Filozofi, Histori & Ese E Drejta e Fjales apo Fjala e Drejte? Me pelqen Liria e Fjales, nganjehere me pelqen Liria nga Fjala. Ne pergjithesi, nje fare censorizimi relativ (censorship) eshte mire per letrat, artet e shoqerine. Veprat me te mira jane krijuar nen kushtet e censorit; ne fakt shume me te mira se ne kohet kur ka liri te plote. Kjo sjell menyren indirekte, mprehteson arsyetimin e prezantimin, me teper se dicka qe duket, e qe “e dime te gjithe� Autori e lexuesi, punojne me shume, por perfitimet jane me te medha, te pakten ne anen artistike. Si dhe ne ane praktike e morale, shume nga ne do preferonin nje dialog Sokratik me teper se nje katekizem. Ka disa tipe censorizimesh. Nje lloj censori parandalon qe te thuhen disa gjera, nje tip tjeter te kushtezon te thuash disa gjera. I fundit eshte me shkaterrues. Kur thua genjeshtra me dashje, eshte shume me keq, se sa kur nuk tregon krejt te verteten. (sido qofte ajo e vertete) P.sh. Eshte me keq te thuash se Diktatori eshte i mrekullueshem se ta mbash veten prej te thenes, qe ai eshte i tmerrshem, ose ...lakuriq. Censori, nga perkufizimi, eshte absurd e krejtesisht arbitrar; kjo sjell nje armik omnipotent, ndaj te cilit duhen kalkuluar shume strategji, me kryesorja mbijetesa. Pse? Koha ka vertetuar, ne regjime a ne formime individuale, njerezit te cilet kane nje fare vete-permbajtje e te vetedijshem per ate qe duan e kane per te thene, na sherbejne me shume. Shancet jane qe nuk do kete censor te pakten ne jeten tone; por ka individe ose grupe, qe ne zellin e tyre mono-maniak, qofte ne politike a ide te caktuara nuk i vene dot free gjuhes. Dhe nga vete termi- mono - atyre u intereson vetem nje ceshtje; grupi, lideri, ana, klani, etj.
40