, në fakt deri kur u kthye Memet Bushi në Tetovë. Më 25 Nëntor Mehmet Bushi erdhi në Tetovë dhe më kërkoi mua që të 115


takohemi. Po të njëjtën ditë Mehmet Bushi udhëtoi për në Kralevë të Serbisë me muzikantin (mësues) Gani Jara nga Elbasani, kurse në Tetovë ushtron detyrën e mësuesit. Shkuarja e tyre në Kralevë kishte për qëllim që të organizojnë një koncert për ushtarët shqiptarë të brigadës VII për manifestimin e ditës së flamurit 28 Nëntor. Në muajin prill erdhi përsëri Mehmet Bushi në Tetovë, nuk më kujtohet data, por nuk ndenji shumë, shkoi për në fshatin Tenovë, pas 4-5 ditëve u kthye dhe u takuam në kafenenë e Adem Safiut. Në këtë takim vetëm u përshëndetëm dhe nuk biseduam rreth punës së organizatës. Pas një kohe u takuam përsëri me Mehmet Bushin. Më pyeti se çfarë është bërë me aktivitetet e organizatës, të mara më herët nga organet më të larta, po ashtu ishte takuar edhe me Junuz Ballën, po të njëjtën pyetje ia kishte parashtrua edhe atij. Më vonë u takova me Hetem Tahirin, kryetar i këshillit të rrethit të Tetovës. Hetem Tahiri më njoftoi dhe bashkë shkuam në fshatin Reçicë të Madhe të shtëpia e Qemal Baftjarit. Në ora 18 pas dite mbërritëm në fshat, atje ishin: Mehmet Bushi, Junuz Balla, Xhevahir Vejseli, Gani Jaja, Nexhati nga Dibra dhe Mehmeti nga Gillani. Pas darke filluam me diskutimet rreth aktiviteteve të organizatës, ku Mehmet Bushi na sulmoi për shkak se nuk kishim marrë aktivitete të mjaftueshme për realizimin e programit të organizatës. Junuz Balla kishte qenë para 3-4 ditëve në Shkup, ku 116


kishte marrë direktiva që të formojmë komitete nëpër fshatrat e rrethit të Tetovës. Pas diskutimit të Junuz Ballës, menjëherë morëm qëndrim që të formojmë komitetin për qytetin e Tetovës, të cilin e formuam me zgjedhje nga të pranishmit, edhe atë vetëm prej tre anëtarësh. Të parin e zgjodhëm Junuz Ballën, kurse për anëtarë të dytë propozuan Ismail Sahitinn nxënës nga Tetova. Anëtarë i tretë i Komitetit isha unë (Nexhmedini). U vendosën detyrat për anëtarët e komitetit, po të njëjtën natë me direktivat e Junuz Ballës. Me diskutimin e Mehmet Bushit u deshtë që çdo anëtarë i komitetit të anëtarësojë nga një anëtarë të rinj, të jetë i besueshëm dhe të vazhdojë punën dhe aktivitetet e komitetit nëpër rajonin e rrethit të Tetovës dhe, të detektohen edhe nga dy anëtarë tjerë të besueshëm që të formohet këshilli i ri prej tre anëtarësh, kështu që treshi të vazhdojë me formimin e treshit tjetër të anëtarëve të komitetit. Të gjithë këta treshe duhet të kenë kryetarin i cili do të mbajë lidhjen me Komitetin qendror të Tetovës. Nëpërmjet këtyre komiteteve anëtarët e komiteteve do të grumbullojnë mjete për nevojat e komitetit, për udhëtime të anëtarëve të komitetit, për korrierët që do të mbajnë lidhjet me komitetet tjera. Mandej për materiale të nevojshme për formimin e njësive të armatosura. Anëtarët e komitetit dhe anëtarët e tresheve të propagandojnë nëpër rrethet e veta ku ata do të lëvizin 117


dhe atë nëpër miqësi e shoqëri, që të ngrenë vetëdijen e popullatës shqiptare, sidomos në viset ku popullata shqiptare është mbi 60%, kurse popullata jo shqiptare e cila është deri më 40% do t`i gëzojnë të drejtat si pakicë dhe të mos merret asnjë aktveprim kundër popullatës jo shqiptare. Po ashtu u vendosën detyra para anëtarëve të komitetit që të formohen komitete lokale në vendbanimet e fushëgropës së Pollogut. Në këtë mbledhje u mor vendim që Junus Balla të shkojë në Shkup dhe të marrë udhëzime për punën e mëtutjeshme të komitetit. Mbledhja u mbajt deri më ora 2 pas mesnate. Në mëngjes Mehmet Bushi udhëtoi për në Dibër, kurse ne tjerët u kthyem në Tetovë. Teksti i lartë më është lexuar dhe është i saktë si kam deklaruar, për saktësinë e të njëjtës nënshkruhem. Deklaroi: U ndërpre në ora 13, më datë 28.VII. të vitit, 1946. Nexhmedim B. Sezairi

118


Nexhmedin B. Sezairi - vazhdim Punuar më 29.VII.1946. Filluar më ora 09, para dite. Siç ju përmenda më herët, se Mehmet Bushi u largua për në Dibër, kurse Junus Balla u desh të udhëtojë për në Shkup, mirëpo ai në këtë kohë nuk udhëtoi për në Shkup, por më vonë ishte i thirrur nga ana e komitetit të Shkupit. Para fundit të muajit maj, para muajit maj nuk patëm asnjë mbledhje të organizatës. Junus Balla ishte gjithmonë në lëvizje të rajonit dhe kryente revizione nëpër shkollat e fshatrave të rrethit të Tetovës para mbarimit të vitit shkollor. Më 28 apo 29 të muajit maj u takova me Xhevahir Veselin. Ai më tregoi se Junus Balla ka pranuar një letër nga komiteti i Shkupit, ku e kishin ftuar në kongresin e parë të organizatës Nacional Demokratike të Shqiptarëve, i cili do mbahej më 01.VI.të vitit 1946. Pas dy-tre ditësh Junus Balla u kthye nga Shkupi, u takuam në banesën e tij në rrugën “Ivo Ribar” nr. 395. Në këtë mbledhje ishim vetëm anëtarët e komitetit, Junuz Balla, Ismail Sahiti dhe unë (Nexmedini). Mua më informoi Ismaili se mbledhja do të mbahet në shtëpinë e Junuz Ballës në ora 17. Unë iu përgjigja se në mbrëmje do të jem prezent. Mbledhjen e hapi Junuz Balla i cili filloi të na informojë për rrjedhjen e kongresit të 119


mbajtur në Shkup, mandej analizuam letrën e marrë nga kongresi, por nuk mundëm ta lexojmë sepse ishte e shkruar shumë dobët dhe në gjuhën shqipe. Përmbajtja e letrës ishte: 1. Në pikën e parë ishte i sqaruam sistemi i tresheve, si dhe në organizatë të mos pranohen numër i madh të anëtarëve, mos shpejtojë në veprimet e veta, por të veprojë ngadalë dhe sistematikisht që mos të dekoncentrohet në veprime. 2. Në pikën e dytë ishte vendosur që të organizohet organizata e kundërzbulimit nën emrin “Sigurimi Botëror” siguri e përgjithshme, e cila kishte për detyrë të grumbullojë të dhëna për çdo gjë, kush janë kundërshtarët e organizatës, personat e vet të organizatës të cilët mund të spiunojnë organizatën tonë. Pika tjera nuk kishte në këtë letër as që mundej të lexohej letra sepse ishte e paqartë. Meqenëse mbledhjen e mbajtëm në oborr dhe u errësua, ashtu që letra mbeti te Ismaili. Në këtë letër me direktivë se në pikën e tretë, ashtu si u shpreh edhe Junuz Balla, pasi që u përpunua letra duhej të formohen komitetet nëpër vendbanimet e rrethit të Tetovës, si dhe sistemi i tresheve dhe atë nga njerëzit e besueshëm të organizatës. Nga pika e parë morëm këtë vendim që Ismaili të hulumtojnë njerëz dhe të na referojnë neve se cilët janë për formimin e komiteteve, kurse komiteti ku isha unë, Junuz Balla dhe Ismail Saiti, do të jetë komitet qendror për Qytetin dhe rrethinën. Pas 10-15 ditëve ose më shumë, Ismaili ofroi 120


persona të besueshëm për anëtarë të komitetit dhe atë: Sait Abdulla Musai, mësues, Mesut Musa, rojtar (berber) nga qyteti i Tetovës diku rreth 22 vjeçar, kurse të tretit nuk ia di emrin, por e di që banon në rrugën M. Tito, numri i panjohur. A ka vendos lidhje që të bisedojë Ismaili me këta persona dhe a pranojnë të bashkëpunojnë me ne nuk kam njohuri, shkaku se ishte para fundit të kryerjes së kursit të mësuesisë dhe ai u kthye në kurs. Sipas pikës së dytë, të organizojmë siguri të përgjithshme, nuk bëmë asgjë, shkaku se ata shkuan në kurs e unë isha tepër i ngarkuar me punët e mia të përditshme. Për pikën e tretë, për formimin e komiteteve nëpër fshatrat e rrethit të rajonit të Tetovës, detyrat i ndamë në sektorë dhe atë: 1. Ismail Saiti, me detyrë për organizimin e komitetit të qytetit, si që thashë edhe më lart, sa të formohet komiteti i qytetit, kishte për detyrë të zgjerojnë veprimin e vet, të jep udhëzime dhe sqarime për formimin e tresheve. 2. Junuz Balla, një e treta e qarkut të Tetovës, ku duhej të formonte komitete komunale. Formimi i komiteteve ishte vendosur në atë mënyrë që të gjente nga një njeri dhe t’u jepte direktiva për formimin e komiteteve komunale, dhe nëpër mes tyre do të mbaheshin lidhjet me komitetin qendror përmes Junuz Ballës. Në këtë veprim Junuzit iu nda pjesa e terrenit të anës së majtë, si Zhelina, Strimnica, Grupçini, Çellopeku, 121


Tetova, Leshnica e Poshtme dhe ajo e Epërmja, Zherovjani dhe Sedllarca e Poshtme. Për shkak të kohës së shkurtë dhe shkuarjes në kurs të mësuesisë nuk pati sukses në këtë veprim. 3. Pjesa e tretë e terrenit të fshatrave të rrethit të Tearcës, Jonuz Balla e angazhoi Xhevahir Vejselin, shkaku se ai ishte nga ky rajon dhe i njihte të gjithë fshatrat. Por edhe ai nuk pati sukses në formimin e komiteteve. 4. Pjesën tjetër të terrenit e mora unë, nga ana e djathtë në drejtim të Gostivarit, dhe atë fshatrat: Reçicë, Pallçisht, Kamenjan, Bogovinë, Pirok, Gradec, Negotinë, Gjurgjevisht, Lomnicë, Gornjan, Rakovec, Urviç, Jellovjane, Gajre dhe Shipkovicë. Unë bashkë me tregtarin Qemal Baftjarin nga Reçica e Madhe patëm takim dhe i dhashë direktiva për formimin e komiteteve dhe të japim llogari para komitetit qendror. Kështu vendosëm në mbledhjen e mbajtur në oborrin e shtëpisë së Junuz Ballës, menjëherë pas ardhjes së tij nga kongresi. Pas dy ditëve që të shkonin mësuesit në kurs për në Shkup, Junuz Balla kishte urdhërua Ismailin që të më informojnë për mbledhjen e cila do të mbahet te hidrocentrali, por unë iu përgjigja që është larg, por më së miri është që ta mbajmë te parku i stacionit. Të njëjtit e pranuan propozimin tim. Unë u vonova pak dhe e anuluam mbledhjen. Pasi treni u mbush me njerëz, unë menjëherë u nisa për në fshatin Pirok, ku edhe banoj dhe 122


prej këtij momenti më nuk u takuam për shkak se ata ishin në kurs e unë pasi mbeta vetë nuk mora asnjë veprim. E lartshënuara më është lexuar dhe është e njëjta me atë që kam deklaruar. Për vërtetueshmërinë nënshkruhem. I arsimuar Nexhmedin Besimi Sezairi V. V. Vazhdimi i marrjes në pyetje të Nexhmedin B. Sezairit Filloi në ora 17, më datë 29.VII.1946. Në mbledhjen e mbajtur të komitetit, që u mbajt në oborrin e Junuz Ballës, pas ardhjes së tij nga kongresi dhe pasi që e analizuam letrën e kongresit, që e theksova më herët për ndarjet e obligimeve që i përmenda më lart. Junuz Balla elaboroi gojarisht sesi ka rrjedhë puna e kongresit. Në mes të tjerave ai na njoftoi se kanë marrë pjesë delegatë nga gjitha viset dhe atë nga Kosova, Kroacia, Shqipëria, përmendi edhe disa qytete, por nuk ua tha delegatëve se cilët qytete. Pasi na njoftoi se në kongres është diskutuar edhe për kufijtë e Shqipërisë etnike, elaboroi se krahinat dhe vendet të cilat do të ngërthenin kufijtë e ardhshëm janë Gjilani dhe Shkupi. Sa i përket Manastirit, a do të jetë 123


pjesë e territorit të Shqipërisë, ka ngelur akoma e padefinuar, është lënë të bisedohet në kongresin e radhës, ku definitivisht do të përcaktohen kufijtë e vendit. Mbështetjen më të madhe për rregullimin e kufijve e ka mbështetur delegacioni Kroat. Në kongres është pyetur Junuz Balla, se a ka nevojë që të formohet një çetë dhe të dalë në Malin Sharr, ai është përgjigjur se do të bisedojnë me ne dhe do t’ju përgjigjet. Ne i thamë Junuz Ballës që nuk ka nevojë të tillë, që mos ta shqetësojmë popullatën e vendit. Tjetër nuk ka për t’u thënë, përveç asaj që u tha më lart. E njëjta më është lexuar, dhe është e saktë për atë që kam thënë. Hetuesi,

I akuzuari, Nexhmedin B. Sezairi

U ndërpre në ora 18, me datë 29.VII.1946,vit. V. V.

124


Vazhdimi i marrjes në pyetje Nexnmedin B. Sezairi Filluar më ora 18, me datë 29.VII.1946,vit. A kanë dhënë betimin anëtarët e organizatës? Në takimin e parë që e mbajtëm në shtëpinë e tregtarit Qemal në vjeshtën e vitit 1945, këshillin e parë që e organizoi Mehmet Bushi, dhamë betimin me përmbajtje dhe atë:”Betohem se do të jem i besueshëm ndaj organizatës dhe do t`i kryejë detyrat me ndershmëri ndaj popullit dhe se për çdo tradhti do të jap llogari para organizatës”. Tekstin e betimit e formuloi Mehmet Bushi, të cilën e lexoi para të gjithëve që ishim të pranishëm. Betimin e pranuam të gjithë së bashku, jo një nga një. Betimin e pranuan edhe ata që s’ishin prezent në këshill. U mor qëndrim që të shtypet teksti i Betimit dhe të ketë për çdo këshill nga një kopje. Teksti i lartë më është lexuar dhe përputhet me të dhënat e mia. Hetuesi,

I akuzuari, Nexhmedin B. Sezairi

U ndërpre më ora 19.40, minuta të datës 29.VII.1946 vit. 125


LETËR PROTESTUESE E PALËS MAQEDONASE TË TETOVËS Në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar në Tetovë me rrethinë u vërejt një gjallërim i dukshëm i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Bartës të Lëvizjes ishin intelektualët dhe atdhetarët e mirënjohur shqiptar si: Nexhmedin Besimi Sezairi, Mehmet Murtezan-Gega, Latif Ibrahimi, Vait Emini, Sali Saliu, Tefik Osmani, Mulla Garipi, Hafiz Abdulla Abdullau, Nuhi Besimi e shumë të tjerë. Veprimtaria e tyre atdhetare erdhi në shprehje sidomos pas zgjedhjeve lokale të vitit 1966, ku për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore të zgjedhurit e popullit shqiptar në Kuvendin komunal të Tetovës e ngritën zërin lart kundër diskriminimit të skajshëm të shqiptarëve. Në mesin e tyre duhet veçuar Latif Ibrahimin dhe Sali Saliun, të cilët, siç vënë në dukje stenogramet e mbledhjeve të Kuvendit komunal të Tetovës, gjatë viteve 1967-1968 nxitën përshpejtimin e avancimit të çështjes shqiptare në të gjitha sferat e jetës, veçmas në sferën e arsimit, kulturës etj. Falë insistimit të tyre tashti në administratën e komunës u përfshinë një numër i konsiderueshëm i nëpunësve shqiptarë. Meqenëse një periudhë të gjatë komuna nuk pati sekretar, në verën e vitit 1968, me kërkesë të Latif Ibrahimit dhe Sali Saliut këtë post të rëndësishëm duhej ta merrte juristi i diplomuar Nexhmedin Besimi - Sezairi, i 126


cili deri në atë periudhë mbante detyrën e nënsekretarit. Një vendim i tillë nxiti polemika dhe përplasje të shumta në mesin e delegatëve shqiptarë dhe atyre maqedonas, e cila së shpejti u shtri edhe në mesin e administratës komunale. Përderisa të zgjedhurit dhe nëpunësit shqiptarë insistonin që postin e sekretarit ta merrte një kuadër shqiptar, përkatësisht Nexhmedin Besimi Sezairi, në anën tjetër, maqedonasit ishin kategorikisht kundër që në këtë detyrë të emërohet ndonjë shqiptar, aq më pak Nexhmedin Besimi Sezairi, të cilin ata e konsideronin “armik të përbetuar” të popullit maqedonas. Kjo përplasje shkoi aq larg saqë në gusht të vitit 1968 një grup nëpunësish maqedonas në administratën komunale të Tetovës i shkruajnë një letër protestuese kryetarit të Këshillit Ekzekutiv të RS të Maqedonisë, në të cilën siç do të shohim më poshtë e shprehin e tërë mllefin e tyre antishqiptar, veçmas ndaj personalitetit të Nexhmedin Besimit. Letra prej dy faqesh gjendet në Arkivin shtetëror të Republikës së Maqedonisë, fondi 159, të cilën në vazhdim po e paraqesim në tërësi. “Shokë, ka ardhur koha për t’i shtruar disa dukuri të cilat e cenojnë rregullimin tonë shoqërorë. Në kohë të fundit janë bërë shumë lëshime, me çka armikut tonë klasorë gjerësisht i janë hapur dyert në Jugosllavi dhe pa u penguar nga askush po i realizon planet e veta, njëlloj siç i realizonin më herët agjentët hitlerian në Jugosllavinë 127


e vjetër. Me këtë dëshirojmë të vëmë në dukje një dukuri në Kuvendin e Komunës së Tetovës. Kështu, Kuvendi i komunës më shumë se një vit është pa sekretar. Një detyrë të tillë i është lënë ta kryejë personi Nexhmedin Besimi. Të shohim në vazhdim se kush është Nexhmedini dhe i njëjti çfarë figure paraqet, si në të kaluarën po ashtu edhe qëndrimi i tanishëm i tij. Nexhmedin Besimi - Sezairi gjatë okupimit të Jugosllavisë ishte pjesëmarrës aktiv i okupatorit, pjesëtar i Lëvizjes balliste të Xhemës dhe Mefailit. Pas çlirimit të vendit tonë (Jugosllavisë ) në vitin 1946 ishte anëtar aktiv në organizatën armiqësore “Nacional Demokratike Shqiptare” /NDSH/, organizatë e cila për qëllim pati që nëpërmjet kryengritjes të rrënojë pushtetin dhe rregullimin e RSFJ dhe bashkëngjitjen e pjesës perëndimore të Maqedonisë me RP të Shqipërisë. Për një vepër të tillë Nexhmedini më vonë u dënua nga pushteti sllavo-maqedonas me dënim me vdekje. Më vonë dënimi iu zëvendësua me burg të rëndë në kohëzgjatje prej 20 vjetësh, prej të cilëve 12 vjet i vuajti në burgun e Idrizovës. Pas vuajtjes së dënimit i njëjti paraqitet si njeri i sinqertë dhe naiv. Mirëpo, siç thuhet në proverbin popullor: “Ujku qimen e ndërron, por vesin asnjëherë nuk e harron”. Kështu është rasti edhe me Nexhmedin Besimin. Siç theksuam edhe më sipër nga qershori i vitit 1967, përkatësisht nga momenti i shkarkimit të Pavell Manojllovit nga sekretari i komunës, kjo detyrë iu dha të 128


sipërpërmendurit Nexhmedin dhe gjatë qeverisjes së tij janë vërejtur një sërë dukurish armiqësore. Për ilustrim do t’i nënvizojmë disa nga ato dukuri edhe atë: 1. Zbaton politikë diskriminuese lidhur me pranimin e punëtorëve në organin e administratës. Gjatë viteve 1967/68, në organin e përmendur ka pranuar në punë mbi 20 shqiptarë, ndërsa maqedonas nuk ka pranuar asnjë. Këtë e bën duke e keqpërdorur detyrën e vet. 2. Zbaton politikë diskriminuese ndaj punëtorëve – maqedonas të punësuar në organin e administratës. Kështu, nëse ndonjë maqedonas kërkon ngritjen e të ardhurave personale, shtesë për udhëtim zyrtar etj., me siguri se i njëjti nuk do ta përfitojë, ndërsa nëse këtë e kërkon ndonjë shqiptar menjëherë i plotësohen dëshirat. 3. E pengon punën e organizatës sindikale në organin e administratës, si edhe i uzurpon të drejtat e Këshillit të bashkësisë punuese. 4. Vepron sipas udhëzimit të Organizatës nacionaliste shqiptare, për të cilën do të flasim më poshtë. 5. Në organin e administratës pranë Kuvendit të komunës mbisundon një kaos i madh, kështu që nuk dihet se kush ha e kush pi, përkatësisht kush çka dhe çfarë duhet të punojë. Numri më i madh i punëtorëve e kanë humbur vullnetin për punë. 6. Mjetet dedikuar organit të administratës shpenzohen në mënyrë joracionale. 129


7. I përmenduri Nexhmedin është një person profesionalisht fare i papërgatitur dhe nuk ka aftësi profesionale për të qenë referent, e jo më sekretar i Kuvendit të komunës në kushtet e tanishme. Ka edhe dukuri tjera. Në Tetovë ekziston organizatë e veçantë politike nacionaliste shqiptare në përbërje: Vait Emini, përkthyes në KK – Tetovë, Tefik Osmani, këshilltar i arsimit, Latif Ibraimi dhe Sali Saliu, këshilltar komunal, Nuhi Besimi, drejtor i Entit shkollor, Nexhmedin Besimi, ndihmës sekretar në K. Komunal, Murat Isaku e shumë të tjerë. Organizata e përmendur vepron sipas direktivës të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Shqipërisë, e cila për detyrë ka që në Tetovë ta merr pushtetin në duart e veta, ta zyrtarizojë gjuhën letrare shqipe dhe më pas të kërkojë bashkimin e pjesës perëndimore të Maqedonisë me Shqipërinë. Këshilltarë kryesorë të organizatës në fjalë janë: Vait Emini, Tefik Osmani dhe Nexhmedin Besim Sezairi. Është vërejtur se të sipërpërmendurit mbajnë mbledhje të fshehta në banesën e anëtarit të tyre Nexhmedinit dhe në vende tjera. Dalja në skenë e Latif Ibrahimit dhe Sali Saliut është përgatitur dhe planifikuar më herët nga ana e organizatës politike të përmendur më sipër. Organizata politike në fjalë insistonte të shpallet konkursi për sekretar të Kuvendit të komunës së Tetovës dhe për sekretar e përgatisin anëtarin e vet Nexhmedin Besimi, 130


personaliteti më i përshtatshëm i tyre. Shokë, mos lejoni që Nexhmedin Besimi të propozohet për sekretar të Kuvendit të komunës së Tetovës. Jemi të mendimit se për këtë mjaftojnë arsyet e sipërpërmendura. Jeni kompetent dhe përgjegjës ndaj popullit dhe bashkësisë sonë që të mendoni pak për rrethanat e nënvizuara dhe, me kohë të ndërmerrni masa adekuate që më pas të mos bëhet vonë. Nuk guxohet t’u lejohet personave të dënuar për vepra penale kundër popullit dhe shtetit, persona që kanë punuar por edhe sot punojnë që të cenohet rregullimi ynë dhe rrënohet rregullimi ekzistues shoqëror, që personave të tillë t’ju ofrohen vende kyçe në administratën tonë, siç është rasti me Nexhmedin Besimi. Kujtohuni sesa maqedonas e dhanë jetën e tyre për këtë liri dhe këtë rregullim, sa prej tyre kanë ngelë invalid dhe sa familje janë mbuluar me të zeza. Shokë, mos lejoni që fashistët e dikurshëm /ballistë/ të shkelin mbi gjakun e atyre që e dhanë jetën për këtë liri, mos lejoni që armiqtë t’i rrënojnë themelet e rregullimit tonë. Rasti me Nexhmedin Besimin është shumë karakteristik, për faktin se siç vumë në dukje më sipër, Nexhmedini ishte një ballist i përbetuar; pas çlirimit organizator i grupeve të armatosura, të cilat për detyrë patën rrënimin e shtetit tonë dhe bashkëngjitjen e kësaj pjese me Shqipërinë dhe sot i njëjti Nexhmedin të jetë sekretar i Kuvendit të Komunës, në kushtet e sotme, atë e dënon populli maqedonas në këtë pjesë të Maqedonisë, 131


ndërsa parashtrojnë pyetje edhe kombësitë tjera përse armiqve iu dhurohen poste me përgjegjësi. Të vihet në dukje edhe fakti se personat në funksione përgjegjëse të nacionalitetit shqiptar janë shumë indiferent ndaj dukurive të tilla. Mendojmë se të njëjtëve kjo u shkon për shtati. “Shpresojmë se nga ana e udhëheqësisë do të ndërmerren masa adekuate dhe nuk do t’u lejohet armiqve të popullit maqedonas që të njëjtit ta tiranizojnë”. Tetovë, 5. 8 1968. Nga një grup punëtorësh me punë në organin e administratës së KK –Tetovë.31

31 Qerim Lita, gaz.Koha,03.01.2013.fq, 17.

132


TESTAMENTI NË SHQIP NGA GJYKATA E TETOVËS NË VITIN 1943, E NOTARIZUAR NGA NOTERI NEXHMEDIN BESIMI

Gjatë viteve 1941-1944 Tetova dhe shumë qytete të Maqedonisë së sotme i përkisnin Mbretërisë së Shqipërisë. Çdo dokument shtetëror jepej vetëm në gjuhën shqipe, kudo ishin hapur shkolla shqipe etj. Gjatë kësaj periudhe edhe sllavo-maqedonasit veprimet juridike i shprehnin në gjuhën shqipe, qytetarët e Tetovës ishin shtetas të Shqipnisë, ndërsa sot kjo shtetësi ju mohohet. (Të vetmit që e rifituan shtetësinë e Shqipërisë ishin shqiptarët nga Çamëria të cilët u përzunë në vitin 1945 nga shtëpitë e tyre në Greqi). Dokumenti i mëposhtëm tregon Testamentin e një sllavo-maqedonasit që është në gjuhën shqipe. Ky Testament rastësisht më ra në dorë dhe e pash të udhës 133


që ta botoj me qëllimin e vetëm për ti treguar klasës politike që shqiptarët në Maqedoni dikur ishin shtetas të Shqipnisë dhe gjuha shqipe nuk ishte gjuhë e pakicës me përdorim në bazë të përqindjes. Rëndësia e materialit të mëposhtëm është historike sepse ende shqiptarët në Maqedoni ngurojnë të nxjerrin në dritë të tilla materiale me vleratëlarta. Këtë dokument e ka shkruar gjykatësi dhe noteri Nexhmedin Besimi nga Pirroku i cili pasi erdhën komunistët në pushtet në Ish-Jugosllavi, ai vuajti disa vite burg si nacionalist shqiptar. Njëri nga dëshmitarët është edhe Shaip Kamberi, Prefekti i parë shqiptar i Komunës së Tetovës të cilin komunistët e zhdukën në shkurt të vitit 1945. (Për fat të keq busti i Prefektit të Tetovës Shaip Kamberi duhej të ishte vendosur në godinën e Komunës dhe jo në periferi të qytetit për ta nderuar këtë njeri të shquar). Gjuha e shkrimit nga shkruesi është e gegërishtes së Pollogut dhe dokumenti mban pullat e Taksa vetë Mbretërisë së Shqipnisë si dhe vulën e Gjykatës Paqtuese të Tetovës. PËRMBAJTJA Shteti Shqiptarë Gjyqi Paqit Tetovë Zyra e Noteris Nr. Rep. 1209 134


Nr. Kol. 497 N’Emen të Shtetit Shqiptarë Testam en t Viti nji mijë nëndë qindë e dyzet tre me njizet e tretë muajt Tetuer, ditën e Shtunë, përpara meje Gjyqtari Paqtues të Tetovës, Nexhmedin Besimi biri Besimit, nga katundi Piroki Tetovës, i deleguer dhe me detyrë Noteri, u presentue testatori Arsa Serafimi Stefani, i lindun në katundin Varvar, tash me banim në Tetovë, rruga Fejzi Alizoti Nr. 71, në prani të katër dëshmitarë vetë poshtë shënuer: 1. Shajip Kamberi avokat, 2. Gjergje Avrami, furtar, 3. Hilmi Kamberi, dhe 4. Toma Ace, të gjithë nga Tetova, të njohur prej meje dhe pa ndonji ndalim tjetër ligjuer, t’aftë por pohim dhe nështetas Shqiptare, prej... me u vërtetue identiteti i testatorit si dhe për kapacitetin e tij juridik, i përmendun i Arsa Serafim Stefani, më kërkoj redaktimin e këtij testamenti me termat e poshtëshënëm: Unë zotëroj dhe posedoj pa pjestar tjetër pasunin e poshtë shënëme: 1. Nji Shtëpi e ndodhur në Tetovë rruga Fejzi Alizoti Nr. 71 e kufizuer me Nazif Xhaferin, Dime Damjanin, Xhemile e veja e Ejyp Islamit, rruga Fejzi Alizoti, e Mustafa Selmanin, me vleftë prej (6000) gjashtmijë Franga Shqiptare, 2. Nji are prej 6 Dynymesh e ndodhur në rajonin e Tetovës, e kufizuer me Isa Dautin, Sulejman Ahmetin, Koço Andre dhe Shaban N. me vleftë prej (6000) gjashtë mijë Franga Shqiptare. 3. Nji are prej 4 dynymësh e ndodhur në rajonin e katundit 135


Poroj në vendin e quajtur “Drenovec” e kufizuer me Osman Rexhepin, Zeqir Seidin, të dy nga katundi Poroj, e Shuajib Jusufi, nga Tetova dhe me rrugën e katundit, me vlerë prej (6000) gjashtë mijë Franga Shqiptare. 4. Nji are në rajonin e Tetovës, në vendin e quajtun “Taboshnica” prej 1/2 dynymësh e kufizuer me Mate Serbinin, Mahmut Mehmetin, të dy nga Tetova, dhe me dy anë rruge, me vleftë prej (2000) dymijë Franga Shqiptare. 5. Nji livadh prej 1.1/2 dynymesh me nji copë pyell në vendin e quajtun “Livadhi i Ujtun” në rajonin e katundit Bobreg, e kufizuer me Gligorije Miton, Risto Misto, dhe rruga, me vleftë prej (2000) dymijë Franga Shqiptare. 6. Nji pyll prej 1 dynymi në vendin e quajtun “Bistrica” në rajonin e katundit Bobreg, e kufizuer me Gligorije Miton, dhe Jazin, me vleftë prej (400) katërqind Franga Shqiptare. 7. 1/4 e Furës dhe e dyqane vetë ndodhur anë Beligrad rruga Kradujevaçki drum nr. 22 e kufizuer tansisht me rrugen e përdhenun, dhe me dyanë me pasunin e Kooperativën e Palillullës, e cila vlen (4000) katër mijë Franga Shqiptare. Gjithë këto pasunija ia le për trashëgim bijës të tij Terpana e shoqa e Ace Milan Terpes, nga Tetova, dhe të shoqit të saj Ace Milan Terpes, nga Tetova, dhe të bijës tjetër Dankes e shoqja e Terpe Gjores, nga katundi Neproshten, i’alë: 1. Nji arë prej 4.1/2 dynymesh në vendin e qujtun “Glladnia” në rajonin e katundit Ratai e kufizuer me Gligorije Mito, Jastre Jovani, Petre Bllazhe, Mihail So..., me vleftë prej (9000) nande mijë Fr. 136


Shqiptare. 2. Nji livadh prej 2 dynymesh në vendin e quajtun “Livadhi i Ujtun” në rajonin e katundit Bobreg, i kufizuer me Gligorije Mito, Ilija Bobregu, Marko Andre, e Jazi, me vleftë (2000) dymijë Franga Shqiptare. Trashigimtarët me këtë testament, Terpana dhe Ace pasunin e shënuer ma sipër me nji do t’a trashëgojë në pjesat e njëjta-barabarta, dhe trashëgimtarja Dukja do ta trashëgojë vetë-personalisht, por mbas vdekjes së testorit, dhe të shoqes së tij. Ky asht vullneti t’em i mbramë dhe kështu dëshiroj që të respektohet. Mbasi testatori përfundoj deklaratën e tij në mynyrë të sipërme përshkruer u shkrue prej meje Noterit në nji faqe dhe në prani të testatorit dhe të dëshmitarëve të sipërshnuer u dhjin ndë konforme me deklaratën dhe vullnetin e tij të mbar më të testatori nënshkruehet prej meje dëshmuesve dhe testatorit. Dëshmuesit Testatori N. Gjyq, Paqt. e si Noter Sh. Kamberi Arsa S. Stefani Nexhmedin Besimi Gjorgji Avrami H. Kamberi Tomo Ace Arben Llalla (Botuar në gazetën “Koha” më 13.8.2013)

137


DOKUMENTE TE MARRA NGA DOSJA E NEXHMEDIN SEZAIRIT

138


139


140


141


142


143


144


145


146


147


148


149


150


151


Fotografi e Nexhbedin B. Sezairit, në burgun famëkeq të Idrizovës 152


Librezë anëtarësie 153


Shehzade Sezairi e ëma e Nexhmedin B. Sezairit

Atifete Sezairi, bashkëshortja e Nexhmedin B.S. 154


Nexhmedin B. Sezairi në mesin e familjarëve

Nexhmedin B. Sezairi në mesin e familjarëve

155


Nexhmedin B. Sezairi në mesin e familjarëve

Nexhmedin B. Sezairi në mesin e familjarëve

156


NĂŤ varrezat e fshatit Pirok, kĂŤtu prehen eshtrat e Nexhbedin B. Sezairit 157


PËRFUNDIM Në periudhën e Luftës së Dytë Botërore trevat shqiptare në territorin e Maqedonisë u copëtuan nga pushtuesit fashistë italian dhe ai Bullgarë, kurse pas kësaj periudhe gjatë sundimit komunist pozita e shqiptarëve ndryshoi fare pak. Përveç të drejtës së kufizuar të shkollimit fillor e të mesëm, shqiptarët në këtë shtet nuk gëzuan të drejtat e tjera kombëtare. Shqiptarët e Maqedonisë, sikurse shqiptarët e viseve tjera të trojeve të ish Jugosllavisë organizuan lëvizjen për çlirim dhe bashkim kombëtar kundër terrorit, burgosjeve, represalieve dhe padrejtësive të vazhdueshme në punësim, shkollim, kulturë... që regjimi komunist ua bënte edhe në kushtet kur bashkëjetesa dhe shfrytëzimi i benefiteve dhe begative nga lufta e përbashkët kundër okupatorit fashist duhej të ishte fryt për një mirëqenie për të gjithë, shqiptarëve nuk ua soli lirinë dhe barazinë e dëshiruar, edhe pse me mijëra prej tyre dhanë jetën për këtë tokë të shenjtë; vlera e shqiptarëve u nëpërkëmb edhe më shumë, sikur u lanë në harresë të gjitha ato premtime për një shoqëri me vlera civilizuese e demokratike, shtet të përbashkët të gjithë qytetarëve të saj me të drejta të barabarta, ku nuk do të ketë diskreditime në bazë etnike, racore apo fetare. Ndaj, veprimtaria politike dhe ushtarake e organizatës “Nacional Demokratike Shqiptare” pati rëndësi të veçantë për ruajtjen e frymës luftarake dhe liridashëse të 158


popullit shqiptar. Ajo mbajti barrën e qëndresës së popullit shqiptar, ndërsa drejtuesit dhe veprimtarët e saj do të mbeten shembuj të shkëlqyer të patriotizmit shqiptar. Qëndresa e organizuar e forcave patriotike e demokratike përbën një faqe tjetër të ndritur në luftën e popullit shqiptar kundër okupimit komunist për të jetuar të lirë e i pavarur në trojet e veta shekullore. Kontributi i Nexhmedin B. Sezairit dhe anëtarëve tjerë të Organizatës “Nacional Demokratike Shqiptare” të Tetovës që sakrifikuan gjithçka nga vetja për mbrojtjen e popullatës shqiptare, solli në vetëdijesimin e shqiptarëve se nën regjimin komunist, jeta jo që do t`u përmirësohet, por edhe më shumë do t`u vështirësohet. Pra, ata ishin paraprijësit dhe udhërrëfyesit e shumë gjeneratave të reja për luftën kundër regjimit të egër komunist, të cilët pareshtur do të luftojnë dhe punojnë për çështjen kombëtare në kuadër të organizatave dhe lëvizjeve që do lindin në trevat shqiptare të ish-Jugosllavisë; ishin flakadani që pandërprerë do të ndriçojë dhe do përpiqet që fatin e vet shqiptarët ta gjejnë në një shtet të përbashkët, Shqipërinë etnikisht të bashkuar, ideal dhe ëndërr e çdo shqiptari. Edhe pse shumica prej tyre u burgosën dhe u maltretuan tej mase nga ana e regjimit të atëhershëm, mbetën të pathyeshëm, nuk u gjunjëzuan, mbetën simbol i atdhetarëve të devotshëm, simbole të një rezistence dhe sakrifice deri në vetëflijim dhe shembull sesi duhet e mbrohet kombi e atdheu. 159


LITERATURA E SHFRYTËZUAR Masar Kodra – Shqiptarët e Maqedonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1944), Kumanovë, 1996. Qerim Lita – KQ i NDSH-së dhe Azem Morana, Shkup, 2011. Fejzulla Shabani – Organizimi, veprimtaria dhe formimi i Ballit Kombëtar në Maqedoni, Tetovë, 2004. Ismail Arsllani, Distinktiv Tetovar (publicistikë), Tetovë, 2008. Zeqirja Idrizi – Pozita e Shqiptarëve në Maqedoni pas Luftës së dytë Botërore, Tetovë, 2003. Jovan Pavlovski – Sudenjata kako posleden poraz, Tetovë, 1979. Jovan Trifunovski – Albansko stanovnishtvo u Makedoniji, Beograd,1988. Daut Bislimi – Formacionet politiko-ushtarake në Kosovë 1941-1945, Prishtinë, 1997. Muhamet Piraku – Mulla Idriz Gjilani dhe mbrojtja Kombëtare e Kosovës lindore, Prishtinë, 1995. Lefter Nasi – Ripushtimi i Kosovës, Tiranë, 2011. Idriz Idrizi – Kujtime, Tetovë, 2011. Beqir Berisha – Çështja kombëtare shqiptare dhe “ultrakomunistët” shqiptarë, Tetovë, 1996. Eugen Shehu – Piedestale që thërrasin, Tiranë, 2000. Skender Rizaj – Kosova dhe shqiptarët dje, sot dhe nesër, Prishtinë, 1992.

160


Xhelal Gjeçovi – Marrëdhëniet shqiptare-jugosllave në vitet e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare (nëntor, 1943-1944), Tiranë, 1986. Historia e lidhjes komuniste të Jugosllavisë, Prishtinë, 1985. Historia e popullit shqiptarë, vëllimi i II, Tiranë, 1965. Historia na Makedonski narod, kn, III, Shkup, 1969. Ali Hadri – Lëvizja Nacionalçlirimtare në Kosovë 19411945, Prishtinë,1972. Vukmanoviç Tempo – Revolucija koja tece, Beograd, 1971. Beqir Meta – Tensioni greko-shqiptarë (1939-1949), Tiranë, 2002. Qamil Gexha, Shtypi i Malit të Zi mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Gjakovë, 2003. Durham Edith, Brenga e Ballkanit dhe vepra të tjera për Shqipërinë dhe Shqiptarët, Tiranë, 1991. Shqiptarët e Maqedonisë, Shkup, 1994.

– – – – – – – –

SHTYPI Flaka e Vëllazërimit, Fakti, Koha, Kosova sot, Zani i Sharrit, Rilindja, Nova Makedonia, Borba. 161


PËR AUTORIN

Dr.sc. Hamdi Mediu, u lind në fshatin Pirok të Tetovës, ku e kreu shkollën fillore, kurse atë të mesme në Tetovë. Fakultetin Filozofik, dega Histori, magjistroi në Histori të artit, pranë U.Sh.T-së, në vitin 2003. Me temë “Trashëgimia kulturore në Pollog dhe rrethinë”, dhe u doktorua në Akademin e arteve të Tiranës, në vitin 2009. Me temë “Pollogu - thesar i pasur i artit shqiptar”. Aktualisht punon ne njësinë e kultures, pranë Komunës së Tetovës. 162


PËRMBAJTJA Nexhmedin Besimi – Sezairi, intelektual dhe atdhetar i harruar shqiptar (Mr. Qerim Lita, recension)....................... 3 Nexhbedin Besim Sezairi (Dr. Zekirja Idrizi, recension) ........ 7 Në vend të hyrjes ............................................................11 Kontributi i Nexhmedin Besim Sezairit në ONDSH ..............16 Rrethanat Politike .................................................... ......29 Esat Selman Sulejmani, Pirok..................................... ......35 Veprimtaria e Komitetit të NDSH-së në Tetovë dhe rrethinë ................................................................... ......38 Kujtimet e Idriz Idrizit ............................................... ......47 Aktakuza ndaj anëtarëve të ONDSH ........................... ......50 Një vendim kundër lutjes së Nexhmedin B. Sezairit, drejtuar gjyqit ushtarak të divizionit ii tankist, Shkup... ......82 Bashkëveprimtarët e N.B. Sezairit .............................. ......84 Qemal Hisen Baftijari ................................................ ......87 Said Ismaili............................................................... ......90 Vesel Vela................................................................ ......91 Hafëz Etem Tahiri ..................................................... ......92 Deklaratat e N.B. Sezairit .......................................... .... 106 Letër protestuese e palës Maqedonase të Tetovës ...... .... 125 Testamenti në shqip nga gjykata e Tetovës në vitin 1943, e notarizuar nga noteri Nexhmedin Besimi ................. .... 132 Dokumente te marra nga dosja e Nexhmedin B. Sezairit ... 137 Përfundimi............................................................... .... 157 Literatura e shfrytëzuar............................................. .... 159 Për auitorin ............................................................. .... 161 163


FALËNDERIM Me një përulësi të veçantë falënderoj sponsorët, të cilët denjuan pa hezitim të mbështesin botimin e këtij libri. Kjo mbështetje padyshim është një gjest përkushtimi ndaj vlerave të traditës dhe përgjithësisht ndaj trashëgimisë sonë të pasur kulturore që mbetet testament për brezat dhe kohët që vijnë.

164


165

Hamdi Mediu KONTRIBUTI I NAXHMEDIN SEZAIRIT NE ONDSH  

Në veprën “Kontributi i Nexhmedin B. Sezairit në Organizatën Nacional Demokratike Shqiptare”, përmes argumenteve të bollshme arkivore është...