Shendeti Femeror

Page 160

Efektet Anësore te Anti-Histaminave . Tharje goje, turbullim shikimi e vështirësi në urinim, të cilat largohen pas një farë kohe, gjithashtu personat me probleme zemre a mëlçie mund të ndikohen nga to. Pas nje fare kohe Anti-istaminat e mbajne rinitin alergjik nen kontroll. Pervec tyre kemi dhe nje grup tjeter te quajtur Kortikosteroidet. Nje teknike e re quhet DESENSITIVIZIM. Nese barnat kane fare pak efekt atehere injektohet alergenti ne sasi te ndryshme (ne rritje) per te desensibilizuar sistemin imun. Me INJEKSIONE ne seri, duhet thene se konsumon shume kohe e mund te jape nje reaksion alergjik te rende e nuk eshte gjithmone efektiv. Si perfundim, mund te permendim disa barna te tilla (antihistaminike) si: Acrivastine, Astemizole, Chlorpheniramine, Diphenhydramine, Loratadine, Promethazine, Triprolidine etj.

***

Sinoziti - Shkaqet, Simptomat & Trajtimi Sinozitit Sinuset jane nje sistem kavitetesh te holla brenda kafkes, me te medhenjte jane ~2.5cm, te tjeret jane te vegjel. Sinuset mbeshtillen nga brenda me nje substance te holle mukoze ne ngjyre roze. Zakonisht ato jane bosh, pervec kesaj shtrese te holle te mukozes. Ne brendesi hunda ka disa te ngritura qe quhen turbinate (sic) Normalisht keto struktura filtrojne dhe aklimatizojne ajrin. Hunda ndahet ne mes nga nje mur i holle, qe e quajme septum. Shumica e sinuseve perfundojne ne hunde (si sistem drejnazhi) nepermjet nje kanali te vogel qe quhet meatusi i mesem. Funksioni i sinuseve nuk eshte i qarte. Nje teori thote se ndihmon ne lageshtine e ajrit, tjetra se ato permiresojne zerin tone, disa mendojne se reduktohet pesha e kafkes. Shkaqet e Sinozitit Sinoziti shkaktohet nga nje infeksion i hapesires se ajrit tek sinuset qe kemi ne faqe apo ne balle.      

Kemi Sinus Akut; viruset e bakteria infektojne kavitetin dhe shkaktojne inflamacion. Sinus Kronik, ne raste kur ka me shume se nje seri infeksionesh. Riniti Alergjik, polenet, pluhuri i shtepise dhe qimet e kafsheve shkaktojne mbireagim te sistemit mbrojtes; dhe mbyllje te hundes nga mukoza, teshtitje, irritim e kruarje. Hipetrofine turbinate, te ngriturat e septumit nazal jane te rritura duke bllokuar ajrin. Septumin e devijuar qe ndan hunden e devijon me shume nga njera ane, keshtu mund te bllokohet ajrimi. Polipet nazale, rritje te vogla qe quhen polipe ne disa raste hasen ne kavitetet nazale ne pergjigje te inflamacionit. Astma, infeksionet kronike te sinuseve dhe riniti alergjik mund te sjellin polipe nazale.

160

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
Shendeti Femeror by DBMI - Issuu