Shendeti Femeror

Page 33

Jane shume ilace qe kane efekte te demshme ne kete periudhe, disa dihet qe jane te sigurte, por ne shumicen e rasteve nuk ka evidence solide qe percakton rrezikun a sigurine. Per keto arsye, rregulli kryesor kur jeni shtatzene ose mundoheni te ngeleni shtatzene eshte te konsultoheni me mjekun para se te perdorni cdo lloj preparati farmakologjik, qofte ato qe merren pa recete. Substancat si alkoholi, mariuana e nikotina, duhen evituar gjate shtatzanise. Mjeku juaj do kalkuloje perfitimet potenciale nga mjekimi, ne balance me rreziqet qe mund te vijne nese nuk merret nje ilac specifik. Kjo eshte vecanerisht e rendesishme nese ju duhet te merrni mjekim per semundje kronike sic jane epilepsia, tensioni i larte i gjakut dhe diabeti. Si kalojne ilacet nga Nena te Femija? Placenta vepron si filter ndermjet gjakut te nenes dhe atij te femijes. Lejon molekula te vogla ushqimore te kalojne me gjakun e fetusit, duke parandaluar pjesezat e medha (sic jane rruazat e gjakut) ta kalojne kete barriere. Molekulat e ilaceve jane krahasimisht te vogla, dhe kalojne fare lehte barrieren placentare. Ilacet dhe fazat e Shtatzanise. Shtatzania eshte e ndare ne tre stade qe quhet tri-simestra. Secili perbehet nga 3 muaj. Ne varesi te trimestrit ne te cilin merret nje ilac, efektet tek nena, femija ose te te dy, jane te ndryshme. Ka ilace qe jane te sigurta ne nje trimester por jo tek tjetri. Mjeket ne keto raste, kane nevoje te ndryshojne nje ilac per nje tjeter, qe jepet gjate shtatzanise dhe / ose gjate lindjes. Shih fig. per efektin e barnave gjate trimesterve.

Ilacet gjate shtatzanise sipas trimestrit 1, 2 dhe3-te.

33

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.