Manuali Teknik: Planifikimi dhe Zhvillimi i Territorit në Shqipëri

Page 63

dhe rrjetet kombëtare të infrastrukturave, masat kombëtare mbrojtëse për mjedisin e kulturën, përcaktime për funksionimin e sektorëve në territor, çështje që kanë të bëjnë me zbatimin e PPK-së dhe zbërthimin e tij në dokumente të tjera planifikimi. Dokumenti i PPK-së shoqërohet edhe me vlerësimin strategjik mjedisor e dokumentin përkatës. 3 Gjatë hartimit të PPK-së, AKPT-ja, në bashkërendim me ministrinë përgjegjëse, krijon forumin e bashkërendimit të planifikimit në nivel qendror, i cili (sipas nenit 5 të rregullores së planifikimit) synon të nxitë diskutime strategjike mes anëtarëve të tij për bashkërendimin e çështjeve dhe vendimeve të planifikimit që përmban PPKja. Ngritja e këtij forumi nuk e zëvendëson procesin e këshillimit publik që duhet të organizojnë AKPT-ja dhe ministria. Duke qenë se PPK-ja është dokumenti i nivelit më të lartë të planifikimit për të gjithë territorin shqiptar, strategjia e komunikimit dhe e këshillimit me publikun duhet të mirëmendohet që të arrihen grupe e shtresa që përfaqësojnë interesa dhe këndvështrime të ndryshme. Këshillimi mund të realizohet përmes katër proceseve të ndryshme: a Këshillimi me institucionet publike që përfaqësojnë sektorë të ndryshëm; b Këshillimi me autoritetet vendore e rajonale për interesat territoriale të zhvillimit; c Këshillimi me grupe të ndryshme interesi; d Këshillimi me përfaqësi gjeografike. Secili proces ka planin e vet të aktiviteteve dhe personat përgjegjës për zbatimin e tyre. Të katër proceset bashkërendohen nga AKPT-ja dhe ministria, të cilat garantojnë jo vetëm realizimin, por edhe komunikimin e rezultateve tek qytetarët në tërësi, përmes mediave dhe çdo forme jokonvencionale të komunikimit publik. II. PROCESE DHE DOKUMENTE PLANIFIKIMI

4 Këshilli Kombëtar i Territorit miraton PPKnë dhe miratimi përfundimtar i saj kryhet nga Këshilli i Ministrave. 2.2.2 PLANET KOMBËTARE SEKTORIALE Planet kombëtare sektoriale (PKS) hartohen nga ministritë, me qëllim zhvillimin strategjik të një ose më shumë sektorëve, sipas fushave të kompetencës (neni 26 i VKM-së nr.671). Disa ministri së bashku, gjithashtu, mund të vendosin të hartojnë një plan ndërsektorial dhe, në këtë rast, bashkërendimi mes ministrive realizohet mbi bazën e urdhrit përkatës të kryeministrit. Sikurse në rastin e PPK-së, edhe PKS-ja hartohet nga një grup pune i përbërë nga specialistë të institucioneve publike dhe me ekspertë të fushave të ndryshme, vendas apo edhe të huaj, bazuar ne ligjin per organizimin dhe funksionimin e Këshillit te Ministrave. Rregullorja e planifikimit përcakton procedurën e hartimit dhe zbatimit të PKS-së në nenet 26 deri në 32 të saj. Përmbajtja e PKS-së përfshin të njëjtat çështje si në rastin e PPK-së, por duke u fokusuar në sektorin ose sektorët që trajtohen nga plani. Duke qenë se çdo ministri harton politika dhe strategji për zhvillimin e sektorit përkatës, një PKS ndryshon nga këto instrumente për faktin se realizon edhe zbërthimin e objektivave dhe programeve/projekteve përkatëse në territor. Nga pikëpamja e procesit, hartimi i PKS-së kalon (në mënyrë të përmbledhur) në këto hapa: 1 Autoriteti përgjegjës (ministri ose ministrat përkatës) merr nismën për hartimin e PKSsë, e cila miratohet nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Sikurse në dokumente të tjera planifikimi, nisma përshkruan argumentin mbi të cilin bazohet hartimi i planit, detaje teknike, proceduriale, administrative e financiare të hartimit të planit dhe, sipas rastit, mund të merret vendim për vendosjen e pezullimit të zhvillimit. Pezullimi i zhvillimit përcakton 31


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.