Manuali Teknik: Planifikimi dhe Zhvillimi i Territorit në Shqipëri

Page 203

Iniciativa lokale për transformimin urban: “3 blloqe në 1” në Stamboll. Zona të zhvilluara mbi bazë parcele kanë krijuar tekstura urbane të komplikuara dhe shpesh herë problematike, për sa i përket shërbimeve dhe hapësirave publike. Ndaj është bërë e nevojshme që të hartohen qasje dhe modele të reja zhvillimi dhe ri-projektimi të zonave të banimit. Në vend të zhvillimit tradicional është e nevojshme që për këto raste të përdoren strategji fleksibël që t’i përshtaten dinamikave të zhvillimit urban. Ky ka qënë edhe pikësynimi kryesor i projektit “3 blloqe në 1” në Stamboll. Në këtë projekt, bonusi i intensitetit (ose intensiteti me kusht) jepet për të nxitur zhvillimin në nivel zone, pra konsolidimin e parcelave. Gjithashtu, intensiteti me kusht është përdorur si instrument edhe për të nxitur realizimin e infrastrukturave rrugore, hapësirave publike dhe parkimit, siç tregohet në skemën e mëposhtme. Këto infrastruktura janë realizuar nga zhvilluesit e interesuar për të përfituar intensitet ndërtimi ekstra. se intensiteti maksimal i lejuar nga PPV-ja, nëse nuk zbatohet programi i intensitetit të ndërtimit me kushte. Megjithëse nuk kërkohet me ligj, këshillohet që bashkia që vendos të aplikojë instrumentin e intensitetit me kusht në një njësi të caktuar strukturore, ta shoqërojë këtë instrument edhe me një studim të tregut dhe një studim paraprak të mundshmërisë (para-fizibiliteti). Studimi i tregut ndihmon për të kuptuar se sa mund të jenë përfitimet e zhvilluesit nga intensiteti shtesë i ofruar, sa përqind e këtij përfitimi shtesë mund t’i rikthehet bashkisë përmes investimeve në zonë nga zhvilluesi ose transaksioneve monetare, si dhe për të kuptuar nëse programi paraqet interes real për palët.

Në këtë mënyrë, bashkia sigurohet që kushtet e vendosura janë realiste dhe që do të ketë zhvillues të interesuar për të marrë pjesë në këtë skemë zhvillimi. Zhvilluesit e interesuar duhet të konkurrojnë për të marrë pjesë në këtë program. Bashkia jep të drejtën për zbatimin e intensitetit shtesë të ndërtimit kundrejt vlerës përkatëse përmes marrëveshjeve me palët e interesuara, organizimit të konkurseve ose ankandeve publike. Një nga mënyrat e zbatimit të këtij instrumenti paraqitet në shembullin e mëposhtëm:

P

ashkimin

Bonusi për zgjerimin e rrugës

Bonusi për hapësirën publike

P

P

P

P

P

Bonusi për parkim BURIMI: LOCAL INITIATIVES FOR URBAN TRANSFORMATION: ISTANBUL’S 3BLOCKS1BLOCK PROJECT PËRGATITUR: Co-PLAN, 2015

IV. ZHVILLIMI I TERRITORIT: ZHVILLIM APO RUAJTJE, INFRASTRUKTURË APO NDËRTESA?

171


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.