KONFLIKTET E ADOLESHENTEVE NE SHKOLLE

Page 1

KONFLIKTET E ADOLESHENTEVE NE SHKOLLE

MA. Lulzim HAJNAJ MA. Doriana KLOSI

ABSTRAKT Nisur nga fakti se ne sistemin arsimor shqipetar vendin me te madh nga ana kohore e viteve te studimit dhe nga ana numerike e nxenesve e zene ata te moshes se adoleshences, por me shume nisur nga fakti tjeter i rendesishem qe ka kjo moshe ne zhvillimin e saj fizik psikologjik, social, moral, konjitiv, por dhe se ne kete periudhe kohore formohen dhe percaktohen shume nga tiparet e temperamentit, karakterit e personalitetit, gjithashtu edhe studentet qe dalin nga bankat e universitetit sapo e kane perfunduar kete stad moshor, e pame te arsyeshme, te nderrmarim kete studim per te dhene kontributin tone modest ne njohjen, trajtimin, evidentimin e ketij problemi, por dhe ne percaktimin e rrugeve e mjeteve per zgjidhjen e konfliktit adoleshent-shkolle. Gjate trajtimit te ketij problemi jane trajtuar keto çeshtje me elementet e tyre: partnere te ngushte te te njejtit proçes; burimet dhe rrethanat e lidnjes se konflikteve ne shkolle; shumellojshmeria e konflikteve mesues-nxenes dhe specifikat e tyre (vleresimet subjektive, diferencimet e mesuesve ndaj nxenesve, intoleranca e mesuesve, moszbatimi i rregullave nga ana e nxenesve, qendrimet ndaj kultures perendimore, difektet ne komunikimin e ndersjellte, etj); mendime dhe propozime per zgjidhjen e ketyre konflikteve ne realitetin e sotem shqiptare (terheqja, zbutja, kompromisi, imponimi dhe zgjidhja e problemit ose ballafaqimi ). Per realizimin e ketij studimi u hartuan dhe u realizuan anketat me pyetje specifike ne gjimnazin “Halim Xhelo”, dhe ne shkollen 9-vjeçare “Jani Minga” te qytetit te Vlores.

Key words konflikte ne shkolle, zgjidhje, kompromis.


HYRJA Që nga lindja deri në fund të jetës, njerëzit janë përfshirë në konflikte. Pra, konflikti është pjesë e jetës dhe duhet pranuar e kuptuar si i tillë, si bashkëveprim mes palëve, ku një ose disa nga palët përjeton papajtueshmëri në mendime, ndjenja, interesa apo dëshira me palët e tjera të përfshira në konflikt. Gjithnjë konfliktet kanë shkaqe e pasoja dhe jo të gjitha konfliktet përfundojnë në dhunë. Konflikti përmban mundësi pozitive për zhvillim, nëse kuptohet dhe trajtohet drejtë. Zgjidhja e konflikti me mjete paqësore (ndërmjetësimi) krijon mundësi që të dy palët të dalin të fituar dhe të shmangin pasojat që sjell një konflikt i zgjatur ose i patrajtuar. Pra ndaj konfliktit nuk duhet të mbahet qëndrim negativ dhe të formohet bindja se ai është diçka e keqe që rrezikon marrëdhëniet e mira. Konflikti kurrsesi nuk është domosdoshmërisht i keq. Në fakt konflikti dhe paqja bashkëjetojnë. Jo rrallë momentet më intensive të paqes janë produkti i zgjidhjes së suksesshme të konfliktit. Ballafaqimi me konfliktin mund të ndihmojë forcimin dhe pasurimin e cilësive pozitive të tij. Adoleshenca është moshë shumë e bukur plot ndjenja, e të papritura, e cila te secili prej nesh është përshkruar nga energji me ngarkesë e ngacmime të larta modifikimesh të gjithanshme në planin biologjik, fiziologjik, psikik e shoqëror. Në këtë fazë ndodhin ndryshime të mëdha, morën rrugë mjaft nga ëndrrat tona. Por vetëm përvoja vetjake nuk është gjithçka. Prandaj të mbajmë parasysh se adoleshentët nuk dinë se çfarë duhet të bëjnë e çfarë jo, cila është zgjedhja më e drejtë, cilat objektiva do të realizojnë. Atyre u mungon përvoja, prandaj e kanë të vështirë të përcaktojnë referimin për të ardhmen, gjithnjë i mundon ankthi e frika si do të vlerësohen nga të rriturit dhe çfarë modeli shoqëror do të arrijnë. Të rinjtë nuk janë fëmijë dhe s’mund të trajtohen si të tillë, por ende nuk janë plotësisht as të rritur. Ata kanë nevojë të kërkojnë vëmendje, kujdes dhe respekt të vazhdueshëm nga të gjithë aktorët e interesuar për zhvillimin e tyre.Adoleshenca vlerësohet edhe si moshë e revoltës, e shpërthimeve apo e konflikteve të brendshme e të jashtme, të shprehura ose të heshtura, të cilat ndodhin për shkaqe objektive dhe subjektive. Mbajtja nën kontroll e emocioneve, të kënaqësisë vetmisë, nervozizmit etj., ndikon dukshëm në ruajtjen e raporteve të drejta e të domosdoshme. Analiza, vlerësimi dhe trajtimi psikologjik i të rinjve përcakton në një masë të ndjeshme zhvillimin e tyre të vërtetë e normal. Në këtë punim, “Konfliktet e adoleshentëve në shkollë trajtohen marrëdhëniet që krijohen në institucionet e ndryshme edukative, ku të rinjtë kalojnë një pjesë të rëndësishme të jetës. Njëkohësisht, këtu jepen edhe disa parime dhe linja kryesore, të cilat mund të zbatohen nga prindër e mësues në procesin e vështirë, por mjaft të bukur të edukimit. Konfliktet janë një dukuri e gjithë-pranishme në jetën tonë të përditshme,një fenomen krejt i natyrshëm edhe në shkollat tona, ndoshta me një theksim të veçantë, madje me një ndjeshmëri të lartë, për arsyen e thjeshtë se ajo ka në themel edukimin. Dhe edukimi duke qenë shumë kompleks, përbën një problem që jo rrallë përfundon në konflikte. Por, në fund të fundit vetë edukimi është një konflikt në vetvete. Konflikti midis të resë dhe të vjetrës, novatores e konservatore, dijes e padijes, të bukurës e të ndershmes dhe të pandershmes. Rrugëzgjidhjet: A duhet të dorëzohemi përpara kësaj sfide?


Mendoj se jo. Përvoja, eksperienca jonë dhe ajo botërore kanë provuar se konfliktet mund të mos parandalohen të gjithë (shoqëri ideale) por një pjesë prej tyre po. Dhe të parandalosh konfliktet para së gjithash do të duhet të marrësh në konsideratë atë kompleksitet që karakterizon çdo njeri dhe atë specifike që çdo njeri është i prirur drejt konflikteve. Të parandalosh konfliktet në shkollë, sipas psikologjike bashkëkohore do të thotë të krijosh një klasë kompakte, një grup mësuesish kompakt, një grup prindërish kompakt. Pra, një grup nxënësish, mësuesish, prindërish që udhëhiqen nga të njëjtat objektiva, ku secili ka ngarkesat e tij, përgjegjësitë e tij, autoritetin e tij. Një grup ku nuk ka të mundur e fitues. Një grup me shumë individualitete, por që konkurrojnë ndershmërisht pa paragjykime, pa tendenciozitet. Një grup me larmi interesash, por që përqëndrohen para së gjithash, tek qëllimet finale, tek e ardhmja. Tek e ardhmja sepse e tashmja gjithmonë zvogëlohet shumë përballë së ardhmes. Tek e ardhmja sepse ajo të imponon të shikosh gjithmonë përpara, të krijon më shumë besim, të jep më shumë siguri. Një grup i ndikuar nga egoizmi por që do të pranojnë debatin, diskutimin, komunikimin. Një grup tolerant, por tolerancë jo pa kufij. Një grup ku synohet mirëkuptimi, duke respektuar mendimin e gjithsecilit. Pra, teorikisht, por edhe praktikisht ekzistojnë mundësitë, mjetet për të parandaluar konfliktet. Për realizimin me sukses të këtij studimi janë kryer edhe anketa me problematikë të mirëfilltë me 517 nxënës, nga të cilët 236 nxënës (124 vajza dhe 112 djem) në shkollën 9 vjeçare “Jani Minga” dhe 281 nxënës (157 vajza dhe 124 djem) në gjimnazin “Halim Xhelo” Vlorë. Të dhënat dhe shifrat e anketimit janë pasqyruar gjatë punimit.

1. Partner të ngushtë të të njëjtit proçes Marrëdhëniet me shokët e klasës, mësuesit, kërkesat dhe rregullat e shkollës janë shpesh frustuese për disa adoleshentë. Janë mësuesit ata që pasi kanë arritur të njohin mirë nxënësit e tyre, duhet t’i ndihmojnë ata të ulin apo zbusin tensionet dhe streset. Raporti mësues-nxënës është shumë i rëndësishëm. Përveç shokëve dhe familjes janë mësuesit e vetmja pikë referimi drejt së cilës synohet të arrihet. Marrëdhëniet mësues-nxënës, ndryshe nga marrëdhëniet e tjera, kanë epërsi për shtimin e mundësive të zgjedhjes së alternativave të identifikimit apo të modeleve të sjelljeve. Me ndihmën e mësuesit zhvillohet aftësia perceptuese për shoqërinë në tërësi, pasi lidhjet mësues-nxënës nuk janë të ngarkuara si ato me prindërit. Nga anketimet del se nxënësit e shkollës 9-vjeçare, në masën 48.3% kanë si model një nga mësuesit e tyre, ndërsa në shkollën e mesme kjo përqindje ulet në masën 22.6%. Në veprimtarinë e përditshme vihet re se adoleshentët japin gjykime për mësuesit në lidhje me përgatitjen profesionale, shoqërore dhe për personalitetin e tyre. Përgatitja profesionale dhe shoqërore janë aspekte të rëndësishme të vlerësuara nga adoleshentët për të përcaktuar cilësitë që dëshirojnë të manifestojë mësuesi i tyre. Këto elementë kanë ndikim të madh në funksionimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, por edhe drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e punës mësimore-edukative. Një kërkesë me vlerë për përcaktimin e rolit të mësuesit është aftësia e tij ose më mirë puna që bën për krijimin, mbajtjen dhe realizimin e funksionimit të klasës. Dihet se nuk është e


njëjta gjë si të komunikosh me një grup me disa individë a të bashkëpunosh me të gjithë klasën, ku rendimenti kolektiv, pa dyshim, është më i lartë. Mësuesit në veprimtarinë e përditshme përballen, ndër të tjera me dy probleme me rëndësi të veçantë:  Të kërkojnë e të përdorin forma pune që ndikojnë në rritjen e cilësisë së proçesit mësimor, që të transmetojnë sa më shumë informacion, që të nxisin përvetësimin e njohurive, etj.  Të vendosin me nxënësit një lidhje të atillë, që të shërbejë si mjet nxitës e bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet tyre dhe, njëkohësisht, edhe ndërmjet vetë nxënësve, që në proçesin e mësimit e të edukimit të kemi një klimë të shëndoshë mirëkuptimi e veprimi. Një gjë e tillë arrihet kur vëmendja përqendrohet tek dialogu, bashkëbisedimi me nxënësit për të vendosur së bashku për punën që duhet të zhvillohet, duke dhënë edhe shpjegimet e duhura nga ana e mësuesve rreth detyrave që duhen zgjidhur, si dhe duke u siguruar se të gjithë nxënësit e kanë kuptuar mësimin. Kështu vendoset një lloj dëgjimi reciprok midis tyre, në klasë vendosen lidhjet logjike të bashkëpunimit të të gjitha kategorive të nxënësve. Pra, krijohen kushtet bazë të një pune efektive dhe motivuese të grupit. Vendosja e komunikimit të drejtë e normal në klasë rrit më tepër bashkëpunimin dhe interesin e të gjithë adoleshentëve për rendiment të lartë. Kjo mënyrë komunikimi ushtron trysni pozitive ndaj çdo nxënësi për të ecur me hapin e të tjerëve. Marrëdhëniet e hapura, të qarta dhe të çiltra të mësuesit me nxënësit ndikon te adoleshentët të ulin ndjeshëm shkallën e mosbesimit dhe krijojnë klimë të favorshme mirëkuptimi. Rreth 72% e nxënësve shprehen se kjo mënyrë komunikimi shmang konfliktet.

2. Burimet dhe rrethanat e lindjes së konflikteve në shkollë. Mbështetur në rezultatet e anketimeve të bëra në shkollë, në diskutimet me mësues, drejtues, nxënës, prindër si dhe përfundimet e nxjerra nga studiues të huaj dhe vendas, burimet e konflikteve në shkollë mund t’i grupojmë në 5 kategori: a-Nevojat themelore, kërkesat. b-Dallimet në vlera. c-Këndvështrimet e ndryshme. d-Interesat e ndryshme. e-Nevojat psikologjike. Tre janë faktorët që ndikojnë jo pak në lindjen e konflikteve të sotme në shkollë, në zhvillimin e tyre, në zgjidhjen, në rezultatet e produkteve që servirin. 1. Trashëgimia, tradita jonë në këtë fushë. Një trashëgimi e traditë jo shumë e pëlqyeshme, jo shumë lakmuese. Por, nuk u ka munguar edhe përvoja pozitive. Autoriteti i fuqishëm i shkollës si institucion. 2. Mësuesi jo pak i stresuar nga çfarë po ndodh, nga nevojat ekonomike, nga problemet familjare, nga tensionet që shkaktohen nga nevojat për ndryshime e mundësitë e pakta reale për të realizuar këtë ndryshim, nuk mund të mos ndihet i nervozuar e mjaft sensibël për të shkaktuar konflikt.


3.

Nxënësi nga ana tjetër, i përballuar çdo ditë me ngjarje tronditëse, në një tension të përditshëm midis ëndrrave dhe realitetit, me dëshira dhe me idenë për të ndryshuar diçka, por i përballuar e i gjendur vetëm përpara këtij fakti, ndoshta me probleme të rënda ekonomike-financiare me siguri, me një mentalitet të ri për jetën, shoqërinë, arsimin, dashurinë, atdheun, por i pafuqishëm të ndikojë në këtë mjedis e mentalitet që e rrethon, me siguri është mjaft i predispozuar të shkaktojë e të përfshihet në konflikt. Këto e mjaft probleme të tjera që kanë të bëjnë me moshën, me zhvillimin e tyre, ndikojnë fuqishëm tek ata, tek personaliteti e formimi i tyre, ndikojnë edhe në krijimin e një gjendjeje ankthi të paqëndrueshme, herë pesimizmi, herë optimizmi, herë suksesi, herë dështimi, herë dyshimi, herë mirëbesimi, herë të guximshëm-herë frikacake. Do të konsideroja parësor rolin e shkollës, në përgatitjen e një brezi të ri (të ardhshëm) ku jo vetëm parandalimi i konflikteve, por edhe zgjidhja e tyre, nuk do të shihej si një rastësi, si diçka e shkëputur nga realiteti e jeta e përditshme, si një e keqe e madhe, por si një dukuri që është bashkëudhëtare me njerëzit, me rritjen e zhvillimin e tyre e të shoqërisë, si diçka e zakonshme që kërkon kujdes. Kujdes, i cili duhet mbështetur në një formim e kulturë, që imponon paqen, mirëkuptimin, tolerancën, e dashurinë ndaj njëri-tjetrit.

3.KONFLIKTE TE SHUMELLOJTA DHE SPECIFIKE NE SHKOLLE Në shoqërinë shqiptare moderne kanë ndryshuar shume relacione klasike tradicionale, janë thyer “tabutë”, që kanë qenë të kristalizuara në shekuj në marrëdhëniet midis njerëzve, brezave dhe profesioneve. Sidomos në marrëdhëniet që kanë të bëjnë midis adoleshentit, dhe mësuesit. Në një farë mënyrë në çdo kohë ato aq sa kanë qenë marrëdhënie të “mbyllura institucionale”, po aq kanë qenë të varura, pse jo edhe të determinuara nga niveli i zhvillimit moral dhe social të shoqërisë tonë. “Kurba” e këtyre marrëdhënieve, asnjëherë nuk ka qenë konstante, e pandryshuar. Përkundrazi dinamika e marrëdhënies dhe e “konfliktit të paralajmëruar” midis mësuesit nga njëra anë dhe adoleshentit nga ana tjetër, ka qenë dhe mbetet një nga pikat e vjetra kritike. Ka qenë dhe mbetet pozitiv fakti që në traditën tonë edukative kombëtare, mësuesi ka qenë pa dyshim, ndër figurat me autoritet të padiskutueshëm. Në trashëgiminë dhe traditën tonë edukative ai ka patur një rol prioritar në ndërtimin e themelit edukativ të fëmijës dhe adoleshentit. Mirëpo tani koha ka ndryshuar dhe relacionet edukative nuk janë më si më parë. Në disa drejtime kanë ndodhur përmbysje që kanë krijuar ndjenjë skepticizmi dhe mosbesimi për rolin dhe aftësitë edukative të mësuesit. Principet e ndryshuara dhe të demokratizuara të shkollës, shpesh sjellin konflikte, ashpërsi, brutalitet, vrazhdësi. a-Konfliktet mësues-nxënës. Konflikte janë pothuajse të përditshme në shkollë, midis dy palëve që janë në kontakt e në marrëdhënie direkte në çdo orë të ditës. Në shumicën e rasteve, konflikte që lindin, zhvillohen e zgjidhen qetë, kjo për faktin se tek nxënësit mbizotëron ndjenja e respektit për mësuesin. Por, ka midis tyre edhe konflikte që janë të ashpra, kryesisht kur nxënësi nuk sheh tek mësuesi atë njeri me virtyte e sjellje që do t’i shërbenin atij si model në jetë. Konfliktet mësuesnxënës janë objektive.


Mësuesi nuk është vetëm një mësimdhënës, por edhe një edukator madje i fuqishëm. Në kolektivin nxënës-mësues të shkollës veprojnë konflikte të shumëllojshme. Madje ato shpesh shkaktojnë apo nxjerrin në skenë njëra-tjetrën. Një shkollë është si një shtëpi e madhe, dhe si e tillë, kjo nënkupton probleme të shumta që duhen zgjidhur, vështirësi që duhen kapërcyer, boshllëqe që duhen plotësuar. Në këtë shtëpi të madhe roli i mësuesit është parësor, sepse ai është dhe “aktori kryesor”, i cili, pasi lë çdo ditë mënjanë hallet dhe problemet personale apo familjare, hyn si të thuash në rolin e personazhit që interpreton çdo ditë me një auditor 150-200 nxënësish për 4 deri 5 orë rresht. Mësuesi është në marrëdhënie të ndërsjellat me nxënësin gjatë gjithë ditës, kështu që konfliktet midis tyre janë të mundshme. Në shumicën e rasteve, këto konflikte zhvillohen dhe zgjidhjen në mënyrë të qetë, pa përplasje të dukshme. Ndodh kështu ngaqë mësuesi është një figurë e nderuar dhe e respektuar prej nxënësve, fjala e tij dëgjohet dhe ai arrin t’i bind nxënësit për zhvillimet pozitive apo negative të një konflikti. Por, jo rrallë, ndodh që konfliktet ashpërsohen, duke krijuar pakënaqësi dhe zemërim, si tek nxënësit, ashtu dhe tek mësuesi. Duke i parë nga afër dhe duke i analizuar me kujdes këto konflikte bie në sy që shpesh herë ato janë pasojë e keqkuptimeve. Thuajse në shumicën e konflikteve del i “implikuar” mësuesi, me apo pa të drejtë. Të gjithë i kërkojnë atij llogari sikur të jetë ai përgjegjës për gjithçka ndodh në shkollë! Në të vërtetë përgjegjësia për konfliktin nuk duhet të paragjykohet, por të gjithë pjesëmarrësit në të, të shohin vetveten, përgjegjësitë individuale dhe jo ta shohin përgjegjësinë dhe fajin tek tjetri. Në qoftë se pjesëmarrësit në konflikt do të ndërgjegjësohen për përgjegjësitë që kanë, atëherë konflikti do të futet në rrugën e zgjidhjes. Konfliktet mësues-nxënës janë nga më delikatet në shkollë dhe është e pamundur të mos ekzistojnë. Ato kërkojnë shumë vëmendje, kujdes, ndjeshmëri e profesionalizëm. Kërkojnë më shumë dhembshuri, më shumë ndjenjë përgjegjësie, aspak intriguese, më pak mendjemadhësi aspak hakmarrje. Cilat janë motivet kryesore që çojnë në lindjen e konfliktit midis mësuesit-nxënësit? - Vlerësime subjektive të mësuesve. Mbi 58.6% e konflikteve mësues-nxënës kanë këtë si motiv. Ky vlerësim ndodh për pakujdesi të mësuesit, tendenca hakmarrjeje nga ana e tij, etj. - Diferencime të mësuesit. Mësues të paformuar bëjnë diferencime me nxënës të ndryshëm, duke u nisur nga simpati personale, miqësi, interesa të ngushta, etj. - Intoleranca e mësuesve. Problemet që lindin gjatë orës së mësimit, trajtohen gjithmonë duke iu referuar masave disiplinore, akteve normative,duke mos marrë parasysh moshën e nxënësve, veçoritë psikologjike të tyre, personalitetin, etj. - Moszbatimi i rregullave e rregulloreve nga ana e nxënësve. Janë jo të pakët ata nxënës që me formimin e tyre të dobët, pa e kuptuar as ata vetë bëhen protagonistë të thyerjeve të disiplinës, rregullave e rregulloreve të shkollës, duke krijuar probleme të mprehta në klasë e në shkollë. Pozicioni i mësuesit në konflikt me nxënësin


Është tipar i botës njerëzore që çdo brez i ri rritet në kuadrin e një bote të vjetër, konfliktohet me të dhe përpiqet ta ndryshojë atë. Kontradikta të tilla në të cilat, dashur pa dashur, përfshihet brezi i ri shfaqen më vepruese në periudhat e shndërrimeve të thella e rrënjësore, sikurse është ajo që po përjeton shoqëria shqiptare gjatë dy dekadave të fundit. Vetë realiteti shoqëror përjeton një kontradiktë të përjetshme: në përvojat dhe në mençuritë e përcjella gojarisht brez pas brezi, përgjithësisht jepen modele ideale të zgjidhjes praktike të çështjeve shoqërore janë shumë larg modeleve ideale. Duke pasur vizione idealiste për botën, të rinjtë adoleshentë janë të prirur të konfliktohen me papërsosmëritë e realitetit, janë të gatshëm të luftojnë për ta ndryshuar atë. Eksperienca dëshmon se ky tip kundërkonformizmi i të rinjve adoleshentë, i frymëzuar nga idealizmi, është një prej faktorëve kryesore, që i ndihmon ata të sprapsin përpjekjet e të vjetërve për të kontrolluar të renë dhe për të diktuar format e shfaqjes së saj, është një nga forcat kryesore që nxit brezin e ri të afirmojë të renën në çdo fushë të veprimtarisë dhe të jetës. Marrë në tërësi, një tip i tillë kundërkonformizmi, më i pranishëm në mendimet dhe në veprimet e nxënësve adoleshentë me përparim të mirë në mësime, përbën një gjenerator të përpjekjeve të brezit të ri për të tejkaluar brezat e mëparshëm, një gjenerator të përparimit të shoqërisë. Mendojmë se konfliktet me mësuesit, që burojnë nga kundërkonformizmi idealist i nxënësve, duhet të trajtohen me përparësi. Konflikte të tilla përgjithësisht nuk shfaqen ose shpesh duken më të zbehta sepse kanë një profil më pak të personalizuar. Por përvoja tregon se zgjidhja sa më optimale dhe në kohë e këtyre konflikteve është një çështje mjaft e ndërlikuar. Për këtë duhet të udhëhiqemi nga parimi: “Nëse i bind njerëzit se si të mendojnë, ata të duan, nëse i detyron të mendojnë, ata të urrejnë”.

b. QËNDRIMET E NXËNËSVE DHE MËSUESVE NDAJ KULTURES PERENDIMORE—BURIM KONFLIKTI Po i konkretizojmë këto ide në realitetin e shoqërisë shqiptare të dy dekadave të fundit. Dalja e Shqipërisë nga vetizolimi shumëvjeçar që në fillim të viteve ’90 të shekullit XX, i hapi dyert difuzimit të elementeve të kulturave të tjera, sidomos atyre të vendeve perëndimore më të urbanizuara. Qëndrimi ndaj vërshimit të kulturave perëndimore nuk mund të mos vihej në qendër të diskutimeve e deri të polemikave ndërmjet mësuesve dhe nxënësve adoleshentë të shkollave të mesme. Madje, jo rrallë diskutime e polemika të tilla janë shndërruar dhe shndërrohen në mosmarrëveshje e konflikte të mprehta. Pjesa më e madhe e mësuesve mendonin ose edhe mendojnë se përgjithësisht mjaft elementë të kulturave të tjera jenë të papërshtatshme për nxënësit shqiptarë, se ata mund t’i çoroditin deri edhe t’i degjenerojnë të rinjtë, t’i futin në rrugën e një jete boshe, pa ëndrra e ideale. Ndërsa shumica e nxënësve pozicionoheshin në skajin e kundërt. Me prirjen e natyrshme të moshës drejt të resë, përgjithësisht nxënësit ishin të etur të përqafonin gjithçka nga kulturat e tjera që difuzionin në vendin tonë përmes vajtje-ardhjeve të dendura të një mase të madhe emigrantësh, nëpërmjet medieve të ndryshme, veçanërisht televizioneve. Humnera e këtij konflikti, më shumë i padukshëm se i dukshëm, më shumë i nënkuptuar se i hapur, ishte dhe është i pranishëm në mjediset e shkollave të mesme. Nxënësit filluan të vishnin masivisht bluza dhe pantallona bluxhinsi, të pinin duhan dhe pije alkoolike të ndryshme, të frekuentonin gjithnjë e më dendur bar-kafetë dhe diskotekat, të qethnin flokët


ndryshe nga më parë, të ndiqnin më shumë programet televizive dhe filma me dhunë e perversitete të tjera, të kërkonin shpesh rrugë të lehta për të arritur suksesin në jetë. Si kurrë më parë, shumica e vajzave nisën të bënin makijazh të rënduar, të shpenzonin gjithnjë e më shumë kohë të lirë në rrugë e në sheshe me bashkëmoshatarët, madje disa edhe të drogohen, të viktimizohen në rrjetin e trafiqeve të kundërligjshme, etj. Shumica e mësuesve, nën zë ose me tone të ngritura, dhanë sinjalin “sos”: “Të rinjtë po na mbyten në lumin e degjenerimit”. Përballë një konflikti të tillë shoqëria shqiptare u gjend disi në befasi. Por, në rrjedhën e viteve, spontanisht dhe në mënyrë të vetëdijshme, u vunë në lëvizje faktorë të ndryshëm social e psiko-kulturorë, që synojnë zbutjen dhe kapërcimin e kontradiktave kaq të ndërlikuara. Veçanërisht mësuesit, si profesionistë më pranë librave, në proçesin e reformimit demokratizues filluan t’i shohin kulturat e tjera pa paragjykime përçmuese,të zbulojnë në to elementët që mund të përshtaten në kulturën kombëtare. Zhvendosja e shumicës së mësuesve pranë nxënësve në këto aspekte të veprimtarisë së tyre kryesore shërben si valvul e shkarkimit të tensioneve konfliktuese ndërmjet tyre. Nga anketat rezulton se 53.2% e nxënësve mendojnë se si shkak për konflikt është qëndrimi ndaj kulturës perëndimore nga të cilët 47.1% e vajzave dhe 60.4% e djemve. Në rrjedhën e viteve, nxënësit përgjithësisht u bindën se shumica e mësuesve të tyre nuk ishin të pamanovrueshëm, se edhe ata ndjekin në proçes rrjedhën e ndryshimeve demokratike në gjithë fushat, veçanërisht në ato arsimore dhe kulturore. Marrëdhëniet mësues-nxënës në kompleksitetin e tyre ndryshuan rrënjësisht brenda një harku kohor jo shumë të madh. Ndërkohë shumica e nxënësve adoleshentë filluan të marrin mësime edhe nga përvoja e hidhur e herë-herë tragjike e disa bashkëmoshatarëve të tyre, të cilët u infektuan nga plagë shoqërore të importuara nga vendet Perëndimore më të urbanizuara, si: drogimi, bredhja pas një jete boshe, kryerja e marrëdhënieve seksuale të parakohshme me disa partnerë ose partnere, etj. Por, në saj të miqësimit me mësuesit, jo pak nxënës kanë braktisur batakun e sjelljeve deviante, ku ishin zhytur rastësisht ose si pa e kuptuar. Këtë dëshmojnë edhe mjaft biseda e intervista me nxënës adoleshentë.

c. DEFEKTET NE KOMUNIKIM—SHKAK PËR KONFLIKT Në krahasim me të konfliktuarit për motive të tjera, nxënësit e përfshirë në mosmarrëveshje me mësuesit nga keqkuptimet e rastit zënë një peshë specifike jo të vogël. Anketat japin këto shifra: 21.2% e nxënësve të klasave 6-7 të shkollës 9-vjeçare dhe 36.8% e nxënësve të viteve të III-IV të shkollës së mesme konfliktohen me mësuesit për shkak të një komunikimi jo korrekt. Fakte të tilla shtrojnë natyrshëm disa çështje të rëndësishme: A ka defekte thelbësore në komunikimet ndërmjet mësuesve dhe nxënësve adoleshentë? Nëse ka defekte të tilla, cilët janë përbërësit kryesorë: mësuesit apo nxënësit? Si mund të riparohen këto defekte? Çfarë roli të veçantë mund dhe duhet të luajnë mësuesit dhe nxënësit në riparime të tilla? A mund të arrihet në disa përfundime dhe sugjerime të vlefshme për të ristrukturuar ansamblin e komunikimeve ndërmjet nxënësve dhe mësuesve në të gjitha shkollat shqiptare? etj. Proçeset demokratizuese ushtruan ndikime rrënjësore me anë të kundërt në statusin e mësuesve në shoqërinë shqiptare. Mësuesit u ndodhën përballë sfidave të reja. Nën trysninë e


sfidave të tilla, shumica e mësuesve janë të stresuar, të kontraktuar në veprimtarinë e tyre mësimore-edukative dhe në komunikimet me të tjerët, sidomos me nxënësit. Por edhe shumica e nxënësve janë të stresuar, ndodhen përballë dilemash të ndryshme: të vazhdojnë shkollën apo të emigrojnë për të siguruar para; të arrijnë rezultate sa më të mira në proçesin e arsimimit apo të merren me tregti për të siguruar një mënyrë jetese më të përafërt me atë të bashkëmoshatarëve të tyre në vendet më të urbanizuara të Perëndimit; të vazhdojë shkolla profesionale për të përvetësuar zanate që u sigurojnë të ardhura të bollshme në Shqipëri, dhe sidomos në emigracion, apo të ndjekin gjimnazin si trampolinë për të kërcyer në shkallët e arsimimit të lartë, që të lartëson personalitetin, por të lë të varfër? Përvoja dhe studimet tregojnë se një pjesë e mësuesve janë më të prirur t’i keqkuptojnë nxënësit, me dramacitet problemin që kanë, nuk ndjekin në dinamikë ndryshimet e vrullshme në shoqërinë shqiptare, veçanërisht ndryshimet në shije, në modelet e sjelljes e të të menduarit të nxënësve adoleshentë. Duke mbetur prapa kohës, këta mësues fatkeq, në komunikimet me nxënësit, shpesh krijojnë situata që i bëjnë ata qesharakë. Dhe përgjithësisht bëhen të pakëndshëm për nxënësit.

d. PARAGJYKIMET DHE NDIKIMET E TYRE NË KONFLIKT Është e lartë pesha specifike e nxënësve të anketuar, 52.8%, që janë shprehur se ndjehen të paragjykuar nga mësuesit e tyre. Është rreth dy herë më të lartë se e vajzave, 34%, pesha specifike e djemve, 63%, të cilët përjetojnë trysninë e këtyre paragjykimeve. Pse djemtë janë më të rënduar nga pesha e paragjykimeve? Cilat janë rrethanat kryesore, shoqërore e psikokulturore që fabrikojnë më shumë paragjykime në adresë të nxënësve me përparim më të dobët në mësime? Jo pak mësues, të asfiksuar nga apatia, nuk mund të përditësohen me ndryshimet e përshpejtuara në formimin psikokulturor të nxënësve adoleshentë. Kjo duket edhe në fjalorin e varfër e të prapambetur që përdorin mësuesit në komunikimet me nxënësit, veçanërisht kur janë të nervozuar. Nuk janë të paktë mësuesit që, sikurse 20 ose 30 vjet më parë, i etiketojnë si “rrugaçë”, si “vagabondë”, etj, nxënësit e pabindur ose që manifestojnë natyrshëm, e herë-herë në mënyrë të këndshme, tekat e moshës. Të ngarkuar me këto paragjykime, mësuesit priren t’i ironizojnë, t’i vlerësojnë më pak sa meritojnë ose edhe t’u hakërrehen me nervozizëm djemve me ato pakëz mjekër e mustaqe që u lejon brishtësia e moshës. Jo rrallë në mjediset e shkollave të mesme, madje edhe në orët e mësimit, krijohen situata të tensionuara, të cilat marrin shkas nga qëndrimet,përgjithësisht më pak tolerante të mësuesve ndaj ndonjë çapkënllëku rinor të nxënësve me pakëz mjekër e mustaqe. Shqyrtimi analitik i të dhënave provon se paragjykimet janë, krijojnë situata të paparashikuara, i nxisin mësuesit të konfliktohen në komunikimet me nxënësit, që i pengojnë të afrohen me nxënësit, të njohin universin e veçantë të shpirtit të trazuar të secilit prej tyre. Ndaj është e domosdoshme që mësuesit jo vetëm të çlirohen prej paragjykimeve të çfarëdo lloji, sidomos prej atyre që kanë të bëjnë me nxënësit, po edhe të njohin më mirë veçoritë individuale të personalitetit të çdo nxënësi, Sepse duke njohur deri në imtësi sfondin social dhe formimin e veçantë psikokulturor të çdo nxënësi, mësuesit do të jepnin një ndihmesë gjithnjë më të kualifikuar për arsimimin e


shoqërizimin e nxënësve, për parandalimin e konflikteve të shumëllojshme në të cilat përshihen nxënësit ose për t’i zgjidhur sa më shpejt dhe me sa më pak dhembje ato, për të kapërcyer rrjedhoja problematike e deri tragjike të konfliktimeve të ndryshme, etj.

e. VLERËSIMET JO KORREKTE—NXITËSE TE KONFLIKTIT Ndër nxënësit fare të dobët në mësime janë të paktë ata të cilët konfliktohen me mësuesit, ngaqë këta i kanë vlerësuar më pak sa çfarë meritojnë, rreth 14.7% e të anketuarve. Në radhët e nxënësve të dobët janë mjaft të përhapura mendësitë se “në ekonominë e tregut problemet zgjidhen me intuitë dhe me shkathtësi dhe jo me notat e shkollë që s’i duhen askujt”, se “nota shërben vetëm si lubrifikant që lëviz ingranazhin e ndryshkur të kalimit nga njëra klasë në tjetrën”. Përvoja tregon se, përgjithësisht, nxënësit e dobët konfliktohen me mësuesit kur ata tregohen shumë dorështrënguar me një “lubrifikant të tillë”, kur i “pengojnë të ndjekin shokët e shoqet e klasës me të cilët u hahet muhabeti ose u puqet ylli i humorit”. Në këto situata kritike mjaft prej nxënësve të dobët pësojnë metamorfozë të menjëhershme: nga shpërfillës të notës, në lypsarë dhe, më së shumti, në grabitës të saj me anë të ndërhyrjeve miqësore, shoqërore ose ne forma te tjera. Kjo metamorfozë, më së shpeshti ka ndikuar për të zbutur kontradiktat e nxënësve me mësuesit, por, në jo pak raste, i kanë acaruar konfliktet ndërmjet tyre. Nën ndikimin e këtyre mendësive dhe me prirjen e natyrshme të moshës për të kundërshtuar autoritetin e më të rriturve, nxënësit adoleshentë përfshihen më me lehtësi në konflikte me mësuesit, sidomos nxënësit me përparim mesatar në mësime. Edhe të dhënat e anketimit e provojnë këtë përfundim shifrat janë 71.5% e nxënësve mesatar konfliktohen me mësuesit. Është rreth 4 herë më e lartë se e nxënësve të shkëlqyer pesha specifike e nxënësve me përparim mesatar që konfliktohen me mësuesit për mungesë korrektësie në vlerësimet me notë. Në rastet kur konfliktet ndërmjet nxënësve të ç’interesuar për mësimin dhe mësuesve acarohen deri në kufijtë e zënkave vulgare, përgjithësisht, është e nevojshme që të ndërmjetësojë një mësues tjetër me personalitet profesional e shoqëror më të afirmuar se mësuesit ose mësuesja e përfshirë në konflikt. Përvoja tregon se zgjidhje të tilla janë, gjithsesi, problematike, pasi përgjithësisht i ndrydhin konfliktet, të cilat më vonë mund të shpërthejnë më të acaruara. Është e nevojshme që mësuesit t’u qëndrojnë gjithnjë pranë edhe nxënësve të dobët Përvoja dëshmon se sado të vështirë, të pabindur e të ç’interesuar për mësimin të jenë, gjithnjë në vetëdijen kryeneçe të nxënësve të tillë gjendet një fushë, ku mund të kultivohen edhe interesa me përmbajtjen intelektuale si aktivizimi në grupe artistike, përvetësimi i programeve të ndryshme të kompjuterit, zhvillimi i aftësive praktike për riparimin e pajisjeve elektronike të thjeshta, etj. Ndër nxënësit e anketuar me përparim të shkëlqyer në mësime, të konfliktuar me mësuesit rreth 19.6% shprehen se kanë pakënaqësi nga vlerësimi me notë. Por, konfliktet ndërmjet nxënësve të tillë dhe mësuesve janë më të dukshme, më të drejtpërdrejta. Përgjithësisht, këta janë të vetëpërmbajtur edhe kur mendojnë se padrejtësia që u ka bërë mësuesi është e madhe, rrallëherë mund t’i kalojë caqet e mirësjelljes dhe t’i fyejnë


mësuesit. Por, gjithsesi këta i përjetojnë në mënyrë tragjike padrejtësitë, sidomos në vlerësimin me notë. Prandaj mësuesit duhet të rrezatojnë dashamirësinë ndaj tyre në gjithë veprimtarinë profesionale dhe shoqërizuese, në çdo model të të menduarit dhe te sjelljes që manifestojnë në mjediset e shkollës dhe jashtë tyre. Konfliktet për notë ndërmjet mësuesve dhe nxënësve shumë të mirë është e domosdoshme të trajtohen në mënyrë të veçantë, ngaqë përjetohen në mënyrë më dramatike nga të rinjtë dhe sidomos nga të rejat adoleshente. Për mjaft prej tyre nota 10 është shndërruar në njëfarë fetishi që i nxit të studiojnë më shumë, që ua rrit prestigjin në sytë e shokëve e shoqeve të klasës, të shkollës dhe në grupime shoqërore më të gjera, që u hap dyert e shkollave të larta, etj. Nga bisedat me nxënës të shkollës së mesme dhe sidomos me prindërit e tyre arrihet në përfundimin se konfliktimet me mësuesit për vlerësimin me notë, përgjithësisht, i traumatizojnë më shumë se konfliktet e tjera nxënësit me përparim të shkëlqyer në mësime.

4.MËNYRAT E ZGJIDHJES SE KONFLIKTIT Shkolla kërkon paqe, stabilitet, qetësinë e vërtetë, jo të rreme por dhe shume pune e perkushtim. Ne vetvete nënkupton parandalimin e konflikteve, nënkupton zgjidhjen, mirëkuptimin, nënkupton krijimin e një tradite, kulturë, aftësish për të përballuar këto konflikte, edhe kur nuk arrin t’i parandalojë ato, ku të gjithë të konfliktuarit të konsiderohen jo humbës, por të konfliktuar fitues. T’i parandalosh konfliktet do të duhet të njohësh shkaqet, rrënjët e tyre. Shkolla duhet të përpunojë edhe rrugëzgjidhjet për konfliktet. Objektivi universal që duhet të udhëheqë strategjinë e zgjidhjes së çdo konflikti pavarësisht nga specifikat e tij është që konflikti të mos zgjidhet me dhunë, me shantazh, por të mbizotërojë dashamirësia dhe jo egërsia, respekti ndaj njëri-tjetrit dhe jo imponimi, të mbizotërojë idetë, kultura, alternativat e zgjidhjeve, e jo sloganet, skemat, modelet pa jetë. Mbështetur në problemet që trajtuam më sipër, përvojën e deritanishme në shkollat tona, si dhe në literaturën, zgjidhjet e konflikteve mund të konceptohen në pesë mënyra: 1. Tërheqja. 2. Zbutja. 3. Kompromisi. 4. Imponimi. 5. Zgjidhja e problemit. Tërheqja. Konceptohet si tërheqje nga mosmarrëveshjet aktuale apo e mundshme si dhe nga situatat e konfliktit. Kjo mënyrë zgjidhjeje, është e papërshtatshme vetëm në disa situata, p.sh., kur duhet një periudhë “ftohjeje ose uljeje tensioni”. Zbutja. Përdoret, kur theksi nuk vihet tek diferencat, por tek gjërat e përbashkëta. E mban atmosferën mjaft miqësore. Por, nëse kjo mënyrë përdoret si metodë kryesore, ose si e vemja metodë për trajtimin e konflikteve, këto nuk do të zgjidhen kurrë.


Tek këto dy mënyra taktika që përdoret është vonesa, injorimi dhe rrjedhojë konflikti nuk zgjidhet, por ai ngadalësohet përkohësisht si proçes. Nëse konflikti nuk do të trajtohet ndryshe dhe të zgjidhet më vonë, me siguri ai ashpërsohet dhe thellohet më tej. Kompromisi. Konflikti trajtohet në gjithë gjerësinë e tij. Merren në konsideratë të gjitha çështjet dhe synohet të kënaqen pjesërisht të dyja palët. Pra, është një situatë ku asnjëra palë nuk fiton por secila mund të kënaqet deri diku. Është pak e dhimbshme për të dy palët, pasi duhet të heqin dorë nga diçka që është e rëndësishme për to. Jo rrallë kjo mënyrë çon drejt një zgjidhjeje të pranueshme. Imponimi (detyrimi). Përdoret si shansi i fundit në zgjidhjen e konfliktit. Imponimi i pikëpamjes së dikujt tek njëra palë, duke e çuar trajtimin e konfliktit në një situatë: FitojHumbas. Imponimi mund të rrisë konfliktet më vonë, me zhvillimin e antagonizmit midis palëve. Zgjidhja e problemit (ballafaqimi). Është mënyrë që i adresohet drejt për drejtë mosmarrëveshjes. Zgjidhja e problemit është një proçes ku konflikti trajtohet si një problem për t’u zgjidhur. Pra, problemi përkufizohet, mblidhet informacioni, zhvillohen alternativat dhe analizohen ato. Përzgjidhet alternativa më e përshtatshme (teknika tipike për zgjidhjen e problemit) teorikisht kjo mënyrë konsiderohet më e mira për trajtimin e konflikteve, pasi të dyja palët mund të kënaqen plotësisht, ose të bashkëpunojnë për zgjidhjen, e zgjidhja i kënaq njëkohësisht nevojat e tyre. Kërkon shumë kohë. Të dyja palët duhet të kenë dëshirë për të zgjidhur problemin dhe të bashkëpunojnë për një zgjidhje të pranueshme nga ato vetë. Asnjëherë

2-3 herë në muaj

Më rrallë se një herë në muaj

Çdo javë

Nxënës gjithsej

43%

14.5%

26.7%

15.8%

Vajza

51%

12.8%

25%

72%

Djem

36%

14.7%

35%

14.3%

Tabela 1: SHPESHTËSIA E KONFLIKTIT NE SHKOLLE

Mësuesi si model

Komunikimi i mirë shmang konfliktin

Defektet në komunikim

Nxënës të shkollës 9-vjeçare

48.3%

51.7%

21.2%

Nxënës të gjimnazit

22.6%

72%

36.8%

Tabela 2: DEFEKTET NE KOMUNIKIM—SHKAK KONFLIKTI

Qëndrimet ndaj

Paragjykimet nga

Keqkuptime të rastit


kulturës perëndimore

mësuesit

Nxënës

53.2%

52.8%

41%

Vajzat

47.1%

34%

36.2%

Djemtë

60.4%

63%

44.5%

Tabela 2: SHKAQE TE TJERA PËR KONFLIKT

Vlerësimet subjektive

Nxënësit

Nxënës të dobët

Nxënës mesatar

Nxënës shumë të mirë

58.6%

14.7%

71.3%

19.6%

Tabela 4: VLERËSIMI SUBJEKTIV—MOTIV KONFLIKTI

Për zgjidhjen e konfliktit me mirëkuptim

Kur përfshihen vetë në konflikt

Adoleshent

82%

53.8%

Vajzat

91%

82.4%

Djemtë

74%

63.1%

Tabela 5: MËNYRAT E ZGJIDHJES SE KONFLIKTEVE

LITERATURA “Mësuesit, shkollat dhe shoqëria”, Myra e David Sadker, “Eureka”,95. “Psikologjia”, e Terry Pettijohn, Tiranë, 1966. “Adoleshenca”, Fransuazë Dolto, Tiranë, 2003 “Komunikimi në shkollë, konfliktet dhe zgjidhja e tyre” E. Musa, Aspekte PsikoPedagogjike, Tiranë, 2003 f. 83-96 5. Psikologji Komunikimi. B. Çomo. Tiranë. 2002 6. Mësimdhënia dhe të nxënët. A. Tamo, E. Rapti, Th. Karaj. Tiranë.2005 7. Psikologjia e zhvillimit të fëmijës. Th. Karaj. Tiranë,2005 1. 2. 3. 4.


8. Konflikti dhe komunikimi. Shapiro, Daniel. Tiranë 1997 9. Bashkëjetesa me demonët e konflikteve. Z. Dervishi. Tiranë, 2001


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.